Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Arbër Hoxha: Pas fitores në Serbi, Shqipëria mund të mposhtë Poloninë edhe në transfertë

By: V K
5 February 2026 at 08:56

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, në një intervistë,  ka folur për play-offin e muajit mars, ku Kombëtarja e Shqipërisë luan ndaj Polonisë.

Hoxha tha se do donte që kjo ndeshje të zhvillohej në Tiranë, para tifozëve “kuqezi”.

Megjithatë, fitorja ndaj Serbisë si mysafir u ka dhënë motivim të gjithëve dhe besim se mund të mposhtin këdo larg shtëpisë.

“Nuk është problem që luajmë në transfertë, edhe pse do donim të luanim në stadiumin tonë të zjarrtë në Tiranë.

E dimë se do kemi shumë tifozë atje dhe besojmë se do marrin një fitore ndaj Polonisë. Pas fitores në Serbi, ndjejmë se jemi më të fortë”, u shpreh Arbër Hoxha.

Kujtojmë që ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë, zhvillohet në mars më datën 26.

The post Arbër Hoxha: Pas fitores në Serbi, Shqipëria mund të mposhtë Poloninë edhe në transfertë appeared first on Albeu.com.

Tranzicioni energjetik në Shqipëri, mes reformave dhe pabarazisë

23 January 2026 at 11:20

Shqipëria duhet të përshpejtojë reformat për t’u integruar në tregun evropian të energjisë, duke vendosur në qendër të drejtat e konsumatorëve, luftën kundër varfërisë energjetike dhe çmimin e karbonit të emetuar.

Këto ishin disa nga mesazhet kryesore të dala nga Forumi Kombëtar i Energjisë, i organizuar nga Co-PLAN, në kuadër të projektit EFFORT dhe programit GreenAL.

Gjatë forumit, Arben Kllokoqi, drejtues i Grupit të Punës për Mbështetjen Rregullatore pranë Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, theksoi nevojën për ndërmarrjen e një sërë hapash që do ta afronin vendin me standardet evropiane.

“Për tu integruar në treg të BE-së kërkohet që të ketë një udhëzues të qartë se çfarë hapash ligjore dhe implementues duhet të merren deri në vitin 2030. Duhet të bëhet pjesë e skemës së tregtimit të certifikatave të karbonit dhe ky është proces që zgjat dhe sa më herët që të fillohet për tu koordinuar është më mirë”, deklaroi Kllokoqi.

Forumi solli një diskutim politikat kombëtare dhe rajonale energjetike, sfidat që dalin në zbatim në nivel vendor dhe po ashtu përvojën e komuniteteve dhe të shoqërisë civile. E gjithë kjo, me qëllim që Shqipëria të realizojë tranzicionin e saj energjetik në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të drejtë.

Sipas drejtueses së organizatës “Co-Plan”, Anila Bejko, vendi ka bërë hapa të rëndësishëm sa i përket miratimit të ligjit për Ndryshimet Klimatke apo rishikimi i Planit Kombëtar për Energjinë dhe Klimën. Megjithatë, sipas saj ka ende një hendek mes ligjeve dhe zbatimit të tyre.

“Vendi ynë vazhdon të jetë i varur në mbi 95% nga hidroenergjia. Kjo varësi e bën sistemin energjetik tepër të brishtë, ku çdo krizë hidrike kthehet në krizë energjetike dhe financiare. Komunitetet energjetike ende nuk kanë një kuadër ligjor funksional, ndërsa konsumatorët dhe prodhuesit përballen me procedura të ndërlikuara”, u shpreh Anila Bejko.

Sipas Bejkos në këto momente ka një nevojë për modernizim të rrjetit dhe integrim të energjisë diellore dhe të erës.

“Po aq i rëndësishëm është integrimi i planifikimit klimatik dhe energjetik në nivel lokal, sepse tranzicioni i gjelbër nuk zbatohet vetëm në ministri, por në bashki”, përfundoi Bejko.

Në forum u theksua se në këtë proces tranzitor të energjisë është e rëndësishme që të ketë bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve, pushtetit vendor, shoqërisë civile dhe komuniteteve lokale.

“Politikat energjetike nuk adresojnë pabarazitë sociale”

Të pranishëm nw forum ishin edhe përfaqësues të organizatave mjedisore dhe të bashkive të vendit. Diskutimi për energjinë dhe klimën erdhi në një qasje më sociale nga Mihallaq Qirjo, pedagog dhe ekspert i mjedisit.

Sipas tij objektivat dhe zhvillimet e politikave energjetike nuk janë të qarta dhe janë ende të pa linjëzuara.

Ndërsa solli në vëmendje faktin se përpos narrativës se vendi ynë mund të përfitojë nga projekti i TAP për gazifikim, në fakt është diçka që Shqipëria nuk e përballon dot.

“Nëse vendi nuk ka gaz natyror i burimit të lirë, BE-ja nuk e mbështet gazifikimin pasi rrit varësinë nga burimet e jashtme”, deklaroi Mihallaq Qirjo.

Në vëmendje u soll edhe energjia e rinovueshme, e cila së fundmi në vendin tonë përmes parqe fotovoltaikë ka marrë një hov të madh. Mirëpo, ende nuk flitet për ndikimet mjedisore dhe sociale që kjo lloj energjie ka për qytetarët.

“Po kthehet si një model i disa HEC-eve të vogla, ku jua merrnin ujin me zor dhe tani ju marrin kullotën banorëve për hir të zhvillimit të energjisë së rinovueshme”, u shpreh Qirjo duke iu referuar projekteve të vogla fotovoltaike që po ngrihen në kullota.

Sipas tij, fakti që jemi kritikë ndaj këtyre zhvillimeve nuk na bën kundër energjive të gjelbra, por kostoja sociale e tyre është shumë e madhe.

“Asnjë nuk diskuton ndikimin mjedisor. Është dhënë leja nga bashkitë në shumë kullota dhe nga një takim që kam pasur me përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve tha ne nuk do ta lejojmë se do të thotë ndryshim i përdorimit të tokës”, solli në vëmendje Mihallaq Qirjo, duke shtuar më tej se kjo deklaratë mesa duket ishte personale për aq kohë sa të gjitha bashkitë po japin licenca për të ndërtuar, mjafton të gjesh tokën.

Një pjesë e mirë e energjisë është e destinuar të eksportohet dhe për aq kohë sa nuk ju kthehet në të mirë qytetarëve, është e rëndësishme të qartësohet në politikat që do të ndërmerren në vijim, nënvizoi më tej Qirjo.

“Politikat energjetike nuk adresojnë pabarazitë sociale. Shqipëria ka 28% të familjeve shqiptare që hasin vështirësi serioze për ngrohjen e mjediseve sipas Eurostat, ndërsa vende të tjera e kanë shumë më të ulët”, deklaroi Mihallaq Qirjo.

Sipas tij, ne po bëjmë investime të mëdha, por pyetja është nëse po ndihmojmë qytetarët apo vetëm disa që kanë mundësi të marrin licenca.

Në përfundim, ai nënvizoi me rëndësi edhe investimin në infrastrukturën energjetike aktuale, pasi çdo vit valët e të nxehtit në verë rrisin presionin mbi infrastrukturën.

“Një javë në dimër bën më ftohtë dhe rritet harxhimi i energjisë, por nuk është më dimri problem, është vera problem që me një infrastrukturë të vjetër dhe jo efikase do të kemi problematika me shpërndarjen e energjisë në territor. Ndryshimet kliatike janë bërë problem i madh”, theksoi Mihallaq Qirjo

The post Tranzicioni energjetik në Shqipëri, mes reformave dhe pabarazisë appeared first on Citizens.al.

Shqipëria në histori/ Nga fitorja në Serbi te shanset me Poloninë për Botërorin, 2025 në shifra e fakte

By: V K
30 December 2025 at 09:41

Shqipëria po lë pas një vit shumë të suksesshëm, ku natyrisht kualifikimi për herë të parë në “Play Off” të Kupës së Botës”, është një nga sukseset më të mëdha që Shqipëria ka arritur ndonjëherë.

Viti 2025, nuk nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke qenë se Shqipëria vinte nga një dështim në Ligën e Kombeve dhe në fakt, duke parë paraqitjet që janë bërë asokohe dhe duke e lidhur me shortin që kishte Shqipëria, nuk pritej me shumë optimizëm një sukses i tillë.

Por, kuqezinjtë ia dolën që të realizojnë gjysmën e ëndrrës së madhe që kemi të gjithë, pasi në muajin mars do të tentojmë për herë të parë të luajmë në Kupën e Botës, por për të bërë këtë duhet të fitojmë 2 ndeshje që janë sigurisht 2 ndeshjet më të rëndësishme në histori.

NGA ANGLIA TE ANGLIA Shqipëria e nisi rrugëtimin e saj me një transfertë shumë të vështirë në Angli, aty ku në Uembli i duhej mrekullia për të synuar kualifikimin. Por, duke qenë të qartë se kë kishim përballë, nuk mund të pritej shumë e në fakt Anglia e fitoi ndeshjen megjithëse jo pa vuajte. Kuqezinjtë bënë një ndeshje shumë të mirë në Angli pavarësisht se u mundën. Në ndeshjen e dytë, kuqezinjtë bënë atë që duhej të bënin duke fituar me Andorrën në shtëpi me rezultatin 3-0. E në fakt, Anglia ishte skuadra e vetme që na mundi në këto kualifikuese dhe diçka të tillë e bëri edhe pak muaj më parë, në ndeshjen e fundit kualifikuese por që për asnjërën nga skuadrat nuk pati shumë vlerë sepse objektivat ishin arritur dhe ajo sfidë, u kthye në miqësore luksi. Kështu, Anglia na dha fat në ndeshjen e parë për të siguruar vendin e dytë në grup dhe për të na ndihmuar edhe më shumë, “3 luanët” fituan ndeshjen në Londër kundër Serbisë, e cila me kombinimin e fitores së Shqipërisë në Andorra, na solli matematikisht kualifikimin si vendi i dytë në grup, arritje kjo të cilën Shqipëria gjithmonë e ka pasur ëndërr dhe vetëm i është afruar pa e arritur kurrë më parë. Natyrisht kuqezinjtë kishin një rrugëtim të vështirë, me histori e dështime por në fund, ndeshja në Tiranë ishte festë.

FITORJA NË SERBI Shqipëria luajti në qershor kundër Serbisë në Tiranë dhe një penallti e humbur nga Rei Manaj, u komentua gjatë dhe u mendua për shumë muaj se do të ishte momenti që do të mbetej peng në kujtimet e të gjithëve. Por, Rei Manaj diti të bënte mirë, diti të ndryshonte historinë dhe në tetor e bëri diçka të tillë pikërisht në Leskovcin shqiptar, tokën që ndër shekuj ka frymuar kuqezi. Në sekondat e fundit të pjesës së parë, Manaj bën një goditje të bukur nga jashtë zone, për ta çuar topin në rrjetë e duke i dhënë Shqipërisë një fitore historike, të madhe dhe natyrisht me shumë vlera për vetë objektivin që kuqezinjtë kishin. Ai 3 pikësh, e shkëputi skuadrën tonë në vendin e parë dhë nëse deri atë ditë, kualifikimi nuk varej nga ne, goli i Manajt e ndryshoi historinë e kualifikueseve dhe bëri që Shqipëria të vendoste vetë për fatin e saj. Minutat në vazhdim, po flisnin vetëm për Shqipërinë dhe çdo minutë që kalonte, e afronte skuadrën tonë me historinë dhe kështu, më 11 tetor, Shqipëria mori fitoren e parë në histori kundër Serbisë në fushën e blertë, duke qenë se një fitore më parë e pat arritur në vitin 2014, kur Ballist Morina arriti të ngrinte dronin mbi stadium.

KUALIFIKIMI PËR HERË TË PARË Fitorja në Serbi, i hapi rrugë Shqipërisë për të synuar seriozisht vendin e dytë dhe kuqezinjtë e dinin mirë se për ta bërë, duhej patjetër fitore në Andorra. Dhe në fakt, kështu ndodhi. Goli i shënuar nga Kristjan Asllani në atë sfidë, e kualifikoi Shqipërinë, ndërkohë që Serbia nga ana tjetër po mundej në Londër nga Anglia, duke e bërë më të lehtë për skuadrën tonë sepse një rezultat tjetër në Londër, do të linte gjithçka të hapur për ndeshjen e fundit, aty ku Serbia do të priste Letoninë e ne do të përballeshim me Anglinë. Fitorja jonë në Andorra, na çoi në kuotën e 14 pikëve dhe për herë të parë në histori, arritëm që të kualifikohemi në “Play Off” të Kupës së Botës”. Pak javë më parë, u hodh edhe shorti për këtë fazë, ku goglat vendosën Shqipërinë përballë Polonisë dhe fakti që ne jemi në vazon e tretë, e lejon Poloninë që të jetë pritëse teksa për finalen ishte me short. Shqipëria përballet me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi dhe sërish, kuqezinjtë do të përballen në transfertë. Kështu, nëse Suedia arrin të fitojë, finalja do të luhet në Suedi, ndërsa Ukraina ka zgjedhur t’i luajnë në Spanjë ndeshjet e saj.

REKORDET Shqipëria pati një vit fantastik dhe pësoi vetëm 2 humbje, aty ku kuqezinjtë u mundën vetëm nga Anglia në ndeshjen e parë në mars dhe në ndeshjen e fundit në nëntor. Në këtë periudhë mes marsit dhe dhjetorit, kuqezinjtë ishin thuajse perfektë dhe nuk humbën asnjë ndeshje tjetër. Rezultati më zhgënjyes, natyrisht ishte barazimi 1-1 që Shqipëria mori në Letoni, aty ku duke parë nivelin e kundërshtarit, pritej një fitore nga skuadra jonë Kombëtare. Por, pas asaj ndeshjeje Shqipëria nuk po pësonte më gola dhe arriti të merrte edhe barazim me Serbinë. Kjo sfidë me serbët, u pasua më vonë nga 5 fitore radhazi nga skuadra jonë kuqezi. Fitorja e parë në këtë ecuri rekord për Shqipërinë, erdhi në datën 4 shtator në një miqësore me Gjibraltarin, ku skuadra jonë vuajti, nuk bindi por fitoi me rezultatin e ngushtë 0-1. Pak ditë më parë, kuqezinjtë luajtën në Tiranë me Letoninë dhe sërish fituan me rezultatin 1-0, në një ndeshje pa shkëlqim dhe ku në fakt, vendosi një penallti pasi loja nuk ishte shumë bindëse. Te Kombëtarja dukeshin të kënaqur dhe pas ndeshjeve, shpreheshin se në këtë moment, rëndësi kishin pikët dhe loja e bukur e në fakt, diçka e tillë rezultoi të ishte e rëndësishme. Fitorja me Letoninë u pasua një muaj më vonë nga fitorja në Serbi me rezultatin 0-1, ku për skuadrën tonë ishte ndoshta ndeshja më e mirë që kishte bërë në kualifikuese. Fitoren e katërt radhazi, Shqipëria e mori në miqësore ndaj Jordanisë, aty ku shënoi 4 herë por pësoi 2 gola, ndërkohë që fitorja e pestë radhazi dhe natyrisht shumë e rëndësishme erdhi në nëntor, ku Shqipëria fitoi ndaj Andorrës me rezultatin 0-1. Asnjëherë më parë Shqipëria nuk kishte arritur që të fitonte 5 ndeshje radhazi dhe natyrisht kjo ishte një tjetër arritje në vitin 2025 për kuqezinjtë.

HYSAJ KALON CANËN Elseid Hysaj e kishte vitin 2025 një ndër vitet më të veçanta në aspektin personal për sa i përket Kombëtares. Mbrojtësi shkodran u bë këtë vit futbollisti me më shumë ndeshje për Shqipërinë, duke thyer rekordin absolut që Lorik Cana mbante prej vitesh. Në ndeshjen me Serbinë, ku Shqipëria fitoi 0-1, Hysaj luajti ndeshjet e tij numër 93, duke arritur kështu rekordin e ishkapitenit kuqezi, ndërkohë që vetëm pak ditë më vonë e theu këtë rekord. Në ndeshjen me Jordaninë në Tiranë, Hysaj luajti ndeshjen e 94-ët, e cila ishte edhe zyrtarisht ndeshja që vuri rekordin e ri ndërkohë që vetëm pak javë më vonë, e thelloi këtë rekord pasi luajti edhe me Andorrën në transfertë dhe pak minuta me Anglinë në shtëpi para se të dëmtohej. Kështu, Hysaj e mbylli vitin 2025 në kuotën e 96 ndeshjeve, duke qenë absolutisht futbollisti me numrin më të lartë të ndeshjeve që ka zhvilluar me fanellën kuqezi. Ndryshe nga Cana që ka luajtur vetëm në një Europian, Hysaj ishte pjesë e Shqipërisë edhe në Europianin e vitit të shkuar, si edhe pjesë e historisë për kualifikimin në “Play Off”. Megjithëse te Lacio nuk po kalon momentin më të mirë, te Kombëtarja ka pasur ecuri fantastike dhe ka ditur të bëjë mirë e të jetë protagonist sa herë që i është kërkuar, duke kontribuuar jo pak.

RENDITJA E FIFA-s Fitoret që Shqipëria arriti të merrte në kualifikueset e Botërorit, u pasqyruan edhe në renditjen e FIFA-s, aty ku kuqezinjtë u ngjitën disa herë në klasifikim. Kështu, Shqipëria në muajin mars humbi një vend në klasifikim dhe e shihte veten në vendin e 66 të klasifikimit të përgjithshëm të FIFA-s, teksa kjo zbritje u pasua edhe në muajt në vazhdim, ku ndikuan barazimi me Letoninë dhe ai me Serbinë. Në korrik, Shqipëria humbi 2 pozicione të tjera dhe e shihte veten në vendin e 68- të dhe dukej se makthi nuk po merrte fund. Por, në shtator Shqipëria rikuperoi 2 vende dhe u rikthye sërish në vendin e 66-të të klasifikimit të përgjithshëm. Në muajin tetor, kuqezinjtë ishin për rekord duke rikuperuar plot 5 vende dhe për herë të parë për këtë vit, u rendit në vendin e 61 të klasifikimit të përgjithshëm. Humbja me Anglinë ndikoi për klasifikimin e fundit dhe Shqipëria humbi dy pozicione të tjera dhe e mbylli vitin në vendin e 63-të të klasifikimit të përgjithshëm të FIFA-s. Rekordin absolut për klasifikimin në FIFA, Shqipëria e ka në vitin 2015, kur për herë të parë në histori, Shqipëria e shihte veten të renditur në vendin e 36, si kurrë më parë ndonjëherë.

DEBUTIMET Silvinjo e ka treguar shpesh herë që nuk ka shumë besim te të rinjtë dhe i qëndron besnik lojtarëve që kanë kontribuuar më shumë te Shqipëria. Por, përtej kësaj, Shqipëria kishte edhe debutime në vitin 2025 megjithëse nuk ishin të shumta. Simon Simoni ishte portieri që debutoi këtë vit me Shqipërinë, ndërkohë që të njëjtin fat kishin edhe Pajaziti, Cake e Gripshi me këta dy të fundit që iu desh të prisnin vetëm fundin e vitit për të marrë minutat e para. Në mars debutoi Shehu që ishte edhe një nga lojtarët me më shumë paraqitje që nga debutimi i tij dhe luajti titullar thuajse në të gjitha ndeshjet e kuqezinjve, si në zyrtare, ashtu edhe në ato miqësore. Të tjerë debutues në vitin 2025 me fanellën e Shqipërisë, ishin edhe Maldini Kacurri dhe Kristian Shpendi, të cilët luajtën së bashku në një ndeshje miqësore me Gjibraltarin në muajin shtator.

RINOVIMI I SILVINJOS Kontrata e trajnerit të Kombëtares, Silvinjo përfundonte në muajin dhjetor. Por, kualifikimi për në “Play Off” të Kupës së Botës, bëri që kontrata e trajnerit të Kombëtares të shtyhej për më tej. Kështu, palët kanë arritur akord për të rinovuar kontratën duke e bërë të vlefshme deri në fundin e muajit, mars kur edhe do të luhen dy ndeshjet e fundit të këtij rrugëtimi historik. Nëse Shqipëria arrin të kualifikohet, atëherë kontrata e trajnerit brazilian do të rinovohet automatikisht për në vazhdim të Botërorit dhe vetëm pas përfundimit, do të vendoset përfundimisht për të ardhmen e tij. Nëse rrugëtimi i Shqipërisë përfundon në mars, edhe kontrata e Silvinjos skadon por kjo nuk do të thotë se trajneri do të jetë zyrtarisht i larguar. Me shumë gjasa, palët do të ulen sërish për të diskutuar për të ardhmen dhe dëshira e të dyja palëve, duket se është që të vazhdojë bashkëpunimi edhe për më tej, ku Shqipëria do të ketë provën e madhe për të tentuar sërish Europianin dhe ndoshta edhe për të shkruar histori të reja.

ÇMIMET E BILETAVE Një nga gjërat negative të 2025 për tifozët shqiptarë, natyrisht që kanë qenë çmimet e biletave për kualifikueset e Botërorit. Përveç faktit që ishte shumë e vështirë të gjendeshin bileta dhe se shumica e tyre po shiteshin në treg të zi, një tjetër problem ishin çmimet e shtrenjta nga vetë Federata. Kështu, shumë tifozë mbetën pa biletë jo vetëm për faktin se nuk po i gjenin, por edhe për koston e lartë që kishte për xhepin e tifozëve pasi çmimet ishin relativisht të larta, sidomos për ndeshjet e rëndësishme apo edhe për Anglinë në fund.

The post Shqipëria në histori/ Nga fitorja në Serbi te shanset me Poloninë për Botërorin, 2025 në shifra e fakte appeared first on Albeu.com.

Sfida Shqipëri-Angli/ Nuk do jenë të gatshëm për ndeshjen e sotme, ja kë dërgon në tribunë trajneri Silvinjo

By: V K
16 November 2025 at 09:01

Mario Mitaj dhe Juljan Shehu, nuk do jenë të gatshëm për ndeshjen e sotme kundër Anglisë (18:00).

Dyshja është pikë fikse e formacionit, por duke qenë se kanë nga një karton të verdhë dhe një ndëshkim tjetër i mundshëm do sillte mungesën e tyre në play-off, trajneri ka vendosur mos i ketë të gatshëm.

Klisman Cake dhe Adrion Pajaziti, janë rikthyer të gatshëm për këtë duel, teksa në Andorra qëndruan në tribunë.

Veç Mitajt dhe Shehut, edhe Ajeti, Manaj e Bajrami kanë nga një karton të verdhë, ndaj sot nuk pritet të jenë në fushë.

Trajneri Sylvinho dje për mediat foli për rotacion në ekip.

The post Sfida Shqipëri-Angli/ Nuk do jenë të gatshëm për ndeshjen e sotme, ja kë dërgon në tribunë trajneri Silvinjo appeared first on Albeu.com.

Formacioni i mundshëm/ Shqipëria ka dy dilema për duelin ndaj Andorrës, ja si projektohet ekipi në fushë

By: V K
13 November 2025 at 15:53

Ndërsa afrohet ora e duelit mes Andorrës dhe Shqipërisë në “Nou Estadi de la FAF” afrohet, emocionet dhe tensioni po rriten ndjeshëm.

Për kuqezinjtë, kjo ndeshje vjen me peshë të madhe, jo vetëm për objektivat kualifikues, por edhe për konsolidimin e grupit që trajneri Sylvinho ka ndërtuar me kujdes gjatë muajve të fundit.

Braziliani ka në dispozicion të gjithë grupin për sfidën që nis në orën 20:45, dhe ndonëse mundësitë për rotacion ekzistojnë, ndryshimet në formacionin titullar pritet të jenë të kufizuara.

Sipas burimeve pranë ekipit kombëtar, Sylvinho pritet t’u besojë të njëjtëve lojtarë që shkëlqyen në ndeshjen ndaj Serbisë, duke ruajtur strukturën dhe identitetin e skuadrës.

Në portë, Thomas Strakosha rikthehet si titullar. Në mbrojtje, Elseid Hysaj dhe Mario Mitaj do të mbulojnë krahët, ndërsa Berat Gjimshiti do të jetë lider në qendër.

Dilema e vetme në prapavijë mbetet ajo mes Arlind Ajetit dhe Marash Kumbullës, me Ismajlin që shihet si më i avantazhuar falë fizikut dhe paraqitjeve të qëndrueshme.

Në mesin e fushës, pritet të aktivizohen Shehu, Kristjan Asllani dhe Qazim Laçi, një treshe që ofron ekuilibër mes fazës mbrojtëse dhe krijimit të lojës.

Shehu është gjithashtu, një alternativë e mundshme për të dhënë freski në repart.

Në fazën ofensive, Armando Broja, do të vendoset në krahun e djathtë të sulmit, ndërsa në të majtë Sylvinho ka ende një dilemë mes Arbër Hoxhës dhe Myrto Uzunit.

Në majë të sulmit, Rey Manaj shihet si më i favorizuar për të udhëhequr linjën e parë, duke lënë në stol Mirlind Dakun dhe Indrit Tucin.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Andorrës (4-3-3)

Strakosha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj; Asllani, Laçi, Shehu; Broja, Manaj, Hoxha (Hoxha).

 

The post Formacioni i mundshëm/ Shqipëria ka dy dilema për duelin ndaj Andorrës, ja si projektohet ekipi në fushë appeared first on Albeu.com.

Silvinjo planifikon titullarët, balotazhe në mbrojtje dhe sulm, si pritet të rreshtohet Kombëtarja kundër Andorrës

By: V K
13 November 2025 at 08:36

Këtë të enjte, Kombëtarja shqiptare do të luajë në orën 20:45, në stadiumin “FAF” të Andorrës, ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Prej ditësh, kuqezinjtë janë grumbulluar në Barcelonë, aty ku Silvinjo ka pasur mundësi që të përgatisë ndeshjen e parafundit në grup, por ndoshta më të rëndësishmen për ecurinë e Kombëtares kuqezi.

Dilemat për rreshtimin natyrisht që kanë qenë të shumta, duke parë formën e lojtarëve, por Silvinjo duket se e ka ndarë mendjen për t’i besuar heronjve që luajtën në Serbi, me balotazhe në sulm e mbrojtje.

Kështu, Strakosha është në portë, i ndihmuar në mbrojtje nga Hysaj në të djathë e Mitaj në të majtë. Në qendër do të jetë Gjimshiti, ndërkohë që balotazh ka mes Ajetit e Ismajlit, me këtë të fundit më të avantazhuar.Në mesfushë, Shehu, Asllani dhe Laçi do të jenë në ndihmë të 3 sulmuesve.

Broja do të jetë titullar në të djathtë, ndërkohë që në të majtë ka balotazh mes Hoxhës e Uzunit. Në qendër të sulmit, do të jetë Manaj.

 

The post Silvinjo planifikon titullarët, balotazhe në mbrojtje dhe sulm, si pritet të rreshtohet Kombëtarja kundër Andorrës appeared first on Albeu.com.

Sfida Shqipëri-Angli/ Njoftimi i Federatës së Futbollit: Shiten të gjitha biletat, tifozët që s`mundën të…

By: V K
12 November 2025 at 11:02

Federata e Futbollit, ka njoftuar se janë shitur të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri-Angli, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.

Shitja e biletave u zhvillua përmes një procesi aplikimi për rezervim, që u hap më 15 tetor.

Gjatë kësaj periudhe, të gjithë tifozët kishin mundësinë të aplikonin për biletat, të cilat u shpërndanë më pas përmes një përzgjedhjeje elektronike dhe të rastësishme.

Federata e Futbollit, dëshiron të falenderojë të gjithë tifozët shqiptarë që kanë vendosur të jenë të pranishëm në stadiumin ‘Air Albania’ më 16 nëntor, në mbështetje të ekipit tonë kombëtar dhe i fton të krijojnë një atmosferë të ngrohtë dhe sa më pozitive.

Njëkohësisht, Federata e Futbollit u bën thirrje edhe tifozëve të Kombëtares, të cilët nuk kanë mundur të pajisen me bileta për këtë ndeshje kaq të rëndësishme për të gjithë, të vazhdojnë ta përkrahin me pasion dhe krenari përfaqësuesen tonë.

 

The post Sfida Shqipëri-Angli/ Njoftimi i Federatës së Futbollit: Shiten të gjitha biletat, tifozët që s`mundën të… appeared first on Albeu.com.

Plotësohet grupi në Spanjë, kuqezinjtë vijojnë përgatitjet para nisjes për në Andorra

By: V K
12 November 2025 at 08:58

Shqipëria do të luajë me Andorrën në datën 13 nëntor, ku do të synojë vendin e dytë në grup. Për herë të parë në histori, kuqezinjtë mund të shkojnë në “Play Off” të Kupës së Botës, ndërkohë që shpreson njëkohësisht që edhe Anglia të marrë një fitore kundër Serbisë në Londër.

Prej dy ditësh, kuqezinjtë janë grumbulluar në Spanjë, aty ku në Barcelonë kanë marrë kampin stërvitor ku po përgatisin sfidën e së enjtes, e cila do të luhet në transfertë ndaj Andorrës.

GRUPI- Skuadra ka qenë e plotë nën urdhrat e trajneri Silvinjo. Daku, Strakosha dhe Bajrami u bashkuan me skuadrën duke zhvilluar seancën e parë stërvitore me kuqezinjtë, pasi mbërritën në orët e vona të së hënës.

Pasditen e djeshme, Silvinjo ka pasur mundësi të punojë i qetë dhe të zbatojë programin e plotë stërvitor, falë gjendjes fizike të lojtarëve të cilët, fatmirësisht nuk vuajnë nga dëmtime apo shqetësime shëndetësore para këtij takimi, që është ndoshta më i rëndësishmi për Shqipërinë.

Kështu, lojtarët e Kombëtares u fokusuan në ushtrime në palestër dhe më tej zhvilluan skema taktike dhe goditje standarde.

AXHENDA- Skuadra do të udhëtojë pasditen e sotme në drejtim të Andorrës, aty ku edhe do të qëndrojë e grumbulluar për të luajtur ndeshjen e nesërme.

Pasdite, kuqezinjtë do të zbresin në fushë për të zhvilluar seancën e fundit stërvitore, ndërkohë që në orën 17:00 do të dalë para mediave trajneri Silvinjo i cili do të ketë konferencën e zakonshme për shtyp, i shoqëruar nga një lojtar i Kombëtares, ku me shumë gjasa pritet të jetë kapiteni Berat Gjimshiti.

MINUTAT- Kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen ndaj Andorrës në një kondicion shumë të mirë fizik. Lojtarët e skuadrës sonë, kanë marrë minuta të konsiderueshme me klubet e tyre dhe shumë prej lojtarëve, janë titullar në kmapionatet respektive.

Të vetmit lojtarë që nuk po marrin minuta mjaftueshëm, janë Elseid Hysaj te Lacio dhe Armando Broja te Bërnlei.

Megjithatë, të dy lojtarët kanë treguar se janë gati gjithmonë kur Kombëtarja ka pasur nevojë për shërbimet e tyre. Pjesa tjetër e skuadrës, është në gjendje fizike shumë të mirë.

 

The post Plotësohet grupi në Spanjë, kuqezinjtë vijojnë përgatitjet para nisjes për në Andorra appeared first on Albeu.com.

Kombëtarja nis zyrtarisht përgatitjet për Andorrën/ Kuqezinjtë zbresin në fushë, mungesa në stërvitjen e parë

By: V K
11 November 2025 at 08:52

Pasditën e djeshme, Shqipëria ka nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Andorrës, e planifikuar të luhet në datën 13 nëntor në Andorra.

Kuqezinjtë do të zbresin në fushë për ndeshjen e 13 nëntorit, ku fitorja është padyshim detyrim për skuadrën tonë, ndërkohë që vetëm 3 ditë më vonë do të luhet ndeshja ndaj Anglisë.

Kuqezinjtë do të rikthehen në Tiranë, pas ndeshjes dhe do të përgatisin takimin kundër anglezëve, e planifikuar të luhet në “Air Albania” më 16 nëntor.

GRUMBULLIMI- Skuadra është grumbulluar në Barcelonë të Spanjës, aty ku edhe do të qëndrojë deri në një ditë para ndeshjes, e më pas do të udhëtojë drejt qytetit ku do të zhvillohet ndeshja. Duke parë që nuk ka fluturime direkte nga Tirana për në Andorra, kuqezinjtë kanë menduar që të grumbullohen në Spanjë për këtë ndeshje të rëndësishme ku do të përgatisin takimin deri në detaje, pasi mund të vuloset gjithçka.

STËRVITJA E PARË- Kuqezinjtë kanë zbritur në fushë pasditen e djeshme, ku kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore. Grupi ka qenë i cunguar në stërvitjen e parë, pasi kanë munguar Strakosha, Bajrami dhe Mirlind Daku. Sipas asaj që vetë FSHF ka komunikuar, të tre futbollistët janë bashkuar me skuadrën mbrëmjen e djeshme dhe do të jenë të gatshëm për stërvitjen që do të zhvillohet sot. Ndërkohë, Arbër Hoxha dhe Berat Gjimshiti janë stërvitur individualisht. Të dy lojtarët janë aktivizuar me klubet e tyre të dielën dhe stafi ka menduar t’i ketë në stërvitje individuale në mënyrë që të rikuperohen për stërvitjen e sotme, që pritet të jetë me skuadër të plotë.

BILETAT- Interesimi për ndeshjen Andorra-Shqipëri është i jashtëzakonshëm dhe natyrisht, tifozët shqiptarë kanë treguar një interes të madh. Një fitore e jona, me shumë gjasa na kualifikon për në “Play Off”, ndërkohë që të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët tonë, janë shitur. Vetëm pak orë pasi kanë dalë në shitje, u njoftua se biletat kanë përfunduar. Veç tribunës së dedikuar për Shqipërinë, pritet që në stadium të ketë më shumë tifozë shqiptarë sesa vendës, pasi janë blerë bileta nga kuqezinjtë në çdo tribunë.

GJENDJA- Futbollistët nuk kanë shfaqur probleme në seancën e parë stërvitore duke qenë në gjendje optimale, pavarësisht stërvitjeve individuale që kanë krye. Të njëjtën gjë, pritet të bëjnë edhe lojtarët që u bashkuan me skuadrën më vonë se të tjerët.

 

The post Kombëtarja nis zyrtarisht përgatitjet për Andorrën/ Kuqezinjtë zbresin në fushë, mungesa në stërvitjen e parë appeared first on Albeu.com.

Lajm i mirë për Shqipërinë, tre futbollistë do të mungojnë me Anglinë në ndeshjen e së dielës

By: V K
10 November 2025 at 12:37

Mark Guehi, Nik Pope dhe Antoni Gordon, do të humbasin dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Anglisë, për Kupën e Botës për shkak të një dëmtimi.

Guehi pësoi një dëmtim në këmbë në fitoren e Kristal Palas në mesjavë të Ligës së Konferencës, gjë që e la të paaftë të ecte.

Anësori i Njukasëllit, Gordon, humbi humbjen e së dielës ndaj Brentford për shkak të një problemi në ije, ndërsa portieri Pope gjithashtu pësoi një tronditje në humbjen 3-1.

“Nik Pope pësoi tronditje dhe kjo është arsyeja pse e nxorëm jashtë fushe. Sapo u njoftuam për këtë, ai u tërhoq. Ai nuk do të shkojë me Anglinë. Antoni ka një dëmtim të vogël, kështu që do të mungojë me Anglinë”, tha trajneri Edie Hau..

Anglia, e cila tashmë është kualifikuar për Kupën e Botës të vitit të ardhshëm, do të përballet me Serbinë në “Wembley” të enjten përpara se të luajë kundër Shqipërisë në Tiranë të dielën. Lojtarët e kombëtares angleze do të grumbullohen ditën e sotme.

The post Lajm i mirë për Shqipërinë, tre futbollistë do të mungojnë me Anglinë në ndeshjen e së dielës appeared first on Albeu.com.

Sfida Shqipëri-Andorra/ Shqiptarët “pushtojnë” Barcelonën para ndeshjes vendimtare (VIDEO)

By: V K
10 November 2025 at 11:16

Atmosfera kuqezi ka nisur të ndizet ditë përpara ndeshjes së rëndësishme Andorra–Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Këtë mëngjes, Barcelona është kthyer në pikën kryesore të grumbullimit për mijëra tifozë shqiptarë, të cilët kanë mbërritur nga Tirana, Kosova, Europa dhe diaspora më e gjerë, me synimin e vetëm: të mbështesin kuqezinjtë në sfidën e 13 nëntorit.

Flamuri i parë shqiptar është shfaqur që në orët e hershme në rrugët e kryeqytetit katalanas, ndërsa thirrjet e para “Shqipëri! Shqipëri!” kanë jehuar mes grupeve të tifozëve, shkruan A2 CNN.

Andorra ndodhet rreth 200 kilometra larg Barcelonës, ç`ka e ka bërë qytetin katalanas vendtakimin ideal për bashkëkombësit që udhëtojnë drejt ndeshjes.

Interesi për sfidën është i jashtëzakonshëm. Të gjitha biletat për sektorin e shqiptarëve janë shitur, dhe sipas të dhënave paraprake, rreth 5000 tifozë kuqezi pritet të jenë të pranishëm në stadiumin e Andorrës, duke e shndërruar takimin në një ndeshje virtualisht “në shtëpi” për kombëtaren shqiptare.

Në të njëjtin avion nga Tirana drejt Barcelonës ka qenë edhe portieri i Egnatias, Mario Dajsinani, pjesë e listës së trajnerit Sylvinho për dy sfidat e fundit të grupit ndaj Andorrës dhe Anglisë.

Prezenca e tij ka shtuar edhe më shumë emocionin mes tifozëve që udhëtonin në të njëjtin itinerar.

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë të hënën në orën 15:30 seancën e parë stërvitore në tokën spanjolle.

Vendi i grumbullimit ndodhet rreth 60 kilometra larg aeroportit të Barcelonës dhe është përzgjedhur me kujdes nga stafi teknik, me qëllimin për t’i garantuar skuadrës qetësi maksimale përpara sfidës.

Në sfidën e 13 nëntorit, Shqipëria kërkon fitoren që do ta mbante të gjallë ëndrrën e madhe drejt Botërorit 2026.

 

The post Sfida Shqipëri-Andorra/ Shqiptarët “pushtojnë” Barcelonën para ndeshjes vendimtare (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Përballë së kaluarës, premtimi i Granit Xhakës: Nëse shënoj gol kundër Arsenalit…

By: V K
8 November 2025 at 13:39

Sot, ora 18:30, Sanderlendi luan në shtëpi ndaj liderit, Arsenalit, në javën e 11-të të Premier Ligës. Ballafaqimi do të jetë i veçantë për kapitenin e Zvicrës dhe Sanderlendit, Granit Xhakën, që luan ndaj ish-skuadrës së tij.

33-vjeçari pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar tek Arsenali. Prej vitit 2016 deri në vitin 2023, Xhaka luajti 297 ndeshje për klubin londinez dhe fitoi katër trofe. Mesfushori ka respekt të madh për Arsenalin.

“Nuk do të festoj”, ka premtuar Xhaka, në rast se shënon golin e dytë në Premier Ligë.

“Do të thoja se kam kaluar kohë fantastike gjatë shtatë vjetëve tek Arsenali dhe kam respekt të madh për këtë klub”.

Arsenali është kryesues me 25 pikë, shtatë më shumë se Sanderlandi.

“Ky Arsenal është ekip shumë i fortë”, ka shtuar më tej lideri i Sanderlandit, sipas mediumit zviceran “SRF”. Sanderlendi ka humbur vetëm një nga tetë ndeshjet e fundit në kampionat dhe është pa humbje në pesë ndeshjet e fundit në “Stadium of Light”.

The post Përballë së kaluarës, premtimi i Granit Xhakës: Nëse shënoj gol kundër Arsenalit… appeared first on Albeu.com.

A do merrnit pjesë? Sfida EKSTREME e një palestre: Humb 50 kg në 3 muaj dhe fito një “Porsche”

By: D Marku
6 November 2025 at 17:26

“Kushdo që arrin të humbasë 50 kilogramë për vetëm 3 muaj, do të shpërblehet me një makinë luksoze “Porsche Panamera” me vlerë reth 155 mijë dollarë amerikanë”. Kjo është sfida më e çuditshme e vitit e shpallur nga një palestër në Kinë.

“The Economic Times” shkruan se sfida në fjalë është lançuar nga një qendër fitnesi në provincën Shandong dhe ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale kineze.

Regjistrimi për këtë “garë të çmendur” kushton 10 mijë juanë (rreth 1,400 dollarë), dhe përfshin ushqimin, stërvitjen dhe akomodimin për tre muaj.

Por, edhe pse shumë njerëz e kanë parë si mundësinë e jetës për të humbur peshë dhe për të fituar një makinë super luksoze, mjekët kanë ngritur alarmin për pasojat e rënda që mund të ketë një humbje kaq e shpejtë peshe.

Ekspertët theksojnë se humbja e 50 kilogramëve në 90 ditë kërkon një deficit ekstrem kalorish dhe mund të çojë në dëmtime serioze të organeve, rënie flokësh, çekuilibër hormonal dhe madje edhe rrezik për jetën.

Ndërkohë në internet, reagimet kanë qenë të përziera: disa përdorues kanë komentuar me humor se “vetëm skeleti do të marrë Porsche-n”, ndërsa të tjerë e quajnë “një strategji marketingu gjeniale për të mbledhur para nga tarifat e regjistrimit”.

Valbona Mhilli në zi, humb njeriun e shtrenjtë
Megjithatë, pavarësisht kritikave, palestra pretendon se sfida është reale dhe tashmë janë regjistruar dhjetëra persona që synojnë të provojnë fatin e tyre, dhe të marrin çelësat e makinës luksoze.

The post A do merrnit pjesë? Sfida EKSTREME e një palestre: Humb 50 kg në 3 muaj dhe fito një “Porsche” appeared first on Albeu.com.

Tension në Mynih para sfidës me Leverkusenin, Bundesliga “ndizet” në fundjavë

By: V K
1 November 2025 at 11:23

Trajneri Vinsent Kompani dhe drejtori sportiv Kristof Frojnd folën për Leverkusen, mbretin e goditjeve të lira Alejandro Grimaldo dhe të tjera përpara ndeshjes kundër Bajer Leverkusen të shtunën.

Kompani u përkul sidomos para Grimaldos së Leverkusenit, i cili tashmë ka shënuar shtatë gola pas 13 ndeshjeve të kampionatit dhe vazhdon të shënojë nga goditjet e lira.

“Thjesht po shpresojmë që të mos kemi kundër nesh goditje dënimi të rrezikshme. Kjo është e vërteta. Mund të shpjegoja gjatë në anglisht se çfarë duhet të bëjmë taktikisht, por e vërteta është se po shpresojmë që të mos bëjmë faulle të panevojshme, që të mos akordohen goditje dënimi, që ai të mos ketë një ditë të jashtëzakonshme me goditjet e lira”, tha Kompany, duke lavdëruar lojtarin. Më tej, trajneri i Bayern-it foli për një “rivalitet” me Leverkusenin.

Pas së gjithash, Bajerni nuk ka fituar ndaj tyre në gjashtë ndeshje të Bundesligës.

“Nuk jam këtu për të vendosur kush është rivali më i fortë. Rivaliteti ekziston ende. Nuk duhet ta nënvlerësojmë”.

I pyetur nëse Luis Diaz ka nevojë për pushim, ai u shpreh:Kemi avantazhin që ai është mësuar me intensitetin maksimal; e ka përjetuar shumë herë në karrierë. Duket i freskët dhe nuk ka dhënë asnjë shenjë që ka nevojë për pushim. Por është njeri gjithsesi. Në moshën 27- vjeçare, Luço është në moshën e duhur për ta përballuar këtë. Aktualisht duket sikur ai do të donte të luante edhe më shumë”.

The post Tension në Mynih para sfidës me Leverkusenin, Bundesliga “ndizet” në fundjavë appeared first on Albeu.com.

Shqipëria pret Anglinë, tregu i zi gllabëron biletat si ndaj Serbisë

By: V K
30 October 2025 at 09:50

Shqipëria po hyn në javët vendimtare të eliminatoreve, ku kuqezinjtë do të luajnë dy ndeshjet e fundit në grup që do të përcaktojnë fatin e tyre në rrugëtimin drejt “Botërorit”.

Fillimisht, më 13 nëntor, skuadra e trajnerit Sylvinho do të përballet në transfertë me Andorrën, ndërsa tre ditë më vonë, më 16 nëntor, do të zhvillohet sfida më e shumëpritur — ajo ndaj Anglisë në stadiumin “Air Albania”.

Interesimi i tifozëve për këtë përballje ka qenë jashtëzakonisht i lartë. Mbi 100 mijë tifozë kanë aplikuar për bileta, sipas njoftimit zyrtar të FSHF-së, ndërsa çdo tifoz ka pasur të drejtën të aplikojë deri në katër bileta. Për shkak të kërkesës së madhe, Federata vendosi që shpërndarja të bëhej përmes një shorteu elektronik, i cili përcaktoi fituesit e mundshëm. Kjo mënyrë ndarjeje, megjithatë, ka sjellë shumë pakënaqësi dhe polemika në opinionin sportiv.

TREGU I ZI — Ashtu si në ndeshjet e fundit të Kombëtares, edhe këtë herë tregu i zi për biletat po lulëzon me ritme të frikshme. Shumë persona kanë aplikuar për bileta jo për të qenë pjesë e tribunave, por për t’i rishitur ato me çmime të larta. Në rrjetet sociale janë shfaqur dhjetëra postime që ofrojnë bileta për ndeshjen ndaj Anglisë, madje edhe nga agjenci turistike që përfitojnë nga kërkesa e madhe. Çmimet e biletave nga FSHF ishin të kripura që në nisje, por në tregun e zi ato po shiten me tre ose katërfishin e vlerës zyrtare. Një biletë që zyrtarisht kushton 2500 lekë, në internet po ofrohet deri në 10.000 lekë.

Ky fenomen ka privuar shumë tifozë të Kombëtares që e kanë ndjekur në çdo stadium, brenda dhe jashtë vendit, nga mundësia për të qenë pranë skuadrës në një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit. Tifozë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe diaspora shqiptare në Europë shprehin çdo ditë pakënaqësinë e tyre në rrjete sociale, duke akuzuar FSHF-në për mungesë transparence dhe mosmenaxhim të drejtë të procesit të shpërndarjes.

ULTRASIT- Një tjetër çështje që ka ndezur debat është marrëdhënia e prishur mes FSHF-së dhe tifogrupimeve zyrtare, si Tifozat Kuqezi, Illyrian Elite, Ballistët, apo Plisat. Këto grupe kanë qenë shtylla kryesore e atmosferës në çdo ndeshje të Kombëtares, duke e ndjekur Shqipërinë në çdo cep të Europës, edhe në periudhat më të errëta të futbollit tonë. Megjithatë, prej disa kohësh, mungesa e tyre është e dukshme në shkallët e “Air Albania”. Përçarja nisi që në ndeshjen kundër Serbisë, kur tifogrupet u lanë pa bileta të dedikuara, duke shkaktuar përplasje dhe bojkot.

FSHF zgjodhi të mos krijonte sektorë të veçantë për ultrasit, gjë që u konsiderua si shkelje e traditës dhe mungesë respekti për tifozët më besnikë. Si pasojë, tifogrupet kanë vendosur të bojkotojnë ndeshjet e Kombëtares në shenjë proteste. E njëjta situatë pritet të përsëritet edhe në përballjen ndaj Anglisë, ku në tribuna do të jenë kryesisht spektatorë të rastit, fitues të shortit apo personazhe publikë, ndërsa ultrasit do të mbeten jashtë stadiumit.

SKENARI- Nga ana sportive, ndeshja ndaj Anglisë pritet të ketë peshë të madhe për ecurinë e Shqipërisë në grup. Kuqezinjtë e Sylvinhos kanë bërë një fushatë të mirë dhe ndodhen në një pozitë që mund t’u sigurojë vendin e dytë, i cili çon në “Play Off” për Botërorin. Skenari më i favorshëm për Shqipërinë do të ishte që Anglia të mposhtë Serbinë në Londër, ndërsa Shqipëria të fitojë në transfertë ndaj Andorrës. Një kombinim i tillë do ta siguronte matematikisht kualifikimin e kuqezinjve, duke e kthyer sfidën e 16 nëntorit në një festë kombëtare.

The post Shqipëria pret Anglinë, tregu i zi gllabëron biletat si ndaj Serbisë appeared first on Albeu.com.

HAPËSIRË – Tokio-Uashington për vetëm një orë, sfida e re e kompanisë japoneze

29 October 2025 at 14:55

TOKIO, 29 tetor /ATSH-AA/ – Një agjenci japoneze udhëtimesh planifikon të nisë një shërbim direkt transporti ajror që do të lidhë Tokion me qytete amerikane si Nju Jorku në vetëm 60 minuta nëpërmjet hapësirës.

Shërbimi që do të zhvillohet në bashkëpunim me një startup të zhvillimit të raketave të ripërdorshme, do t’i kushtojë një klienti 100 milionë jen (657 mijë dollarë) për një biletë vajtje-ardhje.

Sipas kompanive, mjeti do të nisej nga një vendndodhje në det të hapur dhe mund të lidhë çdo dy pika në Tokë brenda 60 minutash.

Ato shpresojnë të lidhin Tokion me SHBA-në.

“Shpresojmë që ky biznes të jetë një pikënisje e re për të lidhur udhëtimin hapësinor dhe turizmin”, tha Keigo Yoshida, president i “Nippon Travel”, gjatë një konference për media në Tokio.

Pranimi i aplikimeve të avancuara për shërbimin do të nisë në vitin fiskal 2026.

Projekti do të zhvillohet në faza, me degustacione ushqimesh hapësinore dhe ture të objekteve tokësore përkatëse që fillojnë në vitin 2026 dhe qëndrime orbitale që pritet të nisen në vitet 2040-ta.

Si pjesë e partneritetit “Nippon Travel” do të jetë përgjegjës për dizajnimin dhe marketingun e produkteve përkatëse.

Kojiro Hatada, kreu i startup-it me seli në Tokio, “Innovative Space Carrier Inc.”, tha se kompania e tij synon të ulë kostot e udhëtimit duke rritur numrin e fluturimeve të mundshme gjatë jetëgjatësisë së secilit mjet./  /os/

The post HAPËSIRË – Tokio-Uashington për vetëm një orë, sfida e re e kompanisë japoneze appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë/ Silvinjo ka dilema për rreshtimin, sulmin e udhëheq…

By: V K
11 October 2025 at 09:43

Kombëtarja shqiptare do të luajë sot një ndeshje shumë të rëndësishme për objektivin që ka, për një kualifikim në Botëror.

Kuqezinjtë do të përballen me Serbinë në Leskovc, aty ku vetëm fitorja do të bënte punë për kuqezinjtë, ndërkohë që çdo rezultat tjetër, thuajse shuan ëndrrat tona për një vend në Botëror.

Silvinjo ka zhvilluar dje seancën e fundit stërvitore, megjithatë ka ende pak dilema sa i përket formacionit që do të hedhë në fushë.

Në portë mbetet titullar Strakosha, i cili do të ketë në mbrojtje Hysajn nga e djathta e Mitajn nga e majta, teksa në qendër do të jetë dyshja Ajeti-Gjimshiti.

Në mesfushë, Silvinjo ka preferuar të ulë në stol Ramadanin dhe vendin e tij, pritet ta zërë Qazim Laçi i cili do të rreshtohet së bashku me Shehun dhe Asllanin.

Daku do të udhëheqë sulmin në Leskvoc i ndihmuar nga Broja në të djathtë dhe me shumë mundësi, Uzuni do të jetë titullar nga e majta.

Për këtë pozitë, ka një balotazh mes beratasit dhe Nedim Bajramit, megjithatë Uzuni është më i avantazhuar.

 

The post Formacioni i mundshëm i Shqipërisë/ Silvinjo ka dilema për rreshtimin, sulmin e udhëheq… appeared first on Albeu.com.

Fitorja kundër Serbisë i jep Shqipërisë frymëmarrje dhe vendin e dytë

By: V K
10 October 2025 at 14:13

Shqipëria do të luajë shansin e saj të fundit për një vend në Botëror, ku të shtunën do të përballet me Serbinë në Leskovc.

Kuqezinjtë renditen në vendin e dytë në grup, me 8 pikë pas 5 ndeshjesh, ndërkohë që Serbia e sheh veten e treta me 7 pikë, por me një ndeshje më pak se kuqezinjtë.

Një fitore e jona në Leskovc, do të ishte një hap i madh për të marrë vendin e dytë në grup duke qenë se Shqipëria luan ndeshjen e radhës ndaj Andorrës dhe të fundit ndaj Anglisë, ndërkohë që Serbia luan ndeshjet e saj ndaj Andorrës, Letonisë dhe Anglisë.

Një fitore e mundshme e Serbisë ndaj kuqezinjve, do të shuante ëndrrën tonë për vendin e dytë, dhe vetëm nëse Serbia humbet 2 ndeshje e Shqipëria fiton të paktën njërën, atëherë do të ishim të dytët në grupin tonë.

Anglia tashmë e ka blinduar vendin e parë në grup dhe i duhet vetëm një fitore për të kaluar matematikisht në Botëror, teksa ndeshja jonë me “3 luanët”, do të luhet në nëntor dhe është sfida e fundit kualifikuese, që në rast se Shqipëria fiton të dyja ndeshjet e radhës, atëherë edhe për ne do të ishte vetëm për statistikë.

Sa i përket golaeverazhit, kuqezinjtë janë më të favorizuar se Serbia pasi ka shënuar 5 gola dhe ka pësuar 3, ndërkohë që Serbia nga ana tjetër ka shënuar 4 gola dhe ka pësuar 5, duke pasur një rekord negativ.

Bie në sy fakti se serbëve iu ka shënuar vetëm Anglia në fitoren 0-5 dhe në 3 ndeshjet tjera, nuk ka pësuar asnjë gol.

 

The post Fitorja kundër Serbisë i jep Shqipërisë frymëmarrje dhe vendin e dytë appeared first on Albeu.com.

Shqipëria nuk do na surprizojë/ Trajneri i Serbisë: I dimë dy ndryshimet

By: V K
10 October 2025 at 13:40

Dragan Stojkoviç, ka folur para ndeshjes Serbi-Shqipëri. Ky takim është i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit 2026 dhe do të nisë nesër në orën 20:45.

Trajneri i Serbisë, u shfaq i bindur se e di si do të rreshtohet Shqipëria. Stojkoviç nuk pret surpriza nga Silvinjo, ndërsa foli për dy ndryshime në formacion.

“Ata nuk mund të na surprizojnë për sa i përket formacionit titullar, i dimë dy ndryshimet që do të kenë, por nuk besoj se do të ndryshojnë diçka në këtë aspekt. Do të ketë rotacion për shkak të lëndimeve, por nuk do të ndryshojnë asgjë në sistem. Do të luajnë me katër në vijën e mbrojtjes, kjo është e sigurt.

Kur është kaq e rëndësishme, të gjithë kërkojnë të tregojnë cilësinë që kanë dhe që ajo cilësi të jetë një avantazh. Futbolli është një lojë dhe nuk mund ta hamendësosh se çfarë mund të ndodhë. Zoti na ruajt nga një karton i kuq, pastaj gjithçka shembet. Do të bëjmë gjithçka për ta paraqitur Serbinë si duhet”, u shpreh trajneri i Serbisë ndër të tjera në konferencë për shtyp.

The post Shqipëria nuk do na surprizojë/ Trajneri i Serbisë: I dimë dy ndryshimet appeared first on Albeu.com.

Zbulohet gjyqtari që do të gjykojë ndeshjen Shqipëri-Serbi

By: V K
9 October 2025 at 14:24

Gjyqtari rumun Istvan Kovaks, do të vendosë drejtësi në përballje Serbi-Shqipëri. UEFA-a ia ka besuar 41-vjeçarit gjykimin e kësaj përballjeje delikate.

Kovash është një ndër arbitrat më të mirë në Europës, teksa po ashtu atij iu besua edhe gjykimi i finales së Champions Ligës mes Paris Sent Zhermenit dhe Interit.

Në një atmosferë të ngarkuar nga tensionet politike dhe kujtimet e përplasjeve të kaluara, ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, UEFA ia ka besuar drejtësinë e kësaj përballjeje një arbitri ekspert dhe me eksperiencë.

Institucioni më i lartë i futbollit në kontinent, ka marrë masa të shtuara sigurie dhe ka përzgjedhur një nga arbitrat më të besuar të saj, për të vendosur drejtësi në fushën e lojës.

Rumuni Istvan Kovaks, është caktuar nga UEFA për të drejtuar këtë përballje të cilësuar si me rrezikshmëri të lartë. 41-vjeçari, i njohur për profesionalizmin dhe autoritetin në fushë, është ndër arbitrat më të mirë të kontinentit.

Më herët, Kovacs ka gjykuar finale të rëndësishme në arenën europiane, përfshirë edhe atë të Champions League, mes PSG-së dhe Inter-it.

Krahas Kovacs, në këtë sfidë do të jenë të pranishëm edhe tre gjyqtarë të tjerë rumunë. Bëhet fjalë për Mihai Marica dhe Ferencz Tunyogi si asistentë, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Horatiu Feșnic.

Në dhomën e VAR-it do të operojnë gjermanët Bastian Dankert dhe Pascal Muller, duke garantuar kontroll maksimal mbi vendimet e fushës.

Për shkak të klimës së tensionuar dhe frikës nga huliganët, ndeshja është zhvendosur nga Beogradi në Leskovac. Qyteti në jug të Serbisë, ofron një ambient më të kontrolluar për organizimin e sfidës.

Stadiumi “Dubocica”, i cili zakonisht pret ndeshje me një publik modest, këtë herë do të jetë nën masa të rrepta sigurie. Federata Serbe e Futbollit, ka vendosur që të mos nxjerrë në shitje asnjë biletë për këtë përballje.

Në tribunat e stadiumit do të jenë të pranishëm vetëm 6500 tifozë, të gjithë me ftesa të përzgjedhura, shumica prej tyre të rinj nga akademitë e futbollit dhe përfaqësues të institucioneve sportive.

Serbia gjithashtu, është e ndëshkuar nga FIFA me një reduktim të 20% të kapacitetit të stadiumit, si pasojë e incidenteve të mëparshme, të shkaktuara nga huliganët serb.

Për të garantuar mbarëvajtjen e takimit, FIFA ka dërguar edhe dy oficerë ndërkombëtarë sigurie, të cilët do të asistojnë autoritetet vendase në monitorimin e çdo detaji organizativ dhe të rendit.

Anglia kryeson grupin K me 15 pikë të plota. Shqipëria mban vendin e dytë me 8 pikë, ndërsa Serbia, me një ndeshje më pak, ndodhet në vendin e tretë me 7 pikë. Në fund të grupit renditen Letonia me 4 pikë dhe Andorra, ende pa asnjë pikë.

 

The post Zbulohet gjyqtari që do të gjykojë ndeshjen Shqipëri-Serbi appeared first on Albeu.com.

❌
❌