Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rikthehet i preferuari i Silvinjos, por klubi i tij mendon menjëherë largimin e lojtarit të Shqipërisë

By: V K
27 January 2026 at 10:34

Nedim Bajrami, është rikthyer në fushë këtë fundjavë për Rejnxhërs, duke luajtur sërish me ekipin skocez pas një dëmtimi që e detyroi të dilte shumë shpejt nga loja në një ndeshje ku ishte titullar.

Bajrami ishte marrë me dëmtim të një problemi muskulor në ndeshjen kundër Kilmarnok më 6 dhjetor, ku u detyrua të largohej nga loja pas vetëm rreth 21 minutash në fushë.

Edhe pse rikthimi i tij në fushë është një lajm pozitiv për Kombëtaren shqiptare, Rejnxhërs vazhdon të ketë në plan shitjen e mesfushorit gjatë merkatos, duke e konsideruar largimin e tij të mundshëm që në janar, për shkak të hapësirave të kufizuara dhe paraqitjeve të pakta këtë sezon.

Bajrami bën pjesë në listën e lojtarëve të cilët mund të lejohen të largohen së bashku me Nsiala, Matondo e Danilo, ku opsionet e mundshme që në janar, do të konsiderohen.

Në janar klubet kanë të drejtë të bëjnë ndryshime edhe në listën zyrtare të UEFA-s, por deri më tani Rejnxhërs nuk e ka përfshirë mesfushorin kuqezi dhe nëse ai vendos të qëndrojë, nuk është çudi që të përfshihet në këtë listë.

The post Rikthehet i preferuari i Silvinjos, por klubi i tij mendon menjëherë largimin e lojtarit të Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

Silvinjo shfaq optimizmin për play-off të Botërorit: Me Serbinë, Letoninë dhe Andorrën lojtarët kuptuan si të luajnë me kombëtare të rëndësishme

By: M C
21 January 2026 at 17:23

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka besim se Shqipëria mund të bëjë gjithçka mirë në play-off të Botërorit, për të vazhduar ndjekjen e ëndrrës së madhe për të marrë pjesë në SHBA 2026. Tekniku i kuqezinjve, në një intervistë të dhënë për FSHF, ka analizuar vitin që lamë pas, ndërsa ka dhënë edhe opinionin e tij mbi atë që pret kuqezinjtë në të ardhmen.

Në vijim, intervista e plotë e publikuar nga FSHF:

Si do ta analizoje ose do ta përkufizoje vitin tënd 2025 me Kombëtaren Shqiptare?
Fillimisht, urime të gjithëve, vit të mbarë, gëzuar! Kënaqësi të flas me ju. Nëse duhet të kthehem pas në kohë, unë jam i kënaqur me atë që kemi bërë, flasim për 8 ndeshje në kualifikueset e Botërorit, kemi fituar gjashtë, barazuar dy dhe dy humbje. Dy prej tyre miqësore, të cilat i kemi fituar. Ne gjithmonë kemi besuar në këtë skuadër. Duhet të them dhe diçka tjetër të rëndësishme, lojtarët tanë, sa herë që dalin në fushë, lënë aty gjithçka, 100%, me shpirt dhe zemër. Ata përfaqësojnë shumë mirë njerëzit tanë dhe jam krenar për ta edhe për këtë gjë.

Cilat momente do t’i konsideroje të vështira dhe cilat shumë pozitive gjatë kualifikueseve?
Është një udhëtim i gjatë, e dini të gjithë ju, në Kombëtare ndodh kjo, janë 8 ndeshje në 9-10 muaj. Një udhëtim i gjatë që gjeneron stres. Mendoj se një moment shumë i vështirë për ne ka qenë një barazim në Letoni, kemi barazuar një ndeshje të vështirë, por kur bëhet fjalë për një objektiv, një ëndërr, ajo duhej fituar. Aty ka qenë një moment i vështirë për t’u riprogramuar, ishte qershor, për t’u riprogramuar, për të bërë disa llogari dhe aty krijohet ideja që duhet të rikuperosh këto pikë në një ndeshje të ardhshme dhe në vijim ishte Serbia praktikisht. Ka qenë shumë e vështirë ta riprogramoje atë moment.

Të gjithë e dimë që vendi i parë në grupin kualifikues për Botërorin ishte jashtëzakonisht i vështirë për t’u arritur, por sa i përket vendit të dytë, cili do të ishte sipas teje momenti vendimtar për kualifikimin në fazën “play-off”?
Pas një momenti shumë të vështirë siç thashë më parë, në Letoni, më pas në shtator kemi mundur Letoninë, në tetor kemi mundur Serbinë në transfertë dhe në nëntor Andorrën po në transfertë. Ai ka qenë momenti që kam parë një skuadër më të maturuar, pas 3 vitesh që kam parë kualifikueset e Europianit dhe një Europian të rëndësishëm dhe të bukur. Mund të them që tashmë jemi mësuar të luajmë ndeshje të rëndësishme, deçizive, qoftë ndaj Italisë apo ndaj një skuadre pak më modeste. Këta lojtarë kanë filluar të kuptojnë dhe të luajnë ndeshje me kombëtare të rëndësishme, deçizive. Ata kanë bërë shumë mirë, në të treja ndeshjet radhazi, nuk ka qenë e lehtë, kemi fituar dhe kjo na ka sjellë në play-off. Sipas meje, ata tre muaj kanë qenë shumë të bukur.

Në shortin e “play-off”-it, Shqipëria do të përballet me Poloninë në transfertë. Si e vlerëson këtë short?
Unë isha atje. I them gjithmonë Presidentit që nuk mund të shkojmë bashkë në një short, ose duhet të shkojë njëri apo tjetri dhe sigurisht duhet të shkojë Presidenti. Në një formë shakaje, sigurisht, sepse është gjithmonë një short i vështirë. Nuk ka shumë opsione për të zgjedhur aty. Flasim për dy ndeshje, të gjithë vijnë aty në 100%-in e tyre. Herë pas here dëgjoj këtu që mund të ketë një skuadër e dobët apo e lehtë për t’u mundur. Unë si trajner që e jetoj futbollin prej një dekade, nuk jam dakord, futbolli ka ndryshuar, shikohet çdo gjë, në 90 minuta mund të ndodhë çdo gjë. Atëherë, Polonia është një skuadër e fortë, e njohim mirë, ata kanë një proçes, ne kemi një tjetër, tani do të luhet, mund të ndodhë gjithçka.

Poloninë e njohim nga ndeshjet kualifikuese për Euro 2024. Duke bërë një krahasim mes Polonisë dhe Shqipërisë në vitin 2023 dhe në 2025/2026, si i sheh të dyja ekipet në këtë moment?
Për futbollin, tre muaj pas ndryshon çdo gjë, tani po flasim për 2-3 vite më parë. Ata kanë një skuadër shumë të mirë, lojtarë të mëdhenj. Pak njerëz e dinë ose e kujtojnë që e njëjta Poloni, 4 vite më parë shkonte në play-off për Botërorin e 2022-shit. Ndeshjen e parë nuk e kanë luajtur, sepse ishte ndaj Rusisë, por në ndeshjen e dytë kanë mundur Suedinë në finale me rezultatin 2-0. Është një skuadër me lojtarë të rëndësishëm, janë të mësuar dhe e njohin mirë fazën play-off, kanë marrë pjesë edhe në Botëror. Nga ana jonë, kemi një skuadër që është përmirësuar shumë, siç e thashë, është një skuadër që tashmë është mësuar të luajë ndeshje të vështira, deçizive, përveç vështirësisë, se të gjitha janë të tilla, por ndeshje deçizive. Janë 90 minuta, ku e di që duhet të gabosh sa më pak dhe që çdo gjë është e rëndësishme, pasi gabimi më minimal mund të të bëjë shumë dëm. Unë besoj shumë në skuadrën tonë, në lojtarët dhe punën tonë. Mungojnë ende 2-3 muaj, uroj të shkojmë atje me forcën tonë maksimale.

Në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e marsit, si e ke planifikuar punën me stafin teknik? A ke planifikuar takime me lojtarët e Kombëtares?
Kemi nga të gjitha. Prej një jave që jemi në Tiranë ka filluar të zhvillohet puna. Unë kam mësuar shumë nga puna me Kombëtaren dhe nuk mund të gabohet në riorganizimin e punës. Në këto momente jemi këtu për të riparë shumë gjëra që kemi bërë mirë dhe jo mirë në vitin e fundit. Tani, komunikohet me lojtarët tanë, sigurisht që do të vijë momenti për të parë ndeshje, për të studiuar kundërshtarin, por edhe për të bërë vizita te lojtarët tanë. E gjithë kjo është në program, tani duhet ta zhvillojmë në 6-7 javët e ardhshme, duhet të punojmë mirë dhe sigurisht do të vizitojmë 3-4-5 lojtarë gjatë kësaj periudhe.

Mes objektivit dhe ëndrrës, në çfarë pike mendon se ndodhet sot Shqipëria sa i përket pjesëmarrjes në Botëror?
Kjo është një zyrë pune. Unë kam një zyrë tjetër, por këtu punohet dhe jam mësuar t’i them stafit që këtu është një hapësirë pune, sidomos në një Kombëtare ku punohet shumë brenda zyrës. Këtu është një diskutim i vogël me dikë nga stafi, sigurisht në sensin pozitiv, për sa i përket ëndrrës dhe objektivit. Unë mendoj se ne kemi arritur një ëndërr dhe tani duhet të shkojmë drejt objektivit.

A mund t’ia dalim?
Patjetër!

The post Silvinjo shfaq optimizmin për play-off të Botërorit: Me Serbinë, Letoninë dhe Andorrën lojtarët kuptuan si të luajnë me kombëtare të rëndësishme appeared first on Albeu.com.

Zija Çela dhe Silvinjo në një foto ku kurorëzohet një përbashkim shpirtëror mes futbollit dhe letërsisë

By: berti
20 January 2026 at 12:03

Nga Albert Vataj Ka çaste që, megjithëse të thjeshta në dukje, mbartin brenda tyre një dendësi kuptimore që refuzon të mbetet vetëm imazh. Një fotografi e tillë është ajo ku Zija Çela dhe Silvinjo gjenden përballë njëri-tjetrit, të bashkuar jo nga rasti i zakonshëm, por nga një rezonancë e brendshme që i tejkalon kufijtë e disiplinave që përfaqësojnë. Në këtë foto nuk shihen thjesht një…

Source

Trajneri Silvinjo shfaqet si shoferi i Seferit: Gati të nisemi sërish

By: V K
15 January 2026 at 13:07

Kombëtarja kuqezi po përgatitet për ndeshjen kundër Polonisë, e vlefshme për gjysmëfinalen e play-off-it të Botërorit 2026.

Në një video të publikuar nga FSHF-ja në rrjetet sociale, trajneri Silvinjo është shhfaqur në një makinë teksa është në rolin e shoferit.

Si pasagjerë të tij ka zgjedhur Nedim Bajramin dhe Taulant Seferin. Ky i fundit, nuk është thirrur fare nga braziliani për ndeshjet e 2025-ës, teksa për herë të fundit ka qenë pjesë e Kombëtares në 19 nëntor të 2024-ës.

Përmes kësaj video, duket se sulmuesi ka rifituar besimin e trajnerit dhe pritet të thirret për në mars.

Rikujtojmë që Shqipëria do të përballet me Poloninë në 26 mars dhe në rast se e kalon me sukses, në finalen e play-off-it që të dërgon në Botërorin 2026 do të luajë ndaj fituesit të çiftit Ukrainë/Suedi.

The post Trajneri Silvinjo shfaqet si shoferi i Seferit: Gati të nisemi sërish appeared first on Albeu.com.

ZYRTARE/ FSHF rinovon kontratat me Silvinjon dhe stafin e tij! Por e ardhmja mbetet në dyshim

By: M C
7 January 2026 at 16:30

FSHF ka bërë të ditur se ka rinovuar kontratat me stafin e ekipit Kombëtar, më saktësisht me trajnerin Silvinjo dhe dy ndihmësit e tij, Dorival dhe Zabaleta. Por nuk bëhet fjalë për një rinovim afatgjatë, vetëm një që zgjat deri në korrikun e këtij vitit, siç parashikohej edhe klauzola në marrëveshjen mes palëve nëse ekipi do të kalonte grupin kualifikues të Botërorit 2026.

Klauzola në fjalë parashikon që Silvinjo dhe stafi i tij do të vazhdojnë punën deri në korrik 2026, me shpresën që të kalojë play-off dhe të shkojë në Botëror, e më pas do të merret vendimi nëse do të vazhdohet apo jo bashkëpunimi mes palëve për një tjetër edicion.

NJOFTIMI I FSHF:
Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizon rinovimin e kontratës me trajnerin e Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Júnior (Silvinjo), si edhe me dy zëvendëstrajnerët e tij, Pablo Zabaleta dhe Dorival Guidoni Junior, duke konfirmuar vazhdimësinë e projektit teknik që ka sjellë rezultate historike për futbollin shqiptar.

Kontrata e re me stafin teknik do të jetë e vlefshme deri në korrik 2026, me objektivin madhor kualifikimin për herë të parë në histori të Shqipërisë në fazën finale të Kupës së Botës.

Nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, Kombëtarja shqiptare ka shënuar një progres të dukshëm në organizim, identitet loje dhe rezultate, duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në fazën play-off të Botërorit 2026.

Në muajin mars, kuqezinjtë do të luajnë një kapitull historik, duke u përballur në gjysmëfinalen e play-off-it me Poloninë, më 26 mars, ndërsa në rast kualifikimi, në finalen vendimtare do të përballen me fituesin e çiftit Ukrainë – Suedi.

Vendimi për rinovimin e kontratës reflekton besimin e plotë të FSHF-së në stafin aktual, filozofinë e punës së ndërtuar ndër vite dhe angazhimin për stabilitet, vazhdimësi dhe ambicie të larta. Ky hap synon forcimin e mëtejshëm të Kombëtares, rritjen e konkurrencës dhe përfaqësimin sa më dinjitoz të futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Federata Shqiptare e Futbollit mbetet e vendosur të mbështesë maksimalisht Kombëtaren dhe stafin teknik në këtë rrugëtim historik, me synimin për të kthyer ëndrrën e Botërorit në realitet për të gjithë shqiptarët.

The post ZYRTARE/ FSHF rinovon kontratat me Silvinjon dhe stafin e tij! Por e ardhmja mbetet në dyshim appeared first on Albeu.com.

Silvinjo drejt rekordit, asnjë trajner brazilian deri tani nuk është pjesë e këtij Botërori

By: V K
31 December 2025 at 11:16

Shqipëria do të luajë në muajin mars dy ndeshjet e fundit kualifikuese për në Kupën e Botës. Kuqezinjtë do të përballen fillimisht me Poloninë e më pas do të kenë fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi, aty ku kuqezinjtë synojnë për herë të parë Botërorin.

Por, kjo do të jetë një sfidë interesante edhe për vetë trajnerin e Kombëtares, Silvinjo. Megjithëse Brazili dhe shumë skuadra të tjera e kanë siguruar kualifikimin në Botëror, asnjë trajner nga Brazili deri më tani nuk është pjesë e këtij Botërori.

E natyrisht, para një fakti të tillë, Silvinjo do të synojë që përveç kualifikim me Shqipërinë, të mbajë lart edhe emrin e trajnerëve brazilian pasi është realisht e çuditshme.

Vetë Brazili ka një trajner italian në drejtim dhe skuadrat e tjera kanë trajnerë me shtetësi të ndryshme por jo nga Brazili.

Silvinjo u shpreh pak ditë më parë i lumtur nëse do të arrinte diçka të tillë, por shtoi se pavarësisht kësaj, ai do të ishte tifoz me Shqipërinë edhe nëse do të kishte Brazilin përballë.

The post Silvinjo drejt rekordit, asnjë trajner brazilian deri tani nuk është pjesë e këtij Botërori appeared first on Albeu.com.

Mundësia e përballjes me Brazilin, Silvinjo: Në finale të Botërorit, jam tifoz me Shqipërinë

By: M C
29 December 2025 at 22:50

Trajneri i Kombëtares foli edhe për ecurinë e kuqezinjve si edhe u ndal te një fakt shumë interesant. Nëse Shqipëria kualifikohet në Botëror, Silvinjo do të jetë i vetmi trjaner brazilian që merr pjesë pasi asnjë skuadër tjetër nuk ka në përbërje trajner nga Brazili.

Si eci rrugëtimi i Shqipërisë për në “Play Off” të Botërorit? Sa i përket Anglisë, unë e shoh si një nga favoritët për Kupën e Botës. Është një skuadër shumë fizike, por edhe shumë e larmishme taktikisht. Ka lojtarë krahu shumë të shpejtë, me një kundër një, asist dhe gola. Jam një admirues i madh i Gareth Sauthgejtit. Është një trajner modern, me balancë të jashtëzakonshme mes sulmit dhe mbrojtjes. Anglia pëson shumë pak gola. Për mua është një nga favoritët, së bashku me Brazilin, Argjentinën, Francën dhe Spanjën. Sa i përket ndeshjes kundër Serbisë jashtë fushe, ishte një ndeshje shumë e vështirë, me shumë tension dhe histori politike. Ne u përgatitëm për futboll, vetëm futboll. Ishte një fitore historike për vendin dhe na hapi rrugën për play off-in. Për Poloninë, ne e njohim mirë. Janë lojtarë të nivelit shumë të lartë, si Leëandoëski. Është një ndeshje e vetme, 90 minuta, dhe gjithçka vendoset në detaje: një gabim, një top i ndalur. Ne besojmë te struktura jonë, te përmirësimi ynë dhe te cilësitë tona. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por ne besojmë se mund të arrijmë aty ku duam.

Jeni i vetmi trajner brazilian që mund të shkojë në Botëror. A e keni menduar ndonjëherë që do të luani kundër Brazilit në fazën e dytë? Do të shtoj edhe diçka. Do bëj edhe një shaka të vogël. Madje kam menduar edhe për finalen… por po e lëmë këtë mënjanë. Le të përplasen ata më parë. Ishte interesante, vërtet. E para, e mora me shumë krenari. Sapo kishim dalë nga ndeshja me Andorrën dhe mora shumë mesazhe: “Urime”, “Punë e shkëlqyer”, “Sa bukur”. Dhe të nesërmen, një person nga Portugalia më tha: “E di që, nëse kalon play-off-in, ti do të jesh i vetmi trajner brazilian në Kupën e Botës?”. Unë thashë: “Uau… dje hoqa 400 kilogramë nga shpatullat dhe tani po më vë edhe 600 të tjerë?”. Sigurisht, ndjeva një përgjegjësi të madhe. Megjithatë, e mora me shumë dashuri. Nëse ndodh, do të jetë gjithmonë krenari të përfaqësoj Brazilin, edhe si trajner. Dhe nëse kalojmë play off-in, të luajmë një Kupë Bote për ne është diçka jashtë normales. Aty mund të ndodhë gjithçka. Sinqerisht, nuk kam menduar për një përballje me Brazilin. Ma kanë përmendur, po. Një brazilian më tha: “Mund të ketë përballje me Brazilin më vonë”. I thashë: “Qetësi, rruga është e gjatë. Të ecim 100 metra nga një herë dhe pastaj shohim çfarë ndodh”.

Silvinjo, na fol pak më shumë për momentin që po kalon Kombëtarja shqiptare dhe futbollistët që ka në skuadër. Shumica dërrmuese e lojtarëve tanë luajnë jashtë Shqipërisë. Kampionati vendas po rritet, strukturat e klubeve po përmirësohen, por ende është nën nivelin e kombëtares. Vlera jonë kryesore janë lojtarët. Kur ata largohen dhe shkojnë në Premier League, Serie A, La Liga, ata përmirësohen shumë. Ata stërviten me metodologji të tjera, me trajnerë dhe lojtarë të nivelit të lartë. Ata jo vetëm mësojnë, por përmirësohen çdo ditë. Kur këta lojtarë kthehen në kombëtare, sjellin me vete jo vetëm cilësi teknike, por edhe taktike, perceptim loje, eksperiencë. Në këta tre vite pune, duke folur vetëm për periudhën time, kemi pasur një përmirësim të ndjeshëm, sidomos në aspektin taktik dhe strukturor. Skuadra ka mësuar të mbrohet më mirë. Kjo të jep siguri dhe ekuilibër, dhe të lejon të fusësh në fushë lojtarë me më shumë cilësi teknike në fazën ofensive. Ne zakonisht luajmë kundër kundërshtarëve më të fortë se ne, por po e përballojmë mirë këtë proces. Një aspekt tjetër i rëndësishëm është përvoja në ndeshje të mëdha: Europiani, përballjet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë. Për ne ishte shumë e rëndësishme. Mund të luash 2-2 me Kroacinë, të humbasësh 1-0 nga “ekipi i dytë” i Spanjës që për mua mund të luajë finalen e Kupës së Botës dhe të humbasësh 2-1 nga Italia. Këto janë pjesë e rritjes sonë dhe ne jemi të kënaqur deri tani. Puna jonë e brendshme është të bindim lojtarët se mund të jemi gjithnjë e më të organizuar dhe të nxjerrim maksimumin nga cilësitë e tyre teknike. Europiani ishte një përvojë e jashtëzakonshme, edhe pse grupi ishte shumë i vështirë. Ishte pothuajse një muaj pa gjumë. Ne përfaqësonim një vend dhe debutonim kundër Italisë. Për mua ishte diçka shumë emocionale. Unë mbaj mend Italinë e vitit 1982, Zikon, Sokratesin. Të hyja në fushë si trajner kundër Italisë ishte shumë simbolike. Është një fanellë shumë e rëndë, me histori të bukur. Mbrojtëm kombëtaren dhe vendin. Nuk mund të hysh dhe të pësosh humbje të rënda. Ishte shumë stres, por ia vlejti. Ne ndërtuam një skuadër shumë reaktive, të fortë në mbrojtje dhe në kundërsulm. Broja është lojtari më i shpejtë që kemi, por në atë periudhë ishte i dëmtuar. Ne kemi lojtarë si Bajrami, Rey Manaj, që kanë cilësi teknike, shpejtësi të ndërtuar, jo vetëm hapësirë. Dalëngadalë po përpiqemi të rrisim cilësinë në mesfushë dhe në mbrojtje për të ndërtuar lojë më të pastër. Kundër skuadrave më të forta ndjehemi mirë, sepse na sulmojnë dhe na japin hapësira. Por lufta jonë është të mos jetojmë vetëm nga kundërsulmi. Shembulli i Andorrës është tipik. Është një skuadër që mbrohet me të gjithë, e çon çdo ndeshje në limit. Edhe Anglia ka pasur vështirësi kundër tyre.

Si e sheh Ançelotin në krye të Brazilit? Mendoj se është fantastike. Një nga trajnerët më të mëdhenj të dy dekadave të fundit. Ka punuar në klubet më të mëdha, me lojtarët më të mirë. Kam pirë një kafe me të, është shumë inteligjent, shumë i qetë dhe e di shumë mirë ku ndodhet. Kombëtarja braziliane është në duar shumë të mira. Brazil, Argjentinë, Francë, Angli, Spanjë, Portugali… janë të gjitha shumë pranë njëratjetrës. Nuk është kurrë e lehtë të fitosh një Kupë Bote. Nëse ne shkojmë atje me Shqipërinë dhe arrijmë në finale… unë jam me Shqipërinë, sigurisht.

Karriera si trajner? Puna në klub është shumë ndryshe nga kombëtarja. Në klub luan çdo javë, të mërkurë dhe të diel. Te Lyon ishte shumë e shkurtër, nuk jep kohë për analiza të thella. Në kombëtare ke tre vite dhe mund të analizosh vërtet punën. Ne bëjmë vlerësime pas çdo cikli: Euro, Nations League, kualifikime. Mund të monitorosh lojtarë, të ndërtosh gradualisht.

Silvinjo, dua të flasim për stafin tënd: Doriva dhe Pablo Zabaleta. Si lindi kjo ide? Doriva është një person i besimit, shumë i qetë. Ai më sjell ekuilibër, sepse unë jam shumë intensiv. Kur ai më thotë “ndalo pak”, është sepse vërtet jam në limit. Zabaleta ka profil shumë të ngjashëm me timin: i detajuar, intensiv, modern. Ai sjell përvojë të freskët nga fusha. Ne tre krijojmë një balancë shumë të mirë.

Duke qenë se ke punuar me Venger, Guardiola, Mançini, Tite… nga kush ke marrë më shumë? Më shumë kam mësuar nga ata me të cilët kam punuar çdo ditë, Mançini dhe Tite. Nga Guardiola mora shumë në menaxhim dhe ide. Nga Venger, kulturë dhe edukatë. Çdo trajner lë diçka.

Si është të ndash statusin e figurës më të njohur të Shqipërisë me Dua Lipën? Është mirë sepse unë humbas gjithmonë. Por imagjino çfarë lumturie do t’i japim Shqipërisë nëse shkojmë në Kupën e Botës. Do të jetë gëzim për shumë njerëz.

The post Mundësia e përballjes me Brazilin, Silvinjo: Në finale të Botërorit, jam tifoz me Shqipërinë appeared first on Albeu.com.

Silvinjo: Arritje historike kualifikimi në Play Off-in e Botërorit, të bëjmë ëndrrën realitet

10 December 2025 at 15:26

TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/ Shqipëria ka shkruar tashmë historinë, mungon vetëm një copë e vogël për të plotësuar më në fund enigmën më të bukur të viteve të fundit.

Vendi është plot entuziazëm, një komb që mund ta arrijë vërtet ëndrrën e tij të Kupës së Botës.

Vetë trajneri i ekipit kombëtar, Silvinjo, tregoi për këtë emocion në një intervistë për gianlucadimarzio.com.

“Pas tre pikëve që morëm në Serbi, gjërat ndryshuan dhe herën e parë që u kthyem në vend, tifozët na pritën me shumë entuziazëm. Jemi të lumtur që e nxjerrim në pah Shqipërinë nga një perspektivë tjetër: përtej vendit dhe plazheve, tani ka edhe futboll”, deklaroi trajneri i kombëtares shqiptare Silvinjo për gianlucadimarzio.com.

Një udhëtim i gjatë që kërkoi durim dhe shumë përkushtim: “Është vërtet një gjë e mrekullueshme në jetën time të udhëheq Shqipërinë. Kam një pasion për vendin, për njerëzit. Kemi qenë atje për tre vjet dhe po bëjmë një punë të shkëlqyer. Duhet t’i përgëzoj të gjithë lojtarët. Arritja në një fazë eliminatore të Kupës së Botës për herë të parë është një arritje e madhe. Pastaj do të luajmë për një vend në Botëror tre muaj para fillimit. Jemi të lumtur, por duhet të përgatitemi mirë.”

Trajneri i Shqipërisë nuk ka frikë dhe e di se mund të mbështetet edhe në shumëllojshmërinë e stileve të lojës të sjella nga lojtarë nga liga të ndryshme të huaja: “Ata janë një ekip shumë i organizuar në fushë, duhet ta them. Ka diçka evropiane tek ata, është një përzierje. Ne kemi marrë pak nga futbolli spanjoll, por edhe intensitetin e çmendur të futbollit britanik. Por Brazili është në gjakun tim; unë jam brazilian edhe si person. E lë veten të lirë dhe nuk ndalem.”

Periudha më e ngarkuar fillon nga tani deri në mars, pasi ekipet kombëtare do të duhet të qëndrojnë në kontakt me lojtarët e tyre. Por si mund të bëhet kjo? “Kam avantazhin që kam qenë atje për disa vite dhe kur mbërrita fillova një proces për t’u njohur me lojtarët. Jam shumë komunikues dhe në fakt, unë, Doriva dhe Pablo Zabaleta do të udhëtojmë në qytete të ndryshme për të pirë një kafe të këndshme me lojtarët dhe për të biseduar pak. Gjatë javës ata përgatiten për një ndeshje, pastaj zakonisht luajnë të dielën dhe unë jam atje të martën pasardhëse. Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me lojtarët, por edhe me klubet dhe nga janari duhet të fillojmë të punojmë me shumë kujdes. Po mendojmë të vizitojmë tre ose katër lojtarë në maksimum. Duam t’i shohim lojtarët në fushë sepse kjo është gjithmonë një metodë e mirë.”

/gj.m/a.f/

The post Silvinjo: Arritje historike kualifikimi në Play Off-in e Botërorit, të bëjmë ëndrrën realitet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndryshimi i madh nga ftesa e fundit e Silvinjos, vlerësimi i Anis Mehmetit shkon 10 milionë euro

By: V K
4 December 2025 at 14:24

Anis Mehmeti, është pikëpyetje më e madhe te Kombëtarja shqiptare. Trajneri Silvinjo nuk e fton nga vera e vitit 2023.

Fakt është se vlerësimi i tij, është rritur ndjeshëm dhe kjo mund të vërehet në tregun e “Transfermarkt”, që është i njohur për vlerat e tij.

Vlera e Mehmetit aktualisht ka kapur 10 milionë euro. Kur Silvinjo e kishte pjesë të skuadrës, ishte vetëm 1.2 milionë euro.

Prej dy sezonesh është lojtari më i rëndësishëm i Bristol Sitit, që po konkurron denjësisht në Championship. Vlera e 24-vjeçarit është më e larta në skuadër.

Interesant është fakti se janë 669 lojtarë në kategorinë e dytë për nga rëndësia e futbollit anglez, dhe Mehmeti mban vendin e 32-të.

Gjashtë asistime dhe po aq gola, bëjnë që të jenë ndër lojtarët më të spikatur në 18 javë.

Armando Broja me 14 milionë euro dhe Kristjan Asllani me 13 milionë euro, kryesojnë listën e lojtarëve të Kombëtares. Po aq sa Mehmeti, vlerësohet edhe Mirlind Daku, po ashtu kryefjalë e Rubin Kazan në Rusi.

The post Ndryshimi i madh nga ftesa e fundit e Silvinjos, vlerësimi i Anis Mehmetit shkon 10 milionë euro appeared first on Albeu.com.

Eros Grezda analizon Kombëtaren: Silvinjon nuk mund ta mbajmë, Duka e di që…

By: V K
29 November 2025 at 09:19

Eros Grezda, ka qenë padyshim një nga emrat më të komentuar në Kombëtaren tonë. I cilësuar si një nga futbollistët më të mirë dhe me më shumë kualitet që Kombëtarja ka pasur, Grezda u detyrua ta linte futbollin herët për shkak të dëmtimeve të shumta.

Në një rrëfim për “Panorama Sport”, ish-mesfushori ka folur për karrierën e tij, kohën e transferimit te Rejnxhërsi, si edhe për Kombëtaren dhe ecurinë e kuqezinjve në kualifikueset e Botërorit.

Nedim Bajrami po kalon pak a shumë të njëjtën situatë si ju te Rejnxhërs. Çfarë do t’i këshilloje atij në këtë moment

Rejnxhërs njësoj si Sëlltiku janë dy klubet me histori të madhe dhe e kanë presionin e madh. Presioni i madh do të thotë që çdo ndeshje duhet të fitojnë dhe duhet të fitojnë trofe. E pritshmëritë janë të larta nga çdo futbollist. Nuk është vetëm problemi i Eros Grezdës apo Nedim Bajramit, por ka edhe lojtarë të tjerë të huaj, të cilët nuk paraqiten mirë aty. Kanë vështirësi dhe në momentin që bëjnë një hap tjetër. Shkojnë në një skuadër tjetër, për shembull në të njëjtin nivel, por kampionati është i ndryshëm. Ata janë paraqitur shumë mirë. Këtë do të lidhja me disa gjëra. E para është presioni i madh nga bordi i klubit. Presioni i madh nga tifozët. Pastaj është një ligë shumë fizike dhe në aspektin fizik, mund ta quaja si ligën më të fortë në botë. Edhe nëse je lojtar teknik. Nëse je lojtar me cilësi tjera, do të kesh shumë të vështirë adaptimin edhe performancën atje. Kjo besoj që është njëra ndër shkaqet kryesore që shumë futbollistë kanë probleme në momentin që transferohen në këtë lloj kampionati ose në këtë lloj klubesh siç është Rejnxhërsi apo edhe të tjerat.

Në “Play Off” do të kemi Poloninë. Si e sheh këtë ndeshje dhe a shpresoje që të kishim ndonjë rival tjetër përballë?

Po mund të kishim më të lehtë mund të kishim edhe më të vështirë. Unë mendoj se Polonia është një kundërshtar relativisht aty-aty me ne edhe duhet gjithçka të përcaktohet nga lojtaret ose nga përgatitja e ndeshjes nga trajneri. Nuk kam dyshime në këto dy pika që do japin maksimum si stafi dhe lojtaret pastaj na duhet siç e thashë, fati na duhet. Por mbas Polonisë e kishim ndeshjen me Suedinë ose Ukrainën. Edhe kjo është ndeshje e rëndësishme. Më pas mund të jetë edhe Ukraina, që do të kishte një ko- mbëtare shumë serioze. Dhe unë personalisht do dëshiroja Ukrainën, pasi që do të kishim luajtur ndeshjen e finales në një stadium neutral. Por ta shohim. Besoj që të gjithë e dinë rëndësinë e ndeshjes, Po- lonia nuk është ajo skuadra që ka qenë më para. Ka edhe ajo krizat e veta, kështu që ne kemi mundësi të ardhshme që ta shfrytëzojmë këtë edhe të shohim pastaj finalen.

Si përfundim, a mendon se duhet t’i rinovohet kontrata Silvinjos pa marrë parasysh nëse shkojmë apo jo në Botëror?

Ajo që është çështje që Armando Duka e di dhe më pas duhet parë edhe ambicia. Të gjithë trajnerët domethënë kanë ambicie të mëdha dhe duhet ta shohim veten sa më lart në klubet dhe në kombëtarët më të larta. Ne jemi një kombëtare shumë serioze e kemi federatën tonë, e cila është shumë serioze, por nuk di se si mund ta mbajmë në qoftë se futemi në botëror ose pas Botërorit. Nuk e di se si mund ta mbajmë Silvinjon, sepse besoj që mund të ketë shumë oferta.

The post Eros Grezda analizon Kombëtaren: Silvinjon nuk mund ta mbajmë, Duka e di që… appeared first on Albeu.com.

Trajneri Armir Grima: Eliminatore perfekte për Shqipërinë, Mitaj xhevahir, Broja kthehet më i fortë

By: V K
21 November 2025 at 08:40

Armir Grima, trajneri i kombëtares shqiptare të femrave së fundmi ka dhënë një intervistë për “Panorama Sport”.

Ish-portieri i njohur është ndalur tek ecuria e skuadrës që ai drejton dhe rritja e nivelit të këtij sporti në vendin tonë.

Po ashtu, shkodrani komenton edhe arritjet e kombëtares së meshkujve e drejtuar nga Silvinjo. Ndër të tjera ai nuk harron as Superioren dhe në veçanti Vllazninë, ku thekson se shkodranët po luajnë një futboll cilësor, teksa shprehet me superlativa për Edi Martinin.

Duke e cilësuar si njeriun më të duhur që mund të dërgojë Vllazninë drejt fitimit të titullit kampion.

Grima, një fitore 3-0 kundër Qipros së fundmi për ekipin tuaj dhe Liga B e arritur. Krenar për vajzat e kombëtares kuqezi?

Absolutisht që po dhe besoj se e merituam triumfin me Qipron, kjo sepse ia komplikuam vetes punën. Pasi çdo gjë duhej të mbyllej që në ndeshjen e parë, ku po kryesonim 0-2 dhe u përmbysëm 3-2, megjithatë i tillë është futbolli. Dominuam në “Air Albania” duke fituar 3-0 e tashmë jemi në Ligën B, ku do kemi kundërshtarë akoma më të fortë në ndeshjet e marsit. Por, ne jemi gati të japim sërish më të mirën tonë dhe falë federatës dhe punës së këtyre vajzave kemi ecur përpara. Ka ende vend për përmirësim, por rritja është lehtë e dallueshme nga edicioni në edicion dhe kjo na motivon të përmirësohemi akoma më tepër çdo herë.

Po kombëtares së drejtuar nga Silvinjo, çfarë note do t’i vije për këto eliminatore?

Do thosha eliminatore në kufijtë e perfektes për Shqipërinë. Tashmë skuadra ka kaluar momentin disi të vështirë që erdhi pas europianit e po luan futboll bindës. Duke treguar veten në çdo fushë dhe ndaj çdo kundërshtari, ku Shqipëria nuk luan vetëm në mbrojtje siç jemi mësuar ta shohim, por ka guxim e di të shprehet në fushën e lojës. Them se kombëtarja ka arritur diçka historike me kualifikimin në “play off” të kualifikueseve të Botërorit e kam besimin se do tregojë cilësi edhe aty, pavarësisht kundërshtarit që do ketë përballë në muajin mars.

Një koment për shkodranët e kuqezinjve, Mitaj, Hysaj dhe Broja?

Jo vetëm këta 3 futbollistë, por të gjithë që zbritën në fushë besoj se treguan më së miri cilësitë e tyre. Me që u përmendën këta 3 në veçanti do të thosha se Mitaj është “xhevahir” i kombëtares sonë dhe këtë e tregojnë edhe vlerësimet nga specialistët ndërkombëtarë. Hysaj po ashtu është rikthyer në formën më të mirë, duket si një rini e dytë për të e për këtë me vjen shumë mirë. Ndërsa ndiej keqardhje për Brojën, nuk ka pasur fat me dëmtimet dhe shpresoj të rikthehet më i fortë se kurrë. Ai është një vlerë e padiskutueshme e kombëtares kuqezi.

The post Trajneri Armir Grima: Eliminatore perfekte për Shqipërinë, Mitaj xhevahir, Broja kthehet më i fortë appeared first on Albeu.com.

Silvinjo i lumtur pas shortit me Poloninë: I njohim mirë, nuk është humbje kjo që kemi bërë

By: V K
20 November 2025 at 15:28

Trajneri Silvinjo foli pas shortit, që i rezervoi Shqipërisë një përballje me Poloninë. Tekniku barazilian, njësoj si presidenti Armand Duka, u shfaq i lumtur.

I kënaqur?

“Sigurisht, si të gjithë këtu. Jemi të kënaqur. Kemi bërë një rrugëtim shumë të bukur, e merituar pjesëmarrja. Tani luhet. Të gjithë duhet të luajnë në 90 minuta. Në mars mund të ndodhë çdo gjë. Duhet përgatitur mirë gara. Ata na njohin mirë, edhe ne i njohim mirë ata. Para 3-4 vitesh kemi bërë disa ndeshje ndaj tyre.

Ajo është një kohë tjetër, flasim për vitin 2023. futbolli ecën shpejt. Ata kanë ndryshuar gjithçka, lojtarët dhe trajneri. Ka ndryshuar gjithçka. Pastaj edhe skuadra jonë ka ndyshuar shumë. Kjo lojë do shkojmë, do përgatitet gjithçka mirë. Është e vërtetë. Po vazhdojmë një rrugëtim aty dhe nuk është një humbje edhe kjo që kemi bërë”, u shpreh Silvinjo për “Klan TV”.

The post Silvinjo i lumtur pas shortit me Poloninë: I njohim mirë, nuk është humbje kjo që kemi bërë appeared first on Albeu.com.

Humbja me Anglinë, Silvinjo: Jemi ekip në rritje, sulmi bëri shumë mirë

By: armand
16 November 2025 at 21:48

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, foli për Tv Klan, pas humbjes 0-2 ndaj Anglisë. Tekniku kuqezi u shpreh se ishin 70 minuta të barabarta, ndërsa theksoi se është krenar për lojtarët e tij. Sipas tij, linja sulmuesi bëri shumë mirë, ndërsa theksoi se Shqipëria është një ekip në rritje. “Kemi bërë shumë mirë. Jam krenar për […]

The post Humbja me Anglinë, Silvinjo: Jemi ekip në rritje, sulmi bëri shumë mirë appeared first on BoldNews.al.

Sfida Shqipëri-Angli/ Nuk do jenë të gatshëm për ndeshjen e sotme, ja kë dërgon në tribunë trajneri Silvinjo

By: V K
16 November 2025 at 09:01

Mario Mitaj dhe Juljan Shehu, nuk do jenë të gatshëm për ndeshjen e sotme kundër Anglisë (18:00).

Dyshja është pikë fikse e formacionit, por duke qenë se kanë nga një karton të verdhë dhe një ndëshkim tjetër i mundshëm do sillte mungesën e tyre në play-off, trajneri ka vendosur mos i ketë të gatshëm.

Klisman Cake dhe Adrion Pajaziti, janë rikthyer të gatshëm për këtë duel, teksa në Andorra qëndruan në tribunë.

Veç Mitajt dhe Shehut, edhe Ajeti, Manaj e Bajrami kanë nga një karton të verdhë, ndaj sot nuk pritet të jenë në fushë.

Trajneri Sylvinho dje për mediat foli për rotacion në ekip.

The post Sfida Shqipëri-Angli/ Nuk do jenë të gatshëm për ndeshjen e sotme, ja kë dërgon në tribunë trajneri Silvinjo appeared first on Albeu.com.

Shpërthimi në dhomën e zhveshjes, Silvinjo komenton suksesin: Projekt që vetëm është rritur

By: M C
14 November 2025 at 17:16

Kombëtarja ka mundësinë që të ëndërrojë, për kualifikimin në Botërorin 2026. Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo e mbyllën në vendin e dytë Grupin K duke lënë pas Serbinë.

Tashmë shpresat do të luhen në fazën “play off”. Silvinjo shpërtheu në dhomën e zhveshjes, ndërsa skuadra po e priste. Festë legjitime nga braziliani, që e ka komentuar.

“Ishte një shpërthim emocionesh të pastra dhe të sinqerta. Sigurimi i një vendi në fazën play-off të Botërorit 2026 ishte rezultat i punës së palodhur të shumë njerëzve. Futbollistëve, stafit të trajnerëve, punonjësve dhe drejtuesve… të gjithëve që punuan për të njëjtin qëllim.

Një projekt që filloi pothuajse tre vjet më parë dhe që vetëm është rritur me kalimin e kohës.
Shumë i lumtur për këtë arritje historike. Forca Shqipëri”, shkruan Silvinjo.

Beteja e radhës do të jetë në mars. Shqipëria mëson këtë muaj se cili është kundërshtari i rezervuar për sfidën gjysmëfinale.

The post Shpërthimi në dhomën e zhveshjes, Silvinjo komenton suksesin: Projekt që vetëm është rritur appeared first on Albeu.com.

Shqipëria në play-off/ Silvinjo i detyruar të mos aktivizojë më të besuarit ndaj Anglisë, humbi edhe golashënuesin ndaj Andorrës

By: V K
14 November 2025 at 08:18

Kombëtarja shqiptare e futbollit, ka siguruar praninë në play-off të Botërorit 2026 dhe tashmë mund të mendojë e qetë për ndeshjet e marsit, pa u shqetësuar për sfidën përballë Anglisë.

Ndërsa për trajnerin Silvinjo, një zgjedhje duket e qartë, ajo e mos rrezikimit të futbollistëve që mund të pezullohen për gjysmëfinalen e play-off nëse ndëshkohen me karton të verdhë përballë ”tre luanëve”.

Mario Mitaj, Juljan Shehu dhe Rei Manaj, ishin të ndëshkuar me të verdhë që para ndeshjes së djeshme, pasi i kishin marrë ndaj Serbisë.

Ndaj Andorrës, erdhën edhe kartona të verdhë për Arlind Ajetin dhe Nedim Bajramin, me këtë të dytin i cili e mori për vonesa të kota loje.

Të pesë këta lojtarë, nëse ndëshkohen me karton të verdhë ndaj Anglisë, do të humbasin sfidën e parë në mars, ndaj është e qartë se për çdo trajner, do të ishte më e arsyeshme që t’i linte ata pushim në ndeshjen e të dielës.

Sigurisht, kjo mund të ndryshojë cilësinë e lojës së kuqezinjve, por duke mos pasur stresin e rezultatit, logjika dikton që Silvinjo të jetë i detyruar të mos rrezikojë më kot futbollistët në fjalë.

The post Shqipëria në play-off/ Silvinjo i detyruar të mos aktivizojë më të besuarit ndaj Anglisë, humbi edhe golashënuesin ndaj Andorrës appeared first on Albeu.com.

Silvinjo: Fitore për 9 milionë shqiptarë, Broja i mërzitur? Problem i tij, kjo është lojë grupi

By: V K
14 November 2025 at 07:56

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, doli para mediave pas triumfit minimal 1-0 ndaj Andorrës, një fitore që i garanton Shqipërisë vendin në fazën “play-off” të Botërorit 2026.

Braziliani u shfaq i qartë dhe realist në analizën e ndeshjes, duke theksuar se sfida ka qenë shumë më e vështirë sesa mund të dukej në letër.

Sylvinho u pyet nëse ndryshimet në formacion mund të ishin bërë më herët, por përgjigjja e tij ishte e prerë:

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, doli para mediave pas triumfit minimal 1-0 ndaj Andorrës, një fitore që i garanton Shqipërisë vendin në fazën “play-off” të Botërorit 2026.

Braziliani u shfaq i qartë dhe realist në analizën e ndeshjes, duke theksuar se sfida ka qenë shumë më e vështirë sesa mund të dukej në letër.

Sylvinho u pyet nëse ndryshimet në formacion mund të ishin bërë më herët, por përgjigjja e tij ishte e prerë:

 

 

Më tej, Sylvinho falenderoi futbollistët dhe tifozët për punën dhe mbështetjen e vazhdueshme:

“Duhet të festojnë të gjithë shqiptarët, në Shqipëri dhe jashtë. Jam shumë i lumtur për tifozët. Do t’i bëj edhe një telefonatë Hamdi Salihit, është një person që e kam shumë për zemër. Më gëzon fakti që kur eci rrugës, njerëzit më ndalojnë e më falënderojnë për punën”.

Sa u përket kundërshtarëve të mundshëm në “play-off”, Çekia, Sllovakia, Hungaria ose Skocia, trajneri tha se ekipi duhet të përgatitet pa humbur kohë:

“Tani po përcaktohet gjithçka dhe menjëherë do të mendojmë për ‘play-off’-in. Është një ndeshje teke: fiton, shkon përpara. Duhet të jemi gati fizikisht e mendërisht. Na duhen të gjithë lojtarët, edhe ata që sot ishin në tribunë”.

Sylvinho komentoi edhe aktivizimin e Tucit në minutat e fundit:

“Tucin e futa sepse na duhej të qetësonim lojën dhe të zotëronim topin. Ai është më shumë trekuartist, por mund të luajë edhe si sulmues i parë”.

The post Silvinjo: Fitore për 9 milionë shqiptarë, Broja i mërzitur? Problem i tij, kjo është lojë grupi appeared first on Albeu.com.

Silvinjo pas fitores ndaj Andorrës: Hera e parë në “play-off”, një natë e mrekullueshme

13 November 2025 at 23:46

TIRANË, 13 nëntor /ATSH/  Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, u shpreh entuziast për mediat pas fitores 0-1 ndaj Andorrës, që i siguroi Shqipërisë kualifikimin historik në “play off”-in e Botërorit 2026.

I pyetur për ndryshimet dhe mungesat e lojës, Silvinjo u përgjigj se ndryshimet nuk mund të bëheshin më parë.

“Ishte ndeshje e vështirë. Ne po rritemi, por nuk jemi Gjermania që shkon e fiton 6-0. Dikush thotë shko e u bë 6, por futbolli nuk është kështu”, tha Silvinjo

Ai kujtoi se edhe skuadra të mëdha kanë vuajtur kundër Andorrës.

“Anglia e ka mundur 1-0, Letonia barazoi, Serbia ishte 1-1 në pjesën e parë. Duhet t’i respektojmë.”

Silvinjo u shpreh se kualifikimi i parë në “play-off” është një natë e mrekullueshme.

“Unë akoma nuk e kam kuptuar që për herë të parë po shkojmë në “play-off”. Është një natë e mrekullueshme. Po pyesja si ishin të tjerët, pashë që dikush ishte i mërzitur, nuk e kuptoj pse”, tha ai.

Sipas tij, kjo natë duhet t’i përkasë vetëm festës.

“Duhet të festojnë të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit. Nuk ka ndodhur kurrë më parë”, u shpreh ai.

Trajneri rikujtoi paraqitjet pozitive të skuadrës në kualifikueset e Botërorit.

“Kemi humbur vetëm në Londër ndaj Anglisë. Nuk e di nëse ndonjëri nuk është i kënaqur, por për mua arritja e “play-off”-it me një ndeshje para fundit është diçka e jashtëzakonshme”.

Silvinjo tregoi se që tani nis puna për përgatitjen e skuadrës për sfidën e marsit.

“Nuk mendoja për “play-off”-in, tani fillojmë të mendojmë. Është ndeshje teke, pastaj vjen tjetra, gjithçka është e shpejtë. Duhet të fokusohemi te grupi”.

Ai vlerësoi të gjithë lojtarët, duke përmendur edhe ata që nuk patën minuta.

“Jam krenar për të gjithë. Më vjen keq për Pajazitin e Caken. Edhe ata që nuk luajtën janë pjesë e rrugëtimit”, tha ai

Për ndrrimet në pjesën e dytë, Silvinjo tha se, “Bajrami dhe Uzuni ishin shumë të rëndësishëm. Tuci hyri se kishim nevojë për mbajtje topi, mori 3-4 faulle. Ndaj u bë ai ndryshim”.

Silvinjo e mbylli prononcimin me një mesazh për tifozët.

“Tifozët meritojnë gjithçka. Kur njerëzit në Tiranë të thonë ‘faleminderit për punën’, kjo të jep forcë. Sonte është nata e tyre”, tha ai.

/gj.m/

The post Silvinjo pas fitores ndaj Andorrës: Hera e parë në “play-off”, një natë e mrekullueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zbulohen zgjedhjet e Silvinjos, ja dy lojtarët që do jenë në tribunë sot ndaj Andorrës

By: armand
13 November 2025 at 10:53

Kombëtarja kuqezi e ka si finale sfidën me Andorrën për ëndrrën e Botërorit. Mësohet se në tribunë sot do të jenë Klisman Cake dhe Adrion Pajaziti. Kjo për shkak se UEFA lejon vetëm 23 lojtarë të jenë të gatshëm për sfidën dhe në total Silvinjo ka 25 lojtarë në dispozicion. Kombëtarja shqiptare renditet aktualisht në vendin […]

The post Zbulohen zgjedhjet e Silvinjos, ja dy lojtarët që do jenë në tribunë sot ndaj Andorrës appeared first on BoldNews.al.

Silvinjo planifikon titullarët, balotazhe në mbrojtje dhe sulm, si pritet të rreshtohet Kombëtarja kundër Andorrës

By: V K
13 November 2025 at 08:36

Këtë të enjte, Kombëtarja shqiptare do të luajë në orën 20:45, në stadiumin “FAF” të Andorrës, ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Prej ditësh, kuqezinjtë janë grumbulluar në Barcelonë, aty ku Silvinjo ka pasur mundësi që të përgatisë ndeshjen e parafundit në grup, por ndoshta më të rëndësishmen për ecurinë e Kombëtares kuqezi.

Dilemat për rreshtimin natyrisht që kanë qenë të shumta, duke parë formën e lojtarëve, por Silvinjo duket se e ka ndarë mendjen për t’i besuar heronjve që luajtën në Serbi, me balotazhe në sulm e mbrojtje.

Kështu, Strakosha është në portë, i ndihmuar në mbrojtje nga Hysaj në të djathë e Mitaj në të majtë. Në qendër do të jetë Gjimshiti, ndërkohë që balotazh ka mes Ajetit e Ismajlit, me këtë të fundit më të avantazhuar.Në mesfushë, Shehu, Asllani dhe Laçi do të jenë në ndihmë të 3 sulmuesve.

Broja do të jetë titullar në të djathtë, ndërkohë që në të majtë ka balotazh mes Hoxhës e Uzunit. Në qendër të sulmit, do të jetë Manaj.

 

The post Silvinjo planifikon titullarët, balotazhe në mbrojtje dhe sulm, si pritet të rreshtohet Kombëtarja kundër Andorrës appeared first on Albeu.com.

❌
❌