Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit

31 December 2025 at 10:01

TIRANË, 31 dhjetor/ATSH/ Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në prag të festës së ndërrimit të viteve uron të gjithë komunitetin shqiptar të futbollit përmes një video-mesazhi për një vit sa më të mbarë.

Në një video-urim, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar shpreh mirënjohjen e tij për të gjithë ata që kontribuojnë çdo ditë që futbolli shqiptar të zhvillohet, ndërsa vlerëson vitin 2025 si historik për lojën tonë të bukur.

Në mesazhin e tij, Presidenti Duka përmend organizimet e suksesshme të FSHF-së, finalet e Euro U-17 dhe mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë, si edhe kualifikimin historik të Kombëtares shqiptare në fazën play-off të Botërorit 2026.

“Në prag të ndërrimit të viteve, dua t’i drejtohem të gjithë komunitetit të futbollit shqiptar për të shprehur mirënjohjen time të sinqertë për një vit që do të mbetet gjatë në kujtesën tonë.

Viti që po lëmë pas ka qenë një vit historik për futbollin shqiptar. Një vit ku puna, vizioni dhe përkushtimi u kthyen në rezultate konkrete. Në fushë, në organizim dhe në rritjen e gjithë sistemit tonë futbollistik”, tha ai.

“Shqipëria u konfirmua si një vend dhe partner i besueshëm për futbollin europian, duke pritur me sukses finalet e Kampionatit Europian U-17 dhe duke mikpritur për herë të parë në Tiranë Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Këto ngjarje treguan se futbolli ynë ka arritur një nivel të ri profesionalizmi dhe organizimi”, u shpreh Duka.

Duka nënvizoi se emocionet më të forta i dhuroi Kombëtarja, e cila për herë të parë në histori siguroi kualifikimin në fazën play-off të Botërorit 2026.

“Një arritje që na bëri krenarë dhe që dëshmon se ëndrrat e mëdha janë të arritshme kur punohet me seriozitet dhe besim. Uroj shumë që ky rrugëtim i bukur të kurorëzohet me kualifikimin për herë të parë në finalet e Botërorit”, tha Duka.

Presidenti i FSHF-së shtoi se “gjatë këtij viti kemi vijuar të investojmë në bazat e së ardhmes: në fëmijët dhe të rinjtë, në futbollin e vajzave, në infrastrukturë dhe në mbështetjen e klubeve. Futbolli shqiptar po rritet në numra, në cilësi dhe në ndikim shoqëror”.

“Dua të falënderoj nga zemra të gjithë ata që kontribuojnë çdo ditë në këtë rrugëtim: futbollistët, trajnerët, arbitrat, drejtuesit e klubeve, stafet teknike, administratën e FSHF-së, partnerët tanë, institucionet shtetërore, qeverinë shqiptare për ndihmën e madhe dhe mbështetjen e tyre”, tha Duka.

Në mbyllje të mesazhit, Duka shtoi se me këtë frymë pozitive, hyhet në vitin 2026 me ambicie të forta për të bërë akoma më shumë, për ta çuar më përpara futbollin shqiptar dhe me një ëndërr të madhe për të qenë pjesë Botërorit 2026.

/e.i/j.p/

The post Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Silvinjo për Playoff-in: Takime të tilla mund të vendosen nga episode

26 December 2025 at 12:57

TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo në një intervistë për “ESPN Brasil”, foli për mundësinë e artë që ka Shqipëria për të qenë në Botërorin 2026.

“Kjo mundësi është shumë e madhe për ekipin, Federatën dhe të gjithë vendin. Shortet kanë qenë të vështirë prej Europianit. Le të përballemi me këto sfida. Do të nisim nga janari duke ndjekur futbollistët tanë dhe disa takime nga afër”, tha Silvinjo.

Shqipëria do të ketë si kundërshtar në gjysmëfinalen e playoff-it Poloninë, më 26 mars në Varshavë, ky synohet fitorja, për të luajtur më pas më 31 mars me ekipin fitues të përballjes Ukrainë-Suedi. Sipas Silvinjo-s, takime të tilla mund të vendosen nga episode.

“E njohim mirë Poloninë pasi kemi luajtur kohët e fundit. Kanë ndryshuar trajner, por lojtarët janë të njëjtë, të një niveli të lartë. Ata janë në një periudhë rindërtimi, ndërsa ne jemi në një periudhë përmirësimi. Avantazhe apo disavantazhe? Është e vështirë të flasësh rreth kësaj. Janë 90 minuta lojë, por mund të vendoset gjithçka në pak sekonda. Futbollistët tanë janë mësuar me ndeshje të tilla të vështira. Do të mbështetemi te cilësitë që kemi”, tha Silvinjo.

/e.i/a.f/r.e/

The post Silvinjo për Playoff-in: Takime të tilla mund të vendosen nga episode appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trajneri Armir Grima: Eliminatore perfekte për Shqipërinë, Mitaj xhevahir, Broja kthehet më i fortë

By: V K
21 November 2025 at 08:40

Armir Grima, trajneri i kombëtares shqiptare të femrave së fundmi ka dhënë një intervistë për “Panorama Sport”.

Ish-portieri i njohur është ndalur tek ecuria e skuadrës që ai drejton dhe rritja e nivelit të këtij sporti në vendin tonë.

Po ashtu, shkodrani komenton edhe arritjet e kombëtares së meshkujve e drejtuar nga Silvinjo. Ndër të tjera ai nuk harron as Superioren dhe në veçanti Vllazninë, ku thekson se shkodranët po luajnë një futboll cilësor, teksa shprehet me superlativa për Edi Martinin.

Duke e cilësuar si njeriun më të duhur që mund të dërgojë Vllazninë drejt fitimit të titullit kampion.

Grima, një fitore 3-0 kundër Qipros së fundmi për ekipin tuaj dhe Liga B e arritur. Krenar për vajzat e kombëtares kuqezi?

Absolutisht që po dhe besoj se e merituam triumfin me Qipron, kjo sepse ia komplikuam vetes punën. Pasi çdo gjë duhej të mbyllej që në ndeshjen e parë, ku po kryesonim 0-2 dhe u përmbysëm 3-2, megjithatë i tillë është futbolli. Dominuam në “Air Albania” duke fituar 3-0 e tashmë jemi në Ligën B, ku do kemi kundërshtarë akoma më të fortë në ndeshjet e marsit. Por, ne jemi gati të japim sërish më të mirën tonë dhe falë federatës dhe punës së këtyre vajzave kemi ecur përpara. Ka ende vend për përmirësim, por rritja është lehtë e dallueshme nga edicioni në edicion dhe kjo na motivon të përmirësohemi akoma më tepër çdo herë.

Po kombëtares së drejtuar nga Silvinjo, çfarë note do t’i vije për këto eliminatore?

Do thosha eliminatore në kufijtë e perfektes për Shqipërinë. Tashmë skuadra ka kaluar momentin disi të vështirë që erdhi pas europianit e po luan futboll bindës. Duke treguar veten në çdo fushë dhe ndaj çdo kundërshtari, ku Shqipëria nuk luan vetëm në mbrojtje siç jemi mësuar ta shohim, por ka guxim e di të shprehet në fushën e lojës. Them se kombëtarja ka arritur diçka historike me kualifikimin në “play off” të kualifikueseve të Botërorit e kam besimin se do tregojë cilësi edhe aty, pavarësisht kundërshtarit që do ketë përballë në muajin mars.

Një koment për shkodranët e kuqezinjve, Mitaj, Hysaj dhe Broja?

Jo vetëm këta 3 futbollistë, por të gjithë që zbritën në fushë besoj se treguan më së miri cilësitë e tyre. Me që u përmendën këta 3 në veçanti do të thosha se Mitaj është “xhevahir” i kombëtares sonë dhe këtë e tregojnë edhe vlerësimet nga specialistët ndërkombëtarë. Hysaj po ashtu është rikthyer në formën më të mirë, duket si një rini e dytë për të e për këtë me vjen shumë mirë. Ndërsa ndiej keqardhje për Brojën, nuk ka pasur fat me dëmtimet dhe shpresoj të rikthehet më i fortë se kurrë. Ai është një vlerë e padiskutueshme e kombëtares kuqezi.

The post Trajneri Armir Grima: Eliminatore perfekte për Shqipërinë, Mitaj xhevahir, Broja kthehet më i fortë appeared first on Albeu.com.

FORMACIONI I MUNDSHËM/ Sylvinho nuk “heq dorë” nga Broja, braziliani nga “halli” ndryshon rreshtimin ndaj Anglisë

By: M C
15 November 2025 at 16:05

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e fundit në këto kualifikuese ndaj Anglinës. Përballje kjo që do të zhvillohet në “Air Albania” në orën 18:00.

Një takim ku pavarësisht se kuqezinjtë janë kualifikuar në “Play-Off” për herë të parë në histori në një Kupë Bote, sërish do të tentojnë rezultat pozitiv, që mund t’i ndihmonte të ngjiteshin në kualifikimin e FIFA-s.

Por për duelin me “Tre Luanët”, Sylvinho është i “detyruar” të bëjë shumë ndryshime. Kjo pasi siç dihet janë 5 futbollistë me kartonë dhe nëse ndëshkohen ndaj Anglisë do të humbisnin duelin e “Play-Off”.

Për këtë braziliani do të ulë në stol të rrezikuarit, ndërsa titullarë pritet ta nisin disa nga futbollistët që ishin në stol ndaj Andorrës. Timonieri i Kombëtares pavarësisht paraqitjeve jot ë mira të Armando Brojës, vazhdon ta vendosë në 11-she.

FORMACIONI I MUNDSHËM:

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj, Laçi, Asllani, Berisha, Broja, Daku, Uzuni. Trajner: Sylvinho.

The post FORMACIONI I MUNDSHËM/ Sylvinho nuk “heq dorë” nga Broja, braziliani nga “halli” ndryshon rreshtimin ndaj Anglisë appeared first on Albeu.com.

Sulmuesi Seferi realizon dopietë në Turqi

7 November 2025 at 21:51

TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ Sulmuesi Taulant Seferi ishte protagonist në fitoren 5-0 të Bodrumspor ndaj Istanbulspor. Futbollisti Seferi, realizoi një dopietë, ndërsa Bodrumspor fitoi me rezultatin 5-0 ndaj Istanbulspor.

Seferi mposhti portierin me një goditje të bukur në fundin e pjesës së parë. Ndërsa në pjesën e dytë, sulmuesi i Shqipërisë futi topin në mesfushë dhe finalizoi golin.

Seferi është në kuotën e nëntë golave te Liga e Parë turke, si dhe regjistron katër asistime.

Edhe pse po kalon një formë të mirë, Seferi nuk u përzgjodh nga trajneri Silvinjo për sfidat e kuqezinjve për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Anglisë.

/e.i/a.f/r.e/

The post Sulmuesi Seferi realizon dopietë në Turqi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha gol në Serie A në ndeshjen ndaj Fiorentinës

2 November 2025 at 16:22

TIRANË, 2 nëntor/ATSH/ Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Medon Berisha ka realizuar një gol me Leçen, në transfertën e Firences ndaj Fiorentinës.

Pas një topi të krosuar nga Tete Morente, Berisha u tregua i saktë nga brenda zonës, duke çuar topin në rrjetë.

Për Berishën, ky është goli i dytë në këtë sezon, pas atij të shënuar ndaj Udineses.  Gjithashtu, Medon Berisha gjithashtu, numëron edhe një asist.

/e.i/a.f/

 

The post Berisha gol në Serie A në ndeshjen ndaj Fiorentinës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Yessssssss!”/ Bebe Rexha feston me emocion fitoren e Shqipërisë ndaj Serbisë

By: Elva
12 October 2025 at 10:12

Këngëtarja me famë botërore dhe me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka reaguar plot emocion pas fitores së madhe të Kombëtares shqiptare ndaj Serbisë në ndeshjen historike të zhvilluar në Leskovac. Në një postim në Instagram Story, artistja ka ndarë një moment nga ndeshja duke shkruar vetëm një fjalë që përmbledh gjithë entuziazmin e saj: “Yesssssssssss […]

The post “Yessssssss!”/ Bebe Rexha feston me emocion fitoren e Shqipërisë ndaj Serbisë appeared first on BoldNews.al.

Kombëtarja shqiptare niset sot drejt Serbisë, Silvinjo planifikon formacionin

By: V K
10 October 2025 at 09:46

Kombëtarja luan të shtunën ndeshjen më të rëndësishme për kualifikueset e Botërorit 2026, ku përballë do të ketë Serbinë.

Sfida e shumëpritur për të dyja skuadrat, do të zhvillohet në stadumin e Leskovcit, duke nisur nga ora 20:45.

Silvinjo ka zhvilluar pasditen e djeshme stërvitjen e fundit në Tiranë, teksa sot skuadra ka lënë Shqipërinë, për t’u zhvendosur në Nish, aty ku edhe do të qëndrojnë të grumbulluar për sfidën.

Pasditen e sotme, do të zhvillohet seanca e fundit stërvitore në Serbi dhe konferenca për shtyp e trajnerit, teksa braziliani tashmë duket se e ka ndarë mendjen për formacionin e mundshëm që pritet të zbresë në fushë mbrëmjen e së shtunës.

The post Kombëtarja shqiptare niset sot drejt Serbisë, Silvinjo planifikon formacionin appeared first on Albeu.com.

Shqipëria nis sot përgatitjet me një test ndaj Gjibraltarit, synimi është Letonia

By: V K
4 September 2025 at 09:42

Këtë të enjte, Kombëtarja shqiptare, do të zbresë në fushë për të zhvilluar një miqësore kundër përfaqësueses së Gjibraltarit, në atë që do të jetë ndeshja e parë për këtë grumbullim.

Ky duel do të shërbejë si një provë përpara përballjes zyrtare ndaj Letonisë, e planifikuar për datën 9 shtator në stadiumin “Air Albania”.

Trajneri Silvinjo, ka shfrytëzuar ditët e përgatitjeve në Malaga, Spanjë, për të parë nga afër formën e lojtarëve dhe për të ndërtuar një ide më të qartë mbi formacionin titullar për sfidën e ardhshme.

Stërvitja përmbyllëse është zhvilluar ditën e djeshme, ku tekniku brazilian ka testuar skemat dhe lojtarët që pritet të aktivizohen sot.

Skema e mundshme për miqësoren

Duke pasur parasysh rëndësinë e ndeshjes ndaj Letonisë, pritet që në përballjen me Gjibraltarin të ketë hapësira për futbollistët që kanë pasur më pak minuta në ndeshjet e fundit.

Portieri Thomas Strakosha, i cili po shkëlqen në kampionatin grek, mund të nisë titullar, ndërsa në stol si alternativë pritet të jetë Mario Dajsinani.

Në mbrojtje, qendra do të përbëhet nga dyshja Kumbulla-Gjimshiti, me Balliun në krahun e djathtë dhe Alijin në të majtë. Në mesfushë, pritet të luajnë Berisha, Shehu dhe Asllani, ndërsa në repartin ofensiv, Daku pritet të jetë në qendër, me Bajramin dhe Hoxhën në krahë.

Debutim ndaj një kundërshtari të panjohur

Për herë të parë në historinë e saj, Shqipëria do të përballet me Gjibraltarin. Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Europa Point” në orën 18:00, një ambient i ri për kuqezinjtë që kërkojnë të marrin sinjale pozitive përpara sfidës vendimtare në Tiranë.

Lëvizjet e skuadrës

Grupi është mbledhur që prej disa ditësh në Spanjë, ku janë zhvilluar përgatitjet intensive. Udhëtimi drejt Gjibraltarit do të kryhet sot përpara ndeshjes, ndërsa pas përfundimit të saj, skuadra do të rikthehet në hotel për t’u pushuar dhe nesër do të kthehet në kryeqytet, ku do të nisin menjëherë përgatitjet për ndeshjen ndaj Letonisë.

The post Shqipëria nis sot përgatitjet me një test ndaj Gjibraltarit, synimi është Letonia appeared first on Albeu.com.

Miqësorja me Gjibraltarin, trajneri Silvinjo dhe Kumbulla: Nesër luajmë për fitore, ta shijojmë këtë ndeshje

3 September 2025 at 19:14

TIRANË, 3 shtator /ATSH/ Në prag të sfidës miqësore kundër Gjibraltarit, që Kombëtarja do të luajë nesër në stadiumin “Europa Point” në orën 18:00, trajneri Silvinjo dhe mbrojtësi Marash Kumbulla dolën në një konferencë zyrtare për media.

Trajneri Silvinjo tha se skuadra është përgatitur maksimalisht për ndeshjen e nesërme për të marrë një rezultat pozitiv. Ai foli ndër të tjera edhe për largimin e Adrian Bajramit nga Kombëtarja, mungesat dhe afrimet e reja në skuadër si Shpendi, Kacurri dhe Çokaj.

Gjendja e skuadrës?

“E dimë që do të luajmë kundër Letonisë në shtëpi. Duhet të përgatitemi shumë mirë për atë ndeshje. Letonia është skuadër shumë e fortë, është ekip fizik, i organizuar mirë. Për pyetjen që i bëtë Marashit që vuajtëm në mbrojtje ndeshjen e parë, dua të them që vuajtëm si ekip edhe në pjesën e parë. Jemi duke u përgatitur, është një ndeshje e vështirë që kemi përpara. Kur kemi lojtarë që të mungojnë, e bën punën më të vështirë, por e tillë është puna në Kombëtare. Unë kam punuar tre-katër vite me Brazilin dhe i ndodh kujtdo. Duhet të përgatitesh dhe të kesh opsione të mira. Jemi shumë të lumtur me lojtarët që kemi dhe do të bëjmë më të mirën”, tha Silvinjo.

I pyetur për Adrian Bajrami? trajneri tha “ne kemi plotësuar listën e madhe të lojtarëve që në datën 17 gusht dhe gjatë këtyre dy javëve nuk kemi pasur asnjë përgjigje nga klubet e secilit lojtar. Pas konferencës për shtyp të datës 29 kur publikuam edhe listën, nuk pati ndonjë ndryshim. Më pas, një ditë më vonë më telefonuan nga Federata dhe më thanë që Adrian Bajrami ka zgjedhur të përfaqësojë Kombëtaren e Zvicrës. Kam folur rreth 30 minuta në telefon me të. Nuk kam shumë gjëra për të thënë, kjo është një situatë që ndodh kudo nëpër botë. Edhe gjatë kohës që kam qenë në Kombëtaren e Brazilit, kanë qenë dy-tre lojtarë që ishin mes Brazilit dhe Italisë. Kjo është e vërteta. I uroj gjithë të mirat dhe shumë fat lojtarit”.

A do të luani me të njëjtët lojtarë të cilët do të luajnë ndoshta edhe ndaj Letonisë?

“Kur punon në një ekip kombëtar, ndodh që përgatitesh për 23-24 lojtarë dhe pastaj mund të presësh që një apo disa lojtarë të dëmtohen. Jam i kënaqur me lojtarët të cilët kanë ardhur: Kacurri, Çokaj, Shpendi. Shikoj që në momentin që kanë ardhur, kanë ardhur ta shijojnë realisht kombëtaren dhe ndihen krenarë dhe të lumtur që luajnë me ne. Dua të them që janë dy ndeshje të ndryshme të dyja, një ndeshje miqësore dhe më pas një ndeshje e rëndësishme për rezultat. E kam thënë dhe më parë që nuk besoj në ndeshje miqësore, pasi çdo ndeshje duhet të përgatiten për të pasur rezultat të mirë dhe për të arritur fitore. Duhet të bëjmë më të mirën e mundshme në këtë rast, të përgatitemi mirë. Është ndeshje e rëndësishme dhe do duhet të punojmë shumë mbi të. Për momëntin po mendoj për të gjithë lojtarët që kam dhe jo për lojtarët me të cilët do të luaj. Pas ndeshjes së nesërme, do fillojmë të mendojmë për 11-shen e Letonisë. Sot na erdhi edhe portieri Simon Simoni, i cili do të zëvendësojë Elhan Kastratin. Ai kishte një problem fizik, ne e dinim por donim ta testonim. U bë pjesë e ekipit, zhvilluam një stërvitje, por ai nuk ishte në 100% e tij. Ftuam Simonin, tek i cili besoj shumë. Simoni ishte edhe pjesë e eksperiencës së mrekullueshme në Europian vitin e kaluar”, tha Silvinjo.

Gjendja e Armando Brojës? 

“Broja është mirë, nuk ka asnjë problem. Ai e di që duhet të luajë sa më shumë. Është lojtar i ri dhe duhet të jetë vazhdimisht në fushë. Të ndihmojë ekipin dhe të fitojë eksperiencë. Është transferuar në një ekip të ri. Është brenda të njëjtit shtet, por sigurisht është një jetë e re, klub i ri, metodologji e re loje. Ka luajtur dhe një ndeshje 64 minuta. Edhe ai e di që kjo nuk është maksimumi i tij, por që sigurisht është duke u përmirësuar vazhdimisht dhe po ndihet mirë. Ka marrë pjesë në çdo stërvitje normalisht. Është në gjendje optimale”, u shpreh trajneri kombëtares.

Presion për ndeshjen me Letoninë? 

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme. Nuk jemi të shqetësuar për trysninë, janë mësuar edhe lojtarët. Duhet të themi të vërtetën, është ndeshje vendimtare me Letoninë. Por më e rëndësishme është të përgatitësh ndeshjen. Duhet ta përballosh, të luash mirë, të bësh më të mirën, plus nuk kemi asnjë shans tjetër. Lojtarët e dinë, ne e dimë. Ne jemi mësuar të luajmë nën trysni, e përsërit që edhe lojtarët nuk kanë probleme. E kuptojmë sa e rëndësishme është ndeshja e radhës”, tha Silvinjo.

E ke ndihmuar Bajramin kur ishte i dëmtuar te Benfica. A ndihesh fajtor për largimin e Bajramit nga Kombëtarja?

“Jo, nuk ndihem fajtor. Gjithmonë mundohem të bëj më të mirën për grupin dhe ekipin. Kam një staf shumë të mirë , me të cilin punoj vazhdimisht për lojtarët. Dy vite më parë, më kujtohet, është një eksperiencë interesante. Unë një brazilian, flisja në gjuhën portugeze me një shqiptar. Asokohe, ai kishte pak probleme. Nuk luante shumë te Benfica. Jemi munduar ta mbështesim dhe i është bashkuar kombëtares në momente të caktuara, së fundmi edhe në qershor. Madje kemi folur edhe për elemente taktike me Bajramin, por këto mbeten private. Pas vendimit të tij, kam folur 30 minuta në telefon. Mbetet private. E kam përjetuar këtë gjë më parë edhe kur kam qenë pjesë e Brazilit. I uroj suksese lojtarit, por nuk ndihem në faj”, tha trajneri.

Ndeshja me Gjibraltarin, kush është synimi?

“Ne punojmë të gjithë bashkë në Federatë. Unë i kushtoj shumë kohë punës time aty. Kemi rreth 4 muaj që kemi diskutuar mbi kundërshtarin e mundshëm në këtë ndeshje miqësore. Por sigurisht fjala e fundit i takon Presidentit, që sigurisht na ka ndihmuar shumë. Çdo gjë ka qenë shumë në rregull. Është e vështirë të përgatitesh për një ndeshje miqësore kur pak ditë më pas do të luash ndeshje zyrtare. Por në këtë rast kemi pasur një benefit të vogël, sepse kemi dy ditë më tepër për të rikuperuar pas ndeshjes miqësore. Jemi shumë të lumtur. Futbolli duhet shijuar, çdo ndeshje dhe çdo sfidë është e vështirë. Nuk besoj te ndeshjet miqësore, pasi në çdo ndeshje ka rëndësi rezultati. Në fushë gjithmonë duhet të japësh më të mirën”, u shpreh Silvinjo.

Një rezultat negativ në ndeshjen ndaj Gjibraltarit, a do të reflektojë te sfida me Letoninë?

“Siç e thashë edhe më përpara, ndaj unë nuk besoj në ndeshje miqësore sepse në 90 minuta duhet të luash, të performosh mirë dhe rëndësi ka edhe rezultati dhe të japim më të mirën. Nuk besoj që diçka që nuk shkon mirë në një ndeshje të ndikojë te ndeshja tjetër sepse unë pres shumë nga lojtarët e mi. Ka edhe lojtarë të rinj të cilët unë dua t’i shoh, pasi nuk kanë luajtur shumë minuta me ne. Pse jo, në aspektin individual por edhe në atë të qenit pjesë e skuadrës. Unë dua që ata ta shijojnë dhe të japin më të mirën e mundshme dhe pse jo të shikojnë edhe një mundësi që në varësi të performancës, dikush të jetë edhe titullar për ndeshjen me Letoninë. Nuk e kemi vendosur 11-shen e Letonisë. Është një ndeshje e vështirë, por një mundësi e mirë për të gjithë që të bëjnë më të mirën e tyre. Lojtarët ta shijojnë ndeshjen”, tha ai.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, mbrojtësi kuqezi tha se skuadra ka analizuar gabimet që janë bërë në ndeshjet e mëparshme. Ndër të tjera, Kumbulla tha se është gjithmonë gati nëse trajneri vendos t’i japë minuta.

Largimi i Adrian Bajramit nga Shqipëria?

“Ekipi është mirë. Secili bën zgjedhjet e veta. Ne mendojmë për grupin që jemi këtu dhe lojtarët që luajnë me Shqipërinë”, tha Kumbulla.

A janë marrë masa të përmirësojmë gabimet që kemi bërë në mbrojtje më parë?

“I kemi parë videot, kemi analizuar gabimet që kemi bërë në ndeshjen me Letoninë dhe Serbinë. Do t’i përmirësojmë. Kemi pasur kohë të punojmë këto ditë në Malaga”, u shpreh Kumbulla.

A e mendon ndeshjen me Gjilbraltarin si një mundësi për të fituar vendin e titullarit?

“Jam gjithmonë gati për Shqipërinë. Kombëtarja është e të gjithëve. Të gjithë duan të luajnë për kombëtaren. Unë jam në dispozicion të trajnerit, ekipit”, tha Kumbulla.

Më 9 shtator në ora 20:45, Shqipëria do të luajë në “Air Albania” ndeshjen e radhës ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026. /j.p/

The post Miqësorja me Gjibraltarin, trajneri Silvinjo dhe Kumbulla: Nesër luajmë për fitore, ta shijojmë këtë ndeshje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndeshja miqësore me Gjibraltarin dhe kualifikuesja me Letoninë, Sylvinho publikon listën e Kombëtares

By: gaze tare
29 August 2025 at 10:44

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka publikuar listën me lojtarët e grumbulluar për dy sfidat e shtatorit. Shqipëria do të luajë me Gjibraltarin një duel miqësor më 4 shtator në orën 18:00, në “Europa Point Stadium” të Gjibraltarit, ndërsa pas 5 ditësh do të presë në “Arenën Kombëtare” Letoninë, në sfidën e vlefshme për Kualifikueset e Botërorit 2026.

Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho ka zbardhur edhe listën me emrat e futbollistëve që do ketë të gatshëm në këto duele, sidomos për atë në Tiranë. Seanca e parë stërvitore do të zhvillohet më 1 shtator.

Grumbullimi i Kombëtares do të nisë të hënën, më 1 shtator, në Malaga, ku kuqezinjtë do të përgatiten për ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit, e cila do të luhet më 4 shtator në stadiumin “Europa Point”, në orën 18:00.

Më pas, më 5 shtator, Kombëtarja do të rikthehet në Tiranë për të vijuar përgatitjet në kuadër të ndeshjes kualifikuese ndaj Letonisë, që do të zhvillohet më 9 shtator, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.

Në Grupin K të Kupës së Botës 2026, Shqipëria me pesë pikë pas katër ndeshjeve mban vendin e dytë, katër më pak se Anglia kryesuese. Serbia me katër pikë mban vendin e tretë, por serbët kanë dy ndeshje të luajtura më pak se tanët.

Lista e plotë:

Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Mario Dajsinani

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Adrian Bajrami, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Ernest Muçi, Jasir Asani

Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku

The post Ndeshja miqësore me Gjibraltarin dhe kualifikuesja me Letoninë, Sylvinho publikon listën e Kombëtares appeared first on iconstyle.al.

U cilësua si “Modriç shqiptar”, talenti i Kombëtares pranë transferimit në Emiratet e Bashkuara Arabe

By: S SH
30 June 2025 at 19:25

Feta Fetai me shumë mundësi do të largohet nga Lokomotiva e Zagrebit. Talenti i Kombëtares shqiptare është gati që të mbyllë aventurën e tij në Kroaci, për të nisur një të re jashtë Evropës.

Bëhet me dije se mesfushori 20-vjeçar është shumë pranë kalimit në Emiratet e Bashkuara Arabe. Emri i ekipit me të cilin do të firmosë Fetai nuk është bërë publik, por gjasat janë të mëdha që ky transferim të ndodhë.

Kujtojmë se Fetai ka kontratë më Lokomotivën e Zagrebit deri në vitin 2027. Gjithashtu, ai cilësohet si një nga më të talentuarit nga trajneri i Shpresave, Alban Bushi, i cili ka etiketuar si “Modriç shqiptar”.

The post U cilësua si “Modriç shqiptar”, talenti i Kombëtares pranë transferimit në Emiratet e Bashkuara Arabe appeared first on Albeu.com.

ZYRTARE / “Udhëtimi im mbaron këtu”, mbrojtësi i Kombëtares njofton largimin

By: S SH
30 June 2025 at 15:01

Ardian Ismajli nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Empolit. Mbrojtësi shqiptar ka njoftuar ditën e sotme largimin e tij nga klubi italian, me të cilët kaloi 4 vitet e fundit të karrierës.

Kujtojmë se Ismajli u transferua nga Spezia te Empoli në gusht të vitit 2021 për shumën e 2 milionë eurove. Vlen të përmendet se mbrojtësi 28-vjeçar e ka mbajtur veshur fanellën e Empolit në 106 ndeshje.

Postimi i Ardian Ismajli:

Të dashur tifozë të Empolit, pas 4 vitesh udhëtimi im mbaron këtu, në këto 4 vite që nga dita e parë u ndjeva si në shtëpi ku u rrita si lojtar dhe akoma më shumë si person. Falënderoj presidentin Fabrizio Corsi, zëvendëspresidenten Rebeça Corsi, të gjithë punonjësit, tifozët, qytetin dhe të gjithë shokët e ekipit. Kjo nuk është një lamtumirë, por vetëm një përshëndetje. Juaj ISMA 34.

View this post on Instagram

A post shared by Ardian Ismajli (@aismajli34)

The post ZYRTARE / “Udhëtimi im mbaron këtu”, mbrojtësi i Kombëtares njofton largimin appeared first on Albeu.com.

Rubin Kazani e bën milioner Mirlind Dakun me kontratën e re që ia ka ofruar

By: S SH
24 June 2025 at 21:09

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, është në negociata me Rubin Kazanin për rinovimin e kontratës, pasi klubi rus dëshiron ta mbajë atë në skuadër edhe për vitet e ardhshme.

Pas dështimit të transferimit të tij te Zenit Shën Petersburgu, tani Rubin Kazani ka paraqitur një ofertë të re për Dakun, duke i propozuar kontratë afatgjatë deri në vitin 2029.

Aktualisht, Daku ka kontratë me klubin rus deri në verën e vitit 2025 dhe përfiton një pagë vjetore prej 700 mijë eurosh.

Me marrëveshjen e re, paga e tij pritet të rritet në 1 milion euro në vit. Argjentinasi Valentin Vada dhe rusi Aleksey Gritsaenko janwë aktualisht më të paguarit, por Daku pritet t’i barazojë.

Bisedimet po ecin drejt përfundimit pozitiv, pasi te Rubin Kazani vlerësojnë lart kontributin e Dakut, i cili sezonin e kaluar shkëlqeu me 15 gola dhe 8 asistime në 26 ndeshje të luajtura në kampionat.

27-vjeçari iu bashkua Rubin Kazanit në verën e vitit 2023, pasi u transferua nga skuadra kroate e Osijekut.

The post Rubin Kazani e bën milioner Mirlind Dakun me kontratën e re që ia ka ofruar appeared first on Albeu.com.

Shqipëria U-15 fiton miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut, vendos dopieta e Xhemalit

By: S SH
24 June 2025 at 14:32

Kombëtarja shqiptare U-15 fitoi ndeshjen e dytë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut me rezultatin 2-0. Kuqezinjtë dominuan takimin e zhvilluar në stadiumin “Skënderbeu”, ndërsa protagonist ishte Mattia Xhemali, autor i të dy golave të fitores.

Trajneri Armand Dama e nisi sfidën me këtë formacion titullar: Marsid Hoxha (GK), Aendi Cekrezi, Joart Mile, Alesio Gjergji, Fabio Hyseni, Sebastian Sina, Haxhi Rrena (C), Klevis Basha, Mattia Xhemali, Rijad Syla dhe Kevin Rroci.

Shqipëria e nisi ndeshjen në sulm që në minutat e para dhe pas disa rasteve të mira, zhbllokoi rezultatin në minutën e 16-të me Xhemalin. Kuqezinjtë nuk e ulën ritmin dhe shënuan edhe golin e dytë, sërish me Xhemalin, në minutën e 32-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0.

Në pjesën e dytë, Shqipëria administroi avantazhin dhe kontrolloi lojën. Trajneri Dama u dha mundësinë edhe lojtarëve të tjerë, duke aktivizuar Vajushin, Dybelin, Buckan, Hakajn, Mecon dhe Danin.

Në fund, takimi u mbyll me fitoren e Shqipërisë 2-0.

The post Shqipëria U-15 fiton miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut, vendos dopieta e Xhemalit appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Iu kufizua minutazhi me kombëtaren, lojtari përfundon në Emiratet e Bashkuara

By: S SH
24 June 2025 at 13:53

Kombëtarja shqiptare u ndal në dy barazime në dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të Botërorit. Kuqezinjtë barazuan në fillim me Serbinë pa gola, pas pak ditësh ndaj Letonisë me shifrat 1-1.

Ajo që ishte e çuditshme ishte minutazhi i kufizuar për Nedim Bajramin. Mesfushori i Rangers zhvilloi në të dyja ndeshjet vvetëm 50 minuta, duke mos arritur të bëhej protagonist.

Së fundmi, Bajrami ka ndarë në “Instagram Story” një fotografi ku ndodhet në Emiratet e Bashkuara, në Dubai. Mesfushori kuqezi shihet duke shijuar pushimet në një gradaçelë shumëkatëshe.

The post FOTO/ Iu kufizua minutazhi me kombëtaren, lojtari përfundon në Emiratet e Bashkuara appeared first on Albeu.com.

E BUJSHME/ Rey Manaj gjen ekipi të ri, pranë kalimi te rivalët e Superligës

By: S SH
21 June 2025 at 19:25

Destinacioni i ri i Rey Manaj nuk është përcaktuar, edhe pse është mbyllur sezoni 2024-2025. E ardhmja e sulmuesit të Kombëtares sonë ka marrë trajtën e një operacioni me disa “të panjohura”, por raportimet e fundit nga mediat turke ka hedhur “dritë”.

Ekipi i Samsunspor e mbylli sezonin e shkuar në Superligë në vendin e 3-të, ku do të marrë pjesë në Kupat e Evropës.

Por kjo nuk është e gjitha. Ata kanë hedhur “grepat” drejt Manaj dhe janë të gatshëm të bindin sulmuesin.

Eksperienca e Rey në kampionatit turk është një “armë” shtesë, tregues se bomberi kuqezi i ka dhënë provat në këtë ligë me skuadrën e Sivasspor.

Tashmë pritet se çfarë do ndodh në ditët në vijim, nëse do të ketë lëvzije konkrete. Aktualisht Manaj ndodhet në Jug të Shqipërisë, teksa po shijon pushimet.

The post E BUJSHME/ Rey Manaj gjen ekipi të ri, pranë kalimi te rivalët e Superligës appeared first on Albeu.com.

Jugu i Shqipërisë destinacioni i preferuar, dy futbollistët e kombëtares shijojnë bregdetin së bashku (FOTO)

By: S SH
21 June 2025 at 15:49

Teksa sezoni futbollistik ka përfunduar përveç Botërorit të Klubeve, shumë prej lojtarëve kanë nisur pushimet. Gjithashtu edhe shumë prej lojtarëve të Kombëtares shqiptare po pushojnë në vende bregdetare.

Dy prej tyre Mirlind Daku dhe Juljan Shehu, të cilët kanë zgjedhur t’i kalojnë pushimet nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Sulmuesi i Rubin Kazan dhe mesfushori i Widzew Lodz, aktualisht ndodhen në bregdetin shqiptar në Jalë.

Është vetë Mirlind Daku që ka shpërndarë një fotografi së bashku me Juljan Shehun. Të dy lojtarët ishin thirrur nga Sylvinho në dy ndeshjet e fundit të kombëtares ndaj Serbisë dhe Letonisë.

The post Jugu i Shqipërisë destinacioni i preferuar, dy futbollistët e kombëtares shijojnë bregdetin së bashku (FOTO) appeared first on Albeu.com.

VIDEO / Fantastike për dy futbollistët e Kombëtares, fitojnë titullin kampion në Itali

By: S SH
21 June 2025 at 11:31

Lucas Çekrezi dhe Rikardo Sheji kanë arritur të shpallen kampionë në Itali në kampionatin e 17-vjeçarëve.

Futbollistët e Kombëtares U-17 kanë ngritur lart trofeun e titullit, duke “vulosur” kështu një sezon fantastik me Torinon, madje duke festuar edhe me flamurin shqiptar.

Fitorja e fundit ndaj Milan me rezultatin e përgjithshëm 5-3 bëri që torinezët të hapnin “shampanjën” dhe Cekrezi si kapiteni i ekipit të ngrinte lart trofeun.

Padiskutim festa për ta është e gjitha legjitime dhe tashmë dy talentët shqiptarë kanë shkruar emrin e tyre me “germa” të arta në historinë e futbollit italian.

Kujtojmë se Çekrezi në këtë sezon ka luajtur me Torinon në 22 ndeshje, duke qenë në fushë për 1.791 minuta, ndërsa Sheji ka qenë protagonist në 20 sfida, ku ia ka dalë të shënojë 2 gola dhe të dhurojë edhe 2 asiste.

The post VIDEO / Fantastike për dy futbollistët e Kombëtares, fitojnë titullin kampion në Itali appeared first on Albeu.com.

Gjigantët anglezë kërkojnë yllin e Kombëtares, gati transferimi në Angli

By: S SH
20 June 2025 at 20:07

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Arbër Hoxha është gati të bëjë hapin e madh në karrierën e tij. Aktualisht është në pronësi të Dinamo Zagreb, por e ardhmja e 26-vjeçarit mund ntë përfundojë në Angli.

Marrëdhënia e tij me trajnerin Sergej Jakiroivic është e ngushtë edhe pse ai nuk është më në “timonin” e Dinamo Zagreb.

Jakirovic drejton Hull City dhe raportimet e fundit nga mediat pranë klubit anglezë pohojnë se Arbër Hoxha është në listën e dëshirave.

Kartoni i lojtarit shqiptar sipas mediumit ekspert të “Transfermarkt” përkon me 1.5 milionë euro, ndërsa pretendimet e Dinamo Zagreb janë në kufirin e 1 milionë euro.

Kuota në fjalë është mëse e përballueshme për ekipin anglezë. Kalimi i Hoxhës në Championship, aty ku militon Hull City do i jepte më shumë vëmendje, sikurse besimin në pozitën e titullarit, ku Jakirovic i njeh mirë aftësit e anësorit.

Në sezonin që lam pas, Hoxha e djerësiti fanellën e Dinamo Zagreb në 41 ndeshje, e përkthyer me 3 gola dhe 3 asiste. Në urdhërat e trajnerit Sylvinho, Arbëri ende nuk e ka siguruar statusin e titullarit fiks.

The post Gjigantët anglezë kërkojnë yllin e Kombëtares, gati transferimi në Angli appeared first on Albeu.com.

❌
❌