Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 1 January 2026Main stream

“Talenti që posedon Kosova i padiskutueshëm”, Dardan Shabanhaxhaj i hapur ta veshë fanellën dardane, komenton edhe formën te Rubin Kazani

1 January 2026 at 17:23


Kosova ka bërë një progres të madh nën drejtimin e Franco Fodas dhe kanë fuqinë për të bërë diçka të madhe, kështu ka deklaruar ylli i Rubin Kazanit Dardan Shabanhaxhaj në një intervistë ekskluzive për Telegrafin.

Shabanhaxhaj është bërë i padiskutueshëm në formacionin e Rubin Kazanit këtë edicion, ku ka zhvilluar 23 paraqitje, për të kontribuar me dy gola e dy asistime.

24-vjeçari në një intervistë për Telegrafi thotë se puna e madhe ka ndikuar që të arrijë në këtë pikë.

“Falë shëndetit të mirë, punës së pandalur dhe përkushtimit maksimal, kam arritur të jem aty ku jam sot. Çdo hap ka qenë rezultat i sakrificës dhe besimit në veten time”.

Edhe pse lojtari nga Kosova po kalon formë të mirë, Rubin Kazani ndodhet në mesin e tabelës. Ai e pranoi se objektivi gjithnjë është titulli, por kësaj radhe kanë për qëllim vetëm ta mbarojnë edicionin në top pesë.

“Synimet e skuadrës janë të qarta: Premier Liga e Rusisë. Megjithatë, si Rubin Kazan, objektivi ynë real dhe afatshkurtër është të renditemi në pesëshen e parë dhe të ndërtojmë një ekip konkurrues për të ardhmen”.

Dardan ShabanHaxhaj

Te Rubin Kazani përpos Shabanhaxhaj luajnë edhe mesfushori i Kosovës Veldin Hoxha, si dhe sulmuesi i Shqipërisë Mirlind Daku.

I pyetur se si po kalon me ta, Shabanhaxhaj deklaroi se po provojnë ta ndihmojnë Veldinin që ta mësojë sa më mirë gjuhën shqipe.

“Padyshim është një ndjenjë shumë e mirë të kesh shqiptarë pranë vetes, dhe fatmirësisht jemi tre. Sa i përket komunikimit, me Veldinin përpiqemi vazhdimisht dhe ai tregon dëshirë të madhe për të mësuar gjuhën shqipe”.

Dardan ShabanHaxhaj dhe Mirlind Daku kur ishin pjesë e Mura

“Kalojmë shumë kohë së bashku, sidomos në hotele dhe gjatë udhëtimeve, gjë që e bën edhe më të lehtë këtë proces dhe forcon lidhjen mes nesh”.

Shabanhaxhaj në fundin e muajit nëntor rinovoi me Rubin Kazanin pavarësisht ofertave të ndryshme, por konfirmoi se ka dëshirë që të ndryshojë kampionat në të ardhmen e afërt.

“Po, ka pasur disa oferta, përfshirë edhe një nga Qiproja. Megjithatë, ato nuk përmbushnin kushtet dhe vizionin që Rubin Kazan ofron, veçanërisht në aspektin profesional dhe material”.

“Dëshira për një hap të ri ka qenë gjithmonë prezente, por mbetem me shpresë dhe besim se shumë shpejt do të vijë momenti i duhur për një angazhim të ri, aty ku mund të jap maksimumin tim”.

Dardan ShabanHaxhaj

Shabanhaxhaj në nivelin ndërkombëtar ka përfaqësuar Austrinë, por ka të drejtë të luajë për Kosovën ose Shqipërinë, meqenëse ka luajtur vetëm në grupmoshat U21.

Ai dha lëvdata të mëdha për përforcimin e Kosovës nën drejtimin e Fodas, ndërsa beson se “Dardanët” mund të kualifikohen në Botërorin 2026.

“Si çdo sportist dhe qytetar, i kam ndjekur me vëmendje si Kombëtaren e Shqipërisë ashtu edhe atë të Kosovës. Megjithatë, zemra ime ndalet te Kosova”.

“Franco Foda ka krijuar një klimë shumë pozitive brenda ekipit dhe talenti që posedon Kosova është i padiskutueshëm. Kjo u dëshmua edhe në ndeshjet e kualifikuesve për Botëror, ku shihet qartë progresi dhe rruga që kemi bërë”.

Dardan ShabanHaxhaj

“Play-offi? Edhe pse dy ndeshjet e fundit janë shumë të vështira, besoj fuqishëm se ekipi ka potencialin të bëjë diçka të madhe”.

Shabanhaxhaj pranoi se është i hapur për ta përfaqësuar ndonjërën kombëtare, por fillimisht i duhet të bëjë paraqitje të mira me Rubin Kazanin.

“Sinqerisht, jam shumë i fokusuar te fillimi i sezonit pranveror dhe te paraqitje ime me Rubin Kazan. Besoj se paraqitjet e mia do të flasin vetë dhe më pas është në dorën e ndonjërës Federatë që të më ftoj, kuptohet dëshira tek unë është e madhe”, përfundoi ai për Telegrafin.

Dardan ShabanHaxhaj kur ishte pjesë e Kosovës U16

Përndryshe, Shabanhaxhaj e di si është të veshësh fanellën e Kosovës, pasi ishte pjesë e grupmoshës U16./Telegrafi

Before yesterdayMain stream

Dardan ShabanHaxhaj i qëndron besnik Rubin Kazanit, rinovon edhe për pesë vite

28 November 2025 at 17:55


Sulmuesi me prejardhje nga Kosova Dardan ShabanHaxhaj e ka rinovuar kontratën me Rubin Kazanin.

Përmes një video të bukur në rrjetin social “Facebook”, skuadra ruse njoftoi se ShabanHaxhaj ka nënshkruar kontratën e re edhe për pesë vite.

“Një ndër lojtarët më të shpejtë në ligë qëndron me ne”, shkroi ndër të tjera në mbishkrim Rubin Kazan.

ShabanHaxhaj është i padiskutueshëm në formacionin e Rubin Kazanit, ku gjithnjë luan titullar si dhe është ndër më meritorët për suksesin e klubit këtë edicion.

Te Rubin Kazan përndryshe ShabanHaxhaj është bashkëlojtar edhe me dy yjet e tjerë me prejardhje kosovare, Mirlind Daku dhe Veldin Hoxha.

Kujtojmë, ShabanHaxhaj gjithashtu është një nga lojtarët që pëlqehet nga përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda dhe mbetet të shihet nëse do të bëhet “dardani” më i ri në muajt e ardhshëm./Telegrafi/

Trajneri i Rubin Kazanit mbron Mirlind Dakun dhe kritikon Shqipërinë: Po i mbingarkojnë me stërvitje

23 November 2025 at 16:22


Trajneri i Rubin Kazanit Rashid Rakhimov ka kritikuar kombëtaren e Shqipërisë që po i mbingarkon lojtarët me stërvitje, ndërsa më vonë nuk po iu dhanë asnjë minutë.

Daku qëndroi në stol në dy ndeshjet e muajit nëntor te Shqipëria, ku Sylvinho e pa vetëm si zgjedhje të tretë.

Rakhimov ka kritikuar Sylvinhon për gjendjen e Dakut, me këtë të fundit që duket se ka mbetur i lodhur, derisa dha lëvdata për Franco Fodan.

“Fola me Dakun për të hequr presionin nga ai. E telefonova dje. Pasi u kthye nga ekipi kombëtar, e telefonova. I thashë se nuk më pëlqente mënyra se si po punonin në ekipin kombëtar. Ne marrim informacion për ngarkesën e punës te Shqipëria dhe Kosova dhe pamë se si punonte Daku pa luajtur”.

“Ishte e qartë se nuk ishte i tonifikuar. Trajneri në Kosovë është gjerman. Dhe ai nuk e ka idenë që nëse nuk luan, nuk stërvitesh. Por me Dakun, volumi ishte për të ardhur keq”.

Ai ndër të tjera zbuloi edhe bisedën me Dakun, kurse shtoi se ka raste kur as Lionel Messi nuk shënon gola, prandaj nuk duhet ta mbajë afër vetës.

“E pyeta, ‘a nuk po bën asgjë?’. Po i mëson profesionalizëm. Po i japim një program për ta mbajtur të përgatitur. I thashë që edhe Messi ka periudha kur nuk shënon. Ju nuk duhet të mendoni për këtë, duhet të kryeni punën tuaj. Duhet të vlerësoni se si liga ka filluar t’iu trajtojë. Të gjithë po të shikojnë. Sot bëri punë shumë të mirë dhe bëri atë që di ta bëjë më së miri”.

“Është e qartë që ai sjell kualitet. Është i matur. E kemi ngritur dhe tani të themi se nuk mundemi pa të? Ne vetëm duhet të gjejmë lojtarë dhe të shtojmë të tjerë. Të gjithë e njohin atë, e studiojnë. Madje edhe kur ishte një sulm sot, trajneri i ekipit kundërshtar u ka bërtitur lojtarëve që mos ta lënë Dakun vetëm me një lojtar. Ai është aset”, nënvizoi Rakhimov.

Daku i dha fund ecurisë negative prej dy muajve pa gol, duke shënuar një gol të bukur solo të shtunën ndaj Ahmat./Telegrafi/

Mirlind Daku me një gol “alla Messi”, merr topin nga gjysma e fushës driblon dhe shënon ndaj Akhmat

22 November 2025 at 19:21


Pas dy muajve pa gol, sulmuesi Mirlind Daku më në fund e ka gjetur rrugën drejtë rrjetës.

Qendërsulmuesi nga Gjilani shënoi për ta zhbllokuar epërsinë në përballjen e Rubin Kazanit ndaj Akhmat Groznyt.

Daku mori topin nga gjysma e fushës në një kundërsulm të shpejtë, ku dribloi mbrojtësin dhe pastaj me një goditje të saktë nuk dështoi nga afërsia (75’).


1-0 Daku pic.twitter.com/KoUvyIY0xO
— RPL Sky (@RPLNews_eng) November 22, 2025


Ky gol do t’i jep besim të madh Dakut, i cili ka vuajtur për gol që një periudhë, si dhe nuk zhvilloi asnjë minutë në dy ndeshjet e Shqipërisë në muajin nëntor./Telegrafi/

Veldin Hoxha shënon në fitoren e Rubin Kazanit

4 October 2025 at 16:21


Mesfushori i Kosovës Veldin Hoxha kontribuoi me gol në fitoren komode të Rubin Kazanit ndaj Krylya Sovetov, në kuadër të xhiros së 11-të në Superligën e Rusisë.

Hoxha hyri vetëm në pjesën e dytë, megjithatë e gjeti rrugën drejtë rrjetës pas nëntë minutave.

Pasi mori një pasim të bukur nga sulmuesi Dardan ShabanHaxhaj, Hoxha me goditje precize e dërgoi brenda rrjetës për mos t’i dhënë shans portierit kundërshtar.


🇽🇰🇷🇺 Veldin Hodza scores his 3rd league goal of the season, assisted by Dardan Shabanhaxhaj ⭐️pic.twitter.com/CqICm9Xl0R
— Kosovar Talents (@Kosovartalents) October 4, 2025


Për mesfushorin ky është goli i tretë në kampionatin rus, kurse tani do të udhëtojë për në Kosovë, meqenëse është ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda për ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Suedisë.

Kujtojmë, Hoxha debutoi te Kosova muajin e kaluar, ku u inkuadrua në kohën shtesë në fitoren kundër suedezëve./Telegrafi/

Ekskluzive: Nga jeta në Rusi te golat e shumtë dhe ofertat që refuzoi në verë, Mirlind Daku flet për të gjitha

23 September 2025 at 13:25


Mirlind Daku është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer me fanellën e Rubin Kazanit në Superligën e Rusisë.

Starti në sezonin e ri ka qenë i jashtëzakonshëm për Dakun, ku në 12 ndeshjet e para ka realizuar nëntë gola dhe ka asistuar në një tjetër.

Në një intervistë për Telegrafin, Daku flet për të gjitha: Golat, formën e mirë me Rubinin, objektivat personal dhe ato ekiporë, si dhe për Kombëtaren e Shqipërisë.

Ai fillimisht tha me shaka për golat se është punë e tij që paguhet. "Për të shënuar paguhem dhe atë po e bëjë", tha Daku duke qeshur.

“Jam shumë i fokusuar te ndeshjet një nga një. Mundohem gjithmonë të jap maksimumin tim, të ndihmoj ekipin dhe pse jo të bëj edhe statistika më të mira se sezonin e kaluar, sepse tashmë e njoh shumë më mirë ligën dhe kundërshtarët", tha Daku për formën që po kalon.

Objektivat me klubin nuk i bënë publike, por thotë se nuk e kanë presionin e titullit përkundër që mungon që nga vitit 2009.

"Nuk kemi atë presionin e madh të titullit, thjesht përqendrohemi të nxjerrim më të mirën në çdo ndeshje dhe pastaj ecim hap pas hapi”, vazhdon Daku.

Sezonin e kaluar Daku e mbylli me 15 gola, teksa këtë edicion duket në rrugë të mirë për ta thyer atë rekord. Gjithsesi sulmuesi gjilanas thotë se nuk i ka vendosur vetës objektiva për numër të caktuar të golave.

“Për mua nuk ka objektiv personal të caktuar, përveçse të jap gjithmonë maksimumin në fushë. Si sulmues, obligimi im është të shënoj gola dhe të jem aty kur ekipi ka më shumë nevojë për mua. Në fund, gjithçka që dua është t’i ndihmoj skuadrës të arrijë rezultatet që kërkon”, vazhdon tutje Daku.

Daku kishte oferta të shumta në verë, fillimisht u kërkua me ngulm nga Zenit St Petersburg, por ai vazhdoi kontratën me Rubinin. Më vonë edhe Fiorentina shprehu interesim për transferimin e tij, derisa Daku tregon pse qëndroj te skuadra e tij aktuale.

“Është e vërtetë që ka pasur shumë oferta nga klube të ndryshme, por vendosa të vazhdoj me Rubinin. Ata kanë treguar besim tek unë që në ditën e parë kur erdha dhe nuk desha t’ua kthej shpinën. Normalisht, pati edhe diskutime rreth kushteve, për çmimin dhe marrëveshjen, por nuk arritëm të gjejmë gjuhën e përbashkët me disa klube. Megjithatë, e gjitha ishte shumë korrekte dhe pjesë e futbollit. Vendimi im ishte të qëndroj këtu”, tha Daku.

27-vjeçari prej dy vitesh është në Rusi, derisa e ndjen vetën si në shtëpi pasi mikpritja që i është bërë ka qenë fantastike, si nga klubi, ashtu edhe nga bashkëlojtarët, tifozët dhe në përgjithësi në qytetin e Kazanit.

“Rusia është e ndryshme nga shumë shtete të tjera të Evropës, por këtu ndjehem jashtëzakonisht mirë. Në klub më duan aq shumë sa që më duket sikur jam tek Llapi ose Ballkani, pra ndihem si në shtëpi. Këtë e kam falë edhe presidentit, trajnerit dhe gjithë lojtarëve që më kanë mbështetur prej ditës së parë. Edhe tifozët e qytetit më kanë pritur në mënyrën më të mirë dhe kjo më ka bërë të ndihem shumë i respektuar”, tha Daku.

Krejt në fund reprezentuesi shqiptar foli edhe për ndeshjen e ardhshme që Shqipëria në tetor e zhvillon ndaj Serbisë.

Kuqezinjtë janë duke kërkuar për herë të parë në histori kualifikimin në Kupën e Botës, derisa Daku thotë se në çdo ndeshje futen për fitore, pa marrë parasysh kundërshtarin.

“Tani na presin ndeshje shumë të rëndësishme me Kombëtaren. Jemi ende në garë për të shkuar në Botëror dhe do të luftojmë deri në fund për ta arritur këtë objektiv. Është një ëndërr dhe një dëshirë e secilit prej nesh dhe do të japim gjithçka që të bëhet realitet”, përfundoi sulmuesi gjilanas. /Telegrafi/


Trajneri i Rubinit e kritikon Dakun për 45 minutat e para dhe jep lajmin se gjilanasi është martuar

21 September 2025 at 11:04


Sulmuesi shqiptar, Mirlind Daku, shënoi golin që i dha Rubin Kazanit barazimin 2-2 me Akron Togliattin të shtunën, në një ndeshje të vlefshme për xhiron e nëntë të elitës ruse.

Akroni kishte kaluar në epërsi 2-0 pas pjesës së parë, ndërsa trajneri i Rubinit, Rashid Rakhimov, ka treguar se nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e Dakut gjatë 45 minutave të para.

“Nuk kishte dëshirë për ta zëvendësuar atë, por padyshim pati kritika të ashpra ndaj tij”, tha Rakhimov për matchtv.ru.

Ai shtoi: “Është çështje e brendshme e ekipit tonë. Kishim pritshmëri më të mëdha prej tij. Por pastaj ai doli në fushë dhe shfrytëzoi rastin. Daku duhet ta kuptojë që është një nga liderët e ekipit dhe duhet të jetë i qëndrueshëm", deklaroi Rakhimov.

Në konferencën për shtyp, Rakhimov u pyet edhe për gjendjen emocionale të lojtarit, pas vdekjes së gjyshit të tij javën e kaluar.

“Çdo gjë është në rregull. Diçka pozitive ndodhi për të. Ai është martuar, ka nënshkruar kontratë martese dhe ndoshta kjo mund ta ketë bërë pak të mërzitur", shtoi trajneri duke qeshur.

Me këtë gol, Daku ka arritur tetë gola në nëntë paraqitje kampionale, duke konfirmuar rëndësinë e tij për Rubin Kazanin këtë sezon. /Telegrafi/

Mirlind Daku i pandalshëm në Rusi, shënon eurogol ndaj Togliattit

20 September 2025 at 17:10


Ylli shqiptar Mirlind Daku ka realizuar një gol fantastik për të ngushtuar epërsinë në përballjen ndaj Akron Togliatti.

Sulmuesi nga Gjilani shënoi nga distanca për ta lënë të shtangur portierin vendas.

Fillimisht, ai e ruajti topin mes tre lojtarëve e pastaj me një goditje të fuqishme, e dërgoi brenda rrjetës, me portierin që vetëm e shikoi.


Another goal from Daku today. 🚀⚽️ pic.twitter.com/2eFXD2XIoe
— Illyrian Footy 🇦🇱 (@IllyrianFooty) September 20, 2025


Për Dakun ky është goli i nëntë në Superligën e Rusisë, ku zyrtarisht merr epitetin e golashënuesit më të mirë të ligës, për të tejkaluar Batrakov me tetë sosh.

Titullar në këtë përballje ishte edhe mesfushori Veldin Hoxha, megjithatë u zëvendësua në minutën e 53-të, nga shqiptari tjetër Dardan ShabanHaxhaj./Telegrafi/

“Mirlind Daku do t’ia dilte edhe te Barcelona, është top sulmues”, bashkëlojtari i Rubin Kazanit lavdëron gjilanasin

19 September 2025 at 18:32


Qendërsulmuesi Mirlind Daku ka kapacitetin edhe për ta zëvendësuar Robert Lewandowskin te skuadra e Barcelonës, kështu ka deklaruar së paku bashkëlojtari i tij Ilya Rozhkov.

Daku po vlerësohet si lojtari më i mirë në ligën ruse, atë edhe nga lojtarët serbë, ndërsa vazhdon të jetë i lidhur me një largim për në Evropë, më saktësisht në Serie A.

Rozhkov së fundmi në një intervistë për “legalbet.ru”, ka vlerësuar lartë yllin shqiptar, ku ndër të tjera edhe tregoi se e tërë skuadra e Rubin Kazanit ishte e lumtur kur i dështoi kalimi te rivali, Zenit St.Petersburg.

“Daku ndër sulmuesit më të mirë në ligë, mund të luajë kudo në top pesë ligat evropiane”

“Sigurisht të gjithë jemi të lumtur që Daku qëndroi me neve. Nuk mendoj se ka nevojë për argument se është një nga lojtarët më të mirë në ligën ruse dhe ndër sulmuesit më të mirë”.

“A kishte frikë në klub se mund të largohet? Sigurisht, ishte gjatë pushimeve. Kur të gjithë panë informatat (që Daku po kalonte te Zenit) atëherë kishte pikëpyetje se çfarë do të ndodhte. Kur pamë se marrëveshja e Dakut me Zenit dështoi, atëherë ishim të lumtur”.

Mirlind Daku

“Nëse Dakun do ta blinte shembull Barcelona për ta zëvendësuar Lewandowskin, nuk do të ishte i humbur aspak. Mirlindi është lojtar që mund të adaptohet në secilën ligë: Spanjë, Gjermani, Itali. Është nivel i klasit të lartë. Shpresoj që të luan në Evropë”.

“Daku është person shumë i hapur, nuk pretendon të jetë yll. Mund ta kontaktosh dhe thjesht të bisedosh. Në përgjithësi, e tërë skuadra shkon mirë. Ka shumë komunikim mes të gjithëve”, deklaroi ai.

Daku ishte afër kalimit te Fiorentina megjithatë marrëveshja dështoi në fund, shkaku që skuadra italiane nuk i plotësoi kërkesat e larta të Rubin Kazanit, të cilët kërkonin mbi 12 milionë euro për kosovarin./Telegrafi/

Mirlind Daku vazhdon shkëlqimin, realizon sërish gol në Rusi

12 September 2025 at 18:46


Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku po e vazhdon shkëlqimin në Superligën e Rusisë, ku ka shënuar për t’i dhënë epërsinë Rubin Kazanit ndaj Dynamo Makhachkala.

Daku me rinovimin e kontratës ka marrë edhe përgjegjësi tjera te skuadra ruse, që tani po ia beson edhe penalltitë.

Në minutën e 27-të, ylli gjilanas e tundi rrjetën për të mos i dhënë asnjë shans portierit mysafir.


1-0 Daku pic.twitter.com/1gvhUOOXcs
— RPL Sky (@RPLNews_eng) September 12, 2025


Daku me këtë gol barazon Batrakov si golashënuesi më i mirë në ligë, me shtatë sosh.

Përndryshe, nga minuta e parë në këtë ndeshje po luajnë edhe dy shqiptarët Veldin Hoxha e Dardan ShabanHaxhaj./Telegrafi/

“E kemi një shans të madh për Kupën e Botës”, Veldin Hoxha rrëfehet për gjithçka pas debutimit te Kosova

12 September 2025 at 12:45


Kombëtarja e Kosovës ka një mundësi të mirë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, kështu së paku ka deklaruar një ndër prurjet e fundit, Veldin Hoxha, gjatë një interviste për portalin Telegrafi.

Hoxha ishte një ndër prurjet më të fundit që i tha “PO” Kosovës, duke debutuar në fitoren historike dhe shumë të rëndësishme ndaj Suedisë, me rezultat 2-0 në “Fadil Vokrri”.

Në një intervistë për Telegrafin, 22-vjeçari, pjesë e Rubin Kazanit, ka treguar që është krenar që mori vendimin për ta përfaqësuar Kosovën, edhe pse ishte kapiten i grupmoshave U21 të Kroacisë.

“Kosova është shteti i tërë familjes time, kam folur shumë me njerëzit nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe pastaj vendosa që përkas te Kosova”, ka treguar fillimisht ndjenjat e tij mesfushori.

Ai e pranoi se nuk e njihte askënd nga lojtarët te Kosova, mirëpo që secili prej tyre e mirëpriti në mënyrën më të mirë të mundshme.

“U mirëprita shumë mirë, të gjithë futbollistët janë të shkëlqyer. Kemi vërtetë një atmosferë fantastike në skuadër. Në fillim nuk e njihja asnjë nga skuadra. Por, tani u bërë më i afërt më të gjithë dhe kalove kohë me secilin prej tyre”, shtoi Hoxha.

Ai ndër të tjera tregoi se edhe shqiptarët si Mirlind Daku e Dardan ShabanHaxhaj me të cilët luan te Rubin Kazan, i kanë folur shumë për Kosovën.

“Po, flasim me Mirlindin dhe Dardanin shumë për Kosovën dhe më thanë se ishte vendimi më i mirë ky që e mora”, nënvizon Hoxha.

Ai falënderoi tifozët për atmosferën fantastike në Prishtinë, kurse shtoi se ishte ndjenjë e veçantë të luante në fanellën e Kosovës, edhe pse u inkuadrua në kohën shtesë (90+2’).

“Zhvillova pak minuta, mirëpo ishte një ndjenjë shumë e veçantë. Atmosfera ishte fantastike dhe faleminderit tifozëve për këtë”.

“A erdhën familjarët për ta shikuar ndeshjen? Disa familjarë erdhën për ta shikuar ndeshjen, mirëpo kishte edhe shumë njerëz që erdhën nga fshati im, Restelica, për ta shikuar nga afër ndeshjen”, tregon me emocione mesfushori.

Në fund, Hoxha shtoi se ndaj Zvicrës gabuan duke pranuar gol të hershëm, mirëpo ndihet krenar si Kosova u rikuperua dhe shkëlqeu kundër Suedisë.

“Zvicra është skuadër shumë e mirë dhe është vështirë për të fituar kur merr gola të hershëm, por kishim një rast tjetër ndaj një Suedie të fortë dhe skuadra zhvilloi një top ndeshje, prandaj me plot meritë e morëm fitoren”, ka thënë ai.

Hoxha përndryshe ëndërron të luajë në Kupën e Botës me Kosovës dhe beson se një gjë e tillë është vërtetë e mundur.

“Në futboll gjithçka është e mundur, por duhet të vazhdojmë kështu njëjtë siç luajtëm Suedisë dhe kemi një shans të madh për t’u kualifikuar. Synimet e radhës? Të luajmë në Kupën e Botës me Kosovën”, përfundoi Hoxha për Telegrafin.

Kosova do të kthehet në “aksion” në muajin tetor, si nikoqir i Sllovenisë më 10 tetor, kurse tre ditë më vonë i shkon Suedisë. /Telegrafi/

“Një nga sulmuesit më të mirë në Rusi” – legjenda ruse Andrey Arshavin lartëson Mirlind Dakun

21 August 2025 at 17:31

Legjenda e futbollit rus, Andrey Arshavin, ka dhënë vlerësime të mëdha për Mirlind Dakun, sulmuesin e Rubin Kazanit.

Ish-ylli i Arsenalit, i cili ka zhvilluar 75 paraqitje me Rusinë, u shpreh se Daku është tashmë një nga sulmuesit më të spikatur në Premier Ligën ruse.

“Rubin Kazani është një ekip i guximshëm. Varet shumë nga Daku. Mendoj se tani ai mund të quhet një nga sulmuesit kryesorë në kampionatin rus”, deklaroi Arshavin për “Match TV”.

Rubin Kazani aktualisht renditet në vendin e katërt në tabelë me 10 pikë, ndërsa forma e Dakut ka qenë vendimtare.

27-vjeçari ka zhvilluar 69 ndeshje me klubin në të gjitha garat, duke realizuar 30 gola dhe duke dhënë 13 asistime.

Vetëm këtë sezon, ai ka shënuar 5 gola në 7 ndeshje, duke konfirmuar statusin e tij si një nga sulmuesit më të rrezikshëm në Rusi. /Telegrafi/ 

The post “Një nga sulmuesit më të mirë në Rusi” – legjenda ruse Andrey Arshavin lartëson Mirlind Dakun appeared first on Telegrafi.

Ekskluzive: Mirlind Daku drejt transferimit në Serie A, skuadra e madhe italiane në bisedime me Rubin Kazanin

10 August 2025 at 20:05

Mirlind Daku e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Superligën e Rusisë me fanellën e Rubin Kazanit.

Në pesë ndeshjet e para mes kampionatit dhe Kupës së Rusisë, Daku ka qenë i papërmbajtshëm, duke shënuar pesë gola dhe duke dhuruar një asistim.

Përkundër faktit se sapo ka vazhduar kontratën me Rubin Kazanin deri në vitin 2029, sulmuesi kosovar mund të largohet gjatë kësaj vere nga klubi rus për të bërë një hap gjigant në karrierë, duke u transferuar në Serie A.

Telegrafi mëson ekskluzivisht se skuadra e madhe italiane, Fiorentina, ka nisur kontaktet me Rubin Kazanin për transferimin e Dakut.

Moise Kean është pranë largimit për t’u transferuar në Arabinë Saudite, ndërsa klubi “Vjollcë” e sheh Dakun si zëvendësuesin ideal të italianit.

Tashmë janë zhvilluar kontaktet e para mes klubeve, ndërkohë që drejtori sportiv i Fiorentinës, Daniele Pradè, ka kontaktuar edhe me agjentin e Dakut, Shkumbin Qorrmemeti.

Përkundër që Daku është lojtari kryesor i Rubin Kazanit, besohet se një ofertë rreth 20 milionë euro mund ta bindë klubin rus të heqë dorë nga ylli i tyre, pasi gjithnjë sipas asaj që ka mësuar Telegrafi, klubi rus do të lejonte largimin e reprezentuesit shqiptar vetëm për një shumë të tillë.

Nga ana tjetër, Daku ka shprehur interesim për një transferim të mundshëm në Serie A, megjithëse është shumë i lumtur në Rubin, ku me kontratën e re fiton dy milionë euro në sezon dhe është lojtari më i paguar në klub.

Tri javët e fundit të afatit kalimtar pritet të vendosin të ardhmen e tij, ndërsa pista Fiorentina mbetet shumë e hapur.

Kujtojmë se Dakun e kërkoi edhe gjiganti rus Zenit St. Petersburg, por në fund transferimi dështoi. Ai kishte gjithashtu oferta të shumta nga Turqia, megjithatë vendosi t’i japë përparësi Rubinit. /Telegrafi/ 

The post Ekskluzive: Mirlind Daku drejt transferimit në Serie A, skuadra e madhe italiane në bisedime me Rubin Kazanin appeared first on Telegrafi.

Mirlind Daku shënon golin e nderit për Rubin Kazanin ndaj CSKA Moskës

9 August 2025 at 16:38

Rubin Kazani ka pësuar humbje të thellë me rezultat 5-1 në udhëtim ndaj CSKA Moskës. 

Kjo ndeshje i takoi javës së katërt në kuadër të elitës së futbollit rus dhe vendasit e fituan atë me lehtësi. 

Ndonëse mysafirët e Rubin Kazanit ishin larg nivelit që pritej në këtë sfidë, e njëjta nuk vlen edhe për Dakun. 

Sulmuesi shqiptar përkundër humbjes ishte mjaft aktiv në këtë ndeshje dhe pati një paraqitje të mirë në nivel personal. 

Paliza importante la que se está llevando el Rubin Kazán hoy en Moscú, pero eso no quita que el mejor gol del partido lo hayan marcado ellos.

Me flipa la maniobra de Daku después de las dos salvadas que hace Akinfeev. pic.twitter.com/gmq7dxmJcF

— Iván López (@ivann8lopez) August 9, 2025

Ai realizoi në minutën e 40-të të ndeshjes për të ngushtuar rezultatin në 3-1. 

Ky ishte goli i katërt i Dakut në po aq ndeshje të zhvilluara, duke konfirmuar formën fantastike në këtë fillim të sezonit. 

Sfidën e radhës Rubini do ta luajë në kuadër të Kupës së Rusisë, ku do të ballafaqohen në udhëtim ndaj Zenitit, para se të presin skuadrën e Rostov në shtëpi në kampionat./Telegrafi/

The post Mirlind Daku shënon golin e nderit për Rubin Kazanin ndaj CSKA Moskës appeared first on Telegrafi.

Mirlind Daku shënon dygolësh në kampionat, i jep fitoren Rubin Kazanit (Video)

By: armand
4 August 2025 at 20:59

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer në startin e sezonit në futbollin rus. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka tundur dy herë sot rrjetën në fitoren 2-1 të Rubin Kazan ndaj PFC Sochi. Daku u bë protagonist që në minutat e parë të duelit, teksa fitoi një penallti pas një prekje topi me dorë […]

The post Mirlind Daku shënon dygolësh në kampionat, i jep fitoren Rubin Kazanit (Video) appeared first on BoldNews.al.

Daku heroi i Rubinit me dy gola të shënuar, shqiptari vazhdon me formë të shkëlqyer

4 August 2025 at 21:18

Rubin Kazan ka regjistruar një tjetër fitore në Superligën ruse, duke mposhtur Sochin me rezultat 2-1.

Heroi i takimit ishte Mirlind Daku, i cili realizoi të dy golat për skuadrën vendase.

Sulmuesi kosovar kaloi Rubinin në epërsi që në minutën e 12-të, kur realizoi saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

1-0 Daku pic.twitter.com/yj9qY5H1YB

— RPL Sky (@RPLNews_eng) August 4, 2025

Golin e dytë, Daku e shënoi në minutën e 78-të pas një asisti të bukur nga Kabutov, duke e mposhtur portierin me një parabol të shkëlqyer.

Mysafirët arritën të ngushtonin rezultatin në minutën e 86-të, por ishte tepër vonë për të shmangur humbjen.

2-0 Daku pic.twitter.com/isKpFodi0u

— RPL Sky (@RPLNews_eng) August 4, 2025

Rubin Kazan po kalon një formë mbresëlënëse në nisje të sezonit, me shtatë pikë nga tri ndeshjet e para.

Se ishte fantastik në këtë ndeshje, tregon edhe nota më e lartë e Dakut nga SofaScore tek të dyja skuadrat 8.0.

Mirlind Daku ka shënuar katër gola deri më tani, tre në kampionat dhe një tjetër në Kupën e Rusisë, duke konfirmuar rolin e tij si një nga lojtarët kyç të ekipit. /Telegrafi/ 

The post Daku heroi i Rubinit me dy gola të shënuar, shqiptari vazhdon me formë të shkëlqyer appeared first on Telegrafi.

Daku vazhdon me gola në Rusi, shënon ndaj Sochit

4 August 2025 at 19:31

Mirlind Daku ka vazhduar me gola në Rusi, teksa sapo ka shënuar ndaj Sochit.

Rubin Kazan po luan ndaj Sochit në kuadër të xhiros së tretë në Superligën e Rusisë, ndërsa Daku ka hapur serinë e golave në minutën e 12-të.

Sulmuesi shqiptar realizoi nga penalltia për rezultatin 1-0.

Ky është goli i tretë i Dakut në katër ndeshjet e para, i dyti në kampionat, ndërsa një tjetër e ka shënuar edhe në Kupën e Rusisë.

Për Rubinin, nga minuta e parë kanë startuar edhe Veldin Hoxha dhe Dardan Shabanhaxhaj. /Telegrafi/ 

1-0 Daku pic.twitter.com/yj9qY5H1YB

— RPL Sky (@RPLNews_eng) August 4, 2025

The post Daku vazhdon me gola në Rusi, shënon ndaj Sochit appeared first on Telegrafi.

Mirlind Daku shënon në ndeshjen e Kupës, i jep avantazhin Rubin Kazanit

By: armand
31 July 2025 at 19:40

Mirlind Daku protagonist. Sulmuesi shqiptar ka realizuar gol për Rubin Kazan, në ndeshjen ndaj Orenburg, takim ky i vlefshëm për Kupën e Rusisë. Daku mori përsipër ekzekutimin e një penalltie, duke dërguar topin pas shpinës së portierit ndërkohë që pjesa e parë u mbyll 1-0 në favor të Rubin Kazanit. Lojtari kuqezi e ka nisur […]

The post Mirlind Daku shënon në ndeshjen e Kupës, i jep avantazhin Rubin Kazanit appeared first on BoldNews.al.

Goli ndaj Zenitit, Daku lavdërohet nga të gjithë, Rakhimov: Për të çdo ndeshje duhet të jetë speciale

28 July 2025 at 11:21

Mediat në Rusi i kanë kushtuar shumë vëmendje golit të Mirlind Dakut ndaj Zenit St. Petersburgut, në kuadër të kampionatit rus.

Gjatë afatit kalimtar veror ishte përfolur gjatë një kalim i mundshëm i Dakut nga Rubin Kazani te Zeniti, por transferimi nuk u realizua.

Daku qëndroi te Rubini dhe të dielën u bë hero i skuadrës, duke shënuar në minutën e 90-të për barazimin 2:2. Golin e parë për Rubin e realizoi reprezentuesi i ri i Kosovës, Veldin Hoxha.

Trajneri i Rubin Kazanit, Rashid Rakhimov, u pyet nëse kjo ndeshje kishte rëndësi të veçantë për Dakun. Ai pranoi se Daku nuk pati paraqitjen më të mirë, por theksoi rëndësinë e golit të tij.

“Ai duhet ta kuptojë se të gjitha ndeshjet janë speciale për të. Ai ka një nivel të caktuar, por nuk e mban atë gjatë 90 minutave. Kur fillon, çdo gjë është e qartë. Çfarë dallimi bën nëse ka kaluar në Zenit apo jo? Janë të gjitha ndeshje kampionale, ju vetëm duhet të mbani nivelin, stabilitetin dhe të zhvilloheni tutje”, ka thënë Rakhimov.

Kapiteni i Rubin Kazanit, Igor Vujaçiq, ka lavdëruar Dakun, duke e cilësuar ndër më të mirët në Rusi dhe me potencial për të luajtur në La Liga.

“Duhet të prisni momentin që ai të realizojë. Mbrojtësit e Zenitit kanë luajtur mirë ndaj tij. Ishte e vështirë për të, është dashur të bëjë shumë pa top. Por në pjesën e dytë gjeti momentin e tij. Kjo është forca e Dakut”, ka thënë Vujaçiq.

Mbrojtësi i Zenitit, Vanja Drkushiq, dhe trajneri Sergei Semak gjithashtu kanë vlerësuar Dakun, duke e cilësuar atë si një nga lojtarët më të mirë në kampionatin rus. /Telegrafi/

The post Goli ndaj Zenitit, Daku lavdërohet nga të gjithë, Rakhimov: Për të çdo ndeshje duhet të jetë speciale appeared first on Telegrafi.

Mirlind Daku në sekondat e fundit i shënon Zenitit, gjen golin sërish edhe Veldin Hoxha

27 July 2025 at 21:22

Rubin Kazan ka arritur një barazim të jashtëzakonshëm në sekondat e fundit ndaj Zenitit, duke e mbyllur sfidën 2-2 pas një përmbysjeje dramatike.

Zeniti kaloi shpejt në epërsi me dy gola në pjesën e parë, përfshirë një nga penalltia, por skuadra nga Kazani nuk u dorëzua.

Veldin Hoxha ngushtoi rezultatin në minutat e para të pjesës së dytë me një gol të bukur me kokë – goli i tij i dytë në po aq ndeshje këtë sezon.

 

1-2 Hodza pic.twitter.com/RgxC90upGU

— RPL Sky (@RPLNews_eng) July 27, 2025

Në minutat shtesë, ishte Mirlind Daku që vulosi barazimin me një gol vendimtar, duke realizuar për herë të parë këtë edicion.

 

2-2 Daku pic.twitter.com/qY3lX02Nye

— RPL Sky (@RPLNews_eng) July 27, 2025

Sipas SofaScore, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht Mirlind Daku me notën 7.9, pasi përveç golit dominoi edhe në fushë.

Pas tij me paraqitje u vlerësua edhe Veldin Hoxha që nga SofaScore mori notën 7.7.

Dy shqiptarët ishin vendimtarë për pikën e rëndësishme që e çon Rubin Kazanin në kuotën e katër pikëve pas dy ndeshjeve. Në këtë takim startoi edhe Dardan Shabanhaxhaj. /Telegrafi/ 

The post Mirlind Daku në sekondat e fundit i shënon Zenitit, gjen golin sërish edhe Veldin Hoxha appeared first on Telegrafi.

❌
❌