Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sulmuesi i Fiorentinës prej 50 milionë eurosh synon Ligën Premier

16 December 2025 at 10:50


Moise Kean mund të realizojë në muajin janar një tjetër transferim në Ligën Premier, një kampionat që krahas Serie A, mbetet ndër destinacionet e tij të preferuara.

Sipas gazetarit Sacha Tavolieri për edicionin zviceran të Sky Sports, Fulham ka shfaqur interes konkret për sulmuesin italian të Fiorentinës, i cili po e shqyrton seriozisht mundësinë e një rikthimi në Angli.

Sezoni aktual ka qenë deri tani zhgënjyes për 25-vjeçarin, vetëm tre gola të shënuar dhe Fiorentina në fundin e renditjes së Serie A, një realitet larg pritshmërive fillestare.

Kjo situatë ndryshon shumë nga sezoni i kaluar, ku Kean ishte ndër lojtarët kryesorë të Fiorentinës.

Ai shënoi 25 gola dhe dha tri asistime, paraqitje që bindën drejtuesit e klubit t’i ofronin një kontratë të re deri në vitin 2029, me një klauzolë lirimi prej 62 milionë eurosh.

Mbetet për t’u parë nëse Fulham do të jetë i gatshëm të ndërmarrë hapin e madh financiar për të aktivizuar këtë klauzolë dhe për ta rikthyer Kean në Ligën Premier gjatë afatit kalimtar të dimrit. /Telegrafi/

Fiorentina në rrezik për rënie në Serie B: Historia tregon se as Batistuta dhe Laudrup nuk e shpëtuan skuadrën në 1992/93

15 December 2025 at 22:17


Situata e Fiorentinës në Serie A po shqetëson shumë tifozë dhe analistë të futbollit italian, duke rikujtuar precedentët e tmerrshëm të disa ekipeve që dukeshin të forta, por përfunduan duke rënë nga kategoria pas sezonesh katastrofike.

Edhe nëse emrat dhe reputacioni i lojtarëve duket mbresëlënës, historia tregon se as legjendat nuk mund të shpëtojnë një skuadër kur situata del jashtë kontrollit.

Madje Fiorentina, e kishte përjetuar këtë me disa emra të mëdhenj para disa vitesh.

Precedentët që paralajmërojnë

Në vitin 1992-1993, Fiorentina u shfaqte e fortë me emra si Gabriel Batistuta, Brian Laudrup, Ciccio Baiano dhe Stefan Effenberg, por pavarësisht cilësisë së lartë, ajo përfundoi duke rënë nga kategoria.

E njëjta situatë është përsëritur me disa skuadra të tjera: Verona 2001-2002 me Adrian Mutu, Mauro German Camoranesi, Massimo Oddo dhe Alberto Gilardino; Sampdoria 2010-2011 me Antonio Cassano dhe Giampaolo Pazzini; Catania 2013-2014 me Francesco Lodi dhe Sergio Almiron; Genoa 2021-2022 me Mimmo Criscito, Andrea Cambiaso, Goran Pandev dhe Salvatore Sirigu.

Pesë ekipet e përmendura kanë një fat të përbashkët: rënien e papritur nga kategoria pas një sezoni katastrofik, ku as lojtarët më të shquar nuk arritën të ndryshonin rrjedhën e ngjarjeve.

Ky paralajmërim është i vlefshëm edhe për Fiorentinën aktuale: një ekip që duket i fortë në letër, por nuk ka gjetur ende mënyrën për të reaguar dhe për të marrë rezultatet që i duhet.

Fiorentina 2025: E fortë në letër, por e brishtë në praktikë

Skuadra aktuale e Fiorentinës ka lojtarë cilësorë dhe të shquar. Moise Kean është një nga sulmuesit më të mirë në ligë, ndërsa lojtarë si Gudmundsson dhe De Gea japin siguri absolute.

Mesfusha dhe mbrojtja, me Mandragora, Dodo dhe Gosens, ofrojnë besueshmëri dhe cilësi. Megjithatë, pas 15 ndeshjeve të para në Serie A, Fiorentina ende nuk ka regjistruar asnjë fitore, duke u ndarë tetë pikë larg zonës së sigurisë.

Kjo tregon se, pavarësisht talentit të lojtarëve, ekipi nuk ka arritur të reagojë dhe të marrë rezultatet që i duhet për të shmangur rrezikun e rënies nga kategoria.

Një paralajmërim i qartë

Ka ende kohë për t’i ndryshuar gjërat. Skuadra aktuale duket e aftë për të ndërtuar një seri rezultatesh pozitive dhe për të rifituar vrullin. Por kjo nuk është e garantuar.

Historia e Fiorentinës dhe e ekipeve të tjera tregon se edhe kur gjithçka duket e kontrolluar, një sezon katastrofik mund të përfundojë me rënie nga kategoria.

Madje as emra si Batistuta dhe Brian Laudrup nuk arritën ta shpëtonin ekipin e 1992-1993. Në këtë kontekst, as Kean, as De Gea dhe as lojtarë të tjerë nuk mund të jenë të sigurtë se do ta ndryshojnë fatin e skuadrës.

Mesazhi për tifozët dhe klubin

Fiorentina duhet të mbajë mend këto precedentë dhe të reagojë menjëherë. Çdo vonesë mund të rezultojë fatale. Për tifozët dhe stafin e Violas, kjo është një thirrje për qetësi, por edhe për veprim të shpejtë: skuadra duhet të përqendrohet, të punojë për të ndërtuar një ritëm pozitiv dhe të mos e nënvlerësojë rrezikun e rënies nga kategoria.

Ndërkohë që talenti dhe cilësia e lojtarëve janë të dukshme, vetëm një reagim i shpejtë dhe i organizuar mund t’i shpëtojë nga një fat i ngjashëm me atë të sezonit 1992-1993. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Kean mendon largimin nga Fiorentina, agjenti i tij në bisedime me gjigantin spanjoll

8 December 2025 at 09:56


Sulmuesi i Fiorentinës, Moise Kean, mund të jetë një nga emrat më të mëdhenj që pritet të largohet nga klubi në afatin kalimtar të janarit, teksa skuadra vazhdon të vuajë në pjesën e fundit të tabelës së Serie A.

Edhe pse mbetet një pikë kyçe për trajnerin Paolo Vanoli, Kean po kalon një periudhë të vështirë, larg formës së sezonit të kaluar kur arriti të shënojë 25 gola.

Në ndeshjet e fundit, pakënaqësia e tij ka qenë e dukshme, veçanërisht gjatë një situate penalltie që shkaktoi tension me shokët e skuadrës.

Pavarësisht përkushtimit të tij, emocionet nuk justifikojnë përplasjet në fushë, sidomos në një moment kritik ku Fiorentina po lufton për të shmangur rënien.

Megjithëse Kean mbetet qendror në planet teknike të Vanolit, e ardhmja e tij mund të ndikohet nga interesimi i klubeve të mëdha.

Sipas Calciomercato, Barcelona ka zhvilluar tashmë kontakte me agjentin e lojtarit, duke konfirmuar vlerësimin e lartë që sulmuesi gëzon në Evropë.

Një transferim në janar mund t’i siguronte klubit të ardhura të rëndësishme, por njëkohësisht do të ishte një goditje e madhe për skuadrën e Rocco Commissos në një periudhë krize të thellë. /Telegrafi/

S’ka minuta për Edon Zhegrovën, Juventusi ndalet nga Fiorentina

22 November 2025 at 20:05


Juventusi nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në udhëtim te Fiorentina.

Skuadra e Luciano Spalletit u pajtua me një barazim 1-1, sfidë ku në të cilën tekniku italian vendosi ta lërë në stol yllin e Kosovës, Edon Zhegrovën.

Juve ishte më kërkuese gjatë tërë kohës, ku krijoi aksione të shpejta por që assesi Dusan Vlahovici nuk i finalizonte.

Sidoqoftë, ishte Filip Kostic që shënoi pas një topi të kthyer për ta mposhtur David de Gean dhe i dhënë epërsinë “Zonjës së Vjetër”.

Megjithatë, vetëm tre minuta pasi nisi pjesa e dytë, Rolando Mandragora mori një pasim të saktë nga Moise Kean për ta barazuar rezultatin (48’).

Juventusi kishte një rast të mirë me McKennie, por goditja e amerikanit përfundoi jashtë rrjetës.

Çuditërisht Spalletti vendosi ta lërë në stol Zhegrovën, ku e preferoi portugezin Conceicao para tij.

Juve qëndron në pozitën e gjahstë me 20 pikë ndërsa Fiorentina renditet e fundit me gjashtë sosh./Telegrafi/

Dzeko ia ndërpret konferencën De Rossit: Erdha vetëm që të përqafoj

10 November 2025 at 09:20


Pas përfundimit të ndeshjes së xhiros së 11-të të Serie A italiane mes Genoas dhe Fiorentinës, e cila u mbyll me rezultatin 2:2, u panë skena të bukura dhe emocionale në konferencën për shtyp.

Në qendër të tyre ishin sulmuesi boshanjk i Fiorentinës, Edin Dzeko dhe trajneri i ri i Genoas, ish-futbollisti i njohur italian Daniele De Rossi.

Dzeko, i cili u rikthye në lojë në minutat e fundit të takimit, u shfaq në sallën e konferencës për të përshëndetur mikun e tij të vjetër De Rossin, ku dyshja janë miq të mirë nga koha kur luanin te Roma.

Ai hyri me buzëqeshje, u kërkoi falje gazetarëve, më pas përqafoi dhe puthi De Rossin, duke treguar respektin dhe lidhjen e fortë që i bashkon që nga ditët e përbashkëta te AS Roma.


❤️ pic.twitter.com/jgyLtcqhma
— Genoa CFC (@GenoaCFC) November 9, 2025


“Vetëm për ta përshëndetur", tha Dzeko me humor, ndërsa përqafoi trajnerin e Genoas. “Shihemi më vonë”, iu përgjigj De Rossi me buzëqeshje.

Pas daljes së Dzekos nga salla, De Rossi u shpreh me admirim për mikun e tij të vjetër, duke zbuluar edhe një detaj të veçantë nga miqësia e tyre.

“Kur hyri në fushë, mendova se do të shënonte patjetër. Emri i djalit të tij është Dani, si unë. Jemi miq të mirë, vëllezër… Isha i bindur se do të shënonte, por fatmirësisht nuk ndodhi një gjë e tillë", tha De Rossi duke qeshur.

Ky moment i ngrohtë mes dy figurave të njohura të futbollit italian dhe atij evropian tregoi edhe një herë respektin dhe miqësinë e sinqertë që shpesh mbetet përtej konkurrencës në fushë. /Telegrafi/

VIDEO/ Goli i Medon Berishës i ka tronditur, Fiorentina merr përfundimisht vendimin për Piolin

By: V K
4 November 2025 at 13:01

Stefano Pioli, nuk do të jetë trajner i Fiorentinës në vazhdim. Klubi i Seria A ka vendosur ta shkarkojë trajnerit, pikërisht pas ndeshjes së humbur 0 me 1 ndaj Leçes.

Goli i Medon Berishës, i ka kushtuar pankinën Piolit. Ky i fundit nuk do të jetë në stol për ndeshjen ndaj Mainc, edhe pse bëhet fjalë për një kontratë me shifra të konsiderueshme dhe Pioli që nuk ka pranuar të japë dorëheqjen.

“Vjollcët” duhet të mendojnë kështu për trajnerin e ri. Fiorentina mban vendin e fundit me vetëm 4 pikë pas dhjetë javësh në Seria A. Kjo nisje me Piolin nuk ishte menduar as në skenarin më të keq.

Goli i Medon Berishës: (VIDEO)

The post VIDEO/ Goli i Medon Berishës i ka tronditur, Fiorentina merr përfundimisht vendimin për Piolin appeared first on Albeu.com.

Medon Berisha bën heroin në fitoren e Lecce ndaj Fiorentinas, paraqitje solide edhe nga Ramadani

2 November 2025 at 17:18


Mesfushori Medon Berisha ka shënuar një tjetër gol në Serie A. Këtë herë si mysafir i Lecces ndaj Fiorentinas.

Ai fitoi topin me një ndërhyrje fantastike, për të nisur një kundëraksion të cilin e finalizoi për mrekulli.

“SofaScore” e ka vlerësuar si lojtari i ndeshjes, për t’i dhënë notën 7.9, ku përpos golit, kompletoi edhe 19 pasime nga 23 që i tentoi, si dhe fitoi dy duele.

Paraqitje fantastike kishte edhe mesfushori tjetër shqiptar Ylber Ramadani, që brenda 90 minutave, kompletoi 26 nga 35 pasimet e tentuar, fitoi plot tetë duele si dhe kreu tre ndërhyrje në top. Kësisoj, ai u vlerësua me notën 7.2.



Kjo formë e dyshes është fantastike edhe për kombëtaren e Shqipërisë, pavarësisht që Sylvinho po preferon që mesfusha të jetë e ndërtuar nga Laqi, Shehu e Asllani./Telegrafi/


Medon Berisha shënon gol të bukur ndaj Fiorentinës

2 November 2025 at 15:51


Medon Berisha ka vazhduar me paraqitje fantastike në Serie A, teksa ka shënuar një tjetër gol.

Mesfushori shqiptar e ka nisur nga minuta e parë ndeshjen për skuadrën e tij Lecce në udhëtim te Fiorentina.

E vetëm pas 23 minutave lojë, Berisha gjeti edhe golin duke realizuar nga afërsia.


Medon Berisha 🤫 colpisce il @OfficialUSLecce! #FiorentinaLecce 0-1 pic.twitter.com/lpUCfc6l3a
— Lega Serie A (@SerieA) November 2, 2025


Paraprakisht mesfushori shqiptar e ndërpreu një aksion të vendasve dhe pastaj u gjet bukur në zonë duke shënuar për 0-1.

Për Berishën ky është goli i dytë këtë edicion në Serie A. /Telegrafi/



Albanian Midfielder Medon Berisha scores for away side

Serie A | 🇮🇹 Fiorentina 0-1 Leccepic.twitter.com/8l6JFexW82
— Goals Xtra (@GoalsXtra) November 2, 2025

Interi thyen Fiorentinën në pjesën e dytë, bën presion për kreun

29 October 2025 at 22:41


Inter ka arritur një fitore të rëndësishme me rezultat 3-0 ndaj Fiorentinës në javën e 9-të të Serie A, duke u ngjitur në vendin e tretë me 18 pikë.

Ndeshja u karakterizua nga golat spektakolarë dhe disa raste të mëdha për shënim.

Pas një pjese të parë me raste, pjesa e dytë solli golat që kërkoheshin nga tifozët zikaltër.

Nicolo Barella asistoi te Hakan Calhanoglu i cili me një goditje nga distanca gjeti cepin e poshtëm të majtë të portës së e Gea për 1-0 në minutën e 66-të.

Vetëm pesë minuta më vonë, Petar Sucic shënoi golin e dytë pas një driblimi individual të jashtëzakonshëm, duke vulosur fitoren për Interin.

Pak pa u mbyllur ndeshja, Interi fitoi penallti, nga ku Calhanoglu ishte i saktë për 3-0.

Kjo fitore rikthen besimin te Interi pas humbjes ndaj Napolit. Me 18 pikë pas 9 javësh, Inter ngjitet në vendin e tretë, me tri pikë pas Napolit dhe Romës, dhe vazhdon të jetë konkurrent serioz për titull këtë sezon. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Fiorentina shpërthen pas humbjes në “San Siro”: Vendime skandaloze, VAR-i gaboi rëndë

By: V K
20 October 2025 at 08:19

Humbja me përmbysje ndaj Milanit në “San Siro”, ka shkaktuar zemërim të madh te Fiorentina, që përveç rezultatit, akuzon gjyqtarin dhe sistemin VAR për disa vendime që, sipas tyre, ndikuan drejtpërdrejt në rezultat.

Në qendër të polemikave është penalltia e dhënë për Milanin në minutat e fundit, e cila vendosi fatin e ndeshjes.

Drejtori sportiv i Fiorentinës, Daniele Prade, shpërtheu pas ndeshjes:

“Nëse VAR duhet të ndërhyjë vetëm në raste të një gabimi të rëndë, atëherë ky është një gabim i madh i VAR-it. Marineli nuk pati guxim të qëndronte në vendimin e tij. Ne po luftojmë për mbijetesë dhe nuk mund të pranojmë diçka të tillë. Është skandaloze”.

Ai shtoi më tej:

“Himenez qëndroi në tokë për 20 minuta dhe as që u prek. Ishte një skenë gati groteske, aspak pamje e mirë për futbollin. Fiorentina luajti një ndeshje të madhe, me zemër, dhe nuk e meritonte të humbiste në këtë mënyrë. Pak më parë kishte një faull të qartë ndaj Ranierit që mund të ishte edhe karton i kuq, por u dha vetëm i verdhë. Ai doli nga loja dhe ne morëm golin me dhjetë lojtarë. Na vjen keq sepse renditja jonë është e vështirë, dhe kjo nuk është fytyra jonë e vërtetë”.

Edhe Stefano Pioli, trajneri i Fiorentinës, shprehu dyshime mbi mënyrën si u përdor VAR-i:

“Duke vepruar kështu, po i nxisim lojtarët të simulojnë, të vënë duart në fytyrë edhe kur nuk ka kontakt. VAR-i duhet të ndërhyjë vetëm në rast të një gabimi të qartë dhe të dukshëm — më thoni ju nëse ky ishte i tillë… Më vjen keq”.

Këto deklarata pasqyrojnë tensionin e madh në kampin vjollcë, me Fiorentinën që mbetet në zonën e poshtme të tabelës dhe përballet me një krizë rezultatesh që, sipas drejtuesve dhe lojtarëve, nuk reflekton vlerat reale të skuadrës.

The post Fiorentina shpërthen pas humbjes në “San Siro”: Vendime skandaloze, VAR-i gaboi rëndë appeared first on Albeu.com.

AC Milan rimerr kreun e Serie A, fiton ndaj Fiorentinas

19 October 2025 at 22:46


AC Milan ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Fiorentinas, në kuadër të xhiros së shtatë në Serie A.

“Rossonerët” arkëtuan pikët e plota falë një fitore të ngushtë 2-1.

Milan ishte skuadër më e mirë nga fillimi, ku dominoi në posedim dhe rastet e krijuara por që assesi s’po arrinte t’i finalizonte.

Kur askush s’e priste, Fiorentina krijoi një aksion të shpejtë, me Robin Gosens që e zhbllokoi rezultatin (55’).

Sidoqoftë, gëzimi zgjati vetëm tetë minuta, me Rafael Leao që shënoi një supergol nga distanca për ta barazuar rezultatin (63’).

Ndërsa, përmbysjen e siguruan falë një penalltie pasi Gimenez u faulua në zonë. Nga pika e bardhë i pagabueshëm ishte Leao që s’i dha asnjë shans David de Geas.

Milan kësisoj bëhet lideri më i ri në kampionatin italian me 16 pikë, derisa Fiorentina renditet në pozitën e 18-të me tre sosh./Telegrafi/

Roma përmbys Fiorentinën dhe është lider i ri në Serie A

5 October 2025 at 16:58


Roma ka arritur një fitore të madhe me rikthim në udhëtim te Fiorentina, duke triumfuar me rezultat 1-2 në “Artemio Franchi”.

Vetëm pas 14 minutave lojë, vendasit kaluan të parët në epërsi kur Moise Kean realizoi një gol të bukur nga distanca për 1-0.

Megjithatë, epërsia e Fiorentinës zgjati vetëm tetë minuta. Matias Soule barazoi shifrat me një gol spektakolar për 1-1, duke rikthyer menjëherë Romen në lojë.

Skuadra e Gian Piero Gasperinit përmbysi gjithçka në minutën e 30-të: pas një goditjeje nga këndi të Soule, Bryan Cristante shënoi me kokë për 1-2.

Fiorentina kishte një mundësi të artë për të barazuar rezultatin para fundit të pjesës së parë, por goditja e dytë e Kean u ndal nga shtylla.

Me avantazhin 1-2 për Romën u mbyllën 45 minutat e para të ndeshjes.

Në pjesën e dytë, “Giallorossët” menaxhuan me kujdes rezultatin, duke u mbrojtur me disiplinë dhe ruajtur epërsinë deri në fund.

Kjo ishte fitorja e pestë në gjashtë ndeshje për Romën në Serie A, që tashmë kryeson renditjen me 15 pikë, duke u bërë lidere e vetme e kampionatit.

Në anën tjetër, Fiorentina mbetet në pozitën e 17-të me vetëm 3 pikë të grumbulluara.

Në javën e ardhshme, Roma do të luajë derbin e zjarrtë ndaj Interit, ndërsa Fiorentina udhëton në “San Siro” për t’u përballur me Milanin. /Telegrafi/

Cuadrado tregon prapaskenat: Conte nuk më lejonte kalimin te Juventusi nga Chelsea

12 September 2025 at 16:26


Anësori i Pisa Cuadrado ka zbuluar se trajneri Antonio Conte nuk donte që ai t’i bashkohej Juventusit nga Chelsea në vitin 2015 sepse trajneri italian nuk kishte raporte të mira me “Bianconerët”.

Ish anësori i skuadrave si Juve e Inter ka treguar se Conte deri vonë tentoi t’ia bllokonte kalimin.

“Conte nuk kishte raporte të mira me Juventusin, prandaj kishte disa probleme. Nuk më lejonte që të shkoja. Klubet e tjera erdhën pas meje, sidomos nga jashtë, por kur dëgjova se Juventusi më donte, i thashë agjentit se doja vetëm bardhë dhe zi”.

Cuadrado iu bashkua Juves në formë huazimi me opsion blerje, ku pastaj “Zonja e Vjetër” e bëri transferimin e përhershëm në fundin e edicionit 2015/16.

Juan Cuadrado

“U bëra tifoz i Juventusit. Nëna ime ende jeton aty, fëmijët më kanë lindur në Torino. Lucas është gjashtë, Lucia nëntë. Kalova tetë sezone mahnitës dhe fitova pesë tituj të ligës, si dhe disa kupa tjera”.

“Duke krahasuar versionin e Cuadrados te Fiorentina, isha më i kompletuar dhe mbi të gjitha më i matur. Pendimi i vetëm mbetet humbja në finalen e Ligës së Kampionëve”, nënvizoi ai për “Gazzetta dello Sport”.

Ndërkohë, Cuadrado i “prishi” raportet me tifozët e Juves kur u largua për t’iu bashkuar si agjent i lirë, rivalit Interit, vetëm disa javë pasi “Bianconerët” refuzuan t’ia rinovojnë kontratën.

Kolumbiani tani është pjesë e Pisas, skuadër që iu bashkua këtë verë./Telegrafi/

Pioli: Napoli është favorit për të fituar përsëri Scudetton, por nuk janë të pamposhtur

12 September 2025 at 15:02


Trajneri i Fiorentinës, Stefano Pioli, duke folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së madhe kundër Napolit, e vlefshme për raundin e tretë të Serie A, foli në lidhje me sfidën brenda sfidës me Antonio Conten.

Fiorentina është nikoqire e Napolit në ndeshjen e kësaj jave në Serie A, me takimin që pritet të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 20:45.

“Do të jetë emocionuese të kthehemi të luajmë para tifozëve tanë nesër. Conte është ndër trajnerët më të mirë në Evropë dhe në botë, sigurisht që do të jetë një sfidë e madhe. Si ai ashtu edhe unë do të kemi përgatitur strategji për të luajtur, mbrojtur dhe sulmuar, por në fund të fundit janë lojtarët ata që bëjnë diferencën në fushë”, ka thënë fillimisht Pioli.

"Napoli është skuadra që fitoi Scudetton vitin e kaluar dhe është forcuar ndjeshëm gjatë verës. Është e natyrshme që ata janë favoritë edhe për këtë sezon. Ata mund të konkurrojnë shumë mirë edhe në Ligën e Kampionëve”.

“Megjithatë, ne jemi një skuadër e mirë. Këtë javë, jemi në të njëjtin nivel me Napolin sepse të dy kemi qenë në gjendje të përgatitemi për ndeshjen vetëm që nga dje”.

“Nuk do të jetë një ndeshje e dëmtuar nga Liga e Konferencës, jam shumë i sigurt. Napoli është i fortë në çdo mënyrë, ne i njohim mirë si lojtarë dhe si trajnerin, por ndeshja e nesërme do të zbulojë diferencën midis nesh dhe tyre. Askush nuk është i pamposhtur, ne duam të luajmë në kushte të barabarta”, përfundoi trajneri i klubit Viola. /Telegrafi/

Kush do ta dominojë sezonin 2025-26, parashikon Inteligjenca Artificiale

27 August 2025 at 19:39

Sezoni 2025/26 pritet të sjellë emocione të mëdha, dramë dhe spektakël në fushë.

Inteligjenca artificiale ka analizuar formën e skuadrave, afrimet e reja, taktikat dhe gjendjen aktuale për të parashikuar se kush do të fitojë ligat më të mëdha, garat evropiane dhe çmimet individuale.

Fituesit e ligave kryesore

Premier League – Liverpool

Liverpool, nën drejtimin e Arne Slot, shihet si favorit për të marrë fronin në Angli.

Blerjet e reja kanë balancuar fuqinë sulmuese me stabilitetin në mbrojtje, ndërsa eksperienca në ndeshjet e mëdha u jep avantazh ndaj Manchester Cityt dhe Arsenalit.

La Liga – Real Madrid

Me Xabi Alonson në stol, Real Madrid ka ndërtuar një skuadër të balancuar mes përvojës dhe përforcimeve të reja.

Fleksibiliteti taktik dhe aftësia për të fituar ndeshje vendimtare i bëjnë favoritë ndaj Barcelonës dhe Atleticos për titullin në Spanjë.

Serie A – Napoli

Kampionët në fuqi kanë shtuar emra të mëdhenj, mes tyre edhe Kevin De Bruyne.

Disiplina taktike dhe efikasiteti në sulm i japin Napolit një hap përpara rivalëve Juventus, Inter e Milan, duke i bërë favoritë për të mbrojtur Scudetton.

Bundesliga – Bayern Munich

Pas 12 titujve në 13 vitet e fundit, Bayern mbetet skuadra për t’u mposhtur në Gjermani.

Me Luis Diaz që forcon sulmin dhe Vincent Kompany që sjell stabilitet taktik, bavarezët janë favoritë, megjithëse Dortmund, Leipzig dhe Leverkusen pritet të sfidojnë.

Ligue 1 – Paris Saint-Germain

Pas një sezoni historik me katër trofe, PSG e Luis Enriques mbetet dominues në Francë.

Thellësia e skuadrës dhe ekuilibri mes repartit mbrojtës e atij ofensiv i japin avantazh të madh ndaj Monacos, Marseilles dhe Lyonit.

Fituesit e garave evropiane

Liga e Kampionëve – Paris Saint-Germain

Pas suksesit të sezonit të kaluar, PSG synon të bëhet skuadra që e mbron titullin.

Cilësia e lojtarëve, përvoja dhe disiplina taktike i vendosin ata favoritë, megjithëse Liverpooli, Real Madridi dhe Bayerni do të jenë pengesa të vështira.

Liga e Evropës – Roma

Skuadra italiane ka treguar vazhdimësi në Evropë dhe shikohet si një nga favoritët për trofeun.

Përvoja dhe forca taktike i japin mundësi reale për ta ngritur kupën në Stamboll.

Liga e Konferencës – Fiorentina

Pas dy finaleve të humbura radhazi, Fiorentina kërkon më në fund trofeun.

Me më shumë përvojë dhe një skuadër të ekuilibruar, “Viola” shihet si favorit për ta fituar Ligën e Konferencës.

Çmimet individuale

Këpuca e Artë – Erling Haaland (Manchester City)

Makina norvegjeze e golave mbetet favorit absolut për të kryesuar listën e golashënuesve në Evropë.

Me një ekip ofensiv dhe një trajner si Guardiola, Haaland ka të gjitha kushtet për të thyer rekorde.

Topi i Artë – Ousmane Dembele (PSG)

Francezi është vendimtar në sukseset e PSG-së, si në kampionat ashtu edhe në Evropë.

Me gola, asiste dhe paraqitje konstante në ndeshjet e mëdha, Dembele shihet si kandidati kryesor për të fituar Topin e Artë 2026. /Telegrafi/

The post Kush do ta dominojë sezonin 2025-26, parashikon Inteligjenca Artificiale appeared first on Telegrafi.

Ekskluzive: Mirlind Daku drejt transferimit në Serie A, skuadra e madhe italiane në bisedime me Rubin Kazanin

10 August 2025 at 20:05

Mirlind Daku e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Superligën e Rusisë me fanellën e Rubin Kazanit.

Në pesë ndeshjet e para mes kampionatit dhe Kupës së Rusisë, Daku ka qenë i papërmbajtshëm, duke shënuar pesë gola dhe duke dhuruar një asistim.

Përkundër faktit se sapo ka vazhduar kontratën me Rubin Kazanin deri në vitin 2029, sulmuesi kosovar mund të largohet gjatë kësaj vere nga klubi rus për të bërë një hap gjigant në karrierë, duke u transferuar në Serie A.

Telegrafi mëson ekskluzivisht se skuadra e madhe italiane, Fiorentina, ka nisur kontaktet me Rubin Kazanin për transferimin e Dakut.

Moise Kean është pranë largimit për t’u transferuar në Arabinë Saudite, ndërsa klubi “Vjollcë” e sheh Dakun si zëvendësuesin ideal të italianit.

Tashmë janë zhvilluar kontaktet e para mes klubeve, ndërkohë që drejtori sportiv i Fiorentinës, Daniele Pradè, ka kontaktuar edhe me agjentin e Dakut, Shkumbin Qorrmemeti.

Përkundër që Daku është lojtari kryesor i Rubin Kazanit, besohet se një ofertë rreth 20 milionë euro mund ta bindë klubin rus të heqë dorë nga ylli i tyre, pasi gjithnjë sipas asaj që ka mësuar Telegrafi, klubi rus do të lejonte largimin e reprezentuesit shqiptar vetëm për një shumë të tillë.

Nga ana tjetër, Daku ka shprehur interesim për një transferim të mundshëm në Serie A, megjithëse është shumë i lumtur në Rubin, ku me kontratën e re fiton dy milionë euro në sezon dhe është lojtari më i paguar në klub.

Tri javët e fundit të afatit kalimtar pritet të vendosin të ardhmen e tij, ndërsa pista Fiorentina mbetet shumë e hapur.

Kujtojmë se Dakun e kërkoi edhe gjiganti rus Zenit St. Petersburg, por në fund transferimi dështoi. Ai kishte gjithashtu oferta të shumta nga Turqia, megjithatë vendosi t’i japë përparësi Rubinit. /Telegrafi/ 

The post Ekskluzive: Mirlind Daku drejt transferimit në Serie A, skuadra e madhe italiane në bisedime me Rubin Kazanin appeared first on Telegrafi.

Dyshohet për vetëvrasje, gjendet i vdekur në shtëpi ish-futbollisti i Fiorentinës

By: armand
22 July 2025 at 19:25

Futbolli italian ka mësuar sot një lajm të kobshëm, pasi është ndarë nga jeta ish-futbollisti i njohur Celeste Pin. Sipas mediave të huaja, ai i ka dhënë fund jetës në moshën 64-vjeçare në shtëpinë e tij. Celeste Pin ishte një nga emrat më të njohur të futbollit italian në fundin e viteve ’80 dhe fillimin […]

The post Dyshohet për vetëvrasje, gjendet i vdekur në shtëpi ish-futbollisti i Fiorentinës appeared first on BoldNews.al.

Fiorentina “sulmon” për Asllanin/ Klubi nga Firence bën sondazhet e para për yllin kuqezi

By: xhir jeta
17 July 2025 at 12:34

Është mirë kur e kupton se të duan.

Kristian Asllani padyshim ndihet më I sigurt dhe me më shumë besim në vetvete, ndërsa lajmet janë që dikush e kërkon me ngulm dhe e quan mjaft të vlefshëm.

Ky dikush që do mesfushorin e kombëtares shqiptare është trajneri I ri I Fiorentinës, Stefano Pioli, ndërsa ish-tekniku i Milanit ka nxitur klubin që të bisedojë seriozisht me Interin.

Lajmet nga Italia janë që klubi fiorentin ka bërë sondazhet e para në Milano, dhe është arritur një lloj kuptimi i dyanshëm.

“Vjollcët” duan që ta marrin fillimisht Asllanin në huazim për një sezon, dhe pastaj të bisedohet për blerje të kartonit.

Nga Interi nuk ka kundërshtim për këtë skenar, pra ylli I Shqipërisë mund të luajë I huazuar në 2025-2026, veçse lombardët kanë një kusht.

Verën që vjen, blerja e kartonit të 23-vjeçarit duhet të jetë e detyrueshme, jo fakultative.

Sipas asaj që informojnë mediat në Apenine, Interi e vlerëson kartonin e Asllanit në 18 milionë euro, e padyshim që kjo është një shifër fillestare në këto bisedime.

Nuk dihet sesi do të përfundojë kjo sagë, por duket se Fiorentina e ka seriozisht dhe e konsideron të rëndësishëm shqiptarin në pretendimet e saj për t’u kualifikuar në Champions sezonin e ardhshëm./abcnews.al

Klubi italian e gjen zgjidhjen tek Asllani, fillojnë negociatat me Interin

By: armand
16 July 2025 at 16:45

Kristjan Asllani mund të veshë shumë shpejt fanellën e Fiorentinës. Klubi i Seria A e llogarit mesfushorin e Kombëtares si organizatorin e duhur, ndërsa ky është roli që po shqetëson klubin. Stefano Pioli duket se ka dhënë dritën jeshile. Dhe palët janë në negociata siç raportohet në Itali. Interi nuk do të hiqte dorë lehtë […]

The post Klubi italian e gjen zgjidhjen tek Asllani, fillojnë negociatat me Interin appeared first on BoldNews.al.

Trajneri jep dritën e gjelbër, Asllani drejt transferimit te klubi italian

15 July 2025 at 14:58

Kristjan Asllani mund të jetë shumë afër një transferimi te Fiorentina. Mesfushori i Kombëtares shqiptare shihet nga drejtuesit e klubit vjollcë si profili ideal për të organizuar lojën në mesfushë.

Ky është një rol që po shkakton dilema në skuadrën toskane, ndaj afrimi i Asllanit shihet si zgjidhje afatgjatë. Sipas mediave italiane, trajneri Stefano Pioli ka dhënë dritën jeshile për transferimin.

Palët kanë nisur tashmë bisedimet dhe janë në fazën e parë të negociatave. Fiorentina është e interesuar ta mbyllë sa më parë marrëveshjen për ta pasur lojtarin në dispozicion që në fazën përgatitore.

Interi nuk është i prirur të heqë dorë lehtë nga shërbimet e mesfushorit 22-vjeçar. Edhe pse nuk ka qenë gjithmonë titullar, zikaltrit e vlerësojnë lart potencialin e tij.

Asllani ka refuzuar një ofertë konkrete nga Real Betis, duke treguar qartë dëshirën për të qëndruar në Serie A. Ai është i bindur se ky kampionat është më i përshtatshmi për zhvillimin e tij si futbollist.

Fiorentina, megjithatë, duhet të plotësojë kërkesën financiare të Interit. Kampionët e Italisë kërkojnë plot 15 milionë euro për kartonin e mesfushorit shqiptar.

Nëse kjo shumë do të ofrohet, gjasat janë që Kristjan Asllani të veshë fanellën e Fiorentinës për sezonin 2025/26. /Telegrafi/ 

The post Trajneri jep dritën e gjelbër, Asllani drejt transferimit te klubi italian appeared first on Telegrafi.

❌
❌