Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vlera e re e vendos krah Ismajlit, Medon Berisha shton miliona euro në treg

By: M C
23 December 2025 at 17:16

Medon Berisha është njohur sot me vlerën e tij të re në tregun e “transfermarkt”. Mesfushori i Kombëtares vlerësohet tashmë 6 milionë euro, nga 1.5 milionë euro që ishte më parë.

Rritje e jashtëzakonshme për 22-vjeçarin, i cili ka spikatur në pjesën e parë të sezonit. Te Leçe bëhet lojtari i tretë më i vlerësuar. Vlera e tij nga lojtarët që përfaqësojnë Shqipërinë është e barabartë me Ardian Ismajlin, që mban vendin e gjashtë.

Berisha po kalon një dëmtim, i cili pritet ta mbajë edhe për rreth 3 javë jashtë fushave të blerta. Sa i përket vlerës së tij, mund të thuhet se nga fundi i vitit 2024 ku vlente 1 milion euro, rritja është e dukshme.

Berisha numëron paraqitje me Kombëtaren në dy miqësore, një ndeshje të Ligës së Kombeve dhe një tjetër në Europianin e Gjermanisë. Për kualifikueset e fundit të Botërorit nuk mori asnjë minutë.

The post Vlera e re e vendos krah Ismajlit, Medon Berisha shton miliona euro në treg appeared first on Albeu.com.

Berisha jashtë fushës deri në shkurt, Kombëtarja nuk rrezikohet

16 December 2025 at 20:51

TIRANË, 16 dhjetor/ATSH/ Mesfushori shqiptar Medon Berisha do të mungojë për rreth pesë deri në gjashtë javët e ardhshme në Seria A, pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen kundër Pisa-s. Lojtari u detyrua të largohej nga fusha në mënyrë të menjëhershme për shkak të një dëmtimi muskulor, ndërsa u transportua me barelë, gjë që shkaktoi shqetësim te stafi teknik dhe tifozët.

Sipas raportit mjekësor të klubit verdhekuq, Berisha ka pësuar një dëmtim muskulor të shkallës së dytë, që pritet ta mbajë jashtë fushave për të paktën 45 ditë. Kjo do të thotë se rikthimi i tij mund të ndodhë jo më herët se muaji shkurt i vitit të ardhshëm.

Për pasojë, mesfushori do të mungojë në disa ndeshje kyçe, duke përfshirë sfidat ndaj Comos, Juventusit, Romës, Parmës, Interit, Milanit, Lazios dhe Torinos. Dëmtimi vjen në një periudhë shumë pozitive për futbollistin, i cili ishte shndërruar në një titullar të padiskutueshëm të ekipit italian.

Berisha më herët gjatë këtij sezoni ka fituar tre herë çmimin “Lojtari i Ndeshjes” në Serie A, duke dëshmuar formën e tij të mirë dhe rëndësinë për skuadrën. Në këtë sezon, mesfushori i Kombëtares shqiptare ka luajtur 13 nga 15 ndeshjet, duke kontribuar me 2 gola dhe 3 asistime, statistika që e rendisin ndër më efektivët e klubit.

Megjithatë, fatmirësisht talenti 22-vjeçar do të jetë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për ndeshjet Play-off të Kombëtares shqiptare në rrugën drejt Kupës së Botës 2026.

1 nga 4

/a.f/

The post Berisha jashtë fushës deri në shkurt, Kombëtarja nuk rrezikohet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha kthehet në janar/ Lojtari kuqezi ka pësuar dëmtim më të lehtë se mendohej

By: Rovena
16 December 2025 at 13:39

Formën e ka pasur të shkëlqyer.

Medon Berisha ka qenë padyshim ndër më të mirët tek Leçe, dhe një nga mesfushorët më të vlerësuar në Serinë A, por ndonjëherë futbolli është mizor.

Futbollisti i kombëtares shqiptare pësoi dëmtim në ndeshjen që skuadra e tij, Leçe, e fitoi 1-0 në shtëpi ndaj Pizës në Serinë A, ndonëse lëndimi është më I lehtë sesa u mendua fillimisht.

Mediat puljeze raportojnë për tërheqje, dhe jo për këputje muskulore, diçka që e bën më të shpejtë riaftësimin.

Siç njoftohet, Berisha do të humbasë ndeshjet ndaj Komos në 27 dhjetor dhe kundër Juventusit në 3 janar të vitit të ardhshëm, por pritet që të jetë gati ose përballë Romës në 6 janar, ose maksimumi në duelin e Leçes me Parmën në 11 të muajit të ardhshëm.

Shqiptari 22-vjeçar ka dy gola e tre asiste në 13 duele të këtij sezoni në Serinë A dhe tri herë është shpallur lojtari më i mire i ndeshjes.

Mungesa e tij, qoftë edhe për pak kohë, do të jetë një problem i madh për skuadrën puljeze që lufton për mbijetesë, duke u ndodhur në vendin e 14-të me 16 pikë, vetëm 4 pikë larg zonës që të zbret në Serinë B.

U largua nga fusha me barrelë, mësohet sa do të mungojë Medon Berisha

By: armand
14 December 2025 at 14:53

Medon Berisha do të qëdrojë rreth një muaj larg fushës së blertë. Mesfushori i Kombëtares ka çarë muskulin, diku 10 centimetër mbi ligamentrin kryesor të gjurit siç raportojnë mediat italiane. Mesfushori shqiptar mbyll kështu vitin 2025 në Seria A. Berisha po shkëlqente këtë edicion, ndërsa në tri ndeshje u vlerësua edhe me çmimin si lojtari […]

The post U largua nga fusha me barrelë, mësohet sa do të mungojë Medon Berisha appeared first on BoldNews.al.

Lëndimi i Medon Berishës nuk është shumë serioz, mësohet kur do të rikthehet

14 December 2025 at 12:48


Mesfushori Medon Berisha i ka shpëtuar një lëndimi serioz dhe pritet të jetë jashtë fushës maksimumi brenda një muaji, kështu ka mësuar Telegrafi me burime pranë lojtarit.

Ylli i Lecces u largua mes lotësh në përballjen ndaj Pisa në Serie A, ndërsa mediat italiane fillimisht raportuan se ka gjasa të këtë këputur muskujt aduktorë, që do t’ia pamundësonin të rikthehej në fushë për disa muaj.

Megjithatë, Telegrafi me burime pranë lojtarit merr vesh se lëndimi i Berishës nuk është aq serioz. Mesfushori “Kuq e Zi” e ka çarë muskulin, diku 10 centimetër mbi ligamentin kryesor të gjurit.

Ai do t’i kryejë testet mjekësore sërish pas dy ditëve, por në shenjat e para duket se do të jetë jashtë fushës për disa javë, maksimumi një muaj.

“Jo nuk është aq serioz sa dukej në fillim. Atë ditë u vërejt më shumë, por tani ka nisur të qetësohet. Ka çarë pak muskulin dhe do t’i kryejë sërish testet mjekësore pas dy ditëve. Besoj se do të jetë jashtë fushës diku maksimumi për një muaj”, thotë burimi në kushte anonimiteti.

Ky lajm padyshim është i shkëlqyer për Berishën, pasi ishte lojtari më në formë te Lecce – duke qenë i vetmi titullar i padiskutueshëm këtë edicion.

Berisha përndryshe po mahnitë të gjithë në Serie A, ku brenda 12 paraqitje ka kontribuar me dy gola e tre asistme në proces./Telegrafi/

Mes lotësh dhe me barelë, dëmtimi i Berishës trondit Leccen, Ramadani: Jam i shqetësuar për vëllain tim të vogël (VIDEO)

By: V K
13 December 2025 at 09:19

Ditën e djeshme, mesfushori i Kombëtares Medon Berisha, u dëmtua në minutën e tetë të ndeshjes së Leçes me Pizën.

Berisha u largua me barelë dhe lot.

Pas sfidës së fituar në Seria A, presidenti i Leçes dha informacionet e para. Stiki Damiani, tregoi se Berisha mund të mos ketë diçka serioze, ndërsa bëhet fjalë për problem muskulor.

“Kanë mbërritur disa lajme të para, duket se bëhet fjalë për një problem muskulor, por t’i marrim me rezervë. Shpresojmë të mos jetë asgjë serioze”, u shpreh presidenti i Leçes.

Berisha po shkëlqente me Leçen dhe ishte kthyer në titullar të padiskutueshëm. Plot tre herë e ka fituar çmimin si lojtari i ndeshjes në Seria A.

Në përfundim të ndeshjes, fjalët e para të Ramadanit shkuan pikërisht për Medon Berishën:Më vjen shumë keq për Berishën, për vëllain tim të vogël. Dëmtimi i tij më shqetëson, e presim sa më shpejt në fushë”, u shpreh Ramadani.

 

 

Pas ndeshjes, edhe trajneri Eusebio Di Francesco, theksoi se kjo fitore u zbeh nga dëmtimi i Berishës, duke vërtetuar peshën e mesfushorit kuqezi brenda ekipit.

The post Mes lotësh dhe me barelë, dëmtimi i Berishës trondit Leccen, Ramadani: Jam i shqetësuar për vëllain tim të vogël (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Medon Berisha i pafat, mes lotësh largohet nga fusha pas lëndimit të rëndë

12 December 2025 at 21:39


Mesfushori Medon Berisha ka pësuar një lëndim të rëndë gjatë përballjes mes Lecces dhe Pisas.

Ylli shqiptar që po kalonte formë të jashtëzakonshme në Serie A është larguar mes lotësh nga fusha, ku u nevojit stafi mjekësorë që ta marrin me barrela.

Sipas mediave italiane, lëndimi i Berishës duket të jetë shumë serioz, pasi ka frikë që ka këputur muskujt aduktorë.

“Përshtypja fillestare për Medon Berishën është një këputje në muskujt aduktorë”, thuhet në raportin e mediumit italian.

Në rast që konfirmohet, Berisha do të jetë jashtë fushës për disa muaj dhe mund të rrezikojë edhe play-offin e Kampionatit Botëror 2026.

Berisha ishte mesfushori më në formë këtë sezon, ku zhvilloi 12 paraqitje në kampionatin italian, duke dhënë dy gola e tre asistime në proces./Telegrafi/

Po kalon kulmin e karrierës, ylli i Shqipërisë dëmtohet rëndë dhe del nga fusha me barrelë

By: armand
12 December 2025 at 22:45

Mesfushori kuqezi, Medon Berisha ka pësuar një dëmtim, në pamje të parë të rëndë, gjatë përballjes mes Lecces dhe Pisas në Serie A. Futbollisti shqiptar që po kalonte formë të jashtëzakonshme në kampionatin italian është larguar mes lotësh nga fusha, ku u nevojit stafi mjekësorë që ta marrin me barrela, për të kryer ekzaminimet e […]

The post Po kalon kulmin e karrierës, ylli i Shqipërisë dëmtohet rëndë dhe del nga fusha me barrelë appeared first on BoldNews.al.

Medon Berisha, lider te Lecce/ “La Gazzetta Dello Sport” i thur elozhe mesfushorit shqiptar

By: Rovena
5 December 2025 at 12:34

Medon Berisha është njeriu i momentit te Leçe. Nëse skuadra puljeze lundorn në ujëra të qetë në renditjen e Serie A, një meritë të madhe për këtë ka mesfushori shqiptar. Asnjë ekzagjerim. E thotë këtë edhe e përditëshmja më e madhe sportive përtej Adriatikut, “La Gazzetta Dello Sport”.

Sipas saj, impakti i Medon Berishës në këtë sezon ka qenë sa surprizues për rritjen e tij teknike dhe taktike, aq edhe për rolin e liderit që ai ka marrë te Leçe.

Gjithçka mbështetet te numrat dhe ata nuk gënjejnë. Në ndeshjen e fundit, 22-vjeçari u shpall “Lojtari më i Mirë”, duke dhënë dy asiste në fitoren 2-1 kundër Torinos.

Ky ishte çmimi i tretë I këtij lloji për shqiptarin, që ishte shpallur “Lojtari i Ndeshjes” edhe në dy raste të tjera më 2 dhe në 8 nëntor, në përballjet Fiorentina-Leçe ku shënoi golin e fitores, dhe në sfidën Leçe-Verona që përfundoi 0-0.

Vetëm dy futbollistë të Serisë A e kanë fituar më shumë këtë çmim në këtë edicion të kampionatit italian, Nico Paz i Komos dhe Angisa i Napolit. Gjithashtu, me dy gola dhe tre asiste Medon Berisha është më i miri i skuadrës puljeze.

Kjo ecuri pritet të ndryshojë edhe hierarkinë në mesfushën e kombëtares së Shqipërisë. Medon Berisha ka qenë gjithmonë pjesë e grumbullimeve dhe Silvinjo publikishte e ka shprehur vlerësimin për të, por fakt është që minutat në skuadrën kuqezi për 22-vjeçarin kanë qenë me pikatore./abcnews.al

Dhuroi dy asiste, Medon Berisha në formacionin e javës së Serie A

2 December 2025 at 18:16

TIRANË, 2 dhjetor /ATSH/ Mesfushori i kombëtares shqiptare, Medon Berisha, vazhdon të shkëlqejë në Serie A.

22-vjeçari ishte protagonist absolut në fitoren 2-1 që Leçe arriti ndaj Torinos fundjavën e kaluar, ku kontribuoi me dy asiste vendimtare.

Performanca e tij mbresëlënëse është vlerësuar me notën e lartë 8.8 nga platforma statistikore “Sofascore”, e cila e ka përfshirë Berishën në formacionin ideal të javës në Serie A.

Berisha po zhvillon një sezon shumë pozitiv me Leçen, ku deri më tani ka luajtur 11 ndeshje dhe ka spikatur me paraqitje të qëndrueshme.

Ky është sezoni i tij i tretë me klubin italian, ku më herët është aktivizuar edhe me ekipet e të rinjve.

Forma e treguar së fundmi konfirmon rritjen e qëndrueshme të mesfushorit shqiptar, i cili po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm si për Leçen, ashtu edhe për Kombëtaren.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Dhuroi dy asiste, Medon Berisha në formacionin e javës së Serie A appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Medon Berisha, sërish më i miri/ Ylli kuqezi është shpallur 3 herë lojtari i ndeshjes në Serinë A

By: xhir jeta
1 December 2025 at 12:33

E kemi thënë se jo më kot e kanë bërë edhe kapiten.

Një shqiptar 22-vjeçar si Medon Berisha po bëhet gjithnjë e më i shkëlqyer në Serinë A italiane, pra në njërën prej pesë ligave më të forta të Europës dhe të botës.

Në ndeshjen e kësaj të diele, mesfushori i ri kuqezi meritoi sërish çmimin e Lojtarit të Ndeshjes për kontributin në fitoren 2-1 të Leçes kundër Torinos.

Dy asiste, të ndryshëm dhe të bukur, ndihmuan që puljezët të merrnin epërsinë 2-0, dhe pastaj të rezistonin rikthimin e skuadrës “granata”, me gol, por për fatin e Berishës dhe të Ylber Ramadanit, me penalltinë e humbur nga ylli tjetër I Shqipërisë, Kristian Asllani.

Ky ishte çmimi i tretë i lojtarit të ndeshjes për Medonin këtë sezon të Serisë A.

Më parë i ndodhi dy sfida radhazi, në 2 dhe në 8 nëntor, në përballjet Fiorentina-Leçe ku shënoi golin e fitores, dhe në sfidën Leçe-Verona që përfundoi 0-0.

Shqiptari i ri është në po atë nivel si portieri I Milanit, Menja apo ylli i Juventusit, Jildiz.

Vetëm dy futbollistë të Serisë A e kanë fituar më shumë çmimin e lojtarit të ndeshjes se ai, argjentinasi Paz Martinez I Komos dhe Angisa I Napolit, nga pesë herë.

Me dy gola dhe tre asistë, por sidomos me personalitetin dhe praninë në fushë, Berisha ka qenë padyshim më I miri I skuadrës në elitën italiane deri tani.

Po ashtu, falë klasit që e ka me shumicë, e që më siguri do ta ngjisë në nivele të tjera në të ardhmen, pra ai mund të veshë fanelën e ndonjë skuadre gjigande në Serinë A, apo në ligat e tjera të mëdha europiane si La Liga e Spanjës, Premier Liga e Anglisë, apo Bundesliga gjermane.

 

Medon Berisha shkëlqen me dy asistime, më i miri në fitoren e Lecces ndaj Torinos

30 November 2025 at 15:36


Medon Berisha ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit italian Serie A me fanellën e Lecces.

Mesfushori shqiptar ka qenë vendimtar në fitoren e Lecces 2-1 ndaj Torinos.

Berisha e nisi nga minuta e parë ndeshjen, derisa dhuroi dy asistime brenda dy minutave lojë.

Fillimisht në minutën e 20-të, talentin shqiptar asistoi te Coulibaly që shënoi për 1-0, derisa dy minuta më vonë shërbeu Bandan që realizoi për 2-0.

Berisha ishte lojtari më i vlerësuar te Lecce nga SofaScore me notë 8,8.

Torino ka mundur të largohet me një pikë nga kjo ndeshje, por në minutën e fundit reprezentuesi shqiptar Kristjan Asllani humbi penalltinë. /Telegrafi/


- YouTube www.youtube.com


“Po e ëndërrojmë Botërorin”, Medon Berisha beson në kualifikimin e Shqipërisë, pret shumë edhe te Lecce

12 November 2025 at 12:27


Kombëtarja e Shqipërisë po e ëndërron kualifikimin në Kampionatin Botëror 2026, ndërsa ka kualitetin për ta bërë realitet këtë ëndërr të shqiptarëve, kështu deklaroi në një intervistë për Telegrafin ylli i Lecces, Medon Berisha.

Mesfushori nga Kaçaniku po kalon një edicion fantastik te Lecce, sidomos muajin e kaluar, ku ka fituar disa herë çmimin “Lojtari i ndeshjes” si dhe me gola e asiste e ka ndihmuar klubin italian edhe të fitojë pikë, siç ishte ndeshja me Fiorentinën ku supergoli i këtij të fundit e bëri dallimin.

Në një intervistë të gjatë për Telegrafin, Berisha ka komentuar synimet me Kombëtaren shqiptare, ku janë afër ta sigurojnë një vend në play-offin e Kupës së Botës.

Ai thotë se ka realizuar një ëndërr kur përfaqësoi fanellën “Kuq e Zi” në Kampionatin Evropian 2024, por krejt fokusi tani është kthyer te Botërori.

“Ëndërr e kam pasur të luaja në Kampionatin Evropian, gjë që mu bë realitet dhe tash po ëndërroj që të shkojmë në Botëror për herë të parë”, ka thënë fillimisht Berisha për Telegrafin.

Medon Berisha dhe Sergio Busquets

Shqipëria muajin e kaluar gëzoi të gjithë shqiptarët anë e mbanë globit me një fitore të madhe në Leskovc ndaj Serbisë. Berisha e ka vlerësuar këtë triumf si historik.

“Ndaj Serbisë ka qenë fitore historike, jemi të kënaqur që më shumë punë kemi arritur ta bëjmë realitet ëndrrën e të gjithë shqiptarëve. Tani duhet të fokusohemi vetëm te Andorra dhe t’i marrim pikët e plota pasi kuptohet synimi kryesor mbetet play-offi i Kupës së Botës”.

Të enjten Shqipëria udhëton në ndeshjen ‘vendimtare’ në Andorrë, ndërsa mesfushori nënvizoi se objektiv mbetet vetëm fitorja.

“Andorra është një skuadër jo e lehtë, që mbrohet mjaftë mirë. Që nga dita e parë do të fokusohemi dhe të punojmë fortë për të marrë vetëm fitore. Synimi është vetëm fitorja”.

Përpos Andorrës, Berisha premtoi se do të japin më shumë se 100 për qind edhe në përballjen e fundit, me Anglinë në “Air Albania”.

“Me Anglinë kuptohet do të jetë mjaftë vështirë. Anglia në secilën pozitë ka yje që luajnë në top ligat evropiane. Do ta japim mbi 100 për qind në fushë”, nënvizoi ai.

Medon Berisha

22-vjeçari ka komentuar edhe edicionin që po kalon te Lecce. Aktualisht ka zhvilluar nëntë paraqitje në Serie A, gjashtë prej tyre si titullar, kurse ka kontribuar me dy gola e një asistim.

“Ky sezon ka nisur mirë, jam i lumtur që kam arritur ta ndihmoj klubin me ato gola dhe asist, por kuptohet është vetëm fillimi dhe më duhet të punoj edhe më shumë. Dua që të punoj sa më shumë, të qëndroj me këmbë në tokë dhe të vazhdoj me të njëjtën disiplinë për të arritur sa më lartë. Kuptohet shpresoj që të mos lëndohem”.

“Nuk e kemi nisur mirë edicionin faktikisht pasi pësuam disa humbje, por tani jemi këndellur. Synim mbetet qëndrimi së paku në mesin e tabelës dhe të vazhdojmë me këtë formë pozitive”, shtoi ai.

Lecce ka besim të plotë te Berisha dhe këtë e dëshmoi kur ia dha shiritin e kapitenit në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj AC Milanit. Lojtari me prejardhje nga Kosova deklaroi se ishte një ndjenjë e veçantë, sidomos duke ditur faktin se “San Siro” gjithnjë është i mbushur me afër 80 mijë tifozë.

Medon Berisha kundër AC Milanit

“Të jem kapiten në San Siro, ku stadiumi ka rreth 80 mijë tifozë thuajse në secilën ndeshje është ndjenjë e veçantë. Faleminderit klubit që ma ka besuar shiritin e kapitenit. Ndjenjë e veçantë që s’përshkruhet me fjalë”, përfundoi ai për Telegrafin.

Kujtojmë se Shqipëria të enjten përballet me Andorrën kurse vetëm tre ditë më vonë e pret Kombëtaren e Anglisë midis Tiranës./Telegrafi/

VIDEO/ Medon Berisha përzgjidhet lojtari i ndeshjes në sfidën Lecce-Verona

By: armand
8 November 2025 at 21:18

Lecce barazoi pa gola ndaj Veronës, duke marrë një pikë të rëndësishme në kampionat. Vazhdon me formën e mirë mesfushori shqiptar i Lecces, Medon Berisha. Berisha u zgjodh lojtari i ndeshjes, teksa në këtë sfidë, dha dy pasime kyçe dhe regjistroi 3 gjuajtje. Përformancë pozitive mund të konsiderohet edhe ajo e mesfushorit tjetër të kuqezinjve, […]

The post VIDEO/ Medon Berisha përzgjidhet lojtari i ndeshjes në sfidën Lecce-Verona appeared first on BoldNews.al.

Serie A, mesfushori i kombëtares përzgjidhet lojtari i ndeshjes

By: redi
8 November 2025 at 20:27

Në sfidën e sotme, Lecce barazoi pa gola ndaj Veronës, duke marrë një pikë të rëndësishme në kampionat. Vazhdon me formën e mirë mesfushori shqiptar i Lecces, Medon Berisha. Nga ana tjetër Berisha u zgjodh lojtari i ndeshjes, teksa në këtë sfidë, dha dy pasime kyçe dhe regjistroi 3 gjuajtje. Përformancë pozitive mund të konsiderohet edhe ajo e mesfushorit tjetër të kuqezinjve, Ylber Ramadani.

Source

“Idhulli im mbetet Modriç”, Medon Berisha po i mahnit të gjithë në Serinë A: Ramadani si vëlla, Di Françesko më dha liri

By: M C
4 November 2025 at 21:32

Medon Berisha po kthehet në një nga personazhet e momentit në futbollin italian, teksa po lë shenjë me lojën dhe golat e tij në Serinë A ku vesh fanellën e Leçes. Një gol i tij i rëndë ndaj Fiorentinës i dha fitoren skuadrës në transfertë këtë fundjavë dhe padyshim për sulmuesin ishte entuziazëm i jashtëzakonshëm siç ka treguar në një intervistë për mediat italiane.

“Jam i lumtur me golin tim, por edhe më i lumtur me tre pikët që morëm në shtëpi. Festimi ime? Nuk i drejtohet askujt. Është një shaka që e luajmë mes miqsh, por nuk është për askënd në veçanti. Urime djemve, bënë një punë të shkëlqyer, madje edhe ata që hynë si zëvendësues, por edhe ata që nuk luajtën.

Ndeshja nuk ishte e lehtë sepse ata ishin nën presion nga tifozët, klubi dhe dhomat e zhveshjes. Atmosfera ishte e tensionuar. Tifozët filluan të këndonin kundër tyre para fillimit të ndeshjes. Shkuam atje me qetësi, për të luajtur, për të fituar dhe në fund ia dolëm. Ishim shumë të përqendruar dhe kishim sjelljen e duhur. Në 10 minutat e para na vunë pak në vështirësi. Nuk mundëm të gjenim ekuilibrin tonë, as midis vijave. Por isha i qetë gjatë gjithë ndeshjes sepse ata nuk ishin të rrezikshëm. Kur u dha penalltia, mendova, ‘Nuk mund ta besoj, nuk mund ta hedhim poshtë një ndeshje të shkëlqyer si kjo’. Në fund, VAR na ndihmoi pak.

Ndeshjen e fundit në Firence e luajta si mesfushor sulmues dhe nuk e prisja, ndërsa pesë të tjerat i luajta si mesfushor mbrojtës, por për mua, nuk ndryshon shumë. Ishim të mirë dhe kompakt. Dua të përgëzoj të gjithë linjën mbrojtëse, por të gjithë e ndihmuan ekipin, madje edhe Bandën dhe Stuliçin.

Goli? Më kujtohet vetëm që bëra rrëshqitjen dhe i thashë vetes ‘tani do të ndodhë diçka’. E ndjeva, sepse e fituam topin në një zonë shumë lart në fushë. Kur Stuliç e hapi në krah për Morenten, duke e njohur atë si lojtar, kur e pashë të krosonte, mendova se do të shkonte në shtyllën e largët.

Unë dhe Ramadani jemi si vëllezër, ai ishte shumë i lumtur me golin tim. Telefonata ime e parë pas ndeshjes? Nga babai im; ai më nguliti këtë pasion për futbollin. Ai ishte shumë i lumtur, por edhe mamaja ime, e cila tha ‘bravo!’

Jam te Leçe prej katër vitesh dhe e njoh mirë ambientin. Ndihem pak si një lider këtu. Por ka edhe liderë të tjerë në ekip, si kapiteni ynë Falkone, Ramadani dhe Gaspar. Por e përsëris, edhe unë ndihem si një lider.

Pozicioni në fushë? Me Xhampaolon isha mesfushor qendre, për të loja fillonte nga mbrapa. Tani po shkoj më mirë me trajnerin Di Françesko, sepse luaj midis vijave dhe kam më shumë liri lëvizjeje.

Fanella me numrin 10 është një ëndërr. Gjithmonë e kam pasur që nga Primavera, madje edhe në të kaluarën dhe mendova se do të doja ta vishja edhe në ekipin e parë. Idhulli im ka qenë gjithmonë Modriç, ai është ende.

Tifozët? Gjithmonë them: tanët janë të mrekullueshëm, ata gjithmonë na ndjekin dhe na inkurajojnë. Do të më mungojnë shumë kur të largohem, ose më saktë, kur të ndaloj së luajturi”, tha ndër të tjera Berisha në intervistën e tij të gjatë.

The post “Idhulli im mbetet Modriç”, Medon Berisha po i mahnit të gjithë në Serinë A: Ramadani si vëlla, Di Françesko më dha liri appeared first on Albeu.com.

Gazetari i njohur Gianluca Di Marzio: Medon Berisha ngrihet dhe bind, Lecce ka gjetur një pikë të re referimi

3 November 2025 at 20:41


Medon Berisha, mesfushori shqiptar i Lecce, po konfirmon hap pas hapi se është një nga lojtarët kyç të skuadrës. Nga kampi i përgatitjes verore deri në fushë, Berisha ka mbajtur premtimin e tij: vazhdimësi, performancë të lartë dhe dëshirë për të marrë rol protagonisti.

Dy gola në tre ndeshjet e fundit kanë tërhequr vëmendjen drejt tij, por rikthimi i Berishës shkon shumë përtej statistikave. Ai nuk është thjesht një periudhë e shkurtër e mirë, por rezultat i një rrugëtimi të gjatë, të ndërtuar mbi sfida, durim dhe punë të palodhur.

Vetëm një vit më parë, mesfushori shqiptar përballonte vështirësi për të gjetur vazhdimësi në ndeshje: mes dëmtimeve dhe fatit të keq, sezoni 2024/25 përfundoi me vetëm 17 paraqitje dhe një asist. Sot, emri i tij është sinonim i rritjes, stabilitetit dhe talenteve që po shfaqen në mënyrë të plotë, shkruan gianlucadimarzio.

Gjatë përgatitjes verore, Berisha kishte vendosur një objektiv të qartë personal: “Dua të qëndroj i shëndetshëm dhe të luaj me vazhdimësi“. Një frazë e thjeshtë, por që sot duket si premtim i mbajtur. Në vetëm tetë paraqitje deri më tani, mesfushori ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asist, duke treguar se mund të jetë një pjesë kyçe e strategjisë së trajnerit Eusebio Di Francesco.

Mes këtyre golave, dallon edhe një goditje e lirë e bukur në humbjen 3-2 ndaj Udineses, ku Berisha komentoi me vetëbesim: “Gol? Për goditjet e lira trajneri gjithmonë më kërkon të marr iniciativë“.

MEDON. BERISHA. 🎯#UdineseLecce pic.twitter.com/8Hg3Dr1cod
— Lega Serie A (@SerieA_EN) October 26, 2025


Kjo frazë pasqyron qartë besimin dhe lirinë që trajneri i jep në fushë, duke lejuar lojtarin të shfaqë potencialin e tij.

Besimi i Di Francesco dhe rritja e nivelit të lojës

Trajneri i Lecces gjithmonë ka besuar te cilësitë e Berishës dhe ka punuar për të nxjerrë në pah potencialin e tij.

“Trajneri më kërkon të sulmoj më shumë hapësirat dhe të hyj më shpesh në zonë“, kishte shpjeguar vetë Berisha gjatë verës.

Rezultatet e këtij punë të përkushtuar u panë qartë në fitore ndaj Fiorentinës: një harkim i prerë nga Tete Morente, një futje në zonën e rreptësisë pas Nicolussi Caviglia dhe 1-0 për Lecce – një moment që tregon se Eusebio Di Francesco kishte parashikuar saktë potencialin e tij.


Dashuria për Leccen dhe besimi i klubit

Përtej fushës, një aspekt njerëzor e bën historinë e tij edhe më të veçantë. “E dua Leccen, është shtëpia ime e dytë. Dua njerëzit, klimën, detin“, ka rrëfyer ai më herët në një intervistë, duke konfirmuar lidhjen e thellë me qytetin dhe tifozët.

Kjo lidhje është forcuar edhe nga klubi me rinovimin e kontratës deri në vitin 2028, një sinjal i qartë se drejtuesit besojnë te e ardhmja e tij. Me fanellën numër 10 mbi supe – “një krenari që e kisha edhe kur isha fëmijë“, siç ka thënë vetë – Berisha po kthen këtë besim me paraqitje solide dhe me cilësi të lartë në çdo ndeshje.

🤤 Medon Berisha'nın Fiorentina ağlarına yolladığı ve takımımıza üç puanı getirdiği gol.#FiorentinaLecce#SerieA pic.twitter.com/0h9UAhJ4aS
— U.S. Lecce Türkiye 🇹🇷🇮🇹 (@leccetr) November 3, 2025


Medon Berisha po dëshmon se është më shumë se një lojtar i zakonshëm; ai është një pikë referimi për Leccen, një mesfushor që kombinon talentin, inteligjencën taktike dhe karakterin, duke qenë gjithmonë i gatshëm për të marrë përgjegjësitë e lojës dhe për të udhëhequr skuadrën drejt suksesit. /Telegrafi/

Berisha gol në Serie A në ndeshjen ndaj Fiorentinës

2 November 2025 at 16:22

TIRANË, 2 nëntor/ATSH/ Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Medon Berisha ka realizuar një gol me Leçen, në transfertën e Firences ndaj Fiorentinës.

Pas një topi të krosuar nga Tete Morente, Berisha u tregua i saktë nga brenda zonës, duke çuar topin në rrjetë.

Për Berishën, ky është goli i dytë në këtë sezon, pas atij të shënuar ndaj Udineses.  Gjithashtu, Medon Berisha gjithashtu, numëron edhe një asist.

/e.i/a.f/

 

The post Berisha gol në Serie A në ndeshjen ndaj Fiorentinës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Medon Berisha bën heroin në fitoren e Lecce ndaj Fiorentinas, paraqitje solide edhe nga Ramadani

2 November 2025 at 17:18


Mesfushori Medon Berisha ka shënuar një tjetër gol në Serie A. Këtë herë si mysafir i Lecces ndaj Fiorentinas.

Ai fitoi topin me një ndërhyrje fantastike, për të nisur një kundëraksion të cilin e finalizoi për mrekulli.

“SofaScore” e ka vlerësuar si lojtari i ndeshjes, për t’i dhënë notën 7.9, ku përpos golit, kompletoi edhe 19 pasime nga 23 që i tentoi, si dhe fitoi dy duele.

Paraqitje fantastike kishte edhe mesfushori tjetër shqiptar Ylber Ramadani, që brenda 90 minutave, kompletoi 26 nga 35 pasimet e tentuar, fitoi plot tetë duele si dhe kreu tre ndërhyrje në top. Kësisoj, ai u vlerësua me notën 7.2.



Kjo formë e dyshes është fantastike edhe për kombëtaren e Shqipërisë, pavarësisht që Sylvinho po preferon që mesfusha të jetë e ndërtuar nga Laqi, Shehu e Asllani./Telegrafi/


VIDEO/ Goli i Medon Berishës vendos ndeshjen, Pioli merr “valixhet” te Fiorentina! Ismajli asiston te sfida tjetër

By: admin
2 November 2025 at 17:34

Leçe ka fituar me rezultatin 0-1 në transfertën e Fiorentinës. Medon Berisha ishte hero për skuadrën e tij, pasi shënoi në pjesën e parë.

Trajneri Stefano Pioli është me “valixhe” në duar tashmë. Kjo për shkak se Fiorentina ndodhet në zonën e ftohtë dhe në përfundim të javës së 10-të numëron vetëm 4 pikë.

Ardian Ismajli ishte protagonist për Torinon, që barazoi me rezultatin 2-2 ndaj Pizës.

Ismajli asistoi golin e parë për skuadrën e tij (goli i asistuar nga Ismajli: VIDEO), që më pas vendosi baraspeshën. Kristjan Asllani ndërkoi qëndroi në stol për këtë takim.

Goli i Medon Berishës: (VIDEO)

The post VIDEO/ Goli i Medon Berishës vendos ndeshjen, Pioli merr “valixhet” te Fiorentina! Ismajli asiston te sfida tjetër appeared first on Albeu.com.

❌
❌