Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Alen Sherri sërish pjesë e Serisë A, Cagliari e rikthen nga huazimi

30 December 2025 at 20:08

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Alen Sherri është rikthyer më herët se sa ishte planifikuar te Cagliari në Serinë A të futbollit në Itali, kjo sipas Sky Sport. Portieri i kombëtares shqiptare kishte kaluar në huazim te Frosinone në Serinë B për një sezon, por marrëveshja mes klubeve është ndërprerë.

Vendimi i klubit nga Sardenja lidhet me largimin e portierit të dytë, Boris Radunovic, i cili është transferuar te Spezia për të pasur më shumë hapësira aktivizimi. Në këto kushte, drejtuesit e Cagliarit kanë vendosur të mos investojnë në një portier të ri, por të rikthejnë Sherrin, kartonin e të cilit e blenë nga Egnatia në verën e vitit 2024.

Eksperienca e Sherrit te Frosinone nuk rezultoi pozitive, pasi ai u aktivizua vetëm në një ndeshje kundër Monzës duke sepse u dëmtuar rëndë në fytyrë dhe qëndruar gjatë jashtë fushave të blerta.

Gjithçka është mbyllur mes palëve, ndërsa rikthimi i portierit shqiptar te Cagliari pritet të zyrtarizohet pas 2 janarit, me hapjen e merkatos dimërore në Itali.

/m.q/r.e/a.f/

The post Alen Sherri sërish pjesë e Serisë A, Cagliari e rikthen nga huazimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkëlqeu me dy asiste, futbollisti shqiptar bëhet pjesë e formacionit të javës në Serie A

By: V K
30 December 2025 at 14:14

Është mbyllur java e 17-të në Serie A, me Mërgim Vojvodën që ka shkëlqyer me skuadrën e tij, Komo.

Ai dha dy asiste kundër Leçes, duke u bërë një ndër futbollistët më të vlerësuar të ekipit të Fabregas.

Vojvoda është bërë pjesë e formacionit të javës nga SofaScore, teksa është vlerësuar me notën 7,8.

 

The post Shkëlqeu me dy asiste, futbollisti shqiptar bëhet pjesë e formacionit të javës në Serie A appeared first on Albeu.com.

Berisha jashtë fushës deri në shkurt, Kombëtarja nuk rrezikohet

16 December 2025 at 20:51

TIRANË, 16 dhjetor/ATSH/ Mesfushori shqiptar Medon Berisha do të mungojë për rreth pesë deri në gjashtë javët e ardhshme në Seria A, pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen kundër Pisa-s. Lojtari u detyrua të largohej nga fusha në mënyrë të menjëhershme për shkak të një dëmtimi muskulor, ndërsa u transportua me barelë, gjë që shkaktoi shqetësim te stafi teknik dhe tifozët.

Sipas raportit mjekësor të klubit verdhekuq, Berisha ka pësuar një dëmtim muskulor të shkallës së dytë, që pritet ta mbajë jashtë fushave për të paktën 45 ditë. Kjo do të thotë se rikthimi i tij mund të ndodhë jo më herët se muaji shkurt i vitit të ardhshëm.

Për pasojë, mesfushori do të mungojë në disa ndeshje kyçe, duke përfshirë sfidat ndaj Comos, Juventusit, Romës, Parmës, Interit, Milanit, Lazios dhe Torinos. Dëmtimi vjen në një periudhë shumë pozitive për futbollistin, i cili ishte shndërruar në një titullar të padiskutueshëm të ekipit italian.

Berisha më herët gjatë këtij sezoni ka fituar tre herë çmimin “Lojtari i Ndeshjes” në Serie A, duke dëshmuar formën e tij të mirë dhe rëndësinë për skuadrën. Në këtë sezon, mesfushori i Kombëtares shqiptare ka luajtur 13 nga 15 ndeshjet, duke kontribuar me 2 gola dhe 3 asistime, statistika që e rendisin ndër më efektivët e klubit.

Megjithatë, fatmirësisht talenti 22-vjeçar do të jetë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për ndeshjet Play-off të Kombëtares shqiptare në rrugën drejt Kupës së Botës 2026.

1 nga 4

/a.f/

The post Berisha jashtë fushës deri në shkurt, Kombëtarja nuk rrezikohet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nuk mund të zgjedh midis Serisë A dhe Championsit, Lautaro Martinez: Kam hedhur “rrënjë” në Milano, s’kam pse të largohem

By: V K
12 December 2025 at 11:35

Lautaro Martinez, nuk flet zakonisht shumë për Seria dhe Ligën e Kampioneve. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, kapiteni i Interit deklaroi se: “Unë nuk zgjedh. Dua të shkoj deri në fund në çdo garë, siç kemi bërë vitet e fundit. Jemi në një udhëtim të jashtëzakonshëm që i ka sjellë Interit trofe dhe lumturi. Të luash dy finale të Ligës së Kampioneve në tre vjet nuk është e garantuar”.

Hidhërimi i finales së Mynihut ka kaluar: “Po, humbjet edhe nëse të dhembin shumë, të bëjnë të rritesh. Zemërohem shumë kur humbas, por duhet të marrësh në konsideratë edhe aftësitë e kundërshtarit. Sidoqoftë, kemi filluar përsëri. Ndoshta disa rezultate nuk ishin pozitive, por duhet pak kohë. Kemi një trajner të ri, Kristian Kivu, i cili po na jep shumë energji. Nga jashtë, mund të mos jetë e dukshme, por e dimë që po përmirësohemi ditë pas dite”.

Një koment i fundit mbi marrëdhënien e tij me zikaltërit dhe dëshirën e tij për të qëndruar në Milano:

“Sigurisht. Unë dhe familja ime jemi shumë të lumtur këtu, kemi hedhur rrënjë në Milano. Sapo nënshkrova një kontratë të re, kështu që nuk kam arsye të largohem”.

The post Nuk mund të zgjedh midis Serisë A dhe Championsit, Lautaro Martinez: Kam hedhur “rrënjë” në Milano, s’kam pse të largohem appeared first on Albeu.com.

Berat Gjimshiti gati të braktisë Serie A, kalim i papritur në ligën e “armiqve”?!

By: M C
9 December 2025 at 22:09

E ardhmja e kapitenit të Shqipërisë Berat Gjimshiti në ekipin e Atalantës ka marrë tjetër qasje pas largimit të trajnerit Gasperini.

Qendërmbrojtësit shqiptar i përfundon kontrata ne verën e vitit të ardhshëm dhe shanset që skuadra bergamaske t’i rinovojë kontratën janë të pakta, marrë shkasë edhe prej moshës, 32 vjeç.

Mediat greke bëjnë të ditur se “rekordmenët” e Olympiacos janë të interesuar për Gjimshitin, transferim me parametra zero gjatë merktos së verës 2026. Aventura për liderin e Kombëtares në Superligën greke do të ishte një risi, aq më tepër te klubi më i madh në tokën helene.

The post Berat Gjimshiti gati të braktisë Serie A, kalim i papritur në ligën e “armiqve”?! appeared first on Albeu.com.

Medon Berisha, sërish më i miri/ Ylli kuqezi është shpallur 3 herë lojtari i ndeshjes në Serinë A

By: xhir jeta
1 December 2025 at 12:33

E kemi thënë se jo më kot e kanë bërë edhe kapiten.

Një shqiptar 22-vjeçar si Medon Berisha po bëhet gjithnjë e më i shkëlqyer në Serinë A italiane, pra në njërën prej pesë ligave më të forta të Europës dhe të botës.

Në ndeshjen e kësaj të diele, mesfushori i ri kuqezi meritoi sërish çmimin e Lojtarit të Ndeshjes për kontributin në fitoren 2-1 të Leçes kundër Torinos.

Dy asiste, të ndryshëm dhe të bukur, ndihmuan që puljezët të merrnin epërsinë 2-0, dhe pastaj të rezistonin rikthimin e skuadrës “granata”, me gol, por për fatin e Berishës dhe të Ylber Ramadanit, me penalltinë e humbur nga ylli tjetër I Shqipërisë, Kristian Asllani.

Ky ishte çmimi i tretë i lojtarit të ndeshjes për Medonin këtë sezon të Serisë A.

Më parë i ndodhi dy sfida radhazi, në 2 dhe në 8 nëntor, në përballjet Fiorentina-Leçe ku shënoi golin e fitores, dhe në sfidën Leçe-Verona që përfundoi 0-0.

Shqiptari i ri është në po atë nivel si portieri I Milanit, Menja apo ylli i Juventusit, Jildiz.

Vetëm dy futbollistë të Serisë A e kanë fituar më shumë çmimin e lojtarit të ndeshjes se ai, argjentinasi Paz Martinez I Komos dhe Angisa I Napolit, nga pesë herë.

Me dy gola dhe tre asistë, por sidomos me personalitetin dhe praninë në fushë, Berisha ka qenë padyshim më I miri I skuadrës në elitën italiane deri tani.

Po ashtu, falë klasit që e ka me shumicë, e që më siguri do ta ngjisë në nivele të tjera në të ardhmen, pra ai mund të veshë fanelën e ndonjë skuadre gjigande në Serinë A, apo në ligat e tjera të mëdha europiane si La Liga e Spanjës, Premier Liga e Anglisë, apo Bundesliga gjermane.

 

Asllani humbet penalltinë në fund, Berisha protagonist te dy golat e fitores, mbyllet mes emocioneve ndeshja e Seria A (VIDEO)

By: V K
30 November 2025 at 15:18

Leçe ka mposhtur Torinon në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të Serisë A. Medon Berisha asistoi dy golat e fitores 2 me 1 të Leçes.

Në fund Asllani mund të barazonte takimin, por humbi penalltinë.

Nga minuta e parë luajtën tre mesfushorë të Kombëtares. Berisha asistoi dy gola për tre minuta në pjesën e parë.

Asllani e humbi penalltinë në minutën e 91-të. Kështu edhe Leçes i mbeten 3 pikët.

 

The post Asllani humbet penalltinë në fund, Berisha protagonist te dy golat e fitores, mbyllet mes emocioneve ndeshja e Seria A (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

“Idhulli im mbetet Modriç”, Medon Berisha po i mahnit të gjithë në Serinë A: Ramadani si vëlla, Di Françesko më dha liri

By: M C
4 November 2025 at 21:32

Medon Berisha po kthehet në një nga personazhet e momentit në futbollin italian, teksa po lë shenjë me lojën dhe golat e tij në Serinë A ku vesh fanellën e Leçes. Një gol i tij i rëndë ndaj Fiorentinës i dha fitoren skuadrës në transfertë këtë fundjavë dhe padyshim për sulmuesin ishte entuziazëm i jashtëzakonshëm siç ka treguar në një intervistë për mediat italiane.

“Jam i lumtur me golin tim, por edhe më i lumtur me tre pikët që morëm në shtëpi. Festimi ime? Nuk i drejtohet askujt. Është një shaka që e luajmë mes miqsh, por nuk është për askënd në veçanti. Urime djemve, bënë një punë të shkëlqyer, madje edhe ata që hynë si zëvendësues, por edhe ata që nuk luajtën.

Ndeshja nuk ishte e lehtë sepse ata ishin nën presion nga tifozët, klubi dhe dhomat e zhveshjes. Atmosfera ishte e tensionuar. Tifozët filluan të këndonin kundër tyre para fillimit të ndeshjes. Shkuam atje me qetësi, për të luajtur, për të fituar dhe në fund ia dolëm. Ishim shumë të përqendruar dhe kishim sjelljen e duhur. Në 10 minutat e para na vunë pak në vështirësi. Nuk mundëm të gjenim ekuilibrin tonë, as midis vijave. Por isha i qetë gjatë gjithë ndeshjes sepse ata nuk ishin të rrezikshëm. Kur u dha penalltia, mendova, ‘Nuk mund ta besoj, nuk mund ta hedhim poshtë një ndeshje të shkëlqyer si kjo’. Në fund, VAR na ndihmoi pak.

Ndeshjen e fundit në Firence e luajta si mesfushor sulmues dhe nuk e prisja, ndërsa pesë të tjerat i luajta si mesfushor mbrojtës, por për mua, nuk ndryshon shumë. Ishim të mirë dhe kompakt. Dua të përgëzoj të gjithë linjën mbrojtëse, por të gjithë e ndihmuan ekipin, madje edhe Bandën dhe Stuliçin.

Goli? Më kujtohet vetëm që bëra rrëshqitjen dhe i thashë vetes ‘tani do të ndodhë diçka’. E ndjeva, sepse e fituam topin në një zonë shumë lart në fushë. Kur Stuliç e hapi në krah për Morenten, duke e njohur atë si lojtar, kur e pashë të krosonte, mendova se do të shkonte në shtyllën e largët.

Unë dhe Ramadani jemi si vëllezër, ai ishte shumë i lumtur me golin tim. Telefonata ime e parë pas ndeshjes? Nga babai im; ai më nguliti këtë pasion për futbollin. Ai ishte shumë i lumtur, por edhe mamaja ime, e cila tha ‘bravo!’

Jam te Leçe prej katër vitesh dhe e njoh mirë ambientin. Ndihem pak si një lider këtu. Por ka edhe liderë të tjerë në ekip, si kapiteni ynë Falkone, Ramadani dhe Gaspar. Por e përsëris, edhe unë ndihem si një lider.

Pozicioni në fushë? Me Xhampaolon isha mesfushor qendre, për të loja fillonte nga mbrapa. Tani po shkoj më mirë me trajnerin Di Françesko, sepse luaj midis vijave dhe kam më shumë liri lëvizjeje.

Fanella me numrin 10 është një ëndërr. Gjithmonë e kam pasur që nga Primavera, madje edhe në të kaluarën dhe mendova se do të doja ta vishja edhe në ekipin e parë. Idhulli im ka qenë gjithmonë Modriç, ai është ende.

Tifozët? Gjithmonë them: tanët janë të mrekullueshëm, ata gjithmonë na ndjekin dhe na inkurajojnë. Do të më mungojnë shumë kur të largohem, ose më saktë, kur të ndaloj së luajturi”, tha ndër të tjera Berisha në intervistën e tij të gjatë.

The post “Idhulli im mbetet Modriç”, Medon Berisha po i mahnit të gjithë në Serinë A: Ramadani si vëlla, Di Françesko më dha liri appeared first on Albeu.com.

Berisha gol në Serie A në ndeshjen ndaj Fiorentinës

2 November 2025 at 16:22

TIRANË, 2 nëntor/ATSH/ Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Medon Berisha ka realizuar një gol me Leçen, në transfertën e Firences ndaj Fiorentinës.

Pas një topi të krosuar nga Tete Morente, Berisha u tregua i saktë nga brenda zonës, duke çuar topin në rrjetë.

Për Berishën, ky është goli i dytë në këtë sezon, pas atij të shënuar ndaj Udineses.  Gjithashtu, Medon Berisha gjithashtu, numëron edhe një asist.

/e.i/a.f/

 

The post Berisha gol në Serie A në ndeshjen ndaj Fiorentinës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çuni e bën “sefte” në Itali/ Sulmuesi shqiptar realizon golin e parë në Serinë B

By: xhir jeta
29 October 2025 at 11:29

Marvin Çuni shënoi një gol të rëndësishëm në Serinë B italiane duke i siguruar një pikë ekipit të tij, Sampdoria.

Sulmuesi 24-vjeçar shqiptar u tregua protagonist në ndeshjen e luajtur në fushën e Empolit, dhe realizoi 10 minuta përpara përfundimit duke shmangur humbjen.

Ky ishte goli i parë i Çunit në Serinë B, ku në ndeshjet e kaluara ka shërbyer edhe një asist.

Ai është i huazuar në Itali nga skuadra ruse, Rubin, dhe pritet të shihet nëse do të kthehet në Rusi sezonin e ardhshëm, apo do të vazhdojë në Itali.

Marvin Çuni është grumbulluar edhe në kombëtaren shqiptare dhe është aktivizuar në ndeshjen miqësore ndaj Bullgarisë në Tiranë në fund të vitit 2023.

Medon Berisha shënon në Itali/ Mesfushori kuqezi realizon në Serinë A, por Lecce humbet

By: Rovena
25 October 2025 at 19:41

Ishin dy shqiptarë në fushë, diçka normale këto ditë.

Seria A dhe lojtarët kuqezinj janë një binom ndër më të shpeshtët vitet e fundit, dhe titullarë për Leçen në Udine u aktivizuan Medon Berisha dhe Ylber Ramadani.

Të dy mesfushorë të kombëtares që lanë shenjën e tyre, ndonëse nuk u dalluan për gjithçka. Berisha 22-vjeçar bëri edhe shumë mirë, edhe shumë keq.

Ai pati faj në njërin nga golat pësuar nga puljezët, por pastaj rihapi ndeshjen në pjesën e dytë. Realizoi golin për ngushtimin e shifrave në 1-2 në minutën e 59-të, duke i dhënë shpresë ekipit.

Këtë sezon numëron edhe një asist në barazimin 2-2 ndaj Bolonjës. Ramadani e mbylli si titullar, ndërsa Berisha u zëvendësua në 76’. Vlerësimet ishin të ndryshme.

“Skaj Sport” i jep Ramadanit notën 6.5, duke e cilësuar si nga më të dalluarit tek Leçe, ndërsa Berisha mori notën 6 për rrjetën dhe për gabimet.

Më I shtrënguar për Ylberin ishte “Eurosporti” që I dha vetëm notën 5.5, ndërsa për mesfushorin tjetër shqiptar nota ishte e njëjta, 6.

Udineze fitoi me meritë 3-2, edhe pse me vështirësi, dhe ndodhet në vendin e 8-të në Serinë A, ndërsa ekipi I dy shqiptarëve është pranë zonës së rrezikshme që të zbret në kategorinë e dytë, në vend të 16-të me vetëm 6 pikë në 8 ndeshje./abcnews.al

VIDEO/ Goditje dënimi spektakolare, mesfushori i Kombëtares shënon golin e tij të parë në Serinë A

By: M C
25 October 2025 at 18:44

Medon Berisha është një lojtar i cili pritet të lërë gjurmë në futbollin italian dhe nuk është rastësi që klubi i Leçes i ka besuar atij fanellën me numrin 10 të kësaj skuadre. Dhe mesfushori i Kombëtares shqiptare pak nga pak po tregon sa vlen me lojën, e tashmë edhe më golat e tij.

Sot për mesfushorin ka ardhur goli i parë në Serinë A, në ndeshjen që skuadra e Leçes luante në transfertë ndaj Udinezes e ku ai rreshtohej titullar përkrah Ylber Ramadanit.

Në minutën e 59-të të takimit, gjyqtari akordoi një goditje dënimi në favor të Leçes dhe Berisha e mori përsipër atë. Ai harkoi topin në mënyrë perfekte mbi murin mbrojtës, duke befasuar portierin dhe shënuar golin që shkurtoi diferencën në 2-1.

SHIKONI VIDEON

Ky ishte goli i parë për mesfushorin në Serinë A, ku deri tani kishte dhënë dy asiste, një në sezonin e kaluar dhe një në atë aktual.

The post VIDEO/ Goditje dënimi spektakolare, mesfushori i Kombëtares shënon golin e tij të parë në Serinë A appeared first on Albeu.com.

Milani kërkon fitoren e radhës në Serinë A, Alegri: Asnjë arratisje, të qëndrojmë me këmbë në tokë

By: V K
24 October 2025 at 10:50

Milan është gati, me objektivin për të synuar fitoren e radhës, që do ta mbante në krye të Serisë A edhe pas javës së 8. Kuqezinjtë do të presin sonte në “San Siro” Pizën, ndërsa një ditë më parë, tekniku Alegri zhvilloi konferencën e zakonshme për shtyp, një ditë përpara ndeshjes.

Trajner, si po përgatitet ekipi për ndeshjen kundër Pizas?

Po punojmë shumë. Është e rëndësishme të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të përqendrohemi në përmirësimin e vazhdueshëm. Pozita jonë në tabelë nuk duhet të na çojë në rehati. Çdo ndeshje kërkon fokus dhe përkushtim maksimal.

Sa e vështirë pritet të jetë kjo ndeshje?

Shumë e vështirë. Pisa është një skuadër me forcë fizike dhe disiplinë taktike. Ne duhet të tregojmë kujdes, por edhe vendosmëri. Çdo minutë e ndeshjes ka rëndësi, dhe lojtarët duhet të jenë të përqendruar në çdo aksion.

A do të jenë të gjithë lojtarët të gatshëm për këtë sfidë?

Nkunku është rikuperuar dhe do të jetë në pankinë. Loftus-Cheek do të vlerësohet pas stërvitjes së fundit. Ne do të shohim gjendjen e tij dhe vendosim në përputhje me nevojat e ekipit.

Për ndeshjen kundër Komos, që do të zhvillohet në Perth, cila është opinioni juaj?

Do të doja ta luanim në Itali, por ne do të respektojmë vendimet e marra nga autoritetet dhe organizatorët. Skuadra është e përgatitur për çdo situatë dhe do të tregojë profesionalizëm.

Çfarë mesazhi keni për lojtarët para kësaj ndeshje?

Mentaliteti është çelësi. Duhet të tregojmë karakter, përkushtim dhe disiplinë. Çdo pikë ka rëndësi, dhe çdo ndeshje është një provë për ne. Ne duhet të përmirësohemi çdo ditë dhe të japim më të mirën në fushë.

Si po punoni për taktikat për këtë sfidë?

Po punojmë mbi mbrojtjen dhe ofensivën. Lojtarët duhet të jenë të kujdesshëm, por të guximshëm në sulm. Po punojmë kombinimet, lëvizjet dhe hapësirat për të krijuar mundësi.

Si e vlerësoni rolin e lojtarëve të rinj?

Lojtarët e rinj po bëjnë përparim dhe është e rëndësishme të japin kontributin e tyre. Ata duhet të jenë të përgatitur, të mësojnë nga më të mirët dhe të tregojnë karakter në çdo ndeshje.

A ka ndonjë shqetësim për sezonin që vjen?

Jo, nuk ka shqetësime të veçanta. Ne duhet të qëndrojmë të përqendruar dhe të punojmë çdo ditë për të arritur objektivat e sezonit. Çdo ndeshje është një mundësi për të treguar forcën dhe përkushtimin tonë.

Çfarë prisni nga tifozët në këtë ndeshje?

Mbështetja e tyre është shumë e rëndësishme. Ne duhet të tregojmë karakter dhe të japim maksimumin, dhe shpresoj që tifozët të jenë me ne në çdo moment. Ata janë pjesë e suksesit tonë.

A do të ketë ndryshime në formacion për këtë ndeshje?

Mund të ketë disa ndryshime taktike, por gjithçka do të varet nga situata në fushë dhe gjendja e lojtarëve. Duam të kemi fleksibilitet dhe të reagojmë sipas nevojës.

Çfarë mesazhi përfundimtar keni për këtë sfidë?

Të gjithë duhet të jenë të përgatitur, të tregojnë karakter dhe të angazhohen maksimalisht. Vetëm me përkushtim, disiplinë dhe mentalitet të fortë, mund të arrijmë objektivat e këtij sezoni.

 

The post Milani kërkon fitoren e radhës në Serinë A, Alegri: Asnjë arratisje, të qëndrojmë me këmbë në tokë appeared first on Albeu.com.

Rikthehen zërat, sulmuesin e Kombëtares e do klubi i njohur në Seria A

By: V K
22 October 2025 at 15:57

Mirlind Daku, ishte ndër lojtarët më të përfolur të Kombëtares përgjatë verës, për të realizuar një transferim të bujshëm.

Në fund 27-vjeçari përfundoi duke rinovuar për Rubin Kazanin deri në vitin 2029.

Zgjedhja ka rezultuar e duhura për sulmuesin e Kombëtares. Gjithsej ka shënuar 9 gola duke luajtur 16 ndeshje, teksa së fundmi gaboi nga penalltia të cilën e fitoi vetë.

Për Dakun janë kthyer sërish zërat e verës, që tregonin për interesimin e Fiorentinës. Klubi i njohur i Seria A nuk është i vetëm pas Dakut, pasi Spartaku i Moskës po ashtu do e priste krahëhapur.

Tashmë asgjë nuk është e lehtë. Për shkak të rinovimit të kontratës me Rubin Kazanin, shuma për të kryer transferimin duhet të jetë e konsiderueshme.

The post Rikthehen zërat, sulmuesin e Kombëtares e do klubi i njohur në Seria A appeared first on Albeu.com.

Tare: Milani është kulmi për mua, ja pse zgjodha Allegrin

2 October 2025 at 15:45


Pas një sezoni zhgënjyes për Milanin, ku skuadra përfundoi jashtë zonës evropiane dhe shpëtoi vetëm me një trofe, Superkupën e Italisë, drejtuesit vendosën të nisin një cikël të ri.

Emërimi i Igli Tares si drejtor sportiv u pa si sinjali i parë i këtij ndryshimi të thellë. Me përvojë të gjatë te Lazio, Tare erdhi në San Siro me ambicie të qarta dhe me një vendim të madh, rikthimin e Massimiliano Allegrit në pankinë.

Në një intervistë për Top Story, ai foli për fillimin e aventurës te Milani, rëndësinë e këtij klubi dhe zgjedhjet e para si drejtues.

“Ishte diçka që gjithmonë e kam ndjerë se do të ndodhte. E kam pasur ndjesinë se rrugët e mia dhe ato të Milanit do të kryqëzoheshin. Ka pasur një mundësi edhe më parë, por prisja momentin e duhur. Që prej përfundimit të përvojës me Lazion, kam qenë shumë i duruar, 18 vite me atë klub, tre si lojtar dhe 15 si drejtor sportiv”, ka thënë Tare fillimisht.

Tutje Tare u ndal të flasë edhe për zgjedhjen e trajnerit Massimiliano Allegri te Milani.

“Klubi mbështeti opinionin tim për të sjellë Allegrin si trajner, për shkak të përvojës që ka dhe mënyrës se si menaxhon situata të ndryshme, si me skuadrën ashtu edhe me strukturat e klubit. Ai është i shkëlqyer në këtë aspekt”.

Igli Tare e konsideron Milanin si kulmin e karrierës së tij dhe një nga klubet më të mëdha në botë. Ai thotë se është një nder të jetë pjesë e historisë së kuqezinjve dhe e sheh këtë përvojë jo vetëm si profesionale, por edhe personale.

Për Taren, Milani nuk është thjesht një punë, është një mision shpirtëror për të fituar dhe lënë gjurmë në historinë e klubit.

“Dua të qëndroj sa më gjatë sepse ky është një klub që përfaqëson kulmin. Nuk ka më lart se Milani. Është një nga klubet më të dekoruara në botë, përkrah Real Madridit. Deri para pak vitesh, Milani ishte klubi me më shumë trofe të fituar. Për të arritur këtë nivel duhet shumë punë, sakrificë dhe pasion. Është një nder për mua të jem pjesë e historisë së këtij klubi”.

“Në aspektin personal, kjo përvojë me Milanin është thelbësore. Për mua nuk është vetëm një klub, por një pjesë e rëndësishme e karrierës dhe jetës sime. Kam një detyrim shpirtëror për të fituar me këtë klub dhe për të qenë pjesë e historisë së tij”.

Milani, aktualisht në krye të Serie A së bashku me Napolin dhe Romën, përgatitet për një sfidë të madhe ndaj Juventusit këtë të diel më 5 tetor në stadiumin Allianz. /Telegrafi/

Medon Berisha “gradohet” në Serie A/ Mesfushori me shiritin e kapitenit të një ekipi të Serisë A

By: Rovena
25 September 2025 at 12:45

Momenti ishte krejt i veçantë.

Një kapiten shqiptar në Serinë A, apo në skuadrat italiane në përgjithësi, e kemi parë tepër rrallë dhe ja ku erdhi rasti i Medon Berishës.

Në moshën vetëm 21-vjeçare, ai mbajti shiritin për Leçen në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Milanit në “San Siro”.

Pak rëndësi pati këtë herë fakti që puljezët u eliminuan pasi u mundën me shifrat 3-0.

Futbollisti i kombëtares shqiptare arriti atë që nuk e kanë bërë një Erion Bogdani, një Igli Tare, një Lorik Cana, madje as Naim Kryeziu apo Riza Lushta.

Nuk kanë kaluar shumë kohë nga debutimi i tij në 25 shkurt të vitit të kaluar, kur Berisha u aktivizua disa minuta në humbjen e rëndë në stadiumin “Via del Mare” ndaj Interit.

E qartë që trajnerët kanë parë tek ai një kapiten të ardhshëm, lojtarin jo me vetëm me talent, por sidomos me personalitet dhe aftësi udhëheqëse.

Në Itali të sigurt kemi vetëm një kapiten përpara Medonit.

Ky është Berat Gjimshiti, që gjithashtu është kapiten i kombëtares shqiptare.

Mbrojtësi i qendrës e ka mbajtur disa herë shiritin për Atalantën në Serinë A, ndonëse po flasim për një futbollist mbi 30 vjeç dhe me karrierë shumë të gjatë.

Gjimshiti arriti kulmin në fund të sezonit 2023-2024 të ngrinte lart si kapiten trofeun e Ligës së Europës, i vetmi shqiptar që ia ka dalë, dhe shpresohet që Medon Berisha t’i ngjajë udhëheqësit të tij të sotëm.

Ernest Muçi mund të transferohet në Seria A, ja klubi që ka interesim konkret!

By: V K
25 September 2025 at 12:35

Merkato e futbollistëve shpeshherë zvarritet për muaj të tërë pa rezultate konkrete, por në disa raste marrëveshjet mbyllen shpejt, sidomos kur futbollistët janë drejt fundit të kontratës.

Një situatë e tillë mund të favorizojë Genoa-n, që është gati të hyjë në garë për mesfushorin shqiptar Ernest Muci.

Futbollisti 23-vjeçar aktualisht aktivizohet me Trabzonspor-in në huazim, ndërsa kartoni i tij i përket Besiktas-it.

Në fund të këtij sezoni, Mucit i mbetet vetëm një vit kontratë me klubin turk, gjë që i jep “Grifonit” mundësinë për të provuar ta marrë me një marrëveshje përfundimtare.

Muci është një mesfushor ofensiv, i aftë të luajë edhe si anësor në të dyja krahët, një profil që i përshtatet kërkesave taktike të trajnerit Patrick Vieira.

Për Genoa-n, ai shihet si një përforcim interesant dhe me potencial për të bërë diferencën në Serie A. /R.Lika

The post Ernest Muçi mund të transferohet në Seria A, ja klubi që ka interesim konkret! appeared first on Albeu.com.

Napoli komandon i vetëm/ Kampionët në krye të Serisë A, Pisa u mund me vështirësi

By: Rovena
23 September 2025 at 12:48

Antonio Konte e tha shumë mirë.

Stampa e titullit në fanelë rëndon si plumb, dhe Napoli duhet të jetë I përgatitur për atë që e pret këtë sezon.

Edhe pse ish-skuadra e Diego Armando Maradonës është e vetme në krye të Serisë A, dueli ndaj Pizës e tregoi qartë të ardhmen, ndonëse u luajt pikërisht në stadiumin me emrin e Perëndisë së futbollit.

Fitorja erdhi, porse 3-2 dhe me frikë deri në sekondat e fundit.

E vërteta është se kampionët ishin në epërsi gjatë gjithë kohës, fillimisht me golin nga Gilmër në 39’, të cilin e barazoi Nzola pasi kaloi një orë lojë.

Megjithatë, me një si Konte në stol nuk ka pushim apo dorëzim.

Leonardo Spinacola rigjeti avantazhin në 73’ dhe Lorenco Luka u duk se mbylli sfidën tetë minuta para fundit.

Sidoqoftë, Lorran në minutën e 91-të rihapi gjithçka dhe miqtë patën rast për të barazuar rezultatin në fund.

“La Gazeta delo Sport” vlerëson karakterin e të besuarve të Kontes: Napoli me forcë! Fitorja e katërt radhazi, në vend të parë me plus 2!”

Ja edhe e përditshmja napolitane, “Il Matino”: Napoli-Piza 3-2, vendosin Gilmor, Spinacola dhe Luka! Të Kaltrit me pikë të plota!

Skuadra e Kontes është e vetmja me pikë të plota 12, pas katër javëve të Serisë A, pas ndalesës së Juventusit me Veronën.

Gjithsesi, e diela sjell sfidën e madhe në “San Siro” ndaj kandidatit për titull, shtatë herë kampionit të Europës, Milanit./abcnews.al

Milan “frikëson” Seria A/ Skuadra kuqezi mundi në transfertë 3-0 Udinese

By: Rovena
21 September 2025 at 13:18

Milan duket se ka hedhur pas krahëve kohët e këqija. Skuadra kuqezi bëri një paraqitje në madhe me fitoren 3-0 në transfertën kundër Udineze, duke u ngjitur në vendin e tretë të renditjes në Serinë A.

Thjesht, pastër, pa gabime. Është ky futbolli që pëlqen Masimiliano Alegri dhe Milan poiI përgjigjet si duhet trajnerit të tij.

Skuadra kuqezi mundi në transfertë 3-0 Udinezen, në atë që është cilësuar si sfida më e mirë në këtë sezon, por edhe një sinjal për të gjithë rivalët. Milan dominoi me lojë dhe raste, ndërsa nuk rrezikoi thuajse asnjëherë në mbrojtje.

Pas shumë përpjekjesh, sfida u zhbllokua në fundin e pjesës së parë. Pulisic ndali topin në rrjetë në minutën e 40-të, duke kthyer miqtë me epërsinë minimale në dhomat e zhveshjes.

Pas pushimit, të besuarit e Allegrit e vranë shpejt garën. Në minutën e parë pas rinisjes së ndeshjes, Fofana dyfishoi shifrat.

Nuk kishte kohë për reagimin e të zotëve të shtëpisë. Në minutën e 53-të, Pulisic plotësoi mbrëmjen e madhe personale dhe atë të Milan me golin e dytë personal, që vulosi fatin e sfidës.

Me këtë fitore “Djalli” ngjitet në vendin e tretë të klasifikimit në Serie A, duke frikësuar ata që konsiderohen si favoritët e mëdhenj në garën për titullin kampion./abcnews.al

Zhegrova shkon te “Zonja”/ Sulmuesi i Kosovës transferohet te Juventus në Serie A

By: Rovena
31 August 2025 at 22:49

Pritet firma në kontratë dhe prezantimi, por Edon Zhegrova mund të quhet që tani një futbollist i Juventus.

“Zonja e Vjetër” ka mbyllur transferimin e sulmuesit të kombëtares së Kosovës, duke paguar 20 milion euro për kartonin e tij.

Pas një tratative të gjatë, gjigandët e futbollit italian arritën marrëveshjen me Lilën, ndërsa vetë Zhegrova do të zhvillojë të hënën testet mjekësore.

Më pas, 26 vjeçari do firmosë kontratën deri në qershor të vitit 2030, nga e cila pritet të fitojë 2.5 milion euro në sezon bashkë me bonueset.

Në këtë mënyrë, Edon Zhegrova bën kapërcimin e madh në karrierën e tij, ndërsa në Serinë A i bashkohet kolonisë së madhe të futbollistëve shqiptarë që luajnë atje.

Transferimi i “Dardanit” te Juventus vjen pas shkëlqimit në sezonin e shkuar me Lille.

Ndërkohë te skuadra bardhezi, Zhegrova do të gjejë shokun e tij Jonathan David, me të cilin shkëlqyen në edicionin e fundit në Francë dhe Europë./abcnews.al

❌
❌