Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ndryshojnë vlerat në treg, Asllani merr kryesimin! Paraqitjet pasqyrohen në çmim

By: M C
25 December 2025 at 19:36

Kombëtarja shqiptare po lë pas një vit ku rezultatet e arritura, padyshim që kanë qenë historike dhe për kuqezinjtë, ishte një nga vitet më të suksesshme. Kualifikimi për herë të parë në “Play Off” të Botërorit, është një nga arritjet më të mëdha të Shqipërisë me në krye trajnerin Silvinjo, i cili është padyshim një nga trajnerët më të suksesshëm.

Braziliani ka formuar një skuadër që pëson pak gola, cinike para portës, por që vetë braziliani nuk ka shumë dëshirë që të bëjë eksperimente me lojtarët, skuadrën apo edhe me listat e gurmbullimit. Në vitët e fundit, ai i ka qëndruar besnik thuajse të gjithë lojtarëve dhe që nga kualifikueset e Europianit, deri në Ligën e Kombeve e Botëror, kanë qenë thuajse të njëjtët lojtarë.

Paraqitjet e tyre, kanë qenë bindëse jo vetëm me Kombëtaren, por njëkohësisht edhe me klubet ku luajnë, si në Europë, ashtu edhe në Azi apo në Amerikë. Kështu, vlerat e disa prej futbollsitëve në dritaren e “Transfermarkt” janë rritur ndjeshëm, por ka edhe prej atyre që kanë pësuar rënie në treg apo edhe ato që nuk kanë pasur ndryshim. Rritjen më të madhe në treg, e ka pasur mesfushori i Leçes, Medon Berisha i cili nga 1.5 milionë euro vlerë të kartonit që kishte, tashmë vlerësohet me 6 milionë euro.

LOJTARËT ME RRITJE- Veç Berishës që ka pasur rritjen më të madhe me plot 4.5 milionë euro, rritje vlere kanë edhe disa futbollistë të tjerë. Kështu, Adrion Pajaziti ka kapur vlerën e 1.5 milionë eurove, nga 800 mijë që ishte vlera e tij para rivlerësimit. Rritje me 1 milionë euro në treg, ka edhe kartoni i Julian Shehut. Ish-mesfushori i Laçit vlerësohet aktualisht me 3.5 milionë euro, ndërkohë që deri më tani ishte 2.5 milionë. Me 1 milionë euro është rritur edhe kartoni i Arbër Hoxhës që e sheh veten tashmë në vlerën e 2.5 milionë eurove, ndërkohë që një rritje të lehtë ka pasur kartoni i Jasir Asanit. Sulmuesi u transferua te Esteghlali në verë dhe nga 1.2 milionë euro që ishte vlera e tij më parë, tashmë ka shkuar në 1.8 milionë. Lojtarët e tjerë nuk kanë pësuar rritje, por pritet që së shpejti edhe kartoni i Muçit të ndryshojë, gjithmonë nëse sulmuesi vazhdon me këto ritme te Trabzonspori, pasi së fundmi ka shënuar 7 gola në 5 ndeshje.

VLERAT E ULURA- Krahas lojtarëve që këtë periudhë kanë parë që kartoni i tyre ka pësuar rritje, ka edhe nga ato futbollistë vlera e të cilëve ka rënë. Kështu, rënien më të madhe e ka pësuar Armando Broja i cili me skuadrën e tij të Bërnleit po kalonte një moment të vështirë. Pavarësisht golit në ndeshjen e fundit, vlera e Brojës ka rënë në 10 milionë euro, ndërkohë që ishte 14 milionë euro para rivlerësimit të bërë së fundmi. Rënie të vlerës ka pësuar edhe Berat Gjimshiti. Kapiteni i Kombëtares ka pasur kartonin me vlerë 6 milionë euro, ndërkohë që aktualisht vlera e kartonit të tij ka zbritur në 5 milionë. Në të njëjtën vlerë ka zbritur edhe kartoni i Uzunit, por ky i fundit ka ulje më të madhe. Vlera e sulmuesit të Austin ishte 7 milionë euro, ndërkohë që tani vlerësohet me 5 milionë. Ulje të lehtë ka pësuar edhe Ivan Balliu, kartoni i të cilit tashmë kushton 1.2 milionë euro, nga 1.4 që ishte më parë.

MË TË SHTRENJTËT- Ndryshimet e vlerave të kartonit, kanë ndryshuar edhe renditjen e lojtarëve më të shtrenjtë të Kombëtares. Kështu, Kristjan Asllani është aktualisht futbollisti më i shtrenjtë i Shqipërisë, me vlerën e tij që ka shkuar në 13 milionë euro. Pas Asllanit, renditen Broja dhe Daku, të cilët e kanë vlerën e kartonit nga 10 milionë euro. “Top 5” e mbyllin Ardian Ismajli me Medon Berishën, ku të dy lojtarët kushtojnë nga 6 milionë euro, me Berishën që e sheh veten për herë të parë në këtë klasifikim sa i përket vlerës së lojtarëve, pasi më parë vlera e tij ishte vetëm 1.5 milionë.

LOJTARËT MË TË LIRË- Lojtari me vlerën e kartonit më të lirë në Kombëtare, është Naser Aliji. Mbrojtësi i Dinamos e ka vlerën në treg 300 mijë euro dhe pak më të lartë e ka portieri i Egnatias, me vlerën në treg 400 mijë euro. Gjithashtu një tjetër portier është në listën e lojtarëve më të lirë dhe bëhet fjalë për Simon Simonin, i cili vlerësohet me kartonin që shkon në 600 mijë euro. Nga 700 mijë euro kushton kartoni i dy lojtarëve të tjerë, Arlind Ajetit dhe Klisman Cakes që mbyllin kështu pesëshen e lojtarëve me vlerën më të ulët në “Transfermarkt”. Ky i fundit, u afrua rishtazi te Shqipëria, pas dëmtimit që pësoi Marash Kumbulla në kampionatin spanjoll.

The post Ndryshojnë vlerat në treg, Asllani merr kryesimin! Paraqitjet pasqyrohen në çmim appeared first on Albeu.com.

Hoffenheim kërkon hiq më pak se 50 milionë euro për Fisnik Asllanin

24 December 2025 at 21:12


Fisnik Asllani, sulmuesi i Kosovës, është duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve evropiane të mëdha, por kushdo që dëshiron shërbimet e tij duhet të jetë gati të paguajë një shumë të konsiderueshme.

Sipas raportimeve të gazetarit Ekrem Konur për “Arma Sports TV” dhe “CaughtOffside”, Hoffenheim ka vendosur një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh për 23-vjeçarin.

Asllani konsiderohet si një nga zëvendësuesit kryesorë të mundshëm të Robert Lewandowskit te Barcelona, pasi veterani polak pritet të largohet në verë.

Më parë u raportua se sulmuesi kosovar kishte një klauzolë lirimi prej 30 milionë eurosh, por me rinovimin e kontratës së tij, kjo klauzolë është hequr, duke rritur kështu kërkesën për të transferuar Asllanin.

Përveç Barcelonës, interesim për Asllanin ka shfaqur edhe Bayern Munich dhe dy klube nga Liga Premier, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë publikë. /Telegrafi/

Fisnik Asllani dhe Leon Avdullahu në formë jetësore – vlera e tyre në treg rritet ndjeshëm

19 December 2025 at 17:13


Dy yjet e Kosovës, Fisnik Asllani dhe Leon Avdullahu, po kalojnë në një formë jetësore këtë sezon.

Dyshja e cila aktivizohen së bashku në nivel klubi te Hoffenheimi në Gjermani, kanë shkëlqyer këtë edicion me paraqitjet e tyre në Bundesliga, e po ashtu edhe me Kosovën në ciklin kualifikues të Botërorit.

Paraqitjet e tyre të mira javë pas jave tashmë kanë bërë që përveç rritjes së interesimit për transferimin e tyre, edhe vlera e kartonit të tyre të rritet ndjeshëm.

Sipas përditësimit të fundit nga Transfermarkt, vlera e kartonit të Asllanit është rritur për shtatë milionë euro.

Nga 18 milionë euro sa vlente paraprakisht sulmuesi dardan, ai tashmë vlen rreth 30 milionë euro.

Në anën tjetër Avdullahu nga 12 milionë euro sa vlente më herët, tashmë ka një çmim prej 17 milionë.

Asllani deri më tani këtë sezon ka zhvilluar 14 ndeshje në Bundesliga, duke arritur të shënojë gjashtë gola dhe të dhurojë dy asistime.

Avdullahu në anën tjetër ka po ashtu 14 ndeshje këtë sezon, që të gjitha nga minuta e parë dhe tashmë e ka vendosur veten si lider i pakontestueshëm në mesfushë.

Dyshja kosovare do të rikthehen sërish në aksion nesër (e shtunë), me Hoffenheimin që do të luajë në udhëtim ndaj Stuttgartit./Telegrafi/

Asllani protagonist me gol, Avdullahu me paraqitje solide: Hoffenheim e ‘shpartallon’ Hamburgun

13 December 2025 at 17:37


Hoffenheim ka shënuar fitore të thellë ndaj Hamburgut (4-1), në kuadër të Bundesligas.

Tre yjet e Kosovës Albian Hajdari, Leon Avdullahu dhe Fisnik Asllani ishin sërish protagonist, ku secili kishte vlerësim të lartë në paraqitje.

Hajdari përndryshe këtë herë u provua në një pozitë tjetër, pra si mbrojtës i krahut të majtë.

Asllani hyri vetëm si zëvendësues, megjithatë pesë minuta pas inkuadrimit shënoi një gol të bukur për ta vulosur fitoren.

Ndërkohë, Avdullahu si zakonisht zhvilloi tjetër paraqitje solide, ku nga “SofaScore” u vlerësua me notën 7.3.

Të tre yjet kësisoj po e ndihmojnë Hoffenheim të luftojë për një vend që të dërgon në Ligën e Kampionëve, pasi zënë pozitën e katërt me 26 pikë./Telegrafi/

I jashtëzakonshmi Fisnik Asllani, shënon pesë minuta pas inkuadrimit ndaj Hamburgut

13 December 2025 at 17:11


Ylli i Kosovës Fisnik Asllani e ka tundur sërish rrjetën në Bundesliga.

Edhe pse ishte në stol, me inkuadrimin në lojë – Asllani realizoi për Hoffenheimin ndaj Hamburgut.

Pas asistimit të Prass, Asllani me një finalizim fantastik e dërgoi topin brenda rrjetës për të mos i dhënë asnjë shans portierit mysafir.

🤷 pic.twitter.com/B8u4uUH9EU
— TSG Hoffenheim (@tsghoffenheim) December 13, 2025

Për ta parë golin: VIDEO

Përndryshe, Hoffenheim është në epërsi të thellë prej 4-0, ndërsa nga minuta e parë po luajnë dyshja Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu./Telegrafi

Milan, përmbysje për kreun/ Kritika për Asllanin: Më i talentuari i mesfushës, por e tregoi pak

By: xhir jeta
9 December 2025 at 10:38

Humbja e javës së parë është harruar. Milan vërtet u eliminua në mesjavë nga Kupa e Italisë, mundur 1-0 nga Lacio në Romë, por kur vjen puna tek Seria A, është në një marshim të vërtetë.

Ka 9 fitore e 4 barazime në 13 ndeshje radhazi, por sidomos suksesi në Torino ishte i veçantë. E ndodhur në humbje 0-2 pas vetëm 17 minutave lojë, arriti të përmbyste dhe të dilte në krye të kampionatit.

Vlashiç me penallti dhe Zapata realizuan për Torinon vendase, dhe pasi Rabio shënoi një gol të madh, duhej të hynte në fushë Kristian Pulishiç që të merreshin tri pikët.

Amerikani barazoi një minutë pas aktivizimit, dhe dha rrjetën e fitores. “Mjekimi Pulishiç”, titullon “La Gazeta delo Sport”, që komenton se fillimisht Torino arratiset, por amerikani hyn në fushë dhe shpëton Milanin: Dy ditë më parë isha I vdekur!

“Il Korriere delo Sport” bën lojë fjalësh me titullin: Është gjithçka Maks, për paraqitjen e Pulishiçit, por edhe për meritë të Alegrit, që e ka emrin Masimiliano!

Nga shqiptarët, në fushë ishte vetëm Kristian Asllani, ndërsa Ardian Ismajli ishte i dëmtuar. Mesfushori kuqezi mori kritika dhe notë të ulët, 5.5, qoftë nga “Eurosport”, apo nga “Skaj Sport”, ndërsa theksohet se ai është më I talentuari I mesfushës së Torinos, por ndaj Milanit u duk pak në aksionet kryesore!

Trajneri Alegri, që këtë herë ishte I pezulluar, mund të jetë i kënaqur. Milani i tij ka mundur në “San Siro” të gjithë rivalët si Napolin, Interin, Romën e Lacion, ndërsa ka barazuar në fushën e Juventusit dhe Atalantës.

Skuadra nga Lombardia është në vendin e parë në Serinë A, me 31 pikë në 14 javë, po aq sa Napoli kampion, por me vetëm një gol më mirë në golaverazh, ndërsa Interi i ndjek me 30 pikë./abcnews.al

LDK prezanton dy aderime të reja nga fusha e teknologjisë dhe sigurisë

6 December 2025 at 18:18


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mirëpritur sot dy aderime të rëndësishme në listën zgjedhore të partisë: ekspertin e teknologjisë Astrit Desku dhe specialistin e sigurisë Muharrem Asllani.

Astrit Desku, doktor i shkencave kompjuterike dhe një nga profesionistët më të njohur të ICT-së në vend, i bashkohet LDK-së si figurë e profilit të lartë në inovacion, udhëheqje teknologjike dhe edukim universitar.

Ndërkohë, Major Muharrem Asllani, me mbi 20 vite përvojë në operacione emergjente, menaxhim të materieve të rrezikshme dhe bashkëpunime ndërkombëtare në fushën e sigurisë, i shtohet listës së LDK-së si një prej ekspertëve më të respektuar të FSK-së dhe Mbrojtjes Civile.

Abdixhiku tha se të dy aderimet përfaqësojnë vizionin e LDK-së për të përfshirë profesionistët më të mirë të vendit në funksion të një Qeverie më të aftë dhe më evropiane.



“Është nder dhe ndihem krenar për këtë”, Fisnik Asllani reagon ndaj lidhjeve me Barcelonën

6 December 2025 at 15:54


Sulmuesi i Hoffenheimit, Fisnik Asllani, ka reaguar ndaj thashethemeve që e lidhin atë me Barcelonën, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.

23-vjeçari kosovar është shfaqur si një nga sulmuesit më premtues në Evropë me formën e tij të shkëlqyer në Bundesligë, teksa është lidhur me shumë klube të mëdha evropiane.

Për lidhjet me këto klube është prononcuar vetë Asllani, i cili ka thënë se do të shohim çfarë do të ndodh në fund.

“Sigurisht, dëgjoj dhe lexoj gjëra të tilla. Është një nder dhe ndihem pak krenar për këtë, por jam i përqendruar te Hoffenheimi”, ka thënë fillimisht Asllani.

“Në ndeshjet, javët dhe muajt e ardhshëm. Kjo është ajo që është më e rëndësishme për mua. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në fund. Një gjë në të njëjtën kohë", përfundoi reprezentuesi i Kosovës.

Ndryshe, Hoffenheim ka të ngjarë të përfitojë nga ai verën e ardhshme, duke vendosur një çmim prej rreth 30 milionë eurosh.

Barcelona e ka zgjedhur Asllanin si një pasardhës të mundshëm afatgjatë të Robert Leëandoëskit. /Telegrafi/

LDK Pejë miraton listën me pesë kandidatë për deputet për zgjedhjet e 28 dhjetorit

5 December 2025 at 21:43


Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Pejë, ka finalizuar dhe votuar listën e kandidatëve që do të garojnë për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në njoftimin e publikuar thuhet se dega ka propozuar pesë emra, të cilët do të përfaqësojnë Pejën në listën zgjedhore të LDK-së.

Pesë kandidatët e votuar janë:

  1. Kujtim Shala
  2. Fatmir Asllani
  3. Sadri Berisha
  4. Diellëza Berisha
  5. Agime Lajqi

“Ju urojmë suksese në fitore të përbashkët”, thuhet në fund të njoftimit të LDK Pejë.

A është Fisnik Asllani i gatshëm të luajë te Bayern Munich dhe Borussia Dortmund - përzgjedhësi Franco Foda jep mendimin e tij

4 December 2025 at 23:32


Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka zhvilluar një intervistë për Sky Sports përpara Shtëpisë së Bardhë, ku të premten nga ora 18:00 do të mbahet ceremonia e shortit për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Ai u pyet për Fisnik Asllanin, ku përzgjedhësi ynë theksoi se talenti i tij meriton të luajë në një nga klubet më të mëdha gjermane, si Bayern Munich ose Borussia Dortmund.

“Ka shumë klube për verën e ardhshme. Ai mund të largohet nga Hoffenheimi për shkak të klauzolës së lirimit dhe tashmë ka raportime për interesimin e Bayernit dhe Dortmundit. Ai duhet ta vlerësojë vetë, por për mua ai është një lojtar shumë i rëndësishëm”.

“Ka cilësi të jashtëzakonshme në zonë, në hapësira të ngushta dhe është shumë inteligjent. Ai i shfrytëzon shpejt hapësirat në zonën e penalltisë dhe shënon gola. Ai është teknikisht shumë i aftë dhe mbi të gjitha shumë i rëndësishëm për një ekip”.

“Ai absolutisht duhet të jetë në njërin prej atyre klubeve. Nuk i di diskutimet e tij, por di vetëm cilësitë e tij dhe për këtë arsye ishte kaq i rëndësishëm ta bindnim se duhej të luante për Kosovën”, ka thënë Foda.

Asllani ka tërhequr edhe vëmendjen e shumë klubeve të mëdha, në mesin e tyre edhe Barcelonës. /Telegrafi/

Bayerni ka në listë gjashtë lojtarë të Bundesligës, në mesin e tyre edhe ylli i Kosovës

3 December 2025 at 15:05


Për shumë vite, filozofia e Bayern Munich ka qenë të marrë lojtarët më të mirë të Bundesligës.

Këtë verë, gjiganti bavarez ka identifikuar gjashtë objektiva potencialë brenda kampionatit gjerman për t'i transferuar sezonin e ardhshëm dhe mes tyre është edhe ylli i Kosovës, Fisnik Asllani.

Bavarezët pritet që disa nga ta t'i transferojnë për sezonin e ardhshëm në Allianz Arena.

Nico Schlotterbeck (25, Borussia Dortmund)

Mbrojtësi i Gjermanisë ende nuk ka rinovuar kontratën me Dortmundin, e vlefshme deri më 2027. Bayern shihet si opsioni i preferuar në rast largimi. Megjithatë, transferimi i tij varet nga e ardhmja e Dayot Upamecanos – nëse francezi rinovon, Bayern nuk do të lëvizë për Schlotterbeck.

telegrafi.com

Castello Lukeba (22, RB Leipzig)

Nëse as Upamecano nuk rinovon, e as Schlotterbeck nuk transferohet, Lukeba shfaqet si alternativa e radhës. Leipzig ka një klauzolë prej 80 milionë eurosh për mbrojtësin, por mund të pranojë më pak. Sipas Sky.ch, Lukeba dëshiron transferimin te Bayerni dhe këtë e ka komunikuar përmes agjentëve të tij.

Nga Real Madridi te Liverpooli, United e Chelsea - top klubet evropiane mësojnë klauzolën e Lukebas telegrafi.com

Nathaniel Brown (22, Eintracht Frankfurt)

Frankfurti kërkon të paktën 60 milionë euro për Brown. Edhe pse Bayerni e pëlqen lojtarin, vështirë se do të paguante kaq shumë, sidomos me Alphonso Davies që po rikuperohet dhe Tom Bischof që po përshtatet në krahun e majtë.

Alejandro Grimaldo (30, Bayer Leverkusen)

Një tjetër emër në listë është Grimaldo, një nga më të mirët e Bundesligës këtë sezon. Aftësia e tij për të luajtur edhe në mesfushë dhe goditjet standarde e bëjnë shumë tërheqës. Por vetë spanjolli duket më i prirur drejt një rikthimi në La Liga. Kontrata e tij me Leverkusenin vlen deri në 2027.

Alejandro Grimaldo telegrafi.com

Said El Mala (19, Koln)

Një nga talentet më të mëdha të Bundesligës, El Mala vlerësohet mes 50 dhe 60 milionë eurosh. Edhe këtu Bayern përballet me konkurrencën e klubeve të mëdha evropiane. Ai ka kontratë me Kolnin deri në vitin 2030.

Fisnik Asllani (23, TSG Hoffenheim)

Ylli i Kosovës është në listën e ngushtë të Bayernit për repartin ofensiv. Me gjasat e pakta që Bayerni të nënshkruajë përfundimisht me Nicolas Jackson, Asllani po shihet si zëvendësues i mundshëm për Harry Kane.

Ai mund të largohet këtë verë përmes një klauzole prej 30 milionë eurosh. Drejtori sportiv Christoph Freund e vlerësoi kohët e fundit te Sky: “Mendoj se është një lojtar i mirë, interesant dhe i ri.”


Një tjetër klub i madh futet në garë për transferimin e Fisnik Asllanit telegrafi.com

Bayern do të ketë një verë shumë të ngarkuar, ndërsa lista e emrave tregon se klubi po mendon si për të tashmen, ashtu edhe për të ardhmen. /Telegrafi/

Fisnik Asllani tërheq interesin e klubeve të mëdha evropiane - mësohet klauzola e tij

2 December 2025 at 18:41


Sulmuesi i Hoffenheimit, Fisnik Asllani, po tërheq interesin e disa klubeve të mëdha evropiane, përfshirë Borussia Dortmund dhe Bayern Munchen.

Asllani, 23 vjeç, është një sulmues qendre i talentuar me kontratë të vlefshme te Hoffenheimi deri në vitin 2029, por ai ka një klauzolë lirimi që mund t’i mundësojë largimin gjatë afatit kalimtar veror të vitit të ardhshëm.

Sipas “Sky Sport”, për kartonin e tij, ekipet e interesuara duhet të paguajnë midis 25 dhe 29 milionë eurosh.

Përveç Gjermanisë, edhe disa klube nga Spanja dhe Franca po monitorojnë situatën e sulmuesit të Kosovës, ndërsa një kalim në Ligën Premier nuk konsiderohet i mundshëm në këtë moment.

Ky sezon ka filluar shumë mirë për Asllanin, i cili ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 3 asistime në 14 ndeshje në të gjitha garat për Hoffenheimin.

Ai ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm edhe vitin e kaluar, kur ishte i huazuar te Elversbergu, duke realizuar 18 gola në 33 ndeshje.

Formë e mirë dhe rritje e interesit ndërkombëtar e bëjnë Asllanin një nga sulmuesit më premtues të Bundesligës, dhe shumë klube do ta ndjekin me vëmendje gjatë afatit të verës. /Telegrafi/

Sjellja e Manastirliut si kryetare ‘de facto’ ngre shqetësime të reja për pushtetin vendor

1 December 2025 at 07:31

Në një sallë të mbushur me banorë të Laprakës dhe Kasharit, deputetja socialiste Ogerta Manastirliu u ngjit në podium më 24 nëntor dhe udhëhoqi diskutimet për buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin e ardhshëm. E shpallur si kandidate për kryebashkiake që prej shtatorit, Manastirliu foli sikur të ishte një kryetare e zgjedhur, drejtoi diskutimet […]

The post Sjellja e Manastirliut si kryetare ‘de facto’ ngre shqetësime të reja për pushtetin vendor appeared first on Reporter.al.

Historike: Për herë të parë katër lojtarë të Kosovës luajtën titullarë në Bundesliga

30 November 2025 at 18:12


Klubi gjerman Hoffenheim ka shkruar se për herë të parë në histori katër lojtarë nga Kosova luajtën në një ndeshje në Gjermani.

Treshja e Hoffenheim Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari, së bashku me Elvis Rexhbecajn e Ausgburgut ishin titullarë në fundjavë në Bundesliga.

Edhe vetë skuadra gjermane ka uruar FFK-në për këtë arritje të jashtëzakonshme.

“KosoWOW. Me Fisnik Aslllanin, Leon Avdullahun, Albian Hajdarin dhe Elvis Rexhbecaj i Augsburgut, katër lojtarë kosovarë luajtën në një ndeshje për herë të parë në histori të Bundesligas”, shkroi klubi gjerman.

Hoffenheim përndryshe e fitoi përballjen me rezultat bindës 3-0, ku Hajdari e Avdullahu bënë paraqitje të shkëlqyer./Telegrafi/

Asllani humbet penalltinë në fund, Berisha protagonist te dy golat e fitores, mbyllet mes emocioneve ndeshja e Seria A (VIDEO)

By: V K
30 November 2025 at 15:18

Leçe ka mposhtur Torinon në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të Serisë A. Medon Berisha asistoi dy golat e fitores 2 me 1 të Leçes.

Në fund Asllani mund të barazonte takimin, por humbi penalltinë.

Nga minuta e parë luajtën tre mesfushorë të Kombëtares. Berisha asistoi dy gola për tre minuta në pjesën e parë.

Asllani e humbi penalltinë në minutën e 91-të. Kështu edhe Leçes i mbeten 3 pikët.

 

The post Asllani humbet penalltinë në fund, Berisha protagonist te dy golat e fitores, mbyllet mes emocioneve ndeshja e Seria A (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

“Lojtar i shkëlqyer që shënon shumë gola”, Bayern Munich konfirmon interesimin për Fisnik Asllanin

28 November 2025 at 21:05


Drejtori i Bayern Munichut Christoph Freund ka konfirmuar interesimin e gjigantit gjerman për yllin kosovar Fisnik Asllani.

Si Bayern ashtu edhe Dortmund e kanë bërë prioritet afrimin e qendërsulmuesit në verë, kur mund t’i aktivizohet klauzola e lirimit në vlerën e 30 milionë eurove.

Tani, vetë Freund në një intervistë për “Sky” ka shprehur pëlqimin për Asllanin, ku konfirmoi se po e përcjellin nga afër situatën e lojtarit.

“Lojtar i mirë që shënon shumë gola. Një lojtar i mençur i cili është përmirësuar mirë. Ka pasur disa huazime që e bënë të ketë një progres shumë të mirë”.

“Mendoj se është lojtar interesant, i mirë, shumë kanë folur për të. Janë disa lojtarë që po përmirësohen mirë. Por, siç kam thënë jam shumë i lumtur me ata që kemi dhe si jemi në skuadër”, deklaroi ai.

🚨💬 As exclusively revealed, FC Bayern and Dortmund have set Fisnik #Asllani on their shortlist for the coming summer. Christoph Freund told Sky today:

„Good player, scores many goals, a clever lad who has developed very well. He has already had several loan spells and is… pic.twitter.com/RTXCk5mIPo
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) November 28, 2025

Negociatat mes dy palëve kanë nisur por ende asgjë nuk është e vendosur. E vetmja gjë e kryer, është që Asllani do të largohet nga Hoffenheim në verë për një skuadër që garon në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/

Një tjetër klub i madh futet në garë për transferimin e Fisnik Asllanit

25 November 2025 at 12:16


Mediumi i njohur gjerman Bild, ka raportuar se Borussia Dortmundi është e interesuar për sulmuesin kosovar të Hoffenheimit, Fisnik Asllani, i cili po kërkon të largohet nga klubi në verë.

Dortmundi është një nga klubet që po monitorojnë reprezentuesin dardan, i cili ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij.

Dortmund kanë qenë të interesuar për Asllanin edhe gjatë verës pas një huazimi të suksesshëm te Elversberg sezonin e kaluar, por sulmuesi vendosi të nënshkruajë një kontratë të re me Hoffenheimin.

Këtë sezon, 23-vjeçari ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë tre asistime për Hoffenheimin në 16 paraqitje, me klubin aktualisht në vendin e shtatë në Bundesliga.

Fisnik Asllani

Arsyeja pse Asllani mund të transferohet te “Signal Iduna Park” lidhet me dyshimet rreth së ardhmes së Serhou Guirassy.

Jo vetëm që forma e 29-vjeçarit ka rënë ndjeshëm javët e fundit, por ai gjithashtu është lidhur me një transferim të mundshëm në Arabinë Saudit.

Vëllau i Guirassyt, i cili është edhe agjenti i tij, ka ofruar shërbimet e sulmuesit te klubet e Arabisë Saudite.

Kujtojmë se në media është raportuar se situatën e Asllanit po e ndjekin me kujdes edhe Barcelona dhe Bayern Munich./Telegrafi/

Gazetari Lavdim Pireva analizon rezultatet e Shqipërisë dhe veçon tre lojtarë nga cikli kualifikues

23 November 2025 at 12:37


Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve” vjen analiza nga gazetarët e Telegrafit për rezultatet e Kosovës dhe Shqipërisë në ciklin kualifikues të Botërorit 2026. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.

Gazetari Lavdim Pireva analizon tre lojtarët që sipas tij kanë bartur barrën kryesore te Shqipëria në këtë cikël kualifikues.

Ai përmend Berat Gjimshitin si një lider të pakontestueshëm të ‘Kuqezinjve’, por vlerëson lart edhe dyshen Juljan Shehu dhe Kristjan Asllani.

“Besoj që Berat Gjimshiti mbetet lojtari më i mirë i kombëtares. Lider i pakontestueshëm, mbrojtës modern, shumë i mirë, edhe po them Juljan Shehu për mënyrën se si i ka zhvillu sidomos dy ndeshjet me Serbinë, ka qenë i jashtëzakonshëm, si në rikuperim të topit, si në shpërndarje të topit”.



“Edhe Asllani veç e ka fitu, Asllani si bonus po them e ka fitu pjekurinë. Ndoshta Interi ka qenë për moshën që ka, shumë barrë e rëndë”.

“Është hap i madh sepse shumë i ri. Në Torino luan rregullisht, edhe pse ndoshta në jaëvt e fundit nuk ka pasur shumë minuta, por luan çdo ndeshje”.

“Kjo është shumë e rëndësishme për një lojtar në moshën e tij. Edhe shoh Torino për dallim, se ne e përcjellim se Torino për dallim nga vitet e kaluara kur i përfundonte ndeshjet 0-0, 1-0, këtë vit është duke luajtur futboll shumë më të hapur”, ka thënë Pireva mes tjerash.

Episodin e plotë me gazetarët e Telegrafit mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Fisnik Asllani i pafat, shënon me kokë por regjistrohet si autogol i Hanche-Olsen

21 November 2025 at 20:51


Sulmuesi Fisnik Asllani ka kontribuar në epërsinë e Hoffenheim ndaj Mainz 05, pasi goditja e tij me kokë u devijua në trupin e Andreas Hanche-Olsen dhe përfundoi brenda rrjetës.

Pas vetëm tetë minutave lojë, Asllani goditi për mrekulli me kokë, mirëpo topi pastaj preku trupin e Olsen dhe përfundoi në portë.

Kësisoj, Bundesliga e ka regjistruar atë si autogol të mbrojtësit vendas dhe jo si një gol tjetër për yllin e Kosovës.

Për më shumë shikoni golin:


Goal 🥅 “Mainz 0 - 1 TSG Hoffenheim”

⚽️ 9' Andreas Hanche-Olsen (own goal)
pic.twitter.com/QIqN6sv7sr
— FutDball ⚽️ (@FutDball) November 21, 2025


Ndërkohë, Asllani ishte afër të shënonte edhe një gol tjetër vetëm disa minuta më vonë, por portieri Zenter me super pritje ia mohoi golin./Telegrafi/

Presidenti i Torinos tregon se a do ta shfrytëzojnë opsionin e blerjes së Asllanit

21 November 2025 at 09:54


Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka folur për mesfushorin e huazuar të Interit, Kristjan Asllani, pas një eventi të RCS.

23-vjeçari shqiptar iu bashkua Torinos në formë huazimi për një sezon me mundësi blerjeje, dhe qëndrimi i klubit mbetet i hapur, por i kujdesshëm.

Për mundësinë e blerjes së tij ka folur edhe vetë presidenti i Torinos, Cairo, i cili ndihet i kënaqur me performancat e Asllanit.

“Asllani ka luajtur mirë me Shqipërinë dhe po shkon drejt fazës eliminatore, madje edhe shënoi. Ai pati një pjesë të dytë të shkëlqyer kundër Juventusit. Na pëlqen lojtari, e morëm në huazim, po luan mirë, por varet nga trajneri”, ka thënë fillimisht Cairo.

“Opsion blerjeje? Nuk jemi as në mes të sezonit. Le ta shohim të luajë. Ai duhet të vazhdojë të performojë për të na bindur ta mbajmë përgjithmonë", përfundoi presidenti i Torinos.

Ndryshe, Torino pagoi 1.5 milionë euro për huazimin e Asllanit dhe ka një klauzolë blerje prej 12 milionë eurosh. /Telegrafi/

❌
❌