Dy yjet e Kosovës, Fisnik Asllani dhe Leon Avdullahu, po kalojnë në një formë jetësore këtë sezon.
Dyshja e cila aktivizohen së bashku në nivel klubi te Hoffenheimi në Gjermani, kanë shkëlqyer këtë edicion me paraqitjet e tyre në Bundesliga, e po ashtu edhe me Kosovën në ciklin kualifikues të Botërorit.
Paraqitjet e tyre të mira javë pas jave tashmë kanë bërë që përveç rritjes së interesimit për transferimin e tyre, edhe vlera e kartonit të tyre të rritet ndjeshëm.
Sipas përditësimit të fundit nga Transfermarkt, vlera e kartonit të Asllanit është rritur për shtatë milionë euro.
Nga 18 milionë euro sa vlente paraprakisht sulmuesi dardan, ai tashmë vlen rreth 30 milionë euro.
Në anën tjetër Avdullahu nga 12 milionë euro sa vlente më herët, tashmë ka një çmim prej 17 milionë.
Asllani deri më tani këtë sezon ka zhvilluar 14 ndeshje në Bundesliga, duke arritur të shënojë gjashtë gola dhe të dhurojë dy asistime.
Avdullahu në anën tjetër ka po ashtu 14 ndeshje këtë sezon, që të gjitha nga minuta e parë dhe tashmë e ka vendosur veten si lider i pakontestueshëm në mesfushë.
Dyshja kosovare do të rikthehen sërish në aksion nesër (e shtunë), me Hoffenheimin që do të luajë në udhëtim ndaj Stuttgartit./Telegrafi/
Pas largimit të Thomas Muller nga Bayerni në verën e vitit 2025, një pjesë e tifozëve u shqetësuan për boshllëkun që ai do të linte në dhomat e zhveshjes.
Muller është një figurë unike dhe e pazëvendësueshme në kuptimin e plotë të fjalës, por te Bayerni disa lojtarë kanë nisur të marrin përgjegjësi për të mbushur këtë hapësirë, mes tyre edhe Harry Kane, dhe deri tani, kjo po funksionon mjaft mirë.
Sipas Sport Bild, sulmuesi anglez ka marrë përsipër rolin e motivuesit kryesor në dhomat e zhveshjes përpara ndeshjeve.
Kane shpesh është lojtari që mban fjalimin e fundit para daljes në fushë, duke u fokusuar kryesisht te mentaliteti fitues dhe rëndësia e lojës agresive, pa frikë nga duelet.
Një shembull i qartë erdhi përpara ndeshjes kundër Hoffenheim më 20 shtator, kur Kane iu drejtua shokëve të skuadrës me fjalët:
“Janë këto ndeshje që vendosin kampionatin. Duhet t’i fitoni këto takime. Nuk mund të mendojmë se gjithçka do të vijë vetvetiu”.
Mesazhi i tij dha efekt, pasi Bayerni fitoi bindshëm 4-1 ndaj Hoffenheim, duke konfirmuar jo vetëm forcën në fushë, por edhe lidershipin në rritje të Harry Kane brenda ekipit. /Telegrafi/
Pas vetëm javës së dytë të sezonit 2025/26 në Bundesliga, Bayer Leverkusen shkarkoi trajnerin Erik ten Hag, një vendim që shkaktoi habi të madhe në opinionin sportiv.
Tashmë ka dalë në pah se vendimi për largimin e 55-vjeçarit holandez ishte marrë edhe më herët.
Sipas Sport Bild, drejtori sportiv Simon Rolfes dhe drejtori ekzekutiv Fernando Carro kishin vendosur ta shkarkonin ten Hag që pas ndeshjes së parë të kampionatit kundër Hoffenheim, e humbur me rezultatin 1-2.
Madje, edhe në rast se Leverkusen do ta kishte fituar ndeshjen e javës së dytë ndaj Werder Bremen (3-3), vendimi nuk do të kishte ndryshuar.
Carro e ka cilësuar emërimin e ten Hag si një gabim.
Pas largimit të trajnerit holandez, drejtimin e skuadrës e mori Kasper Hjulmand, i cili ka arritur të stabilizojë sërish “Werkself”-in. /Telegrafi/
Hoffenheim ka shënuar fitore të thellë ndaj Hamburgut (4-1), në kuadër të Bundesligas.
Tre yjet e Kosovës Albian Hajdari, Leon Avdullahu dhe Fisnik Asllani ishin sërish protagonist, ku secili kishte vlerësim të lartë në paraqitje.
Hajdari përndryshe këtë herë u provua në një pozitë tjetër, pra si mbrojtës i krahut të majtë.
Asllani hyri vetëm si zëvendësues, megjithatë pesë minuta pas inkuadrimit shënoi një gol të bukur për ta vulosur fitoren.
Ndërkohë, Avdullahu si zakonisht zhvilloi tjetër paraqitje solide, ku nga “SofaScore” u vlerësua me notën 7.3.
Të tre yjet kësisoj po e ndihmojnë Hoffenheim të luftojë për një vend që të dërgon në Ligën e Kampionëve, pasi zënë pozitën e katërt me 26 pikë./Telegrafi/
Sulmuesi Mërgim Berisha këtë edicion nuk ka qenë fare në planet e Hoffenheim, megjithatë në janar mund të bëhet me skuadër të re.
Futbollisti me prejardhje nga Kosova gjatë verës stërviti me ekipin e parë të Hoffenheimit, sidoqoftë këto muajt e fundit i është bërë e qartë nga klubi gjerman se e ka “derën hapur” dhe duhet të largohet.
Fatmirësisht për Berishën, skuadra tjetër gjermane Augsburg, ku luan edhe mesfushori Elvis Rexhbecaj ka shprehur interesim dhe po provon ta blejë qysh në afatin e janarit.
Gazetari Florian Plettenberg raporton se edhe Berisha është i hapur për këtë lëvizje, ndërsa mbetet të shihet si shkon situata në javët e ardhshme.
🚨🆕 Mergim #Berisha is back on FC Augsburg’s list for the winter window.
Sulmuesi i Hoffenheimit, Fisnik Asllani, ka reaguar ndaj thashethemeve që e lidhin atë me Barcelonën, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.
23-vjeçari kosovar është shfaqur si një nga sulmuesit më premtues në Evropë me formën e tij të shkëlqyer në Bundesligë, teksa është lidhur me shumë klube të mëdha evropiane.
Për lidhjet me këto klube është prononcuar vetë Asllani, i cili ka thënë se do të shohim çfarë do të ndodh në fund.
“Sigurisht, dëgjoj dhe lexoj gjëra të tilla. Është një nder dhe ndihem pak krenar për këtë, por jam i përqendruar te Hoffenheimi”, ka thënë fillimisht Asllani.
“Në ndeshjet, javët dhe muajt e ardhshëm. Kjo është ajo që është më e rëndësishme për mua. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në fund. Një gjë në të njëjtën kohë", përfundoi reprezentuesi i Kosovës.
Ndryshe, Hoffenheim ka të ngjarë të përfitojë nga ai verën e ardhshme, duke vendosur një çmim prej rreth 30 milionë eurosh.
Barcelona e ka zgjedhur Asllanin si një pasardhës të mundshëm afatgjatë të Robert Leëandoëskit. /Telegrafi/
Për shumë vite, filozofia e Bayern Munich ka qenë të marrë lojtarët më të mirë të Bundesligës.
Këtë verë, gjiganti bavarez ka identifikuar gjashtë objektiva potencialë brenda kampionatit gjerman për t'i transferuar sezonin e ardhshëm dhe mes tyre është edhe ylli i Kosovës, Fisnik Asllani.
Bavarezët pritet që disa nga ta t'i transferojnë për sezonin e ardhshëm në Allianz Arena.
Nico Schlotterbeck (25, Borussia Dortmund)
Mbrojtësi i Gjermanisë ende nuk ka rinovuar kontratën me Dortmundin, e vlefshme deri më 2027. Bayern shihet si opsioni i preferuar në rast largimi. Megjithatë, transferimi i tij varet nga e ardhmja e Dayot Upamecanos – nëse francezi rinovon, Bayern nuk do të lëvizë për Schlotterbeck.
Nëse as Upamecano nuk rinovon, e as Schlotterbeck nuk transferohet, Lukeba shfaqet si alternativa e radhës. Leipzig ka një klauzolë prej 80 milionë eurosh për mbrojtësin, por mund të pranojë më pak. Sipas Sky.ch, Lukeba dëshiron transferimin te Bayerni dhe këtë e ka komunikuar përmes agjentëve të tij.
Nga Real Madridi te Liverpooli, United e Chelsea - top klubet evropiane mësojnë klauzolën e Lukebas telegrafi.com
Nathaniel Brown (22, Eintracht Frankfurt)
Frankfurti kërkon të paktën 60 milionë euro për Brown. Edhe pse Bayerni e pëlqen lojtarin, vështirë se do të paguante kaq shumë, sidomos me Alphonso Davies që po rikuperohet dhe Tom Bischof që po përshtatet në krahun e majtë.
Alejandro Grimaldo (30, Bayer Leverkusen)
Një tjetër emër në listë është Grimaldo, një nga më të mirët e Bundesligës këtë sezon. Aftësia e tij për të luajtur edhe në mesfushë dhe goditjet standarde e bëjnë shumë tërheqës. Por vetë spanjolli duket më i prirur drejt një rikthimi në La Liga. Kontrata e tij me Leverkusenin vlen deri në 2027.
Një nga talentet më të mëdha të Bundesligës, El Mala vlerësohet mes 50 dhe 60 milionë eurosh. Edhe këtu Bayern përballet me konkurrencën e klubeve të mëdha evropiane. Ai ka kontratë me Kolnin deri në vitin 2030.
Fisnik Asllani (23, TSG Hoffenheim)
Ylli i Kosovës është në listën e ngushtë të Bayernit për repartin ofensiv. Me gjasat e pakta që Bayerni të nënshkruajë përfundimisht me Nicolas Jackson, Asllani po shihet si zëvendësues i mundshëm për Harry Kane.
Ai mund të largohet këtë verë përmes një klauzole prej 30 milionë eurosh. Drejtori sportiv Christoph Freund e vlerësoi kohët e fundit te Sky: “Mendoj se është një lojtar i mirë, interesant dhe i ri.”
Një tjetër klub i madh futet në garë për transferimin e Fisnik Asllanit telegrafi.com
Bayern do të ketë një verë shumë të ngarkuar, ndërsa lista e emrave tregon se klubi po mendon si për të tashmen, ashtu edhe për të ardhmen. /Telegrafi/
Sulmuesi i Hoffenheimit, Fisnik Asllani, po tërheq interesin e disa klubeve të mëdha evropiane, përfshirë Borussia Dortmund dhe Bayern Munchen.
Asllani, 23 vjeç, është një sulmues qendre i talentuar me kontratë të vlefshme te Hoffenheimi deri në vitin 2029, por ai ka një klauzolë lirimi që mund t’i mundësojë largimin gjatë afatit kalimtar veror të vitit të ardhshëm.
Sipas “Sky Sport”, për kartonin e tij, ekipet e interesuara duhet të paguajnë midis 25 dhe 29 milionë eurosh.
Përveç Gjermanisë, edhe disa klube nga Spanja dhe Franca po monitorojnë situatën e sulmuesit të Kosovës, ndërsa një kalim në Ligën Premier nuk konsiderohet i mundshëm në këtë moment.
Ky sezon ka filluar shumë mirë për Asllanin, i cili ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 3 asistime në 14 ndeshje në të gjitha garat për Hoffenheimin.
Ai ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm edhe vitin e kaluar, kur ishte i huazuar te Elversbergu, duke realizuar 18 gola në 33 ndeshje.
Formë e mirë dhe rritje e interesit ndërkombëtar e bëjnë Asllanin një nga sulmuesit më premtues të Bundesligës, dhe shumë klube do ta ndjekin me vëmendje gjatë afatit të verës. /Telegrafi/
Klubi gjerman Hoffenheim ka shkruar se për herë të parë në histori katër lojtarë nga Kosova luajtën në një ndeshje në Gjermani.
Treshja e Hoffenheim Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari, së bashku me Elvis Rexhbecajn e Ausgburgut ishin titullarë në fundjavë në Bundesliga.
Edhe vetë skuadra gjermane ka uruar FFK-në për këtë arritje të jashtëzakonshme.
“KosoWOW. Me Fisnik Aslllanin, Leon Avdullahun, Albian Hajdarin dhe Elvis Rexhbecaj i Augsburgut, katër lojtarë kosovarë luajtën në një ndeshje për herë të parë në histori të Bundesligas”, shkroi klubi gjerman.
Hoffenheim përndryshe e fitoi përballjen me rezultat bindës 3-0, ku Hajdari e Avdullahu bënë paraqitje të shkëlqyer./Telegrafi/
Tre yjet e Kosovës Albian Hajdari, Leon Avdullahu dhe Fisnik Asllani sërish kanë zhvilluar paraqitje pozitive për Hoffenheim që mposhti Augsburgun me rezultat 3-0.
Të tre lojtarët ishin titullarë, me Asllanin që u shfrytëzua në një pozitë tjetër, pra si një numër 10, prapa dy qendërsulmuesve prandaj edhe nuk ishte në formën më të mirë.
Asllani u zëvendësua pas 59 minutave lojë, derisa dyshja Hajdari e Avdullahu ishin të pathyeshëm – për të regjistruar një tjetër paraqitje të shkëlqyer në kampionatin gjerman.
“SofaScore” e vlerësoi Hajdarin me notën 7.9 derisa Avdullahun me 7.7.
Hoffenheim falë këtyre paraqitje pozitive ka zënë pozitën e katërt me 23 pikë në Bundesliga pas 12 xhirove./Telegrafi/
Sulmuesi Fisnik Asllani ka kontribuar në epërsinë e Hoffenheim ndaj Mainz 05, pasi goditja e tij me kokë u devijua në trupin e Andreas Hanche-Olsen dhe përfundoi brenda rrjetës.
Pas vetëm tetë minutave lojë, Asllani goditi për mrekulli me kokë, mirëpo topi pastaj preku trupin e Olsen dhe përfundoi në portë.
Kësisoj, Bundesliga e ka regjistruar atë si autogol të mbrojtësit vendas dhe jo si një gol tjetër për yllin e Kosovës.
Hoffenheimi ka vendosur t’i tregojë mbështetjen e tij të veçantë talentëve dardanë që bëjnë pjesë në skuadrën e tij, duke u uruar atyre fat në ndeshjen e sotme ndaj Zvicrës.
Klubi gjerman publikoi një mesazh në rrjetin social Facebook ku përmendte lojtarët Fisnik Asllani, Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu, duke i motivuar për paraqitjen e tyre me kombëtaren e Kosovës.
Megjithatë, dy prej tyre, Hajdari dhe Avdullahu, nuk do të jenë të pranishëm në fushë për këtë takim.
Selektori i Kosovës, Franco Foda, ka vendosur të mos i përfshijë në listën e lojtarëve, për shkak të rrezikut të një suspendimi, duke i lënë jashtë për të ruajtur lojtarët nga ndëshkimi potencial.
Pavarësisht kësaj, Hoffenheimi nuk i ka harruar dhe ka dashur të shprehë mbështetje morale për ta.
“Fat të mbarë, djema,” shkruante në postimin e klubit, duke treguar kështu përkujdesjen e veçantë për lojtarët e tyre./Telegrafi/
Bayern Munich i ka nisur bisedimet për qendërsulmuesin e Hoffenheimit Fisnik Asllani.
Gazetari i njohur gjerman, eksperti i transferimeve Florian Plettenberg ka njoftuar se negociatat e para janë zhvilluar, pasi “Bavarezzët” kanë rritur interesimin.
Drejtorët e Bayernit Eberl dhe Freund janë të impresionuar plotësisht me paraqitjet e jashtëzakonshme të 23-vjeçarit.
“Interesimi i Bayernit për Fisnik Asllanin është duke u bërë më konkret, me negociatat që janë zhvilluar”.
“Bayerni, të përfshirë edhe Eberl/Freund janë të impresionuar nga rritja e sulmuesit. 23-vjeçari nga Hoffenheim do të largohet në verë shkaku i klauzolës së lirimit. Asllani gjithashtu është në play-offin e Kupës së Botës me Kosovën. Sezon fantastik deri më tani”, shkroi ai ndër të tjera.
🚨🔴 FC Bayern’s interest in Fisnik #Asllani is becoming more concrete, with talks having already taken place.
Bayern, with Eberl/Freund involved, are impressed by the forward’s development. The 23 y/o top striker from Hoffenheim will leave in the summer via a release clause.… pic.twitter.com/hl65ooeLKV — Florian Plettenberg (@Plettigoal) November 17, 2025
Ndërkohë, raportohet se klauzola e lirimit të Asllanit është rreth 30 milionë euro.
Interesimi për Asllanin është edhe nga klubet e mëdha të Ligës Premier, si dhe Barcelona e PSG-ja.
Asllani përndryshe pritet të jetë titullar te Kosova edhe në sfidën ndaj Zvicrës./Telegrafi/
Klubi gjerman Hoffenheim ka uruar Kosovën që siguroi play-offin e Kampionatit Botëror 2026.
Skuadra gjermane përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” ka publikuar një foto të lojtarëve të Kosovës, ku në qendër janë tre yjet e tyre si Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari.
Ndër të tjera ata përmenden edhe golin e Asllanit, i cili zhbllokoi rezultatin të shtunën mbrëma.
“Ëndrra e Kupës së Botës së tyre po vazhdon”.
“Fis, Leon dhe Albi siguruan biletën për në play-offin e Kupës së Botës. Numri 11 i ynë e nisi këtë fitore me gol për ta bërë rezultatin 1-0 ndaj Sllovenisë”, shkroi ndër të tjera klubi gjerman.
Kjo nuk është hera e parë që Hoffenheim uron Kosovën, me paraqitjet e lojtarëve të tyre që nuk kanë zhgënjyer prej kur i janë bashkuar “Dardanëve”.
Kujtojmë, Kosova do të përballet me Zvicrën në Prishtinë të martën me fillim prej orës 20:45, ndërsa nëse nuk arrijnë një mrekulli – shortin për Kupën e Botës do ta mësojnë të premten./Telegrafi/
Hoffenheim ka regjistruar fitoren e radhës në Bundesliga, këtë herë në shtëpi ndaj RB Leipzigut.
Si zakonisht protagonist ishin yjet e Kosovës, ku Albian Hajdari ia bëri sefte me gol në kampionatin gjerman, ndërsa Fisnik Asllani dhuroi asist. Përpos tyre titullar ishte edhe Leon Avdullahu.
Hajdari u përkujdes për të barazuar rezultatin pasi mysafirët kishin kaluar në epërsi, duke përfituar nga një asistim i Burger dhe shënoi me lehtësi në portën e zbrazur (20’).
Asllani u inkuadrua vetëm në minutën e 67-të, por menjëherë la gjurmë. Ai asistoi për mrekulli te Promel që vulosi fitoren e Hoffenheim.
Vlen të ceket se qendërsulmuesi shënoi edhe një tjetër gol, megjithatë iu anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.
Hoffenheim kësisoj renditet në pozitën e pestë në tabelë me 19 pikë, tre më pak se Leipzig që zë vendin e dytë në tabelë.
Të tre lojtarët tanë tani do të udhëtojnë për në Kosovë, për të përfaqësuar fanellën dardane në sfidat vendimtare kundër Sllovenisë dhe Zvicrës, në kuadër të Kampionatit Botëror./Telegrafi/
Edhe pse TSG Hoffenheim ndodhet në një pozitë të shkëlqyer të gjashtë në Bundesligë pas nëntë xhirove, pas skenave klubit i ka shpërthyer një krizë e madhe brenda strukturave drejtuese. Një luftë për pushtet po zhvillohet dhe kërcënon të destabilizojë të gjithë organizatën.
Drama u intensifikua të hënën mbrëma, kur dy drejtorët, Markus Schutz (60) dhe Frank Briel (50), u njoftuan se ishin shkarkuar. Të dy tashmë kanë lënë zyrat e tyre, ndërsa një njoftim zyrtar për shtyp është përgatitur dhe një takim me punonjësit ishte planifikuar, por më pas u anulua në minutën e fundit.
Vendimi për shkarkim u mor nga aksionarët Dietmar Hopp (85) dhe presidenti i klubit, Jorg Albrecht (57).
Sipas mediave gjermane, vetëm Hopp nënshkroi shkarkimin, pasi dy drejtorët kundërshtuan auditimin e biznesit që ai kërkoi, duke çuar situatën në një bllokim të plotë dhe duke e quajtur Hoffenheim "një klub të rrënuar të Bundesligës", ku kaosi ka mbretëruar ditët e fundit.
Schutz dhe Briel nuk i besonin firmës ligjore të përzgjedhur për auditimin, ndërsa presidenti Albrecht synonte të bisedonte fillimisht me drejtorët përpara se të nënshkruante. Qëllimi i këtyre bisedimeve ishte largimi i dy drejtorëve në mënyrë vullnetare, ndërsa Hopp do të hiqte dorë nga kërcënimi për auditim.
Pasardhësi i mundshëm i drejtorit sportiv
Situata ndërlikohet edhe më shumë nga e ardhmja e pasigurt e drejtorit sportiv, Andreas Schicker (39), për të cilin RB Salzburg dhe Jurgen Klopp kanë shfaqur interes serioz.
Klubit i mbetet ende të vendosë nëse ai do të qëndrojë apo do të largohet, ndërsa tashmë është kontaktuar Jonas Boldt, ish-drejtori sportiv i Hamburgut, si pasardhës i mundshëm.
Boldt ka përvojë të gjerë në Bundesliga, ku ka punuar te Bayer Leverkusen dhe HSV, dhe njohja e tij e mirë e rajonit Rhein-Neckar e bën atë një kandidat ideal për të rimarrë kontrollin mbi politikën sportive të klubit.
Fraksioni rreth Dietmar Hopp dhe trajnerit me ndikim Roger Wittmann duket se ka një vizion të qartë: të rikthejë kontrollin e plotë mbi drejtimin sportiv të Hoffenheim, duke vendosur Boldt në krye të drejtorisë sportive.
Stabilitet në fushë, paraqitje të shkëlqyera nga lojtarët shqiptarë
Edhe pse kaosi administrativ është i dukshëm, skuadra e parë po tregon stabilitet dhe performancë të lartë në fushë. Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari janë bërë pjesë e rëndësishme e ekipit startues dhe kanë treguar paraqitje të shkëlqyera deri më tani në Bundesligë, duke fituar besimin e trajnerit dhe duke kontribuar në rezultatet pozitive të klubit.
Në ambientet e klubit në Zuzenhausen, e marta kaloi në heshtje dhe pa konfirmim zyrtar për shkarkimet e drejtorëve. Takimi i planifikuar me punonjësit u anulua në minutën e fundit, duke lënë të pasigurt se çfarë vendimesh do të merren përfundimisht dhe kush do të mbajë pozicionet e tyre në ditët e ardhshme.
Ndërkohë, tifozët dhe mediat mbeten të shqetësuar për situatën brenda klubit, ndërsa në fushë Hoffenheim vazhdon të demonstrojë aftësitë dhe potencialin e tij me skuadrën e rinjve dhe yjet e rinj shqiptarë që po bëhen një pjesë thelbësore e ekipit. /Telegrafi/
Pavarësisht raportimeve se Bayern Munich po rivalizon Barcelonën për shërbimet e sulmuesit kosovar Fisnik Asllani, duket që “Bavarezzët” ende s’kanë plan konkret për lojtarin.
Sipas asaj që raportohet nga gazetarët e afërt me klubin gjerman, interesimi i Bayernit ende nuk është shumë serioz.
Gazetarët Christian Falk dhe Tobi Altschaffl qartësuan se te Bayerni nuk ka ndonjë listë të ngushtë, e cila e përfshin Asllanin.
“Do të thosha se nuk është e vërtetë sa i përket listës së ngushtë”, deklaroi Altschaffl.
Megjithatë, ky i fundit shtoi: “Sigurisht, ata (Bayern) e di se çfarë lojtari është Asllani. Po e ndjekin zhvillimin e tij, por ta thërrasim si pasuesi i Harry Kane ose Nicolas Jackson, është ende herët”.
Fisnik Asllani
Asllani ka fituar vëmendjen e top klubeve evropiane falë paraqitjeve fantastike te skuadra e Hoffenheim, ku është ndër golashënuesit më të mirë në Bundesliga.
Ylli kosovar ka kontratë deri në verën e vitit 2029, si dhe ka një klauzolë lirimi pak më të ulët se 30 milionë euro që ia mundëson largimin nga Hoffenheim.
Sipas mediave gjermane, Asllani përfundimisht do të largohet nga Hoffenheim në verë për t’iu bashkuar ndonjë skuadre që garon në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) Agim Ademi ka qenë i pranishëm në derbin gjerman mes Hoffenheim dhe Heidenheim.
Në sfidën ku luajtën pesë lojtarë me prejardhje nga Kosova, pra Fisnik Asllani, Albian Hajdari, Leon Avdullahu, Diant Ramaj dhe Arijon Ibrahimovic, fitues dolën vendasit me rezultat 3-1, ku një nga golat e shënoi Asllani.
Ademi ka paralajmëruar një “afrim” të mundshëm të dyshes së Heidenheim, pasi si Ramaj edhe Ibrahimovic aktualisht përfaqësojnë Gjermaninë në nivelin ndërkombëtar.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Sot pata kënaqësinë të jem mysafir i Hoffenheimit në ndeshjen kundër Heidenheimit në Bundesligë, ku në formacionet startuese ishin plot pesë futbollistë kosovarë.
Asllani, Hajdari e Abdullahu luajtën për Hoffenheimin kundër Heidenheimin të portierit Diant Ramaj dhe Arijon Ibrahimovicit.
Vërtet ishte kënaqësi t’i shihje pesë futbollistë kosovarë në dy ekipe të Bundesligës.
Uroj që shumë shpejt t’i shohim të gjithë me të njëjtën uniformë!”, shkroi ai.
Kujtojmë, Kosova në muajin nëntor rikthehet në “aksion” si mysafir i Sllovenisë, e pastaj e pret Zvicrën në “Fadil Vokrri” për t’i mbyllur kualifikueset e Kupës së Botës 2026./Telegrafi/