Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shqipëri ‘carioca’ deri në Korrik

7 January 2026 at 19:51

Nga Gazeta Si – FSHF njoftoi rinovimin e kontratës me trainerin Sylvinho dhe stafin teknik të brazilianit

“Vendimi për rinovimin e kontratës reflekton besimin e plotë të FSHF-së në stafin aktual, filozofinë e punës së ndërtuar ndër vite dhe angazhimin për stabilitet, vazhdimësi dhe ambicie të larta. Ky hap synon forcimin e mëtejshëm të Kombëtares, rritjen e konkurrencës dhe përfaqësimin sa më dinjitoz të futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare” – thuhet në njoftimin e institucionit më të lartë futbollistik në vend.

Në fakt FSHF ka vënë në funksion klauzolën në kontratën e mëparshme që parashikonte një  zgjatje të bashkëpunimit, nëse Kombëtarja do të ishte ende në lojë për një kualifikim të mundshëm në Botëror.

Ndërsa ajo befason është se në federatat simotra, rinovime të tilla nuk janë për periudha 6 mujore, por përfshijnë fushatat eleminatore pasardhëse. 

The post Shqipëri ‘carioca’ deri në Korrik appeared first on Gazeta Si.

Luajti me Kombëtaren në “Euro 2016”, Elbasani “tundon” mesfushorin shqiptar

By: M C
5 January 2026 at 23:22

Mund të tingëllojë e pabesueshme, por është e vërtetë, skuadra e Elbasanit kërkon transferimin e ish-lojtarit të Kombëtares Amir Abrashi.

Kjo “teori” është prekur seriozisht në emisionin “Mega Sport” në A2CNN, ndërsa më tej u tha se kanë nisur kontakte mes palëve. I ftuar ka qenë edhe gazetari elbasans Alban Shingjergji, i cili ka hedhur më shumë “dritë” dhe ka përforcuar këto zëra.

Aktualisht, Amir Abrashi është kapiteni i Grasshoppers në Superligën zviceriane, ndërsa mosha nuk “premton” shumë, 35 vjeç. Pas 18 javësh në Superiore, Elbasani i Ivan Gvozdenovic mban vendin e 2-të me 33 pikë, 4 më pak se Egnatia kryesuese.

The post Luajti me Kombëtaren në “Euro 2016”, Elbasani “tundon” mesfushorin shqiptar appeared first on Albeu.com.

Vendimi i UEFA-s, ndryshim drastik për Kombëtaren në pjesën e dytë të vitit 2026

By: V K
2 January 2026 at 12:46

Viti 2026, i rezervon Shqipërisë mundësinë e artë për të marrë pjesë në Kupën e Botës, me praninë e parë në play-off në mars për një biletë në këtë aktivitet.

Por nëse pjesa e parë e vitit i kushtohet tërësisht Botërorit, në pjesën e dytë të 2026, vëmendja do të jetë te ndeshjet e Ligës së Kombeve, me një ndryshim radikal të vendosur nga UEFA.

Kalendari ndërkombëtar për vitin 2026, parashikon që në pjesën e dytë të vitit, kur të luhet Liga e Kombeve, të ketë për herë të parë një “dritare të gjatë” të ndeshjeve ndërkombëtare.

Kjo do të thotë që dritarja e ndeshjeve ndërkombëtare të shtatorit dhe të tetorit do të bashkohen.

Sipas asaj që ka parashikuar UEFA, ekipet kombëtare do të luajnë 4 ndeshje në periudhën 24 shtator-6 tetor, si dhe 2 ndeshjet e tjera në periudhën 12-17 nëntor të këtij viti.

Kjo është hera e parë kur aplikohet një dritare e përbashkët për shtatorin dhe tetorin nga UEFA, e cila e kishte parashikuar fillimisht një gjë të tillë vetëm për vitin 2027, pas kërkesave të klubeve evropiane që protestonin për vajtje-ardhjet e futbollistëve në pjesën e parë të edicionit.

 

 

Shqipëria në këtë edicion të Ligës së Kombeve, merr pjesë në Ligën C dhe do të ketë si objektiv vetëm fitimin e grupit, pasi kësisoj mund të sigurojë të paktën pjesëmarrjen në play-off për EURO 2028.

The post Vendimi i UEFA-s, ndryshim drastik për Kombëtaren në pjesën e dytë të vitit 2026 appeared first on Albeu.com.

Risia e madhe e Kombëtares për vitin 2025, klauzola e veçantë i hap rrugën mesfushorit për largimin

By: M C
31 December 2025 at 20:34

Juljan Shehu ishte risia e madhe e Kombëtares shqiptare për vitin 2025. Mesfushori i Uidzeu Lodz e ka shpërblyer besimin e trajnerit Silvinjo dhe tashmë gëzon vendin e tij si titullar.

Deri tani janë treguar tre klube të interesuara për shërbimet e 27-vjeçarit. Bëhet fjalë për Sporting Kansas Siti në Amerikë, Panathinaikos në Greqi dhe Valencia në Spanjë.

Shehu pranoi në tetor, që të rinovonte deri në vitin 2028 me Uidzeu Lodz. Në Poloni është zbuluar se ekziston një klauzolë e veçantë për mesfushorin.

Siç raportohet, klauzola që lejon largimin për një shumë të caktuar, është vetëm për disa liga dhe më saktë ato kryesoret. Kështu nuk përjashtohet mundësia që Shehu të jetë me ekip të ri në janar.

The post Risia e madhe e Kombëtares për vitin 2025, klauzola e veçantë i hap rrugën mesfushorit për largimin appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Anis Mehmeti është unik! Vetëm Silvinjo e shikon të tepërt, shikoni supergolin e radhës nga sulmuesi shqiptar

By: admin
27 December 2025 at 13:30

Anis Mehmeti nuk di të ndalet në Angli. Sot për Bristol Sitin ishte pikërisht ai, që zhbllokoi takimin në transfertën e Uest Brom.

Mehmeti i shtangu të gjithë në minutën e pestë. Mbrojtja kundërshtare ishte e vendosur mirë, për këtë askush nuk priste që të provonte nga distanca.

24-vjeçari e bëri të duket një gol mjaft i lehtë. Për të ndërkohë ishte goli i shtatë në këtë edicion të Championship, ndërsa numëron edhe gjashtë asistime.

Dhe pse flitet për një ndër lojtarët, që po kalon edicionin e dytë fantastik në Championship, trajneri Silvinjo e shikon të tepërt. Braziliani nuk e fton në Kombëtare që nga viti 2023.

Goli i Anis Mehmetit: (VIDEO)

The post VIDEO/ Anis Mehmeti është unik! Vetëm Silvinjo e shikon të tepërt, shikoni supergolin e radhës nga sulmuesi shqiptar appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Gol prej bomberi, Kurtulan vazhdon të shkëlqejë në Turqi

By: admin
21 December 2025 at 22:48

Ish-futbollisti i Shpresave Arda Kurtulan, po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Goztepe, e cila po lufton në këtë edicion për një vend në Kupat e Europës. Por, edhe pse anësori i djathtë është një titullar fiks në Superligën turke dhe dhuron paraqitje shumë të mira, ai vazhdon të injorohet nga Silvinho

Dhe Kurtulan, i cili rreshtohet si anësor i djathtë, një pozicion ku Shqipëria ka vazhdimisht probleme, ka lënë shenjë sot me një gol në ndeshjen ndaj Samsunspor.

Pas një asisti nga e majta të Huan Santos, ai u zhyt në zonë duke devijuar topin për ta çuar në rrjetë si një bomber i mirëfilltë, duke i dhënë avantazhin ekipin të tij në këtë duel (SHIH VIDEON E GOLIT).

Arda Kurtulan është i lindur në Stamboll, teksa origjina e tij e largët shqiptare nuk është harruar. Pjesë e moshave të Maqedonisë së Veriut, sulmuesi u pikas në miqësoren që Shpresat tona humbën 3-1 kundër fqinjve tre vite më parë, shkruan Albeu.com.

Lidhja me Shqipërinë daton vite më parë, me familjen e tij që emigroi drejt Turqisë nga Gostivari. Pas ofertes se bere, sulmuesi ka pranuar ofertën e Shqipërisë, ndersa ai tani është i pajisur me pasaportë shqiptare.

The post VIDEO/ Gol prej bomberi, Kurtulan vazhdon të shkëlqejë në Turqi appeared first on Albeu.com.

Botërori, zbardhen kalendari dhe stadiumet për Kombëtaren

6 December 2025 at 16:26

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ Fillimisht Kombëtarja shqiptare duhet të shkojë në Botëror, pastaj të bëjë llogaritë dhe të analizojë kundërshtarët. Por formula e FIFA-s na kushtëzon që për momentin të flasim në mënyrë hipotetike.

Shqipëria duhet të sigurojë biletën për eventin madhor të vitit 2026 nga “Play Off”-i, ku do të përballet me Poloninë në gjysmëfinale më 26 mars në Varshavë dhe më pas me fituesin e çiftit Suedi–Ukrainë.

Në rast se kuqezinjtë ia dalin, atëherë do të duhet të vendosen në grupin F të Botërorit me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë. Pikërisht me këta të fundit do të ishte ndeshja e parë në grup, më 14 qershor. Orari dhe stadiumi ende nuk janë vendosur, edhe pse në fakt dy janë opsionet për duelin e parë: “The Jones Stadium” në Arlington, Teksas, dhe stadiumi “BBVA” në Guadalupe, që konsiderohet si impianti më i mirë në Meksikë.

Sfida e dytë kundër Holandës do të luhet sërish ose në Guadalupe, ose në NRG Stadium në Hjuston, më 20 qershor. Dueli i fundit në grup do të jetë më 25 qershor kundër Japonisë, në Harrouhid Stadium në Kansas ose në Teksas.

Pra, 4 janë stadiumet hipotetike ku Shqipëria do të zhvillojë ndeshjet, të cilët do të përcaktohen këtë të shtunë së bashku me oraret zyrtare.

Kujtojmë se nga çdo grup kualifikohen për në fazën e ardhshme të Botërorit 2 skuadrat e para dhe 8 të tretat më të mira. Eventi do të nisë me sfidën Meksikë–Afrikë e Jugut më 11 qershor. /Klan

The post Botërori, zbardhen kalendari dhe stadiumet për Kombëtaren appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidentët Duka dhe Ademi për shortin e Botërorit (Video)

6 December 2025 at 09:39

Nga Gazeta Si – Pas shortit të fazës Finale për Kupën e Botës, nuk kanë munguar reagimet e drejtuesve më të lartë të futbollit në Shqipëri dhe Kosovë.

Presidenti Duka e sheh si rrugë të vështirë por thotë se kuqezinjtë do luftojnë deri në fund:

Presidenti i FFK, Ademi do të deklaronte – “Grupi D, ku do të jemi ne, në rast kualifikimi, është me tri kombëtare dhe tri shtete të respektueshme.

Por, ne fillimisht duhet t’i kalojmë edhe dy hapa, me Sllovakinë e pastaj me Turqinë ose Rumaninë. 

Ndërsa traineri Franco Foda, u përqendrua te ndeshjet e ‘play-off’’it pa harruar të vlerësojë grupin e Botërorit:

“Australia, Paraguai dhe SHBA është një grup shumë, shumë interesant, por gjëja më e rëndësishme për ne është që fillimisht duhet të kualifikohemi.

Na kanë mbetur edhe dy ndeshje (ndaj Sllovakisë dhe fitueses së Turqi-Rumani) më të rëndësishmet për ne. Kjo ka prioritet.

Nëse kualifikohemi në Botëror do të kemi një grup të balancuar ku gjithçka është e mundur.

Por siç e përmenda, gjëja më e rëndësishme është që të kualifikohemi në Botëror.

Dhe nëse kualifikohemi, atëherë do të gëzohemi shumë për këto ndeshje” e mbylli Foda.

The post Presidentët Duka dhe Ademi për shortin e Botërorit (Video) appeared first on Gazeta Si.

Botërori 2026 / Rivalët e Shqipërisë (Gr. F) dhe Kosovës (Gr. D), në rast se kualifikohen

5 December 2025 at 20:58

Nga Gazeta Si – Shqipëria dhe Kosova janë 2 ndër 6 skuadrat që do të kalojnë nëpërmjet fazës Playoff për të mbërritur në Kupën e Botës 2026.

Në shortin e hedhur në Washington, kuqezinjtë e Sylvinho-s mësuan se do të jenë pjesë e Grupit F. Në rast se kombëtarja shqiptare kualifikohet në “play off”, do të luajë me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.

Nëse kuqezinjtë arrijnë të kalojë fazën e grupeve, në ndeshjen e parë do të përballen me Tunizinë. Një fillim i fortë, mund të jetë çelësi për një përparim të mundshëm në turne.

Por për këtë, fillimisht ekipi i Silvinjos duhet të eliminojë Poloninë dhe më pas të triumfojnë në finalen me fituesen e çiftit Suedi-Ukrainë.

E njëjta gjë vlen edhe për dardanët e drejtuar nga Franco Foda. Kosova do të jetë në Grupin D dhe në rast kualifikimi do të luajë me SHBA-të, Australinë dhe Paraguajin.

Por në ndeshjet e pranverës që vjen, duhet t’i shpëtojë “ferrit” që kalon nëpërmjet Sllovakisë dhe fitueses së çiftit Turqi-Rumani. 

Ndeshjet gjysmëfinale të “playoff”-it, do të luhen në 26 mars dhe finalet në 31 mars. Nëse çdo gjë shkon me sukses për dy përfaqësueset shqiptare, atëherë ëndrra botërore nis në qershor me ndeshjet e grupeve F dhe D.

The post Botërori 2026 / Rivalët e Shqipërisë (Gr. F) dhe Kosovës (Gr. D), në rast se kualifikohen appeared first on Gazeta Si.

“Air Albania” anulon fluturimin, kombëtarja kuqezi rrezikon ndeshjet e planifikuara ndaj Turqisë

By: Elva
26 November 2025 at 22:00

Fluturimi i linjës “Air Albania” nga Tirana drejt Stambollit, i parashikuar të nisej sot (të mërkurën) në orën 18:20, është anuluar në mënyrë të papritur dhe pa asnjë arsye zyrtare, sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, e prekur dhe penalizuar rëndë pas këtij incidenti. Ndër udhëtarët që kishin prerë bileta ishte edhe Kombëtarja shqiptare e futbollit […]

The post “Air Albania” anulon fluturimin, kombëtarja kuqezi rrezikon ndeshjet e planifikuara ndaj Turqisë appeared first on BoldNews.al.

Kombëtarja e vajzave, Grima: Do forcojmë grupin, miqësoret me Turqinë një test i rëndësishëm

By: redi
24 November 2025 at 17:37

Kombëtarja e vajzave ka nisur grumbullimin për dy miqësoret ndaj Turqisë, që do të luhen më 28 nëntor dhe 1 dhjetor. Nën drejtimin e trajnerit Armir Grima, vajzat do të zbresin në fushë pasditen e sotme për të zhvilluar stërvitjen e parë, ndërsa tekniku kuqezi ka dhënë një prononcim për fshf.org. Trajneri Grima komentoi prurjet e reja në këtë grumbullim, foli për kundërshtarin në dy miqësoret dhe…

Source

Presidenti dhe traineri për shortin e Playoff – ‘Kundërshtarë të fortë. Përqëndrohemi te Polonia’

20 November 2025 at 18:16

Nga Gazeta Si – Nuk mund të mungonte një prononcim nga Presidenti Armand Duka për shortin që na vendosi përballë Polonisë në gjysmëfinalen e Playoff drejt Botërorit amerikan.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar theksoi se – “është shumë i lumtur që Kombëtarja ishte pjesë e play-off-it” dhe shtoi se – “të gjitha ekipet janë të forta”. Presidenti Duka nënvizoi faktin se fokusi maksimal duhet të jetë fillimisht te ndeshja e parë ndaj Polonisë. “Ne në letër nuk jemi skuadra favorite për ta kaluar këtë play-off, por gjithsesi do të bëjmë maksimumin. Futbolli nuk është matematikë, është lojë që ka të papritura dhe emocione. Unë shpresoj që ne t’i dhurojmë sportdashësve tanë emocione pozitive” – përfundoi Presidenti, komentin e tij.

Pas kreut Duka, foli edhe Traineri Sylvinho. “E kemi merituar që të jemi këtu. Në futboll, për 90 minuta mund të ndodhë çdo gjë. E njohim mirë skuadrën kundërshtare, por edhe ata na njohin mirë gjithashtu. Janë të gjitha skuadra të forta, Polonia fillimisht, por edhe nga ana tjetër dy kundërshtarë të fortë. Ukrainën e njohim nga ‘Nations League’, ndërsa ndaj Suedisë kemi zhvilluar një miqësore”. Janë skuadra të forta, me lojtarë të fortë. Janë katër skuadra shumë të forta” – e mbylli prononcimin e tij traineri i kuqezinjve.

The post Presidenti dhe traineri për shortin e Playoff – ‘Kundërshtarë të fortë. Përqëndrohemi te Polonia’ appeared first on Gazeta Si.

Poloni vs. Shqipëri në gjysmëfinale

20 November 2025 at 13:38

Nga Gazeta Si – Kuqezinjtë mësuan kundërshtarët e fazës Playoff në zonën e Evropës.

Shqipëria do të luajë në transfertë ndaj Polonisë dhe në rast fitoreve do të jetë sërish në transfertë me fituesen e çiftit Ukrainë vs. Suedi.

Ky ishte rezultati i shortit të hedhur në Zyrih:

Path A
Itali vs Irlandë e Veriut
Uells vs. Bosnje Hercegovina

Martin Dahlin me emrin e Shqipërisë në short

Path B
Ukrainë vs Suedi
Poloni vs. SHQIPERI

Path C
Turqi vs. Rumani
Sllovaki vs. Kosovë

Path D
Danimarkë vs. Maqedoni e Veriut
Çeki vs. Irlandë

The post Poloni vs. Shqipëri në gjysmëfinale appeared first on Gazeta Si.

‘The Sun’: Broja dhe dëmtimet, a është ky fundi i tij në Premier League?

17 November 2025 at 14:55

Nga Gazeta ‘Si’- Ylli i Premier League, Armando Broja, u detyrua të largohej i përlotur nga fusha gjatë ndeshjes së Anglisë me Shqipërinë.

Sulmuesi i Burnley ka pasur një karrierë të shënuar nga lëndimet që e kanë bërë të vështirë përparimin te ish-klubi i tij, Chelsea.

Futbollisti i Shqipërisë, i lindur në Slough, e nisi nga stoli ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës kundër Anglisë.

Sulmuesi 24-vjeçar u fut në fushë vetëm në minutën e 75-të.

Por vetëm 10 minuta më vonë, ai pësoi atë që dukej të ishte një dëmtim i dhimbshëm në këmbë teksa driblonte.

Lojtari mori trajtim në fushë, përpara se të dilte me barelë, i përlotur.

Broja ka një histori me lëndime në gju, përfshirë një këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior që e la jashtë për pjesën më të madhe të vitit 2023, teksa ishte në Chelsea.

Kjo goditje e fundit pati qartë një efekt të thellë tek ai, dhe reagimi nga historia e lëndimeve të tij i ka bërë disa tifozë të pyesin nëse ky është fundi i karrierës së tij në Premier League. Një tifoz shkoi në X: “Broja kishte shumë potencial, por mendoj se ky është fundi për të. Shumë i trishtuar.”

Një tjetër shtoi: “Sa herë që Broja lëndohet, mendoj se ndiej edhe dhimbje në këtë pikë. Djali është shumë i pafat.”

Në fund Anglia fitoi 2-0 për të kryesuar grupin me një rekord të përsosur dhe duke u bërë e para që nuk pësoi asnjë gol.

Nuk ishte shfaqja e parë e emocioneve nga ylli shqiptar gjatë ndeshjeve kualifikuese, pasi kishte shkaktuar shqetësim te tifozët pasi u pa duke shpërthyer në lot pas fitores së Shqipërisë ndaj Andorrës të enjten.

Broja kaloi nëpër radhët e të rinjve në Chelsea, duke bërë debutimin e tij si senior si 18-vjeçar kundër Evertonit në vitin 2020.

Ai tërhoqi vëmendjen e tifozëve të Premier League kur pati një periudhë të suksesshme huazimi me Southampton në sezonin 2021/22.

Broja u lavdërua për këmbët e tij të shpejta pavarësisht madhësisë së tij, duke qenë 1.88 m i gjatë.

Por një dëmtim i ligamentit të kryqëzuar anterior do ta pengonte progresin e tij pas kthimit te Chelsea, përpara se dy huazime të pafrytshme te Fulham dhe Everton të qetësonin entuziazmin rreth tij.

Ai ka humbur mbi 30 ndeshje për shkak të lëndimit vetëm që nga fillimi i sezonit të kaluar.

Broja u largua përgjithmonë nga Chelsea në gusht për t’u bashkuar me Burnleyn e sapongjitur në Premier League, por ende nuk ka shënuar në 5 paraqitjet e tij në Premier League nga stoli këtë sezon.// The Sun

The post ‘The Sun’: Broja dhe dëmtimet, a është ky fundi i tij në Premier League? appeared first on Gazeta Si.

Shqiptarë që bëjnë tifo edhe për Anglinë, nuk mungon UÇK-ja në tribuna. Çfarë nuk u pa nga ndeshja në “Air Albania”

By: admin
17 November 2025 at 12:34

Shqipëria mbylli eliminatoret e Botërorit në vendin e dytë, duke siguruar kështu “Play Off”. Veç ndeshjes në fushën e blertë, kishte edhe shumë momente interesante në tribunë dhe jashtë stadiumit.

– Të gjitha rrugët rreth e qark stadiumit ishim të bllokuara, duke lënë vetëm 2 hyrje për në stadium ku bëhej filtrimi i parë.

– Bie në sy qetësi dhe “fair play” jashtë stadiumit. Të shumta janë grupimet ky të dyja tifozeritë shoqërohen së bashku.

– Para fillimit të takimit, mbahet një ceremoni falënderimi për Amir Abrashin i cili merr një çmim nderi nga Armand Duka. Pas kësaj, Abrashi ecën rreth e qark fushës duke përshëndetur tifozët.

– Vërshëllima dhe ngacmime nga tifozët shqiptarë për lojtarët e Anglisë që ishin në nxehmje pranë tribunës së tyre.

– Thirrja të shumta “UÇK, UÇK”, teksa herë pas here shfaqen edhe në tribuna flamujt.

– Anglezët kishin mbushur thuajse plot tribunën e dedikuar për ta. Shpesh herë ishin të zhurmshëm duke kënduar këngët e tyre.

– Nuk mungonin në tribuna tifozë shqiptarë që jetojnë në Angli. Interesant fakti se prindërit shpesh flisnin shqip, ndërsa fëmijët flisnin anglisht, ndërkohë që kishin veshur fanella të Anglisë dhe shall të Shqipërisë, ose e anasjella. /panorama sport

The post Shqiptarë që bëjnë tifo edhe për Anglinë, nuk mungon UÇK-ja në tribuna. Çfarë nuk u pa nga ndeshja në “Air Albania” appeared first on Albeu.com.

Kavilja tradhëtoi Brojën, la fushën në lot…

16 November 2025 at 22:25

Nga Gazeta Si – E nisi nga stoli por nuk arriti ta përfundonte. Armando Broja pësoi dëmtimin e rradhës ndaj Anglisë.

Sulmuesi kuqezi dhe lojtari i Burnley-t në Premier League pësoi dëmtimin e rradhës që përkeqëson akoma më shumë karrierën e tij.

Kavilja e tradhëtoi në ndeshjen që ai mund të ndihmonte më shumë me freskinë e nisjes nga stoli.

Një makth për Brojën që jo shumë larg nga sot la pas dëmtime të rënda që kanë përcaktuar karrierën e tij.

Për shkak të tyre, ai tashmë është tek Burnley pasi Chelsea nuk i besoi më. Dëmtime që nuk e lejuan të përsëriste sezonin e Vitese-s në Holandë apo dhe Southampton në Premier League.

Aventurat te Fulham dhe Everton nuk ishin pozitive dhe Burnley shihej si mundësia e fundit për rilindjen e një talenti që pas dëmtimit të sotëm, mund të ketë më pak shanse të vërteta për tu rikthyer i fortë si më parë.

Ekzaminimet e hollësishme mjekësore do të tregojnë gjatë javës, nivelin e këtij dëmtimi.

The post Kavilja tradhëtoi Brojën, la fushën në lot… appeared first on Gazeta Si.

Broja i pa fat, vijon mallkimi i dëmtimeve, sulmuesi i kombëtares del nga fusha në lot (Video)

By: armand
16 November 2025 at 20:15

Sulmuesi i kombëtares Armando Borja ka pësuar një dëmtim të rëndë, i cili e ka detyruar atë të lërë fushën e lojës. Broja u fut në lojë në minutën e 75-të ku zëvëndësoi Bajramin. Teksa i dha shpresë skuadrës me dy shpërthime në sulm, fundi për të do të ishte i keq. Në minutën e […]

The post Broja i pa fat, vijon mallkimi i dëmtimeve, sulmuesi i kombëtares del nga fusha në lot (Video) appeared first on BoldNews.al.

💾

Tuchel vlerëson Shqipërinë – ‘Mund të shihemi në Botëror’

16 November 2025 at 21:24

Nga Gazeta Si – Edhe Thomas Tuchel foli për kuqezinjtë pas sfidës së zhvilluar në Tiranë. Traineri gjerman i ishullorëve vlerësoi progresin e bëra nga Shqipëria, në futboll, infrastrukturë dhe kualitete që mund të na dërgojnë në Botërorin e ardhshëm.

Thomas Tuchel – “E kishim parashikuar që nuk do të ishte e thjeshtë. Përkundrazi ishte një ndeshje e vështirë. Shqipëria është një skuadër e fortë, ka pësuar 5 gola, 4 nga të cilët ia shënuam ne. Ka stadium modern, skuadër kualitative dhe trajner shumë të mirë. Ka bërë progres dhe ka mundësi për të bërë më mirë. Është e mundur të shihemi në Kupën e Botës”.

The post Tuchel vlerëson Shqipërinë – ‘Mund të shihemi në Botëror’ appeared first on Gazeta Si.

‘Post Angli’, kuqezinjtë: ‘Luajtëm për 70 minuta, më pas vendosi klasi ishullor’

16 November 2025 at 20:33

Nga Gazeta Si – Lojtarët e Shqipërisë dhe traineri Sylvinho folën për mediat pas mbylljes së fushatës eleminatore në grupin K.

Ata e vunë theksin te keqardhja për mungesën e golit në rastet e paraqitura dhe vlerësuan klasin e miqve pas minutës së 70-të.

  • Sylvinho
    E përgëzova Tuchel, një trainer i madh. Më pëlqejnë skuadrat e tij. Ai ka lojtarë shumë të fortë në dispozicion dhe ata përgatiten për ½ finalen dhe Finalen e Botërorit, ndërsa ne për të luajtur në Playoff. Por unë jam krenar për lojtarët e mi sepse për 70 minuta ishim jo të barabartë por të organizuar mirë. Komplimente Anglisë dhe kompliemte skuadrës sonë për atë çka dhamë sot.
    Ishte kënaqësi ta kisha Gjasulën lojtar. Ai e di si punojmë, organizohemi dhe si lexohet gjithcka në fushë. Kemi lojtarë që sakrifikojnë dhe në fund jemi këtu për të ëndërruar në Playoff. Sa i përket Gjasulës më kujtohet ndeshja ndaj Kroacisë ku ai bëri gjithcka dhe merita ishte e tij.
    E zgjodhëm Uzunin pasi është një lojtar dinamik dhe përballë dy shtatlartëve ai do të na krijonte hapësira. Uzuni e bëri këtë në disa momente shumë mirë, por kundërshtarët ishin shumë të fortë dhe Uzuni bëri një ndeshje shumë të mirë.
    Uzuni dhe Laci bënë mirë në linjën e parë, përfshi edhe Bajramin. Më pas linja e dytë u përshtat shumë mirë. Tuchel më pas bëri ndryshime për të gjetur hapësira. Ai e la taktikën pas dore dhe luajti me të gjitha mënyrat përfshi edhe vendosjen e Stones në mesfushë.

Ardian Ismajli
E rëndësishme që e përmbyllën me realizimin e objektivit Playoff. Sot luajtëm për 70’ por më pas ata treguan pse janë kampionë. Kjo e sotmja do të na shërbejë për ndeshjet e Marsit kur shpresoj të jemi të gjithë në formë të mirë fizike. Dhe ashtu si tifozët na kanë bërë krenaë kudo në Botë, edhe ne t’ua shpërblejmë. Këto muajt e fundit lashë pas dy dëmtime por më në fund jamë rikthyer dhe sin ë stol apo dhe në fushë jam gati të jap gjithcka. Te goli i parë, presioni ishte i lartë, por për faullin nuk ishte i tillë pasi edhe arbitri na konfirmoi që Kane preku topin i pari. Luajti pak në Kombëtare por Gjasula është një djalë fantastik dhe për ne është njësoj si një Kapiten edhe jashtë fushës. I uroj të ketë suksese dhe shumë shpejt të jetë një trainer i suksesshëm.

  • Arbër Hoxha
    Besoj që bëmë një ndeshje të mirë të gjithë. U përpoqa ti vija në vështirësi por në fund nuk shënuam dhe kjo na dhëmb. Kane shënoi shumë vonë duke treguar klasin e tij. Tek rasti im ishte një vrapim i gjatë nga zona në zonë por kundërshtari më prishi ekuilibrin pas një pasimi perfekt të Asllanit. Më vjen keq që nuk shënova. Të gjithë sulmuesit bëjnë të njëjtën ndeshje por Uzuni e ndjek mirë hapësirën dhe ushtron presion tek mbrojtja. Ka kualitet dhe është një lojtar shumë i mirë. Pavarësisht kundërshtarit ndaj të cilit luaj unë e kërkoj duelin një për një pasi për pozicionin tim pritet që të bëjë diferencën në krah dhe të krijoj raste për shkët e skuadrës. Shpresoj të shënoj në Mars.

Qazim Laçi
Besoj se nga minuta e parë taktikisht u paraqitëm shumë mirë. Edhe kundërsulmi funksionoi. Për 70 minuta patëm rastet tona që fatkeqësisht nuk i kthyem në gol. Pas golit të parë të Anglisë ishte më e vështirë. Kishim punuar per goditjet nga kendi pasi i njihnim cilësitë e tyre në ajër, por fatkeqësisht pas gabimit në golin e parë nuk ishim në gjëndje ta kthenim. Tek dueli me portierin besoj se ishte 50/50 në prekjen e topit dhe këmbës sime. Nuk ishte e thjeshtë por unë me Myrton dhe dy lojtarët e krahut duhej të ishim më agresiv. Ne sa herë kishim topin u përpoqëm ta bënim dicka të tillë. Por goli na paralizoi disi.

  • Thomas Strakosha
    Jemi në Playoff, kemi treguar tërë sezonit që e meritojmë. Kemi gabuar duke lënë pikë por kemi mësuar prej tyre. Kemi një gjysëmfinale të cilën shpresoj ta fitoj që të luajmë më pas në Finalen e shtëpisë. Nuk e prisja të shkonim në Playoff për shkak të grupit. Me Anglinë e dija që do të ishte e vështirë. Por nga ndeshja e parë deri në të fundit treguam rritje. Tani kemi disa muaj pushim dhe shpresoj të mos gabojmë. Kemi eksperiencën dhe një gërshetim pozitiv për një ekip Kombëtar. Njerëzit presin shumë nga ne dhe shpresoj që në Mars të kemi një short disi me fat dhe të justifikojmë pritshmëritë. Dua që të luajmë në shtëpi pasi këtu kemi karakter dhe kundërshtarët na kanë frikë.

– Ylber Ramadani
Kjo mbrëmje na motivon pasi për 70 minuta nuk kishte diferenca në fushë. Edhe ne luajmë në kampionate të forta por e dinim që ata do të na e vështirësonin në mesfushë. Mbrëmje që na motivon për muajin Mars pasi e dimë që atje do të kemi rivalë të fortë. Unë them gjithmonë që nuk ka rëndësi kush luan pasi këtu jemi në Kombëtare dhe duhet të mbështesim njëri-tjetrin. Nuk do të ishim këtu nëse nuk do të kishim këtë grup lojtarësh. Me Asllanin njihemi që nga periudha e Evropianit dhe e dimë vendosjen dhe kuptohemi mirë në fushë. Ata po hasnin vështirësi në mesfushë pasi ne po dublonim gjithçka dhe kuptuam manovrën që bënë me Stones dhe Bellingham për të nxjerrë Rice në hapësira të lira.

  • Kristian Asllani
    Ndeshje shumë e vështirë, e dinim që do vinin për këtë ndeshje. U mbrojtëm mirë por pësuam gol nga goditja e këndit. Besoj se ekipi bëri një ndeshje shumë të mirë, la shpirtin në fushë dhe jemi të lumtur për vendin e dytë. Na vjen keq se çdo lojtar do ta fitojë ndeshjen, por Anglia është një ekip që luan për të fitouar Botërorin. Në fund jemi të lumtur që kemi bërë paraqitje shumë të mirë dhe jam i lumtur për të gjithë ekipin. E kishim parë në video se Anglia bën një presion, sa humb topin bën presing.

The post ‘Post Angli’, kuqezinjtë: ‘Luajtëm për 70 minuta, më pas vendosi klasi ishullor’ appeared first on Gazeta Si.

Pjesë e dytë nis zjarr, portierët bëhen protagonistë

By: redi
16 November 2025 at 19:22

Po luhet pjesa e dytë mes Kombëtares Shqiptare kundër Anglisë, sfidë e cila luhet në stadiumin ‘Air Albania’, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. Himni kombëtar i të dy skuadrave ka emocionuar tifozët në stadium, të cilët kanë ‘elektrizuar’ atmosferën në momentin që është kënduar. Kuqezinjtë kanë prerë biletën për në Play Off, ndërsa “3 Luanët” kanë siguruar botërorin prej kohësh, 60′

Source

❌
❌