Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Lëndimi i Medon Berishës nuk është shumë serioz, mësohet kur do të rikthehet

14 December 2025 at 12:48


Mesfushori Medon Berisha i ka shpëtuar një lëndimi serioz dhe pritet të jetë jashtë fushës maksimumi brenda një muaji, kështu ka mësuar Telegrafi me burime pranë lojtarit.

Ylli i Lecces u largua mes lotësh në përballjen ndaj Pisa në Serie A, ndërsa mediat italiane fillimisht raportuan se ka gjasa të këtë këputur muskujt aduktorë, që do t’ia pamundësonin të rikthehej në fushë për disa muaj.

Megjithatë, Telegrafi me burime pranë lojtarit merr vesh se lëndimi i Berishës nuk është aq serioz. Mesfushori “Kuq e Zi” e ka çarë muskulin, diku 10 centimetër mbi ligamentin kryesor të gjurit.

Ai do t’i kryejë testet mjekësore sërish pas dy ditëve, por në shenjat e para duket se do të jetë jashtë fushës për disa javë, maksimumi një muaj.

“Jo nuk është aq serioz sa dukej në fillim. Atë ditë u vërejt më shumë, por tani ka nisur të qetësohet. Ka çarë pak muskulin dhe do t’i kryejë sërish testet mjekësore pas dy ditëve. Besoj se do të jetë jashtë fushës diku maksimumi për një muaj”, thotë burimi në kushte anonimiteti.

Ky lajm padyshim është i shkëlqyer për Berishën, pasi ishte lojtari më në formë te Lecce – duke qenë i vetmi titullar i padiskutueshëm këtë edicion.

Berisha përndryshe po mahnitë të gjithë në Serie A, ku brenda 12 paraqitje ka kontribuar me dy gola e tre asistme në proces./Telegrafi/

Medon Berisha i pafat, mes lotësh largohet nga fusha pas lëndimit të rëndë

12 December 2025 at 21:39


Mesfushori Medon Berisha ka pësuar një lëndim të rëndë gjatë përballjes mes Lecces dhe Pisas.

Ylli shqiptar që po kalonte formë të jashtëzakonshme në Serie A është larguar mes lotësh nga fusha, ku u nevojit stafi mjekësorë që ta marrin me barrela.

Sipas mediave italiane, lëndimi i Berishës duket të jetë shumë serioz, pasi ka frikë që ka këputur muskujt aduktorë.

“Përshtypja fillestare për Medon Berishën është një këputje në muskujt aduktorë”, thuhet në raportin e mediumit italian.

Në rast që konfirmohet, Berisha do të jetë jashtë fushës për disa muaj dhe mund të rrezikojë edhe play-offin e Kampionatit Botëror 2026.

Berisha ishte mesfushori më në formë këtë sezon, ku zhvilloi 12 paraqitje në kampionatin italian, duke dhënë dy gola e tre asistime në proces./Telegrafi/

Po kalon kulmin e karrierës, ylli i Shqipërisë dëmtohet rëndë dhe del nga fusha me barrelë

By: armand
12 December 2025 at 22:45

Mesfushori kuqezi, Medon Berisha ka pësuar një dëmtim, në pamje të parë të rëndë, gjatë përballjes mes Lecces dhe Pisas në Serie A. Futbollisti shqiptar që po kalonte formë të jashtëzakonshme në kampionatin italian është larguar mes lotësh nga fusha, ku u nevojit stafi mjekësorë që ta marrin me barrela, për të kryer ekzaminimet e […]

The post Po kalon kulmin e karrierës, ylli i Shqipërisë dëmtohet rëndë dhe del nga fusha me barrelë appeared first on BoldNews.al.

Medon Berisha shkëlqen me dy asistime, më i miri në fitoren e Lecces ndaj Torinos

30 November 2025 at 15:36


Medon Berisha ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit italian Serie A me fanellën e Lecces.

Mesfushori shqiptar ka qenë vendimtar në fitoren e Lecces 2-1 ndaj Torinos.

Berisha e nisi nga minuta e parë ndeshjen, derisa dhuroi dy asistime brenda dy minutave lojë.

Fillimisht në minutën e 20-të, talentin shqiptar asistoi te Coulibaly që shënoi për 1-0, derisa dy minuta më vonë shërbeu Bandan që realizoi për 2-0.

Berisha ishte lojtari më i vlerësuar te Lecce nga SofaScore me notë 8,8.

Torino ka mundur të largohet me një pikë nga kjo ndeshje, por në minutën e fundit reprezentuesi shqiptar Kristjan Asllani humbi penalltinë. /Telegrafi/


- YouTube www.youtube.com


“Po e ëndërrojmë Botërorin”, Medon Berisha beson në kualifikimin e Shqipërisë, pret shumë edhe te Lecce

12 November 2025 at 12:27


Kombëtarja e Shqipërisë po e ëndërron kualifikimin në Kampionatin Botëror 2026, ndërsa ka kualitetin për ta bërë realitet këtë ëndërr të shqiptarëve, kështu deklaroi në një intervistë për Telegrafin ylli i Lecces, Medon Berisha.

Mesfushori nga Kaçaniku po kalon një edicion fantastik te Lecce, sidomos muajin e kaluar, ku ka fituar disa herë çmimin “Lojtari i ndeshjes” si dhe me gola e asiste e ka ndihmuar klubin italian edhe të fitojë pikë, siç ishte ndeshja me Fiorentinën ku supergoli i këtij të fundit e bëri dallimin.

Në një intervistë të gjatë për Telegrafin, Berisha ka komentuar synimet me Kombëtaren shqiptare, ku janë afër ta sigurojnë një vend në play-offin e Kupës së Botës.

Ai thotë se ka realizuar një ëndërr kur përfaqësoi fanellën “Kuq e Zi” në Kampionatin Evropian 2024, por krejt fokusi tani është kthyer te Botërori.

“Ëndërr e kam pasur të luaja në Kampionatin Evropian, gjë që mu bë realitet dhe tash po ëndërroj që të shkojmë në Botëror për herë të parë”, ka thënë fillimisht Berisha për Telegrafin.

Medon Berisha dhe Sergio Busquets

Shqipëria muajin e kaluar gëzoi të gjithë shqiptarët anë e mbanë globit me një fitore të madhe në Leskovc ndaj Serbisë. Berisha e ka vlerësuar këtë triumf si historik.

“Ndaj Serbisë ka qenë fitore historike, jemi të kënaqur që më shumë punë kemi arritur ta bëjmë realitet ëndrrën e të gjithë shqiptarëve. Tani duhet të fokusohemi vetëm te Andorra dhe t’i marrim pikët e plota pasi kuptohet synimi kryesor mbetet play-offi i Kupës së Botës”.

Të enjten Shqipëria udhëton në ndeshjen ‘vendimtare’ në Andorrë, ndërsa mesfushori nënvizoi se objektiv mbetet vetëm fitorja.

“Andorra është një skuadër jo e lehtë, që mbrohet mjaftë mirë. Që nga dita e parë do të fokusohemi dhe të punojmë fortë për të marrë vetëm fitore. Synimi është vetëm fitorja”.

Përpos Andorrës, Berisha premtoi se do të japin më shumë se 100 për qind edhe në përballjen e fundit, me Anglinë në “Air Albania”.

“Me Anglinë kuptohet do të jetë mjaftë vështirë. Anglia në secilën pozitë ka yje që luajnë në top ligat evropiane. Do ta japim mbi 100 për qind në fushë”, nënvizoi ai.

Medon Berisha

22-vjeçari ka komentuar edhe edicionin që po kalon te Lecce. Aktualisht ka zhvilluar nëntë paraqitje në Serie A, gjashtë prej tyre si titullar, kurse ka kontribuar me dy gola e një asistim.

“Ky sezon ka nisur mirë, jam i lumtur që kam arritur ta ndihmoj klubin me ato gola dhe asist, por kuptohet është vetëm fillimi dhe më duhet të punoj edhe më shumë. Dua që të punoj sa më shumë, të qëndroj me këmbë në tokë dhe të vazhdoj me të njëjtën disiplinë për të arritur sa më lartë. Kuptohet shpresoj që të mos lëndohem”.

“Nuk e kemi nisur mirë edicionin faktikisht pasi pësuam disa humbje, por tani jemi këndellur. Synim mbetet qëndrimi së paku në mesin e tabelës dhe të vazhdojmë me këtë formë pozitive”, shtoi ai.

Lecce ka besim të plotë te Berisha dhe këtë e dëshmoi kur ia dha shiritin e kapitenit në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj AC Milanit. Lojtari me prejardhje nga Kosova deklaroi se ishte një ndjenjë e veçantë, sidomos duke ditur faktin se “San Siro” gjithnjë është i mbushur me afër 80 mijë tifozë.

Medon Berisha kundër AC Milanit

“Të jem kapiten në San Siro, ku stadiumi ka rreth 80 mijë tifozë thuajse në secilën ndeshje është ndjenjë e veçantë. Faleminderit klubit që ma ka besuar shiritin e kapitenit. Ndjenjë e veçantë që s’përshkruhet me fjalë”, përfundoi ai për Telegrafin.

Kujtojmë se Shqipëria të enjten përballet me Andorrën kurse vetëm tre ditë më vonë e pret Kombëtaren e Anglisë midis Tiranës./Telegrafi/

VIDEO/ Medon Berisha përzgjidhet lojtari i ndeshjes në sfidën Lecce-Verona

By: armand
8 November 2025 at 21:18

Lecce barazoi pa gola ndaj Veronës, duke marrë një pikë të rëndësishme në kampionat. Vazhdon me formën e mirë mesfushori shqiptar i Lecces, Medon Berisha. Berisha u zgjodh lojtari i ndeshjes, teksa në këtë sfidë, dha dy pasime kyçe dhe regjistroi 3 gjuajtje. Përformancë pozitive mund të konsiderohet edhe ajo e mesfushorit tjetër të kuqezinjve, […]

The post VIDEO/ Medon Berisha përzgjidhet lojtari i ndeshjes në sfidën Lecce-Verona appeared first on BoldNews.al.

Statistikat flasin: Ylber Ramadani, motori i Serie A – askush nuk vrapon më shumë se ai

6 November 2025 at 16:09


Mesfushori shqiptar Ylber Ramadani, po impresionon me paraqitjet e tij tek skuadra e Lecces këtë sezon.

Angazhimi i tij në fushë për klubin italian tashmë dihet dhe kjo tani është dëshmuar edhe nga vet Serie A.

Ramadani del të jetë lojtari i cili ka vrapuar më së shumti nga gjithë lojtarët e tjerë deri më tani në kampionatin Italian.

Sipas statistikave, 29-vjeçari ka vrapuar rreth 115.9 kilometra këtë sezon, një tregues i qartë se ai është “motori” kryesor i Lecces.

Pas tij në listë renditen disa emra si Jesper Karlstrom me 114.7 kilometra, Arthur Atta 113.8 kilometra, Patrizio Masini 113.4 kilometra dhe Giovanni Di Lorenzo me 113.2 kilometra.

Ai ka zhvilluar deri më tani dhjetë paraqitje në elitën e futbollit italian, që të gjitha nga minuta e parë.

Kujtojmë se Lecce aktualisht numëron nëntë pikë dhe renditet në pozitën e 15-të në tabelë, ndërsa xhiron e ardhshme do të jetë nikoqire e Hellas Veronës./Telegrafi/

Gazetari i njohur Gianluca Di Marzio: Medon Berisha ngrihet dhe bind, Lecce ka gjetur një pikë të re referimi

3 November 2025 at 20:41


Medon Berisha, mesfushori shqiptar i Lecce, po konfirmon hap pas hapi se është një nga lojtarët kyç të skuadrës. Nga kampi i përgatitjes verore deri në fushë, Berisha ka mbajtur premtimin e tij: vazhdimësi, performancë të lartë dhe dëshirë për të marrë rol protagonisti.

Dy gola në tre ndeshjet e fundit kanë tërhequr vëmendjen drejt tij, por rikthimi i Berishës shkon shumë përtej statistikave. Ai nuk është thjesht një periudhë e shkurtër e mirë, por rezultat i një rrugëtimi të gjatë, të ndërtuar mbi sfida, durim dhe punë të palodhur.

Vetëm një vit më parë, mesfushori shqiptar përballonte vështirësi për të gjetur vazhdimësi në ndeshje: mes dëmtimeve dhe fatit të keq, sezoni 2024/25 përfundoi me vetëm 17 paraqitje dhe një asist. Sot, emri i tij është sinonim i rritjes, stabilitetit dhe talenteve që po shfaqen në mënyrë të plotë, shkruan gianlucadimarzio.

Gjatë përgatitjes verore, Berisha kishte vendosur një objektiv të qartë personal: “Dua të qëndroj i shëndetshëm dhe të luaj me vazhdimësi“. Një frazë e thjeshtë, por që sot duket si premtim i mbajtur. Në vetëm tetë paraqitje deri më tani, mesfushori ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asist, duke treguar se mund të jetë një pjesë kyçe e strategjisë së trajnerit Eusebio Di Francesco.

Mes këtyre golave, dallon edhe një goditje e lirë e bukur në humbjen 3-2 ndaj Udineses, ku Berisha komentoi me vetëbesim: “Gol? Për goditjet e lira trajneri gjithmonë më kërkon të marr iniciativë“.

MEDON. BERISHA. 🎯#UdineseLecce pic.twitter.com/8Hg3Dr1cod
— Lega Serie A (@SerieA_EN) October 26, 2025


Kjo frazë pasqyron qartë besimin dhe lirinë që trajneri i jep në fushë, duke lejuar lojtarin të shfaqë potencialin e tij.

Besimi i Di Francesco dhe rritja e nivelit të lojës

Trajneri i Lecces gjithmonë ka besuar te cilësitë e Berishës dhe ka punuar për të nxjerrë në pah potencialin e tij.

“Trajneri më kërkon të sulmoj më shumë hapësirat dhe të hyj më shpesh në zonë“, kishte shpjeguar vetë Berisha gjatë verës.

Rezultatet e këtij punë të përkushtuar u panë qartë në fitore ndaj Fiorentinës: një harkim i prerë nga Tete Morente, një futje në zonën e rreptësisë pas Nicolussi Caviglia dhe 1-0 për Lecce – një moment që tregon se Eusebio Di Francesco kishte parashikuar saktë potencialin e tij.


Dashuria për Leccen dhe besimi i klubit

Përtej fushës, një aspekt njerëzor e bën historinë e tij edhe më të veçantë. “E dua Leccen, është shtëpia ime e dytë. Dua njerëzit, klimën, detin“, ka rrëfyer ai më herët në një intervistë, duke konfirmuar lidhjen e thellë me qytetin dhe tifozët.

Kjo lidhje është forcuar edhe nga klubi me rinovimin e kontratës deri në vitin 2028, një sinjal i qartë se drejtuesit besojnë te e ardhmja e tij. Me fanellën numër 10 mbi supe – “një krenari që e kisha edhe kur isha fëmijë“, siç ka thënë vetë – Berisha po kthen këtë besim me paraqitje solide dhe me cilësi të lartë në çdo ndeshje.

🤤 Medon Berisha'nın Fiorentina ağlarına yolladığı ve takımımıza üç puanı getirdiği gol.#FiorentinaLecce#SerieA pic.twitter.com/0h9UAhJ4aS
— U.S. Lecce Türkiye 🇹🇷🇮🇹 (@leccetr) November 3, 2025


Medon Berisha po dëshmon se është më shumë se një lojtar i zakonshëm; ai është një pikë referimi për Leccen, një mesfushor që kombinon talentin, inteligjencën taktike dhe karakterin, duke qenë gjithmonë i gatshëm për të marrë përgjegjësitë e lojës dhe për të udhëhequr skuadrën drejt suksesit. /Telegrafi/

Medon Berisha bën heroin në fitoren e Lecce ndaj Fiorentinas, paraqitje solide edhe nga Ramadani

2 November 2025 at 17:18


Mesfushori Medon Berisha ka shënuar një tjetër gol në Serie A. Këtë herë si mysafir i Lecces ndaj Fiorentinas.

Ai fitoi topin me një ndërhyrje fantastike, për të nisur një kundëraksion të cilin e finalizoi për mrekulli.

“SofaScore” e ka vlerësuar si lojtari i ndeshjes, për t’i dhënë notën 7.9, ku përpos golit, kompletoi edhe 19 pasime nga 23 që i tentoi, si dhe fitoi dy duele.

Paraqitje fantastike kishte edhe mesfushori tjetër shqiptar Ylber Ramadani, që brenda 90 minutave, kompletoi 26 nga 35 pasimet e tentuar, fitoi plot tetë duele si dhe kreu tre ndërhyrje në top. Kësisoj, ai u vlerësua me notën 7.2.



Kjo formë e dyshes është fantastike edhe për kombëtaren e Shqipërisë, pavarësisht që Sylvinho po preferon që mesfusha të jetë e ndërtuar nga Laqi, Shehu e Asllani./Telegrafi/


Medon Berisha shënon gol të bukur ndaj Fiorentinës

2 November 2025 at 15:51


Medon Berisha ka vazhduar me paraqitje fantastike në Serie A, teksa ka shënuar një tjetër gol.

Mesfushori shqiptar e ka nisur nga minuta e parë ndeshjen për skuadrën e tij Lecce në udhëtim te Fiorentina.

E vetëm pas 23 minutave lojë, Berisha gjeti edhe golin duke realizuar nga afërsia.


Medon Berisha 🤫 colpisce il @OfficialUSLecce! #FiorentinaLecce 0-1 pic.twitter.com/lpUCfc6l3a
— Lega Serie A (@SerieA) November 2, 2025


Paraprakisht mesfushori shqiptar e ndërpreu një aksion të vendasve dhe pastaj u gjet bukur në zonë duke shënuar për 0-1.

Për Berishën ky është goli i dytë këtë edicion në Serie A. /Telegrafi/



Albanian Midfielder Medon Berisha scores for away side

Serie A | 🇮🇹 Fiorentina 0-1 Leccepic.twitter.com/8l6JFexW82
— Goals Xtra (@GoalsXtra) November 2, 2025

Shqiptarët luftojnë, Napoli fiton/ Ramadani e Medon Berisha, sërish titullarë tek Lecce në Itali

By: xhir jeta
29 October 2025 at 14:08

E rëndësishme ishte që besimi për ta vazhdon i palëkundur. Dy mesfushorë të kombëtares, Ylber Ramadani dhe Medon Berisha, ishin përsëri titullarë për Leçen, ndonëse përballja në stadiumin “Via del Mare” përballë Napolit përfundoi me disfatë.

Berisha pati mundësitë e veta për të provuar portën, ndonëse nuk ia doli, dhe u zëvendësua në 77’. Futbollisti tjetër kuqezi qendroi në fushë deri në fund dhe ishte ndër më të dalluarit.

Media “Goal.com” I dha Berishës notën 5.5, që nuk cilësohet pozitive, ndërsa Ramadani u vlerësua më mirë me notën 6.

Edhe “Skaj Sport” ka opinion shumë të mirë për Ramadanin madje i jep një 6.5, ndër më të mirët në fushë, ndërsa Medoni përsëri “ngeli” në klasë, me notën 5.5.

Për “sofaskorin”, që pak ditë më parë e vlerësoi Berishën si lojtar të formacionit të javës në Serinë A, Ramadani ishte I dyti më I miri për Leçen me notën 7.1, ndërsa mesfushori 22-vjeçar u vlerësua pak më poshtë, me 6.9, ndonëse 6 lojtarë puljezë ishin më dobët se ai.

Skuadra e dy shqiptarëve pati mundësi ta fitonte sfidën e kampionatit italian, por shpërdoroi mundësinë më të mirë që pati, kur Kamarda humbi penalltinë.

Kampionët reaguan pas pushimit dhe ia dolën në një ndeshje taktike falë lojtarit të tyre më të mirë të momentit, Angisës, që shënoi në 68’.

Napoli u ngjit në krye të Serisë A me 21 pikë pas 9 javësh, ndërsa Leçe është pranë fundit me vetëm 6 pikë.

Medon Berisha u bë pjesë e formacionit të javës nga “sofaskor”, duke I dhënë notën 8 në ndeshjen e humbur në fushën e Udinezes me shifrat 3-2./abcnews.al

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

By: armand
26 October 2025 at 22:26

Një tjetër paraqitje e shkëlqyer nga Medon Berisha, por këtë herë pa shpërblimin e duhur me Leccen. Mesfushori i Kombëtares shqiptare shënoi dje një gol spektakolar nga goditja e dënimit, por në fund skuadra e tij u mposht 3-2 nga Udinese. Pas përfundimit të takimit, Berisha nuk fshehu zhgënjimin për rezultatin, por theksoi forcën e […]

The post Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë appeared first on BoldNews.al.

Shënoi supergol me goditje dënimi, Medon Berisha: Trajneri më kërkon të marr iniciativën

By: V K
26 October 2025 at 12:17

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Medon Berisha, u bë protagonist me Leccen në ndeshjen me Udinesen teksa shënoi një supegol me goditje dënimi, një gol që për fat të keq nuk i shërbeu skuadrës së tij që e humbi këtë përballje 3-2.

Berisha foli për DAZN për rezultatin e kësaj ndeshjeje, duke mos e fshehur keqardhjen e tij.

“Rezultati na lë një shije të hidhur, besuam deri në fund dhe donim të qëndronim në ndeshje deri në minutën e fundit. Përsa i përket golit, në goditjet e dënimit, trajneri më kërkon gjithmonë të marr iniciativën”,-u shpreh Medon Berisha

Medon Berisha, më pas shprehu vendosmërinë e tij për ndeshjet e ardhshme të skuadrës së Lecces, ndërkohë që foli edhe për paraqitjet e futbollistëve që u aktivizuan si zëvendësues në përballjen me Udinesen.

“Duhet të hyjmë me të njëjtin shpirt luftarak. Mund ta përballojmë çdo skuadër nëse luajmë me këtë qëndrim’-vijoi Medon Berisha-Po, grupi është i bashkuar. Ata që hynë, si N’Dri dhe Banda, na ndihmuan shumë dhe bënë mirë. Duhet të bazohemi nga pjesa e dytë dhe nga ajo që treguam aty”.

Vlen të theksojmë se Medon berisha u vlerësua me një notë të lartë, 8.1 nga portali i specializuar i statistikave ‘Sofa Score’.

The post Shënoi supergol me goditje dënimi, Medon Berisha: Trajneri më kërkon të marr iniciativën appeared first on Albeu.com.

Medon Berisha shkëlqen në humbjen e Lecces ndaj Udineses

25 October 2025 at 17:04


Mesfushori shqiptar Medon Berisha ka dhuruar një tjetër paraqitje fantastike, pavarësisht humbjes së Lecce ndaj Udineses.

Lojtari me prejardhje nga Kosova shënoi një eurogol nga gjuajtja e lirë për ta ngushtuar epërsinë e Udineses (2-1).

Në 76 minuta sa ishte në fushë, Berisha kishte saktësi prej 86 për qind në pasime (36 nga 42 të mundshme), fitoi katër duele si dhe kishte tre ndërhyrje në top.

Kësisoj, “SofaScore” e vlerësoi me notën 8.0 që ishte më e larta në ndeshje, pavarësisht që skuadra e tij pësoi humbje 3-2.



Titullar te Lecce në këtë sfidë ishte edhe Ylber Ramadani që u vlerësua me notën 6.8./Telegrafi/

Medon Berisha realizon eurogol nga gjuajtja e lirë

25 October 2025 at 16:25


Mesfushori shqiptar Medon Berisha ka shënuar supergol në përballjen ndaj Udineses.

Berisha realizoi nga gjuajtja e lirë nga një gjatësi mjaftë e lartë për ta lënë të befasuar portierin vendas.

Në fakt, portieri arriti ta lexonte goditjen por nuk arriti assesi të mos e lejojë të hynte në rrjetë.


MEDON BERISHA SCORES AN INSANE GOAL FROM THE FREE KICK.

WOW WOW WOW!!! 👏🤩 pic.twitter.com/VJLr5L0NSQ
— Illyrian Footy 🇦🇱 (@IllyrianFooty) October 25, 2025


Aktualisht, Lecce po pëson humbje me rezultat 2-1 nga Udinese, ndërsa ky gol iu ngjallë shpresat mysafirëve për një përmbysje të rezultatit.

Titullar pranë Berishës është edhe mesfushori tjetër shqiptar Ylber Ramadani./Telegrafi/

Nga Xhaka te Berisha e Hoxha, yjet shqiptarë në formacionet e javës në ligat ku luajnë

30 September 2025 at 14:43


Vazhdon shkëlqimi i futbollistëve shqiptarë nëpër kampionatet elitare evropiane.

Në fundjavën që lamë pas disa nga ta kanë shkëlqyer me gola e asistime për skuadrat e tyre.

Granit Xhaka dhuroi një asistim fantastik në fitoren e madhe të Sunderland 0-1 në udhëtim te Nottingham Forest.

Pas paraqitjes së shkëlqyer, Xhaka u fut në formacionin më të mirë të javës në Ligën Premier nga SofaScore.

Asistim dhuroi edhe talenti i madh shqiptar Medon Berisha, duke shpëtuar Leccen nga humbja me Bolognën 2-2.

Njësoj si Xhaka edhe Berisha a zënë vend në formacionin e javës së pestë në Serie A pas një paraqitje spektakolare.

Fantastik ka qenë edhe Arbër Hoxha me Dinamo Zagrebin, ku shënoi dhe asistoi në fitoren 4-1 ndaj ish-skuadrës së tij Slaven Belupo.

Sulmuesi anësorë ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës në Kroaci. /Telegrafi/



Asist në minutën e fundit, Medon Berisha shkëlqeu në barazimin e Lecces ndaj Bolognas

28 September 2025 at 22:07


Mesfushori Medon Berisha zhvilloi një paraqitje fantastike në barazimin 2-2 të Lecces ndaj Bolognas.

Ylli shqiptar edhe kontriboui te Lecce, ku përpos që ishte i padiskutueshëm në formacion, asistoi te goli i barazimit, e më e bukura që erdhi në minutën e fundit të takimit (90+4’).

Falë paraqitjes së shkëlqyer, ish lojtari i Kosovës U21 edhe u vlerësua me notën 7.8 nga “SofaScore”. Përpos asistit, Berisha fitoi edhe shtatë duele, ndërsa kishte 42 prekje të topit.

SofaScore” e vlerësoi Berishën si lojtari më i mirë në ndeshje, me këtë të fundit që edhe krijoi dy shanse të mëdha, pavarësisht që vetëm njëra përfundoi brenda rrjetës.

Për Leccen, kjo pikë është shumë e rëndësishme pas një starti jo të mirë në kampionatin italian, ku kanë fituar vetëm dy pikë./Telegrafi/


Milani kalon me lehtësi Leccen, Nkunku gjen golin e parë me kuqezinjtë

23 September 2025 at 23:10


Milani arriti një fitore bindëse 3-0 ndaj Lecces në raundin e dytë të Kupës së Italisë, duke treguar forcë dhe efikasitet në “San Siro”.

Ndeshja u lehtësua për kuqezinjtë pas kartonit të kuq të hershëm për Jamil Siebert në minutën e 18-të, që i hapi rrugë dominimit të plotë.

Santiago Gimenez shënoi golin e parë pas një harkimi të saktë nga Bartesaghi, ndërsa Christopher Nkunku realizoi me stil karakteristik për të dyfishuar epërsinë.

What a way to open your Milan account 👏 pic.twitter.com/0vxOH479ai
— AC Milan (@acmilan) September 23, 2025


Në pjesën e dytë, Christian Pulisic, sapo i futur në lojë, vulosi rezultatin me golin e tretë pas një asisti nga Fofana.

Debutimet e Koni De Winter dhe Nkunku u shoqëruan me paraqitje premtuese.

Marching on to the round of 16 👊

Brought to you by @Bitpanda_global pic.twitter.com/scO7lyxqUu
— AC Milan (@acmilan) September 23, 2025


Rossonerët, të cilët goditën shtyllën dhe traversën disa herë gjatë ndeshjes, treguan një potencial të madh ofensiv dhe tani do të përballen me Lazion më 3 dhjetor në raundin e 16-tave. /Telegrafi/

Lecce i beson Medon Berishës, mesfushori i kombëtares merr numrin 10

By: armand
13 August 2025 at 17:46

Shumë lojtarë të kombëtares synojnë që të jenë protagonistë në Serie A për sezonin që po vjen. Një nga ata prej të cilëve pritet shumë është edhe mesfushori i Shqipërisë, Medon Berisha. Së fundmi, madje Lecce i ka dhuruar atij numrin 10. Përgjegjësi e madhe kjo për lojtarin, që po pret me padurim të tregojë […]

The post Lecce i beson Medon Berishës, mesfushori i kombëtares merr numrin 10 appeared first on BoldNews.al.

Në Arabi “joshin” Ramadanin, mund të largohet nga Lecce

By: armand
7 August 2025 at 22:22

Pas dy sezonesh te Lecce, Ylber Ramadani po merr në konsideratë largimin. Në fakti, sipas asaj që shkruajnë mediat, ofertat nga Arabia Saudite kanë futur në mendime mesfushorin shqiptar. Ramadani dëshiron të ndryshojë mjedis dhe në Arabi janë të gatshëm të plotësojnë tekat ekonomike të tij. Natyrisht, për momentin gjithçka mbetet në kuadrin e një […]

The post Në Arabi “joshin” Ramadanin, mund të largohet nga Lecce appeared first on BoldNews.al.

❌
❌