Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 December 2025Main stream

Napoli fiton Superkupën e Italisë, mposht Bolognan në finale (Video)

By: armand
22 December 2025 at 22:23

Napoli ka fituar përballë Bolognas, në ndeshjen e vlefshme për finalen e Superkupës të Italisë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “King Saud” në Riad, përfundoi me shifrat 2-0. Protagonist në këtë finale ishte sulmuesi brazilian, David Neres, i cili shënoi të dy golat. Të parin e shënoi në minutën e 39-të, ndërsa për të dytin, […]

The post Napoli fiton Superkupën e Italisë, mposht Bolognan në finale (Video) appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Bologna eliminon Interin, shkon në finalen e Superkupës përballë Napolit

By: armand
19 December 2025 at 22:43

Bolonja ka mundur Interin pas goditjeve të penalltive në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Italisë pas goditjeve të penalltive. Takimi i luajtur në Riad nisi mjaft mirë për zikaltrit, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 2’ me anë të Thuram. Baraspesha u rikthye në minutën e 35’, kur Orsolini nuk gaboi […]

The post Bologna eliminon Interin, shkon në finalen e Superkupës përballë Napolit appeared first on BoldNews.al.

Chivu pas humbjes ndaj Bolognas: Patëm cilësi dhe intensitet, penalltitë janë llotari

19 December 2025 at 23:25


Cristian Chivu ka shpjeguar zgjedhjet e tij te Interi pas eliminimit nga Superkupa e Italisë, duke humbur me penallti ndaj Bolognës.

‘Nerazzurrët’ e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në epërsi që në sekondën e 73-të, kur Alessandro Bastoni ndërhyri në një top të lirë dhe dërgoi një krosim drejt shtyllës së dytë, ku Marcus Thuram realizoi me një goditje akrobatike.

Megjithatë, Riccardo Orsolini barazoi shifrat nga pika e bardhë, pas një prekjeje të topit me dorë nga Yann Bisseck.

Rezultati mbeti i barabartë pas 90 minutave, edhe falë një pritjeje vendimtare të Josep Martinez ndaj Giovanni Fabbian në minutat shtesë, duke e çuar ndeshjen në penallti.

Alessandro Bastoni, Nicolo Barella dhe Bonny dështuan nga pika e bardhë, ndërsa Ciro Immobile shënoi penalltinë vendimtare për ta dërguar Bolognën në finalen e Superkupës së Italisë të hënën, ku do të përballet me Napolin.

“Penalltitë janë një llotari sipas mendimit tim. Unë e admiroj guximin e atyre që ngrejnë dorën dhe thonë se do ta marrin përgjegjësinë”.

“Është diçka që nuk mund të stërvitet, sepse emocionet e një situate ndeshjeje nuk mund të riprodhohen,” deklaroi Chivu për Sport Mediaset.

“Mendoj se skuadra ime zhvilloi një paraqitje shumë të mirë, veçanërisht në pjesën e dytë. Kishim cilësi dhe intensitet, gjëra që gjithmonë dua t’i shoh nga lojtarët e mi”.

“Nuk flas për arbitrat apo vendimet e tyre, ata kanë VAR-in dhe mund t’i vlerësojnë të gjitha pamjet”.

“Dua të flas për ekipin tim, për atë që mund të përmirësojmë dhe për atë që duhet të mësojmë, sepse ky është roli i një trajneri”.

“Në të mirë apo në të keq, ne ecim përpara me kokën lart. Duhet ta kuptojmë se të gjithë mund të gabojnë, prandaj nuk kam ankesa apo akuza ndaj askujt. Ne vazhdojmë përpara”, ka deklaruar ai./Telegrafi/

Pesë penallti të humbura, Bologna e eliminon Interin dhe kualifikohet në finale të Superkupës së Italisë

19 December 2025 at 22:12


Bologna ka bërë befasinë për ta mposhtur dhe njëkohësisht eliminuar Interin pas penalltive.

Epilogu përfundimtar i ndeshjes përfundoi me rezultat 1-1, megjithatë Bologna ishte më e saktë në penallti me rezultat 3-2, ku faktikisht u humbën pesë penallti.

Skuadra zikaltër kaloi e para në avantazh kur Alessandro Bastoni krosoi saktë në zonë, ndërsa Marcus Thuram u shkëput mirë nga mbrojtja dhe goditi ulët në mes të portës, duke e dërguar topin në rrjetë për rezultatin 0:1 (2’).

Bologna reagoi menjëherë dhe ishte pranë barazimit me Federico Bernardeschin, i cili mori një pasim preciz brenda zonës dhe goditi menjëherë, por Josep Martinez tregoi klas të lartë duke bërë një pritje spektakolare dhe duke e devijuar topin mbi traversë.

Presioni i vendasve u shpërblye më pas, kur Riccardo Orsolini realizoi një gol të bukur, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të portës, përtej mundësive të Martinezit nga penalltia (35’), duke rikthyer baraspeshën dhe ndezur atmosferën në stadium.

Interi pati një mundësi të artë nga goditja e këndit, por Stefan de Vrij, pasi u shkëput nga mbrojtja dhe u hodh saktë, dërgoi goditjen e kokës ngushtë jashtë shtyllës së djathtë.

Bologna vazhdoi të kërkonte golin e avantazhit, me Giovanni Fabbian që përfitoi nga një top i kthyer brenda zonës, por sërish Josep Martinez reagoi në mënyrë refleksive, duke mbajtur Interin në lojë me një pritje tjetër vendimtare.

Kësisoj, ndeshja shkoi në penallti, aty ku Bologna u tregua më e saktë për ta eliminuar Interin dhe njëkohësisht siguroi avancimin në finale.

Bastoni, Barella dhe Bonny dështuan për “Neurazzurët” nga 11-metërshi, duke i dërguar në shtëpi. Në finale, Bologna do të përballet me Napolin, skuadër kjo që e eliminoi AC Milanin të enjten mbrëma./Telegrafi/

Juventusi merr fitore të madhe në "Renato Dall'Ara" ndaj Bolognas

14 December 2025 at 22:38


Juventusi ka regjistruar një fitore tepër të rëndësishme si mysafir në kuadër të javës së 15-të të Serie A, duke mposhtur Bolognën me rezultat minimal 1-0.

“Zonja e Vjetër” u paraqit e organizuar dhe solide në një ndeshje të vështirë në “Dall’Ara”, ku rasti i parë serioz u takoi vendasve me Orsolinin, por Michele Di Gregorio reagoi shkëlqyeshëm.

Juventusi pati disa momente të rrezikshme në pjesën e parë, madje shënoi edhe me Jonathan David, por goli u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it për pozicion jashtë loje.

Bologna ishte pranë avantazhit para pushimit, por goditja e Nadir Zorteas përfundoi në shtyllë.

Momenti kryesor i ndeshjes erdhi në minutën e 65-të, kur Juan Cabal realizoi golin e fitores me kokë nga afërsia, pas një harkimi të saktë nga Kenan Yıldız (1-0).

Vetëm pak minuta më vonë, Bologna mbeti me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të Torbjorn Lysaker Heggem, gjë që ia vështirësoi edhe më shumë përpjekjet për barazim.

Në minutat e mbetura, Juventusi menaxhoi me maturi epërsinë, duke mos lejuar rrezik serioz para portës së tij dhe duke siguruar tri pikë shumë të vlefshme në garën për pozitat evropiane.

Juventusi me fitore ngjitet në vendin e pestë të renditjes me 26 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Kush është Massimo Pessina? Portieri i ri i Bolognas që magjepsi “Dall’Ara” ndaj Napolit, duke mos pranuar gol

10 November 2025 at 21:28


Çfarë mund të jetë më e bukur se një debutim në Serie A në moshën vetëm 17-vjeçare? Ndoshta ta bësh këtë kundër kampionëve të Italisë dhe të mos pësoni gol.

Ose ta bësh me fanellën e klubit që gjithmonë ka besuar tek ty – Bolognas.

Të gjitha këto I përjetoi Massimo Pessina, portieri i lindur në vitin 2007, në një pasdite që padyshim nuk do ta harrojë kurrë.

Debutim i jashtëzakonshëm

I aktivizuar në vend të Lukasz Skorupskit në minutën e 8-të të ndeshjes kundër Napolit, Pessina mbajti portën të paprekur për 82 minuta, duke treguar siguri dhe maturi të jashtëzakonshme për moshën e tij.

Në fund të ndeshjes, mes përqafimeve të shokëve të skuadrës dhe duartrokitjeve të tifozëve në “Dall’Ara”, Pessina nuk mundi të përmbante emocionet dhe shpërtheu në lot – një shenjë e sinqertë e sa shumë kishte pritur këtë moment.

Nga akademia te ekipi i parë

I lindur në Alzano Lombardo dhe me një gjatësi prej 1.88 m, Pessina u rrit në akademitë e Olginatese dhe Albinoleffe përpara se të kalonte te Bolonja katër vjet më parë.

Pas dy viteve te ekipi U17, ai luajti me U19 dhe U20, derisa mori ftesën në ekipin e parë. Trajneri Vincenzo Italiano e vendosi si zëvendës të Federico Ravaglias pas dëmtimit të portierit të parë.

Pessina, kampion i botës me Kombëtaren U17 të Italisë, konsiderohet një nga talentet më premtuese të akademisë së Bolognas. Debutimi i sotëm shënon një hap të rëndësishëm në karrierën e tij dhe për klubin.

Përgëzime nga shokët dhe stafi

Lotët e Pessinas në “Dall’Ara” përmbledhin emocionet e të gjithë pasdites, ku Bologna mposhti Napolin kampion 2-0. Zëvendës-trajneri Davide Niccolini komentoi.

“Ai është i vitit 2007, jam shumë i lumtur për të. Në fund të ndeshjes e pashë të qante dhe u emocionova edhe unë. Debutimi i tij ishte fantastik, e meritonte plotësisht”, deklaroi Niccolini.

🧤 17 yaşındaki Massimo Pessina, ilk Serie A maçını Napoli karşısında gol yemeden tamamladı ve maç sonunda omuzlara alındı.

Genç oyuncu göz yaşlarına hakim olamadı. 🥹pic.twitter.com/6coRnV07YN
— Calcio Türkiye 🇹🇷🇮🇹 (@CalcioTurkey) November 10, 2025


Edhe shoku i skuadrës, Nicolo Cambiaghi, shprehu fjalë të ngrohta për paraqitjen e portierit.

“Jemi shumë të lumtur për të. Edhe ata që punojnë prapa skenave bëjnë një punë të madhe. Sot na ndihmoi shumë. Ky është vetëm fillimi për të”, deklaroi ia.

Një debutim që do të mbetet i paharrueshëm për Massimo Pessinën dhe tifozët e Bolognas, duke shënuar fillimin e një karriere premtuese në Serie A. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Roma bie në Evropë, Gasperini “përplaset” me Dybala, fiton Bologna

By: V K
24 October 2025 at 09:32

Roma bie sërish në Evropë, me ekipin e Gasperinit që pësoi një tjetër humbje, e dyta radhazi, e dyta brenda në shtëpi, duke e zbritur në vendin e 23-të pas xhiron së tretë.

Viktoria Plzen i befasoi brenda pjesës së parë, me dy super gola brenda 2 minutash. Adu hapi siparin me një finalizim plot klas në minutën e 20-të, ndërsa dy minuta më pas ishte Souare që me një predhë të vërtetë nga distanca dyfishoi shifrat.

Në fraksionin e dytë, Roma fitoi një 11-metërsh për prekje të topit me dorë në zonë. Nga pika e bardhë, Dybala u tregua i saktë duke realizuar një gol historik për të, i 200 në karrierë.

Për fat të keq, goli i Dybala-s nuk mjaftoi për të shmangur këtë humbje të rëndë.

Në fund të ndeshjes, Dybala u shpreh se Roma e mori lehtë këtë takim, por nuk ishte dakord në këtë pikë trajneri Gasperini: “Nuk jam dakord, e provuam deri në fund. Sigurisht që kemi probleme, mbi të gjitha në fazën sulmuese. Kjo është një humbje që duhet të na bëjë të reflektojmë”, u shpreh Gasperini.

Ndryshe nga Roma, Bologna, ekipi tjetër italian, siguroi një fitore të rëndësishme në xhiron e tretë duke triumfuar 2-1 në transfertë përballë Steaua Bukuresht.

Bologna realizoi dy gola të shpejtë brenda 12 minutash, fillimisht me Odgaard në minutën e 9-të, ndërsa 3 minuta më pas ishte Dallinga që dyfishoi shifrat.

Rumunët u përpoqën të riktheheshin në lojë duke ngushtuar shifrat në 1-2 në minutën e 54-ët, por vetëm kaq, pa mund t’i prishin festën Bolonjës që fal këtij suksesi ngjiten në vendin e 18-të në kuotën e 4 pikëve.

The post Roma bie në Evropë, Gasperini “përplaset” me Dybala, fiton Bologna appeared first on Albeu.com.

Orkestra Simfonike e TKOBAP-së për herë të parë në festivalin Respighi në Bolonjë

30 September 2025 at 12:50

TIRANË, 30 shtator/ATSH/ Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të ngjitet për herë të parë në skenën prestigjioze të Teatro Auditorium Manzoni në Bolonjë (Itali), si pjesë e festivalit Respighi Bologna 2025, një ndër festivalet muzikorë më të rëndësishëm në Europë.

Festivali Respighi i Bolonjës është festivali i parë rezident i kushtuar Ottorino Respighi-t, një prej kompozitorëve më të mëdhenj italianë të shekullit të 20-të.

Debutimi, më 13 tetor 2025, e vendos orkestrën shqiptare, në qendër të vëmendjes së një audience ndërkombëtare. Artistët shqiptarë do të dirigjohen nga spanjolli Sergio Alapont. Për t’u veçuar është edhe pjesëmarrja e violinistit Giuseppe Gibboni, një nga talentet më të shquara të gjeneratës së tij.

Në program janë: Nikolaj Rimskij-Korsakov – Ouverture, op. 28; Niccolò Paganini – Koncerti për violinë nr. 2 në si minor, op. 7 (solist Giuseppe Gibboni); Sergej Rachmaninov / Ottorino Respighi – Cinq Études-tableaux, P 160; Igor Stravinskij – Suite nga L’Uccello di fuoco (The Firebird).

Përpara debutimit në Itali, Orkestra Simfonike e TKOBAP-së do të prezantojë të njëjtin program për publikun shqiptar, më 9 tetor 2025, në sallën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë. Ky koncert vjen si një ngjarje e jashtëzakonshme, ku violinisti Giuseppe Gibboni do të ngjitet në skenë menjëherë pas dy shfaqjeve të tij me Orkestrën Filarmonike të Teatrit “La Scala” të Milanos.

Në këto aktiviteteve do të përfshihen edhe disa instrumentistë të rinj të Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura.

Festivali konsiderohet një “festival rezident”, sepse është emërtuar dhe kushtuar një kompozitori specifik italian, Ottorino Respighi, si dhe zhvillohet në vendin e tij të lindjes dhe brenda kontekstit kulturor frymëzuar prej tij.

/a.f/r.e/

The post Orkestra Simfonike e TKOBAP-së për herë të parë në festivalin Respighi në Bolonjë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bernardeschi zbulon vlerat dhe sekretin e Juventusit dominues në Serie A

29 September 2025 at 22:20


Sulmuesi i Bolognas, Federico Bernardeschi, ka reflektuar mbi periudhën e tij te Juventusi, duke zbuluar se bërthama italiane e klubit dhe vlerat e trashëguara nga liderët ishin çelësi i dominimit të gjatë të bardhezinjve.

Duke folur në podcastin BSMT, Bernardeschi kujtoi ndikimin e figurave kyçe te “Zonja e Vjetër”.

“Juve që përjetova unë gjithmonë e përqendronte thelbin e saj te italianët. Buffon, Bonucci, Chiellini, Marchisio, Barzagli – ata të mësonin çfarë do të thoshte të ishe pjesë e Juventusit, të respektoje rregulla të caktuara. Një ditë do të ishte radha jote t’i përcillje këto vlera. Ky ishte sekreti i Juventusit”, deklaroi Bernardeschi.

I rikthyer në Serie A pas tre vitesh te Toronto në MLS, Bernardeschi ka gjetur menjëherë një ambient pozitiv te Bologna.

“Ka një grup të bukur këtu, me vlera të rëndësishme. Më pritën shumë mirë shokët e skuadrës, qyteti dhe tifozët”, deklaroi ai.

Bernardeschi pranoi se rikthimi në Itali ishte i lidhur ngushtë me ambicien e tij për të luajtur në Kupën e Botës verën e ardhshme.

“U ktheva edhe për Kupën e Botës. Fitova Kampionatin Evropian, por nuk kam luajtur kurrë në një Botëror. Ajo përvojë më mungon”, nënvizoi ai.

Sulmuesi 31-vjeçar iu bashkua Bolognas këtë verë si lojtar i lirë, duke nënshkruar një kontratë dyvjeçare me opsion për një vit shtesë. /Telegrafi/

Asist në minutën e fundit, Medon Berisha shkëlqeu në barazimin e Lecces ndaj Bolognas

28 September 2025 at 22:07


Mesfushori Medon Berisha zhvilloi një paraqitje fantastike në barazimin 2-2 të Lecces ndaj Bolognas.

Ylli shqiptar edhe kontriboui te Lecce, ku përpos që ishte i padiskutueshëm në formacion, asistoi te goli i barazimit, e më e bukura që erdhi në minutën e fundit të takimit (90+4’).

Falë paraqitjes së shkëlqyer, ish lojtari i Kosovës U21 edhe u vlerësua me notën 7.8 nga “SofaScore”. Përpos asistit, Berisha fitoi edhe shtatë duele, ndërsa kishte 42 prekje të topit.

SofaScore” e vlerësoi Berishën si lojtari më i mirë në ndeshje, me këtë të fundit që edhe krijoi dy shanse të mëdha, pavarësisht që vetëm njëra përfundoi brenda rrjetës.

Për Leccen, kjo pikë është shumë e rëndësishme pas një starti jo të mirë në kampionatin italian, ku kanë fituar vetëm dy pikë./Telegrafi/


Luka Modric bën histori në Serie A: golashënuesi më i vjetër në kampionat

15 September 2025 at 07:49


Mesfushori Luka Modric ka hyrë në librat e rekordeve të Serie A, pasi u bë mesfushori më i vjetër në histori që shënon një gol në kampionat.

Në moshën 40 vjeç e 5 ditë, ylli i Milanit realizoi golin vendimtar në fitoren 1-0 ndaj Bolognas, në javën e tretë të kampionatit italian.

Kroati theu rekordin e mëparshëm të ish-mesfushorit kuqezi Nils Liedholm, i cili kishte shënuar ndaj Interit në mars të vitit 1961 në moshën 38 vjeç e 169 ditë.

Me këtë gol, Modric jo vetëm që vulosi një tjetër arritje personale, por gjithashtu u bë vetëm lojtari i tretë në fushë mbi moshën 40 vjeç që arrin të shënojë në Serie A.


40 - Luka Modric (40 years and 5 days) is the oldest midfielder to score a goal in the history of #SerieA, beating the record set by Nils Liedholm, also with the Rossoneri (38 years and 169 days on March 26, 1961 against Inter). Mature. pic.twitter.com/C76631WUuV
— OptaPaolo (@OptaPaolo) September 14, 2025


Për më tepër, ai ka shënuar tashmë në katër nga pesë ligat kryesore të Evropës, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një prej mesfushorëve më të mëdhenj të futbollit modern.

Përpos kësaj, goli i Modric vleu tre pikë, me Milanin që e mposhti Bolognan me rezultat minimal 1:0./Telegrafi/

Modric e bën dallimin, Milan regjistron fitore ndaj Bolognas

14 September 2025 at 22:45


AC Milan ka regjistruar fitore minimale në shtëpi ndaj Bolognas, e vlefshme për xhiron e tretë të Serie A.

“Rossonerët” i arkëtuan pikët e plota falë golit të mesfushorit Luka Modric, që ia bëri sefte me gol në fanellën e skuadrës italiane.

Bologna shënoi në fakt përmes Nicolo Cambiaghi, megjithatë u anulua për pozitë jashtë loje.

Pas kësaj ndeshja ishte më e baraspeshuar, me më pak raste shënimi. Ishte Luka Modric që e zhbllokoi rezultatin për të shënuar një “penallti në lëvizje” pas asistimit të Alexis Saelemaekers (61’).


Timed his run and slotted it home 💪

❤️🖤 1-0 🔴🔵 (61') @pumafootball pic.twitter.com/2Fh3BqVwAc
— AC Milan (@acmilan) September 14, 2025


Milani lehtë mund të dyfishonte epërsinë mirëpo Samuele Ricci zhgënjeu, duke humbur një rast nga afërsia.

Kësisoj, Milani mbledh gjashtë pikë në Serie A, për të zënë vendin e pestë në tabelë derisa Bologna bie në vendin e 13-të me tre sosh./Telegrafi/

Superkompjuteri parashikon favoritët e Ligës së Evropës 2025/26 – Shumë befasi në listë

11 September 2025 at 10:28


Superkompjuteri i Opta-s ka përditësuar gjatë ditës së sotme (e enjte), 11 shtator, parashikimet për favoritët e Ligës së Evropës për sezonin 2025/26.

Liga e Evropës për sezonin 2025-26 fillon të mërkurën, më 24 shtator, me nëntë ndeshjet e para të javës së parë të fazës së ligës, dhe nëntë të tjerat një ditë më vonë.

Për këtë edicion që pritet të jetë i ‘çmendur’ tashmë kanë filluar parashikimet.

Sipas superkompjuterit të kompanisë së specializuar Opta, Aston Villa është parashikuar favorit për të fituar Ligën e Evropës këtë edicion me 21.6 për qind shanse për të ngritur trofeun.

Klubi anglez është vendosur para italianëve të Romës, të cilët shihen favoritët e dytë me 12.8 për qind shanse dhe Nottingham Forest që renditen në pozitën e tretë me 11.3 për qind gjasa për të triumfuar.

Pas tyre përfshihen klube tjera të njohura si francezët e Lille të katërtit me 10.1 për qind dhe Lyon të pestit me 8.3 për qind shanse.

Feyenoordi me 5.2% renditet në pozitën e gjashtë, Bologna me 5.1% i shtati, Porto i teti me 4.3%, Stuttgarti i nënti me 2.8% dhe Real Betisi i dhjeti me 2.6% shanse.

𝐔𝐄𝐅𝐀 𝐄𝐮𝐫𝐨𝐩𝐚 𝐋𝐞𝐚𝐠𝐮𝐞: 2025-26 Predictions 📈

Who will win the 2025-26 UEFA Europa League?

We've got the results of the 10,000 pre-season Opta supercomputer simulations.

Click below to find out more. ⬇️
— Opta Analyst (@OptaAnalyst) September 11, 2025


Pas tyre më pozitat nga 11-20 vijnë ekipe tjera si Fenerbahce, Celtic, Braga, Crvena Zvezda, Genk, Nice, Celta Vigo, Midtjylland, Dinamo Zagreb dhe Utrecht.

Ndryshe, superkompjuteri i Opta-s e ka simuluar garën e Ligës së Evropës 2025/26 plotë 10,000 herë dhe ka konfirmuar këto përqindje. /Telegrafi/

Hidhet shorti në Ligën e Evropës, ekipet e mëdha mësojnë kundërshtarët

29 August 2025 at 13:32

Sot (e premte) në Monaco është hedhur shorti për fazën e ligës së edicionin 2025/26 në Ligën e Evropës.

Pas shortit të Ligës së Kampionëve, i cili u mbajt të enjten mbrëma dhe ekipet mësuan kundërshtarët, sot radha është për Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.

Është gara e dytë për klube në Evropë, Liga e Evropës, e cila tashmë ka hedhur shortin dhe klubet kanë mësuar kundërshtarët për fazën e ligës.

Nga klubet e mëdha që luajnë këtë edicion në Ligën e Evropës dhe kanë mësuar kundërshtarë janë: Roma, Porto, Feyenoordi, Lille, Aston Villa, Fenerbahce, Lyon, Basel, Nottingham Forest, Stuttgart dhe Bologna.

Ekipet dhe kundërshtarët e vazos 1 

Ekipet dhe kundërshtarët e vazos 2

Ekipet dhe kundërshtarët e vazos 3

Ekipet dhe kundërshtarët e vazos 4

/Telegrafi/ 

 

 

The post Hidhet shorti në Ligën e Evropës, ekipet e mëdha mësojnë kundërshtarët appeared first on Telegrafi.

Kristjan Asllani drejt Bologna-s/ Problemi i vetëm, paga e mesfushorit

By: Ardit
19 August 2025 at 21:04

E ardhmja e Kristjan Asllanit duket gjithnjë e më larg Interit. Klubi zikaltër, i fokusuar në balancimin e buxhetit dhe rinovimin e skuadrës, ka gjetur gjuhën e përbashkët me Bologna-n për transferimin e mesfushorit shqiptar. Sipas raportimeve të medieve italiane, marrëveshja mes dy klubeve është arritur mbi bazën e 10 milionë eurove plus 40% të […]

The post Kristjan Asllani drejt Bologna-s/ Problemi i vetëm, paga e mesfushorit appeared first on BoldNews.al.

Bologna në garë për Asllanin, Interi kërkon 18 milionë euro

11 August 2025 at 17:40

TIRANË, 11 gusht /ATSH/ Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani duket se është në prag largimi nga Interi, pasi nuk bën më pjesë në planet e zikaltërve.

Klubi e ka vendosur në treg, por deri tani 22-vjeçari ka refuzuar ofertat e Sassuolos dhe Betisit, duke preferuar të qëndrojë në Serie A.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Bologna është interesuar në orët e fundit. Dëmtimi i Leuis Ferguson, i cili do të mungojë për një muaj, ka shtyrë kuqeblutë të kërkojnë një zëvendësues të menjëhershëm. Drejtuesit Marco Di Vaio dhe Giovanni Sartori besojnë se Asllani do ta pranonte me kënaqësi kalimin në ekip, duke pasur edhe mundësinë të luajë në Europa League.

Interi kërkon 18 milionë euro për kartonin, shifër që konsiderohet e lartë nga Bologna. Palët nuk përjashtojnë mundësinë e një marrëveshjeje huazimi që mund të konkretizohet në ditët e ardhshme, diçka që do ishte edhe në favor të Interit për të liruar organikën.

/gj.m/r.e/

The post Bologna në garë për Asllanin, Interi kërkon 18 milionë euro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Chivu nuk e ka në plane: Asllani drejt largimit nga Interi, por do të mbetet në Serie A

10 August 2025 at 08:55

Kristjan Asllani i ka ditët e numëruara te Interi, pasi mesfushori shqiptar nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Christian Chivu për sezonin e ri.

Pas mbërritjes së Petar Sucic, hapësirat për ish-lojtarin e Empolit janë ngushtuar edhe më shumë, duke e bërë largimin e tij një skenar shumë të mundshëm.

Asllani nuk ka arritur të fitojë një vend titullari te Interi dhe ka mbetur gjithmonë në hijen e Hakan Calhanoglut, pa u parë si një zëvendësues i besueshëm.

Ish-lojtari i Empolit ka refuzuar disa oferta nga jashtë Italisë, pasi dëshiron të vazhdojë karrierën në Serie A.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Bologna ka dalë në skenë si pretendente, sidomos pas dëmtimit të Lewis Ferguson, që do të mungojë të paktën tre javë.

Megjithatë, Interi e vlerëson Asllanin pak më pak se 20 milionë euro, ndërsa Bologna mund të provojë një marrëveshje huazimi me të drejtë blerjeje.

Bisedimet pritet të intensifikohen në ditët në vijim, ndërsa e ardhmja e Asllanit do të vendoset para mbylljes së afatit kalimtar veror.

Mesfushori shqiptar kishte një ofertë nga Real Betis në La Liga, por ai e refuzoi atë mundësi pasi mbetet i përqendruar ta vazhdoj karrierën në Serie A. /Telegrafi/ 

The post Chivu nuk e ka në plane: Asllani drejt largimit nga Interi, por do të mbetet në Serie A appeared first on Telegrafi.

Kristjan Asllani refuzon Betisin – ka dy oferta brenda Italisë

12 July 2025 at 17:30

Bisedimet mes Real Betis dhe Inter për Kristjan Asllanin kanw marrw fund, pasi mesfushori shqiptar preferon të qëndrojë në Serie A, mes interesimit nga Bologna dhe Fiorentina. 

Ditët e fundit ishte raportuar se Real Betis kishte dërguar përfaqësues në Itali për të negociuar me Interin për Asllanin dhe me Milanin për Emerson Royal. 

Sipas Sport Mediaset, tentativa për të transferuar reprezentuesin shqiptar është braktisur, për dy arsye: oferta e Betisit ishte shumë e ulët dhe vetë lojtari nuk ishte i bindur nga destinacioni. 

Në vend të kësaj, Asllani preferon të mbetet në Serie A, ku ka alternativa të vlefshme,  më konkretisht Bologna dhe Fiorentina e Stefano Piolit. 

Edhe pse është nën kontratë me Interin deri në qershor 2028, klubi zikaltër duket se beson se ka ardhur momenti që Asllani të largohet, duke synuar një transferim përfundimtar me çmim 18-20 milionë euro. 

Kjo do të thotë se çdo ofertë duhet të jetë për një shitje të plotë, ose të paktën për një huazim me detyrim blerjeje, nëse përmbushen kushte të caktuara. 

Asllani është një produkt i akademisë së Empolit dhe u bashkua me Interin në vitin 2022 për një shumë totale prej 15.7 milionë euro./Telegrafi/

The post Kristjan Asllani refuzon Betisin – ka dy oferta brenda Italisë appeared first on Telegrafi.

Interi po vazhdon negociatat me klubin italian për Asllanin, por problem mbetet çmimi i lartë

10 July 2025 at 10:41

Largimi i Kristjan Asllanit nga Interi po bëhet gjithnjë e më i mundshëm, pasi klubi zikaltër tashmë është i gatshëm të dëgjojë oferta për mesfushorin e Kombëtares shqiptare.

Sipas mediave italiane, për Asllanin ka interes konkret, dhe së fundmi është zhvilluar një bisedë telefonike mes drejtuesve të Interit dhe atyre të Bolognës. Kjo e fundit synon të vazhdojë ecurinë pozitive në Serie A dhe të garojë për një vend në Ligën e Kampionëve, ndaj është në kërkim të përforcimeve cilësore.

“Corriere Dello Sport” raporton se sapo Bologna është informuar për çmimin prej rreth 18 milionë eurosh, të vendosur nga Interi për kartonin e Asllanit, drejtori sportiv Giovanni Sartori ka reaguar qartë: klubi nuk është i gatshëm të paguajë një shumë të tillë.

Megjithatë, Bologna nuk e ka hequr dorë nga mesfushori shqiptar. Klubi vlerëson potencialin e tij dhe e sheh si një element të rëndësishëm për idetë taktike të trajnerit Vincenzo Italiano.

Pritet që negociatat të vazhdojnë në ditët në vijim, me synimin për të gjetur një marrëveshje që kënaq të dyja palët.

Interi duket i hapur ndaj një formule të re ose uljes së çmimit, nëse oferta e Bolognës vjen me kushte të favorshme, qoftë për shitje të plotë apo huazim me të drejtë blerjeje.

Asllani kërkon më shumë minuta në fushë, dhe një lëvizje në një skuadër ku mund të ketë më shumë hapësira, siç është Bologna , shihet si një hap logjik për të ardhmen e tij. /Telegrafi/

The post Interi po vazhdon negociatat me klubin italian për Asllanin, por problem mbetet çmimi i lartë appeared first on Telegrafi.

Bologna, “sulm” për Asllanin/ Prezantohet tek Inter me ofertë zyrtare, 13 milion euro për shqiptarin

By: xhir jeta
2 July 2025 at 12:48

Sipas mediave italiane, Bolonja është klubi që ka shfaqur interes konkret për Asllanin.

Klubi italian është i gatshëm të paguajë rreth 13 milionë euro për kartonin e tij.

Kjo shumë i afrohet vlerës që Interi ka dhënë për mesfushorin, e cila është rreth 14 milionë euro, duke bërë ofertën shumë joshëse dhe serioze./abcnews.al

 

❌
❌