Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gazetari Lavdim Pireva analizon rezultatet e Shqipërisë dhe veçon tre lojtarë nga cikli kualifikues

23 November 2025 at 12:37


Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve” vjen analiza nga gazetarët e Telegrafit për rezultatet e Kosovës dhe Shqipërisë në ciklin kualifikues të Botërorit 2026. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.

Gazetari Lavdim Pireva analizon tre lojtarët që sipas tij kanë bartur barrën kryesore te Shqipëria në këtë cikël kualifikues.

Ai përmend Berat Gjimshitin si një lider të pakontestueshëm të ‘Kuqezinjve’, por vlerëson lart edhe dyshen Juljan Shehu dhe Kristjan Asllani.

“Besoj që Berat Gjimshiti mbetet lojtari më i mirë i kombëtares. Lider i pakontestueshëm, mbrojtës modern, shumë i mirë, edhe po them Juljan Shehu për mënyrën se si i ka zhvillu sidomos dy ndeshjet me Serbinë, ka qenë i jashtëzakonshëm, si në rikuperim të topit, si në shpërndarje të topit”.



“Edhe Asllani veç e ka fitu, Asllani si bonus po them e ka fitu pjekurinë. Ndoshta Interi ka qenë për moshën që ka, shumë barrë e rëndë”.

“Është hap i madh sepse shumë i ri. Në Torino luan rregullisht, edhe pse ndoshta në jaëvt e fundit nuk ka pasur shumë minuta, por luan çdo ndeshje”.

“Kjo është shumë e rëndësishme për një lojtar në moshën e tij. Edhe shoh Torino për dallim, se ne e përcjellim se Torino për dallim nga vitet e kaluara kur i përfundonte ndeshjet 0-0, 1-0, këtë vit është duke luajtur futboll shumë më të hapur”, ka thënë Pireva mes tjerash.

Episodin e plotë me gazetarët e Telegrafit mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Presidenti i Torinos tregon se a do ta shfrytëzojnë opsionin e blerjes së Asllanit

21 November 2025 at 09:54


Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka folur për mesfushorin e huazuar të Interit, Kristjan Asllani, pas një eventi të RCS.

23-vjeçari shqiptar iu bashkua Torinos në formë huazimi për një sezon me mundësi blerjeje, dhe qëndrimi i klubit mbetet i hapur, por i kujdesshëm.

Për mundësinë e blerjes së tij ka folur edhe vetë presidenti i Torinos, Cairo, i cili ndihet i kënaqur me performancat e Asllanit.

“Asllani ka luajtur mirë me Shqipërinë dhe po shkon drejt fazës eliminatore, madje edhe shënoi. Ai pati një pjesë të dytë të shkëlqyer kundër Juventusit. Na pëlqen lojtari, e morëm në huazim, po luan mirë, por varet nga trajneri”, ka thënë fillimisht Cairo.

“Opsion blerjeje? Nuk jemi as në mes të sezonit. Le ta shohim të luajë. Ai duhet të vazhdojë të performojë për të na bindur ta mbajmë përgjithmonë", përfundoi presidenti i Torinos.

Ndryshe, Torino pagoi 1.5 milionë euro për huazimin e Asllanit dhe ka një klauzolë blerje prej 12 milionë eurosh. /Telegrafi/

Asllani lojtari i ndeshjes, Shehu dhe Gjimshiti plotësojnë “podiumin”. Ja notat e lojtarëve të Kombëtares

By: armand
14 November 2025 at 08:09

Kristjan Asllani është padyshim njeriu i ndeshjes, i cili i dhuroi 3 pikët e arta Shqipërisë ndaj Andorrës. Ylli i mesfushës, u vlerësua me notën 8.3 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, ndërkohë që podiumin e plotësojnë Juljan Shehu me notën 7.9 dhe Berat Gjimshti me 7.8. Nga titullarët, Broja dhe Strakosha rezultojnë […]

The post Asllani lojtari i ndeshjes, Shehu dhe Gjimshiti plotësojnë “podiumin”. Ja notat e lojtarëve të Kombëtares appeared first on BoldNews.al.

Kualifikimi në “play-off”-in e Botërorit 2026, Lojtarët e Kombëtares: Rrugëtim i jashtëzakonshëm

13 November 2025 at 23:40

TIRANË, 13 nëntor /ATSH/  Shqipëria u kualifikua në play off-in e Botërorit 2026 pas fitores 0-1 ndaj Andorrës, një rezultat historik që u shoqërua me emocion dhe entuziazëm nga lojtarët kuqezi.

Katër prej protagonistëve, Juljan Shehu, Myrto Uzuni, Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani, folën pas ndeshjes, duke ndarë emocionet dhe analizën e tyre për duelin vendimtar.

Shehu: Arritja më e madhe në historinë e futbollit shqiptar

Mesfushori që dhuroi asistin vendimtar për golin e Asllanit, Juljan Shehu u shpreh se skuadra kishte bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm.

“E kemi merituar këtë kualifikim. Kemi bërë ndeshje të bukura dhe duhet ta shijojmë. Kjo është arritja më e madhe në historinë e futbollit shqiptar”, deklaroi Shehu, duke theksuar presionin dhe vendosmërinë që skuadra tregoi deri në fund.

Uzuni: Do të jepja gjithçka për këtë fanellë

Sulmuesi kuqezi, Myrto Uzuni, u shpreh tejet i lumtur për arritjen historike.

“Është një arritje e madhe për të gjithë shqiptarët. Unë e ndjej shumë këtë fanellë dhe sakrifikoj kudo për ekipin”, tha Uzuni, duke vlerësuar frymën e grupit dhe punën e bërë gjatë gjithë rrugëtimit.

Bajrami: Lojtarët nga stoli bënë diferencën

Mesfushori i Rangers, Nedim Bajrami foli për rëndësinë e kontributit nga pankina, duke theksuar se futbolli është moment dhe çdo minutë vlen.

“Bëmë një ndeshje shumë të mirë. Çunat që u futën në pjesën e dytë bënë diferencën. Edhe nga stoli mund të ndryshosh ndeshjen”, u shpreh Bajrami, i cili shtoi se ndryshimi i skemës në 4-2-3-1 rezultoi vendimtar.

Asllani: E dinim që ishte finale, golin e ndjeva shumë

Herori i mbrëmjes, autori i golit të fitores, Kristjan Asllani tregoi se pjesa e parë kishte qenë e komplikuar për shkak të skemës së Andorrës, ndërsa lojtarët e aktivizuar në pjesën e dytë e ndryshuan ndeshjen.

“E ndjeva shumë golin, u gëzuan të gjithë shqiptarët. Ishte një finale për ne. Në pjesën e dytë na ndihmuan shumë lojtarët nga stoli”, tha Asllani, duke shtuar se trajneri i komplimentoi për paraqitjen.

Fitorja 0-1 ndaj Andorrës i dhuroi Shqipërisë një kualifikim historik në play off-in e Botërorit 2026, duke ndezur entuziazmin e tifozëve dhe duke konfirmuar rritjen e vazhdueshme të kombëtares së drejtuar nga Sylvinho.

/gj.m/

The post Kualifikimi në “play-off”-in e Botërorit 2026, Lojtarët e Kombëtares: Rrugëtim i jashtëzakonshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“E dimë çfarë do të thotë kjo fitore, e merituam” - Asllani flet pasi Shqipëria siguroi play-offin me golin e tij

13 November 2025 at 23:27


Kristjan Asllani ishte protagonisti i ndeshjes së rëndësishme për Shqipërinë në Andorra, duke shënuar golin vendimtar që siguroi kualifikimin për në play-off.

Pas ndeshjes, Asllani foli për emocionet dhe përpjekjet e ekipit, duke u ndalur edhe te loja me Uzunin.

“E punojmë shumë sidomos kur kam topin unë dhe Myrto shkon pas shpine. Jemi të lumtur sepse e dimë çfarë do të thotë kjo fitore për ne. Sot do të festojmë, e më pas do të mendojmë për Anglinë”, deklaroi Asllani.

Mes vështirësive gjatë ndeshjes, Asllani theksoi se pjesa e parë nuk ishte e lehtë, me Andorrën që u mbyll shumë prapa.

“Të them të drejtën, nuk ishte një pjesë e parë e mirë. Andorra luante me 5-4-1, ndërsa sot provoi 4-4-2. Kishim vështirësi, por në pjesën e dytë sulmuesit patën më shumë hapësirë dhe e merituam fitoren. Nuk janë ekipe të vogla, mbyllen shumë. Unë dhe Shehu kishim vështirësi, na vinin dy mbrojtës, na mbyllnin, por ia dolëm”, shtoi ai.

Kristjan Asllani përfundoi me një mesazh motivues për ekipin, duke thënë se po festojnë play-offin.

“Tani të mos mendojmë për ndeshjen, shkojmë në Tiranë të festojmë e pastaj mendojmë për Anglinë”, përfundoi Asllani.

Ky moment historik për Shqipërinë është një hap i madh drejt suksesit në play-off-in e Botërorit 2026. /Telegrafi/

Notat e lojtarëve: Andorrë 0-1 Shqipëri, veçohet Kristjan Asllani

13 November 2025 at 22:55


Kombëtarja e Shqipërisë shënoi fitore të madhe dhe njëkohësisht e siguroi kualifikimin në play-offin e Kampionatit Botëror 2026 me fitore ndaj Andorrës.

Kristjan Asllani e bëri dallimin me golin e vetëm në ndeshje, sfidë ku e tërë skuadra e Shqipërisë bëri paraqitje pozitive.

Ylli i Torinos pas golit kuptohet ishte lojtari më i vlerësuar me notën 8.3, ndihmuar nga Julian Shehu me 7.9. Për Armando Brojën nuk ishte nata më e mirë, pasi mori vetëm notën 6.6.

Notat e lojtarëve:



Përndryshe, Shqipëria më 21 nëntor do t’i mësojë kundërshtarët për play-offin e Kupës së Botës, kurse të dielën përballet me Anglinë në ndeshjen e fundit kualifikuese të këtij Botërori 2026./Telegrafi/

Kristjan Asllani e thyen Andorrën, Shqipëria në epërsi

13 November 2025 at 22:11


Shqipëria ka kaluar më në fund në epërsi në përballjen ndaj Andorrës.

Ishte mesfushori Kristjan Asllani që theu mbrojtjen e Andorrës pas një aksioni të shpejtë.

Mrytu Uzuni bëri një lëvizje fantastike për të asistuar te Asllani, i cili nuk gaboi para portierit vendas (67’).


🚨🌍 | GOAL: KRISTJAN ASLLANI OPENS THE SCORINGO FOR ALBANIA!

🇦🇩 Andorra 0-1 Albania 🇦🇱
pic.twitter.com/t1WeWeGwYw
— TheGoalsZone ✨ (@TheGoalsZone) November 13, 2025


Me këtë rezultat, Shqipëria e siguron edhe matematikisht play-offin e Botërorit./Telegrafi/

Asllani: Jam i lumtur që unë asistova dhe Broja shënoi

By: redi
14 October 2025 at 22:08

Mesfushori Kristjan Asllani ishte një nga protagonistët në fitoren 4-2 ndaj Jordanisë. Pas përfundimit të ndeshjes, ai ndau emocionet dhe përshtypjet për performancën e skuadrës dhe atmosferën pozitive brenda grupit. ”Duhej pak festë, është normale. Jemi të lumtur, ishte e vështirë. Bëmë një ndeshje serioze, fituam para tifozëve, duhet të vazhdojmë kështu. Jemi shumë shokë me Brojën.

Source

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Serbisë – Sylvinho iu beson të ‘përhershmëve’

11 October 2025 at 11:38


Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho pritet t’iu besojë edhe ndaj Serbisë, shumicës së lojtarëve që i ka inkuadruar deri tani në ndeshjet e kaluara, duke rreshtuar një formacion jo edhe aq të dashur për tifozët.

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e shtunë) në udhëtim te Serbia në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Kuqezinjtë janë mysafir të serbëve në ndeshjen e gjashtë të Grupit K, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Dubocica në Leskovc, me fillim nga ora 20:45.

Ekipi i trajnerit Sylvinho vjen nga një formë në ngritje në ndeshje dhe pas fitores ndaj Letonisë synon rezultat pozitiv për të mbajtur distancën me Serbinë.

Megjithatë, përzgjedhësi brazilian pritet të jetë i ndrojtur edhe kësaj radhe dhe zgjedhjet e tij pritet të lënë shumë për të dëshiruar nga tifozët.

Sipas asaj që mëson Telegrafi, Sylvinho do t’i besojë përsëri të ‘përhershmëve’ të tij në skemën 4-3-3.

Ndeshjen ndaj Serbisë, porta do të jetë përsëri e ‘blinduar’ nga Thomas Strakosha, teksa mbrojtja e pandryshuar me Elseid Hysaj dhe Mario Mitaj nga krahët dhe Arlind Ajeti dhe Berat Gjimishti në qendër.

Edhe mesfusha do të jetë e pandryshuar me Qazim Laqin, Juljan Shehun dhe Kristjan Asllanin, duke pamundësuar një vend për Ylber Ramadanin.

As në sulm nuk pritet të ketë ndryshime me Armando Brojën dhe Nedim Bajramin nga krahët dhe Rey Manajn në qendër, me Mirlind Dakun, Arbër Hoxhën dhe Myrto Uzunin që duhet të presin ende për një fanellë titullari.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë

Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Laqi, Shehu, Asllani; Broja, Manaj, Bajrami;

/Telegrafi/

“Jam shqiptar”, Kristjan Asllani thyen heshtjen, flet për largimin nga Interi

19 September 2025 at 18:12


Mesfushori Kristjan Asllani beson se bëri zgjedhjen e duhur me kalimin te Torino, ndërsa iu tregoi italianëve se është shqiptar prandaj edhe po përfaqëson Shqipërinë në nivelin ndërkombëtar.

Asllani padyshim është transferimi më interesant i Torinos në afatin e fundit kalimtar, ku befasoi të gjithë kur u largua nga Interi.

I pyetur se pse zgjodhi Torinon, mesfushori shqiptar deklaroi se i beson plotësisht projektit prandaj edhe ishte zgjedhje e duhur.

“Sinqerisht doja të vija te Torino sepse besoja në këtë projekt. Më donin vërtetë, prandaj ishte zgjedhje e lehtë. Sigurisht ditët e fundit ishin stresuese sepse isha te Interi dhe kisha shumë oferta”.

“Fillimisht, isha i frikësuar për t’u larguar menjëherë sepse doja një projekt që do të më ndihmonte. Kisha shumë oferta, por jam i lumtur që më donin këtu”.

Kristjan Asllani

Asllani foli edhe për lidhjet e ngushta që ka me Shqipërinë, pavarësisht që është rritur në Itali.

“U linda në Shqipëri dhe erdha këtu në Itali kur kisha dy vjeç. Babai erdhi i pari, pastaj nëna dhe më vonë unë. Shqipëria është shumë e rëndësishme për mua sepse edhe luaj për kombëtaren dhe tifozët aty janë të mrekullueshëm. Gjyshërit janë ende atje, prandaj kur kam kohë shkoj t’i vizitoj. Kujdesëm shumë për familjen prandaj edhe Shqipëria është shumë e rëndësishme për mua”.

“Shqipëri kundër Italisë? Zgjodha ta përfaqësoj Shqipërinë sepse jam shqiptar, por të themi se ndeshja me Italinë për mua ishte e shkëlqyer. Mezi prisja të dilja në fushë. Luajta ndaj bashkëlojtarëve që kisha te Interi, luaja ndaj shumë djemve që i njohja. Ishte ndjenjë fantastike”./Telegrafi/

Arritje e madhe të luash për Interin/ Rrëfimi i Asllanit: Torino është zgjedhja e duhur, i lumtur që u ribashkova me Ismajlin

By: V K
19 September 2025 at 14:53

Mesfushori i Kombëtares kuqezi, Kristjan Asllani, i cili luan për Torinon foli për kanalet zyrtare të klubit, duke shpjeguar arsyet e vendimit të tij për të veshur fanellën e tyre.

“Arrita rreth njëzet ditë më parë dhe kam një ndjenjë pozitive: grupi më priti mirë, klubi dhe trajneri më donin dhe besojnë tek unë. Është ajo që kërkoja. Tani kemi një ndeshje të rëndësishme përpara dhe duam të vazhdojmë atë që bëmë në Romë”.

Si ishin negociatat?

“Doja të vija këtu sepse besoj në projekt, ata më donin dhe ishte një zgjedhje e lehtë. Por ishin ditë stresuese: tregu i transferimeve është i vështirë, isha te Interi dhe kisha kaq shumë oferta, sa kisha frikë të vendosja menjëherë. Doja një projekt që do të më ndihmonte, kisha nevojë të luaja, mora disa ditë pushim, por pastaj doli të ishte e rrezikshme: ditët e fundit janë gjithmonë të vështira, por jam i lumtur që kam arritur aty ku doja. Presioni nga presidenti, drejtori dhe trajneri ishte i rëndësishëm në vendimin tim: të gjithë besojnë tek unë, është projekti që doja. Jam i lumtur, edhe familja ime është, dhe gjithçka është perfekte”.

Cila është origjina juaj?

“Kam lindur në Shqipëri, pastaj erdha në Itali kur isha dy vjeç. Babai im mbërriti vetëm me një gomone të vogël, pastaj unë dhe mami im iu bashkuam atij. Unë luaj për ekipin kombëtar të Shqipërisë, tifozët janë të mrekullueshëm dhe kam një lidhje të fortë me vendin tim. Gjyshërit e mi jetojnë atje, i vizitoj kur mundem, më intereson shumë familja ime. Zgjodha të luaj për Shqipërinë sepse jam shqiptar. Ndeshja kundër Italisë ishte e shkëlqyer, mezi po e prisja, mezi prisja sepse po luaja kundër shumë djemve që njihja. E dija që shumë nga miqtë e mi në Piza po e shikonin ndeshjen, ishte një ndjenjë e mrekullueshme”.

Sa shumë u rritët te Empoli?

“Ishte një periudhë e gjatë dhe e rëndësishme, 13 vjet, dhe unë ende mbaj kontakt me njerëzit që punojnë atje, përfshirë presidentin, dhe me shumë nga shokët e mi të ekipit. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me ta. Fitova kampionatin Primavera; për mua, Empoli ishte shtëpia dhe ato ishin vite të mrekullueshme. Falënderoj Corsi-n, Accardi-n dhe Andreazzoli-n; ishte një pikënisje. Shumë lojtarë dolën nga ajo skuadër Primavera, jam në kontakt me ta dhe ishte një vit i mrekullueshëm. Ishte qershia mbi tortë për përfundimin e karrierës sime si i ri te Empoli, pastaj u ngjita në ekipin e parë dhe kjo ishte thelbësore”.

Në çfarë pozicionesh keni luajtur në karrierën tuaj?

“Si fëmijë, kam luajtur si mesfushor sulmues. Të gjithë trajnerët më thoshin se kisha një gjuajtje të shkëlqyer dhe isha i dobët në sulm. Pastaj u bëra organizator dhe aty filloi karriera ime. Kam luajtur në shumë role. Për ekipin kombëtar, luaj si mesfushor. Preferoj të jem organizator, por sot duhet të jesh në gjendje të luash në shumë pozicione të ndryshme”.

Dhe transferimi te Interi?

“Në janar, fillova të luaja për Empolin, pastaj unë u bashkova me Interin. Ishte një thirrje e madhe; gjithmonë kam qenë tifoz i Interit, kështu që ishte e lehtë ta pranoja. Ato ishin vite të shkëlqyera dhe i falënderoj të gjithë te Interi. Ishte një tranzicion i vështirë, të kaloja nga një qytet i vogël pranë Pizës në Milano, por falënderoj familjen time që ishte aty për mua, ata janë një model”.

Çfarë emocionesh përjetuat?

“Viti i parë ishte shumë emocionues, të luash me atë fanellë është një arritje e madhe. Ngrita trofetë e parë duke luajtur pak, por duke u rritur përkrah lojtarëve të rëndësishëm, mësova shumë. Bëra zgjedhjen e duhur. Isha zgjedhja e parë e Çalhanoglut, një djalë i mrekullueshëm që më ndihmoi edhe jashtë fushës. Jo vetëm ai, por edhe të tjerët ishin të rëndësishëm për mua. Tani tashmë ndihem si i rritur. Dhe pastaj është Scudetto, i cili është kaq i rëndësishëm: i njëzeti, ylli i dytë, festimi në Duomo. Për një tifoz, është një gjë mbresëlënëse”.

Ju shënoi nga një goditje këndi …

“Ishte fat. Më parë godisja nga këndi nga brenda, por kur e shihja topin të shkonte, nuk mund ta besoja. Dhe në fakt, shokët e ekipit po më godisnin me shuplakë… (qesh)”.

Çfarë lloj lojtari është Asllani tani?

“Jam 23 vjeç, duhet të marr përgjegjësi. Erdha në Torino nga Interi, e di si ndihet në dhomën e zhveshjes dhe kur duhet të flasësh e kur jo. Tani kemi një lojtar të fortë si Ilkhan këtu, ai është më i vogël dhe unë duhet të jem një shembull për të, siç ishin Çalhanoglu dhe Barela për mua”.

A është qëllimi juaj të shënoni nga goditjet e lira?

“Kam këtë avantazh sepse di si t’i gjuaj ato: duhet të filloj të shënoj gola, ndoshta tre ose katër në vit për të ndihmuar ekipin. Goditjet e lira janë thelbësore, ato të fitojnë ndeshje. Po stërvitem shumë te Filadelfia”.

Çfarë lloj skuadre ka Torino ?

“Sapo kam mbërritur, por menjëherë vura re një dhomë zhveshjeje të shëndetshme me djem të shkëlqyer. Më është bërë një pritje e jashtëzakonshme dhe jam i lumtur: E njihja tashmë Ismajlin dhe jam i lumtur që u ribashkova me të sepse jemi miq të shkëlqyer edhe jashtë fushës. Pastaj po i njoh të tjerët dhe ata më kanë integruar në mënyrë të jashtëzakonshme. Mund të arrijmë gjëra të mëdha”.

Kush është Asllani jashtë fushës ?

“Jam një djalë i thjeshtë. Kur mbaroj stërvitjen, dua vetëm të pushoj dhe të kaloj kohë me familjen time. Madje e urrej të dal për darkë…”.

The post Arritje e madhe të luash për Interin/ Rrëfimi i Asllanit: Torino është zgjedhja e duhur, i lumtur që u ribashkova me Ismajlin appeared first on Albeu.com.

Kristjan Asllani: Ishte si finale për ne, me Serbinë të luajmë si këtu, por na duhet goli

By: V K
10 September 2025 at 10:48

Mesfushori Kristjan Asllani, ishte heroi i Kombëtares, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë për t`i dhuruar fitoren kundër Letonisë.

Pas sfidës, ai u shpreh se është i lumtur, pasi kishin punuar fort për ndeshjen dhe se tani i pret një sfidë e fortë me Serbinë në tetor.

“Ishte ndeshje shumë e mirë, e dinim që për ne ishte si finale, jam i lumtur për të gjithë ekipin pasi kemi punuar mirë këto ditë dhe jemi fokusuar shumë për këtë ndeshje dhe tre pikët janë gjithçka për ne. Siç e thash sot ishte si finale pasi na duheshin 3 pikët, me 1 pikë nuk mund të bënim asgjë dhe jemi të lumtur.

Tani e dimë që do të kemi një ndeshje të vështirë, por kemi kohë, do të kthehemi në ekip dhe pastaj do të vijmë prapë këtu. Ndeshje e vështirë, shumë e fortë, ne kemi bërë një super ndeshje këtu me ata dhe do të shkojmë atje dhe do të punojmë, të bëjmë ndeshjen që kemi bërë këtu, por na duhet goli gjithmonë”, mbylli prononcimin e tij për FSHF-në.

The post Kristjan Asllani: Ishte si finale për ne, me Serbinë të luajmë si këtu, por na duhet goli appeared first on Albeu.com.

Shqipëria mban gjallë shpresat për Botëror, penalltia e Asllanit vulos fitoren ndaj Letonisë

By: armand
9 September 2025 at 22:44

Shqipëria ka arritur një fitore të vuajtur por të rëndësishme në Kualifikueset e Botërorit 2026, duke mundur 1-0 Letoninë në Tiranë. Goli i vetëm erdhi në minutën e 25’, pas një realizimi të Asllanit nga pika e bardhë e penalltisë. Kuqezinjtë iu afruan disa herë golit të dytë me Bajramin, Manajn e Gjimshitin, por pa […]

The post Shqipëria mban gjallë shpresat për Botëror, penalltia e Asllanit vulos fitoren ndaj Letonisë appeared first on BoldNews.al.

Fitore me shumë vuajtje, Shqipëria mposht Letoninë

9 September 2025 at 22:39


Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë fitore shumë të rëndësishme ndaj Letonisë me rezultat minimal 1-0.

Ishte minuta e 24-të e ndeshjes, kur Qazim Laçi fitoi penallti për Shqipërinë, pasi mbrojtësi letonez luajti me dorë pas harkimit të tij.

I saktë nga pika e bardhë u tregua Kristjan Asllani që realizoi për 1-0.

Përkundër se Shqipëria vazhdoi duke dominuar dhe duke krijuar raste, gola më nuk pati në 45 minutat e para.

Kësisoj skuadrat shkuan në pushim mes pjesëve me epërsinë minimale të kuqezinjve 1-0.

Edhe në pjesën e dytë ishte Shqipëria që pati më shumë nga loja, duke krijuar më shumë raste.

Rast të artë iu dha kapitenit Berat Gjimshiti, por qendërmbrojtësi dështoi të shënonte nga afërsia duke gjuajtur jashtë portës.

Letonezët kanë mundur të barazojnë rezultatin në 1-1, por Mario Mitaj në minutën e 86-të largoi topin nga vija fatale.

Deri në fund nuk pati më gola dhe Shqipëria mori fitoren e dytë në kualifikimet për Kampionatin Botërorë.

Me këto tre pikë, kuqezinjtë shkojnë në kuotën e tetë pikëve në Grupin K dhe janë në pozitën e dytë, shtatë pikë më pak se lideri Anglia që ka 15 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Shqipërisë është në muajin tetor ndaj Serbisë në udhëtim. /Telegrafi/

Mbyllet pjesa e parë në 'Air Albania', Shqipëria në epërsi ndaj Letonisë

9 September 2025 at 21:39


Ka përfunduar pjesa e parë në Air Albania ku Shqipëria po përballet me Letoninë.

Pas 45 minutave të para rezultati është 1-0 në të mirë të kuqezinjve.

E për të parë golin e vetëm në këtë ndeshje u desh të pritej minuta e 25-të, kur Kristjan Asllani shënoi nga penalltia për 1-0.

Kuqezinjtë krijuan disa raste të mira shënimi, megjithatë nuk ia dolën të shënonin më shumë se një gol. Kësisoj dy ekipet kombëtare shkuan në pushim mes pjesëve me epërsinë minimale të Shqipërisë. /Telegrafi/


Top transferimet e lojtarëve shqiptarë në afatin kalimtar veror – Zhegrova, Jashari, Xhaka, Avdullahu, Asllani e shumë të tjerë

2 September 2025 at 00:38

Afati kalimtar veror ka mbyllur zyrtarisht dyert dhe ka qenë tejet i lëvizshëm edhe për futbollistët shqiptarë, të cilët kanë bërë hapa të rëndësishëm në karrierë.

Emri më i madh padyshim është Edon Zhegrova, i cili nga Lille ka kaluar te Juventusi, në një transferim të madh që e vendos atë në një prej klubeve më të mëdha të botës. Por nuk ka qenë vetëm Zhegrova që ka bërë bujë.

Hap të madh pa dyshim ka bërë edhe Ardon Jashari, i cili kaloi nga Club Brugge te Milani, me inistimin e madh të Igli Tares. Shuma e paguar prej 35 milionë euro, tregon rëndësinë e tij te ky klub.

Mesfushori i talentuar Leon Avdullahu ka kaluar nga Baseli te Hoffenheimi, duke u shpërblyer për paraqitjet e shkëlqyera dhe duke bërë një hap të madh drejt Bundesligës.

Me lëvizje të rëndësishme spikat edhe Arijanet Muric, i cili nga Ipswich Town është transferuar te Sassuolo në Serie A, ndërsa Leart Paqarada ka kaluar nga Kolni te Heidenheimi në Bundesliga.

Florent Muslija është një tjetër emër që ndryshoi ambient, duke kaluar nga Freiburgu te Fortuna Dusseldorfi në Gjermani.

Në Itali, Ardian Ismajli ka lënë Empolin për t’u bashkuar me Torinon, aty ku ka shkuar edhe Kristjan Asllani nga Interi, duke forcuar më tej praninë shqiptare në Serie A.

Adrion Pajaziti ka nisur një aventurë të re nga Fulhami për te Hajduku i Splitit, ndërsa Armando Broja pas shumë diskutimeve ka kaluar nga Chelsea te Burnley në Ligën Premier.

Në Angli rikthim të bujshëm ka bërë edhe Granit Xhaka, i cili ka kaluar nga Bayer Leverkusen te Sunderland.

Në ligat evropiane ka pasur lëvizje edhe për shumë futbollistë të tjerë shqiptarë: Baton Zabergja ka kaluar nga Dinamo City te Metalisti, Rey Manaj nga Sivasspori te Sharjah në Emiratet e Bashkuara, Art Smakaj nga Lokomotiva Zagrebi te LASK Linz në Austri, ndërsa Ermal Krasniqi është larguar nga Sparta Praga për te Legia Varshava.

Po ashtu, Indrit Tuci është transferuar nga Sparta Praga te Kayserispori në Turqi, Donat Rrudhani nga Young Boys te Sioni në Zvicër, Alen Sherri nga Cagliari te Frosinone, Qazim Laçi nga Sparta Praga te Rizespori, Arbnor Muja nga Samsunspori te Saint-Truidense në Belgjikë, dhe Leard Sadriu nga Mura për te Argers.

Ky afat kalimtar ka treguar se lojtarët shqiptarë jo vetëm që po depërtojnë në ligat elitare të Evropës, por edhe po rrisin vlerën e tyre duke zgjedhur destinacione ku mund të zhvillohen edhe më shumë. Për shumë prej tyre ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri në karrierë.


Edon Zhegrova – Lille – Juventus  

Armando Broja – Chelsea – Burnley 

Arijanet Muric – Ipswish Town – Sassuolo  

Ardon Jashari – Club Brugge – Milan

Leart Paqarada – Koln – Heidenheim  

Leon Avdullahu – Basel – Hoffenheim  

Florent Muslija – Freiburg – Fortuna Dusseldorf  

Granit Xhaka – Bayer Leverkusen – Sunderland 

Ardian Ismajli – Empoli – Torino  

Kristjan Asllani – Inter – Torino  

Adrion Pajaziti – Fulham – Hajduk Split  

Baton Zabergja – Dinamo City – Metalist 

Ron Raçi – Prishtina – Hajduk Split 

Rey Manaj – Sivasspor – Sharjah 

Art Smakaj – Lokomotiva Zagreb – LASK Linz 

Ermal Krasniqi – Sparta Pragë – Legia Varshavë

Donat Rrudhani – Young Boys Bern – Sion 

Alen Sherri – Cagliari – Frosinone 

Dion Gallapeni – Prishtina – Widzew Lotz 

Qazim Laçi – Sparta Prage – Rizespor 

Arbnor Muja – Samsunspor – Saint-Truidense 

Leard Sadriu – Mura – Argers 

/Telegrafi/ 

The post Top transferimet e lojtarëve shqiptarë në afatin kalimtar veror – Zhegrova, Jashari, Xhaka, Avdullahu, Asllani e shumë të tjerë appeared first on Telegrafi.

Kristjan Asllani prezantohet te Torino

25 August 2025 at 12:20

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani është prezantuar tek Torino në Itali.

Klubi italian e ka marrë 23-vjeçarin e Kombëtares në huazim nga Interi për një sezon, me të drejtë për blerje përfundimtare në bazë të performancës.

Edhe pse vizitat mjekësore për Asllanin u kryen katër ditë më parë, një vonesë në dokumentacion ka bërë që prezantimi i tij zyrtar të bëhet vetëm sot.

Interi pret sot në Milano pikërisht Torinon, por as Asllani e as mbrojtësi tjetër i Kombëtares, Ardian Ismajli nuk do jenë të gatshëm për torinezët.

Kristjan Asllani u largua tre vitesh nga Interi. Torino ka paguar 1.5 milionë euro te Interi për huazimin një vjeçar, ndërsa pas këtij sezoni ka të drejtë për blerjen e mesfushorit në bazë të performancës për 12.5 milionë euro, për një kontratë finale 3-vjeçare.

/gj.m/j.p/

The post Kristjan Asllani prezantohet te Torino appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zyrtare: Kristjan Asllani, lojtari më i ri i Torinos

25 August 2025 at 12:17

Kristjan Asllani është zyrtarisht futbollist i ri i Torinos. Reprezentuesi shqiptar u transferua nga Interi në huazim me pagesë prej 1.5 milionë eurosh me të drejtë blerjeje të përcaktuar në 12 milionë euro. 

Asllani pasi kreu vizitat mjekësore të zakonshme dhe nënshkroi kontratën që do ta lidhë me Torinon që nga e enjtja, u zyrtarizua sot nga klubi për shkak të disa problemeve burokratike mes klubit dhe Interit. 

 Klubi zikaltër dërgoi me vonesë në Torino dokumentet e nevojshme për të kompletuar regjistrimin e mesfushorit organizator të lindur në vitin 2002, në mënyrë që ai të mos ishte i grumbullueshëm për ndeshjen e mbrëmjes së sotme pikërisht kundër ish-ekipit të tij. 

 Asllani është përforcimi i shtatë i klubit të Torinos dhe i shtohet blerjeve të tjera verore të Torinos, si Anjorin, Ngonge, Ismajli, Aboukhlal, Israel dhe Simeone. 

Në korrik të 2022, ai u bashkua me Interin, ku në tri vite si pjesë e ‘Nerazzurrëve’, ai bëri 99 paraqitje, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë pesë asistime.  

Kabineti i tij personal i trofeve përfshin një Scudetto, një Kupë të Italisë dhe dy Superkupa të Italisë./Telegrafi/

The post Zyrtare: Kristjan Asllani, lojtari më i ri i Torinos appeared first on Telegrafi.

Mungon vetëm zyrtarizimi, Asllani përfundon vizitat mjekësore te Torino

By: admin
21 August 2025 at 21:32

Kristjan Asllani është praktikisht një lojtar i ri i Torinos. Mesfushori shqiptar, i lindur në vitin 2002, ka përfunduar vizitat mjekësore me klubin “granata”, i cili e ka huazuar nga Interi.

I kapur nga mediat jashtë qendrës stërvitore Filadelfia, vetë Asllani bëri disa komente të shpejta: “Mezi pres, do të flasim për këtë më vonë. Faleminderit shumë dhe fat të mbarë.”

Asllani do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare, me një mundësi blerjeje, me një pagë që rritet në afërsisht 2 milionë euro.

Interi do të marrë 1.5 milionë euro për huazimin dhe 12 milionë euro për detyrimin me kusht. Interi do të marrë gjithashtu një pjesë prej 20% të çdo rishitjeje të mëvonshme nga Torino.

The post Mungon vetëm zyrtarizimi, Asllani përfundon vizitat mjekësore te Torino appeared first on Albeu.com.

Asllani vishet “Granada”, mesfushori i kombëtares largohet nga Inter pas tre sezonesh

21 August 2025 at 16:27

Tani është zyrtare. Kristjan Asllani largohet nga Inter pas tre sezonesh, duke zgjedhur Torinon për të vazhduar karrierën e tij sërish në Serinë A.

Mesfushori kuqezi kishte arritur më parë marrëveshjen me klubin “granada”, që më pas gjeti akordin edhe me Inter për të marrë shërbimet e 23-vjeçarit.

Torino i plotësoi Kristjan Asllanit kërkesat financiare, që bllokuan transferimin e tij te Bolonja, që më parë kishte arritur dakordësinë me klubin zikaltër.

Mediat italiane kanë zbuluar edhe detajet e këtij transferimi. Futbollisti kalon te skuadra torineze me formulë huazimi të paguar 1.5 milion euro, ndërsa në fund të sezonit do të paguhen edhe 12 milion euro të tjera për blerjen përfundimtare të kartonit.

Vetë Asllani do firmosë një kontratë 3 vjeçare, nga e cila do të fitojë rreth 2 milion euro në sezon bashkë me bonuset për arritjet sportive personale dhe të ekipit.

Në këtë mënyrë ka marrë fund telenovela e gjatë e merkatos për mesfushorin e përfaqësueses shqiptare.

Transferimi te Torino mund të rezultojë një lëvizje e duhur në karrierën e Kristian Asllanit.

Pas miqësoreve të fundit në vigjilje të sezonit të ri të Serie A, futbollisti kishte kuptuar se nuk do të gjente hapësira me Inter, ndërsa te skuadra e drejtuar nga Baronio, ai do ketë mundësi të luajë me vazhdimësi.

Te Torino, Kristjan Asllani do të gjejë futbollistin tjetër të kombëtares kuqezi, Ardian Ismajli, që gjithashtu u transferua nga Empoli në këtë sesion të merkatos së verës.

❌
❌