Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ofertë 5 milionë euro nga Europa për Mario Mitajn, Konseisao dhe arabët mbajnë “peng”

By: admin
16 January 2026 at 21:09

Mario Mitaj është lënë sërish jashtë nga trajneri Serxho Konseisao, ndërsa sot në orën 18:30 do të nisë takimi me Al Etifaq. Kështu është ndeshja e pestë radhazi, që Mitaj do e ndjekë Al Itihadin nga tribuna.

Sot është raportuar në Arabinë Saudite, që një klub nga Europa ka ofruar 5 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit shqiptar. Kjo shifër do t’i kthente Al Itihadit shpenzimet për huazimin dhe blerjen e kartonit nga Lokomotiva e Moskës.

Kampionët e Arabisë Saudite po shfaqen të pavendosur për të ardhmen e 22-vjeçarit. Fakt është se Mitaj rezulton jashtë planeve të Konseisaos, ndërsa po ashtu asnjë marrëveshje për t’u larguar nuk po shkon drejt konkretizimit. Deri tani çdo gjë ka mbetur në kuadër të zërave.

Mundësia që mbrojtësi të mbetet pjesë e Al Itihad po studiohet. Fakt i rëndësishëm është se vazhdon të jetë ndër lojtarët e huaj që sakrifikohen, duke mos u konsideruar as për stolin. /panorama sport/

The post Ofertë 5 milionë euro nga Europa për Mario Mitajn, Konseisao dhe arabët mbajnë “peng” appeared first on Albeu.com.

Atletico Madrid dhe Sunderland interesohen për Mario Mitajn

14 January 2026 at 11:21

TIRANË, 14 janar /ATSH/ Mario Mitaj po kthehet në një nga emrat më të kërkuar të merkatos për repartin e majtë të mbrojtjes.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, aktualisht pjesë e Al Ittihad në Arabinë Saudite, është në fokusin e disa klubeve të njohura europiane, mes tyre Atletico Madrid dhe Sunderland.

Sipas raportimeve të “Fichajes.net”, Atletico Madrid është në kërkim të një mbrojtësi të majtë për skemat e Diego Simeones.

Objektivi kryesor i klubit madrilen ka qenë Carlos Romero i Villarreal, por kostoja prej rreth 45 milionë eurosh e ka bërë klubin të tërhiqet nga negociatat.

Në këtë kontekst, Mitaj shihet si një alternativë shumë më ekonomike dhe me potencial të madh zhvillimi.

22-vjeçari shqiptar ka bërë paraqitje mjaft bindëse me Al Ittihad, duke rritur ndjeshëm vlerësimin e tij në treg.

Aktualisht, kartoni i tij vlerësohet rreth 5.5 milionë euro, ndërsa Atletico Madrid do të ishte e gatshme të ofronte deri në dyfishin e kësaj shume për të siguruar shërbimet e tij.

Interes për Mitajn ka shfaqur edhe Sunderland, që militon në Premier League, duke shtuar konkurrencën për firmën e mbrojtësit kuqezi.

Për këtë arsye, Al Ittihad nuk pranon të negociojë për një shifër më të ulët se 10 milionë euro, duke pasur parasysh se e afroi futbollistin vetëm një vit më parë nga Lokomotiva e Moskës për 4 milionë euro.

Një tjetër detaj që ushqen zërat për një largim të mundshëm është fakti se Mitaj nuk ka qenë i gatshëm në tre ndeshjet e fundit, çka ka ngritur pikëpyetje mbi të ardhmen e tij në klubin saudit.

Mitaj ka kontratë me Al Ittihad deri në verën e 2028-ës, por forma e tij dhe interesimi nga klube të rëndësishme europiane mund ta rikthejnë shumë shpejt në një kampionat të madh të kontinentit.

/gj.m/

The post Atletico Madrid dhe Sunderland interesohen për Mario Mitajn appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E BUJSHME/ Atletico Madrid piketon Mario Mitaj si blerjen ideale në krahun e majtë

By: rozalb
13 January 2026 at 13:58

Atletico Madrid ka nisur të lëvizë për merkaton e ardhshme të transferimeve dhe një nga prioritetet kryesore mbetet përforcimi i krahut të majtë të mbrojtjes. Diego Simeone kërkon më shumë konkurrencë në këtë repart, të vetëdijshëm se është një pozicion kyç në skemën e tij taktike. Carlos Romero duket një objektiv i vështirë, ndërkohë që së fundmi në listën e dëshirave ka përfunduar edhe Mario…

Source

E ardhmja e Mario Mitajt, drejtori sportiv zbulon ofertat nga Premier Ligë dhe Spanja

By: V K
11 January 2026 at 15:53

E ardhmja e Mario Mitajt shfaqet larg Al Itihad, ndërsa është konfirmuar se klube nga Premier Ligë dhe Spanja janë ofruar për ta transferuar.

Pas ndeshjes me Neom SC më 31 dhjetor ku ishte i pezulluar për shkak kartonësh, mbrojtësi i Kombëtares nuk u preferua as në pankinë për dy sfidat e fundit të klubit arab.

Për këtë janë shtuar zërat që e largojnë nga ekipi aktual. Vetë drejtori sportiv i Al Itihad dha së fundmi detaje të reja, duke zbuluar se ka oferta nga Anglia dhe Spanja.

“Kemi oferta për Mario Mitajn në këtë merkato. Vijnë nga Spanja dhe nga Premier Ligë”, u shpreh Ramon Planes duke trazuar rrjetin së fundmi.

Drejtori sportiv i Al Itihad ishte iniciator, që Mitaj të transferohej në Arabi. Tashmë mbrojtësi shfaqet larg kampionëve të vendit, për këtë edhe po studiohen alternativat e duhura.

The post E ardhmja e Mario Mitajt, drejtori sportiv zbulon ofertat nga Premier Ligë dhe Spanja appeared first on Albeu.com.

Mitaj mund ta braktisë Arabinë/ Al Ittihad po mendon për të transferuar futbollistin e Shqipërisë

27 December 2025 at 15:31

Nuk dihet nëse ka ndonjë prapavijë apo është e vërteta. Lajmet janë që Mario Mitaj mund të largohet nga Arabia Saudite madje që në janar.

Ky njoftim, që mund të cilësohet një “bombë e vërtetë”, jepet nga një gazetar saudit që komenton vendimin e drejtuesve të klubit të tij, Al Itihad.

Gazetari Mohamed Al Bakr njofton se kampionët saudite janë në bisedime për transferimin e mbrojtësit të Shqipërisë, ndonëse nuk jepet emri I klubit që e kërkon.

Gazetari thekson se ky lajm nuk do t’u pëlqejë tifozëve, dhe duket I habitshëm sepse Mitaj është kthyer në një lojtar kyç të ekipit nga kryeqyteti Riad.

Al Itihad ia bleu kartonin para një vit për rreth 4 milionë euro, ndërsa besohet se do të fitojë shumë më tepër në rast se mbrojtësi shqiptar largohet.

Mitaj fitoi vjet titullin kampion dhe Kupën e Mbretit në Arabinë Saudite, duke qenë ndër më të mirët, ndonëse pati dëmtim në fillim të vitit.

Këtë edicion vazhdoi me të njëjtin ritëm, pavarësisht ndonjë problemi që u tha se kishte me kapitenin Karim Benzema.

Në 2025-2026, mbrojtësi I majtë ka një gol e dy asistë në 16 ndeshje, aspak gjë e vogël për pozicionin e tij në fushë.

Sezonin e kaluar pati gjithashtu një rrjetë e dy pasime për gol në 22 ndeshje.

FSHF zbulon pesë futbollistët më të shpejtë – Bajrami ‘vetëtima’ e Shqipërisë

21 November 2025 at 13:15


Faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka publikuar statistikat e pesë futbollistëve më të shpejtë të Kombëtares së Shqipërisë në kualifikueset për Kupën e Botës 2026.

Shqipëria e mbylli grupin në vendin e dytë, pas Anglisë, duke siguruar kalimin në fazën e ‘play-off’, ku pas hedhjes së shortit u mësua se kundërshtari i gjysmëfinales është Polonia, ndërsa në rast kalimi në finale do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Ukrainë-Suedi.

Por, një ditë pas shortit, faqja zyrtare e FSHF-së është përkujdesur t’i zbulojë disa statistika nga ndeshjet kualifikuese të grupeve, ku ndër to janë edhe shpejtësia maksimale e arritur nga lojtarët e kombëtares.

Sipas faqes së FSHF-së, Nedim Bajrami ishte lojtari që arriti shpejtësinë më të madhe gjatë ndeshjeve kualifikuese, pasi sprinti i tij në njërën nga ndeshjet shkoi deri në 34.18km/h.

Pas tij vjen Arbër Hoxha, i cili arriti një shpejtësi prej 32.98 km/h, ndërsa Armando Broja dhe Myrto Uzuni arritën shpejtësi të njëjtë prej 32.23 km/h.

Lojtari i pestë më i shpejtë i kombëtares kuqezi në këto kualifikuese ishte Mario Mitaj me një shpejtësi të arritur prej 31.47 km/h. /Telegrafi/

Mario Mitaj në formacionin ideal të kualifikueseve të Botërorit për Europën

19 November 2025 at 17:29

TIRANË, 19 nëntor /ATSH/ Platforma e njohur e statistikave “SofaScore” e ka përfshirë mbrojtësin kuqezi Mario Mitaj në formacionin ideal të edicionit kualifikues për zonën e Europës, duke e renditur si mbrojtësin më të mirë të majtë të këtij cikli.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, është një nga futbollistët që ka shkëlqyer me kuqezinjtë gjatë fushatës kualifikuese të Botërorit 2026. Paraqitjet e tij mbresëlënëse me fanellën kuqezi kanë marrë vlerësimin e merituar në arenën ndërkombëtare.

Ai gjendet në njëmbëdhjetëshen elitare ku bëjnë pjesë yje nga Franca, Portugalia, Holanda, Belgjika, Spanja dhe Anglia.

Mitaj është vlerësuar me notën mesatare 7.62 për ndeshjet e luajtura për këtë fushatë kualifikuese. Ai luajti në 6 nga 8 ndeshjet e kuqezinjve, duke munguar vetëm në duelet ndaj Anglisë. Në të parën për shkak dëmtimi dhe në të dytën u la në tribunë për arsye kartonësh nga trajneri Silvinjo.

Në të gjitha ndeshjet ku ishte në fushë, Mario Mitaj ka qenë titullar i padiskutueshëm dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të Kombëtares shqiptare.

The post Mario Mitaj në formacionin ideal të kualifikueseve të Botërorit për Europën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Formacioni më i mirë i kualifikueseve për Kupën e Botës – pjesë e tij edhe ylli i Shqipërisë

19 November 2025 at 13:00


Faqja e specializuar e statistikave, Sofascore ka publikuar formacionin më të mirë të kualifikueseve evropiane për Kupën e Botës 2026, ku pjesë e tij është edhe një futbollist i kombëtares së Shqipërisë.

Mbrëmë (e martë) kanë përfunduar të gjitha ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror, ku tashmë dihen 12 kombëtaret e para që do kanë siguruar kualifikimin nga pozita e parë, teksa katër tjera do ta synojnë një vend nga ‘play-off’-i.

Sofascore ka zgjedhur një rreshtim 4-3-3 për formacionin më të mirë të kualifikueseve evropiane për Kupën e Botës 2026.

Pjesë e këtij formacioni ka përfunduar edhe mbrojtësi i majtë i kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj, me një notë mesatare prej 7.62.

Lojtari me notën më të lartë mesatare në formacion është Martin Odegaard i Norvegjisë me 8.76, ndërsa pas tij vijnë Kylian Mbappe dhe Pedri me notë mesatare 8.43.

Michael Olise (8.34), Jeremy Doku (8.33), Kevin de Bruyne (8.30) dhe Joao Cancelo (8.25) ishin lojtarët tjerë që patën notën mesatare mbi 8.

Notat më të ulëta në formacion shkuan për portierin Caoimhin Kelleher (7.58), Dan Burn (7.62) dhe Virgil Van Dijk (7.70). /Telegrafi/

Mario Mitaj është unik, statistikat e vendosin si më të mirin për kualifikueset e Botërorit, krah tij janë yjet e futbollit në Europë ( FOTO)

By: V K
19 November 2025 at 13:47

Mbrojtësi i majtë i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, është përfshirë nga “Sofascore” në formacionin e sezonit kualifikues për Botërorin në Europë.

Mitaj konsiderohet lojtari që ka bërë më mirë në krahun e majtë të mbrojtjes. Ekipi ndërkohë përbëhet nga yjet e Holandës, Anglisë, Portugalisë, Spanjës, Belgjikës dhe Francës.

Mitaj është me vlerësimin e përgjithshëm 7.62, për gjithë fushat kualifikuese. Mitaj luan tek Al Itihad dhe bie në sy si rast unik. Ndryshe nga pjesa tjetër, Mitaj nuk luan në Europë.

 

The post Mario Mitaj është unik, statistikat e vendosin si më të mirin për kualifikueset e Botërorit, krah tij janë yjet e futbollit në Europë ( FOTO) appeared first on Albeu.com.

Nuk rrezikon Sylvinho: I lë Mario Mitajn e Julian Shehun në tribunë ndaj Anglisë

16 November 2025 at 13:56


Ashtu siç pritej, përzgjedhësi i Shqipërisë Sylvinho i ka lënë në tribunë dyshen Mario Mitaj e Julian Shehu për përballjen me Anglinë.

Të dy lojtarët kanë nga një karton të verdhë kësisoj në rast që do të merrnin një tjetër ndaj Anglisë, atëherë do të mungonin në play-offin e Kampionatit Botëror 2026.

Tekniku brazilian nuk ka dashur të rrezikojë duke ditur rëndësinë që kanë dyshja në formacionin bazë, kësisoj i ka lënë në tribuna.

Julian Shehu

Lista e plot e Shqipërisë për përballjen me Anglinë:

Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni

Mbrojtësit: Ivan Balliu, Klisman Cake, Elseid Hysaj, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti, Naser Aliji, Ardian Ismajli

Mesfushorët: Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Ylber Berisha, Medon Berisha

Sulmuesit: Rey Manaj, Jasir Asani, Mryto Uzuni, Indrit Tuci, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Armando Broja.

Përndryshe, në bazë të raportimeve të fundit, Sylvinho pritet të bëjë një ndryshim në skemë ndaj Anglisë, ku Broja do të luajë në pozitën e tij si numër nëntë, dhe jo anësor krahu që ka luajtur kohëve të fundit te “Kuq e Zinjtë”.

Pranë Brojës, pritet të jenë dyshja Arbër Hoxha dhe Mryto Uzuni./Telegrafi/

Sfida Shqipëri-Angli/ Nuk do jenë të gatshëm për ndeshjen e sotme, ja kë dërgon në tribunë trajneri Silvinjo

By: V K
16 November 2025 at 09:01

Mario Mitaj dhe Juljan Shehu, nuk do jenë të gatshëm për ndeshjen e sotme kundër Anglisë (18:00).

Dyshja është pikë fikse e formacionit, por duke qenë se kanë nga një karton të verdhë dhe një ndëshkim tjetër i mundshëm do sillte mungesën e tyre në play-off, trajneri ka vendosur mos i ketë të gatshëm.

Klisman Cake dhe Adrion Pajaziti, janë rikthyer të gatshëm për këtë duel, teksa në Andorra qëndruan në tribunë.

Veç Mitajt dhe Shehut, edhe Ajeti, Manaj e Bajrami kanë nga një karton të verdhë, ndaj sot nuk pritet të jenë në fushë.

Trajneri Sylvinho dje për mediat foli për rotacion në ekip.

The post Sfida Shqipëri-Angli/ Nuk do jenë të gatshëm për ndeshjen e sotme, ja kë dërgon në tribunë trajneri Silvinjo appeared first on Albeu.com.

Mitaj flet para sfidës me Andorrën: Duhet të jemi të fokusuar, nuk është kundërshtar i lehtë

By: armand
10 November 2025 at 15:24

Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin në Barcelonë, në prag të dy ndeshjeve të fundit të fazës kualifikuese ndaj Andorrës dhe Anglisë, të vlefshme për Botërorin 2026. Kuqezinjtë janë me moral të lartë pas tre fitoreve radhazi, ndërsa mbrojtësi Mario Mitaj në një prononcim për fshf.org është shprehur optimist për vazhdimësinë e këtij momenti pozitiv, duke […]

The post Mitaj flet para sfidës me Andorrën: Duhet të jemi të fokusuar, nuk është kundërshtar i lehtë appeared first on BoldNews.al.

Mitaj flet para sfidës me Andorrën: Duhet të jemi të fokusuar, nuk është kundërshtar i lehtë

10 November 2025 at 14:28


Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin në Barcelonë, në prag të dy ndeshjeve të fundit të fazës kualifikuese ndaj Andorrës dhe Anglisë, të vlefshme për Botërorin 2026.

Kuqezinjtë janë me moral të lartë pas tre fitoreve radhazi, ndërsa mbrojtësi Mario Mitaj në një prononcim për fshf.org është shprehur optimist për vazhdimësinë e këtij momenti pozitiv, duke theksuar rëndësinë e sfidës së parë me Andorrën.

“Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, e dimë çfarë presim, i njohim kundërshtarët, sidomos ndeshja e parë ndaj Andorrës, e cila është shumë e rëndësishme, ku duhet të jemi të gjithë shumë të fokusuar”, u shpreh Mitaj.

Mbrojtësi i Kombëtares theksoi se grupi ndodhet në një moment shumë të mirë dhe se objektivi i ekipit është fitorja.

“Jemi këtu pas tre ndeshjeve të fituara, jemi në një moment shumë të mirë. Besoj se do të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë. Është një ndeshje që duhet ta fitojmë se s’bën, duhet të futemi vetëm për fitore. Të gjithë çunat janë në formë shumë të mirë, jemi të gjithë shumë të karikuar, e dimë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe besoj se do të futemi dhe do të japim maksimumin”, shtoi ai.

Mitaj vlerësoi kundërshtarin e radhës, por u shpreh se beson te përqendrimi dhe loja e skuadrës.

- YouTube www.youtube.com

“I njohim kundërshtarët si Andorra, të cilët mbrojnë shumë dhe rrinë mbrapa, por besoj se mënyra se si do të futemi ne në lojë, sa të përqendruar do jemi, do të bëjë diferencën.”

Në vijim, ai foli edhe për formën e tij në klub dhe ndikimin që kjo ka në paraqitjet me Kombëtaren:

“Gjithmonë, nëse bëj mirë me klubin, kjo ndikon edhe te performancat e mia me Kombëtaren. Në përgjithësi jam i lumtur që paraqitem mirë dhe besoj se kjo do të ketë impakt më të mirë me Kombëtaren.”

Në fund, mbrojtësi kuqezi e mbylli me objektivin e qartë të grupit për dy ndeshjet e ardhshme:

“Objektivi është vetëm që të shkojmë në play-off, jemi shumë afër, na duhen edhe këto dy ndeshje, fillimisht fitorja e parë me Andorrën dhe më pas shikojmë Anglinë. Ky është objektivi, të shkojmë në play-off”, theksoi ndër të tjera Mitaj në prononcimin e tij.

Kualifikueset e Botërorit 2026, Mita: Duhet të jemi të fokusuar, Andorra nuk është kundërshtar i lehtë

10 November 2025 at 13:19

TIRANË, 10 nëntor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin në Barcelonë, në prag të dy ndeshjeve të fundit të fazës kualifikuese ndaj Andorrës dhe Anglisë, të vlefshme për Botërorin 2026.

Kuqezinjtë janë me moral të lartë pas tre fitoreve radhazi, ndërsa mbrojtësi Mario Mitaj në një prononcim për fshf.org është shprehur optimist për vazhdimësinë e këtij momenti pozitiv, duke theksuar rëndësinë e sfidës së parë me Andorrën.

“Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, e dimë çfarë presim, i njohim kundërshtarët, sidomos ndeshja e parë ndaj Andorrës, e cila është shumë e rëndësishme, ku duhet të jemi të gjithë shumë të fokusuar”, u shpreh Mitaj.

Mbrojtësi i Kombëtares theksoi se, grupi ndodhet në një moment shumë të mirë dhe se objektivi i ekipit është fitorja.

“Jemi këtu pas tre ndeshjeve të fituara, jemi në një moment shumë të mirë. Besoj se do të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë. Është një ndeshje që duhet ta fitojmë se s’bën, duhet të futemi vetëm për fitore. Të gjithë çunat janë në formë shumë të mirë, jemi të gjithë shumë të karikuar, e dimë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe besoj se do të futemi dhe do të japim maksimumin”, shtoi ai.

Mitaj vlerësoi kundërshtarin e radhës, por u shpreh se beson te përqendrimi dhe loja e skuadrës.

“I njohim kundërshtarët si Andorra, të cilët mbrojnë shumë dhe rrinë mbrapa, por besoj se mënyra se si do të futemi ne në lojë, sa të përqendruar do jemi, do të bëjë diferencën”, tha ai.

Në vijim, ai foli edhe për formën e tij në klub dhe ndikimin që kjo ka në paraqitjet me Kombëtaren:

“Gjithmonë, nëse bëj mirë me klubin, kjo ndikon edhe te performancat e mia me Kombëtaren. Në përgjithësi jam i lumtur që paraqitem mirë dhe besoj se kjo do të ketë impakt më të mirë me Kombëtaren”, theksoi Mitaj.

Në fund, mbrojtësi kuqezi e mbylli me objektivin e qartë të grupit për dy ndeshjet e ardhshme:

“Objektivi është vetëm që të shkojmë në play-off, jemi shumë afër, na duhen edhe këto dy ndeshje, fillimisht fitorja e parë me Andorrën dhe më pas shikojmë Anglinë. Ky është objektivi, të shkojmë në play-off”, theksoi ndër të tjera Mitaj në prononcimin e tij.

/gj.m/a.f/

The post Kualifikueset e Botërorit 2026, Mita: Duhet të jemi të fokusuar, Andorra nuk është kundërshtar i lehtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mitaj shënon gol dhe ndihmon ekipin në një barazim dramatik

TIRANË, 1 nëntor /ATSH/ Mario Mitaj luajti sot titullar tek Al Itihad, që barazoi me rezultatin 4-4 ndaj Al Khalej. Ishte një mrekulli kjo ndeshje për ekipin e Mitajt, që në përfundim të 47 minutave e pa veten në disavantazhin e katër golave.

Mitaj ka ndihmuar ekipin e tij duke gjetur rrugën e rrjetës në barazimin thriller të Al Ittihad ndaj Al Khaleej, me shifrat 4-4, takim ky i vlefshëm për kampionatin arab.

Pavarësisht se Al Khaleej po fitonte 4-0, Mitaj me shokë ia dolën që të marrin një pikë në këtë takim.

Kjo sfidë ishte me ulje-ngritje për mbrojtësin kuqezi, pasi gjithashtu, shkaktoi penallti, nga edhe erdhi goli i 3-të për vendasit.

Gjatë një goditjeje këndi në kohën shtesë, topi përfundoi te Mitaj, i cili me një të majtë tokazi, e dërgoi topin pas shpinës së kundërshtarit.

Ekipi i tij mori zemër, ndërsa me golin tjetër më pas arriti të dilte me 1 pikë nga transferta e vështirë.

Sfida ishte e vlefshme për javën e shtatë të kampionati të Arabisë Saudite, ndërsa Al Itihad iu desh të luante me 10 lojtarë nga minuta e 32-të, pas daljes së Fabinjos me karton të kuq.

Mitaj ka fituar besimin e trajnerit Konseisao, që e aktivizon sërish si titullar në kampionat. 22-vjeçari Mitaj ka luajtur 4 ndeshje në kampionat.

The post Mitaj shënon gol dhe ndihmon ekipin në një barazim dramatik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Notat e lojtarëve, Serbi 0-1 Shqipëri: Kuqezinjtë “pushtojnë” Leskovcin

11 October 2025 at 22:50


Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Serbisë në kuadër të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Golin e vetëm që i dha fitoren ‘Kuqezinjve’ e shënoi Rey Manaj në pjesën e parë të ndeshjes, një epërsi të cilën Shqipëria ia doli ta menaxhojë për mrekulli deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit.

Lojtari më i mirë në fushë sipas Sofascore ishte portieri Thomas Strakosha i cili për gjashtë pritjet që bëri në këtë ndeshje, u vlerësua me notën 8.4

Me nota pozitive u vlerësuan gjithashtu edhe Rey Manaj (7.9), Berat Gjimshiti (7.5) dhe Mario Mitaj (7.3).

Dështimi i ndeshjes doli të jetë sulmuesi serb Dusan Vlahovic (6.2) i cili për 93 minuta qëndroi në “xhepin” e mbrojtjes kuqezi.

Notat e lojtarëve tjerë të të dyja ekipeve:

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Serbisë – Sylvinho iu beson të ‘përhershmëve’

11 October 2025 at 11:38


Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho pritet t’iu besojë edhe ndaj Serbisë, shumicës së lojtarëve që i ka inkuadruar deri tani në ndeshjet e kaluara, duke rreshtuar një formacion jo edhe aq të dashur për tifozët.

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e shtunë) në udhëtim te Serbia në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Kuqezinjtë janë mysafir të serbëve në ndeshjen e gjashtë të Grupit K, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Dubocica në Leskovc, me fillim nga ora 20:45.

Ekipi i trajnerit Sylvinho vjen nga një formë në ngritje në ndeshje dhe pas fitores ndaj Letonisë synon rezultat pozitiv për të mbajtur distancën me Serbinë.

Megjithatë, përzgjedhësi brazilian pritet të jetë i ndrojtur edhe kësaj radhe dhe zgjedhjet e tij pritet të lënë shumë për të dëshiruar nga tifozët.

Sipas asaj që mëson Telegrafi, Sylvinho do t’i besojë përsëri të ‘përhershmëve’ të tij në skemën 4-3-3.

Ndeshjen ndaj Serbisë, porta do të jetë përsëri e ‘blinduar’ nga Thomas Strakosha, teksa mbrojtja e pandryshuar me Elseid Hysaj dhe Mario Mitaj nga krahët dhe Arlind Ajeti dhe Berat Gjimishti në qendër.

Edhe mesfusha do të jetë e pandryshuar me Qazim Laqin, Juljan Shehun dhe Kristjan Asllanin, duke pamundësuar një vend për Ylber Ramadanin.

As në sulm nuk pritet të ketë ndryshime me Armando Brojën dhe Nedim Bajramin nga krahët dhe Rey Manajn në qendër, me Mirlind Dakun, Arbër Hoxhën dhe Myrto Uzunin që duhet të presin ende për një fanellë titullari.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë

Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Laqi, Shehu, Asllani; Broja, Manaj, Bajrami;

/Telegrafi/

A ka të ardhme Mitaj në Arabi? Mbrojtësi i kombëtares po kalon një moment tepër të vështirë

By: Re Nato
27 September 2025 at 15:29

Ishte pikërisht njeriu që vuri veton për të.

Trajneri Loran Blank cilësohet si faktori kryesor që Mario Mitaj qendroi tek Al Itihad në Arabinë Saudite, ndërsa në vetëm pak ditë situata sikur është përmbysur.

Mbrojtësi I kombëtares shqiptare ishte lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e së premtes në mbrëmje që ekipi i tij e luajti ndaj Al Nasrit të Kristiano Ronaldos.

Superylli portugez udhëhoqi ekipin në fitoren 2-0 duke mbajtur vendin e parë, e duke thyer kampionët, ndërsa që përpara duelit mediat saudite kishin hedhur në treg lajmin bombastik.

“Sulmuesi francez, Karim Benzema, bëri që mbrojtësi Mario Mitaj të përjashtohej nga El Klasiko ndaj Al Nasrit”, – shkruhet prej tyre.

Edhe shumë muaj më parë, ka pasur zëra në vendin e madh të Lindjes së Mesme, për përplasje mes kapitenit Benzema dhe lojtarit 22-vjeçar të Shqipërisë.

Mesa shihet, trajneri Blank nuk po arrin të kontrollojë siç duhet skuadrën, përderisa shkruhet se ishte kapiteni që përjashtoi Mitajn.

Duket se kjo nuk u ka shpëtuar gazetarëve në Riad, dhe pak ditë më parë njëri prej tyre i bëri mbrojtësit kuqezi një pyetje që shkaktoi skandal.

Gazetari Ualid Al-Faraxh kërkoi të dinte nëse Mario ishte i kënaqur me punën dhe me skemat e trajnerit.

“Padyshim. Ne fituam, çfarë mund t’i themi trajnerit? Kur fiton, të gjithë janë të lumtur!”

Kritikat ndaj Al Faraxhit ishin të ashpra për pyetjen që u cilësua jo profesionale, ndonëse në Europë apo Shtetet e Bashkuara do të ishte krejt normale.

Në fund të fundit, në gjithë këtë histori ka rëndësi fakti se Mitaj nuk po kalon një periudhë të mirë tek Al Itihad, se ka qenë dy herë i përjashtuar nga ekipit në 4 ndeshje të kampionatit saudit, ndërsa çuditërisht ka qenë titullar dhe ka luajtur 90 minuta në dy ndeshjet e tjera./abcnews.al

Mitaj, “kusht” sheikëve/ Mbrojtësi kuqezi do siguri për qendrimin në Al Ittihad

By: xhir jeta
2 July 2025 at 12:45

Për të lajmet ishin të tjera deri tani. Mario Mitaj pritej të diskutohej për një kalim në Angli, ndoshta tek Bornmuthi, por ja që situata në Al Itihad qenka tjetër.

E përditshmja “Al Rijad” shkruan se mbrojtësi I kombëtares shqiptare ka kërkuar garanci për të vazhduar në klub.

Cila është kjo garanci?

Mitaj ka biseduar me drejtuesit dhe ka deklaruar se dëshiron të jetë titullar fiks në ekip, ndryshe do të kërkojë të largohet.

Një kërkesë disi e habitshme, sepse 21-vjeçari ka qenë titullar në 18 nga 18 ndeshjet që ka luajtur në Ligën Profesioniste Saudite, pra në të gjitha.

Gjithsesi, gazeta arabe thekson diçka, atë që drejtuesit e klubit kanë dyshime për garancitë fizike të shqiptarit, I cili u dëmtua disa herë edicionin e kaluar, dhe humbi 12 ndeshje në kampionat për këtë shkak.

Mitaj ka kontratë me Al Itihadin deri në 2028, pra nuk do të jetë e lehtë që të ndryshojë ekip, në një kohë që mediat saudite shkruajnë se ende nuk ka ndonjë ofertë zyrtare për të.

I rëndësishëm është fakti që trajneri Loran Blan e vlerëson shumë dhe e do në ekip.

Në vitin sportiv që u mbyll pak javë më parë, mbrojtësi I kombëtares fitoi titullin kampion si dhe Kupën e Mbretit, shënoi një gol e shërbeu 2 asistë, dhe ishte një nga lojtarët më të vlerësuar të Al Itihadit.

Ofertë zyrtare për Mario Mitajn, mbrojtësi mund të rikthehet në Europë

By: armand
30 June 2025 at 21:32

Mario Mitaj është padiskutim futbollisti shqiptar me paraqitjet më të mira në sezonin që kaloi. Mbrojtësi i Kombëtares ka shkëlqyer në Arabinë Saudite, ku i mjaftuar vetëm 6 muaj për të fituar trofe me Al – Ittihad. Falë formës së tij të mirë dhe paraqitjeve fantastike, për 21-vjeçarin ka mbarritur edhe një ofertë zyrtare. Skuadra […]

The post Ofertë zyrtare për Mario Mitajn, mbrojtësi mund të rikthehet në Europë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌