Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Main stream

Gjyqi për Berishën/ Hoxha: Proces që do të zgjasë. Ndërrimi i avokatëve, truk për ta zvarritur!

22 December 2025 at 13:32

Avokati Arbër Hoxha në një intervistë në “News Line” në ABC News, komentoi procesin për gjyqin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gjatë intervistës, Hoxha shpjegoi se nga të gjitha zhvillimet e deritanishme është një proces që do të marrë shumë kohë. Sipas tij, ndërrimi i avokatëve duket se është një strategji e përdorur për të zvarritur sa më shumë procesin.

“Si duket është strategji e mbrojtjes për të ngritur edhe një herë kërkimet Pritet të jetë një proces i gjatë dhe besoj se Berisha do ta dalë edhe në pension politik dhe besoj se do të jenë procese të gjata si ajo e Berlusconit, ku çështja e tij pushoi vetëm pasi ai ndërroi jetë.  Pra besoj se do vazhdojë me dekada dhe gjyqi më famëkeq nuk besoj se është vetëm ky por edhe gjyqi i Fatmir Mediut që zvarritet në dyert e drejtësisë deri më sot. Pra është edhe ai një proces që ka zgjatur dhe do të zgjatet akoma. Por me rëndësi nuk është vetëm zgjatja e procesit por edhe dhënia e drejtësisë që duhet të jepet brenda një afati të arsyeshëm. Pasi një drejtësi e vonuar është një drejtësi e mohuar. Por ky është një gjyq që ka të gjitha premisat të jetë i zvarritur gjatë gjithë procesit të jetës së zotit Berisha. Do t’i kushtojë ky proces shtetit shqiptar. Sigurisht mbrojtja e zotit Berisha nuk do t’i lërë të bëjnë punën e ngarkuar me ligj.  Ecuria e procesit nuk varet vetëm nga mbrojtja, ka të pandehur që kërkojnë të zvarrisin procesin gjyqësor dhe ka truke të caktuara si është ndërrimi i avokatëve për të shtyrë procesin., Por edhe gjykata në limitet e saj nga njëra anë është e detyruar të japë kohë të caktuar mbrojtjes, por edhe nga ana tjetër të caktojë avokatë që të mos ketë zvarritje të tillë”, tha ai.

Më tej avokati Hoxha tha se edhe pse gjykata është në dije të plotë që kemi të bëjmë me zvarritje, duke shtuar se “për shkak të pozicionit, jemi edhe në këtë situatë”.

“Finishi nuk shihet më me dylbi, por as me teleskop. Për të ardhur keq apo mirë këtë e vlerëson gjykata. Por besoj që do jetë një proces që do zgjasë por edhe që do vendosë standard të caktuara, është hera parë që ish-presidenti dhe ish-kryeministri po gjykohet nga Gjykata e Posacme dhe ndaj gjykata është e kujdesshme. Edhe pse është në dijeni të plotë që kemi të bëjmë me zvarritje, por për shkak të pozicionit, kemi këtë situatë dhe gjykata e posaçme përpiqet të tregohet e kujdesshme ne këtë pikë”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

Before yesterdayMain stream

Paraqitjet e legjionarëve, Muçi realizon dy gola, shënojnë edhe Hoxha dhe Muja, Laçi jep asist

8 December 2025 at 14:14

TIRANË, 8 dhjetor /ATSH/ Futbollistët e Kombëtares shqiptare kanë mbyllur një tjetër javë pozitive me klubet e tyre, duke vazhduar të jenë protagonistë me gola dhe asiste.

Arbër Hoxha gjeti sërish rrugën e rrjetës me Dinamo Zagreb në ndeshjen ndaj Hajduk Split. Futbollisti kuqezi shënoi në minutat e fundit, duke barazuar rezultatin 1-1. Një pikë e vlefshme për Dinamo Zagreb, që kryeson kampionatin me 32 pikë, një më shumë se Hajduku i Splitit.

Ernest Muçi po kalon një formë të jashtëzakonshme te Trabzonspor. Sulmuesi kuqezi realizoi të dy golat në fitoren kundër Goztepe, ndërsa Trabzonspor renditet në vendin e dytë me vetëm dy pikë më pak se Galatasaray i vendit të parë. Në tri ndeshjet e fundit të kampionatit, Muçi ka shënuar pesë gola.

Rrugën e rrjetës këtë fundjavë e gjeti edhe Arbnor Muja, i cili shënoi në fitoren 3-2 të St. Truiden kundër Club Brugge.

Qazim Laçi dha një asist në barazimin 1-1 të Rizespor në transfertë ndaj Konyaspor. Mesfushori kuqezi shërbeu saktë për Akaydin në fund të pjesës së parë.

Titullarë këtë javë ishin gjithashtu Thomas Strakosha, Berat Gjimshiti, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Medon Berisha, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Jasir Asani, Armando Broja, Mirlind Daku dhe Anis Mehmeti.

/gj.m/r.e/

The post Paraqitjet e legjionarëve, Muçi realizon dy gola, shënojnë edhe Hoxha dhe Muja, Laçi jep asist appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arbër Hoxha barazon në minutën e 102-të në derbin kroat

TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ Sulmuesi kuqezi Arbër Hoxha ishte njeriu i ndeshjes dje në klasiken e futbollit kroat, ajo mes Dinamos së Zagrebit dhe Hajdukut të Splitit.

Hoxha ka vendosur baraspeshën e takimit në minutën e 102-të.

Të dy golat e ndeshjes së vlefshme për javën e 16-të u shënuan në pjesën e dytë. Rezultati 1-1 favorizon Dinamon e Zagrebit, që mbetet në krye të renditjes në kampionatin kroat.

Gjyqtarët e ndeshjes akorduan 13 minuta shtesë në fundin e kohës së rregullt, ku Hoxha shënoi në minutën e 102-të, pasi u pozicionua në vendin dhe kohën e duhur për të shënuar golin më të rëndësishëm.

Sulmuesi kuqezi është lojtari i momentit te Dinamo Zagreb. Sulmuesi i Kombëtares po e udhëheq në garën për titull, ndërsa deri tani numëron gjashtë gola dhe dy asiste.

Sulmuesi i Kombëtares është ylli i kampionatit kroat për këtë edicion. Hoxha është edhe “Lojtari i muajit” te Dinamo Zagreb që prej shtatorit.

Dje ai ka postuar një mesazh pas barazimit që u kishte vlerën e fitores.

“Faleminderit për të gjithë suportin tuaj në derbin e sotëm”, ishte mesazhi i sulmuesit të Kombëtares.

Forma fantastike dhe golat e rëndësishëm kanë ndikuar, që të ketë rol të rëndësishëm. Anësori po kalon edicionin më të mirë në Kroaci dhe Dinamo Zagreb kryeson renditjen.

The post Arbër Hoxha barazon në minutën e 102-të në derbin kroat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ylli i kampionatit kroat, Arbër Hoxha u drejtohet me një mesazh tifozëve pas golit me peshë

By: V K
7 December 2025 at 12:28

Arbër Hoxha, ishte njeriu i ndeshjes dje. Dinamo Zagreb barazoi 1 me 1 ndaj Hajduk Split, për këtë u nevojit ndihma e Hoxhës që shënoi në kohën shtesë.

Sulmuesi i Kombëtares, është ylli i kampionatit kroat për këtë edicion. Dje ka postuar një mesazh pas barazimit që u duk si fitore.

“Faleminderit për të gjithë suportin tuaj në derbin e sotëm”, ishte mesazhi i sulmuesit të Kombëtares. Hoxha është edhe lojtar i muajit që nga shtatori te Dinamo Zagreb.

Forma fantastike dhe golat e rëndësishëm kanë ndikuar, që të ketë rol të rëndësishëm. Anësori po kalon edicionin më të mirë në Kroaci dhe Dinamo Zagreb kryeson renditjen.

The post Ylli i kampionatit kroat, Arbër Hoxha u drejtohet me një mesazh tifozëve pas golit me peshë appeared first on Albeu.com.

Hoxha sërish hero në Derbi/ Futbollisti kuqezi barazon në frymën e fundit në ligën kroate

By: Rovena
6 December 2025 at 19:45

Ishte edhe një duel shqiptarët. Megjithatë, në Kroaci një ndeshje Dinamo-Hajduk njihet si “Derbi i përjetshëm”, dhe e justifikoi plotësisht pritjen e tifozëve, duke pasur sërish një shqiptar për hero.

Arbër Hoxha, ndoshta emri më i shquar i kombëtares shqiptare këta muaj, shënoi një tjetër gol, që shpëtoi ekipin e kryeqytetit nga humbja.

Ishin mbi 17 000 tifozë në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit, dhe shumica dinamovitë, por derbi këtë herë u duk I mallkuar.

Hoxha ishte tepër aktiv, ndërsa përballë pati shokun në përfaqësuese, Adrion Pajazitin, gjithashtu titullar tek ekipi nga Spliti.

Hajduku kaloi në epërsi pikërisht në momentin më të mirë të Dinamos, kur në 68’ goditi Mishele Shego, duke I shpëtuar pozicionit jashtë loje.

Fundi në “Maksimir” ishte rrethim në portën mike, me raste për Të Kaltrit, por pa fat deri në minutën e 13-të e të fundit shtesë.

Në atë minutë shënoi dhe barazoi Arbër Hoxha.

Nuk ishte aksion invididual thjesht prej klasit të tij, siç jemi mësuar.

Ishte gol kolektiv, e shqiptari pati meritën që e ndoqi lojën deri në fund.

Ylli kuqezi ka 6 rrjeta në Ligën e Parë të Kroacisë dhe dy asiste në 15 ndeshje, duke qenë 9 herë titullar.

Dinamo mbajti kreun e renditjes me 32 pikë në 16 ndeshje ndaj 31 të Hajdukut.

I jashtëzakonshmi Arbër Hoxha, shënon gol të vonshëm për ta shpëtuar Dinamo Zagrebin nga humbja

6 December 2025 at 17:18


Ylli shqiptar Arbër Hoxha sërish ka qenë heroi te Dinamo Zagreb. Këtë herë, ai shënoi në derbin kroat ndaj Hajduk Split.

Dinamo ishte duke pësuar humbje me rezultat 0-1 nga Hajduku deri në kohën shtesë, kur pastaj doli në skenë heroi i vendasve, pra Arbër Hoxha.

Me një gol në minutën 90+12’, Hoxha mahniti të gjithë duke u gjendur në vendin e duhur për ta dërguar topin në portën e zbrazur.

Goditja e Kulenovic u ndalua nga portieri Silic dhe nga topi i kthyer përfitoi ylli shqiptar që ishte i pagabueshëm nga afërsia - VIDEO.

Falë këtij golit të Hoxhës, Dinamo Zagreb vazhdon si lider në Superligën e Kroacisë me 32 pikë, një mbi Hajduk Splitin. Përndryshe, ky ishte goli i gjashtë për ish yllin e Ballkanit në ligë./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Qetësi te Dinamo Zagreb, dëmtimi i Arbër Hoxhës nuk është i rëndë - ai mund të luajë në derbi ndaj Hajdukut

2 December 2025 at 16:51


Arbër Hoxha do të jetë në dispozicion të Dinamo Zagreb për derbin e fundjavës kundër Hajduk Split, që zhvillohet të shtunën në “Maksimir” nga ora 15:00.

Pavarësisht frikës fillestare pas daljes së tij nga loja në ndeshjen ndaj Goricës, sulmuesi anësor nuk ka pësuar ndonjë dëmtim serioz dhe pritet të marrë minuta në derbi – qoftë si titullar, qoftë si zëvendësues.

Ky është një lajm shumë i mirë për trajnerin Mario Kovacevic dhe për tifozët, të cilët u shqetësuan mbrëmë kur Hoxha u largua nga fusha me barelë.

Meqenëse edhe Mateo Lisica mungoi ndaj Goricës për shkak të problemeve shëndetësore dhe mbetet ende në pikëpyetje për derbin, humbja e Hoxhës do të ishte goditje e madhe për krahët e Dinamos.

Derbi mes Dinamo Zagreb dhe Hajduk Split zhvillohet të shtunën nga ora 15:00./Telegrafi/

Arbër Hoxha dëmtohet rëndë dhe lë fushën me barrelë (FOTOT)

By: V K
2 December 2025 at 10:55

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha. Në takimin e javës së 15-të të kampionatit kroat, teksa Dinamo Zagreb mposhti 2-0 Gorican, anësori kuqezi ka pësuar dëmtim “horror”.

Në fundin e takimit, konkretisht në minutën e 86-të, futbollisti shqiptar merr goditje të dhunshme nga mbrapa.

Për të kuptuar shkallën e dëmtimit, mjafton të përmendim faktin se shqiptari u largua nga fusha me barelë.

Duhet thënë se Hoxha po përjetonte formën më të mirë në karrierë, e ku në shtator dhe tetor është përzgjedhur “Lojtari i Muajt” në kampionatin e Kroacisë.

Nga mediat kroate apo klubi i Dinamo Zagreb, nuk ka një saktësim për dëmtimin dhe sa pritet të mungojë 27-vjeçari.

 

The post Arbër Hoxha dëmtohet rëndë dhe lë fushën me barrelë (FOTOT) appeared first on Albeu.com.

Arbër Hoxha del me barelë dhe shqetëson Dinamon – rrezikon derbin ndaj Hajdukut

1 December 2025 at 22:37


Dinamo Zagreb ka marrë një fitore të rëndësishme 2-0 në transfertë ndaj Goricës, por ndeshja ka sjellë edhe lajme të këqija për skuadrën e trajnerit Mario Kovacevic.

Sulmuesi shqiptar, Arbër Hoxha – një nga lojtarët më të mirë të Dinamos këtë sezon – pësoi një lëndim serioz dhe u detyrua të largohej nga fusha me barelë, duke shkaktuar shqetësim të madh në kampin “blu”.

Hoxha, i cili ka pesë gola në këtë edicion të HNL dhe është shndërruar në një pikë referimi për sulmin e Dinamos, u rrëzua pas një dueli në pjesën e dytë. Menjëherë pas ndërhyrjes së stafit mjekësor, u bë e qartë se lëndimi ishte i rëndë sa për ta larguar menjëherë nga loja.

Në bankinë, Kovacevic u pa dukshëm e shqetësuar, ndërsa përkrah tij, edhe tifozët e Dinamos në stadium mbajtën frymën, duke u lutur që situata të mos jetë aq serioze sa dukej.

Alarmi është ndezur veçanërisht për shkak të derbit që e pret Dinamon në javën e ardhshme kundër Hajdukut – një prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit.

Nëse Hoxha nuk riaftësohet me kohë, Dinamo do të humbasë një nga lojtarët më vendimtarë në duelet e fundit.

Klubi pritet të konfirmojë shkallën e lëndimit pas kontrolleve të detajuara mjekësore. /Telegrafi/

Arbër Hoxha dëmtohet rëndë në Kroaci, largohet me barelë

By: armand
1 December 2025 at 20:27

Frikë për Arbër Hoxhën. Sulmuesi i Kombëtares, është dëmtuar në Kroaci, në ndeshjen e kampionatit, ku Dinamo Zagreb triumfoi 0-2 ndaj Gorica në transfertë. Në minutën e 88-të, Hoxha mori një ndërhyrje të ashpër nga Bakic në mesfushë. Si pasojë, ai ndjeu dhimbje të mëdha dhe në fushë u fut stafi mjekësor. Pas kësaj, ai […]

The post Arbër Hoxha dëmtohet rëndë në Kroaci, largohet me barelë appeared first on BoldNews.al.

I paparashikueshëm dhe një ‘dhimbje koke’ për kundërshtarin: Arbër Hoxha, kërcënimi që rivalët nuk e zgjidhin dot

26 November 2025 at 18:24


Dinamo ka përpara një ndeshje shumë të rëndësishme në fazën në grupe të Ligës së Evropës. Në raundin e pestë ata udhëtojnë te Lille dhe kërkojnë pikë që do t’i afronin ndjeshëm me fazën me eliminim direkt.

Fundi i pjesës së parë të sezonit tradicionalisht është periudha më e vështirë për klubin dhe forma e rënë para fillimit të nëntorit e bëri ekipin të dukej pothuajse i panjohshëm. Në atë periudhë, Dinamon e mbajti në lojë vetëm Arbër Hoxha.

"Nuk është për Dinamon", thoshin tifozët.

I ardhur në janar 2024, Hoxha u vendos menjëherë në shënjestër të kritikave. Dyshimet u shtuan nga insistimi i trajnerit Jakirovic, i cili e quajti “raketë” dhe nga dëmshpërblimi i lartë i paguar për të.

Arbër Hoxha

Megjithatë, ai luajti role vendimtare: asistoi në suksesin ndaj Betisit, shënoi në Selanik dhe realizoi golin vendimtar kundër Rijekës, që orientoi Dinamon drejt titullit.

Sezonin e kaluar ai pati më pak hapësirë për shkak të ardhjes së Marko Pjacës, duke u konsideruar madje si dështim nga një pjesë e tifozëve. Verën e kaluar ishte afër largimit, por Zvonimir Boban insistoi që ai të qëndronte, duke besuar në potencialin e tij.

Tre muaj e gjysmë pas nisjes së sezonit, qëndrimi i Hoxhës doli vendimtar. Ai është lojtari më i rrezikshëm i Dinamos dhe i vetmi në vijën sulmuese me formë të qëndrueshme. Për këtë arsye u shpërblye me një kontratë të re.

Dy momente nga derbi me Hajdukun tregojnë më së miri karakterin e tij.

Arbër Hoxha

Në pjesën e parë, pas një pasimi perfekt të Misict, ai e humbi një shans të artë për shkak të kontrollit të dobët të topit. Megjithatë, pak minuta më vonë, ai mori topin 60 metra larg portës, kaloi dy kundërshtarë dhe shënoi një gol të jashtëzakonshëm që vendosi ndeshjen dhe riktheu Dinamon në binarë.

Hoxha përfaqëson kontrastet e tij: vendimmarrje e herëpashershme e dobët, por eksplozivitet dhe rrezik konstant. Ai është lojtari më i paparashikueshëm i Dinamos – gabon ndonjëherë, por gjithmonë i aftë të ndryshojë ndeshjen me një veprim të vetëm./Telegrafi/

Nga Arbër Hoxha te Ernest Muçi, katër legjionarë “pushtojnë” formacionet e javës (FOTO)

By: V K
25 November 2025 at 10:41

Nga Arbër Hoxha, te Juljan Shehu e Mehmeti, për ta mbyllur me Ernest Muçin, pa diskutim kjo ishte një nga fundjavat më të bukura për futbollistët shqiptar të shpërndarë kudo në botë.

Të katër lojtarët e sipërpërmendur, jo vetëm që shënuan, pasi lista do të ishte edhe më e gjatë, por katër prej tyre u vlerësuan edhe në formacionin më të mirë të javës sipas “SofaScore”.

 

 

Me “dopjetën” e tij, Hoxha edhe një herë u bë pjesë në formacionin më të vlerësuar në Kroaci, ndërsa me një notë fantastike u vlerësua edhe Juljan Shehu, me mesfushorin kuqezi që i lëshoi një mesazh në distancë polakëve, rivalëve tanë në fazën gjysmëfinale të “play-off”.

 

 

Notën më të lartë këtë fundjave e mori Ernest Muçi, ku me dygolëshin e tij i dha jo vetëm 3 pikët Trabzonspor, por siguroi edhe një vend në formacionin më të mirë në Turqi.

Muçi u vlerësua me notën 9, po aq sa edhe ish sulmuesi i Real Madrid, Asensio.

The post Nga Arbër Hoxha te Ernest Muçi, katër legjionarë “pushtojnë” formacionet e javës (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Shkëlqeu me Kombëtaren, dy klubet e njohura angleze kërkojnë Arbër Hoxhën

By: armand
23 November 2025 at 19:21

Janari po afron dhe merkatoja pritet të ndizet fort për Arbër Hoxhën. Anësori i Kombëtares shqiptare është futur fuqishëm në fokusin e futbollit anglez, me Sheffield United dhe Hull City që janë vënë në garë të hapur për të siguruar shërbimet e 27-vjeçarit. Sipas Sportsboom, të dy klubet po përgatiten të paraqesin oferta konkrete në […]

The post Shkëlqeu me Kombëtaren, dy klubet e njohura angleze kërkojnë Arbër Hoxhën appeared first on BoldNews.al.

Arbër Hoxha shkëlqen me dy gola në triumfin e Dinamo Zagrebit

22 November 2025 at 16:57


Sulmuesi Arbër Hoxha ka zhvilluar një tjetër paraqitje fantastike. Këtë herë në triumfin e Dinamo Zagrebit ndaj Varazdin.

Dinamo fitoi me rezultat 3-1, ku dy golat u shënuan nga ylli shqiptar.

Fillimisht, Hoxha realizoi me kokë pas harkimit të Lisicas për ta dyfishuar epërsinë pas 37 minutave lojë.

Ndërsa, më vonë me një goditje maestrale e vulosi çështjen e fituesit pas asistimit të Zajc (53’).

Nga “SofaScore”, Hoxha u vlerësua me notën 8.3. Përpos golave, kompletoi 23 nga 26 pasimet e mundshme, kurse kishte tre goditje brenda kornizës së portës. Ndër të tjera, kompletoi edhe katër driblime.



Forma e mirë që kishte te Shqipëria duket se i ka ndihmuar Hoxhës, i cili do të synojë të jetë në formë për t’i ndihmuar “Kuq e Zinjtë” që të kualifikohen për herë të parë në Kupën e Botës gjatë muajit mars./Telegrafi/

Arbër Hoxha i pandalshëm, realizon edhe golin e dytë ndaj Varazdin

22 November 2025 at 16:21


Sulmuesi Arbër Hoxha ka shënuar edhe një tjetër gol në përballjen e Dinamo Zagrebit ndaj Varazdin.

Anësori realizoi golin e dytë në fillimin e pjesës së parë, këtë herë pas asistimit të Zajc.

Zajc e gjeti për mrekulli yllin e Shqipërisë, i cili me një goditje precize e dërgoi rezultatin në 3-0 (53’) - VIDEO.

Përndryshe, para lojës Arbër Hoxha edhe mori çmimin “Lojtari më i mirë i muajit”, pra për tetor, ndërsa të njëjtin çmim e kishte fituar edhe në muajin shtator./Telegrafi/

Arbër Hoxha mahnitës, shënon tjetër gol në Kroaci

22 November 2025 at 15:58


Ylli shqiptar Arbër Hoxha u përkujdes për ta shënuar golin e dytë për Dinamo Zagrebin ndaj Varazdin.

Anësori këmbëshpejtë këtë herë realizoi me kokë pas një harkimi, ku me një goditje precize nuk i dha mundësi portierit mysafir.

Lisica e gjeti për mrekulli Hoxhën e harruar, i cili pastaj e finalizoi për mrekulli me kokë (37’).

Për ta parë golin, kliko KËTU.

Për Hoxhën ky është goli i katërt për Dinamo Zagrebin në kampionatin kroat, ndërsa ka të regjistruar edhe dy asistime në proces./Telegrafi/

FSHF zbulon pesë futbollistët më të shpejtë – Bajrami ‘vetëtima’ e Shqipërisë

21 November 2025 at 13:15


Faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka publikuar statistikat e pesë futbollistëve më të shpejtë të Kombëtares së Shqipërisë në kualifikueset për Kupën e Botës 2026.

Shqipëria e mbylli grupin në vendin e dytë, pas Anglisë, duke siguruar kalimin në fazën e ‘play-off’, ku pas hedhjes së shortit u mësua se kundërshtari i gjysmëfinales është Polonia, ndërsa në rast kalimi në finale do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Ukrainë-Suedi.

Por, një ditë pas shortit, faqja zyrtare e FSHF-së është përkujdesur t’i zbulojë disa statistika nga ndeshjet kualifikuese të grupeve, ku ndër to janë edhe shpejtësia maksimale e arritur nga lojtarët e kombëtares.

Sipas faqes së FSHF-së, Nedim Bajrami ishte lojtari që arriti shpejtësinë më të madhe gjatë ndeshjeve kualifikuese, pasi sprinti i tij në njërën nga ndeshjet shkoi deri në 34.18km/h.

Pas tij vjen Arbër Hoxha, i cili arriti një shpejtësi prej 32.98 km/h, ndërsa Armando Broja dhe Myrto Uzuni arritën shpejtësi të njëjtë prej 32.23 km/h.

Lojtari i pestë më i shpejtë i kombëtares kuqezi në këto kualifikuese ishte Mario Mitaj me një shpejtësi të arritur prej 31.47 km/h. /Telegrafi/

Arbër Hoxha: Më dhemb fakti që nuk e shënova gol atë rastin që pata, s’duhet të ndjehemi asnjëherë inferiorë, besojmë që do të shkojmë në Kupën e Botës

By: V K
17 November 2025 at 13:40

Arbër Hoxha, ishte një nga më të mirët në radhët e Kombëtares kundër Anglisë. Fatkeqësisht sulmuesi nuk arriti ta shfrytëzoje rastin e mirë që pati.

“Nuk jam aq i lumtur sepse nuk arritëm të marrim një rezultat pozitiv dhe kur e mendon që Kombëtarja luajti super ndeshje, me rastet që krijoi deri në minutën e 70′ para se anglezët të shënonin golin, ishim të barabartë.

Edhe pse ata e patën në kontroll ndeshjen, rastet i patëm ne edhe pse nuk arritëm të shënonim gol. Më dhemb fakti që nuk e shënova atë rastin që kisha, por duhet ta lemë pas këtë ndeshje dhe të përqëndrohemi te ajo në mars për “play-off”. Kemi bërë ndeshje të mira, kemi hasur shumë vështirësi gjatë këtij rrugëtimi, por nuk jemi dorëzuar asnjëherë dhe tani të vijmë në mars të përqëndruar.

Besojmë dhe shpresojmë te grupi që do të arrijmë një vend në Kupën e Botës. S’duhet të ndjehemi asnjëherë inferiorë, sepse grupi ka shumë kualitet dhe të përqëndrohemi pavarësisht kë kemi kundërshtar, mund të bëjmë diferencën”, u shpreh Hoxha për mikrofonat e FSHF-së.

The post Arbër Hoxha: Më dhemb fakti që nuk e shënova gol atë rastin që pata, s’duhet të ndjehemi asnjëherë inferiorë, besojmë që do të shkojmë në Kupën e Botës appeared first on Albeu.com.

“Fletëthirrja e tretë, u mbyll saga Berisha 2”/ ’21 Janari’, Hoxha: Basha çelësi që do zbardhë të vërtetën

By: Rovena
17 November 2025 at 13:26

Sali Berisha do të paraqitet të premten në SPAK për “21 janarin”, ku mbetën të vrarë 4 persona në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në kohën ku Berisha mbante postin e kryeministrit. Avokati Arbër Hoxha, në ‘News Line’ në ABC News tha se me fletëthirrjen mori fund saga Berisha 2.

Hoxha shtoi se “21 Janari” është një krim shtetëror, ku shtoi se Berisha është përgjegjësi kryesor i këtij krimi shtetëror. Nga ana tjetër avokati tha se Basha nëse bashkëpunon me drejtësinë do të jetë çelësi që do të zbardhë të vërtetën.

“Sot ka mbaruar saga Berisha 2. Është një procedim procedural që duhet të ishte kryer më herët. Herën e kaluar kur ishte prezent mund t’i kishin lënë fletëthirrjen. Besoj se Berisha do të jetë një version që ka dijeni për faktet dhe veprat penale. Besoj që Prokuroria e Posaçme do të zbardhë vrasjen e një prej viktimave që ka humbur jetën në dyert e kryeministrisë. Kemi të bëjmë me një krim shtetëror.

Dijenia ime është publike, Basha është shtuar që të japë shpjegime, edhe Berisha. Çelësi i suksesi të kësaj vrarjeje të pazbuluar do të jetë Lulzim Basha. Çështja do të zgjidhet dhe të gjithë personat do të mbajnë përgjegjësi. Përgjegjësia kryesore rëndon mbi Berishën. Policia e Shtetit në atë kohë nuk ka pasur asnjë plan masash. Nëse Basha nuk ka përgjegjësi për veprimet, do të ketë përgjegjësi për mos kryerjen e veprimeve, të masave kur ka qenë ministër i Brendshëm. Basha duhet të bashkëpunojë.

Ajo që pretendon Berisha se nuk ka asnjë server, është shumë e pavërtetë, sepse serveri është fshirë 3 herë dhe personi përgjegjës duhet që të dalë përpara drejtësisë. Në përfundim të hetimeve dhe drejtuesi i Gardës në atë kohë, ata që quheshin si “grupi i zjarrit”, edhe Berisha do të merren të pandehur”, tha Hoxha./abcnews.al

Sfida e humbur me Anglinë, Arbër Hoxha: Për 70 minuta Kane s’ishte në fushë, keqardhje për humbjen

By: redi
16 November 2025 at 20:49

Sulmuesi kuqezi, Arbër Hoxha foli pas humbjes 0-2 nga Anglia në Tiranë. “Nuk e merituam humbjen, bëmë një ndeshjen shumë të mirë nga ana taktike. Unë kisha 2 situata, para se të pësonim golin. Harry Kane 70 minuta nuk u pa në ndeshje, një rast iu desh për të shënuar. U munduam të bëjmë më të mirën, armën më të fortë kam lojën 1 kundër 1, nuk arritëm të marrim rezultat pozitiv. Më dhemb ky fakt…

Source

❌
❌