Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Galatasaray po e kërkon Calhanoglun me ngulm, Interi i vendos çmimin yllit turk

24 December 2025 at 20:54


Me afrimin e afatit kalimtar dimëror, përsëri po qarkullojnë thashetheme rreth disa prej lojtarëve kryesorë të Interit, të cilët mbeten në listat e dëshirave të klubeve në të gjithë Evropën dhe më gjerë.

Ndër ta është Hakan Calhanoglu, i cili lidhej shumë me Galatasaray verën e kaluar.

Sipas Turkiye Gazetesi, bisedimet midis Galatasaray dhe Interit duket se janë rikthyer.

Galatasaray po planifikon për sezonin e ardhshëm, duke shpresuar të përfitojë nga kontrata e Calhanoglut, e cila skadon në 2027.

Klubi i Serie A do të përballet me një zgjedhje: ose të negociojë një zgjatje kontrate, ose të pranojë që afati i ardhshëm kalimtar mund të jetë mundësia e fundit për të përfituar nga mesfushori.

Inter janë të vetëdijshëm për interesin, por ende e konsiderojnë Calhanoglu-n pjesë kyçe të skemës së tyre taktike.

Pavarësisht se mesfushori turk do të mbushë 32 vjet në shkurt, ‘Nerazzurri’ nuk kanë asnjë qëllim ta shesin për më pak se 25-30 milionë euro, vlera që ata i japin lojtarit të tyre kreativ./Telegrafi/

Galatasaray po e ndjek me vëmendje një sulmues të Milanit

23 December 2025 at 14:40


Galatasaray po mendon të paraqesë një ofertë për sulmuesin e AC Milanit, Santiago Gimenez, përpara afatit kalimtar të janarit, sipas raportimeve të fundit.

Sulmuesi i përfaqësueses së Meksikës pritet të mungojë deri në muajin shkurt, pasi iu nënshtrua së fundmi një ndërhyrjeje kirurgjikale në kyçin e këmbës.

Megjithatë, kjo nuk e ka ndalur spekulimin rreth një largimi të mundshëm nga “San Siro”.

AC Milan pritet të përforcojë repartin ofensiv me ardhjen e Niclas Fullkrug në formë huazimi nga West Ham United, çka mund të vërë në pikëpyetje rolin e Gimenez sapo ai të rikthehet nga dëmtimi.

Nga ana tjetër, Galatasaray është në kërkim të një zëvendësuesi për Mauro Icardin, kontrata e të cilit përfundon në fund të sezonit aktual.

Klubi turk po vlerëson me kujdes gjendjen fizike të Gimenez për të përcaktuar nëse ai mund të shërbejë si një alternativë e besueshme në sulm, si mbështetje për Victor Osimhen. /Telegrafi/

Mauro Icardi po largohet nga Galatasaray, fillojnë bisedimet me tri klube italiane

17 December 2025 at 23:53


Mauro Icardi pritet të largohet nga Galatasaray, ndërsa përfaqësuesit e tij po shqyrtojnë mundësinë e një rikthimi në Serie A, sipas mediave nga Italia.

Sulmuesi argjentinas, ish-kapiten i Interit, është propozuar te Milan, Como dhe Roma. Sipas Sportmediaset, përmes CalcioMercato, janë bërë kontaktet e para, por jo negociata konkrete, me synim afatin e janarin.

Icardi iu bashkua Galatasaray në sezonin 2022-23 fillimisht si huazim nga Paris Saint-Germain dhe ka kontratë deri në qershor 2026. Megjithatë, ky sezon pritet të jetë i fundit i tij në Stamboll, dhe largimi në janar nuk përjashtohet.

Roli i Icardit te Galatasaray është zvogëluar për shkak të konkurrencës në skuadër. Prania e Victor Osimhen dhe Leroy Sané, si dhe synimi i klubit për të sjellë një sulmues tjetër në janar – me Ademola Lookman ende në listë – kanë ulur mundësitë e Icardit.

Argjentinasi ka luajtur 21 ndeshje këtë sezon, por ka mbledhur vetëm 800 minuta dhe ka startuar në gjashtë takime, duke shënuar gjithsesi 8 gola në Superligën turke.

Sipas mediave italiane, Icardi po konsideron edhe një transferim në Spanjë. Sipas Mitre Live, ai është monitoruar nga Elche dhe Real Oviedo, dhe një transferim në La Liga do të favorizohej për arsye personale, pasi të dy klubet ofrojnë mundësinë për të jetuar pranë Madridit.

Në përgjithësi, e ardhja e sulmuesit 30-vjeçar duket e orientuar drejt një rikthimi në Itali ose një aventurë të re në Spanjë. /Telegrafi/

Galatasaray po përgatitet për transferimin e yllit të Real Madridit në janar

13 December 2025 at 19:17


Galatasaray është i interesuar për transferimin e Antonio Rudiger gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Qendërmbrojtësi gjerman, një nga lojtarët që nuk bën pjesë në planet e Xabi Alonsos, ende nuk e ka zgjidhur situatën e tij kontraktuale, dhe kjo pasiguri ka hapur një mundësi që klubi turk dëshiron ta shfrytëzojë para hapjes së afatit të janarit.

Kontrata e mbrojtësit gjerman skadon në fund të sezonit dhe ai ende nuk ka nënshkruar rinovim me klubin “mbretëror”.

Edhe pse vlerësimi për punën e tij brenda dhomës së zhveshjes së Real Madridit është pozitiv, negociatat nuk kanë avancuar dhe lojtari po dëgjon oferta për të përcaktuar të ardhmen e tij të afërt.

Kjo situatë ka zgjuar interesimin e kampionit turk.

Antonio Rudiger shihet si përforcimi ideal për Okan Buruk, trajnerin e Galatasarayt, i cili dëshiron të forcojë një mbrojtje që synon nivelin më të lartë si në Superligën e Turqisë ashtu edhe në garat evropiane.

Trajneri beson se përvoja ndërkombëtare e gjermanit mund të jetë një mbështetje vendimtare për një ekip që ka nevojë për hierarki në repartin e prapavijës.

Skuadra turke beson se largimi i tij mund të realizohet me një kosto të arsyeshme për shkak të afrimit të skadimit të kontratës.

Megjithatë, rrethi i lojtarit këmbëngul se ai nuk do të detyrojë një ndarje me Real Madridin, klub me të cilin mban një marrëdhënie profesionale dhe personale të qëndrueshme./Telegrafi/

Mauro Icardi i ofrohet gjigantit italian për një transferim në janar

11 December 2025 at 08:52


Qendërsulmuesi argjentinas i Galatasarayt, Mauro Icardi thuhet se i është ofruar Milanit për t’u transferuar gjatë afatit kalimtar të janarit.

Icardi po shqyrton mundësinë e largimit pasi humbi rolin titullar ndaj Victor Osimhen. Por, kjo nuk e ka penguar atë të tregojë cilësinë e tij, duke shënuar shtatë gola në 14 ndeshje në ligë.

Gazetari italian Matteo Moretto pretendon se Milanit i është ofruar mundësia për të nënshkruar me sulmuesin e Galatasarayt, Mauro Icardi, në janar.

🇦🇷 @MatteMoretto: "#Icardi è stato proposto al #Milan. Mi dicono sia un nome difficilissimo, non uno dei primi nomi della lista, è un nome che il Milan in questo momento non sta tenendo caldo, però non è un nome che mi hanno smentito al 100%. Mi hanno tenuto un 1-2-3% di… pic.twitter.com/dI2mLgZyro
— Milan Zone (@theMilanZone_) December 10, 2025

Rossonerët u interesuan për disponueshmërinë e ish-yllit të Interit në verën e vitit 2024 dhe mund të kenë një shans për ta transferuar tani.

Gjigantët italianë janë të etur të shtojnë më shumë fuqi sulmi për shkak të performancave të dobëta të Santiago Gimenez dhe Christopher Nkunku.

Kontrata e Icardit skadon verën e ardhshme dhe një marrëveshje mes klubeve mund të jetë e lehtë. /Telegrafi/

Natë vendimtare sonte në Ligën e Kampionëve – luhen nëntë ndeshje dhe çdo gabim mund të vlejë shumë

9 December 2025 at 08:29


Sot (e martë), tifozët e futbollit evropian do të përballen me një nga mbrëmjet më dramatike. Në programin e xhiros së gjashtë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shumë skuadra kryesore luajnë për kualifikim dhe për disa prej tyre edhe për mbijetesë në garë.

Ndeshja kryesore e mbrëmjes së sotme padyshim se do të zhvillohet në “Giuseppe Meazza”, me Interin që është nikoqir i Liverpoolit.

Për skuadra si Barcelona dhe Atletico Madrid, kjo natë është thuajse “jetë a vdekje”: një fitore apo mundësi për të shpëtuar sezonin evropian.

Barça pret Eintracht Frankfurt në “Camp Nou”, me presion maksimal për pikë, ndërsa Atletico luan në udhëtim te PSV Eindhoven.

Ndeshje interesante pritet të jenë edhe ato në mes të Bayern Munich-Sporting Lisbona dhe Atalanta-Chelsea.

Për adhuruesit e skuadrave më të vogla nga Kairat Almaty deri te Union Saint-Gilloise, ky mund të jetë shansi i fundit për të befasuar Evropën dhe siguruar pozita që kurrë më parë nuk dukeshin të mundshme. Të parët presin Olympiacosin, teksa të dytët e presin Marseille.

Në ndeshjet tjera të mbrëmjes, Monaco është nikoqir i Galatasarayt, ndërsa Tottenhami e pret Slavia Pragën. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Osimhen afër transferimit sensacional te Real Madridi

5 December 2025 at 15:30


Ish-trajneri i Nigerisë, Sunday Oliseh, ka bërë një pohim tronditës se sulmuesi i Galatasarayt, Victor Osimhen, është shumë pranë një transferimi te Real Madridi.

Osimhen mund ta bëjë një transferim befasues në vitin 2026, duke u transferuar te klubi mbretëror.

“Ka shumë diskutime rreth mundësisë së Osimhenit për t’u bashkuar me Real Madridin. Nuk do të them se si e mora këtë informacion, por më është thënë se ai do të largohet”.

“Do të shohim çfarë do të ndodhë, por kur e dëgjova nga një figurë e shquar në Nigeri, u gëzova shumë për të riun”, ka thënë ish-trajneri i Nigerisë.

Ndryshe, Osimhen ka qenë duke e tronditur ligën turke me performancat e tij të shkëlqyera dhe nuk është çudi që ai është në listën e dëshirave të disa gjigantëve evropianë.

Megjithatë, me Kylian Mbappe që tashmë po lulëzon në rolin e sulmuesit, mbetet për t’u parë nëse Los Blancos janë të gatshëm të investojnë në një sulmues të profilit të lartë verën e ardhshme. /Telegrafi/

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen futbollistë të Galatasaray dhe Fenerbahçes!

By: armand
5 December 2025 at 12:12

Skandali i basteve në Turqi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, ndërsa dalin në dritë zhvillime të reja. Përfshirja e mijëra futbollistëve dhe disa gjyqtarëve, të cilët madje janë pezulluar, ka rezultuar në hetime të intensifikuara. Zyra e prokurorit të Stambollit njoftoi zyrtarisht se kishte arrestuar një numër personash në lidhje me rastin. Midis […]

The post Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen futbollistë të Galatasaray dhe Fenerbahçes! appeared first on BoldNews.al.

Golit të Sane i përgjigjet Durant - derbi i madh turk mbyllet në barazim

1 December 2025 at 20:17


Ndeshja e javës së 14-të të Superligës turke mes Fenerbahçes dhe Galatasarayit ofroi shumë emocione dhe momente spektakolare, por nuk solli fitues (1-1).

Në minutën e 27’, Baris Alper Yılmaz pasoi te Leroy Sane i cili shënoi me një gjuajtje të devijuar nga një mbrojtës, duke vendosur rezultatin 1-0 për Galatasarayn.

Pak minuta më vonë, Gabriel Sara provoi nga jashtë zone, por topi shkoi vetëm pak jashtë portës.

Në minutën e 44’, Edson Alvarez shënoi për Fenerbahçen, duke shfrytëzuar një top të kthyer nga një mbrojtës, ndërsa goli u konfirmua pas kontrollit të VAR.

Pjesa e dytë solli raste të shumta, me Victor Osimhen që provoi të çonte Galatasarayn në avantazh me një goditje nga jashtë zone, por Ederson reagoi me një pritje spektakolare.

Në fund të ndeshjes, në minutën e 90+5’, Jhon Duran barazoi për Fenerbahçen me një goditje me kokë të fuqishme pas një pasimi të Levent Mercan, duke vendosur rezultatin përfundimtar 1-1.

Një derbi dramatik ku golat vendosën rezultatin në minutat shtesë, duke lënë Galatasarayn në krye të tabelës me 33 pikë dhe Fenerbahçen të dyta me 32 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Formacionet zyrtare të derbit të madh turk, Fenerbahce – Galatasaray: Super yje në fushë, luhet për pozitën e parë

1 December 2025 at 17:20


Derbi i madh i Stambollit Fenerbahçe – Galatasaray vjen sot me superyje në fushë dhe me shumë peshë në garën për titull, në javën e 14-të të Superligës së Turqisë.

Galatasaray kryeson tabelën me 32 pikë, vetëm një më shumë se Fenerbahçe, që e sheh këtë ndeshje si mundësinë ideale për ta marrë kreun.

Fenerbahçe zbret në fushë me një formacion tejet të fuqishëm me Ederson në portë, Semedo dhe Oosterwolde në krahë, ndërsa Skriniar udhëheq mbrojtjen. Në mesfushë janë Alvarez e Ismail, ndërsa Marco Asensio, Nene dhe Kerem formojnë krahët ofensivë që furnizojnë bomberin En Nesyri.


Te Galatasaray, portieri Ugurcan Çakir udhëheq skuadrën nga prapavija, ndërsa në sulm luajnë emra si Leroy Sane, Ilkay Gundogan, Victor Osimhen dhe Baris Alper Yilmaz .

Këto dy formacione përmbajnë disa prej emrave më të mëdhenj në futbollin turk dhe evropian, ndërsa ndeshja fillon në ora 18:00.


Fenerbahce: Ederson, Semedo, Skriniar, Oosterwolde, Brown, Alvarez, Ismail, Asensio, Nene, Kerem, En Nesyri.


Galatasaray: Ugurcan, Sanchez, Sara, Sane, Ilkay, Torreira, Abdulkerim, Osimhen, Baris, Kazimcan, Lemina.


/Telegrafi/

Benfica fiton në Amsterdam, humbje tronditëse e Galatasarayt në Stamboll

25 November 2025 at 20:49


Në orën 18:45 u zhvilluan dy ndeshje të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, ku u regjistruan dy fitore të ekipeve mysafire.

Në Amsterdam u pa përballja mes ish-kampionëve të Ecropës, Ajaxit dhe Benficës. Në fund, portugezët triumfuan me rezultatin 2-0, duke thyer serinë e keqe prej katër humbjesh radhazi në Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe duke shënuar fitoren e parë.

Vetëm gjashtë minuta pas fillimit të ndeshjes, mysafirët kaluan në avantazh. Dahl shfrytëzoi një devijim të topit dhe shënoi në rrjetën e majtë të portierit Jaros.

Golin përfundimtar për 2-0 e shënoi Barreiro në minutën e 90-të, duke vulosur fitoren e madhe të Benficas dhe duke i dhënë ekipit portugez triumfin e parë këtë sezon.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në të njëjtën orë, Royale Union arriti një fitore befasuese 1-0 ndaj Galatasarayt në Stamboll.

Skuadra turke konsiderohej favorite e madhe përpara këtij takimi, sidomos pasi kishte regjistruar tre fitore më parë në Ligën e Kampionëve këtë sezon. Goli i vetëm u shënua në minutën e 57-të nga David pas asistit të Zorgane.

Galatasaray është në vendin e 9-të me po aq pikë, ndërsa Royale Union ndodhet në vendin e 18-të me gjashtë pikë. Benfica ndodhet në vendin e 29-të, ndërsa Ajaxi mbetet i fundit pa pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Dita e nëntë përballjeve në Ligën e Kampionëve, vëmendja në derbin Chelsea-Barcelona

25 November 2025 at 08:29


Sot (e martë) janë në program për t’u zhvilluar nëntë ndeshje në kuadër të xhiros së pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Pas një pauze prej tri javësh, Liga e Kampionëve rikthen emocionet mes tifozëve me disa ndeshje shumë interesante që pritet të zhvillohen mbrëmjen e sotme.

Ndeshja kryesore e mbrëmjes padyshim se do të zhvillohet në Londër, ku Chelsea e pret Barcelonën në “Stamford Bridge” me fillim nga ora 21:00.

Matchday 5 🍿 #UCL pic.twitter.com/Xy1GHwndgD
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) November 24, 2025

Takime tjera interesante pritet të jenë edhe ato në mes të Manchester City-Bayer Leverkusen, Marseille-Newcastle dhe Borussia Dortmund-Villarreal.

Nga ora 21:00 do të luhen edhe ndeshjes mes të Bodo/Glimt-Juventus, Napoli-Qarabag dhe Slavia Praga-Athletic Bilbao.

Dy ndeshjet e vetme janë ato në mes të Galatasaray-Royale Union SG dhe Ajax-Benfica. /Telegrafi/

Pa lënë gjurmë edhe te Aston Villa, Jadon Sancho do të largohet në janar

20 November 2025 at 10:28


Jadon Sancho po kalon një periudhë të pasigurt në karrierën e tij dhe duket se situata e tij te Aston Villa nuk ka përmirësime.

25-vjeçari është i pakënaqur me rolin e tij aktual dhe largimi në afatin kalimtar të janarit tashmë është një skenar real. Bisedimet paraprake për një transferim kanë nisur.

As Aston Villa, ku ai është i huazuar, dhe as Manchester United, klubi që zotëron kartonin e tij, nuk e shohin Sanchon si pjesë të planeve afatmesme. Për këtë arsye, ai është i disponueshëm në treg dhe huazimi aktual mund të mbyllet më herët se sa ishte planifikuar.

Sipas raportimeve të ‘CaughtOffside’, Sancho e ka shfrytëzuar pushimin ndërkombëtar për të udhëtuar në Stamboll, ku është takuar me përfaqësues të tri klubeve kryesore turke: Besiktas, Fenerbahçe dhe Galatasaray.

Qëllimi i këtyre takimeve ishte të shqyrtonte mundësinë e një transferimi të menjëhershëm në Superligën turke.

Sancho është i gatshëm të ulë një pjesë të pagës së tij për të realizuar transferimin, por në këmbim kërkon një vend titullari të garantuar si dhe komunikim të rregullt me drejtuesit e klubit për të siguruar qartësi për rolin e tij.

Ai kërkon stabilitet dhe garanci sportive, gjë që nuk e ka gjetur në Angli.

Një tarifë e mundshme transferimi nuk pritet të jetë e lartë, pasi kontrata e tij me Manchester United skadon në fund të sezonit.

Ndërkohë, Borussia Dortmund po e konsideron një rikthim të mundshëm të lojtarit, edhe pse Sancho do të duhet të pranojë një ulje më të madhe page nëse dëshiron të kthehet në Bundesligë. /Telegrafi/

Mauro Icardi refuzoi 120 milionë euro

17 November 2025 at 11:21


Mauro Icardi, tash 32 vjeç, mund të kishte pasur një rrugëtim krejt tjetër në karrierën e tij.

Në fakt, sulmuesi mund të kishte fituar një pasuri në Arabinë Saudite, por gjatë vitit 2023 vendosi të bëhej pjesë e Galatasarayit me një transferim të përhershëm nga Paris Saint-Germain.

“Gjatë verës së 2023-s ai refuzoi një ofertë nga Arabia Saudite prej mbi 120 milionë euro neto për tre vite, sepse ndjeu dashurinë e tifozëve dhe vendosi të qëndrojë në klub”, ka thënë agjenti i Icardit, George Gardi, për ‘Sky'.

Edhe pse ka pasur ndonjë ndeshje si zëvendësues, Icardi vazhdon të shënojë rregullisht për Galatasarayin, duke shënuar gjashtë gola në njëmbëdhjetë ndeshje të kampionatit.

Kontrata e argjentinasit skadon verën e ardhshme, dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë më pas, teksa spekulimet mbi të ardhmen e tij janë të shumta. /Telegrafi/

Skandali i basteve në Turqi - mbi 1000 lojtarë të përfshirë, përfshirë edhe emra të njohur

10 November 2025 at 19:53


Rrëmuja në Superligën e Turqisë ka arritur një nivel të ri dramatik. Një gjykatë në Stamboll ka urdhëruar paraburgimin parandalues të Murat Ozkaya, presidentit të Eyüpsporit, dhe shtatë gjyqtarëve, të cilët akuzohen për “ndikim në rezultatet” e ndeshjeve.

Por kjo nuk është e gjitha – Federata Turke e Futbollit ka referuar gjithashtu 1,204 futbollistë në komitetin disiplinor për baste të dyshimta sportive.

Kjo masë konsiderohet si “parandaluese” nga ana e Federatës. Nga mbi 1,000 futbollistët e referuar, 27 aktivizohen në Superligë, përfshirë dy nga Galatasaray, dy nga Beşiktaş dhe një nga Trabzonspor, ndërsa 77 të tjerë luajnë në Divizionin e Dytë.


Lista e disa lojtarëve të përfshirë në hetim

  • Beşiktaş: Ersin Destanoğlu, Necip Uysal
  • Alanyaspor: İzzet Çelik, Enes Keskin, Yusuf Ozdemir, Bedirhan Ozyurt
  • Rizespor: Efe Dogan, Furkan Orak
  • Galatasaray: Metehan Baltacı, Evren Eren Elmalı
  • Gaziantep FK: Muhammet Taha Güneş, Nazim Sangare
  • Göztepe FK: İzzet Furkan Malak, Uğur Kaan Yıldız
  • Antalyaspor: Kerem Kayaarası
  • Eyüpspor: Mükremin Arda Turkoz
  • Kasımpaşa: Ege Albayrak, Ali Emre Yanar
  • Fatih Karagümrük: Furkan Bekleviç, Kerem Yusuf Sirkeci
  • Samsunpor: Celil Yuksel
  • Trabzonspor: Boran Baskan, Salih Malkoçoğlu
Skandali i fundit lidhet me diskutimet e muajit të fundit mbi baste të dyshimta në futbollin profesionist turk. Si rezultat, 149 gjyqtarë janë sanksionuar dhe mbi 40 delegatë ndeshjesh janë detyruar të japin dorëheqjen.
Kulübümüzden Açıklama

Türkiye Futbol Federasyonu'nca profesyonel liglere yönelik olarak yürütülen bahis soruşturması kapsamında iki futbolcumuzun Profesyonel Futbol Disiplin Kurulu’na sevk edilmesi süreci, tarafımızca dikkatle takip edilmektedir.

Başta futbolcularımızın kişilik… pic.twitter.com/ZByae5Ydp7
— Beşiktaş JK (@Besiktas) November 10, 2025


Pas hetimeve nga Federata Turke e Futbollit, prokuroria ka kërkuar paraburgim për 17 gjyqtarë dhe një gazetar sportiv, ndërsa njëmbëdhjetë të tjerë janë liruar me kusht.

Gjatë presidencës së Murat Ozkayas, Eyupspor u ngjit në Divizionin e Dytë dhe në vitin 2023 nënshkroi me ish-lojtarin e Atlético Madrid, Arda Turan. Verën pasuese, klubi për herë të parë në historinë e tij u ngjit në Superligë.

Federata Turke e Futbollit (TFF) premton të vazhdojë luftën kundër fenomenit të basteve dhe manipulimeve, duke vepruar ndaj individëve të përfshirë në skandale. Vendimi i fundit i gjykatës shqyrton mundësinë që disa gjyqtarë të kenë ndikuar në rezultatin e ndeshjeve, duke thelluar shqetësimet për integritetin e futbollit turk. /Telegrafi/

Victor Osimhen shkëlqen me “het-trik” ndaj Ajaxit - ai kalon yjet e mëdha të sulmit

5 November 2025 at 23:48


Sulmuesi nigerian, Victor Osimhen, ka shkëlqyer në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve, duke shënuar “het-trik” për Galatasarayn në fitoren bindëse 3-0 në transfertë ndaj Ajaxit.

Osimhen hapi rezultatin në minutën e 59-të, ndërsa dy penallti të mëvonshme, në minutat 65 dhe 78, vulosën një fitore të pastër për turqit. Me këto tre gola, Osimhen tani udhëheq listën e golashënuesve me 6 gola.

Ai ka lënë pas Erling Haalandin me 5 gola, ndërsa Kylian Mbappé dhe Harry Kane kanë po aq gola sa suedezi, duke krijuar një garë të ngushtë për kreun e shënuesve në fazën e grupeve.

Highest Goalscorer in the UEFA CHAMPIONSHIP LEAGUE ✅

Three consecutive POTM awards ✅

Second Nigerian to have ever scored a hat trick in the UCL ✅

6 - Victor Osimhen
5 - Erling Haaland
5 - Harry Kane
5 - Kylian Mbappe
4 - Lautaro Martinez#54footballx pic.twitter.com/s1ui780B1J
— Official54fx (@54footballx) November 5, 2025


Nigeriani po tregon formë të shkëlqyer këtë sezon, ku në të gjitha garat me fanellën e klubit turk ka 9 gola.

Trajneri i Galatasaray, Okan Buruk, deklaroi se është i lumtur, që ka një sulmues të tillë në ekip.

"Jemi të lumtur që kemi Victor Osimhen. Një ëndërr në verë, por ka njerëz që e kanë realizuar këtë ëndërr. Duhet të falënderojmë Dursun Özbek, Abdullah Kavukçu dhe gjithë administratën. Ndoshta kemi marrë një lojtar që nuk mund ta imagjinonim me transferimin e tij. Kjo tregon edhe nivelin e objektivave të Galatasarayit. Suksesi sportiv është shumë i rëndësishëm, dhe synimi ynë është të arrijmë sukses të madh në Ligën e Kampionëve me Osimhen", deklaroi Burku.

Falë kësaj fitoreje, Galatasaray shfaqet si një pretendent serioz për vendet e para në grup dhe pozicionon Osimhen si një nga sulmuesit më të rrezikshëm të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

“Ne do t’i paguajmë paratë”, gjiganti turk gati ta tronditë botën e futbollit me transferimin e Messit

5 November 2025 at 19:19


Galatasaray raportohet se po planifikon një nga transferimet më të guximshme në historinë e futbollit: të tërheqë Lionel Messin në huazim katërmujor gjatë pushimit të mes-sezonit të MLS, në prag të Kupës së Botës 2026.

Sipas gazetarit turk Zeki Uzundurukan, gjigantët e Stambollit janë në kontakt të drejtpërdrejtë me yllin 38-vjeçar të Inter Miami dhe përfaqësuesit e tij, të gatshëm t’i barazojnë pagën prej 10 milionë eurosh për periudhën e huazimit.

Uzundurukan zbuloi në Transfer TV se skautët e Galatasarayt e kanë ndjekur nga afër Messin, duke e parë këtë pushim të shkaktuar nga formati i zgjeruar i turnout, si mundësinë perfekte për argjentinasin që të rikthejë formën në Europë.

Pas afrimeve të bujshme si Leroy Sane dhe Victor Osimhen, Galatasaray e sheh Messin si goditjen përfundimtare për të synuar lavdi kombëtare dhe evropiane.

Zeki Uzundurukan: “Menajerler, Messi’yi Galatasaray’a önerdi. Messi’nin MLS’de eline geçen para 10 milyon euro. Galatasaray yöneticileri, bu parayı biz öderiz demiş. Galatasaray’ın scoutları uzun süredir Messi’nin durumunu takip ediyormuş.”pic.twitter.com/rnHySorPGl
— Club Regista (@ClubRegista) November 5, 2025

“Ne do t’i paguajmë paratë”, citoi Uzundurukan drejtuesit e klubit, duke theksuar planin financiar për të mbuluar pa problem pagën e fituesit të Kupës së Botës.

Nëse ky transferim realizohet, ai do të tejkalonte çdo marrëveshje në historinë e futbollit turk, duke bashkuar misionin e Messit për të mbrojtur titullin botëror me atmosferën elektrizuese të Stambollit./Telegrafi/

Sot zhvillohen nëntë ndeshje interesante në Ligën e Kampionëve

5 November 2025 at 08:22


Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar nëntë ndeshje në kuadër të xhiros së katërt të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Pas etheve dhe ndeshjeve interesante të së martës mbrëma, tani radhën e ka nata e sotme me disa takime tjera që pritet të sjellin emocione të mëdha.

Megjithatë, për dallim nga mbrëmja e së martës ku pati dy derbi shumë të fortë evropian, mbrëmja e sotme nuk ka ndonjë derbi shumë të madh.

Ndeshja më interesante e mbrëmjes pritet të jetë ajo në mes të Manchester Cityt dhe Borussia Dortmundin, e planifikuar të luhet në ‘Etihad’ nga ora 21:00.

Përballje interesante pritet të jenë edhe ato në mes të Neëcastle-Athletic Bilbao, Ajax-Galatasaray, Benfica-Bayer Leverkusen dhe Marseille-Atalanta.

Nga ora 21:00 luajnë edhe dy klubet tjera të mëdha evropiane, Interi dhe Barcelona, me Nerazzurët që presin Kairat Almanyt dhe katalunasit që udhëtojnë te Club Brugge.

Dy ndeshjet e vetme që luhen nga ora 18:45 janë ato në mes të Qarabag-Chelsea dhe Pafos-Villarreal. /Telegrafi/

Galatasaray me kërkesë marramendëse për shitjen e Osimhen, synon rekord transferimi

31 October 2025 at 15:39


Galatasaray ka vendosur një tarifë astronomike transferimi për Victor Osimhen, i cili është në radarin e gjigantëve evropianë. Menaxhmenti i klubit ka mbyllur derën për oferta nën 140 milionë euro.

Sulmuesi nigerian ka pasur një nisje të stuhishme të sezonit 2025/26. Osimhen, i cili ka tërhequr vëmendjen me performancat e tij në Superligën e Turqisë dhe Ligën e Kampionëve, është bërë përsëri një nga të preferuarit midis gjigantëve evropianë.

Pavarësisht interesit nga klube si Barcelona, Paris Saint-Germain dhe Manchester United, Osimhen nënshkroi për Galatasaray në fillim të sezonit dhe shpejt u bë një nga të preferuarit e tifozëve me fanellën verdhë e kuqe.

Megjithatë, performanca në rritje e lojtarit yll ka bërë që klubet e mëdha të trokasin përsëri në derën e tij.

Sipas një raporti në gazetën Türkiye, drejtuesit e Galatasarayt po kërkojnë një tarifë rekord transferimi për Osimhen. Gjiganti nga Stambolli nuk do të marr në konsideratë asnjë ofertë nën 140 milionë euro.

Galatasaray synon të bëjë shitjen më të lartë të yllit nigerian si në Superligën e Turqisë ashtu edhe në historinë e klubit me këtë çmim.

Osimhen, 26 vjeç, ka një kontratë me Galatasarayn deri në vitin 2029. Sulmuesi, i cili luajti në 9 ndeshje në Superligë dhe Ligën e Kampionëve këtë sezon, bëri diferencën me performancën e tij duke shënuar 6 gola. /Telegrafi/

Galatasaray dhe Athletic Bilbao nuk gabojnë në shtëpi

22 October 2025 at 20:50


Xhiro e tretë e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, solli fitoret e Galatasaray dhe Ath Bilbao që fituan me rezultat identik 3-1, duke treguar forcën sulmuese dhe vendosmërinë për të marrë tre pikët.

Galatasaray arriti një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Bodo/Glimt në xhiron e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja nisi me epërsinë e Galatasaray në minutën e 4-t, kur Victor Osimhen shënoi golin e parë, duke shfrytëzuar një asist perfekt nga Mario Lemina.

Më pas, Osimhen shënoi edhe golin e dytë në minutën e 33-të, pas një mbrojtjeje të dobët të kundërshtarëve.

Goli i tretë i Galatasaray u shënua nga Yunus Akgun në minutën e 60-të, duke vulosur rezultatin për pjesën më të madhe të ndeshjes.

Për Bodo/Glimt, Andreas Helmersen shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e 76-të për të reduktuar rezultatin, por nuk mjaftoi për të marrë ndonjë pikë.

Şampiyonların sahnesinde 3 puanı 3 golle alıyoruz! 💪

Maç sonucu: Galatasaray 3-1 Bodø/Glimt 👏#GSvBG #UCL pic.twitter.com/r911i63LYp
— Galatasaray SK (@GalatasaraySK) October 22, 2025


Ath Bilbao fitoi me rezultat të ngushtë 3-1 ndaj Qarabag në një ndeshje plot emocione.

Leandro Andrade i Qarabag hapi rezultatin që në minutën e parë, por Gorka Guruzeta barazoi shpejt për Ath Bilbao në minutën e 40-të.

Një gol i bukur i Robert Navarro në minutën e 70-të vendosi epërsinë 2-1 për vendasit.

🥳 𝗟𝗘𝗧'𝗦 𝗚𝗢𝗢𝗢𝗢𝗢𝗢𝗢!!!!!!!!

Athletic come from a goal down against a tough @FKQarabaghEN side to pick up three huge points at San Mames.

👏 A first win in this season's @ChampionsLeague!#AthleticQarabag #UniqueInTheWorld 🦁 pic.twitter.com/zDZ9LPbjk2
— Athletic Club (@Athletic_en) October 22, 2025


Qarabag u kundërpërgjigj me disa sulme, por golin e fundit për Ath Bilbao e shënoi Gorka Guruzeta në minutën e 88-të, duke vulosur fitoren në 3-1. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
❌
❌