Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve – gjigantët evropianë mësojnë kundërshtarët

30 January 2026 at 12:26


Sot (e premte) në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën ‘play-off’ të Ligës së Kampionëve, ku gjigantët evropianë kanë mësuar tashmë kundërshtarët e tyre.

Befasia më e madhe e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, ishte fakti që Paris Saint-Germaini dhe Real Madridi nuk përfunduan në mesin e tetë skuadrave më të mira.

Tashmë siç dihet, ekipet e renditura nga 1 deri në pozitën 8 janë kualifikuar direkt në fazën e 1/8 së finales, ndërsa ekipet e renditura 9-24 do të luajnë në ‘play-off’ me ndeshjet që do zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje.

Shorti vendosi përballë derbin francez mes Monaco dhe PSG-së, teksa duel interesant pritet të jetë edhe ai mes Galatasarayt dhe Juventusit.

Real Madridi do të përballet sërish me Benficën pas atij trileri të zhvilluar në Portugali, teksa Interi do luajë ndaj norvegjezëve të Bodo Glimt.

Shorti i plotë:

Bodo Glimt vs Inter

Benfica vs Real Madrid

Monaco vs Paris Saint-Germain

Galatasaray vs Juventus

Club Brugge vs Atletico Madrid

Borussia Dortmund vs Atalanta

Olympiacos vs Bayer Leverkusen

Qarabag vs Newcastle United

Ndeshjet e para luhen më 17 apo 18 shkurt, kurse ato kthyese më 24 apo 25 shkurt.

Vlen të theksohet se ekipet e renditura nga pozita 9-16 do të luajnë ndeshjen e parë si mysafir ndërsa atë të dytën si vendas./Telegrafi/

Inteligjenca Artificale parashikon shortin e Ligës së Kampionëve: Makth për Real Madridin, derbi për PSG-në

29 January 2026 at 16:07


Faza “play-off” e fazës me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve është parashikuar nga Inteligjenca Artificiale, përpara shortit zyrtar të së premtes dhe ka nxjerrë në pah disa përballje të mëdha për skuadra si Real Madrid dhe Paris Saint-Germain.

Tetë ekipe janë kualifikuar drejtpërdrejt në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve pas ndeshjeve të së mërkurës.

Arsenali kryesoi renditjen pasi fitoi të tetë ndeshjet e tij, duke lënë pas Bayern Munich, Liverpool dhe Tottenham.

Barcelona, Chelsea, Sporting Lisbona dhe Manchester City gjithashtu kanë siguruar vendin e tyre në fazën e 1/8-ave të finales.

Edhe 16 ekipe të tjera janë kualifikuar për fazën “play-off”, por ende nuk dihet se me kë do të përballen.

Përpara ceremonisë zyrtare të shortit që do të zhvillohet të premten në selinë e UEFA-s në Zvicër, 16 ekipet që përfunduan nga vendi i nëntë deri në të 24-in në fazën e ligës janë futur në sistem të AI për të përcaktuar shortin e “play-off”-it.

Champions League heritage 🖼️#UCL pic.twitter.com/QHeq54dSyz
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) January 29, 2026

Dhe simulimi ka prodhuar disa përballje mjaft interesante për 15 herë fituesit Real Madrid dhe kampionët në fuqi PSG.

Reali humbi mundësinë për të qenë mes tetë më të mirëve pas një humbjeje dramatike ndaj Benficës.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho siguroi një fitore historike 4-2, me portierin Anatoliy Trubin që shënoi golin e fitores në minutat shtesë.

Inteligjenca Artificiale i ka vënë sërish këto dy skuadra në fazën “play-off” të eliminimit direkt, ndërsa PSG është shortuar në një përballje tërësisht franceze kundër Monacos.

Më poshtë janë përballjet e fazës “play-off” të Ligës së Kampionëve sipas Inteligjencës Artificale:

Inter vs Bodo/Glimt

Paris Saint-Germain vs AS Monaco

Atletico Madrid vs Club Brugge

Juventus vs Galatasaray

Bayer Leverkusen vs Olympiakos

Atalanta vs Borussia Dortmund

Newcastle United vs Qarabag

Real Madrid vs Benfica

/Telegrafi/

Renditja e fitimeve deri tani në Ligën e Kampionëve – kryeson Arsenali, ndiqet nga Bayern Munichu dhe Liverpooli

29 January 2026 at 09:12


Me fazën e ligës së Ligës së Kampionëve 2025/26 që tashmë është përfunduar, Arsenali kryeson renditjen e fitimeve deri më tani me 59.74 milionë euro, i ndjekur nga Bayern Munich (57.33 milionë euro) dhe Liverpool (54.92 milionë euro).

Skuadra e Mikel Artetas ka pasur një fazë të parë perfekte të turneut, duke fituar të tetë ndeshjet e tyre, gjë që i ka fituar pothuajse 60 milionë euro deri më sot, duke pasur parasysh se UEFA dha 2.1 milionë euro për fitore dhe 0.7 milionë euro për një barazim.

Kësaj shume duhet t'i shtohen 18.62 milionë euro të marra nga secili prej 36 pjesëmarrësve në këtë fazë, si dhe 11 milionë euro të siguruara tashmë nga Topçinjtë për arritjen në fazën e 1/8-tës, së bashku me një bonus shtesë prej 2 milionë eurosh për tetë ekipet e para që kualifikohen direkt.

Fituesit e ndeshjeve ‘play-off’ midis 16 ekipeve të renditura nga vendi i 9-të deri në të 24-tin, të cilat do të garojnë ekipi si Real Madridi, Interi dhe Juventusi, do të marrin një bonus prej 1 milion eurosh.

Më shumë para për të avancuar në raundet kualifikuese

Përveç kësaj, çdo klub ka marrë një shumë të ndryshme bazuar në pozicionin e tyre në renditjen e ligës. Arsenali fitoi 11.32 milionë euro, një shifër që ra në 310,000 euro për Kairat Almatyn e vendit të fundit, i cili u eliminua nga Liga e Kampionëve me një total prej 19.63 milionë eurosh.

Që tani e tutje, shuma e çmimit për avancimin në raundet eliminatore do të rritet. Është thënë se kalimi në fazën e 1/8-tës paguhet me 11 milionë (sezonin e kaluar ishte 9.6), kalimi në çerekfinale është 12.5 milionë (krahasuar me 10.6 në 24/25), arritja në gjysmëfinale do të thotë 15 milionë më shumë (12.5 një vit më parë), luajtja e finales në Budapest më 30 maj rrit të ardhurat me 18.5 milionë për nën-kampionin (15.5 më parë) dhe 25 milionë euro për fituesin e ri të Ligës së Kampionëve (20 milionë ishte sezonin e kaluar).

Sa i përket klubeve të mëdha spanjolle, Barcelona ka fituar 52.89 milionë euro deri më sot dhe është e vetmja që është kualifikuar direkt për raundin e 1/8-tës. Pas humbjes së tyre në ndeshjen e fundit dhe rënies nga tetë vendet e para, Real Madrid ka grumbulluar 37.93 milionë euro.

Bazuar në grafikun e fitimeve nga play-off-et, disa prej klubeve kryesore evropiane kanë arkëtuar shuma të konsiderueshme, edhe pse me diferenca të dukshme mes tyre.

Interi renditet shumë lart, me rreth 37.6 milionë euro, duke u konfirmuar si një nga klubet më fitimprurëse në këtë fazë falë paraqitjeve konstante dhe progresit sportiv.

Juventusi ndjek pas, me afërsisht 35.3 milionë euro. Edhe pse larg kulmit financiar të viteve të arta, bardhezinjtë vazhdojnë të mbeten një forcë e rëndësishme ekonomike në Evropë.

Borussia Dortmundi ka siguruar rreth 32.6 milionë euro, duke përfituar nga pjesëmarrjet e rregullta dhe modeli i njohur i zhvillimit të lojtarëve.

Në këtë grup futen edhe klube si Atletico Madridi (34.9 milionë euro), Atalanta (34.6 milionë euro) dhe Bayer Leverkusen (33.6 milionë euro), që tregojnë se suksesi sportiv reflektohet drejtpërdrejt në të ardhura.

PSG fitoi 144 milionë euro në edicionin e fundit

Sezonin e kaluar, PSG u kurorëzua fituese e Ligës së Kampionëve dhe gëzimi i Kupës së tyre të parë Evropiane u shoqërua me një fitim të papritur financiar prej 144.4 milionë eurosh për ekipin e drejtuar nga Luis Enrique.

Interi, finalist në Mynih, fitoi 136.6 milionë euro. Gjysmëfinalistët gjithashtu panë shuma të konsiderueshme të shtuara në llogaritë e tyre: 116.9 milionë euro për Arsenalin dhe 105.8 milionë euro për Barcelonën. /Telegrafi/


Mbrëmje e zjarrtë në Ligën e Kampionëve: Xhiroja e fundit vendos gjithçka në fazën e ligës

28 January 2026 at 08:33


Faza e ligës në Ligën e Kampionëve 2025/26 mbyllet sonte (e mërkurë) me 18 ndeshje që luhen njëkohësisht nga ora 21:00, ku nuk mungojnë ndeshjet e forta dhe interesante.

Një nga duelet më të forta zhvillohet në Lisbonë, ku Benfica pret Real Madridin. “Los Blancos” kërkojnë rezultat pozitiv për të siguruar pozicion më të favorshëm, ndërsa Benfica luan shansin e fundit për të mbetur në garë. Një ndeshje ku çdo detaj mund të jetë vendimtar.

Spektakël pritet edhe në Gjermani, aty ku Borussia Dortmund përballet me Interin. Dy ekipe me ambicie të mëdha dhe eksperiencë evropiane. Një duel i hapur, fizik dhe me peshë të madhe për renditjen finale.

Në Itali, Napoli dhe Chelsea përplasen në një nga sfidat më interesante të mbrëmjes. Të dyja skuadrat kanë objektiva të qarta dhe presioni është i barabartë. Një humbje këtu mund të kushtojë shtrenjtë.

18 games kicking off simultaneously on Wednesday 🤯#UCL pic.twitter.com/NwkUz8XDgQ
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) January 26, 2026

Barcelona pret Copenhagenin me synimin për të mbyllur fazën me fitore dhe në tetëshe, ndërsa Paris Saint-Germain përballet me Newcastle United në një duel që premton intensitet dhe ritëm të lartë. Edhe këtu, llogaritë janë ende të hapura.

Manchester City kërkon konfirmim përballë Galatasarayt, Liverpooli është favorit ndaj Qarabagut, ndërsa Bayern Munich përballet me PSV Eindhoven në një udhëtim të vështirë. Ndeshje ku favoritët nuk guxojnë të gabojnë.

Gjatë mbrëmjes luajnë edhe takime tjera si Arsenal–Kairat Almaty, Ajax–Olympiacos, Monaco–Juventus dhe Atletico Madrid–Bodo/Glimt, sfida që mund të sjellin befasi pavarësisht diferencave në letër.

Standings provided by Sofascore


Në ndeshjet e mbetura, Frankfurt pret Tottenhamin në një duel ku çdo pikë ka peshë, Bayer Leverkusen përballet me Villarrealin në një sfidë teknike dhe të hapur, Union Saint-Gilloise pret Atalantën me synimin për të befasuar dhe Pafos luan ndaj Slavia Pragës për prestigj.

Xhiroja e fundit nuk është thjesht mbyllje faze. Është provë nervash. Është test karakteri dhe në fund të mbrëmjes, Evropa do të dijë se kush vazhdon dhe kush mbetet jashtë Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Liga e Kampionëve rikthehet me nëntë ndeshje interesante, vëmendja në Milano

20 January 2026 at 08:31


Sot (e martë) rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje të cilat janë në program për t’u luajtur në kuadër të xhiros së shtatë të fazës së ligës.

Pas më shumë se një muaji pauzë, Liga e Kampionëve rikthen emocionet e veta me shumë ndeshje interesante, të cilat mund të vendosin fatin e skuadrave për të ecur tutje, për të mbetur në ‘play-off’ ose për t’u eliminuar.

Ndeshja kryesore e mbrëmjes padyshim se është ajo në mes të Interit dhe Arsenalit, e cila pritet të zhvillohet në “Giuseppe Meazza” me fillim nga ora 21:00.

Nerazzurrët duan vetëm fitore për të mbetur në tetë pozitat e para dhe për të bërë një hap drejt sigurimit të kualifikimit, ndërsa Topçinjtë edhe me një barazim do ta siguronin kualifikimin pasi kanë gjashtë fitore nga gjashtë ndeshjet e para.

We're back! 🤩#UCL pic.twitter.com/CA3nTtLdSx
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) January 19, 2026

Në ndeshjet tjera, Real Madridi synon fitore ndaj Monacos për të mbetur në tetëshe, ashtu sikurse Manchester City që udhëton te Bodo/Glimt dhe Paris Saint-Germain te Sporting Lisbona.

Tottenham-Dortmund është një sfidë të cilën dy ekipet tentojnë ta fitojnë duke shpresuar ngjithjen në tetë pozitat e para, ndërsa Napoli synon të mos gaboj në udhëtim te Copenhagen pasi rrezikon të mbetet jashtë fazës play-off.

Në tri ndeshjet tjera të mbrëmjes, Bayer Leverkusen luan në udhëtim te Olympiacosi, Kairat Almaty e pret Club Brugge dhe Villarreal është nikoqir i Ajaxit. /Telegrafi/

Natë vendimtare sonte në Ligën e Kampionëve – luhen nëntë ndeshje dhe çdo gabim mund të vlejë shumë

9 December 2025 at 08:29


Sot (e martë), tifozët e futbollit evropian do të përballen me një nga mbrëmjet më dramatike. Në programin e xhiros së gjashtë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shumë skuadra kryesore luajnë për kualifikim dhe për disa prej tyre edhe për mbijetesë në garë.

Ndeshja kryesore e mbrëmjes së sotme padyshim se do të zhvillohet në “Giuseppe Meazza”, me Interin që është nikoqir i Liverpoolit.

Për skuadra si Barcelona dhe Atletico Madrid, kjo natë është thuajse “jetë a vdekje”: një fitore apo mundësi për të shpëtuar sezonin evropian.

Barça pret Eintracht Frankfurt në “Camp Nou”, me presion maksimal për pikë, ndërsa Atletico luan në udhëtim te PSV Eindhoven.

Ndeshje interesante pritet të jenë edhe ato në mes të Bayern Munich-Sporting Lisbona dhe Atalanta-Chelsea.

Për adhuruesit e skuadrave më të vogla nga Kairat Almaty deri te Union Saint-Gilloise, ky mund të jetë shansi i fundit për të befasuar Evropën dhe siguruar pozita që kurrë më parë nuk dukeshin të mundshme. Të parët presin Olympiacosin, teksa të dytët e presin Marseille.

Në ndeshjet tjera të mbrëmjes, Monaco është nikoqir i Galatasarayt, ndërsa Tottenhami e pret Slavia Pragën. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

E papritur, Real Madridi bën ofertë për talentin grek

4 December 2025 at 18:09


Real Madridi ka bërë hapin e parë konkret për transferimin e talentit të Olympiacosit, Christos Mouzakitis, raporton “Sport Time” në Greqi.

Mesfushori 19-vjeçar është shndërruar në një opsion serioz për projektin afatgjatë të madrilenëve, të cilët prej kohësh janë në kërkim të futbollistëve të rinj për repartin e mesfushës.

Sipas raportimeve, Olympiacosi e vlerëson lojtarin rreth 40 milionë euro, duke vendosur një qëndrim të fortë para nisjes së negociatave. Real Madridi ndërkohë po përgatit një ofertë të parë që pritet të jetë afër 30 milionë eurove — shumë më e ulët se kërkesa fillestare e grekëve, por e mjaftueshme për të hapur diskutimin.

Interesi i madrilenëve nuk ka ardhur rastësisht. Mouzakitis u ngjit ndjeshëm në listën e tyre të skautëve pas paraqitjes së shkëlqyer ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve, ndeshje ku talenti grek u veçua për intensitet, qetësi me topin dhe aftësinë për të kontrolluar mesfushën kundër një skuadre të nivelit më të lartë evropian.

Në këtë sezon, ai ka zhvilluar 16 ndeshje, duke dhuruar dy asistime dhe duke treguar një progres të vazhdueshëm. Profili i tij përputhet plotësisht me filozofinë e Real Madridit për të investuar në të rinj me potencial të madh, një strategji që ka sjellë rezultate të jashtëzakonshme në vitet e fundit.

Negociatat pritet të vazhdojnë në ditët në vijim, me të dy klubet që do të vlerësojnë distancën mes vlerësimit dhe ofertës zyrtare. Te Real Madridi e shohin Mouzakitis si një investim të rëndësishëm për të ardhmen, duke qenë se mund të bëhet pjesë e gjeneratës së re të mesfushës së tyre pas epokës së Kroos, Modric e Casemiro./Telegrafi

Kylian Mbappe shpallet ‘Lojtari i Javës’ në Ligën e Kampionëve pas katër golave ​​në fitoren ndaj Olympiacos

27 November 2025 at 15:55


Kylian Mbappe është shpallur ‘Lojtari i Javës’ në Ligën e Kampionëve, pas mjeshtërisë së tij të shkëlqyer me katër gola që e ndihmoi Real Madridin të fitonte me rezultatin 4-3 ndaj Olympiacos të mërkurën në mbrëmje.

Superylli francez e gdhendi emrin e tij në librat e rekordeve me het-trikun e dytë më të shpejtë në historinë e Ligës së Kampionëve, duke shënuar tre herë në vetëm gjashtë minuta e 42 sekonda gjatë pjesës së parë për të ndryshuar rezultatin kundër vendasve të fortë grekë.

Duke qenë në disavantazh në fillim të një ndeshjeje që shënoi përpjekjen e pestë të Real Madridit për fitore në fushën e Olympiacosit, përfundimi klinik i Mbappes - i kurorëzuar nga një gol i katërt - më në fund ia theu rrëmujën e tyre dhe i dha fund një serie zhgënjyese prej tre ndeshjesh pa fitore në të gjitha garat, duke i dhënë një vrull të ri skuadrës së Xabi Alonsos.

1st: Kylian Mbappé
2nd: Vitinha
3rd: Pierre-Emerick Aubameyang
4th: Serhou Guirassy

Mbappé wins Player of the Week! 🌟@PlayStationEU | #UCLPOTW pic.twitter.com/exlslhZL3R
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) November 27, 2025


Me këtë triumf, Real Madridi u ngjit në vendin e pestë në renditjen e Ligës së Kampionëve me 12 pikë, duke qenë i vendosur të garojë për një nga tetë vendet e para që kualifikohen automatikisht në fazën eliminatore, me tre ndeshje të mbetura për t’u luajtur.

Goli i Mbappes jo vetëm që i siguroi tre pikët, por e çoi atë në krye të listës së golashënuesve të turneut me nëntë gola.

Mbappe në këtë garë mposhti lojtarë tjerë që shkëlqyen të mërkurën mbrëma, si Vitinha, i cili përfundoi i dyti, Pierre-Emerick Aubameyang i treti dhe Serhou Guirassy i katërti. /Telegrafi/

Mbappe nuk beson se Real Madridi varet prej tij: Mendoj se është më shumë një sajesë nga gazetarët

27 November 2025 at 14:45


Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, ka hedhur poshtë pretendimet se loja e madrilenëve varet nga paraqitjet e tij individuale.

Pas ndeshjes së fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve kundër Olympiacosit (3–4), ku francezi shënoi katër gola, një gazetar e pyeti nëse madrilenët janë bërë të “varur nga Mbappe”.

“Mos e thoni këtë. Mos thoni se fituam falë Kylianit. Me gjithë respektin, kjo është një pyetje e gabuar”, u përgjigj Mbappe.

Mbappe theksoi se Real Madridi nuk varet prej tij, duke shtuar se fitorja vjen nga puna e gjithë skuadrës dhe se “varësia nga Mbappe” është një ide e krijuar nga jashtë.

“Secili në skuadër ka detyrën e vet. Detyra ime është të shënoj gola, por pa shokët e ekipit nuk do të fitonim. Çdo skuadër ka lojtarë që duhet të bëjnë punën e tyre, por nuk mendoj se ekziston ndonjë varësi këtu. Mendoj se është më shumë një sajesë nga gazetarët ose njerëzit jashtë ekipit”, përfundoi Mbappe. /Telegrafi/

Një Mbappe “mbretëror”/ Champions, Real fiton në kryeqytetin e Greqisë falë yllit francez

By: xhir jeta
27 November 2025 at 12:43

Duhej ky “gjel” që Madridi të fitonte në Athinë pas 54 vitesh! Një pafundësi, sidomos për skuadrën më të madhe të Europës, por kjo është e vërteta.

Kryevepra me autor Kilian Mbapenë bëri që Reali të triumfonte në kryeqytetin e Greqisë, në tokën e Sokratit, Platonit dhe Aristotelit, për herë të parë në më shumë se gjysmë shekulli, dhe pas 10 ndeshjesh.

Kapiteni i Francës dhe ylli i madh “merenges” ishte shkëlqimi i mbrëmjes në Champions, duke shënuar  të 4 golat në suksesin 4-3 ndaj Olimpiakosit.

Grekët kaluan të parët në epërsi, por sulmuesi u përgjigj duke dërguar tri herë topin në rrjetë në vetëm 6’42”.

Njëzetenëntë sekonda e ndanë nga rekordi në Champions që mbahet nga Mohamed Salah. Olimpiakos provoi deri në 2-3, pastaj Mbape goditi sërish, ndonëse El Kabi i dha shpresë vendasve në 81’.

Ky sezon I “gjelit” francez është i shkëlqyer. Nëntë gola në 5 ndeshje në Champions. Trembëdhjetë rrjeta në 13 ndeshje në La Ligën e Spanjës.

Pesë realizime në 4 sfida për kombëtaren e Francës. Në total, janë 27 gola në vetëm 22 ndeshje, që nga shtatori, e ndonëse nuk mund të krahasohet me rekordin e Lionel Mesit me 91 rrjeta në një vit kalendarik, sërish është shumë.

Me paraqitjen madhështore në kryeqytetin grek, ylli i Francës ka tani më shumë tregolësha në Ligën e Kampionëve se Karim Benzema, 5 ndaj 4, si dhe ka më shumë gola sesa Kristiano Ronaldo pas 5 ndeshjeve të para të një sezoni, 9 ndaj 8!

E përditshmja “Marka” shkruan katër herë emrin e tij, Mbape, në kopertinë, shoqëruar me foton e madhe sa gjithë faqja. Gazeta tjetër e kryeqytetit, “AS” e ndan meritën e fitores mes Mbapesë dhe brazilianite Vinisius duke titulluar: Dy rrufe!

Kapiteni I Francës mund të thuhet shprehimisht se e shpëtoi Realin në stadiumin e Olimpiakosit, pasi grekët bënë më shumë, me 19 gjuajtje ndaj 13, dhe me goditjet në portë 8-5!

Tashmë, madrilenët janë në pesëshen e parë në Champions, vetëm tri pikë larg Arsenalit kryesues.

Arrihet “armëpushimi” mes Alonsos dhe Viniciusit, dyshja përqafohen pas fitores ndaj Olympiacosit

27 November 2025 at 10:25


Real Madridi fitoi kur ishte më e nevojshme. Kylian Mbappe shënoi të katër golat në fitoren kundër Olympiacos me rezultat 3-4 në ndeshjen e xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve.

Kjo fitore i dha fund krizës së lojës dhe rezultateve, por edhe marrëdhënieve të dëmtuara midis një pjese të ekipit dhe trajnerit Xabi Alonso.

Para ndeshjes, të gjithë njerëzit brenda Real Madridit shkruan për rebelimin kundër trajnerit, të udhëhequr nga Vinicius Junior, i cili regjistroi dy asistime kundër Olympiacos, dhe goli që shënoi u anulua për pozicion jashtë loje.

🤩 ¡MUY BUENAS NOCHES, MADRIDISTAS! 🤩 pic.twitter.com/4CTK8cFNpD
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) November 26, 2025

Pasi Reali siguroi një fitore të ngushtë dhe të rëndësishme, Vinicius dhe Xabi janë rikthyer në një marrëdhënie të shkëlqyer, duke gjykuar nga deklaratat dhe gjestet e tyre publike.

Dyshja u panë duke u përqafuar ngrohtësisht pas ndeshjes dhe pastaj trajneri i Los Blancos e komplimentoi performancën e Viniciusit, përveç asaj të Mbappes.

🫂 ¡El abrazo de Vinicius y Xabi Alonso al término del partido!

📻 #PartidazoCOPE
pic.twitter.com/AVTepRSER8
— El Partidazo de COPE (@partidazocope) November 26, 2025

"Ai (Mbappe) shënoi të gjitha golat, por edhe Vini ishte i shkëlqyer. Është për të ardhur keq që goli i tij u anulua, më dhemb shumë. Ai asistoi bukur dy gola, por e meritonte të shënonte. Jam shumë i lumtur me Vinin”, tha Alonso pas ndeshjes.

Pamjet e bëra në fushë pas ndeshjes tregojnë Viniciusin dhe Xabin duke uruar njëri-tjetrin për fitoren dhe duke u përqafuar. /Telegrafi/

Real Madridi fiton dramën e shtatë golave ndaj Olympiacosit – Mbappe realizoi poker

26 November 2025 at 23:00


Real Madridi doli fitues në një përballje spektakolare në “Karaiskakis”, duke mposhtur Olympiacosin me rezultat 4-3.

Olympiacos goditi i pari që në minutën e tetë, kur Chiquinho shfrytëzoi kthimin e topit nga El Kaabi dhe me një goditje të saktë nga hyrja e zonës kaloi vendasit në avantazh për 1-0.

Reagimi madrilen erdhi shpejt. Në minutën e 22-të, Vinicius nxori Mbappen përballë portierit dhe francezi finalizoi me qetësi për 1-1.

Vetëm dy minuta më pas, Real Madrid përmbysi gjithçka. Arda Guler harkoi në zonë dhe Mbappe u hodh në ajër për të shënuar me kokë një gol të pastër, duke përmbysur rezultatin në 2-1.

Pesha e sulmit madrilen vazhdoi të rëndonte mbi mbrojtjen greke dhe në minutën e 29-të Camavinga asistoi përsëri për Mbappe, i cili me një goditje të ulët vulosi het-trikun e tij të shpejtë dhe shënoi për 3-1.

Olympiacos u rikthye në lojë në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 52-të, Hezze asistoi dhe Mehdi Taremi shënoi nga afër për 3-2, duke ndezur stadiumin.

Megjithatë, Madridi ngriti ritmin. Në minutën e 60-të, tandemi Vinicius-Mbappe goditi sërish. Braziliani pasoi në zonë dhe francezi shtyu topin në rrjetë për 2-4, duke rikthyer qetësinë për të besuarit e Xabi Alonsos..

Në minutën e 81-të, Olympiacos ngushtoi diferencën për herë të fundit. Pas një harkimi të bukur nga Strefezza, Ayoub El Kaabi kërceu më lart se mbrojtja madrilene dhe realizoi për 4-3, gol që mbylli një ndeshje plot spektakël./Telegrafi/

Mbappe futet në histori të Ligës së Kampionëve pas het-trikut ndaj Olympiacos

26 November 2025 at 22:12


Kylian Mbappe dha një nga paraqitjet më spektakolare individuale në historinë e Ligës së Kampionëve, duke shënuar një het-trik brenda më pak se shtatë minutave ndaj Olympiacos.

Ky het-trik bëri që të përmbysej disavantazhi i papritur prej 1-0 në një epërsi 3-1 në stadiumin ‘Georgios Karaiskakis’.

Francezi, i cili tashmë numëron 26 gola dhe gjashtë asistime në 22 paraqitje në të gjitha kompeticionet këtë sezon, barazoi shifrat në minutën e 22-të, pasi goli i hershëm i Chiquinhos kishte tronditur madrilenët.

Kylian Mbappé scores second-fastest hat-trick in Champions League history 👏🎩#UCL pic.twitter.com/4jM3Gn2FAZ
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) November 26, 2025

Mbappe shënoi edhe dy herë radhazi pak minuta më vonë. Statistikat tregojnë se ai tani ka shënuar më shumë hat-trick jashtë fushe se çdo lojtar tjetër në historinë e Ligës së Kampionëve (4).

Ky ëstë gjithashtu het-triku i dytë më i shpejtë në historinë e kësaj gare (6 minuta e 42 sekonda), duke u renditur menjëherë pas rekordit të Mohamed Salah kundër Rangers (6 minuta e 12 sekonda)./Telegrafi/

Çmenduri nga Kylian Mbappe – shënon het-trik ndaj Olympiacosit brenda shtatë minutash

26 November 2025 at 21:37


Real Madridi ka arritur të përmbysë gjithçka në duelin që po luhet ndaj Olympiacosit në Greqi në kuadër të raundit të pestë të Ligës së Kampionëve dhe tani po udhëheqë me dy gola epërsi.

Pasi u gjendën fillimisht në disavantazh pas një goli të shënuar nga Chiquinho për vendasit për 1-0 në minutën e tetë, ‘Los Blancos’ u këndellën dhe arritën të rikthejnë rezultatin në favorin e tyre.

Mbappe shënoi fillimisht në minutën e 22-të golin e tij të parë për të barazuar gjithçka në 1-1 pas një super asistimi nga Vinicius Junior.

Kylian Mbappé has scored a 7-minute hat-trick:

⚽ 22' | Kylian Mbappé goal
⚽ 24' | Kylian Mbappé goal
⚽ 29' | Kylian Mbappé goal pic.twitter.com/oS8iRKkjK8
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) November 26, 2025

Vetëm dy minuta më vonë, Mbappe realizoi sërish, kësaj radhe me kokë për rezultatin 2-1 pas një harkimi nga Arda Guler.

Për të kompletuar het-trikun, Mbappe realizoi në minutën e 29-të pas një asistimi fantastik nga Eduardo Camavinga për 3-1.

Real Madridi në ndërkohë realizoi edhe një herë tjetër me Vinicius Junior në minutën e 33-të, por goli u anulua për pozicion jashtë loje./Telegrafi/

Sot luhen nëntë ndeshje interesante në Ligën e Kampionëve, vëmendja te përballjet e zjarrta në Londër dhe Madrid

26 November 2025 at 08:02


Sot (e mërkurë) janë në program për t’u zhvilluar nëntë ndeshjet tjera të xhiros së pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Mbrëmja e së martës solli disa ndeshje interesante të Ligës së Kampionëve, por sonte pritet të jetë edhe më zjarr, pasi në program ka ndeshje edhe më të forta.

Përballja që priten me padurim nga tifozët e futbollit, padyshim se është ajo e orës 21:00 në mes të Arsenal-Bayern Munich, të cilat janë lider të tabelës pasi kanë nga katër fitore në katër ndeshjet e para.

Përballja tjetër e fortë pritet të jetë ajo në mes Atletico Madridit dhe Interit, e cila gjithashtu zhvillohet nga ora 21:00 në “Metropolitano”.

Gjatë orës 21:00 fillojnë edhe disa ndeshje tjera interesante sikurse ajo e Liverpoolit me PSV Eindhoven, Real Madridit në udhëtim te Olympiacosi, PSG-Tottenham Hotspur, Eintracht Frankfurt-Atalanta dhe Sporting Lisbona-Club Brugge.

Dy ndeshjet e vetme që luhen nga ora 18:45 janë ato në mes të Copenhagen-Kairat Almany dhe Pafos-Monaco. /Telegrafi/

Konfirmohen dy mungesa të mëdha të Real Madridit për sfidën ndaj Olympiacos

25 November 2025 at 13:55


Real Madridi ka vazhduar me përgatitjet për duelin që ata do ta luajnë të mërkurën në udhëtim ndaj Olympiacosit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ndërsa Xabi Alonso përpiqet të kalojë periudhën e parë të vështirësive te Real Madridi, ai do të jetë pa dy lojtarë kyç të skuadrës së tij për udhëtimin në Mesdhe.

‘Los Blancos’ janë tre ndeshje pa fitore dhe, pas një barazimi të zbehtë me Elchen këtë fundjavë, avantazhi i tyre në krye të La Ligës është shkurtuar në vetëm një pikë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, portieri belg Thibaut Courtois pritet të mungojë të mërkurën në mbrëmje.

Parte médico de Courtois.
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) November 25, 2025

Numri një i Real Madridit ishte një nga të paktët që dha një paraqitje në nivel të lartë kundër Elches, por nuk do të udhëtojë për shkak të një problemi në stomak, sipas Diario AS.

Ai është përjashtuar nga ndeshja, që do të thotë se Andriy Lunin është gati për debutimin sezonal dhe ndeshjen e parë nën drejtimin e Xabi Alonsos.

Përveç tij, mungesë e konfirmuar është edhe Dean Huijsen. Mbrojtësi 20-vjeçar hyri në ndeshjen ndaj Elches me dyshime, pasi la grumbullimin e Spanjës javën e kaluar për shkak të shqetësimeve muskulore.

🚨 OFFICIAL: Real Madrid players out vs Olympiacos:

❌ Thibaut Courtois
❌ Dani Carvajal
❌ Antonio Rüdiger
❌ David Alaba
❌ Éder Militão
❌ Dean Huijsen
❌ Franco Mastantuono pic.twitter.com/cFYOtraaJK
— Madrid Zone (@theMadridZone) November 25, 2025

Ai nuk u stërvit të martën për shkak të dhimbjes në gju dhe testet mjekësorë kanë vërë në dukje një problem muskulor.

Franco Mastantuono kreu vetëm një pjesë të seancës stërvitore me grupin, por lëndimi pritet ta mbajë jashtë fushës edhe për duelin në Greqi./Telegrafi/

Barcelona kthehet flakë me gjashtë gola në Champions: Fermin het-trik,  Rashford dy, shënon edhe Yamal

21 October 2025 at 20:40


Barcelona regjistroi një fitore të thellë 6-1 ndaj Olympiacos Piraeus në xhiron e tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, duke treguar dominim të plotë në fushë.

Golin e parë e shënoi Fermin Lopez në minutën e 7-të, pas një devijimi të mbrojtësve, ndërsa ai shënoi edhe golin e dytë në minutën e 39-të me një gjuajtje të bukur brenda zonës.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa grekët e nisën më mirë të dytën.

Olympiacos fitoi penallti, pas një tollovie, ku një gol u anulua nga VAR, por në të njëjtin aksion kishte një prekje me dorë në zonë. Ayoub El Kaabi ishte i saktë për 2-1.

Lamine Yamal iu kthye golit, ku realizoi penalltinë në minutën e 68-të, duke rritur epërsinë në 3-1.

Marcus Rashford shënoi pas asistimit të Alejandro Balde në golin e katërt në minutën e 74-të, ndërsa Roony Bardghji asistoi për golin e pestë të Fermin Lopez në minutën e 76-të.

Marcus Rashford vulosi rezultatin final 6-1 në minutën e 79-të me një goditje të bukur nga skaji i zonës.

Barcelona tregoi kreativitet dhe saktësi në finalizim, me Marcus Rashford dhe Fermin Lopez si protagonistë kryesorë, ndërsa Olympiacos pati vetëm momente të shkurtra rreziku.

Kjo fitore i jep Barcelonës një pozitë të fortë në fazën e ligës me 6 pikë nga tri ndeshje. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Liga e Kampionëve kthehet sonte me nëntë ndeshje, derbi i mbrëmjes në Londër

21 October 2025 at 08:30


Liga e Kampionëve kthehet sonte (e martë) pas një pushimi 20-ditor, me nëntë ndeshje të planifikuara, ku më interesantja prej të cilave do të luhen në Londër midis Arsenalit dhe Atletico Madridit.

Do të jetë një duel midis skuadrave që kanë luajtur shkëlqyeshëm kohët e fundit. “Topçinjtë” kanë fituar pesë ndeshje radhazi në të gjitha garat, ndërsa Atletico ka fituar katër nga pesë ndeshjet e tyre të fundit.

Është një garanci për ndeshje të mira dhe të hapura ku mysafirët do të kenë një motiv më të madh sepse, ndryshe nga Arsenali, i cili fitoi të dyja ndeshjet në Ligën e Kampionëve, lojtarët e Atleticos kanë një fitore dhe një humbje.

This week 👀#UCL pic.twitter.com/kbSXxSHnA0
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) October 20, 2025

Në ndeshjet tjera, Bayer Leverkuseni e pret Paris Saint-Germain, Barcelona është nikoqire e Olympiacosit, Manchester City luan në udhëtim te Villarreali, teksa Interi është mysafir i Royale Union SG.

Përballje interesante pritet të jenë edhe ato mes PSV Eindhoven-Napoli, Neëcastle-Benfica dhe Copenhagen-Dortmund, teksa fokusi do të jetë edhe te dy ekipet që luajnë për herë të parë këtë sezon: Kairat Almaty dhe Pafos.

Kjo ndeshje dhe ajo mes Barcelonës dhe Olympiacosit luhen nga ora 18:45, ndërsa të gjitha përballjet tjera fillojnë nga ora 21:00. /Telegrafi/

Barça varet nga një 17-vjeçar? Trajneri i Olympiacos: Vetëm Yamal e bën ndryshimin si Messi, pa të s’janë të mirë

20 October 2025 at 21:04


Trajneri i Olympiacosit Jose Luis Mendilibar thotë se Barcelona nuk mund t’ia dalë pa Lamine Yamal.

Ai është i sigurt se katalunasit duhet të japin 100 për qind për të fituar ndaj skuadrës greke, ndërsa frika e vetme është Yamal.

“Nëse Lamine nuk luan mirë, atëherë as Barcelona nuk është e mirë”.

Mendilibar ndër të tjera e krahasoi spanjollin me Leo Messin, ku nënvizoi se 17-vjeçari e bën dallimin.

Lamine Yamal

“Çfarë bëri lojtari tjetër (Messi) është e pamundur të përsëritet, por ky po e bën ndryshimin”.

“Do të provojmë të mbrohemi mirë pasi Barcelona ka lojtarë të shkëlqyer. Lojën e kaluar Araujo erdhi dhe shënoi gol”.

“Duhet të jemi perfekt për të fituar”, shtoi ai.

Ndërkohë, përballja mes Barcelonës e Olympiacosit do të fillojë të martën prej orës 18:45./Telegrafi/

Arsenali merr fitore komode ndaj Olympiacos

1 October 2025 at 22:33


Arsenali ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Olympiacosit në kuadër të raundit të dytë të Ligës së Kampionëve.

‘Topçinjtë’ e nisën vrullshëm takimin duke rrezikuar në dy raste, fillimisht me Gabriel Martinellin në minutën e tretë dhe pastaj me Viktor Gyokeres në minutën e 12-të.

Ishte pikërisht Martinelli ai i cili realizoi golin që në fund doli të ishte i tri pikëve për Arsenalin, duke shfrytëzuar një kaos para portës për rezultatin 1-0.

Reagimi i parë nga mysafirët erdhi në minutën e 20-të, kur goditjen e fuqishme të Daniel Podences e ndali portieri vendas David Raya.

Në minutën e 54-të Arsenali pati mundësinë të dyfishonte rezultatin, por Leandro Trossard nuk ia doli të shënojë nga një rast ideal shënimi.

Olympiacos ia doli të barazojë shifrat në minutën e 67-të përmes Chiquinhos, por ai u anulua për pozicion jashtë loje.

Për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 2-0 u përkujdes Bukayo Saka i cili në minutën e 92-të realizoi për 2-0.

Të besuarit e Mikel Artetës tashmë kanë gjashtë pikë në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve, pas fitores në xhiron hapëse ndaj Athletic Bilbaos në udhëtim./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

❌
❌