Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Nga babai te i biri, Ajaxi nënshkruan me djalin e Zlatan Ibrahimovicit

14 January 2026 at 12:25


Ajaxi ka nënshkruar me Maximilian Ibrahimovic, djalin e legjendarit Zlatan Ibrahimovic, në formë huazimi nga AC Milan deri në fund të sezonit.

Klubi holandez synon ta përsëris historinë e para më shumë se 20 viteve, pasi ka nënshkruar me djalin e Zlatan Ibrahimovicit, Maximilianin, i cili vjen si huazim nga Milani.

“AC Milan mund të konfirmojë se Maximilian Zlatan Seger Ibrahimovic i është bashkuar AFC Ajax në formë huazimi, me një opsion për ta bërë marrëveshjen të përhershme”.

“Klubi dëshiron t’i urojë Maximilianit gjithë të mirat për pjesën e mbetur të sezonit”, thuhet në deklaratën e klubit italian.

Edhe klubi holandez ka konfirmuar marrëveshjen e huazimit për sulmuesin 19-vjeçar.

“Ajax ka arritur një marrëveshje me Maximilian Ibrahimovic dhe AC Milan për huazimin e sulmuesit 19-vjeçar. Marrëveshja e huazimit është e vlefshme për gjashtë muaj, deri në fund të këtij sezoni. Marrëveshja përfshin një opsion blerjeje për Ajax”, njofton klubi holandez.


Ndryshe, sulmuesi anësor suedez ka qenë në formë të shkëlqyer për Milan Futuro (ekipi rezervë) këtë sezon, duke shënuar pesë gola dhe katër asistime.

Do të jetë interesante të shihet nëse koha e Maximilian do të ndahet midis ekipit të parë të Ajaxit dhe Jong Ajax, ekipit rezervë të gjigantit të Amsterdamit. /Telegrafi/

Talenti nga Kosova që luan te Rijeka, Dominik Thaqi pëlqehet nga gjiganti holandez Ajax

13 January 2026 at 20:16


Ajax ka nisur një interes konkret për talentin e ri shqiptar Dominik Thaqi, futbollist i Rijekës, duke e futur atë në radar për të ardhmen.

Lajmi është konfirmuar nga agjenti i lojtarit, Matej Skegro, i cili bëri të ditur se klubi nga Amsterdami ka pyetur për situatën e Thaqit që nga dita e martë.

Thaqi i përket gjeneratës 2007–2008 dhe ende nuk është titullar i rregullt, por shihet si një projekt shumë premtues për shumë klube. Më parë, edhe Liverpooli e ka monitoruar nga afër përmes skautëve.

Pikërisht për këtë arsye, disa klube evropiane – përfshirë Ajaxin – po tentojnë ta sigurojnë herët, para se vlera e tij në treg të rritet ndjeshëm.

Ajax njihet për filozofinë e tij të investimit në talente të reja dhe zhvillimin e tyre afatgjatë, ndërsa profili i Thaqit përputhet me këtë strategji. Interesimi aktual konsiderohet kryesisht si fazë vëzhgimi dhe informimi, por nuk përjashtohet që në muajt e ardhshëm të konkretizohet me hapa më seriozë.

Para disa muajsh, Thaqi ishte kontaktuar nga FFK për të luajtur për Kosovën, por ai ende nuk ka dhënë përgjigje. Aktualisht, ai aktivizohet me Kroacinë U19. /Telegrafi/

Një tjetër Ibrahimovic drejt Amsterdamit – Maximilian largohet nga Milani për t’iu bashkuar Ajaxit

10 January 2026 at 23:47


Milani dhe Ajaxi janë në fazën përfundimtare të shkëmbimit të dokumenteve për transferimin e Maximilian Ibrahimovic, i cili pritet të largohet nga Rossonerët për të nisur një aventurë të re në Holandë.

Gati 22 vjet pasi Zlatan Ibrahimovic zbarkoi për herë të parë në Amsterdam, një tjetër Ibrahimovic do të veshë fanellën historike të Ajaxit, duke ndjekur një rrugë që në mënyrë të pashmangshme rikthen kujtime nga e kaluara, por me një histori krejtësisht të re për t’u shkruar.

Marrëveshja mes palëve është arritur në formë huazimi me opsion blerjeje në vlerën e 3.5 milionë eurove. Milani, edhe pse ruan fillimisht kontrollin mbi të ardhmen e anësorit të lindur në vitin 2006, ka përfshirë gjithashtu një përqindje nga rishitja e mundshme në të ardhmen, duke treguar se klubi vazhdon të besojë fort në potencialin e sulmuesit të ri suedez.

Maximilian Ibrahimovic ka lënë gjurmë me Milan Futuro, fillimisht në Serie C dhe më pas në Serie D, ku ka treguar rritje të vazhdueshme në paraqitje. Në këtë sezon, ai ka regjistruar 16 paraqitje, duke kontribuar me 5 gola dhe 4 asistime.

Kalimi te Ajaxi shihet si një hap i rëndësishëm në zhvillimin e tij, teksa Maximilian synon të ndërtojë identitetin e vet në futbollin evropian, larg hijes së emrit të madh që mban mbi shpinë./Telegrafi

Nëntë ndeshje të zjarrta gjatë mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve – vëmendja në Madrid

10 December 2025 at 08:33


Në mbrëmjen e sotme (e mërkurë), Liga e Kampionëve rikthehet me duele që premtоjnë ritëm të lartë, emocione të forta dhe lëvizje të rëndësishme në renditje. Ekipet marrin fushën me objektiva të qarta: disa për të siguruar kualifikimin, të tjerat për të mbajtur gjallë shpresat.

Ndeshja kryesore e mbrëmjes së sotme padyshim se pritet të zhvillohet në ‘Santiago Bernabeu’, ku Real Madridi është nikoqir i Manchester Cityt, në një ndeshje ku pikët janë jetike për të dy klubet.

Lideri i vetëm i ligës, Arsenali do të luajë në udhëtim te Club Brugge dhe me një fitore eventuale do ta siguronte vendin në top tetëshen e parë, duke u kualifikuar direkt në fazën e 1/8-tës.

Edhe Paris Saint-Germain do ta bënte një hap të madh drejt kualifikimit në rast fitoreje në udhëtim te Athletic Bilbao, klub i cili gjithashtu synon rezultat pozitiv për t’u ngjitur në pozitat që e dërgojnë në ‘play-off’.

Juventusi i Edon Zhegrovës është nikoqir i Pafos gjatë mbrëmjes së sotme, ndërsa ndeshje interesante pritet të luhet edhe në Gjermani, ku Bayer Leverkusen e pret Neëcastle Unitedin dhe ajo në mes të Benfica dhe Napoli.

Nga ndeshjet tjera, Borussia Dortmund e pret Bodo/Glimt, Ajaxi luan në udhëtim te Qarabagu, Villarreali është nikoqir i Copenhagen. /Telegrafi/

Ajax donte t’i plotësonte dëshirën e fundit një tifozi të sëmurë - huliganët e prishën dëshirën e fundit

2 December 2025 at 20:35


Ajax kishte planifikuar të përmbushte dëshirën e fundit të një tifozi të sëmurë, por sjellja e disa huliganëve e pengoi këtë moment të veçantë.

Tifozi, i quajtur Peter, jetonte në një qendër paliative dhe shprehu dëshirën për të ndjekur një ndeshje të Ajaxit për herë të fundit. Ai ishte planifikuar të merrte pjesë në ndeshjen kundër Groningenit të dielën, por ndeshja u ndërpre vetëm pesë minuta pas fillimit për shkak të një shfaqjeje të madhe fishekzjarrësh nga mijëra tifozë.

Pas rifillimit të ndeshjes 40 minuta më vonë, pjesa tjetër e ndeshjes u shty për të martën (sot), dhe Ajaxi kishte planifikuar që Peter të ndiqte ndeshjen nga tribunat në mënyrë private.

Megjithatë, të martën u bë e qartë se gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar, duke e bërë të pamundur përmbushjen e dëshirës së tij të fundit.

“Kur vullnetarët mbërritën në spital për të përmbushur dëshirën e Peterit, për fat të keq gjendja e tij ishte përkeqësuar aq shumë sa kjo nuk mund të realizohej,” deklaroi për RTL News WensenAmbulance Noord-Holland, organizata bamirëse që ndihmon njerëzit në fazë terminale.

André, një nga stafi i organizatës, tregoi se Peter kishte luajtur futboll gjithë jetën, ishte edhe gjyqtar dhe ndjek nga afër Ajaxin.

“Futbolli është e gjithë jeta e tij. Kujdesi paliativ donte ta bënte të mundur që ai të shkonte në një ndeshje të fundit,” tha Andre.

Ai shtoi se Peteri ishte shumë i zhgënjyer kur ndeshja u ndërpre, pavarësisht vendit të shkëlqyer që mori në stadium.


Në mediat sociale u bë thirrje që Peterit t’i lejohej të merrte pjesë në ndeshjen e shtyrë, dhe Ajaxi kishte konfirmuar këtë mundësi. Por, për fat të keq, ai nuk mundi të marrë pjesë në fitoren 2-0 të skuadrës në ndeshjen që rifilloi nga minuta e gjashtë. /Telegrafi/

Tifozët gjuajnë fishekzjarrë të shumta, ndërpritet loja Ajax – Groningen

30 November 2025 at 20:45


Ndeshja mes Ajaxit dhe Groningen është ndëprerë përkohësisht shkaku i shumë fishekzjarrëve të hedhura në fushë nga tifozët vendas.

Pas vetëm disa minutave lojë, gjyqtari Bas Nijhuis i dërgoi të dy ekipet në dhomat e zhveshjes shkaku që loja nuk mund të zhvillohej në këtë mënyrë.

Nijhuis për “ESPN” edhe paralajmëroi se do ta përfundojë ndeshjen në rast që përsëritet një rast i ngjashëm shkaku se lojtarët mund të lëndohen.

“Nëse shihni çfarë po ndodhë këtu, lojtarët mund të lëndohen në sy nga fishekzjarrët. Është vërtetë skandaloze. Nëse ndodhë sërish, mund ta dini se çfarë mund të ndodhë”, deklaroi shkurtimisht ai.

Nijhuis over vuurwerk in de Johan Cruijff ArenA:

"Als je als supporter je club zo wil benadelen, dan moet je doorgaan met deze poppenkast. Echt schandalig gewoon." pic.twitter.com/8yvnS7OvuO
— ESPN NL (@ESPNnl) November 30, 2025

Kjo është hera e dytë që tifozët e Ajaxit veprojnë në këtë mënyrë, pasi edhe ndeshja kundër Heerenveen ishte ndërprerë për të njëjtën arsye.

Të dy ekipet tani kanë dalë në fushë dhe po bëjnë disa përgatitje për ta vazhduar përballjen./Telegrafi/

Ajax - FC Groningen suspended !!! pic.twitter.com/jEaFeX0F5Y
— Goals Xtra (@GoalsXtra) November 30, 2025

'Superkompjuteri' parashikon tetë vendet e para të Ligës së Kampionëve në fazën e ligës, ekipet e 'play-off'-it dhe ato që do eliminohen

27 November 2025 at 14:29


Faza e grupeve të Ligës së re të Kampionëve hyn në fazën e saj vendimtare pas një xhiro ndeshjesh që ka tronditur ndjeshëm renditjen.

Me vetëm tre ndeshje të mbetura, ekipet po përsosin strategjitë e tyre, po përshtatin objektivat e tyre dhe po i mbajnë sytë hapur parashikimeve nga superkompjuteri i Opta-s, i cili ka përditësuar renditjen e probabilitetit për të përcaktuar se kush do të zërë tetë vendet e kualifikimit direkt për fazën e 1/8-tës.

Gjetjet e modelit statistikor janë mbresëlënëse. Real Madridi është ngritur, Barcelona ka rënë dhe disa gjigantë evropianë janë gjetur në një pozicion të papritur e të pasigurt.

Parashikimi e vendos Arsenalin në vendin e parë në fund të tetë ndeshjeve të kësaj faze të ligës. Ekipi i Mikel Artetas, i fortë, i drejtpërdrejtë dhe me një skuadër gjithnjë e më të pjekur, është bërë, sipas Opta-s, ekipi më i besueshëm në kontinent.

Pas tyre, Bayern Munich, pavarësisht humbjes së fundit ndaj Arsenalit, ruan një nivel efektiviteti në Evropë që pak ekipe mund ta arrijnë. Podiumin e plotëson Paris Saint-Germain, i cili duket se ka gjetur një ekuilibër konkurrues nën drejtimin e Luis Enriques dhe parashikimet statistikore të së cilës e forcojnë pozicionin e tyre të tretë.

Real Madridi ngjitet në vendin e katërt

Lajmi i madh për futbollin spanjoll është ngritja e Real Madridit në vendin e katërt në parashikime. Fitorja e tyre në ndeshjen e fundit kundër Olympiacos ka forcuar besimin e superkompjuterit te skuadra e Xabi Alonsos, e cila shfrytëzoi pengesat e rivalëve të drejtpërdrejtë për t'u ngjitur në një hap vendimtar në luftën për tetë vendet e para.

Modeli i superkompjuterit e vendos Interin në vendin e pestë, pavarësisht humbjes së tyre kundër Atletico Madridit, dhe Manchester Cityn në të gjashtin.

Dy vendet e fundit kualifikuese automatike, sipas Opta-s, janë të rezervuara për Chelsean dhe Borussia Dortmundin. Klubi londinez ka bërë një hap të rëndësishëm falë fitores së tyre prestigjioze kundër Barcelonës, ndërsa Dortmundi, i cili mundi Villarrealin, është ngjitur në renditje.

Në vendet e fazës ‘play-off’ gjenden edhe klube si Atletico Madridi në vendin e 10-të, Liverpooli i 11-ti, Barcelona e 12-ta, Napoli i 19-ti, Juventusi i 20-t, Marseille në vendin e 23-të dhe Monaco që zë vendin e fundit për një shans kualifikimi në fazën e 1/8-tës nga faza e eliminimit.

Superkompjuteri parashikon eliminimin e klubeve të njohura si Athletic Bilbao, Benfica, Villarreal dhe Ajax pasi gjenden më poshtë se pozita e 24-të. /Telegrafi/


Benfica fiton në Amsterdam, humbje tronditëse e Galatasarayt në Stamboll

25 November 2025 at 20:49


Në orën 18:45 u zhvilluan dy ndeshje të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, ku u regjistruan dy fitore të ekipeve mysafire.

Në Amsterdam u pa përballja mes ish-kampionëve të Ecropës, Ajaxit dhe Benficës. Në fund, portugezët triumfuan me rezultatin 2-0, duke thyer serinë e keqe prej katër humbjesh radhazi në Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe duke shënuar fitoren e parë.

Vetëm gjashtë minuta pas fillimit të ndeshjes, mysafirët kaluan në avantazh. Dahl shfrytëzoi një devijim të topit dhe shënoi në rrjetën e majtë të portierit Jaros.

Golin përfundimtar për 2-0 e shënoi Barreiro në minutën e 90-të, duke vulosur fitoren e madhe të Benficas dhe duke i dhënë ekipit portugez triumfin e parë këtë sezon.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në të njëjtën orë, Royale Union arriti një fitore befasuese 1-0 ndaj Galatasarayt në Stamboll.

Skuadra turke konsiderohej favorite e madhe përpara këtij takimi, sidomos pasi kishte regjistruar tre fitore më parë në Ligën e Kampionëve këtë sezon. Goli i vetëm u shënua në minutën e 57-të nga David pas asistit të Zorgane.

Galatasaray është në vendin e 9-të me po aq pikë, ndërsa Royale Union ndodhet në vendin e 18-të me gjashtë pikë. Benfica ndodhet në vendin e 29-të, ndërsa Ajaxi mbetet i fundit pa pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Dita e nëntë përballjeve në Ligën e Kampionëve, vëmendja në derbin Chelsea-Barcelona

25 November 2025 at 08:29


Sot (e martë) janë në program për t’u zhvilluar nëntë ndeshje në kuadër të xhiros së pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Pas një pauze prej tri javësh, Liga e Kampionëve rikthen emocionet mes tifozëve me disa ndeshje shumë interesante që pritet të zhvillohen mbrëmjen e sotme.

Ndeshja kryesore e mbrëmjes padyshim se do të zhvillohet në Londër, ku Chelsea e pret Barcelonën në “Stamford Bridge” me fillim nga ora 21:00.

Matchday 5 🍿 #UCL pic.twitter.com/Xy1GHwndgD
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) November 24, 2025

Takime tjera interesante pritet të jenë edhe ato në mes të Manchester City-Bayer Leverkusen, Marseille-Newcastle dhe Borussia Dortmund-Villarreal.

Nga ora 21:00 do të luhen edhe ndeshjes mes të Bodo/Glimt-Juventus, Napoli-Qarabag dhe Slavia Praga-Athletic Bilbao.

Dy ndeshjet e vetme janë ato në mes të Galatasaray-Royale Union SG dhe Ajax-Benfica. /Telegrafi/

Erik Ten Hag në bisedime për t’u bashkuar me gjigantin evropian

6 November 2025 at 23:40


Erik Ten Hag është në negociata për t’u bashkuar me një klub të madh europian, pasi ky i fundit ka shkarkuar trajnerin e tij.

Sipas raportimeve të Fabrizio Romanos, Ajax ka kontaktuar Ten Hagun për një rikthim të mundshëm në Amsterdam, pas shkarkimit të Johnny Heitingas të enjten.

Trajneri holandez 55-vjeçar është pa punë që nga shtatori, kur u shkarkua nga Bayer Leverkusen, vetëm pak muaj pasi kishte marrë drejtimin e skuadrës gjatë verës.

Para kësaj, ai ishte shkarkuar nga Manchester United në tetor të vitit 2024, pas dy vite e gjysmë në stolin e “Old Trafford”.

Ten Hag u përfol fillimisht si kandidat për postin e trajnerit te Ëolves, pas largimit të Vitor Pereiras pas humbjes 3-0 ndaj Fulhamit.

Megjithatë, sipas Romanos, bisedimet me Wolves nuk avancuan, pasi klubi anglez pritet të kërkojë shërbimet e trajnerit të Middlesbrough, Rob Edwards, i cili ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij dhe më parë ka luajtur e trajnuar ekipet e të rinjve të Wolves.

Erik Ten Hag

Në ndryshim nga kjo pistë, oferta e Ajaxit duket më konkrete dhe Ten Hag pritet të rikthehet në klubin ku ndërtoi reputacionin e tij më të madh si trajner.

Ten Hag u emërua në krye të Ajaxit në dhjetor të vitit 2017 dhe qëndroi deri në vitin 2022, kur mori drejtimin e Manchester United.

Gjatë kohës së tij në Amsterdam, ai fitoi tre tituj kampion në Eredivisie dhe udhëhoqi Ajaxin deri në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve 2018/2019, duke eliminuar Real Madridin dhe Juventusin në një ecuri historike.

Nëse marrëveshja finalizohet, rikthimi i Ten Hagut do të shënonte një kapitull të dytë për trajnerin që i riktheu lavdinë Ajaxit në arenën evropiane./Telegrafi/

Sot zhvillohen nëntë ndeshje interesante në Ligën e Kampionëve

5 November 2025 at 08:22


Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar nëntë ndeshje në kuadër të xhiros së katërt të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Pas etheve dhe ndeshjeve interesante të së martës mbrëma, tani radhën e ka nata e sotme me disa takime tjera që pritet të sjellin emocione të mëdha.

Megjithatë, për dallim nga mbrëmja e së martës ku pati dy derbi shumë të fortë evropian, mbrëmja e sotme nuk ka ndonjë derbi shumë të madh.

Ndeshja më interesante e mbrëmjes pritet të jetë ajo në mes të Manchester Cityt dhe Borussia Dortmundin, e planifikuar të luhet në ‘Etihad’ nga ora 21:00.

Përballje interesante pritet të jenë edhe ato në mes të Neëcastle-Athletic Bilbao, Ajax-Galatasaray, Benfica-Bayer Leverkusen dhe Marseille-Atalanta.

Nga ora 21:00 luajnë edhe dy klubet tjera të mëdha evropiane, Interi dhe Barcelona, me Nerazzurët që presin Kairat Almanyt dhe katalunasit që udhëtojnë te Club Brugge.

Dy ndeshjet e vetme që luhen nga ora 18:45 janë ato në mes të Qarabag-Chelsea dhe Pafos-Villarreal. /Telegrafi/

Shpejtësi, asistime dhe bekimi i Messit: Njihuni me Mika Godts, talentin belg të Ajaxit

28 October 2025 at 18:55


Talenti belg Mika Godts (20) po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje në Eredivisie dhe Ligën e Kampionëve, falë lojës së tij shpërthyese me Ajaxin.

Nga akademia e Genk në Belgjikë, deri te përfshirja në një listë speciale nga vetë Lionel Messi, karriera e tij ka marrë hov të jashtëzakonshëm në moshë shumë të re.

Godts është një sulmues me këmbë të djathtë, i njohur për driblimet e shpejta, fleksibilitetin dhe aftësinë për të luajtur në të gjitha pozicionet ofensive.

Ai u zbulua nga skautët e Ajaxit në akademinë e Genk, kur ishte vetëm 17 vjeç, dhe në janar të vitit 2023 u transferua në Amsterdam për t’iu bashkuar ekipit U21.

Pas vetëm pak muajsh, performancat e tij bindën stafin teknik që ta ngjisin menjëherë në skuadrën e parë. Sot, ai po zhvillon sezonin e tij të tretë si futbollist profesionist në Eredivisie.

Në 77 paraqitje me Ajaxin, Godts ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 13 asiste, duke treguar se posedon jo vetëm shpejtësi, por edhe vizion të lartë në lojë.

Jeta personale, dashuri dhe besim

Më 27 qershor 2025, Godts u martua me partneren e tij Haifa, në një ceremoni tradicionale islame (Nikkah), pasi u bë besimtar i fesë së saj.

Në një intervistë për kanalet zyrtare të Ajaxit, ai tregoi edhe momentin e propozimit: “Ishim me pushime në Itali. Ishte një vend shumë i bukur, isha pak nervoz, por gjithçka shkoi për mrekulli”.


Messi e përfshin në listën e 10 talenteve të së ardhmes

Në fillim të tetorit, Adidas publikoi një listë me 10 futbollistë të rinj që Lionel Messi i zgjodhi personalisht si talente me potencial të madh për të ardhmen.

Mes emrave të përzgjedhur ishte edhe Mika Godts, një njohje që e vendos 20-vjeçarin belg në elitën e brezit të ardhshëm të futbollit botëror.


Frymëzimi nga Jordan Henderson

Përveç Messit, Godts ka folur edhe për ndikimin e madh që kishte mbi të ish-kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson, gjatë qëndrimit të tij te Ajax:

“Kur Henderson vendosi të largohej, ishte për të ardhur keq. Ai ishte thelbësor për ne, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Mësova shumë nga loja dhe nga fjalët e tij. Këtë sezon dua të bëhem më i pamëshirshëm në fushë, të jem më vendimtar për skuadrën”, deklaroi ai.

Me bekimin e Messit, frymëzimin nga Henderson dhe rritjen e vazhdueshme në një klub që di të prodhojë yje, Mika Godts po ecën me shpejtësi drejt afirmimit të plotë në futbollin evropian. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com


A e njihni? Ishte i treti në garën për Topin e Artë dhe tani si 54-vjeçar luan në divizionin e katërt

28 October 2025 at 15:41


Një nga lojtarët më të mirë të gjeneratës së tij, Jari Litmanen (54 vjeç), u shfaq në dy ndeshje në nivelin e katërt të futbollit estonez, duke luajtur për ekipin e tretë të klubit JK Talinna Kalev.

Litmanen është i lidhur me Estoninë nga gruaja e tij, dhe ai zgjodhi këtë klub sepse edhe dy djemtë e tij luajnë atje.

"Ishte një moment që ndodh vetëm një herë në jetë. Pata mundësinë të luaja me dy djemtë e mi në një ndeshje zyrtare. Kjo ishte padyshim ëndrra ime e fundit si futbollist. Faleminderit trajnerit dhe lojtarëve, me të gjithë ju së bashku u bë e mundur", shkroi legjenda finlandeze e futbollit në Instagram.

🇪🇪🇫🇮 || 54 year old Jari Litmanen made his debut for Tallinna Kalev Junnior at the start of the month and has played 2 games total.

The Finnish legend even got to be on the pitch with his 2 sons vs Zapoos

Estonian football at its finest 😅🇪🇪 pic.twitter.com/FySTHWDGCF
— 🇪🇪 Estonian Football Podcast 🇪🇪 (@EstonianFBP) October 26, 2025

Litmanen luajti vetëm katër minuta në ndeshjen e parë, por në të dytën ai luajti tashmë gjysmë ore.

Ai luajti 137 herë për ekipin kombëtar finlandez, por la gjurmë të thella te Ajax, për të cilin luajti nga viti 1992 deri në vitin 1999.

Në 228 paraqitje, ai shënoi 129 herë, dhe kulmi i karrierës së tij erdhi në vitin 1995, pasi fitoi Ligën e Kampionëve, kur përfundoi i treti në garën për Topin e Artë.

Më vonë ai luajti për Barcelonën dhe Liverpoolin, duke i dhënë fund karrierës së tij profesionale në vitin 2011 në Helsinki në moshën 40 vjeçare. /Telegrafi/

Chelsea arriti një rekord interesant në fitoren ndaj Ajaxit në Ligën e Kampionëve

23 October 2025 at 08:48


Klubi anglez, Chelsea është bërë skuadra e parë me tre golashënues të ndryshëm adoleshentë në një ndeshje të vetme të Ligës së Kampionëve.

Blutë e Londrës fituan me rezultat të thellë 5-1 ndaj Ajaxit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të fazës së ligës.

Golat në këtë ndeshje për vendasit u shënuan nga Marc Guiu (18’), Moises Caicedo (27’), Enzo Fernandez (45’), Estevao Willian (45+) dhe Tyrique George (48’).

Megjithatë, përveç fitores, vëmendja ishte edhe diku tjetër. Te një rekord domethënës.

Chelsea u bë skuadra e parë me tre golashënues të ndryshëm adoleshentë në një ndeshje të vetme të Ligës së Kampionëve.

Kundër Ajaxit, Guiu (19 vjeç), Estevao (18 vjeç) dhe George (19 vjeç) kanë shënuar të gjithë.

Klubi nga Stamford Bridge njihet si një klub që investon shumë në futbollistë të rinj dhe kjo po i shpaguhet. /Telegrafi/

Chelsea merr fitore spektakolare ndaj Ajaxit

22 October 2025 at 23:02


Në një përballje të dominuar nga Chelsea nga fillimi deri në fund, skuadra londineze arriti të mposht Ajaxin me rezultat të thellë 5-1 në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Kampionëve.

Chelsea zhbllokoi rezultatin herët, në minutën e 18-të, kur Marc Guiu përfitoi nga një asist i Ëesley Fofanas dhe realizoi nga afërsia për 1-0.

Vetëm pak minuta më vonë, në minutën e 27-të, Moises Caicedo dyfishoi epërsinë me një goditje nga distanca që u devijua dhe befasoi portierin Remko Pasveer duke realizuar për 2-0.

Ajax reagoi në minutën e 31-të kur fitoi një penallti pas një faulli të Tosin Adarabioyo. Ëout Ëeghorst mori përgjegjësinë dhe shënoi për 2-1, duke rikthyer përkohësisht shpresën për holandezët.

Por Chelsea nuk u ndal. Në minutën e 44-të, ata fituan një tjetër penallti, të cilën Enzo Fernandez e shndërroi në gol për 3-1.

😘⚽️#CFC | #UCL pic.twitter.com/gyuWnzzcNu
— Chelsea FC (@ChelseaFC) October 22, 2025

Vetëm pak çaste më vonë, në shtesën e pjesës së parë (45+6’), Estevao vendosi "vulën" me një realizim të saktë nga pika e bardhë, duke çuar rezultatin në 4-1 para pushimit.

Vlen të theksohet se në minutën e 17-të, Ajax mbeti me 10 lojtarë pasi Kenneth Taylor u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes së ashpër dhe verifikimit nga VAR.

Vetëm dy minuta pas rifillimit, Tyrique George realizoi një tjetër gol për Chelsean (48’), pas një goditje të fortë nga distanca që u devijua dhe e la pa shanse portierin Pasveer për 5-1.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më ndonjë rast për t’u veçuar dhe Chelsea mori një fitore të lehtë./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Dita e nëntë ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, vëmendja në derbin në Madrid

22 October 2025 at 08:22


Sot (e mërkurë) janë në program për t’u zhvilluar gjithsej nëntë ndeshje në kuadër të xhiros së tretë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Pas emocioneve dhe ndeshjeve të zjarrta gjatë të martës mbrëma, tani radhën e ka dita e sotme me pritshmëri të njëjta.

Vëmendja më e madhe padyshim se është te kryendeshja e kësaj xhiros mes Real Madridit dhe Juventusit, e cila pritet të zhvillohet në “Santiago Bernabeu” nga ora 21:00.

This week 👀#UCL pic.twitter.com/kbSXxSHnA0
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) October 20, 2025

Në të njëjtin orar, Liverpooli luan në udhëtim te Eintracht Frankfurt, Bayern Munichu e pret Club Brugge, ndërsa Chelsea është nikoqir i Ajaxit.

Nga ora 21:00 luajnë edhe ndeshjet mes Atalanta-Slavia Praga, Monaco-Tottenham dhe Sporting Lisbona-Marseille.

Dy ndeshjet e vetme të parapara nga ora 18:45 janë ato mes Athletic Bilbao-Qarabag dhe Galatasaray-Bodo/Glimt. /Telegrafi/

Kur babë e bir luajnë për të njëjtin klub të madh evropian - 10 raste fantastike

21 October 2025 at 00:35


Për shumë futbollistë, është një ëndërr që fëmijët e tyre të ndjekin hapat e tyre dhe të luajnë për klube të njohura, duke vazhduar trashëgiminë në futboll.

Jo çdo fëmijë i një futbollisti të madh arrin të bëjë karrierë të shquar, por ka pasur shumë raste kur fëmijët e yjeve të futbollit kanë bërë ndikim në lojë.

Në këto raste, genet dhe talenti natyror kanë luajtur rol, duke mundësuar që djali i futbollistit të trashëgojë cilësitë e babait dhe të mbajë emrin e familjes të shkëlqejë në fushë.

Ja 10 nga çiftet më të njohura babë-djalë që kanë luajtur për të njëjtin klub, që konsiderohen si prej më të mëdhenjëve evropianë.

10. Zinedine Zidane dhe Enzo Zidane

Zinedine Zidane pati një karrierë të jashtëzakonshme, veçanërisht te Real Madrid, ku luajti një rol kyç në fitimin e Ligës së Kampionëve 2001/02.

Djali i tij, Enzo Zidane, debutoi te Real Madrid në sezonin 2015/16, por nuk arriti të bëjë karrierë të suksesshme dhe u tërhoq nga futbolli në 2023.

9. George Weah dhe Timothy Weah

George Weah është i vetmi afrikan që ka fituar Topin e Artë dhe ka luajtur për PSG, Marseille dhe AC Milan. Djali i tij, Timothy Weah, debutoi te PSG në sezonin 2017/18 dhe tani luan për Marseille, duke ndjekur hapat e babait. Dy klubet të njëjta për dyshen Weah.

8. Danny Blind dhe Daley Blind

Danny Blind ishte një nga mbrojtësit më të mirë të kohës së tij te Ajax. Djali i tij, Daley Blind, u rrit në akademinë e Ajax dhe ka luajtur për Manchester United, duke rikthyer më pas te Ajax dhe aktualisht te Girona.

7. Frank Lampard Sr dhe Frank Lampard

Frank Lampard është një nga mesfushorët më të mëdhenj të Ligës Premier, ndërsa babai i tij, Frank Lampard Sr, luajti mbi 600 ndeshje për West Ham United. Të dy kanë luajtur te West Ham, por Frank Jr pati sukses të madh te Chelsea.

6. Carles Busquets dhe Sergio Busquets

Carles Busquets luajti për Barcelona dhe ishte një nga të preferuarit e Johan Cruyff. Djali i tij, Sergio Busquets, e tejkaloi babain me suksese, duke fituar La Liga, Ligë të Kampionëve dhe Kupën e Botës me Spanjën.

5. Diego Simeone dhe Giuliano Simeone

Diego Simeone është i njohur për lidhjen e gjatë me Atletico Madrid si lojtar dhe trajner. Djali i tij, Giuliano Simeone, ka luajtur për Atletico që nga 2022, duke u bërë një pjesë e rëndësishme e ekipit.

4. Lilian Thuram dhe Khephren Thuram

Lillian Thuram ishte një mbrojtës inteligjent dhe i fortë për Francën dhe klubet si Juventus dhe Barcelona. Djali i tij, Khephren, luan te Juventus dhe po përpiqet të vazhdojë trashëgiminë e familjes në futboll.

3. Alf-Inge Haaland dhe Erling Haaland

Alf-Inge Haaland luajti për Leeds United dhe Man City, ndërsa djali i tij, Erling Haaland, u bë një fenomen te Manchester City, duke fituar dy tituj Ligës Premier dhe Ligën e Kampionve dhe duke 96 gola në 105 ndeshje Ligën Premier deri tani.

2. Johan Cruyff dhe Jordi Cruyff

Johan Cruyff është legjendë holandeze dhe pionier i futbollit total. Djali i tij, Jordi, debutoi te Barcelona nën drejtimin e babait të tij dhe luajti për klubin, megjithëse nuk arriti të arrijë nivelin e pabesueshëm të Johan.

1. Cesare Maldini dhe Paolo Maldini

Cesare Maldini ishte një mbrojtës i madh për AC Milan dhe fitues i Ligës së Kampionëve. Djali i tij, Paolo Maldini, pati një karrierë legjendare 25-vjeçare te AC Milan, duke fituar shtatë tituj Serie A dhe pesë Liga të Kampionëve.

Trashëgimia e familjes Maldini vazhdoi me Daniel Maldini, i cili aktualisht luan për Atalanta. /Telegrafi/

Ten Hag pranë rikthimit befasues në stol pak javë pas shkarkimit nga Bayer Leverkuseni

4 October 2025 at 18:18


Trajneri i mëparshëm i Manchester United, Erik ten Hag, raportohet se është afër një rikthimi në stol, pasi u shkarkua nga Bayern Leverkusen në shtator.

55-vjeçari udhëhoqi Manchester United drejt dy trofeve, Kupës së Ligës në 2023 dhe FA Cup në 2024 gjatë kohës së tij në ‘Old Trafford’, por rezultatet e paqëndrueshme çuan në shkarkimin e tij në vjeshtën e vitit 2024, kur u zëvendësua nga Ruben Amorim.

Pas një periudhe larg futbollit, trajneri holandez mori drejtimin e Leverkusenit pas largimit të Xabi Alonso drejt Real Madridit, por Ten Hag qëndroi vetëm dy ndeshje në Bundesligë para se të shkarkohej.

Kjo e shtyri Ten Hagin të përshkruajë shkarkimin e tij si “të paprecedent” dhe të deklarojë se hierarkia në klub nuk i dha “kohën dhe besimin” e nevojshëm, duke shtuar se marrëdhënia e tyre nuk ishte bazuar në “besim të ndërsjellë”.

Pavarësisht se dy rolet e fundit menaxheriale nuk shkuan sipas dëshirave të tij, 55-vjeçari mund të jetë afër një rikthimi në stol.

Një raport nga De Telegraaf, i transmetuar nga gazeta Mirror, sugjeron se Ten Hag është propozuar për t’u rikthyer te klubi i tij i mëparshëm, Ajax.

55-vjeçari pati sukses me klubin e Amsterdamit nga viti 2018 deri në 2022, periudhë gjatë së cilës ndihmoi skuadrën të fitojë tre tituj në Eredivisie dhe dy Kupa KNVB, si dhe të arrijë në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve në 2019.

Trajneri aktual i Ajax është John Heitinga, ish-asistenti i Liverpoolit dhe ish-mbrojtësi i Ligës Premier, i cili mori drejtimin e skuadrës këtë verë./Telegrafi/

"Nuk kisha frikë të vdisja", Van der Sar thyen heshtjen pas gati dy vitesh dhe flet për hemorragjinë në tru

20 September 2025 at 14:56


Portieri legjendar i Manchester United, Edwin van der Sar, ka folur në detaje për herë të parë rreth hemorragjisë në tru që pësoi në verën e vitit 2023. Holandezi zbuloi se si ka ndryshuar jeta e tij që atëherë dhe se tani jeton një jetë shumë më të qetë.

Si kujtesë, 54-vjeçari Van der Sar u dërgua me urgjencë në spital në korrik të vitit 2023 pasi pësoi një hemorragji në tru gjatë pushimeve në Split.

Ai kaloi dy javë në kujdes intensiv përpara se të transferohej në Holandë për trajtim të mëtejshëm, ku u shërua me sukses.

Duke folur për mediumin italian Gazzetta dello Sport, Van der Sar kujtoi ato ditë.

“A kisha frikë se mos vdisja? Sinqerisht, jo. Më dhanë ndihmë të menjëhershme; ambulanca më çoi direkt në spital, ku u kujdesa nga mjekët më të mirë. Kur u ktheva në shtëpi, familja dhe fizioterapisti im ishin gjithmonë pranë meje”, ka zbuluar fillimisht holandezi.

Van der Sar theksoi se jeta e tij kishte ndryshuar për mirë.

"Tani jeta ime është shumë më e qetë, ndërsa më parë telefoni im binte vazhdimisht dhe më duhej të merrja vendime të rëndësishme dhe të mbështesja ekipin dhe menaxherin. Tani shijoj kohën me familjen time, duke udhëtuar, duke luajtur padel dhe duke ngarë biçikletën", përfundoi Van der Sar.

Një karrierë e pasur dhe një transferim i parealizuar

Gjatë karrierës së tij si lojtar, Van der Sar ishte një nga lojtarët kryesorë të gjeneratës së mrekullueshme të Ajaxit në vitet 1990, e cila fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 1995.

Më vonë ai fitoi katër tituj të Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2008 me United, duke arritur statusin legjendar në të dy klubet. Ai luajti gjithashtu për Juventusin dhe Fulhamin, duke fituar Kupën Intertoto me të dy klubet.

Ai u largua nga pozicioni i tij si drejtor i Ajax në fund të majit. Ai kaloi 11 vjet në këtë pozicion në klubin e tij mëmë, duke u larguar dy vjet para përfundimit të kontratës së tij.

Gjatë pjesës më të madhe të qëndrimit të tij, Ajax dominoi ligën e parë holandeze, duke arritur edhe në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve në vitin 2018. /Telegrafi/

Inter largon “fantazmat” në Champions/ Skuadra zikaltër harron turpërimin në finalen e sezonit të shkuar

By: xhir jeta
18 September 2025 at 12:51

Inter duket se e ka harruar humbjen turpëruese 5-0 në finalen e sezonit të shkuar kundër Paris SG. Skuadra zikaltër nisi edicionin e ri të turneut më të rëndësishëm të futbollit europian për klube me fitoren 2-0 në transfertën kundër Ajaks.

Në “Johan Cruyff Arena” protagonist absolute ishte Markus Turam, me sulmuesin francez që shënoi të dy golat e suksesit për skuadrën e tij.

Pavarësisht tentativa, fati I sfidës ndryshoi rrjedhë vetëm në fundin e pjesës së parë. Në minutën e 42-të, Turam gjeti rrugën e rrjetës për avantazhin e Inter.

Vendasit e Ajaks nuk kishin kohë të reagonin me rikthimin në fushë pas pushimit. Vetëm dy minuta nga rinisja e sfidës, Turam shënoi golin e dytë personal dhe atë që vulosi fitoren e skuadrës italiane.

Një sukses që vlen dyfish për foarmacionin zikaltër të drejtuar nga Kristian Kivu. Si fillim për tre pikët e para në këtë sezon të Champions, por edhe për të larguar fantazmat e asaj finale të pak muajve më parë./abcnews.al

❌
❌