Në mbrëmjen e sotme (e mërkurë), Liga e Kampionëve rikthehet me duele që premtоjnë ritëm të lartë, emocione të forta dhe lëvizje të rëndësishme në renditje. Ekipet marrin fushën me objektiva të qarta: disa për të siguruar kualifikimin, të tjerat për të mbajtur gjallë shpresat.
Ndeshja kryesore e mbrëmjes së sotme padyshim se pritet të zhvillohet në ‘Santiago Bernabeu’, ku Real Madridi është nikoqir i Manchester Cityt, në një ndeshje ku pikët janë jetike për të dy klubet.
Lideri i vetëm i ligës, Arsenali do të luajë në udhëtim te Club Brugge dhe me një fitore eventuale do ta siguronte vendin në top tetëshen e parë, duke u kualifikuar direkt në fazën e 1/8-tës.
Edhe Paris Saint-Germain do ta bënte një hap të madh drejt kualifikimit në rast fitoreje në udhëtim te Athletic Bilbao, klub i cili gjithashtu synon rezultat pozitiv për t’u ngjitur në pozitat që e dërgojnë në ‘play-off’.
Juventusi i Edon Zhegrovës është nikoqir i Pafos gjatë mbrëmjes së sotme, ndërsa ndeshje interesante pritet të luhet edhe në Gjermani, ku Bayer Leverkusen e pret Neëcastle Unitedin dhe ajo në mes të Benfica dhe Napoli.
Nga ndeshjet tjera, Borussia Dortmund e pret Bodo/Glimt, Ajaxi luan në udhëtim te Qarabagu, Villarreali është nikoqir i Copenhagen. /Telegrafi/
Kairat Almaty u mund me rezultat 3-2 nga FC Copenhagen në ndeshjen e tyre të fundit të Ligës së Kampionëve, por historia më e veçantë e mbrëmjes nuk erdhi nga fusha, por nga shkallët e stadiumit.
Vetëm 10 tifozë të klubit kazak bënë një udhëtim të jashtëzakonshëm prej 5000 kilometrash për të ndjekur ekipin e tyre në Danimarkë.
Pavarësisht numrit të vogël, përkushtimi i tyre nuk kaloi pa u vënë re.
Klubi nikoqir, Copenhagen organizoi një gjest të veçantë në shenjë respekti, duke u shpërndarë dhurata zyrtare dhe duke i nderuar për udhëtimin e tyre mbresëlënës.
Travelling 5,000 km to support your team is honorable.
10 away supporters made the journey from Almaty — something we want to acknowledge as a club.
Tifozëve u mundësua edhe të zbrisnin në fushë për të bërë fotografi, një përvojë që theksoi bashkimin dhe respektin mes klubeve dhe e bëri sfidën shumë më të veçantë, edhe pse rezultati nuk i buzëqeshi skuadrës së tyre.
Kairat Almaty nuk e mori pikën që kërkonte, por 10 tifozët e saj treguan se dashuria për futbollin nuk matet me numra, por me përkushtim. Dhe atë natë, ata ishin shembulli më i mirë i kësaj.
Edhe tifozët vendas i duartrokitën ata mysafirët, pasi bënë një rrugëtim të jashtëzakonshëm për t'i qëndruar afër skuadrës së tyre. /Telegrafi/
Janë luajtur dy ndeshjet e para të sonte në raundin e pestëë të Ligës së Kampionëve, ku Pafos i Qipros arriti të marrë një pikë të çmuar ndaj Monacos, ndërsa Copenhagen fitoi ndaj Kairat.
Monaco kaloi i pari në epërsi me një gol të Takumi Minamino në minutën e 5-të, ndërsa Pafos barazoi falë David Luiz, i cili shënoi pas një krosi nga Mislav Orsic.
Epërsinë e Monacos e riktheu Folarin Balogun në minutën e 26-të, duke vendosur rezultatin 2-1 që mbeti për një kohë të gjatë.
Kur duket se Monaco do të fitonte, Sunjic gjuajti me kokë në minutën e 88-të pas një krosi nga Orsic, goditi traversën dhe topi u devijua nga Salisu në rrjetë, duke i dhënë Pafos barazimin 2-2.
Në ndeshjen tjetër, Copenhageni në shtëpi mundi Kairatin 3-2, duke marrë tri pikë të para këtë sezon.
Tani, MonaCo dhe Pafos ndajnë nga gjashtë pikë dhe renditen në vendet 22 dhe 23, ndërsa Copenhageni shkon në vendin e 29 me katër pikë, ndërsa Kairat mbetet i parafundit me vetëm një pikë. /Telegrafi/
Sot (e mërkurë) janë në program për t’u zhvilluar nëntë ndeshjet tjera të xhiros së pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Mbrëmja e së martës solli disa ndeshje interesante të Ligës së Kampionëve, por sonte pritet të jetë edhe më zjarr, pasi në program ka ndeshje edhe më të forta.
Përballja që priten me padurim nga tifozët e futbollit, padyshim se është ajo e orës 21:00 në mes të Arsenal-Bayern Munich, të cilat janë lider të tabelës pasi kanë nga katër fitore në katër ndeshjet e para.
Përballja tjetër e fortë pritet të jetë ajo në mes Atletico Madridit dhe Interit, e cila gjithashtu zhvillohet nga ora 21:00 në “Metropolitano”.
Gjatë orës 21:00 fillojnë edhe disa ndeshje tjera interesante sikurse ajo e Liverpoolit me PSV Eindhoven, Real Madridit në udhëtim te Olympiacosi, PSG-Tottenham Hotspur, Eintracht Frankfurt-Atalanta dhe Sporting Lisbona-Club Brugge.
Dy ndeshjet e vetme që luhen nga ora 18:45 janë ato në mes të Copenhagen-Kairat Almany dhe Pafos-Monaco. /Telegrafi/
Një mbrëmje plot gola, emocione dhe spektakël në arenën më të madhe të futbollit evropian. Tre ndeshje, tri histori të ndryshme, me Newcastle që dominon në shtëpi, Borussia Dortmund që fiton në transfertë, dhe PSV që mahnit publikun me një festival golash ndaj Napolit.
Newcastle United 3-0 Benfica
Në “St. James’ Park”, Newcastle vazhdoi ecurinë mbresëlënëse evropiane me një fitore bindëse ndaj Benficës. Ekipi i Eddie Hoëe dominoi që nga minuta e parë, duke mos i lënë asnjë hapësirë portugezëve.
Anthony Gordon zhbllokoi rezultatin në minutën e 32-të pas një aksioni të bukur nga e djathta, ndërsa Harvey Barnes vulosi fitoren me dy gola në pjesën e dytë (71’ dhe 83’), duke konfirmuar momentin e tij të shkëlqyer formë.
Benfica tentoi me Di Maria dhe Rafa Silva, por mbrojtja e “Laraskave” ishte e pakalueshme. Me këtë fitore, Neëcastle ngjitet në vendet e para të grupit dhe dërgon sinjale të qarta për ambiciet e saj.
Copenhagen 2-4 Borussia Dortmund
Borussia Dortmund regjistroi një fitore të rëndësishme jashtë fushe ndaj Kopenhagës në një ndeshje plot ritëm dhe gola. Lukas Nmecha ishte heroi i verdhezinjve me dopietën e tij, duke hapur rezultatin në minutën e 20-të dhe duke e mbyllur me një gol të dytë në minutën e 77-të.
Një autogol i Kevin Diks në minutën e 34-t e thelloi avantazhin e Dortmundit, ndërsa Ramy Bensebaini realizoi saktë nga pika e bardhë në minutën e 61-të.
Andre Silva shtoi golin e katërt në minutën e 87-të, përpara se Orri Oskarsson të shënonte golin e nderit për danezët në shtesë.
Fitorja e mban Dortmundin në garë të fortë për kreun e grupit, me një paraqitje që kombinoi përvojën me efikasitetin.
PSV Eindhoven 6-2 Napoli
Spektakël i pastër në Eindhoven. PSV mposhti Napolin me rezultat të pabesueshëm 6-2, në një mbrëmje ku çdo sulm dukej se përfundonte me gol.
Napoli kaloi i pari në epërsi me Scott McTominay (31’), por PSV reagoi fuqishëm. Një autogol i Alessandro Buongiorno (35’) dhe një gol i Ismael Saibari (39’) përmbysën gjithçka para pushimit.
Liga e Kampionëve kthehet sonte (e martë) pas një pushimi 20-ditor, me nëntë ndeshje të planifikuara, ku më interesantja prej të cilave do të luhen në Londër midis Arsenalit dhe Atletico Madridit.
Do të jetë një duel midis skuadrave që kanë luajtur shkëlqyeshëm kohët e fundit. “Topçinjtë” kanë fituar pesë ndeshje radhazi në të gjitha garat, ndërsa Atletico ka fituar katër nga pesë ndeshjet e tyre të fundit.
Është një garanci për ndeshje të mira dhe të hapura ku mysafirët do të kenë një motiv më të madh sepse, ndryshe nga Arsenali, i cili fitoi të dyja ndeshjet në Ligën e Kampionëve, lojtarët e Atleticos kanë një fitore dhe një humbje.
Në ndeshjet tjera, Bayer Leverkuseni e pret Paris Saint-Germain, Barcelona është nikoqire e Olympiacosit, Manchester City luan në udhëtim te Villarreali, teksa Interi është mysafir i Royale Union SG.
Përballje interesante pritet të jenë edhe ato mes PSV Eindhoven-Napoli, Neëcastle-Benfica dhe Copenhagen-Dortmund, teksa fokusi do të jetë edhe te dy ekipet që luajnë për herë të parë këtë sezon: Kairat Almaty dhe Pafos.
Kjo ndeshje dhe ajo mes Barcelonës dhe Olympiacosit luhen nga ora 18:45, ndërsa të gjitha përballjet tjera fillojnë nga ora 21:00. /Telegrafi/
Ndryshimi i formatit i zbatuar nga sezoni i kaluar e ka bërë xhiron hapëse me më shumë gola (67) në historinë e Ligës së Kampionëve. E gjitha kjo falë, kryesisht, kontributeve në shënimin e golave të shtatë fëmijëve të ish-lojtarëve të njohur. E gjitha mbetet në familje.
Gazeta spanjolle Marca ka publikuar një artikull se si xhiro e parë e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve u përshkua në golat e shënuar nga djelmoshat e ish-futbollistëve që kanë bërë gjithashtu karrierë në klube të njohura.
67 - There were 67 goals in 18 games on MD1 of this season's UEFA Champions League - the most ever in the opening round of games in any season in the competition, surpassing the 63 scored in 2000-01. Gluttony. pic.twitter.com/eOcCqyiRkp — OptaJoe (@OptaJoe) September 18, 2025
Kevin Mac Allister (Union Saint-Gilloise)
Goli i tretë që përforcoi fitoren historike të debutuesve të Union Saint-Gilloise në Eindhoven u shënua nga Kevin Mac Allister, djali i Carlos Mac Allister, nga një goditje nga këndi më pak se 10 minuta para përfundimit të ndeshjes.
I lindur në Argjentinë në vitin 1997, kur babai i tij luante për Racing Club, ai po ndërton një karrierë nën hijen e vëllait të tij Alexis (Liverpool), duke udhëhequr mbrojtjen e Union Saint-Gilloise, të cilës iu bashkua në vitin 2023 nga Argentinos Juniors.
Ruben Van Bommel (PSV Eindhoven)
Në të njëjtën ndeshje, Ruben Van Bommel kompensoi deficitin në kohën shtesë për një skuadër të PSV-së, të cilës iu bashkua këtë verë nga AZ Alkmaar.
Sulmuesi i fuqishëm anësor lindi në vitin 2004, kur babai i tij, Mark Van Bommel, ende luante për PSV-në përpara se të bashkohej me Barcelonën. Me katër gola deri më tani këtë sezon, ai siguron thirrjen e tij të parë për Holandën.
Timothy Weah (Olympique de Marseille)
Në ndeshjen tjetër, Timothy Weah e heshti ‘Santiago Bernabeun’ duke e kaluar Olympique de Marseille në avantazh… ashtu siç bëri babai i tij, George, në Kupën UEFA të sezonit 1992/93 dhe Kupën e Fituesve të Kupave të Evropës të sezonit 1993/94 kur ishte me PSG-në.
“Nuk e mendova kurrë në 100 vjet se do të luaja në Bernabeu. U rrita në Rosedale duke luajtur në një fushë të vogël me bar, kështu që të vija këtu ishte padyshim një ëndërr e bërë realitet", pranoi Timmothy pas ndeshjes pavarësisht humbjes.
Marcos Llorente (Atltico Madrid)
Të mërkurën, pavarësisht humbjes së dhimbshme të Atletico Madrid ndaj Liverpoolit, Marcos Llorente - djali i Paco Llorente - e bëri përsëri “Anfield”-in oborrin e tij personal ... njësoj si një natë marsi të vitit 2020. Aq shumë saqë, nga shtatë golat që ka shënuar në Ligën e Kampionëve gjatë gjithë karrierës së tij, katër prej tyre kanë ardhur në tempullin e Reds.
"Nuk mendoj për golat. Mendoj për tre pikët, për ekipin që është në formë të mirë, dhe sot golat nuk bënë shumë punë", u ankua Llorente pas ndeshjes.
Marcus Thuram (Inter Milan)
Deri më tani, Hernan Crespo ishte i vetmi lojtar në historinë e Interit që shënoi dy gola me kokë në Ligën e Kampionëve. Tani, ai nuk është i vetmi, pasi Marcus Thuram - gjithashtu kundër Ajaxit u ngrit më lart se kushdo tjetër në qiellin e Amsterdamit për të qetësuar dyshimet rreth projektit të Christian Chivus.
Djali i madh i Lilian Thuram deri tani ka shënuar gjashtë gola këtë sezon.
Jordan Larsson (Copenhagen)
Po atë verë (2006) që Lilian Thuram mbërriti në Camp Nou, Henrick Larsson përfundoi kohën e tij si një nga lojtarët që kujtohet me më shumë nostalgji te Barcelona.
Të enjten, në moshën 28-vjeçare, djali i tij Jordan shënoi golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve duke e çuar Copenhagen në epërsi, ndërsa Bayer Leverkusen vizitoi ‘Parken’.
"Një tjetër natë elektrizuese në Parken që nuk do ta harroj kurrë", shkroi ai në llogarinë e tij në Instagram. Ai u zgjodh gjithashtu si MVP i ndeshjes nga UEFA.
Erling Haaland (Manchester City)
I fundit që iu bashkua festës ishte Erling Haaland - djali i Alfie Haaland - për të filluar të hapte rrugën për fitoren e Manchester Cityt ndaj Napolit në stadiumin Etihad.
Një gol që e bëri atë lojtarin që i janë dashur më pak ndeshje (49) për të arritur 50 gola në Ligën e Kampionëve. Një tjetër 'rekord' për 'androidin', i cili e ka filluar sezonin me një ‘bum’ me gjashtë gola në pesë ndeshje... përveç golave tjerë me Norvegjinë gjatë pushimit ndërkombëtar. /Telegrafi/
Dy befasi kanë ndodhur të enjten mbrëma në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku Club Brugge shpartalloi Monacon derisa Copenhagen mori një pikë ndaj Bayer Leverkusenit.
Skuadra belge ishte e shkëlqyer në shtëpi ndaj gjigantit francez, për të shënuar fitore të thellë me rezultat 4-1.
Monaco e kishte rastin e artë për të avancuar megjithatë Maghnes Akilouche dështoi nga pika e bardhë.
Pas kësaj, Brugge e mori krejtësisht dominimin. Nicolo Tresoldi me një gol të bukur pas asistimit të Vanaken zhbllokoi rezultatin (32’).
Vetëm shtatë minuta më vonë Onyedika përfitoi nga asistimi i Forbs për të dyfishuar epërsinë (39’).
Kurse, për golin e tretë u përkujdes Hans Vanaken me një eurogol nga distanca (43’).
Fitoren e thellë të Brugge pastaj e vulosi Diakhon, i cili ishte harruar në zonë dhe përfitoi nga asistimi i Seys (75’).
E tëra që bëri Monaco ishte goli i nderit, nga ish talenti i Barcelonës Ansu Fati (90+1’).
Në anën tjetër, Copenhagen e ka fituar një pikë në shtëpi ndaj Bayer Leverkusenit me rezultat 2:2.
Skuadra daneze zhbllokoi rezultatin pas vetëm nëntë minutave lojë përmes Jordan Larsson (9’).
Leverkusenin pastaj e ktheu në lojë mbrojtësi Alejandro Grimaldo që realizoi një supergol nga distanca (82’).
Vetëm pesë minuta më vonë, Robert me një gol nga afërsia ia ktheu epërsinë Copenhages (87’).
Sidoqoftë, vendasit ishin plotësisht të pafat, ku Hatzidiakos shënoi një autogol në përpjekje për ta larguar topin (90+2’)./Telegrafi/
Sezoni evropian për Dritën nisi me shumë shpresë dhe një mision të qartë: të arrijë për herë të parë në fazën e grupeve të një gare evropiane.
Rruga nuk ka qenë aspak e lehtë, por klubi gjilanas ka treguar forcë dhe karakter, duke kaluar disa sfida të mëdha për të mbërritur deri në play-offin e Ligës së Konferencës.
Starti në Ligën e Kampionëve
Drita e nisi aventurën në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve kundër Differdange nga Luksemburgu.
Në ndeshjen e parë, të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, bardhekaltrit fituan minimalisht 1-0. Në takimin e kthimit, në Luksemburg, skuadra e Zekirija Ramadanit tregoi karakter dhe triumfoi sërish 3-2, duke kaluar me rezultat të përgjithshëm 4-2.
Kjo fitore ishte e veçantë sepse për herë të parë një klub nga Kosova kaloi një raund në Ligën e Kampionëve.
Pengesa e madhe – gjiganti danez, Copenhagen
Në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve, shorti solli përballë një gjigant të futbollit nordik: FC Copenhagen.
Drita rezistoi, por diferenca në cilësi ishte e dukshme. Klubi danez fitoi me rezultat të përgjithshëm 3-0, duke i dhënë fund ëndrrës së gjilanasve në këtë kompeticion.
Përvoja në Ligën e Evropës
Pas eliminimit nga Championsi, Drita vazhdoi rrugën në Ligën e Evropës, ku u përball me kampionin e Rumanisë, FCSB.
Në Bukuresht, gjilanasit befasuan duke kaluar në epërsi 2-0, por në fund humbën 3-2. Në ndeshjen e kthimit në Prishtinë, rumunët u treguan më të fortë dhe fituan 3-1, duke kaluar më tej me rezultat të përgjithshëm 6-3.
Shansi i artë në Ligën e Konferencës
Pavarësisht eliminimit, Drita mori një tjetër mundësi – play-offin e Ligës së Konferencës. Ky duel do të vendosë gjithçka: a do të arrijë klubi gjilanas të shkruajë historinë dhe të sigurojë për herë të parë pjesëmarrjen në fazën e grupeve të garave evropiane?
Ky rrugëtim tregon se, pavarësisht pengesave dhe rivalëve të mëdhenj, Drita ka përfaqësuar denjësisht futbollin kosovar në arenën ndërkombëtare.
Një kualifikim eventual në fazën e grupeve do të ishte jo vetëm arritja më e madhe në historinë e klubit, por edhe një hap i madh për futbollin e Kosovës në përgjithësi. Ballkani e ka arritur, madje dy herë. Tani është radha e Dritës. /Telegrafi/
Champions League ka dhënë katër biletat e fundit, duke plotësuar fazën finale të turneut më të rëndësishëm të futbollit europian për klube.
Nuk kishte surpriza në sfidat e fundit të play off, ku të gjitha skuadrat pritëse siguruan kualifikimin për në raundin e grupeve.
Jashtë mbeten Mourinho dhe Fenerbahçe.
Pas barazimit pa gola në sfidën e vajtjes, turqit u mundën 1-0 në fushën e Benfikës.
Gjigandët e futbollit portugez nuk zhgënjyen parashikimet, falë golit të vetëm të Artugollu në minutën e 35-të.
Nuk kishte festë as për Bazelin e Xherdan Shaqirit.
Futbollisti me origjinë shqiptare ishte protagonist në sfidën e vajtjes ku shënoi në barazimin 1-1 kundër Kopenhagen, por në transfertën daneze kampionët e Zvicrës u mundën 2-0.
Kornelius dhe Maukoko në pjesën e dytë vulosën fatin e sfidës dhe kualifikimin e Kopenhagen në fazën finale të Champions League.
Të njëjtin sukses jetuan edhe Klub Brugge dhe Qarabag.
Pas fitores 3-1 në transfertë, kampionët belgë shkatërruan 6-0 Gllasgou Rangers në sfidën e kthimit në shtëpi.
Gjithçka e lehtë për vendasit, që e vranë garën me pesë goila që në pjesën e parë, ndërsa në të dytën plotësuan goleadën për të vazhduar rrugën në turneun më të rëndësishëm të futbollit në kontinentin e vjetër.
Edhe Qarabag siguroi kualifikimin pavarësisht humbjes 3-2 në fushën e tij kundër Ferencvaros.
Kampionët e Azerbajxhanit kishin fituar 3-1 ndeshjen e vajtjes në transfertë, duke marrë vendin në fazën finale të Champions League./abcnews.al
Janë zhvilluar edhe katër duele të tjera në kuadër të raundit të fundit kualifikues për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, ku nuk munguan surprizat dhe emocionet.
Rezultatet e mbrëmshme:
Basel – Copenhagen 1-1
Bodo/Glimt – Sturm Graz 5-0
Celtic – Kairat Almaty 0-0
Fenerbahçe – Benfica 0-0
Shaqiri gol për Bazelin, Copenhagen barazon
Në Zvicër, Baseli dhe Copenhageni u ndanë baras 1-1. Xherdan Shaqiri realizoi nga penalltia në minutën e 14-të duke i dhënë epërsinë zviceranëve, por Gabriel Pereira barazoi në fund të pjesës së parë.
Bodo/Glimt një hap larg historisë
Spektakli më i madh erdhi nga Norvegjia. Bodo/Glimt e shkatërroi Sturm Graz me rezultat 5:0 dhe është shumë pranë një kualifikimi historik në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Norvegjezët e mbyllën ndeshjen që në pjesën e parë duke shënuar tri herë me anë të Kasper Hogh, Odin Luras Bjortuft dhe Ulrik Saltnes. Në pjesën e dytë, Hakon Evjen realizoi golin e katërt, ndërsa William Boving shënoi autogol që vulosi fitoren e madhe.
Bodo/Glimt ka tentuar edhe dy herë më parë kalimin në grupe, por u eliminua nga Dinamo Zagrebi dhe Crvena Zvezda. Këtë edicion duket se është më pranë se kurrë historisë.
Pa gola në Turqi dhe Skoci
Fenerbahçe dhe Benfica u ndanë pa gola në Stamboll, në një ndeshje ku portugezët luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 71-të pas kartonit të kuq për Florentinon.
Ndërkohë, edhe dueli mes Celtic dhe Kairat Almaty përfundoi pa gola në Skoci, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit. /Telegrafi/
Të gjitha çiftet e play-off-eve për kualifikimin në Ligën e Kampionëve tanimë dihen, me super ndeshje që na presin.
Janë pesë ndeshje të “rrugës së kampionëve” (pjesa në të cilën luajnë kampionët) dhe dy ndeshje të “rrugës së ligës” (pjesa në të cilën luajnë ekipet që fituan një vend edhe pse nuk ishin kampionë kombëtarë).
Në “rrugën e kampionëve”, çiftet janë Ferencvaros – Qarabag, Crvena Zvezda – Pafos, Bodo/Glimt – Sturm Graz, Celtic – Kairat dhe Basel – Copenhagen.
Sa i përket “rrugës së ligës”, Fenerbahce dhe Benfica do të luajnë për një vend në Ligën e Kampionëve. Po ashtu edhe Glasgow Rangers dhe Club Brugge.
Ndeshjet e para do të luhen më 19 dhe 20 gusht, ndërsa ndeshjet e kthimit më 26 dhe 27 gusht.
Copenhagen tregoi se ishte shumë e fortë për Dritën e Gjilanit, teksa triumfuan në duelin e kthimit me rezultatin 0-1, të zhvilluar në Prishtinë, duke u kualifikuar për në raundin e tretë të Champions-it me rezultatin e përgjithshëm 3-0. Për sa i përket duelit të sotëm, ishte goli i Kornelius në minutën e 42-të, ai […]
Drita është eliminuar nga faza kualifikuese për në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve, pasi u mposht me rezultat të përgjithshëm 3-0 nga Copenhagen.
Ndeshjen më mirë e nisi kampioni i Kosovës, duke rrezikuar qysh në minutën e katërt me anë të Besnik Krasniqit që harkoi në zonë, por që mbrojtja daneze e largoi topin.
Në minutën e 14-të, Copnhagen kishte menduar se kishte shënuar gol nëpërmjet Andreas Cronelius, por që ai ishte në pozicion jashtë loje.
Drita mbeti në një situatë katastrofale, pasi Liridon Balaj u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër.
Copenhagen vazhdoi më pas me dominimin, duke mos lejuar më Dritën të kishte lirinë në fushë shkaku i epërsisë numerike.
Drita nuk ia doli të mbahej në këta 45 minutat e parë, duke pësuar gol fare në fund.
Cornelius shënoi në minutën e 43-të për rezultatin 1-0, ndërsa epërsia e përgjithshme skuadrës daneze tani ka shkuar në 3-0.
45 minutat ishin më të zbehtë, por që Drita me 10 lojtarë në fushë ia doli të mbahej mirë.
Klubi gjilanas nuk pranoi gol, duke qëndruar stoik në mbrojtje, derisa Copenhagen natyrisht se e kishte dominimin.
Nga ky eliminim, Drita do të garojë tashmë në raundin e tretë të Ligës së Evropës, për të tentuar kalimin në fazën e ligës.
Nëse eliminohet edhe nga këtu, atëherë do të jetë në Ligën e Konferencës, nga raundi i katërt kualifikues për në fazën e ligës në Ligën e Konferencës. /Telegrafi/
Një përleshje ka ndodhur sot në qendër të Prishtinës midis tifozëve të klubit kosovars Dritës, të njohur si “Intelektualët”, dhe atyre të ekipit danez, Copenhagen.
Sipas raportimeve të para, incidenti ka ndodhur në disa kafene përreth sheshit të kryeqytetit, pak minuta para fillimit të ndeshjes së kthimit në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Policia ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, por ende nuk ka të dhëna zyrtare për të lënduar apo të arrestuar.
Drita, kampione në fuqi e Kosovës, do të përballet sonte me Copenhagen në një sfidë ku duhet të përmbysë disavantazhin 2-0 të pësuar në ndeshjen e parë në Danimarkë. /Telegrafi/
Drita dhe Copenhagen do të përballen mbrëmjen e sotme për të luajtur sfidën e kthimit, në kuadër të fazës së dytë të Champions League. Por në prag të ndeshjes në Prishtinë, qytet ku do të luhet ndeshja ka nisur një sherr masiv. Tifozët shqiptarë janë përleshur me ata danezë, teksa në pamjet e publikuara shihen […]
Drita dhe Copenhagen do të masin forcat sërish, sot prej orës 20:00. Sfida e kthimit vlen për turin e dytë të Ligës së Kampioneve. Drita u mposht me rezultatin 2-0 në Danimarkë. Të dy golat e danezëve u shënuan me penallti nga minuta e 70-të. Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare. Ish-trajneri i Egnatias, Zekirija Ramadani, […]
Fitorja 2-0 e FC Copenhagen ndaj FC Dritës në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues për Ligën e Kampionëve i ka lënë pa fjalë as trajnerin danez Jacob Neestrup, e as yllin norvegjez të ekipit, Mohamed Elyounoussi – por jo vetëm për rezultatet, por edhe për mënyrën sesi Drita u paraqit në “Parken”.
Në një ndeshje ku dy penalltitë e Magnus Mattsson vendosën gjithçka në pjesën e dytë, trajneri Neestrup e përshkroi përballjen si “sfiduese” dhe vlerësoi punën e lojtarëve të tij, por edhe qasjen taktike të kampionëve nga Gjilani, me trajnerin Zekirija Ramadani.
“Në përputhje me pritshmëritë, Drita ishte e vështirë për t’u çarë, ndaj na u desh shumë durim. Ata kanë një mbrojtje solide dhe e kontrolluan lojën me thellësi dhe topa të gjatë. Na vunë në siklet me ritmin që na e ndërprenë përmes këndoreve dhe rivënieve anësore – gjëra që nuk i menaxhuam gjithmonë mirë”, deklaroi Neestrup.
Trajneri i kampionëve danezë pranoi se nuk ishte ndeshje e lehtë dhe se fitorja erdhi falë thellësisë së skuadrës dhe durimit në lojë.
Ai përmendi gjithashtu se hyrja e Mattsson ishte vendimtare dhe theksoi paraqitjen e mirë të Moukoko dhe përballimin e ndryshimeve të papritura në formacion për shkak të lëndimeve.
Por ishte ylli i gjigantëve danez, Mohamed Elyounoussi ai që e vuri në pah më qartë atë që e bëri Dritën “të veçantë” në këtë sfidë.
“Nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë. Më ndiqte një lojtar gjatë gjithë kohës, kudo që shkoja – qoftë në krahun e djathtë apo të majtë. Ishte një mbulim ekstrem, një për një, që më habiti”, u shpreh sulmuesi norvegjez.
Ai tregoi se për të “shkëputur” ndjekjen, u përpoq të ndërronte pozicione në mënyrë të qëllimshme dhe se nga ato lëvizje erdhën dy penalltitë e fituara.
“Drita na testoi durimin dhe disiplinën taktike. Duhej të improvizonim me rotacione për të thyer sistemin e tyre të markimit,” shtoi ai.
Pavarësisht humbjes, Drita doli nga kjo përballje me kokën lart dhe me respekt të madh nga një skuadër elitare evropiane. /Telegrafi/
Kampionët e Dritës së Gjilanit, i kanë bërë rezistencë plot 69 minuta, gjigantëve të Copenhagen, në duelin e parë të vlefshëm për raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, që përfundoi me rezultatin 2-0. Vendasit e drejtuar nga trajneri Nestrup, iu falën dy penalltive në minutat 69 dhe 76 që u shndërruar në gol nga […]
Copenhagen dhe Drita kanë luajtur baras pa gola në 45 minutat e parë, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të fazës së eliminimit në Ligën e Kampionëve.
Kampioni i Kosovës, Drita, po luan futboll të sigurt dhe me raste ndaj Copenhagen, duke treguar fuqinë e saj.
Danezët ishin më të mirë normalisht, pasi edhe si vendas, krijuan më shumë, por mbrojtja e Dritës ishte e sigurt.
Rasti më i mirë ishte në minutën e 33-të, kur Mohamed Elyounoussi goditi të dy shtyllat, por Faton Maloku ishte me fat, duke kap topin në vijë.
Gjyqtari Martin Matosa, ndëshkoi Albert Dabiqajn dhe Vesel Limajn, të vetmit të dy që morën kartonë në këtë pjesë lojë. /Telegrafi/