Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Gëzo me tring për festa”/ Paketa Ekstra+ sjell kanalet sportive dhe dy kanalet BBV

By: xhir jeta
17 December 2025 at 15:38

Ky fundivit vjen me më shumëTRING. Platforma më e madhe televizive në Shqipëri, bëhet edhe më e madhe. Me paketën EXTRA+Tokësor, Satelitor dhe OTT, do të shihni shumë sport, më shumë kontent, më shumë argëtim.

I gjithë sporti në një vend të vetëm, sepse tashmë në Tring mund t’i shihni të gjitha. Premier League, La Liga, Ligue 1, Kombëtarja Kuq e Zi, Europa League, Formula 1 dhe shumë kompeticione të tjera i bashkohen Champions League, Serie A e Coppa Italia, Bundesliga, NBA e Moto Gp në Tring Sport, për eksperiencën absolutisht më shumëdimensionale dhe gjithëpërfshirëse në vend. Gjigantët e globit, më shumë se 25 kompeticione prestigjioze sportive, të gjitha kampionatet më të forta në botë tashmë në një paketë të vetme.

Por gëzimi i këtij fundviti nuk mbaron me kaq dhe as dhuratat. Nga 20 dhjetori nis Big Brother Vip Albania, reality shoë që mbërthen para ekranit shikuesit dhe në Tring, për herë të parë, tashmë janë listuar 2 kanalet ekskluzive BBVA1 dhe 2, së bashku me Top Channel dhe shumë kanale të tjera, të cilat së bashku me programacionin e larmishëm, me filma e seriale premierë, spektakël e transmetime Live, kontent të dedikuar për të gjithë familjen, do t’i bëjnë këto festa të paharrueshme dhe sigurisht Tring platformën që duhet zgjedhur, si çfdo vit dhe këtë vit më shumë se kurrë.

Tani është momenti për të përfituar më shumë nga abonimi juaj. Mjafton ta plotësoni atë apo të riabonoheni në paketën EXTRA+, e cila me uljet ekskluzive të fundvitit është e përshtatshme për çdo individ e familje, për të shijuar një nivel të ri argëtimi dhe të gjithë sportin në një platformë të vetme…

Përfitoni të abonoheni me ofertën festive në të gjitha pikat zyrtare të shitjes në të gjithë botën, si edhe online në faqen zyrtare tring.al.

Festat janë te dera! Këtë vit, më shumë se çdo vit… Gzo me Tring!

Nga fishkëllimat e tifozëve te fitorja ndaj Pafos/ Luçiano Spaleti: Bota e Juves është një botë e yjeve

By: V K
11 December 2025 at 08:42

Luçiano Spaleti, trajneri i Juventusit, foli në konferencë për shtyp pas ndeshjes së Champions League kundër Pafos, ku bardhezinjtë triumfuan me rezultatin 2 me 0.

Në pjesën e dytë jeni transformuar krejtësisht…

“Në fund të pjesës së parë u përpoqa t’u shpjegoja djemve mënyrën e re të qëndrimit në fushë për pjesën e dytë. Pastaj folëm për situatat që përjetuam, sepse pati interpretime që ishin të vështira për t’u kuptuar. Mund ta kuptoj kur topin e kanë kundërshtarët, por kur e kemi ne topin duhet ta komandojmë dhe ta drejtojmë ne ndeshjen. Edhe në situata të thjeshta duket që është një moment i veçantë. Ndoshta kjo fitore do të na ndihmojë, por në pjesën e parë vuajtëm shumë dhe krijuam pak. Ne duhet të kishim më shumë ekuilibër dhe të krijonim më shumë probleme”.

Për fishkëllimat në pjesën e parë…

“Nuk dua të mendoj që skuadra ndikohet nga sjellja e tifozëve. Por kur i kemi tifozët në krah kemi më shumë energji. Pas golit të dytë, kur stadiumi u përfshi, ishte vërtet bukur. Nëse tifozët na ndihmojnë, ne i falënderojmë. Stadiumi ishte plot dhe mund vetëm t’i falënderoj të gjithë”.

Sa ju mungon Vlahovic?

“Qëndërsulmuesi duhet të ketë karakteristika të caktuara. Vlahoviç do ta kem vetëm pas disa muajsh dhe deri atëherë duhet të përdor strategji të tjera. Dejvid është një lojtar që di të trajtojë topin dhe mund të shërbejë si pikë referimi për shokët. Ne duhet të kalojmë përmes lojës, sepse nëse humbasim ekuilibrin, rrezikojmë shumë. Ky 4-2-3-1 është një skemë që dua ta shoh në praktikë kur të kem mundësinë. Yildiz mund të luajë si qendërsulmues, por duhet t’i pasosh topin mirë, sepse nëse i jep një top të fortë nuk ia del dot”.

A keni kërkuar diçka nga merkatoja?

“Është e qartë që nëse flasim për këto gjëra, do të ishte një ndihmë për të gjithë. Por unë duhet të merrem me këtë skuadër. Kam entuziazëm dhe besoj te ky grup. Fatkeqësisht nuk kam kohë të mjaftueshme për të stërvitur siç dua, sepse kemi tentuar të provojmë gjëra, por nuk kam mundur të ndërhyj sa duhet. Kam besim te cilësitë e tyre dhe kam besim te vetja ime. Te vetja ime besoj sepse kështu kam ardhur te Juventusi. Nesër në mëngjes do të zgjohem dhe do të përpiqem të bëj maksimumin. Bota e Juves është një botë e yjeve, me bashkëpunëtorë të një cilësie të jashtëzakonshme. Pastaj, natyrisht, nëse nuk bën rezultate, shkon në shtëpi – dhe prapë është në rregull”.

A është i qëndrueshëm 4-2-3-1?

“Çdo gjë është e mundur, por në këtë moment jo. Në disa faza të lojës mungon substanca dhe mungon ekuilibri në fazën mbrojtëse. E rregulluam ndeshjen me katër lojtarë ofensivë, por duhet parë nëse të tjerët gjashtë munden ta përballojnë. Është çështje kohe”.

The post Nga fishkëllimat e tifozëve te fitorja ndaj Pafos/ Luçiano Spaleti: Bota e Juves është një botë e yjeve appeared first on Albeu.com.

Rikthehet Champions League/ Përballja Chelsea-Barcelona ngre temperaturat e futbollit evropian

By: V K
25 November 2025 at 12:24

Në kalendarin e ndeshjeve të sotme, vëmendja më e madhe do të jetë te dueli mes Chelsea dhe Barcelonës në Londër.

Dy ekipet vijnë në formë të mirë dhe do të kërkojnë me çdo kusht tre pikët.

Si Chelsea, ashtu edhe Barcelona njihen për lojën sulmuese, prandaj spektakli është i garantuar në këtë përballje.

Në ndeshjet e kaluara të Championsit, ekipet regjistruan rezultate surprizë. Katalanasit u ndalën nga Club Brugge me rezultatin 3-3, ndërsa londinezët barazuan 2-2 ndaj Qarabag.

Duel interesant është edhe ai mes Manchester City dhe Bayer Leverkusen në Angli. Vendasit shihen favoritë, por gjermanët duan të bëjnë surprizën.

Juventusi ka një transfertë delikate, siç është dueli në Norvegji ndaj Bodo-Glimt. Sfida pritet të luhet nën reshje dëbore dhe temperatura të ulëta.

Përballje spektakolare pritet të jetë edhe ajo mes Marsejës dhe Newcastle, dy ekipe që synojnë 3 pikët, për të mbetur në garë për kualifikimin më tej.

Napoli kërkon të rikthehet te fitorja dhe pret në shtëpi azerbajxhanasit e Qarabag, ndërsa Athletico Bilbao luan në transfertën çeke ndaj Slavia Prague.

Këto takime do të luhen në orën 21:00, ndërsa më herët, në orën 18:45, janë planifikuar Ajax-Benfica dhe Galatasaray-Royale Union SG.

 

The post Rikthehet Champions League/ Përballja Chelsea-Barcelona ngre temperaturat e futbollit evropian appeared first on Albeu.com.

Bayern thyen kampionët e Europës, Liverpool triumfon ndaj Real Madrid

By: armand
4 November 2025 at 23:08

Emocione dhe spektakël në Champions. Bayern Munich fiton 1-2 ndaj PSG, në ndeshjen që u mbajt në Francë. Luis Diaz “rrëmbeu skenën” në pjesën e parë, duke shënuar dy gola dhe duke u ndëshkuar më pas me karton të kuq. Në pjesën e dytë, kampionët e Europës ngushtuan shifrat me Neves, por vetëm kaq, pasi […]

The post Bayern thyen kampionët e Europës, Liverpool triumfon ndaj Real Madrid appeared first on BoldNews.al.

Champions/ PSG mposht Barcelonën, fitojnë Arsenal dhe Dortmund

By: armand
1 October 2025 at 23:04

Ndeshjet e Champions këtë të mërkurë rezervuan rezultate interesante. PSG mposhti me përmbysje Barcelonën me shifrat 1-2. Skuadra e Hansi Flik e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe gjeti shpërblimin me Ferran Torres, i cili kaloi katalanasit në avantazh mes një atmosfere elektrizuese. Megjithatë, PSG konfirmoi statusin e saj si kampione duke reaguar me […]

The post Champions/ PSG mposht Barcelonën, fitojnë Arsenal dhe Dortmund appeared first on BoldNews.al.

Newcastle shkëlqen në Champions League, fiton edhe Qarabag

By: armand
1 October 2025 at 21:04

U zhvilluan këtë të mërkurë pasdite dy ndeshje të xhiros së dytë të fazës së ligës në Champions. Newcastle fiton pastër 0-4 në Belgjikë, ndaj Royale Union në Lotto Park (Anderlecht). “Qymyrxhinjtë” realizuan dy herë, me Woltemade dhe Gordon, në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, Gordon kompletoi dopietën, ndërsa pati kohë edhe për […]

The post Newcastle shkëlqen në Champions League, fiton edhe Qarabag appeared first on BoldNews.al.

Tifozët e Galatasarayt i japin mbështetje të fortë Gazës gjatë ndeshjes me Liverpoolin

By: S SH
1 October 2025 at 15:47

Mbrëmë (e martë), ekipi i Galatasarayt festoi një fitore të madhe në Ligën e Kampionëve kundër Liverpoolit në Stamboll me rezultatin 1-0, dhe tifozët e klubit turk patën mesazhe të veçanta gjatë ndeshjes.

Konkretisht, tifozët e Galatasarayt vendosën t’i jepnin mbështetje të fortë Gazës edhe një herë gjatë ndeshjes.

“Gjenocid në Palestinë”, “Njerëzimi ka humbur ndërgjegjen e tij në Gaza”, “Liri për Palestinën”, “Nëse Jerusalemi nuk është i lirë, bota është e pushtuar”, shkruhej në pankartat e shfaqura në shkallët e stadiumit.

Ahead of their UEFA Champions League group match against Liverpool, Galatasaray fans unfurled banners reading "Free Palestine" and "Let Gaza Babies Live" in a show of solidarity with Palestinians.
This demonstration coincides with Türkiye becoming the first pic.twitter.com/FaCFdNolec

— Eye on Palestine (@EyeonPalestine) September 30, 2025

Tifozët kështu dërguan mesazhe të forta solidariteti dhe mbështetjeje për popullin palestinez dhe Gazën.

Ju kujtojmë se tifozët e ekipit turk shprehën solidaritetin e tyre me Palestinën në prag të ndeshjes së xhiros së parë të Ligës së Kampionëve kundër Eintracht Frankfurtit, duke brohoritur dhe duke pasur slogane në mbështetje të Palestinës ndërsa marshonin drejt stadiumit.

Gjatë marshimit, mbështetësit bënë thirrje gjithashtu për liri për Palestinën, duke protestuar kundër gjenocidit izraelit në Gaza.

The post Tifozët e Galatasarayt i japin mbështetje të fortë Gazës gjatë ndeshjes me Liverpoolin appeared first on Albeu.com.

Galatasaray me fitore të madhe ndaj Liverpool, vendos goli i Osimhen

By: S SH
30 September 2025 at 23:10

Në një përballje emocionuese të xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve, Galatasaray ka arritur të marrë një fitore të madhe me rezultat 1-0 ndaj Liverpoolit, në një ndeshje të mbushur me tension.

Goli vendimtar erdhi herët në pjesën e parë, në minutën e 16-të, kur Victor Osimhen shfrytëzoi një penallti për të dërguar topin në rrjetë, duke çuar Galatasarayn në avantazh (1-0).

Ndeshja pati shumë momente të forta dhe ndërhyrje të rrezikshme. Lojtarë të të dyja skuadrave morën kartonë të verdhë, duke treguar ashpërsinë e duelit në fushë.

Portieri i Liverpool, Alisson, u detyrua të largohej për shkak të një dëmtimi dhe u zëvendësua nga Giorgi Mamardashvili.

Pavarësisht presionit të Liverpool në pjesën e dytë, mbrojtja e Galatasarayt dhe portieri Ogurcan Cakir mbajtën portën të paprekur, duke garantuar fitoren e parë të turqve në këtë fazë të grupit.

Në kohën shtesë Liverpooli fitoi penallti, por pasi u shikua rasti në VAR, gjyqtari Clement Trupin, e anuloi.

Kjo fitore i jep Galatasaray fitoren e parë, ndërsa Liverpool mbetet me tre pikë.

The post Galatasaray me fitore të madhe ndaj Liverpool, vendos goli i Osimhen appeared first on Albeu.com.

Atalanta fiton me përmbysje në Champions, goleadë e Real Madrid

By: armand
30 September 2025 at 21:01

U zhvilluan dy ndeshjet e para të xhiros së dytë të fazës së ligës në Champions. Në Kazakistan nuk ka histori, me Real Madrid që triumfon pastër 0-5 ndaj debutuesve të Kairat Almaty. Një nga më të mirët në fushë ishte Kylian Mbappe, i cili realizoi 3 gola. I katërti gol mban firmën e Camavingës. […]

The post Atalanta fiton me përmbysje në Champions, goleadë e Real Madrid appeared first on BoldNews.al.

Champions League/ Slavias së Pragës “i rrëshqet” fitorja nga duart, zhgënjen Olimpiacos

By: armand
17 September 2025 at 21:05

U zhvilluan dy ndeshjet e para të së mërkurës në Champions League. Në “Fortuna Arena”, në Pragë, Slavia e Pragës barazoi 2-2 ndaj Bodo/Glimt, në një sfidë me ritëm shumë të lartë. Vendasit kaluan në epërsi me Mbodji, duke shkuar në avantazh në dhomat e zhveshjes. Në minutën e 74të, Mbodji dyfishoi shifrat, duke të […]

The post Champions League/ Slavias së Pragës “i rrëshqet” fitorja nga duart, zhgënjen Olimpiacos appeared first on BoldNews.al.

Rikthehet Champions/ Arsenal e nis me fitore, PSV pëson disfatë

By: armand
16 September 2025 at 21:11

Dy ndeshjet e para të fazës së kampionatit të Champions League u sollën fat skuadrave udhëtuese. Arsenali e nisi rrugëtimin në kompeticion me një fitore të pastër 0-2 në “San Mamés”, ndërsa befasinë e madhe e shkaktoi Royale Union SG, që triumfoi bindshëm në fushën e kampionëve të Holandës, PSV, me rezultatin 1-3 Ndeshja në […]

The post Rikthehet Champions/ Arsenal e nis me fitore, PSV pëson disfatë appeared first on BoldNews.al.

Champions League ka dy skuadra superfavorite, të tjerat janë vetëm ndjekëse

By: armand
2 September 2025 at 19:46

Liverpool duket skuadra e vetme e cila mund të rivalizojë me Real Madrid në Champions League këtë sezon. “Të kuqtë” kanë bërë një revolucion thuajse total të ekipit. Trajneri Arne Slot ka ndryshuar ofensivën duke transferuar yje si Alexander Isak (Newcastle) për 144 milionë euro, Florian Wirtz (Bayer Leverkusen) për 125 milionë euro dhe Hugo […]

The post Champions League ka dy skuadra superfavorite, të tjerat janë vetëm ndjekëse appeared first on BoldNews.al.

Shorti i Champions League, përballje të mëdha

By: M C
28 August 2025 at 21:11

Liga e Kampionëve 2025/26 ka filluar. Në Montecarlo është hedhur shorti i fazës në grup, skuadrat kanë mësuar kundërshtarët e tyre. Ashtu si në sezonin e kaluar, çdo skuadër do të luajë tetë ndeshje: katër në shtëpi dhe katër në transfertë.

Kampionët e Italisë, Napoli do të përballet me Chelsean dhe Manchester Cityn. Interi ka përfunduar në një short të vështirë, me ndeshje kyçe kundër Liverpoolit, Dortmundit, Atletico Madridit dhe Arsenalit.

Për Juventusin, pengesa kryesore është Real Madridi, por vëmendja dhe te Borussia Dortmundi e Benfika; Atalanta do të përballet me Chelsean dhe kampionët në fuqi PSG-në. Ndeshjet e para do të luhen më 16 shtator. Finalja do të mbahet më 30 maj në Budapest.

The post Shorti i Champions League, përballje të mëdha appeared first on Albeu.com.

Plotësohet Champions League/ Kualifikohen Benfica, FC Copenhagen, Club Brugge dhe Qarabag

By: xhir jeta
28 August 2025 at 12:54

Champions League ka dhënë katër biletat e fundit, duke plotësuar fazën finale të turneut më të rëndësishëm të futbollit europian për klube.

Nuk kishte surpriza në sfidat e fundit të play off, ku të gjitha skuadrat pritëse siguruan kualifikimin për në raundin e grupeve.

Jashtë mbeten Mourinho dhe Fenerbahçe.

Pas barazimit pa gola në sfidën e vajtjes, turqit u mundën 1-0 në fushën e Benfikës.

Gjigandët e futbollit portugez nuk zhgënjyen parashikimet, falë golit të vetëm të Artugollu në minutën e 35-të.

Nuk kishte festë as për Bazelin e Xherdan Shaqirit.

Futbollisti me origjinë shqiptare ishte protagonist në sfidën e vajtjes ku shënoi në barazimin 1-1 kundër Kopenhagen, por në transfertën daneze kampionët e Zvicrës u mundën 2-0.

Kornelius dhe Maukoko në pjesën e dytë vulosën fatin e sfidës dhe kualifikimin e Kopenhagen në fazën finale të Champions League.

Të njëjtin sukses jetuan edhe Klub Brugge dhe Qarabag.

Pas fitores 3-1 në transfertë, kampionët belgë shkatërruan 6-0 Gllasgou Rangers në sfidën e kthimit në shtëpi.

Gjithçka e lehtë për vendasit, që e vranë garën  me pesë goila që në pjesën e parë, ndërsa në të dytën plotësuan goleadën për të vazhduar rrugën në turneun më të rëndësishëm të futbollit në kontinentin e vjetër.

Edhe Qarabag siguroi kualifikimin pavarësisht humbjes 3-2 në fushën e tij kundër Ferencvaros.

Kampionët e Azerbajxhanit kishin fituar 3-1 ndeshjen e vajtjes në transfertë, duke marrë vendin në fazën finale të Champions League./abcnews.al

Surpriza në Champions/ Fitore në transfertë në tre sfidat e para të “Play Off”

20 August 2025 at 13:48

Shumë gola dhe fitore në transfertë në tre sfidat e para të play off në Champions League.

Club Brugge, Qarabag dhe Pafos kanë hedhur një hap të sigurt drejt fazës fianle të turneut më të rëndësishëm të futbollit europian për klube, duke kaluar me sukses sfidat e vajtjes.

Skuadra belge fitoi me lehtësi 3-1 në fushën e Glasgoë Rangers, me vendasit që u dorëzuan që në pjesën e parë. Vermant, Spilers dhe Mechele shënuan tre gola në vetëm 20 minutat e para për Clubb Brugge, që vrau garën përpara pushimit të ndeshjes.

Në fraksionin e dytë, skocezët vetëm sa zbutën humbjen me realizimin e Danilo Perrera. Këtë disfatë të Rangers, Nedim Bajrami e ndoqi nga tribuna, pasi nuk ishte I grumbulluar.

Me të njëjtin rezultat Qarabag kaloi Ferenncvaros me një përmbysje të madhe në transfertën hungareze. Vendasit mbyllën pjesën e parë në epërsi me realizimin e Varga në minutën e 29-të.

Pas pushimit, skuadra azere reagoi fort duke kthyer fatin e ndeshjes. Jankovic, Medina dhe Kuarbanli shënuan tre herë për fitoren e madhe të formacionit që në raundin e tretë kualifikues eliminoi Shkëndijën e Tetovës.

Mbrëmja e surprizave të mëdha në play off e Champions League u plotësua nga Pafos. Kampionët e Qipros mundën në transfertë 2-1 Crvena Zvezda.

Miqtë shënuan që në minutën e parë golin e epërsisë, ndërsa në fraksionin e dytë dyfishuan shifrat me 11 metërshin e ekzektutuar saktë nga Pepe.

Skuadra serbe u kthye në lojë me Bruno Duarte, që nuk nuk evitoi humbjen në shtëpi, por mban të hapur çështjen e kualifikimit për sfidën e kthimit/abcnews.al

 

 

Champions League/ Plotësohen çiftet e fazës play-off, njihuni me 7 përballjet

By: armand
13 August 2025 at 18:16

Liga e Kampioneve ka mësuar se cilat do të jenë skuadrat të cilat do të luftojnë për fazën në grup të këtij turneu, pasi janë plotësuar të gjitha çiftet e play-off për 7 vendet që sigurohen nëpërmjet kualifikueseve. Celtics, Bazel, Shturm Grac dhe Bodo/Glimt ishin skuadrat të cilat nisin rrugëtimin pikërisht nga play-off, të cilave […]

The post Champions League/ Plotësohen çiftet e fazës play-off, njihuni me 7 përballjet appeared first on BoldNews.al.

Champions/ Shkëndija shënon e para, por përmbyset për 2 minuta nga Qarabag

By: armand
12 August 2025 at 18:20

Shkëndija e Tetovës po luan sot ndeshjen e kthimi të turit të tretë të Ligës së Kampioneve ndaj azerëve të Qarabag. Takimi nisi në mënyrën më të mirë për kampionët e Maqedonisë së Veriut teksa gjetën golin e avantazhit në minutën e 10-të por u përmbysën shpejt nga azerët. Fillimisht shifrat u barazuan në minutën […]

The post Champions/ Shkëndija shënon e para, por përmbyset për 2 minuta nga Qarabag appeared first on BoldNews.al.

Sfida ndaj Qarabag, trajneri i Shkëndijës: E kemi studiuar rivalin deri në detaje

By: armand
4 August 2025 at 17:58

Rrugëtimi i Shkëndijës së Tetovës në Champions League ka marrë trajtën e një “endërre”, ku ekipi i Jeton Beqirit do përpiqet ta vazhdojë sa më gjatë të jetë e mundur. Në prag të përballje është prononcuar “timonieri” i klubit nga Maqedonia e Veriut. Ai përmend ndër të tjera se e ka studiuar deri në detajë […]

The post Sfida ndaj Qarabag, trajneri i Shkëndijës: E kemi studiuar rivalin deri në detaje appeared first on BoldNews.al.

Shqiptarët nderojnë Maqedoninë e Veriut, Shkëndija siguron minimalisht grupet e Conference League

By: armand
30 July 2025 at 21:53

Shkëndija e Tetovës ka bërë historinë duke kaluar në turin e tretë të Ligës së Kampioneve. Dhe duke e bërë një gjë të tillë, ka arritur një rezultat historik për të dhe për futbollin në Maqedoninë e Veriut. Kuqezinjtë e Tetovës, falë mbrëmjes magjikë në Bukuresht në rast eliminimi në turin e tretë të Championsit, […]

The post Shqiptarët nderojnë Maqedoninë e Veriut, Shkëndija siguron minimalisht grupet e Conference League appeared first on BoldNews.al.

Shkëndija “gjunjëzon” Steauan edhe në Bukuresht, arrin turin e tretë të Championsit

By: armand
30 July 2025 at 21:34

Shkëndija është kualifikuar për në raundin e tretë eliminator në Champions League, pasi kanë fituar edhe në ndeshjen e kthimit në Bukuresht ndaj Steaua Bukureshtit me rezultatin 1-2. Shkëndija do të përballet me Qarabag në raundin e tretë, të cilët eliminuan me rezultatin e përgjithshëm 3-0 irlandezët e Shelbourne. Sa i përket sfidës së sotme, […]

The post Shkëndija “gjunjëzon” Steauan edhe në Bukuresht, arrin turin e tretë të Championsit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌