Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Arsenali merr fitore bindëse në udhëtim ndaj Club Brugges

10 December 2025 at 23:01


Arsenali ka shënuar fitore me rezultat bindës 3-0 në udhëtim ndaj Club Brugges në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Fillimi i ndeshjes ishte premtues për “Topçinjtë”. Në minutën e 22-të Piero Hincapié goditi shtyllën e djathtë me një gjuajtje të befasishme nga distanca, duke paralajmëruar se Arsenali kërkonte me ngulm avantazhin. Vetëm tre minuta më vonë, erdhi edhe goli i parë.

Noni Madueke zhbllokoi rezultatin në minutën e 25-të me një supergoditje nga distanca, një predhë e saktë që u përplas në shtyllën e djathtë dhe përfundoi në rrjetë për 1-0. Ky gol i dha Arsenalit qetësinë dhe kontrollin e lojës.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, ndërsa e dyta nisi furishëm.

Në minutën e 47-të erdhi goli i dytë, përsëri nga Madueke, i cili këtë herë shënoi me kokë nga afërsia pas një asistimi të Martin Zubimendit.

Portieri belg humbi kontrollin e situatës, dhe Madueke nuk fali për 2-0.

Arsenali e mbylli ndeshjen praktikisht në minutën e 56-të, kur Gabriel Martinelli shënoi një gol spektakolar, duke goditur fort në këndin e sipërm të djathtë dhe duke e lënë të shtangur portierin Dani van den Heuvel për 3-0 dhe ndeshja mori drejtim të pakthyeshëm.

Me këtë fitore Arsenali shkon në kuotën e 18 pikëve dhe është lider i tabelës./Telegrafi/

Nëntë ndeshje të zjarrta gjatë mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve – vëmendja në Madrid

10 December 2025 at 08:33


Në mbrëmjen e sotme (e mërkurë), Liga e Kampionëve rikthehet me duele që premtоjnë ritëm të lartë, emocione të forta dhe lëvizje të rëndësishme në renditje. Ekipet marrin fushën me objektiva të qarta: disa për të siguruar kualifikimin, të tjerat për të mbajtur gjallë shpresat.

Ndeshja kryesore e mbrëmjes së sotme padyshim se pritet të zhvillohet në ‘Santiago Bernabeu’, ku Real Madridi është nikoqir i Manchester Cityt, në një ndeshje ku pikët janë jetike për të dy klubet.

Lideri i vetëm i ligës, Arsenali do të luajë në udhëtim te Club Brugge dhe me një fitore eventuale do ta siguronte vendin në top tetëshen e parë, duke u kualifikuar direkt në fazën e 1/8-tës.

Edhe Paris Saint-Germain do ta bënte një hap të madh drejt kualifikimit në rast fitoreje në udhëtim te Athletic Bilbao, klub i cili gjithashtu synon rezultat pozitiv për t’u ngjitur në pozitat që e dërgojnë në ‘play-off’.

Juventusi i Edon Zhegrovës është nikoqir i Pafos gjatë mbrëmjes së sotme, ndërsa ndeshje interesante pritet të luhet edhe në Gjermani, ku Bayer Leverkusen e pret Neëcastle Unitedin dhe ajo në mes të Benfica dhe Napoli.

Nga ndeshjet tjera, Borussia Dortmund e pret Bodo/Glimt, Ajaxi luan në udhëtim te Qarabagu, Villarreali është nikoqir i Copenhagen. /Telegrafi/

Arbnor Muja fantastik, shënon ndaj Club Brugge dhe bën shqiponjën para flamurit serb

6 December 2025 at 22:01


Sulmuesi mitrovicas Arbnor Muja ka gjetur sërish rrjetën në Belgjikë, këtë herë ndaj Club Brugge.

Anësori shënoi pas një aksioni të bukur të vendasve për ta barazuar rezultatin në 1-1.

Por, më e bukura ishte festa. Menjëherë pas golit, Muja iu drejtoi shqiponjën tifozëve në tribuna, ku ishte i shpalosur një flamur i madh serb.

Për më shumë shikoni videon: KLIKO KËTU

Përndryshe, St.Truiden aktualisht po triumfon me rezultat 2-1./Telegrafi/

Nga supermarketi dhe puna si murator, në yll të Ligës Premier - historia e Igor Thiagos së Brentfordit

3 December 2025 at 18:43


Historia e golashënuesit të dytë më të mirë në Ligën Premier do t’ju habisë: ja kush është Igor Thiago, sulmuesi i Brentfordit.

11 gola në 13 ndeshje: një ish–punëtor që bënte shpërndarjen e porosive në një supermarket, por kishte ditë që punonte edhe si murator në ndërtimtari, sot ai renditet ndër finalizuesit më të frikshëm në elitën e futbollit anglez.

Ky është rrugëtimi i Igor Thiagos, qendërsulmues i lindur në vitin 2001, një histori e vërtetë rikthimi, sakrifice dhe vështirësish, që e ka çuar të befasojë botën e futbollit në nivelin më të lartë.

Mbase tingëllon e pabesueshme, por deri në moshën 18 vjeçare ai nuk kishte shkelur kurrë në një akademi profesioniste.

Luante për ekipin e tij lokal ndërsa paralelisht punonte në një supermarket për të ndihmuar familjen. Humbja e babait, kur Igor ishte vetëm 14 vjeç, i detyroi shumë sakrifica dhe e shtyu të mbante përgjegjësi të parakohshme.

Pastaj erdhi momenti i kthesës: Cruzeiro e vërejti në vitin 2019, pikërisht kur Igor ishte një hap larg dorëzimit dhe heqjes dorë nga ëndrra e tij. Aty u dallua për fuqinë fizike, për instinktin e golit dhe aftësitë e tij natyrore si përfundues i aksionit.

Në vitin 2022 niset drejt Europës: fillimisht te Ludogorets, më pas te Club Brugge, e së fundmi te Brentford, aty ku shpërtheu plotësisht.

Sot, në renditjen e golashënuesve të Ligës Premier, ai është i dyti – i tejkaluar vetëm nga Erling Haaland.

Rikthimi i tij sapo ka filluar. Dhe historia e Igor Thiagos është prova e gjallë se ëndrrat nuk shuhen kurrë, nëse ke forcën t’i ndjekësh deri në fund. /Telegrafi/

Atalanta e Berat Gjimshitit me fitore të madhe si mysafir, fiton edhe Sporting në shtëpi

26 November 2025 at 23:12


Java e pestë e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve solli dy ndeshje shumë të rëndësishme, ku Atalanta dhe Sporting morën fitore të sigurta.

Atalanta e kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, shënoi fitore të madhe në udhëtim duke mposhtur Eintracht Frankfurt me rezultat bindës 0-3.

Pjesa e dytë ishte vendimtare për italianët. Ademola Lookman zhbllokoi sfidën në minutën e 60-të, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Ederson dyfishoi rezultatin.

Serinë e golave e mbylli Charles De Ketelaere në minutën e 65-të, duke vulosur një fitore të pastër që e mban Atalantën mes ekipeve më në formë të grupit. Gjimshiti udhëhoqi sërish prapavijën me një paraqitje shumë solide, pa i lejuar vendasit të rrezikojnë seriozisht. Ai u zëvendësua në minutën e 76-të.

Në ndeshjen tjetër, Sporting CP triumfoi para tifozëve të vet me rezultat 3-0 ndaj Club Brugge. Goli i parë erdhi nga Matheus Quenda në minutën e 24-t, më pas Rúben Suárez e dyfishoi avantazhin në të 31-n, ndërsa fitoren e vulosi Francisco Trincão në minutën e 70-të.

⏹️ 𝐌𝐀́𝐆𝐈𝐂𝐎 𝐒𝐏𝐎𝐑𝐓𝐈𝐍𝐆! 🌟 Grande vitória Leonina frente ao Club Brugge KV na 5.ª jornada da UEFA Champions League! 👏

⚽ Geovany Quenda, Luis Suárez e Francisco Trincão.
🟢 3-0 🔵 // #SCPCLU #UCL pic.twitter.com/W9MwAofu4r
— Sporting CP (@SportingCP) November 26, 2025


Pas pesë javësh garë, Sporting dhe Atalanta kanë nga 10 pikë, duke mbajtur respektivisht vendin e 10-të dhe 12-të në renditjen e përgjithshme të fazës së ligës.

Club Brugge qëndron në vendin e 26-të me 4 pikë, po aq sa ka edhe Eintracht Frankfurt, i cili renditet i 28-ti. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Sot luhen nëntë ndeshje interesante në Ligën e Kampionëve, vëmendja te përballjet e zjarrta në Londër dhe Madrid

26 November 2025 at 08:02


Sot (e mërkurë) janë në program për t’u zhvilluar nëntë ndeshjet tjera të xhiros së pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Mbrëmja e së martës solli disa ndeshje interesante të Ligës së Kampionëve, por sonte pritet të jetë edhe më zjarr, pasi në program ka ndeshje edhe më të forta.

Përballja që priten me padurim nga tifozët e futbollit, padyshim se është ajo e orës 21:00 në mes të Arsenal-Bayern Munich, të cilat janë lider të tabelës pasi kanë nga katër fitore në katër ndeshjet e para.

Përballja tjetër e fortë pritet të jetë ajo në mes Atletico Madridit dhe Interit, e cila gjithashtu zhvillohet nga ora 21:00 në “Metropolitano”.

Gjatë orës 21:00 fillojnë edhe disa ndeshje tjera interesante sikurse ajo e Liverpoolit me PSV Eindhoven, Real Madridit në udhëtim te Olympiacosi, PSG-Tottenham Hotspur, Eintracht Frankfurt-Atalanta dhe Sporting Lisbona-Club Brugge.

Dy ndeshjet e vetme që luhen nga ora 18:45 janë ato në mes të Copenhagen-Kairat Almany dhe Pafos-Monaco. /Telegrafi/

Thierry Henry e shkatërron Barcelonën pas barazimit me Club Brugge në Ligën e Kampionëve

6 November 2025 at 09:30


Thierry Henry dha një mendim brutal për Barcelonën pas barazimit 3-3 kundër Club Brugge në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma.

Skuadra e Hansi Flick kaloi një mbrëmje të vështirë kundër kampionëve belgë në Brugges, me katalunasit që bë tri raste ishin në disavantazh, por arritën të barazonin në tri raste dhe në fund ta merrnin vetëm një pikë.

Kjo pikë e lë Barçën në vendin e 11-të me shtatë pikë në fazën e ligës me 36 ekipe, ndërsa Brugge është në vendin e 22-të me katër pikë.

Dhe pavarësisht një shfaqjeje, ndonjëherë të shkëlqyeshme sulmuese, pas ndeshjes, Henry ishte kritik ndaj mbrojtjes së skuadrës katalunase kur dha mendimet e tij.

"Nuk dua të flas për ish-klubin tim në atë mënyrë, por gjërat duhet të thuhen me fjalë të ashpra. Nuk mund të vazhdosh të mbrohesh kështu”, ka thënë fillimisht Henry për CBS Sports.

Dhe francezi ka të drejtë, pasi mbrojtja e skuadrës së Flick ka pësuar 13 gola në 11 ndeshje të La Ligës këtë sezon, si dhe ka lejuar shtatë gola në katër ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Krahasojeni këtë me ish-klubin tjetër të Henryt, Arsenalin, ku “Topçinjtë” ende nuk kanë pësuar asnjë gol në garën më të mirë të klubeve në Evropë këtë sezon.

“Nuk mund ta anashkaloj faktin që vazhdon t'i lësh njerëzit të shkojnë dhe të vrapojnë drejt golit tënd”.

"You're supposed to erase mistakes not create them yourself."

Thierry Henry is not impressed with Barcelona's high line 👀 pic.twitter.com/5KfFgBU3Oz
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) November 5, 2025

“Nëse je një ekip tani, nëse nuk e ke bërë kujdesin e duhur që Barcelona të luajë në një linjë të lartë dhe ti të mos arrish vrapimin e vonë...”.

“Mund ta bësh çdo herë! Pse do ta vije veten në një situatë kur do të vuash vetëm? Pa mungesë respekti për atë që bëri Brugge, por ti e mbron topin dhe portën tënde”.

“Nuk e mbron topin vetëm kur nuk ka presion mbi të, por i lë njerëzit të vrapojnë majtas e djathtas, dhe pastaj ata kanë raste majtas e djathtas çdo herë. Kjo nuk është diçka që duhet ta bësh. Duhet t'i fshish gabimet, jo t'i krijosh vetë".

Barcelona rikthehet në La Liga në ndeshjen kundër Celta Vigos të dielën. /Telegrafi/

“Ata u vodhën, goli duhej të pranohej”, legjenda holandeze shpërthen pas anulimit të golit të Club Brugge

5 November 2025 at 23:37


Një ndeshje spektakolare në “Jan Breydel Stadium” përfundoi me shumë polemika, teksa Club Brugge dhe Barcelona ndanë pikët në një barazim dramatik 3-3 në Ligën e Kampionëve.

Por më shumë se për golat, sfida u shënua nga një vendim shumë i diskutueshëm i VAR-it në minutat e fundit, që ndezi reagime në gjithë botën e futbollit.

Në shtesë, Romeo Vermant mendoi se i kishte dhuruar fitoren historike belgëve me një gol për 4-3, por pas rishikimit në video, arbitri vendosi ta anulonte për një ndërhyrje të supozuar ndaj portierit të Barcelonës, Ëojciech Szczesny.

Pas ndeshjes, legjenda holandeze Marco van Basten shpërtheu në studion e televizionit holandez, duke e cilësuar vendimin si një padrejtësi të madhe.

Esta toma es muy clara, roba el balón claramente el jugador del Brujas a Szczęsny.

VAYA TOMADURA DE PELO 🤢🤢🤢pic.twitter.com/MJxbWLnLR8
— (fan) REAL MADRID FANS 🤍 (@AdriRM33) November 5, 2025

“Club Brugge janë grabitur. Goli për 4-3 duhej të vlejë. Ai nuk bën faull ndaj Szczęsny, as që e prek. Është vetë Szczesny që e bën të duket si faull, por nuk ishte”, ka thënë Van Basten me zemërim.

Incidenti ndodhi në një pjesë të dytë të çmendur, ku Brugge arriti të shënojë tri herë kundër Barcelonës, diçka që nuk kishte ndodhur që nga viti 1969 ndaj një skuadre spanjolle.

Atmosfera në stadium ishte elektrizuese, por përfundimi la një shije të hidhur për vendasit dhe tifozët e tyre.

Barcelona, nga ana tjetër, shpëtoi nga humbja falë ndërhyrjes së VAR-it dhe ruajti një pikë të rëndësishme në grup, ndërsa Club Brugge u ndal në një rezultat që shumëkush e konsideron të padrejtë./Telegrafi/

Goli i veçantë i Lamine Yamal, na e rikujtoi Lionel Messin për një moment - driblime dhe finish brilant

5 November 2025 at 23:24


Në një ndeshje të jashtëzakonshme të zhvilluar në Belgjikë, Club Brugge dhe Barcelona dhuruan spektakël të vërtetë në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve, duke barazuar me rezultat 3–3.

Vendasit kaluan herët në epërsi me golin e Nicolò Tresoldi, por Ferran Torres barazoi për katalanasit. Më pas, Carlos Forbs riktheu Club Brugge në avantazh, duke shënuar dy herë, ndërsa një autogol i pafat nga Christos Tzolis në minutën e 77-të vendosi rezultatin përfundimtar.

Një nga momentet më të bukura të ndeshjes ishte goli i Lamine Yamal, që solli barazimin 2–2, duke nxjerr në pah talentin e tij .

18-vjeçari realizoi pas një aksioni të jashtëzakonshëm personal, duke kaluar disa mbrojtës dhe përfunduar me një goditje të saktë në cepin e portës – një gol që i kujtoi të gjithëve lëvizjet karakteristike të Lionel Messit.

Lamine Yamal ,you are fucking crazy what a goal that is pic.twitter.com/zzUPofcsaE
— Adithya Reddy (fan) (@AdithyaReddy_20) November 5, 2025

Ky është barazimi i parë i Barcelonës në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, dhe pas katër xhirove, katalanasit mbeten në mesin e renditjes me 11 pikë, ndërsa Club Brugge arrin në 4 pikë, duke u ngjitur në pozitën e 22-të në tabelën e përgjithshme të kompeticionit. /Telegrafi/

Barcelona i shpëton humbjes ndaj Club Brugge fal një vendimi të gjyqtarit me VAR në kohën shtesë

5 November 2025 at 22:59


Një ndeshje spektakolare me ritëm të lartë dhe plot emocione është zhvilluar në Belgjikë, ku Club Brugge dhe Barcelona ndanë pikët pas një barazimi dramatik 3–3.

Vendasit kaluan herët në epërsi me Nicolo Tresoldi (6’), por Ferran Torres (8’) barazoi shpejt rezultatin pas një kombinimi të bukur me Fermin Lopezin.

Club Brugge reagoi menjëherë dhe riktheu avantazhin në minutën e 17-të me Carlos Forbs, pas një kundërsulmi të shpejtë (2-1).

Barcelona arriti të kthehet në lojë në pjesën e dytë. Fillimisht, Lamine Yamal (61’) shënoi për 2–2 pas një pasimi perfekt nga Fermin Lopez, ndërsa Eric Garcia goditi traversën pak më vonë.

Forbs realizoi një gol të mrekullueshëm me një parabol mbi portierin Szczesny në minutën e 64-të, duke e kthyer rezultatin në 3–2 për belgët.

Në minutën e 77-të, pas presionit të Barcelonës, Christos Tzolis devijoi pa fat topin në rrjetën e vet dhe rezultati u vendos në 3–3.

Club Brugge kishte një moment të tensionuar kur iu dha një penallti në minutën e 71-të, por pas rishikimit me VAR, gjyqtari Anthony Taylor e anuloi vendimin.

Në kohën shtesë u zhvillua një situatë tjetër dramatike. Në minutën 90+1’, pas një gabimi të madh të portierit Szczesny, Romeo Vermant e çoi topin në rrjetë dhe duket se i dha fitoren Brugge me rezultatin 4–3.

Megjithatë, pas shqyrtimit me VAR, arbitri Anthony Taylor konstatoi një faull në aksionin paraprak dhe anuloi golin, duke shkaktuar zhgënjim të madh te vendasit.

Club Brugge ka 5 pikë, ndërsa Barcelona ka 7 pikë dhe e komplikon garën për kreun e grupit. /Telegrafi/

Sot zhvillohen nëntë ndeshje interesante në Ligën e Kampionëve

5 November 2025 at 08:22


Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar nëntë ndeshje në kuadër të xhiros së katërt të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Pas etheve dhe ndeshjeve interesante të së martës mbrëma, tani radhën e ka nata e sotme me disa takime tjera që pritet të sjellin emocione të mëdha.

Megjithatë, për dallim nga mbrëmja e së martës ku pati dy derbi shumë të fortë evropian, mbrëmja e sotme nuk ka ndonjë derbi shumë të madh.

Ndeshja më interesante e mbrëmjes pritet të jetë ajo në mes të Manchester Cityt dhe Borussia Dortmundin, e planifikuar të luhet në ‘Etihad’ nga ora 21:00.

Përballje interesante pritet të jenë edhe ato në mes të Neëcastle-Athletic Bilbao, Ajax-Galatasaray, Benfica-Bayer Leverkusen dhe Marseille-Atalanta.

Nga ora 21:00 luajnë edhe dy klubet tjera të mëdha evropiane, Interi dhe Barcelona, me Nerazzurët që presin Kairat Almanyt dhe katalunasit që udhëtojnë te Club Brugge.

Dy ndeshjet e vetme që luhen nga ora 18:45 janë ato në mes të Qarabag-Chelsea dhe Pafos-Villarreal. /Telegrafi/

Supergol, rekord dhe ‘lojtar i ndeshjes’ – Lennart Karl pritet të jetë ylli i madh i Bayern Munichut

23 October 2025 at 10:40


Lojtari 17-vjeçar gjerman, Lennart Karl, u bë golashënuesi më i ri i Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve, pasi shënoi një gol mahnitës gjatë fitores 4-0 kundër Club Brugge, duke tejkaluar Jamal Musiala.

Karlit i dha debutimin e tij të parë të plotë në Ligën e Kampionëve nga Vincent Kompany, dhe ai e shfrytëzoi këtë duke shënuar golin e parë brenda pesë minutash.

Ky gol i talentit të madh gjerman nuk ishte një gol i thjeshtë, por erdhi pas një veprimi të mirë individual dhe një goditje të fortë dhe të saktë nga rreth 20 metra.

Karl‘s Knaller. 🤯😮💨

Unser jüngster #UCL-Torschütze. 👏 pic.twitter.com/KP6963U0h9
— FC Bayern München (@FCBayern) October 22, 2025

Harry Kane, Luis Diaz dhe Nicolas Jackson gjithashtu shënuan në këtë ndeshje për të vulosur rezultatin përfundimtar 4-0.

Anësori i djathtë shumë i talentuar u emërua gjithashtu ‘Lojtari i Ndeshjes’ për paraqitjen e tij të shkëlqyer.

Pas kësaj paraqitje, Lennart Karl pritet të jetë emri i ri që do të flitet shumë për të në të ardhmen. /Telegrafi/

✨ 𝐏𝐋𝐀𝐘𝐄𝐑 𝐎𝐅 𝐓𝐇𝐄 𝐌𝐀𝐓𝐂𝐇 ✨ pic.twitter.com/3Piz4Rbrlx
— FC Bayern München (@FCBayern) October 22, 2025

Bayern Munich 'poker' ndaj Club Brugge

22 October 2025 at 22:52


Bayern Munich ka shënuar një fitore të thellë 4-0 ndaj Club Brugge në xhiron e tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve , duke treguar dominimin e tyre nga minuta e parë deri në fund të ndeshjes.

Ndeshja u karakterizua nga gola spektakolarë dhe performancë e lartë nga sulmuesit bavarezë.

Goli i parë erdhi në minutën e 5-të nga Lennart Karl, i cili pas një prekjeje të parë të mençur, shënoi nga kufiri i zonës dhe dha avantazhin e parë për Bayern.

Vetëm në minutën e 14-të, Harry Kane shfrytëzoi një pasim perfekt nga Konrad Laimer dhe dyfishoi shifrat duke dërguar topin në mes të portës.

Luis Diaz thelloi epërsinë në minutën e 34-të pas një pasimi tjetër të Laimer; ai mori kontrollin e topit në kufirin e zonës dhe me një goditje të fuqishme e dërgoi topin në pjesën e sipërme të rrjetës për të bërë rezultatin 3-0.

Goli i katërt erdhi në minutën e 79-të nga Nicolas Jackson, i cili shfrytëzoi një top të rikuperuar brenda zonës dhe e goditi topin drejt qendrës së portës, duke vulosur fitoren e thellë të ekipit bavarez.

Bayern Munich kontrolloi lojën gjatë gjithë takimit, ndërsa Club Brugge nuk arriti të kërcënojë portën e Manuel Neuer.

Ky rezultat i jep bavarezëve një bazë të fortë për fazën tjetër të grupeve, pasi tani kanë 9 pikë. /Telegrafi/

Dita e nëntë ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, vëmendja në derbin në Madrid

22 October 2025 at 08:22


Sot (e mërkurë) janë në program për t’u zhvilluar gjithsej nëntë ndeshje në kuadër të xhiros së tretë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Pas emocioneve dhe ndeshjeve të zjarrta gjatë të martës mbrëma, tani radhën e ka dita e sotme me pritshmëri të njëjta.

Vëmendja më e madhe padyshim se është te kryendeshja e kësaj xhiros mes Real Madridit dhe Juventusit, e cila pritet të zhvillohet në “Santiago Bernabeu” nga ora 21:00.

This week 👀#UCL pic.twitter.com/kbSXxSHnA0
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) October 20, 2025

Në të njëjtin orar, Liverpooli luan në udhëtim te Eintracht Frankfurt, Bayern Munichu e pret Club Brugge, ndërsa Chelsea është nikoqir i Ajaxit.

Nga ora 21:00 luajnë edhe ndeshjet mes Atalanta-Slavia Praga, Monaco-Tottenham dhe Sporting Lisbona-Marseille.

Dy ndeshjet e vetme të parapara nga ora 18:45 janë ato mes Athletic Bilbao-Qarabag dhe Galatasaray-Bodo/Glimt. /Telegrafi/

Atalanta e Gjimshitit merr fitoren e parë në Ligën e Kampionëve

30 September 2025 at 20:43


Atalanta ka marrë një fitore të rëndësishme në xhiron e dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur në Bergamo skuadrën belge të Club Brugge me rezultat 2-1.

Pjesa e parë nisi me surprizë, pasi në minutën e 38-të mysafirët kaluan në epërsi. Pas një aksioni të shpejtë, Nicolo Tresoldi asistoi për Christos Tzolis, i cili me një goditje precize nga skaji i zonës dërgoi topin në rrjetë, duke e çuar Club Bruggen në avantazh prej 0-1.

pjesën e dytë, trajneri Ivan Juric bëri ndryshime vendimtare dhe ato dhanë rezultat. Pas një ndërhyrjeje të portierit Nordin Jackers në minutën e 73-të, gjyqtari akordoi penallti për Atalantën.

Nga pika e bardhë u tregua i saktë Lazar Samardžić, i cili barazoi shifrat në 1-1.

Vetëm pas pak minutash, në minutën e 87-të, erdhi edhe momenti i madh i ndeshjes. Pas një kombinimi të bukur, Mario Pasalic shënoi me kokë pas asistimit të Yunus Musah, duke përmbysur rezultatin në 2-1 dhe duke i dhënë Atalantës tre pikë shumë të vlefshme.

Berat Gjimshiti luajti gjithë ndeshje, duke u konfirmuar si nga më të mirët në fushë, pasi përveç golit, mbrojtja e vendasve qëndroi e pathyeshme deri fishkëllimën e fundit.

Me këtë fitore, Atalanta merr tri pikët e para në grup dhe rikthehet fuqishëm në garë për kualifikim, ndërsa belgët e Club Brugge po ashtu kanë një fitore pas dy xhirove të para. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Brugge e “shkatërron” Monacon, Copenhagen e ndal Leverkusenin

18 September 2025 at 20:41


Dy befasi kanë ndodhur të enjten mbrëma në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku Club Brugge shpartalloi Monacon derisa Copenhagen mori një pikë ndaj Bayer Leverkusenit.

Skuadra belge ishte e shkëlqyer në shtëpi ndaj gjigantit francez, për të shënuar fitore të thellë me rezultat 4-1.

Monaco e kishte rastin e artë për të avancuar megjithatë Maghnes Akilouche dështoi nga pika e bardhë.

Pas kësaj, Brugge e mori krejtësisht dominimin. Nicolo Tresoldi me një gol të bukur pas asistimit të Vanaken zhbllokoi rezultatin (32’).

Vetëm shtatë minuta më vonë Onyedika përfitoi nga asistimi i Forbs për të dyfishuar epërsinë (39’).

Kurse, për golin e tretë u përkujdes Hans Vanaken me një eurogol nga distanca (43’).

Fitoren e thellë të Brugge pastaj e vulosi Diakhon, i cili ishte harruar në zonë dhe përfitoi nga asistimi i Seys (75’).

E tëra që bëri Monaco ishte goli i nderit, nga ish talenti i Barcelonës Ansu Fati (90+1’).

Në anën tjetër, Copenhagen e ka fituar një pikë në shtëpi ndaj Bayer Leverkusenit me rezultat 2:2.

Skuadra daneze zhbllokoi rezultatin pas vetëm nëntë minutave lojë përmes Jordan Larsson (9’).

Leverkusenin pastaj e ktheu në lojë mbrojtësi Alejandro Grimaldo që realizoi një supergol nga distanca (82’).

Vetëm pesë minuta më vonë, Robert me një gol nga afërsia ia ktheu epërsinë Copenhages (87’).

Sidoqoftë, vendasit ishin plotësisht të pafat, ku Hatzidiakos shënoi një autogol në përpjekje për ta larguar topin (90+2’)./Telegrafi/

Skenë e paprecedentë në aeroplanin e Monacos para Ligës së Kampionëve, lojtarët u detyruan të zhvisheshin

18 September 2025 at 08:37


Udhëtimi i futbollistëve të Monacos për në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Club Brugge u shndërrua në kaos për shkak të një defekti në sistemin e ajrit të kondicionuar të aeroplanit.

Kabina u bë jashtëzakonisht e nxehtë, kështu që lojtarët duhej të zhvisheshin deri në të brendshme dhe të përpiqeshin të freskoheshin duke tundur rrobat.

Skenat e pazakonta u regjistruan nga Jordan Teze dhe u publikuan në rrjetin social Snapchat, dhe në video shokët e tij të ekipit dukeshin sikur ishin në një sauna.

Pasi dolën nga avioni, një pjesë e ekuipazhit u pa gjysmë i zhveshur në pistë dhe fluturimi përfundimisht u anulua.

🚨🚨AS MONACO

❌ L’avion ne peut pas DÉCOLLER pour un probleme d’air conditionné !

😂 Les joueurs sont descendus en CALEÇON sur la piste ! @ASMHistoire pic.twitter.com/DSw8FOmfPO
— LIGUE 1 | ON AIR ✈️ (@JetsLigue1) September 17, 2025


Lojtarët u kthyen në shtëpi dhe u vendos që ata të niseshin për në Belgjikë vetëm ditën e ndeshjes.

Trajneri Adi Hutter tha se siguria ishte parësore, kështu që vendimi për shtyrjen e udhëtimit u mor në konsultim me menaxhmentin.

Pavarësisht vështirësive, ai është i bindur se skuadra e tij do ta hapë sezonin evropian me lehtësi. /Telegrafi/

Superkompjuteri parashikon favoritët e Ligës së Kampionëve 2025/26 – Real Madridi i shtati

10 September 2025 at 10:47


Superkompjuteri i Opta-s ka përditësuar gjatë ditës së sotme (e mërkurë), 10 shtator, parashikimet për favoritët e Ligës së Kampionëve për sezonin 2025/26.

Edicioni 2025/26 i Ligës së Kampionëve fillon javën e ardhshme, më 16 shtator, me ndeshjet e para të fazës së Ligës dhe tashmë kanë filluar parashikimet.

Sipas superkompjuterit të kompanisë së specializuar Opta, Liverpooli është parashikuar favorit për të fituar Ligën e Kampionëve këtë edicion me 20.4 për qind shanse për të ngritur trofeun.

Reds janë vendosur para rivalëve të Arsenalit, cilët shihen favoritët e dytë me 16 për qind shanse dhe kampionëve aktualë, Paris Saint-Germain, që renditen në pozitën e tretë me 12.1 për qind gjasa për të triumfuar.

Pas tyre përfshihen klube tjera të mëdha si Barcelona dhe Manchester City me nga 8.4% shanse që mbyllin pesëshen e favoritëve.


𝐔𝐄𝐅𝐀 𝐂𝐡𝐚𝐦𝐩𝐢𝐨𝐧𝐬 𝐋𝐞𝐚𝐠𝐮𝐞: 2025-26 Predictions 📈

Who will win the 2025-26 UEFA Champions League?

We've got the results of the 10,000 pre-season Opta supercomputer simulations. pic.twitter.com/BXu7xZxBrB
— Opta Analyst (@OptaAnalyst) September 10, 2025


Chelsean me 7.0% renditet në pozitën e gjashtë, Real Madridi me 5.8% i shtati, Bayern Munichu i teti me 4.3%, Interi i nënti me 3% dhe Neëcastle United i dhjeti me 3% shanse.

Pas tyre më pozitat nga 11-20 vijnë ekipe tjera si Benfica, Napoli, Tottenham Hotspur, Borussia Dortmund, Club Brugge, Sporting Lisbona, Bayer Leverkusen, Atletico Madrid, Juventus dhe Atalanta.

Ndryshe, superkompjuteri i Opta-s e ka simuluar garën e Ligës së Kampionëve 2025/26 plotë 10,000 herë dhe ka konfirmuar këto përqindje.

/Telegrafi/

Plotësohet Champions League/ Kualifikohen Benfica, FC Copenhagen, Club Brugge dhe Qarabag

By: xhir jeta
28 August 2025 at 12:54

Champions League ka dhënë katër biletat e fundit, duke plotësuar fazën finale të turneut më të rëndësishëm të futbollit europian për klube.

Nuk kishte surpriza në sfidat e fundit të play off, ku të gjitha skuadrat pritëse siguruan kualifikimin për në raundin e grupeve.

Jashtë mbeten Mourinho dhe Fenerbahçe.

Pas barazimit pa gola në sfidën e vajtjes, turqit u mundën 1-0 në fushën e Benfikës.

Gjigandët e futbollit portugez nuk zhgënjyen parashikimet, falë golit të vetëm të Artugollu në minutën e 35-të.

Nuk kishte festë as për Bazelin e Xherdan Shaqirit.

Futbollisti me origjinë shqiptare ishte protagonist në sfidën e vajtjes ku shënoi në barazimin 1-1 kundër Kopenhagen, por në transfertën daneze kampionët e Zvicrës u mundën 2-0.

Kornelius dhe Maukoko në pjesën e dytë vulosën fatin e sfidës dhe kualifikimin e Kopenhagen në fazën finale të Champions League.

Të njëjtin sukses jetuan edhe Klub Brugge dhe Qarabag.

Pas fitores 3-1 në transfertë, kampionët belgë shkatërruan 6-0 Gllasgou Rangers në sfidën e kthimit në shtëpi.

Gjithçka e lehtë për vendasit, që e vranë garën  me pesë goila që në pjesën e parë, ndërsa në të dytën plotësuan goleadën për të vazhduar rrugën në turneun më të rëndësishëm të futbollit në kontinentin e vjetër.

Edhe Qarabag siguroi kualifikimin pavarësisht humbjes 3-2 në fushën e tij kundër Ferencvaros.

Kampionët e Azerbajxhanit kishin fituar 3-1 ndeshjen e vajtjes në transfertë, duke marrë vendin në fazën finale të Champions League./abcnews.al

Chivu po pret një mbrojtës të ri, tre emra në radarin e Interit

23 August 2025 at 13:16

Interi po punon për të kënaqur trajnerin Christian Chivu, duke forcuar mbrojtjen e tyre me një lojtar premtues i cili është gjithashtu gati të ketë ndikim të menjëhershëm.

Emri në krye të listës së dëshirave të Nerazzurrëve ishte Yusuf Akcicek, një lojtar i lindur në vitin 2006 nga Fenerbahce, për të cilin një ofertë prej 16 milionë eurosh u formalizua më 20 gusht, por përgjigja e klubit turk ishte e prerë: ata po kërkojnë të paktën 20 milionë euro.

Skuadra zikaltër e konsideron marrëveshjen të mbyllur dhe për këtë arsye nuk dëshiron të bëjë oferta të mëtejshme.

Natyrisht, Piero Ausilio dhe Giuseppe Marotta kanë edhe lojtarë të tjerë potencialë në radarin e tyre për të kompletuar mbrojtjen.

Sipas Corriere dello Sport, Interi ka kontaktuar gjithashtu me talentin e Rennes, Jeremy Jacquet.

Megjithatë, klubi francez synon një shumë të lartë prej 50 milionë eurosh, e cila duhet të ulët ndjeshëm për t’u paguar nga Interi.

Emri tjetër që mund t’i bashkohet ekipit italian është ai i Joel Ordonez të Club Brugge.

Lojtari i lindur në vitin 2004 vlerësohet rreth 40 milionë euro nga klubi belg dhe është kërkuar këtë afat kalimtar nga klube të tjera italiane, përfshirë Juventusin.

Prandaj, këto janë kohë vendimtare për Interin, i cili, nëse nuk arrin të gjejë lojtarin ideal për nevojat e tij, do ta shtyjë lehtësisht investimin deri vitin tjetër.

Ndryshe, Interi deri tani ka kompletuar katër transferime: Petar Sucic, Luis Henrique, Yoan Ange Bonny dhe së fundmi Andy Diouf. /Telegrafi/

The post Chivu po pret një mbrojtës të ri, tre emra në radarin e Interit appeared first on Telegrafi.

❌
❌