Ylli me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri është i fundit nga figurat e njohura që ka reaguar pas vërshimeve të ditëve të fundit që kanë përfshirë shumë qytete të vendit.
Ditët e fundit të kësaj jave kanë qenë jo të mira për popullin e Kosovës, pasi shumë nga qytetet kanë pësuar vërshimeve, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Pas këtyre vërshimeve, mobilizimi ishte i madh nga të gjithë dhe përveç institucioneve, u lajmëruanedhe qytetar dhe biznese të ndryshme për t’i dalë në ndihmë të gjithë atyre që pësuan dëme materiale apo u bllokuan.
Gjatë ditës ishte kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, i cili ka shfrytëzuar profilin e tij në Instagram për të postuar një fotografi të vërshimeve në Kosovë, duke shkruar: “Lutuni për Kosovën”.
Fotografinë e njëjtë dhe mbishkrimin “Lutuni për Kosovën” e ka postuar disa orë më vonë edhe një tjetër emër i njohur i futbollit botëror.
Postimi i Xherdan Shaqirit
Bëhet fjalë për Xherdan Shaqirin, i cili gjithashtu bashkë ndjenë me bashkëvendësit e tij, pasi dihet se ylli i Baselit ka prejardhje nga Gjilani.
Ndryshe, qytetet më të prekura nga vërshimet ishin Gjakova, Mitrovica, Malisheva, Klina, Skenderaj dhe Drenasi. /Telegrafi/
Nëse keni në plan të udhëtoni drejt Kosovës apo të organizoni udhëtime në qytete të ndryshme evropiane, PrishtinaTicket ju ofron zgjidhjen më të thjeshtë dhe më të besueshme.
Fluturimet nga Baseli në Prishtinë operojnë çdo ditë, duke ju mundësuar fleksibilitet të plotë dhe planifikim të lehtë të udhëtimit tuaj.
Me PrishtinaTicket, çmimi që shihni gjatë rezervimit është çmimi final. Në biletë përfshihen bagazhi i dorës, një valixhe deri në 20 kg, check-in falas dhe ulësja e rezervuar, duke ju garantuar një udhëtim komod dhe pa kosto të fshehura.
Përveç linjës Basel–Prishtinë, PrishtinaTicket ju lidh me mbi 25 destinacione në Evropë, duke e bërë atë zgjedhjen ideale si për vizita familjare ashtu edhe për udhëtime turistike apo biznesi. Procesi i rezervimit është i shpejtë dhe i thjeshtë, ndërsa mbështetja për klientët është e vazhdueshme në çdo hap të udhëtimit.
Rezervoni tani dhe siguroni vendin tuaj në një nga linjat më të kërkuara. PrishtinaTicket – udhëtimi fillon këtu.
Si ta rezervoni biletën tuaj?
Biletat mund ti rezervoni online duke hapur faqen www.prishtinaticket.net, ku mund tëcaktoni kohën e saktë të udhëtimit tuaj me çmime ekonomike.
Në çmim të biletës përfshihen FALAS rezervim i ulëses, check in, bagazh dore dhe bagazh deri në 20 kg. Por, biletën tuaj mund ta rezervoni edhe duke kontaktuar shërbimin për klientë çdo ditë duke filluar nga ora 08:00 deri 23:00, në numrat e telefonit:
Mënyra e pagesës së biletës tuaj përfundohet lehtësisht nëpërmjet: Mastercard, Visa, Klarna Sofortüberweisung, Apple Pay, Google Pay, Twint, PostFinance ose E Finance.
Kapiteni i kombëtares zvicerane, Granit Xhaka, po aktivizohet në Ligën Premier që nga vera. Ai u transferua te Sunderland rreth gjashtë muaj më parë dhe me skuadrën e sapongjitur në elitë po bën jehonë të madhe në futbollin britanik.
Në një intervistë për “Suddeutsche Zeitung”, 33-vjeçari ka folur për transferimin, futbollin dhe jetën e tij.
“Kam ndjesinë se unë dhe njerëzit këtu jemi rritur në mënyrë të ngjashme: shumë tokë-këmbë, punëtorë dhe me një vullnet të fortë për të arritur diçka”.
“Prindërit e mi dikur erdhën në Basel me prejardhje shqiptare – pa gjuhë, pa miq, pa të afërm”.
Xhaka ka rrëfyer edhe për ambientin ku është rritur.
“Lagjja jonë kishte arkitektë dhe këshilltarë tatimorë, por edhe alkoolistë dhe përdorues droge. Gjithçka mund të kishte shkuar në çdo drejtim për mua. Kam përfituar nga edukimi i prindërve të mi – dhe nga vëllai im i madh, Taulanti”.
Sa i përket transferimit te Sunderland, mesfushori ka qenë shumë i hapur.
“Disa vendime kërkojnë kohë, por këtë e mora menjëherë".
Xhaka ka zbuluar se pronari e telefonoi diku në muajin qershor, rreth orës 23:00.
“Në Shqipëri thonë se një telefonatë në atë orë do të thotë ose diçka e keqe – ose diçka shumë e madhe. Në fillim mendova se ishte shaka dhe nuk besoja se ishte pronari”.
“Çelësi ishte se pronari nuk më kishte kontaktuar personalisht në asnjë nga transferimet e mia të mëparshme. Kjo më bëri shumë përshtypje”.
Kyril Louis-Dreyfus, në moshën 28-vjeçare kryetari më i ri i ligës, ishte i vendosur ta sillte Xhakën në Sunderland.
“Unë jam një lojtar që ka nevojë për vlerësim dhe ai ma dha këtë ndjenjë”.
Që nga ardhja te Sunderland, Granit Xhaka ka qenë një sukses i madh. Ai konsiderohet ndër lojtarët më të mirë të ligës, është boshti i skuadrës dhe një nga arsyet kryesore për sezonin fantastik që po zhvillon ekipi deri më tani.
“Para së gjithash, duam të sigurojmë qëndrimin në ligë; gjithçka tjetër është bonus. Deri tani nuk e kemi diskutuar asnjëherë renditjen në dhomat e zhveshjes. E di nga përvoja se gjysma e dytë e sezonit mund të jetë e vështirë. Kemi potencial dhe duhet të vazhdojmë të besojmë te vetja – atëherë mund të kemi një sezon të suksesshëm”.
“Për sa kohë jam i shëndetshëm, në formë dhe i uritur. Shumë trajnerë më kanë këshilluar: luaj sa më gjatë të jetë e mundur. Gjithçka tjetër mund të bëhet më vonë”.
Sa i përket së ardhmes pas futbollit, gjithçka mbetet e hapur, por Xhaka ka zbuluar se po investon seriozisht edhe në një karrierë të mundshme si trajner.
“Katër ose pesë vjet më parë, kur isha te Arsenali, fillova të punoja për licencën e trajnerit. Tani e kam licencën A. Kjo më ndihmon – bashkë me moshën dhe përvojën – ta shoh futbollin nga një këndvështrim tjetër. Tani dua t’i bëj lojtarët e tjerë më të mirë: përmes paraqitjeve, motivimit dhe lidershipit”./Telegrafi
Ish-mesfushori i Baselit Carlos Varela e ka kritikuar tejmase sulmuesin shqiptar Xherdan Shaqiri, duke pretenduar se ky i fundit nuk bën asgjë përpos ankesave në fushë.
Në një intervistë për “Blue Sport”, Varela thotë se po të ishte në të njëjtën skuadër me Shaqirin do ta godiste për ankesat e shumta.
“Shaqiri? Nuk mundëm ta mbajë më... Nëse do ta kisha në skuadër, do të shkoja ta godisja. Jam lodhur. Edhe kur dështon në pasime, është gjithnjë faji i tjetërkujt”.
Varela, i cili pas karrierës e ka nisur punën si analist ndër të tjera edhe kërkoi që Shaqiri të dënohet më shumë nga gjyqtarët shkaku “që bënë protesta”.
“Në ndeshjen ndaj Winterthur, gjyqtari e paralajmëron në një pikë të lojës, por duhej ta ndëshkonte. Nëse doni ta qetësoni, jepni karton të verdhë. Ai nuk ka të drejtë të ankohet kështu”.
“Të gjitha vendimet e gjyqtarit janë të gabuar sipas Shaqirit... edhe skuadra e tij më gjasë është lodhur. Po, ai shënon gola, ka talent, nuk po argumentojmë për këtë pjesë, por sanksionone. Është e mërzitshme ta shohim ligën ku mund të ankohet 25 herë në një ndeshje dhe ende nuk ka marrë karton”.
Ndërkohë, Shaqiri nuk ka reaguar fare lidhur me analizën e çuditshme të ish futbollistit spanjoll./Telegrafi/
Xherdan Shaqiri, në mënyrë befasisht, nuk e nisi si titullar të dielën te Baseli në ndeshjen në shtëpi ndaj Laussanes. Kampioni i Zvicrës vazhdoi serinë negative në “St. Jakob-Park”, pasi për ndeshjen e tretë rresht në shtëpi nuk arriti të shënojë gol, ndërsa takimi i Superligës helvetike përfundoi pa gola.
Shaqiri u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë dhe pati rastin më të mirë të ndeshjes, por nuk arriti ta konkretizojë, duke lënë Basel-in pa fitoren e pritur para tifozëve të vet.
Trajneri i Baselit, Ludovic Magnin, ka shpjeguar arsyen pse vendosi që kapiteni i skuadrës të nisë nga stoli.
“Kemi biseduar pas ndeshjes me Aston Villan për mënyrën se si ndihet dhe për gjendjen e muskujve të tij. Më pas kemi analizuar të dhënat fizike dhe kemi vendosur që të luajë si zëvendësues”, ka deklaruar Magnin.
Magnin shtoi se skuadrës i mungoi pasimi final dhe besimi i nevojshëm për ta zhbllokuar ndeshjen, duke pranuar në mënyrë indirekte se mungesa e Shaqirit nga minuta e parë u ndje dukshëm në lojën ofensive.
Baseli vazhdon të jetë shumë i varur nga forma e Xherdan Shaqirit, ndërsa çdo rënie e tij fizike apo mungesë në formacion reflektohet menjëherë në rezultatet dhe kreativitetin e ekipit.
Këtë edicion, Baseli zë pozitën e katërt pas 17 xhirove me 28 pikë, gjashtë më pak se lideri aktual, Thun./Telegrafi
17-vjeçari kosovar, Enes Metaj po kryen prova te gjiganti zviceran FC Basel, pas performancave mbresëlënëse dhe punës së palodhur me trajnerë elitarë.
Talenti kosovar i FC Rilindja, 17-vjeçari Enes Metaj, këto ditë po qëndron në prova te gjiganti i futbollit zviceran, FC Basel. Ashtu siç kishte paralajmëruar më herët portali Telegrafi për talentin e tij të jashtëzakonshëm dhe interesimin e disa klubeve evropiane, duket se Metaj ka rënë në radarin e njërit prej klubeve me më shumë përvojë në Zvicër dhe në arenën ndërkombëtare - FC Basel.
Enes Metaj te FC Basel
Deri më tani, Enes Metaj ka treguar cilësi të një mesfushori inteligjent dhe tejet të talentuar në fushë. Ai është ftuar dy herë në radhët e Kombëtares U18 të Kosovës, ku ka dëshmuar se është një futbollist me të ardhme premtuese. Pas paraqitjeve të shkëlqyera gjatë sezonit me ekipin e KF Rilindja në grupmoshën U19, si dhe disa paraqitjeve me ekipin senior, Metaj jo vetëm që ka spikatur me cilësitë e tij teknike, por edhe me inteligjencën dhe karakterin e fortë sportiv, transmeton Telegrafi.
Përparimi i tij nuk është i rastësishëm. Enesi ka punuar rregullisht me ushtrime të specializuara, në të cilat kanë qenë të përfshirë trajnerë me përvojë të madhe si në aspektin teknik ashtu edhe në atë fizik. Ndër ta: trajneri kondicional prof. dr. Enver Tahiraj, i cili me një punë dhe përkushtim profesional është më meritori; ish-futbollisti i njohur teknik Isuf Sejdiu; dhe trajneri i mirënjohur teknik, Hivzi Ahmeti.
Kur shumëkush nuk besonte ende në potencialin e tij të plotë, Enesi nuk u dorëzua në asnjë moment. Në momentet vendimtare ai vendosi të ndryshojë klub, duke gjetur te FC Rilindja mbështetjen dhe vlerësimin që i duhej për të shpërthyer si talent.
Tani koha është në duart e tij. Me talentin, disiplinën dhe përkushtimin që ka treguar, e ardhmja duket se po i hap dyert drejt një karriere të madhe. Sakrifica dhe puna e tij e palodhur po shpërblehen, dhe provat te FC Basel mund të jenë vetëm fillimi i rrugës së tij drejt majave të futbollit elitar evropian.
Trajneri i FC Basel, Ludovic Magnin, ka dashur të shuajë çdo dilemë sa i përket debatit që është krijuar së fundi rreth ekzekutuesit të penalltive te skuadra zvicerane.
Pas barazimit pa gola kundër St. Gallen, ku Xherdan Shaqiri humbi penalltinë e tretë të sezonit, trajneri kishte paralajmëruar se do të analizohej hierarkia e gjuajtësve brenda ekipit — deklaratë që shkaktoi menjëherë reagime në Basel.
Megjithatë, Magnin e sqaroi çështjen me tone të qarta, duke konfirmuar se Shaqiri do të vendosë nëse do të vazhdojë t’i gjuajë ose jo.
"Nëse Shaqiri dëshiron të vazhdojë të gjuajë penallti, ai do t’i gjuajë ato. Nuk ka diskutim për këtë".
"Kjo më dukej gabim. Thashë që do ta shqyrtonim. Kështu u interpretua. Kjo më kujtoi se jam në Basel tani. Në Lausanne, një deklaratë e tillë nuk do të kishte pasur asnjë efekt fare", shtoi ai me një buzëqeshje.
Momenti kur Amir Shaipi ia pret penalltinë Xherdan Shaqirit
Magnin pranoi se humbja e dy penalltive radhazi nga Shaqiri është e dhimbshme dhe fatkeqe për ekipin, por insistoi se besimi tek kapiteni mbetet i palëkundur.
"Ai është kapiteni ynë dhe nëse e merr topin, do ta marrë. Për mua nuk ka absolutisht asnjë arsye për ta vënë në dyshim”.
Ky qëndrim i trajnerit dëshmon qartë se pozita e Shaqirit si lider i skuadrës mbetet e fortë, pavarësisht periudhës së vështirë para portës nga pika e bardhë./Telegrafi/
Në një intervistë për televizionin publik të Zvicrës (SRF), Xherdan Shaqiri flet për rritjen e tij mes dy kulturave, fillet e karrierës, prindërit, provokimet e palës serbe ndaj tij dhe familjes së tij dhe për të ardhmen si futbollist.
Shaqiri ka bërë një intervistë e cila është publikuar gjatë ditës së sotme (e premte) dhe Telegrafi ua sjell atë në formën e plotë pyetje-përgjigje.
Si shënohen gola të rëndësishëm nën presion të madh?
Xherdan Shaqiri: Kjo lidhet shumë me instinktin. Shpesh vendosin milisekondat. I dua golat spektakolarë dhe kam provuar shpesh gjëra të guximshme. Por asnjëherë nuk kam hyrë në një ndeshje me mendimin për të shënuar një gol të veçantë.
A ju duk i vështirë kthimi në Zvicër?
Xherdan Shaqiri: Rikthimi te FC Basel ka qenë gjithmonë një ëndërr që e kisha në mendje. Të dilja edhe një herë para prindërve të mi në stadiumin St. Jakob-Park. Dhe, sigurisht, ta çoj përsëri FC Baselin aty ku e ka vendin.
A krijon roli juaj qendror në Basel edhe presion?
Xherdan Shaqiri: Patjetër, por më pëlqen presioni pozitiv. Megjithatë, sapo përmendet emri im, gjithmonë shkruhet shumë.
Mendoni se raportimet janë negative?
Xherdan Shaqiri: Aspak. Si futbollist duhet të mësosh të përballosh tituj negativë pas ndeshjeve të dobëta. Por kur vendosin vetëm “Shaqiri” në titull për të gjeneruar klikime, aty mbaron mirëkuptimi im.
Si ju ka formuar rritja në kushte të thjeshta?
Xherdan Shaqiri: Shumë. Ajo më ka çuar aty ku jam sot. Por jam edhe krenar për prindërit e mi, sepse kurrë nuk kanë futur hundët në rrugën time.
Qëllimi juaj ka qenë të fitonit aq sa të mos punonin më prindërit. Ju pëlqen të merrni përgjegjësi?
Xherdan Shaqiri: Ëndrra ime ka qenë që nga kontrata ime e parë si profesionist të nxirrja prindërit nga bota e punës dhe të kujdesesha për ta. Këtë e kam realizuar. Çdo gjë që erdhi pas kësaj ka qenë thjesht një “desert”.
A janë më luftarakë lojtarët me prejardhje të huaj?
Xherdan Shaqiri: Ndoshta jo të gjithë zviceranët kanë vullnetin luftarak të një kosovari, por ata kanë saktësi në kohë apo aftësi shprehëse. Kombëtarja (zvicerane) ka përfituar prej vitesh, sepse karaktere të ndryshme sjellin cilësi të ndryshme.
Në çfarë mënyre u ndihmon futbolli të rinjve me prejardhje të huaj për t’u integruar?
Xherdan Shaqiri: Sporti ndihmon përgjithësisht dhe i largon të rinjtë nga rruga. Ai nuk formon vetëm trupin, por edhe karakterin e njeriut.
A shqetësoheshin prindërit tuaj se mund të përfshiheshit në rrethe të këqija?
Xherdan Shaqiri: Nëna ime shqetësohej sepse isha i vogël, por luaja gjithmonë me të rriturit. Por kështu mësova t’i përvishem betejës. Edhe e kuptova herët se isha diçka i veçantë, sepse gjithmonë më zgjidhnin të parin.
A ju shikon publiku juve dhe Granit Xhakën më shumë nën thjerrëz?
Xherdan Shaqiri: Sigurisht që herë pas here ndihesh pak i trajtuar padrejtësisht, por duhet të dish të përballosh këtë situatë. Njerëz të ndryshëm kanë mendime të ndryshme. Por kur njerëzit hyjnë te politika, tërhiqem.
A pati “afera e bërjes së shqiponjës” më 2018 (në ndeshjen kundër Serbisë) jehonë tepër të madhe?
Xherdan Shaqiri: Asokohe u shkrua shumë. Ne dhe familjet tona u provokuam jashtëzakonisht shumë nga pala serbe para ndeshjes së Botërorit, sidomos në rrjetet sociale. Kështu lindi tek ne një uri për të fituar - dhe në fund me rëndësi ishte vetëm fitorja sportive.
A ju shkakton dyzim të brendshëm prejardhja juaj zvicerano-kosovare?
Xherdan Shaqiri: Patjetër. Në shkollën fillore isha i vetmi i huaj në klasë. Ndonjëherë më kanë ngacmuar, por zakonisht jam ndier shumë mirë dhe kam mësuar shumë nga zviceranët.
Dhe për kë jeni kur luajnë Kosova me Zvicrën?
Xherdan Shaqiri: Për të dyja, natyrisht.
Sa gjatë do të luani ende?
Xherdan Shaqiri: Kur të zgjohem një mëngjes dhe të mos kem më dëshirë, do të ndalem.
Portieri Amir Shaipi ka bërë një paraqitjen fantastike në fitoren e Luganos ndaj Baselit.
Lugano fitoi me rezultat minimal 1-0, por e tërë vëmendja ishte padyshim te Shaipi, i cili kishte mbetur në stol gjatë tërë këtij edicioni shkaku që refuzoi ta rinovonte kontratën.
“SofaScore” e ka vlerësuar Shaipin si “Lojtari i ndeshjes”, ku mori notën thuajse perfekte, plot 9.8. Ai arriti mbrojë penalltinë e Xherdan Shaqirit në minutën e 27-të të ndeshjes.
Përpos kësaj, Shaipi kishte edhe shtatë pritje në total, ku tre prej tyre ishin brenda zonës së 16-metërshit.
Kjo formë e portierit vjen në kohën më të duhur, pasi pritet të jetë “gardiani” i Kosovës në ndeshjen ndaj Sllovenisë shkaku që Aro Muric mungon, si pasojë e suspendimit.
Tani, Shaipi do të udhëtojë për në Kosovë që të zhvillojë disa stërvitje para udhëtimit për në Slloveni. Kujtojmë, përpos tij janë ftuar edhe Visar Bekaj dhe Faton Maloku./Telegrafi/
Sulmuesi Xherdan Shaqiri e ka pranuar se ka shikuar portierin e gabuar para se të shënonte penalltinë në fitoren 3-1 ndaj klubit rumun FCSB.
Ylli nga Kosova shënoi dygolësh dhe asistoi në fitoren e madhe të Baselit, ku njëri nga ta ishte nga penalltia. Megjithatë Shaqa ka zbuluar një prapaskenë interesante pasi priste që në portë të ishte një tjetër portier.
“Nuk ishte karton i kuq as për mua (ndaj portierit të parë). E analizova portierin e parë, pastaj erdhi i dytë, të cilin nuk e kisha analizuar në penallti. Doja të gjuaja në mes që nga fillimi”.
Xherdan Shaqiri
Ndërkohë, Shaqiri gjithashtu i ka bërë thirrje Baselit që të përfitojnë nga situata kur janë me një lojtar më shumë në fushë dhe të mos pranojnë më gola.
“Në fund të ditës shënuam tre pikë dhe morëm tre pikë. Nuk mund të jetë gjithnjë perfekt. E analizuam dhe shikuam lojën dhe goli që pranuam, sigurisht nuk duhej të ndodhte”, deklaroi ai.
Të njëjtat fjalë i tha edhe trajneri Ludovic Magnin, që shtoi se Baseli “po luan me zjarrin”.
“Mendoj se po luajmë me zjarrin. Kishim shumë shanse shënimi, por gjithashtu i dhamë shumë mundësi kundërshtarit për të ndërtuar. Kjo me nervozon shumë. Nuk luajtëm perfekt, por mësuam”./Telegrafi
Baseli ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj FCSB-së në kuadër të raundit të katërt të Ligës së Evropës.
Më meritori për këtë fitore të klubit zviceran ishte padyshim Xherdan Shaqiri i cili e udhëhoqi skuadrën e tij drejt fitores.
Shaqiri fillimisht realizoi në minutën e 19-të nga penalltia për rezultatin 1-0, ndërsa golin e tij të dytë personal dhe të dytin për Baselin e realizoi në minutën e 73-të.
Ylli shqiptar në fund asistoi tek goli i tretë i realizuar nga Ibrahim Salah në minutën e 88-të për epilogun përfundimtar të takimit 3-1.
Kjo paraqitje e tij bëri që ai të vlerësohet si lojtari më i mirë i ndeshjes nga Sofascore me notë 9.6.
Përveç dy golave dhe asistimit, Shaqiri pati 47 pasime me një saktësi prej 72 për qind, katër pasime kyçe, katër goditje në kuadrat si dhe tri duele të fituara.
Kjo ishte fitorja e dytë e Baselit në Ligën e Evropës pas asaj që morën me Stuttgartin me rezultat 2-0 në rrethin e dytë./Telegrafi/
Në rast fitoreje, Baseli do të shkonte në kuotën e gjashtë pikëve në tabelën e klasifikimit.
Kujtojmë se Shaqiri deri para kësaj ndeshje kishte një gol të realizuar në Ligën e Evropës, pasi kishte shënuar edhe në fitoren ndaj Stuttgartit në raundin e dytë./Telegrafi/
Xherdan Shaqiri po del të jetë protagonist i momentit në fillim të ndeshjes mes Baselit dhe FCSB-së, duke shënuar golin e avantazhit nga pika e bardhë në minutën e 19-të.
Pas një ndërhyrjeje në VAR-, gjyqtari Juxhin Xhaja sinjalizoi penallti në favor të skuadrës zvicerane.
Shaqiri mori përgjegjësinë dhe me qetësi e dërgoi topin në qendër të portës, duke mashtruar portierin Lukas Zima, që ishte sapo futur në lojë.
Xherdan Shaqiri sent ball into the net from the spot
Vetëm pak minuta më herët, në minutën e 12-të, Stefan Tarnovanu i FCSB-së u ndëshkua me karton të kuq pas një reagimi të pamatur, duke lënë skuadrën rumune me dhjetë lojtarë.
Baseli po kërkon ta shfrytëzojë epërsinë numerike dhe golin e hershëm të Shaqirit për të marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi. /Telegrafi/
Pas më shumë se tre vitesh përplasje ligjore, Xherdan Shaqiri ka marrë më në fund lejen për të ndërtuar vilën e tij luksoze në Rheinfelden, në kantonin e Aargaut.
Vendimi përfundimtar u mor nga Gjykata Administrative e Aargaut, e cila i dha dritën jeshile projektit pas ndërhyrjes së Gjykatës Federale Zvicerane.
Në gusht të vitit 2022, ylli i Baselit kishte marrë fillimisht lejen për ndërtimin e vilës, e cila vlerësohet në rreth 3 milionë franga zvicerane, por kundërshtimet e disa fqinjëve e kishin bllokuar projektin.
Në janar të vitit 2024, Gjykata Administrative ia kishte revokuar lejen e ndërtimit, duke detyruar Shaqirin ta çojë çështjen në Gjykatën Federale.
Në pranverë, gjykata më e lartë e vendit e rrëzoi këtë vendim, duke e cilësuar si të pabazuar dhe duke kërkuar rishqyrtim të çështjes.
Tani, gjykata e Aargaut ka miratuar projektin, por me disa kushte, ndër to, detyrimi për të vendosur perde në dritare për të reduktuar ndotjen e dritës për banorët gjatë natës.
Edhe pse fqinjët fituan këtë detaj të vogël, ata konsiderohen pala humbëse, pasi janë urdhëruar të paguajnë 7,777 franga për shpenzime gjyqësore, si dhe 6,600 franga Shaqirit dhe 4,125 franga komunës së Rheinfeldenit si kompensim.
Shaqiri, që u rikthye te Baseli në verën e vitit 2024, ka shkëlqyer që në sezonin e parë duke fituar dopietën kombëtare të trofeve.
Ai synon ta përsërisë këtë sukses edhe këtë edicion, ndërsa me klubin bazeler është aktiv në Ligën e Evropës ku të enjtën i pret sfida me FCSB. /Telegrafi/
Gjatë fitores së fundit të Baselit ndaj Zurichut, kishte një “përplasje” mes dy futbollistëve shqiptarë Xherdan Shaqiri e Lindrit Kamberi.
Incidenti ndodhi gjatë ndeshjes, pasi Kamberi kishte për detyrë ta ruante direkt Shaqirin, me këtë të fundit që “fitoi” meqenëse dhuroi dy asistime në fitoren 2-0.
Sidoqoftë, ajo që ra në sy ishte ‘përplasja’ gjatë ndeshjes, ku Kamberi e shtynë Shaqirin, shihen duke u fjalosur, por gjithçka mbyllet shpejtë.
Shaqiri beson se e tërë kjo ndodhi shkaku se Kamberi po bënte ndërhyrje agresive, vetëm që të mos e linte atë të luante ndeshjen e tij.
“Kisha një kundërshtar (Lindrit Kamberi) direkt gjatë tërë ndeshjes. Kjo nuk është gjithmonë e lehtë. Mund ta ndjeja agresionin e kundërshtarit dhe e di se po bënte gjithçka për të mos më lejuar të luaj. Sidoqoftë, isha në gjendje ta bëja që prezenca ime të ndihet sërish”, deklaroi ai.
Kurse Kamberi u shpreh se e “shijoi” këtë përballje me Shaqirin dhe që gjithçka mbetet në fushë.
“Sigurisht kishim një betejë të mirë. Kishte disa shkëmbime fjalësh, por gjithçka mbetet në fushë”, u shpreh shkurtimisht ai.
Kamberi u lavdërua për paraqitjen e bërë të Zurichu pavarësisht kësaj humbje nga Baseli. Kujtojmë, qendërmbrojtësi së fundmi konfirmoi se është i interesuar për ta përfaqësuar Kosovën, por që ende s’është kontaktuar nga përzgjedhësi Franco Foda./Telegrafi/
Ka përfunduar xhiro e nëntë në elitën e futbollit zviceran me disa rezultate mjaftë befasuese.
Por si gjithmonë edhe këtë xhiro futbollistët shqiptarë kanë pushtuar formacionin e javës në elitën e futbollit zviceran.
Qendërmbrojtësi dardan, Kreshnik Hajrizi pati paraqitje fantastike me fanellën e Sionit në fitoren 0-1 ndaj Grasshopper dhe mori notën 7,6 duke u futur në formacionin e javës.
Në mesfushë është Kastriot Imeri i Thun që realizoi gol në fitoren 3-1 ndaj Servettes.
Nuk ka se si të mungoj Xherdan Shaqiri, i cili ishte i pandalshëm me një gol dhe një asistim në fitoren e Baselit 3-0 ndaj Winterthurit, derisa ikona shqiptare ishte lojtari me notën më të madhe në Superligë nga SofaScore 8,9.
Në qendër të sulmit është Rilind Nivokazi i Sionit, që përkundër se nuk shënoi ishte i pandalshëm në fitoren 0-1 te Grasshoppers. /Telegrafi/
Ylli shqiptar Xherdan Shaqiri ka zhvilluar një tjetër paraqitje fantastike në fitoren e thellë të Baselit 3-0 ndaj Winterthur.
Sulmuesi nga Gjilani shënoi golin e dytë, si dhe asistoi te goli i fitores për ta ndihmuar Baselin t’i fitojë pikët e plota.
Brenda 73 minutave sa ishte në fushë, Shaqiri krijoi edhe një shans të madh për gol, kompletoi pesë pasime kyçe ndërsa dështoi vetëm në nëntë pasime, nga 36 që provoi.
Kësisoj, Shaqiri ishte “Lojtari i Ndeshjes” nga “SofaScore”, që i dha një notë të lartë 8.9.
Kujtojmë, Shaqiri së fundmi konfirmoi se nuk rikthehet më te Zvicra derisa mund të jetë i pranishëm në “Fadil Vokrri” për përballjen Kosovë – Zvicër./Telegrafi/