Roma ka shënuar fitore me rezultat bindës 3-0 në udhëtim ndaj Celticut në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Evropës.
‘Giallorossët’ morën epërsinë qysh në minutën e gjashtë pasi mbrojtësi i vendasve Liam Scales shënoi në rrjetën e portës së tij për rezultatin 1-0.
Në minutën e 27-të Roma pati një mundësi të artë shënimi, por Evan Fergusonit golin ia mohoi shtylla.
Ishte pikërisht Ferguson i cili realizoi golin e dytë për Romën duke shënuar për 2-0 në minutën e 36-të pas një asistimi nga Zeki Çelik.
Pak çaste para se të përfundonte pjesa e parë, Ferguson e shënoi edhe golin e tij të dytë personal në këtë ndeshje për rezultatin 3-0, kësaj radhe pas asistimit nga Matias Soule.
Celtic pati mundësinë të ngushtonte diferencën në minutat shtesë të pjesës së parë, por Arne Engels dështoi të shënojë nga penalltia duke goditur shtyllën.
Në minutën e 64-të Kelechi Iheanacho shënoi për Celticun, por goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.
Po ashtu edhe Romës iu anulua një gol në minutën e 74-të, autor i të cilit ishte Leon Bailey.
Pas kësaj fitoreje, Roma shkon në kuotën e 12 pikëve dhe aktualisht renditet e dhjeta në tabelën e klasifikimit./Telegrafi/
Drita është nikoqire e Shkëndijës së Tetovës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të Ligës së Konferencës, ku çdo gjë po frymon kuqezi në prag të festive të nëntorit.
Klubi nga Gjilani aktualisht është në pozitën e 13-të në renditje me 5 pikë të grumbulluara, teksa Shkëndija renditet e 25-të me 4 sosh.
Duke marrë parasysh se kjo ndeshje po cilësohet si vëllazërore, atmosfera në stadium po del të jetë më ndryshe, me ‘Intelektualët’ dhe ‘Ballistët’ që janë duke dhuruar spektakël në tribuna.
“Mora fjalë” këngë kushtuar heroit kombëtar Adem Jashari u këndua me gjithë zemër nga pothuajse 6 mijë veta sa janë në stadium.
Po ashtu për herë të parë në një garë të fazës së grupeve në garat evropiane është kënduar himnin kombëtar.
Në anën tjetër edhe Intelektualët dhe Ballistët prezantuan dy super koreografi që kishin lidhje me festat e nëntorit dhe bashkimin e shqiptarëve. /Telegrafi/
Roma ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Midtjylland me rezultat 2-1, në një ndeshje ku vendasit treguan qartësisht superioritet, ndërsa danezët u zgjuan vetëm në minutat e fundit.
Ndeshja nisi vrullshëm për skuadrën italiane. Në minutën e shtatë, Neil El Aynaoui zhbllokoi rezultatin pas një krosimi perfekt nga Zeki Çelik, duke e dërguar topin saktë në këndin e poshtëm të majtë për 1-0.
Roma vazhdoi dominimin me pasime të shpejta dhe kontroll të plotë të lojës, ndërsa Midtjylland nuk arriti të krijonte rrezik të madh, me përjashtim të një tentative të Castillos në minutën e 12-të që shkoi jashtë.
Pjesa e parë u mbyll 1-0, me Romën që gjithashtu humbi Manu Kone, i cili u detyrua të largohej për dëmtim në minutën e 27-të.
Pas pushimit, skuadra daneze pati një moment të artë në minutën e 68-të, kur Junior Brumado goditi traversën me një gjuajtje të fortë me kokë nga një goditje këndi, duke i shpëtuar Romës një gol të sigurt.
Vetëm pak minuta më vonë, në minutën e 83-të, Roma gjeti qetësinë me golin e dytë. Stephan El Shaarawy, pas një pasimi të saktë nga Leon Bailey, u fut brenda zonës dhe shënoi me një diagonale të ulët për 2-0, duke dyfishuar rezultatin dhe duke vulosur takimin.
Midtjylland nuk u dorëzua dhe në minutën e 87-të, Paulinho shfrytëzoi një asist të saktë brenda zonës për të goditur fort në këndin e poshtëm të djathtë, duke ngushtuar shifrat në 2-1.
Megjithatë, minuta e fundit nuk solli më surpriza dhe Roma siguroi fitoren./Telegrafi/
Superliga e Evropës ka nisur procedurat për një padinë shumëmiliardëshe kundër UEFA-s, si pjesë e kërkesës së saj për dëmshpërblim.
Shuma totale e kërkuar nga klubet, përfshirë Real Madridin dhe kompaninë A22, tejkalon 4.5 miliardë euro, me kërkesën e Real Madridit që është më e madhja.
Florentino Pérez e konfirmoi këtë hap gjatë Asamblesë së Përgjithshme të klubit të Madridit, ndërsa një ditë më vonë A22 publikoi një deklaratë zyrtare për të shpjeguar arsyet e padisë.
Sipas A22 Sports Management, më 21 nëntor 2025, u nisën procedurat detyrueshme MASC, sipas legjislacionit spanjoll, përpara fillimit të një procesi ligjor kundër UEFA-s, duke kërkuar kompensim për dëmet e shkaktuara nga abuzimi i supozuar i UEFA-s me pozicionin e saj dominues si operator monopolist i garave ndërkufitare të futbollit të klubeve.
Florentino Perez rikujtoi vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian më 21 dhjetor 2023, sipas të cilit UEFA kishte shfrytëzuar pozicionin e saj monopolist duke penguar hyrjen e organizatorëve të jashtëm si A22 në treg.
Megjithatë, UEFA vazhdon të ruajë rregulloret dhe praktikat që bien ndesh me vendimet e tre gjykatave evropiane, duke përfshirë rregulla të reja të vendosura në vitin 2024. Kjo ka çuar në pretendime të konsiderueshme për dëmshpërblim nga klubet dhe A22.
Deklarata gjithashtu përmend negociatat që u zhvilluan gjatë vitit 2025 mes A22 dhe UEFA-s për shtatë muaj, për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse mbi Ligën e Bashkuar, por pa sukses.
Propozimet e A22 përfshinin një format të përmirësuar, qeverisje moderne dhe përdorimin e platformës së transmetimit Unify për tifozët, por pa arritur ndonjë marrëveshje.
🚨 La Superliga reclamará a la UEFA entre 4.500 y 5.000 millones por daños y perjuicios.
A22 Sports Management ha iniciado los trámites previos a la interposición de una demanda además de pedir el reconocimiento de la competición.https://t.co/ra6YIxxDgf — Teledeporte (@teledeporte) November 24, 2025
Si pasojë, hapi i ardhshëm është kërkimi i kompensimit për dëmet e shkaktuara nga sjellja e UEFA-s, që vlerësohet në miliarda euro. /Telegrafi/
Roma ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Rangers në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e Evropës.
Në minutën e 13-të, pas një goditjeje këndi, Bryan Cristante asistoi me kokë për Matias Soulé, i cili realizoi për 1–0 pas konfirmimit të VAR-it.
Në minutën e 36-të, Artem Dovbyk shërbeu bukur për Lorenzo Pellegrinin, që goditi saktë në cepin e poshtëm për 2–0.
Rangers tentoi të rikthehej me rastet e Chermitit (17’) dhe Danilo Pereiras (78’), por portieri Mile Svilar bëri pritje vendimtare.
Në minutën e 70-të, Zeki Çelik ishte pranë golit të tretë për Romën, por topi u përplas në traversë.
Roma ruajti epërsinë deri në fund dhe mori një fitore të merituar në një mbrëmje solide në Glasgoë.
Me këtë triumf ‘Giallorossët’ shkojnë në kuotën e gjashtë pikëve dhe kthehen tek rezultatet pozitive në Evropë pas disfatës nga Viktoria Plzen./Telegrafi/
Baseli ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj FCSB-së në kuadër të raundit të katërt të Ligës së Evropës.
Më meritori për këtë fitore të klubit zviceran ishte padyshim Xherdan Shaqiri i cili e udhëhoqi skuadrën e tij drejt fitores.
Shaqiri fillimisht realizoi në minutën e 19-të nga penalltia për rezultatin 1-0, ndërsa golin e tij të dytë personal dhe të dytin për Baselin e realizoi në minutën e 73-të.
Ylli shqiptar në fund asistoi tek goli i tretë i realizuar nga Ibrahim Salah në minutën e 88-të për epilogun përfundimtar të takimit 3-1.
Kjo paraqitje e tij bëri që ai të vlerësohet si lojtari më i mirë i ndeshjes nga Sofascore me notë 9.6.
Përveç dy golave dhe asistimit, Shaqiri pati 47 pasime me një saktësi prej 72 për qind, katër pasime kyçe, katër goditje në kuadrat si dhe tri duele të fituara.
Kjo ishte fitorja e dytë e Baselit në Ligën e Evropës pas asaj që morën me Stuttgartin me rezultat 2-0 në rrethin e dytë./Telegrafi/
Xherdan Shaqiri po del të jetë protagonist i momentit në fillim të ndeshjes mes Baselit dhe FCSB-së, duke shënuar golin e avantazhit nga pika e bardhë në minutën e 19-të.
Pas një ndërhyrjeje në VAR-, gjyqtari Juxhin Xhaja sinjalizoi penallti në favor të skuadrës zvicerane.
Shaqiri mori përgjegjësinë dhe me qetësi e dërgoi topin në qendër të portës, duke mashtruar portierin Lukas Zima, që ishte sapo futur në lojë.
Xherdan Shaqiri sent ball into the net from the spot
Vetëm pak minuta më herët, në minutën e 12-të, Stefan Tarnovanu i FCSB-së u ndëshkua me karton të kuq pas një reagimi të pamatur, duke lënë skuadrën rumune me dhjetë lojtarë.
Baseli po kërkon ta shfrytëzojë epërsinë numerike dhe golin e hershëm të Shaqirit për të marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi. /Telegrafi/
Portieri i Tottenhamit, Alfie Whiteman (26 vjeç), i dha fund çuditërisht karrierës së tij, megjithëse ende nuk e ka arritur kulmin, me qëllim që t'i përkushtohet një karriere të re.
Ëhiteman, një fëmijë i Tottenhamit që ka qenë anëtar i klubit që nga fëmijëria, nuk pati shumë kohë loje. Ai luajti kryesisht në kupa, por padyshim që mund ta kishte provuar fatin e tij në një klub të nivelit më të ulët.
Megjithatë, kjo nuk e frymëzonte më. Ai vendosi të kërkonte interesa të tjera, u regjistrua në kurse aktrimi dhe regjie dhe zhvilloi një dashuri për fotografinë.
Portieri i ri nuk mori një kontratë të re me Tottenhamin pasi kontrata e tij skadoi verën e fundit dhe më pas vendosi t'i jepte fund karrierës së tij. Ai tani punon si fotograf dhe pranoi se ishte i pakënaqur si futbollist profesionist.
"Nënshkrova për Spurs kur isha 10 vjeç. Pastaj e lashë shkollën në moshën 16-vjeçare dhe menjëherë iu përkushtova futbollit. Kur isha 17 ose 18 vjeç dhe jetoja në një shtëpi me qira, kisha këtë ndjenjë brenda meje: 'A është kjo e gjitha?'. Hipja në minibus, shkoja në stërvitje, bëja BTEC-in tim në shkencën sportive dhe kthehesha në shtëpi duke luajtur videolojëra. E kuptova: 'Oh, nuk jam i lumtur këtu' që në moshë të re", ka thënë 26-vjeçari për The Athletic.
A unique career switch!
After 16 years at Spurs and a Europa League win, goalkeeper Alfie Whiteman has joined Somesuch Productions as a director and photographer 🎥👏 pic.twitter.com/lJie8yeT6a — Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) October 30, 2025
Ai thotë se stereotipet rreth futbollistëve janë në fakt të vërteta dhe se edhe ai u detyrua të donte një çantë Gucci dhe një Mercedes.
“Stereotipi i futbollistëve është përgjithësisht mjaft i vërtetë. Është një kulturë e golfit, e çantave kozmetike. Unë isha ai futbollist i ri. Doja një çantë Gucci dhe ngisja një Mercedes. Ju të gjithë bëheni thjesht një pasqyrim i njëri-tjetrit. Ju jeni një produkt i mjedisit tuaj. Futbolli në këtë vend është kaq i izoluar nga gjithçka tjetër”, shtoi Whiteman i pakënaqur.
“Futbolli është një karrierë e shkurtër gjithsesi. E dija që nuk doja të qëndroja në të përgjithmonë. Doja të isha proaktiv dhe të mësoja rreth gjërave që më interesonin”, përfundoi portieri, i cili tashmë ka siguruar një kontratë me kompaninë e prodhimit Somesuch.
Përveç Tottenhamit, ku ai ka qenë anëtar për 16 vitet e fundit, ai ka qenë dy herë i huazuar te Degerfos në Suedi, ku pati shumë mundësi për të luajtur. /Telegrafi/
Roma është mposhtur në shtëpi me rezultat 2-1 nga Viktoria Plzen në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Evropës.
Golin e epërsisë mysafirët e realizuan në minutën e 20-të përmes Prince Adu, i cili pas një aksioni individual realizoi një gol të bukur për 1-0.
Nuk vonoi shumë dhe Plzeni gjeti edhe golin e dytë, kësaj radhe përmes Cheick Souare i cili në minutën e 22-të realizoi një gol spektakolar nga distanca për 2-0.
Me të filluar pjesa e dytë, Roma fitoi penallti pas rishikimit të aksionit nga gjyqtari në VAR.
Viktoria Plzen duke festuar golin
I saktë nga pika e bardhë u tregua Paulo Dybala i cili në minutën e 54-të realizoi për 2-1 për të rihapur sfidën.
‘Giallorossët’ patën një mundësi të mirë me Leon Bailey (86’) por goditja e tij nga distanca përfundoi shumë pranë shtyllës së majtë.
Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më ndonjë rast për t’u veçuar dhe kështu mysafirët menaxhuan mirë epërsinë e krijuar në pjesën e parë.
Pas kësaj humbje Roma zbret në pozitën e 23-të dhe ka vetëm tri pikë të grumbulluara./Telegrafi/
UEFA ka konfirmuar se ka zhvilluar bisedime joformale me A22 Sports Management, kompaninë që qëndron pas planeve për të ringjallur Superligën Evropiane, por ka theksuar se nuk po shqyrtohen ndryshime në formatin aktual të Ligës së Kampionëve.
Në një deklaratë zyrtare, institucioni më i lartë i futbollit evropian tha se nuk ka marrëveshje.
“Mund të konfirmojmë raportet se Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Theodore Theodoridis, është takuar disa herë publikisht me bashkëthemeluesin e A22 Sports Management, Anas Laghrari. Nuk ka dalë asnjë rezultat zyrtar nga këto diskutime. Ne konfirmojmë kategorikisht se nuk ka plane për të ndryshuar formatin e Ligës së Kampionëve të UEFA-s”, thuhet në komunikatë.
A22 propozon "Unify League"
Sipas mediave ndërkombëtare, A22 ka nisur një seri bisedimesh me zyrtarë të UEFA-s për të paraqitur një projekt të ri të quajtur “Unify League” — një garë që do të përfshinte 96 klube, të ndara në katër divizione me sistem ngjitjeje dhe rënieje nga kategoria.
Projekti synon të ofrojë një alternativë “më të drejtë dhe më të hapur” ndaj garave aktuale, me transmetim falas të ndeshjeve dhe akses më të gjerë për klubet më të vogla.
Drejtuesit e A22, Bernd Reichart dhe Anas Laghrari, e kanë përshkruar idenë si plotësuese të ligave vendase, dhe jo si një konkurrente direkte ndaj kompeticioneve të UEFA-s.
Kundërshtimet dhe kujtimet nga 2021
Megjithatë, organet kombëtare të futbollit dhe ligat evropiane kanë shprehur sërish kundërshtime të forta, duke paralajmëruar se projekti mund të rrezikojë strukturën tradicionale të futbollit evropian.
Projekti origjinal i Superligës Evropiane, i lansuar në vitin 2021, dështoi brenda pak ditësh pas reagimit masiv të tifozëve, qeverive dhe institucioneve sportive. Dymbëdhjetë klube të mëdha ishin përfshirë fillimisht, por nëntë prej tyre u tërhoqën menjëherë për shkak të presionit publik.
Megjithatë, çështja u ringjall në vitin 2023 pas vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, e cila deklaroi se kufizimet e UEFA-s ndaj garave alternative mund të shkelin ligjin e konkurrencës të BE-së — duke i dhënë A22 një bazë ligjore për të rikthyer idenë e Superligës.
Për momentin, UEFA qëndron e palëkundur: Ligat evropiane aktuale, përfshirë Ligën e Kampionëve, nuk do të pësojnë asnjë ndryshim. /Telegrafi/
Legjenda e futbollit italian Francesco Totti është shokuar nga fakti që Roma dështoi të shënonte tre herë nga pika e bardhë në ndeshjen ndaj Lille.
Roma pësoi humbje në ndeshjen hapëse të Ligës së Evropës, por ajo që ra në sy ishin tre penalltitë e humbura, ku portieri francez arriti t’i ndalë tre goditje të njëpasnjëshme nga 11-metërshi.
E ndër reagimet e shumta, nuk kishte si të mungonte edhe i ish kapitenit që përmes një mesazhi zanor që më pas u publikua online, nuk e fshehu habinë dhe zhgënjimin e tij.
“E pabesueshme, kjo duhet të jetë shaka. Mua më kritikonin duke thënë se shënoja vetëm nga penalltia, sikur të ishte e lehtë... Por kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e futbollit – tre penallti radhazi të humbura!”.
“Vetëm Roma është në gjendje të bëjë diçka të tillë, e pabesueshme”, tha Totti.
Ndërkohë, Roma është ndër liderët aktual në tabelën e Serie A pranë AC Milanit dhe Napolit, kurse objektivi i madh mbetet qëndrimi në top katërshe./Telegrafi/
Skuadra e madhe nga Stambolli, Fenerbahçe, ka fituar 2:1 të enjten mbrëma në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës. Mysafirët francezë të Nice pësuan humbjen e dytë në po aq ndeshje të luajtura.
Ekipi i drejtuar nga trajneri italian, Domenico Tedesco, vendosi rezultatin që në pjesën e parë. Sulmuesi i krahut, Kerem Akturkoglu, shënoi dy gola spektakolarë në minutat 3 dhe 25, duke i dhënë avantazhin vendasve.
Nice arriti të përgjigjej në minutën e 37-të, kur sulmuesi Kevin shfrytëzoi një penallti dhe ngushtoi diferencën në 2-1.
Kerem Akturkoglu
Pjesa e dytë nuk solli më gola, dhe Fenerbahçe arriti të ruajë avantazhin deri në fund të ndeshjes, duke marrë tre pikë të rëndësishme në grup.
Me këtë fitore, Fenerbahçe ka tri pikë nga dy ndeshje, pasi në duelin e parë pësoi humbje nga Dinamo Zagreb. Rezultati i mbrëmshëm i jep skuadrës turke shpresë për të rikuperuar në fazën e grupeve dhe për të siguruar kalimin më tej. /Telegrafi/
Në një ndeshje të vlefshme për xhiron e dytë të fazës së ligës në Ligën e Evropës, AS Roma priti në shtëpi Lille, por nuk arriti të marrë tre pikët, falë një performance brilante të portierit të mysafirëve, Berke Ozer.
Ndeshja nisi me një gol të hershëm nga Lille. Në minutën e 6-të, Hakon Arnar Haraldsson shfrytëzoi një pasim perfekt dhe dërgoi topin në qoshen e sipërme të portës së Roman, duke i dhënë mysafirëve avantazhin (1-0).
Roma reagoi shpejt dhe krijoi disa mundësi për të barazuar, por mbrojtja e Lille dhe portieri Ozer qëndruan në këmbë.
Një nga momentet më dramatike erdhi në minutën e 36-të, kur Neil El Aynaoui arriti i pari te një top i kthyer brenda zonës dhe gjuajti drejt portës, por një nga mbrojtësit e Lille bëri një pastrim spektakolar mbi vijën e golit.
Pjesa e parë përfundoi 0-1 për Lille, ndërsa pjesa e dytë ishte e mbushur me tension dhe mundësi për të dyja ekipet.
Momenti vendimtar erdhi në minutat 83 dhe 86, kur Roma pati dy penallti të rrezikshme – nga Artem Dovbyk dhe Matias Soule. Por Berke Ozer shkëlqeu, duke pritur dy penalltitë dhe duke ruajtur avantazhin e Lille deri në fund.
Këto pritje vendosën fatin e ndeshjes dhe e shpallën portierin turk hero të takimit.
Roma ka 3 pikë, ndërsa Lille ka 6 pikë pas dy xhirosh. /Telegrafi/
Dinamo hapi fazën e grupeve të Ligës së Evropës me një fitore 3–1 në Maksimir kundër Fenerbahçes.
Blutë kaluan në epërsi me një gol të Dion Belja në minutën e 21-të, ndërsa Sebastian Szymański barazoi pesë minuta më vonë. Belja i dha Dinamos përsëri epërsinë në minutën e 50-të, me asist nga Arber Hoxha, ndërsa golin e tretë e shënoi Monsef Bakrar në minutën e 93-të.
Hoxha, së bashku me golashënuesin e dyfishtë Belja, u bë protagonist i fitores së madhe evropiane të klubit të Zagrebit. Jo vetëm për shkak të asistimeve, por edhe për ndikimin e përgjithshëm në lojë.
Tanimë mediumi më i madh kroat 'Index.hr' ka shkruar një shkrim të gjatë duke lavdëruar paraqitjen e Arbër Hoxhës dhe formën e shkëlqyer që po kalon ish-sulmuesi i Prishtinës, Ballkanit dhe Slaven Belupos.
"Arbër Hoxha ka qenë vendimtar në dy sfidat e fundit të Dinamo Zagreb, duke i siguruar dy fitore të mëdha, në kampionat ndaj rivalit të madh Hajduk Split ku shënoi gol dhe tani ndaj Fenerbahces me një asistim".
"Sulmuesi 26-vjeçar, i cili në prag të sezonit ishte konsideruar si tepër i kufizuar në formacionin sulmues të Mario Kovacevic, pati shansin e tij në 11-shen e parë kundër Hajdukut në Poljud të shtunën e kaluar".
"Në paraqitjen e tij të parë nga minuta e parë këtë sezon, ai shënoi një gol, ndërsa kundër Fenerbahçes shtoi edhe një asist, duke konfirmuar se aktualisht është anësori i majtë më i fuqishëm i Dinamos. Kjo konfirmohet edhe nga shifrat kundër Fenerbahçes".
"Hoxha dukej si një sulmues anësor modern evropian kundër një skuadre të shtrenjtë turke. Ai ishte i pranishëm në çdo pjesë të fushës, siç dëshmohet nga shifrat nga faza mbrojtëse. Ai fitoi tetë nga 13 duele tokësore dhe një duel ajror, kreu një faull dhe u ndëshkua dy herë me faul. Me ndihmën e mbrojtësit të majtë Bruno Gode, Hoxha ishte një kërcënim i përhershëm në krahun e majtë. Ai pati 49 prekje të topit, pesë nga tetë driblime të suksesshme, 21 pasime të sakta nga 27 dhe asistin për Beljan. Për këtë performancë, ai mori vlerësimin 8.2 sipas SofaScore, duke luajtur ndeshjen më të mirë dhe më të plotë që kur është pjesë e Dinamos".
"Reprezentuesi shqiptar, i cili deri në këtë ndeshje vinte nga stoli, kishte marrë vetëm 223 minuta në SHNL nën drejtimin e Kovacevic. Për atë kohë, Hoxha shënoi një gol dhe dha një asist. Para tij, Gabriel Vidovic, Luka Stojkovic dhe Cardoso Varela kishin pasur më shumë shanse, por asnjëri nga ata nuk ka arritur të gjejë formë të qëndrueshme në shtatë raundet e kampionatit vendas deri tani. Kovačević vendosi t’i besojë Hoxhës në dy ndeshjet më të vështira të Dinamos në fazat e hershme të sezonit".
"Hoxha është një lojtar krejtësisht i ndryshëm në profil, i cili i jep energji dhe shpejtësi sulmit. Kur driblimi i tij nuk i ndjek hapat, kjo mund të duket frustruese, por kur hyn në një ndeshje si kundër Shibenikut, ai është praktikisht i vetmi lojtar që i jep sulmit të Dinamos përshpejtim dhe një shans për të kaluar në finale".
"Hoxha nuk pati sukses menjëherë me ardhjen e presidentit Zvonimir Boban. Kur trajneri i ri filloi pastrimin e dhomës së zhveshjes në ditën e parë të qershorit, dukej se shqiptari do të ishte një nga shumë të përjashtuarit".
"Kjo duket edhe nga minutat e pakta që mori më parë – Kovacevic i dha shanse pasi pritej më shumë nga Vidovic, i cili nuk është sulmues i krahut të majtë nga natyra. Hoxha, nga ana tjetër, është pikërisht një lojtar i tillë".
"Kundër Hajdukut dhe Fenerbahçes në vetëm pesë ditë, ai ndryshoi plotësisht statusin e tij në Dinamo. Ai mbetet lojtari më konkret dhe më guximshëm i skuadrës. Lojtarë të tjerë mendojnë gjatë kur gjenden në situata për të konkretizuar sulmin, ndërsa Hoxha vepron instinktivisht dhe depërton nëpër zonën e kundërshtarit".
"Ndryshe nga sulmuesit e tjerë të Dinamos, të cilët shpesh duken të kujdesshëm dhe taktikorë, Hoxha është një lojtar krejtësisht tjetër. Ish-trajneri Sergej Jakirovic e quajti atë “raketë” për shkak të shpejtësisë dhe forcës që sjell në krahun e majtë. Ai ka vertikalitet dhe energji që i duhen skuadrës, madje edhe si një opsion nga stoli, dhe kundër Fenerbahçes tregoi se mund të bëjë akoma më shumë".
"Verën e kaluar, Jakirovic donte ta merrte Hoxhën te Hull City me një ofertë prej dy milionë eurosh, por Dinamo vendosi ta mbajë lojtarin. Sot, Hoxha shpërbleu besimin e klubit me tre pikë të vlefshme dhe një fitim prej 630 mijë eurosh, duke treguar se është një element kyç për skuadrën", shkruan ndër të tjera Index.hr. /Telegrafi/
Futbollisti shqiptar Arbër Hoxha ishte një nga protagonistët kryesorë të fitores së madhe të Dinamo Zagreb kundër Fenerbahces me rezultat 3-1, në ndeshjen e Ligës së Evropës.
Hoxha luajti nga minuta e parë dhe e shënoi emrin në listën e asistimeve, ku nga SofaScore, sulmuesi shqiptar doli jashtëzakonisht efikas dhe i vlerësuar, duke marr notën 8.2.
Ai përveç asistimit, ai kishte tetë tentime për driblime, duke i kompletuar pesë sosh, ndërsa dy herë u ndal në mënyrë të palejuar.
Faza e ligës në Ligën e Evropës ka nisur me fitore për Dinamon e Zagrebit dhe me asistim për Arbër Hoxhën.
Sulmuesi i krahut ndihmoi në suksesin 3:1 të kroatëve ndaj Fenerbahçes. Dion Bejlo shënoi dy golat e parë (21’, 51’), i dyti pas asistimit të Hoxhës, ndërsa Monsef Bakrar vulosi rezultatin në “Maksimir”.
Sebastian Szymanski kishte barazuar përkohësisht për turqit në minutën e 25-të. Hoxha luajti deri në minutën e 90-të.
Në një tjetër duel, Freiburgu mposhti 2-1 Baselin. Patrick Osterhage (31’) dhe Maximilian Eggestein (57’) shënuan për gjermanët, ndërsa Philip Otelen (84’) ngushtoi për zviceranët.
Xherdan Shaqiri ishte titullar dhe luajti gjithë takimin për Baselin, kurse Albian Ajeti u fut në minutën e 72-të.
Fitore të rëndësishme mori edhe Roma si mysafire e Nicës, me rezultat 2-1. Evan Ndicka (52’) dhe Gianluca Mancini (55’) shënuan për verdhekuqtë, ndërsa Terem Moffi (75’, penallti) realizoi për vendasit.
Një incident i madh ka ndodhur në Francë para ndeshjes së sotme mes Nice dhe Romës, ku më shumë se 100 tifozë italianë janë arrestuar nga policia franceze.
Sipas raportimeve të RMC Sport, tifozët e Romës tentuan të provokonin ultrasit vendas dhe u kapën të armatosur me mjete të rrezikshme.
Kamerat e sigurisë në qytetin e Nices i ndihmuan forcat e rendit të identifikonin dhe të ndalonin grupin teksa ata po i afroheshin pjesës së vjetër të qytetit.
Në kontrollin e bërë, autoritetet sekuestruan boksa metalikë dhe shufra hekuri, ndërsa konfirmuan arrestimin e gjithsej 102 tifozëve italianë.
24.09.2025, Nice🇫🇷 - As Roma🇮🇹, city center Nice before match, mob 120-130 Nice looking for 70-80 Roma, Nice forced a police roadblock but no real contact with the Italians, click for more here: https://t.co/huOi9YrBah
Për të garantuar sigurinë gjatë mbrëmjes, prania e policisë është shtuar ndjeshëm. Rreth 400 efektivë policie janë angazhuar për të ruajtur rendin publik. Po ashtu, autoritetet kanë ndaluar konsumin e alkoolit në rrugë dhe kanë urdhëruar që klubet e natës në zonë të mbyllen më herët se zakonisht.
Masat e rrepta synojnë të shmangin çdo përplasje të mundshme mes tifozëve dhe të sigurojnë që ndeshja të zhvillohet pa incidente. /Telegrafi/
Sot (e mërkurë) do të fillojë edicioni 2025/26 në Ligën e Evropës, me nëntë ndeshje që luhet sot dhe nëntë tjera nesër (e enjte) në kuadër të xhiros së parë të fazës së ligës.
Pas emocioneve që solli Liga e Kampionëve gjatë javës së kaluar me ndeshjet e xhiros së parë, tani radhën e ka gara e dytë më e mirë për klube evropiane.
Edhe këtë edicion ndeshjet e Ligës së Evropës do të luhen në dy orare, me ndeshjet e para që fillojnë nga ora 18:45 dhe të dytat nga ora 21:00.
Ndeshjet më interesante të ditës së sotme llogariten të jenë ato mes Dinamo Zagreb-Fenerbahce, Braga-Feyenoord dhe Real Betis-Nottingham Forest.
Në takimet tjera të ditës së sotme, Roma luan në udhëtim te Nice, Malmo pret Ludogorets, Freiburg është nikoqir i Baselit, Celticu luan në udhëtim te Crvena Zvezda, PAOK-u e pret Maccabi Tel Avivin dhe Midtjylland ndaj Sturm Graz.
Vlen të theksohet se sezonin e kaluar, ky trofe u fitua nga Tottenham Hotspur, i cili në finale mposhti Manchester Unitedin dhe siguroi një vend në Ligën e Kampionëve për këtë edicion. /Telegrafi/