Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Atletico Madrid ka vendosur yllin e madh në listën e transferimeve

20 January 2026 at 12:46


Atletico Madridi po shqyrton seriozisht mundësinë e shitjes së Julian Alvarez gjatë afatit kalimtar të verës, duke qenë i vetëdijshëm për interesin e madh që sulmuesi argjentinas vazhdon të ketë në tregun evropian.

Klubi madrilen synon të përfitojë financiarisht nga një lojtar që, pavarësisht emrit të madh, nuk po kalon momentin më të mirë sportiv në “Metropolitano”.

Julian Alvarez po përjeton sezonin më të vështirë që nga transferimi i tij te Atletico.

Forma e dobët, mungesa e golave dhe ndikimi i kufizuar në ndeshjet vendimtare kanë ndikuar negativisht në lojën e skuadrës.

Diego Simeone ka nisur ta zëvendësojë shpesh para kohe, një sinjal i qartë se besimi ndaj tij ka pësuar lëkundje.

Rënia e sulmuesit argjentinas ka pasur efekt të drejtpërdrejtë në performancën kolektive të ekipit.

Atletico ka humbur forcë në sulm, thellësi dhe aftësinë për të zgjidhur ndeshje të vështira.

Kur lojtari kryesor nuk arrin të bëjë diferencën, ekipi e ndien mungesën, veçanërisht në ndeshjet e mëdha.

Pavarësisht vështirësive aktuale, vlera e Julian Alvarez në treg mbetet shumë e lartë, klube të mëdha nga Liga Premier dhe Barcelona po ndjekin nga afër situatën, duke e konsideruar si një mundësi të favorshme.

Ofertat potenciale mund të arrijnë shifra mbi 100 milionë euro, çka e bën largimin një opsion serioz për klubin.

Në zyrat e Atletico Madridit po pranohet gjithnjë e më shumë se një shitje në verë mund të jetë zgjidhja më e mirë për të dyja palët.

Të ardhurat nga një transferim i madh do t’i mundësonin klubit të rifreskojë skuadrën dhe të hapë një cikël të ri sportiv, ndërsa Julian Alvarez do të kishte mundësinë të ringjallë karrierën në një ambient tjetër. /Telegrafi/

Simeone kërkon ndjesë publike ndaj Vinicius Jr dhe Florentino Perez pas incidentit në Superkupë

12 January 2026 at 15:10


Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka kërkuar publikisht ndjesë ndaj Vinicius Jr dhe presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, pas sjelljes së tij gjatë gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës mes dy skuadrave.

Duke folur për mediat përpara ndeshjes së Atletico Madridit në Kupën e Mbretit ndaj Deportivo La Coruna, Simeone iu rikthye incidentit në të cilin u pa duke provokuar Vinicius Jr nga zona teknike.

Trajneri argjentinas i ishte referuar fishkëllimave që braziliani ka marrë në “Santiago Bernabeu”, duke sugjeruar gjithashtu se Florentino Perez do ta shkarkonte atë në fund të sezonit.

“Florentino do të të shkarkojë, mbaje mend çfarë po të them”, u dëgjua Simeone duke thënë gjatë ndeshjes.

Këto komente shkaktuan reagim të ashpër nga Vinicius Jr dhe trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, ndërsa klubi madrilen e konsideroi sjelljen e Simeones si tejkalim të kufijve.

Pas reflektimit mbi situatën, Simeone doli me një deklaratë publike, duke pranuar gabimin e tij dhe duke kërkuar ndjesë.

“Dua t’i kërkoj ndjesë zotit Florentino dhe zotit Vinicius për incidentin që panë. Ishte e gabuar nga ana ime të vendosja veten në atë pozicion dhe e pranoj se kam gabuar”, u shpreh Simeone.

Megjithatë, trajneri i Atletico Madridit sqaroi se deklarata e tij ishte thjesht një ndjesë, pa shkuar deri te kërkimi i faljes.

“Kërkoj ndjesë, por nuk kërkoj falje. Nuk kam asgjë më tepër për të shtuar”, përfundoi Simeone. /Telegrafi/

Presidenti i La Ligas komenton përplasjen mes Simeones dhe Vinicius

9 January 2026 at 21:16


Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka minimizuar polemikën rreth përplasjes midis Diego Simeone dhe Vinicius Junior gjatë gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës të enjten, duke e përshkruar si “gjëra që ndodhin në fushë dhe nuk duhet trajtuar si diçka më shumë sesa një anekdotë”.

Duke folur në Xhedah, ku ishte i pranishëm në këtë kompeticion, Tebas bëri thirrje për mirëkuptim në mes të reagimeve pas shkëmbimit të nxehtë mes trajnerit të Atletico Madrid dhe sulmuesit të Real Madridit.

“Pyetni Simeonen. Lojtarët dhe trajnerët janë nën shumë presion gjatë ndeshjeve, dhe edhe më shumë se dje”.

“Duhet ta kuptojmë që këto gjëra ndodhin, nuk janë më shumë se kaq. Siç thotë Simeone, janë gjëra që ndodhin në fushë dhe nuk duhet trajtuar si diçka më shumë sesa një anekdotë”.

Simeone kishte refuzuar të përgjigjej pas ndeshjes për këtë çështje, duke insistuar se ngjarjet në fushë duhet të mbeten aty, ndërsa trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso kishte kritikuar sjelljen e kolegut të tij.

Atletico Madridi gjithashtu ka reaguar, duke mbrojtur trajnerin e saj me një mesazh në rrjetet sociale në të cilin kanë lënë të kuptohet se ishte ylli i Real Madridit ishte ai që filloi gjithçka./Telegrafi/

Xabi Alonso i del në mbrojtje Viniciusit, ‘godet’ Simeonen pas përplasjes verbale me brazilianin

9 January 2026 at 08:23


Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, iu përgjigj komenteve të Diego Simeones në lidhje me sulmuesin e krahut Vinicius Junior gjatë gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës kundër Atletico Madridit.

Real Madridi fitoi ndaj Atletico Madridit me rezultat 2-1 në ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, duke siguruar finalen e madhe, ku e pret rivali i urryer, Barcelona, në një El Clasico që vlen sa një trofe.

Megjithatë, nga minuta e parë kjo ndeshje u përshkua me tension dhe rivalitet dhe njëri nga to ishte ai në mes të yllit të Los Blancos, Vinicius Jr dhe trajnerit të Los Colchoneros, Simeone.

Sipas mediumit COPE, trajneri argjentinas i tha brazilianit: “Florentino Perez do të të largojë, mbaje mend fjalët e mia”.

Pas ndeshjes, Xabi Alonso komentoi incidentin midis Vinicius dhe Simeone në stol gjatë konferencës për shtyp dhe e la me faj argjentinasin.

"Nuk më pëlqeu momenti. Cholo i tha diçka dhe këto gjëra shkojnë kundër frymës që duhet të kesh për shokët e ekipit”.

“Nuk më pëlqen kur shokëve të ekipit u flitet në atë mënyrë. Jo gjithçka është e pranueshme”, ka thënë Alonso. /Telegrafi/

Xabi Alonso sulmon ashpër Diego Simeonen, konfirmon rikthimin e Mbappes për finale

8 January 2026 at 23:11


Real Madridi ka siguruar kualifikimin në finale të Superkupës së Spanjës, pasi ka mposhtur me rezultat 2-1 Atletico Madridin në gjysmëfinale.

Golat e Fede Valverdes dhe Rodrygos i dhuruan ‘Los Blancos’ mundësinë për të garuar për trofuen e parë të vitit 2026.

Sidoqoftë, përtej rezultati vëmendjen e mori përplasja mes Diego Simeones dhe Vinicius Junior, me trajnerin argjentinas që iu drejtua brazilianit me fjalët "Florentino Perez do të largojë, mbaje mend".

Këto fjalë nga Simeone nuk u pritën aspak mirë nga Xabi Alonso, i cili përveç frustrimit që shprehu ndaj kolegut të tij në fushë, pati disa fjalë për të edhe pas përfundimit të takimit.

🚨 Xabi Alonso: "I heard what Simeone said to Vini, and I didn't like it. You can't talk like that, some things cross the line." pic.twitter.com/Im187ZDu0X
— Madrid Xtra (@MadridXtra) January 8, 2026

“E dëgjova se çfarë ka thënë Simeone në drejtim të Vinit dhe nuk më pëlqeu. Ju nuk mund të flisni në atë mënyrë, disa gjëra e kalojnë kufirin”, ka deklaruar Alonso.

Trajneri madrilen gjithashtu dha lajmin e madh për tifozët e Real Madridit duke konfirmuar se Kylian Mbappe do të arrijë nesër (e premte) në Arabinë Saudite.

🚨🚨 Xabi Alonso: “Kylian Mbappé will ARRIVE TOMORROW.” pic.twitter.com/DNLcm6pHbP
— Madrid Xtra (@MadridXtra) January 8, 2026

Ylli francez pritet të jetë i gatshëm për finale ndaj Barcelonës, ndonëse me shumë mundësi minutat e tij do të jenë të kufizuara.

Kujtojmë se finalja mes Barcelonës dhe Real Madridit do të luhet ditën e diel me fillim nga ora 20:00./Telegrafi/

“Florentino do të të largojë, mbaje mend” - zbulohen fjalët e Simeones ndaj Vinicius - tension nga fillimi deri në fund mes dyshes

8 January 2026 at 21:53


Derbi mes Real Madridit dhe Atletico Madridit në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës nuk prodhoi vetëm futboll dhe emocione, por edhe tensione të forta në vijën anësore.

Diego Pablo Simeone dhe Vinicius Jr. u përfshinë në një përplasje verbale që shkoi përtej shkëmbimit të zakonshëm të fjalëve gjatë ndeshjeve të mëdha.

Në minutat e parë të takimit, Vinicius u drejtua disa herë nga stoli i Atletico Madridit, ku Simeone ndodhej vetëm pak metra larg tij.

Trajneri argjentinas fillimisht u përpoq ta injoronte situatën, por përballë insistimit të brazilianit, ai reagoi duke u ankuar te gjyqtari i katërt, Víctor García Verdura.

Sipas pamjeve të transmetuara nga Movistar Plus+ dhe asaj që u komentua në “Tiempo de Juego”, Simeone iu drejtua Viniciusit me një fjali provokuese: “Florentino do të të largojë, mbaje mend çfarë po të them”.

Simeone a Vinicius:

“Te va a echar Florentino” 😭😭 pic.twitter.com/seWcSBlZhi
— Alberto (@AlbertFCB) January 8, 2026


Gjyqtari i katërt ndërhyri për të qetësuar situatën, duke i kërkuar Simeones të ulte tensionin. Megjithatë, përplasjet verbale nuk u shuan plotësisht.

Vinicius tentoi sërish të komunikonte me trajnerin e Atleticos, ndërsa Simeone zgjodhi të tërhiqej.

Në fund të pjesës së parë, Simeone thirri Dani Carvajalin, duke i shpjeguar kapitenit të Real Madridit shqetësimin e tij për sjelljen e Viniciusit në vijën anësore.

Tensioni u rikthye edhe në minutat e fundit të ndeshjes. Në minutën e 81-të, pas zëvendësimit të Vinicius Jr., dyshja u përball sërish, me brazilianin që thuhet se e sfidoi Simeonen për një takim pas përfundimit të derbit.

Vinicius Jr wasn't happy with Diego Simeone 😬

📺 @tntsports & @discoveryplusUK pic.twitter.com/kMtgNcuL1M
— Football on TNT Sports (@footballontnt) January 8, 2026


Shkëndijat mes Simeones dhe Vinicius Jr. konfirmuan edhe një herë se rivaliteti mes Atletico Madridit dhe Real Madridit mbetet një nga më të zjarrtët në futbollin spanjoll – brenda dhe jashtë fushës. /Telegrafi/

“100 për qind nuk mjafton”, Diego Simeone thotë se Atletico duhet të japë 120 për qind për ta kaluar Barcelonën dhe Real Madridin

21 December 2025 at 21:01


Trajneri Diego Simeone ka paralajmëruar se Atletico Madrid duhet të japë shumë më tepër se maksimumi nëse dëshiron ta sfidojë realisht Barcelonën dhe Real Madridin për titullin në La Liga, pavarësisht fitores bindëse 3-0 ndaj Gironës.

Atletico e dominoi plotësisht përballjen e së dielës, duke marrë tri pikë të mëdha që e ngjitën në vendin e tretë në tabelë. Megjithatë, trajneri argjentinas mbetet realist dhe i vetëdijshëm për hendekun që ende ekziston mes skuadrës së tij dhe dy gjigantëve spanjollë.

“Sezonin e kaluar konkurruam shumë mirë në Ligën e Kampionëve, por në La Liga na mungoi ai shtytje shtesë, vendosmëria dhe bindja. Për të arritur aty ku duam, 100 për qind nuk mjafton”.

Simeone theksoi se sa herë përballet ose mendon për Real Madridin dhe Barcelonën, kupton qartë se kërkesat janë shumë më të larta.

“Sa herë që shohim Real Madridin dhe Barcelonën, mendoj për këtë, për shkak të situatave të ndryshme; ne duhet të japim 110 apo 120 për qind”.

“Nuk arritëm ta kapim atë nivel dhe për këtë arsye kemi mbetur të bllokuar në pozicionin ku kemi qenë kohët e fundit”.

Simeone foli edhe për ecurinë e këtij sezoni, duke kujtuar fillimin e vështirë dhe kritikat që skuadra mori.

“Deri në gjysmën e sezonit, ekipi doli nga një situatë e vështirë në fillim, ku nuk po shihnim atë që donim të shihnim. Ju na kritikonit, ne donim të përmirësoheshim dhe lojtarët donin të evoluonin".

“Fatmirësisht, puna e palodhur, besimi, bindja, vetëbesimi dhe të diturit saktësisht se çfarë duam na dhanë qetësinë për të vazhduar në rrugën drejt asaj që synojmë. Dhe ajo rrugë na mëson se 100 për qind nuk mjafton”.

Atletico përndryshe zë pozitën e tretë me 37 pikë, nëntë më pak se lideri Barcelona./Telegrafi

“Nuk kam asnjë ide pse Raphinha nuk e fitoi Topin e Artë”, Simeone e ngrit në qiell yllin e Barcelonës

3 December 2025 at 10:45


Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ishte i mahnitur nga Raphinha pas fitores 3-1 të Barcelonës kundër ekipit të tij të martën.

Barcelona mposhti Atleticon në derbin e javës me rezultat 3-1, edhe pse ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi me anë të Alex Baena.

Raphinha barazoi rezultatin për Barçën, përpara se Dani Olmo të gjente golin e epërsisë dhe Ferran Torres të vuloste rezultatin përfundimtar.

"Raphinha është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai mund të luajë kudo. Si anësor, si mesfushor, si sulmues, apo edhe si mbrojtës krahu", tha fillimisht Simeone.

Life is better with Rapha pic.twitter.com/hwgffel1Ar
— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 2, 2025

“Ai [Raphinha] mund të shënojë, mund të krijojë, bën presion dhe vrapon. Nuk kam idenë se si nuk e fitoi Topin e Artë”.

“Të gjithë zgjedhin kë të duan, por unë e zgjedh atë”, përfundoi trajneri i Atleticos.

Sa i përket Topit të Artë, Ousmane Dembele i PSG-së e fitoi atë, ndërsa Lamine Yamal u rendit i dyti. Raphinha ishte i pesti në listë pas Vitinha dhe Mohamed Salah. /Telegrafi/

Diego Simeone thyen rekordin katastrofik ndaj Barcelonës

3 December 2025 at 09:35


Trajneri i Atleticos, Diego Simeone, ka vendosur një rekord për numrin e ndeshjeve pa fitore në stadiumin e Barcelonës, Camp Nou.

Të martën mbrëma, skuadra madrilene humbi me rezultat 1-3 ndaj Barcelonës jashtë fushe në një ndeshje të javës së 19-të të La Ligës.

Kjo humbje ka thelluar rekordin pa fitore të trajnerit argjentinas në Camp Nou, pasi u bë shumë kohë që nuk i ka shijuar tri pikët nga ky udhëtim.

Nën drejtimin e Simeones, Atletico Madridi nuk ka fituar pikët e plota në 17 ndeshje në Camp Nou – shtatë barazime dhe dhjetë humbje.

Diego Simeone's Camp Nou nightmare continues!

Atletico Madrid's boss hasn't won a match there in the 17 visits he paid in this stadium. 10 losses, including last night, and 7 draws. Maybe next time? pic.twitter.com/vqb6DlKS8C
— 365Scores (@365Scores) December 3, 2025

Trajneri argjentinas është bërë rekordmeni midis trajnerëve për numrin e ndeshjeve pa fitore në stadiumin vendas të Barcelonës, duke tejkaluar Javier Aguirre (16 ndeshje).

Ndryshe, kjo humbje vjen në formën më të mirë të Atleticos viteve të fundit, pasi vinte ka shtatë fitore radhazi – gjashtë në La Liga dhe një në Ligën e Kampionëve ndaj Interit. /Telegrafi/

Atletiko Madrid sfidon Barcelonën/ Diego Simeone: Po përmirësohemi, besoj se mund t’i dëmtojmë

By: V K
2 December 2025 at 10:44

Trajneri i Atletikos së Madridit, Diego Simeone, ka folur për ndeshjen e sotme kundër Barcelonës.

Pyetjes se si e komenton fjalinë trajnerit “blaugrana”, Hansi Flik se skuadra e Atletikos ka potencial të madh ai u përgjigj duke buzëqeshur.

“Nuk komentoj për atë që mendojnë të tjerët. Kur merr një kompliment tingëllon më bukur, por ne vazhdojmë të përqendrohemi në përmirësimin si ekip, në evolucion dhe hapësira për përmirësim është më e madhe se ajo që po tregojmë.

Lloji i ndeshjes që presim është shumë i qartë. Ata kanë një sulm të jashtëzakonshëm, një stil loje pozicional dhe lojtarë të rëndësishëm individualë dhe ne duhet të jemi të fortë në atë aspekt për të konkurruar dhe për ta çuar ndeshjen aty ku besojmë se mund t’i dëmtojmë”.

Më pas diçka ka folur dhe ai lidhur me skuadrën e Barcelonës, apo mënyrën se si luan ajo.

“Siç e shohin të gjithë. Barcelona ka treguar stilin e saj, lojën e saj pasi ata nuk e ndryshojnë strategjinë e tyre sulmuese apo linjën e tyre të avancuar. Kjo i ka dhënë rezultate të shkëlqyera dhe duke e ditur se do të luajmë kundër një skuadre që ka variacione”.

Në fund edhe diçka për arbitrin e ndeshjes.

“Zakonisht nuk komentoj për gjyqtarët. Kam shumë respekt për ta dhe përpiqem t’i ndihmoj në çdo mënyrë që mundem, siç kemi bërë gjithmonë”, pra Simeone nuk ka dhënë asnjë koment.

The post Atletiko Madrid sfidon Barcelonën/ Diego Simeone: Po përmirësohemi, besoj se mund t’i dëmtojmë appeared first on Albeu.com.

Diego Simeone shpreh dëshirën që një ditë ta udhëheqë gjigantin italian

26 November 2025 at 16:54


Diego Simeone ka nxitur spekulime mbi të ardhmen e tij afatgjatë pasi pranoi hapur se mund ta imagjinojë veten duke drejtuar Interin një ditë.

Trajneri i Atletico Madrid, tashmë në sezonin e tij të 14-të në krye të ekipit, bëri këtë rrëfim para një sfide vendimtare në Ligën e Kampionëve kundër zikaltërve, një moment që ka ringjallur lidhjet e vjetra dhe ka shtuar pyetje të reja mbi atë që vjen pas epokës së tij të suksesshme në Spanjë.

Përgatitjet për ndeshjen e Ligës së Kampionëve midis Atleticos dhe Interit ishin tashmë intensive, por Simeone e shndërroi gjithçka në lajm botëror.

Duke folur në prag të ndeshjes në “Metropolitano”, trajneri argjentinas riktheu në vëmendje lidhjen e tij emocionale me Interin, ku kaloi dy sezone si lojtar midis viteve 1997 dhe 1999.

Diego Simeone

Para se të flitej për çështje taktike, Simeone u pyet drejtpërdrejt për zërat që e lidhin me Interin.

55-vjeçari nuk u fsheh pas diplomacisë dhe dha njërën nga përgjigjet më të qarta të karrierës së tij si trajner. Me një qetësi të sigurt, ai pranoi si të shkuarën e tij te klubi, ashtu edhe ambicien afatgjatë.

“ Nuk varet vetëm nga unë, por në karrierën time si trajner e imagjinoj veten duke drejtuar Interin një ditë. Mendoj se do të ndodhë një ditë”, ka thënë ai.

Deklarata përforcoi një ndjenjë që ai e ka mbajtur privatisht për vite, por rrallëherë e ka shprehur publikisht. Në Madrid, ajo ra si një bombë; në Milano, u dëgjua si një premtim./Telegrafi/

Kërkohet me ngulm nga Diego Simeone, Atletico përgatit ofertë për yllin e Real Madridit

8 November 2025 at 23:26


Drejtuesit e Atletico Madrid, e kanë identifikuar mbrojtësin e Real Madridit, Ferland Mendy, si një nga objektivat kryesorë të merkatos.

Kjo lëvizje vjen në kuadër të kërkimit të vazhdueshëm të Diego Simeones dhe stafit të tij për të shtuar përvojë dhe siguri, si brenda ashtu edhe jashtë fushës së lojës.

Mendy, i cili nuk ka zbritur ende në fushë këtë sezon për shkak lëndimi, aktualisht shihet si zgjedhja e tretë në krahun e majtë të mbrojtjes në skuadrën e Xabi Alonsos.

Ferland Mendy

Për këtë arsye, 30-vjeçari mund të jetë i disponueshëm për transferim nëse vjen oferta e duhur gjatë muajit janar.

Sipas raportimeve të “Nacional CAT”, bordi i Atlético Madridit e ka përfshirë francezin në listën e alternativave për mbrojtjen, duke e konsideruar si një opsion të vlefshëm për afatin dimëror.

Një ofertë zyrtare për të sjellë Mendyn në “Metropolitano” po merret seriozisht në shqyrtim, megjithatë mbetet për t’u parë sa e gatshme do të jetë Real Madridi të negociojë me një rival të drejtpërdrejtë në kampionat./Telegrafi

Një transferim si ai i Suarez, Simeone po mendon për sulmuesin e Barcelonës

5 November 2025 at 22:44


Atletico Madridi është identifikuar shpesh nga sulmuesit e tij të mëdhenj gjatë dekadës së fundit, dhe nën drejtimin e Diego Simeones, periudhat më të suksesshme të klubit janë ndërtuar rreth lojtarëve të këtij profili.

Pavarësisht pranisë së Julian Alvarez, trajneri argjentinas raportohet se dëshiron të forcojë repartin ofensiv me një emër të madh gjatë verës së ardhshme.

Në të kaluarën, disa prej sulmuesve më të suksesshëm të Atleticos kanë qenë ish-lojtarë të Barcelonës — si Antoine Griezmann (i rikthyer në klub), Luis Suarez dhe David Villa, të cilët lanë gjurmë të mëdha në Madrid. Memphis Depay ishte i fundit që ndoqi këtë rrugë, megjithëse me më pak ndikim.

simeone 2016/09/simeone.jpg telegrafi.com

Sipas raportimeve të fundit nga Cadena SER, Diego Simeone është shumë i interesuar për transferimin e Robert Lewandowskit, i cili pritet të mbetet pa kontratë në fund të sezonit.

Gazetari Bruno Alemany ka deklaruar se është “pothuajse e sigurt” që Simeone do të përpiqet ta sjellë polakun në “Cívitas Metropolitano”.

“Ka një trajner të madh që e dëshirojnë Lewandowskin, dhe para se të tërhiqet, do të bëjë gjithçka për ta nënshkruar. Ai është Simeone. Ai ka thënë në rrethin e tij të ngushtë se pa atë gol të jashtëzakonshëm, Barcelona nuk do ta kishte kthyer rezultatin në fitoren 4-2 sezonin e kaluar. Nëse do të mundte, Simeone do ta shkëmbente menjëherë Sorlothin me të”, ka thënë Alemany.

E ardhmja e Robert Lewandowskit, tashmë 37-vjeçar, mbetet e pasigurt. Vetë sulmuesi ka pranuar se ende nuk ka vendosur për hapin e radhës, ndërsa raportet nga Katalonja bëjnë të ditur se Barcelona nuk planifikon t’i ofrojë një kontratë të re.

Nëse drejtuesit e rinj të Atleticos — Carlos Bucero dhe Mateu Alemany — do ta miratojnë këtë lëvizje, mbetet për t’u parë. Megjithatë, dëshira e Simeones për ta pasur një sulmues të nivelit të Lewandowskit në fazën e fundit të karrierës së tij është tashmë e qartë. /Telegrafi/

Trajnerët e futbollit më të paguar në botë

28 October 2025 at 16:29


Të jesh trajner futbolli vjen me presion të madh dhe vëzhgim të vazhdueshëm, por për ata që operojnë në nivelet më të larta, kjo gjithashtu sjell shpërblime financiare të jashtëzakonshme.

Me klube dhe madje edhe kombëtare që janë të gatshme të shpenzojnë shumë për të siguruar mendje taktike të nivelit të lartë, pagat e trajnerëve kanë arritur shifra rekord.

Nga Liga Premier tek Arabia Saudite, trajnerët më të mirë fitojnë shuma që rivalizojnë me ato të lojtarëve të tyre më të spikatur.

5. David Moyes – Everton

  • Pagë vjetore: 14.3 milionë EURO

David Moyes bëri një rikthim të befasishëm te Everton pas largimit të Sean Dyche, duke transformuar skuadrën në mënyrë të jashtëzakonshme. Trajneri skocez udhëhoqi Toffees larg rrezikut të rënies sezonin e kaluar dhe ka nisur kampanjën 2025/26 me rezultate impresive.

Lidershipi dhe ekspertiza taktike e Moyes kanë sjellë stabilitet te klubi, duke rikthyer besimin te tifozët. Rikthimi i Evertonit nën drejtimin e tij ka justifikuar më shumë se mjaftueshëm kontratën luksoze, duke e bërë atë një nga trajnerët më të paguar në Ligën Premier.

4. Mikel Arteta – Arsenal

  • Pagë vjetore: 17.9 milionë EURO

Mikel Arteta ka kthyer Arsenalin në kandidatë për titull dhe përpjekjet e tij janë shpërblyer me një kontratë të re trevjeçare pothuajse 18 milion euro në vit. Trajneri spanjoll, i fokusuar tek zhvillimi i të rinjve, disiplinë dhe futbolli sulmues, ka ringjallur klubin pas viteve të pasigurisë.

Edhe pse Gunners kanë humbur ngushtë titullin e Ligës Premier në sezonet e fundit, projekti i Artetës vazhdon të ketë impakt.

Arteta telegrafi.com

3. Pep Guardiola – Manchester City

  • Pagë vjetore: 23.7 milionë EURO

Pep Guardiola mbetet një nga trajnerët më të paguar në futboll, pas arritjeve të jashtëzakonshme me Manchester City, përfshirë një tripletë historike në sezonin 2023/24. Që nga ardhja e tij në 2016, spanjolli ka revolucionarizuar futbollin anglez, duke fituar katër tituj radhazi dhe duke vendosur standarde të reja taktike.

Edhe kur performancat e City-t bien, rekordi dhe ndikimi i Guardiolës justifikojnë pagën e tij të madhe. Kontrata e tij shtrihet deri në 2026 dhe pak kush do të dyshonte se do të shtojë edhe më shumë trofe para përfundimit të saj.

Guardiola Guardiola telegrafi.com

2. Simone Inzaghi – Al-Hilal

  • Pagë vjetore: 25.0 milionë EURO

Pas udhëheqjes së Inter Milan drejt shumë trofeve dhe dy finaleve të Ligës së Kampionëve, Simone Inzaghi ka nisur një sfidë të re në Arabinë Saudite. Trajneri italian u bashkua me Al-Hilal në kërkim të sukseseve të reja — dhe një pagë vjetore mahnitëse prej 25 milionë euro.

Filosofia sulmuese dhe fleksibiliteti taktike e Inzaghit e bëjnë atë një nga trajnerët më të respektuar në Europë, dhe Al-Hilal shpreson se ardhja e tij do të konsolidojë dominimin e tyre në Saudi Pro League. Ky lëvizje pasqyron fuqinë në rritje financiare të futbollit në Lindjen e Mesme.

1. Diego Simeone – Atletico Madrid

  • Pagë vjetore: 29.7 milionë EURO

Diego Simeone mbetet trajneri më i paguar në botë, duke vazhduar sundimin e gjatë dhe të lavdishëm te Atletico Madrid. Argjentinasi ka fituar dy herë La Liga përpara gjigantëve të Spanjës dhe ka udhëhequr Atletico drejt dy finalesh të Ligës së Kampionëve.

Edhe pse periudha të pasigurisë dhe spekulimeve rreth së ardhmes së tij kanë ekzistuar, ndikimi i Simeones te klubi mbetet i jashtëzakonshëm.

Kontrata e rinovuar katërvjeçare në 2023 e ka reduktuar pak pagën, por ka forcuar trashëgiminë e tij në klubin që dikur ishte kapite. /Telegrafi/

Kur babë e bir luajnë për të njëjtin klub të madh evropian - 10 raste fantastike

21 October 2025 at 00:35


Për shumë futbollistë, është një ëndërr që fëmijët e tyre të ndjekin hapat e tyre dhe të luajnë për klube të njohura, duke vazhduar trashëgiminë në futboll.

Jo çdo fëmijë i një futbollisti të madh arrin të bëjë karrierë të shquar, por ka pasur shumë raste kur fëmijët e yjeve të futbollit kanë bërë ndikim në lojë.

Në këto raste, genet dhe talenti natyror kanë luajtur rol, duke mundësuar që djali i futbollistit të trashëgojë cilësitë e babait dhe të mbajë emrin e familjes të shkëlqejë në fushë.

Ja 10 nga çiftet më të njohura babë-djalë që kanë luajtur për të njëjtin klub, që konsiderohen si prej më të mëdhenjëve evropianë.

10. Zinedine Zidane dhe Enzo Zidane

Zinedine Zidane pati një karrierë të jashtëzakonshme, veçanërisht te Real Madrid, ku luajti një rol kyç në fitimin e Ligës së Kampionëve 2001/02.

Djali i tij, Enzo Zidane, debutoi te Real Madrid në sezonin 2015/16, por nuk arriti të bëjë karrierë të suksesshme dhe u tërhoq nga futbolli në 2023.

9. George Weah dhe Timothy Weah

George Weah është i vetmi afrikan që ka fituar Topin e Artë dhe ka luajtur për PSG, Marseille dhe AC Milan. Djali i tij, Timothy Weah, debutoi te PSG në sezonin 2017/18 dhe tani luan për Marseille, duke ndjekur hapat e babait. Dy klubet të njëjta për dyshen Weah.

8. Danny Blind dhe Daley Blind

Danny Blind ishte një nga mbrojtësit më të mirë të kohës së tij te Ajax. Djali i tij, Daley Blind, u rrit në akademinë e Ajax dhe ka luajtur për Manchester United, duke rikthyer më pas te Ajax dhe aktualisht te Girona.

7. Frank Lampard Sr dhe Frank Lampard

Frank Lampard është një nga mesfushorët më të mëdhenj të Ligës Premier, ndërsa babai i tij, Frank Lampard Sr, luajti mbi 600 ndeshje për West Ham United. Të dy kanë luajtur te West Ham, por Frank Jr pati sukses të madh te Chelsea.

6. Carles Busquets dhe Sergio Busquets

Carles Busquets luajti për Barcelona dhe ishte një nga të preferuarit e Johan Cruyff. Djali i tij, Sergio Busquets, e tejkaloi babain me suksese, duke fituar La Liga, Ligë të Kampionëve dhe Kupën e Botës me Spanjën.

5. Diego Simeone dhe Giuliano Simeone

Diego Simeone është i njohur për lidhjen e gjatë me Atletico Madrid si lojtar dhe trajner. Djali i tij, Giuliano Simeone, ka luajtur për Atletico që nga 2022, duke u bërë një pjesë e rëndësishme e ekipit.

4. Lilian Thuram dhe Khephren Thuram

Lillian Thuram ishte një mbrojtës inteligjent dhe i fortë për Francën dhe klubet si Juventus dhe Barcelona. Djali i tij, Khephren, luan te Juventus dhe po përpiqet të vazhdojë trashëgiminë e familjes në futboll.

3. Alf-Inge Haaland dhe Erling Haaland

Alf-Inge Haaland luajti për Leeds United dhe Man City, ndërsa djali i tij, Erling Haaland, u bë një fenomen te Manchester City, duke fituar dy tituj Ligës Premier dhe Ligën e Kampionve dhe duke 96 gola në 105 ndeshje Ligën Premier deri tani.

2. Johan Cruyff dhe Jordi Cruyff

Johan Cruyff është legjendë holandeze dhe pionier i futbollit total. Djali i tij, Jordi, debutoi te Barcelona nën drejtimin e babait të tij dhe luajti për klubin, megjithëse nuk arriti të arrijë nivelin e pabesueshëm të Johan.

1. Cesare Maldini dhe Paolo Maldini

Cesare Maldini ishte një mbrojtës i madh për AC Milan dhe fitues i Ligës së Kampionëve. Djali i tij, Paolo Maldini, pati një karrierë legjendare 25-vjeçare te AC Milan, duke fituar shtatë tituj Serie A dhe pesë Liga të Kampionëve.

Trashëgimia e familjes Maldini vazhdoi me Daniel Maldini, i cili aktualisht luan për Atalanta. /Telegrafi/

Atletico Madridi zgjedh ‘trashëgimtarin’ e Diego Simeones

16 October 2025 at 10:35


Filipe Luis ka bërë hapa të sigurt në karrierën e tij si trajner në Brazil dhe pozicionohet si një nga favoritët për të marrë drejtimin e Atletico Madridit kur Diego ‘Cholo’ Simeone të largohet nga Metropolitano.

Filipe Luis mori drejtimin e Flamengos në vitin 2024, pasi kishte drejtuar ekipet e të rinjve dhe shpejt fitoi trofe si Kupa e Brazilit dhe Superkupa.

Në Brazil, ai shfaq një stil që të kujton vetë Simeonen: intensitet mbrojtës, aftësi për t’u tërhequr dhe mesazhe të forta për karakterin dhe unitetin e ekipit.

Performanca e tij ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të Evropës. Pas humbjes në Kupën e Botës për Klube, shtypi evropian tashmë po tregon të ardhmen e tij në klubet elitare.

Flamengo madje po negocion një zgjatje deri në vitin 2027, pjesërisht për të siguruar transferimin e saj në Kontinentin e Vjetër.

Kur Simeone të largohet nga Atletico Madrid, klubi do të kërkojë vazhdimësinë e ADN-së së ekipit me një trajner që identifikohet me stilin dhe filozofinë e ekipit. Filipe Luis duket të jetë një kandidat i natyrshëm.

Përvoja e tij si lojtar i Atleticos i jep atij një avantazh simbolik: ai e njeh shtëpinë, kërkesat dhe mënyrat e sjelljes së klubit Colchoneros.

Lidhja është e fortë edhe në nivelin e diskursit: Filipe ka përsëritur fraza që të kujtojnë muzikën ‘Cholista’, siç është rëndësia e mbrojtjes dhe fryma kolektive.

Projekti, agjenti dhe koha: çelësat për zëvendësimin e mundshëm

Përfaqësuesi i tij i ri, Jorge Mendes, do të ishte një lojtar kyç në organizimin e kthimit të tij në Spanjë dhe lehtësimin e negociatave me Atletico Madridin dhe klube të tjera evropiane.

Afati kohor për zëvendësimin e tij do të varet nga momenti i saktë kur Simeone vendos të largohet: disa zëra e vendosin tranzicionin midis viteve 2026 dhe 2027, kur skuadra do të ketë nevojë për një jetë të re.

Nëse Atletico dëshiron ta mbushë siç duhet këtë boshllëk, do të duhet të veprojë në mënyrë proaktive dhe të ofrojë garanci futbollistike, konfidencialitet institucional dhe mbështetje për projektin. /Telegrafi/

UEFA bën të ditur dënimin e Diego Simeones pas përplasjes së tij me një tifoz të Liverpoolit

30 September 2025 at 17:58


Diego Simeone ka mësuar dënimin e tij nga UEFA pas përplasjes me tifozët e Liverpoolit në “Anfield”, gjatë humbjes 3-2 të Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve më herët këtë muaj.

Trajneri argjentinas u përjashtua në minutat e fundit të ndeshjes pas një përplasjeje të ashpër verbale me tifozë vendas, menjëherë pas golit të fitores nga Virgil Van Dijk në minutën e 92-të.

I zemëruar dhe i frustruar nga mënyra si skuadra e tij e humbi ndeshjen, Simeone iu drejtua tifozëve të Liverpoolit që ndodheshin pas pankinës, gjë që çoi në ndëshkimin e tij me karton të kuq.

Pas hetimeve të zhvilluara nga UEFA, është vendosur që Simeone të pezullohet për një ndeshje në Ligën e Kampionëve, si ndëshkim për sjelljen e tij.

Nga ana tjetër, Liverpool është gjobitur me 4,000 euro për shkak të sjelljes së tifozëve, konkretisht për hedhjen e objekteve në fushë.

Ndërkohë, një tifoz i Liverpoolit që u bë viral në rrjetet sociale për provokimin ndaj Simeones gjatë ndeshjes, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë koment racist apo tejet ofendues gjatë përplasjes.

Në këtë raund të Ligës së Kampionëve, Liverpool do të përballet me Galatasaray në udhëtim, ndërsa Atletico Madrid do të presë Eintracht Frankfurtin./Telegrafi/

Liverpooli rrezikon të dënohet nga UEFA pas përplasjes së Simeones me tifozin në Anfield

19 September 2025 at 08:18


Tensionet ishin të larta në kohën shtesë në Anfield të mërkurën në mbrëmje, pasi Liverpooli siguroi një gol fitoreje në fund të ndeshjes me anë të Virgil van Dijk kundër Atletico Madrid.

Kamerat u drejtuan nga gjigantët holandezë, por shpejt u zhvendosën në vijën anësore, ku Diego Simeone po përplasej verbalisht me një tifoz të Reds.

Simeone u pa duke iu afruar tifozit të Liverpoolit, Jonathan Luke Poulter, pas një breshërie fyerjesh nga ky i fundit.

Trajneri argjentinas kërkoi falje për sjelljen e tij, ndërsa vuri në dukje se një ndryshim kulturor ishte i nevojshëm në tribuna. Ndërkohë, Poulter përdori rrjetet sociale për ta quajtur Simeonen një 'frikacak' pas kësaj ngjarjeje.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Liverpooli mund të mbahet përgjegjës për veprimet e Poulter dhe pjesës tjetër të tifozëve.

Rregulloret e UEFA-s përcaktojnë se klubet dhe federatat mund të mbahen përgjegjëse për "përdorimin e gjesteve, fjalëve, objekteve ose çdo mjeti tjetër për të përcjellë një mesazh provokues që nuk është i përshtatshëm për një ngjarje sportive, veçanërisht mesazhe provokuese me natyrë politike, ideologjike, fetare ose ofenduese".

Ata thonë se çdo dënim do të varet nga ajo që delegati i ndeshjes së UEFA-s përfshin në raportin e tij për ndeshjen, dhe nëse do të shqiptohet një i tillë, do të ishte një gjobë.

Ekziston gjithashtu rreziku i mbylljes së pjesshme të stadiumit, megjithëse kjo ka të ngjarë të jetë një dënim me kusht për dy vjet.

#UCL No sólo Simeone: el Liverpool también podría ser sancionado

@RamonFuentes74 https://t.co/MSvnuzuvDF
— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) September 18, 2025


Simeone gjithashtu ka të ngjarë të përballet me një pezullim për veprimet e tij, megjithëse me shumë gjasa do të jetë midis një dhe tre ndeshjeve, pasi u përjashtua pas fjalëve të tij me Poulter.

Ndërkohë, si Los Colchoneros ashtu edhe UEFA kanë nisur hetime mbi raportet për pështymje të dyshuara nga nutricionisti David Lagos drejt tifozëve të Liverpoolit. /Telegrafi/

Zbulohet identiteti i tifozit që Simeone u konfrontua me të, ai gjithashtu kishte ofenduar një grua në karrocë

18 September 2025 at 15:12



Pas skenave kaotike në fund të ndeshjes së mbrëmshme midis Liverpoolit dhe Atletico Madridit, tifozi që ishte në qendër të vëmendjes u identifikua në rrjetet sociale dhe në disa media britanike si Jonathan Luke Poulter, dhe u zbulua se ai kishte shkaktuar telashe edhe më parë.

Ky është një tifoz të cilit iu ndalua për tre vjet të merrte pjesë në ndeshje në vitin 2015, pasi sulmoi verbalisht një grua me aftësi të kufizuara gjatë ndeshjes së lamtumirës së Steven Gerrard në Anfield.

Poulter, atëherë 20 vjeç, vendosi një banderolë përpara një gruaje në karrocë me rrota, duke i bllokuar pamjen e fushës. Burri i saj, David Higham, i kërkoi ta lëvizte banderolën, por tifozi Poulter refuzoi, pas së cilës ai i ofendoi ata.

Edhe pse ai deklaroi gjatë gjyqit se nuk ishte përfshirë në ndonjë sjellje abuzive ose kërcënuese dhe se nuk përdori fjalë që kishin për qëllim fyerjen, shkaktimin e ankthit mendor ose bezdisjen, tifozi u shpall fajtor për abuzim verbal.

🚨 The man who insulted Diego Simeone last night is Jonathan Luke Poulter. He was banned from football for 3 years in 2015 after verbally abusing a disabled woman during Steven Gerrard's farewell match at Anfield.

@MirrorFootball pic.twitter.com/pdVW6JoY5P
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) September 18, 2025


Gjykata e Magjistraturës në Sefton e dënoi të riun me një ndalim tre-vjeçar të hyrjes në stadium dhe gjithashtu iu ndalua të drejtonte makinën midis orës 21:00 dhe 06:00 të mëngjesit për tetë javë.

Ju kujtojmë se trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, pothuajse pati një konfrontim fizik me Poulter gjatë festimeve të ekipit vendas pas golit të fitores nga Virgil van Dijk.

Pas ndeshjes, Simeone shpjegoi se reagoi dhunshëm sepse tifozi po e provokonte gjatë gjithë kohës.

Mbetet për t’u parë nëse Liverpooli do ta sanksionojë tifozin në ndonjë mënyrë, siç kërkoi trajneri i Atletico Madridit gjatë konferencës për shtyp në fund të ndeshjes. /Telegrafi/

Sherr me tifozin e Liverpulit, tërbohet Diego Simeone: Më ofendoi gjatë gjithë kohës, pse duhet ta duroja?

By: V K
18 September 2025 at 10:31

Trajneri i Atletiko Madridit, Diego Pablo Simeone, foli për mediat pas humbjes kundër Liverpulit në “Anfield”.

Ndër të tjera, ai foli edhe për sherrin me tifozin e të kuqve dhe përjashtimin e tij nga fusha.

Çfarë ndodhi me përjashtimin?

Le të fillojmë me pjesën time. Jemi në një pozicion ku nuk kemi të drejtë të reagojmë; nuk është e drejtë kur reagojmë, sepse ne jemi protagonistët. Por në të njëjtën mënyrë siç luftojmë kundër racizmit dhe fyerjeve të drejtuara ndaj lojtarëve, stolat janë të mbushura plot dhe nuk është e lehtë të të fyejnë gjatë gjithë ndeshjes. Erdhi goli i tretë dhe përveç fyerjeve, pati një gjest, dhe unë jam një person.

A ishin fyerjet për kombësinë tuaj?

Nuk do të hyj në detaje se pse u bënë fyerjet. Nga perspektiva ime, unë duhet të qëndroj në ekip, të trajtoj gjithçka që ndodh pas stolit, dhe derisa shoqëria ta zgjidhë atë, çdo trajner duhet të jetojë me të sepse ndodh gjatë gjithë kohës.

A mund të shpjegoni se çfarë ju tha gjyqtari?

Jo!

A ishte një fyerje?

Fyerje gjatë gjithë ndeshjes. Dhe gjeste gjithashtu. Unë jam ai që duhet të qëndroj i qetë dhe duhet të duroj gjestet, fyerjet, çdo situatë. Pse? Sepse jam në një vend ku duhet të duroj.

The post Sherr me tifozin e Liverpulit, tërbohet Diego Simeone: Më ofendoi gjatë gjithë kohës, pse duhet ta duroja? appeared first on Albeu.com.

❌
❌