Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Arteta kërkon më shumë pjekuri: Arsenali duhet të mësojë t’i vrasë ndeshjet

21 December 2025 at 18:52


Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka insistuar se skuadra e tij duhet të mësojë ta “vrasë” ndeshjen në momentet kur është në epërsi, pavarësisht se londinezët u rikthyen në krye të Liga Premier pas fitores minimale 1-0 në udhëtim ndaj Evertonit.

Golin e vetëm të takimit e realizoi Viktor Gyokeres nga pika e penalltisë, duke shënuar për herë të parë që nga 1 nëntori, ndërsa Arsenali u shkëput përkohësisht me dy pikë në krye të tabelës ndaj Manchester Cityt.

Megjithatë, ashtu si fundjavën e kaluar kur iu desh një autogol në minutat shtesë për ta mposhtur Wolverhamptonin e fundit në tabelë, edhe këtë herë Arteta u detyrua të vuante deri në minutën e 96-të në “Goodison Park” ndaj një Evertoni të përgjysmuar nga mungesat.

“Diferenca duhej të ishte më e madhe. Ne duhet të mësojmë ta mbyllim ndeshjen kur jemi duke fituar”.

Top of the league at Christmas 🔴⚪️@Arsenal 🔝 pic.twitter.com/SAvrr5Ooou
— Premier League (@premierleague) December 20, 2025

Kjo është hera e tretë në katër vitet e fundit që Arsenali e përfundon Ditën e Krishtlindjes në krye të tabelës së Liga Premier. Megjithatë, në dy rastet e mëparshme, londinezët u kapën dhe u tejkaluan nga një Manchester City dominues.

Skuadra e Pep Guardiolës ka fituar shtatë ndeshje radhazi në të gjitha garat, duke e ngushtuar ndjeshëm diferencën, e cila më herët kishte shkuar deri në shtatë pikë.

Pavarësisht kësaj, Arteta vlerësoi vazhdimësinë dhe paraqitjet e skuadrës së tij, duke theksuar se Arsenali vazhdon të shtyjë fort drejt titullit të parë kampion pas 22 vitesh pritje.

Job done on Merseyside 🤝

Safe journey home, Gooners ❤️ pic.twitter.com/xnbammzqgR
— Arsenal (@Arsenal) December 20, 2025

“Kjo më jep besim dhe siguri, për shkak të paraqitjeve dhe vazhdimësisë së skuadrës”.

“Kjo është shumë e vështirë për t’u arritur në këtë ligë dhe fakti që ekipi është vazhdimisht aty tregon shumë për nivelin dhe mentalitetin tonë”, nënvizoi ai./Telegrafi

“Nuk ka justifikime”, Thierry Henry e paralajmëron Mikel Artetan në garën për titull kampion

19 December 2025 at 16:35


Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë, të fortë por të drejtë trajnerit Mikel Arteta dhe lojtarëve të skuadrës, duke theksuar se rruga drejt titullit nuk pranon justifikime.

Në mes të debateve për mungesat në skuadër dhe kalendarin e ngjeshur të ndeshjeve, ish-sulmuesi francez ka nënvizuar se këto janë situata me të cilat përballet çdo ekip dhe se skuadrat kampione dallohen pikërisht nga mënyra se si reagojnë në momente të vështira.

Henry, pjesë e Arsenalit të famshëm të “Invincibles”, ka bërë të qartë se ankesat vetëm largojnë vëmendjen nga rezultati dhe zgjidhjet reale.

“Le të mos flasim për këto gjëra. Të gjithë kanë probleme. Çdo skuadër kalon nëpër lëndime, lodhje dhe vendime të gabuara. Fitues janë ata që gjejnë zgjidhje, jo ata që kërkojnë shpjegime”.

Sipas legjendës së klubit londinez, një skuadër që synon titullin e kampionit tregon forcën e saj të vërtetë pikërisht atëherë kur mungojnë lojtarët kryesorë.

Henry ka theksuar se Arteta duhet ta shfrytëzojë maksimalisht thellësinë e skuadrës, duke mbajtur ritmin me rivalët kryesorë si Manchester City dhe Chelsea, por mbi të gjitha duke ndërtuar një mentalitet fitues që nuk fokusohet te aspektet negative.

Arsenali aktualisht kryeson tabelën e Liga Premier me 36 pikë pas 16 ndeshjeve të zhvilluara, duke pasur një epërsi prej dy pikësh ndaj Manchester Cityt, çka e bën edhe më vendimtare menaxhimin e kësaj periudhe të sezonit./Telegrafi

“E papranueshme për nivelin tonë” – Arteta i zhgënjyer pavarësisht fitores dramatike ndaj Wolves

14 December 2025 at 08:25


Mikel Arteta ka shprehur hapur pakënaqësinë me paraqitjen e Arsenalit, pavarësisht fitores 2-1 ndaj Wolves, e cila u sigurua vetëm falë një autogoli në minutën e 94-të nga Yerson Mosquera.

“Topçinjtë” kaluan në epërsi fillimisht po ashtu nga një autogol, kur goditja nga këndi e Bukayo Sakas u përplas në shtyllë dhe më pas në shpinën e portierit Sam Johnstone, duke përfunduar në rrjetë. Megjithatë, Wolves barazoi në minutën e 90-të, kur Tolu Arokodare realizoi me kokë ndaj David Raya-s, duke krijuar përshtypjen se mysafirët kishin rrëmbyer një pikë në “Emirates”.

Gëzimi i Wolves zgjati pak, pasi një tjetër krosim i Sakas shkaktoi autogolin e dytë të ndeshjes, këtë herë nga Mosquera, duke i dhënë Arsenalit tri pikë në frymën e fundit.

Pas ndeshjes, në intervistat për “TNT Sports” dhe “BBC Match of the Day”, Arteta pranoi se performanca ishte zhgënjyese dhe theksoi se skuadra duhet të përmirësohet menjëherë.

“E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë”.

“Patëm shumë situata në pjesën e parë që ishin raste të mëdha. Pastaj, në pjesën e dytë, nuk krijuam shumë raste të pastra”.

“Më pas kishim periudha ku për tre minuta rresht u tërhoqëm shumë mbrapa, ishim tepër pasivë. Kishte zakone shumë të dobëta mbrojtëse, të cilat nuk janë të pranueshme për nivelin tonë. Duhet ta përmirësojmë këtë dhe, në fund, mbështetesh në një veprim individual për të shënuar golin dhe për ta fituar ndeshjen”.

“Krijuam shumë situata pa zgjedhur lojtarin e duhur me pasimin final. Pavarësisht se si shkon loja, gjithmonë mund të gjesh një zgjidhje për ta fituar atë”.

“Tani do të kemi një javë të pastër. Pastaj vazhdojmë sërish për periudhën e Krishtlindjeve, e dimë çfarë na pret. Por kaq, e fiton ndeshjen dhe ecën përpara”.

Arsenali aktualisht është lider në Ligën Premier, pesë pikë mbi Man Cityn./Telegrafi

“Është vërtet e rrezikshme”, Mikel Arteta i shqetësuar për situatën e krijuar te Arsenali

10 December 2025 at 18:12


Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka pranuar hapur se është i shqetësuar për numrin në rritje të lëndimeve brenda skuadrës së tij, duke theksuar se problemi mund të zgjerohet pavarësisht masave që merr në stërvitje.

Ai nënvizoi se situata ka arritur në një pikë ku çdo lëvizje është bërë e rrezikshme dhe se ekipi po futet në një cikël të vështirë dhe të rrezikshëm fizik.

“Jo, sepse nuk kemi kohë të stërvitemi”, tha Arteta kur u pyet nëse ngarkesa e tepërt në stërvitje ka ndikuar në lëndimet.

“Sot (të martën) stërviten vetëm 20 minuta, kështu që me siguri nuk është për shkak se i kemi stërvitur tepër lojtarët”.

Sipas tij, problemi nuk qëndron te metodat e stërvitjes, por te fakti që mungesat e shumta e detyrojnë trajnerin të ngarkojë futbollistët e mbetur shumë më tepër se zakonisht.

“Kur të mungojnë lojtarë, ti rrit ngarkesën te ata që janë në dispozicion, dhe kjo ka pasoja. Është një rreth shumë i rrezikshëm”, shtoi ai.

Arteta bëri edhe një ndarje të qartë të lëndimeve që kanë goditur skuadrën, duke sqaruar se disa prej tyre janë dëmtime afatgjata, ndërsa të tjerat janë dëmtime akute që ndodhin papritur.

“Duhet të ndajmë llojet e lëndimeve. Disa kanë qenë afatgjata, disa të menjëhershme. Është diçka që e analizojmë vazhdimisht”, theksoi trajneri spanjoll.

“Kemi luajtur shumë ndeshje me shumë mungesa dhe kjo i vë nën stres maksimal lojtarët që mbeten në fushë. Pastaj, natyrshëm, marrim edhe më shumë lëndime.”

Në këtë atmosferë presioni fizik dhe sportiv, Arsenalit i është shtuar edhe një lajm negativ: Max Doëman është bërë futbollisti më i fundit që ka pësuar një dëmtim serioz./Telegrafi/

Arsenali nuk lejon largime, Arteta: Duam përforcime tjera gjatë janarit

5 December 2025 at 16:24


Trajneri Mikel Arteta ka pranuar se vala e fundit e lëndimeve e ka detyruar Arsenalin të mbyllë derën për çdo largim gjatë janarit, pasi skuadra tashmë po funksionon në limit me lojtarët e gatshëm.

Ai shpjegoi se situata është e vështirë dhe se klubi nuk mund të rrezikojë të humbasë asnjë futbollist në këtë fazë të sezonit.

“Në këtë moment, kemi pasur situatën e lojtarëve që kanë qenë jashtë skuadrës për tre ose katër javë rresht. Kështu që e dimë që skuadrën që kemi, po e plotësojmë me lojtarët që janë të gatshëm. Për momentin, është shumë e qartë që nuk ka opsion që të bëjmë një gjë të tillë (të shesim një lojtar)”.

Nga ana tjetër, klubi anglez mbetet i hapur për përforcime të reja, por vetëm nëse paraqitet një mundësi reale që e përmirëson ose e mbron skuadrën në këto rrethana.

Mikel Arteta

“Në momentin që kemi një opsion për të prekur skuadrën, për ta përmirësuar ose për ta mbrojtur, në varësi të asaj që ndodh, mendoj se duhet të jemi të hapur për këtë”.

Tekniku spanjoll shtoi se periudha deri në mbylljen e merkatos është e paparashikueshme dhe se Arsenal duhet të jetë i gatshëm t’i përgjigjet çdo zhvillimi, duke pasur parasysh rrezikun që sjellin lëndimet e shumta.

“Nga ajo që mund të ndodhë nga tani deri në mbylljen e afatit, është futboll. Ne sigurisht do të jemi të vëmendshëm dhe e dimë se ku qëndron rreziku për skuadrën, që të jemi gati nëse duhet të bëjmë diçka”.

Ndërkohë, Arsenali në vikend do të jetë mysafir i Aston Villas./Telegrafi/

Arteta thotë se janë të hapur për transferime në janar

5 December 2025 at 13:25


Mikel Arteta ka thënë se Arsenali është "në gatishmëri" për të hyrë në tregun e transferimeve të janarit, pasi problemet e vazhdueshme të lëndimeve po e varfërojnë skuadrën e tij.

“Topçinjtë” udhëtojnë drejt Aston Villas të shtunën, duke u shqetësuar për gjendjen fizike të Declan Rice dhe Cristhian Mosquera, pasi ata u bënë lojtarët e fundit që pësuan një dëmtim këtë sezon.

Arsenali ka qenë pa Kai Havertz, Gabriel Jesus, Viktor Gyokeres, Martin Odegaard, Gabriel Magalhaes dhe Noni Madueke, ndër të tjerë, për periudha të gjata këtë sezon, por mbetet pesë pikë përpara në krye të Ligës Premier.

Klubi londinez shpenzoi më shumë se 250 milionë funte për tetë lojtarë të rinj në verë, por Arteta la të kuptohej se mund të ketë më shumë për të ardhur nëse krijohet situata e duhur.


“Ne gjithmonë duhet të jemi të përgatitur. Në momentin që kemi një mundësi për të prekur skuadrën, për ta përmirësuar skuadrën ose për ta mbrojtur skuadrën, varësisht nga ajo që ndodh, mendoj se duhet të jemi të hapur për këtë", ka thënë fillimisht Arteta.

“Nga ajo që do të ndodhë nga këtu deri në mbylljen e afatit kalimtar, është futboll. Pra, nuk e dimë, por sigurisht që do të jemi në gatishmëri dhe e dimë se ku mund të vijë rreziku në aspektin e skuadrës dhe do të jemi gati në rast se duhet të bëjmë diçka”, përfundoi trajneri i Arsenalit.

Si Rice ashtu edhe Mosquera u detyruan të largoheshin gjatë fitores 2-0 të së mërkurës ndaj Brentford dhe Arteta këmbënguli se nuk ishte në gjendje të konfirmonte nëse ndonjëri prej lojtarëve do të ishte i aftë të luante në Villa Park deri pas seancës stërvitore të së premtes. /Telegrafi/

Arteta jep lajmet e fundit për lëndimet e katër yjeve të Arsenalit

2 December 2025 at 14:30


Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka zbuluar afatet e reja të lëndimeve për lojtarët kryesorë si William Saliba, Leandro Trossard, Kai Havertz dhe Gabriel Jesus përpara ndeshjeve të ardhshme.

Arteta konfirmoi se Saliba dhe Trossard pritet të kthehen "brenda pak ditësh", megjithëse disponueshmëria e tyre për ndeshjen ndaj Brentford mbetet e pasigurt për shkak të dëmtimeve të vogla.

Kai Havertz dhe Gabriel Jesus janë ende jashtë fushave për shkak të periudhave më të gjata të rikuperimit, secili i përshkruar si "çështje javësh" para se të mund të rikthehen në aksion.

🚨 William Saliba & Leandro Trossard are due to return from injury in a ‘matter of days’, while Kai Havertz & Gabriel Magalhães are still ‘weeks’ away, Mikel Arteta has revealed. 🗣️

🎥 @SkySportsNews pic.twitter.com/tR6UxEBmk5
— afcstuff (@afcstuff) December 2, 2025


Lëndimi i Gabrielit rrjedh nga një këputje e ligamentit të kryqëzuar anterior, të cilën e pësoi në janar në një ndeshje kupe kundër Manchester United.

Havertz vazhdon rikuperimin nga një dëmtim në gju me optimizëm të kujdesshëm për një rikthim në dhjetor.

Dëmtimet e Salibas dhe Trossard janë muskulore, por nuk konsiderohen serioze, me skanime të mëtejshme të planifikuara për të sqaruar statusin e tyre. /Telegrafi/

Arsenali rrezikon gjobë 25,000 euro për 6 kartonë të verdhë në barazimin e Chelseat

1 December 2025 at 16:15


Arsenali pritet të ndëshkohet me një gjobë prej 25,000 eurosh nga Federata Angleze e Futbollit pas ndeshjes së barazuar 1-1 ndaj Chelseat në “Stamford Bridge”.

Gjatë sfidës së së dielës mbrëma, gjashtë futbollistë të Arsenalit u ndëshkuan me karton të verdhë: Martin Zubimendi, Cristhian Mosquera, Riccardo Calafiori, Piero Hincapie, Myles Lewis-Skelly dhe Viktor Gyokeres.

Sipas rregullores së FA-së, çdo ekip që grumbullon gjashtë ose më shumë kartonë të verdhë brenda një ndeshjeje gjobitet automatikisht.

Shuma prej 25,000 eurosh aplikohet si ndëshkim standard për herën e parë gjatë sezonit.

Në rast se Arsenali shkel sërish këtë limit, gjoba do të dyfishohet në 50,000 euro, ndërsa për çdo rast pasues parashikohet një ndëshkim shtesë prej 25,000 eurosh.

Pavarësisht numrit të kartonëve, skuadra e Mikel Artetës vlerësohet se ishte më e disiplinuar në fushë, duke qenë se Chelsea luajti me një lojtar më pak për gati një orë pas ndërhyrjes së ashpër të Moises Caicedos ndaj Mikel Merinos. /Telegrafi/

Arteta flet pas ndeshjes me Chelsean: Kam pritur fitore

1 December 2025 at 09:40


Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka komentuar barazimin 1–1 të ekipit të tij ndaj Chelseat në xhiron e 13-të të Ligës Premier, duke vlerësuar sfidën si shumë të fortë dhe emocionuese.

“Ndeshja ishte shumë konkurruese. Të dyja ekipet demonstruan intensitet dhe agresivitet, dhe në çdo sfidë ishte e dukshme se sa shumë ishte në lojë", tha Arteta.

Trajneri spanjoll theksoi se ekipi i tij hasi vështirësi pas pjesës së parë të ndeshjes, veçanërisht për shkak të katër lojtarëve me kartonë të verdhë dhe disa gabimeve në fillim të pjesës së dytë, që sollën pësimin e golit.

Arma sekrete e Arsenalit? Mikel Arteta i emocionuar nga rikthimi nga lëndimi i yllit të skuadrës telegrafi.com

“Duke pasur katër lojtarë me kartonë të verdhë, ishte e qartë se kundërshtari kërkonte ta shfrytëzonte këtë. Ne ishim të çorganizuar në fillim të pjesës së dytë dhe pësuam gola, duke bërë të nevojshme menaxhimin e emocioneve. Më pas, u riorganizuam, shënuam një gol të shkëlqyer dhe krijuam mundësi shtesë për shënim”, shtoi ai.

Arteta vuri në dukje gjithashtu sfidat fizike dhe emocionale të javës, përfshirë humbjen e dy lojtarëve kyç dhe kohën e reduktuar të rikuperimit. Ai e përshkroi Stamford Bridge si një provë të vështirë, duke kujtuar se Chelsea kishte mposhtur së fundmi Barcelonën.

“Ne parashikuam vështirësi në disa aspekte të ndeshjes, por pritja ime ishte të fitonim. Të pësonim një gol në fillim të pjesës së dytë ishte sfiduese emocionalisht”, përfundoi trajneri i Arsenalit. /Telegrafi/

Arteta i zhgënjyer nga barazimi me Chelsean, por krenar me lojtarët e Arsenalit

30 November 2025 at 22:36


Trajneri Mikel Arteta ka theksuar se ndjehet jashtëzakonisht krenar me mënyrën se si futbollistët e Arsenalit e kanë përballuar një javë të jashtëzakonshme në aspektin fizik dhe emocional, pavarësisht barazimit 1:1 ndaj Chelseat në derbin e Londrës – një rezultat që natyrisht la shije zhgënjimi tek “Topçinjtë”.

Duke folur për BBC-në pas ndeshjes, trajneri spanjoll nënvizoi intensitetin ekstrem të duelit, duke kujtuar se “që nga fillimi mund të ndjeje sa shumë ishte në lojë, çdo duel dhe çdo veprim ishte me ritëm maksimal, me sekuenca shumë të shkurtra loje”.

“Me 10 lojtarë ne e prisnim një ndeshje krejtësisht tjetër, e planifikuam dhe e punuam gjatë pjesës së dytë. Ata morën një goditje dënimi dhe shënuan, dhe pastaj loja u bë shumë e vështirë. Kur nuk fiton me 10 lojtarë për 45 minuta, normalisht duhet të jesh i zhgënjyer. Por duhet ta kuptoni çfarë jave kemi pasur dhe kundër kujt kemi luajtur”.

Arteta theksoi se pavarësisht gjithçkaje mbetet i impresionuar me karakterin e skuadrës.

“Ata bënë gjithçka që munden. Kurrë nuk kanë luajtur së bashku, ndaj duhet të ndërtojmë atë harmoni. Shumë gjëra ndodhën para ndeshjes. Shpirti i ekipit është i paprekur. Kemi kaluar një javë masive si mendërisht ashtu edhe fizikisht, dhe përgjithësisht mendoj se ka qenë javë pozitive.”

“Nuk di cilat janë fjalët e duhura, sepse normalisht jam i zhgënjyer që nuk morëm tre pikët ndaj një ekipi me 10 lojtarë. Por duke parë gjithë çfarë ka ndodhur gjatë javës, mendoj se më duhet të jem shumë krenar për atë që skuadra arriti”, nënvizoi tekniku spanjoll.

Arsenali mbetet lider në tabelë, tre pikë mbi Chelsean./Telegrafi

Mikel Arteta i kundërpërgjigjet yllit të Bayernit pas deklaratës së tij nënçmuese ndaj Arsenalit

28 November 2025 at 18:53


Pas fitores 3-1 të Arsenalit ndaj Bayern Munich, Joshua Kimmich bëri bujë me deklaratën se kjo ndeshje “nuk ishte vërtet për futboll” dhe se PSG ishte skuadra më e vështirë me të cilën kampionët gjermanë janë përballur këtë sezon.

Në një konferencë për shtyp, Mikel Arteta u pyet për këtë koment dhe nëse e kishte prekur në ndonjë mënyrë.

“Jo, por mendoj se mënyra se si të dyja skuadrat luajnë, mendoj se ndeshja që ata luajtën kundër PSG-së ishte shumë e ngjashme dhe mënyra si përdorin mbrojtësit e krahut”.

“Mënyra se si ne bëjmë atë që bëjmë, në aspektin e rotacioneve, krijon një lojë ku ka shumë pak sekuenca pasimesh, ndaj e di çfarë po thotë, kështu që është në rregull”.

“Është pjesë e lojës. Mendoj se loja provokohet nga mënyra si të dyja skuadrat luajnë, ndaj është plotësisht e kuptueshme”, ka deklaruar Arteta.

Arsenali po përgatitet për një ndeshje tejet të vështirë këtë vikend, ku do të luajnë në udhëtim ndaj Chelseat në derbin e madh londinez.

Bayerni në anën tjetër do të jetë nikoqir i St.Paulit, me bavarezët që synojnë ta lënë pas krahëve disfatën e pësuar në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/

Mikel Arteta zbulon planin që ka për Gabriel Jesus

22 November 2025 at 11:48


Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Jesus, mund të luajë në një miqësore me dyer të mbyllura teksa rrit ritmin e rikuperimit nga një dëmtim afatgjatë në gju.

Jesus pësoi një këputje të ligamentit tnë ndeshjen e FA Cup kundër Manchester United në janar dhe iu nënshtrua operacionit.

Sulmuesi i Brazilit nuk ka luajtur që atëherë, por tani është rikthyer në stërvitje të plotë dhe Mikel Arteta ka shpjeguar se si Arsenali do të kërkojë t’i rrisë gradualisht ngarkesën.

Këto plane mund të përfshijnë organizimin e një miqësoreje në kompleksin stërvitor të klubit në London Colney në javët e ardhshme.

Gabriel Jesus

“Ai po bën shumë mirë. Po i kryen të gjitha me ekipin për momentin, për gati dy javët e fundit”.

“Do t’i japim pak ekspozim të brendshëm me disa ndeshje, që të marrë ritmin fizik. Por ai duket shumë mirë në stërvitje dhe do të jetë një shtesë e madhe për ekipin”, ka thënë Arteta.

Jesus do të duhet të luftojë për minuta të rregullta sapo të kthehet, pasi Arsenali transferoi sulmuesin Viktor Gyokeres gjatë verës./Telegrafi/

“Ai ishte heroi im”, Arteta shpjegon pse suksesi i tij te Arsenali ka ardhur falë Guardiolës

19 November 2025 at 17:23


Mikel Arteta ka shpjeguar pse suksesi i tij te Arsenali i detyrohet “heroit” të tij, Pep Guardiolës, ndërsa ka treguar edhe për takimin e tyre të parë me menaxherin legjendar spanjoll në moshën 15-vjeçare.

Pas tërheqjes nga futbolli profesionist në vitin 2017, Arteta punoi si trajner ndihmës nën drejtimin e Guardiolës te Manchester City, përpara se të merrte projektin e tij të parë si trajner i parë te Arsenali në dhjetor 2019.

Lidhja mes Artetës dhe Guardiolës daton që nga viti 1997, kur trajneri aktual i Arsenalit iu bashkua akademisë së famshme La Masia të Barcelonës nga Antiguoko.

Ai kaloi dy vite në sistemin e të rinjve të Barcelonës përpara se të përfaqësonte Barcelonën B për tre vite, nga 1999 deri në 2002.

Guardiola ishte një lojtar kyç në ekipin e parë gjatë kohës së Artetës në akademi.

Mikel Arteta dhe Pep Guardiola

“Dikush që e takova kur isha 15 vjeç. Ai ishte heroi im si lojtar. Përfunduam duke punuar së bashku dhe duke kaluar njërën nga periudhat më të mira të jetës sime. Dhe sërish, nëse jam ulur në karrigen ku jam sot, është falë tij”.

I pyetur pse zgjodhi t’i bashkohej Guardiolës te City, Arteta shtoi: “Ndoshta sepse sa të lidhur ishim në aspektin e filozofisë dhe mënyrës se si u edukuan në Barcelonë”.

“Pastaj, sepse mendoj se ishte gjëja e duhur për mua të largohesha nga klubi, të mësoja nga njerëz të tjerë, të kisha përvoja të ndryshme”.

“Dhe ai më dha mundësinë, pa trajnuar askënd më parë, të shkoja direkt në stafin e tij teknik. Një nga vendimet më të mira që kam marrë në jetën time”, ka deklaruar Arteta./Telegrafi/

Trajneri i Arsenalit Mikel Arteta: Granit Xhaka më bëri një trajner më të mirë, do t’i jem përjetësisht mirënjohës

By: V K
8 November 2025 at 10:47

Para përballjes me Granit Xhakën, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, e ka vlerësuar lartë lojtarin e Sanderlendit, i cili rikthehet të përballet me ish skuadrën e tij.

“E adhuroj çdo minutë që kaluam së bashku. Kur u bashkova me skuadrën, do të thoja se Graniti ishte në një moment të vështirë në jetën dhe karrierën e tij. Aq sa të gjithë ne, u përpoqëm ta udhëzonim, t’i jepnim një perspektivë të ndryshme dhe ta bënim të ndihej i dashur dhe i vlerësuar. Mund të them pa frikë se ai u përgjigj në një mënyrë të jashtëzakonshme”, tha spanjolli.

Ai guxoi edhe të pranonte dicka në lidhje me raportin që kishte me shqiptarin e Zvicrës: “Xhaka më bëri edhe mua një trajner më të mirë, na ndihmoi të zhvilloheshim dhe të përmirësoheshim shumë si ekip futbolli dhe si klub. Prandaj do t’i jem përjetësisht mirënjohës, sepse kam kujtime të shkëlqyera me të”, deklaroi Arteta.

The post Trajneri i Arsenalit Mikel Arteta: Granit Xhaka më bëri një trajner më të mirë, do t’i jem përjetësisht mirënjohës appeared first on Albeu.com.

Arma sekrete e Arsenalit? Mikel Arteta i emocionuar nga rikthimi nga lëndimi i yllit të skuadrës

7 November 2025 at 22:16


Mikel Arteta është i entuziazmuar për rikthimin e Gabriel Jesus nga lëndimi, pas një periudhe të gjatë rehabilitimi.

Sulmuesi brazilian ka qenë jashtë fushave të lojës që nga muaji janar, kur pësoi një dëmtim të rëndë në gju gjatë ndeshjes së FA Cup ndaj Manchester United.

Gjatë përplasjes me Bruno Fernandes, Jesus u rrëzua në mënyrë të pakëndshme dhe u detyrua të largohej me barelë nga fusha, ndërsa shfaqte dhimbje të forta.

Probleme të përsëritura në gju e kanë penguar atë të arrijë potencialin e tij të plotë, dhe vetë lojtari, i vetëdijshëm për trupin e tij, e kishte kuptuar se e priste një tjetër periudhë e gjatë jashtë fushës.

Pas ekzaminimeve mjekësore, u konstatua se Jesus kishte pësuar një këputje të rëndë të ligamentit. Tani, pas gati një sezoni të tërë rikuperimi, sulmuesi është rikthyer në stërvitje të plotë, duke ringjallur shpresat në veri të Londrës.

Mikel Arteta/ Gabriel Jesus

Arteta nuk e fshehu gëzimin e tij teksa foli për rikthimin e shumëpritur të brazilianit, të cilin e sheh si një forcë të besueshme që mund t’i japë më shumë shkëlqim repartit ofensiv të Arsenalit.

“Jam i lumtur që e kemi sërish me ne. Mendoj se do t’i japë ekipit diçka shtesë që na ka munguar dhe shumë shpejt do ta shohim në fushë duke bërë diferencën për skuadrën”.

“Është çështje e hedhjes së hapave, ditë pas dite, në një ambient të ndryshëm. Ai ka punuar shumë vetëm, por tani është rrethuar nga shokët e skuadrës, nga lojtarë shumë konkurrues, dhe do të shohim si do të përshtatet me këtë ritëm”.

“Është plot energji dhe më pëlqeu shumë reagimi i të gjithë shokëve të tij të skuadrës kur ai iu bashkua përsëri grupit. Është fantastike ta kemi sërish në ekip”, ka thënë Arteta./Telegrafi/

“E adhurova çdo minutë”, Arteta reflekton mbi lidhjen e veçantë me Xhakën

7 November 2025 at 15:48


Mikel Arteta ka folur me ngrohtësi për marrëdhënien e tij me ish-mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka, duke e përshkruar kohën e tyre së bashku si transformuese si për lojtarin ashtu edhe për klubin.

Përpara udhëtimit të Arsenalit për t'u përballur me Sunderland të shtunën, më 8 nëntor, Arteta kujtoi ndikimin e Xhakës gjatë qëndrimit të tij shtatëvjeçar në Emirates.

"E adhuroja çdo minutë që kaluam së bashku. Kur u bashkova, ai ishte në një moment të veçantë në jetën dhe karrierën e tij, dhe të gjithë ne u përpoqëm ta udhëzonim, t'i jepnim një perspektivë të ndryshme dhe ta bënim të ndihej i dashur dhe i vlerësuar, dhe ai u përgjigj në një mënyrë të jashtëzakonshme", ka thënë fillimisht Arteta.

Përgjigja e Xhakës, sipas Artetës, jo vetëm që e rriti performancën e tij, por luajti edhe një rol vendimtar në zhvillimin e Arsenalit.

“Ai më bëri një trajner më të mirë, na ndihmoi të zhvillohemi dhe të përmirësohemi shumë si ekip futbolli dhe si klub, dhe do të jem përjetësisht mirënjohës sepse kam kujtime të mrekullueshme me të".

Komentet e Artetës vijnë në një kohë kur Xhaka, tani 33 vjeç, është kapiten i Sunderlandit, ekip që është i katërti në Ligën Premier.

Xhaka u largua nga Arsenali në vitin 2023 për t'u rikthyer në Gjermani me Bayer Leverkusen, një veprim që Arteta e kuptoi dhe e mbështeti.

“E bëra tashmë një herë dhe ne ia zgjatëm kontratën dhe kur ai erdhi dhe shpjegoi arsyet, duhet ta kuptosh qenien njerëzore, duhet të jesh mirënjohës”.

“Ishte një mundësi unike për të që të kthehej në Gjermani te familja e tij, dhe kishte edhe disa gjëra që ai donte t'i përjetonte gjithashtu”.

“Unë besoj se ishte momenti i duhur, ai ishte shumë i ndershëm dhe i drejtpërdrejtë siç është gjithmonë, dhe ne gjetëm një mënyrë për të gjetur një zgjidhje të mirë për të gjithë ne”, përfundoi trajneri i Arsenalit. /Telegrafi/

Fabregas tregon të vetmin ndryshim midis epokës aktuale të Arsenalit dhe asaj të Wenger

7 November 2025 at 15:28


Cesc Fabregas, i cili tani drejton Comon në Serie A, ka bërë krahasime midis ekipit aktual të Arsenalit nën drejtimin e Mikel Artetas dhe ekipit të Arsene Wenger, duke theksuar një ndryshim drejt soliditetit mbrojtës.

Arsenali, i cili është në garë për titullin e Ligës Premier dhe renditet në krye me 25 pikë, ka treguar një përmirësim të dukshëm në strukturën e tyre mbrojtëse krahasuar me ekipet e Wenger që janë më të orientuara drejt sulmit.

“Ata janë një ekip që mbrohet shumë mirë. Këtë vit ata kanë bërë një hap të madh në cilësi fizikisht dhe kanë pësuar tre gola gjatë gjithë sezonit dhe asnjë në Ligën e Kampionëve: kjo tregon shumë për qëndrueshmërinë e këtij ekipi”, ka thënë fillimisht Fabregas për RSI Sport.

“Dhe pastaj në sulm ata kanë gola, janë të uritur, kanë cilësi, kanë talent. Ka gjëra të ngjashme, por ndoshta Arsenali është më i përqendruar të jetë i fortë dhe të kalojë në kundërsulm ose të shënojë nga goditjet standarde”.

Ky evolucion taktik, sipas Fabregas, është një faktor kyç në suksesin aktual të Arsenalit.

"Unë shoh një ekip shumë të strukturuar, me përvojë dhe shumë cilësi", përfundoi spanjolli, duke lavdëruar menaxhimin e Artetas dhe thellësinë e skuadrës, pavarësisht mungesës së Martin Odegaard. /Telegrafi/

Martinelli i vë nofkën Merinos 'R9' pas dy ndeshjeve të Arsenalit në Ligën e Kampionëve

6 November 2025 at 10:31


Mesfushori i Arsenalit, Mikel Merino , mori nofkën "R9" nga shoku i skuadrës Gabriel Martinelli pas performancës së tij të jashtëzakonshme me dy gola në fitoren e tyre të fundit në Ligën e Kampionëve .

Merino ndau një postim në Instagram duke festuar "netët e Ligës së Kampionëve", duke e bërë Martinellin ta krahasonte atë me sulmuesin legjendar brazilian Ronaldo, i njohur si R9.

Me Viktor Gyokeresin jashtë fushës, Merino është shfaqur si sulmues, duke lënë mbresa me shkathtësinë dhe lidershipin e tij.

Trajneri Mikel Arteta vlerësoi përshtatshmërinë dhe karakterin e spanjollit, duke thënë:

"Është një gëzim ta kemi atë... është mënyra e tij e të menduarit, është aftësia e tij udhëheqëse, është mënyra se si është si person".

Arteta theksoi kontributin e Merinos në një formacion sulmues, duke shtuar:

"Sot, na mungojnë shumë lojtarë sulmues dhe duhet të gjejmë zgjidhje të ndryshme. Ai vjen në Ligën e Kampionëve dhe shënon dy gola", përfundoi Arteta. /Telegrafi/

“Jam i shqetësuar”, Mikel Arteta konfirmon lëndimin e yllit të Arsenalit

4 November 2025 at 16:47


Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka pranuar se është i shqetësuar për sulmuesin e tij kryesor Viktor Gyokeres, pasi suedezi pësoi një dëmtim muskulor gjatë fitores ndaj Burnley të shtunën.

Topçinjtë rikthehen në fushë sonte në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Slavia Pragës, por do ta përballojnë këtë sfidë pa golashënuesin e tyre kryesor, i cili mungoi edhe në stërvitjen e së hënës.

Gyokeres është përshtatur shpejt me jetën te skuadra londineze, duke realizuar gjashtë gola në 14 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

Megjithëse ende nuk ka shënuar kundër ndonjë skuadre të pjesës së sipërme të tabelës në Ligën Premier, tifozët e Arsenalit janë impresionuar me kontributin e tij si në fazën ofensive, ashtu edhe në atë defensive, ndërsa ai vazhdon të adaptohet me ritmin e futbollit anglez.

Pavarësisht formës së mirë dhe rolit të tij të qëndrueshëm në formacionin titullar, ish-sulmuesi i Sporting Lisbonës pritet të mungojë për një periudhë pas zëvendësimit në pushimin e pjesës së parë gjatë fitores 2-0 ndaj Burnley.

Mikel Arteta/ Viktor Gyokeres

Kjo do të thotë se ai do të humbasë edhe përballjen e radhës në Ligën e Kampionëve, ndërsa Arsenali synon të ruajë ecurinë perfekte në grup gjatë vizitës në Pragë.

Në konferencën për shtyp para udhëtimit në Republikën Çeke, Arteta pranoi hapur shqetësimin e tij për gjendjen e 27-vjeçarit.

“Jam i shqetësuar, sepse ai zakonisht nuk ka pasur probleme muskulore, por këtë herë u detyrua të largohej nga fusha duke ndjerë shqetësim. Kjo është diçka që na bën të mendojmë, sidomos për një lojtar me profil aq eksploziv”.

Arsenali ndodhet sërish në një situatë të vështirë sa i përket repartit ofensiv, pasi përveç Gyokeres, Gabriel Jesus dhe Kai Havertz gjithashtu mungojnë, duke lënë skuadrën pa një sulmues të mirëfilltë në dispozicion./Telegrafi/

Trajnerët e futbollit më të paguar në botë

28 October 2025 at 16:29


Të jesh trajner futbolli vjen me presion të madh dhe vëzhgim të vazhdueshëm, por për ata që operojnë në nivelet më të larta, kjo gjithashtu sjell shpërblime financiare të jashtëzakonshme.

Me klube dhe madje edhe kombëtare që janë të gatshme të shpenzojnë shumë për të siguruar mendje taktike të nivelit të lartë, pagat e trajnerëve kanë arritur shifra rekord.

Nga Liga Premier tek Arabia Saudite, trajnerët më të mirë fitojnë shuma që rivalizojnë me ato të lojtarëve të tyre më të spikatur.

5. David Moyes – Everton

  • Pagë vjetore: 14.3 milionë EURO

David Moyes bëri një rikthim të befasishëm te Everton pas largimit të Sean Dyche, duke transformuar skuadrën në mënyrë të jashtëzakonshme. Trajneri skocez udhëhoqi Toffees larg rrezikut të rënies sezonin e kaluar dhe ka nisur kampanjën 2025/26 me rezultate impresive.

Lidershipi dhe ekspertiza taktike e Moyes kanë sjellë stabilitet te klubi, duke rikthyer besimin te tifozët. Rikthimi i Evertonit nën drejtimin e tij ka justifikuar më shumë se mjaftueshëm kontratën luksoze, duke e bërë atë një nga trajnerët më të paguar në Ligën Premier.

4. Mikel Arteta – Arsenal

  • Pagë vjetore: 17.9 milionë EURO

Mikel Arteta ka kthyer Arsenalin në kandidatë për titull dhe përpjekjet e tij janë shpërblyer me një kontratë të re trevjeçare pothuajse 18 milion euro në vit. Trajneri spanjoll, i fokusuar tek zhvillimi i të rinjve, disiplinë dhe futbolli sulmues, ka ringjallur klubin pas viteve të pasigurisë.

Edhe pse Gunners kanë humbur ngushtë titullin e Ligës Premier në sezonet e fundit, projekti i Artetës vazhdon të ketë impakt.

Arteta telegrafi.com

3. Pep Guardiola – Manchester City

  • Pagë vjetore: 23.7 milionë EURO

Pep Guardiola mbetet një nga trajnerët më të paguar në futboll, pas arritjeve të jashtëzakonshme me Manchester City, përfshirë një tripletë historike në sezonin 2023/24. Që nga ardhja e tij në 2016, spanjolli ka revolucionarizuar futbollin anglez, duke fituar katër tituj radhazi dhe duke vendosur standarde të reja taktike.

Edhe kur performancat e City-t bien, rekordi dhe ndikimi i Guardiolës justifikojnë pagën e tij të madhe. Kontrata e tij shtrihet deri në 2026 dhe pak kush do të dyshonte se do të shtojë edhe më shumë trofe para përfundimit të saj.

Guardiola Guardiola telegrafi.com

2. Simone Inzaghi – Al-Hilal

  • Pagë vjetore: 25.0 milionë EURO

Pas udhëheqjes së Inter Milan drejt shumë trofeve dhe dy finaleve të Ligës së Kampionëve, Simone Inzaghi ka nisur një sfidë të re në Arabinë Saudite. Trajneri italian u bashkua me Al-Hilal në kërkim të sukseseve të reja — dhe një pagë vjetore mahnitëse prej 25 milionë euro.

Filosofia sulmuese dhe fleksibiliteti taktike e Inzaghit e bëjnë atë një nga trajnerët më të respektuar në Europë, dhe Al-Hilal shpreson se ardhja e tij do të konsolidojë dominimin e tyre në Saudi Pro League. Ky lëvizje pasqyron fuqinë në rritje financiare të futbollit në Lindjen e Mesme.

1. Diego Simeone – Atletico Madrid

  • Pagë vjetore: 29.7 milionë EURO

Diego Simeone mbetet trajneri më i paguar në botë, duke vazhduar sundimin e gjatë dhe të lavdishëm te Atletico Madrid. Argjentinasi ka fituar dy herë La Liga përpara gjigantëve të Spanjës dhe ka udhëhequr Atletico drejt dy finalesh të Ligës së Kampionëve.

Edhe pse periudha të pasigurisë dhe spekulimeve rreth së ardhmes së tij kanë ekzistuar, ndikimi i Simeones te klubi mbetet i jashtëzakonshëm.

Kontrata e rinovuar katërvjeçare në 2023 e ka reduktuar pak pagën, por ka forcuar trashëgiminë e tij në klubin që dikur ishte kapite. /Telegrafi/

❌
❌