Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Pedri rendit dy lojtarë të Barcelonës në mesin e më të mirëve në botë

23 December 2025 at 21:18


Mesfushori i Barcelonës, Pedri, ka përfshirë dy bashkëlojtarë të tij në listën e futbollistëve më të mirë të momentit, teksa entuziazmi për Kupën e Botës që po vjen po rritet.

Në një intervistë për revistën Esquire, të publikuar të martën, 23-vjeçari përmendi Lamine Yamal dhe Raphinha, duke i renditur ata përkrah yjeve botërorë si Kylian Mbappé, Mohamed Salah, Erling Haaland dhe Julián Álvarez, kur foli për lojtarët më të mirë që po shkëlqejnë aktualisht.

Pedri u shpreh i etur për t’u përballur me shumicën e këtyre emrave në arenën ndërkombëtare — me përjashtim të Yamalit, shokut të tij të skuadrës te Barcelona, duke theksuar se veçanërisht pret me padurim duelet ndaj Haalandit dhe Salahut, të cilët ende nuk i ka pasur përballë.

Vlerësimi entuziast i Pedrit nënvizon formën e shkëlqyer që po kalojnë Yamal dhe Raphinha këtë sezon, si dhe fuqinë e repartit ofensiv të Barcelonës, e cila po dominon në garat vendore dhe po avancon me ambicie edhe në skenën evropiane.

Pedri mbetet njëri ndër lojtarët kryesor të Barcelonës dhe Kombëtares së Spanjës. /Telegrafi/

Votat më të çuditshme për trofeun ‘The Best FIFA 2025’

17 December 2025 at 13:29


Ousmane Dembele ka fituar trofeun ‘FIFA The Best 2025’, duke lënë pas Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe.

Ky sukses vjen si vazhdim i fitores së tij me ‘Topin e Artë’ në shtator, duke shpërblyer një sezon të jashtëzakonshëm për sulmuesin e PSG-së, si në nivel individual, ashtu edhe kolektiv.

Ndryshe nga trofeu i organizuar nga France Football, sistemi i votimit i FIFA-s synon të jetë më gjithëpërfshirës, duke u lejuar tifozëve nga e gjithë bota të votojnë në të njëjtin nivel me përzgjedhësit e kombëtareve, kapitenët dhe gazetarët specialistë.

Sipas analizës së Maxime Barbaud nga FootMercato, votimi është ndarë në katër kategori me peshë të barabartë (25% secila), ku pikët janë: 5 për vendin e parë, 3 për të dytin dhe 1 për të tretin.

FIFA ka publikuar votat e dhëna nga 11 finalistët për secilën kategori, duke përfshirë zgjedhjet e përzgjedhësve, kapitenëve dhe mediave.

Zgjedhjet e kapitenëve dhe përzgjedhësve të kombëtareve të njohura:

Didier Deschamps, përzgjedhësi i Francës, ka votuar për dy të preferuarit e tij: Dembele në vendin e parë, Mbappe në vendin e dytë dhe Hakimi në të tretin.

Achraf Hakimi, kapiteni i Marokut, ka zgjedhur Mbappen si numrin një, Dembele në vendin e dytë dhe Raphinha në të tretin.

Marquinhos, kapiteni i Brazilit, ka vendosur Dembele në krye, Raphinha të dytin dhe Hakimi të tretin.

Carlo Ancelotti ka përsëritur të njëjtin podium, por me Mbappen në vendin e tretë.

Në Spanjë, ka pasur mendime të ndryshme rreth Lamine Yamal: kapiteni Unai Simon e ka zgjedhur si të parë, përpara Pedri dhe Nuno Mendes, ndërsa përzgjedhësi Luis de la Fuente ka votuar Pedrin, më pas Lamine Yamal dhe Mbappen.

Në Portugali, kapiteni Bernardo Silva ka votuar për Vitinha, Nuno Mendes dhe Dembele, ndërsa përzgjedhësi Roberto Martinez ka zgjedhur të njëjtët lojtarë, por me Lamine Yamal në vend të tretë.

Votat e yjeve ndërkombëtarë

Lionel Messi ka votuar për Dembelen, Mbappen dhe Lamine Yamal.

Përzgjedhësi i Argjentinës, Scaloni, ka zgjedhur Mbappe, Pedri dhe Lamine Yamal.

Luka Modric ka vlerësuar lojtarë të fushës së tij: Vitinha në vendin e parë, Dembele të dytin dhe Lamine Yamal të tretin, duke lënë jashtë Mbappen.

Kapiteni italian Donnarumma ka votuar për Dembele, Hakimi dhe Lamine Yamal.

Riyad Mahrez ka zgjedhur Dembele, Hakimi dhe Mbappe.

Mohamed Salah, finalist, ka vendosur Hakimi, Dembele dhe Mbappe.

Këto rezultate jo vetëm që reflektojnë performancat individuale, por gjithashtu tregojnë edhe lidhjet dhe preferencat personale midis lojtarëve dhe përzgjedhësve, duke ofruar një panoramë interesante mbi votimin për çmimin 'FIFA The Best 2025'. /Telegrafi/

Vedat Muriqi në maje të sulmit në formacionin e javës në La Liga

16 December 2025 at 10:03


Në formacionin më të mirë të javës në Spanjë, sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi spikat mes yjeve, duke konfirmuar peshën e tij te Mallorca.

Faqja e specializuar e statistikave, SofaScore ka publikuar “Formacionin e Javës” për xhiron e 16-të të sezonit 2025/26.

Në mesin e emrave më të njohur, vendin kryesor e zë sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili u vlerësua me notën 8.0, duke qenë pika referente e repartit sulmues.

Forcë fizike, duele në ajër dhe ndikim konstant - Muriqi ishte sërish vendimtar për ekipin e tij me një gol në fitores 3-1 ndaj Elches.

Përveç Muriqit, pjesë e formacionit ishin edhe emra tjerë të mëdhenj si Raphinha, Jude Bellingham dhe Koke.

Kjo është një tjetër dëshmi se Vedat Muriqi mbetet një nga sulmuesit më të respektuar në La Liga, pasi deri tani këtë sezon ka shënuar 7 gola duke qenë i treti në renditjen e golashënuesve pas Kylian Mbappe dhe Ferran Torres. /Telegrafi/

Raphinha ka vendosur një objektiv të madh për të arritur

15 December 2025 at 10:16


Raphinha u ka bërë të ditur njerëzve të afërt se nuk ka ndërmend të largohet nga Barcelona pa e fituar më parë Ligën e Kampionëve me klubin katalanas, raporton Diario Sport.

Anësori brazilian ka fituar deri më tani pesë trofe me Barcelonën, dy tituj të La Ligës, një Kupë të Mbretit dhe dy Superkupa të Spanjës.

Megjithatë, ai nuk ndihet plotësisht i realizuar derisa të ngrejë lart trofeun e Ligës së Kampionëve.

Raphinha, i cili së fundmi ka mbushur 29 vjeç, ka marrë disa oferta shumë të majme financiare nga jashtë Evropës, por i ka refuzuar ato, pavarësisht shifrave të larta që i janë ofruar.

Braziliani së fundmi ka rinovuar kontratën me Barcelonën deri në vitin 2028.

Marrëveshja është më e shkurtër krahasuar me disa lojtarë të tjerë të skuadrës, çka sugjeron se vetë Raphinha e sheh të ardhmen e tij në “Camp Nou” si të kufizuar në kohë.

Tashmë mbetet të shihet nëse Raphinha do të arrijë ta realizojë ëndrrën e tij më të madhe me Barcelonën përpara se të mbyllë kapitullin e tij në klub. /Telegrafi/

Barcelona mposht Osasunën me dy golat e Raphinhas

13 December 2025 at 20:25


Barcelona ka arritur një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Osasunës në kuadër të javës së 16-të në La Liga, ku ekipi i Hansi Flick tregoi superioritet dhe shfrytëzoi rastet më të mira për të shënuar.

Golat e katalanasve erdhën të dy nga Raphinha, i cili tregoi qetësi dhe saktësi brenda zonës.

Goli i parë u shënua në minutën e 70-të pas një pasimi të Pedrit, kur braziliani gjuajti saktë në këndin e poshtëm të djathtë të portës, duke vendosur avantazhin 1-0 për Barcelonën.

Në minutën e 86-të, Raphinha shënoi edhe golin e dytë, duke finalizuar një asist perfekt brenda zonës, këtë herë në këndin e majtë të portës, për të vulosur fitoren e ekipit të tij me rezultat 2-0.

Ndeshja pati edhe disa momente vendimtare për Osasunën, përfshirë ndërrimet e shumta dhe kartonët e verdhë, por skuadra nuk arriti të kërcënojë seriozisht portën e Barcelonës.

BRACE FOR RAPHA pic.twitter.com/90KbdZywhm
— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 13, 2025

Barcelona gjithashtu bëri disa ndryshime taktike gjatë pjesës së dytë, duke futur Frenkie De Jong për Marcus Rashford dhe Pau Cubarsi për Fermin, për të ruajtur ritmin dhe kontrollin e lojës deri në fund.

Me këtë fitore, Barcelona shfaq formë të mirë në kampionat dhe tregon që skuadra e Hansi Flick ka stabilitet dhe aftësi për të shfrytëzuar rastet vendimtare në ndeshjet vendimtare.

Katalanasit tashmë kanë 43 pikë dhe vazhdojnë si lider në La Liga me shtatë më shumë se Real Madridi që ka 36 sosh, me këta të fundit që nesër (e diel) luajnë ndaj Alavesit./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Lajm i keq për dy yjet e Barcelonës – Hansi Flick po planifikon t’u ndryshojë rolin në fushë

12 December 2025 at 17:53


Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka treguar gatishmëri për të ndryshuar planin e tij kryesor dhe formacionin titullar gjatë javëve të fundit.

Mund të ketë edhe më shumë eksperimente para fundit të vitit.

Së fundmi, Flick ka vendosur të përdorë më rregullisht Gerard Martin si qendërmbrojtës, pasi ka hasur vështirësi në gjetjen e një partneri të qëndrueshëm për Pau Cubarsi.

Në një fazë, Eric Garcia po luante përkrah tij, por tani është zhvendosur përpara në mesfushë, me Flick që i ka bërë të qartë Frenkie de Jong se ai duhet ta fitojë sërish vendin në formacion.

Sipas Cadena SER, Flick tani planifikon ta zhvendosë Raphinhan më në qendër dhe mendon se ai mund të jetë opsioni më i mirë për pozitën numër 10.

Brazilianit pritet t’i besohet ajo rol kundër Osasunës këtë të shtunë, dhe nuk do të ishte aspak befasi ta shohim po aty edhe në ndeshjet e ardhshme të Barcelonës.

Po ashtu u raportua se Raphinha i ka thënë Flickut disa herë se ishte i gatshëm të luante në atë pozicion.

Flick e ka përdorur këtë opsion në fazat e vona të ndeshjeve në të tretën e fundit të sezonit të kaluar, kur Barcelona po ndiqte rezultatin. Gjatë verës pati zëra se, nëse do të transferonin Nico Williams ose Luis Diaz, atëherë Raphinha do të zhvendosej brenda në mënyrë të rregullt.

Nuk është lajm i mirë për Fermin Lopez dhe Dani Olmo, të cilët kanë konkurruar mes tyre për atë pozicion gjatë 18 muajve të fundit.

Olmo është i dëmtuar deri në fillim të vitit 2026, ndërsa Lopez sapo është rikthyer nga një dëmtim. Pikërisht ai pozicion pas sulmuesit është padyshim vendi ku të dy ndihen më komod./Telegrafi/

Barcelona e qartë me skuadrat e interesuara: Raphinha është i pashitshëm

10 December 2025 at 08:22


Barcelona ka vendosur vijën e kuqe për të gjitha skuadrat e interesuara: Raphinha nuk është në shitje.

Ditëve të fundit, anësori brazilian ka mohuar zërat që e lidhnin me një kalim në Ligën Profesionale Saudite pas Kupës së Botës 2026, dhe raportimet e reja nga Diario Sport e konfirmojnë se katalanasit nuk e konsiderojnë largimin e tij të mundshëm.

Trajneri Hansi Flick e sheh Raphinhan si një pjesë kyçe të projektit të tij afatgjatë. 28-vjeçari, i cili ka kontratë deri në vitin 2028, shihet si lojtar me rol të pazëvendësueshëm në skemat e gjermanit.

Nga ana tjetër, edhe vetë futbollisti ka refuzuar disa oferta të rëndësishme nga klube të tjera, duke theksuar se dëshiron të vazhdojë rrugëtimin e tij në Camp Nou.

Përkushtimi, mentaliteti dhe etika e punës e kanë shndërruar brazilianin në një nga të preferuarit e tifozëve të Blaugranës.

Ai dhe familja e tij tashmë janë adaptuar plotësisht në qytet, ndërsa pas një sezoni të shkëlqyer 2024/25, Raphinha synon të udhëheqë Barcelonën drejt trofeve të rinj.

Objektivi i tij personal i radhës: një paraqitje madhështore në Kupën e Botës 2026. /Telegrafi/

“Nuk kam asnjë ide pse Raphinha nuk e fitoi Topin e Artë”, Simeone e ngrit në qiell yllin e Barcelonës

3 December 2025 at 10:45


Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ishte i mahnitur nga Raphinha pas fitores 3-1 të Barcelonës kundër ekipit të tij të martën.

Barcelona mposhti Atleticon në derbin e javës me rezultat 3-1, edhe pse ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi me anë të Alex Baena.

Raphinha barazoi rezultatin për Barçën, përpara se Dani Olmo të gjente golin e epërsisë dhe Ferran Torres të vuloste rezultatin përfundimtar.

"Raphinha është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai mund të luajë kudo. Si anësor, si mesfushor, si sulmues, apo edhe si mbrojtës krahu", tha fillimisht Simeone.

Life is better with Rapha pic.twitter.com/hwgffel1Ar
— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 2, 2025

“Ai [Raphinha] mund të shënojë, mund të krijojë, bën presion dhe vrapon. Nuk kam idenë se si nuk e fitoi Topin e Artë”.

“Të gjithë zgjedhin kë të duan, por unë e zgjedh atë”, përfundoi trajneri i Atleticos.

Sa i përket Topit të Artë, Ousmane Dembele i PSG-së e fitoi atë, ndërsa Lamine Yamal u rendit i dyti. Raphinha ishte i pesti në listë pas Vitinha dhe Mohamed Salah. /Telegrafi/

Hansi Flick i motivuar para ndeshjes Barcelona – Atletico Madrid: Jemi gati për sezonin

1 December 2025 at 13:52


Barcelona do të ndeshet me Atletico Madrid të martën mbrëma në La Liga, dhe trajneri Hansi Flick ka ndarë qëndrimin e tij para sfidës së rëndësishme.

“Ndihem i fortë dhe plotësisht i gatshëm për gjithë sezonin. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e FC Barcelonas”, ka thënë fillimisht Flick.

Trajneri gjerman vlerësoi kundërshtarin, por theksoi se ekipi i tij është i përqendruar te objektivi.

“Do të përballemi me një skuadër fantastike. Jemi në krye, por ka ende shumë rrugë përpara. Po punojmë fort për t’u rikthyer në nivelin tonë më të mirë”.

Komenti i Flick mbi gjendjen e tij dhe të ekipit erdhi pasi kamerat kapën një moment pas ndeshjes me Alavesin, ku Raphinha u pa duke folur me trajnerin në pankinë dhe vetë Flick sqaroi situatën.

“Pas përfundimit të ndeshjes, Raphinha po më thoshte të njëjtën gjë si herën e kaluar, do të përmirësohemi. Do të jemi shumë më të mirë në ndeshjet e ardhshme”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/

Hansi Flick i zemëruar gati në lot pavarësisht fitores, Raphinha e mbështet teknikun gjerman

29 November 2025 at 23:44


Fitorja 3-1 ndaj Alaves në “Spotify Camp Nou” nuk e la plotësisht të kënaqur trajnerin Hansi Flick.

Edhe pse Barça mori tre pikë, gjermani pranoi në konferencën për shtyp se ka ende shumë përmirësime kolektive që skuadra duhet të bëjë për të zbatuar plotësisht stilin e tij të lojës.

Pakënaqësia e tij u pa edhe pas vërshëllimës së fundit, ku kamerat e DAZN kapën një bisedë të shkurtër, por të ftohtë, me Raphinhan.

Me një shprehje serioze dhe vështrim të humbur, Flick tundte kokën disa herë drejt brazilianit, duke dhënë përshtypjen e qartë se nuk ishte i lumtur me atë që pa në fushë.

😦Scène troublante au Camp Nou entre Hansi Flick et Raphinha après la victoire du Barça face à Alavés (3-1)

Le Brésilien réconforte son coach qui semble au bord des larmes... pic.twitter.com/6n4BTDwoQB
— RMC Sport (@RMCsport) November 29, 2025

Raphinha, i pyetur më vonë për këtë moment, pranoi se “trajneri ndjeu se mund të bënim shumë më tepër në fushë”, diçka që e kishte shqetësuar dukshëm Flickun.

“Si lojtarë, edhe ne e dimë se mund të bëjmë më mirë. Ai mendon se ekipi nuk po luan në nivelin më të mirë. Edhe unë e mendoj të njëjtën gjë dhe duhet të përmirësohemi shumë. Sot, gjëja më e rëndësishme ishte fitorja”.

“Kemi kohë të rregullojmë gjërat që nuk po i bëjmë mirë. Jam i sigurt se do t’i rikthehemi nivelit tonë më të mirë dhe do të fitojmë duke luajtur mirë. Por nëse ka ndeshje ku duhet të luajmë keq dhe të fitojmë, nuk më intereson. E rëndësishme është të fitosh,” shpjegoi Raphinha për bisedën me Flickun.

Flick, nga ana e tij, foli pozitivisht për brazilianin në konferencë, duke theksuar se Raphinha “na jep shumë dinamizëm dhe është shumë i rëndësishëm”, ndërsa shtoi se “është fantastike ta kemi përsëri”.

Barcelona mori kreun e La Liga-s pas fitores ndaj Alaves, mirëpo nëse Reali e mposht Gironan atëherë do të rikthehen si lider në kampionatin spanjoll./Telegrafi

Barcelona, goditje dhe rikuperime në prag të ndeshjeve vendimtare

27 November 2025 at 15:30


Barcelona mori lajme të përziera nga seanca e së enjtes, teksa një tjetër lojtar kyç doli nga planet për shkak dëmtimi, ndërsa në anën tjetër skuadra mori sinjale shumë pozitive nga lojtarët që po rikuperohen.

Fermin Lopez jashtë për disa javë

Pjesa negative për katalanasit lidhet me mungesën e Fermin Lopez në stërvitje. 22-vjeçari, një ndër lojtarët më të qëndrueshëm të Hansi Flick këtë sezon, do të mungojë për disa javë, duke e përjashtuar nga dueli i rëndësishëm kundër Atletico Madrid të martën në Camp Nou.

Lajme të mira nga Pedri

Ndërkohë, Pedri Gonzalez kreu një pjesë të seancës stërvitore me grupin, duke konfirmuar progresin e tij. Flick kishte deklaruar më herët se mesfushori mund të ishte në garë për minutat e para kundër Alaves, dhe gjithçka po shkon sipas planit.

Sipas Diario AS, nëse Pedri përfundon pa probleme seancat e së enjtes dhe të premtes, ai mund të marrë rreth 15 minuta lojë këtë fundjavë.

Rikthimi i tij do të vinte 10 ditë para afatit fillestar të parashikuar prej gjashtë javësh. Megjithatë, edhe nëse luan ndaj Alaves, nisja titullar kundër Atletico Madrid mbetet e pamundur, por pritet të ketë ndikim më të madh nga stoli.

Opsionet e Flick në mesfushë për sfidën ndaj Atletico Madrid

Me rikthimin e Raphinhas dhe Joan Garcias, Barcelona ka rimarrë disa titullarë të rëndësishëm pas ndërprerjes së kombëtareve.

Mungesa e Ferminit pritet ta detyrojë Flick të formojë një mesfushë me Frenkie de Jong dhe Dani Olmo, ndërsa Eric Garcia ka qenë surpriza e trajnerit si mesfushor mbrojtës kundër Chelseat dhe Athletic Club.

Në varësi të gjendjes së Pedrit, në rolin e mesfushorit mbrojtës ndaj Atletico pritet të aktivizohet Eric Garcia ose Marc Casado, ndërsa Marc Bernal mbetet një opsion më i largët, por jo i pamundur. /Telegrafi/

Raphinha zbulon pse refuzoi Chelsean për ta zgjedhur Barcelonën

25 November 2025 at 18:21


Ylli brazilian Raphinha ka zbuluar prapaskenat e verës së vitit 2022, kur Chelsea ishte shumë afër ta transferonte atë nga Leeds United.

Klubi londinez kishte arritur marrëveshje të plotë me Leedsin, ndërsa gjithçka dukej e mbyllur, deri në momentin kur në skenë hyri Barcelona.

Raphinha, i cili në atë kohë menaxhohej nga Deco, tregon se oferta e Chelseat nuk e tundoi aspak sapo kishte marrë vesh për interesimin katalanas.

“Që nga ndeshja ime e fundit me Leeds, e dija se kisha një shans për të veshur fanellën e Barcelonës”, u shpreh braziliani.

Ai theksoi se ndonëse ishte i vetëdijshëm për interesimin e Chelseat, ëndrra e tij ishte e qartë. “E dija që Chelsea më donte, por unë kisha një ëndërr që duhej ta përmbushja dhe dhashë 100 përqind për ta bërë realitet”, tha Raphinha.

Braziliani tregon se gjatë gjithë procesit nuk mori parasysh asnjë klub tjetër. “I mbylla sytë ndaj klubeve të tjera që më donin. Kisha një ëndërr dhe bëra gjithçka që munda për të luajtur për Barcelonën".

Sonte (e marte), Raphinha do të përballet pikërisht me Chelsean dhe Barcelonën në një sfidë vendimtare të Ligës së Kampionëve, një duel që sjell përballë të kaluarën, të tashmen dhe ambicien e tij të dikurshme. /Telegrafi/

Flick konfirmon rikthimin e dy lojtarëve nga lëndimi për ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos

21 November 2025 at 18:23


Barcelona po bëhet gati për rikthimin e shumëpritur në Camp Nou dhe me këtë rast Hansi Flick ka marrë lajme pozitive pas rikthimit në kohë nga lëndimi të Raphinhas dhe portierit Joan Garcia.

Por pasiguria rreth rikuperimit të Frenkie De Jong dhe sëmundjes së Marcus Rashford hedh hije mbi një fundjavë vendimtare.

Me Pedrin që ende monitorohet nga afër, Barça hyn në rikthimin në shtëpi duke luftuar po aq për gjendjen fizike sa edhe për formën.

De Jong, i cili po përballet me shqetësime të lidhura me dëmtimin e mëparshëm në zonën e ijëve, nuk është stërvitur me intensitet të plotë. Në konferencën për shtyp para ndeshjes së kampionatit, Flick refuzoi të konfirmonte aktivizimin e tij, duke pranuar vetëm se skuadra është stërvitur për alternativa dhe do të përshtatet nëse ai nuk mund të luajë.

"Jemi stërvitur për mënyrën se si duam të luajmë nesër dhe e dimë si ta zëvendësojmë. Por nuk dua të flas për këtë sot, do ta shihni nesër”.

Raphinha

“E njëjta gjë vlen për Frenkien si për Pedrin, janë lojtarë të mëdhenj dhe na japin besim. Por ndonjëherë nuk mund të llogarisim te ta dhe duhet ta menaxhojmë këtë situate”, tha Flick.

"Marcus ka temperaturë dhe nuk ka mundur të stërvitet as dje, as sot. Kam disa dyshime për të në ndeshjen e nesërme”.

“Por lajmi i mirë është që Raphinha është rikthyer dhe e vlerësoj shumë atë që sjell në skuadër. Do ta shohim nesër; e rëndësishme është që është kthyer. Megjithatë, ai do të nisë nga stoli”.

Garcia, i cili mbeti jashtë fushave për shkak të një lëndimi që nga muaji shtator është plotësisht i gatshëm dhe pritet të startojë./Telegrafi/

Liverpooli ka gati 100 milionë euro për yllin e madh të Barcelonës

20 November 2025 at 10:57


Liverpooli po përgatit një transferim të madh: ata e kanë brazilianin Raphinha në radar dhe do të ishin të gatshëm të ofronin afër 100 milionë euro për ta nënshkruar atë në afatin e ardhshëm të verës.

Plani i “Reds” është i qartë: ta bëjnë atë zëvendësuesin ideal për Mohamed Salah, i cili mund të largohet pas një rënieje në performancën e tij dhe me oferta tërheqëse nga Arabia Saudite.

Raphinha duket të jetë një kandidat i natyrshëm për të zëvendësuar legjendën egjiptiane. Braziliani ka provuar të jetë vendimtar, ka përvojë në Ligën Premier dhe aftësitë e tij sulmuese do të përshtateshin në mënyrë të përkryer në projektin që Arne Slot dëshiron të ndërtojë.

Për më tepër, kontrata e tij me Barcelonën e bën atë një opsion të përballueshëm për klubin anglez.

Raphinha: opsioni ideal për Reds

Atletico Madridi e ka analizuar me kujdes Raphinhan. Me aftësitë e tij në driblim, shpejtësinë dhe aftësinë e tij në përfundim, ata besojnë se ai mund ta mbushë boshllëkun e lënë nga Salah.

Slot ka nevojë për një sulmues krahu me talentin për të krijuar ç’ekuilibra në krah dhe gjithashtu aftësinë për t'u lidhur me shokët e ekipit në sulm.

Raphinha, 28 vjeç, ka qenë shumë produktiv. Këtë sezon ai ka tre gola dhe dy asistime në vetëm shtatë ndeshje, gjë që flet shumë për cilësinë e tij pavarësisht rikthimit nga një dëmtim.

Vitin e kaluar, ai pati një sezon të shkëlqyer me 34 gola dhe 26 asistime në 57 ndeshje. Nën drejtimin e Hansi Flick te Barcelona , performanca e tij ishte e jashtëzakonshme.

Për më tepër, përvoja e tij e mëparshme në Angli i jep atij një avantazh. Liverpooli e vlerëson përvojën e tij në nivelin më të lartë në Angli dhe nuk shqetësohet se ai do të ketë vështirësi në përshtatje.

Njohuritë e tij për ligën, shpejtësia e tij dhe aftësia e tij për të mposhtur mbrojtësit e bëjnë atë një opsion shumë tërheqës për të forcuar sulmin e tyre. /Telegrafi/

Barcelona është optimiste për dëmtimin e Pedrit mes krizës në mesfushë

12 November 2025 at 08:36


Barcelona po përballet me mungesa të rëndësishme në mesfushë, por duket se Hansi Flick mund të marrë së shpejti lajme pozitive.

Pas dëmtimit të rëndë në kofshë gjatë El Clasicos ndaj Real Madridit, Pedri po tregon përparim të dukshëm në procesin e rikuperimit.

Sipas Marca, 22-vjeçari mund të jetë gati për sfidën ndaj Athletic Bilbao menjëherë pas pushimit ndërkombëtar.

Megjithatë, stafi mjekësor dhe trajneri Flick nuk do të rrezikojnë rikthimin e parakohshëm të tij, duke qenë të vetëdijshëm për historinë e shpeshtë të lëndimeve që ka pësuar mesfushori.

Edhe nëse Pedri do të rikthehej para muajit dhjetor, kjo do të konsiderohej një lajm shumë pozitiv për skuadrën katalanase.

Në të njëjtën kohë, Mundo Deportivo raporton se Raphinha është në fazën e fundit të rikuperimit.

Sulmuesi brazilian është stërvitur në fushë për të dytën ditë radhazi dhe pritet t’i bashkohet grupit brenda pak ditësh.

Barcelona pret të ketë në dispozicion Raphinha, Joan Garcia dhe Marc Casado për ndeshjen kundër Athletic Bilbao më 22 nëntor.

Kthimi i Casados pritet të lehtësojë mungesat në mesfushë, veçanërisht me Gavin jashtë dhe Frenkie de Jong të pezulluar.

Në këto kushte, Dani Olmo dhe Fermin Lopez mbeten opsionet kryesore të Flickut, ndërsa pritet që edhe të rinjtë Marc Bernal e ndoshta Eric Garcia të marrin më shumë minuta në mesfushë. /Telegrafi/

Tre fytyrat e reja te Barcelonës pas pushimit ndërkombëtar

11 November 2025 at 08:42


Fitorja në Vigo kundër Celtës e vendosi Barcelonën vetëm tre pikë larg liderëve të ligës, Real Madridit. Megjithatë, performanca e tyre mbrojtëse mbeti shqetësuese. Kjo është arsyeja pse djemtë e Hansi Flick po shkojnë drejt pushimit ndërkombëtar të vendosur për të filluar nga e para kur të rifillojë gara. Një rikthim që, në parim, do të sjellë disa ndryshime të rëndësishme për Blaugranët.

Kthimi më i sigurt nga të gjithë do të jetë ai i Joan Garcias. Kthimi i portierit titullar është një nga më të priturit nga tifozët e Barçës. Dhe me arsye të mirë. Që kur pësoi një këputje në meniskun të gjurit të majtë, Barcelona ka pasur probleme serioze në portë.

Në gjashtë ndeshjet e luajtura nga ish-lojtari i Espanyolit, ai ka pësuar 4 gola; në të kundërt, me Wojciech Szczesnyn, i cili duke përfshirë ndeshjen e djeshme ka luajtur gjithashtu gjashtë ndeshje, skuadra ka pësuar 11 gola. Pothuajse trefish...

Për shkak të kësaj, dhe përtej dobësive shqetësuese në mbrojtje, Barcelona duhet të adresojë edhe problemet e saj me portierin dhe të gjejë një portier më të besueshëm. Kjo është arsyeja pse kthimi i spanjollit duket thelbësor për ndeshjen e ardhshme të ligës, e cila do të jetë më 22 nëntor kundër Athletic Bilbaos.

Kthimi i Raphinhas

Dhe ajo ditë, megjithëse nuk është zyrtare, mund të sjellë edhe një zhvillim tjetër të rëndësishëm: rikthimin e shumëpritur të Raphinhas. Braziliani u lëndua kundër Oviedos, por mund të jetë gati për ndeshjen e ardhshme pasi u rikuperua nga një dëmtim në kofshën e djathtë.

Golat, asistimet, si dhe fryma e tij e vlefshme garuese dhe performanca mbrojtëse do të jenë një nxitje e madhe për një ekip që ka qenë shumë i dobët në mbrojtje, duke filluar nga sulmuesit.

Kthimi në shtëpi

Dhe lajmi i tretë i madh, megjithëse ende i pakonfirmuar, mund të jetë vendi i ndeshjes. Presidenti Joan Laporta tha se skuadra mund të kthehet "në shtëpi" më 22 nëntor, kundër Athletic Bilbaos.

Rikthimi në Camp Nou duket më afër se kurrë pas seancës stërvitore të së premtes së kaluar. Një fushë më e madhe, më shumë tifozë që brohorasin lojtarët dhe një stadium që është më frikësues për kundërshtarët do të jetë një arsye tjetër gëzimi për tifozët e Barçës dhe për Flick, i cili po numëron ditët deri sa këto tre rikthime të konfirmohen sa më shpejt të jetë e mundur. /Telegrafi/

Man Utd i “etur” për ta marrë yllin e Barcelonës

8 November 2025 at 21:29


Gjiganti i Ligës Premier, Manchester United, po shqyrton mundësinë e një oferte të madhe për yllin e Barcelonës, Raphinha.

Sipas raportimeve, “Djajtë e Kuq” e kanë vlerësuar brazilianin si një prej objektivave të tyre ëndërr në merkato.

Në kërkim të përforcimeve për repartin ofensiv me synim sezonin e ardhshëm, drejtuesit e klubit nga “Old Trafford” duket se janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të arritur një marrëveshje.

Sipas “Fichajes”, Manchester United është i gatshëm të ofrojë deri në 120 milionë euro për Raphinhan, i cili gjatë sezonit të kaluar kontribuoi në mbi 60 gola direkt (gola dhe asistime të kombinuara).

Barcelona, ndonëse nuk ka ndërmend ta shesë lojtarin duke qenë i rëndësishëm në skemat e trajnerit Hansi Flick, mund të tundohet të pranojë një ofertë të tillë për shkak të situatës së vështirë financiare që po kalon klubi katalanas.

Megjithatë, raporti thekson se Manchester United duhet së pari të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, për të pasur ndonjë shans real që Raphinha dhe përfaqësuesit e tij të ulen në tryezën e negociatave./Telegrafi/

Barcelona ka një ofertë prej 120 milionë eurosh nga Liga Premier për Raphinhan

7 November 2025 at 18:41


Prania e Raphinhas te Barcelona është kyçe për të kuptuar projektin aktual të blaugranave. Braziliani është afirmuar si një nga yjet kryesorë të skuadrës dhe ndikimi i tij në La Liga është i padiskutueshëm.

Talenti, vendosmëria dhe paparashikueshmëria e kanë bërë atë një lojtar të domosdoshëm për Hansi Flick, si dhe një nga futbollistët më të kërkuar në Europë.

Kontrata e tij me Barcelonëm skadon në vitin 2028, duke siguruar qetësi bordit drejtues, por gjithashtu duke lënë hapësirë për negociata nëse shfaqet një ofertë e konsiderueshme.

Në një kontekst ekonomik ku klubi ka nevojë të balancojë buxhetin, një ofertë astronomike mund të ndryshojë situatën.

Performanca e brazilianit në LaLiga ka qenë thelbësore për të mbajtur Barça-n në garën për vendet e larta. Ai sjell stil, gola dhe shpirt konkurrues.

Raphinha

Megjithatë, tregu nuk fle kurrë dhe emri i tij ka filluar të qarkullojë fuqishëm mes elitës së Europës.

Manchester United duket gati të shpenzojë pa limit. Skuadra angleze është e gatshme të ofrojë rreth 120 milionë euro për Raphinha verën e ardhshme, një shifër që Barcelona do ta kishte të vështirë ta refuzonte.

Sidoqoftë, kjo marrëveshje varet nga një faktor kyç: performanca sportive e “Djajve të Kuq”.

Nëse Manchester United dështon të kualifikohet për Ligën e Kampionëve, bindja e brazilianit do të jetë pothuajse e pamundur.

Raphinha dëshiron të vazhdojë të garojë në nivelin më të lartë, me pjesëmarrjen në kompeticionin kryesor europian që është një prioritet i karrierës së tij./Telegrafi/

Ylli i Barcelonës ‘shpërthen’ në rrjetet sociale pasi u la jashtë formacionit më të mirë të vitit 2025

4 November 2025 at 16:23


Raphinha ka reaguar pas përjashtimit të tij nga formacioni më i mirë i vitit 2025 sipas FIFPro, duke publikuar një sërë postimesh në rrjetet sociale, përfshirë edhe një grafik që paraqet arritjet e tij gjatë sezonit 2024/2025.

Sulmuesi 28-vjeçar ishte një nga lojtarët më të spikatur të Barcelona-s sezonin e kaluar, duke luajtur një rol kyç në fitimin e tre trofeve si La Liga, Kupa e Mbretit dhe Superkupa e Spanjës.

Në total, Raphinha realizoi 34 gola në 57 ndeshje në të gjitha garat.

Megjithë këto paraqitje mbresëlënëse, reprezentuesi brazilian nuk arriti të përfshihej në ekipin më të mirë të vitit, i cili u përzgjodh nga më shumë se 26,000 futbollistë profesionistë nga 68 vende të ndryshme.

Çdo lojtar votoi për tre futbollistë në katër kategori pozicionesh – portier, mbrojtës, mesfushor dhe sulmues.

Ekipi përfundimtar u përbë nga një portier, tre mbrojtës, tre mesfushorë dhe tre sulmues, ndërsa vendi i njëmbëdhjetë iu dha lojtarit më të votuar në përgjithësi nga fusha.

Pas mos-përfshirjes së tij, Raphinha publikoi më shumë se 15 postime duke theksuar disa nga arritjet e tij personale në sezonin e kaluar.

Ai vuri në dukje statistikat e tij të larta me gola dhe asistime për Barcelonën, si dhe faktin që ishte golashënuesi i përbashkët më i mirë në Ligën e Kampionëve me 13 gola.

Gjithashtu, ai theksoi se kishte fituar edhe çmimin “Lojtari i Sezonit në La Liga” për edicionin 2024/2025, duke nënvizuar bindshëm se kishte pasur një sezon të jashtëzakonshëm në nivel individual dhe kolektiv.

Formacioni më i mirë i vitit 2025 sipas FIFPro: Donnarumma, Hakimi, Van Dijk, Mendes, Palmer, Bellingham, Pedri, Vitinha, Yamal, Mbappe, Dembele.

Buzëqesh Barcelona, Raphinha afër rikthimit

4 November 2025 at 10:23


Sulmuesi i Barcelonës, Raphinha, është duke u rikuperuar mirë nga lëndimi i tij dhe mund të përfshihet në skuadrën që do të udhëtojë për ndeshjen e La Ligës kundër Celta Vigos këtë fundjavë.

Braziliani nuk është paraqitur për Barçën që kur pësoi një dëmtim në kofshë të pasme kundër Real Oviedos në muajin shtator.

Ai ishte në garë për të luajtur kundër Real Madridit në El Clasico, por pësoi një dëmtim tjetër gjatë rikuperimit të tij.

Edhe pse ai do të humbasë ndeshjen e nesërme të Ligës së Kampionëve kundër Club Brugge, ekziston një optimizëm në rritje midis kampit të Barçës se Raphinha mund të marrë lejen mjekësore për ndeshjen e fundit para pushimit ndërkombëtar kundër Celta Vigos.

Megjithatë, shanset e tij për të pasur minuta do të varen tërësisht nga duart e trajnerit Hansi Flick, i cili nuk ka gjasa të rrezikojë me brazilianin nëse nuk është plotësisht në formë. /Telegrafi/

❌
❌