Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 31 January 2026Main stream

Real kërkon hakmarrjen ndaj Mourinhos, sfida e Play Off premton spektakël

By: V K
31 January 2026 at 08:54

Shorti i fazës play-off të Champions League, i ka rezervuar Real Madridit një përballje sa të fortë, aq edhe të mbushur me simbolikë.

Skuadra e drejtuar nga Alvaro Arbeloa, do të ndeshet me Benficën për një vend në 1/8-at e kompeticionit, në një duel që premton tension, emocione dhe kujtime të freskëta për tifozët madrilenë.

Ndeshja e parë do të luhet në Lisbonë, në stadiumin “Da Luz”, ndërsa vendimtarja do të zhvillohet në “Santiago Bernabéu”, ku Reali synon të përfitojë nga avantazhi i kthimit në shtëpi.

Për Mbappe dhe shokët e tij, kjo transfertë nuk është thjesht një udhëtim europian: është një rikthim në një stadium ku Reali përjetoi një nga mbrëmjet më të dhimbshme të fazës së ligës.

Humbja 4-2 ndaj Benficës dhe goli dramatik i portierit Trubin në minutën e 98-të mbeten ende të gjalla në kujtesën e tifozëve “blancos”, pasi ajo disfatë ndikoi drejtpërdrejt në faktin që madrilenët nuk siguruan kualifikimin direkt në 1/8-at.

Sfida sjell edhe një element tjetër që e rrit temperaturën: rikthimin e José Mourinhos në “Santiago Bernabéu”.

Për trajnerin portugez, kjo do të jetë vizita e parë në stadiumin madrilen pas periudhës kur ai ishte protagonist në pankinën e Realit nga 2010 deri më 2013.

Një rikthim që pritet të shoqërohet me atmosferë të ndezur, për shkak të marrëdhënies së veçantë që “Special One” ka lënë pas në Madrid.

Real Madridi hyn në këtë përballje me një objektiv të qartë: të marrë revanshin për humbjen e fundit dhe të sigurojë kualifikimin në raundin tjetër, duke u mbështetur te përvoja europiane dhe ndeshja e kthimit në shtëpi.

Nga ana tjetër, Benfica do të kërkojë të përsërisë suksesin, duke besuar se mund të bëjë sërish “mrekullinë” përballë një prej favoritëve të turneut.

The post Real kërkon hakmarrjen ndaj Mourinhos, sfida e Play Off premton spektakël appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Baton Zabërgja shënon gol të bukur në fitoren ndaj Montreal

29 January 2026 at 17:56


Sulmuesi kosovar Baton Zabërgja ka gjetur rrugën drejtë rrjetës në fitoren e Metalist 1925 ndaj Montreal.

Ylli i Kosovës përfitoi nga një gabim në mbrojtje duke e finalizuar për mrekulli, kësisoj i dha epërsinë Metalistit.

Me një goditje të saktë, Zabërgja e la të shtangur portierin mysafir për të zhbllokuar epërsinë.

Ndërkohë, Metalist 1925 triumfoi me rezultat 2-1, ku në këtë ndeshje luajti edhe sulmuesi shqiptar Ermir Rashica./Telegrafi/

Renditja e fitimeve deri tani në Ligën e Kampionëve – kryeson Arsenali, ndiqet nga Bayern Munichu dhe Liverpooli

29 January 2026 at 09:12


Me fazën e ligës së Ligës së Kampionëve 2025/26 që tashmë është përfunduar, Arsenali kryeson renditjen e fitimeve deri më tani me 59.74 milionë euro, i ndjekur nga Bayern Munich (57.33 milionë euro) dhe Liverpool (54.92 milionë euro).

Skuadra e Mikel Artetas ka pasur një fazë të parë perfekte të turneut, duke fituar të tetë ndeshjet e tyre, gjë që i ka fituar pothuajse 60 milionë euro deri më sot, duke pasur parasysh se UEFA dha 2.1 milionë euro për fitore dhe 0.7 milionë euro për një barazim.

Kësaj shume duhet t'i shtohen 18.62 milionë euro të marra nga secili prej 36 pjesëmarrësve në këtë fazë, si dhe 11 milionë euro të siguruara tashmë nga Topçinjtë për arritjen në fazën e 1/8-tës, së bashku me një bonus shtesë prej 2 milionë eurosh për tetë ekipet e para që kualifikohen direkt.

Fituesit e ndeshjeve ‘play-off’ midis 16 ekipeve të renditura nga vendi i 9-të deri në të 24-tin, të cilat do të garojnë ekipi si Real Madridi, Interi dhe Juventusi, do të marrin një bonus prej 1 milion eurosh.

Më shumë para për të avancuar në raundet kualifikuese

Përveç kësaj, çdo klub ka marrë një shumë të ndryshme bazuar në pozicionin e tyre në renditjen e ligës. Arsenali fitoi 11.32 milionë euro, një shifër që ra në 310,000 euro për Kairat Almatyn e vendit të fundit, i cili u eliminua nga Liga e Kampionëve me një total prej 19.63 milionë eurosh.

Që tani e tutje, shuma e çmimit për avancimin në raundet eliminatore do të rritet. Është thënë se kalimi në fazën e 1/8-tës paguhet me 11 milionë (sezonin e kaluar ishte 9.6), kalimi në çerekfinale është 12.5 milionë (krahasuar me 10.6 në 24/25), arritja në gjysmëfinale do të thotë 15 milionë më shumë (12.5 një vit më parë), luajtja e finales në Budapest më 30 maj rrit të ardhurat me 18.5 milionë për nën-kampionin (15.5 më parë) dhe 25 milionë euro për fituesin e ri të Ligës së Kampionëve (20 milionë ishte sezonin e kaluar).

Sa i përket klubeve të mëdha spanjolle, Barcelona ka fituar 52.89 milionë euro deri më sot dhe është e vetmja që është kualifikuar direkt për raundin e 1/8-tës. Pas humbjes së tyre në ndeshjen e fundit dhe rënies nga tetë vendet e para, Real Madrid ka grumbulluar 37.93 milionë euro.

Bazuar në grafikun e fitimeve nga play-off-et, disa prej klubeve kryesore evropiane kanë arkëtuar shuma të konsiderueshme, edhe pse me diferenca të dukshme mes tyre.

Interi renditet shumë lart, me rreth 37.6 milionë euro, duke u konfirmuar si një nga klubet më fitimprurëse në këtë fazë falë paraqitjeve konstante dhe progresit sportiv.

Juventusi ndjek pas, me afërsisht 35.3 milionë euro. Edhe pse larg kulmit financiar të viteve të arta, bardhezinjtë vazhdojnë të mbeten një forcë e rëndësishme ekonomike në Evropë.

Borussia Dortmundi ka siguruar rreth 32.6 milionë euro, duke përfituar nga pjesëmarrjet e rregullta dhe modeli i njohur i zhvillimit të lojtarëve.

Në këtë grup futen edhe klube si Atletico Madridi (34.9 milionë euro), Atalanta (34.6 milionë euro) dhe Bayer Leverkusen (33.6 milionë euro), që tregojnë se suksesi sportiv reflektohet drejtpërdrejt në të ardhura.

PSG fitoi 144 milionë euro në edicionin e fundit

Sezonin e kaluar, PSG u kurorëzua fituese e Ligës së Kampionëve dhe gëzimi i Kupës së tyre të parë Evropiane u shoqërua me një fitim të papritur financiar prej 144.4 milionë eurosh për ekipin e drejtuar nga Luis Enrique.

Interi, finalist në Mynih, fitoi 136.6 milionë euro. Gjysmëfinalistët gjithashtu panë shuma të konsiderueshme të shtuara në llogaritë e tyre: 116.9 milionë euro për Arsenalin dhe 105.8 milionë euro për Barcelonën. /Telegrafi/


Mbrëmje e zjarrtë në Ligën e Kampionëve: Xhiroja e fundit vendos gjithçka në fazën e ligës

28 January 2026 at 08:33


Faza e ligës në Ligën e Kampionëve 2025/26 mbyllet sonte (e mërkurë) me 18 ndeshje që luhen njëkohësisht nga ora 21:00, ku nuk mungojnë ndeshjet e forta dhe interesante.

Një nga duelet më të forta zhvillohet në Lisbonë, ku Benfica pret Real Madridin. “Los Blancos” kërkojnë rezultat pozitiv për të siguruar pozicion më të favorshëm, ndërsa Benfica luan shansin e fundit për të mbetur në garë. Një ndeshje ku çdo detaj mund të jetë vendimtar.

Spektakël pritet edhe në Gjermani, aty ku Borussia Dortmund përballet me Interin. Dy ekipe me ambicie të mëdha dhe eksperiencë evropiane. Një duel i hapur, fizik dhe me peshë të madhe për renditjen finale.

Në Itali, Napoli dhe Chelsea përplasen në një nga sfidat më interesante të mbrëmjes. Të dyja skuadrat kanë objektiva të qarta dhe presioni është i barabartë. Një humbje këtu mund të kushtojë shtrenjtë.

18 games kicking off simultaneously on Wednesday 🤯#UCL pic.twitter.com/NwkUz8XDgQ
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) January 26, 2026

Barcelona pret Copenhagenin me synimin për të mbyllur fazën me fitore dhe në tetëshe, ndërsa Paris Saint-Germain përballet me Newcastle United në një duel që premton intensitet dhe ritëm të lartë. Edhe këtu, llogaritë janë ende të hapura.

Manchester City kërkon konfirmim përballë Galatasarayt, Liverpooli është favorit ndaj Qarabagut, ndërsa Bayern Munich përballet me PSV Eindhoven në një udhëtim të vështirë. Ndeshje ku favoritët nuk guxojnë të gabojnë.

Gjatë mbrëmjes luajnë edhe takime tjera si Arsenal–Kairat Almaty, Ajax–Olympiacos, Monaco–Juventus dhe Atletico Madrid–Bodo/Glimt, sfida që mund të sjellin befasi pavarësisht diferencave në letër.

Standings provided by Sofascore


Në ndeshjet e mbetura, Frankfurt pret Tottenhamin në një duel ku çdo pikë ka peshë, Bayer Leverkusen përballet me Villarrealin në një sfidë teknike dhe të hapur, Union Saint-Gilloise pret Atalantën me synimin për të befasuar dhe Pafos luan ndaj Slavia Pragës për prestigj.

Xhiroja e fundit nuk është thjesht mbyllje faze. Është provë nervash. Është test karakteri dhe në fund të mbrëmjes, Evropa do të dijë se kush vazhdon dhe kush mbetet jashtë Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Fjala e plotë e Ramës në parlamentin izraelit

26 January 2026 at 20:36

TIRANË, 26 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama iu adresua sot Knessetit, Parlamentit të Izraelit me një fjalim historik sipas protokollit të posaçëm që Knesseti u ka rezervuar një numri të kufizuar udhëheqësish të huaj dhe së fundmi presidentit të SHBA, Donald J. Trump.

Në nisje të seancës së posaçme përshëndetën kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, kryetari i Knessetit Amir Ohana dhe lideri i opozitës Yair Lapid.

Kryeministri Edi Rama:

Ende nuk jam plotësisht i sigurt që ndodhem vërtetë duke qëndruar pikërisht mbi dyshemenë nën këmbët e mia, dyshemeja prej ku mysafirët më të nderuar të këtij Shteti i janë drejtuar kësaj Dhome. Dhe ndonëse modestia nuk ka qenë kurrë virtyti im më i palëkundshëm, më duhet ta them që e kam të vështirë të besoj se e meritoj një vlerësim kaq të jashtëzakonshëm.

Por jam plotësisht i sigurt se Shqipëria, të cilën e përfaqësoj me krenari, dhe populli im, që i qëndroi si pakkush tjetër pranë popullit hebre, e meritojnë me të vërtetë çdo respekt nga Shteti i Izraelit. Ashtu siç e meritonin edhe Medaljen e rrallë Presidenciale të Nderit, që Shkëlqesia e Tij, Presidenti Herzog, mik fisnik dhe besnik i Shqipërisë, akordoi për mua.

“Paqja dhe mëshira e Zotit të Plotfuqishëm qofshin mbi ju dhe paqja qoftë për të gjithë ne, me dëshirën e Zotit.”

Këto ishin fjalët me të cilat një far njerëzor i kurajos dhe pajtimit, një udhëheqës jeta dhe vdekja e të cilit u shenjuan nga ndjekja e pareshtur e paqes, Presidenti Anwar Sadat i Egjiptit, i bekuar qoftë kujtimi i tij, hapi pikërisht nga ky vend fjalimin e vet historik përpara Knessetit.

Ai vazhdoi:

“Paqe për ne të gjithë ne në tokat arabe dhe në Izrael, dhe në çdo cep të këtij globi të gjerë, kaq të rënduar nga konflikte të përgjakshme, të copëtuar nga kundërshti të mprehta dhe të kërcënuar herë pas here nga luftëra shkatërrimtare, të nisura nga njeriu për të asgjësuar të ngjashmin e vet. Sepse mes rrënojave të atyre që ka ndërtuar njerëzimi dhe eshtrave të viktimave të tij, nuk ka as fitues dhe as të mundur. I vetmi i mundur është njeriu, krijesa më sublime e Zotit.”

Fjalë të thëna nën këtë çati, të dala nga zemra e një gjenerali të rritur luftërash, i cili, pasi bëri edhe luftën e tij, tronditi botën duke e udhëhequr vendin e vet drejt një marrëveshjeje paqeje me Izraelin.

Gati gjysmë shekulli më vonë, ato tingëllojnë me të njëjtën urgjencë si në ditën kur u shqiptuan për herë të parë.

I nderuar Zoti President,
Zoti Kryetar i Kuvendit,
Zoti Kryeministër,
Zoti Kryetar i Opozitës,
zonja dhe zotërinj deputetë të Knessetit,

Nuk mund të gjeja fjalë më të përshtatshme për të nisur fjalimin tim dhe për të qetësuar frymëmarrjen prej emocionit të thellë që e dija se do më pushtonte në këtë vend kaq të veçantë.

E në qoftë se Mossad-i nuk ju ka informuar plotësisht, po ju informoj unë që po më dridhen gjunjët. Ka dhe një arsye tjetër që po më dridhen gjunjët.

E dija – për të qenë plotësisht i sinqertë me ju, – e dija gjithashtu se kur të flisja këtu do të ndihesha si në një provim oratorie, duke pasur përballë një nga pesë oratorët më të mirë në botë, të paktën sipas renditjes sime personale – Kryeministrin Netanyahu.

Do të bëj çmos, i dashur Bibi, t’i mbijetoj gjykimin tënd, plotësisht i vetëdijshëm se jam thjesht folësi i dytë në botë pas Presidentit Trump, të cilit ti thjesht nuk mund t’i shmangesh pa e dëgjuar.

Më lejoni tani, me një frymëmarrje më të qetë, t’i shpreh Kryetarit të këtij kuvendi të Izraelit vlerësimin tim më të lartë për praninë e tij domethënëse, Kryeministrit dhe Udhëheqësit të Opozitës respektin tim më të thellë dhe falënderimet më të përzemërta për fjalët që ndanë bujarisht ndanë për Shqipërinë dhe për mua, dhe kësaj Dhome mirënjohjen time më të thellë për mikpritjen që më bëri sot.

Ju faleminderit të gjithëve. Nuk mund të jem më mirënjohës se kaq.

Dhe duke u kthyer te fjala ime dhe zgjedhja për t’u prezantuar përmes fjalëve të një udhëheqësi të madh arab, më lejoni të shtoj diçka personale, sepse kam mësuar se mes hebrenjve gjithçka bëhet personale mjaft shpejt.

Unë nuk jam mysliman. Gjysma ime më e mirë është myslimane. Unë jam katolik. Dy fëmijët tanë më të rritur, nga kapituj të mëparshëm të jetës sonë janë të krishterë ortodoksë. Dhe më i vogli, djali ynë njëmbëdhjetëvjeçar, do të vendosë vetë një ditë, por duke parë entuziazmin e tij të papërmbajtshëm sa herë i thuhet se mund të lemë dëshirat tek Muri i Lotëve, ideja se një ditë ai mund të zgjedhë të bëhet hebre nuk është aspak e pabesueshme. Për ne do të ishte krejt në rregull, njësoj siç do të ishte fare në rregull nëse do të zgjidhte të ishte mysliman apo i krishterë.

Megjithatë, mos u gaboni. Ky portret i vogël familjar i yni nuk është një veçanti ekscentrike.

Është, në të vërtetë, një histori normale shqiptare. E njëjta gjë vlen për katër komunitetet tona tradicionale fetare, të cilat festojnë ditët e rëndësishme të njëri-tjetrit, dhe për krerët e tyre, të cilët mblidhen rregullisht, ashtu siç u mblodhën për të shoqëruar Presidentin Herzog kur ai vendosi një kurorë në memorialin tonë të Holokaustit në Tiranë, gjatë vizitës së tij historike, si kreu i parë i shtetit izraelit që ka zbritur në tokën shqiptare.

Është një shpirt i farkëtuar përgjatë shekuj vështirësish, pushtimesh dhe varfërie.

Ishte i njëjti shpirt që i nxori shqiptarët e të gjitha besimeve në rrugë, për të pritur dhe përshëndetur Papa Françeskun kur ai vizitoi vendin tonë dhe, me zërin e tij magjepsës dhe shenjtëror, e korrigjoi termin që ne përdorim shpesh. Jo, tha Ati i Shenjtë, kjo nuk është tolerancë fetare. Kjo është vëllazëri fetare, sepse nuk mbështetet tek durimi, por te bindja e qetë se besimi nuk dobësohet nga prania e një besimi tjetër, por hapet prej tij.

Atij shpirti, ne ia detyrojme krenarinë e njerit prej nderimeve më të mëdha morale: shtatëdhjetë e tre shqiptarë të të gjitha besimeve të njohur si Të Drejtë midis Kombeve, kujtimi i të cilëve ndriçon brenda mureve të dinjitetit njerëzor në Yad Vashem.

Dhe me po kete krenari, së shpejti do të hapim muzeun tonë të parë, kushtuar mbrojtjes dhe shpëtimit të hebrenjve në qytetin e Vlorës; dikur qyteti më i madh mesjetar i Shqipërisë, ku në shekullin e gjashtëmbëdhjetë hebrenjtë që iknin nga persekutimi në Perëndim përbënin më shumë se gjysmën e popullsisë së tij.

Të rinjtë tanë dhe vizitorët e shumtë nga e gjithë bota që vijnë në vendin tonë të bukur, ku numri i turistëve izraelitë vitin e kaluar u rrit shumë më shpejt se nga çdo vend tjetër, do të shohin atje me sytë e tyre dhe do të dëgjojnë me veshët e tyre se si, Shqipëria e vogël ka qenë gjithmonë një strehë e sigurt për hebrenjtë, qysh shumë kohë më parë dhe se si shqiptarët e zakonshëm e bënë këtë vend shumë të vogël, të vetmin në hartën e Europës që doli nga Lufta e Dytë Botërore me më shumë hebrenj sesa kishte kur hyri në të.

Askush tjetër në Europë nuk mund të pretendojë një faqe kaq të pastër historie, pa asnjë hebre, pa as edhe një, të dorëzuar te nazistët.

Askush më mirë se Shqipëria nuk mund të dëshmojë një të vërtetë të thjeshtë, se qenia mysliman dhe antihebre njëkohësisht, nuk vjen nga besimi në Zot, por nga tradhtia më e neveritshme ndaj Zotit.

Dhe nuk ka nder më të madh, as përgjegjësi më të rëndë, sesa ta dëshmosh këtë të vërtetë këtu, në zemër të Izraelit, në një moment kur lufta e dhimbshme në Gaza, përmes vuajtjes së padurueshme të familjeve të pafajshme, izraelite dhe palestineze, ka hapur një dritare të re mundësie që përpjekjet për ndërtimin e paqes të kenë sukses.

Nuk ka dyshim se një pjesë e këtij nderi të madh për mua lidhet edhe me faktin se vij këtu, pak ditë pasi Parlamenti shqiptar ratifikoi vendimin për t’iu bashkuar Presidentit Trump në përpjekjet e tij për paqe dhe zgjidhje konfliktesh, dhe për ta bërë Shqipërinë anëtare themeluese të Bordit të tij të Paqes, ku do kontribuojmë me përulësi në detyrën monumentale për ta kthyer këtë dritare të re mundësie në një horizont të ri shprese dhe begatie për popullin e Gazës e për rajonin.

Më lejoni t’ju çoj për një çast larg Jeruzalemit, në qendrën e kryeqytetit tonë, Tiranë.

Në zemrën e saj ndodhet një tunel.

Ai u ndërtua për të torturuar te ashtuquajtur armiq te popullit dhe më së fundi për t’i bërë ballë një sulmi nga Shtetet e Bashkuara ose Bashkimi Sovjetik; paranojë e derdhur në beton nga një regjim që kishte frikë çdo rreze lirie dhe e mbante popullin e vet peng në një burg në qiell të hapur. Kjo kujtesë e gjallë më ka bërë gjithmonë të ndiej keqardhje për figura apo organizata ndërkombëtare të respektuara dhe me qëllime të mira, që me të drejtë e kanë përshkruar Gazën si një burg në qiell të hapur, por kane dështuar të identifikojne autorin e vërtetë të burgosjes se popullit të Gazës.

Ata ngatërruan gishtin me atë çka gishti tregonte dhe kesisoj dështuan të kuptojne se xhelati i Gazës është Hamasi, askush tjetër përveç Hamasit: ideologjia e tij e terrorit kundër popullit të vet më së pari dhe kundër kombit hebre, dogma e tij totalitare se “asnjë jetë palestineze nuk vlen të jetohet derisa Shteti i Izraelit të asgjësohet dhe hebreu i fundit të zhduket nga Toka e Shenjtë”. Prandaj, derisa Hamasi të çmontohet e shpërbëhet plotësisht, dy milionë të burgosurit e tij nuk do të jenë kurrë vërtet të lirë dhe asnjë paqe nuk do të jete dot jetëgjate.

Sot, ai tuneli në Tiranë është shndërruar në një hapësirë kushtuar viktimave të atyre që e ndërtuan fillimisht. Dhe uroj me gjithë zemër që disa nga tunelët e panumërt të terrorit që Hamasi ndërtoi, ku pengjet e rrëmbyera më 7 tetor u vranë, u përdhunuan, u torturuan dhe u katandisën në kopje njerëzore të shekullit XXI të të burgosurve në kampet naziste të shfarosjes, të ruhen si pjesë e planit të ri të rindërtimit të Gazës dhe më pas si dëshmi përcaktuese në favor të paqes së qëndrueshme mes Dy Shteteve të ardhme.

Ato duhet të qëndrojnë si tunele të kujtesës kolektive dhe të shërimit të përbashkët, ku si vuajtja prej ferri e pengjeve, ashtu edhe humbja e madhe e jetëve palestineze, të shndërruara në lëndë e parë trupash njerëzorë per sistemin më djallezor mbrojtës të ndërtuar ndonjëherë, nga mendja e ligë njerëzore, si një lëndë e parë, gurët e të cilëve kanë qenë trupat njërëzorë, të shërbejnë si qirinj të ndezur përjetësisht të faljes pa harrim dhe si thirrje e përhershme për të gjithë, që tmerre te tilla të mos ndodhin më kurrë. E që kjo të ndodhë shkaqet që çuan këtu duhet të zhduken nga rrënjët.

Teksa zbret shkallët e tunelit të Tiranës, një fjali me dritë neoni nga Primo Levi të vështron: Ata që harrojnë të kaluarën janë të dënuar ta rijetojnë atë.

Ne e gdhendëm këtë emër kaq të njohur në dritë mbi mur dhe une shqiptova këtu jo për të krijuar ndonjë paralelizëm të pamundur mes shfarosjes industriale të popullit hebre, një krim i pashembullt në historinë e njerëzimit, dhe vuajtjeve tragjike të shkaktuara nga regjimi ynë brutal komunist ndaj shqiptarëve të pafajshëm të shpallur “armiq të popullit”.Jo

E sjell Primo Levin bashkë me tunelin tonë të kujtesës për t’ju siguruar se ne shqiptarët e njohim dhimbjen e plagëve të rënda të historisë, dhe për t’i siguruar ata që kanë një këndvështrim shumë të ndryshëm nga imi mbi Gazën si një burg në qiell të hapur, se ne shqiptarët kemi mësuar, në mënyra të vështira për t’u imagjinuar, çfarë ndodh kur ideologjia bëhet zot, kur shteti bëhet altar, dhe kur njerëzit shndërrohen në kope për t’u shfrytëzuar ose në individë të zhveshur nga njerëzorja e tyre për të mbjellë frikë.

Ekziston një histori e thellë që i lidh popujt tanë.
Kapitulli kulmor, natyrisht, është koha e errët e Holokaustit.

Por trashëgimia jonë e përbashkët shtrihet përtej shekujve: hebrenj që mbërritën në brigjet tona pas shkatërrimit të Tempullit, sefardë që ikën nga Rekonkuista, familje hebreje që gjetën strehë në tokën tonë herë pas here, sa herë Europa zhytej sërish në një nga impulset e saj më të vjetra dhe më të errëta: urrejtja ndaj hebrenjve.

Në vitet 1930, një hebre amerikan i dërguar në Europë si pjesë e një misioni vëzhgimi, Leo Eton, shkroi në një raport drejtuar Kongresit të Shteteve të Bashkuara se Shqipëria spikaste në Europë, duke e dokumentuar vendin tone si vendvendosje e mundshme për hebrenjtë që iknin nga Europa Qendrore dhe Lindore. Ai vuri në dukje se pluralizmi fetar në Shqipëri funksiononte praktikisht, jo simbolikisht: myslimanët, ortodoksët, katolikët dhe hebrenjtë jetonin brenda një kuadri ku feja nuk përcaktonte besimin mes qytetareve, dhe Shqipëria theksonte ai mund të konsiderohej si një vend i përshtatshëm për vendstrehim hebre, ku nuk ekzistonin barriera ligjore apo shoqërore për jetën hebreje.

Pikërisht në ato vite, përpara lufte, ndërsa antisemitizmi po rritej në mbarë Europën, Shqipëria shkoi aq larg sa të njihte respektimin e Shabatit si një të drejtë njerëzore të komunitetit hebre, duke u bërë një vend i veçantë në anën tonë të botës që lidhi ligjërisht si punëdhënësit publikë, ashtu edhe ata privatë me detyrimin për ta respektuar atë të drejte.

Gjatë Holokaustit, kur i dërguari nazist Hermann Neubacher kërkoi lista të hebrenjve dhe arin e tyre, përfaqësuesit tanë iu përgjigjën me një fjali që meriton të gdhendet në gur: Mund ta merrni arin. Jo hebrenjtë.

Ari ishte i tyre për ta marrë. Hebrenjtë ishin tanët për t’i mbrojtur.

Kjo nuk është legjendë. Kjo është Shqipëria, ku hebrenjtë nuk i’u fshehën shoqërisë, por shoqëria i fshehu ata.

Dhe nëse doni shpjegimin e kësaj mrekullie, nuk ju duhet një teori politike apo një rabin, ndonëse e di që rabinët dinë t’i shpjegojnë gjërat më të vështira me fjalët më të thjeshta dhe madje edhe mund të parashikojnë mrekullirat.

Por jo, ju duhet vetëm një fjali nga ligji ynë i parë i shkruar në mesjete, Kanuni, kodi shqiptar i nderit: Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut. Jo thjesht mikut që ti fton, sigurisht edhe atij, por mikut që të troket në derë, të huajit që ka nevojë për ndihmë. Tradhtia ndaj atij miku është një krim i pafalshëm. Ajo njollos emrin tënd me turp dhe ndëshkon familje të tjera me përjashtim nga jeta e komunitetit.

Kështu më mirë të vdesësh sesa të dorëzosh mikun tënd. Dhe meqenëse hebrenjtë ishin mysafirët e Shqipërisë kur makineria më e frikshme e vdekjes që njerëzimi ka krijuar ndonjëherë mbërriti në tokën tonë, për shqiptarët, dhe mbi të gjitha për shqiptarët myslimanë që atëherë përbënin shumicën dërrmuese, zgjedhja ishte brutalisht e thjeshtë: më mirë të vdesim sesa të dorëzojme hebrenjtë tanë.

Ky kapitull i ndritur i historisë shqiptare mbart një mesazh me rëndësi të ngutshme për botën e sotme, e cila duhet të kujtohet vazhdimisht për atë që Hannah Arendt na mësoi me qartësi të pamëshirshme. E keqja shpesh nuk është djallëzore apo spektakolare, por e zakonshme deri në rrezikun e të qenit e tillë. E keqja është thjesht banale.

Tragjedia e Holokaustit nuk ishte vetëm mizoria e pak vetëve, po pasiviteti i shumëkujt. Por në një vend të vogël, në vendin tonë, ndodhi e kundërta. Populli ynë ishte i varfër, nuk kishte pushtet, nuk kishte ushtri apo kufij strategjikë. Por zotëronte diçka pafundësisht më të çmuar për atë moment të historisë: aftësinë për të parë një fytyrë njerëzore dhe për të njohur në të, një detyrim moral.

Kur të tjerët dorëzonin fqinjët e tyre hebrenj te autoritetet, shqiptarët i ruanin në siguri. Kur nënshtrimi u bë aleati i heshtur i së keqes, gjyshërit tanë zgjodhën rrugën e rrezikshme të përgjegjësisë.

Dhe duke bërë këtë, ata e ruajtën këtë cep të Europës njerëzor, në një kohë kur njerëzorja po zhdukej dita-ditës.

Kjo histori nuk është një dekor për për të mbresuar të tjerët. Është busula që duhet ndjekur nëse duam të mbetemi të denjë për dhuratën e jetës që na është dhënë nga i njëjti Zot, dhe për të bërë diçka të denjë me atë dhuratë në këtë tokë, që fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë të mos vuajnë nesër për shkak të asaj që nuk patëm guximin ta përballim sot apo nuk e nxorrëm mësim nga dje.

Prandaj Shqipëria ishte ndër vendet e para në Europë që miratoi legjislacion të ri kundër antisemitizmit, prandaj kemi integruar edukimin për Holokaustin në kurrikulat tona shkollore, dhe prandaj po ndërtojmë në këtë moment, në zemër të Europës, dy hapësira të veçanta kulturore të frymëzuara nga forca tërheqëse e shembujve ndriçues të gjyshërve tanë myslimanë dhe të krishterë, që rrezikuan jetët e tyre për të shpëtuar jetë hebreje.

Por kjo nuk ka të bëjë vetëm me hebrenjtë. Ka të bëjë me njerëzimin.

Dhe jo me njerëzimin si një fjalë e përgjithshme, po me njerëzillëkun tonë.

Për këtë arsye, prej shumë vitesh tashmë, Shqipëria ka ofruar mbrojtje për disa mijëra qytetarë iranianë, opozita e të cilëve ndaj kasapëve të Teheranit ua vuri jetën në rrezik të madh.

Nuk ishte pa rrezik as për ne, dhe nuk është pa rrezik as edhe sot. Të mbetesh njerëzor kur e njerëzishmja jote vihet nën presion nuk është kurrë pa rrezik. Përkundrazi. Dhe pikërisht sepse e morëm përsipër atë rrezik, disa vite më parë Shqipëria pësoi një sulm masiv kibernetik të drejtuar nga Irani, që synonte shkatërrimin e gjithë infrastrukturës sonë publike digjitale.

Ne rezistuam. Ata nuk ia dolën.

Na u tha nga miq të fuqishëm të mos reagonim shumë ndaj Iranit, sepse ata janë të mëdhenj dhe të rrezikshëm. Por ne i dhamë personelit të ambasadës iraniane njëzet e katër orë për të lënë vendin dhe e këputëm edhe fijen krejt të hollë të lidhjes që kishim me Republikën Khomeiniste, të cilën nuk do ta quaj kurrë islamike, sepse Islami është dashuri dhe përulësi, ndërsa khomeinizmi është urrejtje dhe vdekje.

Dhe nuk është e shkruar këtu, por thjeshtë dua të bëj atë çfarë Bibi bën gjatë gjithë kohës, të dalë nga fjala e shkruar dhe të them sa vijon: Një mike e jona, bashkëshorti i të cilës është iranian, më tha që pak ditë më parë në një treg në Teheran, njerëzit ishin të pranishëm dhe ndërkohë u vu zjarri dhe tregu u rrethua nga vrasësit. Njerëzit kishin dy zgjedhje, ose të digjeshin nga flakët brenda tregut, ose të vriteshin në dyert e tregut. Por pyetja ime është kjo: Si është e mundur?! Që ndërkohë që media globale flet për 30 mijë njerëz të vrarë për tre ditë, nuk ka mbledhje në asnjë shesh të botës kundra Ayatollahëve për të bërë thirrje për fundin e këtij regjimi. Natyrisht është një pyetje që nuk kërkon përgjigje prej jush. Ju e dini përgjigjen.

Dhe siç ofruam mbrojtje për ata që u vunë në shënjestër nga mullahët e Teheranit, Shqipëria u bë gjithashtu strehë për disa mijëra të tjerë të shënjestruar nga mullahët e Kabulit, gjatë kaosit qe krijoi tërheqja e çrregullt e forcave të koalicionit nga Afganistani,

Kur shumë të tjerë, më të mëdhenj dhe më të pasur, kthyen shpinën, pasi kishin qenë atje, pasi i kishin premtuar atyre njerëzve liri, demokraci, të drejta për të gjithë e pasi i kishin marrë që të pastronin makinat e tyre, shtëpitë e tyre u zhdukën, ndoshta sepse më të mirët dhe më të ndriturit e shoqërisë së Kabulit nuk ishin mjaftueshëm të bardhë apo ishin tepër myslimanë për ta, por ne patëm bekimin të përfshihemi në rrjetin më të jashtëzakonshëm të solidaritetit që kam parë ndonjëherë.

Financimi, logjistika dhe lidhjet u mblodhën jashtë vendit si uragan. Dhe nuk ishte qeveria e SHBA që e organizoi. Ishin qytetarë amerikanë nga çdo shtresë e fushë e jetës dhe përtej ndarjeve politike, të cilët mobilizuan njerëzillëkun e tyre për të shpëtuar jetë përmes një zinxhiri të jashtëzakonshëm duarsh, që formuan një trekëndësh mes Shteteve të Bashkuara, Shqipërisë dhe Katarit, ku ministri i jashtëm i Katarit i asaj kohe, sot Kryeministër, Mohammed bin Abdulrahman, u shndërrua në një lloj kulle kontrolli të shpresës dhe e ktheu aeroportin e Dohas në një rrugë shpëtimi drejt jetës, për mijëra njerëz që u pritën me dhembshuri në Shqipëri.

Më lini t’Ju siguroj se nuk jam këtu, larg qoftë, për t’i dhënë leksione kujt. Jo vetëm sepse vende të vogla si i imi nuk japin leksione, por marrin leksione gjatë gjithë kohës, por edhe sepse besoj se ata që i japin leksione Izraelit nga larg, rrezikojnë seriozisht të jenë, jo vetëm të jenë pa drejtpeshuar, por thelbësisht të padrejtë.

Megjithatë, besoj fort se kërkimi i paqes nuk ka të bëjë kurrë me sa e keqe apo jo e besueshme ka qenë ana tjetër, por me sa besnik zgjedh të mbetesh ndaj vlerave të tua.

Marrëveshja mahnitëse e paqes mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, në të cilën një udhëheqës botëror i rrallë si Sheikh Mohammed bin Zayed theu epoka të gjata konflikti dhe i mësoi botës me shembull se, nëse kujtojmë se Zoti është në anën tone, por gjithashtu edhe në anën e tjetrit, dhe jemi mjaftueshëm të guximshëm për të kuptuar se nën syrin e qiellit jemi të gjithë në të njëjtën anë të paqes, atëherë paqja nuk është thjesht një rrugë e mundshme drejt së ardhmes, por e vetmja rrugë e mundshme e së ardhmes.

Më shumë se kaq, besoj fort se ajo që e bën unike këtë dritare të re mundësie është momenti i Firences në Lindjen e Mesme.

Ajo që po ndodh këtu pranë në rajonin tuaj ngjan, në sytë e mi, me atë që ndodhi në Europë kur udhëheqje vizionare, të frymëzuara nga moderniteti dhe bukuria, e shndërruan Firencen në djepin e Rilindjes.

Izraeli nuk është më i vetëm në kërkimin e transformimit, inovacionit dhe lidershipit global të së ardhmes në këtë pjesë të botës.

Nga rrugët e Riadit tek oazet e gjelbra të Abu Dhabit dhe brigjet plot jetë të Dohas, ndihet një erë magjepsëse ndryshimi, që ka pak të bëjë me karikaturën e vjetër të spektaklit të ngjyer me ar në shkretëtirë.

Arabia Saudite, nën udhëheqjen e udhëheqësit të ri me iniciativë, të vendosur dhe vizionar, tiparet e së cilës kujtojnë Lorencon e Madhërishëm të Firences, po ndryshon me një shpejtësi marramendëse.
Emiratet e Bashkuara Arabe janë vendosur në pararojë të lidershipit global në axhendën e gjelbër, e gjithashtu të përgjegjësisë sociale përtej kufijve, përtej ngjyrës së lëkurës, përtej dallimeve, ndërkohe qe Katari, i udhëhequr për më shumë se një dekadë nga Emiri i tij i ri dhe largpamës, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, ka bërë një kapërcim të jashtëzakonshëm në skenën botërore dhe, falë po kështu edhe një gruaje aktive, motrës së tij, Sheikha Al Mayassa, po shndërrohet në një laborator të madh të transformimit urban dhe të stilit të jetesës së nje rruge te re.

Emëruesi i përbashkët sot mes fqinjëve tuaj arabë është një shtysë për modernizim në çdo drejtim dhe për zbukurim në çdo hap, dhe së bashku ata po e bëjnë këndin e vjetër dhe të mrekullueshëm të Europës të duket papritur i zymtë dhe i zbehtë. Po ka një pikëpyetje që kokëfortë ngrihet mbi gjithë këtë.

Si mund të bashkëjetojë kjo histori e jashtëzakonshme e një të ardhmeje të ndritur, e shkruar me fuqinë e çliruar të shpresave dhe ëndrrave në shkretëtirë, me plagën e madhe të hapur të një konflikti që ka sjellë vuajtje dhe shkatërrim kaq të zgjatur, një plagë që ende qëndron në zemër të Lindjes së Mesme si një kurth i aftë të përpijë në errësirën e vet çdo ëndërr madhështie që po ndërtohet përreth këtij rajoni.

Është e pamundur, nuk ka sasnjë shans që të dyja të rrinë së bashku për gjatë. Ndaj uroj fort që marrëveshjet abrahamike do të vbazhdojnë dhe uroj që ndodhta duke hedhur sytë nga e shkuara e përgjakshme me sytë e një ardhmeje të shndritshme dhe jo anasjelltas, ky rajon në tërësi mundet, ashtu siç Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ndonje tjeter, ka bërë tashmë të zbulojë jo vetëm se paqja është e mundur, por se paqja mund t’i ngreje të gjitha vendet paqebërëse pothuajse si një mrekulli, lart ne hapesiren e besimeve abrahamike.
Shqipëria nuk mund të ndihet më e bekuar sesa kur i numëron si Izraelin ashtu edhe vendet arabe, ndër miqtë e saj të ngushtë. Edhe Turqinë meqë ra fjala. Ne synojmë t’i thellojmë këto marrëdhënie dhe qëndrojmë të vendosur në gatishmërinë tonë për të marrë pjesë, së bashku me vëllezërit tanë arabë, turq dhe të tjerë, në forcën e ardhshme ndërkombëtare të stabilizimit në Gaza.

Zoti kryetar i Parlamentit, ju e dini, ju thatë këtu që hebrenjtë flasin gjatë, por nuk e dini që ne ballkanasit flasim edhe më gjatë.

Premtoj që Kohës bujare që më keni lejuar per të zëne këtë vend kaq të veçantë po i vjen tani fundit. Dhe ashtu siç e hapa fjalimin me fjalët e një martiri arab të paqes, fjalët me të cilat dua ta mbyll, vijnë nga një martir hebre i paqes, Kryeministrit Yitzhak Rabin të Izraelit, i bekuar qoftë kujtimi i tij, të thëna per izraelitët dhe palestinezët pikërisht tridhjetë vjet më parë nga ky vend, ku qëndroj sot:

“Nga thellësia e zemrave tona, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Shtetit të Izraelit, sigurisht atyre që jetojnë në Jude, Samari dhe Rripin e Gazës, si edhe banorëve palestinezë, t’i japin vënies së paqes një shans, t’i japin një shans dhënies fund të akteve të armiqësisë, t’i japin një jete tjetër një shans, një jete të re. U bëjmë thirrje hebrenjve dhe palestinezëve njësoj të tregojnë vetëpërmbajtje, të ruajnë dinjitetin njerëzor, të sillen në mënyrë të denjë dhe të jetojnë në paqe dhe siguri. Ne po nisim një rrugë të re që mund të na çojë drejt një epoke paqeje, drejt përfundimit të luftërave.”

Amen.

I bekuar qoftë kujtimi i atyre që u flijuan.

Le të mbetet si busull, guximi i atyre që refuzuan të binden.

Le të lulëzojë Shteti i Izraelit dhe të jetë i sigurt përjetësisht.

Le të jenë palestinezët të lirë dhe të jetojnë me dinjitet në shtetin e tyre.

Dhe le të mbeten dy kombet tona të vogla, por të mëdha në shpirt, të lidhura përjetë, jo vetëm nga historia, por edhe nga përkushtimi i përbashkët për ta mbajtur njerëzimin njerëzor.

Faleminderit.

Kryeministri Edi Rama në Parlamentin e Izraelit
1 nga 11
Kryeministri Edi Rama në parlamentin e Izraelit - Foto: Kryeministria

The post Fjala e plotë e Ramës në parlamentin izraelit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kylian Mbappe bën dallimin, Real Madridi mposht Villarrealin dhe merr primatin në La Liga

24 January 2026 at 22:54


Real Madridi ka shënuar fitore të vështirë te Villarreali, në kuadër të xhiros së 21-të në La Liga.

“Los Blancos” triumfuan me rezultat 0-2, sfidë që ishte tepër e baraspeshuar nga fillimi.

Villarreal e nisi më mirë për të rrezikuar përmes Buchanan, por që Courtois me një pritje të bukur ia mohoi golin.

Reali pastaj rrezikoi me Arda Guler që dribloi për mrekulli në zonë por goditja e turkut ishte qendrore. Rast shënimi kishte edhe Vini Jr, megjithatë edhe braziliani nuk e finalizoi.

Heroi i Realit ishte Kylian Mbappe që përfitoi nga asistimi i Viniciusit për ta zhbllokuar rezultatin (47’).

Villarreal tentoi deri në fund që të barazonte duke rrezikuar me Gerard Morenon, mirëpo goditja e këtij të fundit përfundoi mbi portë.

Krejt në fund, Mbappe edhe e fitoi një penallti pasi u faullua brenda zonës, ku pastaj edhe e finalizoi për epilogun përfundimtar 0-2 (90+2').

Kësisoj, Reali merr primatin në La Liga me 51 pikë, dy mbi Barcelonën që ka një ndeshje më pak të zhvilluar derisa Villarreal bie në pozitën e katërt me 41 sosh./Telegrafi/

Liga e Kampionëve rikthehet me nëntë ndeshje interesante, vëmendja në Milano

20 January 2026 at 08:31


Sot (e martë) rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje të cilat janë në program për t’u luajtur në kuadër të xhiros së shtatë të fazës së ligës.

Pas më shumë se një muaji pauzë, Liga e Kampionëve rikthen emocionet e veta me shumë ndeshje interesante, të cilat mund të vendosin fatin e skuadrave për të ecur tutje, për të mbetur në ‘play-off’ ose për t’u eliminuar.

Ndeshja kryesore e mbrëmjes padyshim se është ajo në mes të Interit dhe Arsenalit, e cila pritet të zhvillohet në “Giuseppe Meazza” me fillim nga ora 21:00.

Nerazzurrët duan vetëm fitore për të mbetur në tetë pozitat e para dhe për të bërë një hap drejt sigurimit të kualifikimit, ndërsa Topçinjtë edhe me një barazim do ta siguronin kualifikimin pasi kanë gjashtë fitore nga gjashtë ndeshjet e para.

We're back! 🤩#UCL pic.twitter.com/CA3nTtLdSx
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) January 19, 2026

Në ndeshjet tjera, Real Madridi synon fitore ndaj Monacos për të mbetur në tetëshe, ashtu sikurse Manchester City që udhëton te Bodo/Glimt dhe Paris Saint-Germain te Sporting Lisbona.

Tottenham-Dortmund është një sfidë të cilën dy ekipet tentojnë ta fitojnë duke shpresuar ngjithjen në tetë pozitat e para, ndërsa Napoli synon të mos gaboj në udhëtim te Copenhagen pasi rrezikon të mbetet jashtë fazës play-off.

Në tri ndeshjet tjera të mbrëmjes, Bayer Leverkusen luan në udhëtim te Olympiacosi, Kairat Almaty e pret Club Brugge dhe Villarreal është nikoqir i Ajaxit. /Telegrafi/

Real, fitore mes protestës/ Madrilenët kthehen tek suksesi në La Liga, Levante mundet 2-0

By: Rovena
17 January 2026 at 23:16

Më në fund u arrit fitorja.

Reali po e priste si ujët e paktë, dhe ja ku Kilian Mbape dhe Arda Gyler e shpëtuan duke I dhënë tri pikët ndaj Levantes.

Madrilenët mbajtën gjallë shpresat për titullin kampion në La Liga, dhe lanë pas dy disfata që u hoqën nga duart dy trofe, në Superkupën e Spanjës dhe në Kupën e Mbretit.

Gjithsesi, pavarësisht epërsisë së madhe në fushë, yjet “merenges” kaluan një pasdite të vështirë.

Publiku prej rreth 80 000 tifozësh në stadiumin “Santiago Bernabeu” nuk fal lehtë, edhe pse momentalisht mund të luash mirë.

E tregoi qartë në shumë momente gjatë ndeshjes, dhe sidomos në përfundim.

Ndër ata që u vërshëllyen e u sulmuan më shumë ishin Vinicius, Xhud Belingham, Hujsen apo Kamavinga.

Vetëm Mbape dhe Arda Gyler si dhe portieri Kurtua mund të quhen të shpëtuar.

“Reali I mbijeton zemërimit të “Bernabeut”, shkruan e përditshmja “Marka”, – ndërsa trajneri I ri, Arbeloa, thotë se ata që sulmojnë presidentin Perez, nuk duan Realin!”

“Gyler shuan zjarrin, – është titulli I gazetës tjetër të kryeqytetit, “AS”, – aktivizimi I turkut shpëtoi Realin nga loja e dobët dhe zemërimi I publikut!”

Pjesa e parë e madrilenëve ishte tepër e dobët, dhe yjet e dinë se asgjë nuk ka përfunduar edhe pse fituan një ndeshje.

Gjithsesi, për momentin Reali është vetëm një pikë prapa Barcelonës që luan mbrëmjen e kësaj të diele.

Vërshohet nga ofertat Arijon Ibrahimovic, yllin kosovar e duan tri klube të njohura

14 January 2026 at 19:13


Arijon Ibrahimovic iu bashkua Heidenheimit në formë huazimi nga Bayern Munich verën e kaluar dhe shpejt u bë titullar.

Sipas Transfermarkt, disa klube si në Gjermani ashtu edhe jashtë vendit kanë shprehur interes për 20-vjeçarin, i cili debutoi për ekipin kombëtar gjerman U21 në fund të vitit të kaluar.

Këto përfshijnë katër klube të Bundesligës, si dhe klube nga Italia dhe Spanja.

Lojtari me këmbë të djathtë luajti në çdo ndeshje për Heidenheim në gjysmën e parë të sezonit dhe aktualisht është një pjesë e domosdoshme e formacionit titullar të trajnerit Frank Schmidt.

Vlera e tregut e yllit kosovar është rritur në 5 milionë euro në përditësimin e fundit të Transfermarkt.

Duke pasur parasysh zhvillimin e tij mbresëlënës, nuk është çudi që Heidenheim do të donte ta mbante lojtarin sulmues përtej marrëveshjes së tij të huazimit me Bayern Munich, megjithatë, performancat e Ibrahimovic kanë tërhequr interes nga klube të tjera.

Sipas Transfermarkt, klubet e Serie A , Fiorentina dhe Cagliari, kanë sinjalizuar gatishmërinë e tyre për ta transferuar atë.

I riu është tashmë shumë i njohur me ligën e parë italiane nga periudhat e tij të mëparshme të huazimit te Frosinone dhe Lazio, ku ka 17 paraqitje dhe dy asiste.

Ekziston gjithashtu një interesim nga Villarreali teksa edhe disa klube tjera të Bundesligës i kanë vënë syrin atij.

Se vetë lojtari dëshiron një klub të përhershëm në lëvizjen e tij të ardhshme iu bë e qartë së fundmi gazetës me seli në Mynih, Abendzeitung.

"Nuk dua të huazohem përsëri", i tha ai gazetës në fund të vitit të kaluar, duke lënë të kuptohet se mund të parashikojë një të ardhme më afatgjatë në Mynih./Telegrafi/

Pas 10 viteve, Barcelona arrin rekordin prej 10 fitoreve radhazi

13 January 2026 at 15:43


Me fitoren ndaj Real Madridit në Superkupën e Spanjës, Barcelona tani ka fituar 10 fitore radhazi, duke barazuar një seri rekord që ishte nën drejtimin e Luis Enriques në vitin 2016.

Fitorja në Superkupën e Spanjës kundër Real Madridit me rezultat 3-2 i lejoi Barçës të fitonte trofeun e parë të sezonit dhe të barazonte rekordin e vjetër prej një dekade.

Skuadra e Hansi Flick ka regjistruar serinë më të gjatë të fitoreve në muajt e fundit që nga koha kur Luis Enrique ishte trajner i Blaugranave.

Barça have now won 10 games in a row 🥵https://t.co/BLzaRRmFQf
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 13, 2026

Fitore pas fitoreje

Blaugranët janë në formën e tyre më të mirë të sezonit. Pas disa muajve në fillim të sezonit me ulje-ngritje, Barça është rikthyer në formë pas humbjes kundër Chelseat në Ligën e Kampionëve.

Që nga ajo ditë në Stamford Bridge, skuadra ka arritur një seri prej 10 fitoresh radhazi, duke përfshirë fitoret në shtëpi ndaj Atletico Madrid (3-1) dhe jashtë fushe ndaj Real Betis (5-3) dhe Villarreal (2-0).

Një fitore në derbin katalanas 2-0 jashtë fushe ndaj Espanyol dhe një fitore 3-2 në finalen e Superkupës së El Clasico në Arabinë Saudite janë momente të tjera kulmore të kësaj serie të shkëlqyer në të cilën ndodhet skuadra e Hansi Flick aktualisht.

Katalunasit gjithashtu fituan edhe ndaj Athletic Bilbao, Guadalajara, Osasuna, Eintracht Frankfurt dhe Alaves.

Statistikat e Luis Enriques

Skuadra e Barcelonës që arriti shifra dyshifrore për sa i përket fitoreve të njëpasnjëshme ishte skuadra e trajnuar nga Luis Enrique midis prillit 2016 dhe gushtit të të njëjtit vit.

Nëse Barça mund ta mposhtë Racing Santander në Copa del Rey në ndeshjen e tyre të radhës, atëherë ata do të barazojnë një tjetër seri nën drejtimin e trajnerit të PSG-së, kur ai e udhëhoqi Barcën drejt 11 fitoreve radhazi në janar dhe shkurt të vitit 2015. /Telegrafi/

Alonso – Real, shkaqet e “divorcit”/ Klubi dhe trajneri zyrtarizuan ndarjen pas humbjes së Superkupës

By: xhir jeta
13 January 2026 at 12:54

Idili zgjati shumë pak. U duk si dashuri me shikim të parë ajo mes Shabi Alonsos dhe Realit të Madridit, edhe pse nuk pati premtim për të mos u ndarë deri në vdekje, veçse pa kaluar mirë 8 muaj, erdhi divorci.

Klubi më i madh i futbollit në botë njoftoi shkarkimin e teknikut bask, vendim që erdhi një ditë pas humbjes së finales së Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës.

Edhe pse disfata nuk ishte katastrofë, vetëm 3-2, sërish presidenti Florentino Perez dhe bordi drejtues “merenges” nuk pritën gjatë.

Në vend të tij, siç njofton klubi në komunikatën tjetër zyrtare, I përkohshëm në stol do të jetë ish-ylli madrilen, Alvaro Arbeloa.

Përse u arrit deri te kjo ndarje?

Prej kohësh, mediat e kryeqytetit spanjoll kishin kritika të forta për Alonson, edhe pse ai erdhi me aureolën e fituesit ndaj Leverkuseni.

Në “Santiago Bernabeu” nuk bënë shumë punë fitorja e Bundesligës pa asnjë humbje, e Kupës së Gjermanisë gjithashtu pa asnjë disfatë, dhe arritja deri në finalen e Ligës së Europës.

Tek Reali duan trofe, dhe profesionisti bask nuk bindi dot Perezin e të tjerët se mund t’ia dilte.

Skuadra e tij u shkatërrua në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klubet ndaj Paris SG me një humbje me shifrat 4-0.

Pësoi një tjetër kapitullin në La Liga në derbin ndaj Atletikos në stadiumin e kësaj të fundit, “Uanda Metropolitano”, me rezultatin 5-2.

Në Champions, ekipi nuk po shkëlqen dhe u mund nga Liverpuli, ndërsa në kampionatin spanjoll edhe pse fitoi El Klasikon ndaj Barcelonës në Madrid, tashmë ka mbetur prapa katalanasve, që janë favoritë për titullin.

Për më tepër, thuhet se humbi lidhjen me yjet e ekipit, dhe problemet ishin të shumta sidomos me brazilianin Vinisius.

Vetëm koha do ta tregojë nëse vendimi I Realit është I drejtë, por në “Bernabeu” janë shkarkuar edhe trajnerë që kanë dalë kampionë të Europës si Jup Hajnkes apo Karlo Ançeloti.

Oferta e parë e Villarrealit për talentin e Borussia Dortmund

12 January 2026 at 13:16


Villarreal po planifikon me kujdes të ardhmen e repartit të mesfushës dhe ka nisur të shqyrtojë lëvizje strategjike për muajt e ardhshëm.

Klubi është i vetëdijshëm se po hyn në një fazë, ku disa lojtarë kyç janë drejt fundit të ciklit të tyre, ndaj drejtoria sportive synon të veprojë me kohë për të garantuar vazhdimësi dhe stabilitet në projektin afatmesëm dhe afatgjatë.

Në këtë kontekst, në zyrat e “La Ceramica” ka nisur të marrë vëmendje emri i Jobe Bellingham, një nga talentet e rinj më premtues të futbollit evropian dhe vëllai më i vogël i Jude Bellingham.

Mesfushori i Borussia Dortmund shihet si një profil ideal për të rinovuar mesfushën, sidomos në një moment kur roli i Dani Parejo pritet të zbehet gradualisht dhe largimi i mundshëm i Pape Gueye duket gjithnjë e më afër.

Në moshën 20-vjeçare, Jobe Bellingham shquhet për kombinimin e forcës fizike, energjisë dhe aftësisë për të interpretuar lojën në të dy fazat.

Ai nuk është vetëm një mesfushor mbrojtës, por një lojtar modern që depërton mes linjave, ushtron presion të lartë dhe kontribuon në fazën sulmuese.

Në Villarreal vlerësohet fakti që ai ka ende shumë hapësirë për zhvillim dhe mund të rritet brenda një ambienti që u jep besim dhe përgjegjësi lojtarëve të rinj.

Megjithatë, negociatat me Borussia Dortmund pritet të jenë të ndërlikuara.

Villarreal po mendon një ofertë fillestare rreth 20 milionë euro, por klubi gjerman e vlerëson lojtarin më lart dhe nuk është i gatshëm ta shesë për më pak se 30 milionë euro.

Për këtë arsye, drejtuesit spanjollë po analizojnë alternativa si bonuse për objektiva ose pagesa të strukturuara, në mënyrë që operacioni të mos rrezikojë ekuilibrat financiarë të klubit.

Jobe Bellingham e sheh me interes një aventurë në La Liga, ku mund të ketë më shumë minuta dhe rol protagonist.

Për Villarrealin, ai përfaqëson një investim ambicioz, me vlerë të menjëhershme dhe potencial të madh për të ardhmen.

Nëse palët arrijnë të afrojnë qëndrimet, klubi verdhë mund të realizojë një nga transferimet më interesante të afateve kalimtare të ardhshme. /Telegrafi/

Real, në finalen e superkupës/ “Los Blancos” triumfuan 2-1 në derbin kundër Atletico

By: xhir jeta
9 January 2026 at 12:45

Pritej “El Clasico” dhe “El Clasico” do të jetë. Real Madrid dhe Barcelona do të përballen në finalen e Superkupës së Spanjës në një tjetër shfaqe të futbollit.

Skuadra madrilene iu përgjigj nga distanca rivalëve të përjetshëm, duke fituar 2-1 derbin kundër Atletico në gjysmëfinalen e dytë për trofeun që edhe një herë do të jepet të dielën në Arabinë Saudite.

“Los Blancos” e vendosën menjëherë sfidën në rrugën e duhur, pasi pa u plotësuar dy minutat e para, kaluan në epërsi me Federico Valverde.

Pavarësisht rasteve të shumta, goli i uruguajanit mbeti në fuqi deri në fundin e pjesës së parë.

Pas pushimit, Real Madrid dyfishoi shpejt shifrat.

Në minutën e 55-të, Rodrygo ndali topin në rrjetë, ndërsa realizimi i sulmuesit brazilian do të rezultonte vendimtar.

Kjo pasi vetëm tre minuta më pas, Sorloth rihapi ndeshjen, duke ngushtuar shifrat për Atletico.

Gjithsesi, për skuadrën e “Cholo” Simeone nuk mjaftuan përpjekjet më vijim të futbollistëve në fushë dhe teknikut në pankinë, që ndezi sfidën duke shtuar tensionin në maksimum.

Në fund e gjithë festa ishte për Real Madrid, që të dielën në mbrëmje do të kërkojë trofeun e parë sezonal në një tjetër kapitull të sfidës së përjetshme të futbollin spanjoll.

Brahim Diaz, “mbreti” i Marokut/ Sulmuesi i Real shënon, marokenët mundën 1-0 Tanzaninë

By: xhir jeta
5 January 2026 at 12:46

Maroku shpërblen parashikimet që e shohin si favorit në Kupën e Kombeve të Afrikës, duke siguruar kualifikimin për në fazën çerekfinale të turneut që po zhvillon në shtëpinë e tij.

Të zotët e shtëpisë mundën 1-0 Tanzaninë, ndërsa edhe një herë heroi I triumfit ishte Brahim Diaz. Futbollisti i Real Madrid vendosi të bashkohej me kombëtaren e vendlindjes së nënës së tij dhe duket se ka bërë zgjedhjen e duhur.

Ai shënoi golin e vetëm dhe të fitores në minutën e 64-rt, duke vulosur biletën e Marokut për në fazën tjetër. Për Brahim Diaz, ky ishte realizimi i katërt në po aqë ndeshje, duke bërë atë golashënuesin më të mirë dhe prerendent edhe për trofeun individual si “Lojtari I Turneut”

Në çertekfinalet e Kupës së Kombeve të Afrikës, marokenët do të përballen me Kamerunin. Dikur dominues i futbollit afrikan, ky i fundit kaloi 2-1 Afrikën e Jugut.

Tchamedu në pjesën e parë dhe Kofane në të dytën vendosën suksesin e Kamerunit. Për afrikano jugorët, goli i nderit u shënua vetëm në limitet e kohës së rregullt.

Përveç Marokut dhe Kamerunit, në çerekfinalet e Kupës së Kombeve të Afrikës, më parë ishin kualifikuar Sengali dhe Mali./abcnews.al

Gonzales “bën” Mbappé, Real fiton/ Gonzalo Garcia shënon 3 gola e shkëlqen në duelin e La Ligës

By: xhir jeta
5 January 2026 at 12:41

Mungesa ishte e madhe, dhe frika po ashtu. Kilian Mbape nuk zbriti dot në fushë këtë herë për Realin, dhe dëmtimi i yllit francez mund të sillte një tjetër dështim.

Për fat, kjo nuk ndodhi dhe mbi 80 000 spektatorët në stadiumin “Santiago Bernabeu” ndoqën me shumë kënaqësi spektaklin e një talenti të ri.

Gonzalo Garsia shënoi tre gola në fitoren 5-1 ndaj Betisit, në ndeshjen e parë të La Ligës për këtë vit. Ishte pikërisht 21-vjeçari që pati detyrën e rëndë për të zëvendësuar kapitenin e Francës, por këtë herë ia doli më së miri.

Realizoi në minutat 20, 50 e 82, pra ishte ai që fiksoi shifrat 2-0 që dhanë besim për suksesin. E përditshmja “Marka” ngre në qiell sulmuesin e ri duke shkruajtur se Gonzalo është një magjistar, dhe duke treguar golat me kokë, me volej dhe me takë.

“Gonzale, ka lindur një yll”, – titullon gazeta tjetër madrilène, “AS”, – tregolësh i lojtarit të akademisë! Vërshëllima të tjera për Vinisiusin!” Golat e tjerë për Realin u shënuan nga Raul Asensio dhe Fran Garsia, në një ndeshje të dominuar, por në të cilën trajneri Shabi Alonso u vërshëllye sërish, këtë herë sepse nuk e ka aktivizuar më shumë djalin e Akademisë madrilène, apo siç quhet në Spanjë, kanterano.

Madridi mban vendin e dytë në kampionatin spanjoll me 45 pikë, katër pikë pas Barcelonës, ndërsa shpresa është që Mbape të jetë gati për gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës ndaj Atletikos të enjten e 8 janarit./abcnews.al

“Fiksimi” i Igli Tares, drejtori i Milanit përshpejton gjithçka për ish-lojtarin që Reali kërkon 50%

By: M C
29 December 2025 at 23:35

Mario Gila është objektiv kryesor i Igli Tares për merkaton e janarit, siç raportohet në Itali. Mbrojtësi i qendrës vlerësohet maksimalisht nga drejtori i Milanit, që kërkon ta bashkojë me skuadrën para verës ku ekipe të tjera si Interi do të futen në garë.

25-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2027 me Lacion, për këtë presidenti Lotito nuk do të nxitohet. Fakt është se Lacio pretendon një shumë të konsiderueshme, pasi Real Madrid ka luajtur 50% të kartonit në rast rishitje.

Fakt është se Gila qëndron me Lacion prej vitit 2022. Prej atëherë ka kaluar 100 ndeshje zyrtare.

Milani do të përforcohet në mbrojtje me siguri, por po ashtu edhe në sulm. Klubi bëri mirë në pjesën e parë të sezonit dhe objektiv mbetet pjesëmarrja në zonën Champions.

The post “Fiksimi” i Igli Tares, drejtori i Milanit përshpejton gjithçka për ish-lojtarin që Reali kërkon 50% appeared first on Albeu.com.

Real, varësi nga Mbappe/ Francezi ka shënuar 59 gola këtë vit, askush nuk i ngjan

By: xhir jeta
25 December 2025 at 12:51

Kur je në dorë të dikujt, jo gjithmonë është mirë. Në futboll dhe në sport në përgjithësi ndodh shpesh që një Mesi e Maradona, Majkëll Xhordan apo Lebron Xhejms të jenë vendimtarë, dhe në këtë situatë ka qenë Reali në 2025.

Skuadra më e madhe në botë ka varësi të plotë nga golat e shënuar nga Kilian Mbape. Kapiteni i Francës ka realizuar 59 rrjeta në këtë vit kalendarik, u mbyll nga ana sportive me ndeshjen ndaj Seviljes.

Diferenca me yjet e tjerë të Madridit është me të vërtetë e jashtëzakonshme. Ndjekësit më të afërt të Mbapesë tek Reali në 2025 janë Xhud Belingham dhe Vinisius. Anglezi dhe braziliani kanë realizuar vetëm nga 13 gola secili, pra me një distancë prej 46 rrjetash.

Jo vetëm kaq, por Mbape ka po aq gola sa 8 shënuesit madrilenë që vijnë pas tij këtë vit, përfshi Rodrigon, Arda Gylerin, Endrikun, Gonzalon, Valverden e Brahim Diazin. Kjo shpjegon ndoshta faktin që Reali nuk fitoi dot asnjë trofe këtë sezon, dhe duket se do ta ketë të vështirë edhe në 2026.

Mbape u shpall edhe shënuesi më i mirë në Europë me 66 rrjeta në 67 ndeshje, duke përfshirë edhe kombëtaren, e duke lënë në vend të dytë yllin e Anglisë dhe të Bajernit, Harri Kejn, me 60 gola në 65 ndeshje./abcnews.al

E ardhmja e dy portierëve të Real Madridit mund të jetë në rrezik

24 December 2025 at 09:51


Disa klube nga Arabia Saudite po shfaqin interes konkret për portierin belg Thibaut Courtois, ndërsa Villarreal ka nisur lëvizjet për të afruar Andriy Lunin.

Edhe pse vëmendja mediatike te Real Madridi zakonisht përqendrohet te emra si Kylian Mbappe, Vinicius Junior, Jude Bellingham, Arda Guler apo Rodrygo Goes, realiteti është se Courtois (33 vjeç) mbetet një nga shtyllat e padiskutueshme të ekipit.

Ndeshje pas ndeshjeje, portieri belg dëshmon se prania e tij është vendimtare për klubin madrilen.

Për këtë arsye, interesimi në rritje nga Arabia Saudite përbën një burim shqetësimi për “Los Blancos”.

Sipas një raportimi të Defensa Central, disa klube të Lindjes së Mesme janë të gatshme t’i ofrojnë Courtois një kontratë trevjeçare me vlerë 30 milionë euro në sezon.

Megjithatë, në parim, Courtois nuk pritet t’i marrë seriozisht këto oferta.

Përveçse nuk ka shqetësime financiare, ai gëzon një pagë të lartë dhe synon të vazhdojë të luajë në nivelin më të lartë.

Aktualisht, kontrata e tij me Real Madridin skadon në qershor 2027, dhe gjithçka tregon se do të vijojë të mbrojë portën e “Santiago Bernabeu” deri atëherë.

Ndryshe paraqitet situata e Andriy Lunin (26 vjeç).

Portieri ukrainas duket gjithnjë e më i lodhur nga roli i dytë pas Courtois dhe nuk përjashton një largim në fund të sezonit.

Mes ofertave që kanë nisur të mbërrijnë, spikat ajo e Villarrealit.

Sipas OK Diario, klubi spanjoll e sheh Lunin si profilin ideal për t’i dhënë stabilitet portës, një repart ku as Luiz Junior dhe as Arnau Tenas nuk kanë arritur të konsolidohen. /Telegrafi/

Nuk gabon Barcelona, triumfon ndaj Villarreal dhe ruan distancën në krye të La Liga-s

21 December 2025 at 18:17


Barcelona i ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Villarreal, në kuadër të xhiros së 17-të në La Liga.

Katalunasit fituan me rezultat 0-2, sfidë ku Villarreal ishte me një lojtar më pak që nga minuta e 39-të.

Vendasit e nisën më mirë për të rrezikuar me Nicolas Pepe dhe Ayoze Perez, por të dy dështuan ta mposhtin Joan Garcain.

Pas kësaj, Barcelona shënoi nga pika e bardhë për të kaluar Barcelonën në epërsi pas 12 minutave lojë.

I njëjti lehtë mund të dyfishonte epërsinë, por traversa e shpëtoi Villarrealin.

Megjithatë e tërë loja ndryshoi kur Renato Veiga u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje të rëndë (39’).

Fitoren e Barcelonës pastaj e vulosi Lamine Yamal me një gol të bukur pas një aksioni të shpejtë (63’).

Barcelona kësisoj vazhdon si lider i vetëm me 46 pikë ndërsa Villarreal qëndron në pozitën e katërt me 35 sosh./Telegrafi

Barcelona po i mban nën vëzhgim dy yje si objektiva të mundshëm në mbrojtje

16 December 2025 at 15:43


Përveç Nico Schlotterbeck të Borussia Dortmund, Barcelona ka identifikuar edhe qendërmbrojtësin e Aston Villa, Pau Torres, si një objektiv të mundshëm transferimi.

Mbrojtësi spanjoll, i cili luan për Aston Villa nën drejtimin e Unai Emery që prej vitit 2023, raportohet se është i hapur për një rikthim në La Liga nëse klubi katalanas konkretizon interesimin.

Barcelona kishte tentuar ta afronte Torres edhe gjatë kohës kur ai ishte pjesë e Villarrealit.

Megjithatë, Schlotterbeck mbetet objektivi kryesor i trajnerit Hansi Flick, pasi mbrojtësi gjerman po kërkon një sfidë të re dhe nuk është i prirur të pranojë rinovimin e kontratës me Borussia Dortmund.

Pavarësisht interesit për përforcime, Barcelona duhet së pari të përmirësojë gjendjen financiare për të mundësuar afrime gjatë verës.

Largimi i emrave të mëdhenj, si Robert Lewandowski sezonin e ardhshëm, do t’i lejonte klubit të lironte hapësirë në buxhetin e pagave dhe të përshtatej me rregullat e Fair Play Financiar të La Ligës.

Nevoja për përforcime në mbrojtje është bërë edhe më urgjente pas vendimit të Ronald Araujo për të marrë një pushim të pacaktuar, me qëllim përqendrimin në shëndetin e tij mendor. /Telegrafi/

❌
❌