Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 4 February 2026Main stream

Portieri i Barcelonës del nga fusha me topin në duar për ta parë shokun si është- skuadra kundërshtare fitoi goditje këndi

4 February 2026 at 21:07


Lojtarët e Barcelonës u kualifikuan për në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit, duke fituar 2-1 ndaj Albacetes të martën në mbrëmje.

Katalanasit e menaxhuan ndeshjen në një mënyrë relativisht rutinore, por një detaj i pazakontë tërhoqi vëmendjen e spektatorëve.

Portieri i Barcelonës, Joan Garcia, kapi topin, por më pas, duke e mbajtur në duar, shkoi drejt vijës së fundit për të kontrolluar shokun e skuadrës, Ronald Araujo, i cili ishte shtrirë.

Për fat të mirë të Barcelonës, nga ajo goditje nga këndi nuk solli asgjë, kështu që gabimi nuk pati pasoja serioze për rezultatin. Megjithatë, situata shkaktoi habi në tribuna dhe u komentua gjerësisht edhe në rrjetet sociale.

Joan Garcia went out with the ball to thank Araujo… and ended up giving Albacete a corner 😭
pic.twitter.com/4tvKmSE9cL
— 𝟭𝟴𝟵𝟵 (@Barca_Archive) February 3, 2026


Pas ndeshjes, portieri foli edhe për rikthimin e Araújos në ekip: “Jemi të gjithë shumë të lumtur për Araújon. Që kur është rikthyer, ai ka luajtur shumë mirë dhe ka treguar dëshirë dhe pasion të madh. Ne donim që ai të ishte përsëri standard në ndeshjet e mëdha, sepse kemi shumë nevojë për të. Jemi gjithashtu të lumtur që ai shënoi një gol – e dimë sa shumë do të thotë për të”, deklaroi Garcia.

Barcelona do të mësojë emrin e kundërshtarit të saj në gjysmëfinale pas shortit, ndërsa vazhdon luftën për një trofe të ri në garën vendase. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Tri transferimet që Flick kërkon nga Barcelona gjatë verës

3 February 2026 at 09:20


Trajneri gjerman Hansi Flick ka marrë një rol qendror në planifikimin sportiv të Barcelonës me synimin për ta rikthyer klubin në elitën absolute të futbollit evropian.

Ai ka identifikuar mangësi strukturore që, sipas tij, mund të zgjidhen vetëm me afrimin e lojtarëve të nivelit botëror.

Emra si Alessandro Bastoni, Bernardo Silva dhe Julian Alvarez përfaqësojnë profilet ideale për të zbatuar me saktësi modelin e tij agresiv të lojës.

Objektivi është ndërtimi i një skuadre më të shkurtër, por shumë më funksionale dhe konkurruese.

Ideja kryesore e Flick është krijimi i një blloku që mund të mbajë presion të lartë dhe posedim dinamik në ndeshjet më të vështira të Ligës së Kampionëve.

Kjo filozofi kërkon jo vetëm afrime të mëdha, por edhe largime të pashmangshme të lojtarëve që nuk përshtaten plotësisht me kërkesat taktike.

Stafi teknik synon një angazhim total ndaj lojës me vijë mbrojtëse shumë të avancuar dhe ritëm të lartë në çdo fazë të ndeshjes.

Në mbrojtje, Alessandro Bastoni shihet si prioritet absolut për të komanduar krahun e majtë të prapavijës.

Qetësia, autoriteti dhe aftësia e tij në nxjerrjen e topit janë elementë kyç për ndërtimin e aksioneve nga prapa.

Ndërkohë, mesfusha pritet të fitojë një dimension të ri me Bernardo Silvën, i cili ofron kontroll, inteligjencë taktike dhe vazhdimësi loje.

Flick e konsideron portugezin si lidhjen perfekte mes përvojës dhe talentit të ri të akademisë.

Në repartin ofensiv, Julian Alvarez përfaqëson profilin e sulmuesit modern që kërkon trajneri gjerman.

Argjentinasi kombinon instinktin e golit me presionin e pandërprerë ndaj mbrojtjes kundërshtare, duke e bërë ideal për rotacionin me Robert Lewandowskin.

Për të realizuar këtë projekt ambicioz, Barcelona është e gatshme të dëgjojë oferta për lojtarë me treg ndërkombëtar si Ronald Araujo apo Andreas Christensen.

Ky afat kalimtar veror pritet të jetë vendimtar për suksesin e projektit të Flick dhe për fillimin e një epoke të re në “Camp Nou”. /Telegrafi/

Hansi Flick kërkon largimin e yllit të skuadrës

15 January 2026 at 08:56


Trajneri gjerman Hansi Flick ka humbur besimin te Ronald Araujo dhe ka kërkuar që klubi të shqyrtojë largimin e tij në afatin kalimtar të ardhshëm.

Sipas stafit teknik, qendërmbrojtësi uruguaian nuk ka arritur nivelin e pritur pas rikthimit në fushë, ndërsa mungesat e shpeshta dhe pasiguria në lojë kanë ndikuar negativisht në vlerësimin e tij.

Edhe pse presidenti Joan Laporta ishte i prirur të tregonte durim, qëndrimi i Flick dhe i drejtorit sportiv Deco është i prerë.

Brenda klubit konsiderohet se cikli i Araujos ka përfunduar dhe se largimi i tij është i nevojshëm për të liruar hapësirë financiare dhe për të rindërtuar repartin defensiv me profile më të besueshme.

Performancat e fundit të uruguaianit, veçanërisht në ndeshjet e rëndësishme si finalja e Superkupës ndaj Real Madridit, kanë forcuar dyshimet e trajnerit.

Flick vlerëson se lojtari nuk arriti të marrë rolin e liderit në mungesë të Inigo Martinez dhe nuk ofroi sigurinë e kërkuar në momente vendimtare.

Nga ana ekonomike, vlera e tregut e Araujos ka pësuar rënie të ndjeshme dhe një transferim i mundshëm vlerësohet rreth 25–30 milionë euro.

Deco beson se mbajtja e tij vetëm sa do të ulte më tej këtë vlerë, ndaj klubi është i hapur për oferta konkrete në verë.

Ndërkohë, Barcelona ka nisur kërkimet për një qendërmbrojtës modern, të shpejtë dhe me dalje të mirë të topit, në përputhje me kërkesat e Flick.

Largimi i Araujos shihet si hapi i parë i një ristrukturimi më të gjerë, me synimin për ta bërë skuadrën më konkurruese në arenën evropiane. /Telegrafi/

Flick vlerëson fitoren ndaj Realit në finale, ka disa fjalë për tre yjet e ekipit

12 January 2026 at 09:06


Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka shprehur kënaqësinë e tij pas fitores 3-2 të skuadrës së tij ndaj Real Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës.

“Është e shkëlqyer, ishte një finale e rëndësishme dhe kundër Madridit është gjithmonë e veçantë. Jam krenar, luajtëm ashtu siç donim”, deklaroi Flick pas ndeshjes.

Duke folur për festimet, trajneri gjerman zbuloi se nuk ishte ende në dhomën e zhveshjes, por kishte parë lojtarët duke festuar.

“Tani po festojnë dhe kam parë vetëm se po kërcenin. Jam shumë krenar, luajtëm shumë mirë, duke mbajtur posedimin e topit dhe duke kontrolluar ndeshjen. Në fund, e gjithë skuadra luajti ashtu siç na pëlqeu. Nuk ishte e lehtë dhe luftuam si skuadër, ishte mbresëlënëse”, shtoi ai.

Flick foli edhe për ndikimin që kjo fitore ka në ekip. “Situata është e ndryshme nga sezoni i kaluar. Ne filluam nga disavantazhi, por tani po kemi sukses dhe po funksionojmë si ekip. Kjo më jep ndjenja shumë të mira. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme dhe ndryshimet që kemi bërë na kanë dhënë shumë frymëzim".

Trajneri i Barcelonës vlerësoi gjithashtu mbështetjen e tifozëve. “Gjysmëfinalja ishte shumë e mirë dhe sot pashë të njëjtën gjë, ishte mbresëlënëse. Ne luajtëm shumë mirë kundër Madridit, ata gjithashtu luftuan deri në fund. Jam shumë i lumtur për gjithçka".

Pas ndeshjes, Flick veçoi edhe performancat e disa lojtarëve kyç. Ai lavdëroi veçanërisht Raphinhan i cili ishte fantastik duke shënuar dy gola.

“Mentaliteti i Raphinhas është mbresëlënës dhe kemi edhe të tjerë si ai, kjo ndikon në të gjithë ekipin. Ai humbi shansin e parë, por shfrytëzoi të dytin dhe na dha besim. Ishim nën shumë presion, siç mund ta shihni".

Flick foli edhe për progresin e Eric Garcias, një futbollist që po luan në pozita të ndryshme te Barcelona dhe gjithmonë po tregon paraqitje solide.

“Eric pati disa raste dhe është zhvilluar shumë. E vlerësoj këtë, sepse ai mund të luajë në shumë pozicione. Ka një mentalitet mbresëlënës dhe mund të jetë një nga kapitenët në të ardhmen".

Trajneri zbuloi edhe një këshillë që i dha ekipit para finales. “Të paktën të shënojnë një gol. Ekipi në përgjithësi, jo unë si trajner, për mënyrën se si luan dhe çfarë u ofron tifozëve, mund të mbështetemi në këtë. Nuk mendoj për ndeshjet e mëparshme, sepse finalja ishte shumë e rëndësishme dhe të luash kundër Madridit është gjithmonë e veçantë".

Në fund, Flick komentoi edhe rikthimin e Ronald Araujos. “Mendoj se në këtë situatë, që ai të luajë dhe të fitojë titullin është shumë e rëndësishme. Jam i lumtur që e shoh përsëri, është shumë i rëndësishëm për dhomën e zhveshjes", përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/

Nga Foden te Gavi dhe Florian Wirtz: Dhjetë futbollistët më të zhvlerësuar të vitit 2025

1 January 2026 at 10:39


Phil Foden ka pësuar rënien më të madhe të vlerës së tregut nga çdo lojtar i ligave më të larta të futbollit në vitin 2025, me faqen e specializuar të statistikave dhe transferime Transfermarkt që vlerëson se ylli i Manchester City ka humbur rreth 52 milionë funte pavarësisht shenjave të një rikthimi në formë.

Vlera e tij ra ndjeshëm gjatë një periudhe të vështirë për Cityn sezonin e kaluar, edhe pse ai arriti të shënonte 13 gola në 49 paraqitje.

Ky sezon ka qenë më inkurajues, me Fodenin që është rikthyer në formacionin e Anglisë dhe ka kontribuar me gola dhe asistime, ndërsa City mbetet në garë për titull. Megjithatë, vlera e tij e vlerësuar ka rënë në rreth 69.7 milionë funte, rënia më e madhe në të gjitha ligat kryesore të Evropës.

Shoku i skuadrës, Rodri, vjen menjëherë pas tij, pasi humbi gati 48 milionë funte në vlerë, kryesisht për shkak të problemeve afatgjata me lëndimet dhe një rikthimi të ngadaltë në aksion.

I treti në listën e lojtarëve me zhvlerësimin më të madh është ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, i cili tani vlerësohet 43.5 milionë funte më pak.

Pas tij vijnë Gavi i Barcelonës dhe Rodrygo Goes i Real Madridit, me të dy lojtarët që janë zhvlerësuar gjatë vitit 2025 për lotë 34.8 milionë funte.

Kapiteni i Arsenalit, Martin Odegaard, gjithashtu ka parë një rënie të vlerësimit të tij me pak më shumë se 30 milionë funte, me lëndimet që luajnë një rol të rëndësishëm.

Zhvlerësim gjatë 2025-tët pati edhe Bernardo Silva i Cityt, i cili pati rënie çmimi prej 28.7 milionë funte.

Florian Wirtz i Liverpoolit është gjithashtu në dhjetëshen e parë, me rreth 26 milionë funte që i humbën çmimin pas një sezoni të parë sfidues pas transferimit të tij rekord britanik.

Në fund, emra të mëdhenj si Eduardo Camavinga dhe Ronald Araujo gjithashtu kanë pasur zhvlerësim prej 26 milionë funtesh, duke nënvizuar se si forma, gjendja fizike dhe paqëndrueshmëria e klubit kanë nxitur disa nga zhvlerësimet më të mëdha të futbollit këtë vit. /Telegrafi/

Rikthim i shumëpritur: Ylli i skuadrës kthehet në stërvitje para derbit katalunas

29 December 2025 at 22:08


Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo është rikthyer në stërvitje të hënën pas disa javësh mungesë, çka përforcon ndjeshëm opsionet mbrojtëse të liderit të La Ligës përpara derbit katalanas të këtij fundjave.

Reprezentuesi i Uruguait u shfaq në fushë së bashku me bashkëlojtarët dhe trajnerin Hansi Flick gjatë një seance stërvitore me dyer të hapura në stadiumin “Johan Cruyff”.

Mungesa e Araujos kishte ngjallur shumë spekulime në mediat lokale, të cilat raportuan se ai kishte marrë një pushim për arsye të shëndetit mendor.

Flick kishte sqaruar më herët se mbrojtësi nuk ishte në dispozicion për shkak të “një situate private”, vetëm disa ditë pasi Araujo ishte kritikuar ashpër për kartonin e kuq që kontribuoi në kolapsin e Barcelonës dhe humbjen 3-0 ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve.

🫶 @ronaldaraujo_ pic.twitter.com/vhLHCMxb9S
— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 29, 2025

“Araujo nuk është i gatshëm për momentin për shkak të një situate private”, kishte deklaruar Flick në atë periudhë.

Rikthimi i tij vjen në një moment kyç për katalanasit, pasi qendërmbrojtësi tjetër, Andreas Christensen, pritet të mungojë për disa muaj për shkak të një lëndimi në gju, duke e bërë praninë e uruguaianit edhe më të rëndësishme për stabilitetin e prapavijës.

Derbi i së shtunës ndaj Espanyolit pritet të zhvillohet në stadiumin “RCDE” dhe konsiderohet si një nga përballjet më interesante të viteve të fundit mes dy skuadrave të Barcelonës.

Espanyoli, që aktualisht renditet i pesti, po kalon një nga sezonet më të mira në historinë e tij moderne, vetëm një vit pasi mezi shmangu rënien nga elita në sezonin 2024/25.

Për Barcelonën, kthimi i Araujos në stërvitje përpara këtij dueli përbën një lajm shumë pozitiv, në një ndeshje ku rivaliteti lokal dhe forma e mirë e kundërshtarit pritet të testojnë seriozisht ambiciet e liderit të kampionatit./Telegrafi

Lajm i madh për Barcelonën, Araujo rikthehet në stërvitje

29 December 2025 at 08:09


Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, do t’i bashkohet ekipit të hënën në seancën stërvitore të hapur të ekipit në Estadi Johan Cruyff, sipas Mundo Deportivo.

Qendërmbrojtësi uruguaian dëshiron të shprehë mirënjohjen e tij për tifozët për mbështetjen gjatë periudhës së rikuperimit nga problemet e shëndetit mendor.

Megjithatë, pjesëmarrja e tij në ndeshjen kundër Espanyol këtë fundjavë mbetet e dyshimtë, pasi Barcelona nuk dëshiron të nxitojë rikthimin e tij derisa të jetë plotësisht i rikuperuar.

Araujo aktualisht po punon me një trajner personal, në kuadër të një programi rikuperimi të përgatitur posaçërisht nga klubi katalanas.

Mbetet për t’u parë nëse ai do të përfshihet në skuadër për Superkupën e Spanjës javën e ardhshme, ndërsa rikthimi i tij do të ishte një nxitje e rëndësishme për mbrojtjen e holluar të Barcelonës. /Telegrafi/

U largua pak kohë nga futbolli shkaku i problemeve me shëndetin mendor, ja kur do rikthehet Araujo

17 December 2025 at 19:32


Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, u rikthye në stërvitje këtë të mërkurë pas një periudhe pushimi të marrë me leje nga klubi.

Mbrojtësi uruguaian tashmë ka një objektiv të qartë për rikthimin e tij në fushë.

Pas kartonit të kuq ndaj Chelseat në fillim të këtij muaji dhe kritikave të ashpra që pasuan, Araújo mungoi në ndeshjen e fundjavës kundër Alaves.

Më pas, 26-vjeçari kërkoi leje për t’u shkëputur përkohësisht me qëllim rikuperimin e gjendjes së tij mendore, kërkesë që iu aprovua nga klubi për një periudhë të pacaktuar.

Pas rikthimit në stërvitje të mërkurën, Marca raporton se Araujo ka vendosur një datë të synuar për t’u rikthyer sërish në skuadër.

Bëhet fjalë për derbin katalanas më 3 janar, kur Barcelona do të udhëtojë për t’u përballur me rivalët Espanyol, në ndeshjen e parë pas pushimit dimëror.

Blaugranasit do të luajnë ndeshjen e fundit të vitit 2025 të dielën kundër Villarrealit, çka do të thotë se Araújo do të ketë katër seanca stërvitore para se skuadra e Barcelonës të hyjë në një pushim njëjavor.

Më pas, ekipi i drejtuar nga Hansi Flick do të rikthehet në stërvitje më 29 dhjetor për t’u përgatitur për ndeshjen pesë ditë më vonë, megjithëse Araujo mund të zgjedhë të vazhdojë stërvitjen individuale për t’u rikthyer gradualisht në formën optimale.

Gjatë periudhës së tij të pushimit, Araujo realizoi një pelegrinazh fetar në Izrael, ku vizitoi Tel-Avivin dhe Jerusalemin.

Tashmë, ai ka vendosur një program stërvitor në bashkëpunim me klubin, me synimin për t’u rikthyer në nivelin e tij më të mirë./Telegrafi/

Barcelona po i mban nën vëzhgim dy yje si objektiva të mundshëm në mbrojtje

16 December 2025 at 15:43


Përveç Nico Schlotterbeck të Borussia Dortmund, Barcelona ka identifikuar edhe qendërmbrojtësin e Aston Villa, Pau Torres, si një objektiv të mundshëm transferimi.

Mbrojtësi spanjoll, i cili luan për Aston Villa nën drejtimin e Unai Emery që prej vitit 2023, raportohet se është i hapur për një rikthim në La Liga nëse klubi katalanas konkretizon interesimin.

Barcelona kishte tentuar ta afronte Torres edhe gjatë kohës kur ai ishte pjesë e Villarrealit.

Megjithatë, Schlotterbeck mbetet objektivi kryesor i trajnerit Hansi Flick, pasi mbrojtësi gjerman po kërkon një sfidë të re dhe nuk është i prirur të pranojë rinovimin e kontratës me Borussia Dortmund.

Pavarësisht interesit për përforcime, Barcelona duhet së pari të përmirësojë gjendjen financiare për të mundësuar afrime gjatë verës.

Largimi i emrave të mëdhenj, si Robert Lewandowski sezonin e ardhshëm, do t’i lejonte klubit të lironte hapësirë në buxhetin e pagave dhe të përshtatej me rregullat e Fair Play Financiar të La Ligës.

Nevoja për përforcime në mbrojtje është bërë edhe më urgjente pas vendimit të Ronald Araujo për të marrë një pushim të pacaktuar, me qëllim përqendrimin në shëndetin e tij mendor. /Telegrafi/

Probleme me shëndetin mendor, Eric Garcia flet për Araujon

11 December 2025 at 16:01


Ronald Araujo mbetet i padisponueshëm për Barcelonën ndërsa vazhdon të shërohet nga problemet e tij me shëndetin mendor.

Araujo ndodhet aktualisht në Jerusalem, ku po kërkon edhe ndihmë shpirtërore për problemet e tij te Barcelona.

Situata e tij ka bërë që shumë lojtarë t’i dalin në mbrojtje dhe ta përkrahin, teksa i fundit që ka reaguar është Garcia.

“Na mungon, si lojtar dhe si person. Ai është një person shumë i pëlqyer. Po e presim me krahë hapur", ka thënë fillimisht Garcia pasi nënshkroi kontratën e tij të re me Barcelonën.

“Kur bëhet fjalë për shëndetin, të gjithë janë përgjegjës për vendimet e tyre. Shpresoj që ai të jetë i duruar dhe të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur".

“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm dhe na mungon”, përfundoi mbrojtësi i Barcelonës. /Telegrafi/

Ylli i Barcelonës i dërgon mesazh Araujos pas problemeve të tij me shëndetin mendor

10 December 2025 at 23:49


Barcelona aktualisht është pa shërbimet e Ronald Araujos, i cili ndodhet në një pushim të pakufizuar për të rikuperuar mentalisht pas një serie pengesash gjatë muajve të fundit.

Araujo udhëtoi në Tel Aviv më herët këtë javë, me planin për të vizituar kishat si pjesë e përpjekjeve për të rikuperuar.

Ndërkohë, bashkëlojtarët e tij fituan 2-1 ndaj Eintracht Frankfurt të martën, dhe pas asaj ndeshjeje, Pedri u pyet për këtë çështje.

Sipas TNT Sports, mesfushori i bëri homazhe Araujos, të cilin shpreson ta shohë sërish në fushë sa më shpejt të jetë e mundur.

“Nuk është një çështje e lehtë. I jap gjithë mbështetjen në botë, kam folur tashmë me të në privat. Ai është pjesë e familjes, e duam shumë dhe kemi nevojë për të si brenda, ashtu edhe jashtë fushës”.

“Këto janë gjëra që ndodhin. Ka gabime brenda dhe jashtë fushës. Të gjithë bëjmë gabime dhe kemi nevojë për të sepse për mua, ai është një vëlla”.

“E dua shumë dhe dua që të jetë me ne sa më shpejt të jetë e mundur, kur të jetë mire”, ka deklaruar Pedri.

Mungesa e Araujos do të thotë se Barcelona është një lojtar më pak në qendër të mbrojtjes, e cila ka qenë një zonë problematike për pjesën më të madhe të sezonit.

Klubi planifikon të nënshkruajë një lojtar të nivelit të lartë në pozicionin e tij gjatë verës, megjithatë është raportuar se dikush mund të arrijë edhe gjatë dimrit si mbulim për yllin uruguaian./Telegrafi/

Araujo përjeton probleme mendore, udhëton në Izrael për qetësi dhe rikuperim

9 December 2025 at 17:49


Në ditët e fundit te Barcelona, polemikat për taktikat, rotacionet apo kundërshtarët e radhës janë zbehur plotësisht.

Vëmendja është përqendruar thuajse e tëra te gjendja mendore dhe emocionale e Ronald Araujos. Uruguaiani, një nga liderët më të fortë të dhomës së zhveshjes dhe kapiteni i skuadrës, po kalon një periudhë tepër delikate në karrierën e tij.

Përjashtimi i tij në ndeshjen kundër Chelseat dhe humbja e rëndë 3-0 shënuan një pikë kthese. Që nga ajo natë, Araujo është distancuar nga fusha, jo për shkak të një lëndimi, por për shkak të nevojës urgjente për t’u rikuperuar psikologjikisht nga presioni i akumuluar gjatë muajve të fundit.

Ku ndodhet Araujo?

Sipas të përditshmes katalanase SPORT, kapiteni i Barcelonës ka udhëtuar drejt Tel Avivit, në një udhëtim të shkurtër dhe të planifikuar, me qëllim që të largojë veten nga intensiteti që e ka përfshirë klubin.

Qëllimi i tij është i qartë: të rivendosë qetësinë e brendshme, të marrë frymë më lirshëm dhe të rikthejë fokusin pa presionin e përditshëm që e ka shoqëruar javëve të fundit.

Kjo periudhë është jetike për të, një mundësi për të ulur stresin, për të shkarkuar barrën e përgjegjësisë dhe për të përpunuar kritikat që u grumbulluan deri në pikën e shpërthimit.

Barcelona në mbështetje për kapitenin

Klubi katalanas ka dhënë mbështetje të plotë për vendimin e Araujos. Nuk ka nxitim për rikthim, nuk ka presion dhe nuk ka ultimatum: mesazhi është i qartë, kthehu vetëm kur të jesh gati. Shëndeti mendor dhe stabiliteti emocional i lojtarit janë përparësia kryesore.

Përfaqësuesit e tij kanë zhvilluar së fundmi një takim me drejtorin sportiv Deco, ku është theksuar urgjenca e nevojës së Araujo për disa ditë të shkëputet plotësisht nga gjithçka. Klubi dha menjëherë dritën jeshile.

Në Barcelonë askush nuk dyshon te Ronald Araujo. Të gjithë janë të bindur se versioni më i mirë i tij do të rikthehet sapo ai të gjejë ekuilibrin e brendshëm dhe vetëbesimin që e ka bërë liderin e mbrojtjes blaugrana.

Ronald Araujo mund të mos luajë kurrë më për Barcelonën

8 December 2025 at 17:40


Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, mund të mos luajë më kurrë për klubin për shkak të problemeve të tij mendore.

Sipas raportimeve të COPE, Araujo është prekur thellë nga çështja emocionale me të cilën po përballet pas kartonit të kuq në ndeshjen kundër Chelseat.

Thuhet se problemi i tij është më serioz se sa ishte parashikuar fillimisht, dhe ai mund të mos luajë më kurrë për të shmangur një kolaps të plotë emocional.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka kërkuar mbështetje për Araujon, ndërsa futbollisti po përballet me abuzime nga tifozët pas gabimeve që i kushtuan ekipit tre gola dhe humbjen e tre pikëve ndaj Chelseat.

Trajneri Hansi Flick e ka lënë Araujon jashtë listës së ndeshjes për dy takime radhazi që nga ajo ndeshje. /Telegrafi/

Tre yjet që pritet të largohen nga Barcelona në verë

2 December 2025 at 13:59


Treshja e Barcelonës, Ronald Araujo, Marc Casado dhe Andreas Christensen thuhet se mund të largohen nga klubi verën e ardhshme.

Mediumit The Athletic ka publikuar një artikull gjatë ditës së sotme, ku raporton se gjatë verës pritet të ketë disa largime të rëndësishme nga Barcelona, ku tre emra janë më të përfolurit.

“Njëri prej tyre është Ronald Araujo. Qendërmbrojtësi nënshkroi një kontratë afatgjatë me klubin në janar 2025, por reprezentuesi uruguaian ka pasur vështirësi në fushë. Dikur i konsideruar si shtylla kurrizore e së ardhmes së Barcelonës, ai është kritikuar ashpër në klub për performanca të këqija në netët e mëdha evropiane, të cilat presidenti Joan Laporta i quajti të padrejta. Të hënën, Barcelona i dha Araujos një pushim”, thuhet fillimisht në njoftimin e The Athletic.

🚨 JUST IN: The 3 player who could leave Barça at the end of the season are:

- Ronald Araujo
- Andreas Christensen
- Marc Casadó.

@TheAthleticFC pic.twitter.com/WBgKeT37pu
— Barça Universal (@BarcaUniversal) December 2, 2025

“Një emër tjetër është Marc Casado. Ai u fut në ekipin e parë sezonin e kaluar në një formë spektakolare, duke shkëlqyer si mesfushori mbrojtës i Barçës në ndeshje të mëdha si fitorja 4-1 kundër Bayern Munich dhe fitorja 4-0 kundër Real Madrid në Santiago Bernabeu. Megjithatë, tani duket se ka humbur një pjesë të madhe të besimit që Flick kishte tek ai”.

“Andreas Christensen do të përfundojë kontratën e tij edhe verën e ardhshme - dhe nuk ka pasur shenja të një zgjatjeje të mundshme. Reprezentuesi danez, 29 vjeç, ka luftuar për të gjetur qëndrueshmëri, pasi ka kaluar periudha të gjata të dy sezoneve të fundit i lënduar. Christensen merr një pagë të konsiderueshme tani, shifra që Barca nuk mund t'i përballonte për një lojtar me rotacion në skuadrën e tyre”, mbyllet njoftimi i mediumit të njohur.

Me shitjen e dy të parëve, Barcelona synon të fitojë rreth 80-100 milionë euro, të cilat do t’i investojë në përforcime të reja. /Telegrafi/

Nuk ndjehet mirë mendërisht - Araujo i kërkon Barcelonës një kohë të pacaktuar për t'u rikuperuar

1 December 2025 at 20:27


Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, ka kërkuar një periudhë të pacaktuar për t'u rikuperuar mendërisht, pas periudhës së vështirë që kaloi javët e fundit.

Agjentët e tij u takuan me drejtuesit e klubit në qendrën stërvitore të Barcelonës për të diskutuar mënyrat për të ndihmuar lojtarin.

Araujo është fizikisht në formë të plotë, por nuk ndihet gati emocionalisht për të rikthyer në fushë. Përjashtimi i tij nga ndeshja kundër Chelseat, për të cilin mori kritika të shumta, ishte vetëm kulmi i problemeve të tij emocionale. Qendërmbrojtësi mbërriti në stërvitje këtë mëngjes, por nuk u stërvit me ekipin.

Trajneri Hansi Flick konfirmoi se Araujo nuk është i gatshëm të luajë dhe e cilësoi situatën si private, duke kërkuar respekt nga mediat dhe tifozët.

Ky vendim do të thotë se Araujo nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen kundër Atletico Madrid dhe nuk dihet se kur do të ribashkohet me skuadrën. Klubi dhe stafi teknik e mbështesin plotësisht vendimin e lojtarit.

Gjatë javës së fundit, Araujo ka përjetuar ditë të vështira pas përjashtimit në "Stamford Bridge", duke u kritikuar për lënien e ekipit me një lojtar më pak. Përfaqësuesit e tij vizituan klubin për të ofruar mbështetje dhe për të siguruar një rikuperim të shpejtë dhe të suksesshëm.

Edhe shokët e tij të skuadrës treguan mbështetje dhe mirëkuptim, duke e konsideruar Araujo një nga kapitenët e ekipit dhe duke e përfshirë në unitetin e grupit. Të gjitha palët bien dakord se është koha për të bashkuar ekipin dhe për ta rikthyer lojtarin në formën e tij më të mirë. /Telegrafi/

Barcelona merr një tjetër lajm të keq, i lëndohet edhe një yll

28 November 2025 at 12:14


Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, ka munguar në stërvitje për të dytën ditë radhazi, duke ngritur dyshime mbi pjesëmarrjen e tij në ndeshjen e nesërme (e shtunë) në La Liga kundër Alaves.

Qendërmbrojtësi uruguaian pati një performancë të tmerrshme gjatë humbjes 3-0 kundër Chelseat në Ligën e Kampionëve të martën, pasi u përjashtua në pjesën e parë me karton të kuq.

Ndërsa arsyeja e mungesës së tij në stërvitje është e panjohur, Barcelona është e bindur se ai do të jetë në skuadër kundër Alaves.

🚨🎖️| 𝐁𝐑𝐄𝐀𝐊𝐈𝐍𝐆: Araújo was present at the Ciutat Esportiva but didn’t train yesterday and won’t train today either. The club will do a formal announcement today. [@monfortcarlos] #fcblive pic.twitter.com/k1gY19LlaU
— BarçaTimes (@BarcaTimes) November 28, 2025

Nëse uruguaiani nuk është i disponueshëm, Hansi Flick do të mbështetet te lojtarë si Eric Garcia dhe Andreas Christensen.

Fermin Lopez do ta humbasë përplasjen për shkak të një dëmtimi, ndërsa Pedri është në pritje për të marrë dritën jeshile mjekësore për ndeshjen e nesërme të ligës. /Telegrafi/

Mediumi katalanas: Penallti e pastër që nuk u akordua nga Carvajal ndaj Araujos

26 October 2025 at 21:04


Në minutën e 92-të të El Clásicos mes Real Madridit dhe Barcelonës, katalanasit kërkuan me ngulm një penallti që, sipas tyre, u mohua padrejtësisht nga gjyqtari Cesar Soto Grado dhe sistemi VAR.

Në një aksion të fundit të ndeshjes, një top i dërguar në zonën e Realit u ndoq nga qendërmbrojtësi uruguaian Ronald Araujo, i cili në ato momente ishte vendosur në sulm për të kërkuar golin e barazimit.

Por në përpjekje për ta ndalur, Dani Carvajal nuk u fokusua aspak në topin, por u përplas drejtpërdrejt me Araujon, duke e shtyrë dhe rrëzuar atë brenda zonës së rreptësisë. Uruguaiani kërkoi menjëherë penallti, por as gjyqtari kryesor dhe as VAR nuk ndërhynë në aksion, duke e lënë Barcelonën të zemëruar.

Ripërsëritjet televizive e bënë të qartë se mbrojtësi i Realit nuk tenton asnjëherë të shkojë drejt topit, por përkundrazi përqendrohet vetëm në kontaktin me kundërshtarin për ta penguar që të gjuajë.

Eksperti i gjykimit për Mundo Deportivo, César Barrenechea Montero, e komentoi kështu episodin.

“Është një penallti e pastër. Carvajal nuk ka asnjë qëllim të sfidojë topin, ai godet qartë kundërshtarin. Kjo është një ndërhyrje që duhej të ndëshkohej”, deklaroi ai.

pic.twitter.com/AmtdphvtvO
— FCB_Media (@fcb_media100) October 26, 2025


Ky moment ka shkaktuar shumë polemika në Spanjë, pasi vjen vetëm pak minuta pasi VAR kishte ndërhyrë më herët në një rast në favor të Real Madridit — ku korrigjoi një penallti të sinjalizuar gabimisht ndaj Viniciusit dhe anuloi një gol të Mbappe për pozitë jashtë loje.

Barça, megjithatë, e mbylli ndeshjen me humbje 2-1 në "Santiago Bernabéu", por me ndjenjën se gjyqtarët i mohuan një mundësi të artë për të dalë me pikë nga El Clásico. /Telegrafi/

“Më pëlqejnë lojtarët si Vinicius", ylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për brazilianin

24 October 2025 at 18:18


Real Madrid dhe Barcelona janë gati të për përballjen monumentale të së dielës në “Santiago Bernabeu”.

Ronald Araujo, që pritet të startojë për katalanasit në mbrojtje, e lavdëroi shumë Vinicius Junior dhe i njohu meritën brazilianit për ta bërë “të nxjerrë më të mirën nga vetja”.

Dueli mes tyre ka qenë një nga temat kryesore të përballjeve mes Madridit dhe Barçës gjatë sezoneve të fundit.

Të dy lojtarët kanë qenë herë pas here brenda dhe jashtë formacionit këtë sezon, por pritet të jenë titullarë në ekipet përkatëse gjatë fundjavës.

Ronald Araujo dhe Vinicius Junior

“Vinicius është një lojtar vërtet spektakolar. Çdo ndeshje me të është një provë. Sa herë që kemi luajtur kundër njëri-tjetrit, ai ka qenë shumë profesionist. Ai të bën të nxjerrësh më të mirën nga vetja. Të mëdhenjtë e bëjnë këtë”.

“Ai të shtyn të japësh maksimumin në ato duele. Kërkon nivelin më të lartë të aftësive. Vetëm lojtarët e nivelit të lartë mund ta çelin potencialin e kundërshtarit në përballje të tilla”.

“Më pëlqejnë lojtarët si Vinicius. Të guximshëm, sfidues. Ai është gjithmonë aktiv në fushë, gjithmonë mendon për fitoren”.

“Nuk i kushtoj vëmendje asaj që thotë jashtë fushës. Ajo që ka rëndësi është ajo që bën në fushë”, ka thënë Araujo./Telegrafi/

Hansi Flick i zemëruar me dy lojtarë të Barcelonës pas humbjes ndaj Sevillës

7 October 2025 at 22:03


Barcelona pësoi një humbje mjaft të rëndë ndaj Sevillës pak para pushimit ndërkombëtar, duke u mposhtur me rezultat 4-1 në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan”.

Jo vetëm që humbi vendin e parë në tabelë, por mënyra e kësaj disfate hapi një sërë pikëpyetjesh për trajnerin Hansi Flick.

Trajneri gjerman pa skuadrën e tij të vuante në pjesën e parë, dhe katalanasit patën fat që ishin vetëm një gol në disavantazh në pushim, pasi lejuan disa raste të pastra për Sevillën.

Pavarësisht dy golave të pësuar në fund që vulosën ndeshjen, Flick kishte deklaruar se ishte i kënaqur me reagimin në pjesën e dytë, megjithatë, kishte dy lojtarë që nuk ishin pjesë e atij reagimi.

Qendërmbrojtësi Ronald Araujo u përball me kritika të shumta sezonin e kaluar, veçanërisht pas paraqitjes së tij në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Interit, ku u pa në foto në dy nga golat e kundërshtarit.

Pas asaj ndeshjeje, ai u mbështet nga trajneri Flick dhe drejtori sportiv Deco, mes zërave për një largim të mundshëm në verë.

Megjithatë, sipas Sport, Araujo ishte një nga lojtarët me të cilët Flick nuk ishte i kënaqur dhe e zëvendësoi pas pjesës së parë.

Ai u zëvendësua nga Eric Garcia pas një kartoni të verdhë dhe shkaktimit të një penalltie, edhe pse kjo e fundit ishte shumë e debatueshme.

Një tjetër lojtar që e pësoi për shkak të kartonit të verdhë dhe paraqitjes në pjesën e parë ishte Gerard Martin.

Ana e majtë ishte një burim konstant problemesh për blaugranasit, me Pau Cubarsi që shpesh duhej të vinte në ndihmë në krah. Ai u zëvendësua nga Alejandro Balde, po ashtu pas pjesës së parë./Telegrafi/

Carragher kritikon ashpër yllin e Barcelonës: Ta shesin menjëherë, bën rrezik për ekipin

6 October 2025 at 15:20


Legjenda e Liverpoolit Jamie Carragher nuk kurseu kritikat ndaj Ronald Araujos pas humbjes së Barcelonës ndaj Sevillës.

Ish-lojtari dhe analisti i “Sky Sports” deklaroi se mbrojtësi uruguaian është bërë një barrë për skuadrën në ndeshjet e nivelit të lartë.

“Sa herë që Barcelona përballet me kundërshtarë të fortë, ai shkëputet dhe kjo po i kushton rëndë ekipit. Nëse Barcelona dëshiron të ketë sukses, duhet ta shesë pa asnjë dyshim”, tha Carragher.

Ronald Araujo

Duke folur për stilin e lojës së Araujos, ai shtoi se pasioni i lojtarit më nuk është i mjaftueshëm.

“Më pëlqen qëndrimi me të cilin ai hyn në ndeshje, por vjen një moment kur pasioni nuk mjafton më. Mbrojtja në këtë nivel ka të bëjë me vendimmarrjen, jo vetëm me ndërhyrjet. Dhe aty Araujo ka një mangësi që dëmton skuadrën në momentet dhe ndeshjet vendimtare të sezonit”.

Carragher theksoi gjithashtu se Barcelona ka nevojë për qendërmbrojtës që dallohen për ndalim dhe organizim të linjës mbrojtëse, siç ishte Inigo Martinez sezonin e kaluar, i cili në verë iu bashkua Al Nassr.

Përndryshe humbja 4-1 nga Sevilla, ishte e para për Barcelonën këtë sezon në La Liga./Telegrafi/

❌
❌