Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Deco po shqyrton mundësinë t’ia ndërprejë kontratën yllit të Barcelonës

5 February 2026 at 21:00


Barcelona shpreson të jetë sërish brenda kufirit të pagave këtë verë, dhe si rrjedhojë të ketë mundësi të shpenzojë më lirshëm, por aktualisht, drejtori sportiv, Deco, do të punojë sërish me një buxhet të ngushtë.

Ai mund të kërkojë të kursejë disa para nga një prej lojtarëve veteranë të klubit.

Në mes të raportimeve se Barcelona mund t’i ofrojë Robert Lewandowskit një kontratë të re me kushte të reduktuara, Deco po konsideron largimin e njërit prej shokëve më të afërt të tij.

Sipas Sport, Barcelona mund të kërkojë që portieri Wojciech Szczesny të rikthehet në pension këtë verë.

Szczesny aktualisht është portieri i dytë, pasi u rikthye nga pensioni para 18 muajsh për të zëvendësuar Marc-Andre Ter Stegen, pas një dëmtimi të portierit gjerman.

Verën e kaluar, Barcelona arriti një marrëveshje për zgjatje dyvjeçare të kontratës së Szczesnyt, duke e mbajtur atë si zëvendësues të Joan Garcias këtë herë.

Portieri polak u aktivizua në nëntë ndeshje më herët në këtë sezon për shkak të një dëmtimi të meniskut tek Garcia.

Zgjatja e kontratës përfshinte një klauzolë që i lejon Barcelonës të anulojë në mënyrë të njëanshme marrëveshjen në vitin 2026.

35-vjeçari fiton rreth 2 milionë euro në sezon, por duke pasur parasysh marrëdhëniet e mira mes Szczesnyt dhe klubit, ata me shumë gjasa do të arrinin një marrëveshje të përbashkët nëse Barcelona vendos të ndahen.

Aktualisht, si Ter Stegen ashtu edhe Inaki Pena janë huazuar dhe ata mund të kthehen për të qenë zëvendësues të parë për Joan Garcian./Telegrafi/

Erdhi me shumë bujë, por dështoi keq: Deco shpjegon arsyet pse nuk kishte sukses Vitor Roque te Barcelona

30 January 2026 at 16:23


Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco ka shpjeguar arsyet pse transferimi i Vitor Roque te klubi katalunas nuk rezultoi i suksesshëm.

Sipas tij, nga aspekti i cilësisë nuk është bërë ndonjë gabim, pasi ideja e klubit ishte të siguronte një pasardhës afatgjatë për Robert Lewandowskin.

Megjithatë, rrethanat e transferimit ndikuan negativisht në përshtatjen e sulmuesit brazilian.

“Nga pikëpamja e cilësisë, nuk mendoj se kemi bërë një gabim. Plani ynë ishte të nënshkruanim me një pasardhës të ardhshëm të Robert Lewandowskit. Vitor Roque ishte zgjedhja perfekte, por u detyruam ta sillnim në janar, shumë më herët sesa ishte planifikuar fillimisht”.

“Ai u transferua në një vend të ri dhe iu bashkua një klubi të madh, duke u përballur me presion të madh, ndërsa nuk mori minuta të mjaftueshme loje për t’u përshtatur siç duhet”.

Deco foli edhe për huazimin e lojtarit te Real Betis, duke pranuar se as ajo aventurë nuk shkoi sipas pritshmërive. Më pas, Barcelona mori një ofertë konkrete nga Palmeiras për blerjen e kartonit të tij, çka e shtyu klubin të merrte një vendim përfundimtar.

“Huazimi i tij te Betis nuk shkoi ashtu siç shpresonim dhe më pas morëm një ofertë nga Palmeiras për ta blerë. Vendosëm se kjo ishte zgjidhja më e mirë për të gjithë”.

“Nuk e humbëm investimin për të ardhmen, përkundrazi e rikuperuam vlerën e tij. Shikoni Endrickun – edhe ai po kalon vështirësi. Kjo është diçka normale për lojtarët e rinj në një klub të madh evropian”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Roque së shpejti pritet të rikthehet në Evropë, ku disa klube italiane dhe angleze kanë shprehur interesim./Telegrafi

Deklaratë surprizë nga Deco: Pse Barcelona i tha “jo” talentit që përfundoi te Chelsea

30 January 2026 at 10:27


Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka shpjeguar se ngjashmëria e stilit të lojës së talentit të Chelseat, Esteavo, me atë të Lamine Yamal, ishte arsyeja kryesore pse gjigantët katalanas refuzuan mundësinë për të nënshkruar me anësorin brazilian, kur ai ishte pjesë e Palmeiras.

“Ka disa arsye. Së pari, në këtë fazë të ndërtimit të skuadrës, ne kemi një lojtar për të njëjtin pozicion, me karakteristika të ngjashme, që quhet Lamine Yamal. Kjo është e qartë”.

Ndoshta nëse Estevao do të ishte një lojtar me këmbë të djathtë që luante në krahun tjetër, zgjidhja do të ekzistonte, por nuk ishte kështu”.

“Ai është një lojtar shumë i ngjashëm me Laminën, megjithëse me disa karakteristika të ndryshme”.

“Lamine dhe ai janë dy lojtarë të shkëlqyer, por në atë moment, kjo nuk ishte zgjedhja e duhur”.

“Nuk kishte të bënte me cilësinë, por me nevojat që Barcelona kishte për përforcime në atë kohë”, ka deklaruar Deco.

Problemet financiare të Barcelonës gjithashtu e penguan klubin të nënshkruante me Estevaon, pavarësisht ëndrrës së talentit brazilian për t’u transferuar në “Camp Nou”./Telegrafi/

Laporta “ëndërron” një super yll, Deco ka plan B - kush pritet të jetë sulmuesi i ri i Barcelonës?

27 January 2026 at 17:08


Barcelona i ka ngushtuar opsionet për zëvendësimin e Robert Lewandowskit në vetëm dy lojtarë.

Kontrata aktuale e Lewandowskit me Barcelonën skadon në fund të sezonit aktual dhe klubi katalanas nuk pritet ta zgjasë qëndrimin e sulmuesit 37-vjeçar në “Spotify Camp Nou”. Për pasojë, gjigantët spanjollë pritet të hyjnë në treg gjatë verës për të siguruar një sulmues të ri.

Edhe pse ka zëra brenda klubit që dëshirojnë ruajtjen e shërbimeve të Lewandowskit, i cili ka shënuar nëntë gola në 812 minuta lojë këtë sezon, gjasat janë që ylli polak të largohet nga Barcelona me përfundimin e kontratës së tij më vonë këtë vit.

Sipas ESPN, drejtuesit e Barcelonës kanë identifikuar dy objektiva kryesorë për të trashëguar fanellën me numrin nëntë pas largimit të ish-sulmuesit të Bayern Munichut dhe Borussia Dortmundit.

Presidenti aktual i klubit, Joan Laporta, i cili është kandidat për rizgjedhje në muajin mars, thuhet se “vazhdon të ëndërrojë” transferimin e Julian Alvarez gjatë verës.

Argjentinasi është lidhur prej kohësh me Barcelonën, por një marrëveshje për sulmuesin e Atletico Madridit pritet të jetë shumë e ndërlikuar, pasi klubi madrilen ka gjasa të kërkojë mbi 100 milionë euro për kartonin e tij.

Megjithatë, 25-vjeçari nuk ka bindur plotësisht këtë sezon me Atleticon, duke shënuar vetëm shtatë gola në La Liga.

Ndërkohë, drejtori sportiv Deco po shqyrton alternativa më ekonomike, me sulmuesin e Juventusit, Dusan Vlahovic, që po shfaqet si një kandidat i fortë për të marrë rolin e Lewandowskit.

Reprezentuesi serb pritej të largohej nga Juventusi gjatë afatit të janarit, por një dëmtim në muajin nëntor e ka mbajtur jashtë fushave deri në mars.

Vlahovic kishte qenë i lidhur me Barcelonën që në vitin 2022, përpara se të largohej nga Fiorentina drejt Juventusit.

Kontrata e tij aktuale skadon në fund të sezonit, çka i jep mundësinë 25-vjeçarit të nënshkruajë një parakontratë me klube jashtë Italisë./Telegrafi/

Deco mbanë takim me përfaqësuesit e Julian Alvarez

21 January 2026 at 22:16


Disa nga klubet më të mëdha evropiane po ndjekin nga afër situatën e sulmuesit të Atlético Madridit, Julian Alvarez, raporton gazetari Ben Jacobs.

Sipas asaj që ka raportuar Ben Jacobs, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka zhvilluar këtë muaj një takim fillestar me përfaqësuesit e futbollistit, ku është diskutuar mundësia e një transferimi gjatë verës.

Alvarez është pjesë e Atletico Madridit që nga vera e vitit 2024, kur klubi madrilen e transferoi atë nga Manchester City për një shumë që arrinte rreth 95 milionë euro, përfshirë bonuset e mundshme.

Raportime të mëhershme kanë theksuar se Atletico nuk është i gatshëm të heqë dorë nga sulmuesi argjentinas 25-vjeçar për një shifër më të ulët se 200 milionë euro.

Gjatë këtij sezoni, Alvarez ka regjistruar 28 paraqitje me fanellën e Atleticos, ku ka realizuar 11 gola dhe ka kontribuar me pesë asistime, duke qenë një nga pikat kyçe të repartit ofensivë. /Telegrafi/

Hansi Flick kërkon largimin e yllit të skuadrës

15 January 2026 at 08:56


Trajneri gjerman Hansi Flick ka humbur besimin te Ronald Araujo dhe ka kërkuar që klubi të shqyrtojë largimin e tij në afatin kalimtar të ardhshëm.

Sipas stafit teknik, qendërmbrojtësi uruguaian nuk ka arritur nivelin e pritur pas rikthimit në fushë, ndërsa mungesat e shpeshta dhe pasiguria në lojë kanë ndikuar negativisht në vlerësimin e tij.

Edhe pse presidenti Joan Laporta ishte i prirur të tregonte durim, qëndrimi i Flick dhe i drejtorit sportiv Deco është i prerë.

Brenda klubit konsiderohet se cikli i Araujos ka përfunduar dhe se largimi i tij është i nevojshëm për të liruar hapësirë financiare dhe për të rindërtuar repartin defensiv me profile më të besueshme.

Performancat e fundit të uruguaianit, veçanërisht në ndeshjet e rëndësishme si finalja e Superkupës ndaj Real Madridit, kanë forcuar dyshimet e trajnerit.

Flick vlerëson se lojtari nuk arriti të marrë rolin e liderit në mungesë të Inigo Martinez dhe nuk ofroi sigurinë e kërkuar në momente vendimtare.

Nga ana ekonomike, vlera e tregut e Araujos ka pësuar rënie të ndjeshme dhe një transferim i mundshëm vlerësohet rreth 25–30 milionë euro.

Deco beson se mbajtja e tij vetëm sa do të ulte më tej këtë vlerë, ndaj klubi është i hapur për oferta konkrete në verë.

Ndërkohë, Barcelona ka nisur kërkimet për një qendërmbrojtës modern, të shpejtë dhe me dalje të mirë të topit, në përputhje me kërkesat e Flick.

Largimi i Araujos shihet si hapi i parë i një ristrukturimi më të gjerë, me synimin për ta bërë skuadrën më konkurruese në arenën evropiane. /Telegrafi/

Transferimi i jashtëzakonshëm i Barcelonës për verën e ardhshme është duke u negociuar

14 January 2026 at 12:37


Presidenti i Barcelonës Joan Laporta, dhe legjenda e klubit, Deco, kanë pasur prej muajsh në shënjestër mesfushorin portugez Bernardo Silva, dhe tashmë duket se mund ta konkretizojnë transferimin.

Silva pritet të jetë përforcimi i parë i blaugranave për sezonin e ardhshëm, duke ardhur me statusin e lojtarit të lirë, pasi kontrata e tij me Manchester City përfundon në fund të sezonit.

Klubi katalanas po tenton të arrijë një marrëveshje në këtë afat kalimtar dimri, për të siguruar shërbimet e Silvës pa shpenzime të mëdha për transferimin.

Drejtuesit e klubit besojnë se momenti është i favorshëm: mesfushori nuk ka rinovuar kontratën, afati i kampionatit po afron dhe vullneti i lojtarit mund të jetë faktori vendimtar.

Laporta dhe Deco e kanë pasur Silvën në listën e objektivave prioritare për disa afate kalimtare, por më parë kushtet nuk kanë qenë të favorshme.

Tani situata ka ndryshuar: Man City është i vetëdijshëm se mund ta humbasë lojtarin pa përfituar asgjë, dhe Barcelona kërkon të parandalojë konkurrencën nga klubet e tjera evropiane.

Silva përputhet me profilin që kërkon stafi teknik: cilësi, përvojë në nivel të lartë dhe një kuptim të thellë të lojës, të përshtatshëm për La Ligën.

Klubi anglez nuk dëshiron të humbasë lojtarin falas, por nuk mund ta detyrojë atë të rinovojë kundër dëshirës së tij.

Për këtë arsye, Barcelona po eksploron një qasje të kujdesshme, duke tentuar të sigurojë marrëveshjen përpara verës dhe të ofrojë një destinacion tërheqës dhe konkurrues për Silvën.

Për blaugranat, ky transferim përfaqëson një mundësi strategjike.

Transferimi i Silvës falas do të forconte ekipin pa rrezikuar buxhetin, do të rrisë menjëherë konkurrencën në fushë dhe do të sjellë udhëheqje në një skuadër të re dhe ambicioze.

Bernardo Silva mund të vendosë fatin e tij para përfundimit të sezonit, dhe Barcelona synon të përfitojë nga kjo mundësi.

Nëse negociatat ecin sipas parashikimeve, portugezi mund të bëhet emri më i shquar i afatit kalimtar të ardhshëm, edhe përpara përfundimit të dimrit. /Telegrafi/

Deco konfirmon ardhjen e Joao Cancelos te Barcelona: Na rrit cilësinë e skuadrës

9 January 2026 at 17:55


Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco ka konfirmuar se Joao Cancelo pritet të bashkohet shumë shpejt me klubin katalunas.

Pas raportimeve se mbrojtësi portugez kishte rënë dakord për një huazim nga Al-Hilal të hënën, trajneri Hansi Flick kishte theksuar se marrëveshja ende nuk ishte mbyllur plotësisht. Megjithatë, deklaratat e fundit të Decos dhe presidentit Joan Laporta tregojnë se transferimi tashmë është në rrugën e duhur për t’u finalizuar.

Duke folur për mediat, Deco shpjegoi arsyet pse klubi vendosi të veprojë për Cancelon.

“Ne e nënshkruam Cancelon sepse është një lojtar që e rrit cilësinë e skuadrës. Në fund të fundit, ajo që ka rëndësi në afatin kalimtar të dimrit është përmirësimi. Të mbetesh i njëjti ose të përkeqësohesh nuk ka kuptim. Nuk është çështje vetëm e qendërmbrojtësve, Ronald do të rikthehet dhe trajneri e ka thënë tashmë se me të kemi një tjetër qendërmbrojtës”.

“Cancelo gjithashtu i jep mundësi Ericut të mos luajë si mbrojtës krahu, një pozicion që e ka mbuluar shpesh. Po ashtu, ai i jep mundësi Kounde të luajë në qendër në raste emergjente, duke na ofruar më shumë opsione se më parë”.

Deco shtoi gjithashtu se marrëveshja u lehtësua ndjeshëm nga disa rrethana specifike që lidhen me vetë lojtarin.

“Ai është një lojtar cilësor, i nivelit të lartë, dhe normalisht do të ishte një transferim shumë i vështirë për t’u realizuar, por pati disa rastësi të favorshme: ai nuk ishte i regjistruar, kishte një marrëveshje për t’u larguar dhe gjithmonë ka qenë i dashuruar me Barcelonën”.

“Kur të vijë, ai pranon një ulje page për shkak të tërheqjes që ka ky klub dhe sepse përshtatet me atë që ne mund të bëjmë. Siç thashë, në janar donim të rrisnim cilësinë”.

Një natë më parë, edhe presidenti Joan Laporta kishte folur për këtë marrëveshje, duke ia atribuar suksesin Decos.

“Ky është një tjetër sukses i Decos. Nënshkrimet në afatin kalimtar të dimrit nuk janë të lehta. Si lojtari ashtu edhe agjenti i tij, Jorge Mendes, bënë pjesën e tyre duke pranuar një ulje të konsiderueshme page. Hansi e ka dhënë miratimin e tij për këtë marrëveshje”./Telegrafi

Deco dhe Flick përcaktojnë prioritetet e Barcelonës në afatin kalimtar

25 December 2025 at 07:30


Barcelona, nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick dhe drejtorit sportiv Deco, ka përcaktuar prioritetet për afatin kalimtar të verës 2026, sipas La Vanguardia.

Prioriteti kryesor është afrimi i një mbrojtësi qendror, për shkak të problemeve të vazhdueshme me dëmtimet e Andreas Christensen dhe formës jo të qëndrueshme të Ronald Araujo.

Po ashtu, në plan është edhe zëvendësimi i Inigo Martinez, i cili u largua në drejtim të Al-Nassr.

Një tjetër fokus i rëndësishëm është përforcimi i repartit ofensiv. Pavarësisht paraqitjeve të mira të Raphinha dhe Lamine Yamal, klubi kërkon më shumë alternativa si në krahë, ashtu edhe në qendër të sulmit.

Marcus Rashford është një nga objektivat kryesorë, me Barcelonën që po shqyrton mundësinë e një transferimi të përhershëm prej rreth 30 milionë eurosh për sulmuesin anglez.

Në rast se Robert Lewandowski largohet, klubi katalanas do të synojë afrimin e një sulmuesi të nivelit të lartë për të ruajtur cilësinë e golave.

Strategjia e verës së Barcelonës parashikon një “mini-ristrukturim” të skuadrës, me synim rritjen e thellësisë së ekipit dhe konkurrueshmërisë për sezonin 2026-2027./Telegrafi/

Deco i mbyll derën përgjithmonë një rikthimi të mundshëm të Messit te Barcelona

3 December 2025 at 17:25


Drejtori sportiv Deco ka mbyllur kategorikisht derën për një rikthim romantik të Lionel Messit te Barcelona, duke deklaruar se një mundësi e tillë “nuk u mor kurrë në konsideratë”, pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme.

Në një intervistë për SER Catalunya, Deco pranoi ndikimin e përjetshëm të fituesit të tetë Topave të Artë te klubi dhe tha se është “normale” që tifozët ende thërrasin emrin e tij.

Megjithatë, ai theksoi se Messi është ende nën kontratë diku tjetër dhe se kjo çështje nuk diskutohet brenda klubit.

Ish-mesfushori portugez e përshkroi Messin si “lojtarin më të mirë në historinë e klubit”, por bëri të qartë se një marrëveshje afatshkurtër para Kupës së Botës 2026 nuk është në tryezë.

“Nuk u mor kurrë në konsideratë. Ai ka një kontratë dhe mund të japë ende diçka. Ai do të ketë ndikim përgjithmonë, por kjo nuk është diçka për të cilën flasim”.

“Për mua, ai është lojtari më i mirë në historinë e klubit. Është normale që të thirret emri i tij. Është e pamundur të mos kujtosh golat dhe lojën e Messit”, ka deklaruar Deco.

Tutje ai ka konfirmuar gjithashtu se së shpejti Barcelona do të rinovojë me Eric Garcian, një prej lojtarëve kryesor të Hansi Flick./Telegrafi/

Deco konfirmon se nuk do të ketë afrime të reja te Barcelona

3 December 2025 at 14:30


Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka hedhur poshtë çdo mundësi për të sjellë përforcime gjatë afatit kalimtar të dimrit.

“Përforcime në janar? Është shumë e vështirë që të ndodhë diçka në tregun e dimrit. Nuk mendoj se kemi nevojë të marrim dikë me skuadrën që kemi aktualisht”, ka thënë Deco.

Së fundmi ishte raportuar se katalanasit po kërkonin një qendërmbrojtës të ri për muajin janar, por këto zëra janë shuar përfundimisht.

Trajneri Hansi Flick do të duhet të vazhdojë me eksperimentin e Gerard Martin në krahun e majtë të qendrës së mbrojtjes, përkrah Pau Cubarsit.

Martin ka shkëlqyer në këtë rol në dy ndeshjet e fundit, duke bindur stafin teknik.

Barcelona është goditur nga një numër i madh dëmtimesh këtë sezon, çka ka ndikuar edhe në luhatjet e formës.

Megjithatë, skuadra e Flick duket se po gjen ritmin, pasi ka parakaluar Real Madridin dhe ka marrë kryesimin në La Liga.

Pavarësisht mungesës së afrimeve në janar, një sulmues, një lojtar krahu i majtë dhe një qendërmbrojtës mbeten prioritetet kryesore të klubit për afatin kalimtar të verës. /Telegrafi/

Deco: Rashford është i lumtur me ne

1 December 2025 at 10:15


Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka folur hapur për transferimin e Marcus Rashford nga Manchester United tek Barcelona, duke zbuluar prapaskenat e marrëveshjes dhe rëndësinë që sulmuesi anglez ka për projektin e klubit katalanas.

“Marcus është i lumtur me ne, ai është një futbollist fantastik. Në Manchester United mori përgjegjësi të mëdha shumë i ri, në një klub gjigant, ashtu si edhe Barcelona. Ai u përball edhe me ndryshimin e brezave te United, gjë që e bëri situatën më të vështirë”, ka thënë fillimisht Deco.

Sipas tij, vështirësitë e Manchester United në procesin e rindërtimit gjatë viteve të fundit kanë lënë ndikim edhe te Rashfordi.

“Nëse shikon United në pesë vitet e fundit, ata kanë pasur vështirësi në rindërtimin e ekipit për t’u bërë sërish të fortë. Marcus ka qenë aty gjatë gjithë kësaj periudhe, dhe kur je një lojtar kyç, presioni është i madh”.

Deco shtoi se Barcelona kishte kohë që kërkonte një profil si ai i Rashfordit.

“Ne po kërkonim një lojtar që mund të luante në të tre pozicionet e sulmit. Arritëm ta transferonim në formë huazimi falë dëshirës së tij për të ardhur te Barcelona. Ai priti gjatë, e dinte që ne po përballeshim me rregullat financiare, por tregoi durim. Jemi të lumtur që e kemi në ekip”, përfundoi Deco. /Telegrafi/

A do të jetë Barcelona aktive në afatin kalimtar të janarit?

10 November 2025 at 22:46


Deklarata e fundit e drejtorit sportiv të Barcelonës, Deco, tregon qartë qëndrimin realist të klubit katalanas për afatin e janarit – kujdes dhe racionalitet, më shumë sesa entuziazëm për ndryshime të mëdha.

Pas një vere të qetë dhe me lëvizje të kufizuara për shkak të problemeve financiare që vazhdojnë prej vitesh, Barcelona arriti të përforcohet vetëm me portierin Joan Garcia dhe të riun Rooney Bardghji, ndërsa Marcus Rashford u bashkua në formë huazimi, me opsion blerjeje në fund të sezonit. Këto lëvizje treguan se prioritet i klubit ishte ruajtja e stabilitetit financiar dhe jo shpenzimet e mëdha.

Në prag të afatit kalimtar të dimrit, tifozët dhe analistët kanë ngritur pyetjen nëse Barça do të jetë aktive në treg për të rregulluar ndonjë boshllëk në skuadër.

Megjithatë, Deco e bëri të qartë se çdo ndërhyrje do të ndodhë vetëm nëse paraqiten “rrethana të jashtëzakonshme”.

“Nëse gjërat ecin mirë dhe nuk ka surpriza, nuk do të ketë nevojë për ndryshime. Ne e dimë ku mund të përmirësohemi dhe çfarë na pret”, – deklaroi ai, duke theksuar se skuadra aktuale ka potencial për të konkurruar në të gjitha frontet, për sa kohë që mbetet e plotë dhe pa dëmtime.

Portugezi kujtoi edhe sfidat e sezonit të kaluar, kur mungesat në skuadër, veçanërisht në mesfushë, ndikuan dukshëm në performancat e ekipit.

“Kur dorëzohemi pak, vuajmë menjëherë. Duhet të kemi lojtarët më të mirë në dispozicion. Nuk po kërkoj justifikime, por kur nuk ke mjaftueshëm alternativa për zëvendësime, mesfusha jonë e ndjen menjëherë”, deklaroi ai.

Në thelb, mesazhi i Decos është i qartë: Barcelona nuk planifikon të bëjë ndryshime të mëdha në janar, përveç nëse ndodh diçka e paparashikuar – si ndonjë lëndim i rëndësishëm apo mundësi e jashtëzakonshme në treg. /Telegrafi/

Po kritikohet shumë nga tifozët, Deco flet për stilin e lojës së Hansi Flick

7 November 2025 at 19:28


Drejtori i Barcelonës, Deco, ka lënë mënjanë debatet rreth taktikave të Hansi Flick pas barazimit 3-3 në Champions League me Club Brugge, duke insistuar se “diskutimi mbi stilin është i parëndësishëm” dhe se skuadra duhet të mbështetet te “puna e palodhur dhe uniteti” për të kapërcyer vështirësitë aktuale.

Pavarësisht problemeve mbrojtëse të Barcelonës – shtatë gola të pësuar në katër ndeshje europiane, Deco bëri të qartë se klubi mbetet i qetë dhe i fokusuar.

“Çështja e diskutimit mbi stilin është e parëndësishme. Ne tashmë e dimë shumë mirë se ku mund të përmirësohemi dhe vështirësitë me të cilat përballemi”.

Drejtori sportiv tregoi rezistencën e sezonit të kaluar si provë se skuadra mund të rikuperojë përsëri rezultatet.

Deco dhe Hansi Flick

“Sezonin e kaluar gjithashtu kaluam momente të vështira dhe arritëm t’i kapërcejmë. Duke rikthyer lojtarët dhe duke rikuperuar formën tonë, duke qëndruar të bashkuar dhe duke punuar fort”.

“Kjo është ajo që duhet të bëjmë. Asgjë nuk mund të ndryshojë gjërat përveç punës së palodhur dhe përkushtimit”.

Seanca stërvitore u mbajt në Camp Nou, i cili është ende nën rinovim, për të familjarizuar skuadrën me shtëpinë e tyre të ardhshme.

Deco lavdëroi si transformimin e stadiumit, ashtu edhe përparimin e lojtarëve të rinj të La Masias, disa prej të cilëve ende nuk kanë luajtur një ndeshje zyrtare atje./Telegrafi/

“Ai është i ngjashëm me Yamal”, Deco shpjegon arsyen pse Barcelona e transferoi Roony Bardghjin

1 October 2025 at 17:56


Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka shpjeguar pse klubi vendosi të transferojë Roony Bardghji, pavarësisht rikuperimit të lojtarit nga një dëmtim serioz.

19-vjeçari, i cilësuar si “Messi suedez”, u afrua për të shtuar thellësi në skuadër pas Lamine Yamal, me Decon që krahasoi profilin e dy lojtarëve, duke theksuar se marrëveshja nuk ishte spontane, por pjesë e një procesi të gjatë vëzhgimi.

Duke folur në një intervistë të detajuar për Mundo Deportivo, drejtori sportiv konfirmoi se nënshkrimi me Bardghjin nuk ishte një vendim i nxituar.

“Roony ishte një lojtar që e kishim monitoruar prej kohësh. Ideja jonë nuk është të shkojmë në treg nëse tashmë kemi lojtarët brenda klubit. Por ne punojmë në bazë të analizës dhe jo emocioneve. Ramë dakord me trajnerin që na duhej një lojtar i ri për atë pozicion”.

“Kishim Dani Rodriguez për atë rol, por ai u dëmtua, dhe gjithsesi është një profil ndryshe nga Roony, i cili i ngjan më shumë me Lamine, pasi është lojtar që lidhet mirë me lojën”.

“E kishim ndjekur Roony edhe më parë, por ai u dëmtua dhe u rikthye në mars. Nuk kishte luajtur shumë, por ishte një lojtar me shumë talent dhe ishte një mundësi e mirë në treg”.

“E njihnim agjentin e tij, dhe siç dihet, kontrata e tij ishte drejt skadimit, kështu që marrëveshja ishte më e thjeshtë. Për më tepër, ai është vetëm 19 vjeç dhe ka shumë potencial”, ka thënë Deco./Telegrafi/

Deklaratë bombastike nga Deco: Man City kërkoi mbrojtësin kryesor, por Barcelona nuk e shiste

1 October 2025 at 15:30


Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka zbuluar se gjatë afatit kalimtar të verës, Manchester City shprehu interes për mbrojtësin yll, Jules Kounde, por klubi katalanas refuzoi menjëherë çdo ofertë.

Në një intervistë për Mundo Deportivo, Deco konfirmoi se Man City pyeti nëse Kounde ishte i disponueshëm në treg, por Barcelona ia bëri të qartë se francezi nuk ishte për shitje.

“Manchester City na pyetën nëse Jules Kounde ishte në shitje… dhe përgjigjja ishte jo, nuk pati asnjë ofertë zyrtare apo negociata”, ka thënë Deco.

Kounde, i cili pritet të arrijë ndeshjen e tij të 150-të me Barcelonën në Ligën e Kampionëve kundër Paris Saint-Germain, ka qenë një lojtar kyç si në mbrojtje ashtu edhe në fazën sulmuese për katalanasit.

Ndryshe, Kounde u transferua te Barcelona nga Sevilla në verën e vitit 2022 për një shifër prej 50 milionë eurosh, teksa vlera e tij tani vlerësohet të jetë 65 milionë euro./Telegrafi/

Deco zbulon se a do të ketë pasoja për Barcelonën nëse nuk e blejnë kartonin e Rashfordit

30 September 2025 at 18:51


Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka dhënë detaje lidhur me huazimin njësezonal të Marcus Rashford nga Manchester United, duke konfirmuar se kampionët në fuqi të La Ligës nuk do të detyrohen të paguajnë ndonjë penalizim nëse vendosin të mos e blejnë në mënyrë përhershme sulmuesin anglez verën e ardhshme.

United kanë futur një opsion blerjeje për Rashfordin në formë të mirë, por Barcelona duket se do të presë deri në fund të sezonit para se të marrë një vendim përfundimtar.

Në një intervistë për Mundo Deportivo, Deco hodhi poshtë thashethemet që Barca do të ishte e detyruar të paguante ndonjë penalizim nëse nuk do ta blinte Rashford përfundimisht.

“Ai është thjesht një huazim i thjeshtë, nuk ka asnjë penalizim, dhe nëse duam ta blejmë, kemi një opsion blerjeje. Është tepër herët për të folur për vendimet për sezonin e ardhshëm, por ajo që ka rëndësi është që jemi të kënaqur me të”.

“Ajo që mendonim se do të na sillte, ai po na e sjell. Është një lojtar i nivelit të lartë, shpërtheu shumë herët, më pas pati sezone të shkëlqyera te United, pastaj përjetoi vite më të komplikuara me ndryshime trajnerësh, dhe ndoshta pati vështirësi sepse atje kërkoheshin shumë gjëra prej tij”.

“Por jemi të kënaqur me të, kjo është gjëja më e rëndësishme. Nuk janë vendime për tani. Tani është koha të përqendrohemi te ndeshjet që vijnë. Një vendim do të merret, por nuk po diskutohet tani”.

Ai nuk dha shumë informacion për detajet e opsionit të blerjes.

“Nuk e di, shuma e blerjes nuk është shumë e lartë, por nuk duhet ta them unë gjithashtu, sepse ka një kontratë mes klubeve që duhet të diskutohet”, përfundoi ai./Telegrafi/

Deco: Barcelona nuk u përpoq kurrë të nënshkruante me Nicon Williamsin, ishte agjenti i tij ai që na kontaktoi vazhdimisht

30 September 2025 at 08:39


Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco mohoi informacionin se klubi katalunas donte të nënshkruante me Nico Williams gjatë afatit kalimtar veror.

Saga e transferimit të Williams te Barcelona ka qenë njëra nga më të përfolurat gjatë afatit të fundit kalimtar.

Në muajin korrik, sulmuesi anësor e zgjati kontratën e tij me Athletic Bilbaon deri në vitin 2035, duke befasuar të gjithë.

Megjithatë, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, tashmë ka mohuar çdo interesim të klubit nga Camp Nou për lojtarin, duke thënë se agjenti i tij kërkonte transferimin.

“Ne kurrë nuk u përpoqëm ta nënshkruanim atë. Ishte agjenti i tij ai që na kontaktoi vazhdimisht, ne nuk po e ndiqnim. Është Athletic ai që duhet t'i bëjë pyetje agjentit të tij”.

“Ne as nuk po kërkonim një lojtar të profilit të tij gjatë verës", ka thënë drejtori sportiv i Barcelonës në një intervistë me Mundo Deportivo. /Telegrafi/

Barcelona merr vendim se a do të nënshkruajë apo jo me një zëvendësues të Gavit

24 September 2025 at 22:28


Më herët gjatë kësaj jave, Barcelona konfirmoi se Gavi do të mungojë për 4-5 muaj pas një operacioni në gjurin e djathtë. Kjo mungesë afatgjate e mesfushorit përbën një goditje të madhe për katalanasit, duke dobësuar një zonë ku tashmë ekzistonin shqetësime për thellësinë e skuadrës.

Para konfirmimit të lëndimit të Gavit, Barcelona kishte në dispozicion Pedri, Frenkie de Jong, Marc Casado dhe Marc Bernal si opsione në mesfushën mbrojtëse. Megjithatë, Bernal nuk konsiderohet ende gati për të startuar ndeshje, pasi po rikuperohet nga një mungesë afatgjatë e tij.

Kjo do të thotë se Hansi Flick ka në dispozicion vetëm Pedri, de Jong dhe Casado si fundor për një kalendar të ngjeshur ndeshjesh në javët e ardhshme, gjë që nuk është ideale. Si pasojë, është përfolur mundësia që Barcelona të kërkojë një zëvendësim të menjëhershëm për Gavin.

Gavi telegrafi.com

Sidoqoftë, sipas Marca, klubi nuk ka plane për të nënshkruar një zëvendësim. Sipas raportit, as klubi dhe as Flick nuk duan të nënshkruajnë thjesht për të nënshkruar, duke besuar gjithashtu se nuk ka kandidatë të mirë e të lirë në tregun e transferimeve.

Ndërkohë që klubi pret rikthimin e Bernal në formë optimale, Flick mund të konsiderojë Eric Garcia si një zgjidhje e përkohshme në mesfushën mbrojtëse. Mbrojtësi ka mbuluar këtë pozicion disa herë sezonin e kaluar, prandaj mund të përdoret përsëri, veçanërisht duke marrë parasysh se Jules Kounde ka rikuperuar vendin e tij në të djathtën e mbrojtjes, ndërsa Pau Cubarsi, Ronald Araujo dhe Andreas Christensen mund të mbulojnë qendrën e mbrojtjes.

Deco e Flick

Mbetet për t’u parë se si do të menaxhojë Flick këtë situatë në javët e ardhshme, por është e qartë se mungesa e Gavit për një periudhë të gjatë është një sfidë e konsiderueshme për Barcelonën. /Telegrafi/

Deco përqendron planet e transferimeve të Barcelonës në dy pozicione

24 September 2025 at 10:40


Barcelona është vazhdimisht në një gjendje pasigurie në lidhje me planet e saj të transferimeve, duke pasur parasysh problemet e vazhdueshme me limitin e pagave.

Blaugranët shpresojnë që një rikthim në Camp Nou dhe qartësimi mbi qiranë e vendeve VIP prej 100 milionë eurosh do të ndihmojnë në zgjidhjen e kësaj çështjeje, por planifikimi për të ardhmen duhet të vazhdojë pavarësisht kësaj.

Është e qartë se kapaciteti i tyre për të shpenzuar, dhe në fakt për të regjistruar lojtarë, do të ketë një ndikim vendimtar në këto plane, por Drejtori i Futbollit, Deco, aktualisht po punon për të përforcuar dy pozicione për verën e vitit 2026. Blaugranët, përveç ndonjë dëmtimi serioz, nuk ka gjasa të jenë aktivë në janar.

Nuk është sekret që Barcelona ka të ngjarë të ketë një boshllëk në sulmin e saj sezonin e ardhshëm, si ai i Robert Lewandowskit. 37-vjeçarit i skadon kontrata verën e ardhshme dhe besohet se ky do të jetë viti i tij i fundit në klub, me Barçën që ngurron të investojë shuma të mëdha parash për një lojtar që mbush 38 vjeç gushtin e ardhshëm. Ndërsa Ferran Torres ka qenë mirë si zëvendësues, Lewa është i vetmi numër nëntë klasik.

Sipas The Athletic, ky është një nga fokuset kryesore të Deco për sezonin e ardhshëm, dhe vihet re se Presidenti Joan Laporta është një tifoz i madh i Julian Alvarez të Atletico Madrid.

Syri i tij për gol, shpejtësia e punës dhe aftësia për të luajtur në të gjithë fushën janë të gjitha përparësi në favor të tij, megjithëse çmimi i tij i mundshëm e bën të vështirë çdo marrëveshje.

Pasi një transferim për Jonathan Tah nuk u realizua dhe largimi surprizë i Inigo Martinez ndodhi, përparësia tjetër e Decos është qendra e mbrojtjes.

Qendërmbrojtësi i Sporting Lisbonës dhe reprezentuesi i Portugalisë, Goncalo Inacio, përmendet si një emër që u pëlqen, por vihet re se një transferim për lojtarët në të dyja pozicionet varet nga rrethanat dhe se si do të përparojë sezoni.

U raportua pothuajse unanimisht se Barcelona po kërkonte të nënshkruante një mbrojtës të djathtë deri në prill të këtij viti, si dhe një sulmues të krahut të majtë.

Ndërsa Marcus Rashford ka mbërritur, klubi vendosi pas formës së mirë në fund të sezonit nga Eric Garcia të përqendrojë financat e tyre në fusha të tjera. /Telegrafi/

❌
❌