Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Barcelona përgatit 180 milionë euro për të mbyllur tri super transferime

7 February 2026 at 16:08


Barcelona po përgatitet për një verë që mund të përbëjë një pikë kthese në projektin e saj sportiv. Në qytetin katalanas po rritet optimizmi lidhur me situatën ekonomike të klubit dhe, në rrethet e brendshme, ekziston bindja se për herë të parë pas një kohe të gjatë, klubi do të jetë në gjendje t’i qaset tregut të transferimeve me ambicie të vërtetë.

Me vetëm disa milionë euro të mbetura për të përmbushur rregullin 1:1 të ‘Fair-play financiar, drejtuesit janë të bindur se ky objektiv do të arrihet para hapjes së afatit kalimtar veror.

Nëse kjo ndodh, plani është i qartë: të investohet fuqishëm në tre përforcime të nivelit të lartë, të afta për ta ngritur ndjeshëm nivelin konkurrues të skuadrës.

Emri i parë në listë nuk është sekret – Marcus Rashford. Sulmuesi anglez, i huazuar nga Manchester United deri në fund të sezonit, e ka bindur klubin pavarësisht se ende nuk ka shfaqur formën e tij më të mirë.

Barcelona beson se ka hapësirë për përmirësim të performancës së tij dhe se, në kontekstin taktik të ekipit dhe me besimin e stafit teknik, ai mund të bëjë një hap të madh përpara.

Vendimi është marrë: Barcelona është e gatshme të paguajë 30 milionë eurot e përcaktuara në klauzolën e blerjes. Për drejtimin sportiv, kjo shihet si një mundësi tregu e vështirë për t’u gjetur.

Përforcimi i dytë synon të jetë goditja e madhe ofensive e verës. Barcelona dëshiron Julian Alvarez dhe interesi është real. Sulmuesi i Atletico Madrid është vlerësuar prej kohësh në “Camp Nou”, ndërsa edhe vetë lojtari ka shfaqur gatishmëri në më shumë se një rast.

Klubi katalanas beson se çmimi i tij mund të sillet rreth 85 milionë euro, një shifër e konsiderueshme, por e menaxhueshme nëse përmbushet rregulli 1:1 dhe realizohen largime të rëndësishme nga skuadra.

Përforcimi i tretë lidhet me një nevojë strukturore dhe një dëshirë personale të drejtimit sportiv. Alessandro Bastoni është objektivi kryesor i Decos për forcimin e repartit defansiv.

Në moshën 26-vjeçare, Bastoni kombinon autoritetin, lidershipin dhe aftësitë e nivelit të lartë në ndërtimin e lojës nga prapavija, pikërisht ajo që Barcelona kërkon për mbrojtjen e saj.

Marrëveshja mund të mbyllet për rreth 70 milionë euro, me kusht që Interi të hapë rrugën për largimin e tij./Telegrafi/

Zbulohet plani befasues i Rashfordit nëse Barcelona vendos të mos e transferojë atë

4 February 2026 at 15:11


Marcus Rashford tashmë ka përgatitur një plan rezervë në rast se Barcelona nuk vendos ta blejë në mënyrë permanente këtë verë.

Edhe pse ende i kontraktuar me klubin e tij të fëmijërisë, Rashford nuk ka luajtur për Manchester United që nga dhjetori i vitit 2024, në Ligën e Evropës kundër Viktoria Plzen.

Reprezentuesi i Anglisë u përjashtua nga skuadra nga ish-trajneri Ruben Amorim, duke kaluar gjysmën e dytë të sezonit të kaluar te Aston Villa para se të bashkohej me Barcelonën në verë.

nga ardhja në Kataloni, 28-vjeçari ka pasur një sezon produktiv, duke shënuar dhe asistuar mbi dhjetë gola, përfshirë pesë gola në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Huazimi i Rashford te Barcelona përfshinte një opsion blerjeje me një tarifë relativisht konservative prej 26 milionë eurosh, që duket si një marrëveshje e favorshme nga jashtë.

Pavarësisht tarifës së ulët, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka konfirmuar se klubi nuk do të aktivizojë klauzolën para verës për shkak të vështirësive financiare.

Sipas The Mirror, Rashford ka bërë shumë të qartë se preferon të qëndrojë te Nou Camp, por ka një plan rezervë në rast se marrëveshja dështon.


Raporti thotë se Rashford nuk ka interes të kthehet në Manchester, pavarësisht përmirësimit të situatës së klubit nën drejtimin e Michael Carrick, dhe është i gatshëm të rinegociojë pagën për të qëndruar në Spanjë.

Nëse një transferim te gjigantët katalanas nuk realizohet, Rashford do të shikojë mundësi të tjera, në vend se të kthehet te klubi i tij i fëmijërisë.

Edhe pse klubi duket i paqartë për angazhimin ndaj Rashford në këtë fazë, trajneri Hansi Flick ka insistuar se është i kënaqur me sulmuesin, por ka pranuar se dëshiron më shumë gola./Telegrafi/

Vendimi i Hansi Flick në lidhje me Rashford

4 February 2026 at 13:20


Edhe pse sezoni është ende në zhvillim, drejtuesit e Barcelonës kanë nisur të mendojnë për planifikimin e afatit kalimtar veror.

Një nga vendimet kryesore që po analizohet është e ardhmja e Marcus Rashford, i cili ka treguar performanca premtuese gjatë huazimit nga Manchester United.

Trajneri Hansi Flick ka dhënë një vlerësim të qartë mbi rëndësinë e sulmuesit për projektin afatmesëm.

Rashford ka arritur të marrë protagonizëm në skuadër, duke ofruar alternativa në disa pozicione të sulmit.

Shpejtësia dhe aftësia e tij për të krijuar hapësira për shokët e skuadrës janë elementë të çmuar në strategjinë taktike të Barcelonës.

Përveç golave, ndikimi i tij në dinamika dhe rotacionin ofensiv vlerësohet lart nga stafi teknik.

Hansi Flick është promovuesi kryesor i vazhdimësisë së Rashford.

Trajneri gjerman beson se me një përgatitje të plotë para sezonit dhe adaptim më të madh në mjedisin e ri, sulmuesi mund të arrijë një nivel më të lartë performancash.

Përveç potencialit të tij sportiv, stafi vlerëson sjelljen profesionale dhe angazhimin e futbollistit në përditshmërinë e klubit.

Megjithatë, vendimi për blerjen përfundimtare të Rashford nuk është marrë ende, Barcelona duhet të marrë parasysh kufizimet financiare, por shuma e përcaktuar prej 35 milionë eurosh shihet si e përballueshme nëse performanca e lojtarit mbetet ose përmirësohet.

Klubi është optimist se statistikat dhe ndikimi i tij në fushë mund të rriten me më shumë vazhdimësi dhe mirëkuptim me shokët e skuadrës.

Në përfundim, linja e përgjithshme brenda klubit tregon se opinioni i trajnerit do të jetë vendimtar.

Nëse nuk ndodhin zhvillime të papritura, e ardhmja e Marcus Rashford duket e lidhur me ‘Camp Nou’ përtej sezonit aktual, duke e konfirmuar si një pjesë të rëndësishme të projektit sportiv të Barcelonës. /Telegrafi/

Carrick kërkon rikthimin e Rashford te Manchester United, por sulmuesi ka plane të tjera

1 February 2026 at 14:28


Trajneri i Manchester United, Michael Carrick, dëshiron ta rikthejë Marcus Rashfordin në Old Trafford, raportojnë mediat angleze.

Megjithatë, rikthimi i sulmuesit anglez nuk duket i lehtë, pasi ai ka plane të tjera për të ardhmen e tij.

Siç dihet, Rashford është pjesë e Barcelonës këtë sezon në formë huazimi nga Manchester United dhe po zhvillon paraqitje mjaft pozitive me kampionët e Spanjës.

Në 31 ndeshje të luajtura në të gjitha garat këtë sezon, Rashford ka shënuar nëntë gola dhe ka dhënë nëntë asistime, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës katalanase. Sulmuesi tashmë e ka bërë të qartë se dëshiron të vazhdojë aventurën e tij në “Camp Nou”.

telegrafi.com

“Ajo që dua të bëj është të qëndroj te Barça. Ky është qëllimi im përfundimtar. Barcelona është një klub i madh dhe fantastik, i ndërtuar për të fituar tituj. Që nga momenti që mbërrita, u ndjeva shumë i mirëpritur. Jam në mjedisin e përsosur për të vazhduar rrugëtimin tim si futbollist”, kishte deklaruar Rashford në dhjetor.

Ai shtoi se fokusi i tij është të japë maksimumin çdo ditë dhe të ndihmojë ekipin të fitojë, ndërsa e ardhmja do të sqarohet në verë.

Vlen të theksohet se nëse Barcelona dëshiron ta mbajë përfundimisht Rashfordin, do të duhet të paguajë klauzolën e blerjes prej 35 milionë eurosh. /Telegrafi/

Carrick dëshiron ta rikthejë Rashfordin te Man United

31 January 2026 at 15:38


Trajneri i përkohshëm i Manchester United, Michael Carrick, raportohet se është i interesuar ta rikthejë Marcus Rashford në Old Trafford, nëse do ta marrë përfundimisht drejtimin e skuadrës.

Reprezentuesi i Anglisë është aktualisht i huazuar te kampionët e La Ligës këtë sezon, me skuadrën e drejtuar nga Hansi Flick që ka një opsion për ta bërë transferimin të përhershëm gjatë verës.

Rashford nuk ishte në planet e ish-trajnerit të United, Ruben Amorim, por situata duket ndryshe nën drejtimin e Carrick. Sulmuesi u largua nga United drejt Barcelonës në formë huazimi për këtë sezon dhe deri tani ka lënë përshtypje shumë pozitive te blaugranasit.

Deri më sot, ai ka shënuar nëntë gola, pesë prej tyre në Ligën e Kampionëve dhe ka regjistruar nëntë asistime në 31 paraqitje. 28-vjeçari ishte shpallur i tepërt nga Amorim në ‘Old Trafford’, ndërsa tani duket se është i interesuar ta bëjë të përhershëm qëndrimin e tij në ‘Camp Nou’. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse Barcelona mund ta përballojë klauzolën e blerjes prej 26 milionë eurosh.

Sipas The Telegraph, edhe pse Carrick do të dëshironte rikthimin e ish-shokut të tij të skuadrës te United sezonin e ardhshëm, në rast se ai vazhdon në krye të ekipit, është “e vështirë të shihet që kjo të ndodhë”.

Në të kaluarën, Amorim kishte deklaruar se do të preferonte të përfshinte në stol trajnerin 63-vjeçar të portierëve sesa një lojtar që nuk jep maksimumin, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me Rashfordin.

Ndërkohë, Manchester United kishte interes edhe të ulte faturën e pagave të larta të lojtarit, kontrata e të cilit skadon në vitin 2028.

Për më tepër, raporti thekson se Rashford është ‘i lumtur’ në Barcelonë, Flick e dëshiron atë përfundimisht në skuadër, dhe njerëz pranë sulmuesit anglez thonë se ai ‘ka rifituar buzëqeshjen’./Telegrafi/

Ylli i madh që po shkëlqen te Barcelona, drejt blerjes përfundimtare

30 January 2026 at 12:05


Barcelona po shpreh kënaqësinë e saj për performancën e Marcus Rashford që nga momenti kur vendosi ta sjellë nga Manchester United, një klub ku futbollisti po rrezikonte të humbiste ritmin e karrierës.

Sulmuesi anglez ka treguar që mund të prodhojë rezultate me konsistencë, dhe shuma prej 30 milionë eurosh për transferimin e tij në qershor duket e përballueshme për klubin katalanas.

Në kushtet aktuale ekonomike, Barcelona shpesh është e detyruar të përdorë formula kreative për të sjellë lojtarë që përmirësojnë ekipin, dhe kështu ndodhi edhe me Rashford, i cili duhej të gjente një destinacion tjetër për të mos kaluar një sezon të tërë në stol tek Manchester United, nën drejtimin e Ruben Amorim.

Edhe pse Rashford ishte më efektiv në pjesën e parë të sezonit sesa në mes të kampionatit, performanca e tij ka justifikuar plotësisht blerjen eventuale në qershor.

Sipas “AS”, shuma prej 30 milionë eurosh për ta bërë transferimin përhershëm është e përballueshme, duke marrë parasysh se Rashford tashmë ka dëshmuar aftësitë e tij nën drejtimin e Hansi Flick dhe është një alternativë e vlefshme për sulmin e parë të Barcelonës.

Pritet që Rashford të marrë më shumë hapësirë në pjesën finale të sezonit dhe të kontribuojë në golat dhe asistimet e ekipit.

Nëse Raphinha dhe Lamine Yamal janë të gatshëm, ata do të vazhdojnë të jenë titullarë në ndeshjet kyçe, por Rashford duhet të jetë gati për të zëvendësuar pa ndikim në performancën e ekipit.

Michael Carrick ende nuk ka bërë një deklaratë publike për Rashford, dhe nuk përjashtohet mundësia që ish-mesfushori i njohur të ketë interes për ta rikthyer futbollistin në Old Trafford.

Megjithatë, Rashford duket i kënaqur në Barcelonë dhe nuk ka arsye të ndryshojë ambientin pa nevojë. /Telegrafi/

Ky super gol i Rashford mund tu ketë ikur - anglezi shënoi me stil nga goditja e dënimit për të vulosur rikthimin e Barcelonës

28 January 2026 at 23:57


Marcus Rashford prodhoi një moment magjie në minutën e 85-të, duke mbyllur performancën dominuese të Barcelonës në pjesën e dytë me një goditje dënimi fantastike.

Goli i tij vendosi rezultatin 4-1 ndaj Copenhagenit në ndeshjen vendimtare të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve në Camp Nou.

Sulmuesi anglez, që ishte futur nga stoli në vend të Dani Olmos në minutën e 72-të, mori topin nga e majta dhe gjuajti një goditje të jashtëzakonshme, që u përkul mbi mur dhe përfundoi në këndin e portës.

NO PLAYER IN THAT REAL MADRID TEAM IS A BETTER FREEKICK TAKER THAN RASHFORD. pic.twitter.com/uzBDfScLkj
— Move On Clips (@moveonclips) January 28, 2026


Goli – i përshkruar nga tifozët dhe komentatorët si “i pabesueshëm” dhe i nivelit “botëror” – vulosi një fitore të rëndësishme për skuadrën e Hansi Flick, duke siguruar fitore, që e dërgon Barcelonën në top 8.

Hyrja e Rashford kishte sjellë energji të re në sulm, pas një rikthimi të Barcelonës nga disavantazhi i hershëm, me Robert Lewandowskin që barazoi në minutën e 48-të dhe Lamine Yamal që kaloi ekipin në avantazh në minutën e 60-të. Goli i tretë erdhi nga Raphinha. /Telegrafi/

Rashford drejt PSG-së në fund të sezonit

27 January 2026 at 15:55


Sipas CaughtOffside, Marcus Rashford pritet që në fund të sezonit të përfundojë te Paris Saint-Germain, për dy arsye kryesore.

Së pari, Barcelona po përballet me vështirësi financiare dhe, përpara se të tentojë afrimin e Rashfordit, duhet të menaxhojë largime lojtarësh, ulje pagash dhe të sigurojë të ardhura shtesë.

Së dyti, Rashford aktualisht nuk është titullar dhe mbetet shpesh në stol kur Raphinha dhe Lamine Yamal janë plotësisht të gatshëm.

Sulmuesi anglez u la në stol në ndeshjen ndaj Real Oviedos dhe nuk pritet të startojë as ndaj Copenhagenit.

Ndërkohë, PSG është gati të rivalizojë Barcelonën me një ofertë prej 50 milionë eurosh për Rashfordin, i cili aktualisht është në huazim nga Manchester United.

Nëse Barcelona dëshiron ta transferojë lojtarin, klubi katalanas ka një opsion blerjeje prej 30 milionë eurosh, por marrëveshja kushtëzohet edhe me pranimin e një uljeje page nga ana e vetë lojtarit. /Telegrafi/

Barcelona qysh tani mendon për sezonin e ardhshëm, ka tre objektiva të mëdha

20 January 2026 at 20:09


Barcelona ka nisur tashmë planifikimin për sezonin e ardhshëm, me drejtuesit e klubit që synojnë të përforcojnë të paktën tre pozicione kyçe në skuadër.

Strategjia e katalanasve është e qartë: afrimi i lojtarëve të afirmuar, të gatshëm për të dhënë kontribut të menjëhershëm në nivelin më të lartë.

Edhe pse ecuria e sezonit aktual do të ketë ndikim në vendimet përfundimtare, menaxhmenti sportiv ka filluar punën me objektivin për të përforcuar skuadrën në tri zona specifike të fushës.

Sipas Mundo Deportivo, pas disa takimeve me stafin teknik, klubi ka rënë dakord për nevojën e transferimit të një qendërmbrojtësi me këmbë të majtë, një anësori ofensivë dhe një sulmuesi që në të ardhmen mund të zëvendësojë Robert Lewandowskin. Në të gjitha rastet, Barcelona synon lojtarë të provuar, me eksperiencë në elitën e futbollit evropian.

Sa i përket mbrojtjes, ëndrra e madhe e “Blaugranëve” mbetet kroati Josko Gvardiol (Manchester City, 23 vjeç). Megjithatë, duke marrë parasysh vështirësitë e mëdha financiare për realizimin e këtij transferimi, në listën e alternativave ndodhen edhe italiani Alessandro Bastoni (Inter, 26 vjeç) dhe gjermani Nico Schlotterbeck (Borussia Dortmund, 26 vjeç).

Ndërkohë, objektivat për dy pozicionet e tjera janë më të qarta. Për krahun e sulmit, Barcelona po shqyrton seriozisht aktivizimin e opsionit të blerjes prej 30 milionë eurosh për Marcus Rashford (Manchester United, 28 vjeç), i cili aktualisht është i huazuar.

Sa i përket pozicionit të sulmuesit qendror, katalanasit janë të vendosur të bëjnë maksimumin për të siguruar shërbimet e argjentinasit Julián Alvarez (Atlético Madrid, 25 vjeç). /Telegrafi/

Hansi Flick flet për të ardhmen e Rashford mes zërave për largim

17 January 2026 at 14:06


Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është shprehur i kënaqur me ndikimin që ka pasur Marcus Rashford, i huazuar nga Manchester United, por ka theksuar se vendimi përfundimtar për një transferim të përhershëm i takon drejtorit sportiv Deco dhe drejtuesve të klubit.

“Paraqitjet e tij kanë qenë të mira deri më tani, por kjo është diçka që duhet ta menaxhojmë së bashku me Decon dhe klubin. Ende kemi mjaft kohë përpara, muaj të tërë,” ka deklaruar Flick.

“Marcus është një lojtar i nivelit të lartë dhe ne e kuptojmë situatën e tij. Ne jemi Barça dhe jemi një nga klubet më të mira në botë”.

Trajneri gjerman bëri edhe një krahasim me filozofinë e klubit ndaj lojtarëve të rinj nga La Masia.

“Është njësoj si ajo që them për lojtarët e La Masias. Ne u japim mundësinë të luajnë dhe u besojmë atyre”.

“Nëse dëshiron të luash për Barçën, ne do të jemi 100 për qind pas teje. Këtë dua ta shoh edhe nga lojtarët e tjerë”, përfundoi ai.

Kujtojmë se Barcelona do të zhvillojë ndeshjen e saj të radhës të dielën, ku do të luajë si mysafire e Real Sociedadit./Telegrafi/

PSG-ja i ofron Man Unitedit shërbimet e yllit francez në këmbim të Rashfordit

15 January 2026 at 12:38


Paris Saint-Germain janë admirues të mëdhenj të Marcus Rashford dhe kanë ‘eksploruar’ mundësinë e një marrëveshjeje shkëmbimi për sulmuesin e Manchester United, e cila do të përfshinte një nga lojtarët e tyre më të kërkuar.

Rashford, i cili aktualisht është në huazim një sezonal te Barcelona nga Manchester United, ka qenë një performues i spikatur për skuadrën e Hansi Flick këtë sezon, duke shënuar shtatë gola dhe 11 asistime në 27 paraqitje.

Barcelona kanë hapur bisedime me United për të nënshkruar me 28-vjeçarin në mënyrë të përhershme, sipas raportimit të talkSPORT.

Megjithatë, duke pasur parasysh situatën e tyre financiare të ndjeshme, raporti pretendon se ata nuk kanë plane për të paguar opsionin e blerjes prej 30 milionë eurosh pa ofruar më parë ‘opsione më ekonomike’.

Një huazim i ri për sezonin 2026/27 mund të jetë një mundësi, që do të përfshinte një detyrim kushtetues për ta blerë më pas.

Sipas Caught Offside, prioriteti i Rashford është të qëndrojë te Barcelona. Ai nuk ka interes për t’u rikthyer në Angli, me periudhën e tranzicionit në Manchester United që vetëm ‘forcon dëshirën e tij’ për të vazhduar jashtë Anglisë.

Në fakt, kampionët aktualë të Ligue 1 kanë eksploruar mundësinë e një shkëmbimi që përfshin yllin francez Bradley Barcola, i cili ka regjistruar 24 paraqitje në të gjitha garat për Parisienët këtë sezon.

Barcola ka tërhequr interes nga disa klube të Ligës Premier kohët e fundit, përfshirë Liverpool dhe Arsenal.

Ndërkohë, Rashford nuk është i interesuar për një transferim në Francë, sipas Caught Offside, duke e bërë kështu këtë skenar ‘shumë të pasigurt’./Telegrafi/

Barcelona merr vendimin final për të ardhmen e Rashford

9 January 2026 at 19:38


Në një zhvillim të rëndësishëm, gazetari Fabrizio Romano ka raportuar se Barcelona ka ndërmend të blejë përfundimisht sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford, i cili po luan si huazim te katalanasit.

Sipas informacionit të dhënë, blaugranasit dëshirojnë të aktivizojnë opsionin e blerjes prej 30 milionë eurosh për sulmuesin anglez.

Rashford u transferua te Barcelona në një huazim sezonal nga Manchester United gjatë verës, me një klauzolë për blerje të përhershme.

Sulmuesi 28-vjeçar është përshtatur mirë në skuadër dhe ka dhënë paraqitje të mira shpesh, edhe pse disa aspekte të lojës së tij ende kanë vend për përmirësim.

Në aspektin statistikor, Rashford ka luajtur 23 ndeshje zyrtare, duke shënuar 7 gola dhe dhënë 9 asistime, të dhëna që konfirmojnë ndikimin e menjëhershëm të tij në ekip.

Përtej statistikave, ai ka kontribuar në thellësinë sulmuese të skuadrës, duke u bërë një opsion i besueshëm si titullar dhe si lojtar që mund të ndryshojë lojën nga stoli.

Sulmuesi anglez ka bindur stafin teknik dhe menaxhmentin sportiv për shkak të nivelit të qëndrueshëm të paraqitjeve që ka treguar që nga ardhja e tij.

Me largimin e Ruben Amorim nga Manchester United së fundmi, u ngrit mundësia që Rashford të rikthehej në ‘Old Trafford’ në fund të sezonit.

Megjithatë, sipas gjendjes aktuale, duket se sulmuesi është më pranë qëndrimit te Barcelona sesa kthimit në Angli, pasi katalanasit janë të gatshëm të aktivizojnë klauzolën e blerjes prej 30 milionë eurosh./Telegrafi/

Google Maps ‘zbulon’ një perlë fotografike: Ky djalë luan sot për Barcelonën dhe vlen 40 milionë euro

7 January 2026 at 15:17


Përmes komunitetit të saj Street View, Google Maps mundëson eksplorimin virtual të destinacioneve dhe bukurive natyrore më të bukura, dhe është e mundur të gjesh një foto që është një perlë e vërtetë për një nga yjet e futbollit të sotëm.

Lojtari i kombëtares angleze dhe anëtari i Barcelonës, Marcus Rashford, është pjesë e Google Street Vieë sepse kamerat e kanë filmuar atë si një djalë 11-vjeçar që priste të transportohej në qendrën stërvitore të Manchester United.

Kur kamerat e Google Street Vieë kaluan nëpër periferi të Mançesterit, Marcusi i vogël po priste një autobus klubi i veshur me uniformën e Manchester United, klubit mëmë ku ai filloi karrierën e tij dhe luajti derisa u huazua te Barcelona verën e kaluar.

Fotografia është bërë në Wythenshawe, lagjja ku u rrit Rashford. Sipas Google Maps, fotografia është bërë në prill të vitit 2009, kur Rashford luante për akademinë e United, pasi ishte bashkuar për herë të parë me klubin në vitin 2005.


Rashford ka folur shpesh hapur gjatë gjithë karrierës së tij për vështirësitë me të cilat është përballur gjatë rritjes dhe sfidat e të jetuarit në një familje me një prind të vetëm. Si rezultat, pas ngritjes së tij në famë, ai është bërë një nga humanitarët më të mëdhenj në botën e futbollit.

Me transferimin e tij në formë huazimi te Barcelona, Rashford ka bërë një hap të madh përpara dhe duket se më në fund ka filluar ta zhvillojë karrierën e tij futbollistike në mënyrën që pritej.

Vlera e tij aktuale është 40 milionë euro sipas faqes së specializuar Transfermarkt. /Telegrafi/

Nga Xhaka te Modric dhe Diaz: Top 10 transferimet më të mira deri më tani në sezonin 2025/2026

2 January 2026 at 13:54


Ndërsa shumë nga ligat kryesore evropiane kanë bërë pushim për dimër, është koha të bëjmë një bilanc dhe të reflektojmë mbi katër muajt e parë të mbushur me emocion dhe veprim në fushë.

Ky është gjithashtu momenti i duhur për të vlerësuar lojtarët që përfunduan transferimet gjatë verës nëpër kontinent, tani që kanë një numër të konsiderueshëm ndeshjesh pas tyre.

10. Malick Thiaw (Newcastle – 35 milionë euro)

Gjermani ka hyrë në Ligën Premier me një lehtësi të jashtëzakonshme, duke u bërë shpejt një titullar i në mbrojtjen e fortë të Newcastle, bashkë me Fabian Schar, Sven Botman dhe Dan Burn, dhe madje është lavdëruar si një nga qendërmbrojtësit më të mirë në kampionat.

Thiaw ka dominuar në ajër, ka treguar aftësitë e tij me topin dhe madje ka shënuar një dygolësh kundër Everton në fund të nëntorit.

9. Marcus Rashford (Barcelona – huazim)

Huazimi i Marcus Rashford te Barcelona ishte një lëvizje surprizuese verën e kaluar. 27-vjeçari, i cili duket se po afrohej në fundin e karrierës së tij në nivele të larta, ka shfrytëzuar mundësinë me të dyja duart.

Rashford ka shfrytëzuar një dëmtim të hershëm të Leëandoëskit për t’u bërë një figurë kyçe në një repart sulmues që përfshin gjithashtu Raphinha dhe Lamine Yamal.

8. Joan Garcia (Barcelona – 25 milionë euro)

Barcelona është shpërblyer për vendimin e diskutueshëm për të degraduar Marc-Andre ter Stegen dhe për të besuar te Joan Garcia.

24-vjeçari ka shkëlqyer, duke bërë pritje të jashtëzakonshme që kanë ndihmuar blaugranët të ngjiten në krye të La Ligës, përfshirë një paraqitje vendimtare kundër Rayo Vallecano dhe një tjetër të jashtëzakonshme ndaj Villarreal.

Ai ka një përqindje pritjesh prej 79 përqind dhe 6 ndeshje pa pësuar gola në 12 takime në kampionat.

7. Martin Zubimendi (Arsenal – 60 milionë euro)

Sezona e tij e parë në Arsenal nuk do të mbahet mend për statistika individuale, por 26-vjeçari ka transformuar mesfushën e ‘Topçinjve’, duke ndihmuar veçanërisht Declan Rice të lulëzojë në një rol më të lirë, duke kombinuar aftësi me topin dhe forcë në duelin fizik.

6. Jonathan Tah (Bayern Munich – falas)

Tah u bashkua me Bayern Munchen në qershor pas skadimit të kontratës me Bayer Leverkusen dhe ka sjellë stabilitet të ri në mbrojtjen bavareze, duke formuar një partneritet të fortë me Dayot Upamecano.

Reprezentuesi gjerman ka dominuar në ajër dhe ka kontribuar edhe me disa gola.

5. Granit Xhaka (Sunderland – 17 milionë euro)

Mesfushori shqiptar ka qenë një lider i vërtetë për Sunderland, duke mbajtur shiritin e kapitenit dhe duke udhëhequr skuadrën në asiste, mundësi të krijuara, pasime të suksesshme dhe fitore dueli.

Një ndikim kyç për suksesin e hershëm të klubit nën drejtimin e Regis Le Bris.

4. Luka Modric (AC Milan – falas)

Modric, 40 vjeç, ka treguar përsëri klas dhe energji të jashtëzakonshme për të udhëhequr mesfushën e Milanit, duke luajtur çdo ndeshje të Serie A dhe duke ndihmuar klubin të luftojë për Scudetto pas një sezoni të dobët të mëparshëm.

3. Florian Thauvin (Lens – 8 milionë euro)

Në moshën 32-vjeçare, Thauvin është bërë një nga transferimet më të spikatura në Ligue 1, duke ndihmuar Lens të qëndrojë në krye të kampionatit para Krishtlindjeve.

Ai ka kontribuar në 7 gola në 16 ndeshje dhe është rikthyer në Kombëtaren e Francës pas gjashtë vjetësh.

2. Yan Diomande (RB Leipzig – 20 milionë euro)

19-vjeçari i Bregut të Fildishtë ka qenë sensacion për Leipzig këtë sezon. Pas zhvendosjes nga krahu i majtë në të djathtin në tetor, ai ka arritur të kontribuojë në 10 gola në 9 ndeshjet e fundit përpara Kupës së Afrikës.

1. Luis Diaz (Bayern Munich – 75 milionë euro)

Luis Diaz ka filluar me ritëm të jashtëzakonshëm në Bayern Munich, duke dhuruar 14 kontribuime në gola në po aq ndeshje ligash, duke përfshirë 5 gola në 3 ndeshje për të nisur karrierën e tij në Gjermani.

Ai ka shfrytëzuar hapësirat e mbrojtjeve kundërshtare në Bundesliga për të shkëlqyer si sulmues i shpejtë dhe direkt./Telegrafi/

Barcelona tashmë ka zëvendësuesin ideal të Rashfordit

29 December 2025 at 08:31


Barcelona ka vendosur të mos e blejë Marcus Rashford, duke mos aktivizuar opsionin prej 30 milionë eurosh për shkak të kufizimeve financiare.

Edhe pse paraqitjet e tij janë vlerësuar pozitivisht, klubi katalanas nuk dëshiron të rrezikojë ekuilibrin ekonomik me një investim të tillë.

Ky vendim e detyron Barcelonën të kërkojë një alternativë në repartin ofensiv, me formulën e huazimit si zgjidhjen më të përshtatshme.

Drejtoria sportive synon një lojtar të ri, me ndikim të menjëhershëm dhe potencial zhvillimi, pa shpenzime të mëdha transferimi.

Në këtë kuadër, vëmendja e Barcelonës është përqendruar te Manchester City, një klub me shumë opsione në sulm.

Mendohet se City mund të ofrojë zgjidhje të përshtatshme përmes huazimeve strategjike, duke përfituar edhe vetë nga zhvillimi i lojtarëve të rinj.

Emri që po fiton më shumë mbështetje është Savinho, 21-vjeçari i Man Cityt.

Ai vlerësohet për shpejtësinë, driblimin dhe lojën në krahë, cilësi që përputhen me kërkesat e stafit teknik të Barcelonës.

Për ta bërë marrëveshjen të realizueshme, Barcelona është e gatshme të mbulojë rreth 65% të pagës së Savinhos.

Bisedimet janë ende në fazë fillestare, por klubi katalanas e sheh këtë opsion si një zgjidhje realiste dhe të qëndrueshme financiarisht. /Telegrafi/

PSG-ja s’i ndahet Barcelonës, ia “msyn” edhe yllit tjetër që po shkëlqen në “Camp Nou”

28 December 2025 at 20:35


PSG po përgatit një lëvizje prej 50 milionë eurosh për një yll kyç të Barcelonës, në kuadër të planeve të avancuara për forcimin e skuadrës.

Bëhet fjalë për Marcus Rashford, sulmuesin anglez që po shkëlqen në formë huazimi te Barcelona, duke u shndërruar në një nga surprizat më të mëdha të sezonit.

28-vjeçari ka shpërthyer me shtatë gola dhe 11 asistime në vetëm 24 paraqitje, duke regjistruar mesatarisht një kontribut vendimtar çdo 87 minuta. Performancat e tij kanë ardhur kryesisht nga krahu i majtë, ku ai ka marrë më shumë përgjegjësi gjatë mungesës së Raphinhas, duke i dhënë një impuls të ri sulmit të Barçës me shpejtësinë, konkretësinë dhe presionin e pandalshëm.

Megjithatë, e ardhmja e Rashford në “Camp Nou” nuk është aspak e sigurt. Barcelona ka një opsion blerjeje prej 30 milionë eurosh, por kufizimet e rrepta financiare dhe rregullat e Fair Play Financiar e bëjnë aktivizimin e kësaj klauzole jo të garantuar. Pikërisht kjo situatë ka hapur derën për interesimin serioz të Paris Saint-Germain.

Sipas “Mundo Deportivo”, PSG po monitoron nga afër situatën e Rashford dhe është e gatshme të paguajë ose edhe të tejkalojë shumën e opsionit të blerjes së Barcelonës.

Klubi parisien, i udhëhequr nga Luis Enrique, e sheh anglezin si një përforcim me potencial të lartë për repartin ofensiv, duke vlerësuar veçanërisht fleksibilitetin e tij, intensitetin dhe përvojën në nivelet më të larta të futbollit në Evropë.

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur disa herë me superlativa për Rashford, duke sinjalizuar dëshirën për ta mbajtur në skuadër. Megjithatë, rikthimi i Raphinhas nga lëndimi mund të reduktojë minutat e anglezit, faktor që mund ta shtyjë lojtarin të rishqyrtojë të ardhmen e tij.

Vetë Rashford ka shprehur publikisht dëshirën për të qëndruar afatgjatë në Kataloni, por tundimi i PSG-së dhe mundësia për një rol të rëndësishëm në një projekt ambicioz mund ta ndryshojnë situatën.

Kjo sagë kujton rastet e mëparshme kur PSG ka “peshkuar” yje nga Barcelona, si Neymar, Lionel Messi dhe Ousmane Dembele, duke rritur frikën te tifozët katalunas se edhe një tjetër emër i rëndësishëm mund të largohet drejt “Parkut të Princave” në një tjetër betejë të madhe merkatoje./Telegrafi

PSG po synon t’i ‘rrëmbejë’ Barcelonës një lojtar të rëndësishëm

27 December 2025 at 23:47


Barcelona dhe Paris Saint-Germain kanë ndarë disa lojtarë të përbashkët ndër vite, megjithëse së fundmi nuk ka dyshim se fluksi ka qenë më shumë drejt Parisit sesa drejt Katalonisë. Gjigantët francezë tashmë kanë hedhur sytë nga një tjetër sulmues që po aktivizohet te Barcelona.

Vitet e fundit kanë parë emra si Neymar Junior, Rafinha Alcnatara, Lionel Messi dhe së fundmi Ousmane Dembele të transferohen drejt “Parc des Princes”.

Lojtari më i fundit që ka tërhequr interesin e PSG-së, dhe që aktualisht ende i përket Manchester United, është Marcus Rashford.

Sipas Mundo Deportivo, Rashford po monitorohet nga PSG, e cila thuhet se është e gatshme të paguajë deri në 50 milionë euro për ta realizuar transferimin.

Barcelona ka një opsion blerjeje prej 30 milionë eurosh në fund të sezonit, por ende nuk është e sigurt nëse do ta aktivizojë atë.

Disa kanë sugjeruar se Barcelona mund ta aktivizojë opsionin dhe më pas të tentojë ta shesë Rashfordin, por për ta bërë këtë do të duhej fillimisht ta regjistronte lojtarin.

Reprezentuesi anglez ka pasur një rol të vështirë te Barcelona. I kërkuar të luajë shpesh dhe herët për të zëvendësuar të dëmtuarin Raphinha dhe gjithë kontributin e tij në skuadrën e Hansi Flick, Rashford tani po detyrohet të lë gjurmë kryesisht nga stoli.

Deri tani këtë sezon, ai ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë 11 asistime në 24 paraqitje, kryesisht duke luajtur nga krahu i majtë. Kjo përkthehet në një kontribut për gol çdo 87 minuta për Rashfordin./Telegrafi/

Flick: E dimë që ka lojtarë që mund të luajnë si numri 9, dhe mendojmë për këtë, kjo është puna jonë

15 December 2025 at 17:00


Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur për opsionet që ka ekipi në repartin ofensiv, pasi u pyet për alternativat e mundshme në rast se Robert Lewandowski mungon, duke theksuar rëndësinë e përgatitjes dhe fleksibilitetit të skuadrës përpara përballjes ndaj Guadalajara në Kupën e Mbretit.

Tekniku gjerman pranoi se stafi teknik i kushton vëmendje të vazhdueshme këtij aspekti, duke nënvizuar se Barcelona ka disa lojtarë që mund të luajnë në rolin e sulmuesit qendror.

“Ne gjithmonë mendojmë për këtë. E dimë që ka lojtarë që mund të luajnë si numër 9 dhe e analizojmë vazhdimisht këtë mundësi. Kjo është puna jonë”, ka thënë Flick.

Ai përmendi konkretisht Fermin Lopez, Marcus Rashford dhe Ferran Torres si lojtarë të aftë për të mbuluar këtë pozicion, përveç Lewandowskit, duke shtuar se ka edhe alternativa të tjera brenda skuadrës.

“Ka edhe lojtarë të tjerë që janë të aftë të luajnë në këtë rol”, shtoi Flick, duke vënë në pah thellësinë e skuadrës dhe opsionet që ka në dispozicion për ndeshjen e ardhshme të Barcelonës ndaj Guadalajaras në Kuadër të Kupës së Mbretit. /Telegrafi/

Man Utd i gatshëm ta përdorë Rashfordin në një marrëveshje të çmendur shkëmbimi me PSG-në

11 December 2025 at 19:09


Manchester United thuhet se po shqyrton mundësinë e përdorimit të Marcus Rashford si pjesë shkëmbimi në një marrëveshje të mundshme për një sulmues shumë të vlerësuar të Paris Saint-Germain.

Rashford duket se po e shijon plotësisht huazimin e tij në La Liga me Barcelonën, pasi kishte humbur vendin e tij te Manchester United nën drejtimin e trajnerit Ruben Amorim.

Që nga bashkimi me klubin katalanas, sulmuesi anglez ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë 11 asistime në 21 paraqitje, duke e ndihmuar Barçën të ngjitet në krye të La Ligës pas 16 ndeshjeve kampionale.

Pavarësisht këtij suksesi, e ardhmja e tij afatgjatë mbetet e pasigurt, pasi kontrata me United skadon në qershor 2028.

Meqenëse Rashford thuhet se fiton rreth 325 mijë funte në javë, United me shumë gjasë do të dëshironte ta largonte pagën e tij të lartë nga bilanci financiar, nëse nuk ka rrugë kthimi për të, gjë që duket e pamundur sa kohë Amorim mbetet trajner i “Djajve të Kuq”.

Duke folur për ESPN në tetor, Rashford e bëri të qartë se dëshironte të qëndronte te pesë herë kampionët e Evropës përtej sezonit 2025/26. Megjithatë, lëvizja e tij e përhershme mund të mos realizohet, nëse raportet nga Fichajes rezultojnë të sakta.

Sipas mediumit spanjoll, burime të brendshme sugjerojnë se Rashford mund të përdoret si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi për sulmuesin e PSG-së dhe Francës, Bradley Barcola.

23-vjeçari Barcola, i cili më parë është lidhur me Arsenalin dhe Liverpoolin, ka regjistruar pesë gola dhe tre asistime në 19 paraqitje këtë sezon për kampionët e Evropës, por përballet me konkurrencë të fortë nga Desire Doue dhe Khvicha Kvaratskhelia për një vend titullari te skuadra e Luis Enrique.

Liverpooli dhe Arsenali thuhet se janë rikthyer të interesuar për një lëvizje në janar për Barcolën, ndërsa edhe United mbetet i vëmendshëm./Telegrafi/

Barcelona po heziton të paguajë 30 milionë euro për Rashford

3 December 2025 at 21:35


Vazhdimësia e Marcus Rashford te Barcelona është kthyer në një nga çështjet më delikate me të cilat po përballet drejtimi sportiv në mes të sezonit.

Edhe pse sulmuesi anglez ka reaguar me statistika më shumë se të pranueshme, qëndrimi i tij ende nuk është i garantuar, dhe informacionet e fundit e kanë rindezur debatin në qytetin e Barcelonës.

Shifrat flasin vetë: gjashtë gola dhe tetë asistime në 18 ndeshje.

Megjithatë, as kjo paraqitje nuk ka arritur të heqë dyshimet rreth mundësisë së aktivizimit të opsionit të blerjes, i cili kap shifrën e rreth 30 milionë eurove — një vendim që mbetet ende pezull.

Siç raporton Sport, pengesa kryesore qëndron te përshtatja e tij brenda sistemit të Hansi Flick, ku presioni i lartë dhe puna pa top janë elemente të panegociueshme.

Ky stil e ka lënë Marcus Rashford në një pozitë të pakëndshme, pasi profili i tij nuk përputhet plotësisht me ritmin agresiv që kërkon trajneri gjerman.

Brenda ambientit të Barcelonës pranohet se ka zëra në favor të vazhdimësisë së tij për shkak të talentit që sjell në të tretën e fundit të fushës, por ka edhe nga ata që besojnë se paga e lartë dhe kontributi i kufizuar në fazën defensive sugjerojnë vlerësimin e alternativave për sezonin e ardhshëm./Telegrafi/

❌
❌