Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u nda në çështjen e vetingut të gjyqtarit të Vlorës, Laurent Fuçia, si në vlerësimin e shkaqeve të ankimit ndaj vendimmarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin e tij, ashtu dhe lidhur me mënyrën e përfundimit të procesit. Shumica e trupit gjykues të KPA e përbërë nga […]
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 19 janar me parashtrimet në çështjen e vetingut të gjyqtares së Korçës, Sonjela Voskopi. Prokurori Adnan Xholi, i cili përfaqëson në këtë çështje drejtuesin e SPAK, Klodian Braho, u shpreh se u qëndronin në parim gjithë shkaqeve të ankimit të ngritur për të tre […]
AC Milan ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Comos, duke përmbysur rezultatin dhe triumfuar me shifrat 1-3, në një ndeshje ku Adrien Rabiot ishte figura kryesore.
Vendasit kaluan të parët në epërsi në minutën e 10-të, kur Marc Oliver Kempf u shkëput më lart se mbrojtja pas një goditjeje nga këndi dhe me kokë realizoi për 1-0.
Como vazhdoi të rrezikojë, por në minutën e 41-të Mike Maignan shpëtoi Milanin me një pritje vendimtare ndaj një goditjeje nga afërsia të Lucas Da Cunha.
Momenti kyç i pjesës së parë erdhi në minutën e 44-të, kur Kempf shkaktoi penallti. Christopher Nkunku u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën 45+1, duke barazuar rezultatin në 1-1.
Në pjesën e dytë, Milani mori kontrollin e lojës dhe në minutën e 55-të përmbysi rezultatin. Adrien Rabiot përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe me një goditje të saktë realizoi për 1-2.
Francezi e vulosi fitoren në minutën e 88-të me një supergol nga distanca, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të portës për rezultatin përfundimtar 1-3.
Milani me këtë fitore zë pozitën e dytë me 43 pikë, derisa Como zë vendin e gjashtë me 34 sosh./Telegrafi
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) njoftoi të mërkurën, më 14 janar, lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relator Sokol Çomo dhe anëtare Albana Shtylla, Mimoza Tasi dhe Natasha Mulaj, pas […]
Është mbyllur xhiro e 17-të në elitën e futbollit italian Serie A, me Mërgim Vojvodën që ka shkëlqyer me skuadrën e tij.
Como ka triumfuar me rezultat të thellë 3-0 në udhëtim te Lecce, derisa ylli kosovar ishte protagonist absolut.
Vojvoda bëri dy asistime në këtë sfidë duke qenë ndër futbollistët më të vlerësuar të Comos.
Reprezentuesi kosovar është futur në formacionin e javës nga SofaScore, duke u vlerësuar me notën 7,8.
Përveç Vojvodës, në formacionin e javës janë edhe portieri Caprile (Cagliari), mbrojtësit Kalulu (Juventus), Ziolkowski (Roma) dhe Valenti (Parma.
Në mesfushë janë Moro (Bologna), Nico Paz (Como), Kenan Yildiz (Juventus) dhe Christopher Nkunku (Milan. Derisa në sulm është dyshja Douvikas (Como) dhe Rasmus Hojlund (Napoli). /Telegrafi/
I vendosur për të rritur nivelin e repartit defensiv, Real Madridi ka hartuar një listë kandidatësh ku spikasin emrat e francezit Jeremy Jacquet dhe gjermanit Nico Schlotterbeck.
Një nga objektivat kryesorë të Real Madridit për të ardhmen e afërt është përmbyllja e rinovimit të mbrojtjes.
Pas afrimit të të riut spanjoll Dean Huijsen, klubi madrilen synon të rikthehet në treg për të siguruar edhe një mbrojtës tjetër me garanci të plota.
Ditët e fundit, disa media kanë përmendur emrat e francezëve Dayot Upamecano (Bayern Munich, 27 vjeç) dhe Ibrahima Konate (Liverpool, 26), por realisht asnjëri prej tyre nuk ka shumë gjasa të zbarkojë në “Santiago Bernabeu”.
Sipas burimeve pranë klubit, të cituara nga ESPN, “transferimet e tyre janë praktikisht të përjashtuara”.
As Marc Guehi (Crystal Palace, 25) nuk konsiderohet si një profil plotësisht i përshtatshëm për madrilenët.
Edhe pse lojtari i përfundon kontrata në verë dhe e sheh me sy të mirë një transferim në kryeqytetin spanjoll, “nga Valdebebas nuk ka sinjale se do të bëhet një lëvizje konkrete për të”, thekson i njëjti burim.
Të preferuarit
Me këta emra të lënë mënjanë, në krye të listës së preferencave të klubit aktualisht qëndrojnë francezi Jeremy Jacquet (Rennes, 20 vjeç) dhe gjermani Nico Schlotterbeck (Borussia Dortmund).
Megjithatë, fakti që të dy kanë kontrata aktive e bën të vështirë realizimin e një transferimi në Madrid.
Paralelisht me këto analiza, drejtuesit e Real Madridit po ndjekin nga afër edhe ecurinë e Jacobo Ramon (20), i cili po zhvillohet te Como dhe mund të rikthehet në klub për shumën prej 8 milionë eurosh, të parashikuar në klauzolën e riblerjes.
Po ashtu, drejtoria dhe stafi teknik vazhdojnë të besojnë në progresin e talentit të akademisë, Joan Martinez (18). /Telegrafi/
Përballja mes Milanit dhe Comos nuk do të zhvillohet më në Australi në muajin shkurt, ka konfirmuar Serie A.
Propozimi ambicioz i Serie A për të organizuar një ndeshje historike të kampionatit mes Milanit dhe Comos në Perth, Australi, në vitin 2026, është anuluar për shkak të kushteve dhe kritereve të papranueshme të vendosura nga Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC) dhe Federata Australiane e Futbollit.
Në një hap historik, Serie A kishte tentuar të eksportonte futbollin vendas konkurrues në tregjet ndërkombëtare, duke zhvilluar një ndeshje kampionati mes Milanit dhe Comos në Australi.
Ndeshja ishte planifikuar të luhej në shkurt 2026 në stadiumin e ri Optus Stadium në Perth dhe ishte konceptuar për të shfrytëzuar popullaritetin global të AC Milanit, si dhe interesin në rritje për futbollin italian në rajonin Azi-Paqësor.
“Një nga idetë që kemi ndjekur ishte të shkonim në Australi për të promovuar futbollin italian, jo për të bërë një marrëveshje financiare që në fakt nuk ekziston”.
“Nuk kam hequr dorë ende nga kjo çështje, por ka kaq shumë autorizime për t’u marrë, sa që po filloj të shqetësohem”.
“Nëse dështon, do të ishte një mundësi e humbur për Serie A, sepse qëllimi ynë është ta bëjmë Serie A tërheqëse në mbarë botën”.
“Serie A fiton rreth 200 milionë euro në vit nga të drejtat televizive ndërkombëtare, Liga Premier 2.2 miliardë euro, ndërsa La Liga 700-800 milionë euro, çka shpjegohet edhe me faktin se vitet e fundit kanë pasur dy lojtarë të mëdhenj si Messi dhe Cristiano Ronaldo”.
“Hendeku me Ligën Premier duhet të ngushtohet, por sigurisht ka shumë gjëra për t’u bërë, përfshirë stadiumet e reja, sepse stadiumet e bukura dhe të mbushura plot janë baza për të arritur një nivel të caktuar ndikimi televiziv”, ka deklaruar presidenti i Milanit, Paolo Scaroni./Telegrafi/
Edhe pse është i huazuar te Aston Villa, e ardhmja e Jadon Sancho mbetet e paqartë dhe Manchester United nuk përjashton shitjen e tij që në afatin kalimtar të janarit.
Sulmuesi anglez po kalon një sezon pa stabilitet të plotë, ndërsa javët në vazhdim pritet të jenë vendimtare për drejtimin e karrierës së tij, si në Ligën Premier ashtu edhe jashtë saj.
Situata është e ndërlikuar dhe lidhet me interesa të ndryshme.
Aston Villa dëshiron ta mbajë Sanchon deri në fund të sezonit, duke besuar se ai ende mund të jetë i dobishëm në fazën vendimtare të garave.
Në të kundërt, Manchester United nuk dëshiron që një lojtar me vlerë të humbasë peshë në treg pa minuta të rregullta dhe pa rol kryesor.
Për këtë arsye, klubi po shqyrton seriozisht mundësinë e një transferimi të përhershëm në janar.
Në Old Trafford vazhdon të shihet si problem i hapur çështja Sancho.
I transferuar si yll dhe i projektuar për të udhëhequr repartin ofensiv, ai kurrë nuk arriti të përshtatej plotësisht.
Pas konflikteve të brendshme dhe largimit në formë huazimi, drejtuesit e klubit kanë një prioritet të qartë: të shmangin devalvimin e lojtarit dhe rrezikun e largimit falas në verë.
Nëse Aston Villa nuk i garanton vazhdimësi dhe protagonizëm, United është i gatshëm të dëgjojë oferta dhe ta mbyllë shitjen që në janar.
Nga ana e Aston Villas, besimi ekziston, por realiteti në fushë nuk ka qenë bindës.
Borussia Dortmund, Monaco dhe Como kanë shfaqur interes për situatën e Sanchos, duke e parë janarin si një mundësi të artë.
Dortmund mbetet opsioni më emocional, pasi aty lojtari përjetoi vitet më të mira të karrierës dhe mund të rilindë larg presionit të Ligës Premier.
Monaco dhe Como, nga ana tjetër, përfaqësojnë projekte ambicioze që synojnë të rriten dhe e shohin Sanchon si investim strategjik dhe mediatik.
Manchester United dëshiron ta mbyllë këtë çështje sa më shpejt dhe të sigurojë të ardhura, në mënyrë që të mos e humbasë lojtarin pa përfitim financiar në verë, kur i përfundon kontrata.
Për Jadon Sanchon, një ndryshim ambienti shihet si domosdoshmëri për të rikthyer besimin, vazhdimësinë dhe formën që dikur e bënë një nga talentet më të mëdhenj të futbollit evropian. /Telegrafi/
Nico Paz ka folur së fundmi për spekulimet gjithnjë e më të shumta lidhur me një rikthim të mundshëm te Real Madridi gjatë verës së ardhshme.
Mesfushori sulmues argjentinas nuk u aktivizua këtë fundjavë, pasi ndeshja e Serie A mes Comos dhe AC Milanit u shty për shkak të angazhimeve të kuqezinjve në Superkupën e Italisë.
Paz, i cili monitorohet nga afër nga Real Madridi sipas kushteve të marrëveshjes me Comon, shfrytëzoi kohën e lirë për të ndjekur një ndeshje të një kategorie më të ulët në Qendrën Sportive “La Castellina”.
Në një prononcim për Sportitalia, 20-vjeçari minimizoi zërat për të ardhmen e tij:
"Nuk po mendoj për këtë, jam i fokusuar vetëm te të luajturit", deklaroi Paz.
"Po përpiqem të jap maksimumin tim", tha ylli i ri argjentinas.
Paz po kalon një formë shumë të mirë me Comon dhe, sipas mediave, ndodhet gjithashtu në radarin e Interit, Tottenham Hotspur dhe Manchester United.
Ai mund të bëjë hapin drejt një klubi tjetër të madh, në rast se Real Madridi vendos të mos e rikthejë në “Santiago Bernabeu”. /Telegrafi/
Mauro Icardi pritet të largohet nga Galatasaray, ndërsa përfaqësuesit e tij po shqyrtojnë mundësinë e një rikthimi në Serie A, sipas mediave nga Italia.
Sulmuesi argjentinas, ish-kapiten i Interit, është propozuar te Milan, Como dhe Roma. Sipas Sportmediaset, përmes CalcioMercato, janë bërë kontaktet e para, por jo negociata konkrete, me synim afatin e janarin.
Icardi iu bashkua Galatasaray në sezonin 2022-23 fillimisht si huazim nga Paris Saint-Germain dhe ka kontratë deri në qershor 2026. Megjithatë, ky sezon pritet të jetë i fundit i tij në Stamboll, dhe largimi në janar nuk përjashtohet.
Roli i Icardit te Galatasaray është zvogëluar për shkak të konkurrencës në skuadër. Prania e Victor Osimhen dhe Leroy Sané, si dhe synimi i klubit për të sjellë një sulmues tjetër në janar – me Ademola Lookman ende në listë – kanë ulur mundësitë e Icardit.
Argjentinasi ka luajtur 21 ndeshje këtë sezon, por ka mbledhur vetëm 800 minuta dhe ka startuar në gjashtë takime, duke shënuar gjithsesi 8 gola në Superligën turke.
Sipas mediave italiane, Icardi po konsideron edhe një transferim në Spanjë. Sipas Mitre Live, ai është monitoruar nga Elche dhe Real Oviedo, dhe një transferim në La Liga do të favorizohej për arsye personale, pasi të dy klubet ofrojnë mundësinë për të jetuar pranë Madridit.
Në përgjithësi, e ardhja e sulmuesit 30-vjeçar duket e orientuar drejt një rikthimi në Itali ose një aventurë të re në Spanjë. /Telegrafi/
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, njoftoi të martën, më 16 dhjetor vendimin për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Gëzim Çopa, duke pranuar kështu ankimin e bërë nga Komisioneri Publik. Trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Ina Rama, Mimoza Tasi e Sokol Çomo, arriti […]
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, njoftoi të martën më 16 dhjetor 2025 se ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit, Xhevahir Lita. Vendimi u mor në dhomë këshillimi nga një trupë gjykuese e kryesuar nga Albana Shtylla, me relator Sokol Çomon dhe anëtare Ina […]
Në javën e 15-të të Serie A, Roma mposhti Comon me rezultatin minimal 1-0, duke vazhduar të jetë në kontakt me kreun.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe dominim të posedimit nga Roma, e cila krijoi raste të rrezikshme përpara portës së Comos.
Pjesa e parë ishte relativisht e balancuar, Romën që iu afrua golit me Evan Ferguson, por pa sukses.
Bryan Cristante shënoi në minutën e 49-të, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Në pjesën e dytë, Roma arriti të shënonte golin vendimtar në minutën e 61’, kur Wesley Franca mori një pasim perfekt dhe me një goditje të ulët dërgoi topin në qoshen e majtë të portës, duke vulosur rezultatin 1-0.
Skuadra e Gian Pierro Gasperinit, ishte afër golit të dytë me Leon Baileyn, në kohën shtesë, por fati nuk ishte me të.
AS Roma tani ka 30 pikë dhe mban vendin e katërtë, duke marr një fitore të rëndësishme për të ruajtur vendin në zonën Champions League, ndërsa Como mbeti e shtata me 24 pikë. /Telegrafi/
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, vendosi të mërkurën më 10 dhjetor lënien në fuqi të vendimit të Komisionit për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Durrësit, Kujtim Bashaj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relator Sokol Çomon dhe anëtare Albana Shtylla, Ina Rama […]
Como ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Sassuolos në kuadër të javës së 13-të në elitën e futbollit Italian.
As paraqitja e jashtëzakonshme e portierit kosovar Arijanet Muric, nuk mjaftoi që ata të evitojnë disfatën.
Muric pati një paraqitje të jashtëzakonshmë në këtë ndeshje duke realizuar plot 11 pritje, të cilat në fund kanë bërë që ai të vlerësohet si “Lojtari i Ndeshjes” nga Sofascore me notën 8.2.
Gardiani kosovar pati 11 pritje në këtë ndeshje, ku tetë prej tyre ishin brenda zonës së rrezikshme.
Kjo nuk është hera e parë që Muric bën paraqitje heroike për Sassuolon, pasi këtë edicion ai shpeshherë ka qenë njeriu kryesor i klubit italian.
Javën e ardhshme Muric me shokë do të jenë nikoqir të Fiorentinës, ndeshje që do të luhet të shtunën me fillim nga ora 15:00.
Portieri Arijanet Muric është duke bërë një tjetër super paraqitje për Sassuolon.
Edhe pse ka pranuar një gol, Muric po bën një paraqitje të jashtëzakonshme, ku brenda 45 minutave lojë ka bërë pesë pritje, katër prej tyre brenda zonës.
Një prej tyre është edhe goditja e Nico Paz, i cili tentoi të shënonte një supergol në stilin gërshërë, megjithatë “gardiani” kosovar ishte në vendin e duhur.
Mërgim Vojvoda është senator i Kombëtares së Kosovës dhe futbollisti me më së shumti paraqitje me fanellën dardane. Ai në kampanjën kualifikuese për Kampionatin Botërorë ka qenë një nga futbollistët më të mirë, duke luajtur 6 sfidat si titullar, pesë prej tyre nga 90 minua dhe një tjetër 76 sosh.
Kosova arriti një sukses historik, duke u kualifikuar në Play-Off për Kampionatin Botërorë, derisa Vojvoda në një intervistë për Telegrafin ka folur për ecurinë e Dardanëve.
30-vjeçari që deri më tani ka zhvilluar 71 ndeshje me fanellën e Kosovës (më shumë se çdo futbollist tjetër), e mbylli kampanjën kualifikuese me 526 minuta të luajtura dhe një asistim ndaj Sllovenisë te goli i Fisnik Asllanit.
Në fillim, Vojvoda e vlerëson kampanjën kualifikuese të Kosovës si një prej më të mirave deri tani, si në aspektin ofensivë ashtu edhe në atë defensivë. Ai thekson se ekipi tregoi stabilitet dhe një rritje të madhe gjatë gjithë rrugëtimit.
KosovaFoto: FFK
"Ka qenë një kampanjë shumë pozitive në çdo aspekt, si në ofensivë ku kemi dhënë shumë gola si në aspektin defensivë, përveç ndeshjes së parë ku tani nuk pranuam gola deri ndeshjen e fundit. Ka qenë diçka pozitive për ne si lojtar dhe si Kombëtare", thotë Vojvoda për Telegrafin.
Kur vjen te momenti kur u pa grupi me Suedinë, Zvicrën dhe Slloveninë, Vojvoda pranon se sfida ishte tejet e madhe, por ekipi besoi në forcën dhe në punën e vet.
"Me të vërtetë ka qenë shumë grup i vështirë, pasi e dimë kualitetin e Suedisë, Zvicra pastaj ka treguar kualitetin në çdo botëror ose çdo kampionat ku ka marrë pjesë. Sllovenia është një Kombëtare e fortë. Besoj se forca jonë e bëri vetëbesimin te lojtarët dhe te puna e madhe që kemi bërë dhe në fund ia dolëm. Kryesorja është se ia dolëm", vazhdon tutje mbrojtësi i djathtë dardan.
Pjesë e suksesit, sipas tij, ishte fakti se skuadra ka fituar më shumë konkurrencë, më shumë thellësi dhe ka një kombinim ideal mes lojtarëve të rinj dhe atyre me eksperiencë.
"Futbollistë me kualitet ka pasur gjithmonë Kosova, por tani ka edhe më shumë pasi është rritur konkurrenca dhe e dimë se kur një ekip ka konkurrencë është ndryshe dhe të shtyn të bëhesh më i fortë dhe gjithë kjo është një mix mes lojtarëve të rinj dhe atyre me eksperiencë. Besoj se kjo e ka bërë këtë Kombëtare më të pjekur dhe më të freskët, pasi kemi të dyja. Ne që kemi qenë më herët unë, Amiri (Rrahmani), Vedati (Muriqi) apo Miloti (Rashica) e të tjerë kemi eksperiencë dhe tani kanë ardhur këta të rinjtë që na ndihmojnë shumë dhe janë të freskët. Kjo e bëri Kosovën shumë të fortë", tha Vojvoda për Telegrafin.
Kosova në Play-Off do të përballet fillimisht me Sllovakinë në udhëtim, por në rast fitoreje atëherë në Prishtinë pret fituesin e duelit Turqi - Rumani.
Vojvoda mbetet realist, por i vendosur. Anësori e di forcën e Sllovakisë, por thotë se Kosova ka kapacitet që ëndrrën ta bëjë realitet.
"Gjysmëfinalja do të jetë shumë e vështirë pasi e dimë se do të luajmë në Sllovaki dhe Sllovakia është një Kombëtare e fortë, sidomos kur të luan në shtëpi. Gjithsesi besoj se çdo skuadër që ka arritur në Play-Off ka treguar se ka kapacitet për të shkuar në Botëror dhe ne jemi pjesë e atyre kombëtareve. Kapacitet kemi për të shkuar në Botëror dhe është kjo ëndërr dhe duhet të bëjmë çmos për të arritur deri aty. Pastaj kemi fatin që finalja është në Prishtinë, megjithatë akoma nuk mund të flas për atë sepse kemi punë njëherë në gjysmëfinale", tha mbrojtësi kosovar.
Ai zbulon edhe momentin kur skuadra filloi të besonte fuqishëm se Play-Offi ishte i arritshëm.
"Ndeshje pas ndeshje. Besoj që kur kemi barazuar me Slloveninë kemi besuar se mund të shkojmë dhe të bëjmë gjëra të mëdha. Ndeshja ndaj Sllovenisë dhe ajo ndaj Suedisë na kanë dhënë shumë kurajo për të vazhduar te para".
Në aspektin emocional, Vojvoda nuk harron të falënderojë tifozët, duke e vlerësuar mbështetjen e tyre si një nga armët kryesore të ekipit.
"Ne shtëpi e dimë si është atmosfera, por sidomos në Slloveni dhe Suedi kemi pasur mbështetjen e Dardaneve dhe ka qenë një forcë shumë e madhe për ne. Dua t'i falënderoj me gjithë zemër dhe besoj se do të na mbështesin edhe në Sllovaki dhe ishalla do Zoti edhe në Prishtinë në finalen e mundshme", u shpreh Vojvoda për Telegrafin.
Sa i përket karrierës së tij te Como dhe synimeve personale, ai thotë se objektivi është i qartë: progres dhe arritje më të mëdha sezon pas sezoni, derisa tani synojnë garat evropiane me klubin bardhekaltër.
Vojvoda është një titullar i padiskutueshëm te Como dhe ndër lojtarët më të mirë të kësaj skuadre e cila është duke zhvilluar një kampionat të madh në Serie A. Ylli dardan ka zhvilluar nëntë ndeshje në Serie A, ku ka shënuar edhe një gol, derisa ka dy ndeshje në Kupën e Italisë dhe ka dhënë kontribut me një asistim.
"Objektivat janë me Comon që të shkojmë sa më lartë, të kualifikohemi në Evropë dhe të bëjmë gjëra të mira. Klubi dy vite më parë ka qenë në Serie B kështu që deri më tani ka arritur gjëra të mëdha shumë shpejt në shumë aspekte. Kështu që kemi ende për të përpunuar dhe shpresoj që ta ndihmoj sa më shumë skuadrën që të shkojmë në Evropë".
Në fund, Vojvoda flet edhe për bashkëpunimin me trajnerin e tij, legjendën Cesc Fabregas, i cili sipas tij e ka ndihmuar shumë në zhvillimin personal.
"Fabregas është një maestro siç i thomë ne. Është një trajner shumë i ri pasi ka filluar menjëherë pas përfundimit të karrierës. Është një gjë e mirë që ka akoma reflekset e lojtarëve dhe di si t’i trajtojë lojtarët dhe ajo është shumë e rëndësishme".
"Me të mund të përparojmë në çdo aspekt. Ai është spanjoll dhe e dimë si luajnë spanjollët dhe mua më konvenon shumë, pasi kam qejf të kem kontakt të shpeshtë me topin dhe të adaptohem në shumë sisteme dhe kjo është një gjë e mirë", përfundoi Vojvoda.
Como pas 11 ndeshjeve në Serie A zë vendin e shtatë në tabelë me 18 pikë, gjashtë më pak se lideri Inter. Skuadra e Mërgim Vojvodës është skuadra e dytë me mbrojtjen më të fortë në Serie A pas Romës, derisa ndeshjen e radhës bardhekaltërtit do ta zhvillojnë ndaj Torinos në udhëtim. /Telegrafi/
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të mërkurën më 19 nëntor lënien në fuqi të shkarkimit të prokurorit të Lezhës, Bardhyl Shehu. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga gjyqtarja Albana Shtylla, me relatore Mimoza Tasin dhe anëtarë gjyqtarët Sokol Çomo, Natasha Mulaj e Rezarta Schuetz, pas […]