Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

KPA rrëzon vendimin e KPK-së dhe shkarkon nga detyra prokurorin Gëzim Çopa

17 December 2025 at 16:41

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, njoftoi të martën, më 16 dhjetor vendimin për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Gëzim Çopa, duke pranuar kështu ankimin e bërë nga Komisioneri Publik. Trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Ina Rama, Mimoza Tasi e Sokol Çomo, arriti […]

The post KPA rrëzon vendimin e KPK-së dhe shkarkon nga detyra prokurorin Gëzim Çopa appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-prokurorit Xhevahir Lita

17 December 2025 at 14:33

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, njoftoi të martën më 16 dhjetor 2025 se ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit, Xhevahir Lita. Vendimi u mor në dhomë këshillimi nga një trupë gjykuese e kryesuar nga Albana Shtylla, me relator Sokol Çomon dhe anëtare Ina […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-prokurorit Xhevahir Lita appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Kujtim Bashaj

11 December 2025 at 18:51

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, vendosi të mërkurën më 10 dhjetor lënien në fuqi të vendimit të Komisionit për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Durrësit, Kujtim Bashaj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relator Sokol Çomon dhe anëtare Albana Shtylla, Ina Rama […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Kujtim Bashaj appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Bardhyl Shehu

20 November 2025 at 11:15

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të mërkurën më 19 nëntor lënien në fuqi të shkarkimit të prokurorit të Lezhës, Bardhyl Shehu. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga gjyqtarja Albana Shtylla, me relatore Mimoza Tasin dhe anëtarë gjyqtarët Sokol Çomo, Natasha Mulaj e Rezarta Schuetz, pas […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Bardhyl Shehu appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Vladimir Skënderi

17 November 2025 at 17:57

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të hënën më 17 nëntor lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtarit të Durrësit, Vladimir Skënderi. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA-së i kryesuar nga Ina Rama, me relator Sokol Çomon dhe anëtare Albana Shtylla, Mimoza Tasi e Natasha Mulaj, pas […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Vladimir Skënderi appeared first on Reporter.al.

KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e prokurores Elina Kombi për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë

10 November 2025 at 12:20

Prokurorja e Tiranës, Elina Kombi u shkarkua nga detyra më 3 shkurt pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ajo nuk kishte provuar me dokumentacion ligjor një pjesë të burimeve financiare të deklaruara, duke çmuar se subjekti kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë, kriterin e vetëm për të cilin u përfundua hetimi […]

The post KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e prokurores Elina Kombi për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Herila Çela

4 November 2025 at 10:30

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të hënën më 3 nëntor lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Vlorës, Herila Çela. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Sokol Çomo, Albana Shtylla e Mimoza Tasi, pas […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Herila Çela appeared first on Reporter.al.

Prokurori Julian Xhengo konfirmohet në detyrë, pas përfundimit të trajnimit në Shkollën e Magjistraturës

1 November 2025 at 18:33

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të premten vendimin përfundimtar në çështjen e vetingut të prokurorit të Tiranës, Julian Xhengo, duke e konfirmuar atë në detyrë pas përfundimit të trajnimit në Shkollën e Magjistraturës. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Mimoza Tasi […]

The post Prokurori Julian Xhengo konfirmohet në detyrë, pas përfundimit të trajnimit në Shkollën e Magjistraturës appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Besnik Shehu

29 October 2025 at 16:43

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të mërkurën më 29 tetor lënien në fuqi të vendimit të Komisionit për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Korçës, Besnik Shehu. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues Kolegjit, i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Mimoza Tasi dhe anëtarë Sokol Çomo, Natasha Mulaj e […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Besnik Shehu appeared first on Reporter.al.

Çomo: KPA, edhe 48 ankime të mbetura për shqyrtim nga procesi i vetingut

21 October 2025 at 14:17

TIRANË, 21 tetor /ATSH/ Kryetari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), Sokol Çomo, deklaroi sot se procesi i rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve është drejt fundit, me më pak se tetë muaj të mbetur deri në përfundimin e tij në qershor 2026.

Në fjalën e tij, në panelin për reformën në drejtësi dhe procesin e vetingut në Konferencën “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias”, që u zhvillua sot në Tiranë, Çomo theksoi se, reforma në drejtësi, e nisur në vitin 2016 ka hyrë në fazën e saj përmbyllëse, teksa kanë mbetur më pak se 8 muaj nga përfundimi i procesit të vetingut.

Ai u shpreh se, KPA ka shqyrtuar deri tani 370 nga 417 ankime të depozituara, duke lënë në proces edhe 48 ankime të tjera, të cilat pritet të përfundohen brenda afatit kushtetues.

“Tipologjia e ankimeve është 293 nga ankimet i përkasin subjekteve të rivlerësimit; 120 ankime u paraqitën nga komisionerët publik; 4 ankime u paraqitën në mënyrë të njëkohshme”, tha Çomo.

Ai nënvizoi se “deri në momentin aktual KPA ka gjykuar 370 ankime nga 417 në total duke i ngelur për të shqyrtuar edhe 48 ankime deri në mesin e qershorit të 2026. Nga këto 48 ankime, 16 i përkasin subjekteve të rivlerësimit gjyqtar; 23 i përkasin subjekteve të rivlerësimit prokuror; 9 ankime subjekteve jo magjistratë (inspektor, këshilltarë ligjorë, ndihmës ligjorë). Deri në përfundim të procesit 39 magjistratë presin të kenë vendim përfundimtar nga KPA”, sqaroi Çomo.

Ai vuri në dukje se vëllimi i lartë i çështjeve për shqyrtim në këtë fazë të fundit të procesit erdhi si pasojë e mosparashikimit të depozitimit të ankimeve deri në dhjetor 2024, kur fillimisht ishte planifikuar që pas mbylljes së veprimtarisë së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), KPA të kishte një periudhë 4-vjeçare vetëm për shqyrtimin e ankimeve ekzistuese.

“417 ankime përfaqësojnë mbi 50% të vendimeve të marra nga KPK, duke reflektuar një volum të madh pune për kolegjin. Ndër to, 293 janë paraqitur nga vetë subjektet e rivlerësimit, 120 nga komisionerët publikë, ndërsa 4 janë depozituar në mënyrë të njëkohshme nga të dyja palët”, tha kryetari i KPA-së.

Çomo rikujtoi se mandati i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ndryshe nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk u zgjat, duke mbetur në afatin 9-vjeçar të përcaktuar në Kushtetutë që nga momenti i krijimit të tij në vitin 2017.

Në përfundim, ai theksoi rëndësinë që procesi të përmbyllet me profesionalizëm dhe integritet, duke garantuar besueshmëri në sistemin e drejtësisë së re shqiptare.

/gj.m/j.p/

 

The post Çomo: KPA, edhe 48 ankime të mbetura për shqyrtim nga procesi i vetingut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KPA rikthen në detyrë prokuroren Pranvera Stafa

10 October 2025 at 16:48

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të premten ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e prokurores së Elbasanit, Pranvera Stafa, duke e rikthyer atë në detyrë. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Ina Rama dhe anëtarë Albana […]

The post KPA rikthen në detyrë prokuroren Pranvera Stafa appeared first on Reporter.al.

Shkarkimi i gjyqtarit Taulant Tafa lihet në fuqi nga KPA

1 October 2025 at 14:35

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën më 30 shtator të lërë në fuqi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Elbasanit, Taulant Tafa. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relator Sokol Çomon dhe anëtare Ina Rama, Mimoza Tasi e Rezarta Schuetz, pas […]

The post Shkarkimi i gjyqtarit Taulant Tafa lihet në fuqi nga KPA appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi largimin nga detyra të gjyqtares Izabela Radovani

1 October 2025 at 14:31

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën më 30 shtator lënien në fuqi të vendimarrjes së Komisionit për shkarkimin nga detyratë gjyqtares së Shkodrës, Izabela Radovani. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues iu Kolegjit i kryesuar nga Ina Rama, me relator Sokol Çomon dhe anëtare Albana Shtylla, Natasha Mulaj e […]

The post KPA lë në fuqi largimin nga detyra të gjyqtares Izabela Radovani appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Hysen Ajasallari

24 July 2025 at 09:55

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të mërkurën më 23 korrik vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Fierit, Hysen Ajasllari. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relator Sokol Çomo dhe anëtare Ina Rama, Natasha Mulaj e Rezarta […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Hysen Ajasallari appeared first on Reporter.al.

Dy qëndrimet e KPA për pasurinë e gjyqtares Saemira Hila

22 July 2025 at 16:15

Megjithëse disa prej shkaqeve të ankimit për pasurinë të parashtruara nga gjyqtaria Saemira Hila janë gjetur të bazuara nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA, ato janë vlerësuar si të pamjaftueshme për të ndryshuar vendimin e Komisionit për shkarkimin nga detyra të këtij subjekti rivlerësimi. Trupa e KPA u nda në vlerësimin […]

The post Dy qëndrimet e KPA për pasurinë e gjyqtares Saemira Hila appeared first on Reporter.al.

Tërheqja e SPAK prej ankimit, KPA konfirmon në detyrë prokuroren Armida Hamiti

22 July 2025 at 15:59

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 22 korrik, vendimin për pushimin e shqyrtimit të ankimit të Komisionerit Publik ndaj vendimarrjes së Komisionit për konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës, Armida Hamiti (Moçka). Pushimi u aplikua prej Kolegjit pas tërheqjes së drejtuesit të SPAK, nga kërkimi për shkarkimin e prokurores Hamiti, […]

The post Tërheqja e SPAK prej ankimit, KPA konfirmon në detyrë prokuroren Armida Hamiti appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Saimir Bahiti

22 July 2025 at 10:24

Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA vendosi të hënën më 21 korrik lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Durrësit, Saimir Bahiti. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relator Sokol Çomo dhe anëtare Albana Shtylla, Ina Rama e Natasha Mulaj, pas […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Saimir Bahiti appeared first on Reporter.al.

Një vendim, dy qëndrime: si u përjashtua Alfred Balla nga drejtësia

20 July 2025 at 07:58
Alfred Balla

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA u nda në vlerësimin e ankimit të kryer nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ndaj vendimmarrjes së Komisionit për përfundimin e vetingut të ish-kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla. Balla iu nënshtrua procesit të rivlerësimit kalimtar për shkak të punës së tij si ndihmës […]

The post Një vendim, dy qëndrime: si u përjashtua Alfred Balla nga drejtësia appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Kudusi Shahu

17 July 2025 at 17:56

Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA njoftoi të enjten më 17 korrik vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Tiranës, Kudusi Shahu. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Sokol Çomo, me realtore Mimoza Tasi dhe anëtare Albana Shtylla, Natasha Mulaj e Rezarta […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Kudusi Shahu appeared first on Reporter.al.

❌
❌