Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kruja, destinacion turistik gjithëvjetor/ Vizitorët kalojnë fundjavën në Sarisalltik, i njohur si “Ballkoni i Ballkanit”

21 December 2025 at 16:30

Kjo fundjavë, e favorizuar nga temperaturat e larta dhe moti i qëndrueshëm, ka sjellë një fluks të shtuar vizitorësh në malin e Krujës. Dhjetëra turistë kanë zgjedhur të ngjiten drejt kësaj zone për të shijuar natyrën dhe panoramat mbresëlënëse që ajo ofron.

I njohur si një ndër destinacionet më të preferuara turistike në vend, mali i Krujës ka pritur vitet e fundit një numër në rritje turistësh, si vendas ashtu edhe të huaj.

I cilësuar ndryshe edhe si “ballkoni i Ballkanit”, për shkak të pamjes së gjerë që ofron, kjo zonë ndodhet pranë vendit të shenjtë të Sari Salltikut, duke e bërë atë një pikë të rëndësishme jo vetëm turistike, por edhe fetare.

Vizitorët shprehen të mahnitur nga bukuria natyrore dhe panorama e mrekullueshme që shtrihet përreth, ndërsa gjatë ditës së sotme mali i Krujës është vizituar edhe nga turistë të huaj, çka dëshmon interesin gjithnjë e në rritje për këtë destinacion.

Sipas të dhënave, Kruja këtë sezon turistik ka tejkaluar pritshmëritë, duke u shndërruar tashmë në një destinacion me turizëm gjatë gjithë vitit, e jo vetëm sezonal.

Aulon Kalaja prezanton “pashaportën europiane” në variantin e Fushë-Krujës…/ VIDEO

By: Ela
20 December 2025 at 11:36

Ish-kandidati i PD-së për deputet në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Durrësit, aktivisti Aulon Kalaja, ka treguar me anë të një video fytyrën e vërtetë të premtimeve boshe për pashaportë europiane të kryeministrit Rama. Kalaja ka ndarë pamje nga një rrugë tejet e amortizuar në Fushë Krujë, konkretisht rruga “Kodra e Çelëve”, ku […]

The post Aulon Kalaja prezanton “pashaportën europiane” në variantin e Fushë-Krujës…/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

“Audi” dhe trupi i kalimtarit bëhen copash/ PAMJET e rënda nga aksidenti në Tapizë-Fushë Krujë

By: Brisi
16 December 2025 at 20:23

Pamjet që shikoni në foton e mësipërme janë nga aksidenti tragjik, i regjistruar këtë të martë në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, ku një automjet përplasi për vdekje një 62 vjeçar. Sic mund të shihet dhe nga pamjet, automjeti tip “Audi” bashkë me trupin e 62 vjeçarit janë bërë copa si pasojë e përplasjes. Sipas Policisë, […]

The post “Audi” dhe trupi i kalimtarit bëhen copash/ PAMJET e rënda nga aksidenti në Tapizë-Fushë Krujë appeared first on BoldNews.al.

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, i riu përplas për vdekje me makinë këmbësorin

By: M C
16 December 2025 at 19:50

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, ku një drejtues automjeti ka përplasur një këmbësor.

Policia bën me dije, se si pasojë e plagëve të marra, këmbësori 62-vjeçar Nazif Zeneli ka humbur jetën në vendngjarje.

Ndërsa policia bën me dije se ka shoqëruar në komisariat të riu që shkaktoi aksidentin tragjik.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak.

Rreth orës 18:45, në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin K. M., rreth 19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N. Z, rreth 62 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

The post Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, i riu përplas për vdekje me makinë këmbësorin appeared first on Albeu.com.

Aksident tragjik në Fushë-Krujë/ Makina përplas një 19-vjeçar, po ndihmonte një vajzë të shtynte makinën

By: Rovena
14 December 2025 at 12:19

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në dalje të Fushë-Krujës ku një 19-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një automjet.

Referuar të dhënave paraprake, 19-vjeçari Irdi Laçi është përplasur nga një mjet tip fuoristradë teksa po shtynte një ‘Mercedes’ që ishte fikur në mes të rrugës.

Sakaq, shoferi i fuoristradës është arrestuar nga policia ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave./abcnews.al

Durim Bami humb gjyqin në Dubai, hapet rruga për esktradimin e tij në Tiranë. Ja 4 akuzat që e presin tek SPAK-u

By: armand
14 December 2025 at 13:19

Durim Bami, një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Shqipëri që vepron kryesisht në Fushë-Krujë dhe Tiranë, do ekstradohet nga Dubai në Tiranë. Njeriu që konsiderohet nga policia si “i forti” i Niklës, rezulton të këtë humbur gjyqin për qëndrimin e tij si resident në Dubai, ndaj që shumë shpejt Bami, […]

The post Durim Bami humb gjyqin në Dubai, hapet rruga për esktradimin e tij në Tiranë. Ja 4 akuzat që e presin tek SPAK-u appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti gjatë natës në dalje të Fushë Krujës, ndërron jetë 18-vjeçari

By: D Marku
14 December 2025 at 08:50

Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të Fushë Krujës gjatë natës. Mësohet se një automjet ka përplasur një 18-vjeçar. Sipas informacioneve 18-vjeçarit i është fikur automjeti në mes të rrugës dhe ka qenë duke tentuar ta ndizte.

Nga përplasja i riu, ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar të Trauma në gjendje të rëndë. Fatkeqësisht 18-vjeçari ka humbur jetën.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

The post Aksidenti gjatë natës në dalje të Fushë Krujës, ndërron jetë 18-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Aksident tragjik gjatë natës në Fushë-Krujë, ndërron jetë 18-vjeçari

By: armand
14 December 2025 at 08:00

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në daljen e Fushë-Krujës, ku ka humbur jetën 18-vjeçari Irdi Laçi. Sipas informacionit të parë, ai ka qenë duke shtyrë një automjet të tipit “Mercedes” që kishte ndaluar në mes të rrugës, kur është përplasur nga një fuoristradë që po kalonte. Shoferi i fuoristradës ka ndaluar […]

The post Aksident tragjik gjatë natës në Fushë-Krujë, ndërron jetë 18-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Kulla 200-vjeçare e Krujës/ Monumenti i harruar dhe historia e një çifti të moshuarish që jetojnë aty

13 December 2025 at 20:43

KRUJË- Në një nga lagjet e vjetra të Krujës, aty ku kalldrëmet mbajnë ende hapat e historisë, ngrihet një kullë rreth 200-vjeçare. E përkulur nga koha, por ende krenare, ajo mban në gjirin e saj jetën e dy të moshuarve: Xhevat Gjana dhe bashkëshortes së tij, Lirijes, trashëgimtare e familjes Kuqi, dikur ndër tregtarët më të njohur të qytetit.

Ndërtesa, dikur një nga më të veçantat e Krujës, u dëmtua rëndë nga tërmeti i gjashtë viteve më parë. Që atëherë, asnjë dorë restaurimi nuk ka prekur muret e saj, edhe pse objekti ka vlera të jashtëzakonshme historike.

Xhevati , ish-mësues, i qetë në fjalë, por i fortë në kujtime tregon se fati e solli në këtë shtëpi pas shumë vështirësish.

“Më solli halli këtu. Dola nga burgu, hoqën dorë nga internimet, por quheshin dëbime. U kombinova me operativin… këtu ishte kufi, më thanë gjej futu thellësi. Me ndërmjetësi, Bajram Berlikën, mbaruam ushtrinë dhe më tha ‘do shkojmë në Krujë’. Me atë ndërhyrje u martova me Lirijen. 45 vite kemi qëndruar bashkë.”

Historia e kullës e ka rrënjën te familja e Lirijes.

“E ka ndërtuar gjyshi i Lirijes, pastaj djemtë e vet. Dy trashëgimtarë ka kjo kullë.”

Por vitet e komunizmit lanë gjurmën e tyre.

“Ka qenë monument kulture. Shteti e sekuestroi. Xheladinin, trashëgimtarin, e pushkatuan. E quajtën shfrytëzues të popullit… se ka përfaqësuar kapitalizmin”

Sot, Xhevati tregon çdo dhomë të kullës me një pasion që duket sikur ringjall historinë. Ai hap derën e parë, tashmë të dëmtuar, dhe tregon dokumentet e vjetra të gjetura dikur.

“E pata gjetur vendimin e kësaj shtëpie, projektin me shumë sqarime. Ka qenë monument kulture i kategorisë së parë. Jo për bukuri, por për histori. Tregon jetën e një qytetari, të një krutani”

Sipër, dhomat janë si një libër i hapur i traditës së Krujës: dhoma e mysafirëve, dhoma ku flinin vajzat, hapësira ku gratë qëndronin të fshehura që të mos i shihnin të huajt.

“Gratë rrinin të fshehura. Këtu vinin miqtë, shtroheshin dyshekët, jorganet, gjithçka e sistemuar. Kjo është e veçanta. Burrat futeshin këtu, luanin, bënin pazare. Muhabetet nuk bëheshin në praninë e familjarëve të tjerë. Kjo quhej dhoma e miqve. Në këto dritare mbanin kafen”

Pamja origjinale e jashtme e godinës është e bukur, por brenda është shkatërruar, e megjithatë, çifti nuk e braktis dot.

“Gruaja merret me lulet… unë me profesion jam mësues.”

Për t’u rikthyer në shkëlqimin e dikurshëm, kjo kullë kërkon ndërhyrje të specializuar, ndaj Xhevati apelon ndaj institucioneve që të investojnë dhe rindërtojnë këtë godinë me vlerë historike për Krujën/abcnews.al

Banorët në fshatin Bilaj në Krujë ankohen për rrugën e dëmtuar nga kompania e ndërtimit, kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë (VIDEO

By: V K
13 December 2025 at 15:54

Banorët e fshatit Bilaj në Krujë, ankohen për gjendjen e mjerueshme ku ndodhet rruga që lidh fshatin e tyre me pjesën tjetër të vendit.

Rruga prej afro 4 kilometrash është totalisht e degraduar dhe për këtë banorët bëjnë fajtorë firmën GENER 2 e cila ka përdorur këtë rrugë, por edhe rrugë të tjera për të ndërtuar autostradën me pagesë.

Rreth 2000 banorë të këtij fshati, por edhe të fshatrave përrreth, janë të detyruar të zgjedhin gropën në të cilën duhet të kalojnë, pasi në disa vende asfalti është zhdukur totalisht duke të lënë përshtypjen që aty s’ka patur kurrë asfalt.

Janë me dhjetëra kamjona të tonazhit të rëndë të firmës GENER 2 që kalojnë dhe sot çdo ditë në këtë rrugë rurale, por gjatë ndërtimit të autostradës Thumanë-Kashar numri i tyre shkonte në disa qindra.

Kompania e përdor këtë rrugë pasi në këtë fshat në të dy anët e autostradës ajo ka ndërtuar dy impiantë të përpunimit të asfalto-betonit.

Banorët thonë se për këtë janë vënë në dijeni si kryetari i bashkise Krujë, por edhe deputetët e zonës të cilët ju kanë thënë banorëve se rikonstruksioni i rrugës është detyrim i kompanisë Gener 2 por sipas tyre kompania nuk do t’ja dijë dhe vijon punë pa kokëçarje duke i lënë banorët e kësaj zone me një rrugë të degraduar.

Ata kërkojnë nga qeveria të ndërhyjë, duke vënë para përgjegjësisë kompaninë që ka detyrim ligjor rikonstruksionin e rrugëve që ka dëmtuar.

 

The post Banorët në fshatin Bilaj në Krujë ankohen për rrugën e dëmtuar nga kompania e ndërtimit, kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë (VIDEO appeared first on Albeu.com.

Karamuço jep detaje për operacionin në Fushë Krujë: 3 persona janë larguar drejt Dubait

By: armand
10 December 2025 at 21:24

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, foli në lidhje me aksionin e SAPK në Fushë Krujë, ku u godit një grup i dyshuar për trafik droge. Në Euronews, Karamuço shpjegoi tre persona dyshohet se janë larguar drejt Emirateve, ndërsa 11 urdhra arresti, janë ekzekutuar. Ai tha se zona e fushë Krujës dhe Malësisë së Krujës është […]

The post Karamuço jep detaje për operacionin në Fushë Krujë: 3 persona janë larguar drejt Dubait appeared first on BoldNews.al.

Goditja e grupit kriminal Rraja në Fushë-Krujë, zbardhen emrat e të arrestuarve

By: V K
10 December 2025 at 09:33

Uniformat blu kanë njoftuar se gjatë natës, është goditur grupi kriminal Rraja dhe janë vënë në pranga disa persona. Mes të arrestuarve, mësohet se është edhe djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.

Zbardhen emrat e personave të arrestuar nga operacioni ndaj grupit kriminal Rraja.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se u bë i mundur ndalimi shoqerimi dhe arrestimi i shtetasve:

1.Marvin Genci Bushati

2.Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani

3.Sokol Myslym Qaja

4.Gazmir Xhemali Rraja

5.Perparim Kadri Rraja

6.Rexhep Xhelal Rraja

Këta shtetas, akuzohen për veprat penale trafikimi i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimt atë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28 pika 4 te 333/a si edhe neni 334/1 K Penal.

The post Goditja e grupit kriminal Rraja në Fushë-Krujë, zbardhen emrat e të arrestuarve appeared first on Albeu.com.

Kruja e ullirit, tradita shekullore/ Flet kultivuesi Mustafa Tema: Kam rrënjë 100-vjeçare

By: Rovena
6 December 2025 at 20:20

Kruja, vend i njohur prej shekujsh për kultivimin e ullirit, po kthen sërish vëmendjen tek një nga produktet më të çmuara të zonës. Vaji I ullirit, për shumë banorë të fshatit Greps nuk  është vetëm e traditës, por një burim i qëndrueshëm të ardhurash, duke u eksportuar edhe në vendet e Europës. Në fshatin Greps, mes kodrave të mbushura me ullinj, jeton Mustafa Tema, ish-mësues dhe prej dekadash i apasionuar pas kultivimit të ullishteve. Për të dhe familjet e tjera të zonës, sezoni i vjeljes është periudha më e ngarkuar e vitit, por edhe më me vlerë.

“Kjo zonë ka ullinj shumë shekullorë, por edhe të kultivuara së fundmi. Unë personalisht kam mbi 50 rrënjë mbi 100-vjeçare dhe rreth 600 rrënjë të mbjella vetë. Edhe djemtë e mi kanë secili nga 150 rrënjë ullinj që këtë vit kanë dhënë prodhim të mbarë. Kemi blerës nga Italia e Gjermania; e marrin vajin me 50 euro shishja 1.5 litra. Vaji është krejtësisht natyral, pa pleh organik dhe pa spërkatje”, tha Mustafa Tema.

Zone e Krujës njihet për ullinjtë e vjetër, por edhe për plantacionet e reja që janë shtuar vitet e fundit. Falë cilësisë së lartë dhe metodat tradicionale të përpunimit, vaji i prodhuar këtu ka arritur të gjejë treg të qëndrueshëm në Europë, veçanërisht në Gjermani.

“Janë shtetas gjermanë, mjekë që blejnë vaj ulliri dhe janë shumë të kënaqur. E transportojmë me furgona të linjave ndërkombëtare. Kjo zonë ka kultivuar ullirin edhe para epokës së Skënderbeut. Dikur ishte detyrim të mbillje 25 rrënjë. Ka familje që sot mbahen kryesisht me të ardhurat nga ulliri. Ka fabrika të ndershme, por ka edhe nga ato që na përvetësojnë vajin… Duhet më shumë kontroll”, shtoi Mustafa Tema.

Për të ruajtur cilësinë, shumica e fermerëve zgjedhin ende vjeljen tradicionale me dorë, një metodë që kërkon shumë punë, por siguron standard më të lartë.

“Kultivojmë edhe disa varietete të reja të ullirit. Vjeljen e bëjmë me dorë dhe me krehër. Është mënyrë më e lodhshme, por vaji del shumë më cilësor”, u shpreh më tej Mustafa Tema.

Kruja jo vetëm ruan traditën e ullirit, por po e shndërron atë në një potencial të vërtetë ekonomik. Rritja e sipërfaqeve të reja të mbjella dhe interesi i shtuar i tregut të huaj po e bëjnë vajin e ullirit të kësaj zone një histori suksesi që kapërcen kufijtë./abcnews.al

Plas sherri në stadiumin e Fushë-Krujës/ Futbollistët e Ilirisë dhunojnë ata të Skënderbeut

By: Brisi
3 December 2025 at 13:23

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në stadiumin “Redi Maloku”, Fushë Krujë mes dy ekipeve të futbollit, Ilira dhe Skëndërbeu. Sipas raportimeve pak para nisjes së ndeshjes lojtarët e Skënderbeut dhe trajneri Ernest Gjoka janë sulmuar nga lojtarët e ekipit Iliria. Lajmi është bërë me dije […]

The post Plas sherri në stadiumin e Fushë-Krujës/ Futbollistët e Ilirisë dhunojnë ata të Skënderbeut appeared first on BoldNews.al.

Del nga shtrati lumi Ishëm, qindra hektarë tokë nën ujë në Murqinë të Krujës

By: armand
27 November 2025 at 10:14

Qindra hektarë tokë bujqësore të mbjella me kultura të ndryshme janë përmbytur mëngjesin e sotëm në fshatin Muriqinë të Krujës. Shkak i kësaj situate është bërë dalja nga shtrati e lumit Ishëm si pasojë e reshjeve të dendura të rëna gjatë 24 orëve të fundit. Lagjja fundore e fshatit Muriqinë që lidh lagjen me pjesën […]

The post Del nga shtrati lumi Ishëm, qindra hektarë tokë nën ujë në Murqinë të Krujës appeared first on BoldNews.al.

Muzetë e Krujës, mbi 200 mijë vizitorë interes për historinë dhe kulturën e Shqipërisë

23 November 2025 at 09:00

TIRANË, 23 nëntor/ATSH/ Turistët që vizitojnë Krujën qofshin këta vendas apo të huaj vijojnë të tregojnë interes për muzetë e këtij qyteti.

Drejtori i Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeut Etnografik Krujë, Mehdi Hafizi, tha sot për ATSH-në se “të dy këta muze që nga fillimi i vitit deri tani janë vizituar nga mbi 200,000 vizitorë vendas e të huaj”.

Hafizi theksoi se “170 000 vizitorë kanë zgjedhur Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe mbi 30,000 Muzeun Etnografik, ku kanë treguar interes të madh për historinë dhe kulturën tonë”.

“Përveç muajve të verës, kur shënohet edhe një numër i lartë vizitorësh edhe gjatë muajve të vjeshtës, shtator, tetor dhe nëntor ka pasur një fluks të lartë. Në këta tre muaj të dy muzetë janë vizituar nga mbi 60 mijë vizitorë”, tha Hafizi.

Ndërkohë, shtoi Hafizi, tashmë jemi në prag të festave të nëntorit dhe presim të ketë një numër të lartë vizitorësh.

“Këtë vit nga turistët e huaj që vizituan Krujën kryesojnë turistë polakë, francezë, amerikanë dhe spanjollë. Ndërkohë që një numër të konsiderueshëm zënë edhe ata kinezë, gjermanë, izraelitë, bullgarë, hungarezë dhe italianë”, tha Hafizi.

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu” është një nga muzetë më të vizituar në Shqipëri. Vendosur në brendësi të rrënojave të kalasë shekullore të Krujës, muzeu u hap më 1982. Ndërtesa është e konceptuar si një fortesë e një kështjelle mesjetare shqiptare me një fokus kryesor në dokumentimin e jetës dhe veprës së Gjergj Kastriot Skënderbeut, heroit kombëtar të vendit.

Muzeu Etnografik i Krujës ka një total prej 15 dhomash, secila me funksionin, kompozicionin dhe simbolikën socio-etnografike përkatëse. Shumë vizitorë, vendas dhe të huaj, e vizitojnë Muzeun Etnografik si një pjesë të rëndësishme të turit të tyre në qytetin historik të Krujës.

/k.s/a.f/

The post Muzetë e Krujës, mbi 200 mijë vizitorë interes për historinë dhe kulturën e Shqipërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sherr në Krujë, përleshen me njëri-tjetrin dy persona

By: Brisi
23 November 2025 at 09:20

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Krujës. Një 36 vjeçar ka goditur me sende të forta një 54-vjeçar pas një sherri për motive të dobëta dhe më pas është arratisur. 54-vjeçari ka marrë ndihmë mjekësore ndërsa 36 vjeçari është shpallur në kërkim nga Policia. “Specialistët për […]

The post Sherr në Krujë, përleshen me njëri-tjetrin dy persona appeared first on BoldNews.al.

Hetimet për atentatin në Rinas, zbulohet arsenal armësh në Fushë-Krujë

14 November 2025 at 10:15

TIRANË, 14 nëntor /ATSH/ Një arsenal armësh dhe lëndësh plasëse u zbulua sot në një banesë në fshatin Zall, Fushë-Krujë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Tracking”.

Gjatë kontrolleve, policia njoftoi se “u gjetën në këtë banesë: 3 kallëpe tritol; 12 granata dore sulmuese; sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë (mina); 3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë; 4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh; 6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm; 2 kg e 25 gramë kanabis”.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, sipas policisë është shpallur në kërkim pronari i banesës, shtetasi Y. Z., 48 vjeç.

Punohet intensivisht për kapjen e tij, si dhe po hetohet me qëllim zbardhjen e lidhjes së mundshme që mund të ketë 48-vjeçari me ngjarjen e ndodhur te rrethrrotullimi i Rinasit.

Operacioni “Tracking”, është ende në vijim në Krujë dhe po kryhet në kuadër hetimeve për zbardhjen e atentatit në rrethrrotullimin e Rinasit dy ditë më parë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/m.q/a.f/r.e/

The post Hetimet për atentatin në Rinas, zbulohet arsenal armësh në Fushë-Krujë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Doli nga makina me kapele dhe maskë”, detaje nga atentati në Rinas: Autori qëlloi Gilmando Danin me breshëri nga afër

By: Elva
11 November 2025 at 18:00

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati mafioz i ndodhur pasditen e sotme pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, 47 vjeç, dhe u plagos rëndë 40-vjeçari Muçi Shaljani, i njohur si “Sheqeri”, aktualisht agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). Ngjarja ndodhi rreth orës 14:20, në rrethrrotullimin e Rinasit, […]

The post “Doli nga makina me kapele dhe maskë”, detaje nga atentati në Rinas: Autori qëlloi Gilmando Danin me breshëri nga afër appeared first on BoldNews.al.

Atentati me një viktimë në Rinas, digjet një makinë në Krujë

11 November 2025 at 15:19

Një makinë e djegur është gjetur në fshatin Halil të Krujës. Sipas informacioneve dyshohet se është përdorur nga autorë të përfshirë në atentatin në Rinas.

Atentati ndodhi në aeroportin e Rinasit ku drejt një automjeti u qëllua me breshëri plumbash.

Gilmando Dani humbi jetën dhe u plagos Muçi Shaljani (Sheqeri).  Viktima Gilmando Dani, njihet edhe si krahu i djathtë i Emiliano Shullazit.

Ndërsa i  plagosuri është transportuar në gjendje të rëndë te Trauma.

/abcnews.al/

 

❌
❌