Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Nga politika te krimi/ Dosja e SPAK kundër grupit të djalit të ish-deputetit socialist

By: Brisi
22 December 2025 at 08:10

Mbrëmjen e 27 janarit 2021, shoferi i një kamioni që po transportonte kanabis drejt Turqisë njoftoi “shefin” e tij në Tiranë se kishte ngecur në kufi, në pikën e kalimit të Kapikules në Edirne. “Jam në skaner,” shkroi ai përmes një mesazhi në aplikacionin Whatsapp. Pak minuta më vonë, ankthi u rrit, ndërsa shoferi i […]

The post Nga politika te krimi/ Dosja e SPAK kundër grupit të djalit të ish-deputetit socialist appeared first on BoldNews.al.

Dosja e SPAK kundër grupit të djalit të ish-deputetit të PS/ Zbardhen bisedat në SKY ECC: Na fikët mor burrë. Ç’janë këto muhabete…

By: V K
22 December 2025 at 08:40

Mbrëmjen e 27 janarit 2021, shoferi i një kamioni që po transportonte kanabis drejt Turqisë, njoftoi “shefin” e tij në Tiranë se kishte ngecur në kufi, në pikën e kalimit të Kapikules në Edirne.

“Jam në skaner”, shkroi ai përmes një mesazhi në aplikacionin Whatsapp.

Pak minuta më vonë, ankthi u rrit, ndërsa shoferi i identifikuar si Tomi shkroi sërish: “Po bëjnë kontroll fizik, Ka dalë me njollë”.

Mesazhet u shpërndanë menjëherë në rrjetin e kriptuar Sky ECC, ku organizatorët dhe pronarët e drogës prisnin me padurim që kamioni ta kalonte kufirin.

Kaq mjaftoi që i gjithë grupi, një dyzinë personash bashkë me djalin e një deputeti socialist të kohës, Rexhep Rraja, të përfshihej në kaos dhe në teori komploti për ‘tradhti’.

Sipas vendimit për masë sigurie të Gjykatës së Posaçme, anëtarët e grupit qëndruan për ditë me radhë të fiksuar para televizorit në pritje të lajmeve që konfirmonin kapjen ose jo të drogës, ndërsa komunikimet e tyre në Sky ECC u transformuan nga biseda miqësore prej ortakësh me terma vëllazërorë, në kërcënime dhe përplasje për paratë e humbura.

Komunikimet e SKY ECC rreth këtij episodi trafiku janë vetëm një fragment i dosjes voluminoze të SPAK, e cila çoi në caktimin e masave të sigurisë “arrest në burg” për 14 persona, përfshi Rexhep Rrajën, djali i ish-deputetit Rrahman Rraja, një figurë që për vite me radhë ka simbolizuar ndërthurjen e politikës me botën e krimit në zonën e Fushë-Krujës.

Gjykata theksoi rrezikshmërinë e lartë shoqërore të të akuzuarve, duke vendosur masën e sigurimit personal “arrest në burg” për të gjithë listën e të dyshuarve.

Përveç Rexhep Rrajës, janë lëshuar urdhra arresti edhe ndaj Islam Sefa (Xaka), Ervis Shuli, Bujar Sefa (Xaka), Agim Nina (Lorenc Selmani), Hajdar Sefa (Lala), Vidjan Baroka, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Zamir Aliaj (Çoku), Aldo Gjini (Lamandi), Sokol Qaja, Jani Çavo dhe Marvin Bushati.

Ata akuzohen për veprat penale të “trafikimit të narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Sipas dokumenteve të siguruara, SPAK ka rindërtuar skemën e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike drejt Gjermanisë, Holandës dhe Turqisë.

Hetimi, i cili nisi pas një raporti të autoriteteve gjermane nga Braunshvajgu (Braunschëeig), zbuloi se grupi siguronte lëndën narkotike në territorin shqiptar, duke e kultivuar ose blerë, dhe e trafikonte atë përmes një logjistike të sofistikuar.

Rrajat, nga politika te krimi

Përfshirja e Rexhep Rrajës në këtë dosje shënon një kapitull të ri në historinë e trazuar të familjes së njohur nga Nikla. Për vite me radhë, mbiemri Rraja ka qenë sinonim i pushtetit politik dhe influencës në zonën e Krujës, shpesh duke u lakuar për ngjarje të dhunshme që sfiduan hapur ligjin.

Rexhep Rraja u bë fillimisht i njohur për publikun e gjerë pas denoncimit të ish-të dashurës së tij për dhunë në vitin 2018, një çështje që trazoi opinionin publik dhe politikën, por që u mbyll me një dënim minimal.

Në nëntor 2019, një tjetër anëtar i fisit, Redjan Rraja u arrestua si një prej atutorëve në atentatin ndaj Aleksandër Lahos (njohur si Rrumi) dhe ish-prokurorit tani deputet Arjan Ndoja.

Shoferi Andi Maloku mbeti i vrarë në atentat, ndërsa Rraja u dënua me burgim të përjetshëm.

Një vit më vonë, në dhjetor 2020, Ramazan Rraja, nipi i deputetit në atë kohë, Rrahman Rraja dhe një tjetër anëtar i fisit u arrestuan në Belgjikë, pas një operacioni ndërkomëbtar kundër trafikut të kokainës.

Ramazan Rraja, u gjet fajtor për akuzat e trafikut të drogës dhe është dënuar në Blegjikë. Ai po ashtu është dënuar në Shqipëri si bashkëpunëtorë në atentatin ndaj Lahos e Ndojës.

Pavarësisht goditjeve prej drejtësisë dhe arrestimit të disa anëtarëve të fisit, Rrajat vijuan të kishin kontroll në territor dhe u kthyen sërish në qendër të vëmendjes në korrik të vitit 2023, pas publikimit të një videoje brutale, ku anëtarë të fisit dhunuan barbarisht me shkopinj bejsbolli dy kushërinjtë e fisit Maja, të cilët ishin ankuar për guroren në pronësi të familjes.

Vetëm pas këtij skandali të rradhës, Rrahman Rraja dha dorëheqjen nga mandate i deputetit. Në atë kohë, policia shpalli në kërkim vëllanë e ish-deputetit, Xhelal Rraja.

Ky i fundit u arrestua në korrik 2024, ndërsa përtej pjesëmarrjes në sulmin masiv të korrikut 2023, ai akuzohet si pjesë e një organizate kriminale.

Dosja e fundit e SPAK bazohet në komunikimet e SKY ECC dhe i vendos ngjarjet në fund të vitit 2020 dhe në fillim të 2021, ku grupi shfaqet mjaft aktiv në trafikun e narkotikëve duke organizuar ngarkesa thuajse çdo muaj pavarësisht goditjeve nga policia.

Nga tre episodet e dokumentuara në dosje, Rexhep Rraja, të cilit anëtarët e tjerë të përfshirë në trafik i referohen si “djali i deputetit”, luan rol aktiv organizatori e drejtuesi në njërin prej tyre.

Megjithatë, ai përmendet edhe në të dy episodet e tjera në dijeni të trafikut.

Prokuroria thotë se nga analiza e fakteve, Rraja dhe personat e tjerë të akuzuar ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

“Gjatë analizës së 3 (tre) episodeve, vërehet se qëllimi i bashkëpunëtoreve është një dhe i përbashkët – trafikimi i lëndëve narkotike. Mënyra e kryerjes së këtij trafikimi, në formën e eksportimit respektivisht drejt Gjermanisë, Turqisë dhe Holandës mjetet e përdorura apo mënyra e organizmit të tij ku çdo bashkëpjesëmarrës ka një rol dhe një detyrë të përcaktuar qartë, tregojnë se ky bashkëpunim nuk është i rastësishëm”, thuhet në vendimin për caktimin e masës së sigurisë.

Në vendim vihet në dukje se një pjesë e të hetuarve për këtë dosje, ishin ose të dënuar për raste të ngjashme trafiku, ose në gjykim.

Episodet e trafikut

Të dhënat e nxjerra nga mesazhet mes anëtarëve të grupit tregojnë për një rrjet të organizuar të trafikut, por pa një strukturë të qartë komande dhe me besnikëri të brishtë.

Grupi vepronte i ndarë në degë të ndryshme. Nga të dhënat, Rrajat dalin në dy episode pronarë të kanabisit dhe blerës të kokainës.

Ndërsa një grup që i përgjigjej Jani Çavos rezulton organizator i transportit të kanabisit. Sefajt po ashtu rezultojnë pronarë të narkotikut me lidhje me Rrajën, por me sasi të veçantë të drogës.

Për shkak se të tre episodet e dokumentuara tregojnë dështim të përpjekjeve për të trafikuar narkotikë, bisedat mes anëtarëve kthehen shpejt në sulme ndaj njëri tjetri, përpjekje për të zbuluar spiunë dhe frikë nga përgjimet.

Rasti më flagrant është dështimi për të kaluar në Tuqi i një sasie prej 236 kg kanabis. Bisedat në Sky ECC ilustrojnë thuajse të gjithë procedurën, nga gjetja e drogës, paketimi, ndarja sipas porositësve me ngjyra të ndryshme mbështjellësi dhe gjurmimi përmes GPS live i lëvizjeve të shoferit.

Por ndërsa kontrolli duket i plotë, kur kamioni bllokohet nga autoritetet turke në doganë, i gjithë grupi përfshihet në kaos.

“A doli në m’nanjë portal në nanjë gjë ore, a u morr nanjë vesh nanjë gjë më”?–  shkruan Gazmir Rraja pasi kamioni ishte bllokuar në doganë dhe shoferi ishte ndaluar.

Pjesëmarrësit në trafik dyshonin te njëri-tjetri dhe nuk ishin të qartë se çfarë kishte ndodhur.

Konflikti kryesor është me organizatorët e transportit. Përgjimet tregojnë se përveç drogës nga Rraja dhe Sefa, transportuesi kishte marrë porosi edhe nga një grup tjetër.

Përtej dyshimeve se ishin tradhëtuar, mes anëtarëve ka debate se grupi tjetër i paidentifikuar kishte qenë në përgjim dhe ishte shkak pse ngarkesa ishte bllokuar.

Bisedat tregojnë se grupi i transportuesve, u vu menjëherë nën presion për të dëshmuar me prova se droga ishte kapur.

Përfshirja e një avokati dhe komunikimet e shoferit me të shoqen nuk u konsideruan të besueshme dhe vetëm pasi rasti u transmetua në lajme, përplasjet u qetësuan.

Bisedat tregojnë se Rexhep Rraja, kishte njerëz që punonin për të në Turqi, persona që u vunë menjëherë në lëvizje për të monitoruar kamionin e bllokuar dhe për të gjetur avokat për shoferin e arrestuar.

Bisedat po ashtu tregojnë se përtej organizimit kapilar dhe kontrollit, grupi kishte bërë gabime diletante, pasi pas kapjes së sasisë së kanabisit rezultoi që në pakot e drogës mund të kishte shenja të gishtërinjve.

“Na fikët mor burrë. Ç’janë këto muhabete”, shkruan Rexhep Rraja kur mëson se në thasët me narkotikë mund të kishin shenja gishtash.

Në bisedë, Rraja shqetësohet se thasët ia ka marrë një personi që e identifikon si “xhaxhi”. “Pastroji se i ka prek xhaxhi me dor”, kur i tregon Jani Çavos bisedën me njërin nga personat që kishte bërë paketimin e ngarkesës.

Episodi i tretë po ashtu tregon se si palët e përfshira shkuan drejt përplasjes, pasi një sasi prej 475 kilogramë kokainë u bllokua në Holandë.

Kokaina sipas prokurorisë nisej nga Ekuadori dhe personi që kishte siguruar ngarkesën identifikohet si Ervis Shuli.

Pasi droga kapet, Shuli gjendet përballë faktit se porositësit e saj nuk donin të paguanin. Bisedat e Shulit në dosje janë me një krah, pasi në to nuk citohet çfarë thonë bashkëbiseduesit.

Por bisedat tregojnë po ashtu se grupi nuk dekurajohej nga goditjet. Ndërsa njofton se droga e nisur ishte kapur, Shuli i vë në dukje ortakëve se po bëhej gati të niste njëkohësisht një sasi tjetër.

“Këtë ma kapën para 3 ditësh aty në Holland. Tani të shikoj se po nis një tjetër”, shkruan Shuli në një nga bisedat me Hajdar Sefën, po ashtu pjesë e të njëjtit rrjeti bashkëpunëtorësh./BIRN

The post Dosja e SPAK kundër grupit të djalit të ish-deputetit të PS/ Zbardhen bisedat në SKY ECC: Na fikët mor burrë. Ç’janë këto muhabete… appeared first on Albeu.com.

Kanabis dhe kokainë: Dosja e SPAK kundër grupit të djalit të ish-deputetit të PS

22 December 2025 at 07:10

Mbrëmjen e 27 janarit 2021, shoferi i një kamioni që po transportonte kanabis drejt Turqisë njoftoi “shefin” e tij në Tiranë se kishte ngecur në kufi, në pikën e kalimit të Kapikules në Edirne. “Jam në skaner,” shkroi ai përmes një mesazhi në aplikacionin Whatsapp. Pak minuta më vonë, ankthi u rrit, ndërsa shoferi i […]

The post Kanabis dhe kokainë: Dosja e SPAK kundër grupit të djalit të ish-deputetit të PS appeared first on Reporter.al.

Rraja, koka e grupit të drogës përgjimet e SKY, si u trafikua kanabis në Turqi

By: xhir jeta
15 December 2025 at 15:08

Rexhep Rraja djali i ish-deputetit, Rrahman Rraja, sipas hetimeve të Prokurorisë së Posacme SPAK, rezulton se është përfshirë drejtpërdrejt në trafikimin e lëndëve narkotike, madje drejtone një grup nëpërmjet bisedave në Sky Ecc, për të trafikuar rmbi 2 ton Kanabis dhe kokainë.

Në dosjen hetimore, që disponon ABC News, Rexhep Rraja, i cili u arrestua më 10 dhjetor bashkë me dy kushërinjtë, Përparim dhe Gazmir Rraja dhe 4 anëtarë të tjerë të grupit kriminal, rezulton se kishte dy pseudonime në aplikacioni SKY Ecc, “XR 1” dhe “New Sky”. Ndërkohë kushëriri i tij, Përparim Rraja njihe si “Caca”, Gazmir Rraja- “Miri” apo “ÇOKU,  Sokol Qaja si “Hermano”, ndërsa Bujar Sefaj njihej me nofktën “Venecia”.Në një episod sipas SPAK, në Turqi është arritur të kapet më 26 janar të vitit 2021, një sasi 236 kg bimë narkotike e llojit marijuanë, e dërguar nga Shqipëria.

Pasi droga u kap në shtetin turk, Rexhep Rraja është i shqetësuar pasi dyshojnë se mund të ketë pasur tradhëti brenda grupit kriminal. Dyshimet bien edhe mbi shoferin e arrestuar Elton Bogdani, por Agim Nina, personi i cili ka mbajtur kontaktet e drejtpërdrejta me shoferin, thotë se është e pamundur . Në këtë bisedë Rexhep Rraja,komunikon me Aldo Gjinit  I njohur me nofktën “bjondi”.

Rexhep Rraja: He vlla, ça thotë?

Aldo Gjini: Lekët e rrugës, thuj, apo të dëmet që do paguajë, se po s’erdhën letrat, ka me pagu me 5 vlla. S’ka llafe dhe s’e pres hiç. Sikur nuk priti ai për lekët e rrugës. I lash kohë deri nesër, o të na japë gjërat e sakta, o të paguajë mallin me çmim atje. Edhe ky vetë tha që deri nesër i duhet kohë.

Rexhep Rraja: Ok vlla. Po he mor vlla, se aty e ke atë. Nuk ikën ai. Po të flasim tamam me të. O shok. Të kujtohet fotoja që të çova, që të thashë ka fut dikush tjetër mall. Janë më shumë se 2 persona. Thuaj atij plakut: lëre atë mhb. E ke fut mallin, ke bo gabim. Mos u shkruaj robve pse ke shpërnda foton. Mos e bëj baltë më shumë mhb. Kamioni akoma s’është hap. Kamioni po mbahet se ka info.

Agim Nina: Po shoferi?

Rexhep Rraja: S’e di për shoferin. Kamioni është ndalu se ka informacion. Ndaj të thashë, shiko mos e ngatërroni punën me fut lloj-lloj njerëzish.

Agim Nina: Ore, ku e pa ai që s’është hap kamioni?

Rexhep Rraja: Kamioni, o vlla, është raportuar kështu. I tha tani, e kanë marrë në telefon, i kanë thënë: “Ai kamion me këto targa ka mrena mall. Merreni bjondin, hajdeni Fushë-Krujë.”

Në një tjetër bisedë Rexhep Rraja, bisedon me Jani Çavon, ku pas kapjes së lëndës narktoike në Turqi, shqëtësohet për disa thasë alumini, pasi anëtarët e gurpit mund të kenë lënë gjurmë.

Rexhep Rraja: O vlla na fikët mor burr…Ca janë kto muhabete. O vlla, po pastroji  thasët e aluminit se i ka prek xhaxhi me dorë..

Rexhep Rraja: Ok tha i pastroj unë …

Jani Çavo: Rri pa merak per pastrimin…

Pjesë e grupit kriminal, zbardhet pseudonimi që djali i ish-deputetit socialist përdorte në “Sky ECC”

By: V K
15 December 2025 at 10:28

Është zbardhur dosja hetimore e SPAK për grupin kriminal të njohur si “Rrajat”, ku 14 persona akuzohen për trafik të lëndëve narkotike në të paktën tre episode të dokumentuara.

Sipas dokumenteve të SPAK, Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, përdorte pseudonimet “XR1” dhe “New Sky”, duke i shpërdorur ato për komunikimet brenda grupit dhe në aktivitetet kriminale.

Dosja e SPAK zbulon gjithashtu një kodifikim të brendshëm të grupit, ku çdo anëtar kishte nofkat dhe rolet e caktuara, duke e bërë komunikimin dhe operacionet më të vështira për t’u zbuluar nga autoritetet.

The post Pjesë e grupit kriminal, zbardhet pseudonimi që djali i ish-deputetit socialist përdorte në “Sky ECC” appeared first on Albeu.com.

‘Kam taku djalin e deputetit…’/ Rexhep Rraja drejtuesi i një prej grupeve, zbardhen bisedat në Sky ECC: Ku është ai ku*va

By: Ela
15 December 2025 at 11:27

Pjesë nga dosja hetimore e SPAK për grupin kriminal “Rraja” janë publikuar. Nga bisedat e tyre në SKY ECC janë zbuluar rolet e anëtarëve, mënyrën se si funksiononin me tre grupe dhe nofkat që ata përdornin me njëri-tjetrin. Nga hetimet e deritanishme rezulton se Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja ka qenë drejtuesi i një prej grupeve […]

The post ‘Kam taku djalin e deputetit…’/ Rexhep Rraja drejtuesi i një prej grupeve, zbardhen bisedat në Sky ECC: Ku është ai ku*va appeared first on BoldNews.al.

“Rrushi”, “Plaku” dhe “Venecia”/ Zbardhen nofkat e grupit kriminal të Rrajave

By: Brisi
14 December 2025 at 20:38

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja hetimore e SPAK për grupin kriminal të Rrajave, të cilët dyshohen për 3 episode trafiku, droge, dy prej të cilave marijuanë, dhe një kokainë. Sipas materialeve hetimore, disa nga anëtarët e grupit, kishin vendosur nofka përmes së cilave komunikonin në SKY ECC për pazaret e drogës. […]

The post “Rrushi”, “Plaku” dhe “Venecia”/ Zbardhen nofkat e grupit kriminal të Rrajave appeared first on BoldNews.al.

“E di që s’je mirë financiarisht”/ Zbardhen përgjimet, si Përparim Rraja bashkëpunoi për trafikimin e 475 kg kokainë

By: armand
14 December 2025 at 14:12

Zbardhen detaje të dosjes hetimore të SPAK, që goditi pak ditë më parë grupin kriminal Rraja, ku në pranga përfundoi Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja dhe kushëriri I tij, Përparim Rraja. Sipas prokurorisë, grupi kriminal dyshohet për 3 episode trafiku, droge, dy prej të cilave marijuanë, dhe një kokainë. Lidhur me trafikimin […]

The post “E di që s’je mirë financiarisht”/ Zbardhen përgjimet, si Përparim Rraja bashkëpunoi për trafikimin e 475 kg kokainë appeared first on BoldNews.al.

Goditja e grupit kriminal Rraja, lihet në burg djali i ish-deputetit socialist dhe 9 të tjerë

By: armand
11 December 2025 at 17:11

GJKKO ka lënë në burg 10 anëtarët e arrestuar të grupit kriminal Rraja. Arrestimi i tyre në flagrancë për veprat penale të dyshuara që lidhen me trafikun e narkotikëve dhe veprime të tjera kriminale për Islam Sefa (alias Xaka), Rexhep Rraja, Agim Nina (alias Lorenc Selmani), Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Zamir Aliaj (alias Çoku), Aldo […]

The post Goditja e grupit kriminal Rraja, lihet në burg djali i ish-deputetit socialist dhe 9 të tjerë appeared first on BoldNews.al.

Trafik narkotikësh, Gjykata e Posaçme dënon dy të pandehur me 10 vite burg (Emrat)

By: armand
11 December 2025 at 16:57

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për tre të pandehurit në çështjen e vitit 2023 lidhur me narkotikët. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, GJKKO deklaroi fajtor Redian (Refik) Dodën për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë. Fillimisht ai u dënua me 8 vite burg, por […]

The post Trafik narkotikësh, Gjykata e Posaçme dënon dy të pandehur me 10 vite burg (Emrat) appeared first on BoldNews.al.

GJKKO lë në burg Rexhep Rrajën dhe 9 të tjerë

By: redi
11 December 2025 at 17:20

GjKKO ka lënë në qeli anëtarët e grupeve kriminale që u goditën një ditë më parë nga SPAK, mes tyre anëtarë të fisit Rraja dhe djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja. Njoftimi për mediat Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 10.12.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “I. Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të…

Source

Arrestohen 10 trafikantë droge, mes tyre edhe djali ish-deputetit të PS

10 December 2025 at 16:07

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të mërkurën arrestimin e 10 nga 14 personave të hetuar për trafik narkotikësh, ndaj të cilëve është caktuar masa e arrestit me burg nga Gjykata e Posaçme. Megjithëse SPAK bëri me dije vetëm të dhëna të shkurtuara të identitetit të të arrestuarve, mes tyre […]

The post Arrestohen 10 trafikantë droge, mes tyre edhe djali ish-deputetit të PS appeared first on Reporter.al.

Publikohen pamjet e momentit të arrestimit të anëtarëve të grupit kriminal “Rraja” (VIDEO)

By: V K
10 December 2025 at 15:34

Këtë të mërkurë, janë publikuar pamjet e goditjes së grupit kriminal “Rraja”, aksion i kryer me urdhër të SPAK, që akuzohet se janë përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.

Gjatë operacionit u arrestuan 10 persona mes tyre Rexhep Rraja, djali i ish-ligjvënësit socialist Rrahman Rraja.

Të arrestuarit:

Rexhep Rraja, 31-vjeç, banues në fshatin Zezë, Fushë Krujë;

Përparim Rraja, 50-vjeç, banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë;

Gazmir Rraja, 35-vjeç, banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë;

Agim Nina alias Lorenc Selmani, 51-vjeç, banues në Durrës;

Zamir Aliaj alias Zamir Çoku, 47-vjeç, banues në Paskuqan;

Sokol Qaja, 41-vjeç, banues në Tiranë;

Marvin Bushati alias Marvin Kopliku, 43-vjeç, banues në Tiranë;

Aldo Gjini alias Aldo Iamandi, 35-vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP);

Jani Çavo, 50-vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP);

Islam Sefa alias Islam Xaka, 40 vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP).

Sipas uniformave blu, grupi kriminal dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike kryesisht në Gjermani.

Në kuadër të operacionit dhe në zbatim të vendimit të GjKKO-së, u kryen 12 kontrolle në banesa dhe ambiente të tjera në pronësi të 10 shtetasve.

Nga këto ambiente u sekuestruan 1 armë zjarri me municion, 7 celularë, 4 automjete, 1 jelek antiplumb, 1 palë dylbi, 415 000 euro, 7 000 paund dhe 1 000 000 lekë.

Gjithashtu, u bllokuan 2 armë gjahu që mbaheshin me leje. Nga veprimet hetimore të kryera deri tani, dyshohet se këta shtetas, duke bashkëpunuar ndërmjet tyre dhe me të tjerë, të organizuar si grup i strukturuar kriminal, kanë trafikuar lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, në shtete të BE-së, kryesisht në Gjermani.

Njoftimi:

Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Rikthimi”.

Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, drejtoritë vendore të Policisë Tiranë, Durrës dhe Kukës, me Forcër e Sigurisë Kombëtare Tiranë dhe me BKH-në, nën drejtimin e SPAK-ut.

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 10 pjesëtarë të një grupi kriminal për trafikim të lëndëve narkotike kryesisht në Gjermani.

Në kuadër të operacionit “Rikthimi”, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal, për shtetasit:

R. Rr., 31-vjeç, banues në fshatin Zezë, Fushë Krujë;

P. Rr., 50 vjeç, banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë;

G. Rr., 35 vjeç, banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë;

A. N. alias L. S., 51-vjeç, banues në Durrës;

Z. A. alias Z. Ç., 47-vjeç, banues në Paskuqan;

S. Q., 41-vjeç, banues në Tiranë;

M. B. alias M. K., 43-vjeç, banues në Tiranë;

A. Gj. alias A. I., 35-vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP);

J. Ç., 50-vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP);

I. S. alias I. X., 40-vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP).

Në kuadër të operacionit dhe në zbatim të vendimit të GjKKO-së, u kryen 12 kontrolle në banesa dhe ambiente të tjera në pronësi të 10 shtetasve.

Nga këto ambiente u sekuestruan 1 armë zjarri me municion, 7 celularë, 4 automjete, 1 jelek antiplumb, 1 palë dylbi, 415 000 euro, 7 000 paund dhe 1 000 000 lekë.

Gjithashtu, u bllokuan 2 armë gjahu që mbaheshin me leje.

Nga veprimet hetimore të kryera deri tani, dyshohet se këta shtetas, duke bashkëpunuar ndërmjet tyre dhe me të tjerë, të organizuar si grup i strukturuar kriminal, kanë trafikuar lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, në shtete të BE-së, kryesisht në Gjermani.

 

The post Publikohen pamjet e momentit të arrestimit të anëtarëve të grupit kriminal “Rraja” (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Goditja e grupit kriminal Rraja/ SPAK ekzekuton 10 urdhër arreste, sekuestron mijëra euro pasuri (EMRAT)

By: V K
10 December 2025 at 15:12

SPAK ka ekzekutuar 10 masa arresti ndaj anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal të fisit Rraja, që akuzohet se janë përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.

Anëtarët e grupi kriminal Rraja, akuzohen për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal.

Mësohet se në kuadër të operacionit “Rikthimi”, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:

Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja.

Përparim Rraja

Gazmir Rraja

Aldo Gjini alias Aldo Iamandi

Jani Çavo

Islam Sefa alias Islam Xaka

Agim Nina alias Lorenc Selmani

Zamir Aliaj alias Zamir Çoku

Sokol Qaja

Marvin Bushati alias Marvin Kopliku

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim B. S. (alias X), H. S (alias X, alias L.,), V. B., të cilët kanë qenë të shpallur më parë në kërkim apo të dënuar në mungesë për konsumimin e veprave të tjera penale, si dhe i hetuari E. Sh., ndodhet jashtë shtetit.

SPAK njofton se pas kontrolleve të ushtruara deri në këto momente, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

415.000 Euro

7000 Dollarë Amerikanë

1.000.000 Lekë

11 aparate telefonash celularë

3(tre) automjete të markave të ndryshme si (BMW X-5, Range Rover, Volkswagen golf 6),

1(një) armë zjarri model Glock me 9 fishekë

1(një) jelek antiplumb

1(një) palë dylbi

1(një) orë ROLEX

1(një) DVR, si dhe dokumente të ndryshme.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 18.1.2024 ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr. 9 të vitit 2024, për veprat penale të kryera gjatë viteve 2020-2021: “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a të Kodit Penal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal, pa autor.

Këto hetime janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet europiane të drejtësisë, strukturat e hetimit të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, si dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, për të cilat janë ndërmarrë një sërë veprime të rëndësishme hetimore.

Sipas SPAK, personat e dyshuar janë përfshirë në aktivitet të paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion final Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë, si dhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt Bashkimit Europian.

Gjatë veprimtarisë së tyre, të dyshuarit kanë komunikuar gjithashtu mes tyre përmes aplikacionit të enkriptuar “SkyECC”, të cilat janë administruar nga autoritetet franceze të drejtësisë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri më tani, si dhe nga ekzekutimi i letërporosive nga autoritetet malazeze, holandeze dhe turke, janë zbardhur rrethana të rëndësishme të kryerjes së veprave penale, duke u evidentuar rolet e drejtuesve, financuesve dhe pjesëmarrësve në këtë veprimtari kriminale, sipas episodeve të paraqitura më poshtë.

Episodi i parë, i përket datës 3.11.2020, gjatë të cilit nga autoritetet kompetente të Malit të Zi, është sekuestruar sasia prej 1722 kg, bimë narkotike e llojit marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Gjermaninë.

Episodi i dytë, i përket datës 23.11.2020, gjatë të cilit nga autoritetet kompetente të Mbretërisë së Holandës, është sekuestruar sasia prej 475 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, e dërguar nga Ekuadori në Portin Vlissingen, Holandë.

Episodi i tretë, i përket datës 26.1.2021, gjatë të cilit nga autoritetet të Turqisë, është sekuestruar sasia prej 236 kg bimë narkotike e llojit marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Turqinë.

Gjithashtu, të hetuarit M. B., më datë 10.12.2025, iu sekuestrua, ndër të tjera, një armë zjarri model “Glock”, dhe është arrestuar në flagrancë për veprën penale;“Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në banesë (neni 278/4 i Kodit Penal), gjatë ekzekutimit të masës së sigurimit personal.

NJOFTIMI

SPAK ekzekuton masat e sigurimit ndaj 10 të hetuarve në kuadër të procedimit për trafik narkotikësh

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti kërkesën në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, në kuadër të procedimit nr.9 të vitit 2024, për caktimin e masës së sigurimit ndaj 14 shtetasve, nën hetim për veprat penale që lidhen me trafikun e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Gjykata e Posaçme me vendimin e saj nr. 124, datë 9.12.2025 vendosi pranimin e kërkesës për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Sot, më 10.12.2025, strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit bënë të mundur ekzekutimin e masave të sigurimi personal vetëm për 10 (dhjetë) personat nën hetim: I. S.(alias X.,), R. Rr., A. N (alias L. S.,), P. Rr., G. Rr., A. A. (alias Ç.,), A. Gj.(alias I.,), A. Q., J. Ç., dhe M. B.

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim dhe punohet me strukturat e policisë së shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë për arrestimin e personave nën hetim B. S. (alias X), H. S (alias X, alias L.,), V. B., të cilët kanë qenë të shpallur më parë në kërkim apo të dënuar në mungesë për konsumimin e veprave të tjera penale, si dhe i hetuari E. Sh., ndodhet jashtë shtetit.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kryerjen e disa kontrolleve, kërkesa të cilat janë miratuar nga ana e gjykatës. Policia gjyqësore ka ekzekutuar 11 (njëmbëdhjetë) vendimet e Gjykatës, si dhe janë realizuar kontrolle (banesash, automjetesh, dhe personash).

Pas kontrolleve të ushtruara deri në këto momente, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

415.000 Euro

7000 Dollarë Amerikanë

1.000.000 Lekë

11 aparate telefonash celularë

3(tre) automjete të markave të ndryshme si (BMË X-5, Range Rover, Volkswagen golf 6),

1(një) armë zjarri model Glock me 9 fishekë

1(një) jelek antiplumb

1(një) palë dylbi

1(një) orë ROLEX

1(një) DVR, si dhe dokumente të ndryshme.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 18.1.2024 ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr. 9 të vitit 2024, për veprat penale të kryera gjatë viteve 2020-2021:

“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a të Kodit Penal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal, pa autor.

Këto hetime janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet europiane të drejtësisë, strukturat e hetimit të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, si dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, për të cilat janë ndërmarrë një sërë veprime të rëndësishme hetimore.

Nga hetimet e deritanishme kanë rezultuar dyshime të arsyeshme, të mbështetura në prova, se personat e dyshuar janë përfshirë në aktivitet të paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion final Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë, si dhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt Bashkimit Europian.

Gjatë veprimtarisë së tyre, të dyshuarit kanë komunikuar gjithashtu mes tyre përmes aplikacionit të enkriptuar “SkyECC”. Këto komunikime janë administruar nga autoritetet franceze të drejtësisë në kuadër të ndihmës së ndërsjellë juridike.

Nga këqyrja dhe analizimi i të dhënave të administruara është bërë e mundur identifikimi i 14 (katërmbëdhjetë) shtetasve shqiptarë nën hetim: I. S. (alias X.), E. Sh., R. Rr., B. S. (alias X.), A. N. (alias L. S.), H. S. (alias X., alias L.), V. B., P. Rr., G. Rr., A. A. (alias Ç.), A. Gj. (alias I.), A. Q., J. Ç. dhe M. B., të dyshuar për përfshirje në aktivitet të paligjshëm kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri më tani, si dhe nga ekzekutimi i letërporosive nga autoritetet malazeze, holandeze dhe turke, janë zbardhur rrethana të rëndësishme të kryerjes së veprave penale, duke u evidentuar rolet e drejtuesve, financuesve dhe pjesëmarrësve në këtë veprimtari kriminale, sipas episodeve të paraqitura më poshtë.

Episodi i parë, i përket datës 3.11.2020, gjatë të cilit nga autoritetet kompetente të Malit të Zi, është sekuestruar sasia prej 1722 kg, bimë narkotike e llojit marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Gjermaninë.

Episodi i dytë, i përket datës 23.11.2020, gjatë të cilit nga autoritetet kompetente të Mbretërisë së Holandës, është sekuestruar sasia prej 475 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, e dërguar nga Ekuadori në Portin Vlissingen, Holandë.

Episodi i tretë, i përket datës 26.1.2021, gjatë të cilit nga autoritetet të Turqisë, është sekuestruar sasia prej 236 kg bimë narkotike e llojit marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Turqinë.

Gjithashtu, të hetuarit M. B., më datë 10.12.2025, iu sekuestrua, ndër të tjera, një armë zjarri model “Glock”, dhe është arrestuar në flagrancë për veprën penale;“Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në banesë (neni 278/4 i Kodit Penal), gjatë ekzekutimit të masës së sigurimit personal.

Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këto veprimtari të paligjshme kriminale.

Prokuroria e Posaçme falenderon autoritetet e drejtësisë gjermane, franceze, holandeze, belge, malazeze, turke, ekuadoriane, si edhe Eurojust, Europol, për mbështetjen e dhënë për SPAK.

The post Goditja e grupit kriminal Rraja/ SPAK ekzekuton 10 urdhër arreste, sekuestron mijëra euro pasuri (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK/ Lëndë narkotike nga Amerika Latine drejt BE-së, si u zbulua grupi i “Rrajave”?

By: V K
10 December 2025 at 12:54

Këtë të mërkurë, uniformat blu njoftuan se gjatë natës, u godit grupi kriminal Rraja dhe ranë vënë në pranga disa persona. Mes të arrestuarve, sipas informacioneve policore, mësohet se është arrestuar edhe djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.

Lidhur me operacionin e SPAK, të tjera detaje kanë dalë në dritë, ku u godit një grup i strukturuar kriminal që merrej me trafikun e drogës. Nga operacioni janë arrestuar 6 persona dhe janë shpallur në kërkim 4 tjerë, ndërsa burime për mediat bëjnë me dije se akuzat ndaj tyre janë provuar në bazë të bisedave në aplikacionin “Sky”, ku janë provuar disa episode të trafikut të drogës në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Sipas raportimeve, bëhet fjalë për tre episode trafiku ndërkombëtar. E para lidhet me një ngarkesë prej gati 1.8 tonë kanabis e bllokuar në Mal të Zi dhe që kishte destinacion Gjermaninë, e dyta për mbi 400 kg kokainë të nisur nga Amerika Latine drejt Holandës. Dhe e treta për një ngarkesë marijuane që ishte dërguar drejt Turqisë.

Emrat e personave të arrestuar:

1. Marvin Genci Bushati

2. Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani

3. Sokol Myslym Qaja

4. Gazmir Xhemali Rraja

5. Perparim Kadri Rraja

6. Rexhep Xhelal Rraja.

7. Zamir Aliaj

Në kërkim janë:

1. Ervis Shuli

2. Bujar Sefa

3. Hajdar Sefa

4. Vildan Baroku

Masa e sigurisë iu komunikua në qeli:

1. Islam Sefës

2. Aldo Gjinit

3. Jani Çavos.

Sipas hetimeve paraprake, të arrestuarit dyshohen për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal.

The post Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK/ Lëndë narkotike nga Amerika Latine drejt BE-së, si u zbulua grupi i “Rrajave”? appeared first on Albeu.com.

Goditja e grupit kriminal Rraja/ Kush janë 3 anëtarët që iu komunikua masa e arrestit brenda në burg (EMRAT)

By: V K
10 December 2025 at 10:44

Uniformat blu, kanë goditur gjatë natës grupin kriminal Rraja dhe ka vënë në pranga 6 persona.

Ndërkohë, raportohet se 3 anëtarëve të grupit të trafikut të drogës, iu komunikua masa e arrestit brenda në qeli pas operacionit të SPAK.

Masa e sigurisë iu komunikua në burg:

1.Islam Sefës

2.Aldo Gjinit

3.Jani Çavos.

Emrat e personave të arrestuar:

1.Marvin Genci Bushati

2.Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani

3.Sokol Myslym Qaja

4.Gazmir Xhemali Rraja

5.Perparim Kadri Rraja

6.Rexhep Xhelal Rraja.

Sipas hetimeve paraprake, të arrestuarit dyshohen për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal.

The post Goditja e grupit kriminal Rraja/ Kush janë 3 anëtarët që iu komunikua masa e arrestit brenda në burg (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Goditja e grupit “Rraja”/ Zbardhen EMRAT e 4 personave që janë në kërkim

By: Ela
10 December 2025 at 11:02

SPAK ka goditur grupin kriminal Rraja dhe ka vënë në pranga 6 persona dhe ka shpallur në kërkim 4 persona. Ndërkohë raportohet se 3 anëtarëve të grupit të trafikut të drogës iu komunikua masa e arrestit brenda në qeli pas operacionit të SPAK. Në kërkim janë: 1. Ervis Shuli 2. Bujar Sefa 3. Hajdar Sefa […]

The post Goditja e grupit “Rraja”/ Zbardhen EMRAT e 4 personave që janë në kërkim appeared first on BoldNews.al.

Goditja e grupit kriminal Rraja në Fushë-Krujë, zbardhen emrat e të arrestuarve

By: V K
10 December 2025 at 09:33

Uniformat blu kanë njoftuar se gjatë natës, është goditur grupi kriminal Rraja dhe janë vënë në pranga disa persona. Mes të arrestuarve, mësohet se është edhe djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.

Zbardhen emrat e personave të arrestuar nga operacioni ndaj grupit kriminal Rraja.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se u bë i mundur ndalimi shoqerimi dhe arrestimi i shtetasve:

1.Marvin Genci Bushati

2.Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani

3.Sokol Myslym Qaja

4.Gazmir Xhemali Rraja

5.Perparim Kadri Rraja

6.Rexhep Xhelal Rraja

Këta shtetas, akuzohen për veprat penale trafikimi i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimt atë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28 pika 4 te 333/a si edhe neni 334/1 K Penal.

The post Goditja e grupit kriminal Rraja në Fushë-Krujë, zbardhen emrat e të arrestuarve appeared first on Albeu.com.

Goditet grupi kriminal Rraja/ Arrestohen disa persona, mes tyre edhe djali i ish-deputetit të PS

By: V K
10 December 2025 at 09:23

Gjatë natës, policia ka goditur grupin kriminal Rraja dhe ka vënë në pranga disa persona.

Mes të arrestuarve, mësohet se është edhe djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.

Ende nuk dihen detajet e plota të operacionit, por pritet të zbardhen në vijim.

 

The post Goditet grupi kriminal Rraja/ Arrestohen disa persona, mes tyre edhe djali i ish-deputetit të PS appeared first on Albeu.com.

Goditet grupi kriminal Rraja, 6 të arrestuar, mes tyre edhe djali i ish-deputetit socialist/ EMRAT

By: Ela
10 December 2025 at 09:23

Policia ka goditur gjatë natës grupin kriminal Rraja dhe ka vënë në pranga disa persona. Mes të arrestuarve është edhe djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja. Sipas hetimeve paraprake, të arrestuarit dyshohen për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal. Emrat e personave të […]

The post Goditet grupi kriminal Rraja, 6 të arrestuar, mes tyre edhe djali i ish-deputetit socialist/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

❌
❌