Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 26 December 2025Main stream

I dënuar për drogë në Britani/ Shqiptari i shpëton deportimit, pasi partnerja e tij nuk flet shqip

By: armand
26 December 2025 at 17:36

Një shqiptar mi dënuar për drogë  i shpëtoi deportimit në Shqipëri, pasi gjykata vendosi se ku vendim do të ishte jo e përshtatshme për partneren e tij sepse ajo nuk mund të flasë shqip. Armando Iberhasaj, i cili u dënua me katër muaj burg për kultivimin e më shumë se 200 bimëve kanabis, argumentoi se deportimi i tij do të shkelte […]

The post I dënuar për drogë në Britani/ Shqiptari i shpëton deportimit, pasi partnerja e tij nuk flet shqip appeared first on BoldNews.al.

Grupi i drogës në Tiranë/ Gjykata lë në burg 21 të arrestuar, mes tyre edhe punonjësit e “One” dhe “Wolt”

By: Brisi
26 December 2025 at 15:01

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin pasditen e kësaj të premte, për 22 personat e grupit kriminal, të arrestuar pak ditë më parë në Tiranë, në kuadër të operacionit “Labirinti 2”. Mësohet se gjykata ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për 21 nga të arrestuarit, ndërsa është lënë i lirë vetëm një prej […]

The post Grupi i drogës në Tiranë/ Gjykata lë në burg 21 të arrestuar, mes tyre edhe punonjësit e “One” dhe “Wolt” appeared first on BoldNews.al.

Operacioni antidrogë në Tiranë/ Dalin para gjykatës 22 të arrestuarit, si ranë në kurthin e policëve të infiltruar

By: Brisi
26 December 2025 at 13:00

22 personat e arrestuar pak ditë më parë në Tiranë, në kuadër të një operacioni antidrogë kanë dalë këtë të premte para Gjykatës. Bëhet fjalë për shtetasit, Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri, Armandi Hajdini, Olsi Mici, Fatjon Cela (Çela), Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Blerim Mali, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber […]

The post Operacioni antidrogë në Tiranë/ Dalin para gjykatës 22 të arrestuarit, si ranë në kurthin e policëve të infiltruar appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Rënia e çmimit të kokainës detyron trafikantët të ripërdorin nëndetëset e drogës

By: Ela
25 December 2025 at 11:43

Rënia e ndjeshme e çmimit të kokainës po detyron trafikantët të ripërdorin nëndetëset e drogës që më parë i fundosnin pasi përfundonin transportin nga Amerika e Jugut drejt Evropës, sipas një zyrtari të lartë të policisë spanjolle. Automjetet gjysmë nënujore përdoren që nga vitet 1980 në Kolumbi dhe pjesë të tjera të Amerikës së Jugut […]

The post Rënia e çmimit të kokainës detyron trafikantët të ripërdorin nëndetëset e drogës appeared first on BoldNews.al.

Shiste drogë në lokal, arrestohet zjarrfikësi në Pogradec (EMRI)

By: Elva
25 December 2025 at 11:06

Një 54-vjeçar është arrestuar në Pogradec, pasi dyshohet se përdorte lokalin që administronte për shpërndarjen e lëndëve narkotike. I arrestuari është punonjës zjarrfikës në bashkinë e Pogradecit. Sipas informacioneve zyrtare, në pranga është vënë Luan Sulstarova, 54 vjeç, banues në Pogradec. Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit të tij, në lagjen nr. 1, u gjet […]

The post Shiste drogë në lokal, arrestohet zjarrfikësi në Pogradec (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Vjedhje, armë dhe drogë, arrestohet 25-vjeçari në Shkodër, një tjetër shpallet në kërkim

By: Elva
25 December 2025 at 10:32

Një 25-vjeçar është arrestuar, ndërsa një 39-vjeçar është shpallur në kërkim në Shkodër, për vjedhje, drogë dhe armë pa leje. Sipas të njoftimit të policisë në pranga është vënë shtetasi S. C., 25 vjeç, banues në Shkodër. Ndërkohë, është shpallur në kërkim B. B., 39 vjeç, gjithashtu banues në Shkodër. S. C. ishte në kërkim […]

The post Vjedhje, armë dhe drogë, arrestohet 25-vjeçari në Shkodër, një tjetër shpallet në kërkim appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet presidenti i Fenerbahçes në Stamboll, i përfshirë në trafik droge

By: Elva
25 December 2025 at 08:54

Presidenti i klubit turk Fenerbahçe, Sadettin Saran, është arrestuar mëngjesin e sotëm në Stamboll, në kuadër të një hetimi të gjerë antidrogë që përfshin edhe figura të njohura të botës së artit dhe mediave në Turqi. Sipas transmetuesit shtetëror TRT, Saran, i cili mban shtetësi turke dhe amerikane, u vu në pranga pasi analizat laboratorike […]

The post Arrestohet presidenti i Fenerbahçes në Stamboll, i përfshirë në trafik droge appeared first on BoldNews.al.

Çfarë po ndodh në Pogradec/ Policia aksion, sekuestrohet lëndë narkotike, shoqërohet një person

By: M C
24 December 2025 at 20:16

Policia e Pogradecit po zhvillon një aksion në zonën e lokaleve në afërsi të ish-vilave. Bëhet me dije se gjatë operacionit është konstatuar një person i cili ka pasur një sasi lënde narkotike kanabis sativa.

Sipas informacioneve paraprake, personi është ndaluar menjëherë nga forcat e policisë dhe është shoqëruar në komisariat ku do të kryhen veprimet dhe pritet të arrestohet. Megjithatë ende nuk dihet sasia e sekuestruar dhe identiteti i të ndaluarit.

Ndërkohë që janë kontrolluar edhe persona të tjerë të pranishëm në ambientet e lokalit. Sakaq, Policia po vijon ende aksionin në afërsi të ish-vilave.

The post Çfarë po ndodh në Pogradec/ Policia aksion, sekuestrohet lëndë narkotike, shoqërohet një person appeared first on Albeu.com.

Dy drejtorë të One Albania arrestohen për drogë (Emrat)

By: armand
24 December 2025 at 17:54

Një operacion i gjerë antidrogë i Policisë së Tiranës ka çuar në arrestimin e 22 personave, të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikun e lëndëve narkotike. Mes të arrestuarve bien në sy edhe emra të lidhur me kompaninë ONE Albania, fakt që e bën këtë operacion me ndikim të fortë […]

The post Dy drejtorë të One Albania arrestohen për drogë (Emrat) appeared first on BoldNews.al.

Goditet grupi kriminal që shiste lëndë narkotike, 33 persona të përfshirë

24 December 2025 at 15:31

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ Policia e Tiranës finalizoi operacionin policor të koduar “Labirinti 2”, në kuadër të së cilit u godit një grup kriminal që shiste lëndë narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni u identifikuan 33 shtetas, pjesëtarë të grupit kriminal, të cilët, individualisht ose të organizuar në grupe, ushtronin veprimtarinë e paligjshme të shitjes së lëndëve narkotike, në trajta të ndryshme.

Policia ekzekutoi masa e sigurisë “Arrest në burg” për 22 prej tyre, ndërsa 5 shtetas u arrestuar gjatë periudhës hetimore. Ndërkohë vijon puna për kapjen e 6 shtetasve të tjerë të identifikuar si pjesë e këtij grupi kriminal.

Si rezultat i operacionit u sekuestruan rreth 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë; 10 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 100 doza të kësaj lënde; 5 automjete; 28 celularë; 6 peshore elektronike dhe 3 000 euro.

Nga hetimet rezultoi se aktiviteti kriminal i shitjes së lëndëve narkotike shtrihej në disa zona të qytetit të Tiranës, kryesisht në Bllok, Kamzë, Laprakë, Selitë, Tiranë e Re, Shkozë, Ali Demi, Xhamllik, Pazari i Ri, Shkolla e Kuqe, Astir, Myslym Shyri dhe Komuna e Parisit.

Lëndët narkotike shiteshin në lokale, tabakino, mjete taksi, si dhe të kamufluara si shpërndarje porosish të ndryshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/m.m/a.f/

The post Goditet grupi kriminal që shiste lëndë narkotike, 33 persona të përfshirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ITALI – Sekuestrohen 435 kilogramë kokainë me vlerë 70 milionë euro

24 December 2025 at 12:59

ROMË, 24 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Policia kufitare italiane, GDF njoftoi sot sekuestrimin  e një sasie prej më shumë se 435 kilogramëve kokainë shumë të pastër, me vlerë në tregun e zi prej mbi 70 milionë eurosh, në portin e Gioia Tauros, në jug të vendit.

Sipas një komunikate të GDF-së, droga, e zbuluar në këtë port të Kalabrisë, ishte fshehur brenda një ngarkese prej rreth 1 000 qese kikirikash që vinte nga Amerika Latine dhe ishte destinuar për Evropën Lindore.

”Ky operacion cilësohet si  goditje e  rëndë për të ardhurat e organizatës kriminale të trafikut të drogës”, u shpreh policia.

Ajo shtoi se gjatë këtij viti janë sekuestruar në Gioia Tauro mbi 5,0 tonë drogë, me një vlerë totale rreth 650 milionë euro./   /Ad.Ab./  a.jor.

The post ITALI – Sekuestrohen 435 kilogramë kokainë me vlerë 70 milionë euro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Stani i drogës, gjykata dënon vëllain e ish-deputetit të PS-së

By: Elva
23 December 2025 at 17:49

Vëllai i ish-deputetit të Qarkut Lezhë, Eduard Ndreca, është dënuar për kultivim të bimëve narkotike me 4 vite e 4 muaj heqje lirie. Gjykata e Lezhës ka dënuar me gjithsej 17 vite e 8 muaj burg tre persona të marrë të pandehur në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Kashnjetit, mes të […]

The post Stani i drogës, gjykata dënon vëllain e ish-deputetit të PS-së appeared first on BoldNews.al.

Drejtohej me telefon nga Shqipëria, goditet rrjeti i drogës italo-shqiptar

By: Elva
23 December 2025 at 17:08

Një organizatë kriminale shqipfolëse, e cila drejtonte trafikun e drogës nga distanca, duke përdorur telefona dhe rrjete sociale nga Shqipëria drejt Italisë, është çmontuar nga autoritetet italiane. Në kuadër të operacionit janë ekzekutuar 18 masa arresti dhe sigurie, ndaj shtetasve shqiptarë dhe italianë. Operacioni, i koduar “Pater–Turnover 2”, u zhvillua nga Carabinieri të kompanisë Alba, […]

The post Drejtohej me telefon nga Shqipëria, goditet rrjeti i drogës italo-shqiptar appeared first on BoldNews.al.

Ushtria amerikane godet një tjetër anije narko-kartelësh në Paqësorin lindor, një person vritet – publikohen pamjet e aksionit

23 December 2025 at 08:40


Ushtria amerikane njoftoi se të hënën goditi një anije që dyshohet se mbante drogë në Paqësorin lindor, duke vrarë një person - pjesë e një fushate njëmujore sulmesh me anije pranë Amerikës Latine.

Ushtria ka goditur të paktën 29 anije të dyshuara për drogë që nga fillimi i shtatorit, duke vrarë 105 persona, transmeton Telegrafi.

Presidenti amerikan Donald Trump ka argumentuar se sulmet me anije kanë qenë efektive në shuarjen e trafikut të drogës në Paqësorin lindor dhe Detin e Karaibeve, por kritikët kanë vënë në dyshim autoritetin ligjor të presidentit për të kryer sulmet.

Sulmi i së hënës shënjestroi një anije në ujërat ndërkombëtare që po "tranzitonte përgjatë rrugëve të njohura të trafikimit të drogës", tha Komanda Jugore e SHBA-së në një postim në X.

Ushtria tha se anija operohej nga një organizatë e përcaktuar terroriste - nuk e specifikoi organizatën, por administrata Trump ka kategorizuar disa kartele droge të Amerikës Latine si grupe terroriste.

Ushtria e quajti objektivin e operacionit të së hënës një "anije me profil të ulët".

Grupet e trafikimit të narkotikëve janë akuzuar prej kohësh për përdorimin e nëndetëseve dhe anijeve gjysmë-nëndetëse "me profil të ulët" për të transportuar drogë në raste të caktuara.

Në tetor, Trump njoftoi një sulm kundër një nëndetëseje të dyshuar për trafik droge në Karaibe, duke vrarë dy persona dhe duke lënë dy të mbijetuar të cilët u riatdhesuan në vendet e tyre të origjinës. /Telegrafi/

On Dec. 22, at the direction of @SecWar Pete Hegseth, Joint Task Force Southern Spear conducted a lethal kinetic strike on a low-profile vessel operated by Designated Terrorist Organizations in international waters. Intelligence confirmed the low-profile vessel was transiting… pic.twitter.com/LGzEaQSTiR
— U.S. Southern Command (@Southcom) December 23, 2025

KOLUMBI – Marina sekuestron 27 tonë kokainë

22 December 2025 at 14:41

BOGOTA, 22 dhjetor /ATSH-DPA/ – Forcat detare kolumbiane kanë sekuestruar 27 tonë kokainë nga një numër anijesh në oqeanet Paqësor dhe Atlantik, tha presidenti kolumbian, Gustavo Petro.

”Nëntë tonë u konfiskuan në disa anije në Paqësor, me forca nga Australia, Panamaja, Kosta Rika dhe Salvadori gjithashtu të përfshira në operacion”, tha ai në X.

Një operacion i dytë i mbështetur nga forcat policore evropiane kapi 18 tonë kokainë pranë Ishujve Kanarie të Spanjës, të cilat ndodhen në Atlantik pranë Afrikës perëndimore.

”Rreth 20 të dyshuar u arrestuan në të dy operacionet”, sipas presidentit, i cili e përshkroi veprimin e kryer gjatë dy ditëve si ndoshta një nga sekuestrimet më të mëdha në histori pa asnjë vdekje të vetme.

Kjo vjen ndërsa ushtria amerikane filloi të shënjestrojë anijet e dyshuara të drogës në Karaibe dhe Paqësor gjatë muajve të fundit.

Më shumë se 80 persona janë vrarë nga sulmet deri më tani.

Ekspertët e të drejtave të njeriut të OKB-së kanë thënë se operacionet mund të shkelin ligjin ndërkombëtar, duke i përshkruar vrasjet si vrasje të paligjshme jashtëgjyqësore.

Kolumbia, prodhuesi më i madh i kokainës në botë, është shtëpia e më shumë se 250 000 hektarëve të dedikuar për kultivimin e bimës së kokës, sipas Kombeve të Bashkuara.

Nga Kolumbia, droga kontrabandohet me anije për në SHBA dhe Evropë.

Uashingtoni ka sanksionuar presidentin kolumbian Petro me akuzë se nuk i është përmbajtur detyrimeve ndërkombëtare për të luftuar drogën./ a.jor.

The post KOLUMBI – Marina sekuestron 27 tonë kokainë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Itali, 3 të arrestuar! Ja çfarë u sekuestrua

By: armand
21 December 2025 at 18:31

Një bandë “skifterësh” shqiptarë është çmontuar nga karabinierët në Itali, teksa ishin kthyer në terrorin e banorëve të zonës së Ankokës me bastisjet në seri të shtëpive dhe dhjetëra mijëra euro mall të vjedhur. Operacioni u krye në Osimo, ku 3 të rinj u arrestuan, të skeduar më parë për të njëjtat krime. Ndërhyrja erdhi […]

The post Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Itali, 3 të arrestuar! Ja çfarë u sekuestrua appeared first on BoldNews.al.

ITALI – Qindra arrestime pas kontrolleve kundër drogës

20 December 2025 at 19:39

ROMË, 20 dhjetor /ATSH-DPA/ – Gjatë një kontrolli në shkallë të gjerë kundër drogës në disa qytete italiane, ku u ekzekutuan qindra arrestime, u sekuestruan rreth 1,4 tonë drogë.

”Kontrolli ishte një operacion i koordinuar në disa provinca që synonte krimin e organizuar”, raportoi sot agjencia italiane e lajmeve ANSA.

”Konkretisht, pati 384 arrestime dhe 655 akuza të ngritura”, raportoi ANSA.

Në total, hetuesit siguruan 35 kilogramë kokainë, 1 370 kilogramë produkte kanabisi dhe 1,1 kilogram heroinë.

”Hetuesit në të gjithë Italinë gjetën 41 armë zjarri, 80 armë me teh dhe mbi 300 000 euro  në para të thata”, raportoi ANSA.

Paratë konsiderohen të ardhura nga trafikimi i drogës.

Thuhet se tregtia është kryer pjesërisht përmes dyqaneve të kanabisit.

Prandaj, ka pasur inspektime të synuara të shitjes së produkteve në dyqanet e kanabisit.

Më shumë se 300 dyqane u kontrolluan dhe pesë prej tyre në tre qytete të ndryshme u sekuestruan.

Sipas informacionit, janë identifikuar disa profile në mediat sociale, përmbajtja e të cilave është aktualisht nën shqyrtim.

Në varësi të rezultatit të shqyrtimeve, profilet duhet t’u raportohen autoriteteve gjyqësore në mënyrë që të mund të fillojë një bllokim./ a.jor.

The post ITALI – Qindra arrestime pas kontrolleve kundër drogës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Operacion anti-drogë në Stamboll/ Arrestohet aktorja e njohur turke, në pranga edhe 7 persona të tjerë

By: armand
19 December 2025 at 21:10

Autoritetet turke kanë arrestuar ditën e sotme aktoren Ezgi Eyüboğlu dhe shtatë persona të tjerë pas një hetim për drogë në Stamboll. Eyupoglu u arrestua me dyshimin për blerje droge për përdorim personal, sipas Zyrës së Kryeprokurorit Publik të Stambollit. Dy të tjerë, të identifikuar me inicialet EK dhe IAA, u arrestuan me dyshimin për […]

The post Operacion anti-drogë në Stamboll/ Arrestohet aktorja e njohur turke, në pranga edhe 7 persona të tjerë appeared first on BoldNews.al.

Pjesë e një grupi trafiku kokaine në Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

By: Elva
19 December 2025 at 18:27

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në zonën e Cesenës, në Itali, pasi dyshohet se ishte pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës. Sipas mediave italiane hetimet nisën pas lëvizjeve të dyshimta që i riu kryente me automjetin e tij, çka çoi në kontrolle të shtuara në zonë. Gjatë kontrollit të makinës, e […]

The post Pjesë e një grupi trafiku kokaine në Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar appeared first on BoldNews.al.

I akuzuar për drogë, kapet në Mal të Zi 31-vjeçari shqiptar (EMRI)

By: Brisi
19 December 2025 at 12:20

Një 31-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia në Malin e Zi, pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike. Sipas Policisë, bëhet fjalë për shtetasin, Megiljan Deda, ndaj të cilit Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Megiljan […]

The post I akuzuar për drogë, kapet në Mal të Zi 31-vjeçari shqiptar (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

❌
❌