Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Spiropali, kurorë tek busti i Skënderbeut në komunën e Çairit në Shkup

22 December 2025 at 22:22

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës dyditore në Maqedoninë e Veriut, u ndal mbrëmjen e sotme edhe në komunën e Çairit në Shkup, ku vendosi kurora me lule pranë bustit të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

“Sonte, në zemër të Shkupit të vjetër, aty ku guri flet me histori dhe koha merr frymë krenarie, ndaluam për të nderuar simbolin e qëndresës, të dinjitetit dhe të shpirtit evropian, duke vendosur kurorën e nderit pranë bustit të Gjergj Kastriot Skënderbeut”, shkruan Spiropali.

Në këtë moment kujtese dhe respekti, Spiropali u shoqërua nga zëvendëskryeministri Arben Fetai dhe kryetari i Çairit Izet Mexhiti, si dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal në Komunën e Çairit.

Pas ceremonisë, sipas Spiropalit dita u mbush me ngjyra dhe emocione duke iu referuar aktiviteteve të organizuara me këtë rast si shfaqja artistike, ritmi i tupanëve dhe fëmijët me veshje e simbole kombëtare.

“Një kujtesë e përbashkët për rrënjët tona të forta dhe përkatësinë tonë natyrore në Europë”, shkruan Spiropali.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali po zhvillon një vizitë dyditore në Maqedoninë e Veriut. Më herët gjatë ditës, ministrja u prit nga krerët më të lartë të vendit, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, ministri i Punëve të Jashtme, Timčo Mucunski si dhe kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashin.

/m.q/j.p/

The post Spiropali, kurorë tek busti i Skënderbeut në komunën e Çairit në Shkup appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skënderbeu “grek” ose si të bëhesh grek pa e ditur

22 December 2025 at 13:33


Nga: Rafael Floqi

Ka një lloj shkrimi që nuk lind nga kurioziteti shkencor, por nga ankthi identitar. Artikulli i gazetës greke Protothema, me titullin hipokrit Sa ‘shqiptar’ ishte Gjergj Kastrioti?, i përket pikërisht këtij zhanri: jo histori, por industria e mohimit. Ai nuk kërkon të kuptojë Skënderbeun, kërkon ta zhbëjë. Dhe, për ta bërë këtë, përdor një arsenal të vjetër ballkanik: fenë si etni, gjeografinë si komb, dhe anakronizmin si argument.

Që në rreshtat e parë, artikulli bën atë që çdo tekst ideologjik bën kur nuk ka guxim të mohojë drejtpërdrejt: shtiret se pyet. Pyetja “Sa shqiptar ishte Skënderbeu?” nuk është pyetje, por një akuzë e kamufluar. Ajo sugjeron se shqiptaria e tij është e pjesshme, e dyshimtë, e negociueshme. Dhe, kjo nuk është rastësi. Skënderbeu është problem për nacionalizmin grek sepse ai e shkatërron një dogmë qendrore: se ortodoksia është pronë etnike greke dhe se Ballkani i krishterë lind vetëm nga Athina.

Le ta themi qartë: kjo nuk është hera e parë që bëhet kjo përpjekje. Është vazhdimësi. Që nga shekulli XIX, historiografia nacionaliste greke ka ndërtuar një model të qëndrueshëm përvetësimi: çdo figurë ballkanike që është e krishterë, ortodokse, e famshme dhe evropiane, duhet të kalojë patjetër nga filtri “grek”. Nëse nuk flet greqisht, do të ketë folur. Nëse nuk ishte grek, do të ketë qenë epirot. Nëse nuk ishte epirot, do të ketë qenë bizantin. Dhe, nëse nuk ishte asgjë nga këto, do të shpallet “i paqartë”.

Një nga shtrembërimet më të rënda të Protothema-s është barazimi i Epirit me Greqinë. Ky është një mashtrim terminologjik i qëllimshëm. Epiri në Mesjetë nuk ishte shtet grek, as komb grek, as projekt grek. Ishte një hapësirë gjeografike e përzier, pa identitet kombëtar modern, ku shqiptarët ishin faktor politik dhe ushtarak dominues.[1] Ta quash Epirin “grek” dhe të nxjerrësh nga kjo përfundimin se Skënderbeu ishte grek, është si të quash Perandorinë Romake “italiane” dhe Cezarin “italian”.

Ironia është se vetë burimet që citojnë autorët grekë i rrëzojnë. Marin Barleti, burimi themelor për Skënderbeun, e quan atë Princeps Epirotarum, por po ai, në çdo faqe, flet për shqiptarët si subjekt historik më vete.[2] Ky dyzim nuk është kontradiktë, është dallim midis gjeografisë dhe etnisë. Vetëm propaganda i ngatërron qëllimisht.

Por, Protothema nuk ndalet këtu. Ajo ringjall një tezë që do të duhej të ishte varrosur bashkë me nacionalizmat e shekullit XIX: “Skënderbeu ishte grek sepse ishte ortodoks”. Kjo tezë nuk është thjesht e gabuar, është ideologjikisht agresive. Ajo mohon ekzistencën historike të shqiptarëve ortodoksë, bullgarëve ortodoksë, rumunëve ortodoksë, vllahëve ortodoksë. Me një fjali, ajo i shpall të gjithë këta “grekë të pavetëdijshëm”.

Por, historia nuk funksionon si katekizëm kombëtar. Ortodoksia është fe, jo komb. Në Mesjetë, identiteti fetar ishte shpesh më i rëndësishëm se ai etnik, por kurrë nuk ishte i barabartë me të.[3] Të pretendosh sot se çdo ortodoks mesjetar ishte grek, është njësoj si të pretendosh se çdo katolik ishte italian.

Edhe gjuha përdoret si armë manipulimi. Greqishtja, thonë autorët, ishte gjuha e Skënderbeut. Sigurisht që ishte një nga gjuhët e kulturës dhe liturgjisë. Po ashtu si latinishtja për mbretërit francezë. A i bën kjo francezët romakë? Apo anglezët latinë? Vetëm një mendësi kolonizuese mund ta përdorë gjuhën e kishës si provë etnie.

Kur kalojnë te familja Kastrioti, autorët grekë e shndërrojnë konfuzionin në strategji. Herë janë “maqedonas”, herë “serbë”, herë “bizantinë”. Kjo lëvizje e vazhdueshme nuk është pasuri interpretimi, është mungesë prove. Në të kundërtën, dokumentet janë kokëforta: Gjon Kastrioti sundonte Krujën; aleancat e tij ishin shqiptare; territori i tij ishte shqiptar. Edhe Papa Piu II, i cituar shpesh jashtë kontekstit, e quan Skënderbeun “princ i Shqipërisë”.[4]

Pastaj vjen Mali Athos - karta e fundit e mistifikimit. Po, Reposhi u bë murg. Po, Gjon Kastrioti bleu një kullë. Dhe, po, ajo quhej “Kulla e Shqiptarit”. Ky është fakt. Ajo që nuk është fakt është përfundimi se kjo e bën Skënderbeun grek. Mali Athos ishte qendër pan-ortodokse, ku kishin prona serbë, bullgarë, rumunë dhe shqiptarë.[5] Nëse Athosi prodhon grekë, atëherë Hilandari qenka grek dhe Stefan Nemanja helen. Një absurditet që flet vetiu .

Edhe kultura popullore shtrembërohet. Pretendohet se nuk ka këngë shqipe për Skënderbeun. Ky pohim është thjesht i pavërtetë. Tradita arbëreshe është një arkiv i gjallë i kujtesës shqiptare dhe i kultit të Skënderbeut.[6] Që këto këngë u ruajtën jashtë Shqipërisë osmane nuk është provë mungese, por provë represioni.

Kur përmenden suljotët, himarjotët, arvanitasit, bëhet i njëjti mashtrim: identiteti i shekullit XIX projektohet mbi shekullin XV. Këta ishin komunitete shqipfolëse ortodokse që u helenizuan më vonë. Historia nuk lejohet të shkruhet me prapaveprim.

Ironikisht, dokumenti më shkatërrues për tezën greke citohet nga vetë Protothema. Në letrën drejtuar Mehmetit II më 1461, Skënderbeu firmos si “sundimtar i Epirit dhe i Shqiptarëve”. Kjo fjali e vetme e rrëzon gjithë ndërtimin ideologjik. Shqiptarët janë subjekt më vete. Epiri është hapësirë. Pikë.[7]

Feja e Skënderbeut përdoret si karikaturë logjike. Artikulli pranon se ai lindi ortodoks, u rrit mysliman dhe vdiq katolik. Ky fakt i vetëm duhet të mjaftonte për të mbyllur debatin. Por, Protothema nuk e mbyll, sepse nuk kërkon logjikë. Nëse feja përcakton kombësinë, Skënderbeu ishte njëherësh grek, turk dhe italian. Historia serioze nuk e duron këtë grotesk.

Pse atëherë ky shkrim? Sepse Skënderbeu është i papërshtatshëm. Ai është ortodoks që nuk u bë grek. Shqiptar që u bë simbol evropian. Hero që nuk i bindet mitologjisë helenocentrike. Dhe, për këtë arsye, duhet relativizuar, zbehur, copëtuar.

Por, historia nuk ka nevojë për leje. Gjergj Kastrioti ishte shqiptar në origjinë, ebropian në vizion dhe universal në simbolikë. Çdo përpjekje për ta mohuar këtë nuk është debat, por frikë e grekëve nga e nga e vërteta e historisë së tyre.

______________________


[1] Noel Malcolm, Kosovo: A Short History, London, 1998.

[2] Marin Barleti, Historia de vita et gestis Scanderbegi, Roma, 1508.

[3] Paschalis Kitromilides, Enlightenment and Revolution, Harvard University Press, 2013.

[4] Pius II, Commentarii, shek. XV.

[5] Paschalis Androudis, Historical and Archaeological Evidence for the ‘Albanian Tower’ on Mount Athos, Byzantium, 2002.

[6] Giuseppe Schirò, Canti popolari albanesi d’Italia, Palermo, 1923.

[7] Fan S. Noli, Historia e Skënderbeut, Boston, 1947.

Në ditëlindjen e Zhani Cikos, një jete dhe vullnese që u bë tempull, një emri dhe vepre që u shndërrua në epokë

By: berti
8 December 2025 at 15:45

Nga Albert Vataj Ka figura që nuk maten me vitet, por me peshën e dritës që kanë hedhur mbi kulturën e një kombi. Ka njerëz që nuk njihen thjesht nga titujt, por nga trashëgimia e thellë që ngulitet në ndërgjegjen kolektive. Ka emra që nuk përmenden, por përulen para tyre. Njëri prej tyre është Maestro Zhani Ciko, një nga shtyllat më të rëndësishme të artit shqiptar, një gjigant i muzikës…

Source

Dhuna në ndeshjen Iliria-Skënderbeu/ Policia jep detaje: Një futbollist i plagosur, tre të proceduar

By: V K
4 December 2025 at 10:53

Policia e Tiranës, ka dhënë detaje në lidhje me dhunën e ndodhur një ditë më parë para ndeshjes Iliria – Skënderbeu.

Uniformat Blu të kryeqytetit, sqarojnë se ngjarja ka ndodhur në dhomat e zhveshjes, mes futbollisteve të Ilirisë dhe ekipit kundershtar të Skenderbeut, ku ka mbetur i dëmtuar futbollisti S. N.

Po ashtu, policia sqaron se nisi procedimi në gjendje të lirë për tre futbollistë të tjerë, A. S., B. S. dhe J. S.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë: referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. S., B. S. dhe J. S., të tre futbollistë, pasi dje, përpara fillimit të ndeshjes së futbollit “Iliria-Skënderbeu”, dyshohet se janë konfliktuar në dhomat e zhveshjes, me futbollistët e ekipit kundërshtar. Si pasojë është dëmtuar lehtë, futbollisti, shtetasi S. N”, sqaroi policia.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

The post Dhuna në ndeshjen Iliria-Skënderbeu/ Policia jep detaje: Një futbollist i plagosur, tre të proceduar appeared first on Albeu.com.

FSHF anuloi ndeshjen, lojtarët e Skënderbeut ikin nga stadiumi

By: redi
3 December 2025 at 15:16

Pas njoftimit zyrtar nga ana e FSHF-së për anulimin e ndeshjes Iliria-Skënderbeu, ekipi korçar ka marrë rrugën e kthimit. Skënderbeu pretendon se disa nga futbollistët dhe trajneri Ernest Gjoka u dhunua nga stafi dhe futbollistët e Ilirisë, por këta të fundit kanë përgënjeshtruar pretendimet. Klubi i Skënderbeut bën me dije se disa nga futbollistët e tyre, si edhe trajneri Ernest Gjoka janë…

Source

Dhuna në sfidën Iliria-Skënderbeu, anulohet ndeshja

3 December 2025 at 14:06

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Federata e Futbollit njofton se ndeshja e javës së 14-të, Iliria–Skënderbeu, e programuar për t’u luajtur sot në orën 13:30 në stadiumin “Redi Maloku” në Fushë-Krujë, nuk është zhvilluar për shkak të shqetësimeve të raportuara lidhur me kushtet e sigurisë.

Sipas informacioneve paraprake, në momentin e mbërritjes së ekipit të Skënderbeut në stadium, mësohet se ka pasur një incident mes lojtarëve dhe stafit të klubit Iliria, ku dyshohet se janë përfshirë edhe në konfrontime fizike.

Për shkak të këtyre rrethanave dhe problematikave të ngritura për sigurinë, është vendosur që ndeshja të mos luhet. Çështja do të shqyrtohet nga komisionet juridike të FSHF-së, të cilat do të marrin vendimin përfundimtar lidhur me këtë ndeshje.

/e.i/j.p/

The post Dhuna në sfidën Iliria-Skënderbeu, anulohet ndeshja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

U dhunuan në Fushë-Krujë, reagon klubi i Skënderbeut

By: Ela
3 December 2025 at 13:45

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Fushë-Krujë, ku lojtarët e Skënderbeut dhe trajneri Ernest Gjoka u dhunuan përpara sfidës kundër KF Iliria, ka detyruar klubit korçar të mos zbres në fushë. Me anë të një reagimi për mediat, klubi i Skënderbeu pranoi ngjarjen e rendë, ndërsa shtoi se në këto kushte nuk mund të luhet […]

The post U dhunuan në Fushë-Krujë, reagon klubi i Skënderbeut appeared first on BoldNews.al.

Plas sherri në stadiumin e Fushë-Krujës/ Futbollistët e Ilirisë dhunojnë ata të Skënderbeut

By: Brisi
3 December 2025 at 13:23

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në stadiumin “Redi Maloku”, Fushë Krujë mes dy ekipeve të futbollit, Ilira dhe Skëndërbeu. Sipas raportimeve pak para nisjes së ndeshjes lojtarët e Skënderbeut dhe trajneri Ernest Gjoka janë sulmuar nga lojtarët e ekipit Iliria. Lajmi është bërë me dije […]

The post Plas sherri në stadiumin e Fushë-Krujës/ Futbollistët e Ilirisë dhunojnë ata të Skënderbeut appeared first on BoldNews.al.

Futbollistët dhe trajneri i Skënderbeut rrihen nga stafi dhe lojtarët e KF Iliria para nisjes së ndeshjes

3 December 2025 at 13:31


Klubi korçar, Skënderbeu ka lëshuar një komunikatë në faqen zyrtare ku tregohen se janë rrahur nga kundërshtarë e tyre të klubit Iliria nga Fushë Kruja, para nisjes së ndeshjes së sotme (e mërkurë).

Skënderbeu ishte mysafir i Ilirisë në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Kategorisë së Parë në Shqipëria, e programuar të luhej sot nga ora 13:30.

Megjithatë, korçarët kanë njoftuar se nuk janë pritur aspak mirë nga ekipi vendas, të cilët i akuzon se i kanë sulmuar.

Sipas faqes zyrtare, futbollistët dhe trajneri Ernest Gjoka janë rrahur para se të futen në dhomat e zhveshjes para fillimit të ndeshjes.

Postimi pa ndërhyrje i KF Skënderbeut

DEKLARATË

Reagim i klubit KF Skënderbeu.

Dhunohen futbollistët e KF Skënderbeu dhe trajneri Gjoka nga stafi dhe futbollistët e KF Iliria përpara sesa të futen në dhomat e zhveshjes.

Ky nuk është futboll.

Në këto kushte nuk mund të luhet futboll.

Në Korçë mikrpritja është kult, ndaj të njëjtën gjë presim dhe ne nga ekipet kundërshtare.

/Telegrafi/

Përurohet shtatorja e Skënderbeut në Garanë të Kërçovës

29 November 2025 at 10:36

SHKUP, 29 nëntor/ATSH/- Në Ditën e Flamurit Kombëtar u përurua dje në Garanë të Kërçovës shtatorja e Skënderbeut, simbol i përjetshëm i lirisë, qëndresës dhe krenarisë kombëtare.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti theksoi se ky moment i rëndësishëm vjen pikërisht në ditën kur zemrat tona rrahin më fort për kuq e zinë, duke na kujtuar rrugën e sakrificës që na solli deri këtu.

Gjatë ditës, u bënë edhe homazhe pranë monumentit të Nënës Shqiptare në Zajaz, një monument që mishëron përkushtimin, sakrificën dhe dashurinë e pakushtëzuar që ka mbajtur gjallë familjen dhe kombin ndër shekuj.

“Ky nderim i dyfishtë, për heroin dhe për nënën, na rikujton se liria dhe identiteti ynë janë trashëgimi e përbashkët e burrave dhe grave që dhanë gjithçka për të ardhmen tonë”, është shprehur Ahmeti.

The post Përurohet shtatorja e Skënderbeut në Garanë të Kërçovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Muzeu i Vjenës: Skënderbeu njihet qartësisht si udhëheqës shqiptar

By: gaze tare
26 November 2025 at 11:29

Ngjarje e rëndësishme!

Në Muzeun e Historisë së Artit në Vienë (KHM), ku përkrenarja dhe shpata e Gjergj Kastriotit, Skënderbeut tashmë shoqërohen me një përshkrim të plotë historik që përcakton qartësisht identitetin, origjinën dhe rolin e tij si udhëheqës shqiptar. Ky ndryshim vjen vetëm dy muaj pasi një peticion i iniciuar nga inxhinieri Azmer Duleviç dhe gazetari Ermal Peçi kërkoi korrigjimin e informacionit të munguar për figurën e heroit kombëtar.

Fotografia e datës 18 shtator 2025, e realizuar në muze, tregon se etiketa pranë përkrenares së Skënderbeut përmbante vetëm emrin e objektit:

“Skanderbeg-Helm / Helmet of Skanderbeg”, pa asnjë shpjegim mbi origjinën, rolin apo rëndësinë historike të tij.

Në kontrast, fotografia e datës 25 nëntor 2025 tregon se muzeu ka vendosur një tabelë të re të detajuar, ku Skënderbeu prezantohet me të gjitha elementët kryesorë identifikues. Kjo përbën herën e parë që Muzeu i Vienës e artikulon kaq qartë identitetin e Skënderbeut si figurë shqiptare dhe udhëheqës me tituj mbretërorë të njohur në traditën mesjetare.

Peticioni i nisur nga Duleviç dhe Peçi kërkonte që muzeu të ndreqte boshllëkun informativ dhe të vendoste një përshkrim të saktë historik. Sipas nismëtarëve, mungesa e referencës ndaj origjinës shqiptare të Skënderbeut ishte jo vetëm e padrejtë, por edhe e dëmshme për narrativën historike. Pas qindra firmave të mbledhura dhe pas vëmendjes së krijuar në media, muzeu ka reaguar duke rishikuar materialin ekspozues.

Ky lajm i rëndësishëm mund të shërbejë si precedent për edhe për shumë institucione të tjera europiane që mbajnë objekte të lidhura me historinë shqiptare, duke rritur presionin për përfaqësim korrekt dhe profesional.

The post Muzeu i Vjenës: Skënderbeu njihet qartësisht si udhëheqës shqiptar appeared first on iconstyle.al.

Skënderbeu në Absidën e Shibenikut, një ikonografi e panjohur që daton nga mesjeta sjell Heroin Tonë Kombëtar

By: berti
17 November 2025 at 15:22

Nga Albert Vataj Në jehonën e thellë të kohës dhe madhëshinë monumentale të Katedrales së Shën Jakobit në Shibenik, aty ku guri ka ruajtur frymën e pesë shekujve, qëndron një figurë e gdhendur që na thërret me një njohje të beftë, fytyra e Skënderbeut. E vendosur në absidën e parë, kjo gravurë e vjetër, enigmatike dhe e pazakontë për ikonografinë dalmatine, bëhet një portë për të kuptuar jo vetëm…

Source

Korçarët akuzohen për racizëm nga anglezët, reagon Skënderbeu: Trillime pa fakte dhe të neveritshme

By: M C
23 October 2025 at 20:19

Skënderbeu U19 ka reaguar fuqishëm pas akuzave të Aston Villa për thirrje raciste gjatë ndeshjes së UEFA Youth League.

Klubi anglez kishte ngritur pretendime për sjellje raciste nga tifozët e Skënderbeut, duke e denoncuar rastin si të papranueshëm. Megjithatë, KF Skënderbeu ka hedhur poshtë këto akuza me një deklaratë të fortë të publikuar në rrjetet sociale, duke i quajtur ato të pavërteta dhe të paargumentuara.

Në postimin e tij, klubi korçar theksoi se nuk ka pasur asnjë moment gjatë ndeshjes që të ketë pasur thirrje raciste ndaj lojtarëve të Aston Villa, si në fushën e lojës, ashtu edhe jashtë saj. Sipas Raportit të Arbitrave dhe Delegatëve të ndeshjes, nuk ka pasur asnjë dëshmi apo indikacion për sjellje raciste, duke e cilësuar këtë akuzë si të pabazuar.

Skënderbeu gjithashtu shprehu indinjatën e tij për mënyrën se si një klub prestigjioz si Aston Villa e ka justifikuar humbjen e ndeshjes, duke shpikur situata të pabaza dhe pa fakte. Klubi korçar kërkoi që Aston Villa, që kishte mundësinë të transmetonte ndeshjen live dhe disponon pamje filmike, të bëjë publike materialet filmike të ndeshjes për të hedhur poshtë trillimet dhe për të treguar të vërtetën.

Në përfundim, KF Skënderbeu kërkoi që të gjithë faktorët të fokusohen tek vlerat e futbollit, duke nënvizuar rëndësinë e respektit, fair-play-it, dhe gjithëpërfshirjes. Klubi theksoi se futbolli është një gjuhë universale që bashkon njerëzit dhe duhet të jetë një mjet që promovon unitetin dhe pasionin për lojën, larg çdo formë diskriminimi.

Reagimi i plotë:

Klubi i Futbollit “Skënderbeu” është njohur sot me vendimin e UEFA-s për hapjen e çështjes disiplinore për korre raciste në Komisionin e Etikës dhe Disiplinës për ndeshjen UEFA Youth League, Skënderbeu U19 – Aston Villa U19.

KF Skënderbeu mohon kategorikisht akuzat e ekipit Anglez duke vendosur në dukje se në asnjë moment nuk ka pasur thirrje raciste karshi asnjë lojtari si në fushën e lojës, por edhe jashtë saj.

Ky Fakt është lehtësisht i verifikueshëm nga Raporti i Arbitrave dhe Delegatit të ndeshjes të cilët kanë deklaruar se nuk kanë qenë dëshmitar të asnjë thirrje raciste karshi ekipit kundërshtar.

KF Skënderbeu shpreh indinjatën për faktin se si një klub Profesionist si Aston Villa justifikon rezultatin e ndeshjes duke trilluar situata të paverteta të cilat nuk kanë lidhje me atë çka ndodhi në stadiumin “Skënderbeu”.

Inkurajojmë klubin e Aston Villa e cila ka pasur të drejtën për të transmetuar LIVE’ këtë ndeshje, dhe gëzon pamjet filmike të ndeshjes të vendosë në dispozicion pamje filmike në vend të trillimeve pa fakte dhe të neveritshme.

Ne jemi dëshmitarë të një organizimi në standardet e kërkuara nga UEFA dhe gjatë gjithë ndeshjes si organizatorët por edhe tifozët e pranishëm në stadium kanë treguar RESPECT, FAIR-PLAY DHE GJITHEPËRFSHIRJE, vlera që vetë loja e Futbollit mbart në vetvete, vlera të cilat nuk janë respektuar në asnjë moment nga Klubi i Aston Villa, drejtuesit e të cilëve para, gjatë dhe pas ndeshjes kanë treguar mos-respekt ndaj Klubit tonë.

KF Skënderbeu beson se Futbolli është më shumë së një lojë – është një urrë e cila bashkon njerëzit pavarësisht kufijve, gjuhës dhe prejardhjes, duke na kujtuar se thelbi i kësaj loje magjike qëndron në unitet, respekt, gjithëpërfshirje dhe pasion të përbashkët.

Futbolli është një gjuhë universale që bashkon njerëzit ndaj KF Skënderbeu bën thirrje faktorëve të ndeshjes të fokusohemi tek Futbolli i luajtur dhe vlerat që klubet respektive mbartin.

Me respekt,

KF Skënderbeu

The post Korçarët akuzohen për racizëm nga anglezët, reagon Skënderbeu: Trillime pa fakte dhe të neveritshme appeared first on Albeu.com.

Skënderbeu U-19 i mori një barazim historik, Aston Villa i denoncon në UEFA! Akuza e klubit anglez

By: armand
23 October 2025 at 17:26

Skënderbeu U19 mori një barazim historik 1-1 ndaj Aston Villas në Korçë, në ndeshjen e Youth League, të luajtur pak ditë më parë. Klubi nga Birmingham, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka shkruar se do dërgojë korçarët në UEFA, pasi gjatë ndeshjes ka patur thirrje raciste drejtuar futbollistëve dhe stafit, nga një pjesë e […]

The post Skënderbeu U-19 i mori një barazim historik, Aston Villa i denoncon në UEFA! Akuza e klubit anglez appeared first on BoldNews.al.

Aston Vila denoncon Skënderbeun në UEFA pas barazimit në Korçë me ekipin U19

By: M C
23 October 2025 at 16:52

Skënderbeu U19 ka arritur një rezultat shumë të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare teksa ka barazuar me shifrat 1-1 në Korçë përballë anglezëve të Aston Vilës gjatë pjesëmarrjes së tyre në UEFA Youth Legaue.

Por pas ndeshjes, klubi i Aston Vilës ka bërë të ditur se do të denonconte klubin korçar në UEFA për sjelljen e tifozëve. Sipas anglezëve, nga tribunat kishte thirrje raciste gjatë ndeshjes në fjalë drejtuar lojtarëve dhe stafit të tyre.

“Aston Vila mund të konfirmojë se do të raportojë KF Skënderbeun në UEFA, si pasojë e abuzimeve raciste të vuajtura nga lojtarët dhe stafi ynë nga një sektor i mbështetësve të klubit shqiptar gjatë ndeshjes së djeshme të UEFA Youth League.

Klubi nuk e pranon këto lloj sjellje dhe e dënon këtë dhe çdo lloj tjetër abuzimi në mënyrën më të fortë të mundshme”, shkruhet në njoftimin që klubi i Aston Vilës bëri rreth çështjes në fjalë.

The post Aston Vila denoncon Skënderbeun në UEFA pas barazimit në Korçë me ekipin U19 appeared first on Albeu.com.

Eshtrat e Skënderbeut u fshehën në Spanjë nga Donika për t’i shpëtuar nga turqit?

By: xhir jeta
12 September 2025 at 12:00

Nga Lezha në Valencia, një udhëtim mes historisë, hipotezave dhe kërkimeve për të vërtetën e fundit të Gjergj Kastriotit. Rrëfimi i kërkuesit shqiptar Alban Kraja

A mund të jenë eshtrat e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, heroit kombëtar të shqiptarëve, të varrosura jo në Lezhë siç është besuar për shekuj, por në një manastir mbretëror në Valencia të Spanjës? Kjo është një nga hipotezat më intriguese dhe të debatueshme të viteve të fundit, dhe pas saj qëndron studiuesi dhe autori shqiptar Alban Kraja, i cili ndodhet aktualisht në një mision hulumtues në Spanjë.

Pas vdekjes së Skënderbeut, çfarë ndodhi me trupin e tij? A u varros ai vërtet në Lezhë dhe a qëndruan eshtrat e tij aty? Sipas Alban Krajës, Donika e mori trupin e Skënderbeut pas varrimit të parë ceremonial në Lezhë, për ta mbrojtur nga rreziku i turqve, të cilët, siç dihet nga burimet historike, kishin dëshirë të zhdukeshin çdo gjurmë të heroit shqiptar.

“Ka shumë gjasa që Donika ta ketë marrë trupin fillimisht në Krujë, dhe më pas në udhëtimin e saj drejt Italisë, ku familja Kastrioti kaloi një pjesë të jetës në mërgim. Por ndalesa e fundit e këtij udhëtimi ishte Spanja, konkretisht Valencia,” thotë Kraja.

Historitë e mbështetura në dokumente të kohës tregojnë se Donika Kastrioti ndërroi jetë në Valencia, rreth viteve 1505–1506. Ajo u varros në Manastirin Mbretëror të Valencias, një vend që mbart ende shumë mistere dhe që, sipas Krajës, mund të jetë edhe vendi ku prehen eshtrat e Gjergj Kastriotit.

“Në këtë manastir, nuk është vetëm trupi i Donikës, por sipas të gjitha gjasave, ndodhen edhe disa nga mbetjet mortore të Skënderbeut,” pohon ai.

Gajtë një interviste dhënë në Abc e Mëngjesit, Alban Kraja është shprehur i vendosur që këtë hipotezë ta shndërrojë në një çështje të vërtetuar shkencërisht, jo vetëm përmes dokumenteve dhe dorëshkrimeve që ka analizuar, por edhe përmes testimeve të ADN-së, në bashkëpunim me institucione ndërkombëtare të specializuara./abcnews.al

“Për një B, fjala Balla bëhet Palla”/ Ministri nuk ia kursen ndjekësit: A e ke pa sa e kishte… (FOTO)

2 September 2025 at 13:22

Duket se të gjithë “rilindasit” e sotëm kanë vetëm një person që e marrin si shembull dhe tentojnë që ta kopjojnë në çdo detaj dhe ai është shefi i tyre, Edi Rama. Një prej tyre është dhe Taulant Balla, i cili njësoj si shefi i tij, ka vendosur t’u përgjigjet komente të ndjekësve në rrjetet […]

The post “Për një B, fjala Balla bëhet Palla”/ Ministri nuk ia kursen ndjekësit: A e ke pa sa e kishte… (FOTO) appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ Kush janë të rinjtë që rrahën keq sulmuesin e Skënderbeut, i shkaktuan plagë në kokë

15 August 2025 at 11:27

Policia e Korçës ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me dhunimin e futbollistit të Skënderbeut, Saleh Nasr, ku bën me dije se ka arrestuar dy agresorët, teksa ka vënë nën hetim dhe katër persona të tjerë. Në pranga janë vënë shtetasit Vangjel Jovani, 24 vjeç dhe Thanas Veshi, 24 vjeç, të dy […]

The post EMRAT/ Kush janë të rinjtë që rrahën keq sulmuesin e Skënderbeut, i shkaktuan plagë në kokë appeared first on BoldNews.al.

Dy të rinj bëjnë për spital futbollistin e Skënderbeut, i shkaktojnë plagë në kokë

15 August 2025 at 08:26

Futbollisti i Skënderbeut, Saleh Nasr, një prej yjeve të sezonit të shkuar tek ekipi korçar, është dhunuar nga dy të rinj mesditën e së enjtes. Burime bëjnë me dije se dy të rinjtë e kanë goditur disa herë në kokë, sulmuesin egjiptian, duke i shkaktuar lëndime serioze, por jo me rrezik për jetën. Po të […]

The post Dy të rinj bëjnë për spital futbollistin e Skënderbeut, i shkaktojnë plagë në kokë appeared first on BoldNews.al.

Akti vandal me statujën e Skëndërbeut në Prizren, deputeti Shehu: Plane ogurzeza të asgjësimit të identitetit tonë kombëtar

By: redi
31 July 2025 at 20:45

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar pas pamjeve të rënda të erdhën nga Prizreni, ku statuja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu u ngjyros me ngjyrë të verdhë, me një akt vandal. Shehu e quan këtë një vepër kriminale anti-shqiptare dhe vandalizmi ndaj heroit kombëtar. Postimi i plotë Një provokacion i ulët ndaj historisë e vlerave sublime të kombit shqiptar. Një veprim i verbër…

Source

❌
❌