Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 21 December 2025Main stream

BDI ndryshon gjysmën e kryesisë në Kongresin e sotëm partiak

By: admin
20 December 2025 at 23:31

Në Kongresin e sotëm të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), delegatët miratuan përbërjen e re të kryesisë së partisë, duke i dhënë mbështetje unanime emrave të propozuar.

Bajram Rexhepi, ish-nënkryetari dhe Blerim Bexheti, ish-sekretar organizativ janë dy personat e vetëm që nuk do jenë sërish pjesë e Kryesisë së Ngushtë të BDI-së. Bajram Rexhepi megjithatë është pjesë e Kryesisë Qendrore – si anëtar, njëjtë sikurse 17 të tjerë që do jenë sërish pjesë, ndërsa 15 të tjerë, janë larguar. Nga kjo del se, nga 33 anëtarë të Kryesisë Qendrore, 18 anëtarë janë të ri.

Këshilli i ri i përgjithshëm i partisë sot në Kongres ka zgjedhur edhe anëtarët e Kryesisë Qendrore, ndërsa në të nuk janë shumë anëtarë të vjetër si Sadulla Duraku, Talat Xhaferi, Blerim Bexheti, Fatmir Dehari, Nazim Bushi, Resi Abdurrahmani, Shaban Memeti, Ejup Rustemi, Musa Xhaferi, Xhevat Ademi, Ejup Alimi.

KRYESIA E NGUSHTË:

Bujar Osmani, nënkryetar

Faton Ahmeti, nënkryetar

Arta Bilalli-Zendeli, nënkryetare

Arbana Pasholli, nënkryetare

Erkan Arifi, nënkryetar

Arbër Ademi, Sekretar i Përgjithshëm

Nebi Rexhepi, Sekretar Organizativ

Arbëresha Vlashi, Sekretare Për Mundësi të Barabarta

ANËTARËT E KRYESISË QENDRORE:

Admir Miftari

Ajshe Osmani

Albert Tairi

Ardita Dani

Artan Bushi

Bajram Rexhepi

Besnik Rameti

Ejup Abazi

Faton Aliti

Gent Lika

Ilir Hasani

Imran Zhupani

Isamedin Azizi

Jetmir Ziberi

Jeton Shaqiri

Liridona Beqiri

Lulzime Ballazhi

Mirsad Ibrahimi

Muharem Xhezairi

Nafi Durmishi

Ridvan Ibrahimi

Rina Ajdari

Shkodrane Dardhishta

Xhemil Qamili

Ylldrita Seferi-Salihi

The post BDI ndryshon gjysmën e kryesisë në Kongresin e sotëm partiak appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Ali Ahmeti rizgjidhet kryetar i BDI-së, ndërsa Arbër Ademi Sekretar i Përgjithshëm

20 December 2025 at 17:38


Nga Kongresi i Bashkimit Demokratik për Integrim, është vendosur që edhe për një mandat me partinë të udhëheq kryetari aktual, Ali Ahmeti.

Pëveç Ahmetit, edhe Arbër Ademi të jetë Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së, ndërsa Sekretar organizativ është zgjedhur Nebi Rexhepi.

Nënkryetar i parë i BDI-së do të jetë Bujar Osmani, ndërsa nënkryetar do të jetë edhe Faton Ahmeti nga Tetova, Erkan Arifi nga Dega e Likovës, Arbana Pashollu nga Dibra dhe Arta Bilalli Zendeli nga Dega e Gostivarit.

Këshilli i ri i përgjithshëm i partisë sot në Kongres ka zgjedhur edhe anëtarët e Kryesisë Qendrore, ndërsa në të nuk janë shumë anëtarë të vjetër.

Në Kongres sot BDI miratoi edhe katër rezoluta dhe atë:

Rezoluta për përforcimin e karakterit unitar të shtetit dhe konsolidimin e barazisë funksionale, për shtetin e së drejtës

Rezoluta për drejtësinë e pavarur dhe rikthimin e besimit në institucione

Rezoluta për marrëveshjen kombëtare për përparim dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, si dhe atë për integrimin evropian.

Kujtojmë se në fjalimin e rastit, Ali Ahmeti tha se BDI është parti që lindi nga nevoja për barazi institucionale, teksa misioni i saj u arrit ndër vite kur shqiptarët filluan të përfaqësohen siç duhet nëpër institucionet e vendit. /Telegrafi/

Kongresi i partisë, Ahmeti: BDI lindi nga nevoja për barazi, drejt përfaqësimit të drejtë institucional të shqiptarëve

20 December 2025 at 13:45


Bashkimi Demokratik për Integrim mbajti sot Kongresin e pestë të partisë, informon Telegrafi Maqedoni.

Në fjalimin e tij, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se kjo parti lindi nga nevoja për barazi, rrugëtoi drejt plotësimit të përfaqësimit shqiptarë nëpër institucione dhe sot është parti që mbron karakterin unitar të shtetit të Maqedonisë së Veriut.

“BDI lindi nga nevoja për paqe dhe përfaqësim. Nder vite, nga lufta kaluam në përfaqësim institucional, ndaj sot BDI është parti që mbron karakterin unitar të shtetit. Koha kërkon maturi dhe përgjegjësi, sepse bota sot po përballet me kriza të shumta që po e ndryshojnë mënyrën se si ne po punojmë dhe veprojmë. Ndaj sot shtetit i duhet pjekuri politike dhe vizion afatgjatë”, tha Ahmeti.

Ahmeti propozoj tre masa për jetëgjatësi politike dhe demokratike të shtetit.

“Zgjedhja e qeverisë me shumicë Badenteri - Secila qeveri të merr besimin e deputetëve dhe të ketë legjitimitet të dyfishtë

Zbatimi i Badenterit në Gjykatën Kushtetuese – Ligjet që miratohen në Kuvend nuk duhet të rrëzohen në Gjykatën Kushtetuese, kjo ndalon majorizimin institucional

Thellimi i decentralizimit – Të kemi pavarësi financiare të vetëqeverisjeve lokale, kthimin e një pjesë të taksave, në komunat ku ato mblidhen. Me decentralizimin ne ulim edhe ekonominë grid he rrisim trasparencën ekonomike ndaj qytetarëve”, u shpreh Ahmeti.

Ai kërkoi sërish vetting për të gjithë politikanët dhe kthim të besimit qytetar tek institucionet. /Telegrafi/

BDI sot mban Kongresin partiak

20 December 2025 at 09:50


Sot në Shkup Bashkimi Demokratik për Integrim do ta mbajë Kongresin partiak.

Sipas deklaratave dhënë nga zyrtarët e partisë, pritet që Ali Ahmeti të rizgjidhet në krye të partisë, pasi nuk është paraqitur asnjë kundërkandidat.

Nëpër shumë media u raportua se jozyrtarisht Ahmeti ka hartuar një listë me emra të njohur që pritet të zëvendësohen me emra të rinj.

Nga BDI deklaruan se Kongresi do të jetë një moment i rëndësishëm për përcaktimin e drejtimit të mëtejmë politik, organizativ dhe programor.

“Kongresi përfaqëson një proces kyç për vizionin politik, forcimin e mekanizmave demokratikë brendapartiakë dhe përgatitjen e strukturave për sfidat e reja”, thuhej në njoftimin e BDI-së.

Sonte mblidhet Kryesia Qendrore e BDI-së, do të diskutohet për Kongresin e partisë

18 December 2025 at 18:50


Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim sonte do të mbajë mbledhjen e radhës, në prag të Kongresit të partisë që është caktuar të mbahet të dielën.

Siç informuan nga BDI, në fokus të mbledhjes do të jetë informimi rreth përgatitjeve përfundimtare të Kongresit.

Kujtojmë se të dielën BDI do të mbajë Kongresin e saj, ku siç deklaruan figura politike të partisë, pritet të konfirmohet edhe një mandat i ri për Ali Ahmetin në krye të partisë.

Po ashtu, në Kongres do të miratohen ndryshimet në Statutin e partisë, me të cilat e drejta për emërimin e kryetarëve të Degëve do të kalojë ekskluzivisht në kompetencë të kryetarit të partisë, Ali Ahmeti, sikurse që ishte dikur, në kohën kur u themelua BDI.

Në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, gjithçka nga protesta në Shkup

13 December 2025 at 16:13


Me mijëra protestues u mblodhën sot në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, në protestën e thirrur nga OVL-UÇK, në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen në Hagë, informon Telegrafi.

Protesta u përkrah nga figura politike nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, nisur nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Ahmeti në fjalimin e tij tha se ish-krerët e UÇK-së po gjykohen padrejtësisht dhe se të njejtëve duhet t’u jepet mirënjohje e jo të dënohen.

"UÇK dënonte çdo veprim fashist dhe veprim kundër popullatës civile. UÇK e shpalli veten ushtri e popullit që lufton për lirinë e popullit të vet. Është e vërtetë e madhe që objektivin e madh nuk e arritëm për të ndërtuar hierarki, prandaj nuk do të donim që akuzat që bëhen për shtëpinë e verdhë, akuzat që bëhen për ndërmarrje të përbashkët kriminale të njollosin historinë e luftës çlirimtare. Ky proces duhet të marrë epilog të pafajësisë, pasi Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe ushtarë që ndodhen pas grilave, akuzohen për vepra të pabëra. Gjithë procesin e kemi përcjellë dhe na dridhej lëkura kur dëgjonim akuza që neve na i kishte bërë Beogradi dhe Moska, si kriminel e banditë. Ne e kemi dashur lirinë, por jo duke ua mohuar lirinë popuj tjerëve", tha Ahmeti.



Fjalë rasti pati edhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL UÇK), Hysni Gucati, ai tha se gjykata e Hagës me gjykimin e tyre që po e bënë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, u ngjan gjykatave të ish-Jugosllavisë.


"Sot jemi mbledhur t'u tregojmë ambasadave të huaja që gjenden në Maqedoni se UÇK nuk ka qenë ushtri kriminale, por ka qenë ushtri që mbrojti qytetarët e vet. Kjo gjykatë e formuar nga një njeri i çmendur i cili ngriti rezolutë në Parlamentin e Evropës se gjoja UÇK ka bërë krime dhe ka hequr organe nga njerëzit. Ne sot me këtë numër kaq të madh të njerëzve këtu, tregojmë se UÇK buron nga populli, lindi nga populli dhe e mbron populli. Gjykata e Hagës u ngjan gjykatave të Jugosllavisë. Kërkojmë që Evropa të mos ia ve vetes faqen e zezë me ato gjyqtarë të gjykatës së Hagës", theksoi Gucati.



Kujtojmë se protesta në Shkup erdhi pas tubimeve në Tiranë dhe Prishtinë, ku në sheshet kryesore të kryeqyteteve u kërkua drejtësi për ish-krerët e UÇK-së. /Telegrafi/

Ali Ahmeti në protestën pro ish-krerëve të UÇK-së: Luftuan për lirinë e popullit!

By: Fax Web
13 December 2025 at 14:10

Mijëra protestues janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Shkup në kërkim të drejtësisë për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Protestës i është bashkuar edhe kreu i BDI Ali Ahmeti. Gjatë fjalës së tij Ahmeti tha se lufta e UCK ishte një luftë e drejtë. Ndërsa shprehu mirënjohje për mbështetjen e SHBA, Europës e NATO-s.

“Jemi mbledhur sot këtu, afër Hasan Prishtinës, Pjetër Bogdanit, Nexhat Agollit, për të treguar se Hasan Prishtina u vra pikërisht për liri të kombit të vet. Pjetër Bogdani i dha dije e filozofi Europës. Nexhat Agolli, regjimi e pushkatoi si ministër vetëm se kërkoi liri drejtësi e barazi për popullin e tij. Tani sot ne nuk themiqë Europa na kishte borxh, por themi Europë, Amerikë NATO faleminderit që filozofinë e veprimtarinë e njerëzve më të mëdhnej të kombit tonë na i shpërblyet në përkrahje të UCK dhe ndërprerje të gjenocidi të mëtej të shqiptarëve të Kosovës. I jemi mirënjohës James Rubin, e Clark. Nga ky shesh i drejtohemi edhe Europës. Unë i takoj asaj Lëvizje që kërkonte liri e drejtësi për shqiptarët. Shpërblimi ishte vrasje, tortura e gjakosje, njollosje të lëvizjes së rinisë studentore të shqiptarëve nga regjimi i Beogradit”, tha ai.

Ali Ahmeti nga Shkupi: Gjykata e Hagës duhet t'u jep mirënjohje ish-krerëve të UÇK-së, e jo t'i dënojë

13 December 2025 at 14:10


Ali Ahmeti sot nga Shkupi bëri thirrje që të shpallen të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, si dhe ushtarë tjerë që akuzohen nga Gjykata e Hagës. Ahmeti në fjalimin e tij nga sheshi "Skënderbeu", tha se ish-krerët e UÇK-së akuzohet për vepra që asnjëherë nuk i kanë bërë, duke thënë se kanë luftuar për lirinë e popullit.

Ahmeti gjithashtu tha se Gjykata e Hagës duhet t'u jep mirënjohje e lëvdatë ish-krerëve të UÇK-së, e jo t'i dënojë.



"UÇK dënonte çdo veprim fashist dhe veprim kundër popullatës civile. UÇK e shpalli veten ushtri e popullit që lufton për lirinë e popullit të vet. Është e vërtetë e madhe që objektivin e madh nuk e arritëm për të ndërtuar hierarki, prandaj nuk do të donim që akuzat që bëhen për shtëpinë e verdhë, akuzat që bëhen për ndërmarrje të përbashkët kriminale të njollosin historinë e luftës çlirimtare".

"Ky proces duhet të marrë epilog të pafajësisë, pasi Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe ushtarë që ndodhen pas grilave, akuzohen për vepra të pabëra. Gjithë procesin e kemi përcjellë dhe na dridhej lëkura kur dëgjonim akuza që neve na i kishte bërë Beogradi dhe Moska, si kriminel e banditë. Ne e kemi dashur lirinë, por jo duke ua mohuar lirinë popuj tjerëve", tha Ahmeti.

Ai gjithashtu theksoi se protesta e sotme nuk është kundër shtetit të Maqedonisë, duke shtuar se ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë kanë kontribuar për stabilitetin dhe të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.

Ai poashtu përmendi dëshmitë e gjeneralit Wesley Clark, James Rubin dhe Christofer Hill, për të cilët shprehi mirënjohje

"Jemi mirënjohës ndaj dëshmisë së gjeneralit Clark, mirënjohës ndaj James Rubin, si dhe ambasadorit që punoi shumë në rajon për paqe dhe stabilitet Christofer Hill", tha Ahmeti./Telegrafi/

“‘Liria ka emër’, shqiptarët në Shkup protestojnë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

By: Elva
13 December 2025 at 08:46

Shkupi pritet të vishet sot kuqezi, ndërsa mijëra qytetarë do të mblidhen në një protestë madhështore në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. Tubimi, me moton “Liria ka emër”, organizohet nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe do të nisë në orën 13:00 në sheshin “Skënderbeu” […]

The post “‘Liria ka emër’, shqiptarët në Shkup protestojnë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së appeared first on BoldNews.al.

Sot në Shkup do të mbahet protesta “Unë Jam UÇK”

13 December 2025 at 09:50


Sot në Shkup do të protestohet kundër gjykimit të ish-luftëtarëve të UÇK-së në Hagë.

Protesta e thirrur nga OVL-UÇK pritet të nisë nga ora 13:00 në sheshin “Skënderbe” në Shkup.

Ajo është përkrahur nga shumë figura politike, nisur nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në tubimin e sotëm.

“Më 13 dhjetor, në orën 13:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, bashkohemi për një qëllim të qartë: kërkesën për drejtësi dhe hedhjen poshtë të akuzave të fabrikuara të Serbisë dhe Rusisë. Ne dalim me përgjegjësi, për të nderuar sakrificën dhe për të mbrojtur të vërtetën e historisë sonë”, tha ai.

Ndryshe nga Ahmeti, Gazmend Syla nga OVL-UÇK tha se pjesëmarrja e tyre paraqet rrezik serioz për arrestim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, për shkak të listave të Europolit të dërguara nga Serbia.

“Ne ju preferojmë luftëtarëve tanë të UÇK-së që mos me marrë atë rrugë, sepse nuk kemi garancë. Edhe sikur ta kërkojmë, është e pamundur që shteti i Maqedonisë së Veriut të japë garanci kur je në listat e Europolit”, deklaroi Syla.

Kujtojmë se protesta ka karakter paqësor, ndaj kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski tha edhe pse nuk e përkrah protestën do të mundësoi siguri dhe mbarëvajtje të qetë të tubimit.

Ahmeti: Nesër të marrim pjesë masivisht kundër akuzave të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia

12 December 2025 at 12:59


Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti bëri thirrje për pjesëmarrje masive në tubimin që do të mbahet më 13 dhjetor, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ahmeti tha se UÇK mbetet pjesë e identitetit kombëtar.

“Nesër, më 13 dhjetor, në orën 13:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, bashkohemi për një qëllim të qartë: kërkesën për drejtësi dhe hedhjen poshtë të akuzave të fabrikuara të Serbisë dhe Rusisë.

Ne dalim me përgjegjësi, për të nderuar sakrificën dhe për të mbrojtur të vërtetën e historisë sonë.

Ju ftoj të gjithëve që nesër të jemi bashkë", thuhet në njoftimin e Ahmetit./Telegrafi/


Ahmeti: Lufta e UÇK-së ishte dhe mbetet e drejtë

5 December 2025 at 11:32


Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti konfirmon se pas Prishtinës dhe Tiranës, tani edhe Shkupi do të organizojë protestë në të cilën do të kërkohet drejtësi për udhëheqësit e UÇK-së të cilët po mbahen në Hag.

"Sheshi “Skënderbeu” në Shkup do të jetë zëri i fuqishëm i qytetarëve që kërkojnë drejtësi për çlirimtarët tanë.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte dhe mbetet e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike. Drejtësia për luftëtarët e lirisë nuk mund të ndërtohet mbi akuza politike, montime dhe dëshmi të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia.

Ashtu siç qëndruam përkrah luftëtarëve të UÇK-së në Prishtinë dhe Tiranë, ashtu do të qëndrojmë edhe në Shkup, krenarë, të vendosur dhe të palëkundur në mbrojtje të së vërtetës sonë, të së vërtetës objektive", thuhet në njoftimin e Ahmetit.
Ai konfirmon se protesta do të mbahet më 13 dhjetor, në orën 13:00.

Kujtojmë se edhe OVL-UÇK e Kosovës ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestë./Telegrafi/


Më 13 dhjetor në Shkup mbahet protestë për ish-krerët e UÇK-së

4 December 2025 at 17:23

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka paralajmëruar protestën e ardhshme në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Ai ka thënë e protesta e ardhshme, pas Prishtinës, Hagës, Tiranës e Strasburgut, do të mbahet në Shkup.

“Më 13 dhjetor, në orën 13:00, do të organizohet demonstratë në përkrahje të luftëtarëve të lirisë që padrejtësisht mbahen në burgjet e Hagës. Demonstrata do të mbahet në sheshin “Skënderbe” në Shkup”, ka thënë Ahmeti.

Ish-krerët e UÇK-së tash e pesë vjet po mbahen padrejtësisht në paraburgim.

Protesta në Shkup për krerët e UÇK-së, Mickoski: Nuk e mbështes, jam i bindur se edhe VLEN-i nuk do ta mbështesin

4 December 2025 at 18:09


Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski komentoi sot protestën e paralajmëruar nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetit në mbështetje të ish pjesëtarëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Ai tha se kjo është një lëvizje e gabuar e Ahmetit dhe mendon se duhet ta rimendoj këtë vendim, teksa shtoi se beson se partnerët e tij shqiptarë në qeveri nuk do ta mbështesin këtë protestë.

“Me këtë protestë po mundohen të mobilizohen para Kongresit të partisë. Me këtë ata vetëm po e vërtetojnë se do ta kenë shumë të vështirë që në të ardhmen të gjejnë partner të koalicionit. Unë nuk e mbështes këtë ide dhe as nuk pajtohem me këtë marsh. Jam i bindur se as VLEN nuk do ta mbështes”, tha Mickoski.

Kujtojmë se Ahmeti dje paralajmëroi se protesta do të mbahet në Shkup, në sheshin Skenderbeu, më datë 13 dhjetor me fillim nga ora 13:00. /Telegrafi/

Ademi: Ali Ahmeti do të rizgjidhet kryetar i BDI-së, do të kemi edhe vendime që përkojnë me kërkesat e opinionit

3 December 2025 at 16:04


"Ali Ahmeti do të rizgjidhet kryetar i BDI-së në kongresin e partisë që do të mbahet më 20 dhjetor".

Kështu tha nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, duke shtuar se do të ketë edhe zgjedhje të anëtarëve të këshillit të përgjithshëm.

“Në BDI ka shumë njerëz të cilët kanë lënë gjurmë të rëndësishme, jo vetëm brenda partisë por në të gjitha proceset që e kanë karakterizuar vendin tonë, dhe si një parti e përgjegjshme shtetformuese serioze e cila ka legjitimitetin e pakontestueshëm të shqiptarëve në vend. Sigurisht se pritet të kemi vendime të përgjegjshme të cilat përkojnë me kërkesat e opinionit”, tha Arbër Ademi.

Përurohet shtatorja e Skënderbeut në Garanë të Kërçovës

29 November 2025 at 10:36

SHKUP, 29 nëntor/ATSH/- Në Ditën e Flamurit Kombëtar u përurua dje në Garanë të Kërçovës shtatorja e Skënderbeut, simbol i përjetshëm i lirisë, qëndresës dhe krenarisë kombëtare.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti theksoi se ky moment i rëndësishëm vjen pikërisht në ditën kur zemrat tona rrahin më fort për kuq e zinë, duke na kujtuar rrugën e sakrificës që na solli deri këtu.

Gjatë ditës, u bënë edhe homazhe pranë monumentit të Nënës Shqiptare në Zajaz, një monument që mishëron përkushtimin, sakrificën dhe dashurinë e pakushtëzuar që ka mbajtur gjallë familjen dhe kombin ndër shekuj.

“Ky nderim i dyfishtë, për heroin dhe për nënën, na rikujton se liria dhe identiteti ynë janë trashëgimi e përbashkët e burrave dhe grave që dhanë gjithçka për të ardhmen tonë”, është shprehur Ahmeti.

The post Përurohet shtatorja e Skënderbeut në Garanë të Kërçovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hamza: Lladrovci ka qenë dhe mbetet PDK – Drenasi, bastion i fitores më 28 dhjetor

24 November 2025 at 17:09



Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se Ramiz Lladrovci mbetet pjesë e pandashme e PDK-së, duke e cilësuar atë si një figurë të rëndësishme të partisë dhe komunës së Drenasit.

Në një postim publik, Hamza tha se gjatë takimit të tij me Lladrovcin është ritheksuar pa hezitim përkatësia e tij ndaj PDK-së.

“Në takim me mikun tim, zemërhapur, ritheksuam pa kushte se Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK”, shkroi Hamza.

Ai shtoi se Drenasi vazhdon të jetë një prej bastioneve të forta të PDK-së dhe të vizionit të dëshmorëve të UÇK-së. Hamza theksoi se qeverisja e deritanishme në këtë komunë dëshmon unitetin dhe energjinë politike drejt fitores në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Drenasi është komuna e shtatë ku vizioni i heronjve tanë të luftës dhe paqes vazhdon të jetë bastion i fitoreve, në zemrën e Kosovës. Energjitë e bastionit të UÇK-së dhe PDK-së, në Drenasin e dëshmorëve dhe martirëve, me qeverisjen e shkëlqyer, do të jenë dëshmi e unitetit tonë për fitoren e 28 Dhjetorit. Të bashkuar, gjithmonë të fituar!”, përfundoi Hamza.


Ali Ahmeti do të organizojë protestë në Shkup në muajin dhjetor në mbështetje të udhëheqësve të UÇK-së

21 November 2025 at 15:39


Një protestë e madhe në Shkup në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së së Kosovës - Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të organizohet nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Protesta në Shkup do të jetë vazhdimësia e protestave që u mbajtën më parë në Prishtinë, Tiranë dhe Strasburg, ku veteranë të UÇK-së, si dhe qytetarë, shprehën mbështetje masive për ish-udhëheqësit e UÇK-së, të cilët po gjykohen nga Tribunali i Hagës.

Për organizimin e protestës në Shkup, Ahmeti është koordinuar edhe me organizatën e veteranëve të UÇK-së nga Kosova.

"Kryetari Ahmeti, në cilësinë e njërit prej themeluesve të UÇK-së në Kosovë dhe UÇK-së në Maqedoni, do të organizojë një protestë të madhe me veteranët e UÇK-së në Shkup në gjysmën e parë të dhjetorit. Protesta do të mbahet në sheshin Skënderbe. Në protestën e titulluar “Drejtësi për Çlirimtarët”, pritet të marrin pjesë veteranët e UÇK-së, si dhe qytetarë në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së që janë të pafajshëm, dhe pritjet janë që ata të lirohen nga akuzat. Në fund të fundit, në mbrojtje të ish-udhëheqësve të UÇK-së dëshmoi edhe ish-gjenerali amerikan Wesley Clark", thonë nga BDI për “Sloboden Peçat”.

Në organizimin e protestës në Shkup, përveç Ahmetit, pritet të marrë pjesë edhe Shoqata e Veteranëve të UÇK-së, e udhëhequr nga Fazli Veliu, dhe Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e Besim Hodës. Hoda për "Sloboden Peçat" se do të marrë pjesë në protestën në Shkup, dhe nëse i kërkohet, do të jetë edhe ai pjesë e organizatës.

"Të gjitha shoqatat do të jenë në protestë për të mbështetur në mënyrë paqësore dhe të ndershme liderët që tani po gjykohen në Hagë. Kushdo që mendon se po gjykohet padrejtësisht, dhe unë mendoj se po, është i mirëpritur", thotë Hoda.

Njoftimi për protestën në Shkup erdhi nga Kosova, pas takimit të Ahmetit me përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Kosovës./Telegrafi/





Në Shkup do të protestohet në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

19 November 2025 at 23:07

PRISHTINË, 19 nëntor /ATSH/ Në Shkup të Maqedonisë së Veriut do të protestohet para datës 22 dhjetor, në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kështu u bë e ditur nga kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti.

Protesta do të mbahet para përmbylljes së procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka thënë kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

“Ne jemi koordinuar që bashkërisht ta bëjmë një protestë në Shkup në muajin dhjetor. Kjo ka qenë sot takimi jonë me kryetarin e partisë, apo me ish-komandantin që e patëm ën takim, ne u dakorduam që në muajin dhjetor, para datës 22 dhjetor të mbahet protesta në Shkup, me vëllezërit tanë atje dhe kjo është protesta e gjashtë e radhës që mbahet. Ne e kemi marrë si obligim dhe detyrim i joni nga këshilli drejtues dhe kryesia e ngushtë që të mbajmë këto protesta në Prishtinë, Tiranë, Hagë, Strasburg dhe protesta përmbyllëse është në Maqedoni, pikërisht në Shkupin e shqiptarëve”, deklaroi Gucati.

Pas takimit me krerët e OVL-UÇK-së, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se edhe shqiptarët nga Maqedonia e Veriut e kanë obligim moral që të protestojnë në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

Delikate e ka konsideruar Ahmeti çështjen e veteranëve të cilët do të marrin pjesë në këtë protestë, teksa u pyet se si do të sigurohen të njëjtit që nuk do të arrestohen sapo të kalojnë kufirin në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkaq, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati tha se ata që nuk e ndjejnë vetën të sigurt të mos marrin pjesë në protestë.

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të dielën kanë protestuar para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen padrejtësisht në Hagë.

Një tjetër protestë e madhe është mbajtur më 17 tetor në Tiranë me kërkesën për drejtësi për ish-eprorët e UÇK-së.

Një ditë para fillimit të dëgjimit të dëshmitarit të parë të mbrojtjes, ish-ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, është mbajtur edhe protesta në Hagë, në afërsi të ndërtesës së Gjykatës Speciale,  ku morën pjesë rreth 10 mijë shqiptarë nga e gjithë bota.

/KosovaPress/

The post Në Shkup do të protestohet në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Shqipëria, shembull për vendet e rajonit”/ Ali Ahmeti uron Ramën për hapjen e grupkapitullit final

17 November 2025 at 17:07

Hapjen e grup kapitullit të fundit të Shqipërisë në procesin e saj të integrimit, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut Ali Ahmeti ja njeh si meritë kryeministrit të vendit Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ai shkruan se kjo është një arritje e jashtëzakonshme për Shqipërinë.

“Shqipëria arriti që për 12 muaj të hap të gjithë kapitujt negociues duke shënuar një rekord mbresëlënës. E ardhmja europiane është rruga e vetme për shqiptarët dhe për të gjithë të tjerët në Ballkanin perëndimor”, ka thënë Ali Ahmeti, kreu i BDI.

Sipas Ahmetit, Shqipëria duhet të shërbej si një shembull edhe për vendet e tjera të rajonit, të cilat fillimisht duhet të tejkalojnë sfidat mes njëra tjetrës.

 “Maqedonia e veriut dhe Kosova duhet të ndjekin hapat dhe ti bashkëngjiten përkushtimit të Shqipërisë dhe të Malit të Zi për tu integruar në Bashkimin Europian”, u shpreh Ahmeti.

Kreu i BDI, vlerëson se në këto kohëra dhe rrethana të vështira për kontinentin dhe për botën, rruga europiane dhe rreshtimi me Bashkimin Europian është përcaktimi më i sigurt për kombet dhe rajonin.

Tirana zyrtare në 12 muaj arriti të hap edhe grup kapitullin e fundit, atë të “Bujqësisë dhe Kohezionit”, ndërsa synim ka vitin 2027, si kohë kur pret të përmbush aspektin teknik të të gjithë procesit.

❌
❌