Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe komentoi deklaratën e djeshme të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, se ai "shkatërroi Jugosllavinë" dhe "se nëse del në rrugë, nuk do të kthehet në shtëpi".
"Unë besoj se ato kërkesa të Ali Ahmetit janë vetëm për pikëpamjen e tij personale politike. Ne kemi një bashkëjetesë të shkëlqyer me të gjithë bashkëqytetarët tanë të të gjitha kombësive në partinë tonë, në udhëheqjen e partisë. Ka edhe njerëz nga bashkësi të tjera etnike, karakteri ynë multietnik, multikulturor nuk do të ndryshojë dhe as nuk kultivohet në mënyrën që propozon zoti Ahmeti.
Unë besoj se ai po e thotë këtë vetëm për ndonjë përfitim politik të tij në këtë konstelacion marrëdhëniesh.
Shoh se ai tha se e shkatërroi Jugosllavinë, nëse mendon se do ta shkatërrojë Maqedoninë kështu, mund të them se nuk do të fitojë në këtë mënyrë", tha Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari./Telegrafi/
Ministri i MPJ-së, Timço Mucunski sot ka reaguar ndaj deklaratave të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti që qeveria të formohet me Badenter.
Ai tha se Ahmeti jeton në një folklor politik të para 20-vjetëve.
“Ndoshta thellë brenda vetes e di se të gjitha këto gjëra për të cilat flet janë joreale, por qartazi ndjehet se hapësira e tij politike është ngushtuar dhe nuk ka temë tjetër për të cilën mund të diskutojë. Unë nuk besoj se në këtë shtet ka ndonjë të ri maqedonas, shqiptar, turk, rom, vllah, i cili beson në të gjitha këto gjëra. E di që qytetarët tanë presin që ne të sigurojmë kushte më të mira për standardin e jetesës. Ky folklor politik është folklor që vjen nga një periudhë para 20, madje edhe më shumë se 20 vjetësh, por mungesa e kreativitetit dhe vizionit është arsyeja pse BDI është në opozitë. Dhe nga kjo retorikë që vjen nga zoti Ahmeti, ajo që për mua bëhet gjithnjë e më e qartë është se BDI edhe për një periudhë më të gjatë me gjasë do të duhet të mbetet në opozitë”, theksoi Mucunski në intervistë për emisionin “360 Gradë”.
Mucunski tha se është e padiskutueshme që “Badenteri” është pjesë e rendit tonë kushtetues-juridik, por njëkohësisht nuk është mekanizëm që përdoret për zgjedhjen e Qeverisë apo për votim në Gjykatën Kushtetuese.
“Imagjinoni hipotetikisht sikur të lejonim “Badenterin”, le të biem dakord, gjë me të cilën nuk pajtohemi, dhe po ua them që në fillim, ta shndërrojmë Gjykatën Kushtetuese në një alternativë, në një dhomë të dytë ligjvënëse në shtet? Kjo nuk është funksioni i saj. Nga këndvështrimi kushtetues-juridik, ajo që thotë zoti Ahmeti është absolutisht jologjike. Edhe nga aspekti i rregullimit shtetëror është po ashtu jologjike. Është e padiskutueshme që herë pas here ka një kompleksitet të caktuar në sigurimin e “Badenterit”, por ajo që mund t’ju them është se në mandatin aktual të qeverisë, ligjet që lidhen me Badenterin, në një masë të madhe (jo të gjitha, por në një masë të madhe), janë ligje të ndërlidhura me integrimin evropian të shtetit – ligje që do të kenë flamurin evropian. Dhe në fund të ditës, nëse deputetët e opozitës vendosin se nuk duan të mbështesin ligje që janë pjesë e agjendës evropiane, kjo është edhe një dëshmi tjetër e hipokrizisë. Vazhdimisht në konferenca për shtyp bëjnë thirrje për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian, por ja që shohim se për interesa të ngushta politike nuk sigurojnë shumicë Badenteri për ligje që lidhen me integrimin evropian”, shtoi Mucunski.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar se partia që ai drejton ka hyrë në një fazë të re reformimi të thellë pas Kongresit të Pestë, duke theksuar se 82 për qind e strukturës së re udhëheqëse përbëhet nga anëtarë që më parë nuk kanë qenë pjesë e organeve drejtuese.
Ahmeti paralajmëroi se zgjedhja e qeverisë dhe mbrojtja e ligjeve me shumicë të Badenterit do të jenë kusht për çdo pjesëmarrje eventuale të BDI-së në pushtet.
Në një brifing me gazetarët, Ahmeti iu përgjigj edhe pakënaqësive të shfaqura pas kongresit, duke minimizuar reagimet publike. “Janë dy-tre persona që kanë reaguar. Njëri prej tyre, Abdulselam Selami, më ka kërkuar falje dhe ka pranuar se reagimi ka qenë i nxituar. Ata që largohen sepse nuk janë zgjedhur në funksione – le të ikin”, tha Ahmeti. Sipas tij, ndryshimet në strukturën e partisë janë historike dhe të papara më herët në Maqedoninë e Veriut.
]“Këshilli i Përgjithshëm i zgjedhur në kongres ka 82 për qind anëtarë të rinj. Ma gjeni një parti në rajon që ka bërë një ndryshim të tillë”, theksoi Ahmeti, duke shtuar se 29 për qind e përbërjes janë gra, ndërsa 12 anëtarë janë nën moshën 29-vjeçare. Në total, 91 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm janë fytyra të reja në strukturat drejtuese.
Ahmeti sqaroi se anëtarët e vjetër që nuk janë pjesë e kryesisë nuk do të mbeten jashtë proceseve politike. “Do të formohet Këshilli Kombëtar dhe komitetet e veteranëve, nga nëndegët deri te degët. Të gjithë ata që janë dëshmuar në aktivitete do të përfshihen”, deklaroi ai.
Duke folur për vendimmarrjen brenda partisë, Ahmeti tha se debati i brendshëm ka qenë dhe mbetet intensiv. “Vendime të rëndësishme nuk merren pa koordinim dhe konsultim. Askush nuk ka të drejtë të devijojë nga parimet themelore të BDI-së: shteti unitar, barazia, mosnxitja e urrejtjes ndëretnike”, nënvizoi kreu i BDI-së. Ahmeti prezantoi edhe idenë për një Marrëveshje Kombëtare për Përparim, duke thënë se vendi është lodhur nga politikat ditore dhe përfitimet partiake.
“Nëse kemi pasur guxim për Marrëveshjen e Ohrit dhe atë të Prespës, pse të mos kemi një marrëveshje kombëtare për përparim, me ekspertët më të mirë që ka vendi”, tha ai, duke kritikuar edhe Odat ekonomike për, siç u shpreh, thellimin e ndasive dhe mbrojtjen e oligarkisë.
Në këtë kontekst, Ahmeti ritheksoi propozimin që Qeveria të zgjidhet me shumicë të Badenterit dhe që ligjet e miratuara me këtë mekanizëm të mos mund të anulohen nga Gjykata Kushtetuese pa të njëjtën shumicë. “Kjo nuk shkakton asnjë shqetësim te bashkëqytetarët tanë maqedonas. Është zgjidhje e balancuar dhe e analizuar”, tha Ahmeti, duke paralajmëruar rikthimin e tezave të vjetra për ndarjen e vendit dhe duke theksuar se BDI mbetet fuqishëm në mbrojtje të shtetit unitar.
Në Kongresin e sotëm të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), delegatët miratuan përbërjen e re të kryesisë së partisë, duke i dhënë mbështetje unanime emrave të propozuar.
Bajram Rexhepi, ish-nënkryetari dhe Blerim Bexheti, ish-sekretar organizativ janë dy personat e vetëm që nuk do jenë sërish pjesë e Kryesisë së Ngushtë të BDI-së. Bajram Rexhepi megjithatë është pjesë e Kryesisë Qendrore – si anëtar, njëjtë sikurse 17 të tjerë që do jenë sërish pjesë, ndërsa 15 të tjerë, janë larguar. Nga kjo del se, nga 33 anëtarë të Kryesisë Qendrore, 18 anëtarë janë të ri.
Këshilli i ri i përgjithshëm i partisë sot në Kongres ka zgjedhur edhe anëtarët e Kryesisë Qendrore, ndërsa në të nuk janë shumë anëtarë të vjetër si Sadulla Duraku, Talat Xhaferi, Blerim Bexheti, Fatmir Dehari, Nazim Bushi, Resi Abdurrahmani, Shaban Memeti, Ejup Rustemi, Musa Xhaferi, Xhevat Ademi, Ejup Alimi.
KRYESIA E NGUSHTË:
Bujar Osmani, nënkryetar
Faton Ahmeti, nënkryetar
Arta Bilalli-Zendeli, nënkryetare
Arbana Pasholli, nënkryetare
Erkan Arifi, nënkryetar
Arbër Ademi, Sekretar i Përgjithshëm
Nebi Rexhepi, Sekretar Organizativ
Arbëresha Vlashi, Sekretare Për Mundësi të Barabarta
Nga Kongresi i Bashkimit Demokratik për Integrim, është vendosur që edhe për një mandat me partinë të udhëheq kryetari aktual, Ali Ahmeti.
Pëveç Ahmetit, edhe Arbër Ademi të jetë Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së, ndërsa Sekretar organizativ është zgjedhur Nebi Rexhepi.
Nënkryetar i parë i BDI-së do të jetë Bujar Osmani, ndërsa nënkryetar do të jetë edhe Faton Ahmeti nga Tetova, Erkan Arifi nga Dega e Likovës, Arbana Pashollu nga Dibra dhe Arta Bilalli Zendeli nga Dega e Gostivarit.
Këshilli i ri i përgjithshëm i partisë sot në Kongres ka zgjedhur edhe anëtarët e Kryesisë Qendrore, ndërsa në të nuk janë shumë anëtarë të vjetër.
Në Kongres sot BDI miratoi edhe katër rezoluta dhe atë:
Rezoluta për përforcimin e karakterit unitar të shtetit dhe konsolidimin e barazisë funksionale, për shtetin e së drejtës
Rezoluta për drejtësinë e pavarur dhe rikthimin e besimit në institucione
Rezoluta për marrëveshjen kombëtare për përparim dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, si dhe atë për integrimin evropian.
Kujtojmë se në fjalimin e rastit, Ali Ahmeti tha se BDI është parti që lindi nga nevoja për barazi institucionale, teksa misioni i saj u arrit ndër vite kur shqiptarët filluan të përfaqësohen siç duhet nëpër institucionet e vendit. /Telegrafi/
Bashkimi Demokratik për Integrim mbajti sot Kongresin e pestë të partisë, informon Telegrafi Maqedoni.
Në fjalimin e tij, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se kjo parti lindi nga nevoja për barazi, rrugëtoi drejt plotësimit të përfaqësimit shqiptarë nëpër institucione dhe sot është parti që mbron karakterin unitar të shtetit të Maqedonisë së Veriut.
“BDI lindi nga nevoja për paqe dhe përfaqësim. Nder vite, nga lufta kaluam në përfaqësim institucional, ndaj sot BDI është parti që mbron karakterin unitar të shtetit. Koha kërkon maturi dhe përgjegjësi, sepse bota sot po përballet me kriza të shumta që po e ndryshojnë mënyrën se si ne po punojmë dhe veprojmë. Ndaj sot shtetit i duhet pjekuri politike dhe vizion afatgjatë”, tha Ahmeti.
Ahmeti propozoj tre masa për jetëgjatësi politike dhe demokratike të shtetit.
“Zgjedhja e qeverisë me shumicë Badenteri - Secila qeveri të merr besimin e deputetëve dhe të ketë legjitimitet të dyfishtë
Zbatimi i Badenterit në Gjykatën Kushtetuese – Ligjet që miratohen në Kuvend nuk duhet të rrëzohen në Gjykatën Kushtetuese, kjo ndalon majorizimin institucional
Thellimi i decentralizimit – Të kemi pavarësi financiare të vetëqeverisjeve lokale, kthimin e një pjesë të taksave, në komunat ku ato mblidhen. Me decentralizimin ne ulim edhe ekonominë grid he rrisim trasparencën ekonomike ndaj qytetarëve”, u shpreh Ahmeti.
Ai kërkoi sërish vetting për të gjithë politikanët dhe kthim të besimit qytetar tek institucionet. /Telegrafi/
Sot në Shkup Bashkimi Demokratik për Integrim do ta mbajë Kongresin partiak.
Sipas deklaratave dhënë nga zyrtarët e partisë, pritet që Ali Ahmeti të rizgjidhet në krye të partisë, pasi nuk është paraqitur asnjë kundërkandidat.
Nëpër shumë media u raportua se jozyrtarisht Ahmeti ka hartuar një listë me emra të njohur që pritet të zëvendësohen me emra të rinj.
Nga BDI deklaruan se Kongresi do të jetë një moment i rëndësishëm për përcaktimin e drejtimit të mëtejmë politik, organizativ dhe programor.
“Kongresi përfaqëson një proces kyç për vizionin politik, forcimin e mekanizmave demokratikë brendapartiakë dhe përgatitjen e strukturave për sfidat e reja”, thuhej në njoftimin e BDI-së.
Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim sonte do të mbajë mbledhjen e radhës, në prag të Kongresit të partisë që është caktuar të mbahet të dielën.
Siç informuan nga BDI, në fokus të mbledhjes do të jetë informimi rreth përgatitjeve përfundimtare të Kongresit.
Kujtojmë se të dielën BDI do të mbajë Kongresin e saj, ku siç deklaruan figura politike të partisë, pritet të konfirmohet edhe një mandat i ri për Ali Ahmetin në krye të partisë.
Po ashtu, në Kongres do të miratohen ndryshimet në Statutin e partisë, me të cilat e drejta për emërimin e kryetarëve të Degëve do të kalojë ekskluzivisht në kompetencë të kryetarit të partisë, Ali Ahmeti, sikurse që ishte dikur, në kohën kur u themelua BDI.
Me mijëra protestues u mblodhën sot në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, në protestën e thirrur nga OVL-UÇK, në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen në Hagë, informon Telegrafi.
Protesta u përkrah nga figura politike nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, nisur nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.
Ahmeti në fjalimin e tij tha se ish-krerët e UÇK-së po gjykohen padrejtësisht dhe se të njejtëve duhet t’u jepet mirënjohje e jo të dënohen.
"UÇK dënonte çdo veprim fashist dhe veprim kundër popullatës civile. UÇK e shpalli veten ushtri e popullit që lufton për lirinë e popullit të vet. Është e vërtetë e madhe që objektivin e madh nuk e arritëm për të ndërtuar hierarki, prandaj nuk do të donim që akuzat që bëhen për shtëpinë e verdhë, akuzat që bëhen për ndërmarrje të përbashkët kriminale të njollosin historinë e luftës çlirimtare. Ky proces duhet të marrë epilog të pafajësisë, pasi Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe ushtarë që ndodhen pas grilave, akuzohen për vepra të pabëra. Gjithë procesin e kemi përcjellë dhe na dridhej lëkura kur dëgjonim akuza që neve na i kishte bërë Beogradi dhe Moska, si kriminel e banditë. Ne e kemi dashur lirinë, por jo duke ua mohuar lirinë popuj tjerëve", tha Ahmeti.
Fjalë rasti pati edhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL UÇK), Hysni Gucati, ai tha se gjykata e Hagës me gjykimin e tyre që po e bënë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, u ngjan gjykatave të ish-Jugosllavisë.
"Sot jemi mbledhur t'u tregojmë ambasadave të huaja që gjenden në Maqedoni se UÇK nuk ka qenë ushtri kriminale, por ka qenë ushtri që mbrojti qytetarët e vet. Kjo gjykatë e formuar nga një njeri i çmendur i cili ngriti rezolutë në Parlamentin e Evropës se gjoja UÇK ka bërë krime dhe ka hequr organe nga njerëzit. Ne sot me këtë numër kaq të madh të njerëzve këtu, tregojmë se UÇK buron nga populli, lindi nga populli dhe e mbron populli. Gjykata e Hagës u ngjan gjykatave të Jugosllavisë. Kërkojmë që Evropa të mos ia ve vetes faqen e zezë me ato gjyqtarë të gjykatës së Hagës", theksoi Gucati.
Kujtojmë se protesta në Shkup erdhi pas tubimeve në Tiranë dhe Prishtinë, ku në sheshet kryesore të kryeqyteteve u kërkua drejtësi për ish-krerët e UÇK-së. /Telegrafi/
Mijëra protestues janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Shkup në kërkim të drejtësisë për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Protestës i është bashkuar edhe kreu i BDI Ali Ahmeti. Gjatë fjalës së tij Ahmeti tha se lufta e UCK ishte një luftë e drejtë. Ndërsa shprehu mirënjohje për mbështetjen e SHBA, Europës e NATO-s.
“Jemi mbledhur sot këtu, afër Hasan Prishtinës, Pjetër Bogdanit, Nexhat Agollit, për të treguar se Hasan Prishtina u vra pikërisht për liri të kombit të vet. Pjetër Bogdani i dha dije e filozofi Europës. Nexhat Agolli, regjimi e pushkatoi si ministër vetëm se kërkoi liri drejtësi e barazi për popullin e tij. Tani sot ne nuk themiqë Europa na kishte borxh, por themi Europë, Amerikë NATO faleminderit që filozofinë e veprimtarinë e njerëzve më të mëdhnej të kombit tonë na i shpërblyet në përkrahje të UCK dhe ndërprerje të gjenocidi të mëtej të shqiptarëve të Kosovës. I jemi mirënjohës James Rubin, e Clark. Nga ky shesh i drejtohemi edhe Europës. Unë i takoj asaj Lëvizje që kërkonte liri e drejtësi për shqiptarët. Shpërblimi ishte vrasje, tortura e gjakosje, njollosje të lëvizjes së rinisë studentore të shqiptarëve nga regjimi i Beogradit”, tha ai.
Ali Ahmeti sot nga Shkupi bëri thirrje që të shpallen të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, si dhe ushtarë tjerë që akuzohen nga Gjykata e Hagës. Ahmeti në fjalimin e tij nga sheshi "Skënderbeu", tha se ish-krerët e UÇK-së akuzohet për vepra që asnjëherë nuk i kanë bërë, duke thënë se kanë luftuar për lirinë e popullit.
Ahmeti gjithashtu tha se Gjykata e Hagës duhet t'u jep mirënjohje e lëvdatë ish-krerëve të UÇK-së, e jo t'i dënojë.
"UÇK dënonte çdo veprim fashist dhe veprim kundër popullatës civile. UÇK e shpalli veten ushtri e popullit që lufton për lirinë e popullit të vet. Është e vërtetë e madhe që objektivin e madh nuk e arritëm për të ndërtuar hierarki, prandaj nuk do të donim që akuzat që bëhen për shtëpinë e verdhë, akuzat që bëhen për ndërmarrje të përbashkët kriminale të njollosin historinë e luftës çlirimtare".
"Ky proces duhet të marrë epilog të pafajësisë, pasi Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe ushtarë që ndodhen pas grilave, akuzohen për vepra të pabëra. Gjithë procesin e kemi përcjellë dhe na dridhej lëkura kur dëgjonim akuza që neve na i kishte bërë Beogradi dhe Moska, si kriminel e banditë. Ne e kemi dashur lirinë, por jo duke ua mohuar lirinë popuj tjerëve", tha Ahmeti.
Ai gjithashtu theksoi se protesta e sotme nuk është kundër shtetit të Maqedonisë, duke shtuar se ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë kanë kontribuar për stabilitetin dhe të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.
Ai poashtu përmendi dëshmitë e gjeneralit Wesley Clark, James Rubin dhe Christofer Hill, për të cilët shprehi mirënjohje
"Jemi mirënjohës ndaj dëshmisë së gjeneralit Clark, mirënjohës ndaj James Rubin, si dhe ambasadorit që punoi shumë në rajon për paqe dhe stabilitet Christofer Hill", tha Ahmeti./Telegrafi/
Shkupi pritet të vishet sot kuqezi, ndërsa mijëra qytetarë do të mblidhen në një protestë madhështore në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. Tubimi, me moton “Liria ka emër”, organizohet nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe do të nisë në orën 13:00 në sheshin “Skënderbeu” […]
Sot në Shkup do të protestohet kundër gjykimit të ish-luftëtarëve të UÇK-së në Hagë.
Protesta e thirrur nga OVL-UÇK pritet të nisë nga ora 13:00 në sheshin “Skënderbe” në Shkup.
Ajo është përkrahur nga shumë figura politike, nisur nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në tubimin e sotëm.
“Më 13 dhjetor, në orën 13:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, bashkohemi për një qëllim të qartë: kërkesën për drejtësi dhe hedhjen poshtë të akuzave të fabrikuara të Serbisë dhe Rusisë. Ne dalim me përgjegjësi, për të nderuar sakrificën dhe për të mbrojtur të vërtetën e historisë sonë”, tha ai.
Ndryshe nga Ahmeti, Gazmend Syla nga OVL-UÇK tha se pjesëmarrja e tyre paraqet rrezik serioz për arrestim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, për shkak të listave të Europolit të dërguara nga Serbia.
“Ne ju preferojmë luftëtarëve tanë të UÇK-së që mos me marrë atë rrugë, sepse nuk kemi garancë. Edhe sikur ta kërkojmë, është e pamundur që shteti i Maqedonisë së Veriut të japë garanci kur je në listat e Europolit”, deklaroi Syla.
Kujtojmë se protesta ka karakter paqësor, ndaj kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski tha edhe pse nuk e përkrah protestën do të mundësoi siguri dhe mbarëvajtje të qetë të tubimit.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti bëri thirrje për pjesëmarrje masive në tubimin që do të mbahet më 13 dhjetor, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ahmeti tha se UÇK mbetet pjesë e identitetit kombëtar.
“Nesër, më 13 dhjetor, në orën 13:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, bashkohemi për një qëllim të qartë: kërkesën për drejtësi dhe hedhjen poshtë të akuzave të fabrikuara të Serbisë dhe Rusisë.
Ne dalim me përgjegjësi, për të nderuar sakrificën dhe për të mbrojtur të vërtetën e historisë sonë.
Ju ftoj të gjithëve që nesër të jemi bashkë", thuhet në njoftimin e Ahmetit./Telegrafi/
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti konfirmon se pas Prishtinës dhe Tiranës, tani edhe Shkupi do të organizojë protestë në të cilën do të kërkohet drejtësi për udhëheqësit e UÇK-së të cilët po mbahen në Hag.
"Sheshi “Skënderbeu” në Shkup do të jetë zëri i fuqishëm i qytetarëve që kërkojnë drejtësi për çlirimtarët tanë.
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte dhe mbetet e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike. Drejtësia për luftëtarët e lirisë nuk mund të ndërtohet mbi akuza politike, montime dhe dëshmi të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia.
Ashtu siç qëndruam përkrah luftëtarëve të UÇK-së në Prishtinë dhe Tiranë, ashtu do të qëndrojmë edhe në Shkup, krenarë, të vendosur dhe të palëkundur në mbrojtje të së vërtetës sonë, të së vërtetës objektive", thuhet në njoftimin e Ahmetit. Ai konfirmon se protesta do të mbahet më 13 dhjetor, në orën 13:00.
Kujtojmë se edhe OVL-UÇK e Kosovës ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestë./Telegrafi/
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka paralajmëruar protestën e ardhshme në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë.
Ai ka thënë e protesta e ardhshme, pas Prishtinës, Hagës, Tiranës e Strasburgut, do të mbahet në Shkup.
“Më 13 dhjetor, në orën 13:00, do të organizohet demonstratë në përkrahje të luftëtarëve të lirisë që padrejtësisht mbahen në burgjet e Hagës. Demonstrata do të mbahet në sheshin “Skënderbe” në Shkup”, ka thënë Ahmeti.
Ish-krerët e UÇK-së tash e pesë vjet po mbahen padrejtësisht në paraburgim.
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski komentoi sot protestën e paralajmëruar nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetit në mbështetje të ish pjesëtarëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Ai tha se kjo është një lëvizje e gabuar e Ahmetit dhe mendon se duhet ta rimendoj këtë vendim, teksa shtoi se beson se partnerët e tij shqiptarë në qeveri nuk do ta mbështesin këtë protestë.
“Me këtë protestë po mundohen të mobilizohen para Kongresit të partisë. Me këtë ata vetëm po e vërtetojnë se do ta kenë shumë të vështirë që në të ardhmen të gjejnë partner të koalicionit. Unë nuk e mbështes këtë ide dhe as nuk pajtohem me këtë marsh. Jam i bindur se as VLEN nuk do ta mbështes”, tha Mickoski.
Kujtojmë se Ahmeti dje paralajmëroi se protesta do të mbahet në Shkup, në sheshin Skenderbeu, më datë 13 dhjetor me fillim nga ora 13:00. /Telegrafi/
"Ali Ahmeti do të rizgjidhet kryetar i BDI-së në kongresin e partisë që do të mbahet më 20 dhjetor".
Kështu tha nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, duke shtuar se do të ketë edhe zgjedhje të anëtarëve të këshillit të përgjithshëm.
“Në BDI ka shumë njerëz të cilët kanë lënë gjurmë të rëndësishme, jo vetëm brenda partisë por në të gjitha proceset që e kanë karakterizuar vendin tonë, dhe si një parti e përgjegjshme shtetformuese serioze e cila ka legjitimitetin e pakontestueshëm të shqiptarëve në vend. Sigurisht se pritet të kemi vendime të përgjegjshme të cilat përkojnë me kërkesat e opinionit”, tha Arbër Ademi.
SHKUP, 29 nëntor/ATSH/- Në Ditën e Flamurit Kombëtar u përurua dje në Garanë të Kërçovës shtatorja e Skënderbeut, simbol i përjetshëm i lirisë, qëndresës dhe krenarisë kombëtare.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti theksoi se ky moment i rëndësishëm vjen pikërisht në ditën kur zemrat tona rrahin më fort për kuq e zinë, duke na kujtuar rrugën e sakrificës që na solli deri këtu.
Gjatë ditës, u bënë edhe homazhe pranë monumentit të Nënës Shqiptare në Zajaz, një monument që mishëron përkushtimin, sakrificën dhe dashurinë e pakushtëzuar që ka mbajtur gjallë familjen dhe kombin ndër shekuj.
“Ky nderim i dyfishtë, për heroin dhe për nënën, na rikujton se liria dhe identiteti ynë janë trashëgimi e përbashkët e burrave dhe grave që dhanë gjithçka për të ardhmen tonë”, është shprehur Ahmeti.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se Ramiz Lladrovci mbetet pjesë e pandashme e PDK-së, duke e cilësuar atë si një figurë të rëndësishme të partisë dhe komunës së Drenasit.
Në një postim publik, Hamza tha se gjatë takimit të tij me Lladrovcin është ritheksuar pa hezitim përkatësia e tij ndaj PDK-së.
“Në takim me mikun tim, zemërhapur, ritheksuam pa kushte se Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK”, shkroi Hamza.
Ai shtoi se Drenasi vazhdon të jetë një prej bastioneve të forta të PDK-së dhe të vizionit të dëshmorëve të UÇK-së. Hamza theksoi se qeverisja e deritanishme në këtë komunë dëshmon unitetin dhe energjinë politike drejt fitores në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Drenasi është komuna e shtatë ku vizioni i heronjve tanë të luftës dhe paqes vazhdon të jetë bastion i fitoreve, në zemrën e Kosovës. Energjitë e bastionit të UÇK-së dhe PDK-së, në Drenasin e dëshmorëve dhe martirëve, me qeverisjen e shkëlqyer, do të jenë dëshmi e unitetit tonë për fitoren e 28 Dhjetorit. Të bashkuar, gjithmonë të fituar!”, përfundoi Hamza.