Në ujërat e lumit Vardar në Shkup, gjatë një aktiviteti fetar me rastin e festës së Epifanisë, janë regjistruar dy raste.
P.A. (20) nga fshati Vizbegovë, rajoni i Shkupit, dhe H.P. (27) nga fshati Sopishtë, rajoni i Shkupit, të cilët morën pjesë në aktivitet, hynë në ujë dhe nuk mund të dilnin.
"Ata u nxorën nga uji nga ekipet e zhytjes dhe u transportuan me ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "8 Shtatori" në Shkup", thonë autoritetet.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se në kuadër të projektit "Safe City", në periudhën nga 20.01. (e martë) deri më 31.01. (e shtunë) do të bëhet testimi, kalibrimi dhe verifikimi i pajisjeve (kamerave) të vendosura për mbikëqyrjen e qarkullimit.
Testimet do të realizohen çdo ditë në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 20:00.Nga MPB thonë se gjatë zbatimit të këtyre aktiviteteve, automjetet në lokacionet ku bëhet testimi nuk do të lejohet të kalojnë gjersa zgjat procedura.
"Në javën e parë të periudhës së planifikuar, aktivitetet do të kryhen ekskluzivisht në lokacionet me kamerat e vendosura në zonën e qytetit të Shkupit".
"U bëjmë thirrje qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë kufizimet e përkohshme, si dhe të tregojnë mirëkuptim, durim dhe bashkëpunim me qëllim të realizimit të pandërprerë dhe të sigurt të aktiviteteve të planifikuara", thonë nga MPB.
Njësia për Siguri në Trafikun Rrugor e Sektorit për Punë të Brendshme Shkup, sot do të vendosë regjim të veçantë trafiku për rrugë të caktuara në Shkup, për shkak të festës së Epifanisë.
Në qendër të Shkupit, rruga "Filip Vtori Makedonski" do të jetë e mbyllur për trafik nga kryqëzimi me bulevardin "Goce Delchev" deri në kryqëzimin me rrugën "11 Tetori" në të dy drejtimet.
Në komunën e Gjorçe Petrovit, rrugët nga kisha "Shën Pjetri dhe Pali", bulevardi "Aradhat Partizane" deri në rrugën "Gjorçe Petrov", rruga "Gjorçe Petrov" deri në rrugën "Vasil Çakalarov", si dhe nga kisha "Shën Pantelejmon", rruga "Kozle", pjesë e rrugës "Vasil Çakalarov" deri në Urën Hekurudhore në lumin Vardar do të jenë të mbyllura për trafik. Në komunën e Aerodromit, rruga lokale për në Lisiçe të Epërme dhe të Poshtme do të jetë e mbyllur për trafik.
SPB Shkup u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t'i respektojnë urdhrat e dhëna nga policët e uniformuar.
Qyteti i Shkupit këtë vit, si masë për mbrojtjen e mjedisit, do të japë subvencione për inverterë, biçikleta dhe pastrimin e oxhaqeve. Në programin për mbrojtjen e mjedisit janë parashikuar subvencione prej 20.000 denarësh për ndryshimin e mënyrës së ngrohjes, për blerjen e klimave inverter. Në buxhetin për vitin 2026 për këtë masë janë parashikuar katër milion denarë, që do të thotë se subvencione do të ketë për 200 familje. Për blerje të biçikletave është përcaktuar shuma maksimale prej 5.000 denarësh për person. Në buxhetin për këtë masë janë parashikuar dy milion denarë, që do të thotë se do të ketë fonde për 400 qytetarë. Qyteti i Shkupit do të subvencionojë pastrimin e oxhaqeve të familjeve dhe të tjera subjekte me nga 1.500 denarë. Për këtë masë janë siguruar 200.000 denarë. Njoftimet për subvencionim ende nuk janë publikuar. Buxheti për mjedisin i Qytetit të Shkupit për vitin 2026 është 45 milion denarë, dhe mes tjerash ka fonde edhe për masa tjera. Kujtojmë që Shkupi vazhdon të mbetet një nga qytetet me ajrin më të ndotur në Evropë.
EMV Furnizimi me ngrohje informon se për shkak të defektit në rrjetin distributiv në këtë moment ka ndërprerje të dërgesës së energjisë ngrohëse tek konsumatorët nga Qendra, Aerodromi, Lisiçe e Re, Kisella Voda dhe Autokomanda. “Ekipet e EMV Furnizimi me ngrohje janë në terren me qëllim të detektimit të saktë të defektit dhe izolimit me qëllim të vendosjes së dërgesës normale të energjisë ngrohëse”, thuhet në informatën e publikuar në ueb faqen e kompanisë. Për informata shtesë, konsumatorët mund të paraqiten në Qendrën për kujdes të konsumatorëve në numrat e telefonit (02) 3076 200 и 075 400 100.
EMV Furnizimi me ngrohje informon se për shkak të defektit në rrjetin distributiv në këtë moment ka ndërprerje të dërgesës së energjisë ngrohëse tek konsumatorët nga Qendra, Aerodromi, Lisiçe e Re, Kisella Voda dhe Autokomanda. “Ekipet e EMV Furnizimi me ngrohje janë në terren me qëllim të detektimit të saktë të defektit dhe izolimit me qëllim të vendosjes së dërgesës normale të energjisë ngrohëse”, thuhet në informatën e publikuar në ueb faqen e kompanisë. Për informata shtesë, konsumatorët mund të paraqiten në Qendrën për kujdes të konsumatorëve në numrat e telefonit (02) 3076 200 и 075 400 100.
Sipas të dhënave nga faqja e internetit “Air Care”, sot disa qytete në Maqedoni janë jashtëzakonisht të ndotura, me Strumicën i cili është qyteti më i ndotur, ku indeksi në zonat më të ndotura është 399.
Këtë mëngjes, ka një “garë të barabartë” për vendin e dytë midis Kumanovës, ku indeksi i ndotjes është 255, dhe Shkupit me një indeks ndotjeje prej 247.
Pas tyre vijnë Kavadari dhe Krusheva, ku indeksi i ndotjes është përkatësisht 164 dhe 176.
Shkupi këtë mëngjes u rendit i katërti ndër qytetet më të ndotura në Evropë me më shumë se 300.000 banorë, menjëherë pas Beogradit dhe Krajovës, dhe qyteti më i ndotur në Evropë sot është përsëri Sarajeva.
NP Ujësjellës dhe Kanalizime - Shkup informon se pas kontrolleve të kryera, është konstatuar se uji në kryeqitet i përmbush standardet dhe është i sigurt për pije.
"Me qëllim informimin më të mirë të qytetarëve të Qytetit të Shkupit, publikon raportin javor mbi cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e kryera në Sektorin e Kontrollit Sanitar".
"Sektori i Kontrollit Sanitar në periudhën nga 05.01.2026 deri më 09.01.2026 mori 110 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 110 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 38 pika matëse në Qytetin e Shkupit".
Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat janë përputhur me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, Nr. 183/18)", thonë nga NP.
Pas krizës së thellë që ka përfshirë FC Shkupin dhe largimit të emrave kyç të klubit, përfshirë trajnerin Minas Osmani dhe kapitenin Suhel Muharemi, të cilët kanë bërë të ditur se për afro gjashtë muaj nuk kanë marrë pagë, situata ka kulmuar me një reagim të fortë nga tifo grupi “Shvercerat”, njofton Telegrafi.
Përmes faqes zyrtare të klubit në Facebook, e cila tashmë është marrë nën kontroll nga tifozët, “Shvercerat” i janë drejtuar publikisht pronarit të klubit, Jasin Konjali, duke e cilësuar gjendjen aktuale si të papranueshme dhe të paqëndrueshme. Sipas tyre, FC Shkupi nuk mund të vazhdojë më mes pasigurie, mungese përgjegjësie dhe heshtjeje, duke theksuar se klubi nuk është pronë personale, por një vlerë e përbashkët e komunitetit sportiv.
Kërkesa e tifozëve është e drejtpërdrejtë: dorëzimi i menjëhershëm dhe zyrtar i klubit tek “Shvercerat”, përmes të gjitha procedurave ligjore dhe administrative, pa asnjë zvarritje të mëtejshme.
Në njoftim shprehet mirënjohje e veçantë për drejtorin, stafin teknik dhe lojtarët vendas, të cilët për më shumë se gjashtë muaj kanë vazhduar të punojnë pa paga dhe pa siguri, duke mos e braktisur klubin në momentet më të vështira.
“Shvercerat” kanë vendosur edhe një ultimatum për pronarin e klubit, duke kërkuar që ai të paraqitet personalisht, të kryejë transferimin e plotë dhe të pakthyeshëm të klubit, ta regjistrojë atë në emër të tifo grupit dhe më pas të largohet përfundimisht nga çdo rol apo ndikim në FC Shkupin.
Sipas tifozëve, ky hap është i domosdoshëm për rikthimin e stabilitetit, besimit dhe shpresës, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për një reagim emocional, por për një qëndrim të qartë, të bashkuar dhe përfundimtar. E ardhmja e klubit, thuhet në fund të njoftimit, nuk mund të mbahet peng më. /Telegrafi/
Trajneri i FC Shkupit, Minas Osmani, ka bërë të ditur se ka përfunduar bashkëpunimin me klubin, duke dhënë dorëheqje pas pesë viteve angazhim në ekipin e parë, njofton Telegrafi
Në njoftimin e tij publik, Osmani thekson se vendimi vjen pas një periudhe të gjatë sakrifice, përkushtimi dhe pune profesionale në kushte të vështira, duke përmendur edhe faktin se për më shumë se një vit nuk janë realizuar obligimet financiare ndaj tij.
Pavarësisht këtyre sfidave, Osmani shprehet se ka dhënë maksimumin për klubin, lojtarët dhe tifozët, duke e përfaqësuar FC Shkupin me korrektësi dhe ndershmëri profesionale.
Ai ka falënderuar bashkëpunëtorët, futbollistët dhe tifozët “Shvercerat” për mbështetjen e vazhdueshme gjatë këtyre viteve, duke i uruar klubit suksese në vazhdim.
Kujtojmë se disa ditë më parë largimin nga FC Shkupi e ka bërë të ditur edhe kapiteni i skuadrës, Suhel Muharemi, ndërsa kjo situatë vjen në një periudhë krize të thelluar për ish-kampionin e Maqedonisë së Veriut, FC Shkupi.
Shkupi sezonin e ka mbyllur me vetëm një pikë të fituar nga 16 ndeshje të luajtura, ndërsa kryesia e klubit në asnjë moment nuk është bërë “e gjallë” për të dalë qoftë edhe me një njoftim publik lidhur me krizën e rëndë që po kalon ky klub. /Telegrafi/
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski tha se rreth 18.5 milionë euro janë ndarë nga buxheti për subvencionimin e ndërmarrjeve dhe institucioneve, nga të cilat shuma më e madhe, 15 milionë euro, do të shkojë për Ndërmarrjen e Transportit Publik të Shkupit.
Gjorgievski tha se kjo është një shumë rekord e subvencioneve që Ndërmarrja e Transportit ka marrë nga Qyteti.
“Ne premtuam të konsolidojmë Buxhetin e Qytetit të Shkupit dhe t’i ndihmojmë ndërmarrjet dhe institucionet kulturore të shlyejnë borxhet e tyre deri në gjysmën e parë të vitit 2027. Për këtë qëllim, janë ndarë 25 milionë denarë ndihmë për institucionet kulturore, 60 milionë denarë ndihmë për “Higjienën Komunale”, 80 milionë denarë për “Parqet dhe Gjelbërimin”, 20 milionë denarë për “Drislla”, 15 milionë denarë për “Lajka”, 23 milionë denarë për “Rrugët dhe rrugicat”, si dhe një rekord prej 920 milionë denarë subvencione për NTP Shkup”, tha Gjorgjievski në prezantimin e tij para Këshillit të Qytetit të Shkupit gjatë shqyrtimit të Buxhetit të vitit 2026.
Në vitin 2024, në Bashkimin Evropian kishte 737,142 autobusë dhe autobusë motorik (duke përfshirë trolejbusë dhe minibusë), 1,6 autobusë dhe autobusë motorik në 1000 banorë. Maqedonia e Veriut me 3,690 autobusë ose me nga 2 autobusë në 1000 banorë është pak mbi mesataren evropiane.
Numri më i madh i autobusëve dhe autobusëve motorik në 1000 njerëz është vërejtur në Maltë (4,6), pastaj vijojnë Luksemburgu (4,0) dhe Estonia (3,7). Normat më të ulëta janë vërejtur në Holandë (0,5), Gjermani (1,0) dhe Austri (1,2), tregojnë të dhënat për pajisjen transportuese të publikuar nga Eurostat.
Në rajon më së shumti autobusë në 1.000 banorë ka Shqipëria (3,8), Rumania (3) dhe Bullgaria (2,8). Pastaj vijon Mali i Zi (2,4), Greqia (2,6), Serbia (1,8), Kroacia (1,5) dhe Bosnja e Hercegovina (1,3).
Kjo normë e motorizmit ka mbetur e qëndrueshme në 10 vitet e fundit, ndërsa numri i automobilave udhëtues në 1000 banorë dukshëm është rritur në periudhën e njëjtë (nga 506 në vitin 2014 në 578 në vitin 2024). Maqedonia me 319 automobila në 1000 banorë mbetet nën mesataren evropiane, edhe pse ka rritje të dukshme në dhjetë vitet e fundit, nga 180 në vitin 2014.
Sipas Eurostat, në mesatare 5,1% e parkut vozitës të autobusëve dhe autobusëve motorik është rinovuar në mbarë BE-në në vitin 2024, ndërsa Maqedonia me 379 autobusë të rinj në vitin 2024 ka rinovuar parkun vozitës prej 10,2 për qind.
Shkalla e rinovimit përfaqëson raportin e automjeteve të regjistruara rishtazi në të gjitha automjetet, duke përjashtuar automjetet e dorës së dytë. Në BE, shkalla më e lartë e rinovimit është në Luksemburg, ku 11.6% e flotës u rinovua, 9.6% në Holandë dhe 9.5% në Austri. Në të kundërt, vetëm 0.7% e flotës në vitin 2024 u rinovua në Bullgari, 2.4% në Poloni dhe 2.5% në Hungari.
Përpjekjet për përmirësimin e cilësisë së ajrit, veçanërisht në mjediset urbane, patën ndikim pozitiv në pjesën e autobusëve dhe autobusëve motorik me zero emisione mes të gjitha regjistrimeve të reja të automjeteve. Në nivel të BE-së, në vitin 2024, kjo pjesë ishte më e madhe se sa tek automobilat e rinj udhëtues (17,8% kundrejt 13,5%), që përgjigjet me 6.746 autobusë të saporegjistruar dhe autobusë me zero emisione.
Në Maqedoni sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës në vitin 2024 nga 3.690 autobusë, 3.609 ishin me motorë dizel (97,8%) 63 benzin-gaz (1,7%) dhe vetëm 15 elektrik (0,4%).
FC Shkupi po përjeton një nga sezonet më të vështira në futbollin elitar të Maqrdinisë së Veriut. Ekipi nga Çairi është i bllokuar në vendin e fundit në tabelë me vetëm një pikë të fituar pas 16 javë të luajtura, njofton Telegrafi.
Pas përfundimit të gjysmësezonit ka folur trajneri Minas Osmani, i cili ka shprehur hapur dëshpërimin nga situata në klubin që ka katër tituj kampion.
"Për ne si klub, ky gjysmësezon ka qenë zhgënjyes dhe i vështirë. FC Shkupi dhe tifozët tanë nuk e meritojnë këtë situatë. Megjithatë, shpresojmë të fillojmë me energji të re dhe forcë më të madhe për të rikthyer rezultatet dhe krenarinë që ky klub meriton", tha në fillim Minas Osmani, trajneri aktual i Shkupit.
Trajneri Osmani beson se FC Shkupi do të reagojë në merkaton e janarit dhe do të sjellë lojtarë cilësorë për të dalë nga zona e rrezikut.
"Jemi të përqendruar maksimalisht në hapjen e merkatos. Shpresojmë se do të arrijmë të sjellim disa lojtarë cilësorë që do ta forcojnë ekipin në ato fusha ku kemi më shumë nevojë. Sa i përket lojtarëve që kemi tashmë në ekip, do të zhvillojmë biseda individuale me secilin prej tyre dhe së bashku do të vlerësojmë hapat e mëtejshëm."
Minas Osmani thekson se qëllimi kryesor i Shkupit është mbijetesa në futbollin elitar vendas.
“Qëllimi ynë është që FC Shkupi të hyjë në gjysmën e dytë të sezonit sa më i kompletuar dhe më konkurrues”, përfundoi trajneri Minas Osmani.
FC Shkupi do ta luajë ndeshjen e parë të sezonit pranveror në transfertë, më 15 shkurt 2026, në stadiumin e Makedonija Gj.P. /Telegrafi/
Ali Ahmeti sot nga Shkupi bëri thirrje që të shpallen të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, si dhe ushtarë tjerë që akuzohen nga Gjykata e Hagës. Ahmeti në fjalimin e tij nga sheshi "Skënderbeu", tha se ish-krerët e UÇK-së akuzohet për vepra që asnjëherë nuk i kanë bërë, duke thënë se kanë luftuar për lirinë e popullit.
Ahmeti gjithashtu tha se Gjykata e Hagës duhet t'u jep mirënjohje e lëvdatë ish-krerëve të UÇK-së, e jo t'i dënojë.
"UÇK dënonte çdo veprim fashist dhe veprim kundër popullatës civile. UÇK e shpalli veten ushtri e popullit që lufton për lirinë e popullit të vet. Është e vërtetë e madhe që objektivin e madh nuk e arritëm për të ndërtuar hierarki, prandaj nuk do të donim që akuzat që bëhen për shtëpinë e verdhë, akuzat që bëhen për ndërmarrje të përbashkët kriminale të njollosin historinë e luftës çlirimtare".
"Ky proces duhet të marrë epilog të pafajësisë, pasi Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe ushtarë që ndodhen pas grilave, akuzohen për vepra të pabëra. Gjithë procesin e kemi përcjellë dhe na dridhej lëkura kur dëgjonim akuza që neve na i kishte bërë Beogradi dhe Moska, si kriminel e banditë. Ne e kemi dashur lirinë, por jo duke ua mohuar lirinë popuj tjerëve", tha Ahmeti.
Ai gjithashtu theksoi se protesta e sotme nuk është kundër shtetit të Maqedonisë, duke shtuar se ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë kanë kontribuar për stabilitetin dhe të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.
Ai poashtu përmendi dëshmitë e gjeneralit Wesley Clark, James Rubin dhe Christofer Hill, për të cilët shprehi mirënjohje
"Jemi mirënjohës ndaj dëshmisë së gjeneralit Clark, mirënjohës ndaj James Rubin, si dhe ambasadorit që punoi shumë në rajon për paqe dhe stabilitet Christofer Hill", tha Ahmeti./Telegrafi/
Mijëra protestues në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, kanë protestuar në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protesta e thirrur nga OVL-UÇK ka nisur në ora 13:00 në sheshin “Skënderbe” në Shkup.
Ajo është përkrahur nga shumë figura politike, nisur nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në tubimin e sotëm.
Protesta ka karakter paqësor, ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, tha se edhe pse nuk e përkrah protestën do të mundësojë siguri dhe mbarëvajtje të qetë të tubimit.
Nis protesta në Shkup në mbrojtje të krerëve të UÇK-së, pamje nga sheshi "Skënderbeu" telegrafi.com
Shkupi pritet të vishet sot kuqezi, ndërsa mijëra qytetarë do të mblidhen në një protestë madhështore në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. Tubimi, me moton “Liria ka emër”, organizohet nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe do të nisë në orën 13:00 në sheshin “Skënderbeu” […]
Tifo-grupi i KF Shkupit "Shvercerat" kanë njoftuar se do ta mbështesin protestën e 13 dhjetorit (e shtunë) në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një njoftim nga ky tifo-grup thonë se "kjo nuk është betejë individuale e as politike, por betejë kombëtare".
"Shvercerat Shkup do ta mbështesin protestën e së shtunës ndaj Gjykatës Speciale me 13 dhjetor në sheshin Skenderbeu në Shkup. Jo vetëm se shumë anëtarë të shvercerave kanë qenë pjesë e lavdishme e UÇK-së, por se lufta e kësaj të fundit ka qenë sublime dhe një nga më të mëdhatë në qindvjeçarin e fundit. Kjo nuk është një betejë individuale e as politike, por një betejë kombëtare që na tangon të gjithë neve dhe jo vetëm ata që padrejtësisht sot mbahen në burg".
"Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë për liri, luftë që ka pasur në fokus mbrojtjen e pragut të shtëpisë dhe qytetarëve të pafajshëm të cilët masakroheshin nga ushtria serbe. Ftojmë secilin anëtar të Shvercerave që të jetë pjesë e kësaj proteste, në atë mënyrë që të përçojmë mesazh të qartë se qëndrojmë përkrah njerëzve që zgjodhën lirinë e vendit si të vetmen alternativë", thonë nga tifo-grupi "Shvercerat".
Më 13 dhjetor me fillim nga ora 13:00 në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, do të mbahet protesta në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë. E nga kryeqendra e shtetit maqedonas, sot u kërkua pjesëmarrje masive në këtë protestë me kërkesën e vetëm lirim të ish-krerëve të UÇK-së dhe drejtësi për ata.
Nga Këshilli Organizativ i kësaj proteste u tha se po presin që zyrtarisht të marrin leje për mbajtjen e kësaj proteste, për çka deklaruan se kanë adresuar dy kërkesa te organet në Shkup.
Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari theksoi se protesta në Shkup, ashtu sikurse edhe në vendet tjera ka qenë thirrje për drejtësi.
“Qëllimi jonë i vetëm është që të kërkojmë drejtësi dhe të solidarizohemi me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimit dhe gjithë të tjerët të cilët padrejtësisht po mbahen në Gjykatën Speciale në Hagë. Ne nuk i thërrasim protestat dhe nuk i kemi thirrur asnjëherë që të kundërshtojmë ose kundër drejtësisë, por protestat tona pikërisht në këtë rast ku po atakohet lufta e shenjt e jona, UÇK protestat i kemi thirr dhe çdo individ që i përgjigjet kësaj proteste flet në vete dhe kërkon drejtësi. Atje është duke ndodhur padrejtësi. Në rastin e parë kërkohet drejtësi, ndërsa protesta është e orientuar ku atje po ndodh padrejtësi...Kjo Gjykatë është politike, dhe qëllim të vetëm ka dhe nuk do të arrij luftën tonë të drejtë dhe të pastër me gjitha ato që ka bërë ushtria, policia dhe shteti serb në Kosovë“, tha ai.
Jashari beson se protesta në Shkup do të jetë masive, prandaj bëri thirrje për pjesëmarrjen e të gjithëve.
“Iu bëjmë thirrje dhe ftojmë të gjithë qytetarët pa dallim feje, pa dallim politike, partitë politike, qytetarët e OJQ.. që të vijnë në protestë t’i shprehim pakënaqësitë tona dhe të kërkojmë drejtësi dhe protesta të jetë e qetë dhe e dinjitetshme... Besojmë që protesta do të jetë masive dhe ftesa jonë është pa dallim i ftojë të gjithë.. kërkojmë krerët të lirohen, kjo gjykatë nuk e ka problem vetëm Hashim Thaçin e Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, por përmes tyre tentojnë ”, deklaroi ai.
Bujar Dardhishta nga Këshilli Organizativ i protestës në Shkup, deklaroi se tashmë për këtë protestë kanë bërë dy kërkesa në qytetin e Shkupit dhe se janë në pritje të lejes për këtë protestë.
Dardhishta potencoi se kjo protestë nuk është kundrejt ndonjë entiteti në këtë shtet, por është mbi partiake e puro shqiptare.
“Konform ligjit për organizim të protestës kemi adresuar dy kërkesa për protestë në qytet të Shkupit, konform ligjet për vetëqeverisjes lokale për sheshet dhe lokalet kompotent është qyteti i Shkupit kemi bërë kërkesa para dy javë dhe të njëjtën kërkesë e kemi bërë para një jave, kemi marrë një konkluzion për ta paguar taksën komunale gjë që e kemi bërë, dhe presim proces e sipër për të na dhënë lejen. Nuk mendoj se duhet të ketë ndonjë pengesë për arsye se kjo është e drejtë kushtetuese në vendin tonë, jemi shtetas në vendin tonë. Kjo protestë nuk është e adresuar kundrejt ndonjë entiteti kjo është protestë mbi partiake puro shqiptare dhe këtë protestë shqiptarët nuk duhet ta përkrahin parimisht por realisht”, theksoi ai.
Protesta në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në të cilët janë të paraburgosur në Hagë është e pesta me radhë. Më 7 gusht të këtij viti është mbajtur protestë e parë në Prishtinë, pastaj në Hagë, në Tiranë dhe së fundmi edhe në Strasburg.
Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë nga nëntori i vitit 2020. Që të katër janë deklaruar të pafajshëm mbi akuzat që i ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Krasniq dhe Selimi akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte./kp/
Organizatorët e protestës së 13 dhjetorit në Shkup, thonë se të shtunën përmes një tubimi paqësor do të kërkojnë lirimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët sipas tyre, padrejtësisht po mbahen në Gjykatën Speciale në Hagë.
Xhavit Jashari nga OVL-UÇK tha se kjo gjykatë përmes bashkëpunimit me Prokurorinë serbe, me këtë gjykimi po tenton të njollosë luftën e drejtë të UÇK-së.
“Qëllimi i jonë i vetëm është që të kërkojmë drejtësi dhe të solidarizohemi me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe të gjithë të tjerët që padrejtësisht po mbahen në Gjykatën Speciale në Hagë. Ne do t’i adresojmë kërkesat tona të drejta dhe të ligjshme dhe ajo e përgjithshmja është që të kërkojmë krerët të lirohen”, tha mes tjerash Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Luftës së UÇK-së.
Ndërsa Bujar Dardhishta nga Këshilli Organizativ i protestës në Shkup, tha se nuk presin të kenë probleme për të marrë leje për mbajtjen e protestës.
Kompania “Link Media Plus” është zgjedhur për të realizuar dekorimin e Shkupit për Vitin e Ri. Oferta e saj ishte e vetmja në tenderin e shpallur nga autoritetet e qytetit, të cilat për zbukurimin e zonës qendrore dhe bulevardëve kryesorë do të paguajnë 3.260.000 denarë, ose rreth 53.000 euro.
Pas dorëzimit të garancisë bankare nga kompania, do të nënshkruhet kontrata.
Kompania “Link Media Plus” këtë vit ka fituar gjithashtu tenderët për dekorimin në Komunën Qendër të Shkupit dhe në Komunën e Shtipit. Sipas sistemit të prokurimeve publike, kompania ka punuar edhe në mirëmbajtjen e automjeteve zyrtare të Administratës së Policisë Financiare, shërbime për pastrimin e rrugëve, si dhe furnizime me kontejnerë mbeturinash. Në vitin 2023, ajo realizoi dekorimin festiv në Kavadar, Çair dhe në Qendrën Tregtare të Shkupit.
Sipas specifikimeve të tenderit, kompania duhet të vendosë elemente dekorative dhe ndriçues të Vitit të Ri në disa lokacione në Shkup. Pjesa më e madhe e dekorit do të vendoset në Sheshin “Maqedonia”.
Projekti do të realizohet në tërësi nga kompania, e cila duhet të sigurojë edhe heqjen e dekoracioneve pas përfundimit të periudhës festive.
Autoritetet e qytetit ende nuk kanë njoftuar datën e saktë se kur do të fillojë vendosja e dekorimeve, as programi për Vitin e Ri, e as kush do të argëtojë qytetarët e Shkupit për Natën e Vitit të Ri.