Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shkupi edhe këtë mëngjes me ndotje të lartë të ajrit

20 December 2025 at 10:30


Shkupi është ende qyteti i tretë më i ndotur në Evropë këtë mëngjes, sipas të dhënave nga "Air Care" zviceran, ku Shkupi renditet pas Sarajevës dhe Bukureshtit.

Sipas të dhënave nga aplikacioni "Air Care", në stacione të caktuara matëse në Shkup, ndotja, pra përqendrimi i grimcave PM-10, tejkalon 300.

Me uljen e temperaturave, problematika e ajrit aktualizohet gjithmonë në kryeqytetin e vendit.

Kujtojmë se për arsye të ajrit të ndotur, prej dje, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike janë të liruar nga puna.

Shkaku i ajrit të ndotur, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike lirohen nga puna

19 December 2025 at 22:11


Pas Kërçovës dhe Strumicës, nga sot masat urgjente kundër ndotjes së ajrit aktivizohen edhe në Shkup, pasi stacionet matëse kanë treguar tejkalim të përqendrimeve të lejuara të grimcave ndotëse në disa komuna të Shkupit.

Mjegulla e shtuar e përkeqëson edhe më tej gjendjen, ndërsa nivele të larta të ndotjes janë regjistruar edhe në qytete të tjera të vendit.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka aktivizuar protokollet për mbrojtjen e shëndetit publik, me theks të veçantë në mbrojtjen e kategorive më të ndjeshme të qytetarëve.

Në përputhje me masat qeveritare, punëdhënësit kanë detyrim t’i lirojnë nga detyrimet e punës këto kategori personash: gratë shtatzëna, personat mbi moshën 60 vjeç, personat me astmë kronike, personat që kanë kaluar infarkt të miokardit ose goditje në tru, pa marrë parasysh moshën.

Pulmologët u bëjnë thirrje qytetarëve që ta kufizojnë sa më shumë qëndrimin në ambiente të hapura, veçanërisht nëse nuk kanë nevojë urgjente për të dalë.

“Orët më kritike janë herët në mëngjes dhe në orët e vona të mbrëmjes, kur përqendrimet e grimcave të dëmshme janë më të larta. Nëse lëvizja është e domosdoshme, rekomandojmë përdorimin e transportit publik në vend të automjeteve personale”, këshillojnë mjekët.

Institucionet përgjegjëse u bëjnë thirrje qytetarëve që të ndjekin rregullisht rekomandimet dhe njoftimet zyrtare derisa të zgjasë episodi i ndotjes së ajrit.

Gjorgjievski: Do të përpiqem që për Vitin e Ri të kemi edhe një këngëtar shqiptar, mjaft më me ndarje

19 December 2025 at 08:29


Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski tha se po mundohet me ekipin e tij për zgjerimin e programit për muzikor për pritjen e Vitit të Ri që do të mbahet në sheshin “Maqedonia”.

Gjorgjevski, në "Click Plus" në "TV21", mes tjerash tha se po përpiqet që të ketë edhe një këngëtar shqiptar.

“E kam pranuar edhe sugjerimin e kolegëve tuaj shqiptarë, të cilët më pyetën pse, megjithëse Llotaria Shtetërore e Videove po e mbështet të gjithë projektin dhe festën, nuk ka asnjë artist shqiptar.

Me ekipin kemi diskutuar për këtë çështje dhe me mbështetjen e Qytetit të Shkupit do të përpiqem të sigurojmë edhe një këngëtar apo këngëtare shqiptare që të performojë për Vitin e Ri”, tha Gjorgjievski.

Zjarri shkrumboi një magazinë për përpunimin e drurit në Shkup

14 December 2025 at 11:31


Mbrëmë ka shpërthyer një zjarr i madh në një magazinë, ku u dogj plotësisht një magazinë që përdorej për përpunimin e drurit,

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe në kohë të ekipeve të Brigadës së Mbrojtjes Kundër Zjarrit të Qytetit të Shkupit, zjarri u vu nën kontroll dhe nuk u përhap në objektet e tjera të kompleksit.

Për momentin nuk ka informacione për persona të lënduar, as për shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

Në terren ndërhynë disa ekipe zjarrfikëse, të cilat u angazhuan për të frenuar flakët dhe për të parandaluar dëme më të mëdha materiale.

Shërbimet kompetente po kryejnë inspektim në vendngjarje.

Protesta në Shkup - Gucati, kryeministrit Mickoski: Protesta do të jetë e qetë, nuk ka nevojë për panik

13 December 2025 at 12:47


Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL UÇK), Hysni Gucati nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, ka bërë të ditur se protesta do të jetë paqësore dhe nuk duhet të shqetësohen qytetarët e Shkupit, pas deklaratës së Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski, i cili kishte thënë se Qeveria në Shkup nuk e mbështet protestën e së shtunës në sheshin “Skënderbeu”, të organizuar nga Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Ai kishte njoftuar se shteti do të angazhohet që gjithçka të kalojë në qetësi dhe të mos ketë provokime e incidente. Gucati për Kosovapress, i është përgjigjur Mickoskit, duke thënë se “mund të flej dath’ pasi shqiptarët nuk kanë shkuar për ta destabilizuar vendin.

Sipas tij, mbi 10 mijë qytetarët do të protestojnë sot në Shkup për lirimin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në Hagë. Gucati në një intervistë për KosovaPress, ka bërë të ditur se Shkupi është destinacioni i fundit i protestave pas Tiranës, Prishtinës, Hagës dhe Strasburgut.

“Destinacioni i fundit është Shkupi i shqiptarëve. Ne sot presim një numër të madh të shqiptarëve që jetojnë në trojet tona, kemi bërë thirrje që të vinë dhe për momentin kufiri është shumë i lirë dhe nuk ka problem fare.. Reagimet që i bëri kryeministri i Shkupit, pa nevojë pat një frikë pa nevojë, shqiptarët protestojnë në mënyrën më të mirë të mundshme, nuk kanë ardhur të destabilizojnë vendin, këtë breng ia heqi, i them flej dathur se shqiptarët do të protestojnë në mënyrën më të mirë të mundshme, nuk ka pasur nevojë për panik.. Kam thirrur në kufi, kam pyetur, policët janë shqiptarë, në kufi nuk do të ketë lista të veteranëve që do t’i kontrollojnë. Ata që e ndiejnë vetën jo të sigurt ju them mos ejani. Në bazë të informacioneve jo zyrtare, flitet që mbi 10 mijë persona do të jenë, edhe liderë të partive”, tha Gucati.

Sipas tij, drejtësia për krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë ka devijuar, duke u marrë gjyqtarët jo me atë se për çka është ngritur aktakuza ndaj tyre.Gucati ka bërë të ditur se këto protesta janë mbajtur për ta njoftuar kryetaren e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, se krerët dhe UÇK-ja, ka përkrahjen e popullit, duke i kundërshtuar fjalët e tyre se UÇK-ja nuk ka mbështetje.

Ndryshe, sot në ora 13:00 do të fillojë protesta në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Gjorgjievski: Shkupi do të bëhet me park lodrash të ri, ndërtuar sipas standardeve evropiane

12 December 2025 at 19:53


Qyteti i Shkupit do të ketë një park lodrash modern dhe me standarde të larta evropiane, kështu informoi sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.

Ai përmes një njoftimi në rrjetin sociale Facebook, shkruan se sot filloi prokurorimi publik për këtë projekt, duke e cilësur të njejtin si projekt madhështor e me kënde argëtimi për të gjitha moshat.

"Të nderuar qytetarë të Shkupit,me kënaqësi të veçantë dua t’ju informoj se pas shumë viteve zvarritjesh dhe premtimeve të rreme, sot fillon prokurimi publik për projektimin dhe montimin e Luna Parkut të ri. Pas dekadash në të cilat breza të tërë fëmijësh u privuan nga vendi që u takon — vend për lojë, gëzim dhe momente të paharrueshme — më në fund fillojmë realizimin e një projekti që do të shënojë epokën e re të argëtimit familjar në qytetin tonë. Na pret ndërtimi i një Luna Parku ultra modern, një ndër më të mirët në rajon, i ndërtuar sipas standardeve më të larta evropiane. Do të krijojmë një hapësirë të mbushur me roller–coasterë, atraksione ujore, lojëra interaktive, zona me realitet virtual dhe një nivel krejtësisht të ri të argëtimit urban. Vëmendje të veçantë i kushtojmë qasjes për të gjitha kategorive. Luna Parku do të jetë plotësisht i përshtatur për personat me aftësi të kufizuara, me sisteme moderne sigurie, videombikëqyrje dhe ndihmë të shpejtë. Në këtë hapësirë prej 84.000 metrash katrorë do të ngrihet një vend ku familjet do të kalojnë kohë cilësore së bashku, ku do të ketë zona për pushim, art rrugor, lokacione për evente kulturore dhe teatër me skenë të mbyllur. Rrota panoramike, anija pirat, nëndetësja, luhatësja e lumtur dhe shumë rekvizita të tjera do të krijojnë një atmosferë unike që do ta pasurojë imazhin turistik të Shkupit", shkruan Gjorgjievski.

Ai e ka cilësuar projektin si simbol për fillimin e një epoke moderne për Shkupin.

"Të nderuar qytetarë të Shkupit, ashtu siç kam premtuar — më e mira po vjen. Shkupjanët më në fund po marrin një Luna Park që do të jetë simbol i një fillimi të ri, të një Shkupi modern, krenar dhe dinjitoz", përfundon njoftimi i Gjorgjievskit.

Qyteti i Shkupit ndan subvencione për kondicionerë inverter

5 December 2025 at 09:45


Pas dy vitesh, banorët e Shkupit po marrin subvencione për kondicionerë inverter, pasi mbrëmë kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski nënshkroi vendimet për pagesën e subvencioneve, sipas Thirrjes publike në të cilën aplikuan banorët e Qytetit të Shkupit.

“Mbrëmë vonë nënshkrova vendimet për pagesën e subvencioneve sipas Thirrjes Publike në të cilën aplikuan banorët e Qytetit të Shkupit. Me këtë masë, ne mbështesim amvisëritë që kanë investuar në blerjen e kondicionerëve inverter me efikasitet të lartë në vitin 2025, të cilët do të sjellin kosto më të ulëta, efikasitet më të lartë energjetik dhe kushte dukshëm më të mira jetese. Duke investuar në kondicionerë, po bëjmë një hap përpara drejt një mjedisi më të pastër dhe më të shëndetshëm. Me konsum të reduktuar të energjisë dhe emetime më të ulëta, ato drejtpërdrejt kontribuojnë në mbrojtjen e ajrit dhe krijimin e një Shkupi më ekologjik dhe të qëndrueshëm”, njoftoi mbrëmë në Fejsbuk, kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.


Qyteti i Shkupit, siç shkroi Gjorgjievski, do të kompensojë shpenzimet e furnizimit të pajisjes në shumën deri në 20.000 denarë për amvisëri, në shumë neto, ndërsa tatimi mbi të ardhurat personale do të mbulohet plotësisht nga Qyteti.

“Në periudhën që vijon do të vazhdojmë me thirrje të reja publike për subvencione, me qëllim që ta bëjmë jetën e përditshme të qytetarëve tanë më të lehtë dhe qytetin tonë një vend më të mirë për jetesë”, theksoi Gjorgjievski.

Gjorgjievski: Planifikojmë të ndërtojmë termocentrale me gaz në Shkup

1 December 2025 at 22:27


Ne duhet të punojmë seriozisht në atë që është problem themelor në aspektin e ndotjes, e ajo është ngrohja e amvisërive. Dhe këtu tashmë kemi pasur disa takime me Kryeministrin në lidhje me termocentralet me gaz, që planifikojmë të ndërtojmë në kryeqytet, tha sonte kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, në emisionin “Top Tema” në televizionin “Telma”.

Ai u përqëndrua në punën e bërë deri tani dhe planeve për të ardhmen. Gjorgjievski foli për sistemin “Qytet i sigurt”, ndotjen, punonjësit në ndërmarrjet publike.

“Nuk jam i bindur se ata shumë shpesh shohin kontejnerë të mbushur. Nuk do të isha më i sinqerti nëse them se nuk ndodhin dështime, është një materie e gjallë dhe dështimet mund të ndodhin. Por po punojmë shumë më mirë për dallim nga pika fillestare dhe baza që kisha ditën e parë kur hyra në Qytetin e Shkupit me 16 makina funksionale – në krahasim me rreth 50 që janë funksionale tani, sot – ka dallim serioz”, tha Gjorgjievski.

Ai shtoi se është planifikuar investim në makina të reja komunale.

“Ajo që kemi bërë në periudhën e kaluar është që së bashku në koordinim me kryeministrin, ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, tashmë kemi filluar procedurë përmes Bankës Botërore për të siguruar më shumë se 20 automjete të reja komunale, që do të jenë për nevojat e ‘Higjienës Komunale’. Kjo do të thotë mekanizim i ri, pjesën e mekanizimit të vjetër për të cilin po shpenzohen fonde serioze për amortizim dhe riparim, ta lëmë anash dhe të dalim me kamionë të rinj. Në Buxhetin për vitin e ardhshëm, do të parashihen fonde të caktuara shtesë si Qytet i Shkupit dhe ‘Higjiena Komunale’, për të investuar në makina të reja, dhe mekanizim, ne do ta bëjmë këtë”, tha kryetari i Qytetit të Shkupit.

Duke folur për të punësuarit në ndërmarrjet publike, Gjorgievski tha se beson se në “NQP – Shkup” ka shumë punëtorë me kontratë, statusi i të cilëve duhet të zgjidhet.

Disa pjesë të Shkupit sot pa ujë

30 November 2025 at 13:51


NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup informoi se sot për shkak të dy ndërhyrjeve të ndara në rrjetin e ujësjellësit, disa rrugë dhe lagje të Shkupit do të mbeten pa ujë apo me presion të zvogëluar në furnizim.

Nga ndërmarrja kumtojnë se për shkak të defektit rrugor nga f-400 mm në rr.”Butelska” p.n., afër servisit “Topal”, në periudhën prej orës 11:00 e deri në përfundim të mënjanimit të tij, pa ujë do të mbeten shfrytëzuesit në rrugët “Ho Shi Min”, “Marko Krale”, “Prizrenska”, “Petar Manxhukov”, “Aleksandar Bujnov”, “Kraishka”, “Kole Kaninski” si dhe shfrytëzuesit e rr.”Butelska” nga aksi 1 deri në aksin 35 dhe nga aksi 2 deri në aksin 14, në rajonin e Komunës së Butelit.

Gjithashtu sot, për shkak të ndërhyrjes në bul.”Aleksandar Makedonski” p.n., në periudhën prej orës 05:00 e deri në përfundimin e punëve, pa ujë do të mbeten shfrytëzuesit në bul.”Aleksandar Makedonski”, rrugët “Palmiro Tolati” dhe Maxhari, banorët e lagjeve Metodija Andonov – Çento dhe fshati hasanbeg, si dhe disa nga shfrytëzuesit në rr.”808″ dhe bul.”Kiro Gligorov”, në territorin e Komunës Gazi Babë.

Presion të pakësuar në furnizimin me ujë, siç informoi NP Ujësjellësi dhe kanalizimi, do të kenë edhe sjfrytëzuesit nga lagjja Autokomandë – zona e ulët, si dhe nga lagjet Triangla dhe Hipodrom, si dhe shfrytëzuesit në rr.”Pero Nakov” në afërsi të Tregut “Kvantashki”.

Shumë lagje të Shkupit nesër do të mbeten pa ujë

29 November 2025 at 17:15


Nesër, më 30 nëntor, një pjesë e madhe e qytetit të Shkupit do të mbetet pa ujë për shkak të defekteve dhe punimeve teknike në disa zona.

Ndërmarrja Publike Ujësjellësi dhe Kanalizimi njofton se për shkak të punimev teknike që do të kryhen në bulevardin Aleksandri i Madh furnizimi me ujë do të ndërpritet plotësisht nga ora 5 e mëngjesit në lagjen Çento, Maxhari, rrugën Palmiro Toljati dhe fshatin Singeliq.

Ndërprerjet do të zgjasin deri në përfundimin e të gjitha punimeve. Pa ujë ose me presion të ulët do të mbeten edhe banorët e bulevardit Aleksandri I Madh, një pjese të bulevardit Kiro Gligorov, lagjes Autokomandë, Trianglës, Hipodromit dhe zonës rreth tregut në rrugën Pero Nakov.

Po ashtu, për shkak të një defekti të madh në rrugën Butelska, nga ora 11:00 do të ndërpritet furnizimi me ujë për banorët e rrugëve përreth.

Furnizimi do të rikthehet sapo të përfundojë riparimi.

Qyteti i Shkupit ndau buxhet prej 70 mijë euro për dekorimin festiv dhe programin e Vitit të Ri

23 November 2025 at 11:10


Qyteti i Shkupit është sërish në një garë me kohën për të hyrë në shkëlqimin festiv të dhjetorit.

Dhjetë ditë më parë, qyteti publikoi një njoftim për prokurim publik duke kërkuar kompani për të dekoruar kryeqytetin për festat e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, por afatet janë të shkurtra, me festat shumë afër.

Ofertat duhet të dorëzohen më së voni më 4 dhjetor, pas së cilës do të zgjidhet një kontraktor - dhe një raund i ri i mundshëm vonesash nëse ka ankesa në lidhje me tenderin.

Sipas njoftimit nga Byroja e Prokurimit Publik, atraksioni qendror i sheshit do të jetë një pemë e Krishtlindjeve me një lartësi minimale prej 13 metrash, e shoqëruar me dekorime të tjera me drita. Përveç Sheshit, dekorime janë planifikuar edhe për rrugët dhe bulevardet kryesore në qendër.

Skena e Vitit të Ri duhet të jetë mbresëlënëse - disa nga specifikimet kërkojnë instalime masive ndriçimi dhe figura të mëdha, dhe media të tjera tashmë po raportojnë se një arush 3D rreth katër metra i lartë, një "qiell me yje" dhe paketa dekorative në shesh janë gjithashtu në proces.

Për të hyrë në lojë, secila kompani duhet të tregojë përvojë serioze: të paktën tre kontrata të përfunduara të një lloji të ngjashëm në tre vitet e fundit, me vlerë të paktën 10 milionë denarë.

Kryetari i Bashkisë Orce Gjorgjievski tashmë ka dalë me një premtim se "Shkupi do të shkëlqejë në shkëlqimin e Vitit të Ri".

Këshilli i Qytetit ka miratuar një buxhet prej 70,000 eurosh - një shumë që duhet të mbulojë si dekorimet ashtu edhe programin e Vitit të Ri.

Kjo do të thotë që tenderi duhet të ofrojë jo vetëm një pemë të gjatë Krishtlindjesh dhe figura ndriçimi, por edhe një atmosferë të përgjithshme festive që banorët e kryeqytetit po e krahasojnë gjithnjë e më shumë me metropolet rajonale.

Gjorgjievski: Shkupi mbetet kryeqyteti Evropian i kulturës për vitin 2028

20 November 2025 at 22:50


Shkupi mbetet kryeqyteti Evropian i kulturës për vitin 2028, kumtoi sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski pas takimeve në Bruksel.

Siç njoftuan nga Qyteti i Shkupit, Gjorgjievski, së bashku me ministrat Timço Muçunski dhe Zoran Lutkov, zhvilluan një takim të rëndësishëm me eurokomisarin Glen Mikalef, në të cilin ai paraqiti gatishmërinë e qytetit për të hyrë në një epokë të re të standardeve dhe transformimit evropian.

Kryetari i Qytetit të Shkupit paralajmëroi një transformim historik të Shkupit duke zhbllokuar procesin, duke futur qeverisje transparente dhe duke investuar mbi 55 milionë euro në infrastrukturën kyçe. Ky vizion, sipas tij, parashikon një Shkup modern, të hapur dhe evropian, i cili përfshin të gjithë sistemin nga komunat deri te qytetarët.

Siç theksoi, viti 2028 është momenti kur Shkupi më në fund do të bëhet i pranishëm qartë në hartën kulturore evropiane dhe botërore.

Uji në qytetin e Shkupit është i sigurt për pije

17 November 2025 at 09:47


NP "Ujësjellësi dhe Kanalizime" njofton se uji në Qytetin e Shkupit është i sigurt për pije.

"NP Ujësjellës dhe Kanalizime - Shkup, me qëllim informimin më të mirë të qytetarëve të qytetit të Shkupit, publikon raportin javor mbi cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e kryera në Sektorin e Kontrollit Sanitar.

Sektori i Kontrollit Sanitar në periudhën nga 10.11.2025 deri më 14.11.2025 mori 201 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 201 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 47 pika matëse në Qytetin e Shkupit.

Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat janë përputhur me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, Nr. 183/18)", njoftojnë nga NP "Ujësjellësi dhe Kanalizime"./Telegrafi/

Prej nesër në Shkup fillon ndalimi i hedhjes së mbeturinave gjatë natës

16 November 2025 at 19:45


Duke filluar nga nesër, do të hyjë në fuqi ndalimi për nxjerrjen e mbeturinave pas orës 22:00, një masë që Qyteti i Shkupit e ndërmori me qëllim vendosjen e rendit në menaxhimin e mbeturinave dhe parandalimin e keqpërdorimit të kontejnerëve.

Kontrolli do të kryhet nga inspektorët dhe rojet komunale, të cilët do të punojnë në tre ndërrime, pra 24 orë, duke filluar nga nesër.
Qyteti ka 20 inspektorë bashkiakë dhe 20 roje bashkiakë, të cilët do të jenë vazhdimisht në terren. Qëllimi kryesor i aksionit, siç u tha nga autoritetet, është të përcaktohet se ku po i hedhin mbeturinat personat juridikë dhe institucionet e shërbimit të ushqimit.
“Menjëherë pas publikimit të vendimit nesër në Gazetën Zyrtare, inspektorët do të marrin një orar të ri për punë me tre turne. Do të përfshihen të gjithë inspektorët komunalë dhe rojet komunale, të cilët do t’i përcaktojnë shkeljet në vend”, tha për TV Sitel drejtori i ri i “Higjienës Komunale”, Dragi Mitkovski.

Ai shpjegoi se nëse gjendet një sasi më e madhe mbeturinash, do të pasojë një kontroll më i detajuar i personave juridikë. Gjoba për individët mbetet 50 euro, dhe për personat juridikë varion nga 1.300 deri në 1.800 euro.

Qëllimi i masës është që institucionet dhe kompanitë e shërbimit të ushqimit të ndalojnë mbushjen e tepërt të kontejnerëve të destinuar për familjet dhe që mbeturinat të mblidhen në mënyrë më efikase dhe në kohën e duhur.

VLEN: Rebalanci i buxhetit të Qytetit të Shkupit siguron mirë menaxhim të parasë publike

16 November 2025 at 18:55


Koalicioni VLEN, përmes një komunikate, thekson se miratimi i rebalansit të buxhetit të Shkupit për vitin 2025 është rezultat i angazhimit të tyre dhe përbën një hap të rëndësishëm drejt menaxhimit më efikas dhe më të përgjegjshëm të parasë publike.

Ata shtojnë se falë këshilltarëve komunal nga VLEN, mjetet publike do të jenë të mirë menaxhuara.

Reagimi i plotë:

Në seancën e djeshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit, falë angazhimit të palëkundur, profesionalizmit dhe qasjes shtetndërtuese të këshilltarëve të VLEN-it, u miratua rebalansi i buxhetit për vitin 2025, një hap vendimtar që hap rrugën për një menaxhim më të mençur të parasë publike dhe për projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.
Rebalansi i miratuar krijon bazën për një menaxhim më efikas të mjeteve publike, duke siguruar që çdo denar të shkojë aty ku ka më shumë nevojë: te shërbimet cilësore, infrastruktura moderne dhe mirëmbajtja e qytetit.
Këshilltarët e VLEN-it ishin përkrahës të plotë të këtij procesi, duke dëshmuar qasje të përgjegjshme dhe konstruktive për stabilizimin financiar të Shkupit.
Me këtë rebalans hapet rrugë për: përforcimin e programeve të zhvillimit 2025–2027, modernizimin teknologjik dhe shërbimet digjitale, mirëmbajtjen e rrugëve dhe menaxhimin e infrastrukturës gjatë dimrit, pastërtinë publike dhe gjelbërimin, mbështetjen e ndërmarrjeve publike, përmirësimin e politikave sociale, mjedisore, kulturore dhe arsimore.
VLEN falënderon të gjithë këshilltarët që mbështetën këtë proces dhe kontribuan në kthimin e stabilitetit institucional. Ky është një hap i rëndësishëm drejt një Shkupi që funksionon, një qyteti më të pastër, më modern dhe më efikas.
Ne mbetemi të përkushtuar të punojmë me përgjegjësi, transparencë dhe fokus të plotë te nevojat e qytetarëve. Shkupi meriton menaxhim të mirëfilltë dhe ky është drejtimi ku po ecim.

Mitkovski: Ndalimi i hedhjes së mbeturinave nga ora 22:00 deri në 06:00 bëhet kryesisht për bizneset

15 November 2025 at 20:50


Drejtori i sapoemëruar i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale”, Dragi Mitkovski, i caktuar nga kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, në një deklaratë për lajmet e Sitel tha se ndalimi i hedhjes së mbeturinave nga ora 22:00 deri në 06:00, së bashku me gjobat e përcaktuara, vendoset kryesisht për kompanitë dhe objektet e gastronomisë.

“Sipas tij, ky lloj mbeturinash shkakton probleme të mëdha. Pikërisht nga ky lloj i hedhjes së mbeturinave krijohen mini-deponitë në mikro-lokacione.

Ky vendim është marrë kryesisht për këtë kategori mbeturinash, të cilat zakonisht hidhen gjatë këtyre orëve kur kontrolli është i vështirë,” deklaroi Mitkovski.

Ai shtoi se vendimi është fleksibël dhe mund të ndryshohet në çdo moment.

“Kjo është një variant provues që do të monitorohet në vazhdimësi, për të parë si do të zhvillohet dhe çfarë rezultati do të sjellë,” theksoi ai.

Nga ora 22:00 deri në ora 06:00, në Shkup do të ndalohet hedhja e mbeturinave në kontejnerë

14 November 2025 at 22:43


Qytetarëve të Shkupit do t’u ndalohet të hedhin mbeturina në kontejnerë nga ora 22:00 deri në ora 06:00 të mëngjesit.

Për mosrespektimin e këtij rregulli do të shqiptohet gjobë prej 50 eurosh.

Sipas autoriteteve, me këtë ndalim kontejnerët do të zbrazen më efikas dhe nuk do të krijohen deponi rreth tyre.

“Këtë praktikë e kam parë në Stamboll, ku ishte e lejuar hedhja e mbeturinave vetëm 15 minuta para orës 5 të mëngjesit. Në Tokio, gjithashtu, për secilin kamion që mbledh lloje të ndryshme të mbeturinave ka një orar të caktuar se kur nxirren dhe kur mblidhen. Shpresoj që kjo praktikë të përmirësohet edhe më shumë kur të vendosen kontejnerë të ndryshëm për selektim”, deklaroi Dame Dimitrovski, kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Ky vendim i kundërshtua nga partia "E Majta", të cilët e quajtën propozimin si skandaloz.

Miratohet ribalanci i buxhetit për Qytetin e Shkupit, Gjorgjievski: Po ndodh ndryshim serioz

14 November 2025 at 22:01


Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski tha sot se me një votë kundër dhe një abstenim, është miratuar ribalanci i Buxhetit të Shkupit, janë siguruar fondet për bulevarde, parqe, investime të rritura kapitale.

Në seancën e sotme të Këshilli i Qytetit të Shkupit, thotë ai është votuar ribalanci për rikuperimi e qytetit dhe ndërmarrjet publike, ribalanci i cili do të mundësojë paga për të punësuarit, por edhe me të cilin shkurtohen shpenzimet joproduktive.

“Dua t’i falënderoj të gjithë këshilltarët për mbështetjen dhe konstruktivitetin e tyre. Po fillojmë me konsolidimin. Ky ribalancim do të thotë një ndryshim serioz me të cilin po e ulim deficitin buxhetor me 928.5 milionë denarë dhe po i rrisim investimet kapitale me pothuajse 98,9 milionë. Është një mesazh i qartë se nuk ka më huazime irracionale, por zgjidhje të reja dhe projekte të reja. Po e zgjidhim transportin publik pa kredi të reja dhe pa e gjunjëzuar qytetin. Transportuesit privatë po kthehen dhe do të ngasin përsëri, do t’u shërbejnë përsëri banorëve të Shkupit”, informoi Gjorgjievski.

Ai shpjegon se bashkëpunimi me Ministrinë e Transportit është duke u zhvilluar për të ringjallur Trenin e Qytetit dhe se Qeveria tashmë po zbaton blerjen e 80 autobusëve të rinj.

Sipas tij, përveç kësaj, po sigurohen fonde për përgatitjen e dokumentacionit të projektit për rrugët “Sharplaninska”, “Butelska”, “Radishanska”, një rrethrrotullim te “Tobako 2” dhe të tjera.

“Buxheti përfshin edhe fonde për kompensim për shpronësim, të cilat më në fund do të hapin rrugën për zbatimin e zgjidhjeve më të mëdha të bulevardit, përfshirë bulevardin “Boris Trajkovski”. Të dashur banorë të Shkupit, koha e stagnimit dhe regresionit të qytetit ka mbaruar. Shkupi po fillon të ecë përsëri përpara. E di sa thellë është qyteti në humnerën financiare. Por di gjithashtu se nuk do të dorëzohemi. Do të japim atomin tonë të fundit të forcës për ta rikthyer Shkupin në rrugën e duhur. Ky është vetëm hapi i parë”, deklaroi Gjorgjievski.

Gjorgjievski i bëri të ditur emrat e katër drejtorëve të rinj të Ndërmarrjeve Publike në Qytetin e Shkupit

13 November 2025 at 21:45


Katër ndërmarrjet publike në qytetin e Shkupit do të bëhen me drejtorë të rinj në detyrë. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski sonte i shpalli emrat e tyre.

Në ndërmarrjen publike “Rrugë dhe Rrugica” për drejtor do të emërohet Boris Nastov i cili e ka kryer këtë detyrë në fillimi të mandatit të ish kryetares së qytetit Danella Arsovska, ndërsa në “Ujësjellës dhe Kanalizim”, Ivan Mitrovski, nënkryetar i deritanishëm i komunës së Kisella Vodës.

Siç njoftoi Gjorgjievski, për drejtor në Ndërmarrjen Publike Transportuese do të emërohet një person i cili kohë të gjatë punon në këtë ndërmarrje, ndërsa në “Higjienën Komunale”, njeriu i cili kohë të gjatë ka punuar në sektorin komunal në Qytetin e Shkupit.

“Në “Higjienën Komunale”, do të emërohet një drejtor i cili është treguar jashtëzakonisht i mirë në periudhën e kaluar gjatë aksionit 72-orësh. Ai nuk është ushtruesi aktual i detyrës. Quhet Dragi, një njeri që ka punuar në sektorin komunal në Qytetin e Shkupit për shumë vite, nuk është ekspozuar as në parti dhe as në publik. Në NTP Shkup do të emërohet Sashe, i cili ka punuar në këtë ndërmarrje për shumë vite, ka përvojë dhe i kupton proceset”, njoftoi Gjorgjievski për emisionin “Vetëm një intervistë” në televizionin Kanal 5.

Gjorgjievski mohoi se kishte thënë ndonjëherë se do të privatizonte ndërmarrjet publike.

Ai thotë se do të punojë për forcimin e kapaciteteve të ndërmarrjeve publike dhe se do të punojë për t’i bërë ato të vetëmbajtura.
Faturat për qytetarët, siç tha ai, nuk do të shtrenjtohen.

Arsovska: Para tre vitesh ngrita kallëzim kundër “Usje”-s, pse ende nuk është arrestuar drejtori?

12 November 2025 at 19:05


Ish-kryetarja e Bashkisë së Shkupit, Danella Arsovska, ka akuzuar sërish qeverinë për mbulimin e përgjegjësisë së fabrikës së çimentos "Usje" për ndotjen e kryeqytetit.

Ajo njoftoi në rrjetet sociale se kishte ngritur një kallëzim penal me prova tre vjet më parë, por institucionet, siç thotë ajo, ende nuk po ndërmarrin asnjë veprim.

"Unë ngrita një kallëzim penal kundër 'Usje' me prova tre vjet më parë. A është ndaluar drejtori i 'Usje' për ndotjen e Shkupit që e shkakton vazhdimisht, dhe pse jo?", pyeti Arsovska në postimin e saj në Facebook.

Ajo theksoi se një re tymi ishte përsëri e dukshme mbi Kisella Voda sot, duke lënë të kuptohet se fabrika ende po ndot pa kontroll.
Arsovska sulmoi ashpër edhe udhëheqësin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickovski, duke e quajtur atë një "diktator regjimi", duke pretenduar se "urdhri i tij i vetëm i arrestimit ishte drejtuar ndaj njerëzve që po pastronin mbeturinat përreth qytetit"./Telegrafi/


❌
❌