VIKTORIA, 12 janar/ATSH-AA/ – Një person ka humbur jetën ndërsa rreth 300 ndërtesa janë shkatërruar nga zjarret që kanë përfshirë shkurret në Australinë juglindore, raportuan mediat lokale.
Në të gjithë Viktorian verilindore dhe veri-qendrore cilësia e ajrit pritet të përkeqësohet nga sot, pasi më shumë se 20 zjarre të shkurreve vazhdojnë të digjen.
Zjarri pranë Walwa-s në verilindje të Viktorias, afër kufirit me Uellsin e Ri Jugor, mbetet nën një paralajmërim emergjence. Një tjetër alarm emergjence që i këshillon banorët të strehohen menjëherë, u lëshua për Irrewillipe në jugperëndim të shtetit, ku një zjarr në Otways po përhapet nga lumi Carlisle drejt Bungadorit.
Policia e Viktorias tha të dielën vonë se një person është gjetur i vdekur në një zonë të prekur nga zjarri në Longwood pranë qytetit qendror viktorian të Goburit.
Trupi u gjet rreth 100 metra nga një automjet pasi ekipet e emergjencës arritën në zonë më herët gjatë ditës.
Në një deklaratë kryeministrja e Viktorias, Jacinta Allan tha se mendimet e saj ishin me familjen dhe të afërmit e viktimës. “Kjo humbje shënon vdekjen e parë të njohur të lidhur me zjarrin gjatë asaj që ka qenë tashmë një periudhë tepër sfiduese për shtetin tonë”, tha ajo.
Autoritetet nuk e kanë identifikuar zyrtarisht personin dhe një raport i mjekut ligjor do të përgatitet. Deri të dielën në mbrëmje, zjarret në shkurre dogjën afër 390 mijë hektarë në të gjithë rajonin e Viktorias. /os/
Festimet e Vitit të Ri 2026, kanë lënë pasoja tragjike edhe në Gjermani. Dy 18-vjeçarë vdiqën pasi iu nënshtruan lëndimeve në fytyrë të pësuara gjatë një shfaqjeje fishekzjarrësh në qytetin gjerman të Bielefeldit, tha policia në orët e para të mëngjesit.
Aksidentet ndodhën në natën e Vitit të Ri në vende të ndryshme në qytet, në shtetin e North Rhine-Westphalia.
Njëri nga dy adoleshentët vdiq në vendngjarje në lagjen Baumheide. I dyti, i cili u plagos në lagjen Brake, u dërgua në spital, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin.
Sipas policisë, kishte dëshmitarë okularë për të dy aksidentet dhe askush tjetër nuk u gjet përgjegjës.
Në të njëjtën kohë, një djalë 14-vjeçar humbi krahun e majtë në Rendelich, pranë qytetit të Rostock-ut (verilindje), për shkak të një shpërthimi fishekzjarrësh, sipas policisë.
Në Berlin, pesë persona u shtruan në spital me lëndime nga fishekzjarrët deri në orën 22:30. Dy prej tyre ishin në gjendje të rëndë.
Në Leipzig, një vajzë 16-vjeçare humbi gishtin e vogël dhe një pjesë të gishtit unazor kur u përpoq të ndizte një fishekzjarr të bërë në shtëpi, tha policia.
Fishekzjarrët lejohen vetëm në natën e Vitit të Ri dhe Ditën e Vitit të Ri në Gjermani.
Lëndimet, ndonjëherë fatale, janë të zakonshme kur merren me fishekzjarrë, pasi fishekzjarrët e paligjshëm të prodhuar në shtëpi ndonjëherë përmbajnë eksplozivë të fuqishëm dhe janë jashtëzakonisht të rrezikshëm.
Në natën e Vitit të Ri 2025, pesë persona humbën jetën në incidente të ngjashme.
Sipas një analize nga kompania e sigurimeve AOK, pranimet në spital për njerëzit e lënduar në aksidente me fishekzjarrë gjatë dhjetë viteve të fundit në natën e Vitit të Ri dhe Ditën e Vitit të Ri, kanë qenë mesatarisht 530, 2.6 herë më shumë se në çdo ditë tjetër jave dhe 4.4 herë më shumë se në çdo fundjavë tjetër normale.
Çdo vit, ekspertë mjekësorë, oficerë policie, ambientalistë dhe aktivistë të të drejtave të kafshëve bëjnë thirrje për ndalimin e shitjes së fishekzjarrëve dhe materialeve piroteknike.
Festimet e ndërrimit të viteve në Sarandë, kanë kaluar me pak raste plagosjesh që kanë pasur si shkak nga përdorimi i fishekzjarreve.
Për dy raste sipas bluzave të bardha, është dashur ndërhyrja e kirurgut në sallë. 44-vjeçarit Arjan Braho, banor i Sarandës i ka plasur kapsolla duke i dëmtuar tre gishta të dorës së djathtë.
E plagosur në dorë me dëmtimin e dy gishtave të dorës së djathtë nga fishekzjarret, ka marrë ndihmën mjekësore në spital edhe 32-vjeçarja Visilda Jakupi.
Gjatë natës së ndërrimit të viteve kanë marrë ndihmë në urgjencën e spitalit të Sarandës 55 raste, kryesisht nga përdorimi i fishekzjarreve dhe raste të personave të dehur.
Gjatë festimeve për ndërrimin e viteve në shtatë bashkitë e Qarkut Elbasan, si pasojë e hedhjes së fishekzjarrëve, nuk janë shënuar incidente të rënda me pasoja për qytetarët.
Megjithatë, burime jozyrtare bëjnë me dije se në zonën midis lagjes “5 Maji” dhe asaj “Emin Matraxhiu” në qytetin e Elbasanit, nga hedhja e pakontrolluar e fishekzjarrëve, janë djegur plotësisht dy automjete, ndërsa dy të tjera kanë pësuar dëmtime të pjesshme.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë në të gjithë territorin e Qarkut Elbasan kanë qenë në gatishmëri të plotë dhe vijojnë monitorimin e situatës, veçanërisht të qarkullimit rrugor.
Sipas të dhënave, trafiku në të gjitha rrugët e qytetit të Elbasanit ka qenë i dendur edhe gjatë natës së ndërrimit të viteve.
Po ashtu, ambientet ku u zhvilluan festimet kanë qenë mjaft të frekuentuara nga qytetarët, ndërsa Policia ka vijuar praninë dhe kontrollin për të garantuar rendin dhe sigurinë publike gjatë gjithë natës festive në të shtatë bashkitë e Qarkut Elbasan.
Zhurma që për njerëzit është festë, për kafshët është frikë
Për kafshët shtëpiake, nata e ndërrimit të viteve është shpesh më e vështira e vitit. Shpërthimet e petardave dhe fishekzjarreve, zhurma e fortë dhe dritat e papritura, shkaktojnë stres të theksuar te qentë dhe macet. Ato dëgjojnë disa herë më fort se njerëzit dhe nuk janë në gjendje ta kuptojnë se bëhet fjalë për festë – për to, çdo shpërthim perceptohet si rrezik.
Veterinerët paralajmërojnë se gjatë fundvitit rriten ndjeshëm rastet e panikut, ikjeve, lëndimeve dhe komplikimeve serioze shëndetësore te kafshët shtëpiake.
Pse petardat janë veçanërisht të rrezikshme për qentë dhe macet
Petardat, raketat dhe mjetet e tjera piroteknike janë ndër stresorët sezonalë më të fuqishëm për kafshët. Zhurma e papritur aktivizon instinktin “lufto ose ik”, duke shkaktuar:
stres ekstrem dhe sulme paniku
rritje të tensionit të gjakut dhe përshpejtim të rrahjeve të zemrës
çorientim dhe ikje pa kontroll
zhvillim të frikës kronike nga zhurmat
Në raste të rënda, janë raportuar edhe shok, humbje dëgjimi, probleme kardiake dhe ankth afatgjatë.
Shenjat që tregojnë se kafsha po përjeton frikë ose shok
Njohja e hershme e shenjave është thelbësore për reagim në kohë. Qentë dhe macet e frikësuara shpesh shfaqin:
dridhje, rënkime, ulërima ose lehje të vazhdueshme
fshehje në vende të mbyllura (nën shtrat, në dollap, banjë)
humbje oreksi dhe refuzim ushqimi
përpjekje për të ikur nga shtëpia
reagime agresive nga frika
Këto janë sinjale alarmi që nuk duhen injoruar, transmeton Telegrafi.
Parandalimi fillon herët: çfarë duhet bërë para natës së Vitit të Ri
Fishekzjarret zakonisht fillojnë që nga orët e hershme të mbrëmjes, ndërsa petardat shpesh përdoren edhe gjatë ditës. Për këtë arsye:
Macet që zakonisht dalin jashtë duhet të mbahen brenda që nga mëngjesi.
Qentë duhet të shëtiten vetëm me zinxhir, duke shmangur zonat e dendura urbane.
Rutinat ditore duhet të mbahen sa më normale – ushqimi, shëtitjet dhe pushimi në orare të zakonshme i japin kafshës ndjenjë sigurie.
Sigurohuni që kafsha të ketë mikroçip dhe të dhëna identifikuese, në rast se ikën nga frika.
Çfarë të bëni gjatë shpërthimeve të petardave dhe fishekzjarreve
Gjatë natës së ndërrimit të viteve, fokusi kryesor duhet të jetë siguria dhe ulja e stresit:
Përgatitni një dhomë të qetë dhe të errët ku kafsha mund të tërhiqet.
Mbyllni dritaret, dyert, perdet dhe grilat për të zbutur zhurmën dhe dritat.
Lëreni të ndezur televizorin ose muzikën për të maskuar shpërthimet nga jashtë.
Qëndroni të qetë – sjellja juaj transmeton siguri.
Mos e ndëshkoni dhe mos e teproni me përkëdhelje; reagimi neutral ndihmon më shumë sesa keqardhja e tepruar.
Loja e lehtë me qenin mund të ndihmojë në shpërqendrim.
Në raste frike shumë të fortë, vetëm pas konsultimit me veterinerin, mund të merren në konsideratë qetësuesit.
Kujdes pas mesnatës: rreziku nuk përfundon me fishekzjarret
Edhe pas ndërrimit të viteve, rrugët dhe hapësirat publike mund të jenë të mbushura me mbetje petardash dhe raketash të pashpërthyera. Qentë nuk duhet të lejohen të nuhasin mbeturinat, pasi gëlltitja e barutit mund të ketë pasoja serioze shëndetësore. Macet që dalin zakonisht jashtë këshillohet të mbahen brenda edhe ditën pas Vitit të Ri.
Qentë dhe fishekzjarret: pse reagojnë më fort
Qentë janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj zhurmave të forta dhe të papritura. Fishekzjarret kombinojnë tre elemente stresuese: zhurmë, dritë dhe erë të pazakontë. Kjo i bën ata të përjetojnë situatën si kërcënim real. Dridhja, lehja, fshehja, humbja e oreksit dhe përpjekjet për ikje janë reagime të zakonshme.
Macet dhe nata e Vitit të Ri
Macet dëgjojnë shumë më mirë se njerëzit dhe shohin më mirë në errësirë. Prandaj, zhurma shurdhuese dhe dritat e forta të fishekzjarreve janë veçanërisht frikësuese për to. Disa mace mbeten relativisht të qeta, ndërsa të tjera përjetojnë panik të plotë: dridhen, lëpijnë veten në mënyrë të tepruar ose përpiqen të ikin.
Frika ekstreme mund të çojë në pasoja serioze, ndaj menaxhimi i stresit është i domosdoshëm.
Qetësues natyralë apo medikamente?
Për uljen e stresit ekzistojnë dy qasje:
Metodat natyrore (të buta dhe të sigurta):
difuzorë feromonesh
suplemente bimore qetësuese
jelekë qetësues me presion të lehtë
muzikë relaksuese
Medikamentet përdoren vetëm në raste ekstreme dhe vetëm me rekomandim veterinar. Dhënia e medikamenteve njerëzore kafshëve është rreptësisht e ndaluar.
Një fundvit më i qetë për ju dhe kafshën tuaj
Petardat dhe fishekzjarret nuk janë vetëm zhurmë e përkohshme – për shumë kafshë ato përfaqësojnë rrezik real. Me përgatitje në kohë, sjellje të qetë dhe masa të thjeshta mbrojtëse, stresi i qenve dhe maceve mund të reduktohet ndjeshëm. Kështu, ndërrimi i viteve mund të kalojë më i sigurt dhe më i qetë, si për njerëzit ashtu edhe për miqtë tanë me katër putra. /Telegrafi/
Kjo është atmosfera në çdo fundvit në çdo qytet të Shqipërisë.
Fishekzjarrët festive sjellin atmosferë por bashkë me to edhe rreziqe. Nuk mungojnë në çdo ndrirm vitesh incidente të cilat cenojnë shëndetin e personave që I përdorin por janë burim zjarresh në banesa dhe biznese.
Që të shmangen incidente të tilla këto lëndë duhet të përdoren sipas protokolleve të caktuara.
“Të përdoren nga persona mbi 12 vjeç. Të përdoren kategori të lejuara sepse ato të mëdhatë janë të rrezikshme si për zhurmat dhe për kimikatet. Të përdoren në ambiente të hapura jo në banesa se shkaktojnë djegie tendash, kemi pasur gjithmonë ngjarje.”, shprehet Shkëlqim Goxhaj, drejtor i Zjaffrikësve në Tiranë.
Specifika të veçanta ka dhe mënyra e tregtimit të tyre. për këtë arsye policia ka ushtruar kontrolle në tregje duke sekuestruar sasi të konsiderueshme të këtyre lëndëve
Duhet të tregtohen vetëm në ambiente me mure jo në tregje të hapura sepse një incident sado i vogël sjell pasoja të rënda
Spektakël me fishekzjarrë do të organizohet dhe nga bashkia e kryeqytetit natën e ndërrimit të viteve në sheshin Skënderbej ku shërbimi zjarrfikës do të jetë I pranishëm për të dhënë asistencën e nevojshme.
Komuna e Drenasit ka nxjerrë një urdhëresë të re që ndalon përdorimin e produkteve piroteknike në të gjitha hapësirat publike, duke përfshirë sheshet, rrugët dhe zonat e tjera publike.
Sipas vendimit, shitja e produkteve piroteknike do të lejohet vetëm nga data 19 deri më 31 dhjetor, ndërsa përdorimi i fishekzjarrëve është i lejuar nga 26 dhjetor deri më 1 janar 2026.
Çdo shkelje e këtij vendimi do të ndëshkohet me gjoba që variojnë nga 100 deri në 500 euro. Për zbatimin e urdhëresës do të kujdeset Drejtoria e Inspeksionit e komunës.
Komuna e Drenasit apelon tek qytetarët që të respektojnë këtë vendim, duke siguruar qetësi dhe siguri gjatë periudhës festive. /Telegrafi/
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nxjerrë një urdhëresë me të cilën ndalohet ndezja e fishekzjarrëve dhe përdorimi i mjeteve piroteknike në hapësira të hapura publike dhe në zona të banuara në të gjithë territorin e komunës.
Sipas urdhëresës, ndalesa do të jetë në fuqi nga data 25 dhjetor 2025 deri më 3 janar 2026.
Përjashtim nga kjo masë është bërë vetëm për natën e ndërrimit të viteve, më 31 dhjetor 2025, kur përdorimi i fishekzjarrëve do të lejohet nga ora 23:30 deri në 00:30 të 1 janarit 2026, për një periudhë prej një ore, raporton Telegrafi.
Nga Komuna e Prizrenit u bëhet thirrje qytetarëve që ta respektojnë këtë urdhëresë, e cila ka për qëllim ruajtjen e rendit publik, sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjen e shëndetit dhe ambientit gjatë festave të fundvitit.
Versioni i plotë dhe i detajuar i urdhëresës është bërë publik nga Komuna e Prizrenit. /Telegrafi/
Mbrëmë ka shpërthyer një zjarr i madh në një magazinë, ku u dogj plotësisht një magazinë që përdorej për përpunimin e drurit,
Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe në kohë të ekipeve të Brigadës së Mbrojtjes Kundër Zjarrit të Qytetit të Shkupit, zjarri u vu nën kontroll dhe nuk u përhap në objektet e tjera të kompleksit.
Për momentin nuk ka informacione për persona të lënduar, as për shkaqet e shpërthimit të zjarrit.
Në terren ndërhynë disa ekipe zjarrfikëse, të cilat u angazhuan për të frenuar flakët dhe për të parandaluar dëme më të mëdha materiale.
Shërbimet kompetente po kryejnë inspektim në vendngjarje.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se sfida më e madhe e vendit gjatë verës mbeten zjarret, duke theksuar nevojën për rritje të financimeve dhe kapaciteteve në sektorin e pyjeve. Për dëmet e mëdha të shkaktuara nga flakët ai u justifikua se askush “nuk i ka gjetur ilaçin zjarreve”, dhe sipas tij, vendi duhet të forcojë sistemet […]
Të paktën 83 persona humbën jetën dhe policia ka bërë disa arrestime, pasi një zjarr i madh përfshiu një kompleks banimi shumëkatësh në Hong Kong.
Autoritetet thanë se gati 300 persona janë gjithashtu të zhdukur pas flakëve në Wang Fuk Court në Tai Po - një lagje periferike me rreth 300,000 banorë, pranë kufirit me Kinën kontinentale.
Të paktën 83 persona vdiqën në zjarr, sipas South China Morning Post, duke cituar departamentin lokal të zjarrfikësve, dhe 70 persona të tjerë janë lënduar, përfshirë më shumë se 40 të cilët u përshkruan si të sëmurë rëndë në spital të mërkurën në mbrëmje.
Rreth 900 persona janë gjithashtu në strehimore si pasojë e flakëve, transmeton Telegrafi.
Policia ka pohuar se shkaku i tyre mund të ketë qenë një firmë ndërtimi "tepër neglizhente" që përdor materiale të pasigurta.
Tre persona - dy drejtorë dhe një konsulent inxhinierie - janë arrestuar me dyshimin për vrasje të paqëllimshme.
"Kemi arsye të besojmë se palët përgjegjëse të kompanisë ishin neglizhente të rënda, gjë që çoi në këtë aksident dhe shkaktoi përhapjen e pakontrollueshme të zjarrit, duke rezultuar në viktima të mëdha", tha mbikëqyrësja e policisë Eileen Chung.
Policia nuk e ka emëruar kompaninë. Kompleksi, i ndërtuar në vitet 1980, kishte qenë në rinovim për një vit.
Një zjarrfikës ishte midis atyre që humbën jetën duke u përballur me flakët, të cilat shpërthyen në orën 14:51 sipas orës lokale të së mërkurës. 11 zjarrfikës të tjerë ishin midis të plagosurve.
Ekipet e zjarrfikësve thanë se kishin shuar flakët në të shtatë blloqet e prekura deri të enjten në mëngjes, dhe po kërkonin në çdo kat për të mbijetuar.
Të dhënat tregojnë se vendi i Wang Fuk Court përbëhet nga tetë blloqe, me pothuajse 2,000 apartamente që strehojnë rreth 4,800 banorë, përfshirë shumë të moshuar.
Familjet kanë identifikuar trupat e të afërmve, ndërsa të tjerët kanë vizituar strehimore në zonë, duke kërkuar të dashurit e zhdukur.
Udhëheqësi i Hong Kongut, John Lee, tha të enjten se qeveria do të krijojë një fond prej 300 milionë dollarësh për të ndihmuar banorët.
Shkaku i zjarrit po hetohet, por duket se ka filluar në skelat prej bambuje dhe fletët e rrjetës së ndërtimit dhe më pas është përhapur në shtatë nga tetë ndërtesat e kompleksit - me shumë mundësi i ndihmuar nga kushtet me erë.
Skelat prej bambuje përdoren zakonisht në Hong Kong, por janë në proces të heqjes graduale për shkak të shqetësimeve për sigurinë. /Telegrafi/
Nga Sebi Alla Ndërsa banorët e disa zonave në vend nga Veriu në Jug po përjetojnë pasojat e përmbytjeve, situata me dëmshpërblimet ka mbetur e ngrirë, këtu e gjashtë vite më parë. “Problem janë likujdimet e prapambetura të akumuluara që nga viti 2019, me një vlerë 195 milionë lekë”, tha kreu i Emergjencave Civile, Haki […]
Sebi Alla Ndërsa banorët e disa zonave në vend nga Veriu në Jug po përjetojnë pasojat e përmbytjeve, situata me dëmshpërblimet ka mbetur e ngrirë, këtu e gjashtë vite më parë.
“Problem janë likujdimet e prapambetura të akumuluara që nga viti 2019, me një vlerë 195 milionë lekë”, tha kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, gjatë raportimit në komisionin parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjes.
Fondet në ulje
Buxheti i vitit 2026 për mbrojtjen është rritur me 12% krahasuar me vitin aktual. Por rritja ka shkuar kryesisht në dy zëra: forcat e luftimit dhe mbështetja e luftimit.
Fondet për Emergjencat Civile janë i vetmi zë me rënie.
Nga 5,4 miliardë lekë këtë vit në 5,2 miliardë lekë për vitin 2026.
Megjithatë, kreu i Emergjencave Civile Haki Çako pasi bëri një rezyme të punës theksoi se kanë hartuar një hartë risku dhe bashkitë e vogla, (të kushtëzuara nga buxheti i ulët, si pasojë e të ardhurave të pakëta), do të kenë më shumë fonde për përballimin e situatave emergjente.
Ndarja mbi bazën e hartës së rrezikut u përkrah edhe nga deputetët e opozitës, ndonëse nuk kursyen kritikat për qeverisjen që, sipas tyre, i kanë lënë zjarrfikësit dhe forcat e armatosura pa mjete logjistike dhe të pavlerësuar.
“Vetëm në Shqipëri kur ndodhin zjarret fajet i ka zoti, ju kanë lënë ju që për faqe të zezë si askund tjetër, vetëm këtu sheh zjarrfikës që të dhimbsen duke i fikur zjarret me thupra si epoka e gurit.
Por këto i paska dhe epoka e Diellës i paska këto që me thupra fiket zjarri. Kur vijnë përmbytjet sheh deputetë të maxhorancës që veshin çizme peshkatarësh dhe futen mes ujit thjesht filmojnë”, tha deputeti i PD-së Flamur Noka.
Zjarret dhe përmbytjet
Në harkun kohor të katër muajve vendi përjetoi dy fatkeqësi natyrore.
Në Gushtin e këtij viti, zjarret shkatërruan qindra mijëra hektarë me pyje, kollota, dru frutorë vreshta por edhe bagëti dhe banesa.
Dëmet më të mëdha u shënuan në Delvinë dhe Gramsh, ku pati edhe humbjen e një jete dhe dëme të shumta si ekonomike, ashtu edhe mjedisore.
Tashmë vendi po përballet me përmbytjet ku pasojat më të mëdha janë shënuar në Kurbin, Lezhë, Dimal, disa njësi vendore në Bashkinë Fier, në Pogradec dhe Maliq.
Ditën e sotme si rezultat i uljes së intensitetit të reshjeve situata dukej më e përmirësuar, ndërsa prania e ujit në toka bujqësore të mbjella, sera dhe pemë frutore ka shkaktuar dëme të konsiderueshme të cilat ende nuk janë evidentuar nga grupet e njësive vendore në terren.
Kati i parë i një mobilierie është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, në lagjen 28 nëntori në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi në ambientet e brendshme të biznesit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas informacionve paraprake dyshohet se zjarri i rënë në mobilerinë është i qëllimshëm.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur izolimin e zjarrit dhe shmangien e përhapjes së tij në katet e tjera të objektit apo në bizneset përreth.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të zjarrit. /Euronews/
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në prani të ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu, ministres së Punëve të Brendshme Albana Koçiu dhe ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo.
Në fjalën e tij, Rama theksoi angazhimin e qeverisë për të garantuar kompensimin e plotë të qytetarëve që kanë pësuar dëme materiale si pasojë e zjarreve të kësaj vere.
Ai nënvizoi se tashmë është përfunduar inventarizimi i plotë i dëmeve dhe të gjitha familjet që kanë humbur banesat do të dëmshpërblehen në mënyrë të drejtë dhe transparente.
Në fjalën e tij, Rama theksoi angazhimin e qeverisë për të garantuar kompensimin e plotë të qytetarëve që kanë pësuar dëme materiale si pasojë e zjarreve të kësaj vere. Ai nënvizoi se tashmë është përfunduar inventarizimi i plotë i dëmeve dhe të gjitha familjet që kanë humbur banesat do të dëmshpërblehen në mënyrë të drejtë dhe transparente./euronewsalbania/
Qeveria e Maqedonisë së Veriut është kundërpërgjigjur ndaj reagimeve të partive opozitare për masën e angazhimit të 400 zjarrfikësve në kohë para zgjedhore.
Nga Qeveria, reagimin e opozitës e quajnë si manipulim, duke thënë se angazhimi i zjarrfikësve u bë me buxhet të konfirmuar më herët për shkak të problematikave me zjarret në territorin e vendit.
“LSDM vazhdon ta keqpërdorë kohën e vet mediatike për të manipuluar me faktet dhe për të përhapur gënjeshtra, masa për 400 zjarrfikës është edhe një sulm në vargun e sulmeve politike të paskrupullta. Në vend që t’i përkushtohen të vërtetës, ata përsëri përpiqen të krijojnë kaos dhe të manipulojnë opinionin me informacione të pasakta. Faktet janë të thjeshta dhe të pakundërshtueshme, kjo është hera e parë në historinë e shtetit tonë që zbatohet një masë punësimi e cila shfrytëzon plotësisht resurset e disponueshme, me qëllim që të mbrohen qytetarët nga fatkeqësitë natyrore dhe të përmirësohet mjedisi jetësor. Sa i përket pagesës së pjesëmarrësve për këtë masë e cila është e parashikuar si 6.2 në planin operativ dhe është e dedikuar për mbrojtje nga zjarret, absolutisht nuk ka asnjë lidhje ndërmjet shpalljes së zgjedhjeve lokale dhe pagesës së mjeteve, për arsye se mjetet janë siguruar dhe nuk bëhet fjalë për asnjë pagesë të jashtëzakonshme! Për personat që janë të përfshirë në këtë masë ju informojmë se ata janë angazhuar më datë 08.08.2025, dokumentacioni (raporti i rregullsisë) për pagesë nga ana e organizatorit është tashmë në proces dhe do t’u dërgohet Qendrave për punësim pas së cilës do të vijojë edhe pagesa", thuhet në reagimin e Qeverisë.
Emisioni “Fiks Fare” vijoi të denoncojë situatën e paralajmëruar të zjarreve gjatë verës në Shqipëri, ku qindra kilometra katrorë janë djegur nga jugu në veri. Emisioni solli dëshmi të tjera nga fshatrat e Gramshit, të banorëve që iu mbijetuan flakëve, por humbën të gjithë pasurinë. Ndërkohë, një grup tjetër i Fiksit, udhëtoi edhe në zonën […]
Zjarret kanë kontribuuar ndjeshëm në ndotjen e ajrit vitin e kaluar, sipas një raporti të Organizatës Botërore Meteorologjike (OBM). “Flakët janë një burim i përhershëm ndotësish në atmosferë,” tha Lorenzo Labrador, anëtar i Organizatës. Trupi meteorologjik i OKB-së vuri në dukje se ekziston një lidhje e ndërlikuar midis cilësisë së ajrit dhe ndryshimeve klimatike. Djegia […]
Qeveria po kthen tokat e djegura nga zjarret masive që pushtuan vendin, në zona betoni. Kryeministri Rama, si kreu i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, nuk humbet kohë por miraton vendimin për ti dhënë leje ndërtimi dhe zhvillimi kompanive private, në zonat kadastrale që u shkrumbuan. Ky vendim u miratua në gusht të 2025, […]
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në emisionin Top Story të Grida Dumës, kritikoi ashpër qeverinë për menaxhimin e situatës me zjarret dhe akuzoi kryeministrin Rama për sjellje përçmuese ndaj shqiptarëve që vijnë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Salianji tha se vera e qeverisë nuk solli rezultate, por dështime dhe propagandë. Ai […]