Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Valë e dytë sanksionesh ‘non grata’ në Shqipëri”, raporti i Kongresit amerikan” SHBA si udhërrëfyes për SPAK-un! Hetime për AKSHI-n, KESH dhe…

By: D Marku
26 December 2025 at 18:56

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë intensifikuar vëmendjen ndaj Ballkanit Perëndimor, me fokus të veçantë Shqipërinë, ku sipas vlerësimeve konstatohet një nivel i lartë korrupsioni, shtrembërim i konkurrencës dhe ndërhyrje e krimit të organizuar, shpesh e lidhur me politikanë dhe zyrtarë të caktuar.

Në këtë kuadër, Kongresi amerikan paralajmëron një valë të dytë sanksionesh “Non Grata”, si edhe një proces vlerësimi 90-ditor në sektorë strategjikë që kanë qenë së fundmi në qendër të hetimeve ose dyshimeve për abuzime nga SPAK, përfshirë AKSHI-n, KESH-in, OST-në, si dhe institucione dhe ndërmarrje të tjera publike.

Akti për Demokracinë dhe Prosperitetin në Ballkanin Perëndimor, i miratuar nga Kongresi i SHBA-së, evidenton problematikat kryesore në Shqipëri dhe përcakton rrugë konkrete për adresimin e tyre, me synimin e goditjes së korrupsionit dhe fenomeneve kriminale përpara zgjedhjeve të vitit 2027.

Në raport theksohet se, përmes identifikimit të përkrahësve ekonomikë të korrupsionit, figurave të biznesit dhe “ndërmjetësve”, SHBA po ofron një udhërrëfyes të qartë për SPAK-un, për të kaluar nga ngrirja e aseteve drejt arrestimeve në nivele të larta, me qëllim pastrimin e tregut nga konkurrenca e shtrembëruar.
Në fokus të veçantë do të jenë kontratat e AKSHI-t, sektori i energjisë, pastrimi i parave, krimi i organizuar, mbikëqyrja e KESH dhe OST, projektet luksoze bregdetare dhe ndërtimet shumëkatëshe, PPP-të, monitorimi i sistemit bankar, si dhe rishikimi i projekteve që kanë përfituar status “strategjik”.

Sipas vlerësimeve amerikane, këto masa synojnë të krijojnë kushte për konkurrencë të ndershme dhe institucione më të forta, në prag të një procesi zgjedhor të konsideruar vendimtar për të ardhmen demokratike të vendit.

Pjesë nga raporti i Kongresit Amerikan:

“Afati 90-ditor (që përfundon në mars 2026) pas miratimit të Aktit për Demokracinë dhe Prosperitetin në Ballkanin Perëndimor shënon një zhvendosje nga goditja e politikanëve individualë drejt çmontimit të rrjeteve financiare që i mbështesin ata. Në Shqipëri, rezultati më i mundshëm është një “valë e dytë” sanksionesh që lidh statusin Non Grata politik me ndjekjen penale. Duke emërtuar përkrahësit ekonomikë, figurat e biznesit dhe “ndërmjetësit” që lehtësojnë korrupsionin, SHBA po ofron në mënyrë efektive një udhërrëfyes për SPAK-un që të kalojë nga ngrirja e aseteve drejt arrestimeve në nivele të larta, me synimin për të “pastruar” tregun nga konkurrenca e shtrembëruar përpara zgjedhjeve të vitit 2027.

Sektorët kryesorë nën vëzhgim:

–Rishikimi 90-ditor i Departamentit të Shtetit synon sektorët ku fluksi i “parave gri” është më i lartë:

-Teknologjia dhe infrastruktura digjitale: Fokus te kontraktorët e AKSHI-t dhe “taksa e korrupsionit” në shërbimet shtetërore digjitale.

-Pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimi: Shqyrtim i projekteve luksoze bregdetare dhe kullave të larta në Tiranë.

-Energjia dhe shërbimet publike: Mbikëqyrje e korporatave shtetërore të energjisë (KESH, OST) dhe koncesioneve në energjinë e rinovueshme.

-Partneritetet Publike-Private (PPP): Auditimi i kontratave për menaxhimin e mbetjeve dhe infrastrukturën.

-Bankat dhe financat: Monitorim i bankave vendase për të siguruar shkëputjen e tyre nga “lehtësuesit” e rinj të sanksionuar.

-Turizmi strategjik: Rishikim i projekteve që kanë marrë status “strategjik” përmes favorizimit politik”

The post “Valë e dytë sanksionesh ‘non grata’ në Shqipëri”, raporti i Kongresit amerikan” SHBA si udhërrëfyes për SPAK-un! Hetime për AKSHI-n, KESH dhe… appeared first on Albeu.com.

FOKUS – Kina sanksionon 20 kompani amerikane për shitje armësh Tajvanit

26 December 2025 at 14:24

PEKIN, 26 dhjetor /ATSH/ – Kina vendosi sot sanksione ndaj 20 kompanive amerikane, të lidhura me mbrojtjen dhe 10 drejtuesve të tyre, një javë pasi Uashingtoni njoftoi një paketë të madhe shitjeje armësh për Tajvanin, sipas AP.

”Sanksionet përfshijnë ngrirjen e aseteve të kompanive në Kinë dhe ndalimin e individëve dhe organizatave për të bërë biznes me to”, njoftoi Ministria e Jashtme kineze.

Mes kompanive të sanksionuara janë “Northrop Grumman Systems Corporation”, “L3Harris Maritime Services” dhe “Boeing” në St. Louis.

Ndër drejtuesit e sanksionuar është edhe themeluesi i “Anduril Industries , Palmer Luckey, i cili nuk mund të bëjë më biznes në Kinë dhe i është ndaluar hyrja në vend; asetet e tij atje janë ngrirë gjithashtu.

Paketa amerikane e shitjes së armëve, me vlerë mbi 10 miliardë dollarë, ka shkaktuar reagim të ashpër nga Pekini, i cili e konsideron Tajvanin pjesë të territorit të tij dhe këmbëngul se ishulli duhet të vihet nën kontrollin kinez.

Nëse miratohet nga Kongresi amerikan, ajo do të ishte paketa më e madhe ndonjëherë e armëve amerikane për territorin vetëqeverisës.

“Rikujtojmë edhe një herë se çështja e Tajvanit është në thelb të interesave thelbësore të Kinës dhe përbën vijën e parë të kuqe që nuk duhet kaluar në marrëdhëniet Kinë–SHBA”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme kineze.

“Çdo kompani ose individ që angazhohet në shitje armësh për Tajvanin do të paguajë çmimin për këtë shkelje”, shton deklarata.

Ministria i bëri thirrje gjithashtu SHBA-së të ndalë, siç i quajti ajo, “lëvizjet e rrezikshme të armatosjes së Tajvanit”.

Tajvani mbetet një nga pikat më të nxehta të tensionit në marrëdhëniet SHBA–Kinë, për të cilat analistët paralajmërojnë se mund të përshkallëzohen në konflikt ushtarak mes dy fuqive.

Kina pretendon se shitjet amerikane të armëve për Tajvanin shkelin marrëveshjet diplomatike mes Pekinit dhe Uashingtonit./   /Ad.Ab./

 

The post FOKUS – Kina sanksionon 20 kompani amerikane për shitje armësh Tajvanit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Costa: Sanksionet e SHBA-së ndaj zyrtarëve evropianë janë të papranueshme

By: armand
24 December 2025 at 18:41

Bashkimi Evropian dënon kufizimet e udhëtimit të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për qytetarë dhe për zyrtarë evropianë. Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa ka thënë se masa të tilla janë të papranueshme mes aleatëve, partnerëve. “BE mbron me vendosmëri lirinë e shprehjes, rregullat e drejta digjitale, dhe sovranitetin e saj rregullator”, tha […]

The post Costa: Sanksionet e SHBA-së ndaj zyrtarëve evropianë janë të papranueshme appeared first on BoldNews.al.

BE zgjat afatin e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë

22 December 2025 at 15:06

Bashkimi Evropian (BE) ka vendosur të zgjasë sanksionet ekonomike kundër Rusisë për gjashtë muaj të tjerë.  Këshilli Evropian njoftoi se masat ekonomike të vendosura ndaj Rusisë për veprimet e saj që destabilizojnë Ukrainën do të zgjaten deri më 31 korrik 2026.

Në deklaratë rikujtohet se sanksionet e BE-së u zgjeruan ndjeshëm pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në shkurt 2022.

Në kuadrin e sanksioneve të BE-së, Rusia përballet me një gamë të gjerë kufizimesh, duke përfshirë tregtinë, financat, energjinë (naftë dhe qymyr), industrinë, teknologjinë, transportin, mallrat me përdorim të dyfishtë dhe luksin, si dhe arin dhe diamantet.

Sanksionet përfshijnë gjithashtu një ndalim të importit të naftës bruto dhe disa produkteve të naftës nga Rusia në BE nga deti, përjashtimin e disa bankave ruse nga sistemi ndërkombëtar i pagesave SWIFT dhe pezullimin e aktiviteteve të shumë institucioneve transmetuese.

BE-ja deri më tani ka zbatuar 19 paketa sanksionesh kundër Rusisë për shkak të luftës.

Sanksionet ekonomike të BE-së kundër Rusisë zgjaten çdo gjashtë muaj.

Rusia aneksoi në mënyrë të paligjshme Republikën Autonome të Krimesë dhe qytetin e Sevastopolit më 18 mars 2014. BE-ja vendosi sanksione ekonomike ndaj Rusisë për herë të parë në vitin 2014.

Putin: Rusia “ka ide” si të zgjidhet çështja e NIS-it të sanksionuar serb

By: armand
19 December 2025 at 19:33

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë të premten se Moska “ka ide” se si mund të zgjidhet çështja e Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), e cila është nën sanksione amerikane, dhe se bisedimet me Serbinë janë duke vazhduar. “Ne kemi ide se si, në çfarë mënyre dhe në çfarë drejtimi mund të ecim […]

The post Putin: Rusia “ka ide” si të zgjidhet çështja e NIS-it të sanksionuar serb appeared first on BoldNews.al.

BE do të sanksionojë 40 anije të tjera të “flotës hije”

By: Fax Web
15 December 2025 at 09:37

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të vendosin sanksione ndaj rreth 40 anijeve shtesë – që përdoren për të anashkaluar sanksionet e vendosura ndaj Rusisë – për shkak të luftës së saj në Ukrainë, tha sot shefja e çështjeve të jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

“Sanksionimi i më shumë anijeve të të ashtuquajturës “flotë hije” do të thotë privim i Rusisë nga mjetet për të financuar këtë luftë”, shtoi Kallas në Bruksel.

Anijeve të sapo sanksionuara do t’u ndalohet hyrja në portet evropiane dhe marrja e sigurimit.

Sanksione të tilla si ngrirja e aseteve janë planifikuar gjithashtu kundër individëve që mbështesin funksionimin e “flotës hije”.

Përveç kësaj, blloku synon të nisë bisedime me shtetet e të cilave janë regjistruar anijet, duke kërkuar marrëveshje për të lejuar forcat detare të BE-së të inspektojnë cisternat.

“Flota hije” është përgjigja e Rusisë ndaj kufizimit ndërkombëtar të çmimit të naftës të vendosur ndaj eksporteve ruse të karburanteve fosile.

Moska është përpjekur të fshehë origjinën e naftës së saj – duke përdorur metoda të ndryshme – si manipulimi i transponderëve satelitorë ose transferimi i naftës midis cisternave në det të hapur.

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

By: armand
14 December 2025 at 15:03

Bjellorusia ka liruar 123 të burgosur politikë, mes tyre aktivisten e njohur të opozitës Maria Kolesnikova dhe fituesin e Çmimit Nobel për Paqe, Ales Bialiatski, pas një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë pranuar të heqin një pjesë të sanksioneve ndaj këtij vendi. Vendimi erdhi pas bisedimeve në Minsk me të dërguarin special […]

The post Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA appeared first on BoldNews.al.

SHBA sanskione Venezuelës/ Masa për njerëzit e afërt të presidentit dhe kompanitë e anijet e naftës

By: xhir jeta
12 December 2025 at 15:23

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar sanksione të reja mbi kompanitë dhe anijet e transportit detar të naftës venezueliane.

Po ashtu në listën e sanksioneve u përfshinë edhe persona afër familjes së Nicolas Maduro dhe një biznesmen i lidhur me presidentin venezuelian. Mes të sanksionuarve janë tre nipër të gruas së Maduros, dy prej të cilëve ishin dënuar më parë për trafik droge në Shtetet e Bashkuara, por u liruan në një shkëmbim të burgorurish.

Kjo është goditja më e fundit e administratës amerikane ndaj Karakasit, pas sekuestrimit të një anijeje cisternë për të cilën Shtetet e Bashkuara thanë se transportonte naftë të sanksionuar nga Venezuela dhe Irani.

Departamenti i Thesarit tha se 6 anijet e sanksionuara së fundmi ishin të përfshira në praktika mashtruese dhe të pasigurta transporti që i siguronin burime financiare qeverisë së Maduros.

Sekuestrime të tjera janë të mundshme në javët në vijim, ndërsa Shtetet e Bashkuara ushtrojnë presion mbi Maduron për të lënë pushtetin.

Maduro ka thënë se fushata e Trump kundër tij është motivuar nga synimi për të marrë naftën venezueliane.

Ai ka refuzuar të largohet nga vendi edhe pse mediat ndërkombëtare kanë raportuar se kjo ka qenë një kërkesë e presidentit amerikan.

Megjithatë Maduro ka siguruar aleatë në Amerikën Latine. Kolumbia, e cila ka pasur gjithashtu përplasje diplomatike me Trump, i ka hapur derën presidentit venezuelian.

Ministri i Jashtëm i Kolumbisë tha se nëse Maduro zgjedh të largohet, ai nuk sheh asnjë arsye pse vendi i tij të mos i ofrojë azil.

 

OTAVA – Kanadaja heq sanksionet ndaj Sirisë

6 December 2025 at 17:17

OTAVA, 6 dhjetor /ATSH/ –  Kanadaja hoqi sot Sirinë nga lista e shteteve që mbështesin terrorizmin dhe anuloi ”Hayat Tahrir al-Sham” (HTS) si entitet terrorist duke iu bashkuar një sërë vendesh perëndimore që po zbusin sanksionet ndaj Damaskut, sipas Reuters.

Vendimi pason zhvillimet politike në Siri, ku HTS rrëzoi Bashar al-Assad-in dhjetorin e kaluar dhe mori kontrollin e qeverisë.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Kanadasë theksoi se ”këto vendime nuk janë marrë lehtë”, duke nënvizuar se janë të harmonizuara me hapat e fundit të ndërmarrë nga aleatët, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe .

Sipas Otavës, ato pasqyrojnë përpjekjet e qeverisë së tranzicionit sirian për të forcuar stabilitetin në vend.

Kanadaja e kishte futur Sirinë në listën e shteteve mbështetëse të terrorizmit në vitin 2012, kur shtypja e protestave prodemokratike nga regjimi i Assad-it e zhytën vendin në luftë civile.

Ndërkohë, HTS-ja ka qenë i sanksionuar prej vitesh për shkak të lidhjeve historike me Al-Kaidën, por disa shtete perëndimore kanë nisur ta heqin nga listat terroriste për të mundësuar bashkëpunim me qeverinë e re të udhëhequr nga ish-jihadisti Ahmed al-Sharaa.

Sipas autoriteteve kanadeze, drejtuesit e rinj të Sirisë po përpiqen të shkëputen nga e kaluara e dhunshme dhe të projektojnë një imazh më të moderuar ndaj popullit sirian dhe komunitetit ndërkombëtar. Ky rikthim i Sirisë në skenën diplomatike shihet si një hap i rëndësishëm për të zhbllokuar ndihmat dhe bashkëpunimin rajonal.

Pavarësisht lehtësimit të masave, Kanadaja do të mbajë ende në fuqi sanksionet individuale ndaj 56 personave të lidhur me regjimin e rrëzuar të Assad-it dhe anëtarëve të familjes së tij, duke theksuar se procesi i normalizimit do të mbetet i kushtëzuar nga hapat konkretë të qeverisë së re siriane./  /Ad.Ab./

The post OTAVA – Kanadaja heq sanksionet ndaj Sirisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Uashingtoni pezullon një pjesë të sanksioneve ndaj gjigantit rus të naftës ”Lukoil”

4 December 2025 at 18:38

UASHINGTON, 4 dhjetor /ATSH-AFP/ – Qeveria amerikane njoftoi sot se po pezullon një pjesë të sanksioneve të saj kundër gjigantit rus të naftës ”Lukoil” për të lejuar stacionet e benzinës të vendosura jashtë Rusisë të vazhdojnë të operojnë.

”Transaksionet që përfshijnë këto stacione benzine lejohen për të shmangur penalizimin e klientëve dhe furnizuesve të tyre, me kusht që të ardhurat të mos transferohen në Rusi”, sipas një deklarate nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së.

Heqja dorë është në fuqi deri më 29 prill 2026.

Në fund të tetorit, për të ushtruar presion mbi Rusinë, e cila është në luftë me Ukrainën, Shtetet e Bashkuara shtuan dy prodhuesit më të mëdhenj të naftës në Rusi, ”Lukoil” dhe ”Rosneft”, në listën e saj të subjekteve të sanksionuara, një listë e monitoruar nga shumë vende dhe e frikësuar në botën e biznesit.

Kompanitë që punojnë me subjekte ruse rrezikojnë sanksione dytësore që do t’i pengonin ato të hynin në bankat, tregtarët, transportuesit dhe siguruesit amerikanë – shtylla kurrizore e tregut të mallrave.

Njoftimi i Thesarit të SHBA-së vjen dy ditë pas një takimi në Moskë midis presidentit rus, Vladimir Putin dhe të dërguarit të Donald Trump, Steve Witkoff.

Qeveria e SHBA-së po përpiqet të negociojë përfundimin e luftës në Ukrainë, por aleatët e saj evropianë e akuzojnë atë se favorizon kërkesat ruse./ a.jor.

The post SHBA – Uashingtoni pezullon një pjesë të sanksioneve ndaj gjigantit rus të naftës ”Lukoil” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SERBI – Rafineria e vetme e vendit dobësohet nga sanksionet e SHBA-së

25 November 2025 at 11:33

BEOGRAD, 25 nëntor /ATSH-AFP/ – Rafineria e vetme e Serbisë, e prekur nga sanksionet e SHBA-së, mund të mbetet që sot pa naftë bruto, sipas informacioneve të fundit nga qeveria.

Që nga fillimi i tetorit, Serbia është përpjekur të gjejë një mënyrë për të hequr sanksionet e SHBA-së që po dobësojnë kompaninë kryesore të naftës në vend, NIS, aksionarët kryesorë të së cilës janë rusë.

NIS, e cila furnizon rreth 80% të pompave në vend, operon rafinerinë e vetme të vendit, në ”Pançevo”, disa kilometra larg Beogradit.

Në fund të tetorit, Ministria serbe e Energjisë njoftoi se rezervat e naftës bruto të rafinerisë duhet ta lejojnë ate të funksionojë deri më 25 nëntor.

Që atëherë, qeveria ka njoftuar kontrata të reja importi për benzinë dhe naftë.

Pas një seance të jashtëzakonshme për të shqyrtuar situatën energjetike në vend, qeveria njoftoi në një deklaratë se ekonomia dhe qytetarët nuk kanë arsye të shqetësohen, duke pasur parasysh se ka një sasi të mjaftueshme të produkteve të naftës, pa dhënë detaje të mëtejshme.

“Por, importet nuk do të jenë të mjaftueshme për të shpëtuar NIS”, paralajmëron Goran Radosavljeviç, një ekonomist në Beograd.

“Prodhimi mbulonte rreth 80% të gjithçkaje, dhe importet përbënin rreth 20%. Mund ta zgjasni agoninë për disa muaj me importe shtesë, por NIS do të falimentojë nëse nuk mund të funksionojë më”, shtoi ai.

Që nga vendosja e sanksioneve të SHBA-së më 9 tetor, Beogradi ndodhet në situatë të vështirë mes lidhjeve të tij me Rusinë dhe rrezikut të një krize energjitike këtë dimër dhe ka kërkuar vazhdimisht që sanksionet të hiqen.

Duke argumentuar se pala ruse ishte gati t’i dorëzonte aksionet e saj, 45% të mbajtura nga ”Gazprom Neft” dhe 11.3% nga ”Intelligence”, një kompani me seli në Moskë, Serbia kërkoi javën e kaluar një përjashtim të përkohshëm nga Shtetet e Bashkuara, të paktën deri në përfundimin e negociatave.

Megjithatë, ende nuk është marrë asnjë përgjigje nga Uashingtoni.

Serbia shiti 51% të aksioneve të NIS te ”Gazprom” dhe ”Gazprom Neft” në vitin 2008 për 400 milionë euro.

Shteti serb ende zotëron gati 30% të NIS, ndërsa pjesa tjetër mbahet nga disa aksionarë më të vegjël.

Sanksionet e kanë vendosur Beogradin në një pozicion të vështirë.

Diskutime paralele mbi furnizimin me gaz po zhvillohen gjithashtu mes Beogradit dhe Moskës, e cila siguron rreth 90% të gazit të përdorur nga Serbia./ /f.k/  a.jor.

The post SERBI – Rafineria e vetme e vendit dobësohet nga sanksionet e SHBA-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Raport OKB: Sanksionet amerikane dëmtojnë ushqimin, shëndetin dhe jetën në Kubë

By: melisa
22 November 2025 at 18:25

Shtetet e Bashkuara duhet të heqin sanksionet e vendosura ndaj Kubës, pasi ato po ndikojnë rëndë në të gjitha aspektet e jetës në ishull, sipas një raportuese speciale të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Alena Douhan, raportuese speciale e OKB-së për masat e njëanshme kufizuese, i cilësoi sanksionet amerikane si regjimin më të gjatë të këtij lloji në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Source

BRUKSEL – Kallas: Rusia kërkon të bllokojë sanksionet e SHBA-së me planin për Ukrainën

21 November 2025 at 16:20

BRUKSEL, 21 nëntor /ATSH-AFP/ – Rusia po kërkon të bllokojë zbatimin e sanksioneve të SHBA-së kundër eksporteve të saj të naftës duke njoftuar një plan për Ukrainën nga Uashingtoni, deklaroi sot përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas.

“Sot është dita në të cilën supozohet të hyjnë në fuqi sanksionet e SHBA-së kundër Rusisë. Shpresoj se nuk do të shohim një vendim për t’i shtyrë ato, sepse kjo është pikërisht ajo që dëshiron Rusia”, u tha ajo gazetarëve në Bruksel.

Në një vendim të mirëpritur nga evropianët dhe Ukraina, Shtetet e Bashkuara njoftuan sanksione muajin e kaluar kundër dy kompanive kryesore të naftës të Rusisë, ”Lukoil” dhe ”Rosneft”, efektet e të cilave filluan të ndiheshin edhe para se të hynin në fuqi.

Grupi indian petrokimik ”Reliance Industries” njoftoi të enjten se kishte ndaluar importimin e naftës bruto ruse në rafinerinë e saj të eksportit.

”Moska po kërkon gjithashtu të bllokojë diskutimet e vazhdueshme në Bruksel mbi përdorimin e aseteve të bankës së saj qendrore, të ngrira në Evropë”, shtoi Kallas.

“Ajo që Rusia dëshiron gjithashtu është që ne të shtyjmë diskutimet në mënyrë që asetet e ngrira të mos përdoren në dobi të Ukrainës”, deklaroi ajo më tej, pas një forumi që mblodhi së bashku 27 shtetet anëtare të BE-së si dhe vendet nga Azia dhe Oqeania.

“Ne duhet të jemi shumë të vendosur t’u themi partnerëve tanë në Azi dhe Oqeani se nuk do të biem në këto dy kurthe”, shtoi ajo.

Evropianët po diskutojnë përdorimin e këtyre aseteve të ngrira, përfshirë 210 miliardë euro të mbajtura në Belgjikë, për të financuar një kredi prej rreth 140 miliardë eurosh për Ukrainën./ a.jor.

The post BRUKSEL – Kallas: Rusia kërkon të bllokojë sanksionet e SHBA-së me planin për Ukrainën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Luftar Hysa jehonë edhe në mediat franceze: Biznesmenit iu bllokua një kazino në 2024

By: Brisi
14 November 2025 at 12:47

Sanksionet e vendosura ndaj biznesmenit Luftar Hysa kanë bërë jehonë në mediat e huaja. Pas medias spanjolle e cila analizonte se si u bë Hysa objektiv i Thesarit amerikan, edhe media franceze i ka kushtuar një artikull. Le Journal De Montreal, përshkruan veprimtarinë e Hysës dhe familjes së tij si dhe lidhjet me kartelet e […]

The post Luftar Hysa jehonë edhe në mediat franceze: Biznesmenit iu bllokua një kazino në 2024 appeared first on BoldNews.al.

Takimi me Ramën dhe përfshirja në kartelin “Sinaloa”, media spanjolle: Si u bë Luftar Hysa objektiv i Thesarit amerikan

By: Brisi
14 November 2025 at 12:31

Mediat e huaja i kanë kushtuar një artikull së fundmi sanksioneve të vendosura nga SHBA ndaj biznesmenit shqiptar Luftar Hysa dhe familjes së tij, pasi akuzohen si të përfshirë në rrjetin kriminal të drogës “Sinaloa”. Infoabe në një analizë të detajuar tregon  rrugëtimin e Hysës nga Shqipëria drejt Amerikës Latine, mënyrën se si dyshohet se […]

The post Takimi me Ramën dhe përfshirja në kartelin “Sinaloa”, media spanjolle: Si u bë Luftar Hysa objektiv i Thesarit amerikan appeared first on BoldNews.al.

Përshkallëzohen tensionet Rusi–Japoni/ Moska ndalon hyrjen e 30 zyrtarëve japonezë

By: Elva
11 November 2025 at 22:56

Rusia ka ndaluar hyrjen në territorin e saj për 30 shtetas japonezë, mes tyre edhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Japonisë, Toshihiro Kitamura, në përgjigje të sanksioneve që Tokio ka vendosur ndaj Moskës pas fillimit të luftës në Ukrainë. Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme ruse tha se vendimi është pjesë e “masave […]

The post Përshkallëzohen tensionet Rusi–Japoni/ Moska ndalon hyrjen e 30 zyrtarëve japonezë appeared first on BoldNews.al.

Hungaria përjashtohet për një vit nga sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

By: Elva
8 November 2025 at 08:46

Pas takimit në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan Donald Trump, kryeministri hungarez Viktor Orbán njoftoi se Hungaria ka marrë një përjashtim njëvjeçar nga sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus. Marrëveshja shihet si një fitore për të dyja palët: për Orbánin, që shmang goditjen ekonomike, dhe për Trumpin, që siguron angazhime të reja nga Budapesti […]

The post Hungaria përjashtohet për një vit nga sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus appeared first on BoldNews.al.

UKRAINË – Zelensky dënon sulmin e fundit rus, bën thirrje për më shumë sanksione

31 October 2025 at 10:57

KIEV, 31 tetor/ATSH-DPA/ – Rusia bombardoi një tjetër termocentral në Ukrainë, duke vrarë dy persona, deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Termocentrali në Sloviansk, qyteti më i madh në rajonin e Donetskut që është ende nën kontrollin e Kievit, u godit. Për fat të keq, dy persona vdiqën dhe disa persona u plagosën”, shtoi ai.

Sulmi vjen pas një prej netëve më të rënda të luftës për Ukrainën, me sulme të shumta në objektet energjetike.

I përballur me sulme të synuara në infrastrukturën civile, Zelensky e përshkroi këtë si terror dhe tha se bota duhej të përgjigjej.

Ai përmendi sanksionet e fundit të vendosura ndaj kompanive ruse të naftës si një shembull, duke thënë se sanksionet kishin treguar një efekt të qartë.

“Eksportet e naftës janë themeli i arrogancës ruse dhe nëse sanksionet mbeten ose shtrëngohen, Rusia do të pësojë humbje të konsiderueshme”, tha udhëheqësi ukrainas.

Sipas vlerësimit të tij, Moska mund të humbasë rreth 50 miliardë dollarë vitin e ardhshëm. Sanksionet më të ashpra do të ishin një masë e fortë për ta bindur Rusinë të ndalonte luftën, deklaroi Zelensky./   /os/

The post UKRAINË – Zelensky dënon sulmin e fundit rus, bën thirrje për më shumë sanksione appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sanksionet e reja, Rusia kërcënon BE-në: Përgjigje e dhimbshme nëse na prekni asetet!

By: armand
23 October 2025 at 13:57

Rusia reagoi për sanksionet e vendosura nga BE-ja së fundmi, duke kërcënuar për një “përgjigje të dhimbshme” ndaj çdo veprimi të Unionit, që do të përfshinte sekuestrimin e aseteve të ngrira ruse. Paralajmërimi erdhi ndërsa udhëheqësit e BE-së u takuan në Bruksel për të diskutuar një plan për të përdorur asetet si bazë për një […]

The post Sanksionet e reja, Rusia kërcënon BE-në: Përgjigje e dhimbshme nëse na prekni asetet! appeared first on BoldNews.al.

SHBA u heq sanksionet katër bashkëpunëtorëve të Dodikut

17 October 2025 at 22:42

Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi të premten se i ka hequr nga lista e sanksioneve katër aleatë të ish-presidentit të entitetit serb të Bosnjës, Millorad Dodik. Ky vendim u përshëndet nga vetë Dodik, i cili po e zhvillon një fushatë për t’i hequr sanksionet amerikane kundër tij. Dodik është sanksionuar nga SHBA-ja dhe Britania për […]

The post SHBA u heq sanksionet katër bashkëpunëtorëve të Dodikut appeared first on BoldNews.al.

❌
❌