Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Nafta më e lirë? Kosova vendos çmim tavan për tregtarët e karburantit

By: M C
16 December 2025 at 22:07

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se ka vendosur marzhë tregtare për produktet e naftës që përdoren për transport.

Sipas vendimit, marzha tregtare maksimale e lejuar për shitje me shumicë do të jetë deri në 2 centë për litër, ndërkaq me pakicë deri në 12 centë për litër.

Hajdari tha se vendimi për caktimin e masave mbrojtëse për produkte të naftës që përdoren për transport u mor me qëllim të “mbrojtjes së konsumatorëve dhe konkurrencës së drejtë në tregun vendor”.

“Ky vendim është rezultat i mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të naftës, përmes evidencave të përditshme të Doganës së Kosovës dhe raporteve nga ana e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ku është evidentuar se ndryshimet e çmimeve furnizuese nga importi shpesh pasqyrohen në rritje të menjëhershme të çmimeve të shitjes, ndërsa nuk ndodh një reflektim proporcional në ulje kur çmimet furnizuese bien”, shkroi ajo në Facebook.

Vendimi do të hyjë në fuqi pas publikimit në Gazetën Zyrtare. Sipas Hajdarit, parashihet që të shtohen inspektimet nga Inspektorati i Tregut lidhur me zbatimin e vendimit.

Çmimi aktual i naftës me pakicë është rreth 1.25 euro për litër.

Edhe në të kaluarën, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, tashmë kryeministër në detyrë, kishte vendosur masa mbrojtëse për naftën.

Më 2023, një vendim i tillë ishte kundërshtuar nga naftëtarët, të cilët kishin argumentuar atëbotë se vendimi ishte marrë bazuar në inspektimin e disa kompanive që “abuzojnë me çmimin e naftës” dhe se vendime të tilla “po dëmtojnë të gjithë sektorin”.

Edhe më 2022, Qeveria kishte vendosur masa mbrojtëse për produkte të naftës duke përcaktuar një çmim tavan për shitjen me shumicë dhe pakicë të kësaj lënde./ REL

The post Nafta më e lirë? Kosova vendos çmim tavan për tregtarët e karburantit appeared first on Albeu.com.

Pas një dekade ndërprerjeje, rinis funksionimi i naftësjellësit Selanik–Shkup

14 December 2025 at 10:04


Pas më shumë se dhjetë vjetësh ndërprerjeje, naftësjellësi Selanik–Shkup po kthehet sërish në funksion, pasi në vitin 2013 kompania greke “Hellenic Petroleum”, sot HELLENiQ Energy, e nxori jashtë përdorimit duke e konsideruar jofitimprurës, informon Radio Evropa e Lirë.

Rinisja e transportit të derivateve të naftës drejt Maqedonisë së Veriut pritet të ndodhë deri në fund të vitit, tha kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski.

“Ne si shtet po i zbatojmë të gjitha hapat që ky naftësjellës, i cili për shumë vite ishte dëmtuar dhe konservuar, të vihet në funksion. Po vazhdojnë inspektimet, mendoj se tashmë kanë përfunduar, pritet të nisin provat e presionit. Në Qeveri ka kaluar edhe çmimorja, pres që këtë vit ky naftësjellës të vihet në funksion”, deklaroi Mickoski.

Ndërtimi i naftësjellësit ishte pjesë e marrëveshjes së vitit 1999 që qeveria e udhëhequr nga kryeministri i atëhershëm dhe udhëheqësi i OBRM-PDUKM-së, Lubço Georgievski, e nënshkroi me kompaninë greke “Hellenic Petroleum” për blerjen e rafinerisë së vetme të naftës në shtet, OKTA.

Tani ky sistem tubacionesh do të quhet produktsjellës, pasi nga Selaniku në Shkup do të transportojë vetëm derivate të përpunuara të naftës, ndërsa përmes naftësjellësit zakonisht transportohet naftë e papërpunuar nga portet ose fushat naftëmbajtëse drejtpërdrejt në rafineri, ku më pas përpunohet.

Gypat e naftësjellësit Selanik-Shkup janë të gjatë rreth 213 kilometra, me kapacitet për të transportuar 2.5 milionë tonë karburant në vit, nga terminalet e “Hellenic Petroleum” deri te rafineria OKTA në Shkup, ku karburanti disel do të depozitohet.

Sipas marrëveshjes mes Qeverisë maqedonase dhe kompanisë greke, transporti i karburatit do të kushtojë 20 euro për ton, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë nga Komisioni Rregullativ për Energjetikë dhe Burime Ujore.

Kush do të përfitojë?

Nëse produktsjellësi punon me kapacitet të plotë prej 2.5 milionë tonësh në vit, vlera totale e shërbimit do të arrinte rreth 50 milionë euro në vit.

Të ardhurat do të ndahen mes Qeverisë së Maqedonisë, e cila përmes ndërmarrjes shtetërore “Naftovod” ka 20 për qind të aksioneve në kompaninë e përbashkët “Vardaks”, ku hisedari më i madh është “Hellenic Petroleum” me 80 për qind të aksioneve.

Me njoftimet e Qeverisë maqedonase se po i përfundon procedurat e fundit, përmes këtij tubacioni do të mund të qarkullojë karburanti sapo Ministria e Transportit të lëshojë “lejen për përdorim”.

Me këtë do të hyjë në fuqi edhe licenca që Komisioni Rregullativ për Energjetikë dhe Burime Ujore tashmë ia ka lëshuar “Vardaks”-it në vitin 2023, me vlefshmëri prej 35 vjetësh, përkatësisht deri në vitin 2058.

“Kur operatori ‘Vardaks’ ta marrë lejen e përdorimit nga shteti, kjo licencë do të hyjë në fuqi”, tha për REL-in kryetari i Komisionit Rregullativ për Energjetikë dhe Burime Ujore, Marko Bislimovski.

REL-i i është drejtuar Qeverisë maqedonase me pyetjen se cilat janë përfitimet e pritshme për sistemin energjetik dhe ekonomik të vendit nga ky tubacion, por deri në publikimin e këtij teksti, ekzekutivi në Shkup nuk është përgjigjur.

Polemikë politike rreth tubacionit të naftës OBRM–Partia Popullore, e themeluar nga ish-kryeministri Georgievski pasi u largua nga OBRM-PDUKMja, pretendon se riaktivizimi aktual i naftësjellësit Selanik-Shkup ka për qëllim t’i ndihmojë Serbisë në krizën aktuale me naftë.

Nga kjo parti thonë se janë të habitur nga shpejtësia me të cilën po finalizohet procesi dhe pyesin pse ata, që prej vitesh kundërshtonin projektin, tani heshtin.

Partia e Lubço Georgievskit shtoi se argumentet për përfitimet nga naftësjellësi kanë qenë të vlefshme që para 25 vjetësh dhe akuzoi se vendi është lënë me vetëdije pa përfitime ekonomike dhe gjeostrategjike.

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se roli i Qeverisë është të sigurojë infrastrukturën dhe rregulloren, por jo të hyjë në operacione biznesi.

“Ne si Qeveri nuk jemi shoqëri aksionare për të furnizuar Serbinë ose vende të tjera. Këtë e bëjnë kompani private që merren me biznes”, tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes nëse shteti do të përpiqet të përfitojë nga kriza e naftës në Serbi përmes eksportit të derivateve në këtë linjë.

Transport më i lirë dhe më i sigurt

Teorikisht, transporti i drejtpërdrejtë i derivateve të naftës nga Selaniku në Shkup përmes tubacionit do të duhej të sillte më shumë siguri dhe shmangie të rreziqeve që i shoqërojnë transportin me kamionë dhe cisterna.

Sipas profesorit Dejan Trajkovski nga Fakulteti Teknik i Bitolës në Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit”, naftësjellësin riktheu në vëmendje edhe problemet me hekurudhën në vend dhe çmimin më të ulët të transportit përmes tubacioneve.

“Në çdo rast, kjo është mënyra më e duhur e transportit, sidomos duke pasur parasysh se tashmë e kemi”, tha Trajkovski.

Ndërtimi i naftësjellësit u përfundua në vitin 2002, por dhjetë vjet më vonë, në vitin 2013, në OKTA u ndal plotësisht përpunimi i naftës, me ç’rast rafineria përfundoi në falimentim dhe transporti i naftës nëpër tubacion u ndërpre.

Arsyet, sipas “Hellenic Petroleum” në atë kohë, ishin se nuk ishte fitimprurëse dhe kishte pengesa përmes rregulloreve të shumta.
Që nga shitja e OKTA-s në vitin 1999 nga Qeveria e atëhershme maqedonase, lindën mosmarrëveshje që përfunduan para Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Paris.

Me atë marrëveshje, të cilën një pjesë e opinionit të ekspertëve në Maqedoni të Veriut e vlerësuan si të dëmshëm për shtetin, OKTA iu shit kompanisë “Hellenic Petroleum” për 32 milionë euro, dhe marrëveshja ndër të tjera parashihte ndërtimin e naftësjellësit, si edhe detyrimin që për 20 vjet Maqedonia e Veriut të blinte të paktën 500.000 tonë naftë në vit nga Greqia.

Procedurat e arbitrazhitPasuan tre procese të ndara arbitrazhi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Paris, të lidhura me marrëveshjen për OKTA-n dhe naftësjellësin.

I fundit ishte në dhjetor 2022, kur gjykata vendosi kundër Maqedonisë së Veriut dhe në favor të “Hellenic Petroleum”, ndërsa padia kishte të bënte me mosrespektimin e detyrimeve të marrëveshjes, duke detyruar shtetin të paguajë gjithsej 21.47 milionë euro dëmshpërblim, shumë që është përgjysmuar krahasuar me kërkesën fillestare së bashku me interesat, e cila arrinte në 42.6 milionë euro.

Qeveria atëherë njoftoi se ekipi i angazhuar juridik nga Franca, zyra “Dechert”, kishte arritur të përgjysmonte shumën e kërkuar si dëmshpërblim.

Më herët, në vitin 2019, Maqedonia e Veriut kërkonte mënyrë për të arritur marrëveshje me “Hellenic Petroleum” pas vendimit të atëhershëm të Gjykatës së Parisit prej 32 milionë dollarësh, që lidhej me moszbatimin e marrëveshjes për blerjen e mazutit.

Vendimi i parë ishte në vitin 2007 dhe erdhi pasi Gjykata Kushtetuese e vendit në vitin 2002 anuloi disa pjesë të marrëveshjes me “Hellenic Petroleum”, me të cilin kompania greke fitoi 52 milionë euro dëmshpërblim.

Me riaktualizimin e rinisjes së tubacionit, Esad Rahiq, i cili gjatë Qeverisë së kaluar në vitin 2020 u bë drejtor i ndërmarrjes shtetërore “Naftovod”, tha se pagesa e penaliteteve nga paditë është ndër arsyet kryesore që naftësjellësi duhej të kishte nisur punën shumë më herët.

“Sa më shpejt të hapej dhe të fillonte të punonte, aq më shpejt do të shlyheshin penalitetet nga paditë”, tha ai.

Rahiq shtoi se vendi ka për obligim ta hapë tubacionin, të cilin e quan investim strategjik prej rreth 100 milionë dollarësh, dhe tregoi se për këtë ka biseduar me dy ish–kryeministrat, Zoran Zaev dhe Dimitar Kovaçevski.

Ai u kishte propozuar që sistemi të vihej në përdorim që atëherë, si edhe të vazhdohej ndërtimi për lidhje me Kosovën, por theksoi se propozime të tilla nuk janë realizuar. /REL/

SHBA sanskione Venezuelës/ Masa për njerëzit e afërt të presidentit dhe kompanitë e anijet e naftës

By: xhir jeta
12 December 2025 at 15:23

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar sanksione të reja mbi kompanitë dhe anijet e transportit detar të naftës venezueliane.

Po ashtu në listën e sanksioneve u përfshinë edhe persona afër familjes së Nicolas Maduro dhe një biznesmen i lidhur me presidentin venezuelian. Mes të sanksionuarve janë tre nipër të gruas së Maduros, dy prej të cilëve ishin dënuar më parë për trafik droge në Shtetet e Bashkuara, por u liruan në një shkëmbim të burgorurish.

Kjo është goditja më e fundit e administratës amerikane ndaj Karakasit, pas sekuestrimit të një anijeje cisternë për të cilën Shtetet e Bashkuara thanë se transportonte naftë të sanksionuar nga Venezuela dhe Irani.

Departamenti i Thesarit tha se 6 anijet e sanksionuara së fundmi ishin të përfshira në praktika mashtruese dhe të pasigurta transporti që i siguronin burime financiare qeverisë së Maduros.

Sekuestrime të tjera janë të mundshme në javët në vijim, ndërsa Shtetet e Bashkuara ushtrojnë presion mbi Maduron për të lënë pushtetin.

Maduro ka thënë se fushata e Trump kundër tij është motivuar nga synimi për të marrë naftën venezueliane.

Ai ka refuzuar të largohet nga vendi edhe pse mediat ndërkombëtare kanë raportuar se kjo ka qenë një kërkesë e presidentit amerikan.

Megjithatë Maduro ka siguruar aleatë në Amerikën Latine. Kolumbia, e cila ka pasur gjithashtu përplasje diplomatike me Trump, i ka hapur derën presidentit venezuelian.

Ministri i Jashtëm i Kolumbisë tha se nëse Maduro zgjedh të largohet, ai nuk sheh asnjë arsye pse vendi i tij të mos i ofrojë azil.

 

Ndalimi i shitjes së veturave me benzinë në BE do të shtyhet deri në vitin 2040

9 December 2025 at 15:40


Ndalimi i shitjes së veturave të reja me benzinë dhe naftë në BE mund të shtyhet deri në vitin 2040.

Kjo është sipas një raporti nga The Times, i cili pretendon se "udhëheqës të lartë të industrisë" kanë konfirmuar privatisht se një njoftim mund të bëhet së shpejti, duke shtyrë afatin aktual 2035, transmeton Telegrafi.

Tim Tozer është ish-drejtori i Mbretërisë së Bashkuar i Vauxhall, Mazda dhe Mitsubishi dhe tani është kryetar i firmës së sigurimeve të makinave, Allianz.

Ai i tha Sunday Times se "ka autoritetin e duhur që BE do të shtojë pesë vjet në [afatin] aktual 2035 për të vendosur datën 2040. [Kjo] do të thotë që nga 1 janari 2040, të gjitha automjetet e reja do të duhet të jenë tërësisht elektrike".

Çdo veprim i tillë nga BE ka të ngjarë të rrisë presionin mbi qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për të shtyrë ndalimin e saj të benzinës dhe naftë, i cili do të zbatohet nga viti 2030; Qeveria laburiste e Keir Starmer e rivendosi këtë afat pasi administrata e mëparshme konservatore, e kryesuar nga Rishi Runak, e shtyu atë në vitin 2035.

Nuk dihet se kur BE do ta bëjë këtë njoftim të rëndësishëm; megjithatë, besohet se ndërsa ndalimi i synuar i Mbretërisë së Bashkuar për vitin 2030 do të lejonte ende që disa makina hibride që mund të përshkojnë një distancë "kuptimplotë" ende të pacaktuar me energji elektrike të shiten deri në vitin 2035, kufiri i BE-së për vitin 2040 do të lejonte që vetëm makinat tërësisht elektrike të mbeteshin në shitje.

BE ka qenë nën presion për të rishqyrtuar ndalimin e saj të planifikuar për njëfarë kohe, jo vetëm nga qeveria gjermane, por edhe nga autoritetet në Itali, Portugali, Sllovaki dhe Bullgari, të cilat paraqitën një plan alternativ në verë.

Ata favorizojnë një objektiv neutral ndaj teknologjisë që do të urdhëronte një ulje prej 90% të emetimeve të CO2 të makinave deri në vitin 2035 dhe një objektiv prej 100% deri në vitin 2040.

Nëse do të ishte ky rasti, prodhuesit e makinave do të kishin fleksibilitet se si do ta arrinin objektivin. Çdo njoftim i BE-së do të vinte gjithashtu pas ndryshimit të politikave nga presidenti amerikan Donald Trump, që ishin hartuar për të inkurajuar konsumatorët amerikanë drejt makinave elektrike.

Edhe pse prodhuesit gjermanë të makinave kanë qenë të hapur në kundërshtimin e tyre ndaj ndalimit, disa prodhues të tjerë të automobilave që janë më në rrugën e elektrifikimit të plotë të gamës së produkteve të tyre i kanë kërkuar BE-së të qëndrojë e vendosur.

Drejtori ekzekutiv i Volvo-s, Hakan Samuelsson, tha së fundmi: "Nuk e shoh logjikën në ngadalësimin".

Në Mbretërinë e Bashkuar, shitjet e makinave elektrike janë rritur ndjeshëm dhe janë rritur me 26% për vitin 2025 deri më sot, por shkalla e rritjes është ngadalësuar në muajt e fundit me shitjet e nëntorit që janë rritur vetëm me 3.6% krahasuar me vitin 2024.

Shumë prodhues po përpiqen gjithashtu të arrijnë objektivat e mandatit ZEV që kërkojnë që 28% e shitjeve të tyre të jenë automjete me zero emetime në vitin 2025 dhe 33% në vitin 2026.

E gjithë kjo po ndodh ndërsa qeveria po e zgjat njëkohësisht Grantin për Makina Elektrike që njoftoi në gusht deri në mars 2030 dhe gjithashtu po prezanton një taksë eVED për milje për makinat elektrike nga viti 2028 - dy lëvizje që mund të argumentohen se ofrojnë mesazhe të përziera për konsumatorët që mendojnë të kalojnë në një automjet elektrik. /Telegrafi/

Siria dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje për naftë dhe gaz

9 December 2025 at 14:19


Siria dhe Arabia Saudite kanë nënshkruar një numër marrëveshjesh në sektorët e naftës dhe gazit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kompania shtetërore siriane e naftës nënshkroi katër marrëveshje me kompani saudite në selinë e Ministrisë së Energjisë në kryeqytetin Damask, sipas Agjencisë Arabe të Lajmeve Siriane (SANA) të martën.

Marrëveshjet mbulojnë "shërbime mbështetëse teknike dhe zhvillimin e fushave të naftës dhe gazit në Siri", tha agjencia, pa përmendur nënshkruesit sauditë të marrëveshjeve.

Më 19 nëntor, drejtori ekzekutiv i Kompanisë siriane të naftës, Youssef Qaballawi, njoftoi zbulimin e pesë fushave të reja të gazit në rajonin perëndimor Al-Sahel.

Sipas shifrave të vitit 2015, rezervat e provuara të gazit në Siri arritën në rreth 8.5 trilionë metra kub, ndërsa prodhimi mesatar ditor i gazit të palidhur është rreth 250 milionë metra kub, duke përfaqësuar 58 përqind të prodhimit total të gazit të vendit.

Gazi i lidhur me naftën përbën 28 përqind të prodhimit, pjesa më e madhe e të cilit vjen nga lindja e lumit Eufrat.

Qeveria e re siriane, nën presidencën e Ahmad al Sharaa, synon të përmirësojë sektorin e energjisë së vendit duke nënshkruar marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi me disa qeveri dhe institucione për të mbështetur rindërtimin dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit pas 14 vitesh luftë civile. /Telegrafi/

Bie nafta në tregjet globale/ Çmimet tërhiqen mes bisedimeve për Ukrainën dhe vendimmarrjes së FED

By: xhir jeta
8 December 2025 at 14:11

Çmimet e naftës ranë të hënën, ndërsa investitorët po monitorojnë bisedimet për t’I dhënë fund luftës në Ukrainë dhe janë në pritje të lehtësimit të politikës monetare nga Rezerva Federale. Kontratat feature të naftës Brent ranë me 0.9% duke zbritur në 63.1 dollarë për fuçi këtë fillim jave.

Analistë të tregut thonë se nëse arrihet një marrëveshje e afërt për Ukrainën, atëherë eksportet ruse të naftës duhet të rriten dhe të ushtrojnë presion mbi çmimet e naftës.

Ndërkohë, tregjet po parashikojnë një shans prej 84% për një ulje me çerek pikë të normës bazë të interesit nga Rezerva Federale. Por, komentet e anëtarëve të bordit të Bankës Amerikane tregojnë se takimi do të ketë shumë përplasje lidhur me vendimmarrjen.

Në Evropë përparimi në bisedimet e paqes në Ukrainë mbetet i ngadaltë, me mosmarrëveshjet mbi garancitë e sigurisë për Kievin dhe statusin e territorit të pushtuar nga Rusia. Zyrtarët amerikanë dhe rusë gjithashtu kanë pikëpamje të ndryshme mbi propozimin e paqes të paraqitur nga administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump .

Ndërkohë, vendet e G7 dhe Bashkimi Europian janë në bisedime për të vendosur kufizime të reja për eksportet e naftës ruse. parashikohet ndalim I plotë I shërbimeve detare gjë që mund të frenojë më tej furnizimin nga prodhuesi i dytë më i madh i naftës në botë./abcnews.al

India përfiton nga sanksionet e SHBA-së ndaj Rusisë, blen naftë me çmim të ulët

By: Elva
24 November 2025 at 17:06

India po shfrytëzon sanksionet e SHBA-së ndaj Rusisë për të blerë naftë ruse me çmim të ulët, duke përfituar nga ofertat më të favorshme në dy vitet e fundit. Moska, për të ruajtur tregun indian, ka ulur ndjeshëm çmimet e naftës së papërpunuar të tipit Urals, me zbritje deri në 7 dollarë për fuçi krahasuar […]

The post India përfiton nga sanksionet e SHBA-së ndaj Rusisë, blen naftë me çmim të ulët appeared first on BoldNews.al.

Rusia do të humbasë të paktën 37 miliardë dollarë në të ardhura nga nafta dhe gazi këtë vit – thotë Zelensky

12 November 2025 at 17:48


Rusia pritet të humbasë të paktën 37 miliardë dollarë në të ardhura nga buxheti i naftës dhe gazit këtë vit.

Kjo siç raportojnë mediat ukrainase, përcjell Telegrafi, është thënë nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Dhe ky deklarim i tij ka ardhur pas një raporti nga Shefi i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Ukrainës, Oleh Ivashchenko, mbi rezultatet e presionit të përbashkët ndaj Rusisë me partnerët ndërkombëtarë.

"Ka rezultate të rëndësishme nga përpjekjet tona të përbashkëta me partnerët për të ushtruar presion ndaj Rusisë”, ka thënë Zelensky.

Sipas tij, për herë të parë që nga fillimi i luftës, këtë vit është regjistruar një rënie e dukshme në prodhimin dhe rafinimin e naftës në Rusi.

Kështu, ka shtuar ai, të ardhurat nga nafta dhe gazi të buxhetit rus po ulen dhe deri në fund të këtij viti.

Dhe si pasojë, Rusia do të ketë humbur të paktën 37 miliardë dollarë në të ardhura nga buxheti i naftës dhe gazit.

“Përveç kësaj, kompanitë ruse të naftës dhe i gjithë sektori i energjisë po humbasin dhjetëra miliardë të tjera. E gjithë kjo frenon makinën e luftës së Rusisë", citohet të ketë thënë Zelensky.

Ai vuri në dukje se si sanksionet konvencionale kundër Rusisë ashtu edhe "sanksionet afatgjata" të Ukrainës po funksionojnë në mënyrë efektive.

"Janë identifikuar gjithashtu udhëzime të mëtejshme për presionin tonë mbi sanksionet. Falënderoj të gjithë partnerët tanë që po japin gjithashtu goditje ligjore plotësisht të justifikuara kundër anijeve të flotës së naftës së Rusisë - rusët tani po përdorin më pak anije cisterna", shtoi Zelensky.

Ai tha gjithashtu se takimi trajtoi përpjekjet për të sjellë në shtëpi fëmijët ukrainas të rrëmbyer nga Rusia, si dhe operacione të tjera jashtë vendit. /Telegrafi/

Sanksionet e SHBA rrezikojnë krizë energjetike në Serbi, Vuçiç dhe Rusia do t’i kërkojnë Trump heqjen e sanksioneve ndaj naftës

By: D Marku
8 November 2025 at 21:30

Beogradi planifikon me mbështetjen e Rusisë t’i dërgojë javën e ardhshme një kërkesë Shteteve të Bashkuara për të pezulluar sanksionet kundër NIS (Industrisë së Naftës së Serbisë), tha presidenti Aleksandar Vuçiç.

“Pres që të hënën ose të martën, së bashku me rusët dhe ata që pala ruse i gjen, do t’i dërgojmë një letër qeverisë amerikane dhe do të shohim nëse ata do të bien dakord të na lirojnë nga sanksionet për një, dy apo tre muaj, pasi kemi filluar procesin e ndryshimit të menaxhmentit”, tha Vuçiç në transmetimin e Radio Televizionit të Serbisë .

Në janar, Thesari Amerikan shtoi Gazprom Neft, drejtorin e saj ekzekutiv Alexander Dyukov dhe NIS në listën e sanksioneve. Pas disa vonesave, kufizimet hynë në fuqi më 9 tetor. Vuçiç tha në atë kohë se nuk e mbante Rusinë përgjegjëse dhe po mbështetej në një zgjidhje të përbashkët për çështjen. Më pas, ai tha se pas masave amerikane, NIS në fakt u gjend nën kufizime nga Bashkimi Evropian.

The post Sanksionet e SHBA rrezikojnë krizë energjetike në Serbi, Vuçiç dhe Rusia do t’i kërkojnë Trump heqjen e sanksioneve ndaj naftës appeared first on Albeu.com.

Ulja e çmimit të derivateve të naftës në botë, pse jo edhe në Kosovë?

2 November 2025 at 15:24


Luhatjet e çmimeve të derivateve në tregjet ndërkombëtare kanë shkaktuar shqetësime tek drejtuesit e automjeteve në Kosovë, për shkak që sipas tyre shpesh herë kur ka ulje në bursa nuk po reflektohet në mënyrë të dukshme në tregun vendor.

Sipas qytetarëve, çmimet në vend nuk janë zvogëluar në të njëjtën masë si në tregjet e jashtme.

Ragip Beqiri, një taksist nga Prishtina, ka theksuar se çdo ditë po përballet me rritje të shpenzimeve për shkak të çmimeve të larta të naftës, duke e vështirësuar kështu punën e përditshme të transportit, raporton KosovaPress.

“Qe tre muaj nuk kanë lëvizur çmimet, këto janë shumë shtrenjtë, po nuk kemi qare pa dal për dy ose tri euro s’kemi as punë as kurgjo hiq....Jashtë nuk jam kanë, nuk i di çmimet por qysh janë pagat është shumë i lartë... E kemi vështirë se vetura me na u prish na duhet borxh me hy, s’kemi qa me bë - ja me dal me vjedh, të moshës tonë nuk i merr askush më”, tha Beqiri.

Çmimet e larta të derivateve në Kosovë janë shqetësuese edhe për Rexhep Latifin.

“Me të tregu drejtë kohëve të fundit ulje të naftës nuk e mbaj mend prej pandemisë që ka pasur ulje të naftës në kohën e pandemisë çmimet kanë qenë më super, megjithëse nuk ka pasur qarkullim të madh por për momentin nafta dhe benzina sa i përket të ardhurave tona për rrogën tonë unë si taksi që punoj janë katastrof...Tash kanë dal këto taksitë (veturat elektrike) me rrymë plus na i kanë marrë punën po prap se prapë nëse nafta është më lirë ka për neve diçka por në qoftëse është kështu çmimi i shtrenjtë as për neve nuk ka asgjë”, ka shtuar Latifi.

Sa i përket këtyre çmimeve, brengë e njëjtë është edhe për qytetarin nga Prishtina Berat Sadiku.

“Sigurisht që janë të larta...Po sigurisht që po se na si taksistë harxhojmë për shembull afër 80 euro në javë a po kupton”, u shpreh Sadiku.

Çmimet e larta të naftës sipas qytetarit Rrahman Ramadani kanë ndikuar edhe shtrenjtimin e produkteve të tjera në Kosovë.

“Po janë shumë të larta valla...Po ndikojnë se çdo gjë po shtrenjtohet tani shkaku naftës edhe qashtu”, tha Ramadani.

Për zhvillimet në sektorin e naftës, kryetari i Shoqatës së Nafterëve të Kosovës, Fadil Berjani thekson për KosovaPress se çmimet aktuale në Kosovë janë: Diesel: 1.15 euro deri 1.24 euro për një litër. Ndërsa, sipas tij, benzina po tregtohet 1.16 deri 1.25 euro për një litër.

Sipas tij, indeksi Crude Brent që ndikon në çmimet e naftës u rrit mbi 5%, duke u tregtuar rreth 65.85 dollarë për fuqi.

“Kjo rritje erdhi pas sanksioneve të reja amerikane ndaj kompanive kryesore ruse të naftës, që ngriti shqetësime për një furnizim më të kufizuar në nivel global. Në të njëjtën kohë, rezervat e naftës në SHBA ranë në mënyrë të papritur. Kombinimi i këtyre faktorëve ka ringjallur frikën për tregjet e energjisë dhe ka treguar se sa shpejt zhvillimet gjeopolitike mund të lëvizin çmimet e naftës”, thekson ai.

Se a janë duke u monitorua çmimet e naftës në Kosovë, nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nuk janë deklaruar për KosovaPress. Po ashtu nga kjo Ministri nuk kanë kthyer përgjigje sa a janë ende të përcaktuara edhe çmimet në Kosove dhe marzha e fitimit të tyre me shumicë dhe pakicë të naftës.

Gjithashtu nga Dogana e Kosovës nuk kanë kthyer përgjigje se me çfarë çmimi është duke hyrë nafta dhe benzina në Kosovë (importi) para një muaj, para një jave dhe gjatë këtyre ditëve të fundit.

Sa i përket çmimeve të karburanteve në rajon, çmimi në Maqedoninë e Veriut është më i lirë se në Kosovë, për eurodiesel, litri tregtohet 1.09 euro, ndërsa benzina 1.19 euro për 1 litër.

Kreu i shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani thekson se në Shqipëri çmimi aktual për naftë është rreth 1.88 euro për një litër, benzina 1.89 euro. Ndërsa, në Serbi nafta tregtohet 1.78 euro për litër derisa për benzinë 1.79 euro.

Ndërkaq, në Mal të Zi, Ministria e Energjisë dhe Minierave njoftoi më 20 tetor se eurodizel do të kushtojë 1.31 euro për litër në dy javët e ardhshme, ndërsa eurosuper do të jetë 1.42 dhe 1.39 euro për litër. Llogaritja tjetër sipas kësaj ministrie do të bëhet më 3 nëntor.

SHBA përgatit sanksione të reja ndaj Rusisë, në shënjestër bankat dhe kompanitë e naftës

By: Elva
25 October 2025 at 16:53

Administrata e presidentit Donald Trump ka përgatitur një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë, nëse Vladimir Putin vazhdon të vonojë përfundimin e luftës në Ukrainë. Lajmin e bën të ditur Reuters, duke cituar një zyrtar të lartë amerikan. Sipas raportit, Uashingtoni ka informuar partnerët evropianë se mbështet përdorimin e aseteve të “ngrira” ruse nga Bashkimi […]

The post SHBA përgatit sanksione të reja ndaj Rusisë, në shënjestër bankat dhe kompanitë e naftës appeared first on BoldNews.al.

Bie çmimi global i naftës

20 October 2025 at 20:30


Çmimet e naftës ranë nën 61 dollarë në tregjet ndërkombëtare sot.

Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie pas mesditës ishte 72 cent më i ulët se në mbyllje të tregtimit në fund të javës së kaluar, në 60.57 dollarë.

Në tregun amerikan, një fuçi u tregtua 66 cent më poshtë, në 56.88 dollarë.

Ndjenja e tregut është dobësuar nga vlerësimet për një tepricë furnizimi në fund të këtij viti dhe në fillim të vitit të ardhshëm.

Furnizimi po rritet ndërsa kërkesa është e zbehtë, raportoi javën e kaluar Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA).

Në kushte të tilla, rezervat globale arritën nivelin e tyre më të lartë në katër vjet në gusht, në 7.9 milionë fuçi, llogariti agjencia, dhe teprica e furnizimit duhet të rritet ndjeshëm deri në vitin e ardhshëm, më së voni.

Investitorët janë gjithashtu të shqetësuar për bllokadën e qeverisë amerikane për shkak të mosmarrëveshjes mbi shpenzimet buxhetore. /Telegrafi/

Trump thotë se Modi ka rënë dakord të ndalojë blerjen e naftës ruse

16 October 2025 at 09:00


Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se kryeministri indian Narendra Modi ka rënë dakord të ndalojë blerjen e naftës ruse, ndërsa SHBA-të kërkojnë të ushtrojnë presion ekonomik mbi Kremlinin si pjesë e përpjekjeve për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Trump u tha gazetarëve se kishte marrë siguri nga Modi se India do të ndalonte blerjet e saj "brenda një periudhe të shkurtër kohore", të cilën ai e quajti "një ndalesë e madhe".

Presidenti amerikan është përpjekur të shfrytëzojë blerjet e naftës ruse nga India në luftën e tij tregtare, por Delhi deri më tani ka rezistuar, transmeton Telegrafi.

Duke reaguar ndaj komenteve të Trump, një zëdhënës i qeverisë indiane tha se diskutimet ishin "në vazhdim" me administratën amerikane, e cila kishte "treguar interes për thellimin e bashkëpunimit energjetik me Indinë".

"Prioriteti ynë i vazhdueshëm është të mbrojmë interesat e konsumatorit indian në një skenar të paqëndrueshëm të energjisë. Politikat tona të importit udhëhiqen tërësisht nga ky objektiv", tha zëdhënësi.

Nafta dhe gazi janë eksportet më të mëdha të Rusisë, dhe klientët më të mëdhenj të Moskës përfshijnë Kinën, Indinë dhe Turqinë.

"Tani duhet ta bëj Kinën të bëjë të njëjtën gjë", tha Trump në Zyrën Ovale të mërkurën, si pjesë e shtytjes më të gjerë të administratës së tij për të ndërprerë financimin e energjisë për Moskën.

Administrata Trump po e shtyn gjithashtu Japoninë të ndalojë importimin e naftës dhe gazit nga Rusia, dhe Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha se ia komunikoi këtë "pritje" Ministrit japonez të Financave, Katsunobu Kato, i cili është në vizitë të mërkurën.

India nuk mund t'i ndalë "menjëherë" dërgesat e naftës, tha Trump, duke shtuar se ndryshimi do të jetë "një proces paksa i gjatë, por procesi do të përfundojë së shpejti".

Administrata Trump ka vendosur tarifa prej 50% për mallrat nga India, taksa që Trump i ka karakterizuar si ndëshkim kundër Delhit për blerjen e naftës dhe armëve ruse.

Tarifat - të cilat hynë në fuqi në gusht dhe janë ndër më të lartat në botë - përfshijnë një gjobë prej 25% për transaksionet me Rusinë që janë një burim kyç fondesh për luftën e saj në Ukrainë.

Modi ka qëndruar në qëndrimin e tij për muaj të tërë, duke argumentuar se India është neutrale në luftën Rusi-Ukrainë pavarësisht lidhjeve të vendit të tij me udhëheqësin rus Vladimir Putin. /Telegrafi/

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

8 October 2025 at 21:00

Për përballimin e reduktimit apo mungesës së naftës në kohë të vështira, qeveria ka rihedhur sërish idenë e ngritjes së një rezerve shtetërore për furnizimin e popullatës në këto raste. Projektligji i nxjerrë për konsultim publik “Për krijimin, mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave te sigurisë për naftën bruto dhe nënproduktet e saj”  parashikon një rezerve […]

The post Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet appeared first on BoldNews.al.

Industria shqiptare në pikiatë/ Bie prodhimi i naftës, hekurit dhe kromit

By: armand
30 September 2025 at 20:54

Shqipëria nxori 716,000 ton naftë në vitin 2024, duke shënuar një rënie të ndjeshme krahasuar me 891,000 ton të prodhuar në vitin e mëparshëm. Si rezultat, të ardhurat nga shitjet nga nafta ranë në 30 miliardë lekë nga 39 miliardë lekë. Një tjetër rënie e ndjeshme u regjistrua në prodhimin e hekurit dhe çelikut, i […]

The post Industria shqiptare në pikiatë/ Bie prodhimi i naftës, hekurit dhe kromit appeared first on BoldNews.al.

Komisioni Evropian propozon tarifa të reja ndaj naftës ruse pas presionit të Trump

By: armand
24 September 2025 at 17:21

Komisioni Evropian po punon për një propozim të ri për të rivendosur tarifa mbi naftën ruse që vazhdon të hyjë në tregun e përbashkët përmes Hungarisë dhe Sllovakisë, pas presionit të Donald Trump për shkëputjen e lidhjeve energjetike me Moskën. Tarifat e reja synojnë të rrisin koston materiale për të dyja vendet dhe rrjedhimisht të […]

The post Komisioni Evropian propozon tarifa të reja ndaj naftës ruse pas presionit të Trump appeared first on BoldNews.al.

Rusia: Ukraina ka sulmuar një kompleks për përpunimin e naftës

By: Elva
18 September 2025 at 13:38

Dy dronë ukrainas kanë sulmuar kompleksin për përpunimin e naftës dhe petrokimikateve, Gazprom Neftekhim Salavat – që është një nga komplekset më të mëdha në Rusi – që gjendet në rajonin Bashkortostan të Rusisë, tha kreu rajonal, Radiy Khabirov. Ukraina ka intensifikuar sulmet me dronë ndaj infrastrukturës ruse të naftës dhe gazit që nga gushti, […]

The post Rusia: Ukraina ka sulmuar një kompleks për përpunimin e naftës appeared first on BoldNews.al.

Trump u kërkon vendeve të NATO-s të ndalojnë blerjet e naftës nga Rusia përpara sanksioneve amerikane

13 September 2025 at 17:23


Presidenti amerikan Donald Trump u lëshoi një ultimatum aleatëve të NATO-s në një letër të shtunën, duke thënë se SHBA-të do të vendosin sanksione "të mëdha" ndaj Rusisë vetëm kur ata të bien dakord të bëjnë të njëjtën gjë dhe të ndalojnë blerjen e naftës nga Rusia.

Përmbushja e kërkesave të Trump do të shënonte një ndryshim të madh brenda aleancës dhe ka pyetje të mëdha nëse do të kishte interes kolektiv për të ndërmarrë këto hapa, transmeton Telegrafi.

"Jam gati të vendos sanksione të mëdha ndaj Rusisë, kur të gjitha vendet e NATO-s të kenë rënë dakord dhe të kenë filluar të bëjnë të njëjtën gjë dhe kur të gjitha vendet e NATO-s të ndalojnë blerjen e naftës nga Rusia", tha ai në një postim në mediat sociale, duke cituar atë që ai e quajti një letër të dërguar homologëve të tij të NATO-s.

Ai vazhdoi, "Siç e dini, angazhimi i NATO-s për të fituar ka qenë shumë më pak se 100% dhe blerja e naftës ruse, nga disa, ka qenë tronditëse! Kjo e dobëson shumë pozicionin tuaj negociues dhe fuqinë negociuese ndaj Rusisë. Sidoqoftë, unë jam gati të "shkoj" kur të jeni ju. Vetëm më thoni kur", shtoi presidenti amerikan.

Ai gjithashtu u bëri thirrje vendeve të NATO-s të rrisin ndjeshëm tarifat ndaj Kinës në një shfaqje force.

“Unë besoj se kjo, plus NATO-ja, si grup, vendosja e tarifave nga 50% deri në 100% ndaj Kinës, të cilat do të tërhiqen plotësisht pas përfundimit të luftës me Rusinë dhe Ukrainën, do të jetë gjithashtu një ndihmë e madhe në përfundimin e kësaj lufte vdekjeprurëse”, tha ai.

Trump shtoi se lufta e Rusisë në Ukrainë do të përfundonte “shpejt” nëse do të ndërmerreshin këto hapa.

CNN ka raportuar se Bashkimi Evropian vendosi një ndalim për importet detare të naftës ruse dhe produktet e rafinuara të naftës si nafta, por shumë vende vazhdojnë të importojnë lëndë djegëse fosile ruse dhe gaz natyror të lëngshëm.

Presidenti ka parashikuar vazhdimisht mundësinë e sanksioneve shtesë ndaj Rusisë, duke i thënë të premten emisionit “Fox & Friends” të Fox News se po shqyrton “goditjen shumë të fortë me sanksione ndaj bankave dhe që kanë të bëjnë edhe me naftën dhe tarifat”.

Ai tashmë i ka dyfishuar tarifat në 50% ndaj Indisë, e cila blen naftë nga Rusia, dhe pranoi të premten se masa “shkaktoi një përçarje” me vendin.

India ka argumentuar se po shënjestrohet padrejtësisht me rritjen e tarifave, duke e quajtur atë "të pajustifikuar" duke pasur parasysh se edhe vendet e tjera bëjnë biznes me Moskën.

Mbetet e paqartë nëse vendet e NATO-s do të ndërmarrin këto hapa, të cilat do të shënonin një largim dramatik nga politikat e tyre ekzistuese të tarifave.

Më parë këtë javë, kur presidenti foli me një delegacion evropian nga BE-ja, ai i nxiti ata të vendosnin tarifa 50-100% si për Kinën ashtu edhe për Indinë, sipas njerëzve të njohur me bisedën.

Por, në mënyrë të veçantë, letra e Trump drejtuar homologëve të tij të NATO-s të shtunën nuk e përmendi Indinë.

BE është në fazat e fundit të negociatave për një marrëveshje tregtare me Indinë, kështu që ishte e pamundur që ata të pajtoheshin me këtë.

Zyrtarët evropianë thanë javën e kaluar pas takimit me Trump se tarifat e reja për Kinën ose Indinë ishin të pamundura, pasi kjo nuk është mënyra se si ata i qasen përdorimit të tarifave dhe evropianët në përgjithësi kanë qenë më të kujdesshëm në luftërat tregtare, veçanërisht me Kinën.

Dhe duke i lëshuar ultimatumin e tij rus të naftës NATO-s në vend të BE-së, Trump po përfshin Turqinë, e cila është blerësi i tretë më i madh i naftës ruse pas Kinës dhe Indisë, në këto kërkesa.

BE-ja ka ndërprerë kryesisht blerjet e naftës, me përjashtim të Hungarisë dhe Sllovakisë, por Turqia është ende një kliente, duke nënvizuar kërkesat e larta. /Telegrafi/

The Telegraph: Vjosa në rrezik serioz, kompanitë e papërgjegjshme të naftës e ndotin sistematikisht

6 September 2025 at 22:09

Lart në malet e Shqipërisë, një segment lumi që dikur ishte i paprekur, tani i ngjan një kantieri ndërtimi. Një vend që supozohej të ishte strehë për specie si lundërzat, shkabat egjiptiane dhe rrypa ballkanike në rrezik kritik zhdukjeje, tani është kthyer në një kaos të shëmtuar, i mbushur me plastikë, copa stiropori dhe beton. […]

The post The Telegraph: Vjosa në rrezik serioz, kompanitë e papërgjegjshme të naftës e ndotin sistematikisht appeared first on BoldNews.al.

“Skandal mjedisor”/ Mediat gjermane denoncojnë ndotjen masive nga nafta dhe hidrocentrali në Vjosë

By: Elva
23 August 2025 at 12:28

Ndotja masive e lumit Vjosa ka rikthyer vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Televizioni publik gjerman, ARD, publikoi së fundmi një kronikë me titull “Skandal mjedisor në parkun kombëtar të lumit të egër në Shqipëri”, ku evidenton ndotjen alarmante nga nafta dhe nënproduktet e saj. Gazetarët gjermanë vizituan vendin dhe panë nga afër dëmet në parkun kombëtar […]

The post “Skandal mjedisor”/ Mediat gjermane denoncojnë ndotjen masive nga nafta dhe hidrocentrali në Vjosë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌