Siç premtoj Kaja Kallas nga Prishtina, masat sanksionuese ndaj Kosovës do të hiqen, por gradualisht, gjithnjë në pritje të një sjellje politike të qëndrueshme, dhe besueshme të udhëheqjes së vendit, në bashkërendim me partnerët ndërkombëtarë.
Ndaj, Brukseli ka filluar heqjen e disa masave ndëshkuese, të vendosura në vitin 2023, duke liruar fondet për disa projekte, por shumë të tilla qëndrojnë akoma të bllokuara.
Lajmi është konfirmuar nga Zëvendëskryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës në detyrë, Besnik Bislimi, pas një letre zyrtare që ka pranuar nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman.
Sipas letrës së publikuar nga Bislimi, janë liruar mjetet financiare për katër projekte si rrjedhojë e asaj që është vlerësuar si “transferim i duhur i pushtetit lokal në veri”, pas zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.
Bëhet fjalë për projekte të lidhura me programet IPA, në vlerë prej 34.6 milionë eurosh.
Por Bashkimi Evropian, nuk do t’i heqë këtë vit të gjithë sanksionet ndaj Kosovës.
Të martën, ministrat e BE-së përmes konkluzave të presidencës daneze përshëndetën heqjen e një pjese të masave, por shpejtësia dhe modaliteti i heqjes së tyre tani varen nga Komisioni Evropian, por nuk ka më asgjë gjasë që ato të hiqen të plota brenda 2025, dhe aq më pak para zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, të cilën e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj integrimit evropian të Kosovës.
Osmani ka bërë të ditur se, pas njoftimit për heqjen e pjesshme të masave ndaj Kosovës, ka ritheksuar domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë, duke theksuar se të gjitha kushtet e vendosura nga Bashkimi Evropian tashmë janë përmbushur nga institucionet e Kosovës.
Ajo ka theksuar se Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Përfaqësuesen e Lartë Kallas dhe me të gjithë partnerët ndërkombëtarë, deri në heqjen e plotë të masave dhe avancimin e mëtejshëm të rrugës evropiane të vendit.
Osmani ka ritheksuar se integrimi evropian mbetet prioritet strategjik i Kosovës dhe se trajtimi i barabartë në raport me vendet e tjera të rajonit është i domosdoshëm për stabilitetin dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, për të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve më të lartë të BE.
Në vijim të agjendës së tij në Bruksel, kryeministri Rama zhvilloi një takim me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e jashtme, njëkohësisht zv/presidente e Komisionit Europian Kaja Kallas.
Samiti synon të theksojë rëndësinë e marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kontekstin aktual gjeopolitik dhe nevojën për lidhje gjithnjë e më të forta midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në seancën plenare “Thellimi i bashkëpunimit dhe avancimi i integrimit gradual, përfshirë “Roam like at home”, si dhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, të drejtuar nga presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa.
Bisedimet diplomatike të paqes me pasojat më të mëdha të 80 viteve të fundit kanë ecur përpara me një ritëm jashtëzakonisht të ngadaltë. Por oferta e fundit e Ukrainës për të hequr dorë nga përpjekja e saj për t’iu bashkuar NATO-s në këmbim të garancive perëndimore të sigurisë mund ta ndryshojë këtë. Presidenti ukrainas Volodymyr […]
BRUKSEL, 16 dhjetor /ATSH/-Në vitin 2025, Bashkimi Evropian shpenzoi një shumë rekord prej 27 miliardë eurosh për furnizime me armë në Kiev që nga fillimi i operacionit special ushtarak, tha dje në mbrëmje shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së, sipas “Politico”.
“Prioritetet tona janë në dy drejtime: rritja e presionit ndaj Moskës dhe forcimi i mbështetjes për Kievin”, theksoi Kallas.
“Këtë vit, Evropa po i ofron Ukrainës një mbështetje ushtarake rekord në shumën prej 27 miliardë eurosh”, tha ajo.
“Gjithashtu, BE-ja ka përmbushur premtimin e saj për t’i siguruar palës ukrainase 2 milionë predha artilerie”, tha Kallas.
“Ne duhet të bëjmë më shumë për të forcuar mbrojtjen dhe pozicionet negociuese të Ukrainës, pasi Rusia ende refuzon një zgjidhje paqësore”, tha ai.
Kallas tha se ministrat e Jashtëm të BE-së e kanë theksuar qartë rëndësinë e garancive të besueshme të sigurisë në një marrëveshje paqeje, pasi Kievit i është kërkuar të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO.
Sipas Kallas, BE-ja do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj për të garantuar sigurinë dhe aftësitë mbrojtëse të Ukrainës në të ardhmen, duke përfshirë trajnimin ushtarak dhe mbështetjen për industrinë e mbrojtjes.
“Por, Ukraina duhet të vendosë vetë se çfarë lëshimesh do të bëjë për paqen”, tha Kallas, duke komentuar deklaratën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në lidhje me mundësinë e heqjes dorë nga ambiciet për anëtarësim në NATO. //a.i/
BRUKSEL, 15 dhjetor /ATSH-DPA/- Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas tha sot se bisedimet për gjetjen e një zgjidhjeje për mbështetje financiare për Ukrainën për vitet e ardhshme po dëshmohen të vështira.
“Opsioni më i besueshëm është kredia e dëmshpërblimeve, dhe kjo është ajo mbi të cilën po punojmë”, tha ajo, duke mbërritur në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së, në Bruksel.
Takimi i ministrave vjen disa ditë përpara samitit të BE-së në Bruksel, ku udhëheqësit duhet të vendosin nëse janë të gatshëm të vënë në dispozicion asetet shtetërore ruse të ngrira në BE, për Ukrainën, si një kredi për të mbuluar nevojat financiare afatgjata të vendit.
Vendet e BE-së ranë dakord të premten, me shumicë të madhe për të ngrirë për një kohë të pacaktuar asetet shtetërore ruse në BE, me vlerë rreth 210 miliardë euro – duke kapërcyer pengesën e parë në vënien në dispozicion të parave për Ukrainën si një kredi dëmshpërblimi.
“Marrëveshja për opsione të tjera financimi, si marrja e borxhit të përbashkët për grante të reja për Ukrainën, ka rezultuar e pamundur në të kaluarën pasi ato kishin nevojë për miratim unanim midis të gjithë anëtarëve të BE-së”, tha Kallas.
“Kredia e dëmshpërblimeve kërkon vetëm një shumicë votash”, tha shefja e punëve të jashtme të BE-së.
“Por, vendet e BE-së nuk duhet ta mposhtin Belgjikën me vota, ku pjesa më e madhe e fondeve ruse mbahen në depozitën financiare “Euroclear”, shtoi Kallas.
Belgjika, deri më tani i ka rezistuar planit, duke pasur frikë se ai e ekspozon vendin ndaj rreziqeve të mëdha ligjore dhe financiare.
“Mendoj se është e rëndësishme që ata të jenë dakord me çfarëdo që bëjmë ne”, tha ajo.
Rënia dakord për kredinë e dëmshpërblimeve do të dërgonte një sinjal të qartë se – nëse i shkakton dëme një vendi tjetër, duhet të paguash për dëmshpërblimin”, tha Kallas. //a.i/
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka reaguar ndaj kritikave amerikane që janë bërë kundër aleancës, duke i adresuar drejt Rusisë.
Kallas theksoi se Bashkimi Evropian është vetë thelbi i lirisë.
“Bashkimi Evropian është vetë thelbi i lirisë. Pra, çdo kritikë e tillë në lidhje me liritë këtu duhet të synohet në një drejtim tjetër. Rusia, ndoshta, ku mospajtimi është i ndaluar, ku media e lirë është e ndaluar, ku opozita politike është e ndaluar, ku X është gjithashtu i ndaluar. Bashkimi Evropian, 27 vende që kanë zgjedhur vullnetarisht të punojnë së bashku, dhe kemi disa të tjera që duan të bashkohen. Kjo tregon cilësinë tonë”, tha Kallas.
Nga ana tjetër, edhe kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk ka nevojë për amerikanët për të shpëtuar demokracinë.
“Disa prej tyre janë të kuptueshme dhe disa janë të papranueshme për ne nga një perspektivë evropiane. Nuk shoh asnjë nevojë që amerikanët të duan tani të shpëtojnë demokracinë në Evropë. Nëse do të ishte e nevojshme ta shpëtonim atë, ne do ta menaxhonim vetë”, tha Merz.
Deklaratat e liderëve evropianë vijnë në një kohë të tensionuar me administratën e presidentit Donald Trump, pasi ky i fundit ka deklaruar se Evropa po shkon në rrugë të gabuar. Mospajtimet mes tyre kanë ardhur edhe për shkak të bashkëpunimit evropian me Ukrainën, për gjetjen e një armëpushimi të drejtë në lidhje me agresionin rus.
Pas botimit të një dokument mbi sigurinë kombëtare nga administrata e SHBA-së kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, tha se SHBA është ende “aleati ynë më i madh” pavarësisht dallimeve që kemi për çështje të shumta.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së,Kaja Kallas, u përpoq të minimizonte tensionet me SHBA-në, pasi administrata Trump publikoi një dokument mbi sigurinë kombëtare në të cilin kritikonte ashpër aleatët evropianë.
Komentet e Kallas vijnë ndërsa shumë udhëheqës evropianë kanë frikë se qeveria amerikane po i kthen gjithnjë e më shumë shpinën Evropës, veçanërisht lidhur me mbështetjen për Ukrainën, e cila po mbrohet nga pushtimi i Rusisë.
“Ka shumë kritika [në atë dokument], por mendoj se disa prej tyre janë gjithashtu të vërteta; nëse shikoni Evropën, ajo e ka nënvlerësuar fuqinë e saj ndaj Rusisë”, tha Kallas në një panel në Forumin e Dohas në Katar.
“Duhet të kemi më shumë vetbesim”, tha ajo, duke shtuar se “SHBA-të janë ende aleati ynë më i madh”.
“Mendoj se nuk kemi qenë gjithmonë dakord për tema të ndryshme, por mendoj se parimi i përgjithshëm vazhdon të ekzistojë. Ne jemi aleatët më të mëdhenj dhe duhet të qëndrojmë të bashkuar”, tha Kallas.
Ç’thuhet në dokumentin mbi sigurinë kombëtare të SHBA-së?
Dokumenti i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, i cili u postua në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë të premten (05.12), pasqyron kritikat ndaj Evropës që ishin paraqitur tashmë në muajin shkurt edhe në një fjalim të ashpër të Zëvendëspresidentit JD Vance në Konferencën e Sigurisë në Mynih .
Strategjia gjithashtu duket se mbështet teorinë konspiracioniste të supremacisë së bardhë për “Zëvendësimin e Madh”, sipas së cilës popullatat e bardha evropiane po zëvendësohen qëllimisht nga popuj jo të bardhë.
Nëdokument thuhet se disa vende rrezikojnë të bëhen ” me shumicë jo-evropiane” dhe se Evropa po përballet me “perspektivën reale dhe të fortë të zhdukjes së qytetërimit”. Më tej thuhet se “nëse prirjet aktuale vazhdojnë, kontinenti për 20 vjet ose më pak nuk do të njihet më”.
Plani i strategjisë thotë se Evropa po përballet me çështje të tilla si “censura e lirisë së fjalës dhe shtypja e opozitës politike, rënia e lindjeve dhe humbja e identiteteve kombëtare dhe vetëbesimit”.
“Qëllimi ynë duhet të jetë të ndihmojmë Evropën të korrigjojë trajektoren e saj aktuale. Do të na duhet një Evropë e fortë për të na ndihmuar të konkurrojmë me sukses dhe për të bashkëpunuar me ne për të parandaluar çdo kundërshtar që të dominojë Evropën”, thuhet në Dokumentin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.
Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se SHBA-ja vazhdon të jetë aleati më i madh i Evropës, edhe pas publikimit të dokumentit nga administrata e Trumpit, që mbështet të djathtën ekstreme të Evropës.
Strategjia e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, që u publikua nga administrata e presidenti amerikan, Donald Trump, u referohet edhe efekteve të migrimit dhe paralajmëron se disa vende rrezikojnë të bëhen shumicë joevropiane dhe se Evropa përballet me perspektivën reale dhe të zymtë të zhdukjes së civilizimit.
Në Forumin e Dohas, Kallas, duke komentuar dokumentin 33-faqësh, ritheksoi aleancën mes SHBA-së dhe Evropës dhe theksoi se dokumenti përmban shumë kritika, por që në mesin e tyre disa edhe janë të vërteta.
Ajo ka shtuar se pavarësisht dallimeve për çështje të ndryshme, SHBA-ja dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara.
DOHA, 6 dhjetor /ATSH-DPA/ – Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, mbrojti sot aleancën e gjatë të bllokut me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi një strategji e re kombëtare e administratës Trump vuri në pikëpyetje besueshmërinë e ardhshme të Evropës.
“Ka shumë kritika, por mendoj se disa prej tyre janë edhe të vërteta; nëse shikoni Evropën, ajo e ka nënvlerësuar fuqinë e vet ndaj Rusisë”, tha Kallas në një takim vjetor diplomatik në Doha.
“Duhet të kemi më vetëbesim, kjo është e sigurt. SHBA-ja mbetet aleati ynë më i madh”, shtoi ajo në Forumin e Dohas.
Strategjia e re e sigurisë kombëtare e SHBA-së, e publikuar më herët këtë javë, pohon se Evropa përballet me një “zhdukje civilizimi” për shkak të migrantëve dhe paraqet një tablo të zymtë të lirisë së shprehjes në kontinent.
“Mendoj se jo gjithmonë kemi pasur të njëjtat qëndrime për tema të ndryshme, por parimi i përgjithshëm mbetet. Ne jemi aleatët më të mëdhenj dhe duhet të qëndrojmë bashkë”, tha Kallas.
Dokumenti, i publikuar nga Shtëpia e Bardhë të enjten nënvizon qasjen “America First” të presidentit Donald Trump, duke kritikuar ashpër Evropën.
“Çështjet kryesore me të cilat përballet Evropa përfshijnë veprimet e Bashkimit Evropian dhe të trupave të tjera ndërkombëtare që minojnë lirinë politike dhe sovranitetin, politikat e migracionit që po e transformojnë kontinentin dhe po krijojnë përplasje, censurën e fjalës së lirë dhe shtypjen e opozitës politike, rënien e shkallës së lindshmërisë dhe humbjen e identiteteve kombëtare dhe të vetëbesimit”, thuhet në tekst.
Trump e quajti dokumentin “një plan të qartë për të siguruar që Amerika të mbetet kombi më i madh dhe më i suksesshëm në historinë e njerëzimit”.
BE-ja është e shqetësuar se një përpjekje e re e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë mund të sjellë një marrëveshje që do të rëndojë mbi sigurinë e Evropës. /Ad.Ab./
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi sot se Shtetet e Bashkuara mbeten aleati më i madh i Evropës, pasi që administrata e presidentit amerikan, Donald Trump në një dokument strategjik të rëndësishëm përmendi se Evropa përballet me “shuarje civilizimi” dhe se një ditë mund të humbasë statusin e një aleati të besueshëm.
Strategjia e re amerikane e sigurisë kombëtare, e publikuar pardje në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë, kritikoi Bashkimin Evropian si antidemokratik, dhe Evropën si një kontinent që i mungon vetëbesimi.
Qëllimi i SHBA-së, sipas dokumentit, duhet të jetë “të ndihmojë Evropën të korrigjojë rrugën e saj aktuale”, raporton politico.
“Ka shumë kritika aty, por mendoj se disa prej tyre janë të vërteta; nëse shikoni Evropën, ajo vërtet ka nënvlerësuar fuqinë e saj ndaj Rusisë”, tha ajo në një panel në Forumin e Dohas në Katar.
“Duhet të kemi më shumë vetëbesim”, pohoi diplomatja evropiane.
“SHBA-ja mbetet ende aleati ynë më i madh. Mendoj se nuk kemi qenë gjithmonë në një mendje për disa tema, por besoj se parimi i përgjithshëm mbetet. Ne jemi aleatët më të mëdhenj dhe duhet të qëndrojmë së bashku”, përfundoi Kallas.
Ndryshe, dokumenti prej 33 faqesh, i cili përmban hyrjen e nënshkruar nga Trumpi, thuhet se Evropa është në rënie ekonomike, por se “problemet e saj të vërteta janë edhe më të thella”. Ndër to theksohen “aktivitetet e BE-së që minojnë lirinë politike dhe sovranitetin, politikat migratore që po transformojnë kontinentin, censurimi i lirisë së fjalës dhe shtypja e opozitës politike… si dhe humbja e identiteteve kombëtare”.
Në tekst shtohet se “nëse trendet aktuale vazhdojnë, kontinenti do të jetë i panjohshëm për 20 vjet ose edhe më pak”. Për këtë arsye, politika amerikane duhet të përfshijë “nxitjen e rezistencës kundër trajektores aktuale evropiane brenda kombeve të Evropës”. Dokumenti thekson qartë rreshtimin e administratës së Trumpit me partitë evropiane nacionaliste të ekstremit të djathtë, “ndikimi në rritje i të cilave… është arsye për optimizëm të madh”. Si shembull i lidhjeve të ngushta përmendet vizita e një zyrtari të lartë të partisë gjermane Alternativa për Gjermaninë (AfD) në Shtëpinë e Bardhë në muajin shtator, për takime me zyrtarë të lartë amerikanë.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi sot se Shtetet e Bashkuara mbeten aleati më i madh i Evropës, pasi që administrata e presidentit amerikan, Donald Trump në një dokument strategjik të rëndësishëm përmendi se Evropa përballet me “shuarje civilizimi” dhe se një ditë mund të humbasë statusin e një aleati të besueshëm.
Strategjia e re amerikane e sigurisë kombëtare, e publikuar pardje në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë, kritikoi Bashkimin Evropian si antidemokratik, dhe Evropën si një kontinent që i mungon vetëbesimi.
Qëllimi i SHBA-së, sipas dokumentit, duhet të jetë “të ndihmojë Evropën të korrigjojë rrugën e saj aktuale”, raporton politico.
“Ka shumë kritika aty, por mendoj se disa prej tyre janë të vërteta; nëse shikoni Evropën, ajo vërtet ka nënvlerësuar fuqinë e saj ndaj Rusisë”, tha ajo në një panel në Forumin e Dohas në Katar.
“Duhet të kemi më shumë vetëbesim”, pohoi diplomatja evropiane.
“SHBA-ja mbetet ende aleati ynë më i madh. Mendoj se nuk kemi qenë gjithmonë në një mendje për disa tema, por besoj se parimi i përgjithshëm mbetet. Ne jemi aleatët më të mëdhenj dhe duhet të qëndrojmë së bashku”, përfundoi Kallas.
Ndryshe, dokumenti prej 33 faqesh, i cili përmban hyrjen e nënshkruar nga Trumpi, thuhet se Evropa është në rënie ekonomike, por se “problemet e saj të vërteta janë edhe më të thella”. Ndër to theksohen “aktivitetet e BE-së që minojnë lirinë politike dhe sovranitetin, politikat migratore që po transformojnë kontinentin, censurimi i lirisë së fjalës dhe shtypja e opozitës politike… si dhe humbja e identiteteve kombëtare”.
Në tekst shtohet se “nëse trendet aktuale vazhdojnë, kontinenti do të jetë i panjohshëm për 20 vjet ose edhe më pak”.
Për këtë arsye, politika amerikane duhet të përfshijë “nxitjen e rezistencës kundër trajektores aktuale evropiane brenda kombeve të Evropës”.
Dokumenti thekson qartë rreshtimin e administratës së Trumpit me partitë evropiane nacionaliste të ekstremit të djathtë, “ndikimi në rritje i të cilave… është arsye për optimizëm të madh”. Si shembull i lidhjeve të ngushta përmendet vizita e një zyrtari të lartë të partisë gjermane Alternativa për Gjermaninë (AfD) në Shtëpinë e Bardhë në muajin shtator, për takime me zyrtarë të lartë amerikanë. /Telegrafi/
DOHA, 6 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, tha sot se Shtetet e Bashkuara janë ende aleati kryesor i Evropës, pas Strategjisë së re të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, e cila kritikon institucionet evropiane.
“Sigurisht, ka shumë kritika, por mendoj se disa prej tyre janë të vërteta”, tha Kallas në Forumin e Dohas, në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me strategjinë e SHBA-së.
“Shtetet e Bashkuara janë ende aleati ynë më i madh. Mendoj se nuk kemi rënë gjithmonë dakord për shumë çështje, por mendoj se parimi i përgjithshëm është ende i vërtetë. Ne jemi aleatët më të mëdhenj dhe duhet të qëndrojmë së bashku”, theksoi ajo. /os/
BRUKSEL, 1 dhjetor /ATSH-DPA/ – Kryediplomatja e Bashkimit Evropian deklaroi sot se përpjekjet e paqes për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë mund të hyjnë në një fazë vendimtare pas një raundi të ri bisedimesh midis SHBA-së dhe Ukrainës gjatë fundjavës.
“Mund të jetë një javë vendimtare për diplomacinë”, u tha Kallas gazetarëve në Bruksel, duke mbërritur në një takim të ministrave të Mbrojtjes të BE-së.
“Dëgjuam dje se bisedimet në Amerikë ishin të vështira, por produktive”, tha ajo, duke shtuar se do të flasë me ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të Ukrainës gjatë ditës.
Kallas përsëriti qëndrimin e BE-së se blloku duhet të rrisë presionin mbi Rusinë përmes sanksioneve ndaj Moskës dhe duke rënë dakord për t’i vënë në dispozicion Kievit asetet shtetërore ruse të ngrira sipas sanksioneve të BE-së si një kredi.
Ajo gjithashtu bëri thirrje për mbështetje shtesë ushtarake, financiare dhe humanitare.
Një pikë e diskutueshme nën diskutim midis Uashingtonit dhe Kievit kanë qenë kufizimet e mundshme në të ardhmen në madhësinë e forcave të armatosura të Ukrainës.
Kallas e hodhi poshtë idenë duke thënë se “ushtria ruse është ajo që në fakt përbën një rrezik për të gjithë”.
“Nëse ushtria e Rusisë është e madhe, nëse buxheti i tyre ushtarak është aq i madh sa është tani, ata do të duan ta përdorin atë përsëri”, paralajmëroi ajo.
Kallas iu shmang pyetjeve të një gazetari nëse i beson administratës amerikane për të gjetur një zgjidhje të mirë për Ukrainën.
“Ukrainasit janë atje vetëm. Nëse do të ishin së bashku me evropianët, ata padyshim do të ishin shumë më të fortë. Por, unë besoj se ukrainasit do të mbrojnë veten”, u përgjigj ajo./ a.jor.
Kur kanë mbetur edhe tre muaj deri në fund të mandatit fillestar të Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, Përfaqësuesja e Lartë Kaja Kallas ka propozuar që ai të vazhdojë në këtë detyrë. Por, opinionistë vlerësojnë se nëntë muaj e gjysmë të parë të mandatit të Sorensen ishin të dështuara, por jo-domosdo për fajin e tij.
Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka propozuar zgjatjen mandatit të Përfaqësuesit të Posaçëm për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Propozimi i Kallas u diskutua javë më parë, në disa trupa të Këshillit Evropian: në Komitetin për Punë të Jashtme dhe Siguri, dhe paraprakisht në Grupin Punues të Këshilltarëve për Punë të Jashtme dhe atë për Ballkanin Perëndimor.
Pa dhënë detaje, në një përgjigje për TV Dukagjinin, Shërbimi i Jashtëm i BE-së konfirmoi përkrahjen për vazhdimin e punës nga diplomati danez.
“Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Peter Sorensen gëzon mbështetjen e plotë të Përfaqësueses së Lartë dhe të shteteve anëtare të BE-së. Rezultati i proceseve në Këshillin e BE-së do të kumtohet porsa të kompletohet”, ka thënë Bashkimi Evropian.
Mandati fillestar i Sorensen, i cili nisi punën më 1 shkurt të këtij viti, është 13 mujor dhe përfundon më 28 shkurt 2026.
Në vlerësimin e profesorit Gëzim Qerimi, deri tani – në mandatin e Sorensen dialogu nuk prodhoi asnjë rezultat konkret dhe mund të quhet i dështuar.
“Qoftë në vazhdimi i mandatit të tij apo ndonjë personaliteti tjetër, do të duhej që të vendosej parimi themelor për të përfunduar dialogun Kosovë-Serbi. Nuk do të ketë kuptim dialogu Kosovë-Serbi, nëse pika e parë e këtij dialogu nuk është njohja reciproke me Kosovës dhe Serbisë dhe vlerësoj se të gjitha dështimet janë si rezultat i mungesës së këtij parimi”, ka thënë Gëzim Qerimi, profesor.
Teksa mungesën e rezultateve e lidhi me një “status-quo”, profesori Sylë Ukshini përmendi faktin se për BE-në dialogu Kosovë-Serbi nuk ishte top prioritet, por edhe zhvillimet e brendshme në të dyja vendet.
“Faji nuk mund të hidhet te Sorenseni, sepse BE-ja nuk ka mjete detyrimi. Mandati i tij është vetë fascilitues dhe duke qenë fascilitues suksesi i tij varet nga gatishmëria e palëve për t’i implementuar marrëveshjet. Në anën tjetër, varet edhe sa presion bën Bashkimi Evropian, sa presion bëjnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Sylë Ukshini, ish-diplomat / profesor.
Diplomati danez, i cili e pasoi në detyrë sllovakun, Miroslav Lajçak, vizitoi Kosovën katër herë: në mars, në prill, në gusht dhe në tetor, ndërsa organizoi disa takime, kryesisht të ndara, në nivel kryenegociatorësh.
Takimi i nivelit të lartë në dialogun Kosovë-Serbi, të cilin, në qershor, Sorensen tha se po e përgatitë, nuk ndodhi./Tv Dukagjini/
Çdo marrëveshje paqeje për t'i dhënë fund luftës së Rusisë ndaj Ukrainës duhet të imponojë detyrime mbi agresorin, në vend të viktimës, për të shmangur një përsëritje të pushtimit në të ardhmen, tha Përfaqësuesja e Lartë Kaja Kallas, ndërsa vazhdon një përpjekje e udhëhequr nga SHBA-të për të arritur një marrëveshje.
Drafti origjinal prej 28 pikash i marrëveshjes së propozuar, i shkruar nga zyrtarët amerikanë dhe rusë, përmbante dispozita gjithëpërfshirëse që favorizonin qartë Moskën, midis tyre kërkesat që Ukraina të heqë dorë nga ambiciet e saj për në NATO, të dorëzojë territorin që ende kontrollon dhe të kufizojë madhësinë e ushtrisë së saj në 600,000 personel, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.
Por për Kallas, qasja duhet të jetë e kundërta.
"Nëse duam të parandalojmë që kjo luftë të vazhdojë, atëherë duhet të frenojmë ushtrinë e Rusisë dhe gjithashtu buxhetin e tyre ushtarak", tha ajo të mërkurën pas një takimi të posaçëm të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian.
"Nëse shpenzoni afër 40% (të buxhetit) për ushtrinë, atëherë do të dëshironi ta përdorni përsëri, dhe kjo është një kërcënim për të gjithë ne", ka shtruar ajo.
Sipas saj, "fokusi duhet të jetë në llojin e lëshimeve (dhe) kufizimeve që shohim nga pala ruse, në mënyrë që të mos shkojë më tej dhe ata të mos kenë mundësinë të pushtojnë përsëri".
Që kur drafti i planit të SHBA-së u publikua javën e kaluar, evropianët kanë bashkuar forcat për të ndihmuar Kievin të rafinojë përmbajtjen dhe të sigurojë kushte më të favorshme.
Pas bisedimeve të nivelit të lartë në Gjenevë të dielën, Ukraina dhe SHBA-të arritën një tekst të modifikuar, i cili ende nuk është zbuluar plotësisht, por që tashmë është përballur me rezistencën ruse.
Dhe çështjet më të ndjeshme mbetën të hapura në pritje të një takimi ballë për ballë midis presidentëve Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump.
Qeveritë evropiane dhe BE-ja po këmbëngulin që çdo marrëveshje paqeje duhet t'i lejojë Ukrainës të organizojë lirisht forcat e saj të armatosura, të cilat tani vlerësohen midis 800,000 dhe 850,000 trupave.
"Ne gjithmonë kemi thënë se është një e drejtë sovrane për çdo vend të vendosë madhësinë e ushtrisë së tij dhe për këtë arsye nuk duhet të biem në atë kurth që Rusia po ngre duke folur për kufizimin e ushtrisë ukrainase", tha Kallas.
Në komentet e saj, Kallas argumentoi se Rusia po angazhohej në diplomaci thjesht sepse "Putini nuk mund t'i arrijë qëllimet e tij në fushën e betejës". /Telegrafi/
Pretendimi: CIA po heton një skandal korrupsioni në Ukrainë, që përfshin edhe shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas
Vlerësimi: E pavërtetë
Jona Cenameri
Portali shqiptar Mast.al publikoi në 24 nëntor një artikull që pretendon se CIA dhe Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-ve po hetojnë shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas për zhdukjen e 48 miliardë eurove ndihmë të dhënë Ukrainës. Kjo sepse një pjesë e këtyre fondeve është zhvendosur, sipas artikullit, në llogari bankare në Estoni, vendin e origjinës së Kallas.
Artikulli i portalit sugjeron gjithashtu se paratë janë përvetësuar në mënyrë të koordinuar nga zyrtarë ukrainas dhe europianë dhe se hetimi përfshin edhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Verifikimi i këtij pretendimi tregon se lajmi është i pavërtetë, nuk bazohet në asnjë burim të besueshëm dhe keqinterpreton informacionet e raportuara nga mediat serioze ndërkombëtare.
Shifra prej 48 miliardë eurosh nuk ekziston në asnjë dokument apo raport të CIA-s, Departamentit të Shtetit apo Mbrojtjes, Bashkimit Europian dhe Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm të SHBA-ve. Dokumentet publike të këtyre institucioneve nuk përmbajnë asnjë deklaratë, njoftim apo paralajmërim për një hetim të përmasave të tilla dhe as ndonjë referencë që lidhet me përvetësimin e fondeve nga zyrtarë europianë.
Në të gjitha rastet, institucionet amerikane flasin për auditime dhe mbikëqyrje të zakonshme të fondeve të ndihmës, një proces rutinë që kryhet në çdo vend përfitues, pa asnjë element skandali apo dyshimi penal.
Sipas raportimeve të tyre, zyrtarë të kompanisë shtetërore të energjisë bërthamore Energoatom, së bashku me ish-ministra dhe biznesmenë të afërt me pushtetin, dyshohet se kanë manipuluar kontrata dhe kanë përfituar rreth 100 milionë dollarë përmes një skeme të pastrimit të parave. Hetimi, i njohur si “Operacioni Midas”, ka zgjatur 15 muaj, dhe është zhvilluar nga Byroja Kombëtare e Antikorrupsionit të Ukrainës (NABU), duke përfshirë rreth një mijë orë përgjime dhe dhjetëra kontrolle. Hetimi ka çuar në ngritjen e akuzave ndaj tetë personave, ndërsa ministri i drejtësisë Herman Halushchenko dhe ministrja e energjisë Svitlana Hrynchuk kanë dhënë dorëheqjen me kërkesë të presidentit Zelensky, si “çështje besimi” përballë ndjekjes penale. Në asnjë prej këtyre raportimeve nuk përmendet Bashkimi Europian, Estonia apo Kaja Kallas.
As figura e Kallas, as ndonjë zyrtar europian nuk figurojnë në listën e personave të hetuar në këtë dosje. Emrat që përmenden publikisht në media ndërkombëtare janë zyrtarë ukrainas si German Galushchenko, Ruslan Grynchuk, biznesmeni Timur Mindich dhe persona të tjerë të lidhur me sektorin e energjisë. Asnjë prej tyre nuk ka lidhje me BE-në, Estoninë apo Kaja Kallas. Pretendimi që e lidh këtë skandal me BE-në është i pabazuar dhe nuk gjen asnjë mbështetje në burime të pavarura.
Pjesa tjetër e pretendimit i atribuohet Larry C. Johnson, një ish-analist i CIA-s që e ka lënë agjencinë në vitin 1993. Sigurisht, që deklaratat e dikujt që ka lënë agjencinë e sigurisë dekada më parë nuk mund t’i atribuohen CIA-s. Sipas profilit të tij zyrtar në Wikipedia, Johnson njihet për përhapjen e disa prej teorive të rreme dhe dezinformimeve më të njohura në dekadat e fundit. Ai është autori i mashtrimit të vitit 2008 për ekzistencën e një videoje të Michelle Obama-s që asnjëherë nuk ka ekzistuar dhe burimi i pretendimit të rremë se inteligjenca britanike GCHQ spiunoi Donald Trump gjatë fushatës së vitit 2016, pretendim i përgënjeshtruar publikisht edhe nga Fox News. Johnson ka mbrojtur hapur qëndrime pro-Kremlinit, është cituar gjerësisht nga media ruse si Sputnik, RIA Novosti dhe Izvestia, dhe në vitin 2025 u ftua nga Ministria e Jashtme e Rusisë për të intervistuar Sergey Lavrov, duke konfirmuar lidhjet e tij me propagandën ruse.
Ndërkohë, institucionet amerikane kanë njoftuar publikisht vetëm kryerjen e auditimeve rutinë për monitorimin e ndihmës së dhënë Ukrainës. Këto auditime nuk lidhen me ndonjë skandal financiar, nuk implikojnë zyrtarë të BE-së dhe nuk përfshijnë deri më tani asnjë akuzë ndaj Kaja Kallas apo ndonjë zyrtari europian. Pretendimi se paratë janë transferuar në llogari bankare në Estoni është gjithashtu i pabazuar dhe nuk mbështetet nga asnjë burim zyrtar.
Në këto rrethana, pretendimi se CIA po heton një skandal prej 48 miliardë eurosh që përfshin Kaja Kallas rezulton i pavërtetë. Lajmi i portalit është ndërtuar mbi një deklaratë të vetme të një individi të diskredituar dhe pa asnjë mbështetje faktike. Hetimi real për korrupsion në Ukrainë ka përmasa shumë më të vogla, përfshin vetëm zyrtarë ukrainas dhe është raportuar hapur nga institucionet e tyre dhe mediat ndërkombëtare serioze. Kaja Kallas nuk është nën hetim nga asnjë institucion dhe nuk ekziston asnjë provë që e lidh me ndonjë aferë financiare.
Bëhet fjalë për një tjetër rast ku një lajm ndërkombëtar është shtrembëruar qëllimisht, është fryrë dhe është paraqitur si “skandal global”, duke përdorur CIA-n për t’i dhënë kredibilitet një narrative të pavërtetë. Për këtë arsye, Faktoje e vlerëson këtë pretendim si dezinformues.
Pas takimit virtual në Bashkimi Evropian, përfaqësuesja e punëve të jashtme të bllokut Kaja Kallas, tha se ushtria e Rusisë duhet të jetë e kufizuar në madhësi në mënyrë që të përfundojë konflikti në Ukrainë.
“Nëse duam të parandalojmë që kjo luftë të vazhdojë, atëherë në fakt duhet të frenojmë ushtrinë e Rusisë dhe gjithashtu buxhetin e tyre ushtarak”, u tha Kallas gazetarëve.
Komentet e saj vijnë pasi raportet zbuluan se ka diskutime rreth kufizimit të madhësisë së forcave të armatosura të Ukrainës në planet e ndryshme të paqes të SHBA-së – pa një kërkesë të ngjashme për Rusinë.
Kallas tha se BE kishte parë “zero tregues” se Rusia është gati për një armëpushim, duke shtuar se çdo marrëveshje paqeje duhet të përfshijë lëshime nga Rusia.
Zëvendësministri i Jashtëm rus i tha Sky News sot se “nuk mund të flitet për ndonjë lëshim apo dorëzim” nga vendi i tij.
Kallas u tha gjithashtu gazetarëve se më shumë sanksione kundër Moskës janë të nevojshme, për të ndaluar vendin nga pushtimi i përsëritur dhe kërkohej mbështetje e mëtejshme për Ukrainën./abcnews.al
Pas takimit virtual në Bashkimi Evropian, përfaqësuesja e punëve të jashtme të bllokut Kaja Kallas, tha se ushtria e Rusisë duhet të jetë e kufizuar në madhësi në mënyrë që të përfundojë konflikti në Ukrainë.
"Nëse duam të parandalojmë që kjo luftë të vazhdojë, atëherë në fakt duhet të frenojmë ushtrinë e Rusisë dhe gjithashtu buxhetin e tyre ushtarak", u tha Kallas gazetarëve, transmeton Telegrafi.
Komentet e saj vijnë pasi raportet zbuluan se ka diskutime rreth kufizimit të madhësisë së forcave të armatosura të Ukrainës në planet e ndryshme të paqes të SHBA-së - pa një kërkesë të ngjashme për Rusinë.
Kallas tha se BE kishte parë "zero tregues" se Rusia është gati për një armëpushim, duke shtuar se çdo marrëveshje paqeje duhet të përfshijë lëshime nga Rusia.
Zëvendësministri i Jashtëm rus i tha Sky News sot se "nuk mund të flitet për ndonjë lëshim apo dorëzim" nga vendi i tij.
Kallas u tha gjithashtu gazetarëve se më shumë sanksione kundër Moskës janë të nevojshme, për të ndaluar vendin nga pushtimi i përsëritur dhe kërkohej mbështetje e mëtejshme për Ukrainën. /Telegrafi/
BRUKSEL, 25 nëntor /ATSH/- Rikthimi i Rusisë në formatin G8 nuk duhet të ndodhë, tha sot përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas në një program të “BBC Radio 4”.
Sipas Kallas, plani përfundimtar i paqes për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë duhet ta bëjë të pamundur një pushtim të ri rus.
“Nëse duam që kjo t’i japë fund kësaj përgjithmonë, ne duhet të kemi lëshime nga ana e Rusisë”, theksoi ajo.
“Një qasje e tillë do të kërkonte që Moska të mbështeste marrëveshjet ndërkombëtare dhe të reduktonte Forcat e saj të armatosura”, tha Kallas.
Kallas gjithashtu hodhi poshtë mundësinë e rkthimit të Rusisë në formatin G8, siç parashikohet në planin e paqes të Trump për Ukrainën.
Ajo shtoi se kjo kategorikisht nuk duhej të ndodhte.
Ndërsa mirëpriti “kauzën fisnike” të presidentit të SHBA-së Donald Trump për të arritur paqen në Ukrainë, Kallas tha gjithashtu se ishte e nevojshme të vihej në pikëpyetje se cilët elementë sillnin vërtet paqe në vend.
Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas negociatave midis delegacioneve të të dy vendeve në Gjenevë, ranë dakord të vazhdojnë punën mbi propozimet e përbashkëta për një marrëveshje paqeje.
Palët konfirmuan se çdo marrëveshje e ardhshme duhej të respektonte plotësisht sovranitetin e Ukrainës dhe të siguronte një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë.
Bazuar në rezultatet e negociatave, palët përgatitën një dokument paqeje të përditësuar dhe të rafinuar.
Sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov, deklaroi se delegacionet ukrainase dhe amerikane në Gjenevë kishin arritur një mirëkuptim të përbashkët mbi kushtet kryesore të marrëveshjes së paqes.
Fazat e fundit të marrëveshjeve pritet të zhvillohen gjatë vizitës së presidentit Volodymyr Zelensky në SHBA, në ditët e ardhshme të nëntorit. //a.i/