Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

BE kërkon 'respekt' për sovranitetin e Venezuelës - por një vend nuk e nënshkroi

4 January 2026 at 21:45


Në një deklaratë mbi Venezuelën, të mbështetur nga 26 nga 27 shtetet anëtare të BE-së, përfaqësuesja e politikës së jashtme të bllokut, Kaja Kallas, ka bërë thirrje për "qetësi dhe përmbajtje nga të gjithë aktorët".

Vendet e BE-së kërkuan gjithashtu që "parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe Karta e OKB-së duhet të mbështeten", veçanërisht nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, transmeton Telegrafi.

Trafiku i drogës duhet të trajtohet "në respekt të plotë të integritetit territorial dhe sovranitetit", shton deklarata.

Ajo gjithashtu bëri thirrje që të respektohet vullneti i popullit venezuelian.

Kjo duket të jetë një kritikë e fshehur paksa ndaj qasjes së SHBA-së, pasi forcat e saj pushtuan Venezuelën për të kapur Nicolas Maduron.

Vlen të përmendet se deklarata nuk u mbështet nga Hungaria, kryeministri i së cilës i ekstremit të djathtë, Viktor Orban, është një aleat i ngushtë i Trump. /Telegrafi/

Zv.presidentja e KE: BE po monitoron situatën në Venezuelë, thirrje për përmbajtje

By: Ela
3 January 2026 at 13:02

Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas ka reaguar së fundmi lidhur me sulmet e regjistruara nga SHBA në Karakas të Venezuelës. Kallas ka bërë ne dije se ka komunikuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Ajo theksoi se BE po monitoron situatën në Venezuelë. Sipas reagimit të saj BE ka bërë thirrje për përmbajtje. […]

The post Zv.presidentja e KE: BE po monitoron situatën në Venezuelë, thirrje për përmbajtje appeared first on BoldNews.al.

Kaja Kallas hedh poshtë pretendimet ruse për sulmin ukrainas ndaj rezidencave qeveritare

By: Re Nato
31 December 2025 at 21:27

Diplomatja e lartë e BE-së i ka quajtur pretendimet e Moskës se Ukraina ka shënjestruar bazat e qeverisë ruse një “shpërqendrim të qëllimshëm” dhe një përpjekje për të prishur procesin e paqes.

Komentet e Kaja Kallas në mediat sociale duket se janë një referencë për pretendimin e Kremlinit se Ukraina u përpoq të kryente një sulm me dron në njërën nga rezidencat e Vladimir Putinit.

“Askush nuk duhet të pranojë pretendime të pabaza nga agresori i cili ka synuar pa dallim infrastrukturën dhe civilët e Ukrainës”, shkroi Kallas në rrjetet sociale.

Më herët këtë javë, Moska akuzoi Ukrainën për sulmin ndaj shtëpisë private të Putinit në liqenin Valdai në veriperëndim të Rusisë.

Si rezultat, Rusia do të rishikojë qëndrimin e saj në negociatat e vazhdueshme të paqes, tha Kremlini.

Që kur Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov i ndau për herë të parë pretendimet, media shtetërore ruse dhe politikanët e kanë diskutuar sulmin e dyshuar me tone gjithnjë e më nxitëse.

“Sulmi është një goditje në zemër të Rusisë”, tha Andrei Kartapolov, kreu i komitetit të mbrojtjes së parlamentit rus. “Pas asaj që ka bërë [Ukraina], nuk mund të ketë falje.”

Edhe pse Kremlini fillimisht tha se nuk shihte asnjë kuptim në ndarjen e provave të sulmit të supozuar, të mërkurën ushtria ruse publikoi atë që e quajti prova të sulmit të tentuar./abcnews.al

Shefja e diplomacisë evropiane bën thirrje për formimin e shpejtë të institucioneve në Kosovë

29 December 2025 at 15:51


Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, ka bërë thirrje për formimin sa më të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe është shprehur se mirëpret angazhimin me autoritetet zyrtare të Prishtinës.

Kallas ka konfirmuar se Bashkimi Evropian po ecën drejt heqjes së masave ndaj Kosovës. Në këtë kuadër, ajo ka përsëritur se 216 milionë euro ndihmë financiare janë lëshuar tashmë pas transferimit të rregullt të qeverisjes lokale pas zgjedhjeve të fundit lokale, ndërsa synohet lirimi i 205 milionë eurove shtesë në fillim të vitit të ardhshëm.

Në deklaratën e lëshuar pas ditës së zgjedhjeve në vend, Kallas ka porositur se Qeveria e re duhet të dyfishojë përpjekjet për reformat shumë të nevojshme që lidhen me Bashkimin Evropian. Ajo ka vlerësuar se procesi zgjedhor tregoi një angazhim të fortë ndaj parimeve demokratike.

Thirrje të veçantë, Kallas i ka bërë përbërjes së re të Kuvendit që, menjëherë pas formimit, të ratifikojë marrëveshjet që lidhen me Planin e Rritjes.

“Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është një instrument me afat të kufizuar kohor, i miratuar për periudhën 2024–2027, dhe është në interesin e Kosovës që ratifikimi të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur, për të shfrytëzuar plotësisht të gjitha mundësitë që ofron ky plan, në dobi të popullsisë së saj”, ka thënë përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Ajo gjithashtu ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdon të mbetet e vetmja rrugë që të dyja palët të avancojnë në proceset e tyre evropiane.

“Presim që të gjitha detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit, si dhe të gjitha marrëveshjet e mëparshme të Dialogut, të zbatohen pa vonesa dhe pa parakushte të tjera”, ka nënvizuar Kallas, duke rikonfirmuar gatishmërinë për të organizuar një takim në nivelin më të lartë politik sapo kushtet ta lejojnë një gjë të tillë. /RTK/

Heqje e pjesshme e sanksioneve/ Bislimi: Lirohen fondet për katër projekte

17 December 2025 at 17:22

Siç premtoj Kaja Kallas nga Prishtina, masat sanksionuese ndaj Kosovës do të hiqen, por gradualisht, gjithnjë në pritje të një sjellje politike të qëndrueshme, dhe besueshme të udhëheqjes së vendit, në bashkërendim me partnerët ndërkombëtarë.

Ndaj, Brukseli ka filluar heqjen e disa masave ndëshkuese, të vendosura në vitin 2023, duke liruar fondet për disa projekte, por shumë të tilla qëndrojnë akoma të bllokuara.

Lajmi është konfirmuar nga Zëvendëskryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës në detyrë, Besnik Bislimi, pas një letre zyrtare që ka pranuar nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman.

Sipas letrës së publikuar nga Bislimi, janë liruar mjetet financiare për katër projekte si rrjedhojë e asaj që është vlerësuar si “transferim i duhur i pushtetit lokal në veri”, pas zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Bëhet fjalë për projekte të lidhura me programet IPA, në vlerë prej 34.6 milionë eurosh.

Por Bashkimi Evropian, nuk do t’i heqë këtë vit të gjithë sanksionet ndaj Kosovës.

Të martën, ministrat e BE-së përmes konkluzave të presidencës daneze përshëndetën heqjen e një pjese të masave, por shpejtësia dhe modaliteti i heqjes së tyre tani varen nga Komisioni Evropian, por nuk ka më asgjë gjasë që ato të hiqen të plota brenda 2025, dhe aq më pak para zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Osmani në Bruksel: Të hiqen plotësisht masat e BE-së ndaj Kosovës

17 December 2025 at 17:09


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, të cilën e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj integrimit evropian të Kosovës.

Osmani ka bërë të ditur se, pas njoftimit për heqjen e pjesshme të masave ndaj Kosovës, ka ritheksuar domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë, duke theksuar se të gjitha kushtet e vendosura nga Bashkimi Evropian tashmë janë përmbushur nga institucionet e Kosovës.

Ajo ka theksuar se Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Përfaqësuesen e Lartë Kallas dhe me të gjithë partnerët ndërkombëtarë, deri në heqjen e plotë të masave dhe avancimin e mëtejshëm të rrugës evropiane të vendit.

Osmani ka ritheksuar se integrimi evropian mbetet prioritet strategjik i Kosovës dhe se trajtimi i barabartë në raport me vendet e tjera të rajonit është i domosdoshëm për stabilitetin dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Armiqësia e SHBA-së ndaj Evropës kërcënon të tradhtojë Ukrainën dhe krahun e saj lindor

16 December 2025 at 10:54

Bisedimet diplomatike të paqes me pasojat më të mëdha të 80 viteve të fundit kanë ecur përpara me një ritëm jashtëzakonisht të ngadaltë. Por oferta e fundit e Ukrainës për të hequr dorë nga përpjekja e saj për t’iu bashkuar NATO-s në këmbim të garancive perëndimore të sigurisë mund ta ndryshojë këtë. Presidenti ukrainas Volodymyr […]

The post Armiqësia e SHBA-së ndaj Evropës kërcënon të tradhtojë Ukrainën dhe krahun e saj lindor appeared first on Reporter.al.

Europianët u përgjigjen kritikave të Trump

By: Rovena
9 December 2025 at 19:34

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka reaguar ndaj kritikave amerikane që janë bërë kundër aleancës, duke i adresuar drejt Rusisë.

Kallas theksoi se Bashkimi Evropian është vetë thelbi i lirisë.

“Bashkimi Evropian është vetë thelbi i lirisë. Pra, çdo kritikë e tillë në lidhje me liritë këtu duhet të synohet në një drejtim tjetër. Rusia, ndoshta, ku mospajtimi është i ndaluar, ku media e lirë është e ndaluar, ku opozita politike është e ndaluar, ku X është gjithashtu i ndaluar. Bashkimi Evropian, 27 vende që kanë zgjedhur vullnetarisht të punojnë së bashku, dhe kemi disa të tjera që duan të bashkohen. Kjo tregon cilësinë tonë”, tha Kallas.

Nga ana tjetër, edhe kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk ka nevojë për amerikanët për të shpëtuar demokracinë.

“Disa prej tyre janë të kuptueshme dhe disa janë të papranueshme për ne nga një perspektivë evropiane. Nuk shoh asnjë nevojë që amerikanët të duan tani të shpëtojnë demokracinë në Evropë. Nëse do të ishte e nevojshme ta shpëtonim atë, ne do ta menaxhonim vetë”, tha Merz.

Deklaratat e liderëve evropianë vijnë në një kohë të tensionuar me administratën e presidentit Donald Trump, pasi ky i fundit ka deklaruar se Evropa po shkon në rrugë të gabuar. Mospajtimet mes tyre kanë ardhur edhe për shkak të bashkëpunimit evropian me Ukrainën, për gjetjen e një armëpushimi të drejtë në lidhje me agresionin rus.

Plani i SHBA-së për Sigurinë Kombëtare ngjall frikë në BE

7 December 2025 at 15:11

Pas botimit të një dokument mbi sigurinë kombëtare nga administrata e SHBA-së kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, tha se SHBA është ende “aleati ynë më i madh” pavarësisht dallimeve që kemi për çështje të shumta.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së,Kaja Kallas, u përpoq të minimizonte tensionet me SHBA-në, pasi administrata Trump publikoi një dokument mbi sigurinë kombëtare në të cilin kritikonte ashpër aleatët evropianë.

Komentet e Kallas vijnë ndërsa shumë udhëheqës evropianë kanë frikë se qeveria amerikane po i kthen gjithnjë e më shumë shpinën Evropës, veçanërisht lidhur me mbështetjen për Ukrainën, e cila po mbrohet nga pushtimi i Rusisë.

“Ka shumë kritika [në atë dokument], por mendoj se disa prej tyre janë gjithashtu të vërteta; nëse shikoni Evropën, ajo e ka nënvlerësuar fuqinë e saj ndaj Rusisë”, tha Kallas në një panel në Forumin e Dohas në Katar.

“Duhet të kemi më shumë vetbesim”, tha ajo, duke shtuar se “SHBA-të janë ende aleati ynë më i madh”.

“Mendoj se nuk kemi qenë gjithmonë dakord për tema të ndryshme, por mendoj se parimi i përgjithshëm vazhdon të ekzistojë. Ne jemi aleatët më të mëdhenj dhe duhet të qëndrojmë të bashkuar”, tha Kallas.

Ç’thuhet në dokumentin mbi sigurinë kombëtare të SHBA-së?

Dokumenti i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, i cili u postua në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë të premten (05.12), pasqyron kritikat ndaj Evropës që ishin paraqitur tashmë në muajin shkurt edhe në një fjalim të ashpër të Zëvendëspresidentit JD Vance në Konferencën e Sigurisë në Mynih .

Strategjia gjithashtu duket se mbështet teorinë konspiracioniste të supremacisë së bardhë për “Zëvendësimin e Madh”, sipas së cilës popullatat e bardha evropiane po zëvendësohen qëllimisht nga popuj jo të bardhë.

 dokument thuhet se disa vende rrezikojnë të bëhen ” me shumicë jo-evropiane” dhe se Evropa po përballet me “perspektivën reale dhe të fortë të zhdukjes së qytetërimit”. Më tej thuhet se “nëse prirjet aktuale vazhdojnë, kontinenti për 20 vjet ose më pak nuk do të njihet më”.

Plani i strategjisë thotë se Evropa po përballet me çështje të tilla si “censura e lirisë së fjalës dhe shtypja e opozitës politike, rënia e lindjeve dhe humbja e identiteteve kombëtare dhe vetëbesimit”.

“Qëllimi ynë duhet të jetë të ndihmojmë Evropën të korrigjojë trajektoren e saj aktuale. Do të na duhet një Evropë e fortë për të na ndihmuar të konkurrojmë me sukses dhe për të bashkëpunuar me ne për të parandaluar çdo kundërshtar që të dominojë Evropën”, thuhet në Dokumentin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.

Kallas komentoi Strategjinë amerikane të Sigurisë: Disa kritika janë me vend

By: Rovena
6 December 2025 at 16:07

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi sot se Shtetet e Bashkuara mbeten aleati më i madh i Evropës, pasi që administrata e presidentit amerikan, Donald Trump në një dokument strategjik të rëndësishëm përmendi se Evropa përballet me “shuarje civilizimi” dhe se një ditë mund të humbasë statusin e një aleati të besueshëm.

Strategjia e re amerikane e sigurisë kombëtare, e publikuar pardje në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë, kritikoi Bashkimin Evropian si antidemokratik, dhe Evropën si një kontinent që i mungon vetëbesimi.

Qëllimi i SHBA-së, sipas dokumentit, duhet të jetë “të ndihmojë Evropën të korrigjojë rrugën e saj aktuale”, raporton politico.

“Ka shumë kritika aty, por mendoj se disa prej tyre janë të vërteta; nëse shikoni Evropën, ajo vërtet ka nënvlerësuar fuqinë e saj ndaj Rusisë”, tha ajo në një panel në Forumin e Dohas në Katar.

“Duhet të kemi më shumë vetëbesim”, pohoi diplomatja evropiane.

“SHBA-ja mbetet ende aleati ynë më i madh. Mendoj se nuk kemi qenë gjithmonë në një mendje për disa tema, por besoj se parimi i përgjithshëm mbetet. Ne jemi aleatët më të mëdhenj dhe duhet të qëndrojmë së bashku”, përfundoi Kallas.

Ndryshe, dokumenti prej 33 faqesh, i cili përmban hyrjen e nënshkruar nga Trumpi, thuhet se Evropa është në rënie ekonomike, por se “problemet e saj të vërteta janë edhe më të thella”. Ndër to theksohen “aktivitetet e BE-së që minojnë lirinë politike dhe sovranitetin, politikat migratore që po transformojnë kontinentin, censurimi i lirisë së fjalës dhe shtypja e opozitës politike… si dhe humbja e identiteteve kombëtare”.

Në tekst shtohet se “nëse trendet aktuale vazhdojnë, kontinenti do të jetë i panjohshëm për 20 vjet ose edhe më pak”. Për këtë arsye, politika amerikane duhet të përfshijë “nxitjen e rezistencës kundër trajektores aktuale evropiane brenda kombeve të Evropës”. Dokumenti thekson qartë rreshtimin e administratës së Trumpit me partitë evropiane nacionaliste të ekstremit të djathtë, “ndikimi në rritje i të cilave… është arsye për optimizëm të madh”. Si shembull i lidhjeve të ngushta përmendet vizita e një zyrtari të lartë të partisë gjermane Alternativa për Gjermaninë (AfD) në Shtëpinë e Bardhë në muajin shtator, për takime me zyrtarë të lartë amerikanë.

Kallas komentoi Strategjinë amerikane të Sigurisë: Disa kritika janë me vend

6 December 2025 at 15:55


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi sot se Shtetet e Bashkuara mbeten aleati më i madh i Evropës, pasi që administrata e presidentit amerikan, Donald Trump në një dokument strategjik të rëndësishëm përmendi se Evropa përballet me “shuarje civilizimi” dhe se një ditë mund të humbasë statusin e një aleati të besueshëm.

Strategjia e re amerikane e sigurisë kombëtare, e publikuar pardje në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë, kritikoi Bashkimin Evropian si antidemokratik, dhe Evropën si një kontinent që i mungon vetëbesimi.

Qëllimi i SHBA-së, sipas dokumentit, duhet të jetë “të ndihmojë Evropën të korrigjojë rrugën e saj aktuale”, raporton politico.

“Ka shumë kritika aty, por mendoj se disa prej tyre janë të vërteta; nëse shikoni Evropën, ajo vërtet ka nënvlerësuar fuqinë e saj ndaj Rusisë”, tha ajo në një panel në Forumin e Dohas në Katar.

“Duhet të kemi më shumë vetëbesim”, pohoi diplomatja evropiane.

“SHBA-ja mbetet ende aleati ynë më i madh. Mendoj se nuk kemi qenë gjithmonë në një mendje për disa tema, por besoj se parimi i përgjithshëm mbetet. Ne jemi aleatët më të mëdhenj dhe duhet të qëndrojmë së bashku”, përfundoi Kallas.

Ndryshe, dokumenti prej 33 faqesh, i cili përmban hyrjen e nënshkruar nga Trumpi, thuhet se Evropa është në rënie ekonomike, por se “problemet e saj të vërteta janë edhe më të thella”. Ndër to theksohen “aktivitetet e BE-së që minojnë lirinë politike dhe sovranitetin, politikat migratore që po transformojnë kontinentin, censurimi i lirisë së fjalës dhe shtypja e opozitës politike… si dhe humbja e identiteteve kombëtare”.

Në tekst shtohet se “nëse trendet aktuale vazhdojnë, kontinenti do të jetë i panjohshëm për 20 vjet ose edhe më pak”.

Për këtë arsye, politika amerikane duhet të përfshijë “nxitjen e rezistencës kundër trajektores aktuale evropiane brenda kombeve të Evropës”.

Dokumenti thekson qartë rreshtimin e administratës së Trumpit me partitë evropiane nacionaliste të ekstremit të djathtë, “ndikimi në rritje i të cilave… është arsye për optimizëm të madh”. Si shembull i lidhjeve të ngushta përmendet vizita e një zyrtari të lartë të partisë gjermane Alternativa për Gjermaninë (AfD) në Shtëpinë e Bardhë në muajin shtator, për takime me zyrtarë të lartë amerikanë. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be

Nëntë muaj “pa rezultate në dialog”, Kallas propozon vazhdimin e mandatit të Sorensen

28 November 2025 at 21:02


Kur kanë mbetur edhe tre muaj deri në fund të mandatit fillestar të Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, Përfaqësuesja e Lartë Kaja Kallas ka propozuar që ai të vazhdojë në këtë detyrë. Por, opinionistë vlerësojnë se nëntë muaj e gjysmë të parë të mandatit të Sorensen ishin të dështuara, por jo-domosdo për fajin e tij.

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka propozuar zgjatjen mandatit të Përfaqësuesit të Posaçëm për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Propozimi i Kallas u diskutua javë më parë, në disa trupa të Këshillit Evropian: në Komitetin për Punë të Jashtme dhe Siguri, dhe paraprakisht në Grupin Punues të Këshilltarëve për Punë të Jashtme dhe atë për Ballkanin Perëndimor.

Pa dhënë detaje, në një përgjigje për TV Dukagjinin, Shërbimi i Jashtëm i BE-së konfirmoi përkrahjen për vazhdimin e punës nga diplomati danez.

“Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Peter Sorensen gëzon mbështetjen e plotë të Përfaqësueses së Lartë dhe të shteteve anëtare të BE-së. Rezultati i proceseve në Këshillin e BE-së do të kumtohet porsa të kompletohet”, ka thënë Bashkimi Evropian.

Mandati fillestar i Sorensen, i cili nisi punën më 1 shkurt të këtij viti, është 13 mujor dhe përfundon më 28 shkurt 2026.

Në vlerësimin e profesorit Gëzim Qerimi, deri tani – në mandatin e Sorensen dialogu nuk prodhoi asnjë rezultat konkret dhe mund të quhet i dështuar.

“Qoftë në vazhdimi i mandatit të tij apo ndonjë personaliteti tjetër, do të duhej që të vendosej parimi themelor për të përfunduar dialogun Kosovë-Serbi. Nuk do të ketë kuptim dialogu Kosovë-Serbi, nëse pika e parë e këtij dialogu nuk është njohja reciproke me Kosovës dhe Serbisë dhe vlerësoj se të gjitha dështimet janë si rezultat i mungesës së këtij parimi”, ka thënë Gëzim Qerimi, profesor.

Teksa mungesën e rezultateve e lidhi me një “status-quo”, profesori Sylë Ukshini përmendi faktin se për BE-në dialogu Kosovë-Serbi nuk ishte top prioritet, por edhe zhvillimet e brendshme në të dyja vendet.

“Faji nuk mund të hidhet te Sorenseni, sepse BE-ja nuk ka mjete detyrimi. Mandati i tij është vetë fascilitues dhe duke qenë fascilitues suksesi i tij varet nga gatishmëria e palëve për t’i implementuar marrëveshjet. Në anën tjetër, varet edhe sa presion bën Bashkimi Evropian, sa presion bëjnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Sylë Ukshini, ish-diplomat / profesor.

Diplomati danez, i cili e pasoi në detyrë sllovakun, Miroslav Lajçak, vizitoi Kosovën katër herë: në mars, në prill, në gusht dhe në tetor, ndërsa organizoi disa takime, kryesisht të ndara, në nivel kryenegociatorësh.

Takimi i nivelit të lartë në dialogun Kosovë-Serbi, të cilin, në qershor, Sorensen tha se po e përgatitë, nuk ndodhi./Tv Dukagjini/

- YouTube youtu.be


Marrëveshja e paqes duhet të kufizojë ushtrinë ruse dhe jo atë të Ukrainës, thotë Kaja Kallas

26 November 2025 at 23:03


Çdo marrëveshje paqeje për t'i dhënë fund luftës së Rusisë ndaj Ukrainës duhet të imponojë detyrime mbi agresorin, në vend të viktimës, për të shmangur një përsëritje të pushtimit në të ardhmen, tha Përfaqësuesja e Lartë Kaja Kallas, ndërsa vazhdon një përpjekje e udhëhequr nga SHBA-të për të arritur një marrëveshje.

Drafti origjinal prej 28 pikash i marrëveshjes së propozuar, i shkruar nga zyrtarët amerikanë dhe rusë, përmbante dispozita gjithëpërfshirëse që favorizonin qartë Moskën, midis tyre kërkesat që Ukraina të heqë dorë nga ambiciet e saj për në NATO, të dorëzojë territorin që ende kontrollon dhe të kufizojë madhësinë e ushtrisë së saj në 600,000 personel, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.

Por për Kallas, qasja duhet të jetë e kundërta.

"Nëse duam të parandalojmë që kjo luftë të vazhdojë, atëherë duhet të frenojmë ushtrinë e Rusisë dhe gjithashtu buxhetin e tyre ushtarak", tha ajo të mërkurën pas një takimi të posaçëm të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian.

"Nëse shpenzoni afër 40% (të buxhetit) për ushtrinë, atëherë do të dëshironi ta përdorni përsëri, dhe kjo është një kërcënim për të gjithë ne", ka shtruar ajo.

Sipas saj, "fokusi duhet të jetë në llojin e lëshimeve (dhe) kufizimeve që shohim nga pala ruse, në mënyrë që të mos shkojë më tej dhe ata të mos kenë mundësinë të pushtojnë përsëri".

Që kur drafti i planit të SHBA-së u publikua javën e kaluar, evropianët kanë bashkuar forcat për të ndihmuar Kievin të rafinojë përmbajtjen dhe të sigurojë kushte më të favorshme.

Pas bisedimeve të nivelit të lartë në Gjenevë të dielën, Ukraina dhe SHBA-të arritën një tekst të modifikuar, i cili ende nuk është zbuluar plotësisht, por që tashmë është përballur me rezistencën ruse.

Dhe çështjet më të ndjeshme mbetën të hapura në pritje të një takimi ballë për ballë midis presidentëve Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump.

Qeveritë evropiane dhe BE-ja po këmbëngulin që çdo marrëveshje paqeje duhet t'i lejojë Ukrainës të organizojë lirisht forcat e saj të armatosura, të cilat tani vlerësohen midis 800,000 dhe 850,000 trupave.

"Ne gjithmonë kemi thënë se është një e drejtë sovrane për çdo vend të vendosë madhësinë e ushtrisë së tij dhe për këtë arsye nuk duhet të biem në atë kurth që Rusia po ngre duke folur për kufizimin e ushtrisë ukrainase", tha Kallas.

Në komentet e saj, Kallas argumentoi se Rusia po angazhohej në diplomaci thjesht sepse "Putini nuk mund t'i arrijë qëllimet e tij në fushën e betejës". /Telegrafi/

BE: Nuk ka asnjë tregues që Rusia është gati për armëpushim

By: Rovena
26 November 2025 at 15:20

Pas takimit virtual në Bashkimi Evropian, përfaqësuesja e punëve të jashtme të bllokut Kaja Kallas, tha se ushtria e Rusisë duhet të jetë e kufizuar në madhësi në mënyrë që të përfundojë konflikti në Ukrainë.

“Nëse duam të parandalojmë që kjo luftë të vazhdojë, atëherë në fakt duhet të frenojmë ushtrinë e Rusisë dhe gjithashtu buxhetin e tyre ushtarak”, u tha Kallas gazetarëve.

Komentet e saj vijnë pasi raportet zbuluan se ka diskutime rreth kufizimit të madhësisë së forcave të armatosura të Ukrainës në planet e ndryshme të paqes të SHBA-së – pa një kërkesë të ngjashme për Rusinë.

Kallas tha se BE kishte parë “zero tregues” se Rusia është gati për një armëpushim, duke shtuar se çdo marrëveshje paqeje duhet të përfshijë lëshime nga Rusia.

Zëvendësministri i Jashtëm rus i tha Sky News sot se “nuk mund të flitet për ndonjë lëshim apo dorëzim” nga vendi i tij.

Kallas u tha gjithashtu gazetarëve se më shumë sanksione kundër Moskës janë të nevojshme, për të ndaluar vendin nga pushtimi i përsëritur dhe kërkohej mbështetje e mëtejshme për Ukrainën./abcnews.al

BE thotë se ka 'zero tregues' se Rusia është gati për armëpushim

26 November 2025 at 15:13


Pas takimit virtual në Bashkimi Evropian, përfaqësuesja e punëve të jashtme të bllokut Kaja Kallas, tha se ushtria e Rusisë duhet të jetë e kufizuar në madhësi në mënyrë që të përfundojë konflikti në Ukrainë.

"Nëse duam të parandalojmë që kjo luftë të vazhdojë, atëherë në fakt duhet të frenojmë ushtrinë e Rusisë dhe gjithashtu buxhetin e tyre ushtarak", u tha Kallas gazetarëve, transmeton Telegrafi.

Komentet e saj vijnë pasi raportet zbuluan se ka diskutime rreth kufizimit të madhësisë së forcave të armatosura të Ukrainës në planet e ndryshme të paqes të SHBA-së - pa një kërkesë të ngjashme për Rusinë.

Kallas tha se BE kishte parë "zero tregues" se Rusia është gati për një armëpushim, duke shtuar se çdo marrëveshje paqeje duhet të përfshijë lëshime nga Rusia.

Zëvendësministri i Jashtëm rus i tha Sky News sot se "nuk mund të flitet për ndonjë lëshim apo dorëzim" nga vendi i tij.

Kallas u tha gjithashtu gazetarëve se më shumë sanksione kundër Moskës janë të nevojshme, për të ndaluar vendin nga pushtimi i përsëritur dhe kërkohej mbështetje e mëtejshme për Ukrainën. /Telegrafi/

BE: Çdo plan paqeje për Ukrainën duhet të ketë miratimin e Kievit dhe Evropës

By: Rovena
20 November 2025 at 16:16

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka reaguar pas qarkullimit të lajmeve se SHBA-ja dhe Rusia kanë hartuar një plan për fundin e luftës në Ukrainë, i cili do të kërkonte kapitullimin e Kievit. Kallas ka deklaruar çdo plan paqeje për Ukrainën kërkon mbështetjen e Kievit dhe Evropës.

Drafti i planit, i cili thuhet se u zhvillua nga i dërguari i Donald Trumpit, Steve Witkoff, dhe këshilltari i Kremlinit Kirill Dmitriev, do të detyronte masa “drakoniane” mbi Ukrainën që do t’i jepnin Rusisë kontroll të paparë mbi sovranitetin ushtarak dhe politik të vendit. Plani ka të ngjarë të shihet si dorëzim nga Kievi zyrtar, raporton The Guardian.

Financial Times dhe Reuters raportuan se propozimi do t’i kërkonte Ukrainës të dorëzonte territorin që kontrollon në lindje të vendit dhe të përgjysmonte madhësinë e ushtrisë së saj, kushte që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në të kaluarën i ka quajtur të papranueshme. Kushte të tjera përfshijnë kufizimin e ndihmës ushtarake amerikane dhe kategoritë e armatimeve të përdorura nga ushtria ukrainase.

"Ditë e mirë për Evropën dhe Ukrainën", BE njofton sanksione ndaj Rusisë

23 October 2025 at 08:54


BE-ja ka rënë dakord për një sërë sanksionesh të reja që synojnë flotën në hije të Rusisë dhe ndalojnë importet e gazit natyror të lëngshëm.

Presidenca daneze e BE-së njoftoi këtë veprim, me ministrin e jashtëm të vendit Lars Lokke Rasmussen i cili tha: "Sot është një ditë e mirë për Evropën dhe Ukrainën."

Bëhet e ditur se BE-ja e miratoi paketën pasi Sllovakia hoqi bllokimin e saj.

Rasmussen tha se sanksionet e reja "do të prezantojnë masa të reja dhe gjithëpërfshirëse mbi naftën dhe gazin, flotën në hije dhe sektorin financiar të Rusisë".

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se sanksionet e reja synojnë gjithashtu bursat e kriptovalutave, si dhe subjektet në Indi dhe Kinë, dhe frenojnë lëvizjet e diplomatëve rusë.

Ky veprim vjen pas sanksioneve të vetë presidentit amerikan Donald Trump që synojnë dy nga kompanitë më të mëdha të naftës në Rusi. /Telegrafi/

Kryediplomatja e BE-së: Ukraina nuk duhet të heqë dorë nga territori në këmbim të paqes me Rusinë

21 October 2025 at 13:13


Kaja Kallas, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, ka thënë se Ukraina nuk duhet të heqë dorë nga territoret e saj si pjesë e ndonjë marrëveshjeje paqeje me Rusinë.

Duke folur me gazetarët në Luksemburg pas një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së, Kallas e bëri të qartë qëndrimin e saj mbi papranueshmërinë e tregtisë me territoret ukrainase, transmeton Telegrafi.

"Nëse thjesht i japim territoret, atëherë kjo u jep një mesazh të gjithëve se mund të përdorni forcë kundër fqinjëve tuaj dhe të merrni atë që dëshironi. Mendoj se kjo është shumë e rrezikshme. Kjo është arsyeja pse kemi ligjin ndërkombëtar në vend, [në mënyrë] që askush të mos e bëjë këtë", shtoi Kallas.

Gjatë një takimi të premten e kaluar, Steve Witkoff, i Dërguari Special i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, sugjeroi që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duhet të heqë dorë nga Donbasi si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi.

Vetë Trump tha në një intervistë me Fox News të dielën se Rusia do të mbante një pjesë të territorit që pushtoi gjatë luftës.

Sipas një burimi të Politico, udhëheqësit e BE shprehën mbështetjen e tyre për Zelensky pas takimit në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkohë, udhëheqësit evropianë ishin të kujdesshëm në deklaratat e tyre, nëse Ukraina duhet ta mbajë të gjithë territorin e saj sipas një marrëveshjeje të mundshme paqeje. /Telegrafi/

Kallas: Presioni ndaj Ukrainës nuk është rruga e duhur

By: Rovena
21 October 2025 at 09:28

E ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas tërhoqi vëmendjen, që të mos i imponohet Ukrainës shkëputja e territoreve në favor të Rusisë. “Ne nuk duhet të harrojmë, që Rusia është agresori dhe Ukraina viktima”, tha Kallas pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg. “Nuk është rruga e duhur, të ushtrohet presion ndaj viktimës,

Ukrainës”, shtoi ajo. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të premten (17.10. 2025) priti në Shtëpinë e Bardhë presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyj.Sipas njoftimeve në media Trump i ka kërkuar Zelenskyjt, që t’i japë fund luftimeve dhe të pranojë pushtimin rus të një pjese të Ukrainës.

Berlini pret nga samiti i BE-së një “sinjal të qartë mbështetjeje” për Ukrainën

Në sfondin e takimit të paralajmëruar ndërmjet presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin në Budapest, qeveria e Gjermanisë pret nga samiti i BE-së këtë javë një “sinjal të qartë mbështetjeje” për Ukrainën. Veçanërisht në sfondin e një takimi të ,mundshëm Trump-Putin në Budapest vlen motoja “ne nuk e lemë Ukrainën në baltë”, thuhet në qarqet qeveritare në Berlin.

Në takimin e kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të enjten dhe të premten (23.10. – 24.10. 2025) në Bruksel fokusi do të jetë konkretisht një “financim afatgjatë i Ukrainës”, mësohet më tej. Qeveria gjermane pret, që në samit të ketë një “vendim politik” lidhur me pasuritë ruse të ngrira në Europë. Pavarësisht “një sërë” çështjesh të hapura teknike, po konturohet një “konsensus i gjerë” për përdorimin e pasurive të ngrira ruse për një të ashtuquajtur kredi reparacioni për Ukrainën.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së thotë se vizita e mundshme e Putinit në Hungari “nuk është e mirë”

20 October 2025 at 12:33


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha të hënën se "nuk është mirë" që presidenti rus Vladimir Putin mund të udhëtojë në Hungari, anëtare të BE-së, për bisedime mbi luftën në Ukrainë.

Reagimi i saj vjen pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të enjten se së shpejti do të takohet me Putinin në Budapest.

Kallas u tha gazetarëve përpara një takimi të ministrave të jashtëm evropianë në Luksemburg se përpjekjet e Trump për të sjellë paqe ishin të mirëpritura, por se ishte gjithashtu e rëndësishme që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të takohej me udhëheqësin rus.

"Amerika ka shumë forcë për të ushtruar presion mbi Rusinë që të ulet në tryezën e negociatave, nëse ata e përdorin këtë, atëherë, sigurisht, kjo është mirë nëse Rusia e ndalon këtë luftë", tha Kallas, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Kujtojmë se Putini përballet me një urdhër arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, nga e cila Hungaria është në proces të largimit.

Rusia ka mohuar vazhdimisht se forcat e saj kanë kryer mizori në Ukrainë dhe argumenton se Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk ka juridiksion mbi të.

“Lidhur me Budapestin, jo, nuk është mirë... të shohësh që një person i vënë në urdhër arresti nga GJPN-ja po vjen në një vend evropian”, tha Kallas, duke shtuar se “pyetja është nëse ka ndonjë rezultat”.

Ndërkohë, Zelensky ka thënë se do të ishte i gatshëm të shkonte në Budapest, nëse propozohej një takim trepalësh ose një format “diplomacie fluturuese”.

Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen, gjithashtu ngriti shqetësim në lidhje me vizitën e mundshme të Putinit në një vend të BE-së.

“Le të shohim se ku do të mbahet takimi dhe në çfarë formati, por sigurisht që është e qartë se brenda zonës së BE-së një kriminel lufte, si Putini, nuk duhet të jetë i mirëpritur”, u tha ajo gazetarëve.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, tha se udhëtimi i planifikuar i Putinit kishte kuptim vetëm nëse do të çonte në një armëpushim të menjëhershëm dhe pa kushte, ndërsa ministri i Jashtëm holandez, David van Weel, u tha gazetarëve se “gjëja më e rëndësishme është që të kemi një tryezë negociatash”. /Telegrafi/

❌
❌