Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Orban: Arritëm të ndalojmë BE‑në që t'i shpallë luftë Rusisë, por ka edhe një lajm të keq

19 December 2025 at 14:40


Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha në samitin e Bashkimit Evropian se Hungaria arriti ta parandalojë “angazhimin direkt të Evropës në luftë me Rusinë” dhe refuzoi të marrë pjesë në financimin e Ukrainës përmes kredi të reja evropiane.

Në një mesazh në rrjetin social X, Orban shkruante se negociatat në Bruksel zgjatën gjithë natën dhe se Hungaria së bashku me aleatët e saj bllokuan pjesën e propozimit për përdorimin e pasurive të ngrira ruse, duke shmangur, sipas tij, rrezikun e një “luftë të hapur”.

Ai tha se plani i diskutuar do të kishte vendosur Hungarinë përballë një barrë të madhe financiare dhe se ky sukses i mbron familjet hungareze.

— (@)

Megjithatë, Orban konfirmoi se vendet e tjera të BE‑s kanë vendosur t’i japin Ukrainës ndihmë financiare për dy vitet e ardhshme përmes një kredie, duke theksuar se nëse Ukraina nuk e shlyen atë, shtetet evropiane do të jenë të detyruara të paguajnë vetë.

Ai përmendi gjithashtu bashkëpunimin me Çekinë dhe Sllovakinë dhe tha se këto vende nuk e mbështetën modelin e financimit, duke ruajtur kështu bashkëpunimin brenda Grupit të Visegradit.

Në fund, Orban deklaroi se edhe pse sipas tij është parandaluar rreziku i drejtpërdrejt i luftës, “përgatitjet për luftë në Bruksel duket se vazhdojnë”, dhe përsëriti se Hungaria dëshiron paqe dhe nuk do të lejojë që paratë e taksapaguesve hungarezë të përdoren për financimin e luftës.

Ndryshe, Udhëheqësit e Bashkimit Evropian nuk arritën të bien dakord për një kredi të paprecedentë riparimi për Ukrainën, prandaj vendosën të emetojnë borxh të përbashkët për të financuar një kredi prej 90 miliardë eurosh për vendin. /Telegrafi/

Një skandal trondit Hungarinë, mijëra qytetarë protestojnë për dorëheqjen e Orbanit

14 December 2025 at 12:57


Dhjetëra mijëra demonstrues dolën në rrugët e qendrës së Budapestit, duke marshuar drejt zyrave të kryeministrit Viktor Orban duke kërkuar dorëheqjen e tij për shkak të abuzimit të dyshuar me fëmijë në institucionet shtetërore për të mitur.

Protestuesit udhëhiqeshin nga sfiduesi kryesor i Orbanit, Peter Magyar, i cili mbante një banderolë ku shkruhej: "Le t'i mbrojmë fëmijët".

Ata ecën përtej lumit Danub, shumë prej tyre u drejtuan drejt zyrave të Orbanit në Castle Hill.

"Normalisht një qeveri do të rrëzohej pas një rasti të tillë", tha një protestues.

"Për ta, problemi nuk është se abuzimet ndodhën, por se ato u zbuluan", shtoi ai.


Hundreds of thousands took to the streets of Budapest, Hungary to demand an end to impunity and that the Russia collaborator Victor Orbán resign. #3E pic.twitter.com/4SqKcqrndX
— Anonymous (@YourAnonCentral) December 14, 2025


Protesta pasoi publikimin e videove këtë javë që tregonin stafin në një qendër korrektimi për të mitur në Budapest duke abuzuar fizikisht me fëmijët.

Prokurorët po hetojnë ish-drejtorin e qendrës nën dyshimin për krime, duke përfshirë drejtimin e një rrjeti prostitucioni dhe abuzimin fizik dhe seksual të të miturve.

Disa punonjës të objektit janë arrestuar gjithashtu. /Telegrafi/

Orbanit po i hiqet mundësia e bllokimit të vendimeve të BE-së

12 December 2025 at 09:55


Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, është shprehur lidhur me njoftimin për votimin e sotëm në Bruksel, ku vendet anëtare të BE-së pritet të marrin vendim për ngrirjen afatgjatë të pasurisë së Bankës Qendrore Ruse. Për këtë arsye, kryeministri hungarez reagoi me zemërim.

Ndër të tjera, ai tha se në mesditë do të mbahet një votim me shkrim, i cili do t’i shkaktojë dëme të pariparueshme Bashkimit Evropian.

“Sot, Brukseli kalon Rubikonin. Tema e votimit është pasuria e ngrirë ruse, për të cilën vendet anëtare të BE-së deri tani kanë votuar çdo gjashtë muaj dhe kanë marrë vendime unanime. Me procedurën e sotme, Brukseli me një shkrim heq kërkesën për unanimitet, gjë që është qartazi e paligjshme”, tha lideri hungarez.

Orban thekson gjithashtu se me vendimin e sotëm, sundimi i ligjit në Bashkimin Evropian po merr fund, ndërsa liderët evropianë po vendosin mbi rregullat.

Today, the Brusselians are crossing the Rubicon. At noon, a written vote will take place that will cause irreparable damage to the Union.

The subject of the vote is the frozen Russian assets, on which the EU member states have so far voted every 6 months and adopted a unanimous…
— Orbán Viktor (@PM_ViktorOrban) December 12, 2025

“Në vend që të sigurojnë respektimin e traktateve të BE-së, Komisioni Evropian sistematikisht shkel ligjin evropian. Ai e bën këtë për të vazhduar luftën në Ukrainë, një luftë që duket se nuk mund të fitohet. E gjithë kjo po ndodh në mes të ditës, pak më pak se një javë para takimit të Këshillit Evropian, organi më i rëndësishëm i BE-së për vendimmarrje që mblidh kryetarët e shteteve dhe qeverive. Me këtë, sundimi i ligjit në BE po zëvendësohet nga sundimi i burokratëve. Me fjalë të tjera, është vendosur një diktaturë e Brukselit. Hungaria proteston kundër këtij vendimi dhe do të bëjë gjithçka që është në mundësinë e saj për të rivendosur rendin ligjor”, deklaroi 62-vjeçari.

Ndërkaq, Komisioni Evropian ka propozuar përdorimin e nenit 122 të Traktatit të BE-së për të ngrirë pasurinë për një periudhë të pacaktuar.

Ky nen u jep qeverive të BE-së dorë të lirë për të marrë çdo masë që konsiderojnë të nevojshme, me shumicë të kualifikuar, për të zgjidhur një situatë të vështirë ekonomike në BE.

Marrëveshja për ngrirjen e pasurisë ruse për një periudhë të pacaktuar do të eliminonte rrezikun kryesor që lidhet me përdorimin e saj për financimin e Ukrainës, pasi Hungaria dhe Sllovakia nuk do të kishin më të drejtë vetoje për zgjatjen e ngrirjes çdo gjashtë muaj, siç ndodh tani. /Telegrafi/

Meloni nxjerr në ankand edhe shallin e Edi Ramës

11 December 2025 at 20:35


Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka vendosur të nxjerrë në ankand dhuratat e marra nga liderë të huaj gjatë vizitave zyrtare jashtë vendit.

Ndër dhuratat që do të shiten është edhe shalli, që i dhuroi kryeministri shqiptar Edi Rama për ditëlindjen e 48-të të saj.

Ligji ndalon që presidentja të mbajë për vete dhuratat me vlerë mbi 300 euro, ndaj ato do të dalin në shitje për publikun.

Vlera totale e dhuratave arrin rreth 800 mijë euro, sipas mediave. Objekte të ndryshme do të menaxhohen nga shtëpia e ankandeve Bertolami Fine Art në Romë. Deri tani nuk është publikuar lista e plotë e dhuratave që do të dalin në ankand, por ato janë mbi 270 sende dhe ruhen në një dhomë të Palazzo Chigi, raporton la Repubblica.

Dhurata e parë daton nga G20 në Bali në 2022 dhe ishte një veshje tradicionale e grave të Kerala, dhuratë nga presidenti indian Narendra Modi. Midis dhuratave të tjera, është një statujë prej pëlhure nga deputeti Michele Emiliano. Ankandi përfshin gjithashtu dy byzylykë metalikë, katër piktura, një pjatë metalike, një varëse, unazë dhe vathë.

Ka edhe këpucë ‘pitoni blu’ nga një stiliste saudite, vazo, bizhuteri dhe një shkrim në valixhe të kuqe. Dhuratat përfshijnë gjithashtu tapete nga Libia dhe vendet e tjera arabe, një komplet çaji prej porcelani nga Viktor Orban dhe një ciotolë qeramike nga Joe Biden.

Kostumi tradicional i dhuruar nga ish-kryeministri rumun Marcel Ciolacu është gjithashtu pjesë e ankandit./Tv Klan

LSDM: OBRM-PDUKM mori përkrahje në kongres nga partia e Orbanit, njeriu i cili po e mbron të arratisurin, Nikolla Gruevski

7 December 2025 at 12:30


“Kongresi i OBRM-PDUKM-së në Kavadar, i organizuar nga dyshja Mickoski-Gruevski, është një konfirmim i gjithçkaje që kemi thënë. Ata morën mbështetjen më të fortë nga Viktor Orban dhe partia e tij Fidesz. Ai po fshihet dhe po mbron me sukses Nikolla Gruevskin, të arratisurin nga drejtësia që vodhi 2 miliardë euro dhe iku, por ende e menaxhon OBRM-PDUKM-në nga larg”, thotë LSDM.

Reagimi i plotë:

"Bizneset, kreditë, bankat, kjo qeveri është e lidhur drejtpërdrejt me Orbanin. Është pjesë e vertikalës përmes partive politike, Fidesz i Orbanit, SNS e Vuçiçit në Serbi dhe OBRM-PDUKM e Gruevskit dhe Mickoskit, e cila ka vepruar në të njëjtën linjë për vite me radhë.
Çfarë ka të përbashkët ky bosht përveç biznesit të madh, interesave të ndërthurura, pushtetit dhe ndikimit?
Protestat e mëdha në Hungari dhe Serbi kundër politikave që ndiqen janë të lidhura pikërisht nga korrupsioni.
Në Serbinë fqinje, protestat kanë vazhduar për më shumë se një vit, pas shembjes së një tendë në Novi Sad ku vdiqën 16 persona, një skandal që lidhet edhe me 115 milionë dollarë për shkak të tenderëve të manipuluar, vetëm një pikë uji në oqean.
Në Hungari, shpërtheu një skandal i madh me një pallat luksoz të lidhur me Orbanin, me kopshte palmash, një kopsht zoologjik privat, zebra, shatërvanë, një garazh nëntokësor dhe çfarë jo tjetër.
Tingëllon e njohur, apo jo? Protesta masive u mbajtën në Budapest kundër tij dhe media hungareze i krahasoi ato me protestat në Serbi kundër korrupsionit.
Në Maqedoni, e njëjta gjë... histori, korrupsioni po lulëzon. Çdo ditë, dalin skandale të mëdha rreth mënyrës se si qeveria po pompon para nga qytetarët përmes tenderëve të manipuluar.
Pra, gjithçka është e qartë. Kriminelët mbrojnë njëri-tjetrin. Kongresi i OBRM-PDUKM-së e konfirmoi këtë.
Puna nuk ka mbaruar. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit vazhdon”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Presidenti polak anulon takimin me Orban, pas vizitës së kryeministrit hungarez në Moskë

30 November 2025 at 19:10


Presidenti polak Karol Nawrocki do të udhëtojë për në Hungari të mërkurën, por ai nuk do të takohet më me kryeministrin hungarez Viktor Orbán, siç ishte njoftuar më parë.

"Presidenti K. Nawrocki ka vendosur ta kufizojë programin e vizitës së tij në Hungari ekskluzivisht në samitin e Presidentëve të Grupit të Vishegradit në Ostrzyhom", shkroi Marcin Przydacz, kreu i Zyrës së Politikës Ndërkombëtare në Zyrën e Presidentit në X.

Arsyeja, siç u tha zyrtarisht nga Pallati Presidencial, është vizita e Orbán në Moskë, e cila, sipas kryeministrit hungarez, siguroi garanci për furnizime afatgjata me energji nga Rusia.

"Energjia ruse përbën bazën e furnizimit me energji të Hungarisë, tani dhe në të ardhmen", kishte siguruar Orbán.

"Duke iu referuar në politikën e tij trashëgimisë së Presidentit Lech Kaczyński, i cili theksoi se siguria e Evropës varet nga veprimi në solidaritet, edhe në fushën e energjisë, në lidhje me vizitën e Kryeministrit Viktor Orbán në Moskë dhe kontekstin e saj, Presidenti K. Nawrocki vendosi të kufizojë programin e vizitës së tij në Hungari", shkroi Przydacz në deklaratë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Edhe para vizitës, Orbán tha se do të kërkonte furnizime shtesë me naftë dhe gaz nga Moska pasi Hungaria mori një përjashtim të pacaktuar nga sanksionet e SHBA-së për të përdorur naftën dhe gazin rus, nga të cilët varet shumë.

Kjo bie ndesh me politikën e BE-së për të kufizuar importet e energjisë ruse deri në vitin 2027.

Hungaria mban qëndrimin se importet e energjisë ruse janë thelbësore për mbijetesën e saj ekonomike.

Orbán ka pohuar vazhdimisht se kalimi në burime alternative të karburanteve fosile do të shkaktonte një kolaps të menjëhershëm ekonomik.

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin, gjatë fjalimit të tij në Kremlin, vlerësoi "qëndrimin e ekuilibruar" të Orbán për luftën në Ukrainë.

Takimi fillestar i planifikuar midis Navrockit dhe Orbánit u kritikua nga kryeministri Donald Tusk të premten.

"Orbán viziton Putinin, Navrocki Orbán. Kaos në negociatat mbi planin e Witkoffit dhe në Kiev një krizë politike", shkroi Tusk në X, "Një kombinim fatal". /Telegrafi/

Orbani injoron partnerët e BE-së, i kërkon Putinit më shumë naftë dhe gaz

By: Rovena
28 November 2025 at 17:58

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka zhvilluar të premten bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin, në Kremlin, duke injoruar sërish përpjekjet e partnerëve të tij të Bashkimit Evropian për ta izoluar Moskën pas pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë, pothuajse katër vjet më parë. Kjo është vizita e dytë e Orbanit në Moskë që nga viti i kaluar, dhe ai konsiderohet gjerësisht si partneri më i ngushtë i Putinit mes të gjithë udhëheqësve të BE-së.

Hungaria është një nga pak vendet e BE-së që vazhdon të importojë sasi të mëdha të karburanteve fosile nga Rusia, dhe Orban ka kundërshtuar fuqishëm përpjekjet e bllokut për të shkëputur vendet anëtare nga furnizimi me energji ruse.

“Ne kemi fusha të rëndësishme bashkëpunimi dhe nuk kemi hequr dorë nga asnjëra prej tyre, pavarësisht presionit të jashtëm”, tha Orban. “Energjia ruse është baza e furnizimit të Hungarisë me energji, tani dhe në të ardhmen”, ka shtuar ai.

E në fjalën e tij hapëse gjatë takimit në Kremlin, Putini e vlerësoi “qëndrimin e balancuar” të Orbanit mbi luftën në Ukrainë.

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka arritur në Moskë për bisedime energjetike me presidentin rus Vladimir Putin, një hap i rrallë nga një udhëheqës evropian në kushtet e luftës në Ukrainë.

“Qëllimi është të arrijmë në Moskë, jo thjesht të nisim udhëtimin, por të mbërrijmë aty –  gjë që nuk është aq e thjeshtë sa zakonisht, për shkak të luftës. Do të marrim një rrugë të gjatë. Sot do të takohemi me presidentin rus”, tha Orban për radion shtetërore hungareze para se të nisej nga aeroporti i Budapestit të premten në mëngjes.

Kjo është vizita e dytë e Orbanit në Moskë që nga viti i kaluar, ndërsa ai konsiderohet gjerësisht si aleati më i afërt i Putinit mes udhëheqësve të Bashkimit Evropian, raporton AP.

Orban tha se fokusi i bisedimeve me Putinin do të jetë sigurimi i vazhdueshëm i furnizimit të Hungarisë me naftë dhe gaz rus, sektorë ndaj të cilëve SHBA-ja ka vendosur sanksione.

“Sipas pikëpamjes hungareze, synimi i takimit është të garantojë furnizimin energjetik të vendit – që do të thotë gazi dhe nafta. Hungaria i merr të dyja përmes tubacioneve nga Rusia”, tha kryeministri hungarez.

“Amerikanët kanë vendosur sanksione ndaj kompanive energjetike ruse. Jo shumë kohë më parë ishim në Uashington për të kërkuar një përjashtim për Hungarinë. Dhe ia dolëm, gjë që është shumë e rëndësishme. Tani na duhen vetëm gazi dhe nafta, të cilat mund t’i blejmë nga rusët”, shtoi ai.

Hungaria mbetet ndër të paktat vende të BE-së që vazhdon të importojë sasi të mëdha të karburanteve ruse dhe është kundërpërgjigjur me forcë përpjekjeve të bllokut për të shkëputur vendet anëtare nga energjia ruse.

Sipas Orbanit, çmimet e larta të energjisë dëmtojnë ekonomitë dhe familjet evropiane, ndërsa qasja në naftë dhe gaz më të lirë nga Rusia i lejon Hungarisë të mbajë kostot e shërbimeve të ulëta për familjet.

Viktor Orban viziton sërish Vladimir Putinin në Moskë, thellon ndarjet me BE-në

By: nik
28 November 2025 at 16:39

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka takuar Presidentin Vladimir Putin në Moskë, pak ditë përpara se Rusia të zhvillojë bisedime rreth nismës amerikane për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Orban, i njohur si një prej aleatëve më të afërt të Putinit në Evropë, ka zemëruar vazhdimisht aleatët e tij të NATO-s dhe BE-së duke minuar solidaritetin kundër Rusisë. Putin vlerësoi pozicionin e balancuar…

Source

Kundërshtari i Orbanit kryeson në sondazhe: Do të kthehemi nga Perëndimi

9 November 2025 at 12:09


Kundërshtari kryesor i Viktor Orban ka premtuar të bëjë një kthesë në politikën e jashtme dhe ta kthejë Hungarinë te aleatët e saj perëndimorë.

Peter Magyar, partia e të cilit e re Tisza po kryeson bindshëm në sondazhe, tha se nëse bëhet kryeministër, qeveria e tij do të respektojë detyrimet ndërkombëtare të Hungarisë, përfshirë bashkimin me eurozonën.

Magyar kritikoi ashpër qeverinë aktuale për qëndrimin e saj ndaj aleancave kryesore.

"Ne jemi në BE dhe NATO, në fund të fundit, këto janë aleancat tona themelore që përcaktojnë sigurinë dhe jetën tonë të përditshme. Qeveria aktuale nuk vepron në përputhje me këtë", tha ai.

Ai theksoi veçanërisht afërsinë e Orban me presidentin rus.

"Viktor Orban është aleati më i ngushtë i Vladimir Putinit në BE", tha Magyar, duke shtuar se kjo është arsyeja pse presidenti rus ka "interes ta mbajë Orbanin në pushtet".

Bëhet e ditur se Orban ka kundërshtuar vazhdimisht sanksionet perëndimore kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022 dhe ishte një nga të paktët udhëheqës perëndimorë që u takua me Putinin përpara se Donald Trump të kthehej në Shtëpinë e Bardhë.

Të premten e kaluar në Uashington, Orban siguroi një përjashtim nga sanksionet e SHBA-së mbi importet ruse të energjisë që hyjnë në fuqi më 21 nëntor.

Kjo ndodhi pavarësisht viteve të presionit nga aleatët e BE-së dhe NATO-s që Budapesti të ndalonte shpenzimin e miliarda dollarëve për furnizime me energji nga regjimi i Putinit.

Në këmbim, Hungaria do të blejë karburant bërthamor, gaz natyror të lëngshëm dhe teknologji ushtarake me vlerë më shumë se 1.5 miliardë dollarë nga SHBA, me një angazhim të mëtejshëm për të blerë deri në 20 miliardë dollarë teknologji bërthamore amerikane.

Me këtë marrëveshje, Orban, me një rrjedhë të papenguar të naftës dhe gazit rus, shmangu një krizë të mundshme energjetike që mund të rrezikonte fushatën e tij zgjedhore.

"Udhëtimi në Uashington nuk ishte një sukses hungarez, por rruga personale e arratisjes së Orbanit”, tha Magyar.

Ndryshe, Magyar pretendon se fushata e tij është bërë tashmë një shënjestër e Kremlinit.

Javën e kaluar, serverat e partisë së tij Tisza u sulmuan nga një grup hakerash që ai thotë se mund të jenë të lidhur me Rusinë.

Përveç kësaj, Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme i Rusisë (SVR) lëshoi një deklaratë të pazakontë në gusht, duke akuzuar BE-në dhe Ukrainën për komplot me Magyarin për të rrëzuar Orbanin.

Magyar më pas i quajti akuzat "dezinformim të hapur" dhe provë se "Vladimir Putin ka filluar të ndërhyjë në fushatë".

Sondazhet favorizojnë opozitën

Sipas një sondazhi të kryer në javën e fundit të tetorit nga Zavecz Research, partia Tisza gëzon mbështetjen e 48% të votuesve, ndërsa Fidesz e Orban është në 37%.

Pas tyre vijnë tre parti më të vogla që luhaten rreth pragut zgjedhor prej 5%.

Qëndrim i kujdesshëm ndaj Ukrainës

Nëse ai vjen në pushtet, Magyar thotë se pika e tij fillestare në lidhje me Ukrainën do të ishte njohja e Moskës si agresore dhe nxitja për një armëpushim të menjëhershëm - në përputhje me aleatët e BE-së.

Por, në një përpjekje për t'u afruar me votuesit që janë skeptikë ndaj Ukrainës, ai shtoi se qeveria e tij nuk do të ndryshojë kursin në mbështetjen ushtarake për Kievin dhe as nuk do të kërkojë një ndarje të papritur me Rusinë.

Ai pranoi se Hungaria duhet t'i japë fund varësisë së saj energjetike nga Rusia në dekadën e ardhshme, por këmbënguli që importet ruse duhet të mbeten një opsion.

"Vetëm pse ndalon së varuri nga dikush nuk do të thotë që ndalon së bleri prej tij", tha ai. /Telegrafi/

Orbanit i pëlqen zëdhënësja për media e Trumpit

8 November 2025 at 10:01


Kryeministri hungarez, Viktor Orban gjendet në një vizitë zyrtare në SHBA, ku gjatë ditës së djeshme është takuar me liderin amerikan, Trump.

“Vetëm shikoje atë! Duket se Orban ia ka vënë syrin Caroline Leavitt,” komentoi një nga bashkëpunëtorët e afërt të presidentit amerikan, Donald Trump.

Situata duket se ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve në skenën politike.

“Caroline, Kryeministri dëshiron që të punosh për të në Hungari. Të lutem, mos na lër, Caroline”, i tha presidenti amerikan, Donald Trump sekretarit të tij të shtypit, Caroline Leavitt. /Telegrafi/


Trump tregon pse e anuloi takimin me Putinin në Hungari

7 November 2025 at 23:00


Donald Trump është pyetur pse nuk po zhvillohet samiti i Budapestit me Vladimir Putinin.

Trump dhe Putin dukej se do të takoheshin në Hungari pas një telefonate muajin e kaluar, por bisedimet u anuluan nga presidenti amerikan.

"Mosmarrëveshja themelore është se ata thjesht nuk duan të ndalen ende", tha presidenti i SHBA-së.

"Mendoj se do ta bëjnë, mendoj se kjo po i kushton shumë vëmendje Rusisë, padyshim një kosto të madhe për të dy vendet."

Trump përsëriti se, sipas tij, pushtimi i Ukrainës nga Rusia nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse ai do të ishte president dhe thotë se “kjo ndodhi me Bidenin”.

Këto deklarata erdhën nga një takim me Viktor Orbanin e Hungarisë.

Orban tha se pajtohet me aleatin e tij dhe tha se nuk ka “asnjë dyshim” se nëse Trump do të ishte president i SHBA-së, “nuk do të kishte luftë”.

I pyetur nëse është ende i etur të shkojë në Budapest për një samit me Putinin, Trump tha se do të “dëshironte ta bënte” atë në kryeqytetin hungarez.

Trump tha gjithashtu se ai dhe Orban “janë dakord që lufta do të mbarojë”. /Telegrafi/

Trump pret Orbanin në Shtëpinë e Bardhë: Ai është një udhëheqës i shkëlqyer

7 November 2025 at 18:48


Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, sapo ka zbritur nga automjeti i tij dhe është pritur nga Donald Trump jashtë Krahut Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë.

I pyetur nëse do të takohet me Vladimir Putinin në Budapest, kryeqytetin e Hungarisë, Trump u përgjigj duke thënë "gjithmonë ka një shans".

Trump dhe Putin dukej se do të takoheshin në Hungari pas një telefonate muajin e kaluar, por presidenti amerikan e anuloi takimin.

Bëhet e ditur se Trump dhe Orban kanë shkuar në Sallën e Kabinetit për bisedime.

“Ai ka bërë një punë fantastike, është një njeri shumë i fuqishëm brenda vendit të tij, por është gjithashtu i dashur”, tha Trump për Orbanin.

"Ai ka drejtuar një vend vërtet të shkëlqyer."

Trump vazhdoi duke e përshkruar atë si një "person të veçantë" dhe konfirmoi se dyshja do të flasë për luftën në Ukrainë, si dhe për energjinë.

"Dua vetëm ta mirëpres këtë person vërtet të mirë, ai është një udhëheqës i shkëlqyer.” /Telegrafi/

Orban kërkon përjashtim për Hungarinë nga sanksionet e reja amerikane ndaj naftës ruse

By: Rovena
31 October 2025 at 16:07

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha të premten se do të përpiqet të sigurojë një përjashtim për Hungarinë nga sanksionet e reja të SHBA-së ndaj naftës ruse, gjatë vizitës së tij në Uashington javën e ardhshme.

“Duhet të përdorim tubacionet, përndryshe nuk do të kemi energji. Duhet t’i bëjmë amerikanët të kuptojnë vështirësitë e kësaj situate, nëse duam përjashtime nga sanksionet amerikane ndaj energjisë ruse”, tha ai.

Orban foli pas vendimit të administratës së presidentit amerikan Donald Trump javën e kaluar për të vendosur sanksione ndaj kompanive ruse të naftës, të cilat prekin edhe blerës të huaj si Hungaria.

Teksa shumica e vendeve të Bashkimit Evropian kanë ulur ndjeshëm ose kanë ndalur importet e karburanteve ruse pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska në shkurt 2022, Hungaria dhe Sllovakia vazhdojnë të marrin naftë përmes tubacioneve.

Kryeministri hungarez, që konsiderohet si partneri më i afërt i presidentit rus Vladimir Putin brenda BE-së, ka ruajtur marrëdhënie të ngrohta me Kremlinin pavarësisht luftës dhe ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj Ukrainës, duke e paraqitur atë si kërcënim për sigurinë dhe ekonominë e Hungarisë.

Orban do të takohet me Trumpin

30 October 2025 at 10:18


Kryeministri hungarez Viktor Orban do të takohet me presidentin e SHBA-së Donald Trump më 7 nëntor në Uashington, ku synon të diskutojë një rrugë drejt një takimi SHBA-Rusi dhe të kërkojë përjashtim nga sanksionet energjetike të SHBA-së, njoftoi shefi i stafit të Orban.

Gergely Gulyas tha në një konferencë për shtyp se të dy udhëheqësit do të nënshkruanin gjithashtu marrëveshje mbi bashkëpunimin në fushat e energjisë, industrisë së mbrojtjes, ekonomisë dhe financave.

"Disa prej tyre janë negociuar tashmë, ndërsa në raste të tjera diskutimet janë ende duke vazhduar", tha ai.

Orban kishte thënë më parë se synon të nënshkruajë një marrëveshje të gjerë ekonomike me Uashingtonin për të kompensuar efektin e tarifave të SHBA-së mbi Bashkimin Evropian.

Gulyas tha se Orban dhe Trump mund të diskutojnë një plan për të punuar drejt një takimi SHBA-Rusi që synon ndërmjetësimin e paqes në Ukrainë.

“Ky takim ofron gjithashtu një mundësi për të dy krerët e shteteve që... të përcaktojnë planin që mund të çojë në një takim SHBA-Rusi dhe, nëpërmjet kësaj, në një marrëveshje paqeje ruso-ukrainase”, tha Gulyas.

Trump tha këtë muaj se do të takohej me presidentin rus Vladimir Putin në kryeqytetin hungarez.

Megjithatë, ky takim u shty pasi Rusia refuzoi një armëpushim. /Telegrafi/

Orban pritet të bisedojë me Trump për sanksionet ndaj naftës ruse javën e ardhshme

By: Rovena
27 October 2025 at 16:14

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, do të bisedojë edhe për sanksionet amerikane ndaj kompanive ruse të naftës gjatë takimit me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Uashington javën e ardhshme, tha të hënën ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto.

Trump, i cili është aleat i ngushtë i liderit hungarez, vendosi javën e kaluar sanksione ndaj Rusisë për herë të parë në mandatin e tij të dytë, duke i shënjestruar kompanitë Lukoil dhe Rosneft, në përpjekje për të ushtruar trysni ndaj Moskës që ajo ta pranojë armëpushimin në Ukrainë.

Vendimi i Trumpit ka ngritur dilema për Hungarinë dhe Sllovakinë, pasi ato janë blerëset më të mëdha të naftës ruse në Bashkimin Evropian. Ato gjithashtu kishin siguruar më parë përjashtime nga kufizimet e BE-së.

Orban kishte paralajmëruar qysh në tetor se do ta vizitonte Uashingtonin, dhe kishte thënë se agjenda e bisedimeve ishte caktuar pothuajse plotësisht.

“Sa i përket furnizimit tonë me energji… në gjysmën e dytë të javës së ardhshme ka mundësi që kryeministri ta diskutojë këtë çështje personalisht me presidentin amerikan në Uashington”, tha Szijjarto në një konferencë për shtyp.

Sipas tij, sanksionet e reja amerikane, të cilat hyjnë në fuqi në fund të nëntorit, tani për tani nuk po shkaktojnë probleme apo ulje të importeve të naftës nga Rusia për Hungarinë.

Të premten, Orban tha se Hungaria po punonte për ta gjetur një mënyrë për t’i anashkaluar sanksionet amerikane ndaj kompanive ruse të naftës.

Ai nuk dha hollësi, por as nuk la të kuptohej se synon t’i sfidojë hapur masat.

Orban tha se kishte zhvilluar bisedime me kompaninë kombëtare të naftës dhe gazit të Hungarisë, MOL, lidhur me sanksionet.

Lideri hungarez, i cili përballet me zgjedhje në vitin 2026, ka kultivuar marrëdhënie të forta personale me Trumpin ndër vite.

Qëndrimi i tij i ashpër kundër emigracionit i ka ndihmuar të fitojë mbështetje nga përkrahës të Trumpit në Shtetet e Bashkuara.

Ai tha më herët këtë muaj se gjatë takimit të ardhshëm me Trumpin do të bisedojë edhe për çështje ekonomike.

Orban: Hungaria ende po përgatit takimin Trump-Putin

By: Re Nato
22 October 2025 at 14:46

Planet për një takim midis Vladimir Putin dhe Donald Trump duket se dështuan, por kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë se qeveria e tij është ende duke u përgatitur për takimin në Budapest.

“Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto është në Uashington. Përgatitjet për samitin e paqes po vazhdojnë. Data është ende e pasigurt. Kur të vijë koha, ne do ta mbajmë atë”, shkroi Orban në rrjetet sociale.

Trump tha javën e kaluar se do të takohej së shpejti me Putinin në Hungari, por tha se nuk donte një “takim të kotë”.

Orban, i cili është prapa në shumicën e sondazheve përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, ka qenë një aleat i Trump prej kohësh dhe ka mbajtur marrëdhënie të ngrohta me Moskën.

Reagon Orban, pasi Trump tha se do të takohet me Putinin në Budapest

16 October 2025 at 20:38


Kryeministri hungarez Viktor Orbán ka reaguar ndaj njoftimit se Donald Trump dhe Vladimir Putin do të takohen në Budapest për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë.

"Takimi i planifikuar midis presidentëve amerikanë dhe rusë është një lajm i shkëlqyer për popujt paqedashës të botës", ka shkruar Orbán në një postim në X të enjten. "Ne jemi gati!".

Trump tha se ai dhe Putin kishin zhvilluar një telefonatë të gjatë më herët gjatë ditës, në të cilën "u bë përparim i madh" dhe të dy udhëheqësit ranë dakord të takoheshin në kryeqytetin hungarez.

Samiti i Budapestit do të pasojë një raund fillestar takimesh midis Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio dhe homologëve rusë javën e ardhshme në një vend që do të përcaktohet, tha presidenti amerikan.

Telefonata me Putinin erdhi përpara takimit të planifikuar të Trump në Shtëpinë e Bardhë të premten me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili ka thënë se shpreson të bindë Uashingtonin të sigurojë raketa Tomahawk dhe sisteme të tjera armësh që do t'i mundësojnë Ukrainës të sulmojë më thellë në Rusi.

Kujtojmë se presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se biseda e tij e fundit me telefon me Vladimir Putinin ishte "shumë produktive" dhe se është bërë "përparim i madh" me udhëheqësin rus.

Ai thotë se Putin e përgëzoi Trumpin për "arritjen e madhe të paqes në Lindjen e Mesme, diçka që, tha ai, është ëndërruar për shekuj".

Trump theksoi se të dy udhëheqësit folën gjithashtu për tregtinë midis SHBA-së dhe Rusisë kur të mbarojë lufta në Ukrainë. /Telegrafi/

Zelensky: Ukraina do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, me ose pa Orbanin

6 October 2025 at 17:02


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pavarësisht nga qëndrimi i kryeministrit hungarez Viktor Orbán.

Zelensky gjatë një konference për shtyp me kryeministrin holandez Dick Schoof, i bëri këto komente, transmeton Telegrafi.

Ai shprehu besimin se populli hungarez e mbështet Ukrainën në çdo rast.

"Ukraina do të jetë në Bashkimin Evropian, me ose pa Orbán, sepse kjo është zgjedhja e popullit ukrainas", theksoi Zelensky.

Presidenti ukrainas komentoi mbi mundësinë e ndryshimit të rregullave të procedurës në mënyrë që të mos kërkohet një vendim unanim për zgjerimin e BE-së.

"Ndryshimi i procedurës do të thotë të gjesh një rrugë pa Hungarinë. Kur shumica, të gjitha vendet përveç Hungarisë, mbështesin Ukrainën, ata e kuptojnë se si duhet të bëhet", tha ai.

Zelensky gjithashtu kujtoi se Ukraina kishte përmbushur të gjitha kërkesat teknike për hapjen e grupit të parë në negociatat e pranimit në BE. /Telegrafi/

Europa e ndarë për Ukrainën/ Macron ofron mbështetje, Orban: Nuk i duam në BE

By: Rovena
3 October 2025 at 19:11

Në një kohë kur siguria e kontinentit është çështja më shqetësuese e javëve të fundit, Europa duket e ndarë në qëndrimet e saj në lidhje me Ukrainën.

Teksa presidenti francez Emmanuel Macron dënoi edhe njëherë agresioni rus dhe bëri thirrje për unitet, kryeministri hungarez Viktor Orban ishte i një tjetër mendimi.

Macron u bë i pari lider i huaj që mbajti një fjalim me rastin e ditës së bashkimit të Gjermanisë, gjatë të cilit theksoi se lufta është rikthyer në tokën europiane, nëpërmjet agresionit rus në Ukrainë.

“Por lufta është rikthyer në tokën tonë, nëpërmjet agresionit rus në Ukrainë. Lufta po rikthehet gjithashtu çdo ditë në forma më hibride: nëpërmjet shkeljeve të hapësirës sonë ajrore, nëpërmjet rrugëve të emigrimit, nëpërmjet manipulimit të informacionit, nëpërmjet sulmeve kibernetike, nëpërmjet provokimeve në hapësirë. Për fat të keq, jemi përsëri në një epokë konfrontimi. Përballë kësaj, kemi arritur të qëndrojmë të bashkuar. Të bashkuar që nga dita e parë, për të sanksionuar Rusinë. Të bashkuar që nga dita e parë, për të qëndruar pranë Ukrainës në këtë luftë rezistence”, tha Emmanuel Macron.

Por deklaratat e Viktor Orban nuk dhanë sinjale për një bashkim të tillë brenda bllokut europian. Ai tha se hungarezet nuk e duan anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian dhe theksoi se nuk i intereson opinion I 26 vendeve të tjera, por vetëm vendi I tij.

“Ne nuk duam një fat të përbashkët me ta. Fati i tyre është që jetojnë pranë Rusisë dhe janë vazhdimisht në luftë me rusët. Ne nuk mund ta ndryshojmë këtë dhe nuk ndihmon nëse marrim përsipër gjithçka nga e cila vuajnë. Ne duam ta shpëtojmë Hungarinë nga fakti se nëse ukrainasit i bashkohen unionit, edhe ne do të jemi në luftë me rusët .Ne nuk duam që të rinjtë tanë të vdesin për Ukrainën”

Ndërsa shumica e vendeve të unionit i kanë ofruar mbështetje politike, financiare dhe ushtarake Kievit që nga fillimi i pushtimit rus në vitin 2022, Hungaria ka ndjekur një rrugë tjetër, duke refuzuar furnizimin e Ukrainës me armë dhe duke kërkuar lehtësim të sanksioneve ndaj Rusisë”, tha Viktor Orban./abcnews.al

 

Orban: Hungaria nuk dëshiron ta ketë fatin e Ukrainës

By: Rovena
3 October 2025 at 18:59

Kryeministri hungarez, Viktor Orban tha të premten se ai nuk e mbështet anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.

“Hungarezët nuk duan që ukrainasit të jenë në Bashkimin Evropian. Edhe unë jam plotësisht dakord me këtë”, tha ai për transmetuesin shtetëror të vendit, raporton AP.

Orban, i cili shpesh ka bllokuar rrugën e Ukrainës drejt BE-së, u shpreh se fati i Ukrainës është të jetojë pranë Rusisë,  një fat që Hungaria nuk dëshiron ta ndajë.

“Ne nuk duam një fat të përbashkët me ta. Fati i tyre është që të jetojnë pranë Rusisë dhe të jenë vazhdimisht në luftë me rusët. Nuk mund ta ndryshojmë këtë dhe nuk ndihmon nëse ne marrim mbi supe gjithçka nga çfarë vuajnë ata. Duam të shpëtojmë Hungarinë nga fakti që, nëse ukrainasit hyjnë në bllok, edhe ne do të jemi në luftë me rusët. E them përsëri: nëse je në të njëjtin sistem me një vend tjetër, dhe ai sulmohet, herët a vonë do të duhet të japësh ushtarë – dhe ne nuk e duam këtë. Nuk duam që të rinjtë tanë të vdesin për Ukrainën”.

Ai shtoi se nuk ka nevojë të merret me mendimet e vendeve të tjera anëtare të BE-së për anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës.

Ndërkohë që shumica e vendeve të BE-së kanë ofruar mbështetje politike, financiare dhe ushtarake për Kievin që nga fillimi i pushtimit rus në vitin 2022, Hungaria ka ndjekur një qasje krejt të ndryshme – duke refuzuar të dërgojë armë në Ukrainë apo të lejojë kalimin e tyre përmes territorit hungarez, duke kërkuar heqjen e sanksioneve dhe afrimin me Rusinë, si dhe duke pasur një qëndrim konfliktual ndaj Kievit dhe mbështetësve të tij në BE.

Në vend të anëtarësimit në BE, Orban propozoi një “marrëveshje strategjike” midis bllokut evropian dhe Ukrainës.

“Unë propozoj të nënshkruajmë një marrëveshje strategjike me ukrainasit për t’i ndihmuar. Na nevojitet një marrëveshje mes Bashkimit Evropian dhe ukrainasve. Një marrëveshje e tillë ekziston me britanikët dhe me turqit. Nuk është diçka e paprecedentë. Por le të mos i fusim në BE. Ne kemi të drejtë ta themi këtë, dhe pavarësisht se çfarë thonë të tjerët, ata nuk mund ta ndryshojnë mendimin tonë, sepse hungarezët, ashtu si çdo komb tjetër, kanë të drejtën të vendosin vetë”.

Ai tha se asgjë nuk do ta ndryshojë mendimin e tij për këtë çështje.

❌
❌