Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Mbollën Brukselin me kanabis, dënohet banda shqiptare, konfiskohen mbi 2.5 milionë euro

By: armand
19 December 2025 at 19:49

Një rrjet kriminal me bazë shqiptare, i përfshirë në kultivimin industrial të kanabisit në Bruksel dhe rrethinat e tij, është goditur nga drejtësia belge. Dhjetë persona janë dënuar me burgime që variojnë nga 20 muaj deri në 6 vjet, ndërsa gjykata ka urdhëruar konfiskimin e mbi 2.5 milionë eurove, të përfituara nga aktiviteti kriminal. Sipas […]

The post Mbollën Brukselin me kanabis, dënohet banda shqiptare, konfiskohen mbi 2.5 milionë euro appeared first on BoldNews.al.

Përqafime e shtrëngime duarsh në Bruksel, Rama publikon videon nga samiti i BE-së

18 December 2025 at 08:48


Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një video përmbledhëse nga samiti i djeshëm Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor, i zhvilluar në Bruksel.

Në pamjet e publikuara, kreu i qeverisë shqiptare shihet krah liderëve europianë dhe atyre të rajonit, përfshirë Antonio Costa, Kaja Kallas, Ursula von der Leyen dhe Marta Kos, teksa shkëmben shtrëngime duarsh dhe përqafime me ta.

“Mirëmëngjes dhe me këtë videokartolinë të ditës së djeshme të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të paqtë sot”, shkruan Rama në postimin e tij.

Në video nuk mungojnë edhe momentet e përzemërta me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa Rama shfaqet duke ndërhyrë edhe në videon ku ajo njoftonte për heqjen e masave ndaj Kosovës.

Samiti u fokusua në Paketën e Zgjerimit 2025 dhe Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliardë eurosh, i cili synon afrimin ekonomik të rajonit me Bashkimin Europian, përshpejtimin e reformave dhe adresimin e sfidave të tjera rajonale. /Telegrafi/


Samiti i Ballkanit me BE: E ardhmja e rajonit, anëtarësimi në unionin europian! Deklarata e samitit godet Kurtin: Ngecje mes Kosovës e Serbisë

17 December 2025 at 22:03

BRUKSEL– E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian. Ky ishte një ndër konkluzionet e samitit të kësaj të mërkure mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian. Në deklaratën e nënshkruar në Bruksel rikonfirmohet përshpejtimi i procesit të anëtarësimit, bazuar në reforma dhe merita të vendeve aspirante.

“Ne rikonfirmojmë angazhimin tonë të plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor qëndron në Bashkimin tonë. Zgjerimi është një mundësi realiste, të cilën duhet ta shfrytëzojmë.”

BE-ja kërkon respektimin e të drejtave dhe trajtimin e barabartë të pakicave, ndërsa u kërkohet shteteve anëtare t’u japin prioritet parimeve të demokracisë dhe vlerave themelore të shtetit të së drejtës. Një vëmendje të veçantë i kushtohet bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë. Mungesa e normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, thuhet në deklaratë, i pengon të dyja shtetet që të ecin përpara në rrugën drejt Europës.

Në deklaratën finale theksohet edhe roli i Planit të Rritjes në përshpejtimin e anëtarësimit të rajonit.

“Plani i Rritjes ka potencialin të përshpejtojë rritjen ekonomike në rajon gjatë dekadës së ardhshme, duke siguruar deri në 6 miliardë euro për reforma dhe investime. Kjo vlerë i shtohet 29 miliardë eurove që po shpërndahen përmes Planit Ekonomik dhe të Investimeve. BE-ja bën thirrje që të shfrytëzohen maksimalisht mundësitë e jashtëzakonshme që ofron Plani i Rritjes përmes zbatimit në kohë të reformave.”

Sa i përket menaxhimit të emigracionit, palët dakordësohen për të përafruar plotësisht politikën e tyre të vizave me BE-në, për të luftuar kontrabandimin e emigrantëve dhe trafikimin e qenieve njerëzore, si dhe për të forcuar më tej sistemet e menaxhimit të kufijve, azilit dhe pritjes, dhe kthimet në vendet e origjinës. Në këtë samit Shqipëria u përfaqësua nga kryeministri Edi Rama, i cili më herët zhvilloi takime edhe me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, dhe shefen e politikës së jashtme, Kaja Kallas. Samiti i radhës mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian do të mbahet në qershor në Mal të Zi.

Rama ndan foton familjare me udhëheqësit e vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor

17 December 2025 at 22:24

 

TIRANË, 17 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Samitin BE- Ballkani Perëndimor të mbajtur në Bruksel.

Rama ndau një video nga foto familjare e këtij Samiti në Europa Building me udhëheqësit e vendeve të Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në vijim të agjendës së tij në Bruksel, Rama u prit nga Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Europian, António Costa.

Kryeministri Rama mori pjesë në seancën plenare “Thellimi i bashkëpunimit dhe avancimi i integrimit gradual, përfshirë “Roam like at home”, si dhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.”  të drejtuar nga Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa, me pjesëmarrjen e Presidentes së Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë Kaja Kallas, si dhe Presidentes së Parlamentit Europian Roberta Metsola.

Kryeministri zhvilloi edhe një takim me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e jashtme, njëkohësisht ZV/Presidente e Komisionit Europian Kaja Kallas.

Në përfundim të samitit udhëheqësit e Bashkimit Evropian (BE) dhe të shteteve anëtare të tij, në konsultim me partnerët e Ballkanit Perëndimor kanë dalë në një deklaratë të përbashkët, ku rikonfirmohet angazhimi i plotë dhe i qartë ndaj perspektivës së Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Samiti theksoi rëndësinë e marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kontekstin aktual gjeopolitik dhe nevojën për lidhje gjithnjë e më të forta midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

1 nga 4

/gj.m/a.f/

The post Rama ndan foton familjare me udhëheqësit e vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama në Bruksel, pritet nga Von der Leyen dhe Costa

17 December 2025 at 19:15

TIRANË, 17 dhjetor /ATSH/ Në vijim të agjendës së tij në Bruksel, në kuadër të Samitit BE- Ballkani Perëndimor, Kryeministri Edi Rama mbërriti në Europa Building, ku u prit sot nga Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Europian dhe António Costa President i Këshillit Europian

Kryeministri Rama ndodhet në Bruksel, për të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve më të lartë të BE.

Në nisje të agjendës, Kryeministri Edi Rama u prit në një takim nga Presidenti i Këshillit të Europës Antonio Costa.

Kryeministri zhvilloi edhe një takim me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e jashtme, njëkohësisht ZV/Presidente e Komisionit Europian Kaja Kallas.

Kryeministri Rama do të marrë pjesë në seancën plenare “Thellimi i bashkëpunimit dhe avancimi i integrimit gradual, përfshirë “Roam like at home”, si dhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.” – të drejtuar nga Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa, me pjesëmarrjen e Presidentes së Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë Kaja Kallas, si dhe Presidentes së Parlamentit Europian Roberta Metsola.

Samiti synon të theksojë rëndësinë e marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kontekstin aktual gjeopolitik dhe nevojën për lidhje gjithnjë e më të forta midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

/gj.m/a.f/

 

The post Rama në Bruksel, pritet nga Von der Leyen dhe Costa appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani në Bruksel: Të hiqen plotësisht masat e BE-së ndaj Kosovës

17 December 2025 at 17:09


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, të cilën e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj integrimit evropian të Kosovës.

Osmani ka bërë të ditur se, pas njoftimit për heqjen e pjesshme të masave ndaj Kosovës, ka ritheksuar domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë, duke theksuar se të gjitha kushtet e vendosura nga Bashkimi Evropian tashmë janë përmbushur nga institucionet e Kosovës.

Ajo ka theksuar se Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Përfaqësuesen e Lartë Kallas dhe me të gjithë partnerët ndërkombëtarë, deri në heqjen e plotë të masave dhe avancimin e mëtejshëm të rrugës evropiane të vendit.

Osmani ka ritheksuar se integrimi evropian mbetet prioritet strategjik i Kosovës dhe se trajtimi i barabartë në raport me vendet e tjera të rajonit është i domosdoshëm për stabilitetin dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Rama në Bruksel, takim me zv.presidenten e KE-së Kaja Kallas

17 December 2025 at 15:57

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, për të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve më të lartë të BE.

Në vijim të agjendës së tij në Bruksel, kryeministri Rama zhvilloi një takim me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e jashtme, njëkohësisht zv/presidente e Komisionit Europian Kaja Kallas.

Samiti synon të theksojë rëndësinë e marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kontekstin aktual gjeopolitik dhe nevojën për lidhje gjithnjë e më të forta midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Rama do të marrë pjesë në seancën plenare “Thellimi i bashkëpunimit dhe avancimi i integrimit gradual, përfshirë “Roam like at home”, si dhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, të drejtuar nga presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa.


/m.m/j.p/

The post Rama në Bruksel, takim me zv.presidenten e KE-së Kaja Kallas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani nga Brukseli: Fati i Kosovës është Bashkimi Evropian

By: D Marku
17 December 2025 at 13:59

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar në Bruksel aty ku do të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor përkrah liderëve të Bashkimit Evropian dhe shteteve të rajonit.

Osmani sot është intervistuar nga televizioni “Euronews” aty ku mes të tjerash ka folur rreth perspektivës evropiane të Kosovës.

Kryetarja e shtetit të Kosovës tha se fati i Kosovës është Bashkimi Evropian për të cilin, sipas saj, Kosova ka punuar prej shumë kohe.

Intervista e Osmanit në Euronews:

A do të anëtarësohet Kosova në BE?

Gjithsesi. Është fati ynë, është diçka për të cilën ne kemi punuar për shumë kohë. Kemi aplikuar para ca viteve dhe po shpresojmë që të jemi në tryezën e Këshillit shumë, shumë shpejt. Në fakt, si një identitet, një shtet dhe një komb, ne kemi kontribuar në vlerat, pas të cilave Bashkimi Evropian ka qëndruar për shekuj. Edhe pse besojmë se është një proces kompleks, nëse kriteri me bazë në meritë do të ishte përdorur, Kosova do të ishte duke kryesuar tani. Por, është e komplikuar për shkak të pesë vendeve që nuk na njohin, për të cilët shpresojmë se do të kuptojnë se nëse Kosova bëhet pjesë e Bashkimit nuk do të përfitojnë vetëm popullsia e Kosovës, por, është edhe me rëndësi strategjike për të tërë kontinentin.

Reformat?

Nëse shohim këndvështrimin e BE-së, Kosova është në 100% përputhje me politikat e Bashkimit Evropian për sigurinë e huaj, qoftë sanksionet ndaj Rusisë ose keqbërësve të tjerë të botës perëndimore. Në aspektin e sundimit të ligjit ne jemi kryesues. Duke u bazuar në indekset ndërkombëtare si ai i bërë nga Gallup International, Kosova është e para në Evropë në indeksin e sundimit të ligjit. Është e treta në botë kur bëhet fjalë për luftën e krimit dhe korrupsionit. Ky ka qenë prioritet për institucionet tona dhe tani kemi indeksin më të ulët të korrupsionit në rajon. Pra, këto janë disa nga çështjet për të cilat kemi punuar shumë. Në aspekt të reformave ekonomike, prapë bazuar në raporte të Bashkimit Evropian, ne jemi më të mirët në rajon. Në aspekt të reformave administrative, jemi më të mirët në rajon. Sigurisht, kemi disa ‘detyra shtëpie’ që të përfundojmë, por, nëse nuk do të kishte pasur komplikime politike që kanë të bëjnë me reformat, do të ishim gjithsesi shtet i parë në rajon.

Ukraina?

Ne përkrahim anëtarësimin Ukrainës në Bashkimin Evropian, siç thashë, kjo shkon përtej reformave të brendshme në shtetet përkatëse. Nëse dëshirojmë që Evropa të jetë e plotë, e lirë dhe në paqe, e cila ishte ëndrra e themeluesve, ne duhet të ecim para. Dhe sigurisht, do të donim që Ukraina të përfundonte të gjitha reformat që nevojiten edhe për neve të tjerëve. Është me rëndësi sigurie gjithashtu. Armiqtë si Kina, Rusia dhe Irani nuk lënë hapësirë pa përdorur. Pra, nuk ka vakum, nëse BE dhe marrëdhëniet transatlantike nuk ndikojnë në Ballkanin Perëndimor, atëherë dikush tjetër do të vijë. Jo për të bërë bamirësi, por, sepse kanë interes strategjik. Prandaj, duhet të sigurohemi që Ukraina dhe Ballkani Perëndimor të ecin para. /Kosovapress

The post Osmani nga Brukseli: Fati i Kosovës është Bashkimi Evropian appeared first on Albeu.com.

Rama në Bruksel, takim me presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa

17 December 2025 at 13:25

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, për të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve më të lartë të BE.

Në nisje të agjendës, Kryeministri Rama u prit në një takim nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Kryeministri Rama do të marrë pjesë në seancën plenare “Thellimi i bashkëpunimit dhe avancimi i integrimit gradual, përfshirë “Roam like at home”, si dhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, të drejtuar nga presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa.

Në këtë takim marrin pjesë edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë, Kaja Kallas, si dhe presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola.

1 nga 3

/m.m/j.p/r.e/

The post Rama në Bruksel, takim me presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor mblidhet sot në Bruksel, merr pjesë Rama

17 December 2025 at 09:33

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë sot në samitin BE-Ballkani Perëndimor, cili do të zhvillohet në Bruksel në datat 16-17 dhjetor, me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve më të lartë të BE.

Kryeministri Rama u prit në Europa Building së bashku me kryesuesit e tjerë të delegacioneve për të marrë pjesë ditën e sotme në seancën plenare: “Thellimi i bashkëpunimit dhe avancimi i integrimit gradual, përfshirë “Roam like at home”, si dhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor” – të drejtuar nga presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa.

Në këtë takim marrin pjesë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, përfaqësuesja e lartë për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë, Kaja Kallas, si dhe Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola.

Samiti synon të theksojë rëndësinë e marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis BE-së dhe partnerëve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kontekstin aktual gjeopolitik dhe nevojën për lidhje gjithnjë e më të forta midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa, Bashkimi Europian do të riafirmojë angazhimin e plotë dhe të qartë për perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Ballkanit Perëndimor, si dhe përparimin e arritur në procesin e zgjerimit, të reflektuar në raportin më të fundit të Komisionit.

Në fund të samitit do të publikohet deklarata e samitit BE-Ballkani Perëndimor.

/m.m/j.p/r.e/

The post Samiti BE-Ballkani Perëndimor mblidhet sot në Bruksel, merr pjesë Rama appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mblidhen në Bruksel liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndor, i pranishëm edhe Rama

By: V K
17 December 2025 at 09:01

Liderët e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor do të mblidhen sot në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel.

Samiti do të kryesohet nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa. Bashkimi Evropian do të përfaqësohet nga presidenti i Këshillit Evropian Costa dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në takim do të marrë pjesë edhe përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.

Samiti organizohet në prag të mbledhjes së fundit të Këshilit Evropian për këtë vit. Në këtë Samit i pranishëm do të jetë edhe Kryeministri Edi Rama.

Sipas BE-së, samiti do të shërbejë si një mundësi për të demonstruar dhe rikonfirmuar forcën e marrëdhënieve strategjike mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe përfitimet që ato u sjellin qytetarëve.

Në përfundim të samitit do të miratohet Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor, me të cilën pritet që partnerët e Ballkanit Perëndimor të harmonizohen.

Në samit do të theksohet rëndësia e marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes BE-së dhe partnerëve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kontekstin aktual gjeopolitik dhe nevojën për lidhje edhe më të forta mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Pritet që BE-ja të riafirmojë angazhimin e saj të plotë dhe të qartë për perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, si dhe progresin e arritur në procesin e zgjerimit, të pasqyruar në raportin më të fundit të Komisionit Evropian.

Gjithashtu për diskutim pritet të jetë dhe situata politike në Bosnjë dhe Hercegovinë, prapambetja demokratike në Serbi si dhe Kosova, e cila brenda vitit shkon 2 herë në zgjedhje të përgjithshme.

Ky samit është zhvilluar në vitin 2022 në Tiranë. Liderët e BE-së dhe ato të Ballkanit Perëndimor, do të takohen përsëri vitin e ardhshëm më 1 qershor në samitin BE–Ballkani Perëndimor 2026, që do të zhvillohet për të dytën herë në Malin e Zi.

Axhenda

16:30 Mbërritja e liderëve të BE dhe Ballkanit Perëndimor

18:00 – Tryeza e rrumbullakët

19:30 Konferenca për shtyp Ursula Von der Leyen dhe Antonio Costa

The post Mblidhen në Bruksel liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndor, i pranishëm edhe Rama appeared first on Albeu.com.

Vjosa Osmani në Bruksel për Samitin BE-Ballkani Perëndimor

By: redi
16 December 2025 at 18:07

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor përkrah liderëve të vendeve anëtare të BE-së, si dhe atyre nga Ballkani Perëndimor. Në këtë Samit do të diskutohet partneriteti ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë në procesin e zgjerimit të BE-së dhe avancimin e perspektivës evropiane të…

Source

Osmani në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

16 December 2025 at 17:55

TIRANË, 16 dhjetor/ATSH/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Në këtë Samit, njofton zyra e shtypit e Presidentes së Kosovës, do të diskutohet partneriteti ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë në procesin e zgjerimit të BE-së dhe avancimin e perspektivës evropiane të rajonit. Përgjatë samitit, Presidentja do të ketë takime me liderë të institucioneve të BE-së dhe do të ketë mundësi të bisedojë me liderë të tjerë pjesëmarrës lidhur me çështje me interes të Kosovës. Heqja e masave ndaj Kosovës dhe ecja përpara në rrugën e integrimit do të zënë prioritet gjatë diskutimeve.

Në agjendën e diskutimeve të Samitit përfshihen gjithashtu Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, forcimi i integrimit ekonomik me tregun e përbashkët të BE-së, si dhe çështje që lidhen me zhvillimin ekonomik, investimet dhe reformat.

Po ashtu, liderët do të diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, përfshirë politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, përballjen me kërcënimet hibride dhe kibernetike, si dhe menaxhimin e migracionit dhe sfidat e përbashkëta rajonale dhe evropiane.

/a.f/

The post Osmani në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përvoja shqiptare e AI në shërbimet publike, në Samitin e Inteligjencës Artificiale në Bruksel

12 December 2025 at 18:26

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ Përfaqësuesit e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit morën pjesë në Samitin Ndërkombëtar për Inteligjencën Artificiale, duke u bërë pjesë e diskutimeve me përfaqësues të institucioneve evropiane, qeverive, organizatave ndërkombëtare dhe industrisë globale të teknologjisë.

AKSHI bën me dije në një njoftim, se drejtori për Inteligjencën Artificiale, Enio Kaso, ndau përvojën e Shqipërisë në përdorimin e AI në shërbimet publike.

Sipas njoftimit, fokusi në këtë sesion diskutimesh u mbajt te Diella, asistenti inteligjent i e-Albania-s, që rrit aksesin, efikasitetin dhe cilësinë e shërbimeve për qytetarët; roli i AI-së në procesin e integrimit evropian, veçanërisht në përkthimin ligjor dhe përafrimin me acquis-në dhe rëndësinë e një ekuilibri mes inovacionit, rregullimit, etikës dhe besimit në sektorin publik.

“Diskutimet theksuan se e ardhmja e AI-së në Evropë ndërtohet përmes zbatimit real, zhvillimit të kapaciteteve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Shqipëria po pozicionohet aktivisht në këtë rrugëtim, me zgjidhje konkrete dhe të përgjegjshme për qytetarët dhe administratën publike”, thuhet në njoftim.

/e.i/j.p/

The post Përvoja shqiptare e AI në shërbimet publike, në Samitin e Inteligjencës Artificiale në Bruksel appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu në Bruksel: Shqipëria, perspektivë unike mbi politikat e migracionit

10 December 2025 at 20:13

TIRANË, 10 dhjetor/ATSH/ Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, mori pjesë në Bruksel në punimet e konferencës së nivelit të lartë të Global Alliance Agenda së cilës iu drejtuan me mesazh Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen si dhe Komisioneri për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner.

Koçiu bashkëkryesoi seksionin “Alternativat ndaj migracionit të paligjshëm, fokus tek rrugët e sigurta dhe ligjore dhe riintegrimi i qëndrueshëm”, së bashku me zëvendëspresidenten e Komisionit Europian për Sovranitetin Teknologjik, Sigurinë dhe Demokracinë, Henna Virkkunen.

Në fjalën e saj, ministrja prezantoi përvojën e dyfishtë të Shqipërisë si vend me diasporë, por edhe si vend pritës për migrantë e qytetarë të huaj që jetojnë, punojnë apo studiojnë këtu. Ajo theksoi se ky realitet i jep Shqipërisë një perspektivë unike mbi politikat e migracionit, duke nënvizuar se mbi të gjitha “bashkëpunimi ndërkombëtar dhe dypalësh mbetet mjeti më i rëndësishëm për rezultate konkrete”.

Ministrja vuri në dukje bashkëpunimin e zgjeruar me FRONTEX, që sot shërben si një model funksional i menaxhimit të integruar të kufijve europianë. Ajo theksoi se falë bashkëpunimit operacional me Interpol, Europol dhe partnerët në rajon e BE, rastet e migracionit të parregullt në Shqipëri ranë ndjeshëm.

Duke sjellë shembuj konkretë, Koçiu përmendi taskforcën e përbashkët me Mbretërinë e Bashkuar, e cila uli ndjeshëm mbërritjet ilegale në Angli dhe rriti numrin e rikthimeve vullnetare, bashkëpunimin me Italinë për menaxhimin e flukseve migratore në Mesdhe, si dhe programet e punës me Gjermaninë, që krijojnë alternativa të sigurta dhe ligjore për lëvizjen e qytetarëve.

Në aspektin e brendshëm, ministrja e Punëve të Brendshme prezantoi reformën e vitit 2025 në ligjin “Për të huajt”, e cila harmonizon legjislacionin shqiptar me acquis të BE-së dhe Paktin e ri europian për Migracionin dhe Azilin, duke forcuar të drejtat e migrantëve, mekanizmat e integrimit dhe menaxhimin e migracionit të punës. Koçiu theksoi se Shqipëria ka gati gjithashtu Planin Kombëtar të Kontigjencës për Flukset e Përziera 2026–2028 dhe po investon në fushata ndërgjegjësimi kundër migracionit të paligjshëm, si dhe në mbështetje konkrete për migrantët që kthehen dhe komunitetet vendase.

“Në të gjitha përpjekjet tona, kemi ndjekur një parim udhëheqës: krijimi i alternativave për migrimin e parregullt dhe mbështeja e atyre që kthehen. Qeveria ka vendosur stimuj fiskalë, subvencione dhe mundësi të tjera për emigrantët që kthehen, duke i ndihmuar ata të investojnë, të punojnë dhe të rindërtojnë jetën e tyre në vend. Në të njëjtën kohë, kemi nisur fushata ndërgjegjësimi kundër migracionit ilegal”, tha Koçiu. “Ne po punojmë në dy fronte. Po modernizojmë kuadrin tonë, si për migruesit shqiptarë që kthehen, ashtu edhe për shtetasit e huaj që gjithnjë e më shumë zgjedhin Shqipërinë si vendin ku të jetojnë dhe të punojnë”, evidentoi ajo.

Duke përmbyllur sesionin, ministrja Koçiu ritheksoi se “koordinimi i plotë përgjatë gjithë zinxhirit të migracionit është mënyra e vetme për të goditur modelin kriminal të trafikimit të njerëzve”, ndërsa vlerësoi rolin thelbësor të Global Alliance, në forcimin e bashkëpunimit operativ ndërkombëtar.

Ajo shtoi se Shqipëria mbetet e angazhuar për të kontribuar aktivisht në Aleancë, duke u bazuar në parimin se lufta kundër kontrabandës duhet të shkojë paralelisht me respektimin e dinjitetit njerëzor dhe krijimin e rrugëve të sigurta, ligjore dhe të besueshme për migracion.

“Ne jemi gati të kthejmë fjalët në bashkëpunim operacional dhe bashkëpunimin në rezultate konkrete për qytetarët tanë, për migrantët dhe për sigurinë tonë të përbashkët”, përfundoi ministrja Koçiu.

Vendet pjesëmarrëse në fund të konferencës miratuan një deklaratë të përbashkët, për të shprehur angazhimin kundër migracionit të paligjshëm.

The post Koçiu në Bruksel: Shqipëria, perspektivë unike mbi politikat e migracionit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DW: Strategjia e SHBA-së për sigurinë, fyerje për BE-në

By: Elva
9 December 2025 at 16:18

“Ne nuk mund të pranojmë kërcënimin, për ndërhyrje në jetën politike të Europës”, tha António Costa të hënën (08.12..2025) në Bruksel. Presidenti i Këshillit Europian gjatë një diskutimi në Institutin Jacques-Delors u shpreh i alarmuar dhe theksoi sovranitetin europian. Sfondi ka të bëjë me strategjinë e re kombëtare të SHBA-së për sigurinë, që në pjesën më të […]

The post DW: Strategjia e SHBA-së për sigurinë, fyerje për BE-në appeared first on BoldNews.al.

BE miraton listën e “vendeve të treta të sigurta”, Italia synon zhbllokimin për qendrat në Shqipëri

8 December 2025 at 21:50


Bashkimi Europian ka miratuar sot, 8 dhjetor, rregulloren e re për procedurat e emigracionit dhe listën e vendeve “të treta të sigurta”, duke hapur rrugën për zbatimin e politikave të reja të emigracionit që Italia pret t’i përdorë për të aktivizuar qendrën e pritjes dhe verifikimit të ngritura në Shqipëri.

Sipas medias italiane “La Repubblica”, ministri italian i Brendshëm, Matteo Piantedosi, i cili ndodhej në Bruksel për Këshillin e Çështjeve të Brendshme dhe Drejtësisë, deklaroi se miratimi i listës ka qenë kusht kyç për t’i propozuar qeverisë italiane ratifikimin e marrëveshjeve që do të lejojnë funksionimin e plotë të qendrave të emigrantëve në territorin shqiptar.

Sipas vendimit të BE-së, vendet që klasifikohen si të sigurta janë Bangladesh, Kolumbia, Egjipti, India, Kosova, Maroku dhe Tunisia.

Këta shtetas do t’i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara të azilit, të cilat zakonisht përfundojnë me refuzim të kërkesës, përveç rasteve të veçanta. Gjithashtu nëse emigrantët kanë kaluar përmes një vendi të tretë të sigurt, aplikimi i tyre mund të shqyrtohet pikërisht në atë vend.

Vendimi favorizon Italinë, pasi shumica e mbërritjeve të fundit në brigjet italiane vijnë nga Bangladeshi dhe Egjipti, si dhe nga Tunizia.

Çfarë do të thotë “vend i tretë i sigurt”?

Rregullorja i lejon vendet anëtare të BE-së të shpallin një kërkesë azili të papranueshme kur kërkuesit kanë pasur mundësi të marrin mbrojtje në një vend tjetër të sigurt para se të hynin në BE.

Një vend konsiderohet i sigurt kur përqindja e dhënies së azilit për shtetasit e tij është më pak se 20%; ekziston një lidhje mes emigrantit dhe vendit të tretë; emigranti ka kaluar përmes atij vendi; ekziston një marrëveshje midis BE-së dhe vendit të tretë për shqyrtimin e kërkesave.

Megjithatë, këto rregulla nuk zbatohen për të miturit e pashoqëruar.

Komisioneri Europian për Migracionin, Magnus Brunner, tha se tashmë ekziston baza ligjore për ide “të reja dhe inovative” në menaxhimin e flukseve emigratore.

Ai përmendi vendet që tashmë po negociojnë marrëveshje të tilla si Holanda me Ugandën dhe Italia me Shqipërinë

“Do të ishte pozitive nëse disa vende bashkojnë forcat,” tha Brunner, duke theksuar se vendimmarrja finale i takon shteteve anëtare dhe vendeve të treta./RTSH

Arrestimi i Mogherinit, Këlliçi: Si u zhdukën 22 mln euro nga projektet e Kolegjit të Europës në Shqipëri

By: Elva
3 December 2025 at 16:47

Një ditë pas arrestimit të ish-shefes së Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, për një aferë financiare prej 3.2 milionë eurosh që lidhet me tenderat e Kolegjit të Europës, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ngriti akuza të forta ndaj qeverisë shqiptare. Këlliçi deklaroi se “skema korruptive” e zbuluar në Bruksel ka “degëzime” […]

The post Arrestimi i Mogherinit, Këlliçi: Si u zhdukën 22 mln euro nga projektet e Kolegjit të Europës në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria forcon rolin e saj në sigurinë euroatlantike

22 November 2025 at 23:28

TIRANË, 22 nëntor/ATSH/- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, mblodhi më 19 nëntor në selinë e Aleancës në Bruksel, drejtuesit e shërbimeve të inteligjencës civile dhe ushtarake nga të gjitha vendet aleate.

Ky takim i komiteteve CIC (Civilian Intelligence Committee) dhe MIC (Military Intelligence Committee), si dhe sesioni i përbashkët, vjen në një moment kritik për sigurinë euroatlantike.

Shqipëria u përfaqësua nga Vlora Hyseni, drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH).

Pjesëmarrja në këtë mbledhje të rëndësishme ka një peshë strategjike për Shqipërinë, që tregon edhe një herë angazhimin e vendit në bashkëpunimin për sigurinë me aleatët e NATO-s.

Gjatë takimeve u zhvilluan diskutime strategjike mbi çështje kyçe të sigurisë, përfshirë agresionin rus në Ukrainë, marrëdhëniet e Moskës me Kinën, Korenë e Veriut, Bjellorusinë dhe Iranin, si dhe të ardhmen e inteligjencës së NATO-s, me fokus tek teknologjitë e reja.

Rutte nënvizoi se lufta në Ukrainë tregon se “siguria nuk është rajonale, por globale”, duke theksuar se aleatët po shkëmbejnë inteligjencë më shpejt dhe më gjerësisht se kurrë më parë.

Takimet vjetore shërbejnë për harmonizimin e politikave dhe strategjive të inteligjencës, duke forcuar mbështetjen për planet dhe operacionet e NATO-s. Përveç seancave vjetore në Bruksel, komitetet mblidhen rregullisht përgjatë vitit.

The post Shqipëria forcon rolin e saj në sigurinë euroatlantike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dumani vizitë në Bruksel, BE: SPAK arritje në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

20 November 2025 at 16:26

TIRANË, 20 nëntor /ATSH/ Kreu i Prokurorisë së  Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani zhvilloi një vizitë dyditore në Bruksel.

Gjatë kësaj vizite, Dumani u takua me zyrtarë të lartë të BE-së: Gert Jan Koopman, Drejtor i Përgjithshëm i DG NEAR; Salla Saastamoinen, Drejtoreshë në detyrë e Përgjithshme në OLAF; Irena Moozová, Zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e DG JUST; Marko Makovec, Shef i Kabinetit të Komisioneres për Zgjerimin Marta Kos dhe Alexander Ëinterstein, Shef i Kabinetit të Komisionerit për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner.

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranën bëri të ditur se, vizita dëshmon për arritjet e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Të gjithë bashkëbiseduesit vlerësuan forcën, qëndrueshmërinë dhe besueshmërinë e SPAK-ut, si dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë me agjencitë e BE-së, vendet anëtare dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato u shpreh se, “BE-ja ka qenë dhe do të mbetet një mbështetëse e fortë e SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit të nivelit të lartë dhe mashtrimit, si dhe në mbrojtjen e interesave financiare të BE-së.

“Ruajtja e rezultateve solide të SPAK-ut edhe nën drejtimin e tij të ri në vitin 2026 e më tej do të jetë kyçe për vazhdimin e progresit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”, tha Gonzato.

“Kjo është e rëndësishme për sigurinë e Shqipërisë dhe të BE-së dhe për forcimin e sundimit të ligjit. SPAK-u nuk mund ta bëjë këtë i vetëm. Edhe institucionet e tjera shqiptare duhet të bëjnë pjesën e tyre”, theksoi Gonzato.

/gj.m/

The post Dumani vizitë në Bruksel, BE: SPAK arritje në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌