KIEV, 21 dhjetor /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky foli sot në favor të një takimi të ri me aleatët evropianë pas bisedimeve midis delegacionit ukrainas dhe palës amerikane në Miami, ndërsa përpjekjet diplomatike vazhdojnë për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë.
“Ekziston një ndjenjë e përbashkët se pas punës së ekipit tonë diplomatik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tani duhet të zhvillojmë konsultime me partnerët evropianë në një rreth më të gjerë”, shkroi Zelensky në X pasi zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin norvegjez, Jonas Gahr Store.
“Delegacioni ukrainas në Florida ka punuar me negociatorët amerikanë dhe ka patur progres të shpejtë”, shkroi Zelensky.
Ai foli për negociata “konstruktive”, por nuk dha asnjë detaj dhe falënderoi Norvegjinë për mbështetjen e saj.
Pas bisedimeve midis negociatorëve nga SHBA-ja, Evropa dhe Ukraina në Berlin të dielën e kaluar dhe të hënën, negociatat për një zgjidhje paqeje hynë në një raund të ri në Florida këtë fundjavë.
Negociatorët amerikanë donin t’ua transmetonin rezultatet nga Berlini përfaqësuesve rusë.
Në një deklaratë fillestare, negociatori i Moskës, Kirill Dmitriev foli për diskutime konstruktive. //a.i/
Forcat ruse kanë lëshuar rreth 1,300 dronë, gati 1,200 bomba ajrore të drejtuara dhe 9 raketa të llojeve të ndryshme kundër Ukrainës gjatë javës së kaluar.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se jugu u godit veçanërisht rëndë, përfshirë rajonin e Odesës, transmeton Telegrafi.
"Ne po e kundërshtojmë këtë terror rus në nivele të shumëfishta. Kjo javë solli një vendim të rëndësishëm për një garanci sigurie financiare për Ukrainën - ndarjen nga Këshilli Evropian prej 90 miliardë eurosh për vitet 2026-2027 - së bashku me paketa të konsiderueshme ndihme nga Norvegjia dhe Japonia dhe një marrëveshje me Portugalinë për prodhimin e përbashkët të dronëve detarë”, shtoi Zelensky.
Ekipet negociuese nga Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara vazhdojnë punën e tyre për të gjetur rrugët për t'i dhënë fund kësaj lufte me një paqe dinjitoze.
“Dhe sanksionet tona afatgjata kundër Rusisë po funksionojnë gjithashtu sipas nevojës. Agresori duhet të kuptojë se lufta nuk sjell dividentë dhe gjithmonë kthehet aty nga erdhi", shtoi presidenti ukrainas. /Telegrafi/
Kirill Dmitriev, i dërguar i udhëheqësit të Kremlinit, Vladimir Putin, ka thënë se bisedimet me palën amerikane mbi luftën e Rusisë kundër Ukrainës kanë qenë "konstruktive" dhe do të vazhdojnë të shtunën dhe të dielën.
Në një koment të shkurtër, Dmitriev i përshkroi diskutimet me të dërguarin special të SHBA-së, Steve Witkoff, dhe dhëndrin e Trump, Jared Kushner, si "konstruktive".
Ai shtoi se bisedimet në Miami kishin filluar dhe do të vazhdonin të shtunën dhe të dielën, transmeton Telegrafi.
Kremlini më parë konfirmoi raportet e medias se po bëheshin përgatitje për një takim me përfaqësuesit e SHBA-së për të shqyrtuar rezultatet e bisedimeve midis Shteteve të Bashkuara, Ukrainës dhe Evropës mbi një marrëveshje paqeje.
Në mbrëmjen e 19 dhjetorit, Rustem Umierov, Sekretari i Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës, tha se një takim midis delegacionit negociator ukrainas dhe partnerëve amerikanë dhe evropianë kishte përfunduar.
Më 20 dhjetor, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një konferencë të përbashkët për shtyp së bashku me kryeministrin portugez Luís Montenegro në Kiev, se Shtetet e Bashkuara kishin propozuar që të zhvillohen "bisedime paqeje" me përfaqësues të Ukrainës dhe Rusisë dhe ndoshta edhe të vendeve evropiane.
Zelensky tha gjithashtu gjatë një konference online me gazetarët të shtunën se ai e konsideron të rëndësishme ruajtjen e pjesëmarrjes së SHBA-së në "bisedimet e paqes", duke komentuar një propozim të presidentit Francez Emmanuel Macron për të rifilluar angazhimin me Rusinë. /Telegrafi/
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë propozuar që të zhvillohen "bisedime paqeje" me përfaqësues të Ukrainës dhe Rusisë dhe ndoshta edhe të vendeve evropiane.
Ai këto komente i bëri në një konferencë të përbashkët për shtyp së bashku me kryeministrin portugez Luís Montenegro në Kiev, transmeton Telegrafi.
"Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se do të kenë një takim të veçantë me përfaqësuesit e Rusisë dhe ata propozuan formatin e mëposhtëm, për aq sa e kuptoj unë: Ukraina, Amerika, 'rusët' dhe, meqenëse atje ka përfaqësues të Evropës, atëherë ndoshta edhe Evropa. Pse them 'ndoshta'? Sepse kjo do të ishte një [marrëveshje] logjike nëse do të zhvillohet një takim i tillë i përbashkët", shtoi ai.
Zelensky theksoi se një takim i tillë i përbashkët do të kishte kuptim, "nëse e kuptojmë rezultatin e mundshëm të takimit Amerikë-Ukrainë që ka ndodhur".
"Ne do ta kuptojmë nëse ka një rezultat pozitiv apo jo dhe do ta nisim nga aty", tha për fund presidenti ukrainas. /Telegrafi/
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se vetëm SHBA-të janë të afta ta bindin Rusinë që t'i japë fund luftës në Ukrainë, ndërsa diplomatët u mblodhën në Miami për bisedime të reja midis Kievit dhe Moskës.
"Unë besoj se një forcë e tillë ekziston në Shtetet e Bashkuara dhe te presidenti Donald Trump”, tha Zelensky.
Zelensky tha se SHBA-të kanë ofruar një format të ri potencial për bisedime paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë me pjesëmarrjen e të dërguarve amerikanë dhe ndoshta evropianë.
Ukraina do të vendosë për formatin pasi të jetë e qartë nëse diskutimet dypalëshe me negociatorët amerikanë që rifilluan dje janë pozitive.
Por, lideri ukrainas nuk dha detaje specifike se çfarë lloj formati kishte propozuar administrata e Trumpit.
“SHBA-të thanë se do të kishin një takim të veçantë me përfaqësuesit e Rusisë”, tha Zelensky.
"Dhe ata propozuan formatin e mëposhtëm, për aq sa kuptoj unë: Ukraina, Amerika, Rusia dhe, meqenëse atje ka përfaqësues të Evropës, ndoshta edhe të Evropës", shtoi ai.
Ukraina dhe Rusia nuk kanë negociuar ballë për ballë që nga korriku, por diplomacia e ndërmjetësuar nga SHBA-të për t'i dhënë fund luftës pothuajse katërvjeçare në Ukrainë është intensifikuar në javët e fundit.
Përfaqësuesit ukrainas dhe evropianë zhvilluan një raund diskutimesh me homologët amerikanë në Shtetet e Bashkuara dje dhe ranë dakord të rifillojnë kontaktet së shpejti. /Telegrafi/
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se vetëm Shtetet e Bashkuara janë të afta ta bindin Rusinë të përfundojë luftën, ndërsa të dërguarit nga Moska dhe Kievi janë gati të fillojnë një raund të ri bisedimesh në Miami. “Unë besoj se Shtetet e Bashkuara dhe Presidenti Trump e kanë këtë fuqi. Dhe besoj se nuk […]
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të martën se vetëm Shtetet e Bashkuara janë të afta ta bindin Rusinë të përfundojë luftën, ndërsa të dërguarit nga Moska dhe Kievi janë gati të fillojnë një raund të ri bisedimesh në Miami.
“Unë besoj se Shtetet e Bashkuara dhe Presidenti Trump e kanë këtë fuqi. Dhe besoj se nuk duhet të kërkojmë alternativa ndaj Shteteve të Bashkuara”, tha Zelensky në përgjigje të pyetjes së një gazetari në lidhje me komentet e bëra nga Presidenti francez Emmanuel Macron se Evropa duhet të fillojë bisedime të drejtpërdrejta me Rusinë nëse përpjekjet e Uashingtonit dështojnë.
Mediat e huaja shkruajnë se, Zelensky tha se Ukraina do të mbështeste propozimin e SHBA-së për bisedime trepalëshe nëse kjo do të lehtësonte shkëmbimin e të burgosurve dhe do të hapte rrugën për një samit.
“Amerika tani po propozon një takim trepalësh të këshilltarëve të sigurisë kombëtare. Nëse një takim i tillë mund të zhvillohet tani që do të çonte në një shkëmbim të të burgosurve të luftës ose në një marrëveshje për një takim trepalësh të udhëheqësve, ne do t’i mbështesim këto propozime. Le të shohim se si do të shkojnë gjërat”, shtoi ai. Në të njëjtën kohë, megjithatë, ai tha se nuk ishte i bindur se një takim i tillë do të sillte diçka të re.
Zelensky tha gjithashtu se SHBA-të duhet të rrisin presionin ndaj Rusisë. “SHBA-të duhet ta thonë qartë: nëse nuk ka rrugë diplomatike, atëherë do të ketë presion universal ”, tha ai, duke iu referuar mundësisë, për shembull, të dërgimit të më shumë armëve në Ukrainë ose zgjatjes së sanksioneve mbi ekonominë ruse.
Një kompromis midis dy palëve do të ishte të ndaleshin në vijat aktuale të frontit, përsëriti ai, duke theksuar se kontrolli i Ukrainës mbi pjesën e papushtuar të Donbasit është një “pozicion parimor” për Kievin. Sa i përket krijimit të një zone të lirë ekonomike në Donbas, ai tha se kjo do të vendoset nga populli ukrainas.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e përshkroi sot si një fitore të madhe për vendin e tij miratimin nga Bashkimi Evropian të miliarda eurove fondeve shtesë, edhe pse liderët evropianë nuk arritën të bien dakord mbi përdorimin e aseteve ruse të ngrira për ndihmë ndaj Kievit.
“Miratimi i fondeve sot premtes ishte një lajm pozitiv për popullin ukrainas dhe një sinjal për Rusinë se vazhdimi i luftës nuk ia vlen”, tha Zelensky pas një takimi me presidentin polak Karol Nawrocki në Varshavë.
Pas muajve të negociatave, liderët e BE-së në Bruksel ranë dakord të ofrojnë për Kievin një hua pa interes prej 90 miliardë eurosh (105,5 miliardë dollarë), që do të financohej nga Bashkimi Evropian përmes borxhit të përbashkët.
Nëse Rusia nuk paguan dëmshpërblimin për dëmet e luftës në Ukrainë, asetet e ngrira ruse në BE do të përdoren për shlyerjen.
Shtete si Belgjika, ku mbahet pjesa më e madhe e aseteve, kishin hezituar për përdorimin e fondeve ruse menjëherë për financimin e Ukrainës, duke pasur frikë se mund të ishte e paligjshme ose se Moska mund të hakmerrej ndaj qytetarëve dhe kompanive private evropiane.
”Pa fonde të reja, Ukraina rrezikonte një deficit prej 45–50 miliardë eurosh vitin e ardhshëm dhe do të duhej të reduktonte prodhimin ushtarak”, tha Zelensky.
VARSHAVË, 19 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e përshkroi sot si një fitore të madhe për vendin e tij miratimin nga Bashkimi Evropian të miliarda eurove fondeve shtesë, edhe pse liderët evropianë nuk arritën të bien dakord mbi përdorimin e aseteve ruse të ngrira për ndihmë ndaj Kievit.
”Miratimi i fondeve sot premtes ishte një lajm pozitiv për popullin ukrainas dhe një sinjal për Rusinë se vazhdimi i luftës nuk ia vlen”, tha Zelensky pas një takimi me presidentin polak Karol Nawrocki në Varshavë.
Pas muajve të negociatave, liderët e BE-së në Bruksel ranë dakord të ofrojnë për Kievin një hua pa interes prej 90 miliardë eurosh (105,5 miliardë dollarë), që do të financohej nga Bashkimi Evropian përmes borxhit të përbashkët.
Nëse Rusia nuk paguan dëmshpërblimin për dëmet e luftës në Ukrainë, asetet e ngrira ruse në BE do të përdoren për shlyerjen.
Shtete si Belgjika, ku mbahet pjesa më e madhe e aseteve, kishin hezituar për përdorimin e fondeve ruse menjëherë për financimin e Ukrainës, duke pasur frikë se mund të ishte e paligjshme ose se Moska mund të hakmerrej ndaj qytetarëve dhe kompanive private evropiane.
”Pa fonde të reja, Ukraina rrezikonte një deficit prej 45–50 miliardë eurosh vitin e ardhshëm dhe do të duhej të reduktonte prodhimin ushtarak”, tha Zelensky./ /Ad.Ab./ a.jor.
VARSHAVË, 19 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka sinjalizuar gatishmërinë për të zbutur tensionet me Poloninë lidhur me një kapitull të errët të historisë së përbashkët të dy vendeve.
”Ukraina është e gatshme të përshpejtojë procesin e zhvarrosjes së viktimave polake të masakrave të Volhinisë në fund të Luftës së Dytë Botërore”, deklaroi sot Zelensky në Varshavë, pas një takimi me homologun e tij polak, Karol Nawrocki.
Deklaratat i referohen dëbimeve etnike dhe masakrave të viteve 1943–1945, kryesisht në rajonin e Volhinisë, i cili dikur ishte pjesë e Polonisë dhe sot ndodhet në territorin e Ukrainës.
Ushtria kryengritëse ukrainase vrau deri në 100 000 polakë, me synimin për të forcuar pretendimin ukrainas mbi territorin, duke u ngritur kundër pushtuesve gjermanë dhe duke eliminuar popullsinë civile polake.
Ukraina lejoi vetëm disa muaj më parë nisjen e gërmimeve për kërkimin e viktimave, ndërsa zhvarrimet kanë filluar në dy lokacione.
Megjithatë, procesi po ecën ngadalë, çka, sipas Kievit, lidhet me kushtet e vështira të krijuara nga pushtimi i vazhdueshëm rus.
Kjo çështje ka qenë prej kohësh burim tensioni mes Varshavës dhe Kievit.
Polonia, anëtare e BE-së dhe NATO-s, është një nga mbështetëset më të forta të Ukrainës që prej nisjes së pushtimit të plotë rus në shkurt 2022 dhe ka pranuar pothuajse një milion refugjatë ukrainas.
Nawrocki, një konservator kombëtar dhe kundërshtar i kryeministrit Donald Tusk, ka kërkuar vazhdimisht nga Ukraina më shumë mirënjohje dhe gatishmëri për kompromis.
Nawrocki historian në profesion, shprehu kënaqësi pas takimit, duke thënë se ishte i bindur se të gjitha pengesat burokratike dhe ligjore, që deri tani kishin bllokuar zgjidhjen e pasojave të masakrave të Luftës së Dytë Botërore, do të hiqen.
Nga ana e tij, Zelensky falënderoi popullin polak për ndihmën ushtarake dhe për pranimin e refugjatëve.
“Polonia na ka mbështetur gjithmonë, ka qenë gjithmonë në krahun tonë”, tha ai, duke shtuar se Ukraina do të jetë gjithmonë mirënjohëse për këtë mbështetje./ /Ad.Ab./
VARSHAVË, 19 dhjetor /ATSH/- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u prit sot nga homologu i tij polak, Karol Nawrocki, në Pallatin Presidencial në Varshavë, sipas AP.
Vizita e Zelensky synon të sigurojë që marrëdhëniet me aleatin kryesor, Poloninë të mbeten të qëndrueshme, pavarësisht ndryshimeve që mund të ndodhin në pushtet, në Varshavë.
Duke folur gjatë një konference për shtyp të premten, Nawrocki sinjalizoi se ishte i kënaqur me vizitën e Zelensky.
“Në çështjet strategjike, bashkëpunimi ynë në fushën e çështjeve të sigurisë, Polonia, Ukraina, vendet e rajonit, vendet me vlera demokratike janë së bashku dhe kjo nuk ka qenë kurrë në dyshim”, tha Nawrocki.
Nawrocki tha se Polonia kishte mbështetur përpjekjet për të transferuar asetet e ngrira ruse në Ukrainë, si dhe sanksione të mëtejshme kundër Rusisë dhe veprime kundër “flotës hije”.
Zelensky tha se Ukraina ishte e gatshme të ndante ekspertizën e saj në mbrojtjen nga dronët dhe mirëpriti bizneset polake të merrnin pjesë në rindërtimin e Ukrainës.
Qeveria aktuale e Polonisë është një mbështetëse e fortë e Ukrainës, me kryeministrin Donald Tusk që vepron si një nga mbrojtësit më të vendosur të Kievit në forumet ndërkombëtare.
Por, rezultatet e zgjedhjeve presidenciale tregojnë se partia e mëparshme nacionaliste në pushtet, “Ligj dhe Drejtësi”, mund të kthehet në pushtet në vitin 2027.
Duke mbrojtur qëndrimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Nawrocki tha se priste që Zelensky të shprehte mirënjohje për ndihmën e rëndësishme ushtarake dhe humanitare që Polonia i kishte ofruar Ukrainës.
“Unë kam kërkuar vazhdimisht simetri në marrëdhëniet midis Polonisë dhe Ukrainës”, tha ai në fillim të dhjetorit.
Nawrocki tha se pranimi i Ukrainës në Bashkimin Evropian nuk mund të ishte pa kushte dhe se Polonia po shpenzonte shumë burime për refugjatët ukrainas në kurriz të polakëve. //a.i/
BRUKSEL, 19 dhjetor /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky falënderoi sot udhëheqësit evropianë pas marrëveshjes së tyre për financim të mëtejshëm për vendin e tij, i cili është sulmuar nga Rusia që nga shkurti i vitit 2022.
“Kjo është një mbështetje e rëndësishme që vërtet forcon qëndrueshmërinë tonë”, shkroi ai në një postim në X.
Ai theksoi se është e rëndësishme që asetet ruse të mbeten të palëvizshme dhe që Ukraina të marrë garanci financiare për vitet e ardhshme.
Pas disa muajsh mosmarrëveshjesh, shtetet anëtare të BE-së arritën një kompromis në orët e para të mëngjesit për financimin e Ukrainës për dy vitet e ardhshme, por pa ndërmarrë hapin e diskutueshëm të përdorimit të aseteve të ngrira ruse menjëherë.
Sipas marrëveshjes, Ukraina do të marrë një kredi pa interes prej 90 miliardë eurosh.
Nëse Rusia nuk paguan kompensim për dëmet e luftës, asetet e ngrira ruse në BE do të përdoren për të shlyer kredinë.
Kancelari gjerman, Friedrich Merz ishte një nga liderët që fillimisht kishin kërkuar të përdornin fondet e bankës qendrore ruse të ngrira kryesisht në Belgjikë – për të ofruar kredi deri në 210 miliardë euro.
Megjithatë, plani në fund dështoi për shkak të kundërshtimit nga vende si Franca dhe Italia, pasi Belgjika në veçanti ngriti shqetësime të mëdha ligjore dhe politike. //a.i/
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj liderëve të Bashkimit Evropian për vendimin për t’i dhënë Ukrainës një kredi prej 90 miliardë eurosh.
“Bashkë po mbrojmë të ardhmen e kontinentit tonë”, ka shkruar Zelensky në platformën X.
Siç është raportuar më herët, kjo kredi nuk do të financohet nga asetet ruse të ngrira, një propozim i mëparshëm që kishte ngjallur shqetësime ligjore, veçanërisht nga Belgjika, ku mbahet shumica e këtyre aseteve.
Në vend të kësaj, kredia do të mbështetet nga buxheti i përbashkët i Bashkimit Evropian.
Zelensky ka theksuar se është “e rëndësishme që asetet ruse të mbeten të bllokuara”.
Presidenti ukrainas ka kërkuar më herët që asetet e ngrira ruse të përdoren për financimin e mbrojtjes së Ukrainës, duke argumentuar se një veprim i tillë do të “siguronte parashikueshmëri afatgjatë për Ukrainën”.
Presidenti amerikan Donald Trump, i bëri thirrje Ukrainës që të “lëvizë shpejt” në negociatat mbi një plan për t’i dhënë fund konfliktit me Rusinë.
Negociatorët “janë afër arritjes së një marrëveshjeje, por shpresoj që Ukraina të lëvizë shpejt. Sa herë që zgjasin shumë, Rusia ndryshon mendje”, tha presidenti amerikan gjatë një takimi informues me gazetarët në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.
Kujtohet se bisedimet në Miami të Floridës janë planifikuar për fundjavën , sipas deklaratave të një zyrtari.
Megjithatë, sipas një raporti të publikuar në faqen e internetit Politico, Uashingtoni do të përfaqësohet nga i dërguari special presidencial i SHBA-së, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndër dhe këshilltar i Presidentit Donald Trump, dhe Moska nga i dërguari i Kremlinit për çështjet ekonomike, Kirill Dmitriev. Bisedimet
e reja po organizohen pasi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli për “përparim” në përpjekjet për të arritur një kompromis midis Kievit dhe Uashingtonit mbi përmbajtjen e një plani të propozuar Moskës për t’i dhënë fund luftës, pas takimeve të dielën dhe të hënën të zyrtarëve amerikanë, ukrainas dhe evropianë në Berlin.
Megjithatë, zoti Zelensky paralajmëroi në të njëjtën kohë se Rusia po përgatitet për një “vit të ri lufte” në vitin 2026.
Presidenti rus Vladimir Putin, nga ana e tij, përsëriti të martën se objektivat e sulmit ndaj Ukrainës “do të arrihen pa dyshim”.
Detajet e planit amerikan pas amendamenteve të paraqitura në Berlin nuk dihen. Kievi proteston sepse teksti parashikon lëshime territoriale nga ana e tij.
Teksti origjinal u përshkrua nga qeveria ukrainase dhe aleatët evropianë të Kievit si shumë i favorshëm për Kremlinin.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me aspiratat e vendit të tij për anëtarësim në NATO.
Lideri ukrainas ka zbuluar se ish-presidenti amerikan, Joe Biden i kishte thënë drejtpërdrejt se Ukraina nuk do të bëhet pjesë e aleancës ushtarake.
Në një prononcim publik, ai tha se e ka ngritur këtë çështje vazhdimisht gjatë takimeve me përfaqësues të lartë amerikanë, por se shpesh është përballur me reagime të ftohta ose buzëqeshje nga disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.
Zelensky on Ukraine’s NATO membership:
Biden told me: “No, you will not be NATO.”
I have approached this issue time and again, and certain people in the White House smiled at me and had other reactions because of that, and they always said that I was tough.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky flet për rëndësinë thelbësore të financimit evropian për stabilitetin e Ukrainës, si dhe për fuqinë e saj negociuese ndaj Rusisë dhe aleatëve të saj. Thirrjen presidenti ukrainas e bëri në një konferencë për shtyp pas pjesëmarrjes së tij në samitin e BE-së me udhëheqësit e Bashkimit Evropian në Bruksel. Ai përsëriti se vendimi për paketën e mbështetjes…
BRUKSEL, 18 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje liderëve të Bashkimit Evropian që të bien shpejt dakord për fonde të reja për Kievin, pas pjesëmarrjes si i ftuar në një samit vendimtar në Bruksel.
”Pa financime të reja, Ukraina rrezikon të përballet vitin e ardhshëm me një deficit prej 45–50 miliardë eurosh (52,8–58,7 miliardë dollarë) dhe të detyrohet të reduktojë prodhimin ushtarak”, tha ai për gazetarët në Bruksel.
Liderët e BE-së po diskutojnë mundësinë që asetet e ngrira ruse nën sanksionet e BE-së të vihen në dispozicion të Ukrainës në formën e një kredie.
Komisioni Evropian ka propozuar që Ukrainës t’i ofrohen deri në 210 miliardë euro nga asetet ruse të bllokuara në BE si kredi reparacionesh, nga të cilat 90 miliardë euro synohen të mbulojnë nevojat financiare dhe ushtarake për vitet 2026 dhe 2027.
Belgjika, ku mbahet pjesa më e madhe e këtyre aseteve, e kundërshton planin, duke përmendur rreziqe ligjore dhe financiare.
Zelensky zhvilloi një takim privat me kryeministrin belg Bart De Wever kuadër të samitit të BE-së.
“I kuptoj rreziqet për të cilat flet ai”, tha Zelensky pas takimit, “por ne jemi në luftë dhe mendoj se përballemi me rreziqe edhe më të mëdha”.
Presidenti ukrainas e quajti “sinjal pozitiv” faktin që De Wever po sinjalizon tani se një zgjidhje për këtë çështje duhet të gjendet në ditët në vijim.
“Një marrëveshje për kredinë e reparacioneve është e nevojshme për të shmangur përdorimin e aseteve kundër Ukrainës në përpjekjet diplomatike në vazhdim për t’i dhënë fund luftës së Rusisë”, shtoi Zelensky.
“Sigurimi i mbulimit të nevojave financiare për vitin e ardhshëm do ta forconte pozicionin e Ukrainës në tryezën e negociatave”, theksoi ai./ /Ad.Ab./ a.jor.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me aspiratat e vendit të tij për anëtarësim në NATO.
Lideri ukrainas ka zbuluar se ish-presidenti amerikan, Joe Biden i kishte thënë drejtpërdrejt se Ukraina nuk do të bëhet pjesë e aleancës ushtarake.
Në një prononcim publik, ai tha se e ka ngritur këtë çështje vazhdimisht gjatë takimeve me përfaqësues të lartë amerikanë, por se shpesh është përballur me reagime të ftohta ose buzëqeshje nga disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.
— (@)
Sipas tij, ata e kanë konsideruar këmbënguljen e tij si “të ashpër”.
“Nuk e di pse”, u shpreh Zelensky, duke nënvizuar zhgënjimin e tij ndaj qëndrimit të Uashingtonit.
Këto deklarata vijnë në një moment delikat për Ukrainën, e cila vazhdon të kërkojë garanci më të forta sigurie nga Perëndimi, ndërsa lufta me Rusinë mbetet një sfidë madhore për stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar. /Telegrafi/
Pas mbajtjes së një konference për shtyp në Bruksel, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shpjeguar më tej pikëpamjet e tij mbi përdorimin e aseteve të ngrira ruse në mediat sociale.
Në një seri postimesh të shkurtra në X, duke i bërë jehonë fjalimit të tij në Këshillin Evropian, presidenti i Ukrainës tha se Rusia kishte humbur "gjithçka që u përpoq të përdorte për të kërcënuar ose shkatërruar" Kievin dhe Evropën.
Ai vazhdoi: "Nëse të gjithë kemi arritur kaq shumë, atëherë si mund të shpërbëhet Bashkimi Evropian tani? Vendimi që është tani në tryezë - vendimi për të përdorur plotësisht asetet ruse për t'u mbrojtur kundër agresionit rus - është një nga vendimet më të qarta dhe më të justifikuara moralisht që mund të merren ndonjëherë".
“Duhet të jetë Evropa ajo që merr vendimin për asetet e ngrira, jo dikush nga jashtë. Dhe nëse - ose kur - merret ky vendim për të përdorur plotësisht asetet ruse për t'u mbrojtur kundër agresionit rus, atëherë do t'u bëhet e qartë të gjithëve me kalimin e kohës - kjo ishte zgjedhja e duhur dhe e bëri Evropën më të fortë”, theksoi presidenti ukrainas ndër tjera, transmeton Telegrafi.
Ai shtoi: "E di që Rusia po frikëson vende të ndryshme për këtë vendim. Por nuk duhet të kemi frikë nga kërcënimet - duhet të kemi frikë se Evropa është e dobët".
Presidenti ukrainas argumentoi gjithashtu se BE mund të përfitonte nëse lufta vazhdon - me paratë që përdoren nga Ukraina për të paguar armët e prodhuara nga firmat evropiane. /Telegrafi/
If we’ve all achieved so much, then how can the European Union break now? The decision now on the table – the decision to fully use Russian assets to defend against Russian aggression – is one of the clearest and most morally justified decisions that could ever be made. — Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) December 18, 2025
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po mblidhen për një samit në Bruksel, ku do të merret një vendim i rëndësishëm nëse do t'i jepet Ukrainës dhjetëra miliarda euro në asete të ngrira ruse për të financuar nevojat e saj ushtarake dhe ekonomike.
Shumica e aseteve të Rusisë në BE me vlerë 210 miliardë euro (245 miliardë dollarë) mbahen nga organizata me seli në Belgjikë, Euroclear, dhe deri më tani Belgjika dhe disa anëtarë të tjerë të bllokut kanë thënë se janë kundër përdorimit të parave të gatshme, transmeton Telegrafi.
Pa një rritje të financimit, financat e Ukrainës do të shterojnë brenda pak muajsh.
Një zyrtar i qeverisë evropiane e përshkroi veten si "optimist të kujdesshëm, jo tepër optimist" se do të arrihet një marrëveshje. Rusia e ka paralajmëruar BE-në kundër përdorimit të parave të saj.
Ajo ka ngritur një padi kundër Euroclear në një gjykatë të Moskës, në një përpjekje për të marrë paratë e saj mbrapsht.
Samiti i Brukselit vjen në një moment vendimtar në luftë dhe të gjithë sytë janë tek kryeministri belg Bart De Wever, i cili i tha parlamentit belg të enjten: "Nuk kam parë ende asnjë tekst që do të më bindte të ndryshoja qëndrimin e Belgjikës".
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se një marrëveshje është më afër se kurrë për t'i dhënë fund luftës - e cila filloi me pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022.
Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Miami këtë fundjavë për bisedime të mëtejshme mbi një plan paqeje, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për agjencinë e lajmeve AFP.
Mendohet se i dërguari i Kremlinit, Kirill Dmitriev, do të flasë me të dërguarit e Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner. Zyrtarët ukrainas po shkojnë gjithashtu në SHBA.
Rusia ende nuk është përgjigjur ndaj propozimeve të fundit të paqes, por Kremlini ka theksuar se planet për një forcë shumëkombëshe të udhëhequr nga Evropa për Ukrainën, të mbështetur nga SHBA-të, nuk do të ishin të pranueshme.
Presidenti rus Vladimir Putin i bëri të qarta ndjenjat e tij ndaj Evropës të mërkurën, kur tha se kontinenti ishte në një gjendje "degradimi total" dhe se "derrkucat evropianë" - një përshkrim nënçmues i aleatëve evropianë të Ukrainës - shpresonin të përfitonin nga kolapsi i Rusisë.
Komisioni Evropian - krahu ekzekutiv i BE-së - ka propozuar t'i japë Kievit hua rreth 90 miliardë euro gjatë dy viteve të ardhshme - nga 210 miliardë euro të aseteve ruse që ndodhen në Evropë.
Kjo është rreth dy të tretat e 137 miliardë eurove që mendohet se Kievit i duhen për të kaluar vitet 2026 dhe 2027.
Deri më tani, BE-ja i ka dhënë Ukrainës interesin e gjeneruar nga paratë, por jo vetë paratë.
"Kjo është një kohë kritike për Ukrainën që të vazhdojë të luftojë për vitin e ardhshëm. Sigurisht që ka negociata paqeje, por kjo i jep Ukrainës një avantazh për të thënë 'nuk jemi të dëshpëruar dhe kemi fondet për të vazhduar luftën", tha një zyrtar i qeverisë finlandeze për BBC-në.
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen thotë se kjo do të rrisë gjithashtu koston e luftës për Rusinë.
Asetet e ngrira të Rusisë nuk janë opsioni i vetëm në tryezë për udhëheqësit e BE-së. Një ide tjetër, e mbështetur nga Belgjika, bazohet në huazimin e parave nga BE-ja në tregjet ndërkombëtare, duke përdorur buxhetin e BE-së si garanci.
Megjithatë, kjo do të kërkonte një votim unanim dhe Viktor Orban i Hungarisë e ka bërë të qartë se nuk do të lejojë më shumë para nga BE-ja për të ndihmuar Ukrainën.
Për Ukrainën, orët në vijim janë të rëndësishme dhe Volodymyr Zelensky është në Bruksel për samitin e BE-së.
Udhëheqësit e BE-së kanë qenë të etur të theksojnë natyrën e rëndësishme të vendimit për kredinë.
"E dimë urgjencën. Është akute. Të gjithë e ndiejmë. Të gjithë e shohim", i tha von der Leyen Parlamentit Evropian. /Telegrafi/