“Sulmi i ardhshëm do të jetë fatal për Putinin”. Kështu e ka përshkruar situatën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, duke e cilësuar momentin aktual si më të rrezikshmin që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Sipas tij, qëllimi i aleatëve është të sigurojnë që pas një marrëveshjeje paqeje, Ukraina të mos bëhet […]
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Rusia duhet ta kuptojë qartë se çdo përpjekje për të sulmuar sërish Ukrainën pas një marrëveshjeje paqeje do të ketë pasoja të rënda.
Në një deklaratë të fortë, ai theksoi se reagimi i aleatëve do të ishte “shkatërrues”, duke nënvizuar vendosmërinë e Aleancës për të garantuar sigurinë afatgjatë të Ukrainës.
Sipas Rutte, këto paralajmërime janë pjesë e drejtpërdrejtë e mënyrës se si NATO po harton garancitë e sigurisë për Kievin.
NATO's Rutte:
Putin has to know that after a peace deal, if he tries to attack Ukraine again, the reaction will be devastating.
Ai tha se qëllimi kryesor është të parandalohet çdo agresion i ardhshëm dhe t’i dërgohet një mesazh i qartë presidentit rus, Vladimir Putin se një rikthim në konflikt nuk do të tolerohet.
“Nëse pas paqes Rusia tenton të përdorë sërish forcën ushtarake kundër Ukrainës, përgjigjja do të jetë e menjëhershme dhe vendimtare”, deklaroi shefi i aleancës ushtarake, duke shtuar se NATO po punon ngushtë me partnerët për të ndërtuar mekanizma të besueshëm mbrojtjeje.
Deklarata vjen në një kohë kur po diskutohen skenarë të ndryshëm për përfundimin e luftës në Ukrainë dhe për sigurimin e stabilitetit në Evropën Lindore.
NATO ka përsëritur vazhdimisht se mbështetja për Ukrainën do të vazhdojë dhe se çdo marrëveshje paqeje duhet të shoqërohet me garanci konkrete që do ta pengojnë Rusinë nga një agresion i ri. /Telegrafi/
Premtimi i vendeve të NATO-s për të shpenzuar 5% të prodhimit të tyre ekonomik për mbrojtje është "suksesi më i madh i politikës së jashtme" i Donald Trump, tha shefi i aleancës.
Në një intervistë me BBC-në, Mark Rutte theksoi se falë Donald Trump që NATO ishte "më e fortë se kurrë", duke shtuar se Trump "është një lajm i mirë për mbrojtjen kolektive, për NATO-n dhe për Ukrainën", përcjell Telegrafi.
Udhëheqësi amerikan ka kritikuar ashpër aleatët evropianë për shpenzimin shumë të pakët për mbrojtje - madje duke kërcënuar të tërheqë mbrojtjen e SHBA-së nëse ata nuk e bëjnë këtë.
Veç kësaj, shefi i NATO-s ka paralajmëruar se Rusia mund të sulmojë aleatët brenda pesë viteve të ardhshme.
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i hodhi poshtë biseda të tilla si "histeri" të mërkurën.
"E kam thënë vazhdimisht - është një gënjeshtër, një absurditet, një absurditet i pastër, për një kërcënim imagjinar rus ndaj vendeve evropiane", u tha Putin zyrtarëve të mbrojtjes në Moskë.
Pasi Putin nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022, ai njoftoi aneksimin e katër rajoneve ukrainase - Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson. Rusia e kishte aneksuar tashmë Krimenë në vitin 2014.
Tani ajo pushton pjesën më të madhe të Luhanskut dhe kuptohet se kërkon tërheqjen e Ukrainës nga i gjithë Donetsku, edhe pse Ukraina ende kontrollon deri në 23% të rajonit lindor.
Putin tha se qëllimet e asaj që ai e quan "operacioni special ushtarak" do të arriheshin. Ai tha se preferonte ta bënte këtë përmes diplomacisë, përpara se të paralajmëronte se "nëse pala kundërshtare dhe patronët e tyre të huaj refuzojnë të angazhohen në diskutime thelbësore, Rusia do të arrijë çlirimin e tokave të saj historike me mjete ushtarake". /Telegrafi/
Mbretëria e Bashkuar po “zhvillon me shpejtësi” plane për të përgatitur të gjithë vendin për një shpërthim të mundshëm lufte, ka njoftuar ministri i forcave të armatosura.
Duke nënvizuar rolin që civilët do të duhet të luajnë në një konflikt të madh, Al Carns tha se ushtritë, marinat dhe forcat ajrore i përgjigjen krizave, por "shoqëritë, industritë dhe ekonomitë fitojnë luftëra".
“Hija e luftës po troket përsëri në derën e Evropës. Ky është realiteti. Duhet të jemi të përgatitur ta pengojmë atë.”
Komentet e tij vijnë pasi Mark Rutte, kreu i NATO-s , u tha aleatëve se Evropa duhet të përgatitet për një përballje me Rusinë në atë shkallë që "duruan gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë" - një referencë për Luftërat e Parë dhe të Dytë Botërore, shkruan skynews.
Në një tregues të kërcënimit, Britania zbuloi se niveli i aktivitetit armiqësor të inteligjencës - siç janë spiunazhet, hakerat dhe kërcënimet fizike - kundër forcave të saj të armatosura dhe Ministrisë së Mbrojtjes është rritur me më shumë se 50% gjatë vitit të kaluar.
Rusia , Kina , Irani dhe Koreja e Veriut dyshohet se janë fajtorët kryesorë.
Qeveria tani po lanson një njësi të re kundërzbulimi mbrojtëse për të forcuar aftësinë e saj për të zbuluar dhe ndërprerë operacionet e inteligjencës nga shtetet armiqësore.
Gjithashtu, ajo ka ndërmarrë hapa për të rritur aftësitë e spiunazhit të Ministrisë së Mbrojtjes duke kombinuar degët e ndryshme të inteligjencës ushtarake në të gjithë ushtrinë, marinën dhe forcën ajrore, si dhe Inteligjencën e Mbrojtjes, në një organizatë të re të quajtur Shërbimet e Inteligjencës Ushtarake. /Telegrafi/
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë thirrje që aleatët e aleancës ushtarake ta forcojnë mbrojtjen duke rritur shpenzimet dhe prodhimin, derisa ka paralajmëruar se caku i radhës i Rusisë është NATO-ja.
Rutte ka deklaruar se nuk duhet humbur kohë, derisa ka alarmuar se Rusia mund të jetë e gatshme të përdorë forcë ushtarake kundër NATO-s brenda pesë vjetësh.
“Jam këtu sot t’ju tregoj se ku qëndron NATO dhe çfarë duhet të bëjmë për ta ndaluar një luftë para se të nisë. Dhe për ta bërë këtë, ne duhet të jemi shumë të qartë për kërcënimin: ne jemi objektivit i radhës i Rusisë dhe jemi tashmë në rrezik”, ka thënë ai në Berlin, raportoi Guardian.
Ai ka theksuar se Rusia është bërë më e ashpër dhe e pamatur ndaj NATO-s dhe Ukrainës.
“Shumica nuk e ndiejnë urgjencën. Dhe shumë besojnë se koha është në anën tonë. Nuk është. Koha për veprim është tani. Shpenzimet dhe prodhimi në mbrojtje i aleatëve duhet të rriten me shpejtësi. Forcat tona të armatosura duhet të kenë atë që u nevojitet për të na mbajtur të sigurt”, është shprehur Rutte.
Rutte ka thënë tutje se Kina është mbështetje jetike e Rusisë, që e lejon ta vazhdojë politikën e saj agresive, dhe se mbështetet edhe nga Koreja e Veriut dhe Irani.
Ai ka lavdëruar presidentin amerikan për përpjekjet e tij, duke thënë se “ai është i vetmi që mund ta sjellë Putinin në tavolinën e negociatave”.
“Kështu që le ta testojmë Putinin. Ta shohim nëse ai vërtet e dëshiron paqen apo preferon që masakra të vazhdojë”, ka thënë Rutte.
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, u bëri thirrje aleatëve që të intensifikojnë përpjekjet për të forcuar mbrojtjen me qëllim që të parandalohet një luftë e nisur nga Rusia, që mund të jetë “në shkallën e një lufte që gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë e kanë përjetuar”. Gjatë një fjalimi në Berlin, Rutte tha se shumë aleatë […]
Kancelari gjerman Friedrich Merz tha të enjten se presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka marrë një propozim të ri që përshkruan lëshimet territoriale që Ukraina mund të jetë e gatshme të marrë në konsideratë për t'i dhënë fund pushtimit rus, shkruan Kyiv Post.
Merz tha se dokumenti u dorëzua pasi ai dhe udhëheqës të tjerë evropianë zhvilluan një telefonatë me Trump të mërkurën, transmeton Telegrafi.
"Kryesisht ka të bëjë me çështjen se çfarë lëshimesh territoriale është e gatshme të bëjë Ukraina", u tha Merz gazetarëve, duke theksuar se vetëm "presidenti ukrainas dhe populli ukrainas" mund të vendosin për çështje të tilla.
Duke folur në një konferencë shtypi online në fillim të kësaj jave, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi se tre dokumente po përgatiten si pjesë e një pakete më të gjerë paqeje: një kornizë prej 20 pikash që vazhdon të evoluojë; një dokument i veçantë për garancinë e sigurisë i hartuar së bashku me partnerët amerikanë dhe evropianë; dhe një plan gjithëpërfshirës rindërtimi për Ukrainën.
Komentet e tij vijnë ndërsa propozime të shumta paqeje qarkullojnë në Uashington dhe Evropë. Një plan prej 28 pikash i hartuar nga zyrtarë amerikanë me kontribut nga Kremlini u publikua në fund të nëntorit.
Në formën e saj origjinale, do të kishte kërkuar që Ukraina të hiqte dorë nga përpjekja për anëtarësim në NATO, të kufizonte madhësinë e ushtrisë së saj dhe të dorëzonte territorin që forcat ruse deri më tani nuk kanë arritur ta pushtojnë në fushën e betejës.
Rrjedhja e informacionit shkaktoi javë të tëra diplomacie kaotike. Ukraina dhe partnerët e saj evropianë kanë nxituar për t'iu kundërvënë propozimit me një alternativë që është më pak e anuar nga Moska.
Përpjekja e tyre prodhoi një plan të ri prej 20 pikash nga Kievi, i cili tani është në diskutim me administratën Trump.
Tensionet janë rritur gjithashtu nga sinjalet nga Uashingtoni mbi politikën ekonomike. Një dokument i Departamentit të Thesarit të SHBA-së i publikuar të mërkurën, tha se kompanitë amerikane mund të vazhdojnë të bëjnë biznes me Lukoil të Rusisë deri pak pas mesnatës më 17 janar, duke shtuar më tej pasiguri në politikën perëndimore.
Merz, duke folur së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, paralajmëroi se Evropa nuk duhet ta detyrojë Ukrainën të hyjë në një marrëveshje që nuk mund ta pranojë.
"Do të ishte një gabim të shtyhej presidenti ukrainas drejt një paqeje që populli i tij nuk do ta pranojë pas katër vitesh vuajtjesh dhe vdekjesh", tha ai.
Trump të mërkurën shprehu zhgënjim me Ukrainën dhe aleatët evropianë, Gjermaninë, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar, duke thënë se "fjalë të forta" u shkëmbyen gjatë telefonatës me udhëheqësit evropianë.
Merz tha se bisedime shtesë me zyrtarët amerikanë janë planifikuar këtë fundjavë dhe se një takim më i gjerë ndërkombëtar mbi Ukrainën "mund të zhvillohet në fillim të javës së ardhshme".
Nëse Uashingtoni merr pjesë, tha ai, varet nga propozimet e përbashkëta të draftit që tani po finalizohen.
Ai shtoi se biseda e tij me Trump i dha "përshtypjen e fortë se ai është gati të ndjekë këtë rrugë me ne, sepse ai e di që evropianët dhe interesat e tyre duhet të dëgjohen".
Merz e përshkroi shkëmbimin e deklaratave si konstruktiv, duke thënë se të dyja palët folën qartë dhe me "respekt të ndërsjellë".
Merz përshkroi tre prioritete për përpjekjet diplomatike të vazhdueshme: sigurimin e një armëpushimi, sigurimin që ai të mbështetet nga "garanci të forta ligjore dhe materiale" dhe arritjen e një zgjidhjeje që mbron sigurinë evropiane pa dëmtuar unitetin e NATO-s apo Bashkimit Evropian. /Telegrafi/
Nëse Donald Trumpo ka vullnet, agresioni i Rusisë ende mund të zmbrapset dhe sovraniteti i Ukrainës të sigurohet.
Burimi: The Telegraph Përkthimi: Telegrafi.com
Një nga taktikat më pak bindëse të presidentit rus Vladimir Putin, gjatë konfliktit të zgjatur në Ukrainë, ka qenë kërcënimi i Perëndimit me skenarë apokaliptikë sa herë që gjendej në një situatë të vështirë.
Në fillim të konfliktit, kur administrata e Bidenit debatonte nëse do të furnizonte Kievin me tanke dhe armatime të tjera të rënda, Putini përmendi mundësinë që konflikti të përshkallëzohej në një luftë të përgjithshme bërthamore. Kërcënimet e ngjashme u bënë kur u zhvilluan diskutimet rreth furnizimit të Kievit me aeroplanë luftarakë perëndimorë, siç janë sulmuesit F-16, të cilët më pas kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në aftësinë e Ukrainës për t’u mbrojtur nga ofensivat tokësore dhe sulmet me dronë të Rusisë.
Putini ka shkuar deri aty sa të autorizojë forcat strategjike bërthamore të Rusisë që të zhvillojnë një seri stërvitjesh, me qëllimin e vetëm për të frikësuar udhëheqësit perëndimorë. Duke vazhduar të ofrojë mbështetje ushtarake, Perëndimi rrezikon të detyrojë Kremlinin të përdorë arsenalin e tij bërthamor.
Kërcënimi më i fundit i Putinit, se Rusia është gati për luftë me Evropën - nëse udhëheqësit evropianë nuk pranojnë kërkesat maksimaliste territoriale të Moskës për përfundimin e konfliktit në Ukrainë - duhet parë, pra, në kontekstin e mburrjeve të pakuptimta të Putinit dhe jo si një kërcënim ekzistencial.
Putini e bëri paralajmërimin e tij pasi udhëheqësit evropianë, së bashku me Ukrainën, ndërhynë për të zbutur ofertën fillestare për paqe të administratës Trump ndaj Moskës, e cila u gjykua gjerësisht si një kapitullim i turpshëm ndaj kërkesave të Rusisë.
Por, në vend që të tremben nga kërcënimet e fundit të Putinit në stilin e “gangsterëve”, udhëheqësit e NATO-s duhet të kuptojnë se, në rast të një ballafaqimi të drejtpërdrejtë ushtarak me Rusinë, ata pa asnjë dyshim e kanë epërsinë.
Siç theksoi në tetor sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte - pas shkeljeve të qëllimshme të hapësirës ajrore të disa vendeve anëtare nga aeroplanët luftarakë rusë - Moska duhet të ketë kujdes, sepse fuqia e përgjithshme ushtarake e aleancës është “shumë më e madhe” sesa ajo që ka Rusia në dispozicion.
Rusia shkel hapësirën ajrore të NATO-s: Rusia po intensifikon përpjekjet për të testuar aftësitë mbrojtëse të NATO-s duke shkelur hapësirën e saj ajroreBurimi: The Telegraph
Kjo nuk do të thotë që fjalimet me mllef të Putinit nuk kanë dështuar gjithmonë në qëllim. Një nga arsyet pse lufta në Ukrainë ka zgjatur pothuajse katër vjet është sepse ish-presidenti amerikan, Joe Biden, ka qenë i tmerruar nga mundësia që çdo veprim i tij mund të provokonte despotin rus për të përshkallëzuar konfliktin.
Herë pas here, Bideni hezitoi për t’ia siguruar Kievit armët e avancuara për të cilat Ukraina kishte nevojë për të vazhduar me operacionet ushtarake. Rezultati ishte që ShBA-ja dhe aleatët e saj përfunduan duke u dhënë ukrainasve mjete për t’u mbrojtur nga agresioni rus, por jo aftësinë për të fituar luftën.
Është jetike që në raundin aktual të negociatave të cilat synojnë përfundimin e konfliktit, administrata Trump dhe aleatët e saj në Evropë të mos bien në të njëjtin kurth si Bideni dhe të marrin seriozisht kërcënimet absurde të Putinit.
Ka pasur tashmë shenja inkurajuese se presidenti amerikan Donald Trump, larg së qeni i frikësuar nga Putini, është mëse i gatshëm të luajë lojën e vet.
Trumpi nuk është i panjohur me përdorimin e taktikave të rrezikshme politike - duke organizuar një fluturim demonstrues të Forcave Ajrore të ShBA-së, të udhëhequr nga një bombardues bërthamor B-2 i cili ka fuqinë të shkatërrojë pjesë të mëdha të Rusisë - për të shënuar mbërritjen e Putinit në Alaskë në gusht.
Që atëherë, Trumpi ka rritur ndjeshëm masat për ballafaqimin e tij me Putinin, duke urdhëruar Pentagonin të rifillojë testet e armëve bërthamore të ShBA-së.
Trumpi është gjithashtu shumë i vetëdijshëm për dobësinë e pozitës së brendshme të Putinit - gjë që padyshim shpjegon pretendimet e fundit të liderit rus se Rusia po fiton në fushën e betejës dhe se ekonomia ruse mbetet e fortë.
E kundërta është e vërtetë. Ushtria ruse mund të ketë shënuar disa përparime të vogla në lindje të Ukrainës, por ato janë arritur me një kosto të tmerrshme - sa i përket humbjeve njerëzore. Dobësia thelbësore e ushtrisë ruse u bë e dukshme në fotot e fundit të ushtarëve të vijës së parë të frontit, të cilët detyroheshin të luftonin pa mbrojtje elementare - si helmetat dhe jelekët antiplumb.
Raundi i fundit i sanksioneve ekonomike të Trumpit, në të cilin ai vendosi në listën e zezë dy prodhuesit kryesorë të naftës së Rusisë, Rosneft dhe Lukoil, ka pasur tashmë një ndikim të ndjeshëm në ekonominë e shkatërruar të vendit nga lufta, me vlerësime të fundit që sugjerojnë se këto masa kanë sjellë humbjen e një të tretës së të ardhurave mujore nga eksportet e Rusisë.
Prodhimi i naftës së Rusisë është në rënie të lirë: Prodhimi aktual dhe i parashikuar mujor i naftës së papërpunuar, në milionë fuçi në ditëBurimi: Goldman Sachs
Kryesorja mes tyre do të ishte zbatimi më i madh i sanksioneve të vendosura kundër vendeve si Kina dhe India, të cilat vazhdojnë të blejnë naftë ruse. Një tjetër veprim do të ishte shënjestrimi i flotës së tankerëve në hije të Rusisë, të cilat përdoren për të transportuar ngarkesa të paligjshme të naftës ruse në të gjithë globin.
Dhe, Trumpi ende e ruan mundësinë për të miratuar transferimin për në Kiev të raketave “Tomahawk”, me rreze të gjatë, gjë që do t’ia jepte ushtrisë ukrainase aftësinë për të goditur objektivat në thellësi të territorit rus - një aftësi që do të mund ta kthente rrjedhën e konfliktit në mënyrë vendimtare në favor të Kievit.
Nëse Trumpi është vërtet serioz për ta përfunduar këtë konflikt të tmerrshëm, atëherë ai duhet të kuptojë se Putini do të pranojë një marrëveshje paqeje vetëm kur përfundimisht mëson se nuk ka më asnjë opsion tjetër të vlefshëm përveçse të ndalojë “operacionin special ushtarak” për të pushtuar Ukrainën. /Telegrafi/
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi pas takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të aleancës se është gjë e mirë që bisedimet për paqe për përfundimin e luftës në Ukrainë po vazhdojnë, por se është thelbësore të sigurohet që Ukraina të jetë në pozitën sa më të fortë të mundshme.
Deklaratat e shefit të aleancës ushtarake erdhën ndërsa ministrat e jashtëm të NATO-s po mbërrinin në selinë e aleancës në Bruksel, ku po diskutonin për prioritetet e NATO-s dhe çështjet e sigurisë, veçanërisht luftën në Ukrainë.
“Si të sigurojmë që Ukraina të mbetet sa më e fortë? Bisedimet për paqe vazhdojnë. Kjo është pozitive. Por, në të njëjtën kohë, duhet të sigurojmë që, ndërsa ato vazhdojnë – dhe ne nuk e dimë kur do të përfundojnë – Ukraina të jetë në pozitën më të fortë të mundshme për të vazhduar luftën, për t’i rezistuar rusëve, por edhe për të qenë në pozitën më të fortë të mundshme kur bisedimet e paqes të arrijnë në fazën ku palët ulen në tryezë”, tha ai.
NATO Secretary General mocks Putin: “We saw him in military uniform, but quite far from the frontline”
NATO Secretary General Mark Rutte refused to respond to Putin’s threats toward Europe. Ahead of the meeting of NATO foreign ministers, he reminded reporters that the Russian… pic.twitter.com/KjG2YUSdGS — NEXTA (@nexta_tv) December 3, 2025
Ai komentoi gjithashtu deklaratat e presidentit rus, Vladimir Putin, “unë nuk do të reagoj ndaj çdo gjëje që thotë Putini. E kemi parë të veshur me uniformë ushtarake, si një ushtar në front, por jo në front. Dy ditë më parë ishte mjaft larg vijës së frontit. Pra, nuk do të reagoj ndaj çdo deklarate të tij”.
Rutte tha gjithashtu se është në kontakt të vazhdueshëm me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mark Rubio.
Në fund të deklaratës, ai theksoi se është shumë e rëndësishme që procesi i paqes të vazhdojë dhe se “shpresojmë të sjellë rezultate”.
“Dhe nëse zgjat shumë ose nuk çon në rezultate, mënyra më e mirë për të ushtruar presion ndaj rusëve është përmes dy gjërave. Së pari, të sigurojmë që rusët të kuptojnë se furnizimi me armë për Ukrainën nuk do të ndalet. Pikërisht kjo po ndodh sot, falë SHBA-së dhe Evropës. SHBA po dërgon pajisje jetike në Ukrainë, të paguara nga Kanadaja dhe aleatët evropianë, por edhe Evropa dhe Kanadaja po bëjnë shumë në mënyrë bilaterale. Së dyti, të sigurojmë që sanksionet ekonomike të godasin dhe të jenë efektive. Kjo po ndodh”, pohoi Mark Rutte. /Telegrafi/
Një takim i ministrave të jashtëm të NATO-s sapo ka filluar në Bruksel, ku pritet të ketë diskutime për bisedimet e vazhdueshme të paqes në Ukrainë, si dhe për çështjet e mbrojtjes.
Dhe në fjalën e tij hapëse në tryezën e rrumbullakët, shefi i NATO-s Mark Rutte thotë se Rusia "vazhdon të testojë frenimin tonë" dhe "ne përballemi me rreziqe reale dhe afatgjata".
Rutte vazhdon duke thënë se Rusia ka shkelur hapësirën e saj ajrore me avionë dhe dronë, ka kryer sabotim dhe ka dërguar anije spiune në ujërat e saj.
Këto veprime janë "të pamatura dhe të rrezikshme", shton ai, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Rusia po "punon ngushtë" me Kinën, Korenë e Veriut dhe Iranin "për të prishur shoqëritë tona dhe për të shkatërruar rregullat globale", thotë ai, dhe po "përgatitet për konfrontim afatgjatë".
Rutte theksoi se vendet e NATO-s po "rrisin investimet tona në mbrojtje, por të gjithë duhet të tërheqim peshën tonë".
Ai shton se Ukraina "ka nevojë për mbështetjen tonë më shumë se kurrë", ndërsa dimri po vjen dhe sulmet ruse vazhdojnë.
Duke folur shkurt me shtypin pas mbërritjes atje, kreu i NATO-s Mark Rutte kishte thënë se ndërsa është mirë që bisedimet e paqes po vazhdojnë, NATO duhet të sigurohet që Ukraina të jetë në pozicionin më të fortë të mundshëm.
Ai thotë se zyrtarët do të diskutojnë "mbajtjen e Ukrainës sa më të fortë të jetë e mundur në luftën e sotme", por edhe "të jenë në pozicionin më të fortë të mundshëm kur bisedimet e paqes të fillojnë të ndodhin vërtet në një mënyrë që kjo të mund të çojë në rezultate".
Rutte shton se mënyra më e mirë për të ushtruar presion mbi Rusinë është të sigurohet që armët të vazhdojnë të rrjedhin në Ukrainë dhe se Rusia të “ndjejë goditjen" nga sanksionet efektive ekonomike. /Telegrafi/
BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, tha sot se është i bindur se përpjekjet e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë “përfundimisht do të rivendosin paqen në Evropë”.
Në një konferencë për shtyp para takimit ministror të NATO që do të zhvillohet nesër në Bruksel, Rute kritikoi përsëri Rusinë për “shënjestrimin sistematik të infrastrukturës civile” në sulmet ndaj Ukrainës.
Ai njoftoi gjithashtu se pret që aleatët të “njoftojnë kontribute të reja” në programin e Listës së Kërkesave me Prioritet për Ukrainën, mekanizmi i NATO për blerjen e armëve amerikane për Ukrainën, në ditët në vijim, gjë që do të rrisë më tej “miliarda dollarë” të fondeve të premtuara tashmë./abcnews.al
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka folur gjerësisht rreth përpjekjes së fundit të Amerikës për t’i dhënë fund luftës dhe se si kjo mund të ndikojë në të ardhmen e Ukrainës në NATO.
Deklaratat e tij vijnë ndërsa negociatorët kryesorë të Donald Trump janë sot në Moskë për të diskutuar planin e tyre të paqes.
Në një konferencë për shtyp, Rutte riafirmoi se pret që çdo gjë që lidhet me anëtarësimin e Ukrainës të “trajtohet veçmas” në negociatat e paqes dhe që NATO t’i bashkohet bisedimeve të tilla, shkruajnë mediat e huaja.
Rutte mirëpriti planin origjinal të paqes të SHBA-së, edhe pse përjashtoi anëtarësimin e Ukrainës në NATO, duke thënë: “Duhet të fillosh diku”. Por për perspektivat për paqe, ai shtoi: “Është e vështirë të parashikohet se kur do të kemi sukses”.
Rutte gjithashtu minimizoi perspektivën e Ukrainës që t’i bashkohet NATO-s, duke thënë se kjo kërkonte konsensusin e të gjithë anëtarëve, i cili nuk ekziston.
Ndërkohë, Volodymyr Zelensky ka thënë se tani ka marrë një raport të detajuar nga delegacioni i tij i paqes pas përfundimit të takimeve në SHBA. Presidenti i Ukrainës tha se diskutoi “gjëra që nuk mund të përcillen me telefon” pasi ekipi i tij, i udhëhequr nga Rustem Umerov, kaloi gati katër orë të bllokuara në bisedime në Florida gjatë fundjavës.
Ai tha se negociatorët kishin “përmirësuar” një marrëveshje kornizë paqeje të zhvilluar në Gjenevë. Duke shkruar në X, Zelensky tha gjithashtu se ekipi i tij foli me delegacionin amerikan rreth “garantimit të sigurisë nga sulmet ruse” në rast se Moska nuk i përmbahet një marrëveshjeje të mundshme armëpushimi.
Ai thotë se diplomatët e tij kanë punuar gjithashtu me partnerët për të siguruar që aleatët evropianë të Ukrainës – dhe anëtarët e tjerë të “koalicionit të të vullnetshmëve” – janë “të përfshirë në mënyrë kuptimplote” në bisedime.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka thënë se presin nga Serbia që përgjegjësit për sulmin terrorist në Banjskë të vitit 2023 t’i sjellë para drejtësisë.
Rutte ka thënë se për këtë ka folu me presidentin serb, Vuçiq, i cili siç tha Rutte i ka thënë se do të punojë në këtë drejtim.
“Paraardhësi im ka punuar në këtë më presidentin e Serbisë, Alexander Vuçiqin. Edhe unë kam folur vet më të, dhe ai më tha se do të punojë në këtë, dhe ne presim nga autoritetet serbe të kryejnë pjesën e tyre në këtë drejtim”, ka thënë Rutte kur është pyetur nga gazetari i Tëvë1, Venhar Isufi, para takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s.
Ai ka thënë janë duke e përcjell dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe se NATO do të ndihmojë në këtë proces.
Në shtator të vitit 2023 grupi terrorist nga Serbia kreu sulm në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.
Udhëheqës i këtij grupi ishte ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq. Ndaj 45 pjesëtarëve të këtij grupi Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë.
Ndërsa, tre pjesëtarët e këtij grupi të kapur gjatë aksionin nga Policia e Kosovës janë duke u gjykuar.
Kosova ka kërkuar që Radoiçiq dhe pjesëtarët tjerë të dorëzohen nga Serbia.
Kryeministri Albin Kurit ka vë si kusht ekstradimin e Radoiçiqit për vazhdim të dialogut me Serbinë.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka folur gjerësisht rreth përpjekjes së fundit të Amerikës për t'i dhënë fund luftës dhe se si kjo mund të ndikojë në të ardhmen e Ukrainës në NATO.
Deklaratat e tij vijnë ndërsa negociatorët kryesorë të Donald Trump janë sot në Moskë për të diskutuar planin e tyre të paqes.
Në një konferencë për shtyp, Rutte riafirmoi se pret që çdo gjë që lidhet me anëtarësimin e Ukrainës të "trajtohet veçmas" në negociatat e paqes dhe që NATO t'i bashkohet bisedimeve të tilla, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Rutte mirëpriti planin origjinal të paqes të SHBA-së, edhe pse përjashtoi anëtarësimin e Ukrainës në NATO, duke thënë: "Duhet të fillosh diku".
Por për perspektivat për paqe, ai shtoi: "Është e vështirë të parashikohet se kur do të kemi sukses".
Rutte gjithashtu minimizoi perspektivën e Ukrainës që t'i bashkohet NATO-s, duke thënë se kjo kërkonte konsensusin e të gjithë anëtarëve, i cili nuk ekziston.
Ndërkohë, Volodymyr Zelensky ka thënë se tani ka marrë një raport të detajuar nga delegacioni i tij i paqes pas përfundimit të takimeve në SHBA.
Presidenti i Ukrainës tha se diskutoi "gjëra që nuk mund të përcillen me telefon" pasi ekipi i tij, i udhëhequr nga Rustem Umerov, kaloi gati katër orë të bllokuara në bisedime në Florida gjatë fundjavës.
Ai tha se negociatorët kishin "përmirësuar" një marrëveshje kornizë paqeje të zhvilluar në Gjenevë.
Duke shkruar në X, Zelensky tha gjithashtu se ekipi i tij foli me delegacionin amerikan rreth "garantimit të sigurisë nga sulmet ruse" në rast se Moska nuk i përmbahet një marrëveshjeje të mundshme armëpushimi.
Ai thotë se diplomatët e tij kanë punuar gjithashtu me partnerët për të siguruar që aleatët evropianë të Ukrainës - dhe anëtarët e tjerë të "koalicionit të të vullnetshmëve" - janë "të përfshirë në mënyrë kuptimplote" në bisedime. /Telegrafi/
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në Bruksel ka takuar Këshilltarin Federal Martin Pfister nga Departamenti Federal për Mbrojtjen, Mbrojtjen e Popullsisë dhe Sportin (VBS/DDPS).
“Ishte mirë të takoja Këshilltarin Federal Martin Pfister dhe ta falënderoja për kontributin e Zvicrës në misionin paqeruajtës të NATO-s, KFOR, në Kosovë. Diskutuam gjithashtu mënyrat për të thelluar bashkëpunimin tonë me Zvicrën””, ka shkruar Rutte në X.
Që nga tetori i vitit 1999, Forcat e Armatosura Zvicerane marrin pjesë në misionin ndërkombëtar paqeruajtës të NATO-s, Kosovo Force (KFOR), në Kosovë me Kompaninë Zvicerane dhe kontingjentet Swisscoy.
Numri personelit të Forcave të Armatosura Zvicerane aktualisht është 215, dhe mandati aktual skadon në fund të vitit 2026.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se shumë gjëra mund të ndryshojnë në ditët në vijim.
Kjo, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, është thënë nga ai pas një bisede me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
"Fola me Mark Rutte, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, dhe do ta vazhdojmë bisedën tonë në ditët në vijim. Këto janë ditë të rëndësishme dhe shumë gjëra mund të ndryshojnë", citohet të ketë thënë Zelensky.
Sipas tij, "ne po koordinohemi ngushtë dhe në përpjekjet tona - dhe në përpjekjet e të gjithë partnerëve tanë - janë masat tona të përbashkëta dhe qëndrimet e përbashkëta që do të jenë jashtëzakonisht efektive".
Dhe presidenti ukrainas ka falënderuar Rutte për mbështetjen e tij.
Deklarata e tij vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara po presin një takim midis delegacioneve ukrainase dhe amerikane mbi planin e paqes për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Ndërkohë, Zelensky ka pasur një bisedë edhe me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
"Fola me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ne mbajmë koordinim të plotë me Komisionin Evropian dhe jam mirënjohës për mbështetjen", vuri në dukje kreu i shtetit ukrainas.
Presidenti ukrainas theksoi: "Diskutuam situatën diplomatike dhe është gjithashtu e rëndësishme që Ursula po i kushton vëmendje të madhe nevojës për të forcuar rezistencën tonë ndaj sulmeve të vazhdueshme të Rusisë në infrastrukturën dhe sektorin tonë të energjisë. Unë e vlerësoj gatishmërinë e saj për të mbështetur Ukrainën!". /Telegrafi/
Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se pranimi i çdo anëtari të ri në Aleancë kërkon miratimin unanim të vendeve anëtare.
Duke iu referuar kërkesës së Ukrainës për t’u anëtarësuar, ai tha se jo të gjitha shtetet anëtare janë aktualisht në një mendje.
“Sipas rregullave të NATO-s, për një aleat të ri nevojitet unanimitet. Të gjithë anëtarët duhet të bien dakord, dhe disa aleatë janë kundër anëtarësimit të Ukrainës”, u shpreh shefi i aleancës më të fuqishme ushtarake.
Deklarata vjen në një moment kur Ukraina vazhdon të kërkojë mbështetje më të madhe politike dhe ushtarake nga Aleanca, ndërsa procesi i anëtarësimit mbetet i bllokuar për shkak të mungesës së konsensusit.
Rutte theksoi se dialogu mes aleatëve do të vazhdojë, por vendimmarrja kërkon pajtim të plotë mes 32 vendeve anëtare.
Ndryshe, SHBA-ja është një ndër vendet kryesore që kundërshton anëtarësimin e shtetit ukrainas në NATO. /Telegrafi/
NATO's Rutte:
For a new ally to become a member of NATO, you need unanimity.
Gjermania do të financojë një paketë armësh prej 150 milionë eurosh për Ukrainën përmes iniciativës së Listës së Kërkesave me Prioritet për Ukrainën (PURL), ka njoftuar Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius.
Iniciativa PURL u lansua në korrik nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte dhe presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe erdhi pas kritikave nga Shtëpia e Bardhë se Evropa duhej të mbante më shumë përgjegjësi për sigurinë e Ukrainës.
Marrëveshja e re financiare parashikon që 17 aleatë, kryesisht evropianë, të blejnë armë të prodhuara në SHBA, të cilat më pas transferohen në Ukrainë.
Ajo synon të sigurojë një fluks të parashikueshëm mbështetjeje vdekjeprurëse dhe jo-vdekjeprurëse, duke përfshirë mbrojtjen ajrore.
PURL është çelësi për të zbatuar angazhimin e Evropës dhe Kanadasë për të marrë përsipër pjesën më të madhe të barrës për sigurinë e Ukrainës, ndërsa ajo vazhdon të mbrohet nga pushtimi në shkallë të plotë i Rusisë.
Të dhënat e reja mbi ndihmën ushtarake perëndimore për Ukrainën tregojnë se ajo ka rënë me 43% në korrik dhe gusht krahasuar me gjysmën e parë të vitit, sipas Institutit Kiel të Gjermanisë, i cili monitoron mbështetjen e mbrojtjes dhe financiare për Kievin.
Pistorius tha se parlamenti gjerman kishte rënë dakord për një projekt për vitin 2026, i cili përfshin 11.5 miliardë euro mbështetje për Ukrainën vitin e ardhshëm, një rritje prej 3 miliardë eurosh.
Drafti u miratua pas një seance 15-orëshe dhe Bundestagu do të votojë për të më vonë këtë muaj. /Telegrafi/
Të 20 personat që gjendeshin një aeroplanin transportues ushtarak të Turqisë, që u rrëzua në Gjeorgji teksa po kthehej nga Azerbajxhani, janë vrarë thanë autoritetet turke më 12 nëntor, një ditë pas incidentit.
“Bashkëluftëtarët thanë u martirizuan më 11 nëntor 2025, kur aeroplani ynë transportues ushtarak C-130, që ishte nisur nga Azerbajxhani për t’u kthyer në Turqi, u rrëzua pranë kufirit Gjeorgji-Azerbajxhan”, tha ministri turk i Mbrojtjes, Yaser Guler, përmes një postimi në X, ku publikoi 20 fotografi të të vrarëve.
Rrëzimi i fluturakes ishte konfirmuar më herët nga Ministria e Mbrojtjes e Turqisë dhe ajo e Brendshme e Gjeorgjisë. Autoritetet thanë se aeroplani u rrëzua rreth 5 kilometra larg nga kufiri i Gjeorgjisë me Azerbajxhanin.
Autoritetet turke dhe gjeorgjiane raportohet se kanë nisur inspektimet në vendngjarje, në komunën Signagi në qarkun Kaketi të Gjeorgjisë.
Shumë udhëheqës botërorë, përfshirë nga Azerbajxhani dhe Gjeorgjia, por edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, kanë shprehur ngushëllime për këtë ngjarje.
Përmes një postimi në X, Tom Barrack, ambasador amerikan në Stamboll, shprehu solidaritetin e shtetit të tij me Turqinë pas rrëzimit të aeroplanit.
Lockheed Martin, kompania amerikane që prodhon avionin C-130 Hercules, shprehu ngushëllimet dhe deklaroi se është e përkushtuar të ndihmojë Turqinë gjatë hetimit.
Disa video të rrëzimit të avionit – të verifikuara nga Radio Evropa e Lirë – kanë qarkulluar në rrjetet sociale, njëra prej të cilave tregon trupin e avionit dhe fragmentet e tij që bien në tokë në pjesë të ndara.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i ka përsëritur kërcënimet e Moskës se mund të kryejë provën e parë bërthamore në më shumë se 30 vjet.
Lavrov pohoi se një test i tillë "po punohet", pasi Vladimir Putin urdhëroi hartimin e planeve.
Dhe kjo vjen pas një njoftimi të ngjashëm nga Donald Trump.
Përballë raundit të fundit të kërcënimeve bërthamore, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se qeveritë perëndimore duhet të diskutojnë hapur me qytetarët e tyre për parandalimin bërthamor.
“Kur Rusia përdor retorikë bërthamore të rrezikshme dhe të papërgjegjshme, qytetarët tanë duhet të dinë se nuk ka arsye për panik, sepse NATO ka një pengesë të fortë bërthamore”, tha Rutte.
"Dhe Putini duhet ta dijë se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet kurrë dhe nuk duhet të zhvillohet kurrë", shtoi ai.
Rutte tha se ishte e rëndësishme që parandalimi bërthamor të mbetet “i besueshëm, i sigurt, i garantuar dhe efektiv” si “garancia përfundimtare e sigurisë sonë”. /Telegrafi/