Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Main stream

Makthi i dhunës në familje: Gruaja vritet brutalisht nga partneri i saj, ai më pas kryen vetëvrasje

By: D Marku
22 December 2025 at 14:52

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin Cava dei Tirreni në jug të Italisë, ku një grua 40-vjeçare u vra brutalisht nga partneri i saj, i cili më pas kreu vetëvrasje. Viktima, Ana Tagliaferri, e njohur për pastiçerinë e saj të suksesshme në qytet, u godit të paktën tetë herë me thikë në fytyrë dhe qafë nga Diego Di Domenico, partneri i saj.

Sipas mediave lokale, gjatë sulmit, nënën e Anës e plagosi lehtë kur përpiqej ta mbronte vajzën e saj. Ajo mbeti dëshmitare e vetme e ngjarjes dhe tani ndodhet në spital në gjendje shoku. Autoritetet kanë konfirmuar se pas vrasjes, Di Domenico ngjiti në çatinë e shtëpisë ku jetonin dhe i dha fund jetës së tij duke u hedhur.

Ngjarja ka lënë komunitetin vendas në tronditje. Kryetari i bashkisë së Cava dei Tirreni ka bërë një nderim për Anën dhe familjen e saj, duke i dhënë çmimin për pesëdhjetë vjet aktivitet të suksesshëm tregtar, njohje që reflekton kontributin e saj të madh në jetën ekonomike dhe sociale të qytetit.

Për shkak të kësaj tragjedie, bashkia ka vendosur të anulojë të gjitha ngjarjet festive të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, si shenjë zie dhe respekti ndaj familjes së viktimës. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të ofruar mbështetje psikologjike për të mbijetuarit.

Komuniteti i Cava dei Tirreni ndodhet ende në dhimbje dhe shok, ndërsa rasti rikthen vëmendjen mbi problematikën e dhunës në familje dhe nevojën për mbrojtje më të madhe të viktimave.

The post Makthi i dhunës në familje: Gruaja vritet brutalisht nga partneri i saj, ai më pas kryen vetëvrasje appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Shau gardianët dhe Safet Bajrin/ Dhunohet në burgun e Reçit, Sokol Sanxhaktari

By: Brisi
20 December 2025 at 15:45

Është rrahur keq në burgun e Reçit, Sokol Sanxhaktari, i dënuari me 15 vite burgim për akuzën e vrasjes së Florian Lamçes, ngjarje kjo e ndodhur në 30 korrik 2020 në Elbasan. Sanxhaktari, është dhëndri i ish-kryetarit të bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, i cili ka ndëruar jetë disa vite më parë. Lajmi për dhunimin […]

The post Shau gardianët dhe Safet Bajrin/ Dhunohet në burgun e Reçit, Sokol Sanxhaktari appeared first on BoldNews.al.

I dënuar për dhunë në familje e ngacmim s*ksual të dy vajzave të tij të mitura, arrestohet 40-vjeçari

By: Ela
20 December 2025 at 14:25

Një 40-vjeçar i dënuar me burg për dhunë në familje dhe ngacmim seksual të dy vajzave të tij të mitura është arrestuar ditën e sotme. Ndaj Q. D., banues në fshatin Mamëz, Gjykata e Kukësit ka caktuar dënimin me 5 vite e 8 muaj burgim. Mësohet se 40-vjeçarit i kanë mbetur për vuajtje 3 vite, […]

The post I dënuar për dhunë në familje e ngacmim s*ksual të dy vajzave të tij të mitura, arrestohet 40-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Teuta: Lojtarët tanë u dhunuan nga tifozët dhe lojtarët e Flamurtarit, ndeshja nuk duhej vijuar

20 December 2025 at 13:52

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ Klubi Sportiv Teuta e konsideron një skandal hyrjen e tifozëve në fushë gjatë sfidës së luajtur mbrëmjen e të premtes mes Flamurtarit dhe skuadrës durrsakë, e cila u ndërpre për rreth 30 minuta.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes, që mbylli ditën e parë të javës së 17-të të Superligës, në minutën e 69’, pas një përplasjeje mes një lojtari të Flamurtarit dhe një lojtari të Teutës, në fushë hynë tifozët e tribunës përballë, të cilët goditën lojtarët “miq”.

Gjyqtari ndaloi lojën, duke e rifilluar pas largimit të tifozëve nga stadiumi. Në një reagim për mediat, Teuta publikoi edhe pamje nga incidenti dhe kërkoi masa të ashpra nga FSHF.

“Një ngjarje e paprecedentë dhune u regjistrua në Vlorë, në ndeshjen Flamurtari–Teuta, ku futbollistët e ekipit tonë u dhunuan barbarisht nga lojtarët kundërshtarë dhe tifozët vlonjatë. KF Teuta kërkon të informojë publikun për dhunën që ndodhi në stadiumin e Flamurtarit, ku Muço Boçi dhe Mario Beshiraj u goditën me grusht nga lojtarët e Flamurtarit dhe më pas nga tifozët që mësynë fushën në minutën e 69-të”, thuhet në njoftim.

“Ky episod tronditi lojtarët, të cilët kaluan në një gjendje shoku psikologjik, por çuditërisht delegati i ndeshjes, Armando Mandro, kërkoi që loja të vazhdonte dhe i kërkoi policisë të boshatiste tribunën përballë (C). KF Teuta insistoi se ekipi nuk mund të vazhdonte ndeshjen, pasi ishte në gjendje të rënduar psikologjike, por delegati vendosi që ndeshja duhej të vazhdonte, pa u marrë parasysh dhuna e paprecedentë në fushë”, vijon njoftimi.

KF Teuta nënvizoi se ndeshja u kthye në “ferr” dhe lojtarët nuk ishin të gatshëm për të luajtur futboll.

“KF Teuta disponon edhe një video tjetër ku tifozët e Flamurtarit nuk u larguan nga stadiumi, por shkuan në tribunën pas porte. KF Teuta kërkon nga FSHF-ja që të merren masat për këtë ngjarje të rëndë dhe të zbardhet dinamika e saj. Urojmë që skena të tilla të mos përsëriten, pasi njollosin futbollin shqiptar”, thuhet në njoftim.

Sfida mes Flamurtarit dhe Teutës, që u luajt dje në stadiumin e Vlorës, përfundoi në barazim 2-2. Ndeshja ofroi emocione deri në sekondat e fundit. Ndeshja u ndërpre kur rezultati ishte 1-0 në favor të Teutës, ndërsa pas rifillimit vlonjatët përmbysën rezultatin, por pa arritur të marrin tri pikë, pasi Teuta barazoi gjithçka në sekondat e fundit.

/e.i/a.f/r.e/

The post Teuta: Lojtarët tanë u dhunuan nga tifozët dhe lojtarët e Flamurtarit, ndeshja nuk duhej vijuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arrestohet në Serbi 23-vjeçarja, bashkëpunëtore e një vjedhjeje me dhunë në Tropojë

By: Fax Web
20 December 2025 at 11:42

Policia e Shtetit njofton se është finalizuar një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”.

Si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet policore serbe, u arrestua në Serbi shtetasja R. R., 23 vjeçe, e cila ishte e kërkuar ndërkombëtarisht. Arrestimi u koordinua nga specialistët e Drejtorisë së Interpolit.

R. R. ishte dënuar nga Gjykata e Kukësit në vitin 2024 me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale të “vjedhjes me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Ngjarja e vitit 2021 kishte ndodhur në fshatin Dojan, Tropojë, ku R. R. dhe bashkëpunëtori i saj, V. M., vodhën me dhunë një shtetase, duke i marrë celularin dhe një shumë parash në euro.

Autoritetet po bashkëpunojnë për të finalizuar procedurën e ekstradimit të 23-vjeçares drejt Shqipërisë.

Eurodeputeti grek Nikos Pappas dhunon gazetarin në Strasburg

By: Elva
17 December 2025 at 21:08

Një incident i rëndë dhune është shënuar mbrëmjen e 16 dhjetorit në Strasburg, ku protagonist është eurodeputeti grek i SYRIZA-s, Nikos Pappas. Ai akuzohet se ka sulmuar fizikisht gazetarin grek Nikos Giannopoulos, pas një konflikti që nisi në ambientet e një lokali në qendër të qytetit. Sipas mediave greke, eurodeputeti dhe një grup gazetarësh që […]

The post Eurodeputeti grek Nikos Pappas dhunon gazetarin në Strasburg appeared first on BoldNews.al.

Dhunoi rëndë bashkëjetuesen shtatzënë, arrestohet në Serbi 24-vjeçari shqiptar/ EMRI

By: Ela
17 December 2025 at 10:55

Policia ka arrestuar në Serbi me qëllim ekstradimin një 24-vjeçar i cili në janar të vitit 2025 dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë. Në kuadër të operacionit të koduar Wanted, u vu në pranga Klejvis Metalla, 24 vjeç. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në muajin mars 2025, Gjykata e Dibrës i caktoi masën […]

The post Dhunoi rëndë bashkëjetuesen shtatzënë, arrestohet në Serbi 24-vjeçari shqiptar/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë, kapet në Serbi 24-vjeçari shqiptar, pritet ekstradimi

By: V K
17 December 2025 at 11:30

Një 24-vjeçar shqiptar, është kapur në Serbi pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas policisë, i riu shqiptar ka dhunuar rëndë bashkëjetuesen e tij e cila ishte edhe shtatzënë.

Ngjarja ka ndodhur në janar të vitit 2025.

Gjykata e Dibrës i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ndërkohë vijon bashkëpunimi ndërmjet strukturave policore, me qëllim ekstradimin e 24-vjeçarit, në Shqipëri.

Njoftimi i plotë:

Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”.

Në janar të vitit 2025, dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë, lokalizohet dhe kapet në Serbi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 24-vjeçari.

Në vijim të bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Beogradit, u arrestua provizorisht në Serbi, në vijim të operacionit “The Wanted”, shtetasi shqiptar, K. M., 24 vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në muajin mars 2025, Gjykata e Dibrës i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

24-vjeçari akuzohet se në muajin janar 2025, dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet strukturave policore, me qëllim ekstradimin e 24-vjeçarit, në Shqipëri.

The post Dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë, kapet në Serbi 24-vjeçari shqiptar, pritet ekstradimi appeared first on Albeu.com.

Ç’ndodhi? Plas grushti mes djemve në emisionin ‘Përputhen’

By: gaze tare
16 December 2025 at 20:16

Një situatë e tensionuar dhe e pakëndshme ka shoqëruar episodin e sotëm të programit “Përputhen”, ku një debat mes dy konkurrentëve ka kaluar kufijtë e fjalëve dhe ka përfunduar në përplasje fizike në studio.

Ngjarja përfshiu dy nga konkurrentët, Ibrahimin dhe Josipin, të cilët fillimisht u përplasën verbalisht, për të degraduar më pas në një incident që tronditi publikun dhe pjesëmarrësit në program. Sipas pamjeve të transmetuara, gjithçka nisi nga një koment provokues “të dogji”, i drejtuar nga njëri konkurrent ndaj tjetrit.

Reagimi ishte i menjëhershëm. Komenti nuk u prit aspak mirë nga konkurrenti tjetër, i cili u ngrit nga vendi i tij, duke shkaktuar tension dhe përshkallëzim të situatës në studio. Debati u përshkallëzua me tone të larta, duke kaluar më pas në kontakt fizik mes dy djemve, ndërsa produksioni dhe konkurrentët e tjerë ndërhynë për të ndalur përplasjen.

Gjatë kaosit në studio, një nga konkurrentet vajza dëgjohet duke bërë akuza ndaj njërin prej djemve, duke thënë se ai ishte në gjendje të dehur dhe se nuk po aktronte për kamerat. “Është tap, nuk po aktron, ka pirë alkool”, dëgjohet të shprehet ajo, deklaratë që shtoi edhe më shumë tensionin në situatë.

Incidenti ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit e programit kanë shprehur shqetësim për nivelin e dhunës në një format që synon njohjen dhe krijimin e lidhjeve romantike.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Për’puthen (@perputhen_tch)

The post Ç’ndodhi? Plas grushti mes djemve në emisionin ‘Përputhen’ appeared first on iconstyle.al.

Skandali në Dibër/ Qytetarit i thyen krahun brenda Kadastrës, shteti mbyll sytë

By: Brisi
16 December 2025 at 21:00

Një qytetar shkoi në Kadastër për të kërkuar dokumente dhe doli prej andej me krah të thyer, trup të plagosur dhe i shtruar në sallë operacioni. Ngjarja ka ndodhur brenda një institucioni shtetëror, aty ku qytetari duhet të marrë shërbim dhe jo grushte. Punonjës të Kadastrës së Dibrës dhunuan barbarisht Meleq Stojkun, i cili kërkoi […]

The post Skandali në Dibër/ Qytetarit i thyen krahun brenda Kadastrës, shteti mbyll sytë appeared first on BoldNews.al.

U dhunua me çekiç me porosi nga dy TikTok-er, 26-vjeçari në Tiranë në gjendje të rëndë

By: Elva
13 December 2025 at 13:42

26-vjeçari i plagosur pak ditë më parë pranë rrethrrotullimit të Freskut ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi u godit disa herë në kokë me çekiç. Autor i sulmit është Helidon Marku, i cili është arrestuar nga policia, ndërsa dy persona të tjerë, Gjokë Ndrevataj (36 vjeç) dhe Xhemal Uka (30 vjeç), janë shpallur në […]

The post U dhunua me çekiç me porosi nga dy TikTok-er, 26-vjeçari në Tiranë në gjendje të rëndë appeared first on BoldNews.al.

Babë e bir dhunojnë vajzën e shtëpisë në Sarandë

By: Elva
13 December 2025 at 10:35

Një rast dhune në familje është regjistruar në qytetin e Sarandës, ku policia ka arrestuar babë e bir, të cilët akuzohen se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së familjes. Sipas njoftimit zyrtar, në pranga kanë rënë A. V., 55 vjeç, dhe A. V., 24 vjeç, pas dyshimeve se kanë dhunuar A. V., 23 vjeçe, […]

The post Babë e bir dhunojnë vajzën e shtëpisë në Sarandë appeared first on BoldNews.al.

Nga dhuna në familje tek plagosja, arrestohen 4 persona në Tiranë

By: Elva
13 December 2025 at 09:09

Policia e Tiranës ka vënë në pranga katër persona të shpallur në kërkim, të dënuar apo akuzuar për vepra të ndryshme penale, Sipas njoftimit zyrtar u arrestuan: J.P., 33 vjeç, banues në Tiranë, me urdhër ndalimi nga Prokuroria, i akuzuar për “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe […]

The post Nga dhuna në familje tek plagosja, arrestohen 4 persona në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Sherr në familje në Dibër, i riu bën për spital vëllanë

By: Ela
12 December 2025 at 10:20

Një 24-vjeçar me iniciale P. K., është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka dhunuar dhe ka bërë për spital vëllanë e tij  E. K., 28 vjeç. Policia njofton se i lënduari po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan […]

The post Sherr në familje në Dibër, i riu bën për spital vëllanë appeared first on BoldNews.al.

Skandal në Dibër! Shkoi për të regjistruar pronën, punonjësit e Kadastrës i thyejnë krahun

By: Elva
8 December 2025 at 20:57

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal që ka ndodhur brenda një institucioni shtetëror, në godinën e Kadastrës së Dibrës. Meleq Stojku ka denoncuar në emisionin investigativ se në datën 30 qershor 2025 ka shkuar në Kadastër për të marrë nga arkiva disa dokumente të vjetra, me qëllim për ta regjistruar dhe aplikuar. […]

The post Skandal në Dibër! Shkoi për të regjistruar pronën, punonjësit e Kadastrës i thyejnë krahun appeared first on BoldNews.al.

Sherr i dhunshëm mes dy grupeve në Tiranë

By: Ela
8 December 2025 at 13:31

Një sherr i dhunshëm është shënuar mes dy grupeve në zonën e Freskut në Tiranë. Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Policia ka nisur hetimin për pesë personat të cilët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj katër personave të tjerë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet […]

The post Sherr i dhunshëm mes dy grupeve në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Dhunoi motrën, vihet në pranga 26-vjeçari në Rrëshen

By: Ela
7 December 2025 at 15:27

Policia e Mirditës ka arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar, pas dyshimeve se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij. Shtetasi E. N., 26 vjeç, banues në Rrëshen, dyshohet se i ka shkaktuar viktimës dëmtime të lehta, për të cilat është ndërhyrë menjëherë nga autoritetet. Policia bën me dije se e dëmtuara është pajisur me […]

The post Dhunoi motrën, vihet në pranga 26-vjeçari në Rrëshen appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Durrës! I moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me shkop në kokë/ VIDEO

By: Ela
6 December 2025 at 10:19

Policia e Durrësit ka arrestuar një 76-vjeçar i cili tentoi të vriste bashkëshorten e tij duke e plagosur rëndë me një shkop druri në kokë. Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi përshkallëzimin e dhunës me pasoja të rënda për jetën. Si pasojë e goditjeve, 70-vjeçarja ka pësuar dëmtime të rënda fizike dhe u transportua menjëherë […]

The post E rëndë në Durrës! I moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me shkop në kokë/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Dhunoi dhe kërcënoi me thikë bashkëshorten, arrestohet 57-vjeçari në Elbasan

By: armand
5 December 2025 at 14:32

Policia në Elbasan arrestoi një 57-vjeçar pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanosi me thikë. Në pranga u vu shtetasi N. K., 54 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit […]

The post Dhunoi dhe kërcënoi me thikë bashkëshorten, arrestohet 57-vjeçari në Elbasan appeared first on BoldNews.al.

11 vjeçari bullizohet dhe dhunohet në shkollë, institucionet bëjnë sehir

By: Elva
4 December 2025 at 21:16

Një nënë nga Dimali ka denoncuar në emisionin Fiks Fare se djali i saj, nxënës i klasës së gjashtë në shkollën 9-vjeçare “Sali Zhuka”, është viktimë e bullizimit prej tre vitesh, pavarësisht se ka ndërruar disa shkolla në përpjekje për të gjetur një ambient më të sigurt. Sipas saj, bullizimi ka nisur që në klasën […]

The post 11 vjeçari bullizohet dhe dhunohet në shkollë, institucionet bëjnë sehir appeared first on BoldNews.al.

❌
❌